Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Topi shkon papritur nė Irak, dekoron komandot

    Njė videokonferencė, ura e komunikimit mes ushtarėve shqiptarė nė Irak dhe familjarėve tė tyre



    Presidenti Bamir Topi ėshtė takuar dje nė Irak me 120 komandot qė kryejnė misionin e tyre me profesionalizėm nė Mosul dhe nė prag festash ai u dhuron atyre njė komunikim LIVE me familjarėt e tyre nė Shqipėri. Kreu i shtetit ka zhvilluar dje paradite njė komunikim telefonik nga baza e trupave aleate nė Mosul me familjarė tė komandove shqiptare, tė mbledhur nė ambientet e Ministrisė sė Mbrojtjes nė Tiranė, duke u pėrcjellė krenarinė qė ndjejnė tė gjithė shqiptarėt pėr 120 komandot qė shėrbejnė nė kėtė mision paqeruajtės. Presidenti Topi ėshtė fokusuar mė tepėr nė sukseset e kėtij misioni qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė vendosjen e stabilitetit nė kėtė zonė delikate. "Kemi marrė vlerėsime tė jashtėzakonshme pėr kėtė kontingjent dhe vlerėsimi i parė vjen nė planin moral. Forcat tona komando kanė demonstruar njė moral tė lartė, gjatė gjithė kohės sė shėrbimit kėtu Mosul, por kanė demonstruar gjithashtu edhe parametra tė lartė profesionalė dhe ēdo ditė po i rrisin kėto parametra. Ato janė nė njė shėrbim aktiv dhe me kalimin e ditėve marrin dhe detyra tė reja operacionale", tha Topi. Numri njė i shtetit ka zgjedhur pikėrisht pragun e festave pėr tė vizituar kėtė zonė delikate, duke ndjekur nė kėtė mėnyrė shembullin e Presidentit tė Francės dhe Kryeministrit tė Italisė, tė cilėt nė njė ditė me tė kanė zhvilluar vizitė nė Afganistan. "Ne kemi hyrė nė komunikim me tė gjithė pėrfaqėsuesit e kontingjentit pėr tė parė cilat janė hallet e tyre. Sigurisht qė jemi shumė tė interesuar pėr ta edhe nė planin njerėzor, sepse ata kanė ardhur kėtu nė shėrbim tė atdheut, por edhe nė shėrbim tė familjeve tė tyre, duke i ndjerė familjet sa larg, edhe afėr. Sa larg, pasi gjeografikisht jemi larg, por afėr shpirtėrisht, sepse komunikimi me strukturat, si dhe komunikimi nėpėrmjet teknologjisė qė ėshtė vėnė nė shėrbim tė tyre dhe sidomos kujdesi pėr familjarėt ėshtė i tillė qė edhe ata tė ndjehen tė qetė kėtu", tha ai. Presidenti Topi ka vlerėsuar nė mėnyrė zyrtare Kontingjentin e 10-tė, duke e dekoruar me "Medaljen e Artė tė Shqiponjės". "Besoj qė kjo nuk ėshtė medalja e parė dhe e fundit, sepse operacioni do tė vazhdojė, misioni do tė vazhdojė dhe jam i bindur qė suksese tė tjera ky kontingjent do tė ketė nė tė ardhme, duke u dhėnė vlera tė reja Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė dhe institucioneve shqiptare", tha ai.

    Aspirata kryesore e Shqipėrisė pėr vitin 2008 ėshtė pėrfshirja nė NATO dhe Presidenti Topi e ka deklaruar hapur se kontributi i ushtarėve shqiptarė nė Irak do tė ndihmojė Shqipėrinė pėr rrugėn e saj drejt NATO-s. "Duke shpresuar se aspirata qė ne kemi pėr tė marrė ftesėn e anėtarėsimit nė NATO, nė prillin e vitit 2008, nė Samitin e Bukureshtit, do tė ishte njė sukses i jashtėzakonshėm pėr tė gjithė, besoj se njė vlerė po aq tė madhe, po aq tė jashtėzakonshme ka dhe kontributi i tė gjithė ushtarakėve tanė qė janė nė misione jo vetėm nė Mosul tė Irakut, por edhe nė Afganistan, nė Bosnjė-Hercegovinė e kėshtu me radhė", vijoi Topi. Presidenti u ka pėrcjellė pėrshėndetjet mė tė mira familjarėve, duke i siguruar dhe i garantuar qė fėmijėt dhe tė afėrmit e tyre ushtarė nė Irak janė shumė mirė me shėndet dhe i kanė pėrfaqėsuar mjaft denjėsisht. "Duhet tė krenohemi me forcat tona nė Irak", u shpreh Presidenti. Nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, zėvendėsshefi i shtabit, gjeneral brigade Agim Lala, ka pėrshėndetur Presidentin Topi pėr vizitėn dhe u ka dhėnė fjalėn familjarėve tė mbledhur, prindėr, bashkėshorte e fėmijė, tė cilėt kanė mundur tė komunikojnė me tė afėrmit e tyre qė shėrbejnė nė Mosul. Drejtuesi i misionit shqiptar nė Mosul, major Behar Mara, nė pėrshėndetjen e tij u ka shprehur angazhimin komandove shqiptare pėr tė shėrbyer nė emėr tė atdheut, pėrkrah trupave aleate nė misionin paqeruajtės "Liria e Irakut". Familjarėt e komandove shqiptare kanė komunikuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha.

    "Medalja e Artė e Shqiponjės" pėr trupat nė Irak


    Presidenti i Republikės, Bamir Topi, kreu dje njė vizitė nė Irak nė kuadėr tė festave tė fundvitit. Kreu i shtetit pati takime me Kontingjentin e 10-tė tė forcave komando qė shėrbejnė nė Mosul tė Irakut, nė kuadėr tė misionit paqeruajtės "Liria e Irakut". Gjatė njė takimi tė ngrohtė e tė pėrzemėrt me oficerė, nėnoficerė dhe ushtarė shqiptarė tė kėtij misioni, kryetari i shtetit dekoroi nė njė ceremoni tė veēantė Kontingjentin e 10-tė shqiptar me "Medaljen e Artė tė Shqiponjės", me motivacionin "Pėr trimėrinė, kurajėn e profesionalizmin e lartė tė treguar nė operacionin Liria e Irakut, duke nderuar kombin shqiptar". Pas takimit me komandot shqiptare nė Mosul, Presidenti zhvilloi nė Bagdad njė takim me Kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki. Topi nė takime u shoqėrua nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Gjeneral Lejtnant, Luan Hoxha. Nga pala tjetėr, Topi u prit nga komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave Shumėkombėshe nė Irak, Gjeneral Deivid H. Petraeus. Trupat shqiptare nė Irak kanė pėr mision pėrgatitjen dhe zhvillimin e operacioneve stabilizuese e tė sigurisė nė mbėshtetje tė koalicionit "Liria e Irakut". Nė pėrbėrje tė kontingjentit janė 9 oficerė, 17 kapterė, 3 ushtarė profesionistė, 42 ushtarė tė shėrbimit tė detyrueshėm. Fillimisht kompania iu atashua Batalionit I tė Brigadės sė 2-tė, Divizioni 101 Airborne (i transportueshėm nga ajri), pastaj nė vartėsi tė DREAR (Vendkomanda e Logjistikės e Divizionit). Ky ėshtė misioni mė i mbėshtetur nė tė gjitha llojet e pajisjeve. Pikėrisht ishte kjo mbėshtetje qė krijoi identitetin e forcave tona dhe qė nė tė gjithė qytetin njihen si shqiptarė. Nė listėn e detyrave qė ka ky kontingjent paraqitet shoqėrimi, pika e kontrollit, patrullimi nė qytet, kontrolli i objekteve, ruajtja e qetėsisė dhe e rendit publik, detyra siguruese dhe patrullimi brenda dhe jashtė perimetrit tė bazės. Bashkėpunimi me ushtrinė e re irakiane ka konsistuar nė vendosjen e lidhjeve miqėsore me ushtarakėt e rekrutuar rishtas, me qėllim lehtėsimin e punės pėr koordinimin e veprimeve tė pėrbashkėta nė tė ardhme.


    Takimi

    Pas takimit me komandot shqiptare nė Mosul, Presidenti zhvilloi nė Bagdad njė takim me Kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki. Topi nė takime u shoqėrua nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha

    Historiku

    Misionet e trupave paqeruajtėse

    Shqipėria ka njė historik tė angazhimit ushtarak nė tri vende me trupa paqeruajtėse. Misioni i parė ishte ai nė Bosnjė-Hercegovinė, ku u dėrgua nė vitin 1996 njė kontingjent prej 33 trupash. Nga viti 2000 e deri kėtė vit kemi nisur njė personel prej 70 oficerėsh, n/oficerė dhe ushtarė. Ata ishin tė inkuadruar nė forcėn e aplikimit tė paqes "Peace Implementation Force" (IFOR). Misioni i dytė ėshtė ai nė Afganistan, ku Shqipėria pėrfaqėsohet nga njė numėr prej 30 trupash nė fillim dhe qė mė pas u reduktua nė 23. Gjatė misionit nė Afganistan kontingjenti paqeruajtės shqiptar ka kryer detyra nė pėrbėrje tė Forcave Ndėrkombėtare pėr Siguri dhe Ndihmė (ISAF). Vendi i tretė ku pėrfaqėsohemi me trupa paqeruajtėse ėshtė Iraku. Shqipėria ėshtė angazhuar nė pėrgatitjen dhe zhvillimin e operacioneve stabilizuese dhe tė sigurimit nė mbėshtetje tė koalicionit "Liria e Irakut" dhe ka nė pėrbėrje 9 oficerė, 17 kapterė, 3 ushtarė profesionistė, 42 ushtarė tė shėrbimit tė detyrueshėm.

    Siguria

    Komandot ruajtėn Xhon Kerrin

    Gjatė qėndrimit nė krye tė detyrės nė Irak, kontingjenti shqiptar ėshtė bėrė nė mė shumė se njė herė protagonist pėr ruajtjen e sigurisė. Komandot shqiptare, qė veprojnė nė qytetin e Mosulit, kanė garantuar sigurinė e Xhon Kerrit, ish-rivalit tė Xhorxh W. Bush pėr Shtėpinė e Bardhė, gjatė vizitės sė tij nė veri tė Irakut. Gjatė udhėtimit tė tij nė qytetin e Mosulit, trupat shqiptare janė ngarkuar me detyra sigurie, si ruajtja e pistės sė uljes sė avionėve dhe e sallės sė konferencės. Nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Mosul, Xhon Kerri pati njė takim tė shkurtėr edhe me komandantin dhe oficerin koordinator tė kontingjentit shqiptar, major Adrian Bali dhe Hysni Gjergji. Kerri pėrshėndeti pjesėmarrjen e trupave shqiptare nė koalicionin "Liria e Irakut" dhe vlerėsoi maksimalisht punėn e bėrė dhe profesionalizmin e treguar prej tyre nė Mosul.

    © Gazeta Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Flori : 24-12-2007 mė 06:28
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Presidenti Bamir Topi viziton Irakun, takohet me ushtarakėt shqiptarė

    Armand Mero
    Tiranė
    23-12-2007


    Presidenti Bamir Topi zgjodhi t’i uronte personalisht ushtarakėt shqiptarė qė veprojnė nė Irak, duke qenė sot sė bashku me ta nė Mosul, ku kompania shqiptare ėshtė e angazhuar nėn komandėn amerikane.

    Presidenti, i cili ėshtė njėkohėsisht dhe komandant i pėrgjithshmė i forcave tė armatosura shqiptare u takua me drejtuesit dhe ushtarėt e kontingjentit shqiptar.

    Nga Mosuli, pėrmes njė videokonference nė ministrinė e mbrojtjes nė Tiranė, presidenti pėrshėndeti edhe familjarėt e komandove shqiptare, duke vlerėsuar angazhimin nė misionin paqeruajtės Liria e Irakut: "Kemi marrė vlerėsime tė jashtėzakonshme pėr kėtė Kontigjent dhe vlerėsimi i parė vjen nė planin moral. Forcat tona komando kanė demostruar njė moral tė lartė, gjatė gjithė kohės sė shėrbimit nė kėtu Mosul, por kanė demonstruar gjithashtu edhe parametra tė lartė profesionalė dhe ēdo ditė po i rrisin kėto parametra. Ato janė nė njė shėrbim aktiv dhe me kalimin e ditėve marrin dhe detyra tė reja operacionale"

    Nga Mosuli, duke i garantuar familjarėt se tė afėrmit e tyre nė Irak janė tė gjithė mirė, ai uroi edhe ata pėr festat e fundvitit: "Unė edhe njė herė dėshiroj t’ju pėrcjell pėrshėndetjet mė tė mira tė gjithė familjarėve, duke ju garantuar qė i keni tė gjithė mirė me shėndet e duke ju garantuar gjithashtu se keni pėrfaqėsues mjaft tė denjė, tė nderuar, pėr tė cilėt duhet tė krenoheni. Me kėtė rast dėshiroj t’ju uroj tė gjithėve sė bashku gėzuar festat. Besoj se kjo klimė na ka emocionuar tė gjithėve. Edhe njė herė urimet mė tė mira!"

    Mė pas prindėr, vėllezėr e motra tė komandove shqiptare nė Mosul kontaktuan direkt nė telefon me njėri -tjetri Presidenti Topi dekoroi nė njė ceremoni tė veēantė Kontigjentin e 10-tė shqiptar me “Medaljen e Artė tė Shqiponjės’’. Gjatė vizitės sė tij ai u prit nga komandanti i pėrgjithshėm i forcave shumėkombėshe nė Irak. Ma pas ai pati edhe njė takim nė Bagdat me kryeministrin irakian Nuri Al Maliki.

    Zėri i Amerikės
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  3. #3
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Topi nė Irak: Shqipėria do vazhdojė misionin

    Shekulli
    24-12-2007

    Presidenti, Bamir Topi zhvillon njė video-konferencė me familjarėt e ushtarėve nė Mosul

    TIRANĖ- Shqipėria do tė vazhdojė tė jetė e pranishme me trupat e saj ushtarake nė Irak dhe pėr njė kohė tė gjatė. Kėtė e ka konfirmuar dje vetė kreu i shtetit, njėkohėsisht dhe Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, Bamir Topi, gjatė njė vizite surprizė qė po zhvillon nė Irak. Presidenti Topi gjatė vizitės qė po zhvillon me rastin e festave tė fundvitit ka takuar Forcat Komando qė shėrbejnė nė Mosul tė Irakut, nė kuadėr tė misionit paqeruajtės "Liria e Irakut", ku dhe ėshtė pritur nga Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave Shumėkombėshe nė Irak, Gjeneral Deivid H.Petraeus. Gjatė kėtij takimi, kryetari i shtetit dekoroi nė njė ceremoni tė veēantė Kontigjentin e 10-tė shqiptar me "Medaljen e Artė tė Shqiponjės", me motivacionin "Pėr trimėrinė, kurajon e profesionalizmin e lartė tė treguar nė operacionin "Liria e Irakut", duke nderuar kombin shqiptar". Mė pas, Presidenti ka zhvilluar njė video-konferencė, ku ka komunikuar nga baza e trupave aleate nė Mosul me familjarė tė komandove shqiptare, tė mbledhur nė ambientet e Ministrisė sė Mbrojtjes nė Tiranė, duke u pėrcjellė atyre kėnaqėsinė qė ndjejnė tė gjithė shqiptarėt pėr komandot qė shėrbejnė mė profesionalizėm nė kėtė mision paqeruajtės.

    "Kemi marrė vlerėsime tė jashtėzakonshme pėr kėtė Kontigjent dhe vlerėsimi i parė vjen nė planin moral. Forcat tona Komando kanė demonstruar njė moral tė lartė, gjatė gjithė kohės sė shėrbimit kėtu nė Mosul, por kanė demonstruar gjithashtu edhe parametra tė lartė profesionalė dhe ēdo ditė po i rrisin kėto parametra",- u shpreh Presidenti i Republikės, gjatė komunikimit tė tij telefonik. Gjithashtu ai ka garantuar familjarėt e ushtarakėve nė Tiranė, se e gjithė trupa jonė ushtarake nė Irak gėzon njė gjendje tė shkėlqyer moral dhe shėndetėsor. "Dėshiroj t'ju pėrcjell pėrshėndetjet mė tė mira tė gjithė familjarėve, duke ju garantuar qė i keni tė gjithė mirė me shėndet e duke ju garantuar gjithashtu se keni pėrfaqėsues mjaft tė denjė, tė nderuar, pėr tė cilėt duhet tė krenoheni",- u shpreh Topi, duke iu uruar ushtarakėve dhe familjarėve tė tyre edhe festat e fund vitit. Duke iu referuar pikėrisht dekorimit qė i bėri kėtij kontingjenti kreu i shtetit ka theksuar se ky nuk do tė jetė i fundit, pasi, sipas tij, Shqipėria ėshtė e vendosur qė tė kontribuojė edhe mė tej nė vendosjen e paqes nė kėtė zonė. "Pata rastin tė vlerėsoj nė mėnyrė zyrtare Kontigjentin e 10-tė, duke e dekoruar me "Medaljen e Artė tė Shqiponjės".

    Besoj qė kjo nuk ėshtė medalja e parė dhe e fundit, sepse operacioni do tė vazhdojė, misioni do tė vazhdojė dhe jam i bindur qė suksese tė tjera ky Kontigjent do tė ketė nė tė ardhmen",- u shpreh Topi. Kjo, sipas Topit, ėshtė njė pjesė e vullnetit qė ushtria shqiptare ka pėr tė kontribuar krahas vendeve tė tjera aleate, si njė dėshmi e qartė e gatishmėrisė pėr t'u bėrė anėtare e NATO-s gjatė Samitit tė Bukureshtit, pranverėn e ardhshme. Mė pas kreu i shtetit ka udhėtuar drejt Bagdatit, ku dhe ėshtė takuar me kryeministrin irakian, Nuri Al Maliki. Gjatė kėsaj vizite kreu i shtetit shoqėrohej edhe nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe nga shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Luan Hoxha. Ndėrkohė, tė mbledhur nė ambientet e Ministrisė sė Mbrojtjes nė Tiranė, familjarėt e komandove shqiptare qė shėrbejnė nė "Kontigjentin e 10 Paqeruajtės" nė Irak kanė vlerėsuar vizitėn e presidentit Bamir Topi. Familjarėt janė njohur me gjendjen shėndetėsore tė tė afėrmve tė tyre, si dhe kanė vlerėsuar maksimalisht vizitėn e Kreut tė Shtetit nė Mosul. Ndėrkohė drejtuesi i misionit shqiptar nė Mosul, Major Behar Mara, nė pėrshėndetjen e tij, ka shprehur angazhimin komandove shqiptare pėr tė shėrbyer nė emėr tė atdheut, pėrkrah trupave aleate nė misionin paqeruajtės "Liria e Irakut".
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

Tema tė Ngjashme

  1. Topi dekoron gazetarin Carlo Bollino
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 00:27
  2. Polikseni Ninka
    Nga dikeafajtore nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 19:16
  3. NYT: Shpėrblimi i papritur i Shqipėrisė
    Nga Diabolis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 14:09
  4. Moisiu dekoron Poēin
    Nga dodoni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 20:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •