Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 286
  1. #41
    L I B R I I D Y M B D H E T Ė T




    S H L I R I M E E P E R J A S H T I M E


    KRYE I NJIZETĖTETRETĖ.

    Pjestarėt e perjashtimevet.

    KRYE I NJIZETĖTEKATERT.

    Deka.

    §.1221. Kanūni i Malevet tė Shqypnis shliron e perjashton: I. Kishen:

    a) prej ēdo teloznet,
    b) prej dhetimit tė tokvet e tė gjās sėgjallė;
    c) prej giobet e ēdo ndeshkimit,
    d) prej ēdo angarije kah katundi e flamuri,
    e) e bān pjestar nė ēdo giobė,
    f) ndoren e ndermjetsin i a ruen.

    §.1222. Il. Priftin, i cilli:

    a) āsht jashtūem prej ushtrije,
    b) po u lyp nė bé, vehtja e tij xźhet per 24 Poronikė,
    c) po vrau kend, s'ndiqet per giak, prīndja e tij biejn nė gjak,
    d) s'ndjekė kend per gjak tė prīndės.

    §.1223. III. Krenėt e Flamurit:

    Pō u lyp per Poronik nii nder Pleq tė mdhaj, vehtja e tij xźhet per 12 Poronikė tė paniefun.

    §.1224. IV. Kasnecat: Jashtohen prei ushtrije.

    §.1225. V. Farketarėt: Jashtolien prej ushtrīje.

    §.1226. VI. Tė vorfnin djalė tė vetem, qi i ką mbetė mbi krye shpija e e āma : āsht i jashtūem pre ushtrije.

    §.1227. VII. Gruen: mos pelqimi i saj kah kanūją:

    a) per Plak,
    b) per Kapucar,
    c) per Poronik, as beja s'i gjegjet,
    d) s’ką za as vend nė kuvend,
    e) s'ką trashīgim as tź prīndja as tź burri,
    f) nuk ndiqet per gjak;
    h) ndermjetsija s'i dhunohet.

    §.1228. VIII. Virgjinat (femnat, qi veshen si burrė): S'veēohen prei grash tjera, posė qi jānė tė liar me ndźjė nder burra, porsé pą tager zanit e kuvendit.

    §.1229. IX. Deken:

    Ata, qi kąn deken nė shpi, jashtoehn prej ēdo pūne si kah katundi si kah flamuri, si edhč kah tė reshunt e ujit tė mullijvet. Ket tager e kąn prej kanūnit per nji javė ditė rresht. Si tė mbushet java, do tu pergjegien detyrvet si kah katundi si kah Flamuri, edhč nė kjofčt krye a Dera e Giomarkut.

    §.1230. Kanūni i Malevet nuk bān qi t’i shkaktohet kuej trazim mbi trazim.

    §.1231. Kur t'i desė kush njij shpije nė katund, per nji javė ditė rresht mbas deket nuk młnd t’i bzajė kush tź dera per kurrnji pūnė, qi t'a ketė vendi me e bā katundisht.

    §.1232. Jaslitohet me gjith giinden e shpis prej ēdo angarije si kah katundi, si kah flamuri, si edhč prej vijash t'arve e tė mullinit.

    §.1233. Po desht kush me pritė per "krye shndosh" perte javen, tė presė: porsé krye tetė ditėsh kanūja i a don pūritorin me kźnė edhč i Derės sė Gjomarkut.

    §.1234. Si tė des kush, do tė dergohen lajmtarėt, per me thirré ne mort.

    §.1235. Tu bā gjāmė burrnimi, grrishten edhč tundin krahnorin.

    §.1236. Grat vaitoin, por nuk grrishten.

    §.1237. Porsa tė vźjn kamben nė katund tė tė dekunit miqt, do tė vźjn nė krye jakzat e gjurdijavet.

    §.1238. Kanū āsht me bā gjāmė mbė tė dekunin tri herėsh. tuj persritun fjalen "I mjeri unė!" nandė herėsh.

    §.1239. Burrnimi nuk bertasin mbė gra, por po i biri mbė t'āmen e i vllai nbė tė motren.

    §.1240. Kur tė niset kush per me shktie nė mort, nuk thotė "Lamtumirė", as i thotė kush "Udha e marė".

    §.1241. Tuj kalue rrāzė vorresh, pūntorvet, qi ēilin vorrin, nuk u thohet "puna e mbarė!"

    §.1242. Nė kjoshin miq, u shndoshin kryet, kjenė shokė, u thonė: "a u lodhėt, or juni?"

    §.1243. Si shokėt e katundit tė tė dekunit, si miqsija, 'si tė pijn kafen, kupzen e pshtesin nė tokė, tuj thąnė: "Zoti ju dhashėt gajret!" '’Per tė mirė" nuk thohet.

    §.1244. Tė treten ditė mbas deket, kushdo qi tė vījė,lė per "Krye shndosh" si mbas kafjet, si edhč mbas buket thotė: "Zoti ju dhashėt gajret! Per tė mirė mbas sodit!" Nuk thohet: "Ju shtrofčt per tė mirė!"

    §.1245. Gjāmatarėt rreshtohen, tuj perba gjymės rrethit me ftyrė kah i dekuni.

    §.1246. "Perejellsat me tė dekmin nuk młnd t’i kaloin kuej per derė, posė nė kjofėt udha e madhe a udhė katundi".

    §.1247. Tuj dredhue prej vorresh, s'do tė ndalet kush n'udhė, por do tė shkoiė fill nė shpi tė tė dekunit.

    §.1248. Si tė mbrrijn n'oborr, u dalin perpara shokėt e shpis sė tė dekunit, u mbajn armėt, u qesin ujė duervet pą hi nė shpi e u prijn ké treveza, per me hąnger Drekė.

    §.1249. Pa krye sė hąngermit tė gjith, nuk do tė ngrehet kush prej buke.

    §.1250. Si tė ēohen prej buke, do tė dalin jashtė tė gjithė e lain duert para derės sė shpis nė shekė, e cilla do tė gjindet plotė me ujė.

    §.1251. Miqt, qi grishten ftyre nė dekė tė mikut nuk do t’i lain faqet e pergjakuna as nė shpi, as nė katund tė tė dekunit e as per udhė, por ,si tė mbrrijn nė shpi tė vet.

    §.1252. Zija per tė dekun tė shpis (per burrnim, por jo per gra.) do tė mbahet nji vjetė.

    §.1253. Per fmi nuk mbahet zija.

    §.1254. Zija hiqet a per ndo’i tė kreme, qi lutet me miq, a per ndo'i ditė tė motmotit.

    §.1255. Nė drekė do tė gatuej bukė grueja e vźjė.

    §.1256. Grueja me burrė nuk młnd tė gatuej nė drekė, as me qitė ujė duervet, as me qitė raki e as bukė me thye.

    §.1257. Po ju desht grues me burrė tė gjall me gatue nė drekė, nė darsem nuk młnd tė gatuej.

    §.1258. Grueja e vźjė nuk młnd tė gatuej nė darsem, as nuk młnd tė qesė ujė duervet, as raki, as me thye bukė, as me veshė e me iu afrue nuses.

    §.1259. Me ardhė nė shpi tė prīndes nė pasi bija e martueme e me dekė aty n'at kohė, drekėt do t’i bajė prīndja. Tė prishunat e drekvet do t’i bajė shpija e prīndės e jo e burrit.

    §.1260. Po u dha ndo'i ndimė shpija e mikut, kjo xźhet nderė nė kanū, por jo detyrė.

    §.1261. Me u ēue prīndja e me bajtė trupin e dekun tė sė bīs sė vet nė shpi tė burrit, katundi e giobitė per at siellje shnjerzimi.

    §.1262. Né, rrios pasėt me sč me shti nė dhé tė bin e vet prīndja, vllaznija e fisi do t’i apin uhą.

    §.1263. Tė prishunat e uhat e drekvet do tė lahen nė krye tė mojit, 'si tė hījė i dekuni nė dhé, e nuk mund tė shtyhen pertej.



    Fund
    [/B]

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    Darius sdi qfare te them apo vetem o njė pėrshendetje diretke ne ty shkon kjo dhe per gjithe qte durrs qe je duke perfaqsu me nick. Shum postim i bukur.

  3. #43
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po asht marre e madhe more Krasniq, shpija e shqiptarit me pas bibel e kuran, tevrat e zebur, e mos me e pase Kanunin ne balle te oxhakut.

    Po a ka gja ma marre se me te ardhe musafiri i atjehit me ta pa cdo lloj libre e qitapje vec Kanunin mos me e pa?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #44
    Citim Postuar mė parė nga styx
    Baptist, kush/si u krijua Kanuni?
    Mora shkas nga kjo pyetje e styx ne nje teme tjeter qe ti drejtohem atyre qe kane njohuri te thelle nga kanuni. Une personalisht e kam lexuar qe ne vitet 80-te por njohuria ime kufizohet aty. Skam patur rast te lexoj ndonje studim serioz mbi origjinen dhe hartimin e tij dhe sidomos mbi impaktin qe ka patur ne jeten e popullit tone. E di qe eshte shume i lashte. Mbase me i lashte se mund te mendojme ne. Pra brenda mundesive te informacionit do doja te dija me shume nga ata qe e kane kete njohuri.

    p.s. Qofsha i gabuar por kam pershtypjen qe pjesa e kishes eshte shtuar me vone ndersa pjesa tjeter eshte shume here me e vjeter.

  5. #45
    Nuk paska njeri ketu ne forum qe te dije me shume per kanunin? Nga komentet e lexuara mendoja se kishte. Eshte pjese e kultures dhe lashtesise sone si popull dhe duhet mesuar me shume per te nga te gjithe. Mekat qe informacione te tilla mbahen te ndrydhura

  6. #46
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Une per vete i kam dhene pergjegjen Styx ne lidhje me ate pyetje nuk ia vlene te shtyhemi me tej. Pergjegja ne te nenkupton ekspozimin e "aparatit magjik" me cka behet i rrezikshem sidomos per ne dhe nuk eshte per publik.
    Te tjera gjera qe kane te bejne jo me konstrukcionin e tij por me prodhimin e tij mund t'i diskutojme gjer e gjate pa asnje kursim. Po ti e kreve me postimin e plote te kanunit?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #47
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Po asht marre e madhe more Krasniq, shpija e shqiptarit me pas bibel e kuran, tevrat e zebur, e mos me e pase Kanunin ne balle te oxhakut.

    Po a ka gja ma marre se me te ardhe musafiri i atjehit me ta pa cdo lloj libre e qitapje vec Kanunin mos me e pa?
    Po de, marre e madhe.
    Tani, edhe mos me pas oxhak marre eshte lol?

    PS: Une e kam per vete Kanunin e Laberise dhe Kanunin e Lekes. Bile, ne fakt, nqs do ankoheshim per kanune, apo per mos-interesim sic eshte shprehur Darius, atehere njekohesisht duhet ankuar per njeanshmeri ndaj Kanunit te Lekes, ne krahasim me kanunet e tjera.

  8. #48
    Ne fakt mua me ka shpetuar ta permend kete detaj. Fatkeqesisht Kanunin e Laberise nuk e kam lexuar. Thjesht fraza te shkeputura ketu e aty dhe kam pare ngjashmeri. Nga kjo me lindi dhe pyetja nese behet fjale per nje trup te vetem qe vjen nga lashtesia dhe me pas eshte 'copetuar' neper krahina te ndryshme duke pershtatur pjese te caktuara sipas krahinave dhe mentalitetit apo behet fjale per gjera komplet ndryshe. Nga mospergjigjia me duhet te deduktoj qe behet fjale per ndonje lloj forbidden knowledge

  9. #49
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Darius, ti e di sa qejf i kam une teorite konspirative .

    Tani, kush do t'i mendoje si forbiden knowledge etj, eshte e drejta e tyre.
    Per mua, ceshtja eshte disi me e thjeshte. Shoqeria shqiptare (qofte pellazge, ilire, arberie etj) ishte shoqeri si gjithe te tjerat qe kishte nevoje per ligje, n'dac lokale, fisnore, krahinore etj. Keto ligje mbeten te tilla si rrjedhoje e mungeses se nje bashkimi te mirefillte kombetar deri vone, apo mungese te zhvillimit te komb-shtetit vis a vis psh Europes perendimore. Por po t'i shohim keto shoqeri pri-Westphalia, sidomos medievale, kishin ligjet, kanunet e tyre te posatcme, sidomos ato me klanore nga natyra, psh Irlanda apo Skocia.

    Mistifikimi i Kanuneve per mendimin tim eshte absurd sepse ne thelb do te thote qe "cudi e madhe" qe paskemi pasur ligje. E dyta i rrezikshem ne kuptimin e deshires se adoptimit te tyre, dmth adoptimit te ligjeve te qindra shekujve me pare, ligje klanore, ne shoqerine e sotme te shek 21. Ketu po flas dhe per Kanunin e Laberise.
    Por kjo s'do te thote qe s'duhet t'i njohim dhe t'i vleresojme si pjese e historise, apo e tradites kombetare.

  10. #50
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Po de, marre e madhe.
    Tani, edhe mos me pas oxhak marre eshte lol?

    PS: Une e kam per vete Kanunin e Laberise dhe Kanunin e Lekes. Bile, ne fakt, nqs do ankoheshim per kanune, apo per mos-interesim sic eshte shprehur Darius, atehere njekohesisht duhet ankuar per njeanshmeri ndaj Kanunit te Lekes, ne krahasim me kanunet e tjera.
    Sipas mendimit tim nje KANUN ka nuk jane njeqind. Kanuni i Lekes eshte kanuni qe e ka miratuar edhe Skenderbeu dhe eshte nje nder me reprezentativet. Madje nuk do ta kishim as kete po ta zbulonte me heret punen e At Shtjefen Gjecovit sigurimi serb se do ta vrisnin pak me heret dhe nuk do ta kishim as kete doreshkrim ende te pagatitur as te perfunduar te punes se tij.

    Kanuni i njohur si i Lekes eshte ne realiet kanuni shqiptar i standardizuar ne mbledhjen e fundit te krereve dhe pleqnareve me te medhenj dner te cilet Leka IV si me i riu ishte ai qe e rindreqi ate ne shume pika te devijuara ne mesjete kur secila shtepi e madhe farkonte monedha te veta dhe ligje qe i zbatonte lokalisht. Kesaj i erdhi fundi me kete ripleqerim mbarkombetar ku kontestet me te medha mbeten te zgjidheshin mesh kanuneve te Lekes dhe shikimit te Gjergjit mbi disa pika kyce.

    Ne fund u ra dakord se pleqeria e Lekes ne lidhje me konetstin ishte me fundamentale dhe me e drejte. Eshte kjo ngjarje ajo qe e beri te njohur si Kanuni i Lekes, dhe per here te pare Kanuni i Shqiptareve (i cili fatkeqsisht u thermua si cdo gje tjeter ne mesjete) fitoi edhe dicka qe mund te quhet autorsi. Ndonese as parimeet e Lekes nuk do te kishin zene vend po te mos ishin ne pajtim me zemren
    e Kanunit origjinal.

    Ja ta zeme ketu Darius ka harruar te sjell thelbin e thelbit te parimit fundamental te Kanunit i cili ekziton ne dy forma te thena ndryshe por qe transfigurojne te njetjin parim.

    Ftyren e vrugnueme ne dac laje, ne dac zezoje edhe ma

    ose

    je i lire ta mbash burrerine tende, je i lire te cburrerohesh

    etj thenie qe pershtaten e rithuhen ne baze te periudhes e situates historike e qe pershkruhen me fjale e koncepte tjera.

    Ky parim eshte zemra e kanunit, -ajo qe kete Ligj e ben hyjnor.

    Eshte ligji me 'demokratik' ne historine e njerezimit, ai nuk te detyron asgje!!!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  11. #51
    Lioness nuk ndaj te njejtin mendim ne lidhje me Kanunin tone. Mbase eshte thjesht ndjesi personale, mbase lidhet me njohurine qe preferoj te kem per lashtesine si dhe disa elementa te ngjashem qe gjej ne historine e lashte te pjeses tjeter te botes por per mua kanuni eshte shume me teper se nje pakete 'primitive' ligjesh. Prandaj dhe kerkoj pjesmarrjen e atyre qe dine me shume per kete.

  12. #52
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin

    Ja ta zeme ketu Darius ka harruar te sjell thelbin e thelbit te parimit fundamental te Kanunit i cili ekziton ne dy forma te thena ndryshe por qe transfigurojne te njetjin parim.

    Ftyren e vrugnueme ne dac laje, ne dac zezoje edhe ma

    ose

    je i lire ta mbash burrerine tende, je i lire te cburrerohesh

    etj thenie qe pershtaten e rithuhen ne baze te periudhes e situates historike e qe pershkruhen me fjale e koncepte tjera.

    Ky parim eshte zemra e kanunit, -ajo qe kete Ligj e ben hyjnor.

    Eshte ligji me 'demokratik' ne historine e njerezimit, ai nuk te detyron asgje!!!
    Solla tekstin e Kanunit sic eshte botuar. Nuk kam shkurtuar asgje, as nuk kam harruar asgje. Vrugnimi i fytyres sipas kanunit qenka i njejte me moralin njerezor qe denon pushtin dhe te pafytyrin si dhe mundesoka gjykimin po aq te percipte njerezor mbi norma jo shoqerore por personale. Po aq interesante dhe fraza mbi burrerine e cila te jep dhe lirine e cburrerimit. Tipike shqiptare. Kjo me bind per autenticitetin e ketij kanuni. Eshte i joni dhe aspak i huazuar.

  13. #53
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    Sipas mendimit tim nje KANUN ka nuk jane njeqind.
    Nga Eqerem Vlora:

    "Shumica e lexuesve nuk dine fare qe ne Shqiperine e Juges, ka qene ne veprim nje "ligj i zakonit" ndermjet popullatave te Laberise, te Toskerise dhe te Camerise ..."
    Ne ate kategori futesh dhe ti me duket .

  14. #54
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Lioness nuk ndaj te njejtin mendim ne lidhje me Kanunin tone. Mbase eshte thjesht ndjesi personale, mbase lidhet me njohurine qe preferoj te kem per lashtesine si dhe disa elementa te ngjashem qe gjej ne historine e lashte te pjeses tjeter te botes por per mua kanuni eshte shume me teper se nje pakete 'primitive' ligjesh. Prandaj dhe kerkoj pjesmarrjen e atyre qe dine me shume per kete.
    Une nuk thashe primitive, sepse nuk ishin primiteve per kohen dhe shoqerine qe administronin. Bile as nuk mohova lashtesine e tyre. A kane motive qe perjetojne ne kohe? Patjeter. Ligjet reflektojne ne fund te fundit shoqerine shqiptare, dhe shume karakteristika jane ruajtur apo i respektojme.
    Sa per lashtesine, psh per Kanunin e Laberise, mendohet t'i perkase te pakten periudhes pri-romake. Nje nga hipotezat e lidh me ligjet e mbreterise se Epirit. Bile ne Gjirokaster thoshin: "Me ba kuvend mbas Kanunit te Pirrit." Ka dhe hipoteza te tjera.
    Fondamentalisht s'duhet harruar se Kanuni eshte Ligj. Dhe se tradita kanunore, apo ligjvenese nuk eshte monopol i nje shoqerie apo tjetre, por pjese e saj.

  15. #55
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Kanuni ka qene dhe ngelet ligji i pare i shoqerise Shqiptare dhe qe eshte pranu nga shumica e popullates ne veri te Shqiperise si ligj dhe ju kan perkushtu zbatimit te tij.

    Kanuni tregon qe edhe ne ate kohe mendimtaret shtetformuse kan qene te pranishme tek Shqiptaret, ama me vjen habi qe se kemi pas nje shtet te sunduar nga nje ligjvenes.

  16. #56
    Gjeta nje material ne lidhje me ate qe thote Lioness per kanunin e Laberise:


    Kanuni i Labėrisė

    Zhvillimi historik e kanunit




    4. Zhvillimi historik i Kanunit tė Labėrisė.



    Nė shoqėrinė shqiptare, si nė ēdo shoqėri tjetėr njerėzore, nė stadet mė tė hershme tė saj janė njohur tabutė, si veprime tė ndaluara. Shkelėsit e tyre dėnoheshin me dėnime tė ndryshme. Veē kėtyre nė shoqėri kanė vepruar normat e moralit, bazuar nė filozofinė e sė mirės e tė keqes dhe pėrcaktonin se si duhej tė silleshin njerėzit.

    Gjithashtu u shfaqėn zakonet, qė kanė luajtur rol tė rėndėsishėm pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė grupet etnike.

    Me zhvillimin historik tė shoqėrisė, si pasojė e dallimeve ekonomike shoqėrore, u diktua nevoja e shndėrrimit tė zakoneve nė norma tė sė drejtės zakonore.

    Megjithatė nuk mund tė mohohet se edhe nė Labėri kanė ekzistuar sisteme tė ndryshme tė sė drejtės, bartės tė sė cilave kanė qenė grupe tė ndryshme sociale e kulturore, ndaj tė cilave veprojnė kėto sisteme. Nė literaturėn historike e juridike tė vendit e tė huaj, ėshtė pranuar se perandoria bizantine, si ajo romake, ishte e detyruar tu njihte bashkėsive tė ndryshme etnike, pėrfshirė shqiptarėt, format patriarkale tė ekzistencės sė tyre kombėtare si dhe normat e sė drejtės zakonore pėr vetėqeverisjen vendore. Konkretisht kanė vepruar e drejta romake, bizantine (nga e cila ėshtė huazuar dėnimi me prerjen e gjymtyrėve hundės, veshit etj) dhe sidomos sheriati, ligjet e shtetit osman, e drejta kishtare dhe paralelisht me to edhe e drejta zakonore, venomet, qė pėrfaqėsojnė pluralizmin juridik. Ato kanė pasur mbi tė ndikime sidomos nė marrėdhėniet familjare e martesore.

    Megjithatė, ėshtė gjithashtu fakt i pamohueshėm, se e drejta zakonore e Labėrisė, dhe ajo mbarė shqiptare nuk u asimilua, por nė pėrmbajtje tė saj, ruajti karakterin origjinal shqiptar e kombėtar dhe vazhdoi tė mbijetonte e tė zbatohej nė praktikė. Ajo ishte pjesė pėrbėrėse e qėndresės sė popullit kundėr pushtuesve tė huaj. Nė rast se ajo do tė ishte asimiluar gjatė pushtimit osman, atėherė njerėzit do tė detyroheshin tė zbatonin vetėm sheriatin dhe tė humbitnin edhe gjuhėn shqipe siē kanė humbur edhe njėzetmijė gjuhė tė ndryshme.

    Mirėpo, origjina e normave tė sė drejtės zakonore mbarė shqiptare, pėrfshirė atė tė Labėrisė, i pėrket lashtėsisė, para pushtimit romak, qė nga ilirėt (shek.IV-I para erės sė re). Sipas Shtjefėn Gjeēovit emri i sė drejtės zakonore te shqiptarėt e Shqipėrisė sė jugut lidhet me emrin e Pirros mbretit tė Epirit. ²Krahu qė i afrohet Gjirokastrės thonė: ²Me ba kuvėnd mbas Kanunit tė Pirrit² mbretit tė Epirit.[1] Kjo ėshtė njė hipotezė e ngjashme me atė tė historianit Kasem Biēoku se Kanuni i Lekės ka lidhje me emrin e Aleksandėrit tė Madh, qė mbetet objekt hulumtimi i diskutimit shkencor.

    Kėto norma u pėrcollėn nė traditėn gojore gjatė shekujve deri nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, gjithmonė nė trajtėn e normave tė sjelljeve tė pashkruara, qė pėrbėn karakteristikėn kryesore tė sė drejtės zakonore.

    Normat e sė drejtės zakonore tė pėrfshira nė Kanun nuk kanė qenė statike nė tė gjitha kohėt. Ato kanė pėsuar evolucionin e tyre historik, janė ndryshuar e plotėsuar me norma tė reja, nė pėrshtatje me kėrkesat objektive tė zhvillimit ekonomiko-shoqėror e kulturor tė Labėrisė.

    E drejta zakonore e Labėrisė, ndonėse ka origjinė qė nga lashtėsia, gojėdhėna popullore ia atribuon Kanunin Papa Zhulit nga Zhulati, shek.XI, i cili, flitet se ka qenė prift edhe si prijės i Kurveleshit i njohur nga normanėt gjatė pushtimit tė tyre (1081). Figura e Papa Zhulit i takon kohės sė Bizantit, ēka dėshmon se gjurmėt e Kanunit tė Labėrisė gjenden qysh atėherė dhe kanė vepruar nė praktikė krahas monokanonit bizantin. Pėr kėtė legjendė ka shkruar edhe Eqrem Vlora (Shejzat 1957) pavarėsisht se ende nuk janė gjetur dokumente tė shkruara.

    Ėshtė interesant fakti se kjo gojėdhėnė pėr Papa Zhulin nė Labėri, ka shumė ngjashmėri me atė nė Malėsinė e Veriut, qė i atribuon Kanunin mesjetar Lekė Dukagjinit, apo Kanuni i Skėnderbeut, ndonėse edhe pėr kėta nuk ka dokumente arkivore.

    Sipas mendimit tonė, tė shprehur edhe mė parė, as Lekė Dukagjini dhe as Papa Zhuli nuk ka qenė e nuk mund tė ishin krijuesit e kodifikuesit e Kanunit, derisa normat e Kanunit kanė origjinė shumė mė herėt, por, nė rastin mė tė mirė ata mund tė kenė bėrė ndonjė ndryshim tė normave tė vjetra pėr zėvendėsimin me norma tė reja nė pėrshtatje me kėrkesat e kohės, ose kanė ushtruar autoritetin e tyre pėr zbatimin e kėtyre normave.

    Veē asaj, nė Kurvelesh gojėdhėna popullore nuk i jep ndonjė rol tė veēantė Papa Zhulit, ashtu siē ndodh nė malėsi tė Veriut pėr Lekė Dukagjinin ose pėr Skėnderbeun.

    Nė vitin 1492, Porta e Lartė, i njohu zyrtarisht Himarės, si kryeqendėr e kryengritjeve tė Labėrisė kundėr pushtuesit osman, venomet e saj, tė drejtėn pėr t’u vetėqeverisur me normat juridike tė saj. Himara, nė shekujt XV dhe XVI pėrfshinte bregun e detit deri nė Butrint dhe gjithė pothuaj Labėrinė e sotme. Nga dokumente tė mėvonshme del se nė Himarė bėnin pjesė fshatrat e Tepelenės, tė Kurveleshit, Kudhėsi, Smokthina, Mesapliku, Dukati, Tragjasi, Drashovica, Lapardha etj. (mbi 50 fshatra).

    Shtegtarėt anglezė qė kanė vizituar Himarėn nė shek.XVII, K.Liku, E.Liri, J.Hobhaus etj shkruajnė pėr njė kod zakonor tė fortė qė vepronte nė Himarė. Dhe vetėm nė gjysmėn e parė tė shek.XIX Himara u kufizua nė shtatė fshatrat e njohura tė Bregdetit: Himarė, Qeparo, Kudhės, Vuno, Pilur, Dhėrmi dhe Palasė.

    Njohja e venomeve vazhdoi edhe kur filluan tė zbatoheshin reformat e Tanzimatit (1839).

    Mė vonė gojėdhėna popullore njeh Gjokutėn nga Kuēi si ligjvėnės, qė mendohet se ka jetuar nė mesjetė (1615), por edhe pėr kėtė nuk ka dokumente tė shkruara. Pavarėsisht nga mungesa e burimeve arkivore, normat e sė drejtės zakonore tė Labėrisė, kanė vazhduar tė veprojnė gjatė shekujve.

    Ndryshime nė tė drejtėn zakonore tė Labėrisė njihen nė shekujt XVIII-XX-tė. Sipas gojėdhėnės popullore kėtu mund tė pėrmenden Kuvendi i burrave, i mbledhur nė Senicė (Delvinė) nė (shek.XVIII) me pėrfaqėsues nga Delvina, Zhulati, Filati, Smokthina, Himara, Vunoi, Qeparoi, Borshi, Piqerasi, Shevasija, Nivica, Tatzati, Kalasa, Kardhiqi, Lukova, e deri nga Lunxhėria.



    Kėnga popullore thotė:

    Gjėmon vendi nga oshtima

    Vijnė kalorės, vijnė trima

    Nga Himara, nga Smokthina,

    Nga Labova nga Delvina…

    ……………………… …….

    Fakti qė Kuvendi u mbajt nė njė fshat qė i pėrkiste besimit kristian me pjesėmarrjen e gjerė edhe tė pėrfaqėsuesve nga shumė fshatra qė ishin kthyer nė shekullin XVII-XVIII nė besimin mysliman, ishte me rėndėsi politike kombėtare. Ai dėshmoi pėr tolerancėn e madhe fetare qė ekzistonte nė Labėri qė nė shek.XVIII dhe njėkohėsisht pėr qėndrimin e vendosur patriotik tė popullit nė mbrojtje tė zakoneve e tė traditave tė tij.

    Me guxim e vendosmėri ai pėrballoi politikėn shtypėse tė pushtuesve osmanė, propagandėn presionet e intrigat e Patriarkanės sė Stambollit, politikėn nacionaliste ekstremiste tė shovinistėve fqinjė e tė kishės ortodokse greke, pėr tė pėrēarė e prishė harmoninė fetare pėr bashkėjetesė tė banorėve tė kėtyre krahinave.

    Pikėrisht pėr kėto arsye marrjen e vendimit tė pėrbashkėt tė Kuvendit populli e quajti: “Nė Senicė u bė palcimi” dmth. pajtimi, bashkimi. Megjithėse krahas sė drejtės zakonore vepronte edhe e drejta kishtare pėrsėri nė kėtė ngjarje del qartė se e drejta zakonore zbatohej nė praktikė pa u shkrirė me tė drejtėn kishtare e Sheriatin. Kėto ligje tė pashkruara ishin tė njėjta pėr tė gjithė pavarėsisht nga pėrkatėsia e besimit fetar, ndryshimi i fesė nuk kishte sjellė pengesė nė zbatimin e sė drejtės zakonore nė Labėri, por ishte nė harmoni me ndjenjat individuale tė besimit fetar tė tė krishterėve e myslimanėve.

    Mbėshtetur nė realitetin shqiptar Faik Konica shprehet se nė "Shqipėri ka ekzistuar toleranca fetare dhe ėshtė i vetmi vend i Evropės, ku nuk ka pasur luftėra fetare”. (Konica, vepra 1993)

    Nė kėtė kuvend u shqyrtua ēėshtja e vjedhjes sė njė viēi nė Bamatat (Delvinė) nga njė person nga Lukova. Kuvendi e dėnoi kusarin pėr 1 me 5 dhe 500 grosh gjobė, sa ishte sharti. Mirėpo ai nuk u bind e nuk e pranoi vendimin. Pėr kėtė Kuvendi vendosi njė normė tė re dėnimin me vdekje (me vrasje) pėr moszbatimin e vendimit tė Kuvendit dhe pėr vjedhje tė pasurisė sė tjetrit.

    Pėrsėri sipas gojėdhėnės popullore Kuvendi i dytė i madh me rėndėsi tė veēantė historike pėr tė drejtėn zakonore tė Labėrisė u mbajt nė shek.XVIII nė Zhulat, te rrapi i Agait, poshtė qafės sė Taroninės, nėn drejtimin e burrit tė shquar tė zakonit dhe agait Idriz Sullit.

    Nė kėtė Kuvend morėn pjesė burra tė dalluar zakoni nga Kurveleshi, Himara, Bregdeti nė tėrėsi, Rrėzoma, Smokthina, Delvina, Labova, Tepelena e deri nga Mallakastra, si Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Ēelo Picari, Tafil Buzi, Belul Zoto, Fejzo Gjika, Ali Harmova, Lab Duka, Sheh Alia, Xhafer Demua, Rrapo Hekali (Mallakastra) e shumė tė tjerė.

    Kjo ngjarje e madhe ishte dėshmi tjetėr e gjallė e bashkimit dhe e vėllazėrimit tė njerėzve, burrave tė zakonit qė i pėrkisnin besimit, kristian e mysliman pėr mbrojtjen dhe reformimin e sė drejtės zakonore nė Labėri, e pėrjetėsuar nė kėngėn popullore.

    Nė njė variant tė kėngės popullore thuhet :





    Tek rrapi nė Taroninė

    Qė ėshtė pranė Zhulatit

    Seē e mblodhi miqėsinė

    Tė lidhin ligat e fatit

    Gjithė krahinat i ftuan

    Delegatėt tė dėrgojnė

    Kishin pėr tė biseduar

    Nga tė gjitha anėt rrodhėn…..



    Variant tjetėr :

    ………………………..

    U thotė Idriz Agai:

    Mbani vesh o kapedanė

    Dhe ju bejlerė e agallarė

    Tė madhe ju bėj rixhanė (lutjen)

    Tė lidhim mirė ixhanė (pajtimin)





    Kuvendi i burrave bėri shtesa e ndryshime tė rėndėsishme nė Kanunin e vjetėr, duke pranuar norma tė reja, tė cilat u njohėn me emrin “Shartet e Idriz Sullit”. Ato janė zhvillim e pasurim i mėtejshėm i sė drejtės zakonore tė Labėrisė, tė cilat u kundėrvihen ndikimeve tė Sheriatit, qė kishte filluar tė zbatohej nė Labėri pas reformave tė Tanzimatit (1839).

    E drejta zakonore nė Labėri u qėndroi kėtyre reformave e nuk u asimilua nga Sheriati dhe ligjet osmane.

    Veēanėrisht nė Himarė e nė zonėn malore tė Kurveleshit, qė kishin njė farė autonomie, Kanuni, si pjesė e qėndresės popullore kundėr pushtuesve tė huaj, u ruajt mė fort e mė kompakt pėr vetėqeverisjen vendore, ashtu sikurse kėngėt, vallet, vajtimet e kostumet popullore labe.

    Ndėr ndryshimet mė tė rėndėsishme mund tė pėrmenden: Zgjerimi e forcimi i pronės private nė dėm tė asaj tė pėrbashkėt, prirja pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, posaēėrisht tė gruas, duke i njohur tė drejtėn pėr tė punuar jashtė shtėpisė bashkė me burrat. Pėr kėtė dha shembullin i pari vetė agai Idriz Sulli. Deri nė atė kohė gratė e agallarėve, nėn ndikimin e sheriatit, qėndronin tė mbyllura brenda dhe mbulonin fytyrėn me perēe nė disa zona.

    Normė tjetėr e re ishte ajo e ndarjes sė gruas, pa sjellė si pasojė vrasjen. Dhe pėr kėtė e dha shembullin personal Idriz Sulli, i cili i tha dhendėrrit ta ndante vajzėn e tij dhe nuk do tė prekej (vritej). Ngjarja kėshtu u zhvillua. Idrizi nuk e vrau. Njė shart tjetėr ishte qė hajdutit tė mos i pritej dora, siē veprohej mė parė ( nėn ndikimin e sė drejtės bizantine dhe tė kuranit), por tė paguante njėfishin e sendit tė vjedhur kur ishte jashtė shtėpisė, ndėrsa brenda shtėpisė dyfishin ose pesėfishin dhe pesėqind grosh kallauz. Gjithashtu u vendosėn dėnime tė rėnda pėr krimin e tradhtisė.

    Ali Pashė Tepelena (1740-1822) nė pashallėkun e tij, krahas sheriatit pėr popullsinė myslimane dhe kanuneve kishtare pėr banorėt e krishterė, zbatoi bujurditė (urdhėresat) e tij. Nė raste tė veēanta lejoi tė zbatohej edhe e drejta zakonore vendase. Por, sipas gojėdhėnės popullore Ali Pasha e vrau Idriz Sullin, sepse kėrkonte tė kufizonte veprimin e kanunit. Pavarėsisht nga motivet, vrasja e kėtij burrė zakoni tė shquar ishte njė krim i rėndė.

    Pasi nėnshtroi me forcė tė armėve dhe futi nė pashallėkun e tij edhe Sulin e Himarėn (1798), Ali Pasha u pėrpoq tė bėnte organizimin gjyqėsor nė ēdo qytet e krahinė dhe tė zbatonte ligjet njėlloj si pėr myslimanėt dhe tė krishterėt, sipas parimit tė barazisė para ligjit.

    Me kėto masa synonte tė bėnte njė hap pėrpara sipas modelit tė shteteve perėndimore.

    Gjithashtu ai kufizoi vrasjet pėr gjakmarrje dhe gjakmarrjen e zėvendėsoi me dėnime tė tjera, si me pagimin e dietės (shpėrblimin e gjakut) ose me dėbimin e deri me dėnimin me vdekje, siē veprohej nė shtetet e tjerė pėr vrasjet me dashje.

    Pėr kufizimin e gjakmarrjes e tė pasojave tė saj (ngujimet) nė Labėri kanė luajtur rol tė madh Kuvendet e burrave qė nga shek.XVIII e nė vazhdimėsi.

    Ky fakt ėshtė njė argument tjetėr i fuqishėm nė mbėshtetje tė pikėpamjes qė mbronte At Gjergj Fishta nė parathėnien e Kanunit tė Lekė Dukagjinit kundėr autorėve qė shpreheshin se gjakmarrja pėrcaktonte “barabarėsinė e egėrsinė e kombit shqiptar…”.

    Mbas Kanunit – thotė Fishta, qi asht tė shprehunit e shpirtit tė Kombit shqiptar, vrasa asht e ndėshkueme me dekė (vdekje). (Parathėnia e KLD, f.XXII)

    Procesi i kufizimit gradual deri nė zhdukje i gjakmarrjes nė Labėri, ėshtė dėshmi e gjallė edhe kundėr pikėpamjeve tė Lombrozos e pasuesve tė tij, qė e shpjegojnė gjakmarrjen nga pozita biologjike dhe ia atribuojnė racės shqiptare, ndonėse dihet botėrisht qė ajo ka qenė fenomen historik – shoqėror ndėrkombėtar, qė ka lindur nė bashkėsinė primitive, si rrjedhojė e jetesės sė pėrbashkėt, e solidaritetit ndėrmjet njerėzve, qė pėrcaktonte vetėmbrojtjen nė kushtet e mungesės sė shtetit.

    Megjithatė, si nė zonat e tjera malore, edhe nė Labėri, nė njė shoqėri ku nuk kishte autoritet shtetėror, hakmarrja nė kuptimin e gjerė tė fjalės, vepronte pėr rivendosjen e drejtėsisė, si shpagim pėr rrahjen, fyerjen, shpifjen ose nga ēdo veprim tjetėr i padrejtė nė dėm tė palės sė dėmtuar.

    Nė kėtė kuptim edhe gjakmarrja ishte veprimi pėr marrjen e gjakut tė babait, djalit, vėllait, xhaxhait, nipit nga babai tė vrarė mė parė. Derisa nuk kishte autoritet shtetėror pėr mbrojtjen e jetės, gjakmarrja funksiononte si mjet i vetėmbrojtjes. Krejt ndryshe ėshtė gjakmarrja nė kushtet e funksionimit tė shtetit. Ajo nga mjet e vetėmbrojtjes kthehet nė vetėgjyqėsi dhe ėshtė e dėnueshme nga ligjet e shtetit.

    Normat e sė drejtės zakonore vazhduan tė vepronin nė Labėri edhe pas shpalljes sė Pamvarsisė Kombėtare dhe krijimit tė shtetit kombėtar Shqiptar (28 Nėntor 1912).

    Qeveria e Vlorės, e kryesuar nga patrioti Ismail Qemali, pėr shkak tė gjendjes politike, ekonomike e shoqėrore nė tė cilėn ndodhej, tė izolimit dhe veprimit fort tė zakoneve e traditave tė vjetra, lejoi pėrkohėsisht normat e sė drejtės zakonore, sidomos ato qė kishin tė bėnin me rregullimin e hakmarrjes e tė gjakmarrjes.

    Ky qėndrim gjeti mirėkuptim jo vetėm nė Labėri por edhe nė popullatėn e atyre zonave ku ishte problem gjakmarrja, e cila mbėshteti qeverinė, siē ishte vendimi i krerėve tė Malėsisė sė Veriut tė datės 6 shtator 1913 tė mbledhur nė Krujė.

    Nė Kanunin e Zhurisė (1913), tė miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit, krahas normave juridike me karakter penal e procedural, ka edhe disa norma tė sė drejtės zakonore. Nga vitet 1913 Labėria u pushtua, u shkatėrrua e masakrua nga andartet greke dhe, vetėm nė gusht – shtator 1916, banorėt e Kurveleshit tė zhvendosur me dhunė, pas dy vjetėsh u kthyen nga lumi i Vlorės nė fshatrat e tyre tė djegur e tė shkatėrruar krejtėsisht, qė ndodheshin nėn pushtimin italian pas atij grek. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas mbarimit, tė Luftės sė Parė Botėrore (1918) dhe deri nė luftėn e Vlorės nė vitin (1920).

    Edhe gjatė kėtyre pushtimeve tė huaja, populli i Labėrisė vazhdoi tė vetėqeveriset pėr aq sa mundej, nėpėrmjet sė drejtės zakonore.

    Ndryshime e pėrmirėsime tė Kanunit tė Labėrisė nga pleqtė e zakonit dhe kuvendet e burrave janė bėrė edhe nė vitet pasardhės deri nė vitet 20-tė tė shekullit XX, nga pėrfaqėsuesit e fshatrave tė Kurveleshit, tė mbledhur nė Gusmar nė vitin 1921, i cili vendosi pajtimin e gjaqeve-hasmėrive.

    Me rėndėsi tė madhe historike, politike e juridike ėshtė Kuvendi (Kongresi) i Labėrisė, i mbledhur nė Kuē tė Kurveleshit mė 28 nėntor 1924, nė njė situatė, kur kishin fituar idetė e revolucionit demokratik tė qershorit 1924 dhe qeveria e Fan Nolit kishte programuar reforma tė thella ligjore. Ndėrkohė normat e sė drejtės zakonore vepronin ende me forcė nė Kurvelesh. Nė Kuvend morėn pjesė delegatė jo vetėm nga Labėria, por edhe nga Kruja, Lumi i Matit, Mirdita, Shala e Dukagjini etj. Tė gjithė kėta delegatė ishin veteranė vullnetarė dhe i dhanė Kuvendit karakter kombėtar.

    Komisioni organizator i Kuvendit shpallte se lufta kundėr zakoneve tė kėqija ėshtė pjesė pėrbėrėse e luftės pėr forcimin kombėtar dhe demokratik.

    Njė nga vendimet kryesore tė Kuvendit ishte padyshim pajtimi i gjaqeve- hasmėrive dhe ndalimi i hakmarrjeve, si njė plagė shoqėrore me pasoja tė rėnda, si dhe masat ndėshkuese kundėr atyre qė do tė shkelnin kėtė normė zakonore tė Kuvendit. Kjo normė kishte karakter tė thellė humanitar, sepse ēlironte njeriun nga ankthi i vrasjeve pėr gjakmarrje dhe godiste mentalitetet e sė kaluarės.

    Gjithashtu u vendos ndalimi i zakoneve te vjetra patriarkale nė marrėdhėniet familjare e martesore, sidomos ndalimi i fejesave tė fėmijėve tė paralindur ose tė fėmijėve tė mitur, lirimi i grave nga punėt e renda etj. Kėto reforma pasqyronin idetė demokratike pėr emancipimin dhe barazinė e gruas me burrin.

    Ndėr faktorėt subjektivė pėr reformat qė synonte tė bėnte Kuvendi njė rol tė veēantė pozitiv ka luajtur nisiatori, organizatori dhe drejtuesi i Kuvendit juristi Sali Hallkakondi nga Vranishti i Vlorės, njohės i zakoneve tė vendit dhe i ligjeve pėrparimtare tė shteteve demokratike tė asaj kohe, i cili pati mbėshtetjen e plotė tė patriotit e intelektualit Halim Xhelo, ndonėse ky nuk mundi tė merrte pjesė nė Kuvend.

    Nė vendimet e kėtij kuvendi hidhej njė hap pėrpara pėr tė realizuar idealet e rilindėsve tanė tė mėdhenj dhe vendimet e Kongresit tė Lushnjės (1920), pėr zėvendėsimin e sė drejtės arkaike zakonore me ligje tė reja pėrparimtare e demokratike.

    Nė vitet pasardhės (1928 - 1939), gjatė regjimit monarkist tė Zogut dolėn Kodet e rinj dhe ligje me orientim perėndimor, por megjithė atė, u njohėn edhe kanunet e Lekės e tė Skėnderbeut pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore tė veēanta.

    Labėria, jo vetėm ka qenė ēerdhe luftėtarėsh trima, por ajo ėshtė dalluar edhe pėr njerėz tė tjerė tė urtė, tė menēur,pleq zakoni, interpretues e zbatues tė mirėnjohur tė normave tė sė drejtės zakonore. Tė tillė njihen nė traditėn gojore tė shekullit tė XX: Arif Mėhilli,(Kuē), Laze Malua nė Tėrbaē, Sali Hallkokondi nė Vranisht, Zaēe Ēelo nė Mesaplik, Memo Meta nė Brataj, Zoto Mahmuti nė Ramicė, Hamit Selmani nė Dukat, Riza Runa nė Nivicė, Rrapo Ēelua nė Sevaster, Ismail Bezhani nė Fterrė, Hito Zaēe nė Golem, Arif Malo, Kadri Gjoleka, Xhafer Aliko nė Kuē, Josif Kopali nė Ēorraj, Shaban Bineri nė Fushė Bardhė, Neēo Veizi e Jani Rexho nė Himarė, Beqir Velo nė Kaninė, Odhise Kasneci nė Vuno e sa e sa tė tjerė.

    Kėrkoj falje nė qoftėse nuk janė pėrmendur tė gjithė ata qė janė dalluar si pleq zakoni, por kjo thjeshte pėr arsye se nė njė parathėnie nuk mund tė zgjatesh pafund.

    Megjithatė, kujtimi i tyre ruhet me respekt nga populli i Labėrisė dhe nga autori.

    Lavdia e brezave qė na lanė trashėgimi kėto vlera tė mėdha kulturore, si gurė tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare shqiptare ėshtė e pėrjetshme.





    [1] E Drejta Zakonore shqiptare Tiranė 1989, faqe 128 shėn 6
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  17. #57
    (Vazhdimi)



    5. Mbledhja e normave tė Kanunit tė Labėrisė.



    Mbledhja dhe studimi i kulturės shpirtėrore e materiale, i traditave dhe zakoneve, si dhe i normave tė sė drejtės zakonore kanė rėndėsi tė madhe pėr historinė e ēdo kombi.

    Nė kėtė kuadėr edhe mbledhja e normave tė kanunit tė Labėrisė, krahas kanuneve tė tjerė shqiptarė, paraqet interes tė veēantė. Ky interes shprehet nė unitetin e kulturės juridike mbarėkombėtare, pa mohuar veēoritė e dallimet vendore.

    Historikisht nė Shqipėri, ėshtė mbledhur i pari Kanuni i Maleve, nė Gziq tė Mirditės, nga Shtjefėn Kostandin Gjeēovi nė fund tė shekullit XIX-tė dhe nė fillim tė shek.XX-tė. Ai u botua pjesė pjesė nė “Hyllin e Dritės” (1913-1929) dhe mė 1933 u kodifikua dhe u botua nga kleri franēeskan nė Shkodėr nė njė vepėr mė vete tė mbiquajtur Kanuni i Lekė Dukagjinit. Ky kanun ėshtė burimi i parė kryesor i sė drejtės zakonore shqiptare dhe ka tėrhequr vėmendjen e shumė studiuesve shqiptarė e tė huaj. Ai ėshtė pėrkthyere botuar nė gjuhėn italiane, angleze e ruse.

    Vitet e fundit janė mbledhur e botuar edhe kanune tė tjerė si Kanuni i Skėnderbeut nga Dom Frano Ilia (1993), Kanuni i Lekė Dukagjinit sipas variantit tė Pukės (1997) dhe Kanuni i Lekė Dukagjinit sipas variantit tė Mirditės nga mbledhėsi i pasionuar dhe njohėsi kompetent Xhemal Meēi (1992), Kanuni i Dibrės nga Xhafer Martini (2003). Kanuni i Lumės, mbledhur nga etnografi i njohur Shefqet Hoxha, Kanuni i Malėsisė sė Madhe e tė Malėsisė sė Lezhės mbledhur nga Fadil Mehmeti, Kanuni i Malėsisė sė Gjakovės dhe kanune tė tjerė lokalė si ai i Ēermenikės, Martaneshit, Bendės i mbledhur nga Haxhi Goci etj. Kanuni i Mirditės nga Pal Doēi, Pėrmbledhje sistematike e zakoneve juridike tė vjetra shqiptare nga Zef Benusi etj. Kėtyre u shtohet dhe Kanuni i Labėrisė. Tė gjithė kėta variante sė bashku pėrbėjnė Kanunin Popullor mbarė shqiptar nga Labėria nė Veri tė Shqipėrisė e gjer nė Kosovė dhe nė trojet e tjera ku banojnė e jetojnė shqiptarė (Kanunet lokale tė mbledhur ndodhen nė arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore). Materiali i mbledhur nė kėto Kanune ka qenė dhe mbetet objekt i studimi pėr mjaft autorė shqiptarė dhe tė huaj.

    Copėzimi i sistemit feudal tė vendit ka qenė veēori tjetėr kryesore e sė drejtės zakonore, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe nė shtete tė tjerė, si psh. nė Francėn feudale kanė vepruar rreth 300 sisteme tė sė drejtės zakonore lokale (coutumier) tė shkruara e tė pashkruara, tė cilat u mblodhėn nga Filip Bomahuer nė shek. XVIII. Ato u ndryshuan mė vonė me kodifikimin e sė drejtės nga Napoleon Bonaparti.

    Mbledhja e normave tė kėtij kanuni filloi me nismėn e autorit dhe me vendimin e presidiumit tė ish Institutit tė Shkencave nė vitet 50-tė, kur u ngarkua sektori i Etnografisė i Institutit tė Folklorit (sot Instituti i Kulturės Popullore) i drejtuar nga etnografi i shquar prof. Rrok Zojzi i cili nė vitet 50-tė 60-tė tė shekullit tė kaluar bėri ekspedita nė disa zona tė Labėrisė dhe kreu njė punė tė madhe e me ndėrgjegje tė lartė pėr mbledhjen e materialit folklorik etnografik nga gojėdhėna popullore labe.. Ndonėse prof. Rroku nuk jeton mė, emri dhe kontributi i tij do pėrkujtohen me respekt e mirėnjohje.[1]

    Pasi u njoha me materialin konstatova se ishte e domosdoshme qė, krahas atij folklorik e etnografik, tė vazhdohej puna pėr mbledhjen e materialit normativ. Pėr kėtė qėllim, nė vitet 70-80 i kushtova rėndėsi tė dorės sė parė mbledhjes sė normave tė sė drejtės zakonore nė Kurvelesh, qė ende ruheshin nė traditėn gojore tė popullit.

    Kanuni pėrmban nė pjesėn mė tė madhe normat e sė drejtės zakonore tė shekujve XVIII-XX, pa pėrjashtuar edhe norma mė tė hershme.

    Pėr mbledhjen e materialit burimor tė Kanunit janė pėrdorur metoda tė ndryshme si ajo e anketimit individual me burra zakoni tė njohur, metoda e pyetėsorėve nėpėr disa fshatra me persona tė ditur, mėsues e intelektualė tė tjerė, metoda krahasuese e materialeve tė mbledhura nė fshatra tė zonave tė ndryshme.

    Evidentimi dhe krahasimi i normave tė grumbulluara krijuan mundėsinė qė tė pėrcaktohen karakteristikat kryesore tė pėrbashkėta tė Kanunit tė Labėrisė dhe tė verifikohet pėrafėrsia e saktėsisė sė kėtyre normave. Fakti qė ato nė pėrgjithėsi harmonizohen me njėra tjetrėn, se tregimet e pleqve tė zonave tė ndryshme janė tė ngjashme nė pėrmbajtje, tregon pėr besueshmėrinė e burimeve dhe identitetin e normave tė Kanunit tė Labėrisė.

    Sigurisht, derisa nuk kemi burime arkivore tė shkruara, nuk mund tė pėrjashtohen dukuritė e subjektivizmit apo tė “modernizimit” tė kėsaj ose asaj norme. Nuk mund tė mohohen edhe gjurmėt e kohės nė tė cilėn janė mbledhur kėto norma.

    Nė rast se normat e Kanunit tė Labėrisė do tė ishin mbledhur e kodifikuar tė paktėn 80-90-tė vjet mė parė si ato tė Kanunit tė Lekės, nuk ka dyshim qė do tė ishin mė tė plota e mė tė sakta, se sa nė variantin e paraqitur. Shumė burra zakoni njohės, interpretues e zbatues tė Kanunit tė Labėrisė tani nuk jetojnė mė, ose edhe ata qė mund tė mbijetojnė janė shpėrndarė nėpėr qytete ose nuk dihet se ku banojnė.

    Autori ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se Kanuni nuk ėshtė e nuk mund tė jetė i plotė e gjithėpėrfshirės, derisa jo pak gjurmė tė sė kaluarės janė zhdukur. Thesari i kulturės popullore ėshtė i paarritshėm, por, siē thotė populli, ”mė mirė pak, se sa hiē”.



    [1] Materiali i mbledhur nga etnografi prof. Rrok Zojzi ndodhet nė Arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  18. #58
    (Pjesa e trete)




    6. Emėrtimi i Kanunit tė Labėrisė.



    Prejardhja e termit “Kanun”siē dihet , ka ngjallur diskutime ndėrmjet autorėve tė ndryshėm shqiptarė. At Gjergj Fishta nė parathėnien dinjitoze tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit shprehet se “rrjedh nga greqishtja e vjetėr “Anon” qė u pėrhap edhe nė gjuhė tė tjera”.

    Historiani Kriste Frashėri mendon se termi “kanun” ėshtė me origjinė bizantine, rrjedh nga “Kanon”.

    Autorė tė tjerė thonė se nė Shqipėri ky term hyri nėpėrmjet turqishtes “kanun” e “Kanuname”.

    Pavarėsisht se nga se rrjedh ky term e si u pėrhap nė Shqipėri ėshtė fakt i pamohueshėm se termi u pranua nė tė gjitha variantet e kanuneve shqiptare deri nė Kosovė.

    Termi “Kanonizma” ėshtė pėrdorur nė aktin e Komitetit tė Fshehtė tė Manastirit “Pėr lirinė e Shqipėrisė” tė themeluar nė vitin 1865.

    Gjithashtu termi “Kanon” ėshtė pėrdorur nga qeveria e Vlorės ne aktin e quajtur “Kanoni i Zhurisė” (10 maj 1913). Ėshtė e vėrtetė se nė popull pėrdoreshin fjalėt “shart”, ²adet², “zakon” por edhe kėto janė me origjinė tė huaj e dallohen parimisht nga normat juridike tė sė drejtės zakonore.

    Para botimit tė Kanunit tė Labėrisė u shfaqėn mendime tė mos titullohej me termin kanun, por tė vihej: ”Zakonet juridike tė Labėrisė” ose “Pėrmbledhje zakonesh tė Labėrisė”.

    Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundėr. Por gjithsesi autori, pas edhe konsultimesh me specialiste tė tjerė, pėrfundimisht mbėshteti variantin qė tė titullohet Kanuni i Labėrisė pėr kėto arsye kryesore:

    Sė pari, derisa termi “Kanun” ėshtė njohur e pranuar nė Malėsitė e Veriut e deri nė Kosovė dhe nė aktet e Qeverisė sė Vlorės ėshtė disa herė mė shumė i pranueshėm edhe pėr Kanunin e Labėrisė, ku ndikimet e kulturės greke bizantine e tė osmanėve turq kanė qenė mė tė ndjeshme .

    Sė dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe pėr unitetin e sė drejtės zakonore tė shqiptarėve, pavarėsisht nga veēoritė e dallimet vendore tė tyre.

    Sė treti, ėshtė teorikisht mė i bazuar termi kanun po tė kemi parasysh pėrmbajtjen e tij.

    Kanuni paraqitet si tėrėsi e normave juridike, rregullave tė sjelljes, tė pashkruara, tė vendosura nė kohė tė ndryshme e tė pėrcjella nė traditėn gojore nga njėri brez tek tjetri dhe qė shėrbejnė pėr rregullimin e marrėdhėnieve juridike nė mes njerėzve, nė fusha tė ndryshme tė jetės, zbatimi i tė cilave sigurohet sipas traditės nga vetė bashkėsia e njėsisė sė vetėqeverisjes vendore, pa forcėn e shtetit.

    Pranimi i titullit “Zakonet e Labėrisė” do tė nėnkuptonte qė tė pėrfshihen nė punim jo vetėm ato qė kanė karakter juridik, por tė gjitha zakonet pa pėrjashtim, ēka ndryshon krejtėsisht pėrmbajtjen e botimit dhe qėllimet e tij.

    Pėrsa i takon emėrtimit ²e drejta dokesore², nuk e kemi parė tė arsyeshme ta pranojmė, sepse nė Labėri nuk njihet e nuk pėrdoret ky term.

    Sė fundi, me botimin e “Kanunit tė Labėrisė” krijohen hapėsira tė gjera pėr studiuesit shqiptarė e tė huaj , qė tė bėjnė hulumtime e studime shkencore krahasuese me kanunet e tjerė se ēfarė kanė tė pėrbashkėt e ēfarė i dallon dhe tė nxjerrin nė dritė vlerat kulturore tė Labėrisė.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  19. #59
    (Pjesa e katert)


    Permbajtja e Kanunit


    7. Pėrmbajtja e Kanunit tė Labėrisė, ngjasimet e dallimet kryesore me Kanunin e Lekės e Kanunin e Skėnderbeut

    Ideja kryesore e pėrmbajtjes sė Kanunit tė Labėrisė ėshtė dhėnė nė pėrkufizimin, objektin, detyrat dhe qėllimet e tij. Normat e kanunit mund tė pėrcaktohen drejt vetėm nė qoftė se shikohen nė procesin e zhvillimit historik dhe jo si njė ligj konkret statik nė kuptimin e sotėm tė fjalės.

    Kanuni, si monument i kulturės shpirtėrore tė bashkėsisė labe, i ngjan njė kalaje qindravjeēare tė Jugut, tė ndėrtuar gur mbi gur, si monument i kulturės materiale, dhe tė dyja bashkė nė unitet tė pandarė janė pjesė pėrbėrėse e kulturės sė kombit shqiptar.

    Nė pėrmbajtje tė Kanunit, veē normave tė pėrgjithshme, nė vend tė parė janė paraqitur parimet kryesore: liria, barazia, nderi, besa, mikpritja, si vlera morale shoqėrore dhe parime juridike.

    Trajtimi i organizimit tokėsor e shoqėror parashtetėror nė njėsitė e vetėqeverisjes vendore pėrbėn njė drejtim tė rėndėsishėm pėr tė kuptuar e shpjeguar se bashkėsia labe nuk ishte tribun fisesh nomade apo tė mbyllura e izoluara, por jetonte nė njė njėsi tokėsore me kufij e ndarje administrative tė pėrcaktuar sipas traditės dhe ndikimeve tė trashėguara nga perandoria romake, bizantine e osmane: mėhalla (ēeta), fshati (katundi), krahina. Mbi kėtė bazė ndėrtohej edhe struktura e organizmave tė vetėqeverisjes vendore: qė nga plaku i barkut deri te Kuvendi i burrave, me gjurmė tė demokracisė gjinore dhe elemente tė organizimit shtetėror nga ilirėt deri te pashallėku i Janinės i Ali Pashė Tepelenės.

    Rendi shoqėror (vėllazėria, farefisi, barku, brezat, gjinia), marrėdhėniet familjare e martesore nė Kanun pasqyrojnė evoluimin nga bashkėsia gjinore te rendi patriarkal nė familje, me ndikime nga e drejta romake – pėr paterfamilias dhe me prirje zhvillimi gradual drejt njė farė emancipimi nė marrėdhėniet familjare. Shtylla kryesore qėndronte te martesa monogame e egzogame dhe mosbarazia e gruas, si rezultat i ndikimit tė madh tė sheriatit.

    Rendi ekonomik ėshtė njė pjesė thelbėsore nė pėrmbajtjen e Kanunit tė Labėrisė. Rregullimi i marrėdhėnieve juridike-civile, tė bazuara nė pronėn private (pa lėnė mėnjanė format e tjera tė pronėsisė), detyrimet e kontratat, trashėgimia tregojnė pėr rolin e normave tė Kanunit nė kėtė fushė, deri nė kushtet e diferencimit ekonomiko-shoqėror.

    Nė pėrmbajtjen e kanunit hyjnė normat qė parashikojnė veprat penale dhe dėnimet pėrkatėse, sipas njė sistemi tė caktuar, normat proceduriale tė pashkruara tė hetimit e tė gjykimit tė ēėshtjeve penale e civile, sipas traditės, sidhe normat qė parashikojnė shkelje tė tjera, tė cilat njėsohen me shkeljet apo kundėrvajtjet administrative (dėmet).

    Duke u njohur nė vija tė pėrgjithshme me pėrmbajtjen e Kanunit tė Labėrisė, kemi mundėsi tė bėjmė krahasime pėr ngjasimet dhe tė evidentohen dallimet me kanunet e tjerė.

    Nė shkencėn juridike i kushtohet vėmendje e veēantė studimit tė tipeve dhe tė llojeve tė ndryshme tė sė drejtės zakonore nė realitetin historik tė ēdo vendi. Shkenca juridike dhe etnologjike shqiptare ka arritur nė disa pėrfundime pėr katėr variantet kryesore tė kanuneve shqiptare: Kanuni i Lekė Dukagjinit, Kanuni i Skėnderbeut, Kanuni i Labėrisė dhe Kanuni i Maleve, pa mohuar kanunet e tjerė lokalė. Duke i njohur kėto lloje tė ndryshme tė sė drejtės zakonore ėshtė bėrė e mundur tė njihen edhe karakteristikat kryesore e ligjėsitė e pėrgjithshme tė tyre. Pėr efekte krahasimi po merren nė shqyrtim vetėm Kanuni i Labėrisė me Kanunet e Lekė Dukagjinit e Kanunin e Skėnderbeut.

    Kanuni i Labėrisė dhe Kanuni i Lekės e Kanuni i Skėnderbeut, pavarėsisht se kanė vepruar nė kohė e hapėsirė tė ndryshme, se i pari i referohet nga gojėdhėna shek.XI, kurse tė dytėt shek XV, se i pari ka vepruar nė Jugperėndim tė Shqipėrisė dhe tė dytėt nė Malėsinė e Veriut, kanė shumė norma tė ngjashme e tė njėllojta, kanė njė nėnshtrat tė pėrbashkėt, janė pjesė pėrbėrėse tė Kanunit mbarėpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e pėrballoi stuhitė e pushtimeve tė huaja gjatė shekujve.

    Kėto ngjasime kanė nė themel tė tyre etikėn, sistemin e vlerave tė larta morale dhe parimet kryesore juridike tė sė drejtės zakonore tė tij, lidhjet kulturore e shpirtėrore tė popullit shqiptar.

    Gjithashtu ngjasime ka nė organizimin e brendshėm shoqėror, parashtetėror mbėshtetur nė lidhjet farefisnore nė vėllazėritė e mėdha e tė vogla, nė institucionin e pleqve e tė kuvendeve tė burrave, si organizma tė vetėqeverisjes vendore, nė rregullimin e marrėdhėnieve tė pronėsisė, tė trashėgimisė, tė detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e tė gjykimit tė ēėshtjeve.

    Analiza e hollėsishme e ngjasimeve tė kėtyre kanuneve ėshtė bėrė nė njė studim tė veēantė nga autori. (shih: Jeta Juridike N.2/2004)

    Njėkohėsisht, nga njohja me pėrmbajtjen e kanuneve, nuk mund tė mos vihen nė dukje edhe dallimet e veēoritė vendore, ashtu si nė gjuhė dialektet, nė kostumet, nė kėngėt, vallet etj, tė pėrcaktuara nė analizė tė fundit nga kushtet historike, politike, shoqėrore dhe materiale tė jetesės sė popullsisė sė njėrės apo tjetrės trevė.

    Ndėr kėto dallime thelbėsore vėrehet zhvillimi mė herėt i marrėdhėnieve kapitaliste nė prodhim nė Labėri, nė krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekės dhe Kanuni i Skėnderbeut nė Malėsitė e Veriut. Nga pėrcaktimi nė analizė tė fundit i kėtyre marrėdhėnieve ekonomike u shfaqėn edhe dallimet nė strukturėn klasore tė shoqėrisė nė Labėri. Nė disa fshatra sidomos nė Rrėzomė u krijuan shtresa tė reja tė pasura-agallarėt, u forcuan mė tej ēifligarėt, u zgjeruan shtresat e mesme tė pronarėve tė tokės e tė bagėtive, u thellua varfėria e shtresave tė ulėta, qė pėrbėnin shumicėn, veēanėrisht nė Kurvelesh. Secila prej kėtyre shtresave kishte njė status tė veēantė nė Kanun, dhe barazia shoqėrore e dikurshme e bashkėsisė fisnore (gjinore) gradualisht nė shek XVIII-XX-tė shkonte duke u kufizuar, ndėrsa barazia e gjakut ²gjak pėr gjak²u ruajt edhe nė vitet pasardhės. .

    Si rrjedhojė e kėtyre dallimeve ekonomike-shoqėrore, Kanuni i Labėrisė rregullonte marrėdhėniet juridike ndėrmjet ēifligarėve e ēifēinjėve, marrėdhėnieve civile e kontraktore tė pronarėve tė tokės e bujqve, agallarėve pronarėve tė kopeve tė bagėtive e ēobanėve qė paraqesin dallim tė dukshme tė Kanunit tė Labėrisė nga Kanuni i Lekės apo Kanuni i Skėnderbeut nė Veri tė Shqipėrisė.

    Dallime jo tė pakta vėrehen edhe nė rregullimin e marrėdhėnieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mėdha patriakale nė Labėri, qė nga gjysma e dytė e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin nė procesin e shpėrbėrjes sė plotė dhe ua linin vendin vėllazėrive, familjeve tė mesme e tė vogla, tė ndara nga trungu prindėror, me ekonomi mė vete, tė vogėl apo tė mesme. Tradita gojore dėshmon se familja labe, nė shumicėn e madhe, pėrbėhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri nė 30 veta, ndryshe nga ajo nė Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekės apo Kanuni i Skėnderbeut, qė arrinte deri nė 100 veta.

    Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavėruese pėr gruan. Ato nuk i njihnin asaj tė drejta nė krahasim me burrin, veēse i mbronin nderin e saj.

    Nga gjysma e dytė e shekullit XIX, pas reformave tė normave tė vjetra, pozita e gruas nė Labėri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe nė marrėdhėniet martesore qė gradualisht u liberalizuan nė njė masė ose nė tjetrėn. Marrėdhėniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindėror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pėsuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku mė fort e diku mė pak, gjurmėt e patriarkalizmit tė kohės sė kaluar. Gruaja fitoi disa tė drejta e liri, qė i mohoheshin mė parė. Fėmijėt madhorė mund tė ndaheshin mė lehtė nga trungu prindėror, etj.

    Dallime e veēori nė Kanunin e Labėrisė nga Kanuni i Lekės, apo Kanuni i Skėnderbeut ka pėrsa i pėrket organizimit tė vetėqeverisjes vendore. Nė kėtė kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derės sė Gjonmarkajve, si nė Kanunin e Lekės, nuk njihet instituti i bajraktarėve, i krerėve tė fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisė sė vendit, i kapedanėve, i vegjėlisė dhe i gjyqit tė pleqve. Nė kėtė drejtim ka ushtruar ndikim nė Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallėkut tė Janinės, nėn drejtimin e Ali Pashė Tepelenės.

    Veē kėtyre, pėr zėvendėsimin e normave tė vjetra me norma tė reja tė Kanunit, merita tė mėdha i takojnė pėrhapjes sė arsimit e tė kulturės me ēeljen e shkollave qė nė fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore nė Labėri etj.

    Popullsia e Labėrisė, e zonave tė vetėqeverisjes vendore, nuk ka qenė krejtėsisht e izoluar, e shkėputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.

    Kontaktet e Labėrisė me shkollat dhe me jetėn kulturore tė qyteteve kryesore, e posaēėrisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete tė tjerė si Greqia, Turqia e Italia, kanė luajtur rol tė madh pėrparimtar nė Labėri. Tė gjithė kėta faktorė tė harrur sė bashku vepruan aktivisht nė ndryshimin e mentaliteteve tė njerėzve, pėr qytetėrimin e shoqėrisė dhe, si rrjedhojė edhe pėr ndryshimet pozitive tė normave tė Kanunit tė vjetėr tė Labėrisė, qė pasqyrohen nė rregullimin e marrėdhėnieve juridike.

    Megjithatė, kanuneve shqiptare u pėrshtatet sentenca e filozofisė sė vjetėr greke "Jemi bashkė, pse jemi ndryshe".

    Nė njė masė ose tjetrėn kjo sentencė ka vlera edhe pėr krahasimet e Kanunit tė Labėrisė me zakonet juridike tė Greqisė sė vjetėr, tė pėrshkruara me mjeshtėri nga Eskili.

    Kanunet janė dhe do tė mbeten si monumente historike tė vlerave kulturore tė popullit shqiptar, pasqyra tė historisė dhe tė karakterit tė tij fisnik.

    Mbi tė gjitha ngjashmėritė themelore dėshmojnė lashtėsinė e popullit shqiptar, tė kulturės sė tij nė pėrgjithėsi dhe tė asaj juridike nė veēanti, si dhe unitetin e pandashėm tė kombit tonė nė trojet e tij ilire.

    Kanunet shqiptare, bashkė me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrėsit, Shkodrės, Tivarit, Drishtit, Budvės) tė shek.XIV mbetėn pasuri kombėtare, nderim pėr tė parėt tanė, tė cilėt na i lanė kėtė trashėgimi tė pasur kulturore.

    Nė kėtė parathėnie nuk ėshtė parė e nevojshme tė zhvillohen gjerėsisht karakteristikat dhe institutet kryesorė tė Kanunit, pėr arsye se ėshtė botuar mė parė libri i autorit: "E drejta zakonore e Labėrisė", i cili nė njėfarė mėnyre mund tė quhet edhe komentari i kanunit, kėshtu qė nuk do tė kishte vend pėr pėrsėritje. Libri dhe Kanuni janė nė unitet organik, duke ruajtur secili tiparet e veēanta tė tij.

    Sigurisht , Kanuni ėshtė pasuruar me mjaft norma tė reja dhe me praktikat e zbatimit tė tij nė hapėsira tė gjėra tė Labėrisė, tej atyre qė pėrmenden nė libėr. Pėr kėtė arsye normat e kanunit mbeten objekt hulumtimi e studimi shkencor nga studiuesit.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  20. #60
    Rreth autorit te shkrimeve te postuara me lart ne lidhje me Kanunin e Laberise:


    Prof. Dr. Ismet Elezi




    Prof. Dr. Ismet Tahsin ELEZI ( 5 prill 1920 )

    Profesor, Doktor i Shkencave, drejtues i lartė nė administratė, jurist.

    Ka lindur nė Fterre. Mesimet e para i mori nė vendlindje dhe i mbaroi nė Piqerras. Ka pėrfunduar Liceun e Tiranės (1942 ) dhe mė 1943 filloi studimet e larta nė Firence tė Italisė, tė cilat i ndėrpreu nė kushtet e luftės.

    Nga korriku i vitit 1943 mori pjesė aktive nė rininė antifashiste nė Kurvelesh. Nė vitet 1946-1951 kreu studimet e larta pėr drejtėsi nė Leningrad (Petėrburg) (ish Bashkimi Sovjetik) me diplomė tė shkėlqyer. Po aty kreu studimet pasuniversitare (1957-1960) pėr marrjen e gradės shkencore. Gjatė viteve ka pasur detyra tė ndryshme: Prokuror Kasacioni pranė Gjykatės sė Lartė, Sekretar Shkencor i lnstitutit tė Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosė Juridike nė Kėshillin e Ministrave (1966-1985).

    Ka drejtuar katedrėn penale nė Fakultetin e Drejtėsisė (1957-1990).

    Pėr rreth 50 vjet punon si pedagog. Gradėn shkencore e ka marrė nė vitin 1961, kurse titullin “Profesor” mė 1972. Ka krijimtari tė gjerė shkencore (mbi 8000 faqe tė botuara). Vepra shkencore: "E drejta zakonore penale e shqiptarėve" ka marrė ēmimin e Republikės. Vepėr me vlerė tė vacantė ėshtėdhe "E drejta zakonore e Laberisė”. Ėshtė autor i disa teksteve tė sė drejtės penale (Pjesa e Posaēme) si dhe bashkėautor i teksteve tė tjerė.

    Ka marrė pjesė nė konferenca shkencore kombėtare e ndėrkombėtare. Nė vitin 1998, Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh (Angli) e ka shpallur "Njeriu Ndėrkombetar" nė shkencė.

    Ėshtė veteran i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 18:54
  3. A eshte i vleshem Kanuni i Lek Dukagjinit apo jo?
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 22:42
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 22:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •