Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Tragjedia

  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Tragjedia

    Familja nga Gjakova ėshtė zhdukur nga flakėt e shkaktuara nga njė furnelė elektrike nė prizė. Do tė shkonin pėr Bajram nė Kosovė
    Sadete Gudaj dhe tre vajzat e saj janė asfiskuar nga flakėt e zjarrit nė banesėn e tyre tė varfėr



    TIRANĖ- Familja Gudaj kishte vendosur ta festonte Bajramin nė vendlindjen e vet, Gjakovė. Por njė fat i tmerrshėm ishte destinuar pėr ta. Nėna, bashkė me tre vajzat 1, 3 dhe 10 vjeēe u nisėn dje drejt Kosovės, por brenda katėr arkivolėve. Katėr pjesėtarėt e familjes Gudaj janė gjetur mėngjesin e djeshėm tė asfiksuar nga zjarri qė pėrfshiu gjatė natės banesėn e tyre. Ngjarja ndodhi rreth orės 02:00 tė mėngjesit tė djeshėm, nė rrugėn "Komuna e Parisit", nė papafingon e njė pallatishtatė- katėsh nė Tiranė. Njė furnelė elektrike e lėnė nė prizė shkaktoi flakėt e zjarrit qė dogjėn tė gjallė Sadete Gudajn, 30-vjeēe dhe tre vajzat e saj tė vogla, Djellza, Hajrie dhe Dafina. Forca tė shumta tė komisariatit tė policisė nr.1 dhe makinat e zjarrėfikėses mbėrritėn nė vendin e ngjarjes, nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme, por mjaft vonė pėr tė shpėtuar viktimat e kėsaj tragjedie tė tmerrshme.Punonjėsit e zjarrėfikėses mundėn tė shuanin flakėt e zjarrit, ndėrsa forcat e policisė nxorėn trupat e pa jetė tė familjes Gudaj. Pėr kėtė ngjarje u formua grupi i hetimor, i cili nisi menjėherė punėn pėr tė zbardhur rrethanat e rėnies sė zjarrit. Nga hetimet e para dyshohet se shkaku i ngjarjes ka qenė njė rezistencė ngrohjeje, e cila ishte harruar ndezur.

    Tragjedia
    Njė rezistencė elektrike qė i shėrbente familjes Gudaj pėr tė mbajtur ngrohtė tre fėmijėt e mitur, ėshtė bėrė shkak pėr tė shuar kėtė familje. Dy netė mė parė, teksa Sadete Gudaj pėrgatitej pėr udhėtimin qė do tė kryenin familjarisht tė nesėrmen drejt Gjakovės, duket se ka harruar ndezur rezistencėn e ngrohjes dhe pranė saj disa peshqirė pėr t'i tharė. Ajo, bashkė me tre fėmijėt e saj kanė rėnė pėr tė fjetur, ndėrsa kryefamiljari nuk ndodhej nė banesė. Disa orė mė pas dyshohet se peshqirėt qė ndodheshin pranė rezistėncės kanė marrė flakė. Fillimisht, flakėt e zjarrit kanė pėrfshirė divanet pėr t'u pėrhapur mė pas nė tė gjitha orienditė e tjera tė banesės. Tymi i ēliruar nga flakėt e zjarrit dyshohet se ka asfiksuar nėnėn 30-vjeēare dhe tre vajzat e saj, duke iu shkaktuar atyre vdekjen. Nga hetimet e policisė rezulton se 30-veēarja nuk ka mundur tė zgjohet pėr tė shpėtuar veten dhe fėmijėt e saj nga flakėt e zjarrit, pasi tymi ka bėrė qė fillimisht ato tė kalojnė nė gjendje shoku.

    Policia
    Forca tė shumta tė policisė janė lajmėruar se nė papafingon e njė pallati 7-katėsh ka rėnė zjarr. Menjėherė efektivat blu dhe paralelisht me to edhe zjarrėfikėset janė vėnė nė lėvizje pėr tė bėrė tė mundur shuarjen e flakėve tė zjarrit. Menjėherė pas shuarjes sė flakėve, forcat e policisė kanė hyrė nė ambientet e brendshme tė banesės, pėr t'iu ardhur nė ndihmė pjesėtarėve, por ndėrhyrja ka qenė e kotė sepse katėr vetė tė cilėt ndodheshin nė banesė kishin gjetur vdekjen. Trupat e pa jetė tė katėr viktimave tė tė njėjtit gjak u transportuan nė morgun e spitalit pėr ekzaminime tė mėtejshme. Ndėrkohė qė ekspertė tė policisė nisėn hetimet pėr tė zbardhur shkakun e rėnies sė zjarrit. Nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, policia ka konstatuar njė rezistencė e cila ndodhej nė prizė. Kėshtu nga konstatimet e para, policia ka bėrė tė ditur se shkaku i rėnies sė zjarrit dyshohet tė jetė pikėrisht rezistenca e harruar ndezur. Peshqirėt qė ishin vendosur pranė rezistencės me qėllim pė t'u tharė kanė marrė flakė. Megjithatė, burime zyrtare nga policia e shtetit thanė se po vazhdojnė hetimet pėr tė zbardhur me saktėsi shkakun e rėnies sė flakėve tė zjarrit qė shuan katėr jetė nė rrugėn "Komuna e Parisit".

    INTERVISTA

    Minushe Ymeraj pohon se dritat ikėn rreth orės 10, kohė kur nėna e vajzave mund tė ketė harruar furnelėn nė prizė

    Fqinja: Energjia elektrike vrau nėnėn dhe vajzat e saj
    TIRANĖ- Kishte dėgjuar zhurmė nė katin e sipėrm. Madje, nė orėt e para tė mėngjesit i kishte rėnė edhe derės sė fqinjes, por kurrėsesi nuk i kishte shkuar ndėr mend se katėr kate mė lart po zhdukej nė hi njė familje e tėrė. Minushe Ymeraj, rreth 70-vjeēe, banore e pallatit ku ndodhi tragjedia, tregon pėr gazetėn "Shekulli' se shkaku i vdekjes sė nėnės dhe tre fėmijėve tė saj ėshtė energjia elektrike. "Energjia elektrike i vrau. Dritat ikin dhe vijnė, orar pa orar. Mbrėmė ka plasur rezistenca e ngrohjes qė ka shkaktuar edhe zjarrin", -u shpreh e moshuara. Sipas saj, dy netė mė parė, vetėm pak orė para tragjedisė kishin ikur dritat, kohė qė mendohet se 30-vjeēarja Sadete Gudaj ka rėnė pėr tė fjetur, duke harruar tė heqė dhe rezistencėn nga kontakti me korentin. Kėshtu, pas dy orėsh ka ardhur energjia elektrike, ēka dyshohet seka ndikuar nė plasjen e rezistencės e cila ishte ndezur.

    Zonja Minushe, kur ndodhi tragjedia nė pallatin tuaj? A keni dėgjuar ju ndonjė zhurmė tė dyshimtė gjatė natės?
    Rreth orės 02:00 tė mėngjesit, dėgjova zhurma, por mendova se ndonjė lėvizje e fqinjėve tė rinj. Te pallati ynė ende nuk kanė ardhur shumė familje, kėshtu qė mendova se ndonjėra prej tyre po sillte plaēkat. Pak minuta mė vonė dėgjova tė binte dera e shtėpisė sime. Dola menjėherė dhe pashė disa persona tė zbrisnin me shpejtėsi shkallėt. I pyeta se ēfarė kishte ndodhur dhe pse i ranė derės sime, por dėgjova tė mė thoshin se kishin ngatėrruar derė. Mė vonė mėsova se kishte rėnė zjarr nė papafingo dhe kishin vdekur tė gjithė pjesėtarėt e familjes nga Gjakova, veē babait tė fėmijėve. Ai nuk ndodhej nė shtėpi.

    Keni mėsuar pėr shkakun e rėnies sė zjarrit?
    Thanė qė kishin harruar njė rezistencė ngrohjeje ndezur. Por unė them se energjia elektrike i vrau. Dritat ikėn mbrėmė dhe erdhėn pas dy orėsh. Nėna bashkė me fėmijėt do tė kenė rėnė pėr tė fjetur, kur nuk kishte drita dhe kanė harruar rezistencėn ndezur. Kur kanė ardhur dritat, rezistenca ka bėrė masė dhe do tė ketė plasur, se nuk ka mundėsi tjetėr.

    Prej sa kohėsh banonte familja nga Gjokava nė pallatin tuaj?
    Nuk kishin shumė kohė qė jetonin kėtu. Nuk e kanė mbushur vitin.

    Ku punonte bashkėshorti i Sadetes?
    Nė fakt, ne nuk kishim hyrje-dalje sepse ato ishin njė familje e ftohtė. Nė pėrgjithėsi, tė gjithė kėtu nuk shkojnė tek njėri-tjetri. Por kam dėgjuar se bashkėshorti i saj punonte roje, ndėrsa ajo vetė nuk punonte por mbante fėmijėt. Kam qenė vetėm njė herė nė shtėpinė e tyre dhe dukeshin shumė tė varfėr. Kishin vetėm pak mobilje nė shtėpi. Ndėrsa di qė sot (dje) si familje ata do tė niseshin pėr nė Kosovė pėr festėn e Barjamit.

    Ceremonia mortore, nė Gjakovė
    TIRANĖ- Si kurrė mė parė, nė morgun e spitalit "Nėnė Tereza" nė Tiranė, mjekėt po kryenin njėherazi ekspertizėn e katėr viktimave, pjesėtare tė sė njėjtės familje. Nėna dhe tre fėmijėt e saj u transportuan nė morgun e spitalit nė orėt e para tė ditės sė djeshme, ndėrsa nė mesditė janė nisur drejt Kosovės. Tė njohurit e familjes, si dhe kryefamiljari Ali Gudaj ndodheshin nė hyrje tė morgut, nė pritje tė pėrgatitjes sė trupave. Katėr arkivolė u nisėn dje drejt Gjakovės, ku do tė kryhet dhe ceremonia mortore.Tė afėrmit nė Kosovė kanė mėsuar dje pėr tragjedinė dhe kanė kėrkuar qė trupi i nėnės dhe tre fėmijėt e saj tė prehen nė Gjakovė. Ndėrkohė qė nga mjekėsia-ligjore mėsohet se vdekja e Sadete Gudaj dhe tre fėmijėve tė saj, Djellza, Hajrie dhe Dafina ka ardhur si pasojė e asfiksisė nga tymi i flakėve tė zjarrit. Ato kanė qenė nė gjumė nė momentin kur kanė rėnė nė gjendje kome, pėr tė mos u pėrmendur mė kurrė. K.Kotorri

    TRAGJEDIA

    Kryefamiljari Ali Gudaj lajmėroi policinė
    TIRANĖ- Pasi ka mbyllur turnin e punės, Ali Gudaj nuk shkoi drejt e nė banesė. Ai ka ndaluar nė njė lokal pėr tė pirė kafe me njė shok, e aty rreth dy orė pas mesnatės, Gudaj ėshtėnisur drejt shtėpisė sė tij nė rrugėn "Komuna e Parisit". Pa e ēuar kurrė nėpėrmend se ajo do tė ishte nata mė e tmerrshme e jetės sė vet. Sapo ka mbėrritur nė derėn e shtėpisė, ka nuhatur tymin tė dilte. Menjėherė, ai ka shpėrthyer derėn, por ishte shumė vonė pėr tė shpėtuar gruan e tij dhe tre vajzat. Tre vajzat e vogla tė tij ndodheshin nė tė njėjtin krevat. Asnjėra prej tyre nuk merrte frymė. Ato kishin vdekur pranė njėra-tjetrės, ashtu siē nėna e tyre i kishte vendosur pak orė mė parė pėr tė fjetur gjumė. Nė krevatin pranė ndodhej bashkėshortja e tij, edhe ajo kishte pėsuar tė njėjtin fat si vajzat e saj. Duke ulėritur dhe thėrritur emrat e tyre, Ali Gudaj ka tundur e shkundur vajzat dhe gruan, por asnjė pėrgjigje. Burime nga grupi hetimor nė komisariatin numėr 1 kanė pohuar se janė lajmėruar nga kryefamiljari, qė dje mbeti pa familje. Ai u mor nė pyetje nga policia, megjithėse kjo e fundit shprehet se Ali Gudaj ndodhej nė gjendje shoku. Ai me vėshtirėsi fliste, ndėrsa vetėm qante me ngashėrima pėr kėtė tragjedi.Pėr disa orė, ai ka pritur nė portėn e morgut tė spitalit pėr tė marrė nė dorėzim familjen e tij tė vdekur. Ata u nisėn drejt Kosovės, jo mė pėr festėn e Bajramit, por pėr njė mort tė rėndė.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    lajm shume i trishtushem
    zot ishalla sdegjojme me te tilla lajme
    JO SEKS PARA MARTESE

Tema tė Ngjashme

  1. Tragjedia e Qorrbelasė
    Nga ATMAN nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-12-2017, 04:45
  2. Sot 1 vit nga tragjedia e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  3. Pėrkujtohet tragjedia e Ēernobilit
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 14:14
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Tragjedia, vret dy fėmijėt dhe veten
    Nga Living in Vain nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 05:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •