Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Ndërgjegjia dhe vlera e saj në të qënit njeri!

    Ndershmëria.

    "Puno të mbash gjallë në shpirtin tënd atë shkëndijë të vogël të zjarrit që quhet ndërgjegje".

    Si e kuptoni fjalën "ndergjegje" dhe pse hyn ajo te ndershmëria e personit?!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Sipas psikologjise tradicionale, ndergjegja ka te beje me mundesine e njerezve per te shtuar "njohurite" gjate jetes. Ne fillim eshte perceptimi i idese qe ekzistojne njohuri te reja, e pastaj vazhdon nderthurja perfundimtare ndermjet njohurive te reja edhe asaj qe mund te quhet "bagazhi i vjeter intelektual" i njeriut. Ne kete pike mund te flitet per ndergjegje.

    Ndergjegja hyn ne ndershmerine e personit per kete arsye: nga ana morale ndergjegja shikohet si mundesi per te ndare te miren nga e keqa e keshtu ndikon edhe sjelljen tone qe duhet te mbaje nje qendrim te caktuar (dmth te mire ose te keq), qendrim qe me ane te cilit ndergjegja kundershton mosndergjegjen.
    La vita è bella...

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ndergjegja hyn kudo jo vetem tek ndershmeria...Ndershmeria varet jashte mase nga vlerat morale qe nje person mbart...Sa me i forte eshte moralisht nje person,aq me i ndershem eshte...

    E vret ndergjegja,nenkupton se personi ne fjale ka bere nje gjest ne nxehje e siper atehere kur e pandergjegjshmja fiton terren dhe kur e ndergjegjshmja rikontrollon situaten,personi pendohet...Por edhe nje njeri i ndershem mund te humbase kontrollin ..pra ndergjegja dhe ndershmeria nuk jane kaq te lidhura... Kur nje person eshte i pandershem mund te jete fare mire i ndergjegjshem...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Njeriu është qenia më e ndërgjegjshme që njohim deri më sat. Noshta kjo është shenja që e dallon nga të gjitha qeniet tjera. Të jesh i ndërgjegjshëm, dmth. të jesh i arsyeshëm për një ndërmarrje, për një veprim, për një akt. Megjithatë njeriu nuk është gjithmonë i ndërgjegjshëm. Lavjerrësi i ndërgjegjes së tij lëviz herë ka plusi, herë kah minusi. Kështu, as pas kaq miliona vjetësh, njeriu nuk u përkry, nuk u bë plotësisht i ndërgjegjshëm.
    Të jesh i ndërgjegjshëm, do të thotë të veprosh drejt. Ndërgjegja nuk na le të bëjmë vepra shtazarake kurrë, por aty janë edhe ato pjesët errëta, (lakmia) të cilat e mashtrojnë pjesën e ndërgjegjshme.
    Lakmia e mashtroi edhe Evën

    Mjerisht, njeriu nuk përsoset kurrë. ka çaste kur zhgënjehimi edhe nga vetja jonë. Ndërgjegja na e ngreh veshin. Ne e dëgjojmë zërin e saj; ajo na flet, na qorton... Ne pajtohemi me mesazhin që na jep, por nuk pajtohemi përgjithmonë. Vetëm pas një çasti harrojmë dhe bëjmë atë prej të cilës pastaj na vjen të vjellim. Jo se s' kemi qenë të ndërgjegjshëm kur e kemi bërë atë akt, por, thashë më parë se lavjerrësi lëviz. Po ashtu kur ballafaqohemi me pasojat, atëherë i hapim veshët dhe dëgjojmë zërin e ndërgjegjes. Pra, nuk jemi stabil.
    Egoja, zilia, lakmia ia mjegullojnë rrugën ndërgjegjes...

    Po të mund të hynim në hapësirën e ndërgjegjes, siç futet njeriu në dhomë, do të habiteshim sesa kthina të errëta do të gjenim aty. Në gjithë ato kthina do të gjenim mendimet plot terr, të bërat dhe ato që mendojmë t' i bëjmë. Kujtoj, dhe jam i bindur për këtë, se do të na vinte ndohtë.
    Po e dëgjuam ndërgjegjen, udhëtojmë përherë kah Maja...
    Por, (ah!) puna e njeriut është si puna e Sizifit. Ai gjithmonë rrokulliset poshtë...
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Arsyetimi
    Anëtarësuar
    09-10-2006
    Vendndodhja
    i zbuluar , tek dy maloret :p INTERIST per jete jam,se per vdekje jan kto milanistat :D
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Ndershmëria.

    "Puno të mbash gjallë në shpirtin tënd atë shkëndijë të vogël të zjarrit që quhet ndërgjegje".

    Si e kuptoni fjalën "ndergjegje" dhe pse hyn ajo te ndershmëria e personit?!

    Respekte



    jam shum i ndërgjegjshem per ato qe bej dhe them.

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    VETËDIJA-NDËRGJEGJJA

    Vetëdija është aftësi e mendjes dhe shqisave të njeriut për të njohur dhe për të kuptuar botën që e rrethon. Zotësi për të njohur vetveten dhe të tjerët. Është aftësi për të gjykuar dhe vlerësuar situatën në të cilën jeton, punon dhe vepron. Aftësia për të përcaktuar se ti i takon jo vetëm vetvetes, por edhe një kombi, është vetëdije kombëtare. Vetëdija kombëtare është veprim i vullnetshëm i individëve dhe popullit për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen. Është zotësi për të kuptuar vendin dhe detyrën e individit në shoqëri dhe të shoqërisë gjatë historisë. Kjo është vetëdije kombëtare.

    Vetëdija kombëtare është dituri dhe njohuri se ti ekziston si individ, se i takon një populli të caktuar, se ky popull ka një atdhe dhe se ky atdhe është i robëruar dhe duhet çliruar. Është vetëdije kombëtare, kur ti e di se atdheu është në rrezik dhe duhet shpëtuar. Kur ti je i vetëdijshëm se Shqipëria Etnike është e ndarë dhe duhet bashkuar.

    Ndërgjegjja është shkalla më e lartë dhe më e përsosur e vetëdijes. Ajo është nder e moral, është përsosmëri e mendjes dhe shpirtit të njeriut. Ndërgjegjja është forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv. Është zotësia jonë për të njohur botën tonë të brendshme dhe të jashtme.

    Ndërgjegjja është ndjenja më e pastër, më e përkryer e njeriut, lartësia e së cilës përcakton të gjitha sjelljet tona të përditëshme. Njeriu pa ndërgjegje i gjason shtazës. Personi që nuk ka ndërgjegje njerëzore, nuk mund të ketë as ndërgjegje kombëtare.

    Ndërgjegjja është ajka, kulmi i vetëdijes sonë humane dhe shkencore. Vetëm punët e bëra me ndërgjegje të lartë kanë sukses. Nërgjegjja është përkushtim, devotshmëri dhe përgjegjësi ndaj detyrime të marra, ndaj premtimeve të bëra dhe ndaj betimit të dhënë para vetvetes, familjes, shokëve dhe popullit se do të punosh dhe luftosh gjatë gjithë jetës në të mirë të shoqërisë dhe të Atdheut.

    Shefki Ollomani
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Kur nje person eshte i pandershem mund te jete fare mire i ndergjegjshem...
    Ketu nuk jam dakort me ty!!
    "Carpe Diem"

  8. #8
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Te jesh i ndergjegjshem do te thote te jesh koshient per veprimet e tua, ti miratosh ato dhe ti emertosh si te ndershme nga perceptimi personal(ska rendesi si i shofin te tjeret,por si i shef individi nga pikpamja e tij)...Kurse i papergjegjshem,te veprosh gabim,ta kuptosh shum mire se cfare po ben,dhe perseri te vazhdosh te besh te njejtin gabim...

    Sot ka me shum njerez te papergjegjshem se kurre,dhe kjo nuk vjen si pasoje e injorances,po nga ndikimi i ambientit ku vepron dhe jeton!
    Really Dude... Get A Life!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •