Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Dalan Shapllo

    Kujtime miqesie per Dalan Shapllon

    E Marte, 19 Prill 2005

    Keto jane disa kujtime te studiuesit te njohur Xhaxhiu per kolegun dhe nje nga njerezit e respektuar te letrave shqipe, Dalan Shapllo. Ato rekin te hedhin nje drite ndryshe dhe shume intime te studiuesit, i cili ka nderruar jete pak dite me pare ne Paris

    Nga Myzafer Xhaxhiu

    Iku Dalani, por la nje emer te madh, te gjalle e te paharruar tek te gjithe ata qe e paten njohur si njeri dhe si krijues i vlerave te cmuara te kultures dhe te letersise.

    E njoha se afermi kur te dyve na qelloi te ishim studente diku larg atdheut, ne te njejtin fakultet dhe ne te njejten banese-konvikt.

    Kur une lashe Gjirokastren, ai ishte ende femije, por e dija ku banonte. Lidhje krushqie. Mbaj mend nje dite, profesori im i gjimnazit, Siriu, babai i Dalanit, me dergoi ne shtepine tij te merrja fletoret me detyrat e nxenesve. U kujtua se duhej t'i kishte marre, kur e pyetem se si kishim dale ne provimin e matematikes. Si nxenes gjimnazi mbaj mend se me te benim edhe mesimin e gjuhes shqipe. Per profesorin tone Siriun, qe kishte ardhur nga bangot e "Normales se Elbasanit" dhe ishte emeruar me merite profesor i gjimnazit, ne nxenesit e kesaj shkolle u kujtuam me nje lloj habie kur ne klasen e katert patem profesor te gjuhes te madhin Eqrem Cabejn. Ai vuri re se ishim pergatitur shume mire ne gjuhe, cka na ndihmonte per te ecur mbare edhe ne mesimin e gjuhes latine dhe te greqishtes se vjeter. Duke qene nxenes te deges klasike, matematiken e benim disi te thjeshtesuar. Gjithesesi matematike ishte, lende e veshtire, ca dhe pamja e jashtme disi e rende e zotit Siri, pak zeshkan, me ca qime te zeza e te dendura ne fytyre, qe edhe pse ruhej cdo dite ... sa para ben! Shakaxhiu i klases Kristaqi, thoshte: "Sa te ruaje zoti Siri nje faqe, i dalin perseri qimet ne faqen tjeter qe sapo ka rruar". Por kjo ishte pamja e jashtme. Nje fjale e urte thote: "Rremo token e murme e do te gjesh ar qe shkelqen!" Po, zoti Siri ishte aq i dashur dhe i dhimbsur me nxenesit! Kur ndonje ishte i dobet ne matematike, rrinte me te ne dhomen e profesoreve per ta ndihmuar edhe pasi kishte rene zilja e ores se fundit, edhe pse per te shkuar nga lagjia Palorto deri ne Pllake, ku profesori yne banonte kishte goxha rruge per te bere, me te perpjeta e tatepjeta.

    Ajo e Shapllos ishte nje familje e shquar per virtytet e saj midis mijera familjeve gjirokastrite, ne ze per natyren e tyre te qete, te perkore e paqesore per te perballuar me urtesi stoike nje jete tradicionalisht te perhimte.

    Po hap nje paranteze per te treguar se "dardha bie nen dardhe", sic thote nje fjale e urte. Haxhi Shapllo, babai i Siriut dhe i kater femijeve te tjere, punoi nje kohe te gjate si telegrafist ne qytete te ndryshme te vendit. Kudo la emer te mire per ndershmerine dhe veprimtarine e tij atdhetare, duke i sjellur sherbime te cmuara levizjes demokratike si nepunes telegrafi.

    Edhe dega tjeter e trungut te familjes Shapllo, e perfaqesuar nga vellai i Haxhiut, Neimi, qe emigroi familjarisht ne Amerike aty nga fillimet e shekullit te kaluar, u dallua per virtytet qytetare dhe gjithcka te mire qe mbarti me vete. Burra dhe gra punuan kokeulur e me perkushtim ne fabrika, uzina, deri sa krijuan nje ekonomi te tyre te pavaruar e modeste.

    Tere familja Shapllo u lidh natyrshem qe ne fillimet e saj me Levizjen Antifashiste Nacionalclirimtare. Dalani 15 vjecar nderpreu mesimet per t'u inkuadruar ne formacionet partizane qe vepronin ne jug te vendit. Pas Clirimit, fitoi dy klase brenda disa muajve dhe ca me vone ne vitin 1949 shkoi me burse per te kryer studimet e larta ne filologji, te cilat i perfundoi me rezultate te shkelqyera ne Universitetin Lomonosov te Moskes. Pasi mesoi per ta pasur zili gjuhen e Pushkinit dhe te Tolstoit, te cilen arriti ta flase e ta shkruaje si rralle studente te huaj, do te shihje Dalanin deri ne oret e vona te nates duke lexuar vepra te shkrimtareve ruse dhe boterore si dhe ato me karakter teorik ne degen e filologjise. Kjo te jepte kenaqesi po dhe lodhje per te perballuar nje vellim te madh pune. Ia thashe Dalanit kete mendim nje dite kur shkuam per te shetitur ne parkun Sokolniki, afer Shtepise se studentit ku banonim. Ketu, ne sallen e bibliotekes takoheshim shpesh dhe kaq. Po asnjehere s'kemi ndenjur ndonje here bashke si gjirokastrite qe jemi. Ia thashe kete nje te diele ne mengjes. Nuk me kundershtoi. Nuk dinte t'i prishte qejfin kujt. Keshtu qe shkuam ne Sokolniki. Dite pushimi: Parku gumezhinte nga njerezit. Neper stole shikoje te ulur pleq e sidomos plaka dhe gra te reja qe lexonin. Ne Rusi njerezit lexojne shume, jo vetem neper parqe, por edhe ne metro, ne tramvaje e trena. Ndejtem sa ndejtem duke shkembyer ndonje fjale pastaj Dalani tha: "Ngrihemi, u lodhem se pushuari!" Merzitej me muhabete dosido. I dukej kohe e humbur. Kete pershtypje e perforcova me shume keto dhjete vitet e fundit, kur pinim ndonje kafe ne lokalin pas TOB-it dhe Bibliotekes Kombetare ku e shihje te punonte gati cdo dite. Ndaj dhe la pas vepra me studime dhe kritika letrare, me tregime e novela, me perkthime nga letersia e madhe boterore e sidomos nga ajo ruse, ne proze dhe poezi, te shumta dhe me vlera te shquara, qe e vene emrin e tij si studiues e shkrimtar ne radhet e me te njohurve. Jo vetem ne keto dy dimensione, por edhe ne ate te perkthyesit, qe na dha nje shqipe te bukur e te rrjedheshme, te pasur ne fjale dhe frazeologji vepren "Eter dhe bij" e shkrimtarit te madh rus Turgenievit, poema te Lermontovit, permbledhjen me poezi nga poetet klasike te Persise etj.

    Dalani e kishte shume te zhvilluar ndjenjen poetike, dhe kjo ndjehet jo vetem ne shqiperimin mjeshteror te vargjeve te poeteve te medhenj boterore, por dhe ne lirizmin qe pershkon "tregimet dhe novelat e tij te shkelqyera", sic pohon edhe esteti yne Alfred Uci.

    Ishte kenaqesi te rrije e te bisedoje me Dalanin, te degjoje fjalen e tij te shtruar dhe te mencur, shprehjen e nje shpirti human e te hapur me te gjithe. "Ai nuk dinte te fyente njeri. Asnjehere, Dalani, ne te gjithe krijimtarine e tij nuk ka fyer kerkend, ka qene njeri i ndershem" shprehet poeti yne Dritero Agolli.

    Per horizontin e gjere kulturor, per aftesite e tij si kritik dhe studiues i letersise, per mencurine dhe gjykimin e mprehte dhe te ekuilibruar, Dalani u pat ngarkuar me detyra te rendesishme te sferes intelektuale si kryeredaktor i gazetes "Drita" dhe i revistes "Nentori", organe te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, pergjegjes i katedres se letersise shqiptare dhe te huaj ne Fakultetin e Historise dhe te Filologjise te Universitetit te Tiranes dhe se fundi ne nje post me pergjegjesi ne Institutin e Kultures Popullore.

    Kudo ku punoi, per cilindo qe e pati njohur personalisht apo dhe permes vepres, pasqyre e gjalle e vete personalitetit te tij, la mbresa dhe kujtime te paharruara, si emer shume i nderuar ne kujtesen e kombit.

    Dekorata e larte "Mjeshter i madh" i akorduar nga Presidenti i Republikes dhe cmime te tjera per krijimtarine e tij letrare dhe ate studimore jane deshmi e nderimit mbarekombetar ndaj kesaj figure te shquar me emrin Dalan Shapllo, qe ligjeroi me ndjenjen e shkrimtarit dhe me mencurine e studiuesit deri ne fund te jetes.

    Korrieri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Shkrimtarit Dalan Shapllo i jepet lamtumira

    I ndarė nga jeta nė moshėn 77-vjeēare, shkrimtarit, poetit dhe kritikut Dalan Shapllo i ėshtė thėnė lamtumirė dje nė mesditė nė ceremoninė mortore tė mbajtur nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve nė Tiranė.

    Karriera e gjatė e Shapllos nisi me shkrimtarinė nė prozė dhe poezi e cila u profilizua mė pas nė kritikė dhe studime. Ishte kryeredaktor i gazetės “Drita” dhe revistės letrare “Nėntori” dy nga botimet mė tė rėndėsishme nė erėn e realizimit socialist. Vitet e fundit ai do tė pėrkthente “Poezi klasike perse” dhe nė 2003 Presidenti i Republikės Alfred Moisiu do t’i akordonte urdhrin “Mjeshtėr i Madh”.

    Shekulli
    02/04/2005

Tema tė Ngjashme

  1. Si ruhej Enveri
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-06-2003, 04:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •