Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Kërcënohet BASHKIM ALIBALI

    Kërcënohet
    BASHKIM ALIBALI

    Këngëtari i mirënjohur, Bashkim Alibali që nga shumë njerëz apo miq të tij
    mund të cilësohet si mjaft paqësor, ka marrë kërcënimin e parë në jetë.
    Sigurisht jo prej ndonjë personi të cilit ai nuk ja ka bërë qejfin të këndojë
    këngën e preferuar, por nga mijëra kilometra larg Shkodrës, vendit të tij të
    lindjes. Arsyeja e ka fillesën në një udhëtim të tij në Angli, i ftuar në një koncert për
    komunitetin shqiptar të atjeshëm. Burime të sigurta kanë konfirmuar se dy biznesmenë
    shqiptarë me banim në Londër, fillimisht e kanë telefonuar Alibalin duke i
    thënë: “Nëse vjen në Angli organizatorët e koncertit nuk do ju paguajnë.” Por kur e
    kanë parë se këngëtari ishte i vendosur për të shkuar në Angli, kanë përdorur
    kërcënim serioz. “Nëse vjen me estradën e Shkodrës në Angli, nuk keni për të
    bërë hajër. Pyesni b***** mirë”. Ka qenë ky mesazhi përmes telefonit për të dhe
    për disa pjesëtarë të estradës së Shkodrës. Mësohet se personat që kanë bërë
    kërcënimin janë njëri shkodran e tjetri nga Puka, edhe këta organizatorë koncertesh
    shqiptare në Londër dhe gjithçka ka ndodhur për arsye konkurrence. Siç duket,
    ata dëshironin që këngëtari shkodran së bashku me Estradën e Shkodrës të ishte
    në koncertin e organizuar prej tyre me rastin e Krishtlindjeve. Por ja që Alibali nuk
    është shqetësuar shumë nga këto kërcënime, teksa i ka qëndruar besnik udhëtimit të tij drejt Londrës.
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    edhe ne art perfshihet dhuna
    sna ka mbet gja tjeter ne shqiptareve
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Ky eshte kulmi i injorances.
    Po a kercenohen artistet?
    Nje veprim ose nje kercenim i tille, duhet te denohet pa tjeter.
    Edhe tani njerezit duhet te pyesin ku te shkojne dhe ku jo?
    Mentalitet anadollak, mafioz injorant.
    Per mendimin tim disa njerez nuk ndryshojne kurre , jo ne Angli apo Amerike por edhe ne hene ti cosh kjo kategori njerezish nuk ndryshon dot.Nje ose dy plera te tilla nuk perfaqsojne Shqipetaret, dhe nuk kemi perse te pleksemi mi keta derra, te cilet vetem tregojne vehten e tyre dhe JO SHQIPETARET,
    Ju lutemi mos te na futni te tereve ne nje thes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niktironci : 12-12-2007 më 22:36

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nje ose dy plera te tilla nuk perfaqsojne Shqipetaret, dhe nuk kemi perse te pleksemi mi keta derra, te cilet vetem tregojne vehten e tyre dhe JO SHQIPETARET
    ti shume mire e thua, por ja qe dhe keta jane organizatore mbremjesh/festivalesh..... ne syte e shume veteve, keta perfaqesojne Shqiperine ne nje menyre apo ne tjetren ...gjithmone me keqardhje
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. "Shqiperia e Madhe"
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 13:01
  3. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Bashkim Gazidede, ish kreu i SHISH kthehet në Shqipëri
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •