Njė videokonferencė, ura e komunikimit mes ushtarėve shqiptarė nė Irak dhe familjarėve tė tyre
Presidenti Bamir Topi ėshtė takuar dje nė Irak me 120 komandot qė kryejnė misionin e tyre me profesionalizėm nė Mosul dhe nė prag festash ai u dhuron atyre njė komunikim LIVE me familjarėt e tyre nė Shqipėri. Kreu i shtetit ka zhvilluar dje paradite njė komunikim telefonik nga baza e trupave aleate nė Mosul me familjarė tė komandove shqiptare, tė mbledhur nė ambientet e Ministrisė sė Mbrojtjes nė Tiranė, duke u pėrcjellė krenarinė qė ndjejnė tė gjithė shqiptarėt pėr 120 komandot qė shėrbejnė nė kėtė mision paqeruajtės. Presidenti Topi ėshtė fokusuar mė tepėr nė sukseset e kėtij misioni qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė vendosjen e stabilitetit nė kėtė zonė delikate. "Kemi marrė vlerėsime tė jashtėzakonshme pėr kėtė kontingjent dhe vlerėsimi i parė vjen nė planin moral. Forcat tona komando kanė demonstruar njė moral tė lartė, gjatė gjithė kohės sė shėrbimit kėtu Mosul, por kanė demonstruar gjithashtu edhe parametra tė lartė profesionalė dhe ēdo ditė po i rrisin kėto parametra. Ato janė nė njė shėrbim aktiv dhe me kalimin e ditėve marrin dhe detyra tė reja operacionale", tha Topi. Numri njė i shtetit ka zgjedhur pikėrisht pragun e festave pėr tė vizituar kėtė zonė delikate, duke ndjekur nė kėtė mėnyrė shembullin e Presidentit tė Francės dhe Kryeministrit tė Italisė, tė cilėt nė njė ditė me tė kanė zhvilluar vizitė nė Afganistan. "Ne kemi hyrė nė komunikim me tė gjithė pėrfaqėsuesit e kontingjentit pėr tė parė cilat janė hallet e tyre. Sigurisht qė jemi shumė tė interesuar pėr ta edhe nė planin njerėzor, sepse ata kanė ardhur kėtu nė shėrbim tė atdheut, por edhe nė shėrbim tė familjeve tė tyre, duke i ndjerė familjet sa larg, edhe afėr. Sa larg, pasi gjeografikisht jemi larg, por afėr shpirtėrisht, sepse komunikimi me strukturat, si dhe komunikimi nėpėrmjet teknologjisė qė ėshtė vėnė nė shėrbim tė tyre dhe sidomos kujdesi pėr familjarėt ėshtė i tillė qė edhe ata tė ndjehen tė qetė kėtu", tha ai. Presidenti Topi ka vlerėsuar nė mėnyrė zyrtare Kontingjentin e 10-tė, duke e dekoruar me "Medaljen e Artė tė Shqiponjės". "Besoj qė kjo nuk ėshtė medalja e parė dhe e fundit, sepse operacioni do tė vazhdojė, misioni do tė vazhdojė dhe jam i bindur qė suksese tė tjera ky kontingjent do tė ketė nė tė ardhme, duke u dhėnė vlera tė reja Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė dhe institucioneve shqiptare", tha ai.
Aspirata kryesore e Shqipėrisė pėr vitin 2008 ėshtė pėrfshirja nė NATO dhe Presidenti Topi e ka deklaruar hapur se kontributi i ushtarėve shqiptarė nė Irak do tė ndihmojė Shqipėrinė pėr rrugėn e saj drejt NATO-s. "Duke shpresuar se aspirata qė ne kemi pėr tė marrė ftesėn e anėtarėsimit nė NATO, nė prillin e vitit 2008, nė Samitin e Bukureshtit, do tė ishte njė sukses i jashtėzakonshėm pėr tė gjithė, besoj se njė vlerė po aq tė madhe, po aq tė jashtėzakonshme ka dhe kontributi i tė gjithė ushtarakėve tanė qė janė nė misione jo vetėm nė Mosul tė Irakut, por edhe nė Afganistan, nė Bosnjė-Hercegovinė e kėshtu me radhė", vijoi Topi. Presidenti u ka pėrcjellė pėrshėndetjet mė tė mira familjarėve, duke i siguruar dhe i garantuar qė fėmijėt dhe tė afėrmit e tyre ushtarė nė Irak janė shumė mirė me shėndet dhe i kanė pėrfaqėsuar mjaft denjėsisht. "Duhet tė krenohemi me forcat tona nė Irak", u shpreh Presidenti. Nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, zėvendėsshefi i shtabit, gjeneral brigade Agim Lala, ka pėrshėndetur Presidentin Topi pėr vizitėn dhe u ka dhėnė fjalėn familjarėve tė mbledhur, prindėr, bashkėshorte e fėmijė, tė cilėt kanė mundur tė komunikojnė me tė afėrmit e tyre qė shėrbejnė nė Mosul. Drejtuesi i misionit shqiptar nė Mosul, major Behar Mara, nė pėrshėndetjen e tij u ka shprehur angazhimin komandove shqiptare pėr tė shėrbyer nė emėr tė atdheut, pėrkrah trupave aleate nė misionin paqeruajtės "Liria e Irakut". Familjarėt e komandove shqiptare kanė komunikuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha.
"Medalja e Artė e Shqiponjės" pėr trupat nė Irak
Presidenti i Republikės, Bamir Topi, kreu dje njė vizitė nė Irak nė kuadėr tė festave tė fundvitit. Kreu i shtetit pati takime me Kontingjentin e 10-tė tė forcave komando qė shėrbejnė nė Mosul tė Irakut, nė kuadėr tė misionit paqeruajtės "Liria e Irakut". Gjatė njė takimi tė ngrohtė e tė pėrzemėrt me oficerė, nėnoficerė dhe ushtarė shqiptarė tė kėtij misioni, kryetari i shtetit dekoroi nė njė ceremoni tė veēantė Kontingjentin e 10-tė shqiptar me "Medaljen e Artė tė Shqiponjės", me motivacionin "Pėr trimėrinė, kurajėn e profesionalizmin e lartė tė treguar nė operacionin Liria e Irakut, duke nderuar kombin shqiptar". Pas takimit me komandot shqiptare nė Mosul, Presidenti zhvilloi nė Bagdad njė takim me Kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki. Topi nė takime u shoqėrua nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Gjeneral Lejtnant, Luan Hoxha. Nga pala tjetėr, Topi u prit nga komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave Shumėkombėshe nė Irak, Gjeneral Deivid H. Petraeus. Trupat shqiptare nė Irak kanė pėr mision pėrgatitjen dhe zhvillimin e operacioneve stabilizuese e tė sigurisė nė mbėshtetje tė koalicionit "Liria e Irakut". Nė pėrbėrje tė kontingjentit janė 9 oficerė, 17 kapterė, 3 ushtarė profesionistė, 42 ushtarė tė shėrbimit tė detyrueshėm. Fillimisht kompania iu atashua Batalionit I tė Brigadės sė 2-tė, Divizioni 101 Airborne (i transportueshėm nga ajri), pastaj nė vartėsi tė DREAR (Vendkomanda e Logjistikės e Divizionit). Ky ėshtė misioni mė i mbėshtetur nė tė gjitha llojet e pajisjeve. Pikėrisht ishte kjo mbėshtetje qė krijoi identitetin e forcave tona dhe qė nė tė gjithė qytetin njihen si shqiptarė. Nė listėn e detyrave qė ka ky kontingjent paraqitet shoqėrimi, pika e kontrollit, patrullimi nė qytet, kontrolli i objekteve, ruajtja e qetėsisė dhe e rendit publik, detyra siguruese dhe patrullimi brenda dhe jashtė perimetrit tė bazės. Bashkėpunimi me ushtrinė e re irakiane ka konsistuar nė vendosjen e lidhjeve miqėsore me ushtarakėt e rekrutuar rishtas, me qėllim lehtėsimin e punės pėr koordinimin e veprimeve tė pėrbashkėta nė tė ardhme.
Takimi
Pas takimit me komandot shqiptare nė Mosul, Presidenti zhvilloi nė Bagdad njė takim me Kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki. Topi nė takime u shoqėrua nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha
Historiku
Misionet e trupave paqeruajtėse
Shqipėria ka njė historik tė angazhimit ushtarak nė tri vende me trupa paqeruajtėse. Misioni i parė ishte ai nė Bosnjė-Hercegovinė, ku u dėrgua nė vitin 1996 njė kontingjent prej 33 trupash. Nga viti 2000 e deri kėtė vit kemi nisur njė personel prej 70 oficerėsh, n/oficerė dhe ushtarė. Ata ishin tė inkuadruar nė forcėn e aplikimit tė paqes "Peace Implementation Force" (IFOR). Misioni i dytė ėshtė ai nė Afganistan, ku Shqipėria pėrfaqėsohet nga njė numėr prej 30 trupash nė fillim dhe qė mė pas u reduktua nė 23. Gjatė misionit nė Afganistan kontingjenti paqeruajtės shqiptar ka kryer detyra nė pėrbėrje tė Forcave Ndėrkombėtare pėr Siguri dhe Ndihmė (ISAF). Vendi i tretė ku pėrfaqėsohemi me trupa paqeruajtėse ėshtė Iraku. Shqipėria ėshtė angazhuar nė pėrgatitjen dhe zhvillimin e operacioneve stabilizuese dhe tė sigurimit nė mbėshtetje tė koalicionit "Liria e Irakut" dhe ka nė pėrbėrje 9 oficerė, 17 kapterė, 3 ushtarė profesionistė, 42 ushtarė tė shėrbimit tė detyrueshėm.
Siguria
Komandot ruajtėn Xhon Kerrin
Gjatė qėndrimit nė krye tė detyrės nė Irak, kontingjenti shqiptar ėshtė bėrė nė mė shumė se njė herė protagonist pėr ruajtjen e sigurisė. Komandot shqiptare, qė veprojnė nė qytetin e Mosulit, kanė garantuar sigurinė e Xhon Kerrit, ish-rivalit tė Xhorxh W. Bush pėr Shtėpinė e Bardhė, gjatė vizitės sė tij nė veri tė Irakut. Gjatė udhėtimit tė tij nė qytetin e Mosulit, trupat shqiptare janė ngarkuar me detyra sigurie, si ruajtja e pistės sė uljes sė avionėve dhe e sallės sė konferencės. Nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Mosul, Xhon Kerri pati njė takim tė shkurtėr edhe me komandantin dhe oficerin koordinator tė kontingjentit shqiptar, major Adrian Bali dhe Hysni Gjergji. Kerri pėrshėndeti pjesėmarrjen e trupave shqiptare nė koalicionin "Liria e Irakut" dhe vlerėsoi maksimalisht punėn e bėrė dhe profesionalizmin e treguar prej tyre nė Mosul.
© Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt