Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    O dashuri , Ti ske pleqni!

    ..Dashuri te bukur i urojme ciftit..



    Reporteri i "Reportazh" na raporton...

    ------------


    Si u njoh sheruesja popullore me kreun e ish-te burgosurve








    Halili: Ajo ndihmon tė gjallėt dhe tė vdekurit .

    Ēfarė pėlqeni mė shumė tek Sadetja?
    "Eshtė njė grua e pastėr e sjellshme dhe punėtore. Ajo ėshtė njė besimatare e devotshme dhe njė shėruese e shumė sėmundjeve. Eshtė gjithashtu njė grua bamirėse dhe me zemėr tė madhe. Ajo shėron njerėzit falas dhe bėn sevap duke larė tė vdekurit pa asnjė shpėrblim. Por mbi tė gjitha ajo din tė ndihmojė tė gjallėt. Pėr kėtė arsye tė gjithė e respektojnė".
    Disa mendojnė se nė moshėn 70-vjeēare ėshtė tepėr vonė pėr tė bashkėjetuar me ndonjė grua...
    "Kėtė e thonė ata qė nuk kanė mbrritur nė kėtė moshė. Mjafton tė them kėtu se unė takohem ēdo ditė me politikanė tė ndryshėm dhe kam nevojė pėr shėrbim, larje, shplarje, hekurosje, etj".

    70 vjeē. Ēfarė ndodh nė kėtė moshė me ndjenjat e dashurisė ndaj gruas
    "Pleqėria ėshtė rinia e dytė. Njeriu mund tė dashurojė nė ēdo moshė, por ndjenjat nuk mund t'i komandojė siē bėn me arsyetimet. Kur lind afrimiteti, njeriu duhet tė japė vendimin. Njė libėr i fundit qė ka bėrė bujė nėpėr botė titullohet "Thuaji zemrės 'po". Unė vetė nuk e kam mbaruar sė lexuari por mund tė them se ėshtė ndėr mė tė mirėt".
    Nėse Sadetja nuk do ta pranonte propozimin tuaj, si do tė vepronit?
    "Faktikisht ajo e pranoi, sepse arsyetonte dhe ndjente njėlloj si unė".

    Sadetja: Halili, njeriu qė kam ėndėrruar

    Pėrse vendosėt tė lidheshit me Halilin, nė moshėn 65 vjeēare?

    "Mua mė ka vdekur burri para 35 vjetėsh. Gjatė gjithė kėsaj kohe kam punuar me nder pėr tė rritur dy fėmijėt e mi. Duke pasur besimin e plotė tek Zoti i madh qė ėshtė nė qiell, kėtė gjė e kam arritur, duke ruajtur besnikėrisht nderin e tim-shoqi. Por erdhi njė moment kur vetmia nuk ėshtė e lehtė pėr t'u pėrballuar. Erdhi pra, momenti kur unė kam nevojė pėr tė bashkėpunuar me njė njeri, nė mėmyrė qė tė konsultoj me tė, veprimet dhe gjykimet e mia".
    A keni gjetur tek Halili, karakteristikat e njeriut qė keni ėndėrruar?
    "Po. Halili ėshtė njė njeri paqėsor dhe i pėrkryer. Atė e duan tė gjithė shokėt dhe ēdo njeri qė e njeh e vlerėson pozitivisht. E them me plot gojėn se jam shumė e kėnaqur me tė".
    Si e kaloni kohėn e lirė sė bashku?
    "Ne nuk kemi shumė kohė tė lirė, sepse unė jam e zėnė gjatė gjithė ditės me vizita ndaj tė sėmurėve, tė cilėt i shėroj dhe i rikthej nė gjendjen e tyre tė pėrditshme. Edhe Halili ėshtė i zėnė me punėt e shoqatės dhe vazhdimisht ėshtė i shoqėruar me gazetarė e politikanė".
    A jeni zėnė ndonjėherė deri nė atė masė sa t'ju dėgjojnė komshijtė?
    "Asnjėherė. Tė gjithė e dinė mirė dhe mund t'ju thonė se sa harmoni ka familja jonė".




    Atė mbrėmje ai vinte nga Parlamenti, ku politikanėt i falen ligjit. Ndėrsa ajo vinte nga Xhamia e Etem Beut, ku myslimanėt i falen Zotit. Ishte pikėrisht muaji janar i vitit 2002, ora 18.00, kur dy tė dashuruarit filluan tė masin kohėn me rrahjet e zemrave, ashtu siē kishte ndodhur dikur nė rininė e tyre tė hershme. Halil Kurti ishte 70 vjeē, ndėrsa Sadetje Tukiēi, 65 vjeē. Ata qė kundėrshtojnė proverbin se "dashuria nuk njeh moshė", duhet tė trokasin nė shtėpinė e tyre pėr tė kuptuar se nė pleqėri emocionet e dashurisė janė mė tė shumta se sa nė rini, ndėrsa puthjet janė po aq drithėruese sa edhe nė moshėn 16-vjeēare. Sepse ēdo dashuri e re ėshtė nė fund tė fundit njė arsye e plotė pėr tė menduar qė jeta ėshtė e bukur.

    Takimi
    "Halili po dilte nga Parlamenti me vėllanė e Skėnder Gjinushit, ndėrsa unė sapo kisha mbaruar lutjet e darkės nė Xhaminė e Etem Beut". Kėshtu e nis rrėfimin e saj pėr njohjen me Halilin, Sadete Tukiēi, e cila punon si mjeke popullore e shumė sėmundjeve psikologjike e seksuale. Mė tej Sadetja thotė se Halili iu drejtua asaj nė emėr dhe i kėrkoi ndihmė pėr tė vizituar e mjekuar njė motėr qė kishte nė Krujė. "Pėr tė mė siguruar se ishte njeri i ndershėm ai kėrkoi qė udhėtimi ynė nė Krujė tė shoqėrohej edhe nga ndonjė persone e tretė, por unė nuk pata aspak frikė nga sytė e tij paqėsorė dhe prandaj pranova tė shkoj e vetme pas tij", vijon Sadetja. Dhe ēuditėrisht, ndėrsa bota ėshtė e mbushur me miliona historira pėrdhunimesh e ngacmimesh seksuale, midis tyre kishte ndodhur ajo qė nuk pritej. Halili nuk e kishte ngacmuar nė asnjė rast gjatė rrugės, e madje ishte treguar tepėr korrekt e xhentil me tė. "Pasi shėrova motrėn e tij nė Krujė, u kthyem nė Tiranė dhe kur arritėm tek shatėrvani unė i kėrkova leje tė largohesha, pasi kisha njė vizitė nė rrugėn "Bardhyl", por ai mė tha, "jo, mos ikė". Kėshtu rrėfen Sadetja historinė e lidhjes me njeriun e saj tė zemrės, me tė cilin mė vonė kishte vendosur tė jetonte e tė vdiste nė emėr tė dashurisė, paqes e mirėkuptimit.

    Propozimi
    "Kur po ktheheshim, pranė shatėrvanit ajo mė kėrkoi leje tė largohej, por unė i thashtė tė mos ikte sepse kisha dy fjalė tė fundit pėr t'i thėnė". Kėshtu vazhdon rrėfimin e ngjarjes, Halili, pikėrisht aty ku e la atė Sadetja. "Pėr t'i shfaqur propoziminin, tim, nė fillim e ftova tė pinim njė ēaj sė bashku, por ajo, nė fillim nuk pranoi dhe mė pas u bind se kisha pėr t'i thėnė diēka tė rėndėsishme", shton Halili. Mė tej biseda e tyre ėshtė zhvilluar nė tryezė, ku kamarjerėt dhe bufetjerėt kanė qenė dėshmitarė tė njė bisede tė pazakontė. Nė ato tavolina ku tė rinjtė e tė rejat pinin konjak e putheshin pa druajtje nė sy tė klientėve tė tjerė, njė ēift simpatik tė mosharish kish nisur njė bisedė dashurie. "Ne duhet tė jetojmė bashkė sepse kemi nevojė pėr njeri-tjetrin". Ky kishte qenė pėrfundimi i bisedės. Pastaj ata kishin dalė jashtė, ku binte shi dhe ku vetėtimat shkarravisnin qiellin me dhjetra hieroglife adresash, ndėrsa Halili e kish pyetur Sadeten: Cila ėshtė adresa e shtėpisė tėnde". Por pak kohė mė vonė tė dy kishin filluar tė kėrkonin nė Tiranė njė shtėpi me qera pėr tė lidhur pėrfundimisht jetėn dhe vdekjen me besnikėrinė ndaj njeri tjetrit. Dhe pikėrisht poshtė njė ēatie, larg zogjve, dėshmitarėve, parlamentarėve dhe hoxhallarėve, ēifti kishte realizuar puthjen e parė.



    Halil Kurti, kryetar i shoqatės sė ish-tė Dėnuarve dhe Persekutuarve Ordinerė

    Fėmijėt

    Sadete Tukiēi ka dy fėmijė, njė djalė e njė vajzė. Me kohė ajo ėshtė bėrė gjyshe dhe shpeshherė i gėzohet zėrave tė nipėrve e mbesave qė i kėrkojnė t'i tregojė ndonjė pėrallė. Burri i ka vdekur para 35 vjetėsh, ndėrsa gjatė gjithė mungesės sė tij, ajo ėshtė falur njerėzisht qė shpirti i tij paqėsor tė shkojė nė parajsė. Nga ana e tij, Halil Kurti ka 5 fėmijė tė martuar e tė trashėguar me plot nipėr e mbesa. Ai madje ka ende tė gjallė gruan e tij nė Burrel, ku ajo gjendet e sėmurė dhe lėngon nė shtrat prej shumė vitesh. Pėr kėtė, nė mėnyrė krejtėsisht tė njerėzishme ajo i ka dhėnė leje me kohė Halilit qė tė martohet, ose tė bashkėjetojė me ndonjė grua tjetėr. Sepse thonė se nė pleqėri, gruaja ėshtė mė e domosdoshme se sa nė rini. "Para se sa tė merrja vendimin pėrfundimtar unė kam pyetur fėmijėt dhe gruan, tė cilėt ranė dakort qė tė merrja nė shtėpi njė grua tjetėr", thotė Halili. Arsyet e pamundėsisė sė gruas sė parė pėr t'i shėrbyer lidhen me gjendjen e saj shėndetėsore.

    Historia

    Kjo ėshtė njė histori e zakonshme pėr mijra dhe miliona njerėz nė botė, por nė kushtet e zhvillimeve shoqėrore tė Shqipėrisė veēohet si e ēuditshme. Faktikisht, marėdhėniet e ēiftit janė tepėr njerėzore me njė besnikėri absolute midis njeri-tjetrit. Vetė Halili nuk shikon asnjė femėr tjetėr nė rrugė, ndėrsa Sadetja njihet prej kohėsh pėr karakterin e lartė dhe korrektesėn e saj. Madje ajo, falė aftėsive tė saj ka ndihmuar tė bashkohen edhe shumė ēifte tė rinjsh, tė cilėt nė momente tė caktuara kanė pasur periudha krizash. Tani gjendja e tyre ekonomike ėshtė pėrmirėsuar dhe tė dy kanė celular. Por Sadetja e cila ka shumė kėrkesa nga tė sėmurėt, nė numrin e saj, 0692384693, pret sidomos tė dėgjojė zėrin e Halilit. "Ai ėshtė shumė i zėnė me problemet e shoqatės sė ish-tė persekutuarve tė e dėnuarve ordinerė, (jopolitikė), prandaj gjatė gjithė ditės ka takime me zyrtarėt e lartė tė shtetit, pėr tė zgjidhur hallet e anėtarėve tė shoqatės", thotė Sadetja. Nė kėtė kuadėr, Halili thekson se kjo shoqatė kėrkon "shpėrblimin e punės sė papaguar tė diktaturės, njohjen e kėsaj pune pėr pensionin dhe integrimin e rehabilitimin e tyre nė jetėn shoqėrore". Vetė Halili ėshtė duke pėrjetuar njė periudhė tė lumtur tė jetės sė tij, por ai thotė se shqetėsohet pėr tė gjithė anėtarėt e tjerė tė kėsaj shoqate.

    Kush ėshtė Halil Kurti

    Halil Kurti ėshtė kryetar i shoqatės sė ish-tė Dėnuarve dhe Persekutuarve Ordinerė. Ai ka lindur nė fshatin Karricė tė Matit, mė 3 mars tė vitit 1932. Shkollėn fillore e ka kryer nė Karicė, ndėrsa tetėvjeēaren e tė mesmen nė Burrel. Mė pas Halili ka kryer studimet e larta nė Fakultetin Ekonomik, nė degėn Ekonomi Kontabėl, nė Tiranė. Pas studimeve ka punuar nė Burrel nė sektorin e administratės publike. Nė vitin 1974 ka kryer dėnimin me burg, (me akuzė pėr vrasje) ku ka dalė nė vitin 1986. Menjėherė pas pėrfundimit tė dėnimit ka punuar si dizenjator me rrogė nė minierėn e Kromit nė Batėr, (atje ku kreu dėnimin). Nė vitin 1992 themelon shoqatėn e ish-tė burgosurve ordinerė, (jopolitikė), ndėrsa nė vitin 2002 ka hedhur kandidaturėn pėr President tė Shqipėrisė.


    Kush ėshtė Sadete Tukiēi?

    Sadete Tukiēi ėshtė njė grua rreth 65 vjeē, por datėlindja e saj e saktė nuk dihet, sepse nuk ėshtė fiksuar nė gjendjen civile. Ajo rrjedh nga njė familje me tradita shkodrane dhe ėshtė motra e kėngėtarit tė mirėnjohur Ibrahim Tukiēi. Gjatė fėmijėrisė sė saj ka mėsuar si autodidakte turqishten dhe arabishten, ndėrkohė qė babai dhe nėna kanė qenė hoxhallarė. Ajo ka pėrvetėsuar metodat popullore dhe fetare tė shėrimit tė disa sėmundjeve dhe aktualisht punon nė shtėpinė e saj pėr tė vizituar pacientėt. Dikur ka punuar nė Kombinatin e Tekstileve dhe pėr shumė kohė ėshtė marrė me edukimin e fėmijėve nė kopshte e ēerdhe. Aktualisht, banon pėrballė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “Partizani” dhe merr njė pension tė zakonshėm nga shteti.




    ---------------------


    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 28-11-2002 mė 06:38

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Se shpejti do te kemi nje feste te re!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 26-11-2002 mė 21:02
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shtojzovallja
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    ne planetin e quajtur toke
    Postime
    4
    Brari

    Ke harruar Tosin dhe Xho-xhonė more ti. Shėmbulli mė i freskėt i thėnies qė dashuria nuk ka kufinj moshe apo bukurie.

    Me respekt Shtojzoja.

Tema tė Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  3. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25
  5. Eshte komedi apo tragjedi ?
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 12:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •