Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 313
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Jeta e Skėnderbeut pėrmes dokumentacionit ekzistues nga arkivat

    Elsa Demo
    Marte, 11 Nentor 2008 11:07:00


    Jeta e Skėnderbeut pėrmes dokumentacionit ekzistues nga arkivat e Venecies, Milanos, Mantovės, Dubrovnikut dhe sidomos Zadarit ku nuk ka shkelur asnjė autor shqiptar. Njė vepėr ku figura e vėrtetė historike nuk konfirmon heroin e teksteve tė shkollave apo imazhin e tij nė hapėsirėn shqipfolėse Oliver Jens Schmitt paraqiti dje nė sallėn e mbushur me replika historike veprėn “Skėnderbeu” qė pretendohet tė sjellė nė aspektin shkencor edhe njė model kritik tė historiografisė pėr ēėshtje tė rėndėsisė kombėtare pėr shqiptarėt. E megjithatė ishte njė takim topitės sepse askush nga kolegėt shqiptarė nuk e kishte lexuar veprėn me mbi 550 faqe. Edhe njė farė replike (e llojit “unė mik e kam por po ia them) me tezat e historianit vjenez, profesorit tė ri tė Universitetit tė Evropės Juglindore, u bė nė mėnyrė jo profesionale dhe me hipoteza tė tipit qė krahasonin motivin e hakmarrjes tė Skėnderbeut ndaj Sulltanit, me motivin e hakmarrjes sė Wilhem Tell-it. Kjo vepėr me titullin thjesht “Skėnderbeu”, ėshtė herėt tė recensohet dhe pėrtypet nga audienca me gjithė dokumentacionin e pasur arkivor mbi bazė tė cilit ėshtė synuar tė shkruhet jeta e Skėnderbeut pėrtej historive tė shumta dhe kujtesės qė na lidh tash 5 shekuj me tė. Dy vjet para, ndėrsa Schmitt e kishte pėrfunduar “Skėnderbeun”, gjen dokumentin qė e e vitit 1484 qė e detyron historianin tė rishohė krejt nivelin e jetės personale tė heroit. Dokumenti i zbuluar nė arkivat e Milanos, dėshmonte se cili ėshtė motivi qė ky fisnik renegat i pagėzuar i krishterė, i konvertuar nė mysliman, i rikthet fesė sė tė parė dhe bėhet mbrojtės i krishtėrimit, madje “athleta christi”. Dhe nė fund tė fundi, kjo figurė qė “edhe sot nuk perceptohet dot pa emocione”, siē shkruan historiani vjenez, qė jetoi nė njė epokė ku shndėrroheshin kohėt, siē u pėrmend shpesh dje pėr Arbėrinė mesjetare, bėhet madhėshtore nė sytė e Schmitt-it sepse: Skėnderbeu nuk kishte pėr qėllim krijimin e njė shteti shqiptar nė periferi tė perandorisė osmane, por shkatėrrimin e perandorisė, pastaj krijimin e njė mbretėrie arbėre, mbretėria e epirit nė Ballkanin perėndimor. Kjo ėshtė pėr mua me tė vėrtetė themelore. Ideja pėr krijimin e shtetit ishte, por pas shkatėrrimit tė armikut. Intervista Zoti Schmitt, nė ē’mėnyrė njė dokument mundi tė ndryshojė rrjedhėn e studimit tuaj tė pėrfunduar tashmė, dokument qė ju detyroi tė rishkruanit gjysmėn e veprės “Skėnderbeu”. Rėndėsia e dokumentit ėshtė qė tregon pėr herė tė parė shkakun personal tė Skėnderbeut pėr t’u rebeluar: Babai i tij u vra nga sulltani. I detyruar nga zakoni Skėnderbeu, vendosi tė kryejė hakmarrje, tė marrė gjakun nga familja e Sulltanit. Natyrisht kjo nuk mund tė shpjegojė gjithė kryengritjen qė kishte njė dimension mė tė gjerė dhe mė tė madh. Unė isha i detyruar ta rishkruaj librin sepse ky dokument ndryshon tė paktėn nė nivel personal veprimtarinė e Skėnderbeut. Kjo ėshtė e qartė. Nė jetėn e historianit ėshtė shumė i bukur ky lloj zbulimi dhe, natyrisht, isha i kėnaqur qė librin s’e kisha botuar dhe mund tė ndryshoja karakterin e tij. Ndonjė koleg juaji shqiptar e quajti motivin e hakmarrjes si tė “letėrsisė kalorsiake”, si tek Ėilhelm Tell-i, njė motiv “i pabesueshėm” pėr tė ēuar tek kryengritjet e mėdha tė heroit. Ky dokument ėshtė mjaft i saktė sepse i tregon njė audience pėr ambasadorin e Skėnderbeut disa muaj pas rėnies sė Kostandinopolit. Ėshtė e qartė qė njė ambasador i Skėnderbeut ka nevojė pėr njė argument shumė tė fortė pėr tė shpjeguar se pse Arbėria kėrkonte ndihmė dhe mbėshtetje me njė ushtri tė Papės. Dhe papa mund tė reagonte pėr njė argument si ēėshtja fetare, por ambasadori nuk e ka pėrdoror kėtė lloj argumenti. Mund tė themi qė ishte pak naiv sepse ka treguar historinė siē ishte, sepse nuk kishte motiv tė vepronte ndryshe, e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr ambasadorėt milanezė: nuk kishin motiv pėr tė ndryshuar historinė. Kanė treguar vetėm atė qė amabsadori i Skėnderbeut i ka prezantuar Papės. Ju pėrmendėt qė koncepte si besa, apo edhe hakmarrja, kanė qenė koncepte qė Skėnderbeut nuk ia njohėn dhe nuk ia vlerėsuan apo besuan aleatėt. Shembulli mė i mirė ėshtė ekspedita e Skėnderbeut nė Itali. Mbreti i Napolit Alfonsi V vdiq (1458) dhe biri i tij Mbreti Ferdinand, kishte konflikt me njė pretendent francez. Nė mendimin politik perėndimor, Skėnderbeu nuk ishte i detyruar tė dėrgojė ushtri ose tė komandojė personalisht njė ushtri nė Itali sepse besa midis mbretit dhe Skėnderbeut mori fund me vdekjen e mbretit. Por sipas mendimit tė Skėnderbeut ideja qė Mbreti Alfons e ka ndihmuar nė njė situatė shumė tė vėshtirė, nė rrethimin e parė tė Krujės, e detyronte qė edhe pa njė besė, tė ndihmojė birin e mbretit. Pra edhe koncepti politik, edhe koncepti i mentalitetit midis Italisė nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr Arbėrisė mesjetare, ishte shumė i ndryshėm. Vetmia e tij nė vdekje dhe fama e pėrjetshme pas vdekjes. Ėshtė njė paradoks? Nuk ėshtė paradoks, sepse flasim pėr nivele tė ndryshme. Niveli i parė ėshtė niveli historik, Skėnderbeu si burrė politik dhe jeta e tij qė pėrfundon me njė disfatė ushtarake. Nė fund tė jetės ai ka krijuar edhe njė kolaps demografik sepse Sulltani dhe ushtritė osmane e kanė shkatėrruar Arbėrinė tė paktėn zonėn e Tumenishtit, zonėn e Krujės, tė Matit, zonėn e Dibrės dhe kanė vrarė ose deportuar afro 65-75% tė banorėve. Ky ėshtė kolapsi demografik. Kemi si provė dokumentet osmane, dokumentet e Skėnderbeut, dokumentet perėndimore qė tregojnė tė njėjtėn histori. Nė tjetėr nivel ėshtė miti i Skėnderbeut si ideali i udhėheqėsit tė luftėtarėve nė malėsi jo vetėm pėr shqiptarėt po edhe pėr sllavėt e jugut sepse ai ka pėrjetėsuar idealin e luftėtarit dhe udhėheqėsin karizmatik nė Ballkan, nė tė njėjtėn kohė edhe si “athleta christi” nė perėndim dhe si ideal e burrė shteti nė Venedik. Pra nuk ėshtė njė paradoks, por ėshtė njė kalim nga njeriu historik tek miti. Skėnderbeu mbinatyror si tek kjo sallė e mesjetės nė Muzeun Historik Kombėtar e mbushur me replika, a nuk janė dėshmi qė shkenca e historiografisė shqiptare ėshtė nė krizė, sepse ėshtė e pashkėputur nga depolitizimi i djeshėm? Tė gjithė monumentet qė njohin shqiptarėt nė Shqipėri, por edhe ato qė janė eksportuar nė Kosovė dhe nė Maqedoni, janė prodhime tė realizmit socialist. Kjo ėshtė njė tendencė, njė trajtim i artit nėn komunizėm. Pėr fat tė keq nė Shqipėri nuk ka njė traditė artistike tė para luftės dhe tė gjithė shqiptarėt njohin vetėm njė traditė. Mendoj qė kėto monumente kanė njė mesazh shumė tė ashpėr dhe jo shumė njerėzor. Skėnderbeu ishte njė njeri i jashtėzakonshėm, por nė radhė tė parė ishte njeri, jo monument. Edhe historianėt e epokės komuniste kanė krijuar njė Skėnderbe me shembullin e Enver Hoxhės, si paraardhės i Enver Hoxhės. Kanė krijuar edhe idenė e njė vendi tė izoluar, shumė tė vogėl, idenė qė Shqipėria ka mbijetuar vetėm me forcat e veta. Natyrisht qė kjo ishte dhe ideologjia e epokės sė Hoxhės, por nuk ka tė bėjė me realitetin mesjetar. Historianėt qė tani po diskutojnė pėr interpretimin e historisė duhet tė kuptojnė me ēfarė metodologjie ėshtė operuar. Ėshtė koha pėr njė kritikė historiografike. Prof. Luan Malltezi tha se pėr tė pėrgatitur historianė qė tė punojnė nė arkivat e botės, aponė Vatikan ku njė ditė kėrkim ėshtė shumė e kushtueshme, duhen sidomos para. A ėshtė kjo mėnyrė pėr tė kapur kohėn e humbur me deficite tė mėdha nė shkencėn e historisė? Me tranzicionin, me kalimin nga socializmi nė demokraci, shkenca shqiptare ka humbur njė brez, njė gjeneratė tė tė rinjve. Natyrisht janė edhe shkaqet ekonomike qė mund tė shpjegojnė kėtė fakt. Nga ana tjetėr, historianėt edhe nė Evropė nuk janė si biznesmenėt, anėtarėt mė tė pasur tė njė shoqėrie. Dmth nė situatėn aktuale bursat janė pėr historianėt, pėr shkencėtarėt e rinj, njė rrugė dhe njė gjė e rėndėsishme. Shkenca duhet tė jetė edhe atraktive, sepse duhet tė tėrheqė mė tė mirėt. Stili juaj i tė rrėfyerit u ēmua nė veēanti. Si mund tė bėhet tėrheqėse historia? Magjepsja e shkencės, e historisė nė kėtė rast, duhet tė ketė njė nivel intelektual, por duhet tė ketė edhe njė nivel shumė personal. Kjo ėshtė magjia e historisė dhe e tė kaluarės. Pėr mua, me “Skėnderbeun” ėshtė pėrvoja e dytė. Dikur ajo qė mė kishtetėrhequr nė historinė e shqiptarėve ka qenė izolimi i saj. Kjo ka ngjallur kuriozitetin time pėr kėtė vend.

  2. #42
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Mire mer Sabah08 e lexova ket postimin ne lidhje me Oliver Smitdt dhe kam lexu shume per te kohet e fundit.E kam porosit librin nga Austria ne gjermanisht dhe do me vije keto 2-3 dite dhe do e lexoj por prap jam me mendjen se si perralla e Hirushes do jete.Nejse hidhi nje sy se ke ketu ne forum me shume material per kete zvicerianin.E ke ketu

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    [QUOTE=white-knight;2080054]Mire mer Sabah08 e lexova ket postimin ne lidhje me Oliver Smitdt dhe kam lexu shume per te kohet e fundit.E kam porosit librin nga Austria ne gjermanisht dhe do me vije keto 2-3 dite dhe do e lexoj por prap jam me mendjen se si perralla e Hirushes do jete.Nejse hidhi nje sy se ke ketu ne forum me shume material per kete zvicerianin.E ke ketu[/Quote-Mor zotni i nderuar ne rast se ti mundohesh ta mbrosh nje here figuren e skenderbeut[nuk e di se ku ndodhesh me banim por besoj se ndodhesh jashte shqiperie] une kam detyrim dy here ti dal per zot asaj figure historike sepse ndodhem ne shqiperi.por figuren e skenderbeut ne si shqiptare duhet ta pranojme pa paragjykime fetare tek te mirat e tij dhe duke nxjerre mesime nga deshtimet e tij.Tungjatjeta!

  4. #44
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Mor zotni i nderuar ne rast se ti mundohesh ta mbrosh nje here figuren e skenderbeut[nuk e di se ku ndodhesh me banim por besoj se ndodhesh jashte shqiperie] une kam detyrim dy here ti dal per zot asaj figure historike sepse ndodhem ne shqiperi.por figuren e skenderbeut ne si shqiptare duhet ta pranojme pa paragjykime fetare tek te mirat e tij dhe duke nxjerre mesime nga deshtimet e tij.Tungjatjeta!
    Ne Shqiperi jetoj megjithse leviz shume por ketu i kam rrenjet.
    Tani nga gabimet nxirren mesime,por libri i ketij zoterise ne fjale nuk ka si qellim te nxjerri keto gabime ne pah por te nxjerri nje Skenderbe tjeter,te pa interesuar per atdheun,dhe nis nje lufte vetem per hakmarrje personale.E nxjerr si plan dytesor ne koken e heroit Mbreterine Shqiptare ku qellimi i vetem i heroit ishte shkaterrimi i Perandorise Osmane e jo krijimi i Mbreterise Arberore.
    Tani ky liber do shfrytezohet nga shume veta per arsyet e tyre propagandistike qe nje dreq e di se ku perfundojne.Vjen shkrun nje Otoman Selman dhe na thot qe Skenderbeu kishte prirje per aleanca me sllave dhe ngaterron epoken historike.Ngaterron qe sllavet ne ate periudhe i kishte hyre frika deri ne palce nga turqit dhe mundoheshin te benin aleanca me te dyja krahet si me turq si me shqiptare madje edhe me hungareze.
    Une nuk i besoj shume c fare shkruajne te tjeret per Shqiperine sepse historia me ka mesuar qe te huajt nuk jane edhe aq pro kesaj Nene Shqiperi.E kane treguar ne te gjitha epokat historike.Prandaj dyshoj qe edhe ky zoteria zvicerian eshte nje nga ato njerez qe po mundohet te ndihmuar edhe nga pseudo patriote shqiptare qe te lidhin komunizmin me figuren e Skenderbeut.Me ane te kesaj lidhjeje vrasin 2 zogj me nje gure,duke hedhur poshte komunizmin,hedhin edhe Skenderbeun qe u be Hero Kombetar ne vitin 1965.Por harrojne qe Hero Kombetar nuk e bene komunistet por e bene shqiptaret.Skenderbeu ka qene hero ne te gjitha epokat historike pas tij.Ka qene nje legjende per c do shqiptar,nje objekt frymezimi ne levizjen kombetare dhe nuk ka ngelur nje zvicerian qe te shkruaj per te.
    Ne fund dal ne mendimin tim qe nuk ka njeri ne bote qe e njeh me mire Shqiperine se vete shqiptari.

  5. #45
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Ardian Kosi ka zbuluar emrin e vertete te babait. Ivan!!!!!

  6. #46
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ivan!!!!!
    Kush Ivan?Ai i tmerrshmi i Rusise?

  7. #47
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pjese nga intervista e Kadarese dhene Gazetes Shqitare
    ...................................
    Njė polemikė e gjatė dhe e ashpėr ishte ajo mes jush dhe Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarėve. A keni diēka tė re pėr tė shtuar mbi kėtė debat?

    Debatet me Rexhep Qosen mbi identitetin europian tė shqiptarėve, janė tė njohura nga shtypi dhe nuk kam asgjė tė re pėr tė shtuar. Kam shprehur mendimin tim se jemi popull europian dhe duhet tė jemi pjesė e familjes europiane. Qose mendon se jemi gjysmė pėrgjysmė. Nėse turpi nuk do na mbetet pėr ēmitizimin e figurės sė Gjergj Kastriotit, do na mbetet pėr kėtė ēėshtje. Tė ngresh tezėn se njė popull e ndryshon identitetin e tij pas njė pushtimi, ėshtė njė gjė e turpshme.

    Si i vlerėsoni tezat historike tė hedhura pėrgjatė kėtyre viteve, njė pjesė e tė cilave e ēmitizojnė figurėn e Heroit tonė Kombėtar?

    Kjo dukuri ėshtė njė nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorė qė janė pėrpjekur ta bėjnė kėtė gjė nė mėnyrėn mė tė pafytyrė. Problemi ėshtė shumė i thellė dhe themelor pėr kombin shqiptar. Tė ēmitizosh figurėn e Gjergj Kastriotit, do tė thotė tė bėsh sulm kundėr konceptit tė lirisė. Duan tė na mbushin mendjen se Gjergj Kastrioti ka qenė njė figurė negative e historisė shqiptare. Kjo ėshtė njė histori e vjetėr nė shėmtinė e saj. Ka pasur teza pėr kėtė ēėshtje. Teza e parė ėshtė krijuar nga fqinjėt tanė rreth 200-300 vjet mė parė. Para tyre, kėtė tezė e kishin ngritur turqit, se pėr ta, Gjergj Kastrioti ėshtė njė renegat, tradhtar dhe armik. Ka pasur pėrpjekje dhe nga pjesa renegate e popullit shqiptar qė janė bashkuar me kėtė tezė, se janė tė dėrrmuar nga kjo pjesė. Tė jesh kundėr Gjergj Kastriotit, do tė thotė tė parapėlqesh robėrinė para lirisė dhe Shqipėria do tė ishte vendi i parė nė Europė qė do ta bėnte kėtė. Vendi ynė do tė ishte i pari nė Europė qė do t'i vinte njė njollė tė madhe dhe tė shėmtuar historisė, qė nuk do tė hiqej nė shekuj. Njerėz perversė me shpirt pseudointelektuali, janė bashkuar nė kėtė fushatė kundėr Gjergj Kastriotit, i cili ėshtė figura qė simbolizon bashkimin e Shqipėrisė me Europėn. Fushatė mė tė turpshme nė histori nuk ka pėr tė pasur dhe nėse e pranojmė, do tė jemi kombi mė pa dinjitet nė Europė./Gazeta Shqiptare/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #48
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Replikat Kadare -Qosja ėshtė njė tem tjetėr.

    Mirėpo mbase u pėrmend kėtu:
    Dallimi nė mes Qosjes dhe Kadaresė , mendoj qėndron nė atė se , i pari ėshtė realist e i dyti ka njė dozė tė romantizmin nė lidhje me identitetin kombėtarė.

    Le tė shikojm rreth nesh dhe nuk ka nevoj tė na bind asnjėri nga kėta kolos kombėtarė pėr atė se sa jemi evropian .
    Njė shok i imi (ėshtė ekonomist dhe fliste me %), para diku 20 vjet , thoshte " Ne jemi diku 10% pėr evropė, e pjesa tjetėr ėshtė pėr lugin tė amazonit"(me njė gjysėm shaka). E kan kundėrshtuar , duke u pėrpjekur qė pėrqindjen pėr evropė ta rris(atėher i thoja jemi diku 50-50). Sot kur kjo pėrqindje duhet tė ishte 90 me dhe pėr evropen, me keqardhje mund tė them se nuk qėndron.

    Ndoshta jemi diku kah 20-30% pėr evropė.
    Na duhet shumė punė tė bėhemi, jo tė tregojm , jo tė themi me fjal se jemi evropian, por me punė , kulturė , pra me vepra.

    Qosja asnjėher nuk ka thėn qė ne nuk jemi perėndimorė!


    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KILI MERTURI : 17-11-2008 mė 15:54
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    #37

    Citim:
    Postuar mė parė nga sabah08
    O kaqol a ke jetuar ndonje dite ne shqiperi qe nuk e di qe enver hoxha eshte hero I popullit?Si skenderbeu edhe enver hoxha.

    Sabah-llkhir, o saba…, po ku na dole more sabaudin ti e te na tregosh Shqiperine!
    Ne se kam jetuar ndonje dite ne Shqiperi? Kjo po qe eshte e bukur…, per fat te keq e kam njohur enver bacen tend nga aq afer aq sa po te ta thosha sa, do te vinte nje ēike cmire ty, po aq sa me vjen neveri mua…!
    Per here te pare e kam pare ne 78’ , pastaj e shihja disa here ne vit, per dekada, per nje Maj, por ka ndodhur qe edhe e kam pare ne shtepi te tij ( ne ballkon ), ku shkoja tek nje vajze e klases per vizite, ēte bej une qe ne te gjitha heret qe e pashe, nuk mu duk si hero, ishte me te vertete udheheqesi por jo “heroi i popullit”. Deri tek homazhet ne kuvendin popullor kam qene ( gjithnje me organizim ) , por diten qe ai ktheu patkojte , une vete i katert shkuam per ta festuar nga liqeni…
    Nuk ke faj ti jo, sot elemente qe me dashje ulin poshte gjigande si Gjergji, duke arritur deri ne nje paralelizem me bac enverin tend. Nuk e di nga e polle kete, qe te barazosh enverin me Skenderbeun.
    Me duket sikur po shoh “Portokalli”, pasi shpesh shikojme prane njeri tjetrit figura si Ismail Qemali me Isa Boletinin, Skenderbeun …., deri tek sala…, eshte tragjike qe ka njerez qe edhe pse me nje ironi te holle, te arrijne deri aty sa te barazojne midis tyre figura si keta.
    Por qe enver heroin tend, nuk e kishin ende propozuar …, ti je i pari, ty te takon edhe e drejta e autorit. Fakti qe ti me postimin te tend te pare flet aq ulet per kryefiguren tone kombetare, pastaj si per te devijuar me dashje, na shton edhe enverin, duket qarte qellimi perse je antarsuar ne kete forum te nderuar, ke hapur nje akaunt me vehte, qellimisht vetem per kete teme. Bravo!
    Nuk di perse me sulmove dhe ne ē’fare do te mund te te ndihmoje per s’qarim ne postimet e mia, por per faktin qe ty te pelqen te barazosh enver heroin tend, me Gjergj Kastriotin e shqiptareve, kjo me fal por me duket si pak e tepruar. Gjergji perfaqeson kombin shqiptar, eshte krenaria jone, eshte kujtimi qe la nder shqiptaret e Italise, pasi kjo figure ka kontribuar aq sa ty as te shkon nder mend, per mbijetesen qe pati nder arbereshe…, jo me kot u be edhe simboli i indipendences per shqiptaret e Shqiperise, por gjithnje e ruajtur mire nder arbereshe, ishte heroi i tyre pa eshte edhe i joni…!
    Per enver heroin tend, s’kam asgje per te thene, ah po, ishte kasapi i shqiptareve, mallkuar qofte kujtimi i tij…, turp e faqja e zeze per ke e ngre ne piedistal, sot me deshire dhe pa imponim!!!
    Ore nikollaqke qe qenke bere disident tani si kofini pas te vjeli meriton nje flete lavderimi per ato trimerita qe paske bere,se paske festuar andej nga liqeni per vdekjen e enver hoxhes.Ato perralla tregoja ndonje adoleshenti qe nuk kishte lindur ate kohe.Edhe neqoftese je gezuar per vdekjen e tij per momentin kur e ke degjuar lajmin,ne anen tjeter besoj se je tmerruar se mos te tradhetonte fytyra e te merrnin vesh dhe pastaj te tridhnin nga *****.Ne ate kohe per mungese informacióni dhe nga propaganda e gjithaneshme komuniste,shqiptareve u ishte shplare truri dhe vetem duartrokisnin arritjet e partise me shokun enver.Ti qe paske jetuar ne tirane,besoj sot e kesaj dite i ke duart me kallo nga duartrokitjet e shumta qe ke pas bere ne ato dekada kohore.Krishterimi perendimor te paska indoktrinuar aq shume sa arrin te ofendosh vllezrit e tu myslimane me lloj lloj epitetesh duke i barazuar me turq.Shqiptaret e vertete asnje here nuk kane vene paresore fene dhe kjo ka qene celsi i tolerances fetare qe ekziston ne shqiperi.Me hapjen e shqiperise dhe dyndjen e shqiptareve drejt perendimit me duket se krahas eksperiencave pozitive nje pjese e shqiptareve te krishtere qe ndodhen jashte kufijve kane rene pre e luftes kunder terrorizmit dhe terroristet kane filluar ti kerkojne ne rradhet e vllezerve te tyre shqiptare duke i kercenuar dhe ofenduar me lloje te ndryshme epitetesh.Nje gje nuk duhet harruar shqiptaret ne shqiperi e kane ruajtur dhe do ta ruajne tolerancen fetare dhe ato thirrje qe bejne disa per prishje te kesaj harmonie fetare do te bien ne vesh te shurdhet.Ne dac me dit per enver hoxhen as me plas fare por disa paralele midis skenderbeut dhe hoxhes ekzistojne megjithse kane jetuar ne periudha te ndryshme kohore.Sipas kohes qe kane jetuar ata mbeten ne histori me te mirat dhe deshtimet e tyre.Persa i perket skenderbeut duhet te dish qe krahas punes per bashkim kombetar ,per interesa personale ai ka zhvilluar edhe luftra vellavrasese midis shqiptareve.Vlen te theksohet lufta qe ai ka bere kunder dukagjinasve.Sic dihet ne shqiperine veriore ekzistojne dy kanune:ai i lek dukagjinit dhe ai i skenderbeut.Praktikisht keto kanune ishin dy kushtetuta qe mbulonin zonat e influences pasi ne dime se skenderbeu nuk sundoi mbi shkodren dhe kosoven.Persa u perket arberesheve ata vertet mund ta kujtojne skenderbeun ,por per shqiperine atyre as ua ndjen fare.Arbereshet tashme jane asimiluar dhe jane kthyer ne italiane.Ne ekranet televizive te tiranes kemi pare shume arbereshe duke dhene intervista ne gjuhen italiane dhe duke mos arritur te flasin nje fjale te vetme shqip.Per keta arbereshe e pate fjalen more nikollaqke?Me ngjan se ne rrugen e ketyre je futur edhe ti nikollaq.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Ju falemnderit Iliria e Para !
    Aty me siper juve na sollet nje postim nga gazeta shqiptare, interv. nga Kadare...

    Se besoj qe po te shkruhen edhe 10000 faqe en kete forum asnje fjale nuk i hiqet deklarates se Kadares; nuk ka spjegim me te menēur dhe me te drejte rrethe figures se heroit tone kombtar Gjergj Kastriotit...;pra ne duhet ta ruajm e ta mbrojmi ne qdo menyre nga te gjithe ata antikombtar qe ne bashkepunim me disa te huaj si me kete Shmitin mundohen te deformojn figueren e heroit kombtar, ne iu themi atyre turp ju qofte !
    mos i bleni libra te tilla se infektoheni...

    Shih njehere sa per mrekulli autore te medhenje nga tere europa se si e zdritin figurene Gjergj Kastriotit
    po tani per shkaqe gjoja politike disa kalamaj si ky aytori i ri 35 vkeēar gjoja na del duke ngjeshur me e
    butė jo ashtu jo keshu jo shqiperia e jugut te krishteret etj..; me qellim te vetem si nje nejri i shitur.


    http://renesancailire.blogspot.com/2...au-secour.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 17-11-2008 mė 20:10
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #51
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina Lexo Postimin
    Kush asht Marin Barleti pos nji PRIFT
    Mrin Barleti ishte turpi i krishtit.

  12. #52
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    Mrin Barleti ishte turpi i krishtit.
    Agjentet e Turqise po dynden ne vendin tone. Po kjo nuk eshte tema e pershtatshme per te folur per kete fakt, se ndyhet kjo teme e arte.

  13. #53
    Krishterimi perendimor te paska indoktrinuar aq shume sa arrin te ofendosh vllezrit e tu myslimane me lloj lloj epitetesh duke i barazuar me turq.
    Atehere e gjithe ēeshtja qenka ketu, kush njeh Skenderbeun si renegat, ose si spiun te Vatikanit, si vellavrases, si nje njeri qe luftoi vetem per egoizmin e tij, si aventurier, hakmarres, etj, atehere ky na qenka i nje feje te caktuar, pra na qenkerka nje shqiptar i "vetete", kurse ne te tjeret qe e njohim si heroin tone legjendar, si simbolin e qendreses kunder invazionit anadollak, ai qe i dha emer Shqiperise dhe shqiptareve ne shekuj, neve jemi ata te indoktrinuar qe duke mbrojtur figuren e Gjergj kastriotit, ofendojme vellezerit tane musulmane..., bravo, e paske kuptuar,aferim te qofte.
    [QUOTE]Nje gje nuk duhet harruar shqiptaret ne shqiperi e kane ruajtur dhe do ta ruajne tolerancen fetare dhe ato thirrje qe bejne disa per prishje te kesaj harmonie fetare do te bien ne vesh te shurdhet.
    [QUOTE]
    Pra, ata qe flasin keshtu si une, pra neve nikollaqet, jemi ata qe prishin tolerancen..., buuuuu!
    por disa paralele midis skenderbeut dhe hoxhes ekzistojne megjithse kane jetuar ne periudha te ndryshme kohore.Sipas kohes qe kane jetuar ata mbeten ne histori me te mirat dhe deshtimet e tyre.
    Ti je i vetmi qe ben paralelizma midis tyre, ndoshta ka edhe te tjere, por jane shume pak, po keshtu ti je i vetmi qe sheh ne jeten e Gjergjit, deshtime..., se nga te vijne keto ide, nje Zot e di, por qe jane dashakeqase, kete se luan as topi, duket sikur ke shfletur defteret e portes sublime..., ku ne shkrimet e tua, ka nje ton urrejte, pasi kjo duket edhe kur ti ben barazvleresim midis figures me te ndritur te te gjitha koherave, me figuren me te urryer te kombit, pasi ti shprehesh keshtu ;
    Ne dac me dit per enver hoxhen as me plas fare por disa paralele midis skenderbeut dhe hoxhes ekzistojne
    , me kete nenkuptohet qarte edhe konsideraten qe ke per njerin dhe per tjetrin, duke i bere paralelizma dhe barazuar!Qofsh ti qe je, por mos u mundo te flasesh per te gjithe ne shqipot, per te gjithe muslimanet shqiptar, per te gjithe historianet e botes, mjaftohu me shprehjen per mua personlisht Skenderbeu ishte keshtu e keshtu.

    Arbereshet tashme jane asimiluar dhe jane kthyer ne italiane.
    Te ishe ti sa gjysma e tyre, ne do te mereshim vesh shume me mire, por me ngjake me teper me ata qe i detyruan qe te largoheshin..., nese ata jane krenare per preardhjen e tyre, ti na vjen e na thua te kunderten, po a ke njohur ndonje ti? Perjashto ketu televizorin...!
    Dua ta mbyll keshtu, ata qe veteakuzohen si bere ti me siper, me duket se edhe vetdenohen, pasi njeri nuk te tha ( te pakten une ), as turk, as arab, apo tjeter, por thjesht nje njeri me dije te pakta per sa i perket arkitektit te vetedijes dhe aparteneces kombetare, vetem kaq!
    Te tjerat i the vete, mbaji per vete...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 19-11-2008 mė 08:47

  14. #54
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    Mrin Barleti ishte turpi i krishtit.
    Mos e vrit mendjen otoman

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 19-11-2008 mė 09:12

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin


    Te ishe ti sa gjysma e tyre, ne do te mereshim vesh shume me mire, por me ngjake me teper me ata qe i detyruan qe te largoheshin..., nese ata jane krenare per preardhjen e tyre, ti na vjen e na thua te kunderten, po a ke njohur ndonje ti? Perjashto ketu televizorin...!
    Dua ta mbyll keshtu, ata qe veteakuzohen si bere ti me siper, me duket se edhe vetdenohen, pasi njeri nuk te tha ( te pakten une ), as turk, as arab, apo tjeter, por thjesht nje njeri me dije te pakta per sa i perket arkitektit te vetedijes dhe aparteneces kombetare, vetem kaq!
    Te tjerat i the vete, mbaji per vete...
    Neve as qe duhet perpjekur ti citojmi tipa te tille, ku e dijmi ne se per ēfare patroni punojne keta njerez ?
    nese paguhen mire keta jane ne gjendje edhe te ndrrojne kombesin e lere me te mohojne vlerat e te madhit Gjergj Kastrioti...

    Pra mos t'iu pergjigjemi fare ti injorojmi keta anti kombtar.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #56
    Krishterimi perendimor te paska indoktrinuar aq shume sa arrin te ofendosh vllezrit e tu myslimane me lloj lloj epitetesh duke i barazuar me turq.
    Me turq barazohen te gjithe ata myslimane qe poshterojne simbolet kombetare, siē behet edhe ne kete teme. Nje shqiptar nuk kerkon te uli poshte figuren e heroi te kombit, Gjergj Kastrioti. Vetem nje turk e ben kete. Sa per vllazeri, kurre nuk e ndiej veten fis me turkun.

  17. #57
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Shqiptarėt duhet tė njohin rrugėt e bashkėpunimit, dialogut dhe mirėkuptimit vetėm nėn ambrellėn e realiteteve historike, histografike dhe sociopolitike.

  18. #58
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    Shqiptarėt duhet tė njohin rrugėt e bashkėpunimit, dialogut dhe mirėkuptimit vetėm nėn ambrellėn e realiteteve historike, histografike dhe sociopolitike.
    Po pse si e kan njohur deri tani?

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Replikat Kadare -Qosja ėshtė njė tem tjetėr.

    Mirėpo mbase u pėrmend kėtu:
    Dallimi nė mes Qosjes dhe Kadaresė , mendoj qėndron nė atė se , i pari ėshtė realist e i dyti ka njė dozė tė romantizmin nė lidhje me identitetin kombėtarė.


    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    يمكن التحدث الله اﻷلبانية جداً
    ......................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 19-11-2008 mė 18:21
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Conquistador Lexo Postimin
    Me turq barazohen te gjithe ata myslimane qe poshterojne simbolet kombetare, .

    Ti a merr pjes ne ket "te gjith" ?
    me at nenshkrim arab ne fund ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastrioti ndikoi ne rrugen e qyteterimit europian
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-06-2006, 17:35
  2. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Kosova
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:19
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •