Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Mali i shenjtė i Tomorrit

    Nga kulti pagan i majave tė larta, i pėrhapur nė gjithė Shqipėrinė, kulti i malit tė Tomorrit ka mbijetuar nė rrjedhė tė shekujve e tė ndėrrimeve fetare. Duke gėzuar njė prestigj tė veēantė nė botėn shqiptare, ai ka fituar atributin e malit tė shenjtė. Fakti qė ky mal nė gojėdhėnėn popullore, nė periudhėn antike e mesjetare dhe nė letėrsinė romantike pėrfytyrohet si Olimpi shqiptar, besoj se ėshtė dėshmi e njėsisė kulturore ballkanike.
    Tomorri ėshtė mali mė impozant nė Shqipėrinė e Jugut. Me majėn mė tė lartė 2416 metra, ai ngrihet vetmitar nė njė rrafshinė pa fqinjė qė ta rivalizojnė dhe zotėron kėshtu pamjen nga tė gjitha pikat e horizontit. Kjo e bėn atė madhėshtor, si e bėjnė tė bukur livadhet malore, e tė frikshėm majat e thepisura shkėmbore, humnerat e thella dhe stuhitė e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, qė u ngjit nė majė tė tij mė 1930, konstatoi midis tė tjerave se pelegrinėt besonin nė njė fuqi tė mbinatyrshme me seli nė atė majė e se betimi pėr Baba Tomorrin ishte mė i fortė se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim ėshtė mbeturinė e kultit pagan tė natyrės, brenda tė cilit kanė mbetur besimet e shqiptarit.
    Nė zhvillimet e mėvonshme etno-historike e fetare tė shqiptarėve, substrati pagan u tregua shumė i qėndrueshėm; ai mbijetoi si njė element i vazhdimėsisė sė traditės mitologjike ilire dhe si shprehje e njėsisė shpirtėrore tė tyre. Vendet e peligrinazheve tė epokės pagane dhe ritet pagane mbetėn po ato nė epokat e mėvonshme fetare, ndryshuan vetėm pėrfytyrimet qė lidhen me kėto rite, duke marrė njė veshje kristiane ose islame. Ky evolucion dhe stagnacion njėherėsh ėshtė karakteristik edhe pėr kultin e Tomorrit dhe ritet e pelegrinėve nė nderim tė tij.
    Pėr tė ardhur tek ekzaltimi romantik i shekullit XIX, kulti pagan i malit tė shenjtė tė Tomorrit kaloi dy faza, qė iu pėrgjigjėn dy periudhave tė historisė fetare tė shqiptarėve: periudhėn e lulėzimit tė kristianizmit dhe atė tė islamizmit. Por, sikur tė mos ekzistonin kėto dy faza, siē do ta provojmė mė poshtė, letėrsia romantike e Rilindjes shqiptare, u nis nga kulti pagan dhe mbeti te pėrmbajtja dhe pėrfytyrimi i tij primitiv mitologjik. Ajo ēka i shtoi kjo letėrsi kėtij kulti ishte fryma e ekzaltuar e romantizmit nacional.
    Pėr tė kuptuar ēka u tha duhet tė hapim kėtu njė parantezė tė shpejtė. Deri nė fund tė shek. XV, kur ra kėshtjella e fundit e rezistencės shqiptare, feja e shqiptarėve ishte krishtėrimi. Ata i pėrkisnin ritit katolik dhe ritit ortodoks. Pas vendosjes sė sundimit osman nė shek. XV, nisi procesi i islamizimit tė popullatės vendėse. Nė shek. XVII, 70% e shqiptarėve ishin kthyer nė besimin islam. Gjatė shek. XVIII njohu njė pėrhapje relativisht tė gjerė nė Shqipėri bektashizmi. Kėshtu qė shqiptarėt erdhėn nė epokėn e lėvizjes sė tyre nacionale tė ndarė nė katėr grupe fetare. Ata paraqiteshin tanimė si katolikė e ortodoksė nė minorancė dhe si myslimanė e bektashinj e synitė nė mazhorancė.
    Fati i kulteve pagane dhe i vendeve tė kėtyre kulteve nė Shqipėri ėshtė i lidhur me historinė fetare nė kėto treva. Sot nė Tomorr praktikohet kulti bektashi, por midis kėtij tė fundit dhe atij tė parit, kultit pagan, qėndron kulti i fesė qė ndan kėto dy periudha fetare, pra kulti i krishterė. Kėtė nuk e dėshmon vetėm tradita gojore pėr ekzistencėn e Kishės sė Shėn Mėrisė nė mal tė Tomorrit dhe pėr peligrinazhin e besimtarėve ortodoksė mė 15 gusht, ditėn e Shėn Mėrisė sė gushtit. Edhe nė maja tė tjera, nė veri, nė qendėr dhe nė jug tė Shqipėrisė, si nė majėn e Gjallicės e tė Pashtrikut, nė Shėn Llesh tė Krujės dhe nė majėn e Kėndrevicės sė Kurveleshit, pelegrinėt e krishterė festojnė po nė mes tė gushtit festėn e Shėn Mėrisė. Duke mos dashur ta thyejnė kėtė vazhdimėsi, bektashinjtė qė kanė pėrvetėsuar tė paktėn njė shekull e ca mė parė kultin e Tomorrit, e organizojnė pelegrinazhin nė majė tė tij po mė 15 gusht tė ēdo viti. Nė kėtė pelegrinazh nuk do tė merrnin pjesė, si marrin edhe sot, as synitė, as tė krishterė, sikur ky kult tė mos lidhej me njė traditė tė lashtė parafetare.
    Po sipas M. Hasluck bektashinjtė e pranojnė se kanė zėvendėsuar njė kult shumė mė tė vjetėr. Ata i besojnė gojėdhėnės se Haxhi Babai, duke parė pelegrinė qė ngjiteshin nė Tomorr ēdo mes gushti pėr t’iu falur njė hyjnie pagane, shkoi nė Qerbela, mori njė dorė dhe nga varri i vėrtetė i Abas Aliut, e hodhi nė majė tė Tomorrit dhe e konsakroi atė si varrin e dytė tė shenjtorit. Burime tė pavėrtetuara bėjnė fjalė pėr njė tyrbe tė vitit 1620 kushtuar heroit tė Qerbelasė, kurse teqeja bektashiane ėshtė ngritur mė 1916.
    Nga gjithė ky trashėgim pagan dhe postpagan, shkrimtarėt e Rilindjes Kombėtare ruajtėn bėrthamėn pagane dhe iu referuan admirimit gati mistik tė ndėrgjegjes popullore pėr kultin e malit nė fjalė. Me kėtė lėndė ata ndėrtuan mitin romantik tė malit tė Tomorrit, nė frymėn e idealeve patriotike.
    Pėr shkollėn e romantizmit shqiptar tė shekullit XIX, qė u pėrftua nėn ndikimin e fuqishėm tė lėvizjes mendore e politike pėr ēlirim nacional nga zgjedha osmane, poetizimi i traditave historike dhe evokimi i sė kaluarės heroike legjendare, fitonte pėrparėsi tė veēantė. Kjo ishte rruga e afirmimit tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve si banorė tė lashtė tė gadishullit. Por ky ishte edhe njė argument i njėsisė sė tyre shpirtėrore e kulturore. Feja, qė pėr popujt e tjerė tė gadishullit ishte njė faktor integrimi kombėtar, pėr shqiptarėt e ndarė nė disa besime ishte njė faktor disintegrimi. Nė kėtė mes nuk duhet harruar edhe fakti qė fetė e ndryshme nė Shqipėri ishin edhe pėrēuese ndikimesh tė huaja politike e kulturore. Duke mos qenė tė bashkuar rreth njė kishe, shqiptarėt duhet tė ishin tė bashkuar rreth njė miti kombėtar. Shkrimtarėt romantikė kėtė mit e krijuan me lėndė historike kur evokuan shekullin e qėndresės shqiptare qė lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut. Por e krijuan dhe me lėndėn e legjendės e tė besimeve tė lashta popullore, kur poetizuan kultin e Tomorrit.
    Pėr t’i dhėnė prestigj shkencor e thellėsi historike kėtij miti ata iu referuan trashėgimit antik. Toponimin Tomaros ose Tamari a Tmari qė del te Straboni dhe te Plini Secundi (Talar) si mal pranė Dodonės, pra si mal i Shenjtė, ata e lidhėn pa asnjė mėdyshje me Tomorrin e Shqipėrisė. Kėshtu kulti i Tomorrit u shndėrrua nė kultin e malit ku ka selinė perėndia e lashtė e shqiptarėve. "Shqiptarėt e moēėm, - shkruan poeti kombėtar Naim Frashėri, - besoninė Hyjninė, dhe nė malt tė Tomorrit ish falėtore e ti, qė thuhej Dodonė".
    Ky kult nacional i shqiptarėve nė letėrsinė romantike u kthye nė njė kult poetik tė cilit iu drejtuan shumica e shkrimtarėve romantikė si K. Kristoforidhi (1830-1895), Naim Frashėri (1846-1900), A. Z. Ēajupi (1866-1930), Asdreni (1872-1947), H. Mosi (1885-1933), N. Mjeda (1866-1937), etj.
    K. Kristoforidhi, themeluesi i prozės moderne shqiptare, shkrimtari qė solli nė shqip Dhjatėn e Re dhe shumicėn e shkrimeve tė shenjta, njėrit prej rrėfimeve tė tij mė tė bukura, Gjahu i malėsorėve (1884) i vė si nėntitull Hieja e Tomorrit, d.m.th. sipas etimologjisė qė jep ai, Perėndia e Tomorrit. Kjo prozė evokon perėndinė pagane tė shqiptarėve si mbrojtėse tė tyre qysh nga kohėt kur, si shkruan autori, Krishti e Muhameti nuk kishin ardhur nė botė.
    A. Z. Ēajupi pėrmbledhjen e tij mė tė rėndėsishme poetike e titulloi "Baba - Tomorri" (1902). Vjersha me tė njėjtin titull e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė ndėrtuar si njė dialog poetik midis autorit dhe baba Tomorrit qė ėshtė personifikuar si dėshmitar i ndodhive historike tė shqiptarėve dhe si njė orakull qė parathotė tė ardhmen e kombit.
    Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorrit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve. Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike. Sipas Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina. Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorrit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit). Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare. Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve. Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.
    Besoj se rasti i kultit tė Tomorrit nė letėrsinė romantike shqiptare ėshtė njė dėshmi e plotė e rolit qė kanė lojtur kultet pagane ose fetare tė popujve ballkanikė pėr ndėrtimin e miteve dhe tė simboleve tė tyre kombėtare.


    JORGO BULO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  4. Mali i Shenjtė i Tomorrit
    Nga ATMAN nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 04:59
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •