Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Postime
    2

    Ilaçi pë të gjitha semundjet

    Informacione rreth REISHIT


    Red Resihi / Ganoderma Lucidum / Ling Zhi


    Këpurdha çudibërse nga Azia


    Për më tepër se 2000 vite Këpurdhat Reishi (Ganoderma Lucidum) kanë patur një status prestigjioz tek ekspertët mjekësorë kinez si barishte të jashtëzakonshme shëruese dhe kanë qenë mjaft të përhapura në mjekësinë tradicionale kineze si një qasje alternative dhe si mjet për shërimin e shumë sëmundjeve. Këpurdhat Reishi janë çudira legjendare nga të gjitha barishtat tjera mjekësore për shkak të superioritetit të tyre shëruese dhe për shkak të mungesës së efekteve anësore dhe toxinit gjatë shfrytëzimit.
    Reishi në natyrë gjindet shumë rrallë, kështu që deri në gjysmën e dytë të shekullit 20-të ka qenë e rezervuar vetëm se për mberëtrit e fuqishëm dhe pasanikët, kurse duke pasur parasyshë fuqinë e saj dhe efektin shërues nga ajo periudhë këpurdha e kuqe reishi ka filluar të kultivohet me të madhe edhe në Japoni, për të qenë kështu në shërbim të qytetarëve të mbarë botës.

    Këpurdha Reishi në Kinën e lashtë është cilësuar si » Ilaç i Mbretërve ».
    Dr. Shi-Jean Lee, mjeku më i famshëm i Dinastisë Ming në librin e tij »Ban Chao Gang Moo »Eciklopedia e bimëve shëruese » ka propozuar përdorimin e Këpurdhës Reshi si një mjet tejet efikas për shërimin e shumë sëmundjeve, duke vënë në dukje njëkohësisht se përdorimi afatëgjatë i Resihit mundëson formimin e organizmit të shëndoshë. Ai, këpurdhën Resihi e ka konsideruar si barin më shërues mjekësorë, madje duke e vënë edhe para Zhen Shenit ( Ginseng ) për shkak të këtyre kualiteteve :


    1. Këpurdha Reishi nuk është toksike dhe mund të përdoret çdo ditë pa pasë kurrfarë efekti anësorë për organizmin e njeriut

    2. Kur përdoret normalisht vë në funksion normal natyror organizmin e njeriut, duke u mundësuar të gjitha organeve të funksionojnë normalisht

    3. Imunomodulator- rregullon dhe përsos sistemin e imunitetit



    Reishi- » Ilaç i Mbretërve » dhe shfrytëzimi i saj në përmirësimin e shëndetit


    Ndoshta dobia më e lartë potenciale ëshjtë sepse ngrit sistemin e imunitetit tek organizmi i njeriut. Reishi - Ganoderma Lucidum përbënë në vete një sasi të lartë të Germaniumit organik, polisaharide dhe tipertene. Këto komponente aktive janë dëshmuar se forcojnë qelizat tona imunologjike dhe forcojnë sitemin tonë imun. Konsumimi i këpurdhave Resihi shërben edhe si preventivë për mos humbjen e imunitetit. Këpurdhat Reishi kanë që spektër të gjerë përdorimi. Sipas mjekësisë tradicionale kineze Këpurdha Reishi shërben për funksionimin normal si dhe për trajtimin shërues të pesë organeve kyçe tek njerëzit: zemrës, mushkërive, mëlçisë, pankreasit dhe veshkëve.
    Resihi shërben për shërimin e sëmundjeve të llojëllojshme të organizmit njerëzorë, përfshirë : sëmundjet respiratore, kardiovaskulare, digestive, neurologjike, endokrinologjike, alergjitë e ndryshme, rregullimin e ciklit menstrual, etj. Të gjitha këto sëmundje dhe shumë të tjera Reishi i shëron pikërsiht duke iu referuar efektit kryesorë : Përkrahja thelbësore e vitalitetit të organizmin njerëzorë dhe kthimi i tij në funsionimin normal natyror, duke përmirësuar sitemin imun.
    Këpurdhat Reishi ndihmojnë rregullimin e tërsishëm të organizmit : mekanizmit trupor dhe të metabolizmit, duke siguruar funskionimin normal të të gjitha organeve.

    Këpurdhat Ganoderma kanë efekete shumë të mira tek këto sëmundje :


    Ndikimi i këpurdhës Ganoderme Lucidum tek tumorët

    Shkaku kryesor i përhapjes së tumorit tek njerëzit është imuniteti i dobët. Efektin më të mirë në luftë kundër tumorit Reishi e arrinë duke rregulluar dhe aktivizuar sitemin imun, posaqërisht me rritjen e aftësive për vetmbrojtjen e organizmit ndaj tumorit.
    Hulumtimet më të mëdha rreth efektit anti-tumor të këpurdhës janë bërë në Japoni. Në Institutin Nacional të Qendrës anti-kancer në Tokio, qysh në vitin 1969, është bërë i njohur efekti anti-tumor, kur Ikekava me bashkëpunëtorë kanë realizuar hulumtimet tek minjët, të cilëve paraprakisht i kishin hedhur sarkom 180, ndërsa pesë vite më vonë këtë metodë e kanë vërtetuar dhe zgjeruar Hamuro dhe Chihara në hulumtimin e përbashkët të këtij Instituti dhe Kompanisë së njohur ushqimore » Ajinomoto ».
    Rezultatet bazike të këtyre hulumtimeve të gjata dhe të mundimshme janë këto: Lentinula edodes ( shiitake )- pëqindja e ndalimit të zgjerimit të tumorit është 80,7 %, me eliminim të tërsishëm të tumorit në 6 prej 10 rasteve; Coriolus Versicolor- përqindja e ndalimit të tumorit 77,5 %, me heqje të tërsishme të tumorit në 4 nga 8 raste; Ganoderma Lucidum- REISHI- përqindja e ndalimit të tumorit 98,5 %, me eleminim të tërësishëm të tumorit në 4 nga 5 raste, ndërsa në disa raste edhe deri në 100 %.
    Këpurdhat Ganoderma Lucidum në të vërtetë me njësitet e saja anti-tumor vënë në lëvizje reaktorët imun, me ç'rast organizmi ndryshon funksionimin e tij duke u shëruar tërësisht.
    Nga viti 1980, për këto elemente është përdorur termi » bimodulator », apo modifikuesi i përgjigjes biologjike ». Këto elemente forcojnë apo përsëri vendosin funksionin imun të organizmit, si funksionet gjenerale, por edhe ato specifike kundër tumorit.
    Përveç kësaj, këto elemente ndalojnë zhvillimin e qelizave të tumorit, në ndërkohë edhe i shkatërrojnë.
    Resihi mund të përdoret edhe si ndihmesë gjatë kohës së hemoterapisë dhe radioterapisë për zvogëlimin e efektëve të padëshirueshme siç është: lodhja e madhe, humbja e apetitit apo rreziku nga infeksionet e ndryshme. Poashtu, mund të përdoret për zvoglimin e efekteve të padëshiruara toxike dhe mund t'i zvogëlojë dhimbjet gjatë hemoterapisë dhe radioterapisë.

    MBOJTJA E MËLÇISË DHE DETOXIMI

    Këpurdhat Reishi janë në gjendje ta mbrojnë mëlçinë nga dëmtimi i saj nga faktorë të ndryshëm fiziologjik dhe biologjik. Përveç kësaj, efektet e përdorimit të Gadonermes mund të vërehen para, por edhe pas dëmtimit të mëlçisë. Këpurdhat Reishi gjithmonë janë preferuar nga mjekët kinezë për shërimin e hepatitit kronik. Rezultatet e hulumtimeve në Japoni tregojnë se përdorimi i Resihit në kohëzgjatje prej 2- 15 javë tek pacientët e sëmurë me hepatit kanë rezultuar me sukses nga 80 -100 %.

    NDIKIMI I RESIHIT NË SISTEMIN KARDIOVASKULAR

    Për shekuj më rradhë këpurdha Resihi është e njohur si bimë kardiovaskulare, andaj ajo në mënyrë rutinore në Kinë dhe Japoni iu është rekomanduar pacientëve me » dhimbje në gjoks », me stres apo sëmundjeve koronarno-arterike.
    Shkencëtarët kinez kanë zbuluar se Ganoderma përmirëson funskionimin e gjakut dhe se përmbanë triperteno kiselinë, të cilat zvoglojnë tensionin e lartë të gjakut, zvoglojnë horesterolin, duke penguar kështu sëmundjet e zemrës-infarktet.
    Hulumtimet klinike gjashtë mujore në fakultetin e mjekësisë të Tokios kanë treguar se mëse gjysmës nga 53 pacientë iu është zvogluar tensioni i lartë i gjakut pas shfrytëzimit të Reishit.Rezultate të ngjashme kanë arritur edhe kinezët me hulumtimet e kryera tek pacienët, të cilit kishin nivel të lartë të holesterolit në gjak, me ç'rast ai u kishte rënë në masë prej 70-90 % pas vetëm 1-4 muaj të konsumimit të përditshëm.


    MËNYRAT E PËRDORIMIT TË REISHIT

    ÇAJ : Çaji Ganoderma është metoda tradicionale e përgatitjes së këpurdhave në Lindjen e Largët.

    Mënyra e përdorimit: Duhet prerë këpurdhat në copëza të vogla, sa më të vogla, aq më mirë, dhe duhet lënë në ujë ( 5 g në 5-6 dl ujë ), duke i lënë kështu gjatë tërë natës. Pastaj duhet të zihen nga 30- 60 min dhe mund të pihen.

    Lëngu mund të përgatitet më së shumti për tri ditë ( por atëherë duhen 15 g reishi në 15-20 dl ujë ), me ç'rast rekomandohet mbajtja në frigorifer, kurse preferohet që para konsumit lëngu të nxehet. Preferohet konsumimi para ngrënies, kurse personat me probleme të barkut mund ta konsumojnë edhe pas ngrënies.

    Lëngu mund të përzihet me pak mjaltë dhe limon, por assesi mos t'i shtohet sheqer.

    Ganoderma Lucidum në verë të bardhë: 40 g Resihi vëhen në gjysëm litre verë të bardhë. Shfrytëzohet pas 10 ditësh, nga 30 dl, 2 herë në ditë.

    Në supë : I shtohen këpurdhat Reishi supës apo gjellës sipas dëshirës dhe zihen në zjarrë të butë 1- 3 orë. Më pas hiqen këpurdhat dhe mund të pihet supa apo gjella.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e m.fetahu
    Anëtarësuar
    23-04-2010
    Postime
    25
    Keto kepurdha qenkan shum te mira por a gjinden tek ne te fresketa ose ne super markete
    dhe si kerkohen.

  3. #3
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Kerpurdhat kane qene gjithmone subjekt mitesh te tilla, gjate gjithe rrejdhes se historise njerezore.
    Me e perfoluara ka qene dhe mbetet Amanita Muscaria...
    Ka edhe nje liber per kete... ku quhet si "Herb of Immortality"...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Sec u perhap nje kerpudhe e tille ne Shqiperi qe beri ca buje, nuk e di a keni degjuar. Ka ca vite. Nje kerpudhe e bardhe qe mbahej ne kavanoz, dhe pihej lengu i saj. Nje njeriu im e perdori. Thuhej qe sheronte te gjitha semundjet. Por u zhduk shpejt. S'degjova me te flitej per te.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Sec u perhap nje kerpudhe e tille ne Shqiperi qe beri ca buje, nuk e di a keni degjuar. Ka ca vite. Nje kerpudhe e bardhe qe mbahej ne kavanoz, dhe pihej lengu i saj. Nje njeriu im e perdori. Thuhej qe sheronte te gjitha semundjet. Por u zhduk shpejt. S'degjova me te flitej per te.
    Ai i afermi jot a ka pas ndonje ndryshim pozitiv pasi perdori lengun e kesaj kepurdhe?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Dritë Lexo Postimin
    Ai i afermi jot a ka pas ndonje ndryshim pozitiv pasi perdori lengun e kesaj kepurdhe?
    Me duket se ka qene si kure. Pihej per disa dite vetem. Nuk e kam pyetur, duhet te kem qene larg ne ate kohe, Ne konvikt mbase. Me vone s'me ra ne mendje me, por s'besoj se ajo nuk shquhej per shendet te plote.
    E kisha harruar fare. Tani qe lexova kete shkrim mu kujtua pune e kerpudhes.

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Interesante !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2017
    Postime
    9

    Për: Ilaçi pë të gjitha semundjet

    Une e pi per momentin reishin ne forme kapsule..e kam blere online..eshte fantastik..

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Procesverbali i pleqërisë jehudite
    Nga muli21 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 17:22
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Berisha: Disa prej mediave, hanxharë të mafies
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  5. Standartet demokratike të Kosovës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2005, 07:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •