Kërcënohet
BASHKIM ALIBALI
Këngëtari i mirënjohur, Bashkim Alibali që nga shumë njerëz apo miq të tij
mund të cilësohet si mjaft paqësor, ka marrë kërcënimin e parë në jetë.
Sigurisht jo prej ndonjë personi të cilit ai nuk ja ka bërë qejfin të këndojë
këngën e preferuar, por nga mijëra kilometra larg Shkodrës, vendit të tij të
lindjes. Arsyeja e ka fillesën në një udhëtim të tij në Angli, i ftuar në një koncert për
komunitetin shqiptar të atjeshëm. Burime të sigurta kanë konfirmuar se dy biznesmenë
shqiptarë me banim në Londër, fillimisht e kanë telefonuar Alibalin duke i
thënë: “Nëse vjen në Angli organizatorët e koncertit nuk do ju paguajnë.” Por kur e
kanë parë se këngëtari ishte i vendosur për të shkuar në Angli, kanë përdorur
kërcënim serioz. “Nëse vjen me estradën e Shkodrës në Angli, nuk keni për të
bërë hajër. Pyesni b***** mirë”. Ka qenë ky mesazhi përmes telefonit për të dhe
për disa pjesëtarë të estradës së Shkodrës. Mësohet se personat që kanë bërë
kërcënimin janë njëri shkodran e tjetri nga Puka, edhe këta organizatorë koncertesh
shqiptare në Londër dhe gjithçka ka ndodhur për arsye konkurrence. Siç duket,
ata dëshironin që këngëtari shkodran së bashku me Estradën e Shkodrës të ishte
në koncertin e organizuar prej tyre me rastin e Krishtlindjeve. Por ja që Alibali nuk
është shqetësuar shumë nga këto kërcënime, teksa i ka qëndruar besnik udhëtimit të tij drejt Londrës.
Krijoni Kontakt