“Arte”: Shqiperia e varfer, kriminele, kanunore e mesjetare
“Arte”, per ato qe nuk e njohin eshte nje kanal dy gjyhesh ne frengjisht dhe gjermanisht. Ai eshte mjaft i ndjekur kryesisht per dokumentaret e reportazhet e shumte qe transmetohen ne te.
Se fundmi, me dt. 12 janar, ku kanal transmetoi nje reportazh mbi mafien e kanunin shqiptar. Reportazhi eshte realizuar ne Shkoder dhe ne te paraqitet dhe zonja Topalli e cila lavderon punen e shtetit shqiptar.
Fatkeqesisht, reportazhi tregon nje Shqiperi te varfer, kriminele, kanunore e mesjetare (term ky i perdorur nga gazetarja). Pavaresisht faktit qe keto jane deri diku te verteta te pamohueshme nga asnjeri prej nesh (kujto vetem vrasjet e ketyre 10diteve te fundit), reportazhi ne shume pjese te tija eshte i pasakte. Pa dhene asnje fakt, krimi i organizuar barazohet me totalitetin e popullsise shqiptare duke e cilesuar si nje “gjitheperfshires” i shoqerise shqiptare.
Per ata/ato qe flasin frengjisht (dokumentari eshte ne mes) :
http://plus7.arte.tv/fr/detailPage/1697660,CmC=1875242,scheduleId=1869848.html
Per ata/ato qe flasin gjermanisht:
http://plus7.arte.tv/de/detailPage/1697660,Grid=1640332.html
Ndoshta ndonje nga anetaret kane pasur mundesine ta shohin. Pershtypje?
Krijoni Kontakt