Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    sindy
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    sa andej ketej
    Postime
    14

    Një ves/huq shqetëson djalin?

    pershendetje!
    nje e njohura ime ka nje djale rreth klases se trete, dhe ka shqetesim ne lidhje me te. Ai rri gjate gjithe kohes me gisht ne goje. Kete ves e ka marre qe kur ishte i vogel dhe e vazhdon deri tani. Ne fillim, kur ishte i vogel me ato metodat popullore arriti t'ia hiqte kete ves per periudha relativisht te shkurtra(2-3 muaj), por me pas fillonte perseri. tani eshte bere dhe me problematike, pasi e mban pothuajse gjate gjithe dites gishtin ne goje, madje dhe kur fle ai nuk e heq nga goja. Ju lutem, kush ka ndonje ekperience ne kete drejtim, te me keshilloje ndonje gje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    mua sme duket dicka shqetesuese! ajo eshte nje menyre sigurie per ate... edhe une qe nga mosha 4vjec deri 11vjec e kisha zakon te flija me buzen e kafshuar... pra kafshoja buzen, edhe flija! e kishte plot raste qe edhe me nxihej buza . por ky ves me iku vet me kalimin e kohes...
    ajo le ta provoje nje here me nje arush te bute, qe ti pelqeje djalit, e ndoshta mund ti ike vesi. dhe po si iku, eshte dicka qe me kalimin e kohes do e eliminoje vet
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  3. #3
    Lyeja me hudher, se kalamajt e kan inat aromen e hudhres.
    Po smori vesh me hudher, lyeja me spec djegs atehere.

    ose tek e fundit prija gishtin fare

    bej shaka

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Edhe une mbaja dy gishta ne goje deri ne klase te katert, edhe nuk i hiqja dot per qamet aq ves i keq me ishte bere. Edhe nena ime si kjo zonja per te cilen flitet behej shume merak per kete gje e cfare nuk me thoshte e nuk bente por une hic.
    Nje dite erdhi ne shtepine tone nje shoqa e mamit tim edhe duke folur me mamane time, ne pranine time i thoshte mamase qe kishte degjuar ne TV nga nje doktor qe femijet te cilet mbajne gishtat per nje kohe te gjate ne goje, me kalimin e kohes behen budallenj...
    Kuptohet kjo ishte nje menyre tjeter per te me hequr mua vesin. Sidoqofte une e mora me te vertete fjalen e saj edhe u mundova me te gjitha forcat e mija per mos mbajtur me gishtat ne goje. Ndonjehere ne darke, para se te me zinte gjumi harroja perseri por sapo kujtohesha i hiqja, derisa me ne fund me kaloi ai ves...
    Nejse edhe une jam e mendimit qe nuk eshte gje shqetesuese.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Kjo shenj tregon qe esht tip qe mendohet shum dhe do behet person i rendesishem ne te ardhmen mos e vrit mendjen

  6. #6

    Ja dhe këndvështrimi im!

    Citim Postuar më parë nga sindy Lexo Postimin
    pershendetje!
    nje e njohura ime ka nje djale rreth klases se trete, dhe ka shqetesim ne lidhje me te. Ai rri gjate gjithe kohes me gisht ne goje. Kete ves e ka marre qe kur ishte i vogel dhe e vazhdon deri tani. Ne fillim, kur ishte i vogel me ato metodat popullore arriti t'ia hiqte kete ves per periudha relativisht te shkurtra(2-3 muaj), por me pas fillonte perseri. tani eshte bere dhe me problematike, pasi e mban pothuajse gjate gjithe dites gishtin ne goje, madje dhe kur fle ai nuk e heq nga goja. Ju lutem, kush ka ndonje ekperience ne kete drejtim, te me keshilloje ndonje gje.
    Përshëndetje…

    Thithja e gishtave nuk është ves/huq por është « fenomen tranzitor* ». Ky fenomen është më se normal në moshën e fëmijërisë. Studimin e këtij fenomeni e ka filluar Freudi nga një këndvështrim specifik. Më pas ka ndjekur Donald Winicot ( pediatër dhe psikanalist britanik) i cili ka studiuar lidhjen nënë-fëmijë dhe ka zhvilluar nocionet e « sendit tranzitor ose fenomenit tranzitor» dhe « hapësirës tranzitore ».

    Sipas Winnicot « Sendi tranzitor » është një send në të cilin fëmija lidhet kalimthi për të mbajtur lidhjen e nënës së papranishme (absente).

    Sende të ndryshme mund të bëhen të zgjedhur nga vetë fëmijët ( « copëra tekstilesh (qoshet e çërçafëve, këllëfëve të jastekëve, ndonjë napëz a shamizë) që fëmija thith ose i mban pranë gojës », ose një sekuencë vokale ( muzikë a këngë e preferuar…) por sendi i parë tranzitor ( ose fenomeni i parë tranzitor) janë gishtat e duarve.

    Roli i « sendit tranzitor apo fenomenit tranzitor » është një mbrojtje afektive kundër anktheve.

    Rëndësia e këtij « sendi apo fenomeni tranzitor » është kalimi nga varësia afektive në autonomie afektive. Arritja e kësaj autonomie ndihmon shumë zhvillimin global harmonioz të fëmijës.

    Destinacioni i këtij fenomeni është të zhduket për tu zëvëndësuar nga interesa të tjera.

    Për t’ju kthyer problematikës së fëmijës të përshkruar më sipër, bazuar në burime shkencore dhe personale nga praktika ime profesionale nxjerr në pah faktin që këtij fëmijë i është hequr e drejta e sigurisë afektive në moshë kritike duke e privuar nga vënia e gishtave në goje. Kjo nuk e ka lehtësuar aspak gjëndjen shpirtërore të këtij fëmije ( apo qindra a mijëra fëmijëve shqiptarë përfshi edhe tim vëlla qe ja hoqëm gishtin nga goja me teknikën e specit djegës).

    Këto teknika lënë pasoja afektive të mepasshme tek fëmijët të cilat mund të jenë: vështirësi shkollore, vështirësi relacionale, vështirësi vetbesimi etj.

    Vërtet është pak vonë vazhdimësia e prezencës së gishtave në gojë në moshën e këtij fëmije (8 -9 vjeç, mosha e tim biri ), por ja vlen më mirë vazhdimësia e këtij fenomeni sesa privimi i tij.

    Strategjia për pakësimin e vënies së gishtave në gojë mund të ketë disa etapa:

    -Fillon me faktin që së pari prindërit ta pranojnë këtë fenomen dhe rëndësinë afektive të tij

    -Më pas ti drejtohen fëmijës me një komunikim të përshtatshëm. P.sh marrjen e fëmijës në një moment të qetë dhe pa shumë prezenca të tjera rreth e rrotull pranë vetes ose mes krahësh (në gji) dhe drejtimi me ton të butë e të ëmbël dhe me një përzgjedhje fjalësh ku ti shpejgohet që është më e preferueshme që ai ta mbajë këtë xhest për periudhat e pushimit apo qetësimit në shtëpi dhe jo jashtë.

    -Pastaja angazhimi i këtij fëmije në aktivitete ose lojra manuale ku kërkohet pjesëmarrja e të dy duarve. Për shëmbull mbajtja e librit nga fëmija gjatë kohës që njëri nga prindërit i lexon një histori apo një përrallë:angazhimi në formë loje në kuzhinë pranë nënës, p.sh qerimi i patateve (me qerueset speciale që mbrojnë nga rreziku i prerjes së dauarve, jo thikave) ku njëkohësisht është pranë nënës së vet por edhe duart i ka të zëna:angazhimi me vizatime të ndryshme apo në ndonjë aktivitet sportiv me babain ( lojra me top apo xhiro me biçikleta).

    Mos të harrohet diçka shumë e rëndësishme : Përgëzmin pas çdo përpjekje sado të vogël që ky fëmijë mund të bëjë për pjesëmarrjen në aktivitete ku kërkohet pjesëmarrja e të dyja duarve. Kujdes me kritikat apo nënçmimet sepse vetëm e thellojnë problemin dhe nuk e zbusin aspak.

    Shoqërimi i këtij fëmije në këtë fenomen do sjellë frytet e veta. Ato nuk do jenë të brfeta, me sot-me nesër, por duhet kohë. Vërtet që do përkushtrim kohe nga prindërit… Por, kjo bën pjesë në rolin tonë si prindër !



    *Tranzitor (kalues) = që shënon një moment ndërmjetës ose një transformation gradual që të shpie nga një sjellje në një tjetër.

    Për ta bërë si më të kuptueshme sendin tranzitor, do marr si shëmbull një fakt të thjeshtë që pak a shumë të gjithë ne të rriturit sot e kemi hasur në jetën tonë dikur. Kërkoni në kujtimet tuaja të fëmijërisë sigurinë që ju jepte prezenca e diçkaje prindërore ( një shalli, një trikoje, një imazhi etj kur keni qenë vetëm në shtëpi një moshë fëmijërore ose kur shkonit tek xhaxhallarët, tezet a hallat për pushime kohëgjata)…

    Mendimi im ky!

    Elna

    p.s. Kjo pyetje koençidoi pikërisht me të njëjtën temë që shtjelluam sot kursin e psikologjisë gjenerale për botën fëmijërore : "Objet transitionnel" ( sendi tranzitor) dhe theksi që u vu në rëndësinë e prezencës së këtij sendi, i cili në rastin konkret janë gishtat.

    Vështirësia që hasa në të shkruar ishte përshtatja e termave që janë të njohur në fushën e psikologjisë apo pedagogjisë por nuk janë ende të shqipëruara përshtatshëm ose unë nuk i kam integruar ende në gjuhën tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 21-12-2007 më 20:59

  7. #7
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Une kam vetem nje mendim ndoshta nuk eshte efikas por mendoj perpara se te flere,
    ti lidhni komplet pellemben e dores me fasho.
    Neqofte se gjate nates do te kerkoje te fuse gishtin ne goje, e para nuk do te mund te fute gishtin ne goje, e dyta ne qofte se do te tentoje te fuse nje pjese te dores , ecila eshte e mbeshtjelle me fasho nuk do ti pelqeje .
    Mund te jete i shqetesuar, ne fillim ndoshta nuk do te kete gjume te qete,por mendoj me kalimin e kohes mund ta heqe gishtin nga goja, pra vesin.
    Perse vetem naten, sepse naten ai eshte i pa ndergjegjshem per veprimin, icili mund ti eliminohet, dhe nata eshte pothuaj 8-9 ore pra nje kohe shume e gjate per te parandaluar vesin. Eshte nje ide e castit, por besoj nuk humbni asgje ne qofte se e provoni.Duhet ta bindni femijen te lidhe doren, duke i thene qe dora duhet te lidhet sepse doktori thote qe eshte mire te lidhet vetem naten.
    Ju uroj fat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niktironci : 22-12-2007 më 00:31

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Kto lyerjet me spec djegese, hurdher apo lidha e dores me fasho nuk punojn!
    Un qe thua ti cindy po flas nga eksperienca ime personale Ca skan bere prindrit e mi te me ndalonin kur isha e vogel po sia arriten qellimit atehere kur donin ata. Gistin ne goje ndalova ta fus kur doja une, jo kur donin ata...isha rebele une jo llafe!:P sa me shume ankoheshin ata une aq me shume kisha deshire.

    Vesin tim e ndalova kur isha afersisht 9. Un e coja gishtin ne goje vetem kur flija, ne shkolle se coja as nje here dhe mbaj mend tallesha me ato cupa qe e benin kte gje . Cuna te conin gishtin ne goje skisha pare ndo nje here te them te drejten. Nefakt gishtin e dores majt e coja ne goje kurse me gishtin tjeter dridhja flokun kur flija. Si femi mund te them qe atehere ndjeja nje tip sigurie kur e beja kte gje. Nuk e di pse po ishte dicka qe me bente te ndihesha shume rehat dhe safe.

    Pasojat:
    -mu shtremtuan dhembet
    -Mu be floku kacurel (nuk besoj te ket kjo te bej ne te vertet, po ndo nje here bej shaka me kte fakt sepse kur isha e vogel e kam patu flokun shume te drejt dhe tani e kam kacurel).


    Shoqa jote si prind duhet ti thot djalit here mbas here qe nuk eshte gje e mire dhe eshte turp ta bej ne shkolle (sidomos meqe femija qenka djal...se per vajzat eshte pak me e zakonshme). Duhet te sigurohet qe djali nuk ka shqetesime dhe nuk ka frike naten kur fle.


    good luck!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Përshëndetje…

    Thithja e gishtave nuk është ves/huq por është « fenomen tranzitor* ». Ky fenomen është më se normal në moshën e fëmijërisë. Studimin e këtij fenomeni e ka filluar Freudi nga një këndvështrim specifik. Më pas ka ndjekur Donald Winicot ( pediatër dhe psikanalist britanik) i cili ka studiuar lidhjen nënë-fëmijë dhe ka zhvilluar nocionet e « sendit tranzitor ose fenomenit tranzitor» dhe « hapësirës tranzitore ».

    Sipas Winnicot « Sendi tranzitor » është një send në të cilin fëmija lidhet kalimthi për të mbajtur lidhjen e nënës së papranishme (absente).

    Sende të ndryshme mund të bëhen të zgjedhur nga vetë fëmijët ( « copëra tekstilesh (qoshet e çërçafëve, këllëfëve të jastekëve, ndonjë napëz a shamizë) që fëmija thith ose i mban pranë gojës », ose një sekuencë vokale ( muzikë a këngë e preferuar…) por sendi i parë tranzitor ( ose fenomeni i parë tranzitor) janë gishtat e duarve.

    Roli i « sendit tranzitor apo fenomenit tranzitor » është një mbrojtje afektive kundër anktheve.

    Rëndësia e këtij « sendi apo fenomeni tranzitor » është kalimi nga varësia afektive në autonomie afektive. Arritja e kësaj autonomie ndihmon shumë zhvillimin global harmonioz të fëmijës.

    Destinacioni i këtij fenomeni është të zhduket për tu zëvëndësuar nga interesa të tjera.

    Për t’ju kthyer problematikës së fëmijës të përshkruar më sipër, bazuar në burime shkencore dhe personale nga praktika ime profesionale nxjerr në pah faktin që këtij fëmijë i është hequr e drejta e sigurisë afektive në moshë kritike duke e privuar nga vënia e gishtave në goje. Kjo nuk e ka lehtësuar aspak gjëndjen shpirtërore të këtij fëmije ( apo qindra a mijëra fëmijëve shqiptarë përfshi edhe tim vëlla qe ja hoqëm gishtin nga goja me teknikën e specit djegës).

    Këto teknika lënë pasoja afektive të mepasshme tek fëmijët të cilat mund të jenë: vështirësi shkollore, vështirësi relacionale, vështirësi vetbesimi etj.

    Vërtet është pak vonë vazhdimësia e prezencës së gishtave në gojë në moshën e këtij fëmije (8 -9 vjeç, mosha e tim biri ), por ja vlen më mirë vazhdimësia e këtij fenomeni sesa privimi i tij.

    Strategjia për pakësimin e vënies së gishtave në gojë mund të ketë disa etapa:

    -Fillon me faktin që së pari prindërit ta pranojnë këtë fenomen dhe rëndësinë afektive të tij

    -Më pas ti drejtohen fëmijës me një komunikim të përshtatshëm. P.sh marrjen e fëmijës në një moment të qetë dhe pa shumë prezenca të tjera rreth e rrotull pranë vetes ose mes krahësh (në gji) dhe drejtimi me ton të butë e të ëmbël dhe me një përzgjedhje fjalësh ku ti shpejgohet që është më e preferueshme që ai ta mbajë këtë xhest për periudhat e pushimit apo qetësimit në shtëpi dhe jo jashtë.

    -Pastaja angazhimi i këtij fëmije në aktivitete ose lojra manuale ku kërkohet pjesëmarrja e të dy duarve. Për shëmbull mbajtja e librit nga fëmija gjatë kohës që njëri nga prindërit i lexon një histori apo një përrallë:angazhimi në formë loje në kuzhinë pranë nënës, p.sh qerimi i patateve (me qerueset speciale që mbrojnë nga rreziku i prerjes së dauarve, jo thikave) ku njëkohësisht është pranë nënës së vet por edhe duart i ka të zëna:angazhimi me vizatime të ndryshme apo në ndonjë aktivitet sportiv me babain ( lojra me top apo xhiro me biçikleta).

    Mos të harrohet diçka shumë e rëndësishme : Përgëzmin pas çdo përpjekje sado të vogël që ky fëmijë mund të bëjë për pjesëmarrjen në aktivitete ku kërkohet pjesëmarrja e të dyja duarve. Kujdes me kritikat apo nënçmimet sepse vetëm e thellojnë problemin dhe nuk e zbusin aspak.

    Shoqërimi i këtij fëmije në këtë fenomen do sjellë frytet e veta. Ato nuk do jenë të brfeta, me sot-me nesër, por duhet kohë. Vërtet që do përkushtrim kohe nga prindërit… Por, kjo bën pjesë në rolin tonë si prindër !



    *Tranzitor (kalues) = që shënon një moment ndërmjetës ose një transformation gradual që të shpie nga një sjellje në një tjetër.

    Për ta bërë si më të kuptueshme sendin tranzitor, do marr si shëmbull një fakt të thjeshtë që pak a shumë të gjithë ne të rriturit sot e kemi hasur në jetën tonë dikur. Kërkoni në kujtimet tuaja të fëmijërisë sigurinë që ju jepte prezenca e diçkaje prindërore ( një shalli, një trikoje, një imazhi etj kur keni qenë vetëm në shtëpi një moshë fëmijërore ose kur shkonit tek xhaxhallarët, tezet a hallat për pushime kohëgjata)…

    Mendimi im ky!

    Elna

    p.s. Kjo pyetje koençidoi pikërisht me të njëjtën temë që shtjelluam sot kursin e psikologjisë gjenerale për botën fëmijërore : "Objet transitionnel" ( sendi tranzitor) dhe theksi që u vu në rëndësinë e prezencës së këtij sendi, i cili në rastin konkret janë gishtat.

    Vështirësia që hasa në të shkruar ishte përshtatja e termave që janë të njohur në fushën e psikologjisë apo pedagogjisë por nuk janë ende të shqipëruara përshtatshëm ose unë nuk i kam integruar ende në gjuhën tonë.

    Pergjigjen e problemit tuaj e keni marre ne postimin e mesiperm qe eshte edhe mendimi im .

    Ai femi ka mundesi te jete shkeputur shume shpejt nga gjiri i nenes dhe kete mungese e ka zevendesuar me thithjen e gishtit, qe nuk eshte vetem nje aspekt fizik por me shume psikologjik i marredhenieve nene femije .
    Femijes i duhet qendruar afer fizikisht dhe psikologjikisht duke i treguar me shume dashuri sic eshte thene edhe ne postin e mesiperm.

    Nje menyre e mire per te ndihmuar ne kete problem jane dhuratat me rastin e festave ta coj ne nje dyqan lodrash dhe ti blej ate qe deshiron ai pa bere llafe per cmimin t'ja blej dhe pik, keshtu qe femija do loze me te biles edhe do flej me te duke e shtrenguar fort , kjo loder do zhvendose psikologjikisht objektin e deritanishem me kete te riun dhe gjithashtu do ta liroje shpirterisht sepse i kujton dashuri dhe perkujdesjen e prinderve sidomos nenes, prandaj eshte mire qe ate dhurate tja beje nena e tij.

    Kjo loder do jete ura lidhese e re ndermjet femijes dhe prinderve femijet gezohen pa mase kur marrin dhurata te tilla dhe ju ngelet ne kujtese per gjithe jeten.

    Gocat e mia e kane dhomen e tyre plot me lodra e pellush dhe cdo nate kur flene marrin dicka me vete ne krevat, biles goca e vogel kur blen cdo gje te re edhe kepuc sandale apo rroba diten e pare fle me to dhe nuk pranon t'ja heqesh.
    larguar forever

  10. #10
    sindy
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    sa andej ketej
    Postime
    14
    ju jam shume mirenjohese per pergjigjet tuaja. ju them se ky femije, eshte mjaft inteligjent, eshte shume i shkathet dhe nuk eshte se eshte i vecuar dhe e perqendron vemendjen te gishti. Po ne momentin me te pare qe i krijohet mundesia, e ben kete gje.Edhe kur shikon televizor, madje edhe kur ben detyrat, me njeren dore shkruan, dhe doren tjeter e mban gishtin ne goje. Per sa i perket menyrave popullore(speci djeges ose hudhra) kane dhene rezultatin e tyre ne nje moshe me te vogel, kur ai ishte i pavetedijshem, kurse tani eshte e pamundur me te tilla gjera, sepse eshte i rritur dhe ben cmos per t'i shmangur. edhe nje here faleminderit.

Tema të Ngjashme

  1. Rruga Durrës-Kukës, shqetëson Maqedoninë
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 18:45
  2. Denoncoi trafikun, vret gruan dhe djalin
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 13:25
  3. Mban peng për 2 vjet brenda në shtëpi gruan dhe djalin
    Nga Lioness në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-08-2006, 14:42
  4. Daja i Klajdit: Djalin tonë e vranë “Çobenët”
    Nga FLORIRI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 06:32
  5. Ka kryer maredhenie seksuale me djalin e tezes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 09:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •