Ferit Ramadani



KUR’ANI - POROSIA E MADHE




Kur flitet e shkruhet pėr njė vepėr siē ėshtė Kur’ani – Famėlartė, fjala e All’llahut xh.sh., i pėrmbledhur dhe i shpallur pėr njėzet e tri vjet nga frymėzimi dhe porosia qė e pėrcolli Pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s , nuk mundet tė mos theksohet boshti i pėrshkrimit unikat qė pėrbrenda ēėshtjes sė zhvillimit njerėzor trajton shumė risi , ndėrsa nėpėr breza , trajtohet qoftė pėrmes mishėrimit shpirtėror tė popujve, qoftė pėrmes inkuadrimit institucional tė sistemeve qė bėhen bartės tė imponuar pėr ta zgjėruar botėkuptimin e fesė. Edhe pėr fenė Islame janė prezente mendimet e tilla. Megjithatė, Kur’ani, nė Islam ėshtė njė vepėr qė ka mishėruar Urtinė – kur shkalla e prapėsisė shfaqej dhe shfaqet dita sot, pėr hir tė rrethanave tė zhvillimit tė xhelozisė pėr tė dominuar njėri mbi tjetrin. Kur’ani institucionalizon tė Vėrtetėn dhe qėndron kundėr tė pavėrtetės qė krijohet nėpėr aparate e rende tė ndryshme tė sistemeve shoqėrore e shtetėrore . Kur’ani edhe pėr nga aspekti praktik e sendėrton tė Drejtėn kundrejt synimeve qė tė rrėnojnė me padrejtėsi qė rrėmbejnė pėrmasat e pėrditshmėrisė sonė.

Gjatė gjithė kėsaj kohe sa kaloj, 14 shekuj, Kur’ani, kur e kur, pati tendenca qė pluhuri i harresės ta mbulojė e ta fshijė pa gjurmė e pa nishan. Kur e kur, Kur’ani kaloj nėpėr zgripe e katandi . Por, sot, e paskėtaj, Kur’ani shfaqet e do tė shfaqet si Porosi e Madhe , ku njeriu do ta kuptojė dhe do ta ndjejė ēdo tė thotė jeta, do ta kuptojė dhe do ta ndjejė gjallėrinė dhe vakumin e krijuar nga ata qė u pėrpoqėn ta zbehin , por kurrė ta mposhtin, apo ta nxjerrin nga binarėt e Ligjit preciz tė Krijimit tė Gjithėsisė, e cila, do tė jetojė e do tė zhvillohet pėr aq sa ia ka nda All’llahu . Edhe pse, gjatė kėsaj tė kaluare shekullore, pėr Islamin pati tendenca tė ngushtimit, Kur’ani pati ngulitje nė frymėmarrjen shpirtėrore tė njerėzimit, i cili, nė shumė variante pėrpjekjesh e ruajti dhe e kultivoi moralin qė ta bėjė jetėsimin e pėrballimit me gjithēka se: Mbi tė gjitha Kur’ani ėshtė fjala dhe vepra e Gjithmėshirshmit, Mėshiruesit, Fuqiplotit – All’llah!

Brendia e njė domethėnie pėr nga kuptimi i tė rrėfyerit, tė jep tė kuptosh tėrė qėndresėn e pėrhershme tė Krijimit tė Gjithėsisė. Kjo dėshmi u bėhet ritual i pranimit tė gjithėve por, e pranojnė ata njerėz tė urtė tė brezave qė ngado tė shkojnė do tė pėrballen me parandjenjėn se: All’llahu i ruan nga e keqja sa herė t’i lutesh, ndėrsa, pėr ēdo ēast ua shikon gabimet, ndaj, ata ruhen nga ato. Nė kėtė klimė dhe nė kėto rrethana tė jetės ėshtė pėrforcuar ndjenja se binarėt e kėsaj qėndrese mbahen me zbatimin e rregullt tė detyrave kryesore tė Islamit, gjegjėsisht , me zbatimin e sharteve tė Islamit. Vetėm atėherė pretenduesi i kėtij niveli mundet t’i arrijė, t’i prekė, mbase edhe t’a hapė derėn e Xhennetit, qė tė hyjė e tė prehet nė botėn e Ahiretit .

Gjithė kjo ėshtė sfida e shpalljes se si do tė bėhet pėrulja ndaj Krijuesit , i cili, ua bėn tė mundur dhe ėshtė tolerues pėr pamundėsitė qė, jeta ua nxori njerėzve . Kjo shkallė e pėrhershme e mirėkuptimit dhe e trajtimit qė i pėrfill drejtė veprimet dhe lutjet e njerėzve qė punojnė nė bazė tė Kur’anit i shpie ata nėn ndikim tė drejtė pėr drejt tė All’llahut, prej ku lind e zgjerohet rrethi i bashkėpunimit, i bashkėjetesės dhe synimeve tė pėrhershme tė bashkėsive tė njerėzve qė duan mirėqenie dhe zhvillim tė vlerės sė barazisė.

Shikuar nga ky kėndvėshtrim, nė prizmin e trajtimit del haptazi se Kur’ani nė vete jo vetėm qė i ka tė gjitha, por, duke pasur edhe kodin special ai njėkohėsisht i hap ēėshtjet dhe flet pėr to me tabanin e fortė tė elokuencės se hapi i pėrparimit dhe shkalla e krijimit tė njė lumturie nuk i takon vetėm kėsaj jete tė materializuar, por, ka edhe mė shumė se kaq qė shpie deri te arritja e lumturisė shpirtėrore, e cila, lumturi arrihet atėherė kur krijesa e Gjithmėshirshmit, Mėshiruesit, Fuqiplotit - All’llahut , Njeriu , tenton qė nga fitimi qoftė nė dituri e, qoftė nė pasuri ta shpėrndajė atė drejtė dhe me njė qėllim qė t’i ndihmojė tė tjerėt pėr aq sa ai ka mundėsi dhe pėr aq sa , tė tjerėt prej tij kanė nevojė. Nė mėsimet e Kur’anit, jo rastėsisht ėshtė bėrė shtyllė kryesore detyra e Zeqatit, sepse, krijon mundėsitė e boshtit prej ku nis rrjedha e kanalit tė ndihmave qė u del brezave nė pėrballime kur janė tė vėnė nė relacionin e gjendjeve: I pasuri – i varfėri; i punėsuari – i papunėsuari; i riu – plaku; prindi – fėmija. E, nė shumė raste janė nė pėrballje i shėndoshi – i sėmuri.

Nė kėtė rrethxhirim shprehet gjithė trajtimi i racionalitetit tė Kur’anit qė krijon relacione pėr tė vėrtetėn e ndodhive jetėsore, mbase, prej saj ndėrlidhet edhe me pasojat se ēka mund t’u ndodhė po atyre brezave nėse ata, pėr hir tė gjendjes qė kanė dhe pozitave qė arrijnė nė pushtet, bėhen pėrbuzės tė detyrave tė pėrcaktuara nė Islam, apo predikues tė veprimeve dhe tė furnizimeve me mall haram. Nė kėtė segment ku bashkėveprojnė njerėzit duke kryer detyrat e Islamit, ashtu siē trajtohen nė Kur’an, krijohet njė linjė e pėrgjithėsuar e njėsimit se , ashtu siē ėshtė shahdeti, namazi, ramazani e haxhxhi, detyra shpirtėrore, trupore e materiale , po aq si detyrė e njėkohėsisht, ėshtė obligim edhe zeqati, i cili pėrgjatė jetės sė njeriut qyshkur lind , rritet , zhvillohet e plaket, ai, ka nevojė pėr t’u ndihmuar, e njėkohėsisht , nė kėtė periudhė, ka mundėsi edhe tė ndihmojė… !





1. LIDHJA E TREFISHTĖ NĖ KUR’AN





Vlera e tė shprehurit nė Kur’an ėshtė e njė domethėnie tė veēantė. Aq mė e theksuar bėhet ajo kur hy nė jetėsimin praktik tė pėrditshmėrisė. Qyshkur platformėn e Islamit e predikonte Muhammedi a.s., ai e pėrjashtoi tutelėn e dorės sė fortė. Kėshtu, fitoi njė pėrmasė tė madhe krijimi i bindjes dhe urtisė qė sado qė rrjedh koha , bėhet qartėsimi ndėr breza se njė qėndresė e tillė ka mundur t’i bėjė ballė batėrdisė sė jobesimtarėve , apo kundėrshtarėve tė Islamit vetėm nėse shfaqja e tij ėshtė bėrė pėrmes atyre qė vėrtetė ishin tė shenjtė. Nė kėtė dimension fitohet pėrshtypja se Kur’ani me aktualitetin dhe me funksionalizimin qė merr, tek njerėzimi, krijon hapėsirėn e veprimit tė Islamit se ėshtė njė e vėrtetė qė duhet, njė e drejtė legjitime dhe njė urti parimore. Nė kėtė lidhje trefishe tė kėtij kulmi del se Kur’ani nė vete pėrfshi botėkuptimin e njė ēlirimi rrėnjėsorė, esenca e sė cilit mbėshtetet nė domethėnien se : Ai qė lind – vjen nė jetė – ndaj duhet tė ketė tabanin e njė arsyeje pėr zhvillim , qė mbėshtetet nė atė se sa ia ka fal All’llahu ta arrijė atė. Pavarėsisht prej kėsaj, se ku ėshtė i pėrkufizuar nga tė parėt e tij, njeriu, duhet ta gjejė vetveten. Ndėrsa, nė mėsimet e Kur’anit ai ka mbėshtetje pėr tė fituar nivelin se ai i cilėsdo ngjyre, race apo gjinie qoftė, ėshtė njeri.

Por, ēėshtja e sė kaluarės dhe e pėrditshmėrisė sonė ushqehet dhe ngryset me pėrmasa tė influencave tė ndryshme qoftė pėr hir tė besimeve apo tė mosbesimeve. Mbase kjo pėrmasė bėhet edhe ma e theksuar kur del influenca e dominimit tė bllokut politik apo influenca e dominimit tė bllokut tjetėr fetar. Ėshtė njė e vėrtetė e pėrhershme se Islami nuk e ka ngritur kurrė dorėn e dominimit pėr tė realizuar qėllimin dhe interesin e vet qė tė fitojė prestigj. Edhe kur ėshtė ndeshur nga rryma tė forta qė patėn qėllim tė pėrcaktimit tė karakterit nė besim, e pastaj, pėr hir tė njė “emancipimi” tė shkallės sė lartė tė njeriut dhe zhvillimit ekonomik qė krijohej, zhvillohej propaganda qėllimkeqe dhe goditėse e Islamit. Realiteti praktik edhe pse diktonte mirėqenie tė tepruar , ai binte nė sjellje, binte nė moral.

Kur’ani me mėsimet e tij ėshtė faktori ma i madh si tė mbrohesh nga e keqja. Ai ėshtė nė mospajtim tė pėrhershėm me shtrembėruesit e sharteve tė Islamit. Pėr hir tė atyre dukurive tė kėqija u nxitėn dhe u rrėmbyen nga valėt e turbullta tė arsyes shumė breza tė njerėzimit dhe krijuan shterpėsi nė gjendjen shoqėrore. Me, njė fjalė, e mbushėn atė me dhembje, plagė e tragjedi. Megjithatė, gjithė ata qė ishin prijės tė kėtyre tundimeve , si pėrfundonin kur ishin nė pragun e vdekjes. Ata, edhe dita sot ri pėrsėriten. Shfaqen gjithkah. Ata pėr hir tė pushtetit turren tė zaptojnė kulltukė qė prej asaj pozite ku influenca ėshtė e madhe, bėjnė trysni pėr gjithēka duke harruar se dalin nga besimi, nga Islami. Ata, nuk mbesin as nė kornizat e kombit, gjuhės, traditės. Ata kėrkojnė shtigje tė pėrmasave tė tjera ashtu siē pretendoi djalli, e pas tij Keopsi, apo Lehebi…Megjithatė kėto shtigje pėrfundojnė dhe vetė pretenduesit pėrjetojnė zhgėnjim. Ata mė kot pėrpiqen tė rikthehen ku duhet. Pėr ata ėshtė vonė. Ndaj, tė vetmuar mbesin nė udhėkryq!

Ata qė krijuan njė vetėdije nga mėsimi i Kur’anit , ata qė nuk lejuan thyerje dhe mohime tė All’llahut dhe Islamit, nuk pėrjetuan as rėnie tė tilla si krijesa tė All’llahut. Nga forca e argumenteve tė bėjnė tė mendohesh . Ndėrsa nga lidhja e njė tėrėsie trefishe njeriu i pėrcaktuar nė Islam nuk mundet tė humb e tė katandiset kur ka gjykimin e drejtė , mendjen e pastėr, shpirtin e moralshėm, qofshin ata edhe pa asnjė fije pushteti. E kundėrta ndodh me tė gjithė ata qė pėr hir tė pushtetit qė kanė , e pėrdorin atė sipas ndikimit tė pijeve dhe hajeve tė ndaluara, krijojnė mundėsi dhe shtigje tė mbesin narkomanė tė pėrhumbur . Tek ata nėpėr tė gjitha portat e jetės dhe tė shpirtit depėrton padukshėm shundi dhe prostitucioni, dhe ata, kushdo qofshin nė gradat e pushtetit pėrfundojnė nė udhėkryqin mister tė jetės atėherė kur krahas peshės sė pleqėrisė edhe pėr atė qė ishin jobesimtarė, ajo u hakmerret .

Prandaj, tė ndikuarit nga mėsimi i Kur’anit kudo qofshin tė pėrcaktuar nė Islam apo nė botėkuptime tė tjera fetare, nuk e harrojnė kurrė se lindjen e njė fėmije e presin ashtu siē e ka dashur All’llahu. Jetėn e njė njeriu e kuptojnė si mundėsi pėr t’u mirėkuptuar e pėr t’u pėrkrahur me marrėdhėnie korrekte e humane, sepse mbi tė gjitha All’llahu ia ka dhėnė mundėsitė ēdo krijese siē, ka dhėnė edhe pėlqim pėr jetė. Sipas mėsimit tė Kur’anit del qartė se nuk duhet bėrė pengesė as ngarkesė e tjetrit, sepse atėherė vetėm shpirtin tėnd e ke ngarkuar. Prej kėsaj del bindja se edhe nė ndarjen e kujtdo qoftė nga kjo botė, me ndėrgjegje e me moral ndahen tė pėrudhėt e Islamit, sepse ata kanė njohuri dhe dinė si tė ndahen, aq ma tepėr kur ndahen me shehadet …







2 . KONSUMI I VLERĖS SĖ KUR’ANIT





Kur’ani si botėkuptim i predikimit tė Islamit ka qenė i rrėnjosur nė shpirt dhe nė mendje tė brezave. Ashtu si ka mundur tė ruhet, pastaj, si ka mundur tė kuptohet, sepse, pėr shumė arsye tė shkrimit nė gjuhėn arabe, ashtu siē ėshtė bėrė shpallja e tij, komunikimi masiv ka qenė i pamundur. Ata qė e pranuan Islamin por qė nė pėrcaktimin kombėtarė nuk ishin arabė dhe nė komunikim tė pėrditshmėrisė patėn gjuhėn e vet amtare , nuk e humbėn vazhdimėsinė e mėsimit ritual tė Kur’anit . Ata me njė reciprocitet tė lartė e vendosėn kuptimin e drejtė tė shprehive domethėnėse tė Kur’anit nė tėrėsi, dhe tė ajetėve tė tij si veēanti.

Kėshtu ndodhi edhe me shqiptarėt. Konsumi i vlerės sė Kur’anit ka mundur gjatė kėsaj periudhe shumėshekullore tė kishte edhe shumė pėrcaktime e kahe kuptimesh mė tė gjėra, por, pėr atė se nė shumė raste Kur’ani ėshtė mėsuar si ritual e kurrė nuk ka pasur mundėsi qė nė institucione tė shtrihet qė tė dominonte domethėnia e tij. Atij njė studim pėr aspektin e zhvillimit njerėzor ende nuk i ėshtė bėrė i plotė. Megjithėse, aty kėtu kanė dalė shumė trajtime pėr aspektin e zhvillimit shpirtėror.

Pėr atė se bėhet ballafaqimi i predikimeve fetare njėkohėsisht ballafaqohen edhe blloqet politike deri tashti ėshtė bėrė ēka mos qė Islami tė mbesė aty ku ndodhet sot. Ndėrsa Kur’ani tė trajtohet vetėm si njė ritual lexues nėpėr faltore. Ndėr shqiptarėt ende ka mbetur doza e shtrėngimit nga dora e padroneve shtypės. Realiteti flet pėr rrėnime tė mėdha tė xhamive. Bilanci i krimit nėpėr kėto vende ėshtė shumė i trishtuar. Janė asgjėsuar librat. Janė torturuar ata qė bėnin predikim fetarė. Megjithatė , edhe pse mungoi mirėkuptimi pėr Islamin, veēmas mungoi mirėkuptimi pėr pejgamberin Muhammedi as., qė u shpreh pastaj, se nė pėrgjithėsi mirėkuptimi mungoi edhe pėr All’llahun . Ka raste tė tilla edhe sot. Ca kombe, apo individė tė atyre kombeve siē janė sllavėt e shajnė ēdo gjė duke filluar nga Zoti, buka , dielli …

Shqiptarėt qė patėn mėsim nga Kur’ani e ruajtėn me kujdes xixėn e shpresės pėr All’llahun, pėr Kur’anin dhe me fenė Islame patėn shpresė se mund tė hapin e tė arrijnė nė shtigjet e njė mirėqenie dhe lumturie. Pėr kėtė arsye ata patėn njė interesim tė madh dhe e ruajtėn pėrcaktimin fetarė nė njė pėrmasė shumė tė gjerė, duke pasur bindjen se vetėm feja Islame mund tė na ruante nga e keqja, nga asimilimi qė ishte pretendim i madh sllav qė nė kėtė anė deshi tė na shfarosė. Veprimeve tė tilla ata ua shtuan edhe pėrdorimin e haram ushqimeve , ua shtuan predikimin e rrejshėm, amoralitetin, shundin, primitivizmin e botės sė “emancipuar” . Ata kėshtu do ta kishin ma lehtė qė robėrinė ta rrėnjosin mbi ne e nė territoret e Pollog - Pellagonisė.

Duke e njohur pėrmasėn e kėsaj dukurie nė kėto territore ku hordhia e sllavėve bėri tė paparėn pėr ta shtypur Islamin e krahas asaj , se si u ballafaquan besimtarėt e Islamit pėr ruajten e fesė me devotshmėri e dashamirėsi tė mishėruar nė shpirt e nė zemėr ua pėrcollėn brezave t’i shpėtojnė nga rreziku i asimilimit . Ata kudo qė lindėn , edhe atje ku punuan, por, edhe atje ku mėrguan pėr kafshatėn e bukės, me mėsimet e Kur’anit ia arritėn qėllimit. Domethėnien e errėsirės qė ia veshėn qėllimkėqinjtė e Islamit e kuptuan edhe vetė, se ajo nuk qėndron. Ata e hetuan se njė pjesėtar i Islamit ėshtė ēdoherė i gatshėm pėr veprime tė mira. Megjithatė, ata duke qenė tė ngarkuar me urrejtje e kanė ndezur gjithmonė sinjalin e kuq pėr fenė Islame, dhe akoma e mbajnė nė shėnjestėr ēdo pjesėtarė si tė rrezikshėm. Por kjo, nuk do tė thotė se nga Kur’ani ata nuk nxorėn mėsime qė pėrpiqen t’i realizojnė pėr qėllimet e veta. Ata edhe nė grupe edhe nė pėrmasa e ndoqėn mėsimin e Kur’anit dhe nga xhelozia siē duket nuk janė tė gatshėm qė ta pranojnė urtinė e mėsimit tė tij. Shkurt, qė ta aplikojnė nė praktikėn e pėrditshme mėsimin e Kur’anit dhe tė Islamit si fe, ata duhet ta zbulojnė shpirtin e tyre tė zi tė krijuar nga shterpėsitė qė u nguliten gjatė liturgjive absurde qė mbahen nėpėr kisha e nėpėr sinagoga tė ndryshme ku e pėrdorin fjalėn AMIN . Por, ata janė pėrbetuar se do tė shėrbejnė sipas asaj qė i ka rrėmbyer djalli , pėr tė ngėrdheshur dhėmbėt e perandorėve barbarė.

Nė kėto vėshtrime, e nga kėto hapėsira ku janė pėrcaktuar ata qė predikojnė Islamin qoftė nė shkallėn e lindshmėrisė qė ėshtė dhuratė dhe gėzim qė ua fal All’llahu e jo prapambetja, siē i plasojnė nė shkarravinat e tyre qėllimkėqinjtė , qoftė pėr nga forca dhe shkalla e qėndresės pėr ta pėrkrahur njėri – tjetrin flet se edhe nė kohėn e njė robėrie tė thellė e plot tortura qė nė shpirt e nė trup e ndjeu edhe Muhammedi as., dhe bashkėkohėsit e tij , ndėrsa sot, po atė dhunė e terror e ndjejnė edhe shqiptarėt dhe shumė predikues tė tjerė tė Islamit. Megjithatė, mbi ne dhe mbi ata “nėntėmbėdhjetėshi vigjilon” nė ndjenjėn e humanitetit dhe tė urtisė. Mbase edhe shpėtimi vjen nga mėsimet e Kur’anit – Porosia e madhe e shpallur nga All’llahu xhsh.- Krijuesi i Gjithėsisė…





3. DIMENSIONI I KUPTIMIT TĖ KUR’ANIT





Duke e lexuar Kur’anin apo duke dėgjuar pėr tė, qoftė nė xhami apo siē ndodh tė shpeshtėn tė flitet nėpėr dhoma ku shėnohen pėrvjetorėt e lindjes se Pejgamberit Muhammedi as., nė mevlude, bie shpesh fjala pėr mėsimet e Kur’anit . Pikėrisht nė ato ēaste zgjohet apo lind kureshtja pėr t’u kuptuar e drejta e mėsimit tė Kur’anit. Megjithatė mu atėherė ndodh paradoksi pėr dimensionin e kuptimit tė Kur’anit, varėsisht se cilėn domethėnie apo se si e shpjegon hoxha... Nė kėtė drejtim , janė angazhuar , mbase ia kanė arritur ta plasojnė elokuencėn se Kur’ani assesi nuk bėn tė preket e tė flitet pėr tė, pa e pasur abdesin . Megjithatė , nuk e kanė plasuar se ėshtė shumė mėkat pa e pasur Kur’anin ēdo shtėpi e ēdo familje.

Sot ndeshemi me shumė njerėz e me shumė raste qė krahas interesimit qė e kanė pėr Kur’anin , ata kanė edhe vizion pėr ta vlerėsuar domethėnien e tij. Sepse, Kur’ani – porosia e madhe , ėshtė mbi tė gjitha edhe dėshira dhe urdhri i All’llahut qė njerėzit duhet ta miratojnė e me pas ta zbatojnė qė tė arrijnė atje ku preferohet nga Krijuesi i Gjithėsisė. Nė kėtė hap qė shpie drejt diturive tė tij , as i ngrit e as i ul vlerat nėse ai hapet nė horizontin institucional tė arsimit, ku brezi i ri shkollohet . Sepse, edhe nė shtigje tė tjera fetare qė nuk i binden Islamit pėrpiqen t’ia shkėpusin brendinė e domethėnies dhe nė tė gjitha kuptimet e mėsimit nga Kur’ani, pėrpiqen tė shpėrndajnė revizione tė reja .Tė tilla risi nė Islam ka pasur , por sistemi i zhvillimit tė Islamit , sidomos mėsimet e Kur’anit nuk kanė pėsuar. Ata mund tė mbesin nė brendinė e asaj esence tė lidhjes sė trefishtė dhe origjinale. Aftėsia pėr ta kuptuar njė vepėr tė tillė si Kur’ani nuk u takon autorėve as veprės sė tillė qė synon pėrshtatjen. Ajo i takon qasjes studiuese pėr tė . I takon nivelit tė personave qė duan por kurrė nuk ia arrijnė saktėsisht ta shtrojnė domethėnien e Kur’anit qė tė afrohet pėr tė hy nė praktikėn e pėrditshmėrisė ku, as me anė tė sistemit, rregullave dhe principeve njerėzore, ku bėhet mishėrimi i kryerjes sė detyrave shpirtėrore, trupore e materiale tė Islamit, ashtu siē i ka edhe parimet se pa namaz e pa punė nuk ka as xhehnnet, nėse pėr tė paraprakisht , nuk ka dhėnė urdhėr All’llahu. Nė kuptim tė mishėrimit shpirtėror raporti i sendėrtimit tė sistemit tė Islamit ka krijuar obcionin unik, edhe obligimin qė duhet kryer pėr sė gjalli , por nė rrethana e kushte tė sė mundshmes, ka lejuar raste, ashtu siē parashihen mundėsitė pėr agjėrimin, zeqatin dhe haxhxhin.

Nė kėtė kontekst lidhja e trefishtė e tij zgjon kėrshėrinė te njeriu, por ai kurrė nuk mundet ta pėrmbyllė ose ta zbėrthejė mistikėn e gjithė asaj mrekullie tė krijuar nė atė gjithėsi tė krijimit tė strukturės sė librit tė shenjtė siē ėshtė Kur’ani. Sado qė tė hyjė njeriu nė pėrgatitjen teorike apo nė studimin e dimensioneve nė Kur’an, atij i mbetet shumėēka pa ia arrirė qė ta kuptojė, e pastaj ta zbulojė atė tėrėsi komplekse .

Nė praktikėn e kėtyre parimeve ka dalė dhe ka rrezatuar shumė sekrete e mrekulli domethėnia e Kur’anit. Qoftė nė vlerėsimin pėr tė mirė, qoftė nė vlerėsimin pėr tė keq , njeriut, si krijesė e All’llahut, Kur’ani ia shpjegon jetėn qė nga momenti i zanafillės, e deri “kur tė fryhet nė Sur”. Megjithatė, ashtu siē mbetet mister rėnkimi i lindjes, edhe pėrsiatjet jetėsore, krijojnė po ata rėnkime, pėr atė se jetėn tė tillė e kanė shpjeguar edhe pejgamberėt, se ėshtė e ngarkuar me barrė e me halle.

Qysh nė hapin e parė tė jetės qeniet e gjalla dhe njeriun , i shoqėron ajri i padukshėm qė ua mundėson frymėmarrjen. Ēfarė kujdesi , e ēfarė rėndėsie i kushtohet atij ? Po hajeve dhe pijeve haram ? Ndėrsa mushkėrive tė trupit gurgullon ēdo ēast ajri dhe pa tė jeta nuk mundet !

Lidhja mė e fortė e njerėzimit ėshtė bėrė qysh nga Ademi as. Atėherė, prej ku gjithė kėto dallime tė kėsaj race qė kanė njė emėrues tė pėrbashkėt prej nga vijnė nė jetė. Por, pėr jetėn nuk ėshtė vetėm kjo domosdoshmėri. Pėr tė jetuar njeriut i duhet ushqimi, tambli, uji, buka, mishi. Ato tė mira materiale qė kthehen nė artikuj tė domosdoshėm pėr zhvillim e pėr tė jetuar. E megjithatė kanė njė gjenezė tė krijimit. Po ashtu si dita e nata qė shndėrrohen pėrpara syve tanė .Si stinėt e vitit qė vijnė pa u vonuar dhe bėjnė domethėnien e vet. Po ashtu edhe njeriu vjen nė kėtė jetė t’i prekė gjithė tė mirat hallall, qė vijnė nga All’llahu, e njėkohėsisht tė kėnaqet me mėsimet e Kur’anit. Gjithė kjo nuk arrihet njėsoj. Sepse , secilit nuk i bie ndėrmend se tok me kėto ndryshime qė bėhen gjatė ditės e natės, gjatė muajit e vitit, gjatė jetės, janė prurje prej atij qė i ka caktuar, por njerėzit duan t’i pėrvetėsojnė e t’i kenė pėrgjithmonė deri nė pavdekėsi. Ndėrsa, padiktueshėm ecin nė pėrfundim. E pėr ku ecin ata vallė, u bie ndėrmend ? Me ēka arrihet atje ? Me pasuri? Me forcė ? Me krime ? Jo!

Ja! Kjo ėshtė bota e ndėrlidhjes qė tė shpie tek harresa e obligimeve shpirtėrore . Kjo ėshtė tendenca qė tė largon nga detyrat primare qė duhet kryer me urti. Kjo ėshtė jeta qė perėndon dhe nė vend qė tė krijosh suksese qė duhen dhe vetėm si tė atilla mund tė shėnohen, krijohen prapėsi, ēudira dhe dhunė, qė janė kundėr ēdo dėshire e urdhri tė All’llahut. Nė vend qė tė nisen pėrpjekjet pėr tė krijuar diēka , synohet qė tė kalohet jeta duarkryq e duke pritur dhe ėndėrruar me kotėsi se nga qielli do tė pikojnė tė mirat. Mund tė bėhet pėrjashtim, se gjallėria e tokės ėshtė shiu qė bie nga qielli, por, kuptimi i tillė e ka dhe domethėnien tjetėr, se nga qielli nuk bie e mira nėse nuk i turresh qė atė ta bėsh vetė . Pra, edhe mėsimet e Kur’anit do tė bėhen praktike nėse synojmė dhe nisemi t’i realizojmė ato.

Pėr ta futur nė jetėn praktike mėsimin e Kur’anit tė krijuar si mishėrim dhe bindje shpirtėrore, na duhet ta shohim dhe ta kuptojmė vetveten ku e kemi. Ky nivel i kėtij kuptimi ėshtė shpallur dhe ėshtė shprehur shumė herė nė Kur’an. Ai ėshtė i ndėrlidhur me realitetin dhe nė linjėn e trefishtė tė arsyes dhe tė bindjes qė na sprovon. O njeri ! Eja dhe hy nė kėtė rreth pėr tė parė isharetėt e njė jete qė preferohet tė jetė e ndershme e pėr hir tė rrethanave dhe asaj dėshire qė lind si grykėsi mos u pėrēudno! Se bėhesh katran ashtu siē e merr ngjyrėn dita e kthjellėt kur ngryset dhe befas ia nis shiu. Pra, nė jetėn pa iman ka pandershmėri. E jeta e pandershme mund tė jetė e turbullt dhe me ngarkesa tė veprės sė keqe e cila rrezaton vetėm errėsirė dhe kurrė dritė .

Nė mėsimet e Kur’anit gjithė kėto botėkuptimeve janė shtruar pėr mirėsi, pėr mirėqenie, pėr bashkėveprim dhe bashkėjetesė. Ky integrim i pėrhershėm i njerėzve sipas Kur’anit, i ka detyruar tė gjithė tė pushtetshmit tė krijojnė strategjitė se si mund tė mendohet edhe pėr pushtimin e qiellit, tokės , detit... Po pėr ahiretin ?





4. LIDHJET PRAPAVAJTĖSE NĖ KUR’AN



Nė botėkuptimet e mishėrimit shpirtėror nuk mund tė flaken lidhjet prapavajtėse. Shpeshherė ato janė bazė e madhe qė nisin prej gjyshit – djalit – nipit, dhe krijojnė klimė pėr zhvillimin e njė rrethi ku ringjallen shumė gjėra qė identifikohen nė trashėgimi . Pėr atė themi se gjithēka ka njė qendėr rreth sė cilės rrotullohet. Apo, “ gjithēka ka zemėr “! Ndėrsa zemra e Kur’anit ėshtė Ja’sini, prej tė cilit do tė citojmė ajetėt 82 dhe 83, ku thuhet : “Mjafton urdhri i Tij, vetėm t’i thotė “Bėhu”, dhe ajo bėhet. Prandaj qoftė lartėsuar Ai nė duart e tė cilit ėshtė pushteti mbi tė gjitha , dhe te ai do tė kthehemi “.

Ky rreth xhirim i kėtillė lė pėrshtypjen se nė tė njėjtėn kohė botės sė krijuar edhe i plaken edhe i rriten , edhe i lindin edhe i vdesin vlerat qofshin ato me moshė tė vjetėr, apo me moshė tė re, ku kuptimet herė do – kurdo shkojnė e vijnė nė njė domethėnie se i Gjithmėshirshmi, Fuqiploti, All’llahu, kur do e ēka do rregullon dhe kontrollon.

Nė kėtė pėrkufizim tė kėsaj lidhjeje del sheshazi pasqyra e tė reflektuarit se si plaku po rėnkon nga dhembjet e nga barra e shpirtit mu nė vitet e pleqėrisė sė thellė dhe dita – ditės po pėrpiqet tė pėrmbushė pėrbetimet, lutjet, namazin , ndėrsa biri turret e turret pas punėve e ngarkesave qė i dalin apo qė i krijon pėr hir tė dėshirės sė madhe pėr tė arritur pozitėn materiale, politike, kulturore nė njė ane e duke i lenė pas dore detyrat e Islamit. Ndėrsa nipi, i pėrkdhelet jetės pėr t’u kthyer nė idenė e pėrcaktimit fetar. Nė kėtė pėrmasė tė kėtij shembulli mund ta fusim Pollog – Pellagoninė qė pėr hir tė ngushticave tė damarit Islam u deshtė qė tė kalojė nėpėr katandi tė pėrndjekjeve dhe t’i qėndrojė besnike rrėnjės shpirtėrore ku popullata e pėrcaktimit Islam dhe shqiptarėt bėnė pėrpjekje pėr t’u pėrkrahur ndėrmjet veti. Gjithė kjo bėhej vetėm me njė qėllim tė mbijetimit, sepse ballafaqimi me kundėrshtarėt e Islamit krijonte kėrkesėn e pėrhershme qė tė bėhej asimilimi nė aspektin kombėtar, dhe asimilimi nė aspektin fetar. Kjo ndjenjė mohuese qėndroi mbi besimtarėt e Islamit si shpata e Demokleut. Bile , nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX thundra e ideologjisė sllavokomuniste bėri batėrdi. Por, assesi nuk ia arriti ta shporrė Islamin nga pėrmasa e atyre qė kishin falur gjithēka vetėm ta ruajnė fenė Islame dhe tė veprojnė sipas mėsimeve tė Kur’anit .

Nė kėto rrethana populli shqiptarė ku mė pak e ku ma shumė shpirtėrisht e moralisht i fortė nuk lejoi qė nė botėkuptimin Islam tė hyjė dhe tė rrėnjoset ideja e njė “emancipimi” plot prapėsi. Nė kėtė pėrballje ai krijoi kritere sepse ishte i distancuar nga imponimet e huaja. Kjo mbyllje nė vetvete dhe veprimi i tij sipas lidhjes trefishe tė mėsimeve tė Kur’anit, ia krijoj mundėsinė qė ta trashėgojė Islamin, ndėrsa barazi me kėtė arriti ta ruaj edhe ndjenjėn e identitetit kombėtar qė iu nėpėrkėmb e kurrė nuk iu pėrfill nga politika e mėsimeve tė ndjenjės mohuese e diskriminuese deri nė shkallėn e barbarizmit dhe tė despotizmit tė anarkisė.

Pikėrisht , mu nė atė kohė kur edhe Islami gjendej pėrballė tmerrit tė paparė, nė xhami e nė dhoma ku shėnoheshin pėrvjetorėt e lindjes se Pejgamberit Muhammedi as., ka ngjarė qė tė kalohet mbi mėsimet e Kur’anit edhe shkarazi . Duke qenė tė shtrėnguar nga rrethanat e politikės ditore nuk ka mundur tė bėhet mėsimi i organizuar as nėpėr xhami e ku tė flitej nėpėr shkolla qė ktheheshin dita – ditės nė qendra tė edukimit dhe tė mėsimit tė gjeneratave si tė bėheshin pabesimtarė qė gjenezėn e njeriut ta kėrkonin nga majmunėt. Megjithatė , mėsimet e Kur’anit gjithkah nga bėheshin ishin ma kuptimplota dhe depėrtuan nė pėrmasėn e njerėzve pėr t’ua zgjeruar atyre kuptimin pėr domethėnien reale. Mbase ėshtė pėrvjedhur dhe ėshtė ngulitur thėnia se nė parimin e domethėnies urti Kur’ani ka paraprirė me domethėnien : Imani – Vatani, duke mos e mohuar as parimin tjetėr tė domethėnies : Vatani – Imani.

Nė pikėqėndrimin e kėtyre lidhjeve ku raporti i flijimit ėshtė dėshmi e madhe e njė krajate jetėsore e njė populli tė ndarė e tė pėrēarė nė territor, por edhe nė pėrqendrimin fetar nga qėllimkeqinjtė qė nė shpirt e nė zemėr ruajnė ndjenjėn e padronėve duke imponuar ndikime tė pėrcaktimit tė vet fetar, shenjat e batėrdisė sė tillė haptas shfaqen dhe janė ngritur kryekėput nė ndjenjėn e mohimit tė Islamit. Vrazhdėsia e terrori u ka rėnė si barrė e rėndė pishtarėve qė u pėrpoqėn ta ruajnė e kultivojnė drejt duke e nderuar dhe duke iu bindur se All’llahu ėshtė ai qė krijon gjithēka, e pastaj pejgamberėt, qė thirren nė emrin e Tij pėr nė Islam. Prandaj, Kur’ani mbeti libri prej ku dolėn dhe dalin mėsimet e urtisė qė nisin drejt shtigjeve qė i mbyllėn pabesimtarėt , dhe predikueseve tė Islamit deshėn me ēdo kusht t’ua krijojnė zezonėn e pėrjetshme .Ēdo gjė nė kėtė pozitė nuk ka qenė rastėsi. Ata qė u ndoqėn , u ndoqėn pėr hir tė pushtetit dhe politikės dinake qė sundoi gati njė shekull. Megjithatė , po ajo politikė dhe pushtet dinak kishte rėnė shumė herė pėrpara Islamit. Sėrish e pėrjetoj asgjėsimin. Ndėrsa ata qė pėrkrahėn Islamin shėnuan zhvillim shpirtėror dhe shkallė tė lartė tė devotshmėrisė kombėtare, krahas thyerjes shpirtėrore tė atyre qė shkuan nga pozitat e prapėsisė qė t’i ngjajnė djallit ! Zoti i mallkoftė...!







5. ALL’LLAHU – PEJGAMBERĖT – NJERĖZIT



Ky trekėndėsh i ngritur nė lidhjen e trefishe tregon raportin e mishėrimit tė madh me botėn qiellore – tokėsore, dhe atė tė ahiretit. Pėrderisa nė ēdo rast e nė ēdo pėrkufizim tė idesė pėr realitetin objektiv ėshtė pėrcaktuar raporti i qėndrimit tė njėri – tjetrit ėshtė krijuar edhe domethėnia e Suretul Fatihasė nė Mekkė :

Lavdėrimi ėshtė pėr All’llahun , Zot i botės.

Nė kėtė lidhje tė tillė kur Pejgamberėt kanė krijuar mishėrimet shpirtėrore dhe mrekullitė i kanė zbatuar sipas urdhrit ashtu tė pėrulur pėrpara tė Gjithmėshirshmit- Mėshirėplotit . I tillė ishte Miraxhi i Pejgamberit Muhamed as. Siē ishin tė tilla edhe bisedat e hazreti Musait. Ata, ēdo herė me modesti kanė pritur tė marrin urdhra tė zbatojnė punėn e tyre , por, gjithmon nė emėr tė All-llahut u pėrpoqėn ta pėrcjellin me bindje dhe urti tek njeriu qė tėrhiqej e dita sot tėrhiqet drejtė botės jallane.

Ka ngjarė dhe ngjan ēdo herė nė mesin e njerėzve tė pėrvidhet prapėsia .Duke i shkėlqyer rrugėt e mashtrimit, njeriu ėshtė nisur me bindje tė plotė se ėshtė vetė i plotfuqishėm ! Dhe nė atė rropatje ėshtė larguar edhe nga Pejgamberėt edhe nga All’llahu. Edhe sot e kėtė ditė , sa e sa herė pėr hir tė njė fitimi personal ose pėr hir tė marketingut tė interesit politik, sa e sa shoqėri, parti, organizata bile edhe taborė qė gjenden nė akademi shkencash, lejojnė teza joracionale , pėrpilojnė programe e propaganda tė tepruara vetėm e vetėm qė tė ndezin nė damarin e gjakut tė njeriut dhe nė arsyen e tė menduarit tė tij demonėt e shterpėsive . Shpeshherė edhe kleri ortodoks apo kleri i katolicizmit nė kėtė anė janė tė prirė qė tė tejkalojnė porositė qė i marrin nga librat e shenjtė tė atij drejtimi pėr atė qė janė nė shėrbim tė politikės ditore tė pushtetit.

Nė ato raste mbi tė vėrtetėn , mbi gjykimin e drejtė , mbi urtinė mundet tė mbisundojė ēdo gjė qė s’ka lidhje me racionalitetin e urtisė dhe tė sė vėrtetės qė i duhet nė shėrbim , realitetit praktik. Bile, nė atė klimė ku kontrolli ėshtė i pamundur ka ngjarė tė ndodhė e pabesuar! Lexo : Si e pa Musai popullin pas bisedės me All’llahun. Ndėrsa mėsimi i Kur’anit qėndron nė lidhjen trefishe ku raporti i Gjithėfuqishmit – Mėshirėplotit, ēdo herė qėndron nga anėsia , por, nė gjithėsi di, shikon, dėgjon. Megjithatė urdhrin e tij e zbatojnė Pejgamberėt.: “Si mundeni ta mohoni All’llahun ju qė keni qenė tė vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prapė ju ringjallė dhe mandej te Ai do tė ktheheni “ ( El - Bekare, 28 ). Ndėrsa nė ajetin 29 : “ Ai ėshtė All’llahu qė ka krijuar pėr ju gjithēka qė ka nė tokė, pastaj vullnetin e tij e ka drejtuar kah qielli dhe i rregulloj shtatė qiej. Ai pėr ēdo send ka dijeni “. Nė kėtė kuptim urdhrat e pejgamberėve kanė vetėm forcėn, por, hyjnė nė zbatim pėrmes shėmbėlltyrave e mrekullive tė tyre tė pėrsosura si nė sjellje, si nė gjykim dhe, si nė qėndrim!

Sa e sa herė ėshtė vėnė pozita e tyre ndėrmjet moralit dhe amoralitetit, por kurrė s’janė rrėmbyer nga udhėt e paudha. Sa e sa herė ka mundur tė plasė sherri pėr ndonjė ndodhi pėr hir tė gjykimit. Sa do tė kishin pėsuar ose do tė ishin shkatėrruar shpirtėrisht e moralisht vetė njerėzit ndėr breza! Sa e sa here njė qėndrim i tyre do tė shmangte rastet e vlerave tė Islamit pėr hir tė paqartėsisė. Prandaj me njė vetėmohim tė lartė ata nė ēdo vend e nė ēdo kohė e pėrfillėn, zbatuan dhe e shfaqėn atė qė ishte marrė si vendim nga i Gjithmėshirshmi, Mėshiruesi, Fuqiploti – All’llah.

Sot kur ndeshemi me pėrballje tė ndryshme tė situatave, sa herė ngjan qė pėr qėndrime tė njėanshme, pėr gjykime jo tė pjekura , pėr hir tė shkallės sė ulėt tė moralit shpirtėror tė botėkuptimit fetarė tek njerėzit paraqitet arrogancė. Mbase kjo vė edhe nė pėrballim popujt qė vijnė deri te pėrplasjet , konfrontimet, gjakderdhjet, siē ndodhi me rastet e shumta nė historinė njerėzore, dhe konkretisht kur blloku ortodoks dhe ai i krishterė bėjnė ēka mos pėr tė dominuar e pėr tė imponuar sipas totemėve tė pushteteve dhe klaneve tė ndryshme qė i pėrkrah kleri, pėr interesa tė veta . Vallė ! Ku ndjehet ndėrgjegjja e tė tillėve qė krahas meshave qė bėjnė tė dielave mbajnė mallkimin e shumė nėnave e baballarėve tė atyre qė ua morėn lirinė, vatanin, jetėn !

Ēka do tė bėhet me robtė tanė ? ( citim i lirė).

Kjo vlen tė pėrmbyllet se ai qė prin kurrė nuk shikon se ēka do tė flijojė nga shpirti i tij. Sepse shpirti, zemra dhe trupi i tij i mishėruar thellė me lidhjen e ashtuquajtur : All’llahu – Pejgjamberėt – Njerėzit, kėrkuan pėr tė gjithė shpėtim …!





6. PLANI HORIZONTAL NĖ KUR’AN



Pėr tėrė atė qė duket e nuk duket , mund tė ndjehet e tė kuptohet, dhe pėr njė botė tė pėrmasės qė pėrfshin rritėn dhe zhvillimin e gjallesave deri nė vdekjen e tyre, ndėrsa nė pėrjetėsinė e jetės qėndrojnė duart e All’llahut qė pėr hyrje-daljet mbajnė rend dhe krijojnė shtigje pėr t’u plotėsuar nevojat qė dalin si vlera e mbivlera shoqėrore, dhe nga njė rrjedhshmėri qė pėrkufizohet nė pikėqėndrimet e kritereve tė domosdoshmėrisė sė krijimit tė tė mirave materiale qė njė herė mirėqenia nė tėrėsi tė ketė nivelin e duhur, nga kėndi i plotėsimit, e pėr tė rritur baraspeshėn nė shoqėrinė njerėzore ku humaniteti dhe urtėsia janė kuptim i parimit jetėsor, sė pari, drita e mėsimit tė shkencės sė Kur’anit hidhet mu nė ndriēimin e asaj qė ėshtė e krijuar si shtatė qiej, tokė e dete, pėr t’u kthyer pėrgjithmonė mėkėmbja dhe gjallėria e njeriut!

Prandaj, nga tėrė ky konglomerat qė pėr sa e sa vite s’do tė mundet tė arrijė zhvillimi i forcave prodhuese atė fuqi qė tė krijojė madhėshti tė mbėrthyer nė brendinė e vet ku tėrė ato tė mira materiale, qyshkur e deri sot e kėsaj dite janė tė krijuara nė pėrmasėn dhe brendinė e tokės, ndėrsa shkenca po i hulumton t’i gjejė e t’i zbulojė ashtu siē i zbulon shkenca e kimisė elementet e reja tė sistemit periodik tė metaleve dhe sisteme tė tėra ku faktori njeri, edhe pse i vetėdijshėm se ka bėrė ēka ka mundur ose ēka i ėshtė shkruar qysh kur ka lindur si individ, nuk ka arritur deri aty qė ta zbėrthej atė qė nė shkencėn e ngritjes Porosia e Madhe – Kur’ani e mban nė brendi, e thekson dhe , njeriu duhet ta zbėrthejė pėr ta kuptuar domethėnien e kuptimit, qė t’i pėrvetėsojė vlerat qė do t’i arrinte si thesar i mrekullive! Ndaj, duke hyrė nė thelbin e diturive qė aty pėr aty hapin horizonte mėsimesh ku shtigjet e shumė shkencave synojnė , fare lehtė mund tė konstatohet se mėsimi i Porosisė sė Madhe – Kur’anit , ngėrthen nė vete automatizėm tė pėrsosur linjash pėr mėsim qė pėrmes veprimeve qė i bėjnė tė dėrguarit e All’llahut tek bashkėkohorėt pėr atė qė nuk do tė bindeshin ose, pėr atė qė do tė ndiqnin predikim jo tė devotshėm do tė gjenin dėnimin qė do t’u vinte jo nga ata, por nga i Gjithėdijshmi, i Gjithėfuqishmi, i Githmėshirshmi ! Ndėrsa pėr ata qė do tė predikonin rrugėt e urtisė, tė sė vėrtetės, tė sė drejtės, shtigjet e njė shpagimi tė mirėsisė do tė bėnin tė mundur mirėkuptimin e drejtėtrajtimit nga brezat qė do tė vinin.

Ja ! Pėr kėto raste, mbase plani horizontal si njė taban i shtruar ngrihet nė rregullin preciz tė All’llahut, qė nė mėsimin e Kur’anit e zhvilloi pėrmes dėshmive qė u ngritėn nė krajatat jetėsore siē ishin edhe rrugėt e shpėtimit tė Nuhit as., bile, pėr hir tė mrekullive qė ndodhėn pėrpara syve tė pabesimtarėve edhe atėherė , edhe sot , kur njeriut, aty pėr aty mund ti lindė paradoksi, e t’i hapen dimensione tė ndryshme tė akuzave, ashtu siē ishin edhe akuzat pėr hazreti Mejremen qė e lindi Isan, qė ai pastaj t’u pėrgjigjet me domethėnien e vet tė mrekullive nga djepi ku rritej, pastaj pėr t’ua bėrė njė grusht tokė – zog qė ngjitet lartėsive fluturim, dhe t’ua bijė tė verbėrve dritat e syve. Nga ana tjetėr po tė njėjtėn sprovė pėr ta dėshmuar krahas atyre jobesimtarėve qė me shpirt e ndjenjė xhelati i vardiseshin ta mposhtin edhe Musėn qė nga shkopi i rridhnin burime, e , shkopi i shndėrrohej nė gjarpėr, ose i ndahej uji i lumit mė dyshė pėr tė kaluar ai qė tė shpėtonte nga rreziqet.

Mbi shenjtėrinė e njė porosie kaq tė madhėrishme mund tė vėrehet mbėshtetja kryekėput e planit horizontal se si edhe Muhammedi as., qė nga lindja e tij e deri nė ditėt e fundit tė jetės ka pėrjetuar krahas asaj qė i kanė thėnė pėsim, edhe fitoren e devotshmėrisė vetėm e vetėm pėrse ka qenė nė shtigje ku All’llahu ka vėnė duart e Tij tė shpėtimit krahas kundėrshtarėve individual tė Pejgamberit dhe tė kundėrshtarėve tė Islamit nė pėrgjithėsi. Njė gjė e tillė vėrehet nė shumė vende ku veproi, por, theksohet nė Bedėr ku humbėn krahas numrit tė madh , kundėrshtarėt e Pejgamberit as., dhe tė Islamit, humbėn ashtu siē humb begatinė fusha e mali kur e kaplon thatėsia. Humbėn, sepse nė atė rregull precizė tė ballafaqimit tė vėnė nga All’llahu fiton vetėm ai i pėrudhur qė pret me besim tė madh nė shpirt dhe punon sipas mėsimit tė shpallur nė Kur’an .

Nė tė kundėrtėn e pikė shikimeve tė qėllimkėqive se njeriu krijon me punėn mendore dhe aftėsitė e tij pėr tė hapur shtigje tė sukseseve pėr platformėn e njė mirėqenie nga mėsimi i Kur’anit rrjedh e vėrteta e tabanit tė shtuar material si forcė e pashterur e prodhimit, nga mundėsitė e Gjithėfuqishmit pėr tė krijuar ēdo gjė, ku nė kėtė ndėrlidhje tė botėkuptimit ngrihet ēėshtja e kuptimit tė gjallėrisė si nė materien e krijuar pėr gjashtė ditė tė krijimit ashtu edhe njeriun si mėkėmbės, pėrkundėr dredhive e shtrembėrimeve nė jetė qė i udhėheq djallėzia! Mbase pėr tė , bėhet i mundur krijimi i tė mirave materiale krahas mundėsive tė shtimit tė tij qė nė pėrmasėn e shtrojės tokė tė ketė tė mira e vlera tė dobishme siē ka pasur ajėr tė mjaftuar dhe, nga kulmi i lartėsive tė qiellit tė lėshojnė dritėn dhe ngrohtėsinė e vet Dielli, Hėna, yjet qė i shėrbejnė dhe i pėrkulen ligjit preciz tė lėvizjes ashtu siē u pėrkulėn melekėt gjatė mėkėmbjes sė njeriut tė parė, Ademit as. !





7. PLANI VERTIKAL NĖ KUR’AN



Ky vėzhgim i kėtillė na shpie tek mėsimet qė kanė ēelėsin e njė pėrjetėsie, ku gjallėria nė kėtė botė , patjetėr kėrkon mbrojtjen e domosdoshme, siē janė tė drejtat pėr jetė, nė pasuri, nė moral….! Sepse , pėr tė hyrė nė kėtė brendi vertikale ku mėsimi i Kur’anit orienton apo, hap shtigje si tė ballafaqohet njeriu nė raste kur vdekja i ngėrdheshet orė e ēast nga ligėsitė , nga tė papriturat , si tė krijojė mirėqenie ku nė ēdo moment me pėrcaktime tė ndryshme nga aparate shtetėrore ose nga mekanizma tė palejuar nė Islam, siē janė vjedhja, rrena, lojėrat e bixhozit, pijet alkoolike dhe qėndrimi nė pijetore ku pėrdoret alkooli, vjen shpesh deri tek derdhja e pasurisė pa arsye, ndėrsa pėr hir tė asaj qė i thonė “pėrparim dhe emancipim i botės sė qytetruar”, ku reklamat e shundit dhe prostitucionit janė tė dukshme ndėrsa administratorėt dhe funksionarėt tok me bylykun e vet, hidhen e pėrdridhen tė lakuriqėsuar salloneve ku shfaqen premiera, sjellin deri tek thyerjet e thella shpirtėrore ku dita sot edhe kėtu nė vendin tonė pėr nga privilegji politik ndjehen ca totemė tė zhvilluar ekonomikisht, ndėrsa pėr nga shkalla e moralit dhe aspekti fetar janė zero.

Nga njė porosi e tillė e Kur’anit fare qartė mund tė konstatohet se elementi i ruajtjes sė traditės sė njė tabani tė shėndoshė , vjen dhe mirėmbahet nga elementėt e ngritjes shpirtėrore pėrmes besimit nė All’llahun. Pėrcaktimi nė Islam tė obligon nė shtigjet e devotshmėrisė! Ndėrsa duke dalluar rolin e sharteve tė Islamit, bėhet i mundur depėrtimi nė planin vertikal ku ndahen obligimet pėr tė kryer sipas kėrkesės dhe rregullės precize detyrat shpirtėrore e trupore; Shehadetin, namazin, agjėrimin, haxhxhin. Njėkohėsisht, zeqati si detyrė materiale, ėshtė botėkuptimin i tė shprehurit shkencor ekonomik. Ai ngrihet nė shtigjet e njė hapi racional qė shoqėri tė ndryshme e synuan ndėrsa, nė kėndin e humanitetit po ai e hap ēelėsin e kriterit tė ndėrgjegjes sė lartė njerėzore. Ndaj, krahas dy detyrave kryesore ku hyjnė katėr shartet e domosdoshme tė Islamit detyra materiale ose, adhurimi pėr nga pasuria sot ėshtė ekuilibri harmonik i mbijetimit. Kur kthetrat e pushtuesve shtrėngojnė e shfarosin pjesėtarė tė Islamit, nė ēastet e katakombės sė hashasė, ku ngrihet e rrėnjoset kryqi i thyer mbi Sahatkullat e kohės, kur Keopsi pretendon tė bėhet Zot, ndėrsa , pėr kėtė e mbajnė pėrkrahėsh shumė shėrbėtorė qė harrojnė se All’llahu ėshtė i madh, Zeqati, ėshtė boshti prej ku bėhet lidhja e trupit dhe e shpirtit Islam. Kundėrshtarėt e Islamit, duke pasur dėshirė pėr fitime personale dhe privilegje politike , kthehen nė djaj qė i bijnė kėmbanės djallėzore pėr tė shlyer pėrjetėsisht domethėniet e porosisė sė madhe – Kur’anit, pikėrisht pėr sistemin racional tė zhvillimit njerėzor qė synon barazi tė plotė dhe liri njerėzore.

Nga pirgu i lartėsisė sė shtigjeve ku devotshmėria Islame qyshkur u nis nė hapje tė sigurt ku pėrballė saj qėndronte shpirtėrisht , fizikisht e materialisht, Muhammedi as., pėr atė qė ishte i mishėruar e plot dashuri, pėr atė qė ndjente dhembshurinė dhe nuk hiqej nga sakrifica, pėr atė qė nė rrugėn e All’llahut do ta gjente mirėqenien shpirtėrore, materiale e politike pėr vetveten dhe “ummetin” e tij, pandėrprerė kėrkonte krijimin e mundėsive pėr bazėn e veprimit racional e human qė tė vinte e tė rrėnjosej ndjenja e bashkėveprimit tė ndėrsjellė e reciprok ashtu siē vjen edhe porosia se : “nėntėmbėdhjetshi vigjėlon”!

Megjithatė nga tėrė ai mishėrim dhe ajo ide ku roli i njė praktike tė tillė lehtė mund tė zhbėhej nga ajo qė iu kundėrvunė, bile, nė zgjidhjen fatlume tė shoqėrisė tė marrė kuptime prapėsie, suksesi i njė veprimi shikuar nė planin vertikal shėnoi zgjerimin e njė riprodhimi shoqėror nė tė vrojtuarit e aspektit kulturor, politik dhe ekonomik. Nė kėtė rregull tė kėtij sistemi , kriteret e pėrparėsisė i luan njeriu i ndėrgjegjes sė lartė, ku nuk ka keqtrajtim, jo siē ngjet shpesh nėpėr aparatet shtetėrore tė ideologjisė, ku rrinė mbi kokė xhelatė pėr njė fjalė . Atėherė pėrse shkalla e njė rrite, nė tė mire tė brezave, tė mos hyjė nė rrjedha? Ndėrsa , kushtėzime tė tilla tė xhelatėve kanė hedhur nė kthetra e nė robėri shumė gjenerata duke i asgjėsuar nga sulmet e kanosjet qė ua bėnė, pėrse ata morėn mėsimet e Kur’anit qė ua zgjonte vetėdijen , dhe me ato mėsime deshėn tė zbatojnė realitetin praktik nė politikė, ekonomi, kulturė . Ky zbatim pėr shfrytėzimin e kėtij konsumi tė pėrbashkėt u pengua dhe tashti bota ėshtė nė disproporcione tė thella tė ndasive, edhepse synohet pėr mirėkuptime marrėveshjesh.

Islami dhe kultura e tij kanė ndikuar nė pjesėmarrje tė drejtpėrdrejtė tė tė gjithė atyre krijesave qė vijnė nė jetė. Tė gjithė e kanė obligim pjesėmarrjen nė kryerjen e detyrave tė Islamit, pa pėrjashtim obligohen tė gjithė ata qė kanė vullnet dhe dėshirė tė pėrcaktohen nė Islam, duke i plotėsuar edhe kushtet e tij. Trajtohen tė barabartė sepse, janė krijesa tė All’llahut qė i parapėlqeu pėr t’i kthyer nė jetė. Por, njėkohėsisht , janė edhe pjesėmarrės tė barabartė nė shpenzimet e pėrbashkėta apo nė buxhetin e mbledhur nga Zeqati. Sepse nga mėsimi i Kur’anit ai del se ėshtė i destinuar t’u shėrbejė tė gjithėve njėsoj e kurrėsesi cinikėve kryetarė qė pėrhirė tė ndjenjės dominuese derdhin dhe orientojnė arkėn shtetėrore tė mbledhur nga djersa e popullit nė aparatin e mbrojtjes sė klanit tė tyre, nė polici, nė ushtri, nė gjykatė, ku kryhen vepra tė ndyra e padrejtėsi sipas gishtit urdhėrues! Mbase, pėr hir tė sigurimit shtetėrorė parametrat e kamxhikėt e dorės sė forte ndjehen orė e ēast vetėm e vetėm tė mos ketė pavarėsi shpirtėrore dhe kombėtare, e , tė mos ketė Islam …!







8 . PLANI INTEGRAL NĖ KUR’AN



Sado qė njė pėrmasė e kėtillė ku shtrihet bota e tė kuptuarit Islam, nuk ka mundur qė ta pėrjetojė mirėkuptimin nė koordinata tė mėdha, ajo ėshtė shfaqur dhe shfaqet si dritė pėr t’iu kthyer shpresa e shpėtimit – njeriut. Pasi nė kėtė botė ku diametralisht shtrihen besimet edhe nė vizion tė kuptimit ngėrthejnė kundrimet e kundėrshtive, hapen linjat e negacionit se ēka mund tė pėrmbyset e ēka mund tė jetėsohet. Prandaj, nė kėtė lėvizje ku rėnie-ngritjet janė orientim i asaj qė hy si integrale shpirtėrore pėr tė pėrfshi mėsimin e Porosisė sė Madhe – Kur’anin Famėlartė , bėn tė mundur qė edhe nė kėtė kohė tė lamtumirės sė fundit nga ideologjia “sllavo komuniste – ortodokse “ edhe pėr nga premtimet e njė “ humanizmi demokratik evropian “ tė horizontit katolik, Islami si botėkuptim i lirė ku urtia, e vėrteta, e drejta, qysh nė frymėn e parė tė mėkėmbjes deri nė atė tė fundit, nė jetė tek njeriu vjen e ngulitet sipas kritereve tė pėrcaktimit tė detyrave : shpirtėrore, trupore e materiale, nė ngritjen e vetėdijes sė njė deklarate tė pėrjetshme dhe tė pėrhershme tė : La ilahe il-la llah Muhammedur Resulul-llah !

Ky potencial i lidhjes shpirtėrore nė brendi tė njė ndėrlidhje integrale shpie tek pėrcaktimi i pėrjetshėm qė ngrihet dhe jetėsohet nė ndjenjėn e lartė shpirtėrore, nė pėrgjegjėsinė e madhe tė moralit, dashurisė ndaj sakrificės, ku gjatė shtigjeve jetėsore ndeshet e kundrohet nga specifika e ndodhive ! Prandaj ashtu tė kanalizuar e tė udhėhequr nga ndjenja e lartė e mėsimit tė Kur’anit , atė, tė parėt pėr zbatim e morėn pejgamberėt, tė cilėt, nė vetėdijen e njeriut e pėrcaktuan drejt Islamin. Nga vrojtimet dhe kthesat shumėdimensionale nė botėkuptimin e zbėrthimit , Kur’ani, dhe Islami pranohet si ideal i lartė, i qėndrueshėm nga njerėz e breza tė tėrė! Pasi tė gjitha shtigjet tė nisin e tė shpijnė gjatė tėrė jetės tek kriteret dhe principet e njėjta qė pikėpjekjet i kanė nė burimet e parimeve tė mėdha tė njė mbivlere tė gjerė tė barabarėsisė sė plotė ku e drejta , e vėrteta dhe urtia hyjnė e mbėshteten nė trungun e plotė tė zbatimit tė linjės trefishe tė detyrave Islame, duke pasqyruar rrezatim tė pesė shtyllave kryesore ku bartės i pėrhershėm dhe ēelės i vetėdijes njerėzore ėshtė All’llahu xh.sh.

Pėrderisa All’llahu e ka bėrė tė mundur jetėsimin e njeriut qė sa tė jetė gjallė, tė jetė i pavarur, edhe predikimi i mėsimit tė Kur’anit shpie drejtė njė adhurimi tė pavarėsisė. Nga kėnd shikimi i botėkuptimeve krijesat e tij, njėri-tjetrit i kushtojnė rėndėsi , i japin pėrkrahje, ia njohin dhe vlerėsojnė meritat, sepse vetėm ashtu plotėsojnė detyrat dhe mbajnė tė pastėr Islamin. Sadopak qė tė hyjmė nė vėzhgimet konkrete tė njė integrali tė kėtillė , do tė shohim se nė praktikėn e pėrditshmėrisė tė shpeshtėn e rasteve tė pėrudhurit e Islamit nuk kursejnė qė ta ndajnė pasurinė , qoftė ajo materiale apo shpirtėrore, tok me ata qė i ka vėnė nė kthetrat e veta varfėria. Qoftė ajo edhe njė kafshatė buke qė e kanė pėr shpirtin e vet janė tė gatshėm ta ndajnė nė gjysmė! Sepse, aty gjejnė pėrkrahje dhe shpėtim pėr t’u drejtuar nė shtigje tė shpresės ku mirėsia nuk ka pėrkufizime. Ndaj, sa e sa herė ndeshemi edhe nė kohėn kur kėrleshjet e ndjenjės sė mohimit tė Islamit ndizen me vrer dhe urrejtje , siē ishte rasti i okupimit tė Kosovės, vrasja e muslimanėve tė Bosnės dhe Hercegovinės , pastaj, pėrplasjet pėr tė ndezur fitilin e konflikteve gjithkah ku ka predikues tė Islamit, sipas skenarit tė shkruar tė vandalėve qė e rrėnojnė kulturėn Islame, vėnien e kryqave mbi Sahat Kulla, bastisjet dhe pėrndjekjet e predikuesve tė fesė Islame, deri tek likuidimet edhe nėpėr xhami nė ditėt e festės sė Bajramit, edhe ditėve kur falet namazi i xhumasė, prezenca e tė tillėve qė kėrkojnė ndihmė edhe pse tė shpeshtėn e rasteve janė tė pėrkatėsive tė atyre qė mohojnė Islamin, dhe qė i bėjnė pa ndal krim, pėr tė dominuar politikisht , kanė qenė tė pėrkrahur dhe pėrkrahen nga muslimanėt, saherė u trokasin pėr ndihmė, sepse: Ndihmoni atij qė kėrkon ndihmė ! Tė keqen le ta gjejė prej vetvetes! Megjithatė, ata, nė kėtė shpirtgjerėsi tė Islamit kanė pėrfituar me djallėzi, vetėm e vetėm tė ngrihen fuqishėm kundėr tij . Nė kėtė pėrmasė tė sinqeritetit ka humbur shumė feja Islame, vetėm e vetėm pėr atė se ka treguar gamėn e gjerė tė tolerancės nėpėr specifika tė ndryshme tė jetės. Meqė qėllimi kryesor i Islamit ėshtė qė skamnorėt , tė sėmurėt, tė ndihmohen, pėr tė dalė mė lehtė nga analet e shėmtisė . Nė taborin e sjelljes racionale mund tė flitet pėr humanizmin e lartė si opcion qė nė Porosinė e Madhe tė Kur’anit zė vend dhe ėshtė bosht i veprimit.

Vrulli i jetės qė ka marrė nė domethėnien e vet lustrėn e njė “emancipimi” me ngjyrė dhe shkėlqim tė rrejshėm nė mėsimin e Kur’anit pėrjeton njė kritikė tė rreptė dhe nuk u mundėsohet aktorėve tė tillė tė bėjnė orvatje sa pėr sy e faqe. Prandaj, as qė merret si mundėsi dhe lehtėsim pėr t’i zėnė shtigjet e tilla ku dominon hipokrizia e vetėkėnaqėsisė - vetėvrasjes si nė fe po ashtu edhe nė politikė ! Sepse nė kėtė pozitė kundrimesh, plani integral nė Kur’an shfaqet jetėsim i forte qė ėshtė e drejtė legjitime e njė populli. Sa pėr ta vėnė nė sy tė dėshmisė, aty ku ka predikues tė Islamit duhet patjetėr tė jetėsohet kuptimi i lire i organizimit institucional fetar, ku do tė bėhej e mundur qė mėsimi i Kur’anit tė hynte nė ēdo pore pėr t’u pėrjetuar barabarėsia e nivelit tė lartė. Nė tė kundėrtėn aty ku primatin e ka feja qė ndeshet me Islamin do tė thotė robėri, ose okupim pa ndjenja e shpirt njeriu. Tė gjithė tė tjerėt nė kėtė plan integral qė pėrpiqen ta zbusin e ta thyejnė atė qė e ngriti Islami me fakte , thyhen pėrpara bindjes dhe urtėsisė . Pra, kundėrshtarėt e Islamit, edhe pse shtiren se janė tolerantė, janė shėrbėtorė tė djallit tė mallkuar .Janė qafirė…!





9. POTENCIALI SHKENCOR – TEKNIK NĖ KUR’AN



“Thuaj! A me tė vėrtetė, ju mohoni atė i cili ka krijuar tokėn pėr dy ditė, madje i bėni edhe shok? Ai ėshtė Zoti i botės. Ai nėpėr tė , pėrmbi, ka bėrė kodra tė pa lėvizėshme, i ka bekuar edhe prodhimet e saj i ka bėrė pėr katėr ditė, - sqarim pėr ata qė pyesin! (Suratu Filisat 9, 10).

Shtigjet e ngritjes sė njė mundėsie tė kėtillė e tė kėsaj pėrmase ku ngrihet e mbėshtetet Porosia e madhe nė Kur’an, ėshtė pasqyra e tė Madhėrishmit, Fuqiplotit, qė pėr aq sa do edhe mundet tė ndėrtojė e, padyshim, edhe tė rrėnojė ! Forca e tė mundshmes pėr tė krijuar njė tėrėsi qė shoqėri e breza qė shkuan e qė vijnė nė jetė dhe rėndėsia e pėrgjegjėsisė dhe domethėnies mbinatyrore mundet tė plotėsojė nevojat pėr mirėqenien e tė gjithėve qė krijojnė sipas figurės dhe formės, madhėsisė dhe modelit, tėrėsisė dhe aftėsisė pėr krijim tė pikave kryesore nė kthesat jetėsore, sipas rasteve dhe vendeve qė zėnė!

Nga njėra anė, ky potencial kaq i madhėrishėm i kėtij krijimi s’ka si tė mos hyjė nė kornizėn e botėkuptimeve tė mendimtarėve, qė vrasin mendjen dhe hyjnė nė kontura tė botėkuptimeve tė ndryshme tė mendimtarėve , qė vrasin mendjen dhe hyjnė nė llojllojshmėri radhitjesh! Ndėrsa nga pika tjetėr e shikimit nė fazėn zhvillimore tė industrializimit tė lartė ku shkenca dhe teknika kanė shėnuar kthesė me domethėnie tė rėndėsishme nė ndryshimet rrėnjėsore tė arritjes sė produktivitetit qė pėr shoqėrinė ka shumė rėndėsi, shikuar nė ecuri zhvillimi. Por kuptuar nė bazė tė potencialit kaq tė theksuar tė njė krijimi pėr mundėsi tė aktivitetit prodhues sipas citateve tė ajeteve tė lartė theksuara, njė hap i tillė as qė ėshtė arritur e as qė ėshtė tejkaluar!

Nė zhvillimin shoqėror tė brezave ku pėr nga specifikat e tyre ndahen sistemet, domethėnie tė madhe ka pasur faktori politik, i cili ka ndikuar nė shkallėn e zhvillimit, nė dinamikėn e rritės, nė shpejtėsinė e rritjes shkencore e teknike qė nga Porosia e madhe e Kur’anit , del se shkenca dhe progresi teknik janė potencial tė primatit tė parė! Sepse, pa ngjyrime politike, ajo qė ėshtė krijuar “ i ka bekuar edhe prodhimet e saj” qė shumė breza t’i kenė pėr t’i shfrytėzuar si tė mira materiale, tė shėnojnė ngritjen e mirėqenies shoqėrore pėr aq sa domethėnia e mirėsisė tė zinte vendin kryesor!

Shkalla e produktivitetit krijues nga pozita e paraqitjes nė ajetet e lartė thekėsuar, pėr tu fituar lloji i prodhimit tė tillė (si nė formė e si nė ide), ka nė brendi tė tėrė asaj edhe nivelin e pėrkufizimeve , siē ėshtė rasti i krijimit tė tokės “pėr dy ditė“! Pastaj pėr tėrė atė plleshmėri tė asaj qė do ta japė si prodhim pėr ēdo kohė, niveli informativ i tė sqaruarit nė ajet vė dijeninė pėr pėrbėrjen e shumėllojshme e tė ndėrthurur tė njė potenciali tė njė ekipi tė tėrėsishėm tė aktivitetit ekonomik nė tėrė rruzullin tokėsor!

Pėr tėrė kėtė strategji ngritjesh ku qėndrojnė vepra pavdekėsie s’kemi se si tė flasim e as tė kėrkojmė tėrėsi sistemore tė masės se si u ngrit Gjithėsia, ku mbėshtetet qielli, kur lėvizin yjet... Gjithė ky ndėrtim si u bė. Kush ishte arkitekti ? Mjetet qė e ngritėn, numri i tė punėsuarve , kualifikimi i kuadrit tė tillė. Sepse, mbi tė gjitha qėndrojnė duart e All-llahut qė instalojnė ngritjen e njė potenciali tė tillė tekniko shkencorė qė vihet nė raport tė asaj qė vjen pėrmes Porosisė sė madhe – Kur’anit. Mbase njė dėshmi e tillė bazohet nė kontura pyetjesh tė drejtuar: “Ju mohoni atė i cili ka krijuar tokėn? Atė qė mbanė llogari pėr gjithēka dhe pėr ēdo gjė di !

Sfera ku ngrihet e ripėrtėrihet prodhimi ose gjallėria e llojllojshme bimore e shtazore e saj, nė pėrjetėsi sipas strukturės thuajse ėshtė shumė e gjerė. Diametri i gjerėsisė sė pėrkufizimit as qė dihet e as qė mund tė shikohet, kur, gjallėria e lloj lloj gjallesave ėshtė e mundur edhe nė brenditė e thella tė tokės! Prandaj ky degėzim i shtresuar ka dhe theksin e veēantė tė njė shkalle tė lartė tė automatizimit ku parametrat e matjes, tė funksionimit dhe tė kontrollit padyshim se punojnė nėn urdhrin e All’llahut dhe sipas ligjit preciz. Koeficienti i krijimit tė kėtyre vlerave ėshtė i madh, ndėrsa humbjet as qė parashikohen. Lirisht mund tė thuhet se nuk krahasohet as modernizimi i nivelit ma tė lartė i atyre tė mirave materiale qė nė vete kanė forcė pėr prodhime serike sepse dikur e humbin pjesėrisht apo krejtėsisht. Me ēka e si tė matet forca e krijimit tė Gjithėsisė pėr serinė e “prodhimeve qė ka bėrė pėr katėr ditė“, dhe qė ka shėnuar pėr aq vite prodhim pa asnjė shkallė tė amortizimit! Sepse botėkuptimi i ndėrrimit tė kėtij fitimi pėr atė qė mund tė ndodhė sipas Porosisė sė madhe Kur’anit tė All-llahut, amortizimi i tėrėsishėm i saj, ku qėndruan “kodra tė palėvizshme” mund tė ndodhė atėherė “ kur tė fryhet nė sur”!

“Pastaj vazhdon ngritja e qiellit ku ishte mjegullnajė dhe i tha atij dhe tokės: Qasuni (largoheni – nėnvizimi im), me dėshirė a me dhunė! Dhe caktoi pėr dy ditė shtatė qiej dhe u shpalli se ēka do tė gjendet nė secilin qiell. Kurse qiellin mė tė afėrt e zbukuruan yje tė shkėlqyeshėm dhe mbrojtje. Ai ėshtė ligj i tė Fortit, tė Gjithėmėshirshmit! (Suratu Fussilat 11, 12)...