Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 286
  1. #21
    LI B R I I S H T A T Ë T




    FJ A L A E G O J Ë S




    NYE I TETËDHETEGJASHTËT.

    Fjala.

    "Fiala mort sbân ". "Shtriga në giak nuk bien". "Goia s’qet kend në giak".

    §.520. Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen.
    §.521. Fjala e gojës s'ême hîn në vesh të tjetrit, e i treti e perdoron per rrênim të kuej, un rri e tallem.

    §.522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë të pergjegjme un rri e zgerdhihern, nuk mùnd të më kapë kush per pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême.

    §.523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njânin herë per tjetrin, me gojë të kanûnit thirret "Argat i keq". "As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë.

    §.524. A fola a s'fola, goja nuk vûlosë gjâ. Fjalët e sterkqive kanûja s'i mêrr para sysh.

    Oroe:
    Shenjimin e fuqin e fjalës së folun në hov të vrasës e shka don me thànë ‘’Fjala peng", me kohë do të zhvillohen.

    NYE I TETËDHETESHTATËT.
    Mohi.

    §.525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo'i dâm, per vjedhni a per ndo'i vrasë, etj.

    §.526. Të germushunat e kercnimet prej njij hamendje kanûja s'i bân. Mohuesit nuk mùnd t’i hypet në qafë qi të lajë, pasë e pasë, per çdo zhgarkim e shpifje.

    §. 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kùr ky mos të duej me ardhë n'arsye.

    §. 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n'arsye mohuesin me Pleq e me peng.

    NYE I TETËDHETETETËT.
    Beja.

    "Perte bén nuk shlyhet mllefi".
    "Bë, e s'kà pertej".
    "Beja làn gjaqe".
    "Gjanë e djerrun e gjaqet e hupûna i vên per udhë
    beja".
    "A bén, a gjân".

    §.529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin e Perendisë në dishmi të së vertetës.

    §.530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanûnit të Malevet të Shqypnis si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun bese.

    §.531. Ben nëgojësh kanûja as s'e pelqen, as s'e tumirë, e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemès qi të bahet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë.

    §.532. Bej a e Shqyptarit kà dy pûnë para sysh: a) thrret Perendin në dishmi të së vertetës, b) i nënshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja.

    NYE I TETËDHETENANDËT.
    Beja mbë “Gur” e beja mbë Kryq e mb’Ungjill.

    §.533. Beja e Malevet të Shqypnis âsht dy mndyrësh: a)beja mbë "gùr", me Kanû (3), b)beja mbë Kryq a mb'Ungjill.

    §.534. Beja mbë "gùr" kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.

    §.535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prei njij zhgarkimi mohuesi, do të bajë bé a mbë '’gùr", a mbë Kryq e Ungjill.

    §.536. Betarë a Poronikë njehen disà "dorë bejet", qi do të perkasin Ungiillin, e disà tjerë lehen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini).

    §.537. Bét mbë "gùr" bahen:

    a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi;
    b) per me u lidhë me besë kundra hieksive e trathtive të vendit,
    c) per me ndêjë gati me u bâ ball kercnimeve e rreziqeve të perbashkta.

    NYE I NANDËDHETËT.
    Kush do t’a bajë ben.

    §.538. "bân e hup, thotë kanûja e jo bân e mêrr".

    §.539. Bén do t'a bajë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit.

    §.540. "Mohi kà bén," "Mohuesit i bjen beja".

    §.541. Zhgarkuesit s'i epet beja e nuk i bjen beja, edhèpse ndoshta e kà pà me sy batkeqin a tuj vjedhë a tuj vrà.

    §.542. Arsyeja e kanûnit âsht të mos t'i epet beja atij, qi kjahet, pse, ké s'i a priton zhgarkimit, s'kishte me i a pritue as bés, veç t'i dalë me mârrë.

    §.543. Të parit i lêhet të shofé bén e të dytit të baj bén.

    §.544. Kanûni thotë: "Beja nuk mêrr" e "Mârrsit s'i bjen beja

    §.545. Porse, tuj kênë sè, mbas parimit të kanûnit: "Cubi âsht me bé mbë krah", si per me i a shndoshë zêmren të zot't të gjâs së hupun, si per me i a mbledhë pêjt të pandehunit, kanûja kà lânë qi t’i njifet beja me Pornoikë.

    §.546. S'i epet as s'i gjegjet beja atij, që don me là vendin pà Poronikë, sepsé "Uku e lpîn misht e vet, por të huejin e hàn".

    §.547. Parimi i kanûnit âsht: "Védin me e là me bé e s'i gjegjesh kuej".

    NYE I NANDËDHETEPARË.
    “Beja merr gjan e vet”.

    §.548. Pak rasë jânë, nder të cillat kanûja e kà pà me udhë me lânë qi të "mârrë beja‘’.

    §.549. Per gjà në shêj të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mùnd të dishmojn edhè tjerët, sè âsht e atij, qi e lypë.

    §.550. Edhè n'i rafët moh aj, të cillit u giet në dorë gjaja me shêj, kanûja s'i a xên e beja s'i epet.

    §.551. Po s'u gjegj me i a dhânë gjiânë të zot't, zoti do të bajë bén sè âsht gjaja e tij e gjaja do t’i epet.

    §.552. Po kjau kush ndo'i detyrë a uhà mbë të dekunin, per të cillat s'din a don me i hupë prîndja e të dekunit, tuj i rà moh, parimi i kanûnît âsht "Mohin per të dekun kanûja s'e xên".

    §.553. Edhè në két rasë "Beja mêrr", d.m.th. sè zhgarkuesi do të bajë bé.

    §.554. Per çdo ankesë, qi të bahet mbi të dekun, bej a do të bahet mbi vorr të tij.

  2. #22
    §.555. Në ditë të dâme si zhgarkuesl si prîndja e të dekunit do të gjinden tê vorri i të dekunit, mbi të cillin kjahet uhaja a detyra.

    §.556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do ti vêjë mbë cupë të krahit e do të siellet tri heresh rreth vorrit të tê dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso bésh:
    "Un... kaq e kaq uhà a detyrë kjàj mbi két të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në két e n'at jetë me gùr edhè gjithkah kah kà shkelë kamba e til sà kje gjallë."

    §.557. Si të bajë két bé zhgarkuesi, uhàn a detyren, qi kjàn mbë të dekunin, do t'a lajn prîndja e tij.

    NYE I NANDËDHETEDYTË.
    “Beja per derë”.
    §.558. Kanùja e kà lânë shtegun të lir qi t'epet beja edhè per derë.

    §.559. Në bé per derë do të betohet i zoti i shpis n'emen të vet e n'emen të giindes së shpis.

    §.560. Me bé per derë i zoti i giâs së hupun nuk kà tager me vû në bé edhè giinden shpis, 'si t’i bajë bén i zoti i shpis n'emen të tyne.

    §.561. Prej çdo beje granija e fmija jânë të jashtûem prej kanûnit.

    §.562. Aj, qi ep bé per derë, kà tager me lânë per bé me Porotë at shpi, mbë të cillen i kjàn zêmra mâ fôrt.

    §.563. Po e veçoi nji shpi i zoti i giâs së hupun, per me i dhânë bé me Porotë, do të veçojë edhè sà shpi tjera në katund, qi kàn me i u dashtë per poronikë, sè në dy bé nuk mùnd të çojë kend.

    §.564. Edhè në bé, qi epet per derë, do të bahet beja per vedi, per gjinden e shpis e per "Sedije".

    NYE I NANDËDHETETRETË.
    “Beja në krye të djemvet”.

    §.565. Beja, qi bahet në krye të djelmvet, njehet nder bé të randa, edhè âsht e ligjshme kah kanûja.

    §.566. Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet, do t'a bajë e do t'i a shndoshë zêmren zhgarkuesit.

    §.567. Si t'a dajn diten e bés, zhgarkue si do të shkoj tê shpija e të pandehunit, e ky, sà djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbi krenat e tyne e an bén: "Pasha kryet e djelmvet, nuk t'a kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë e as nuk diej sè kush t'a kà bâ!"

    §.568. Pertë ksaj beje shgarkuesi nuk kà tager me rrekë të pandehunin me bé tjera.

    NYE I NANDËDHETEKATERT.
    “Beja me “Sedije”.

    §.569. "Maja e bés, âsht "sedija" (s'e dija).

    §.570. "Beia t'a nief edhè "sediien".

    §.571. "Beia s'kà skâj, por s'rebân perbishtnime".

    §.572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e kà vû per parim, per me i a rrudhë pêjt katundit, qi mos të bahet kush hjekës i gjâs së shoqnis a të kuej do.

    §.573. Sedija lypet pà ndryhsim në çdo bé.

    §.574. Edhepsé s'vodh as vrau aj., qi bân bé, por ndoshta kà ndie a edhè din sè vodh a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter.

    §.575. Kur të bahet beja, do të thotë: "as vetë, as kush i shpis s'ême e s’diej sè kush të vodh a të vrau".

    §.576. Prandej kà vû Poroten kanûja, qi, tuj shkue në bé gjith aj nieri, mos njani, tjetri e i treti mùnd të diej ndo'i send kû prej të ndiemit a prej të pâmit të njij shêji, e sè nuk do t'a shesin shpirtin, tuj e là me bé të rrêjshme nji nieri.

    §.577. Si të bahet beja me "sedlje", s'kà tager kush me i u beditë mâ per at viedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë njeti me bâ hetime per gjâ a gjak të hupun. "Bé mbi bé kanûj a s'bân".

    §.578. Po s'muejt kush me bâ bén me "sedije", s'do të shkojë në bé, tuj mendue se gjindet në peshim para Perendis e sè beja e rrejshme, pose qi kà rrfen kah shpirti, ajo kà ndeshkimin e faqen e zezë permbrapa, po u hetue.

    §.579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh, qi t'a ndalë Poroten, të mos shkojë në bé, do t’u kallxojë bakeqin, qi t'a vêjë per udhë të zo'n e gjâs a të gjakut të hupun.

    §.580. I zoti i gjâs a i gjakut, permbas hetimevet të pertejme, do t’u lyp arsye si mbas kanûnît.

    §.581. Po s'i u vû, i zoti gjâs a i gjakut kà tager me e vû në bé, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhè kapucaris.

    §.582. "A bén me "sedije", a gjân a cubin".

    §.583. Debejen në bé s'e bân kanûja, po s'u gjegj kush me bâ bé me "sedije", kanûja e mban per fâjtuer, prà, a bén me "sedije", a me là gjân, a me kallxue bakeqin, ne mos pasët ky gisht n'at vjedhni a vrasë.

    §.584. Parimi i kanûnit s'luen: "Maja e bés âsht sedija", e "Sedija xjerrë gjân".

    §.585. "Shka të mirret me bé, i jét atij, qi e muer". "Permbas bejet t'i vêjë kumbonë (berrit), permbas bejet t'a ngasë n'arë (kàn)".

    §.586. Janë fjalët e kanûnit, jo pse i pelqen, por pse s'kà si me i a njitë grrêmçin, 'si të lahet me bé.

    §.587. Kanûja jét dalë në këto rasë e prandej kà mbetë flala: "Mos të ndeshët Zoti në bérrêjshmin!"

    §.588. Per të shmangun të çdo dyshimit të bés së rrêjshme Pleqt e gjygjit do të çilin syt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbë të cillt varet beja e drejtë.

    NYE I NANDËDHETEPESËT.
    Gioba e bes së rrejshme.

    §.589. Po duel ndo 'i burrë zêmrak, edhè i prin të zot't në gjâ të vet permbas bés së rrêjshme, ajo do t'a lajë gjân të dyfishueme e gioben e bés së rrêjshme, e mbi këta kanûja i a njet vûlen e shnjerzimit brêz mbas brêzit mjé në shtatë faqe.

    §.590. Po duel kapucarî mbas bejet, Pleqt do t'a shqyrtojn mirë e do t'a rnojn pà të ngutun.

    §.591. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e me shêje të sigurta, cubit a giaksit i brumbullakzohen ne derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè i zbatojn kanûnin atij bèrrêjshmit.

    §.592. Ndeshkînie mbi bérrêjshmin jânë:

    a) do ti lajë të zott të gjàs dy per nji;
    b) do të lajë kpucët e Kapucarit;
    c) ’’ ’’ ’’ ’’100 desh e nii kà, po kje beja më 241 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut. Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi;
    d) do të shkojë tê Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë;
    e) do të lajë kà 500 grosh per krye Poroniku, pse u prini në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen. Këto të holla cubi do t'i lajë mbi eltér per Kishë.

  3. #23
    L I B R I I T E T Ë T




    D E R A



    KRY I SHTATËMBDHETËT.



    NDERA VEHTJAKE.

    §.593. Kanûni i Malevet të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. "Shpirt per shpirt, sè duken e falë Zoti".

    §.594. I miri e i keqi kàn nji çmim: Kanûni i mban per burra: "Del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit". "Në kandàr të vet sè i cilli peshon katerqind derhêm".

    §.595. N'i prekët kush kuej në nderë, peng a plak per nderë të mârrun s'kà, Kanûja thotë: në daç, fale, po deshte, laje ballin e vrugnuem.

    §.596. Nderen seicilli e kà per vedi e nuk mùnd t’i perzihet kush kuej as me e rrethue me pêgje e me pleq. Dy gisht nderë në Iule të ballit na i njiti Zoti i Madh.

    §.597. "Ndera e mârrun giobë nuk kà". Ndera e mârrun s'falet kurr.

    §.598. "Ndera e mârrun nuk shperblehet me gjâ, por a me të derdhun të gjakut, a me të falun fisnikisht (permbas ndermjetsis së dashamirve të mirë).

    §.599. I korituni kà deren çilë perkah ndera: peng s'shtron, pleq smêrr, gjygj slypë; giobë s'mêrr. Burri i fôrt mêrr gioben vetë.

    §.600. Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun kah kanûj a.

    §.691. Ndera i mirret burrit:

    a) Me i thànë kush sè rren facle burrave të mbledhun në kuvend,
    b) Me e pshty, me i u matë, me e shty a me i rà kush;
    c) Me i prishë ndermjetsin a besen,
    d) Me i a dhûnue gruen a me i a hikun,
    e) Me i a marrue armët e krahit a të brêzit;
    f) Me i a dhûnue buken, tui i a ngâ mikun a pûntorin;
    g) Me i a thye Shpin, vathin, kotecin a çerranikun n'oborr;
    h) Me i a ndalë uhàn a detyren,
    i) Me i a luejtë rrasen e vegshit në voter,
    j) Me njye kashaten parpara mikut î mirret ndera mikut.
    k) Me koritë trevezen nder sy të mikut, kùr i zoti i shpis e kruen ulteren a Shpin e lpîn kupen.

    KRY I TETËMBDHETËT.
    NDERA SHOQNORE.
    NYE I NANDEDHETEGJASHTËT.
    Miku.

    §.602. "Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit e e mikut".

    §.603. Miku nuk mùnd të hîjë në shpi, pà bâ za n'oborr.

    §.604. Si të bajë za miku, i zoti i shpis a kush i shpis i pergjegjet e i del perpara.

    §.605. Falet me mik, armen i a mûrr, e i prîn në shpi.

    §.606. Armen i a varë në krrabë, edhè e çon në krye të vendit ké votra.

    §.607. Perpushet zjarmi, lypen edhè drû. "Miku don drû".

    §.608. Mikut do t'i bahet nderë: "Bukë e krypë e zerner".

    §.609. Buka e krypa e zêmra, zjarmi e trungu e do firi per shtrojë do të gjindet gadi per mik në çdo kohë të natës e të ditës.

    §.610. Mikut të lodhun do ti vîhet rreth me të pritun me nderë. Mikut i lahen kambët.

    §.611. Per çdo mik duhet buka si hàn vetë.

    §.612. Per mik të mirë duhet kafja, rakiia e buka e shtrueme me ndo'i send mâ teper.

    §.613. Per mik zemret duhet duhâni, kafja e ambel, rakija e bukë e mish. "Mikut të zêmres i lshohet shpija".

    §.614. Ruj hi në shpi, mikut do t’i mbajësh armen".

    §.615. E mbaitmja e armës âsht:

    a) shêj burrnije e nderje, edhè pse knaqesh sè t'erdh miku,
    b) âsht shêj roje, sepsé tui i thànë: "Mirë sè erdhe", ajo do të rrijë pà droje, e sè giindesh gadi me i dalë zot per çdo rrezik,
    c) âsht shêj urtije per vedi, pse, 'si ti mârrish armen, edhè në pasët ndoi mende të keqe miku, nuk kà shka të bân si t'a çarmatosish.

    §.616. "Mikut i lshohet kryet e vendit".

    §.617. Mikut i lshohet kryet e vendit, Po kje në shpi si edhè po kje në kuvend burrash, porsé në kuvend nuk kà zâ.

    §.618. Mikut i lshohet kryet e vendit si per nderë, si edhè qi të jét mâ në të pâm e në shêj si edhè të mos të perzihet nder robët e shpis.

    §.619. Si të hîjë miku në shpi, të kà là detyren.

    §.620. Po të hîni miku në shpi, gjak me të pasë, do t’i thuejsh: "Mirë sè erdhe!"

    §.621. "Miku do të perciellet deri kû të lypë me e percjellë".

    §.622. "Miku, edhèpse xên kryet e vendit në shpi a kûdo, kurr s'prîn, por do t’i prijsh".

    §.623. Miku perciellet edhè me nji fini, po kje djalë a vajzë, gjithnji si nji burrë a grue.

    §.624. Si t'a perciellish mikun deri kû desht vetë me shkue, e solle shpinen me shkue në pûnë t'aride, krisi pushka n'at hov e edhè e vrau, ty nuk të pritet mik.

  4. #24
    §.625. Mbas mikut do të hupish pûntorët, e me bukë t'aride, të mos fikesh e të mos koritesh.

    §.626. "Si t'i prîsh mikut, çdo dhûnë fi bajë kuej ky, lypet mbë ty".

    §.627. Mikut mos i prij, a, 'si t’i prijshë, do të hapish syt qi mos t'i bajë kuej ndo'i dhûnë a pûnë të ligë.

    §.628. Kanûja urdhnon qi të perciellet miku sà mos t'a gjeë ndo'i pûnë e ligë, sà edhè mos ti bajë kuej ndo'i dâm me bukë t'ande.

    §.629. Po bani ndo'i pûnë të keqe miku në bukë tande, arsyeja lypet prej teje.

    §.630. I dhûnuemi e i dâmtuemi s'âsht në detyrë me ndiekë atê, qi e dhûnoi e qi e damtoi, por i kerset në derë atij, qi e mbajti në shpi e i dha bukë.

    §.631. "Buka e làn dâmin".

    §.632. Kanû âsht prà, qi t'i prihet mikut, sepsé xêhet sè nuk din rrugë e nuk din a do të ndeshet në mik a n'anmik.

    §.633. Do t’i prîjsh, pse jé rojsi i mikut, si me i a largue rrezikun, si edhè me e ndalë prej pûnet të keqe.

    §.634. "Buka të nderon, porsé të qet edhè në pûnë". (Buka m'u gjet dreq pat thànë dikush).

    §.635. Po t'a dhûnoi buken miku, do t'epsh arsye në kanû per shpi e vath të thyem, per tufë të mârrun e pretime tjera.

    §.636. Do të lajshë dâmet e bame prej mikut t'and a tuj vû kumbonen e tufés s'atê në trà, a me të hjekun të kaut të hullis, a me të shitun të rendit të ujit.

    §.637. Nderen e dhûnen do t'a dajshë me mikun e të damtuemin do t'a ndreqish.

    §.638. Ti do të lajshë e, po muejte me xjerrë gjâ tê miku, e ké per vedi, perndryshej të pasët mbetë ngiat: Paç e dhaç thotë kanûni.

    §.639. Sikurse jé në detyrë me lypë mikun e prém ashtû jé në detyrë me dhânë arsye, në prefët kend miku në bukë fande.

    NYE I NANDEDHETESHTATËT.
    Të premt e mikut.
    „ndora nuk lshohet“.

    §.640. "Miku mik, shoqi shoq".

    §.641. "Veç nji gacë me t'a lypë kush tê dera per me kallë çubukun, i a dhae, e e ngau kush, të pritet mik".

    §.642. Po të rà ndore kush, edhè tuj t'a xânë vetem êmnin: "Jam miku i njatij" e edhèpa të pasë kênë kurr tê dera, po e ngau kush, të jét mik në derë e ftyra t'u vrugnue.

    §.643. Po t'a vûni kush mikun në lojë a t'a shau, ti do t'a mkâmbish nderen e mikut me rrezik të jetës s'atê.

    §.644. Po i u pré kuej miku, kanûja i kà lânë dy udhë: a të fiket, a të koritet.

    §.645. Atij, qi i u pré miku, çdo send do ti epet me dorë të mâjtë e per rien giu mjé qi t'a paguej mikun.

    §.646. Dora e mâjtë me kanû quhet e pandershme, e cilla mêrr e nuk ep, me miq nuk falet. Veç i pabesi me të pabesin falen me 'të.

    §.647. Me kanû të hershme gjygji e karmote më hu të pabesin, e s'e lîte në kuvend burrash.

    §.648. I pabesi, qi pret kend vetë a shet kend në besë, grihet katundisht e shkon gjakhupës.

    §.649. Me gojë të kanûnit: baba, vllau e deri kushrinija e dalun fare falet, porsé miku nuk falet (posë me të hîm ndermjet të dashamirvet të zêmres).

    §.650. Per mik të prém rrallë sè epet besa; ndermjetsija epet sà të mârrin e t'apin, në hîfët puna në të ndrequn.

    §.651. Katundi shoqi sho'it i presin mik:

    a) kùr nji shoq shmanget tê nji shoq e, tuj dalë prej shpije të këtij, e vret a shoqi tjeter a kushdo,
    b) Edhepsé shoq a kushrî me të vramin mik prém, detyrë âsht me lypë shoqin mikun e vràm,
    c) Po s'e lypi mikun e vràm, edhèpse shoq, skà pse del në kuvend burrash, pse jét i koritun e i marruern pergjithmonë e jetës.

    §.652. Me ndeshë n'udhë të madhe dy shokë, e, 'si të bâjn do rrugë, kerset pushka edhè vritet njani sish, këtij tjetrit nuk i pritet mik.

    Oroe:

    Njimend, sè s'i pritet mik, porsé jét i koritun mos me qitë mbë dorërasin. 0 Shqyptari edhèpse bjen në gjak pà gjak, tuj e pague me vrasë mikun e preme, aj s'e mêrr ndore at pûnë, fiket me lang e plang, porsé marre s'bân.

    NYE I NANDEDHETETETËT.
    Të sjellnut e të zot’t të shpis me miq në shpi.

    §.653. Miku xên kryet e vendit në trevezë (sofer), mandej i hîn ndorja.

    §.654. Framurtarit mik i tokon kryet e dashit e mikut shpatulla.

    §.655. Po sndolli flamurtari, por Kreu i njij Flamuri, shpatulla i tokon këtij e mikut kryet e dashit.

    §.656. Miku do të hjekë rakin e ma i pari do t’u biej duerve në trevezë.

    §.657. Me ndollë në trevezë kush i Gjomarkaj e nji mik i largët, Flamurtari e dàn pergjymës me të Gjomarkain kryet e dashit e shpatulla i jét mikut.

    §.658. Famurtari do t'a thejë me grusht kryet e dashit e mikut, s'i t'a két Ipi shpatullen, do t'i a thejë sumbullen.

    §.659. Me ardhë per mik i Ohërnjani (i Thkellas) a në Mirditë a në Malsi të Lezhes e me ndollë aty edhè kush i Gjomarkaj, kryet e vendit e xên i Ohërnjani, mandej i Gjomarkaj (Ket pûnë s'e bân kush prej nderjet.)

    Oroe:
    Këto sjellje duken si lojë, porsé kàn shkaktue vrasë të pergjegjme shi në trevezë.

    §.660. Kafen e mêrr miku, mandej i zoti i shpis.

    §.661. Duert në treveze i làn i zoti i shpis, mandej miku.

    §.662. Goten e rakis e pin i zoti i shpis e të dyten miku,

  5. #25
    §.663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis.

    §.664. Aj zot shpije, qi e njyete kashaten perpara mikut, late 500 grosh giobë.

    §.665. Aj zot shpije, qi koritte trevezen e vet nder sy të mikut, late 500 grosh giobë,

    §.666. Pushka e shtîme per mik të prém nuk kà giobë.

    NYE I NANDDHETENANDTËT.
    Ndermjetsija.

    §.667. Ndermjetsi, si lajmtari, nuk bân faj as nuk xêhet.

    §.668. Ndermjetës thirret aj, i cilli hîn per me dà fjalët e kqij a, me shmangë rragen, prej të cillave mùnd të shkaktohet vrasa a ndo 'i rrênim tj eter.

    §.669. Nderrnjetës mùnd të jét burrë a grue, djalë a vajzë a edhè Prifti.

    §.670. Ndermjetës mùnd të hîjë per shpi me shpi, per katund me katund, per flamur me flamur.

    §.671. Me i u pré ndermjetsija njij shpis së veçanët, vetë e kerkon mikun.

    §.672. Me i u pré ndermjetsija njij kaktundi, katundisht u lypë mikun.

    §.673. Me i u pré ndermietsija njij flamuri, flamuri mbarë e lypë mikun.

    §.674. Me i u pré ndermjetsija Priftit, mikun e lypë Famullija, në të cillen gjindet, a sè flamuri e lypë, po hîni ndermjet n'emen të flamurit.

    §.675. Prifti, per me dà të keq, hîn ndermjet jo n'emen të vet, por a n'emen të Famullis a n'emen të flamurit; por vetëm atbotë, kùr mos ti pûnojë fuqija e fjalës fêtare.

    §.676. Po s'u inuer para sysh fuqija e fjalës fetare, atbotë Prifti hîn ndermiet si çdo qytetas, por, tuj mos bajtë zyria e tij shpatë e litàr, po i u bâ n'asgja ndermjetsija si e çdo qytetasit, katundi a flamuri do t'a mkambin nderen e tij tuj e lypë mikun e prém.

    §.677. Me kênë të vramë njiqind vetë në njânin krah e në tietrin kurrnji, s'i të hîjë kush ndermjet, pushka do të prâjë, zjarmi do të shuhet.

    §.678. Me bâ me u qitë poshtë flala e ndermjetsit, ajo lagje, qi të fîlloëj pusken, i a pret mikun ndermjetsit. (Po s'prâni pushka e fjala e gergasa permbas ndermjetsis, perzihet lamshi per mnerë, kryqzohet pushka, e grihen aty per aty.)

    §.679. Fjalët e dokshme të ndermjetsis jânë: "Leni flalët, or juni, jam ndermjet une! Prani pushken, burra, un jam nderrnjet mjé ké të mirremi vesht. Prani pushken, sè katundi..., flamuri... âsht ndermjet!"

    §.680. Ndermjetsi u mêrr pêgjet të dyja lagjeve, tui u dà diten sè kùr e kû do të mblidhen në kuvend, per me u mârrë vesht.

    §.681. Po nuk muejt me i ndreqë ndermjetsi, pêgjet e të dy lagieve u lshon në dorë burrave t’urtë, e ky atbotë lirohet e del prej nderrnjetsije.

    §.682. Ndermjetsija mbaron gjithherë a me të rame diellit a me të mârrun të diellit (me të lem a me prendim të diellit).

    NYE I NJIQIDTËT.
    Dorzanija.

    §.683. Dorzânë thirret aj, i cilli i Iidhet kuej per të pergjegiun të njij detyre, të cillen, po s'e lau në vade të caktueme detyrsi, ky bahet dordhânës.

    §.684. Uhasi, 'si të két dorzânë, s'kà nevojë me i shkue në derë detyrsit, dorzâni do të pergjegjet per tê: "Dorzânë, dordhânë", thotë kanûni.

    §.685. Edhè në dekët detyrsi, uhasit s'i prishte gjâ, per detyrë, qi aj i pat këtij, do të pergjegjet dorzâni: "N'dekët detyrsi, rrnofët dorëzani," thotë kanûni.

    §.686. Me bâ me u pendue dorzâni e me dashtë me dalë dorzânije, kanûja nuk e lên, sepsé: ,, Dorzani nuk hîn per me mbajtë në mend, por per me là".

    §.687. Dorzani hîn me mirvet, e prandej nuk kà tager me lypë kpucë as të detyrsi as tê uhasi: "Dorzânë e bestàr nuk hîn kush me të holla".

    §.688. Detyrsi, kùr lypë kend per dorzânë e, per n'i hîfèt ky, faqe burrave i thotë: "Un po të hi dorzânë, por shikjo, sè, po s'e pate nder mend me i bâ gadi të hollat në vade të caktueme, më kallxo qyshë tashti e të bahem gadi me là per ty. T'a dijshë, sè shnierzim nuk duroj!

    §.689. Po nuk i u pergjegj detyrsi dorzânit, edhè e lên të lidhë qi të lajë ky prej vedit detyren e tij, dorzâni do t’i a apë pengun uhasit.

    §.690. Uhasi kà tager me i a dorzue kuejdo at peng, per me xierrë detyren e vet.

    §.691. Dorzani kà tager me bâ vàj në katund kundra detyrsit të keq, e katundi do t'a ngushtoîë detyrsin qi t'a shperblejë pengun e dorzânit e t’i a dorzojë të zot't.

    §.692. Po s'i bani gadi të hollat detyrsi vetem prei dhunet e kasnecijet, katundi e giobitë permbas randsis së fajit pré presë të bame.

    §.693. Po i bani gadi te hollat detyrsi ne vade te caktueme, para sè t'i a dorzojë te zot’t do t'a bajë me dije dorzanin.

    §.694. Po kje sè detyrsi nuk muejt me i bâ gadi të hollat në vade të caktueme vetem prej skamit, dorzâni do të rrîjë gadi me là per'tê, e ketë me e pritë, sè "Dora e thatë s'kà uratë" e s'kà pse e qet në katund, pse vajin nuk i a veshtron: t'a kishte matë vedin para sè t'i hite dorëzanë.

    KRY I NANDËMBDHETËT.
    GJAKU E GJINIJA, VLLAZNIMI E KUMBARIJA NË KANU TË MALEVET.

    NYE I NJIQIDEPARË.
    Gjaku e gjinija e breza Shqyptarësh.

    §.695. Vargu i brêzavet të gjakut e të gjinis, shkon në të pasosun per Shqyptarin e malevet.

    §.696. Mahet vllà e fis me të gjith ata, prej së cillësh të parët e tij jânë dà heret a vonë.

    §.697. Katerqind zjarmesh me u dà Shqyptari, aj as mêrr as ep, d.m.th. nuk bân krushqi.

    NYE I NJIQIDEDYTË.
    Lisi i gjakut, lisi i tamblit, nip trungut e nip bijet.

    §.698. Brêzat rrjedhin a prej gjakut a prej gjinis.

    §.699. Brêzat e gjakut rrjedhin prej ânet të babës; brêzat e gjinis rrjedhin prej ânet të nânës.

    §.700. Rrjedhja e brêzavet prej ânet të babës thirret "Lisi i gjakut".

  6. #26
    §.701. Rrjedhja e brêzavet prej ânet të nânës thirret "Lisi i tamblit"..

    §.702. "Nip trungu" a "mesë trungu" thirret aj varg mashkujsh a fêmnash, qi rrjedhun prej plangut të babës.

    §.703. Nip a mesë bijash thirret aj varg mashkuish a fêmnash, qi rrjedhin prej bijave të martueme.

    NYE I NJIQIDETRETË.
    Vllaznimi.

    §.704. Vllaznimi, qi bahet tui pî gjak, e ndalon krushqin pergiithmonë ndermjet të vllaznuemve, shpis së tyne e zjarmit të tyne.

    NYE I NJIQIDEKATERT.
    Kumbarija (Shengjonija).

    §.705. Shka âsht gjaku e gjinija per kah krushqija, ashtû âsht edhè kumbarija.

    §.706. Kumbarija e Shqyptarit të malevet âsht tri nduersh:

    a) kumbarija e Pagzimit,
    b) kumbarija e Kunorës,
    c) kumbarija e Flokvet.

    NYE I NJIQIDEPESËT.
    Kumbarija e Pakëzimit.

    §.707. Kumbarija e Pagzimit e ndalon krushqin brêz mbas brêzit jo veç nder të pagzuemin, prînden e të pagzuemit e nder ata, qi e peshojn në derë të Kishës, por edhè nder sà rob të két shpija e njanës e të tjetres lagje e të zjarmit të tyne mbarë.

    NYE I NJIQIDEGJASHTËT.
    Kumbarija e kunorës.

    §.708. Kumbarija e Kunorës e ndalon krushqin nder robët e shpis së kumbarve e të shpis së dhàndrrit e, qi të plangsohet kumbarija e Kunorës nder dy vllazni e të pershijë edhè zjarmet e tyne, kjo pûnë shkon me kumbari të Pagzimit.

    NYE I NJIQIDESHTATËT.
    Kumbarija e Flokvet.

    §.709. Kumbarija e ndrikullija, qi bahet në të rruem e në të mârrun të flokvet hîn në Ildhje kanûnore, qi s'e luan gjâ.

    §.710. Kumbarija e flokvet e ndalon krushqin brêz mbas brêzit ndermjet shpis, vllaznis e zjarmit të kumbarës e të ndrikulls.

    §.711. Ndrikullija âsht si nusija: si shkon nusja ké prîndët në kohë të caktueme prej kanûnit, ashtû skon edhè ndrikulla në kohë të caktueme tê kumbara.

    §.712. Koha e ndrikullis e caktueme prej kanûnit âsht nji muej para së Lidhunash.

    §.713. Ndrikullija nuk mùnd të shtyhet mbi pêsë ditë: Ditët e ndejës së ndrikulls tê kumbara do të jenë giithherë cub e jo kurr parë, tri a pêsë.

    NYE I NJIQIDETETËT.
    Sjelljet kanunore në të marrun të flokvet.

    §.714. Nun a kumbarë thirret aj, qi mêrr flokët.

    §.715. Ndrikull a nunë thirret e âma e dialit a e vajzës, të cillvet u mirren flokët.

    §.716. Famull a famulleshë thirret djali a valza, të cillvet u mirren flokët.

    §.717. Nuni e ndrikulla jânë si vllà e moter e nuk veçohen prej gjindes së shpis.

    §.718. Po e mbushi vjetin djali e vajza, nuk u mirren flokët.

    §.719. Me dekë fmija pà i u mârre flokët, nuk do të shtihet në dhé, do të thirret kumbara i shenjuern; po kje larg kumbara, do ti mârrë flokët nji tjeter, i cilli nuk do të jét prej vllaznijet e fisit të fmis.

    §.720. Per të mârrun të flokvet të dialit duhet të jét burrë, e grue per vajzë.

    §.721. Prindja e djalit e té vajzës, të cilIvet tu mirren flokët, do të bâin gadi buken sà mâ mirë qi të munden, per me nderue kumbaren.

    §.722. Kumbara do të vîjë me nji prej dashamirësh të vet.

    §.723. Thirren nja tre kater shokë per me mârrë pjesë në gzim të shpis.

    §.724. Si të kênë pî kafé, goditet vendi,

    kû do t’ulet Nuni e do të gjinden aty veglat per të mârrun të flokvet.

    §.725. Lypet karriga, kû do fulet Nuni, kupa me ujë, në te cilin Nuni do të lshojé nji asper të rrgjanët, msalla, qi do te shtrohet per të pritun të flokvet, gershànë a brîsk rrues per të qethun a per të rruem të famullit a të famulleshës.

    §.726. Si t’ulet në karrigë Nuoi, ni djal i fisit i a pshtetë Nunit në préhen famullin a famulleshen.

    §.727. Nuni do t’î marrë flokët me kët rend: a) nji çubë në ballë, b) në tambzja kà pji çube, c)mbas kreje nji çubë.

    §.728. Si të mirren fjokët, Nuni i bjen ballit të famullit a të famulleshës me gersbàpé tri herë, tu thànë: "Me shndet e jetë të gjatë!" e puthë famullin a famulleshen e, tuj e hjeke prêhnit i a ep s'amës Ndrîkulls, e cila edhè mêrr kupen me asper të rrgjanët.

    §.729. Nuni i ep NdrikuIIes 50-150 grosh e jo mâ teper.

    §.730. Çubat e flokvet i mêrr e âma edhè i ruen n'arkë,

    §.731. Ndrikulla do t’i apë Kumbarës: gjurdi, brekë e mangore, e gjindes se shpis se kumbarës sà të jenë do t’u çojë kuej msalle, kûj ride a kollçikë.

    §.732. Pa i u mârrë flokët finis, gershàna nuk do t’i a perkasë kryet, po i u rriten teper flokët, i percullohen me flakë t'unës së pishës.

    §.733. Si t’i mirren flokët finis,Kumbara bun at nâtë në shpi të famullit a të famulleshës, ne e nesret çohet e mêrr me vedi ndrikullen e famullin edhè i çon në shpi të vet, kû rrin tri a pêsë ditë, si mbas kanûnit.

    §.734. As mort as darsem e as të kremet s'luten pà ndrikull e kumbarë, pà famull e famulleshë.

  7. #27
    L I B R I I N A N D Ë T




    D A M E T



    NYE I NJIQINDENANDËT.

    Përcaktimi i damevet.

    §.735. " Dami kà çmim, por jo giobë".

    §.736. Dami lahet permbas çmimit të pleqve a të dy shokve.

    §.737. Po u gjet grueja tuj vjedhë drû në mal të huej, me dorë s'perkitet, porsé kmesa e terkuza (teja) i mirret, drût e bame jesin aty.

    §.738. Kmesa e tela e mârrun xêhen per shperblim të dâmit e tjeter detyrë skà.

    §.739. " Dami ka çmim por jo pushkë".

    §.740. Per çdo dâm i lahet dâmi të dâmtuemit, po kje per arë e livadh, per kopshtë a vêshtë.

    §.741. Sndeshkohet kush me giobë per dâm të gjâs.

    §.742. Po u gjet në dâm kau a lopa, kali, mushku 'a gomari, delia a dhija, nuk mùnd të vriten, por do të çmohet dâmi i bam prej 'tyne.

    §.743. Po vrau kush në dâm kàn, lopen, kalin, mushkun, gomarin, dhin e delen, làn gjân.

    §.744. Gjaja e gjetun në dâm, a kapet e i çohet të zot't të dera, tui i thànë sè e gjete në dâm e të vîjë me e pà, ase e vên perpara edhè e çon tê shpija e jote edhè e ndryn në burg e, si të pleqnohet dâmi, i a kthen gjân.

    §.745. "Nji dhé thàn nji vrri". Dhija âsht frymë e keqe; shka të perkasë me gojë, e thàn.

    §.746. Po u glet dhija tuj bâ dâm në vêshtë, sà cûgj hardhije të ketë verbue, kanûja kà pré këto dâme:
    a) Cungu i hardhis i verbuem prej dhije nuk bân rrush per tri vjet;
    b) nji cung hardhije bân rrush sà per dy okë venë e per nji okë raki në vjetë,
    c) hardhija e verbueme prej dhije prà kà gjashtë okë venë e tri okë raki per dâm.

    §.747. Sà per dâm t'arës, çmimi i kanûnit âsht: "Njiqind kallzë kallamoqi: nji babûne drithë". (Per njiqind kallzë a bîmë të damtueme, do të lajë i zoti i bagtis nji babûne drithë.)

    NYE I NJIQINDEDHETËT.
    Thiu në dam.

    §.748. "Thiu në dâm kà pushkë. Po e gjete thin në dâm, bjeri pushkë".

    §.749. Po u gjet thiu në dâm pà verza (kulàr krrabza) në qafë, vritet.

    §.750. Me nji të shtîme a me nji të sjellme, gjith sà thi të vriten, dâmi âsht i të zot't të thive.

    §.751. Pushka e dytë a edhè e sjellmja e dytë làn thin.

    §.752. Porsa t'a vrasë kush tin në dâm, do ti lshojë za të zot't qi të shkojë me e mârrë, pse misht i a hàn aj.

    §.753. Po e vrave thin në dâm e nuk e bane me dije të zo'n n'at hov, qi të skhojë me e mârrë, e mbet thiu aty, sà të fillojë me u prishë do të lahet thiu.

    §.754. Si të vritet thiu në dâm, dâmin e bam e làn me krye e i dâmtuemi nuk kà shka lypë mâ, pse vaji nuk i gjegjet në kanû.

    §.755. Po hîni në dâm thiu me verza, kà dâmin e jo pushken. Po e vrave, làn thin.

    NYE I NJIQINDENNJIMBDHETËT.
    Kurtha e ngrefun a laku në kopshtë.

    §.756. "Në kopshtë t'êm a ngrefa kurthen a lakun, nuk mùnd të më ndalë kush".

    §.757. Në kopshtë të thurun miré, po ngrefi kush kurthen a lakun, nuk âsht në detyrë me i u pergjegjë dâmit.

    §.758. Po e ngrefi kush kurthen në kopsht të shthurun e rà në 'të berri, làn berrin.

    §.759. Në katund e rreth 'tij, po e ngrefi kush kurthen, mjé kû kapen gjaj per kullosë e rà në'të ndo'i kâmbë berri, i zoti i kurthës làn berrin.

    §.760. Kurtha shtrohet (ngrifet) me të marrmet të diellit, e shkrefet a mblidhet a mblohet mirë me të rame të diellit.

    §.761. Gjaja e dâme e e mbetun në mal nâten, por rà në kurthë, rreziku âsht i të zot't të gjâs, i zoti i kurthës nuk làn gjâ.

    §.762. Po u là shtruet kurtha diten, çdo gjâ, qi të biej më 'tê, i zoti i kurthës do t'i pergjegjet dâmit.

    §.763. Po ràn në kurthë nâten qeni e mica, shkojn hupsë, sepsé kerkojn dhén.

    §.764. Kurtha e ngrefun në mal, porsé neper shtigje kah kalon gjaja, në rafét ndoi kâmbë berri në 'tê, bariu kà tager me coptue kurthen, e i zoti i saj nuk mùnd t’i lypë arsye.

    §.765. Po e ngrefî kush kurthen në rrethînë të shpijave të hueja e rà në 'tê gjaja e të zot't të vendit e mbet a me kâmbë të thyeme a edhè cofi në kurthë, i zoti i kurthës do të lajë dy per nji.

  8. #28
    L I B R I I D H E T Ë T




    K A N U N I K U N D R A M B R A P S H I T Ë V E T


    KRYE I NJIZETËT.

    HJEKSIJA.

    §.766. Hjekës thirret aj, i cilli me ndermjetsi të mbrapshtë e per nen dhé i ep ndimë tjetrit per me bâ ndo'i rrênim a ndoi faqe të zezë tjeter në katund të vet.

    §.767. Hjeksi i shokve:

    a) per të hikun të grave bjen në gjak e500 grosh do t’i apë katundit per giobë;
    b) per vrasë bjen në gjak e 500 grosh giobë katundit;
    c) per cubni e per çdo send, qi të vidhet në katund me bukë, me prije e me msim të hjeksit,si të hetohet, do të lajë gjân mbas kanûnit.

    KRYE I NJIZETEPARË.
    VJEDHNIJA.
    NYE I NJIQINDEDYMBDHETËT.
    Përcaktimi i vjedhnis.

    §.768. Në viedhni pershihen:

    a) Cubi; e âsht aj, i cilli vjedhë me dorë të vet nji kafshë të huejen.
    b) Simahorët, qi jâné ata, të cillt i bahen ndimë e krah cubit në nji vjedhni a në çdo mbrapshti, e diten e mbrame, po u hetue vjedhnija, do të lajn gjân e huej si mbas kanûnit e mbas pjesës, qi kàn mârrë.
    c) Buka âsht niaj plang, kû cubat me gjâ të vjedhun hàn bukè, ase marrin me vedi bukë, edhè perciellen me gjâ të vjedhun. "Cubi e bukdhânsi jânë nji".
    d) Kjori; e âsht aj, i cilli e strofullon gjân e vjedhun. "Paras cubi, paras kjori".
    e) Edhè në mos marrët pjesë në viedhni kjori, ai bahet fajtuer si vetë cubi, pse bahet strofull cubash e vjedhnish.
    f) Gjurma âsht ferkemi, qi bân gjaja, permbas së cillës udhton i zoti i gjâs së viedhun, tuj e çue gjurmen: a mbrenda kufinit të njij katundi a të njij lagjie, a mbrenda rrethit të nji) shpije, të njij oborri a të njij vathi. "Gjurma e vûme, giaja gjetun".
    g) Fmi, brraca e biramela.
    h) Grabitçori, e âsht aj, i cilli ballas e me perdhûni i a mêrr kuej nji gjâ per ndo'i detyrë.

    §.769. Po i u duer gjurma në mal të zot't të gjâs së vjedhun, nuk mùnd të kapë as katundin e aferm, as flamurin, porsé, n'i kjafët zêmra mb'at katund, t'a mundojë qi t’i lahet me bé.

    § 770. Gjurma e prûme mbrenda katundit, po s'mùnd e hetoi cubîn, i zoti i gjâs e lypë mbë katund, e katundi do t'i pergjegjet.

    §.771. Gjurma e prûme mbrenda njij lagjje të katundit po s'u hetue cubi, ajo lagje do t’i a lajë gjân të zot't.

    §.772. Gjurma e prûme mbrenda rrethit të shpis, t'oborrit, a të vathit, ajo shpi do t’i a lajë gjân të zot't.

    §.773. Gjurma e prûme mbrenda rrethit të shpis, të oborrit, a të vathit, ajo shpi do t'i a lajë gjân të zot't.

    §.774. Çdo dâm, viedhni e bracni të bame prej fmîsh, bracash e biramelash, po u hetuen, shpija, së cîllës i perkasin, do t'a lajn.

    §.775. Parimi i kanûnit âsht: "Shka të bâjn të mêtujt (mêcat), burrnimi i shpis do t'a lajn".

    §.776. Fmit, bracat e biramelat, edhè ne u gjeshin me bracni në dorë, dora e huej nuk mùnd t’i perkasë (nuk mùnd t’i rrafë),por do të bahen me dije prîndja, e këta do të pergjegjen per'ta.

    NYE I NJIQINDETREMBDHETËT.
    Grabitja.

    §.777. Udha e Zotit s'làn gjâ".

    §.778. Kanûja s'bân qi të trazohet kush në shteg të vet. Udha e amdhe s'i a kà ndo'i detyrë kuej.

    §.779. Po i pat kush ndo'i detyrë kuej e nuk i ep arsye, vajin do t'a bajë në katund uhasi, e ky do të biejë në mend detyrsin.

    §.780. Po u çue kush edhè thei udhen e madhe, tui i a ndalë shtegtarit a kalin, a mushkun, magjarin a ndo'i kâmbë berri, po su vran aty peraty grabitçari bjen në giobë të katundit mbas randsis së faiit e gjân e grabitun do t’i a kthejë të zot't.

    §.781. Po u çue kush, e vetem prei hamendjet, edhè i grabiti kuei a kàl, a mushk, a màgjar, e së mbrami i del i padetyrë i grabitunî, grabitçari bjen në giobë të katundit per të thyem t’udhës së madhe e të zot't do ti a kthejë gjân e çmimin e ditve të hupûna.

    NYE I NJIQINDEKATERMBDHETËT.
    Preja (Premtimi).

    §.782. " Preja mirret me pré",

    §.783. Me rà pré, me pretue, me mârrë pré don me thànë me mârrë a me pershi nji tufë gjaje në mal, në vrri a edhè në vath.

    §.784. Preja të shumen e herës shkaktohet kùr mos të giegjet me i ardhë n'arsye lagja lagjes.

    §.785. Prela nuk shndrrohet ndryshei, por a me pré tjeter, a me pushkë.

    §.786. Prela ndollë a katund me katund, a flamur me flamur, a edhè nder shpija të veçanta.

    §.787. Preja shkaktohet a per kufije mali a bjeshke, a per kullosë. a per ndonji dhûnë tjeter, me të cillen fyhet nji katund, nji flamur, a edhè nii shpi e veçantë.

    §.788. Preja. qi bahet në mal, kà gjân të zot't, pà tjeter.

    §.789. Preja, qi bahet në vath, kà gjân të zot't e 600 grosh giobë per nderë të vathit.

  9. #29
    §.790. Preja e pà rrugë kà gjân të zot't e 500 grosh giboë. Permbas ndermjetsis së dashamirvet e të burravet të dheut gioba falet.

    §.791. Po u pretue nji tufë e huej në rrugë, në mal e një bjeshkë per kufi, atbotë si katundi si flamuri i perkrahen pretarit.

    §.792. Pres së pà rrugë, bani e i u perkrah katundi e flamuri, ndermietsija u mârrin pêgje e do të peshohen prej Pleqsh si mbas kanûnit.

    §.793. Si mbas randsis së fâjit do t’i lahet gioba e gjaja të zot't.

    §.794. Po i u perkrah pretarit katundi e flamuri, i pretuemi kà tager me, i rà pré kuej të mundet n'at katund a flamur, per me mkambë nderen e vet e me shperblye gjân e vet.

    §.795. I pretuemi nuk mùnd t'a pretojë as katundin as flamurin, 'si t'a leçisë pretarin e t'a lajë shpi me shpi. Kanûni thotë: "A gjân të zot't, a rrugen të lirë".

    §.796. Gjaja e pretueme në mal a në bieshkë nuk kà dy per njahen, por gjân të zot't,

    §.797. "Kumbona e tufës nuk mùnd të mirret pré",

    §.798. Po u muer pré kumbona e ogiçit në mal a në vath, kjo kà nderen sà tufa mârrë e sà vathi prçtari do të lajë 500 grosh giobë per nderë, edhèpse nuk muer kurrnji kâmbë berri.

    §.799. Ogiçi, hànori e vergani e qeni i hekuravet, nuk mùnd të mirren pré as per detyrë.

    §.800. "Preja per detyrë nuk mirret". Po ndolli kjo pûnë, katundi e flamuri e leçIsin pretarin, po su gjegj me kthye gjânë.

    §.801. Po e prishi gjânë e pretueme pretari, diten e lahes do t’i a kthejë të zot't krye per krye edhè tuj e zgiedhë në tufë të tij.

    NYE I NJIQINDEPESËMBDHETËT.
    Faji i kobshem.

    §.802. Kush vjedhë Shpin e strajcen e mikut, kanûja i kà caktue per giobë "faqen e zezë" e âsht i hjedhun prej kuvendit e gjyqit.

    §.803. Po e vodh mikun e njij shpis dora e tjeterkuej e i shpis tjeter i lypet miku i prém e shpija e thyeme.

    NYE I NJIQINDEGJASHTËMBDHETËT.
    Dypernjahja.

    §.804. Nder të gjitha vendet, kû mbahet kanûja, çdo gjâ e vjedhun kà dypernjahen: "Dy per nji, mjaft qi të hecin me kâmbë".

    §.805. Dypernjahja do t'epet jo veç per bagti të trasha, por edhè per bagti t'ima, e per send të vjedhun.

    §.806. Dypemjahja do të shperblehet edhè per nji të djegun të dhûnshem të shpis, të ksollës, të tbanit, të mullarit të sânës a të kashtës, të gjethit edhè të gardhît.

    §.807. Kopshti, veshta e ara e vjedhun kan dypernjahen.

    §.808. Gjeli (knduesi kadoci) i vjedhun a i vràm, kà gjygjin e prém: 500 grosh të zot't, per arsye qi: "Knduesi âsht herori (sahati) i të vorfnit".

    §.809. Thiu i mbajtun, i vjedhun a i vràm (posë sè n'u gjet në dâm) kà 500 grosh, per arsye qi: "Thiu i ushqyem âsht mbaja e njij shpis".

    §.810. Dy kafshët e permenduna nuk e kàn dypernjahen e as gjelin gjel, as thin thi, por 500 grosh pare të thata.

    §.811. Per vegla bulkijet, bi. fj. per um të vjedhun e të hetuem cubi do t’i lajë të zot’t aq puntorë sà ditë i shkuen hupës, e umini umî.

    NYE I NJIQINDESHTATËMBDHETËT.
    Tagri i të zot’t të gjasë së vjedhun.

    §.812. "Ku t'a gjejë gjân e vet i zoti, e mêrr."

    §.813. Mbas këtij parimi i zoti i gjâs së vjedhun nuk âsht në detyrë të rrafgohet, sepsé, kûdo qi t'a hetojë e t'a gjejë gjân e vet, aj kà tager me e mârrë.

    §.814. Po u vodh gjaja nper mjet të bukës, buka do t'a lajë.

    §.815. Po u vodh gjaja nper mjet të kjorit, kjori do ta lajë.

    §.816. Po u ndoq per gjurmë, aty kû të jesé gjurma, i zoti i gjâs ngulë e do t'i epet arsyeja më kâmbë e më dorë.

    §.817. Po bleu kush nji giâ të vjedhun, edhè pà diejtë sè âsht e vjedhun, i zoti i gjâs kà tager me e mârrë e shitsi (cubi) do t’i a ktheje blesit deri në të mbramin dysh të çmimit, qi muer per at gjâ të shitun, e të zot't të gjâs dypernjahen.

    §.818. Pose sè per vjedhin të bame ne Kishë e në Qele, cubi nuk kà giobë as faqe katundit as faqe flamurit.

    §.819. Po u vodh gjaja në vath, cubi do te lajë dypernjahen e 500 grosh giobë per vath te thyem.

    §.820. Po u vodh gjaja ne mal, cubi do te lajë dypernjahen.

    §.821. Po u vodh gjaja ne shpi, cubi do te laje dypemjahen e 500 grosh per shpi te thyeme.

    KRYE I NJIZETEDYTË.
    VRASA.
    NYE I NJIQINDETETËMBDHETËT.
    Prita.

    §.822. Prita âsht nji sjellje, me të cillen malet e fushat e Shqypnis u vêin pusijt glaksorvet a kuejdo, qi të két menden me vrà. (Me dalë në, pritë; me ndêjë ne pritë, me vû priten, me rà në pritë).

    §.823. "Së keqes i pergiegjet aj, qi prin ase rrethas".

    §.824. Mbrenda flamurit të vet nuk mùnd të mârrë kush shokë, per me i dalë kuej në pritë, e, po duel kush, edhè vran kend të flamurit, të gjith biejn në gjak.

    §.825. Jashta flamurit të vet, po duel kush në pritë per me vrà kend të flamurit të huei, prisi bien në gjak e jo simpahorët. "Aj, qi prîn, e mêrr gjakun mbi vedi".

    §.826. "Kush e ep fishekun, gjakun e bân të ve'n".

    §.827. U çue kush edhè mblodh shoke e dashamire edhè i duel në pritë kue), tuj u thànë: të gjithsà pushke, qi t shprazen, jânë të mijat, po u vrà kush, gjakun e mêrr mbi vedi prisi.

    §.828. "Pushka c çon giakun tê shpija". "Pushka të lshon në gjak".

  10. #30
    §.829. Po e uhajtî kush pushken e kuej e pà dieje të zot't të pushkës shkoi ky e i duel në pritë kuej edhè vrau nierin, tëhjeksi bjen në gjak e jo i zoti i pushkës.

    §.830. Po i muer kush pushken e kuej, tuj i kallxue të zot't, sè kà nder mend me dalë në pritë e me vrà nierin, edhè e vrau, i zoti i pushkës bjen në gjak, sepsé : Pushka e çon gjakun tê shpija

    §.831. "Simahori i pa' gjak bjen në gjak".

    §.832. Po duel nji edhè mblodh shokë e dasharnirë e i duel në pritë kuej, pà i pasë ky as glak as varrë, edhè e vrau, prisi me gjithë simaherë biejn në gjak.

    §.833. Po duel kush në pritë per me vrà gjaksin e vet, me gjithsà shokë e dashamirë të jét, e mêrr gjakun e vet e nuk biejn në gjak.

    §.834. Po duel në pritë nji tubë burrash, krisi pushka prej ânet të pritëtarvet, porsé nuk vran kend, e n'ai hov krisi pushka edhè prej ânet t'atyne, qi ràn në pritë, n'ai të perziem vritet nji prej atyne, qi ràn në pritë, por nuk u vrà prej pushket të pritëtarvet, këta biejn në gjak mbas kanûnit, sepsé e filluen pushken.

    §.835. Prita do të fillojë pushken mbë burra e jo mbë gra, fini, mbë shpi e mbë bagti.

    §.836. Po qiti pushkë prita mbë gra, fini, shpi a mbë bagti, punon kundra kanûnit e, po nuk e muer në kujdes két dhûnë Flamuri i pritëtarvet, qi t’i ndeshkojë mbas kanûnit, atbotë do të hîjë pushka shpi më shpi, mandej fis me fis, katund me katund e së mbramit flamur me flarnur.

    §.837. Aj, qi dàn me dalë në pritë, do të

    mârrë bukë me vedi si edhè per simahorë.

    §.838. Po hinë kund, pa xânë' vend prite e pin kafé, a hàngern bukë, a mueren me vedi buken në ndonji shpi të huej, shkuen në pritë edhè vran nierin, shpija e të vramit e kerkon per gjak Shpin, qi u dha bukë.

    §.839. "Pushka e buka e dhânun me dieje të vrasës, i sjellin gjakun atij, qi e ep".

    §.840. Po u çue kush me i dalë në pritë shoqit të vet e per simahorë mbledhë shoqnin, po vran kend, si prisi si shokët simahorë biejn në gjak me at shpi, po kje sè duelen faqe.

    §.841. Po u çue kush prej Mirdite me i a vû priten ndokuej në Thkellë a në Malsi të Lezhes a njeti e per simahorë mêrr shokë e dikend prej flarnurve të permendun, aj, qi u prîni, bjen ne gjak.

    §.842. Po i thà kush kuej qi t’i dalë në pritë ndokuej e t'a vrasë, tuj i folun besen, sè në ditë të pajtimit t'atij gjaku do të laj çmimin e gjakut, e aj permbas besës së dhânun, shkoi edhè vrau shi atê, qi i thà aj, e së mbramit e lên në qull e nuk i u pergjegj,me të holla, dorërasi jét në gjak, e atij, qi e shtini, i digjet shpija per presë, qi i bani e 100 desh e nji kà giobë.

    NYE I NJIQINDENANDËMBDHETËT.
    Dorërasi.

    §.843. Dorëras thirret aj, i cilli vret kend me dorë t’vet.

    §.844. Dorërasi, porsà t'a vrasë nierin, do të çojë fjalë sè e vrau aj e mos të hutojn mendsh prindja e të vramit.

    §.845. Dorërasi do të çojë me lypë besë.

    §.846. Dorërasi, po muejt vetë me e sjllë marë te vramin, mire; perndryshej mbe kedo, qi të ndeshet, do t’i thotë qi të shkojë me e sjellë marë e armen me i a pshtetë tê kryet.

    §.847. Dorërasi nuk guxon mè mârrë armen e të vramit, po bani két faqe të zezë, aj bjen në dy gjaqe.

    §.848. Dorérasi i prîndës së vet grihet prej fisit a katundisht.

    §.849. Dorërasie kà të luejtmen nâten aty, kû t'a çile drita, do të struket.

    NYE I NJIQINDENJIZETËT.
    Simahori.

    §.850. Simahuer âsht aj, i cilli i ep dorë dorërasit, tuj i ndihmue a në vrasë a në viedhni a në të kryem të çdo mbrapshtije tjeter.

    NYE I NJIQINDENJIZETEPARË.
    Bestari.

    §.851. Bestarë jânë ata, qi hijn tê prîndja e kushrinija e të vramit, per me xjerrë besë per dorërasin e per shpi të tij, jânë mprojtarët e dorërasit e të shpis së tij, qi mos t’i gjejë gjâ në vade të besës.

    §.852. "Dorzânë e bestàr nuk hîn kush me pare".

    §.853. Tuj kênë nji nevojë uhazishte, kanûja nuk don qi të mârrin opanga ata, qi hijn dorzânë e as ata, qi xjerrin besë per ndokend.

    NYE I NJIQINDENJIZETEDYTË.
    Besa.

    §.854. Besa âsht nji vade lirije e sigurimi, qi shpija e të vramit i ep dorërasit e shpijarvet të tij, tuj mos i ndjekë per gjak perkohsîsht e mjé në vade të caktueme.

    §.855. Me çue gjind per besë âsht kanû, me dhânë besë âsht detyrë e burrni.

    §.856. Shpija e të vramit, po i dha besë dorërasit, ky edhèpse e vrau, do të shkojë në mort e në gjâmë me percjellë të vramin deri në vorrim e me ndêjë per drekë. Kio besë ngjatë 24 orë.

    §.857. Po s'shkoi dorërasi ne gjâmë e ne drekë permbas besës së dhânun, nuk i xêhet per shburrnim shpis së të vramit, edhè në mos i dhashtë besë, tuj kênë sè dorërasi i a shtoi dhunën mbi dhûnë.

    §.858. Permbasi të hîjë i vrami në dhé, katundi kà tager, mbas kanûnit, me i a xjerrë besen dorërasit e shpijarve të tij.

    §.859. Besa e katundit âsht tridhetë ditshem.

    §.860. Po ngurroi shpija e të vramit e s'u gjegj me i dhânë bese katundit, dorërasi me gjithë shpijarë e kushrîni te dame zjarmit do të rrijë mshilë.

    §.861. Kurrkush tjeter nuk mùnd të bije me i a xjerre besen dorërasit e shpija e të vramit nuk mùnd t'i ape kuej bese, per pà ndreqe katundin e vet.

    §.862. Si t'a ndreqë katundin e vet shpija e të vramit, atbotë u çilet udha miqvet e dashamirvet per me lypë besë per dorërasin.

    §.863. Po e çili besen e fisit shpija e të vramit, gjith sà fiseve të jenë në katund të tij do t’u apë besë as mâ pak as mâ teper.

    §.864. Po u çue nji mik edhè i shkoi shpis së të vramit per besë e kjo e percjellë me "Mos m'eia mâ" e nuk i dha besë, s'kà pse i shkon mâ.

  11. #31
    §.865. Po u çue nji mik tjeter edhè i shkon per besë shpis së të vramit, e kjo e percjellë me "Per tash s't'ap besë, 'sè nuk e shof gjasen", mâ të paren besë, qi dàn me dhânë, këtij do t’i a apë, tuj lânë m'anesh miq e dashamirë zemret.

    §.866. Po pat besë shpija e dorërasit, të rrijn me mend e me nierzi në pûnë të vet, të ruhen si burrnimi si edhè granija e mos t’i shkaktojn dâme as trazime, per në kioshin ngiatas me shpi të të vramit e mos të shesin kreni.

    §.867. Po u prû keqas shpija e dorërasit ndaj Shpin e të vramit, katundi bashkë me dorzânë t'a qortojë e, n'e lypët nevoia, të ndeshkohet me giobë e t'u kputet besa.

    §.868. Kanû burrnijet por edhè detyret

    âsht të mos perbuzet kush në Shpin e të vramit, edhèpse e mjerë e e thame krahësh.

    §.869. Mos të trimnohet kush me i pri gjaksit e me luejtë me 'tê neper katund të shpis të të vramît, kanûja thotë: "Giaksin rueje e mos e perciell faqe shoqit të shpis së të vramit". "Gjaksi e kà të luejtmen nâten, e aty, kû t'a çilë drita, të struket". "Si të biej në glak nieri, të hikmen e të mshefmen i kà per deytrë".

    §.870. "I dâmi zjarmit jashta 24 orvet nuk î ruhet mâ giaksit".

    §.871. Kushrinija e dâme me zjarm prej dorërasit mbrenda 24 orve të vrasës do të ruhen, sepsé, po i vrau shpija e të vramit, e mêrr gjakun e vet.

    §.872. Po pshtuen pà u vrà mbas 24 orësh, do të dorzaniten me shpi të të vramit e do të jenë të lirë në punë të vet.

    §.873. Po vran kend prej kushrinis së dâme shpija e të vramit mbasi të kalojn 24 orët, ajo nuk mérr gjak, por bjen në giak.

    NYE I NJIQINDENJIZETETRETË.
    Besa e gjasë e e çobanit.

    §.874. Besa e gjâs e e çobânil âsht ajo, qi dy a mâ flamure vêjn nder vedi me pelqim të niani tjetrit.

    §.875. Tuj vû két besë, flamurtarët me Krenë e djelmni, i caktoin udhen udhtarit, lajmtarit, si edhè bariut me gjâ.

    §.876. Udhtari e lajmtari i njij flamuri, qi kà pûnë në flamur të huej, nuk mundet me i kalue caqet të kufizueme prej dy flamurve në të lidhun të besës së gjâs e të çobânit.

    §.877. Udhtari e lajmtari, posë sè nuk mùnd të shmangin udhen, ata as mùnd të hiin në shpi tjeter, 'si të vêjn kamben në flamur të huej, por do të shkoin fill e tê shpija e Flamurtarit të vendit.

    §.878. Po pat per të krye pûnen e vet udhtari, a pûnen e flamurit lajmtari, ata nuk mùnd të dalin neper flamur të huej vetem, por do të jenë të percjellun a prej Flamurtarit të vendit a prej ndonjij nierit, qi tu apë vetë Flamurtari.

    §.879. Si tuj shkue, si tuj dredhue urdhtari e lajmtari do t'udhtoin per udhë të madhe e pà shkapercye caqet e dâme prej flamurve me besë të gjâs e të çobânit.

    §.880. Po e gjet giâ udhtarin, lajmtarin a barin, pà dalë prej flamurit të huej, a tuj kullotë gjân nder copë të dâme, ata priten në besë te gjasë e të çobânit.

    §.881. Presa në besë të gjasë e të çobânit kà këto ndeshkime e giobë:

    a) dorërasi do t’i lajë shpis së të vramit 22 qese per gjak,
    b) flamuri i dorërasit i djegë tri kulla dorërasit, po s'pat tri kulla të veta dorërasi, do të digien: kulla e dorërasit e dy kulla tjera të kushriive të ngiatë të dorërasit, po s'pat kushrij të ngiatë, edhènjiqind brêzash në kjoshin, do t’u digjen kullat.

    §.882. Flamuri i dorërasit e sodumë pasunin e dorërasit me bîme e me dhé, me gjà e me gjithshka të két.

    §.883. Po e shmangu udhen udhtari a lajmtari, a i kaloi caqet bariu me gjâ, ne i vrafët kush, s'i priten miq besës së giâs e të çobânit, por atij, prej shpis së të cillit duelen, e me shpi të tyne bjen në gjak dorërasi si mbas kanûnit.

    §.884. Po preku kush tufen e gjâs në mal e rider caqet e shenjueme, cubi bjen në ndeshkime e giobë të permenduna, pse e preu në besë të gjâs e të çobânit.

    §.885. Dorzânët e besës së gjâs e të çobânit, jânë Flamurtarët, Krenët e Djelimnija e Flamurve të lidhun në két besë.

    Oroe:
    Mbas tregimeve, qi diftohenprej popullit të Malevet të Shqypnis (mbi të cillat tash falsim në rreshtim të tregimeve të ndryshme), dàn kjartas sè "Besa e gjâs e e çobânit" âsht shum e vjeter, e sè do të jét kênë mbajtë para sè kà fillue me vjellë flakë grykëholla (pushka).
    Vende vende edhè sot mbahet besa e gjâs e e çobânit; si bj.fj.nder Malet e Gjakovës: Nikai, Mertuer, Gash, Krasniqe e njeti. Nder Malet e Dukagjinit: Shalë, Shosh, Kir, Gjaj, Plan e Toplanë; nder Malet e Pukës, të Mirditës, të Thkellës, të Malsis së Lezhes e kah Kurbini, edhèpse sot nuk mbahet mâ kjo dorë bese, permbas tregimevet, qi na kàn diftue Pleqt e këtyne vendeve, heret edhè këto krahina i kà pase pershi besa e gjâs e e çobânit.

    NYE I NJIQINDENJIZETEKATERT.
    Gjaku.

    §.886. Në kanû të Malevet të Shqypnis gjithsà djelm të lein, njehen të mirë e nuk veçohen njani prei tjetrit.

    §.887. Çmimi i jetës së nierit âsht nji, si per të mirin si edhè per të keqin.

    §.888. Seicilli mbahet i mirë edhè i thotë vedit: "Jam burrë" e i thonë: "A jé burrë!"

    §.889. Me kênë veçim gjaqesh, kanûja nuk kishte dieit me i a gjetë vangun pûnës prej pleqnish e pêgjesh në peshim të të mirit e të keqit, tuj kênë sè seicilli mbahet rrumbull katerqind derhêm n'okë të vet.

    §.890. Me pasë lânë shtegun e veçimit të gjaqevet, të keqin per dukë e per fisniki firukun kishin me e vrà edhè pà pûnë, ishin shtue vrasët, 'si mos të kishte dalë kush me lypë arsye per vrasë të të keqit e të firukut.

    §.891. Prandei "Gjaqet i là Leka si njanja: del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit". Shpirt per shpirt, 'sè duken e falë Zoti".

    §.892. Kush të vras nierin prà, kje burre a grue, djalë a cucë a edhè férishte djepi, i mirë a sherntim per dukë, krye, plak a sterplak, i pasë a i pà pasë, fisnik a firuk, ndeshkimi âsht nji doret: per vrasë të mashkullit 6 qese, 100 desh e gjysë kau giobë.

    §.893. Kush të shitojë nierin, çmiml, i permendun ne 892 pergjysmohet si per mashkull si per femen.

    §.894. "E shituemia shkon mbas kerçikut, a si t'i a prejë mjeku" (Çmimin e mjekimit si t'a prejë mjeku).

  12. #32
    §.895. Pajtimi i gjakut a i varrës, qi bahet me krenë e djelm, nuk kà tjeter per posë 6 qese per gjak e 3 qese per varrë. Pajtmi i giakut a i varrës, qi bahet me ndermjetsi të dashamirvet, permbi 6 a 3 qese lypin edhè të prishunat e mjekimevet.

    §.896. Të ramt në gjak, po u bâ vrasa në katund, dorërasi me mashkullim të shpis edhè ferishte djepi në kjofèt do të bahen e do të dalin prej katundit e do të shkojn nder miq, per me i u shmangë rrezikut të vrasës.

    §.897. Me grani të dorërasit slà pûnë shpija e të vramit, sepsé "Grueja e Prifti nuk biejn në gjak".

    NYE I NJIQINDENJIZETEPESËT.
    “Gjaku shkon per gisht”.

    §.898. Në kanû të veter të Malevet të Shqypnis vetem dorërasi bijte në gjak, ase aj, i cilli tëhiqte, shkrepte e shprazte pushken a çdo armë kundra nierit.

    §.899. Shpija e të, vramit nuk mujte me ndjekë as me vrà tjeterkend prej vllazensh, nipash a kushrijsh të gjaksorit, pos gishtit dorërasit .

    §.900. Kanûja e vonshme pershin mashkullimin e shpis së dorërasit mjé në ferishte djepi, kushrinin e nipat e ngiatë, edhèpse të damë, por per 24 orë, në valë të gjakut , e mbas 24 orësh do t’u qitte dorzânë shpija e të vramit

    NYE I NJIQINDENJIZEGJASHTËT.
    “Gjaku per gjak me mbetë”.

    §.901. Kur të vrasé shoqi shoqin dy vetët, qi u fjalisen, e biejn të dy dekun, jesin krye i per krey, ase gjak per giak.

    §.902. Shpijat e të vramvet nuk mùnd të shtyhen në fjalë, as nuk mùnd të lypin shperblime lagjja lagies. Do të dorzaniten mbas kanûnit.

    §.903. Po mbet niani i vràm e tjetri i shituem, atbotë i shituemi do t'i a kthejë tepricen e çmimit të gjakut të vramit.

    §.904. Po m'a vrau kush têm vllà un u çova edhè e gjuejta nji të shpis së dorërasit, tuj e shitue nji herë e mjé në njizet herë, së mbramit drodha pushken edhè e vrava të vllan e këtij a mun dorërasin e t'êm vllà, të gjitha varrët do të pleqnohen e do të lahen, e i vrami jét krye per krye me t’êm vllà të vrâm.

    §.905. Po vrava atê, qi paçë shitue njizet herë, varrët hupin, e jesin gjak per gjak me të vramin.

    §.906. Po qita mbë kend edhè vetem e gervishta në krye, i kam 3 qese per varrë.

    §.907. Po i rashë kambës i kam 750 grosh.

    §.908. E shituemja në brêz e perpjetë kà 3 qese, në brêz e teposhtë kà 750 grosh.

    NYE I NJIQINDENJIZETESHTATËT.
    “Gjaku per faj nuk jet”.

    §.909. Çdo faj, qi fi bajë Shqyptari Shqyptarit, tager kà me e mundue me pleq e me pêgje, porsé nuk mùnd t'a vrasë, 'sè "Gjaku per fâj nuk jét".

    §.910. Po më shau kush, e un e vrava, i a kam giakun.

    §.911. Po erdh kush me m'i dhânë zjarré shpis, a ksollës, a tbanit, un e prita edhè e vrava, î karn gjakun,

    §.912. Po erdh kush me të vjedhë, edhè e shef tuj t'a zhberthye deren, e vrave, i ké gjakun.

    §.913. Erdh kush me t'a dlirë vathin, e shef tuj t'a vû tufen e gjasé perpara, rrane me xjerrë gjânë tande e atij s'i lodhet mendja me t'a lshue, po e vrave, bjen në gjak.

    §.914. T’u mbat kush a të rà, ti e vrave, bjen ne gjak.

    §.915. Të hypi kush në qafé, edhèpse jânë dy duer per nji krye, po e vrave, i ké gjakun.

    Oroe:
    914 e 915 peshohen mbas randsis së fajit.

    NYE I NJIQINDENJIZETETETËT.
    “Gjaku s’bahet giobë”.

    §.916. "Gjaku gjak, gioba giobë, thotë kanûja".

    §.917. Gjaku s'hupë kurr.

    §.918. Në çdo faj me i rà shpis së dorër asit shpija e të vramit, do të gjygjohen e do të pleqnohen edhè me pêgje, ne e lypët nevoja; prose faji jét gjithherë faj, e shpija e të vramit do t'a perligjë Shpin e dorërasît, 'si t'a shofin me udhë pleqt.

    §.919. Në çdo giobë me rà shpija e të vramit, gioben e làn giobë, porsé giakun s'mùnd ti ia hupin a giobë s'mùnd ti a bâjn edhèpse shpi e ligë edhè e lânun.

    NYE I NJIQINDENJIZETENANDËT.
    Gjaku per punë të ligë.

    §.920. " Ata, qi kàn shtat e dhûnë bashkë, po u vran të dy në pûnë të keqe, shkojn gjak hupës".

    §.921. Parimi "Gjaku per faj s'jét", në dhunim të gravet e bjerrë fuqin e vet.

    §.922. "Mikun e prém, armët e gruen e dhunueme, kanûja s'i perket."

    §.923. I marruemi e e marruernja vetem atbotë shkoin giak hupës, kùr të vriten në pûnë e në mndyrë të keqe e me nji pushkë.

    §.924. Prindja e të marruemve nuk mùnd t'i kerkojn per gjak por do t’i apin dorërasit fishekun e prishun me "Të lumët dora"!

    §.925. Do të qesin dorzânë, sè gjaqet e të marruemve nuk do t’i kerkojn perjetë.

    §.926. Po i kjau zêmra prîndes së të vramve, sè dorërasi nuk i kà vrà në pûnë të dhunshme, gjygii i shenjon bén mbas kanûnit.

    §.927. Po e là Porota mbrendë, dorërasi jét në dy gjaqe e në giobë mbas kanûnit.

    §.928. Po pshtoi njana lagje pà u vrà edhè hiku, dorërasi, qi i gjet në pûnë të keqe, nuk mùnd t'a vrasë mbrapa, 'sè bjen në giak, e lagje së vrame gjakun do t'i a lajë.

    §.929. Po duelen me marre grue e vajzë a cucë, e po pshtuen pà u vrà hiken në dhé të largët, ata i leçitë Flamuri per jetë.

    §.930. Po u hetue aj, qi i koriti edhè i vûn rrethin si këtij si edhè të marruemeve, fisi, katundi e Flamuri i grin të dy, tuj jau bâ gjakun giobë.

  13. #33
    §.931. Grueja e vêjë a cucë, qi delshîn me marre, do të digjeshin per së gjalli në grumbull të plehit. Ase i vejshin ndermjet dy turrave drush të ndezuna e a i bajshin me kallxue simahorin, a i leishin të shkrihen per mnderë ndermjet dy zjarmesh. Me kênë sè mbrrijshin me i a xjerrë fjalen sè cilli e koriti, atbotë i vejshin rrethin edhè simahorit, edhè i grijshin bashkë.

    NYE I NJIQINDETRIDHETËT.
    Vrasa pa hiri.

    §.932. Vrasa pà hiri nuk e kà të ndjekmen me pushkë. Dorërasi làn giakun e dorzanitet.

    §.933. N'at gjak të xet dorërasi do te largohet e te rrîjë mshefèt mjé qi të mirret vesht puna mire.

    §.934. Hin gjindja e urtë e, 'si të vertetohen sè pernjimend kie pà hiri vrasa, qi u bâ, dorërasi làn çmimin e gjakut edhè dorzanitet.

    §.935. Me vrà kush edhè pà hiri gruen me shtat xânë, posë 3 qesevet të gjakut të grues, i a presin edhè barrés 3 qese.

    §.936. Po u perpush dorërasi per 3 qese te barres, kanûja e ep me çilë të vramen, per me pà pale a pat djalë a vajzë.

    §.937. Po pat djalë, dorërasi do të lajë 3 qese per gjak të grues e 6 qese per gjak të dialit: po pat vajzë, posë 3 qesevet të grues së vrame, do të lajë edhè 3 qese të vajzës.

    §.938. Vrasa pà hiri nuk kà giobë.

    NYE I NJIQINDETRIDHETEPARË.
    Vrasë me dorzani.

    §.939. Me bâ me u ngatrrue nder vedi shpija e dorerasit e shpija e të vramit mbas gjakut të pajtuem, dorzanvet u duhet me hî në flakë e nuk do të bâjn qi t’u dhunohet êmni e dorzanija.

    §.940. Po krisi pushka ndermjet tyne, Dorzânët do të kerkojn mikun e prém prej lagjes, qi nisi pushken. "Gjaku shkon per gjak".

    NYE I NJIQINDETRIDHETEDYTË.
    Pushka ndjekë gjaksin.

    §.941. Pushka e nisun kà giobë". "Pushka e paré kà giobë".

    §.942. ‘’E shkrepmja kà giobë".

    §.943. Po u fjalisen dy vetë e njani e dredhë pushken mbë tietrin e e shkrepë, por s'i ndezë, po s'u vran n'at valë, i pari, qi shkrepi pushken, bjen në ndeshkim të giobës.

    §.944. Po e shkrepi i pari pushken e nuk i ndezi, i dyti i ndej gati edhè e vrau, ky bjen në gjak, por jo në ndeshkim të giobës, sè "Pushka e mbrame nuk jét me të paren".

    §.945. Me shkrepë pushka pà hiri, i zoti i pushkës bien në gjak, po vrau a shitoi kend.

    §.946. Po hîni kush në shpi të kuej e, porsà t'a vjerrë pushken në krrabë, i kputet rrypi, shkrepë pushka edhè vret ndonji të shpis a kedo, i zoti i pushkës bien në gjak.

    §.947. Po e là miku pushken të ngrefët edhè shkrepi e vrau kend, i zoti i pushkës bien në gjak.

    §.948. Po e vûer miku pushken'në krrabë e kjo u thye e rà pushka në tokë, shkrepi edhè vrau kend, i zoti i krrabës bien në gjak.

    §.949. Kuji e krraba jânë vû per të vjerrun të pushkvet, prà i zoti i krrabës a i kujit do t'u vete menden e mos t'i lete t’u brejshin prej krijet.

    §.950. Po u vrà kush e mbet dekun në ni i krah e në tjetrin u shituen dy vetë, jesin gjak per gjak nji gjak, dy varrë.

    §.951. Po vrau kush gruen me shtat xânë. kanûja e ep qi të çilet e po, pat djalë, dorërasi, posë giakut të grues, do të lajë 6 qese per giak të djalit; po pat cucë, do të lajë 3 qese per fmi e 3 qese per t'âmen.

    §.952. Pushka e shtîme per mik të prém të lshon në gjak, por jo në giobë.

    §.953. Pushka e shtîme per grue a cucë të dhunueme s'kà as gjak as giobë.

    §.954. Pushka e shtîme per armë të marruna, bien në gjak, por jo në giobë.

    §.955. Pushka, qi vret pà hiri, kà gjakun gjak, por s'kà giobë as të ndjekmen.

    §.956. Pushka e shkrepun mbë kedo kà giobë.

    §.957. Per çdo vrasë: 6 qese per gjak, 100 desh e 1 kà giobë Flamurit e 500 grosh derës së Giomarkut t'Oroshit (per Mirditë).

    NYE I NJIQINDETRIDHETETRETË.
    Kush vret vendin, shkon gjak-hups.

    §.958. Po vrau kush vedin, gjaku i shkon hupës.

    §.959. Shpija e vetvrasti bjen në globë, 'sè giobitë vedin me të bjerrun të njij njerit e me të prishunat e drekvet.

    §.960. Po vrau i vllai të vilan, gjakhupës shkon, porsé gioben e Flamurit do t'a bâjn si mbas kanûnit.

    §.961. Po vrau i biri t'an, s'e ndjekë kush, porsé i biri, dorërasi, grihet a prej fisit a edhè katundisht.

    §.962. Me vrà i biri tâmen, bjen në gjak me prîndët e s'amës.

    §.963. Me vrà i shoqi të shoqen, bjen në giak me prîndt e grues.

    §.964. Me vrà e shoqja të shoin, prîndja e kësaj biejn në gjak. (Ka ndollë qi prindja e kà gri të bin, qi bate két shemtim).

    NYE I NJIQINDETRIDHETEKATERT.
    Shkuesija e gjakut.

    §.965. Shkues i giakut thirret aj, i cilli perpiqet té shpija e të vramit, per me e pajtue dorërasin.

    §.966. Shkuesi i gjakut, po i duel në krye pûnës, kà tager në kpuce.

    §.967. Kpucët a opangat e shkuesit perbahen prej 500 groshësh.

    §.968. Kpucët e shkuesit të gjakut i làn shpija e dorerasit.

    NYE I NJIQINDETRIDHETEPESËT.
    Pajtimi i gjakut.

    §.969. Paitimi i gjakut bahet dy mndyrësh: a) me të himë të dashamirvet të shpis së të vramit e te Famullitarit b) me të dalun të Krenvet, të Derës së Gjomarkut e ë djelmvet të Flamurit. Në két rasë per çdo vrasë Dera e Giomarkut t'Oroshit mirrte 500 grosh.

  14. #34
    §.970. Në të dyja këto rasë dorëzanët e kanûnit jânë të domosdoshem.

    §.971. I zoti i gjakut, posë çmimit të caktuem per gjak, kà tager me lypë nji hutë (martine) në krah të cillitdo, qi t'a ngulë synin e dorërasi âsht në detyrë me i a prû aty.

    §.972. Pa u ndreqë puna e gjakut, pà hi Dorzânët e duhshem, pà u caktue vadet e të hollavet të gjakut, trevezat e bukës nuk shtrohen e buka nuk hahet.

    NYE I NJIQINDETRIDHETEGJASHTËT.
    Dorzanët e gjakut.
    “Dorzanë e bastar nuk hin kush me pare”.

    §.973. Dorzânët e gjakut i zgjedhë shpija e dorërasit.

    §.974. Dorzânët e gjakut jânë ata, qi hijn per me mbajtë larg çdo të persritun mnijet e ziarmit, qi kishte me muejtë me u ndezë ndermjet shpis së të vramit e dorërasit.

    §.975. Dorzânët e gjakut, 'si të hijn nji herë, nuk dalin mâ.

    §.976. Dorzânët e gjakut kàn tager me i mbajtë në fre ata, per të cillt kàn hî, e, po nuk vjeften kshillet e qortimet miqasore, kàn tager me u a rrudhun pêjt edhè me kercnim, po luejten.

    NYE I NJIQINDETRIDHETESHTATËT.
    Dorzanët e të hollave të gjakut.

    §.977. Dorzânët e të hollavet të giakut i zgjedhë shpija e të vramit.

    §.978. Vadet e të hollavet të gjakut i caktojn Pleqt e burrat e urtë, qi ndollen aty.

    §.979. Vadja e caktueme e të hollavet të gjakut as shtyhet, as luhet.

    §.980. Me bâ me dalë mendësh dorërasi e me nisë me lueit me Dorzânët e té hollavet të gjakut e me i sjellë me sot nesër, do t’i a çojë të zot't të gjakut të hollat në vade të caktueme e detyrsin e qesin në katund, i cilli do t'a ngushtojë lasin e keq me i u pergiegjë detyrës e, po e lypî arsyeja, mùnd t'a giobisin.

    §.981. Të hollat e gjakut do t'i epen shpis së të vramit nper dorë të dorzanvet e jo kurr drejt per drejt prej dorërasit.

    NYE I NJIQINDETRIDHETETETËT.
    Buka e gjakut.

    §.982. Buka e giakut âsht ajo, kùr ndermjetsit e pajtimit të gjakut me disà prej gjinijet, shokësh e dashamirësh të zot't të glakut t’i shkoin në derë dorërasit per pajtim të giakut e të hajn buken e gjakut të paituem.

    NYE I NJIQINDETRIDHETENANDËT.
    Kryqi në derë.

    §.983. Kanû âsht, 'si të vêhet per fije pajtimi i gjakut e, 'si të bahet buka, të hijn Dorzânët si të gjakut si edhè të të hollavet e të bahet kryqi në derë të dorërasit prej të zot't të gjakut.

    §.984. Kryqi në derë âsht shêji i gjakut të pajtuem.

    §.985. Kryqi xieret në gùr të prakut t'eper të derës së shpis a nder pregjet e krahvet të derës.

    §.986. Kryqin në derë do t'a xjerrin dora e të zot't të glakut.

    §.987. Hekurin sqeparin , me të cillin u xuer kryqi, kanû âsht me e hjedhë mbi pullaz të shpis së dorërasit.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETËT.
    Vllaznimi (Me pi gjak).

    §.988. Si t’u pajtohen zemrat shpijavet të dorërasit e shpis së të vrarnit. Pijn giakun e shoqi shoqit.

    §.989. Marrin dv gota të vogla, i mbushin pergiymsash me ujë a me raki, çohet ndoqii prej dashamirësh e u Iidhë dy gishta të vogjel, i shpojn me gjylpané, tuj bân me lshue ka' nji pikë veçmas nder dy gota.

    §.990. Mbasi t'a perziejn gjakun ase, mbasi t'a tundin mirë, i shndrrojn gotat, me me duer kryqzue, i a kojn shoqi shoqit, tui e pî giakun e njani tjetrit. Nder njiml pergzime qesin pushkë e bahen si vllazen te ri njij nânet e babet.

  15. #35
    L I B R I I N J I M B D H E T Ë T




    K A N U N I I P L E Q N I S



    NYE I NJIQINDEKATERDHETEPARË.

    Tagri e detyra e Pleqvet.

    §.991. Plaku i pengut nuk mùnd t’i lypë të falmet e të premet e kanûs, pà e ndreqë pûnen.

    §.992. Pleqt jânë a të parët e vllaznive a Krenët e fiseve, zyra e të cillvet âsht e pshtetun në themel të tagrit kanûnar.

    §.993. Pa këta nuk mùnd të bahet ndo'i kanûn i ri e as kurrnji gjygj a pleqni, qi do të pershijë a nji vllazni, a nji fis, a edhè nji katund e Flamur.

    §.994. Pleq thirren edhè burrat më za per urti e qi jânë regjë nder gjygje e pleqni.

    §.995. Per pûnë të veçanta e per të kapme të posaçta, edhè të permendunt mùnd të mirren per pleq pêgjesh e gjygii i bam prej 'tyne âsht i njoftun prej kanûnit, mjaft qi të pleqnojn mbas këtij.

    §.996. Pleqt e Kanûs kàn tager me shmangë çdo rragë e kercnim damesh e vraset, kû me urti, kû me fuqi bashkë me katund e nder kercnime të randa fôrt do të lypin krahin e Krenvet e të djelmvet të Flamurit, per të pruin ne mend të dalunin mendësh.

    §.997. Pleqt kàn tager me mbledhë katudnin, kùr mos të due kush me i ndêjë gjygjit të folun mbas kanûnit e pà krahambajtje.

    §.998. Per pleqni të vogla do të mirren Pleqt në katund permbas v1laznijet e fisit.

    §.999. Pleqt e mârrun per me bâ ndo'i pleqni, aty e n'at hov, qi t’u apin zabuken të fjalisunt, tager kàn me bâ gjygj e me e çue deri në mbarim.

    §.1000. Jo veç Pleqt ase Krenët e Kanûnit kàn két tager, por edhè Pleqt e çashtjevet të veçanta, 'si t’i ketë zgiedhë kush per pleq, kàn tagrin e permendun.

    §.1001. Si t’u epet Pleqvet në dorë pengu i pelqimit, edhè ne u pendojshin të fjalisurit, nuk mùnd t'u a stermarrin pengun, as nuk mùnd t’i ndrrojn ata Pleq.

    §.1002. Parimi î kanûnit âsht: "Plak mbi Plak, gjygi mbi gjygj e bé mbi bé kanûja nuk bân

    §.1003. Pûnët e randa, qi e vrugnojn nderen e katundit a të Flamurit, do të peshohen prej Pleqvet të katundit e prej Krenvet të Flamurit.

    §.1004. Pleqt e Krenët e Flamurit nuk mùnd të kpusin kurrnji gjygi e nuk mùnd të giobisin kend në katund, pà i pasë me vedi Pleqt e Strapleqt e katundit, në të cillin gjindet fajtori.

    §.1005. Po ndolli sè duel mendsh nji katund mârrë me gjith Pleq e Vogjli, atbotë ngrehen Krenët e Flamurit me Pleq e Strapleq vllaznish e fisesh e me gjith Vogjli ede e bien ne mend katundin e dalun dore.

    §.1006. Po u çue ndoi katund per me u ngrefé luftë Krenvet, Pleqvet. Strapleqvet e Vôgjlis së Flamurit, rien të cillin gjindet, atbotë do të bahet me dieje Dera e Gjomarkut, në zâ të së cillës do të çohen edhè Flamurt tjerë e nen prije të kësaj Dere do të msyhet katundi i dalun dore. edhè e bien në mend me ndeshkime giobësh, nie të xjerrun prej vendit, a edhè me grime katundisht, në pasët bâ kush ndo'i fâj per të grim.

    §.1007. Sjelljet e ndeshkimet e permenduna i veshen edhè nji i Flamuri. kùr të dalë dore,me ndryshim qi Flamuri marë nuk mùnd të xieret prej vendit, porsé leçitet prei Flamursh tjeré mjé qi të shtrojë pengun.

    §.1008. Kanûnet. qi vên nji katund me Pleq e Vogjli per vedi bj.fi. per hjeksi, pabesni, per vrasë a cubni, as Flamuri e as Dera e Glomarkut nuk mùnd t’u a luej, mjaft qi mos të trillohen pûnë te reja, qi të jenë kundra vendimevet jetike të kanûnit të Malevet.

    §.1009. Nder gjygje e pleqni, qi i perkasin katundit mârrë a njij Flamuri, Pleq të veçanët nuk kàn tager me mârrë neper dorë. Këto do të peshohen pre.) Pleqvet e Krenvet të kanûs së Katundit e të Flamurit.

    §.1010. Po rà në faj nji Plak katundi, do t'a lshojë pengun në dorë të Vogjlis.

    §.1011. Po s'u gjegj me shtrue pengun, Vogjlija thrret Krenët e Flamurit e zbashkut e bien n'arsye.

    §.1012. Po rà në fâj kush i derës së Gjomarkut, gjygjin do t’i a bâjn Krenët e Vogjlija e të glith Flamurvet.

    §.1013. Po rà në fâj ndonji prej Flamurtarësh, do të peshohet prej Krenvet e Vogjlis; e Kreu i Flamurit në faj do të peshohet prej Flamurtarit, Krenvet tjerë të Flamurit e prej Vogjllje.

    §.1014. Edhepsé Plak, a Krye, a i Derës së Giomarkut, pengun do t'a lshojë në dorë të Pleqvet e të Vogjlis, po bani kush vàj mbë 'të.

    §.1015. Pleqt do të bâjn gjygj pà krahambajtie e pà u thye prej nendoresh a të folmesh prej njanit a tietrit.

    §.1016. Po u hetue ndo'i Plak sè e bani gjygjin me krahambajtje e kundra kanûnit, veç pse i thyem prei mendoreve t'anës kundershlare, posë faqes së zezë, s'e mêrr kush mâ per Plak.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETEDYTË.
    Pegjet.

    §.1017. "Pengu i lshuem nuk mirret mâ".

    §.1018. Pengu âsht nii shêj i landët, qi epet në dorë të Pleqvet gjygjtarë me tager qi të bâjii gjygj mbi ankimet e dy kundershtarvet.

    §.1019. Pengu thirret "Pengu i pelqimit a i zabukës".qi don me thànë sè, tuj e dhânë pengun në dorë të Pleqvet gjygjtarë, këta gjinden gati me i ndêjë gjygjit e pleqnis.

    §.1020. Pleqnlja e gjygji bam pà pêgje,faqe kanûnit s'kà vjeftje.

    §.1021. Para sè të fillohet gjygji, pêgjet do të jenë në dorë të Pleqvet, e të kapunt në padi, pose qi nuk mùnd të luejn mâ, ata lidhen edhè me là opangat, ase Pleqnin e preme prej kanûnit.

    §.1022. Per peng xêhet arma, fisheku, ortari a edhè kutija e duhànlt, mjé qi të biejn pêgjet, qi t’i parasohen vjeftjes, per të cillen kapen.

    §.1023. Nder pleqni ankimesh, zhgarkimesh a shplfjesh flala e gojës nuk pelqehet per peng, duhet shêji.

    §.1024. Fjala peng jét vetem atbotë, kùr t'i flasë kush kuej kaq e kaq, per n'i a ndreqët nj i pûnë.

    §.1025. Po i a ndreqi pûnen, të folmen i a kà dptyrë burrit të hueî.

    §.1026. Po ngulen Pleqt e pegjevet njani ne mende të vet e tjetri në të ve'n, do t’u siellen Pleqve tjerë, porsé per të prishuna nuk mùnd t’u randohen të fjalisunvet (të zotvet të pegievet).

  16. #36
    §.1027. Opangat e Pleqvet do t’i lajn të zotët e pêgjeve, sà njani aq tjetri.

    §.1028. Opangat e Pleqvet lahen jo mbas andjes së Pleqvet, por mbas randsis së pleqnis: "Mbas pengut shkoji opangat". "Mbas gjajet shkojn opangat".

    §.1029. Pleqnija e njij paradites kà pêsë grosh. (heret nuk baheshin pleqnit mbasdite.)

    §.1030. Per pleqni të dâme me "gùr", të kapunt do të lajshin kà 10 grosh per pleqni.

    §.1031. Para sè t’i a hijn gjygjit Pleqt, do të bâjn két bé: Per két të mirë të Perendis (mbî nji shêj Besimi) e si e bajsha mue më ndimofët, gjygjin nuk do t'a baj me dredhi e me krahambajtje e, mjé ké të m'a mârrë mendja e shpirti, nuk do Vi baj lak kanûnit e gjygjit të drejtë!

    §.1032. Jashta katundit nuk kà tager kush me gjetë Pleq.

    §.1033. Po duel kush me lypë Pleq në Flamur, nen të cillin gjindet, do të mârrë per Plak nji prej Krenësh e jo prej VogjIijet.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETETRETË.
    Shtim Pleqsh.

    §.1034. "Gjygi mbi gjyg’’ e Plak mbi Plak kanûja nuk bân ".

    §.1035 "Në mos të pelqefët gjygji, tek a'Sh.Pali". "Në mos të pelqefët gjygji, tek a'Gryka e Oroshit". Dera e Gjomarkut themeli i kanûs".

    §.1036. Po i a dorzove pengun Plakut, e ky t'a bani gjygjin, s'ké pse lypë mâ Plak e gjygj.

    §.1037. Po s't'a mbushi menden gjygji i Pleqvet, qi ti i zgodhe e i pelqeve, tager ské me e stermarrun pengun t'and as me zgiedhë Pleq tjerë.

    §.1038. Po u vojt mendja të zotve të pêgjeve, sè u âsht bâ gjygji pa' rrugë e me krahambajtje, kàn tager mos me i ndêjë pleqnis.

    §.1039. Pleqt e parë nuk lshojn pêgjet, porsé këta jânë në detyrë me dlirë vedin, tui jau lshue pêgjet e veta në dorë Pleqvet të dytë të zgledhun prej sish, e mbasi të jau shtrojn gjygjin e bam, do të peshohet prei Pleqvet të dytë.

    §.1040. Po e bân të keq gjygjin e Pleqvet të parë, këta të dytët u mârrin pêgjet të fjalisunvet e, posë qi jesin pa' opanga, këta do të lajn opangat e Pleqvet të dytë.

    §.1041. Pleqt mùnd të stohen mjé në tri lagje: po s'e kputen gjygjin, atbotë do të hijn nder krenë deri në Derë të Gjomarkut, qi âsht therneli kanûs. Pertej kësaj Dere s'ka.

    §.1042. Po duel i mirë gjygji i Pleqvet të pare, pêgjet e para do të lajn dy lagje opangash: Pleqvet të parë e të dytvet.

    §.1043. Po ndollen gjygje a pleqni të randa, zhvillimi do të lypet në derë të Gjomarkut.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETEKATERT.
    Porota.

    §.1044. Porotë a Poronikë me gojë të kanûnit thirren ata nierz të cillt shenjohen me gisht prej gjygjit, per me bâ bé e nie xjerrë së keq ndokend.

    §.1045. Poronikë do të.jené asish:

    a) qi mos të jenë gjetë në bé të rrèjshme,
    b) qi mos të kênë ndo'i mllef as kundra lagjes, qi bân bé, as kundra asaj qi veshtron bén,
    c) qi mos të jené gjind Iloftaré. qi vierrin shpirtin në krrabë per nji mullë bukë.
    d) qi, némose me hamende mû nd të diejn ndo'i pûnë, a mùnd t'a hetojn mâ lehtas:
    e) s'do të jenë gra, 'sè kanûja s'i xèn.
    f) qi mos të jenë të betuem e mnisa.

    §.1046. Peregjithsisht beja pà Porotë s'bahet.

    §.1047. Parimi i kanûnit âsht: "Beja kà Poroten, Porota kà mundin nder hetime e të lidhmen".

    §.1048. Prifti s'çohet në bé; por, me qillue sè i lypet beja, si per me là vedin, si edhè per Poronikë, ky xêhet per 24 vetë.

    §.1049. Nji krye i Flamurit, po u thirr në nji bé 24 vetësh, 12 i a nief gjygji e per 12 të panjefun âsht vetë.

    §.1050. Aj, qi u prîn Poronikvet në bé,nuk njifet per Poronik. Parimi i kanûs âsht: "Njiqind Poronikë por i zoti s'njifet".

    §.1051. Porota nuk shkon në bé, pà i u lidhë i zoti i bés".

    §.1052. Aj, qi prîn bés, do t’i lidhet Porotës, qi, po duel beja e rrêjshme, të lajë gioben e Kishës per dhunim të bés se rréjshme, gioben e Flamurit a të katundit, si mbas numrit të Poronikvet e dypernjahen të zot't.

    §.1053. Gjygji do të niefin per Poronikë gjind prej vllaznijet e prej katundit t'atij, qi do t’i prijë bés.

    §.1054. I zoti i bés do t’u shkojë Poronikvet të niefun per derë, per me i bâ me dieje se gjygji i kà niefé per betarë.

    §.1055. Poronikët e panjehun, qi i gjen vetë i zoti i bés, ne gjygj e para Pleqvet do t’i kallxojé emen per emen, si i kallxuen atij të njefunt.

    §.1056. Edhè Paronikvet të paniefun do t’u shkojë per derë i zoti i bés per me u kallxue, sè i kà zgjedhë per betarë.

    §.1057. Gjymsen e Poronikvet i njefë gjygji, e gjymsen tjeter i gjen i zoti i bés.

    §.1058. Pleqt, mbasi t'a njefin Poroten, do t’i thonë të zot't të bés qi, per ne pasët dyshim prej ndonjanit nder Poronikë të niefun, sè kishte me e lânë Iidhë prei ndo’i reset a mllefit, të kallxojë aty.

    §.1059. I zoti i bés, si të diftojë arsye të themelta per niânin a tjetrin nder Poronikë të njefun, Pleqt e gjygjit jânë në detyrë me i ndrrue.

    §. 1060. Ndrrim Poronikësh mùnd të bahet mjé në tre vetë, por jo mâ.

    §. 1061. Dita e bés i caktohet Porotës, e i zoti i bés âsht në detyrë me e mbledhë.

    §. 1062. Porota, para sè të shkojë në bé, do të perpiqet me bâ hetime kû të mundet, me e shqyrtue të zon e bés, qi mos të shkojë në bé të rrêjshme.

    §.1063. Porota kà tager me bâ hetimet e veta e, po kje çeshtja e padis teper e rigatrrueshme, kà tager me e shty bén mjé në gjashtë muej, tuj vijue nder hetime.

    §. 1064. Per ngatrrime të randa fôrt e qi kapin hapët, Porota kà tager me e shty bén, edhè me vjetë.

    §. 1065. Si të két bâ hetimet e veta' Porota e, si t’i két hullë fjalët haj per me e lirue me bé të shpifunin, haj me e lânë lidhë, s'kà pse shtrydhet, a njanen a tjetren do t'i a kallxojë të zot't të bés.

  17. #37
    §.1066. Edhè nji nder Poronikë, 'si mos të ndigjojë me e bâ bén, i zoti i bés jét lidhë.

    §.1067. Kanû âsht, qi nji Poronik a edhè mâ, qi nuk don me bâ bé, do t’i a shndoshë zêmren të zot't të bés, edhè me bé, ne e lypët, sè nuk e lajn lidhë prej ndo'i mllefit a mnijet, por vetern prej' drojet e dyshimit të mos shkoin në bé të rrêjshme.

    §.1068." Po hàngri bukë Porota, bén e kà të bame".

    §.1069. Po u mblodh Porota, edhè hàngri buken e bés, i zoti i bés del i pafai; Porotes s'i jét tjeter veç me shkue në bé.

    §.1070. Po e là buken pà hànger Porota,

    i zoti i bés jét në faj.
    §.1071. Po s'u gjegj zhgarkuesi me ardhë në ditë të caktuerne, per me pà bén, i shpifuni mundet me fjetë në qetsi, sè me bukë të hàngerme prej Porotet, ajo duel i pafaj.

    §.1072. Porota do t’i thotë zhgarkuesit a të vîjë me pà bén, a të qesë kapucarin.

    §.1073. Zhgarkuesi, edhè ne u perpushët ndo'i ditë, së mbarmit, a do të shkojë me pà bén, a do të qesë kapucarin.

    §.1074. Porota, per ne u mbledhët me bâ bén jashta ditës së caktueme, s'kà tjeter bukë, por shkon në bé e derdhet në pûnët të vet seicilli.

    §. 1075. Në ditë, qi do të bahet beja, do të pranojn edhè Pleqt e gjygjit të bam.

    §. 1076. Beja do të bahet me két rend:

    a) prîn në bé i zoti, per me i a shndoshë zêmren Porotës,
    b) mbas këtij do të bâjn bé ata, qi e kàn mâ afer me giak;
    c) mandej bâjn bé Paronikët e njefun prei gjygjit.
    d) së mbramit Poronikët e paniefun.

    §.1077. Fjalët e bés do të shqyptohen pà ndrrim e sikursè i kà niefé e rreshtue gjygji i Pleqvet.

    §.1078. Të giithë sà Poronikë të jenë, do të bâjn bé, tui e pshtetun doren mbë shêj të besimit, perposë në falët a në jashtofët kend per nderë vetë i zoti gjâs.

    Oroe:
    Dukagjini, Malsija e Gjakovës e sà krahina tjera Poroten e njefin disà per "dorë bejet" në Kishë, e disà tjera e lajn per "me ndigiue bén".

    NYE I NJIQINDEKATERDHETEPESËT.
    Kapucari.

    §.1079. Kapucar thirret aj, i cilli difton fajin e ndokuej, si bj.fj. ndo'i viedhni të mshefne, a ndo'i vrasë të hupne permbas hetimeve, qi bân .

    §.1080. Kapucari peregjithsisht nuk del faqe, a ndollë sè del edhè çiltas.

    §.1081. Kapucari do të ketë kpucët e veta permbas të folmevet të zot't të gjâs se vjedhun a të gjakut të hupun.

    §.1082. I zoti i gjâs së viedhun a i gjakut të hupun, para sè t’i flasë kpucë kapucarit, do të shkojë në katund të pandehunit do të mârrë dy shokë të tij e bashkë me 'ta. do t’i shkojë tê dera, per me lypë arsye prej tij.

    §.1083. Si mos t'i vêhet kurrsesi i pandehuni, i zoti i gjàs do t'i kallxojë sè do të flasë kapucarin në shpinë të tij.

    §.1084. Po i thà i pandehuni, sè âsht i lirë të flasë kapucari sà të duei po duel në fâj, kpucët e foluna kapucarit do t'i lajë ky.

    §.1085. Po i foli kush kpucët kapucarit pà e bâ me dieje të pandehunin, edhè në dalët fajtuer ky, kpucët e foluna prei të zot't të gjâs pergjymsash do t'i lajn.

    §.1086. Kpucët e kapucarit jânë me dorë në bé, qi mos të randohet i pandehuni me teprime të foluna, edhè në dalët në fâj.

    §.1087. Kanûni i pergjithët âsht, qi kpucët e kapucarit nuk mùnd të kalojn çmimin e gjâs së hupun.

    §.1088. Gruen s'e xên kanûja per kapucar.

    §.1089. Kapucarija e hershme me dorë në bé kishte 50 mié në 500 grosh.

    §.1090. Kapucari i gjetun në rrênë do të late gjân e huej ne vend të cubit. (Dukagjini)

    NYE I NJIQINDEKATERDHETEGJASHTËT.
    Pagesa e Kapuctarit.

    §.1091. Kapucarlt i nepen kpucë:

    - per gjak të hupun 1500 grosh
    - vath, shpi et 1 të ihyem 500
    - mushk 1000
    - kàl 500
    - ogiç 500
    - kà hullijet 400
    - thi të mbajtun 500
    - lopë të barrës 150
    - gomar 150
    - mzat 100
    - dele e dhé 25 grosh
    - viç të njomë 25
    - thi 23
    - edhe e kingj 10

    §.1092. "Kapucari hjekë bén". Po duel kapucar nji burrë i’ndershem, beja nuk i epet të pandehunit, do t'apë arsye.

    §.1093. "Kapucari xjerrë gjân e hupun". Si të tumiret kapucari prej Pritëtarvet, i pandehum jét në faj, e do t’i a kthejë gjân të zot't si mbas kanûnit.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETSHTATËT.
    Pritëtarët e Kapuctarit.

    §.1094. Pritëtarë ' jânë ata, zyra e të cillvet âsht me bâ hetimet e dhunshme, tuj e rrethue kapucarin me të pvetuna të shpeshta, tuj a vû menden, mos po bân lak nder diftime e mos t’i zhgarkohet kuej.

    §.1095. Pritëtarët do të jenë nierz të ndershem, t’urtë e veshtakë, e të rregjun nder shqyrtime e hetime.

    §.1096. Pritëtarët do të jenë prej asish, qi gjygji i kà niefë per Poronikë.

    §.1097. Si s'a'kanû, qi kapucari të dalë çiltas, ashtû kà tager kapucari me lypë me emen disà prej Poronikësh, të cillvet u xên besë mâ fôrt sè nuk e qesin.

    §.1098. Parase të fillojn me bâ hetîme, Pritëtarët do t'a vêjn në bé kapucarin, qi do të kallxojë drejt, pà krahambajtje e pà mllef.

  18. #38
    §.1099. Mje në tri lagje Pritëtarësh mùnd t'a shqyrtojn kapucarin.

    §.1100. Gjithsà herë të flasin Pritëtarët me kapucarin, msheftas do të flasin.

    §.1101. Po thà kapucari, sè ajo gjâ e vjedhun âsht shitun, Pritëtarët do të dergojn gjin den per hetime.

    §.1102. Po thà kapucari, sè gjaja e vjedhun âsht pré, Pritëtarët do të lypin nji shêj prej tij, bj.fj. nji copë lkurë, brynat, a ndonji gjymtyrë tjeter.

    §.1103. Si të tumiren diftesat e kapucarit prej Pritëtarvet, mohimet e cubit a të gjaksit, edhèpse të rrêjshme, nuk mùnd t’i ndalin kush deri tê beja: por Porota kà tager me i ndalë doren e mos me e lânë me shkue në bé të rrêjshme.

    §.1104. Po duel kapucari i dyshuem faqe Pritëtarvet, tuj kênë ky në të drejtë, e duel edhè e kapi per krahi cubin a gjaksorin, kpucët i kà të preme 500 grosh mié në 1500 grosh.

    §.1105. Pritëtarët do të bâjn bé mos me qitë kapucarin per të gjallë, posë sè në dashtë me dalë vetë

    NYE I NJIQINDEKATERDHETETETËT.
    Burrat e Malevet të Shqypnis në kuvend.

    §.1106. Kuvendi âsht nji bashkim fisit a fisesh me Krenë, Pleq, Sterpleq e Vogjli a Djelmni të dheut, qi kanë qellim me rrahë ndonji çashtje a me lidhë ndonji besë.

    §.1107. Kuvendet bahet pjesnisht a edhè pergjithsisht.

    §.1108. Kuvende të pjesshme jânë ato të katundeve, në të cillat mârrin pjesë Pleq, Sterpleq e Vogjlija e njij katundi.

    §.1109. Të pjesshme thirren edhè ato kuvende, në të cillat bashkohen të gjith Pleqt e Sterpelqt e Vogjlija e Fiseve të ndryshme qi sundohen prej njij Kreut.

    §.1110. Kuvende të pergjithshme jâné ato, në të cillat bashkohen Pleq, Sterpleq, Vogjli me Krenë e me Derë të Gjomarkut.

    §.1111. Nder kuvende, gjygje e peshime mârrin pjesë:

    a) Dera e Gjomarkut t'Oroshit,
    b) Krenët e fisevet,
    c) Pleqt e fisevet e të katundevet,
    d) Sterpleqt e fiseve e të katundevet;
    e) Djelmnija e Vogjlija e të gjitha fisevet;
    f) Kasneca fisesh,
    g) Giobtarë.

    NYE I NJIQINDEKATERDHETENANDËT.
    Vende kuvendesh.

    §.1112. bashkime kuvendesh mbahen a nder oborre Kishësh, a nder rrenime të vietra faltoresh, a në zemer të vendit.

    1. Mirdita në Sh. Pal a në Grykë t'Oroshit.
    2. Lura tu Kisha në katund të vjeter.
    3. Thkella tu Kroni i Fikut në Perlatai.
    4. Matia në Lis.
    5. Malsija e Lezhes (Zhuba) në Molung, ké Dardha Kerbucë.
    6. Dibra ?
    7. MaIsija e Krues në bendë.
    8. Malslja e Tiranës në Martanesh.
    9. Malslja e Elbasanit?
    10. Laberila (Arbërija)?
    11. Arbënija në Larushk.
    12. Kurbini në Djerr të Selitës, në Laç Sebaste.
    13. Luma në Bicaj.
    14. Hasi?
    15. Malsija e Gjakovës tu Vorret e Shalës.
    16. Dukagjini në Koder të Shen Gjergjit (Shosh).
    17. Puka tu Qyteti i Pukës.
    18. Postripa në Qytet tu Xhamija (Drishte).
    19. Mbishkodra tu Kisha e Brigjes Rapshë.
    20. Kelmendi në Qafé të Berdelecit.
    21. Capa (Zadrima) në Dajç.
    ?? Nikaj në Merteur tu Kisha e Nikajvet.
    ?? Merteur e Krasniqe tu Blîni i kuvendit (Selîmaj).

    §.1113. Burrat e bashkuern në kuvend rrijn në gjymës rrethit: ashtû qi të mùnd të shofin shoqi shoqin e po u thirr kush. të két shteg per me u dukë nder Krenë e Pleq.

    §.1114. Burrat e dheut në kuvend rriin t'armatisun.

    §.1415. Sà te jené në kuvend burrat e dheut, s'kà tager kush i huej me u perzie nder 'ta.

    §.1116. Nder gjygje e peshime Krenët e Pleqt rrijn në vedi e Vogjlija në vedi.

    §.1117. Krenët e Pleqt rrijn në kuvend mbas prijet e tagrit.

    §.1118. Në kuvend, sà të flasë niani, t'jerët do të ndigiojn e të heshtin.

    §.1119. Çashtjet e vogla e të kapmet, qi kà katundi shoq me shoq, Pleqt e katundit bashkë me Sterpleq e Vogjli kan tager me i zhgarkue.

    §.1120. Çashtjet e randa, qi i perkasin njij fisi mbarë, do të peshohen e do të pleqnohen prej Krenvet të fisit bashkë me Pleq, Sterpleq e Vogjli.

    §.1121. Çashtjet, qi i perkasin njij krahine mârrë ase shtetit, do të peshohen nder kuvende të pergjithshme: "burrë per shpi".

    §.1122. Fiala e randë nuk bahet në kuvend.

    §.1123. Kanûja s'bân qi të shahet kush në kuvend, po bani kush két pûnë, do të giobitet mjé në 5 desh.

    §.1124. Po i thà kush kuej, se rréné ne kuvend, do të giobitet mjé në 500 grosh.

    §.1125. Po i a shkrepi kush kuej armen në kuvend, shpija i digjet e siellsi i armés grihet kuvendisht e shkon gjakhupës.

    NYE I NJIQINDEPESËDHETËT.
    Dera e Gjon Markut.

    §.1126. Dera e Gjomarkut âsht themeli i kanûs.

    §.1127. Xen kryet e vendit në çdo vend e kuvend.

    §.1128. Nuk mùnd të leçitet.

    §.1129. Nuk mùnd të sodumet.

    §.1130. Nuk mùnd té xieret prej vendit.

    §.1131. Pertei kësaj Dere s’kà vazhdim çashtjesh.

  19. #39
    §.1132. Ka tager me mledhë krenë e Vogjli në rasë të kuvendevet të pergjithshme.

    §.1133. Sà herë t'a lypë nevoja kà tager me derdhë kasneca per të grishun të dheut "burrë per shpi" e me i mbledhë në Sh.Pal.

    §.1134. Në çdo gjygj a pleqni kà tagrin e fjalës së kputne.

    §.1135. Ka tager me sodumë e me xjerrë prei vendit.

    §.1136. Ka tager me dnue per dekë: "kortarët jânë të fisevet, kryet âsht të Gjomarkut".

    §.1137. Ka tager me i a hjekë prijen a parin atii, qi të xéhet në hjeksi e tradhti të vendit. Porse nuk mùnd t’i epet kuei jashta vllaznijet, tu kênë trashigim plangçuer tagruer.

    §.1138. Ka tager pjese në çdo giobë.

    §.1139. Ka tager mbi 500 grosh per çdo vrasë.

    §.1140. Para sè të dalë me krenë e Vogjli të fîsevet, per zbatim të kanûnevet ndeshkimore, do t'a shtrojë pengun, e po u gjet në ndonji fâj, do të pergjegjet si mbas kanûnit.

    §.1141. Do t’i vêhet giobës si çdo nenshtetas.

    §.1142. Kur del per paitim të dheut, kà tager mbë "Razogj" (dy hae bukë).

    §.1143. Po u lyp per Poronik cillido i kësaj Dere, xêhet per 12 të panjehun.

    §.1144. Kur të dalë n'ushtri, kà tager prije e urdhnimi.

    §.1145. Per faje, qi j'âne per une zjarmi, edhè két Derë e perket lima (sà me bâ shêj).

    NYE I NJIQINDEPESËDHETEPARË.
    Krenët e fisevet.

    §.1146. Krenët jânë të parët e fiisevet.

    §.1147. Krenët jânë me plang.

    §.1148. Sè i cilli krye kà tager mbi fis të vet: "Kortarët jânë të fisevet, kryet âsht të Giornarkut".

    §.1149. Nder gjygje e pleqni mbrenda i rrethit të njîj kreut, nuk mùnd t’i perzihen krenët e fisevet tjera.

    §.1150. Kreu i fiisit, bashkë me Pleq e Vogjli të vllaznive kà tager me mbajtë kuvende me lidhë besë, me bâ gjygie, me giobitë e me leçitë.

    §.1151. Kreu i fisit nuk mùnd të paditet nder krenë të fisevet tjera e nuk mùnd t'a ngushtojë kush per gjygie e pleqni të bame.

    §.1152. Kreu i fisit nuk mùnd të bajë vendime a pleqni mbi vendime të kanûnit.

    §.1153. Po bani kush vàj mbë krenë, këta do të peshohen pre j PIeqvet e Vogjlis së vendit, a edhè prej Deret të Giomarkut.

    §.1154. Kreu i njij fisi s'kà tager me djegé, me sodumë, me gri, me xierré prej vendit. Lypet Dera e Glomarkut me krenë e Vogili të fisevet tjera.

    §.1155. Per të giobitun e të leçitun të njij kreu, mjaftojn Pleqt. Sterpleqt e Vogiliia e fisit.

    §.1156. Me u çue kush prej VogjIijet e me vrà ndonji prej krenësh a Gjiomarkajsh, bjen në gjak si per vrasë të çdo njerit.

    §.1157. Kreu i fisit, si çdo njerl prej Vogjlljet, mùnd të giobtet, mùnd të digjet, mùnd të leçitet, mund të sodumet, mùnd të grihet é mùnd të xieret prej vendit.

    §.1158. Kah pronet e pasunija, kje në fushë, në bjeshkë e në vrri, do të shikjohet tagri plangçuer i sè të cillit.

    §.1159. As dera e Glomarkut, as krenët e fisevet e as Pleqt e katundevet s'munden me pasë ndonji tager mbi gjâ e pasuni të tjervet.

    §.1160. Vogjlija e fisevet s'i kà detyrë as kreut e as Derës së Gjomarkut të dhetë e telozen.

    Oroe:
    Krenët (Flamurtarët) e Malsis së Glakovës: Nikaj, Mertuer, Gash e Krasniqe., kàn tager mbi nii rend t'ujit (vadë) prej kujrijet, posë atij, qi kàn si çdo shpi.

    NYE I NJIQINDEPESËDHETEDYTË.
    Pleqt e katundevet.

    §.1161. Sè i cilli katund kà Pleqt e fisit.

    §.1162. Pleqt e katundit kàn tager me mbledhë katundin në kuvend.

    §.1163. Pleqt e katundit nuk kan tager me giobitë as me leçîtë kend, pà pelqim të Sterpleqvet e të Vogjlis.

    §.1164. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej zyrevet të katundit, as prej angarijet e prej

    punve të perbashkta.

    §.1165. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej ushtrijet.

    §.1166. Me rà në faj Plaku i katundit, do t’u a shtrojé pengun Sterpleqvet e Vogjlis.

    §.1167. Po i u randue katundi me Pleq ndonjij fisi, Plaku i të randuemit kà tager me e mprojët edhè me krenë të fisevet tjera.

    NYE I NJIQINDEPESËDHETETRETË.
    Sterpleqt.

    §.1168. Sterpleqt mbajn anen e Vogjlis.

    §.1169. Sterpleqt kàn tager me çue zanin, kùr të shofin sè po randohet Vogjlija me gjygje e pleqni kundra kanûnît.

    §.1170. Sterpleqi bashkë me Vogjli a Djelmni fisesh jânë giobtarë.

    NYE I NJIQINDEPESËDHETEKATERT.
    Giobtarët.

    §.1171. Giobtarë thirren ata, të cillt nemen të kuvendit mbarë reshten në vath të gjâs së të giobitunit, per të mârrë aq krenë desh a qe si mbas të premes së gjygjit të krenvet, të Pleqvet, e të Vogjlis.

    §.1172. I zoti i vathit nuk guxon me i ndalë giobtarët qi mos t’i hijn në vath.

    §.1173. Po bani két pûnë, burrat e kuvendit dynden të gjithë edhè i brumbullaksohen në derë.

    §.1174. Po bani sè bani flalë i zoti i gjâs, kàn tager me i a shtue gioben.

    §.1175. Giobtarët zgiedhin vetë desh e qe per giobë e i zoti i gjâs nuk mùnd t’i ndalin.


    NYE I NJIQINDEPESËDHETEPESËT.
    Zani i vogjlis nder gjygje.

    §.1176. Po s'i pelqej Vogjlija të dâmet e krenvet e të Pleqvet, kàn tager mos me u ndej ënë 'to.

    §.1177. Krenët e Pleqt do të vêhen rishtas në peshim të punvet.

    §.1178. Po e tumiren gjygiin e krenvet e të Pleqvet Vogjlija, kanû âsht qi të bertasin njij zani: "kamba e huej, kaptinat t’ona".

  20. #40
    NYE I NJIQINDEPESËDHETEGJASHTËT.
    Leqija.

    §.1179. Me leçitë, me gojë të kanûnit, don me thànë: me dà, me lânë mbas dore e me shkepë njij shpi, tuj i a hiekun çdo tager, hir e nderë, si kah katundi, si kah Flamuri.

    §.1180. Katundi kà tager me leçitë, por jo me xjerrë prej vendit.

    §.1081. Kapucari do të két kpucët e veta permbas të folmevet të zot’t të gjâs se vjedhun a të giakut të hupun.

    §.1182. Me djegë, me sodumë e me gri s'kà tager as katundi pà flamur e as flamuri pà katund.

    §.1183. Rasët per me leçitë kend jânë:

    a) Kur mos të duei kush me u lidhë me besë me katund a flamur,
    b) kùr të shes kush katundin e vet me hieksi e trathti,
    c) kùr t’i pervaret kush njij gjygjit a vendimti të folun kuvendisht prej katundit a flamurit;
    d) kùr të bajë kush ndo'i faj të dhûnshem në katund, në flamur a jasht këtyne e mos t’i shtrohet gjygjit,
    e) per dhûnë të barne jashta katundit a flamurit, po s'u gjegj fajtori me shtrue pengun në katund e në flamur të vet, këta hjekin dorë prej 'tij, tuj u a lânë shtegun të lirë gjithnjatyne, qi kjahen mbë'të të bâjn shka të duen me 'të.

    §.1184. Po nguli katundi edhè i a ndali doren flamurit në të djegun a në të sodumun të njij faqeziut, qi vrugnoi katundin a Flamurin me ndo'î dhûnë teper të shemtuerne, flamuri kà tager, a me leçitë at katund, a me mbledhë flamurt tjerë, per me e prû në mend.

    §.1185. Po e là veç me të leçitun, as merr e as nep me 'të, mié qi t'i shtrohet gjygjit e giobës.

    §.1186. Si t’i a shtrojë pengun flamuri katundi i pervarun, flamuri e giobitë mbas peshimit të fâjit.

    §,1187. Shpin e fâjtorit e djegin, esodumin me bîmë e me dhé, e shkaktarin e fâjit të dhûnshem e grijn kuvendisht me gjakhupës e robët i a xjerrin prej vendit.

    §.1188. Po kje mbrapshti teper e dhunshme e sherntueshme, posë të diegunit, të sodumit, të grimunit e të xjerrunit prej vendit, flamuri edhè Shpin i a pret.

    §.1189. E premja e shpis âsht, kùr ti zhgulin gurët e kater skepeve të shpis per rrâzë, themelit. Kjo bahet, mbasi të digjet shpija.

    §.1190. E premja e shpis në kanû shenjon, sè gjindj a e asaj shpij e j ânë të xj errun prej vendit me lang e plang e pergjithmonë, e perkrah flamuri xêhen të dalun fare.

    §.1191. Pasunija e tundshme u bahet giobë e e patundshmja do të jesë zmojle (djerr), per kullosë të flamurit.

    §.1192. Me të leçitun nuk mundet kush i katundit me marre e me dhânë; e, po muer e dha kush, jét i leçitun edhè aj e bjen n'ato ndeshkime si i leçituni.

    §.1193. Trajta e të leçitunit âsht njikjo: "Me dà kend per mort e per gjellë". "Me leçitë kend per mort e per darsem e per uhàn e miellit".

    NYE I NJIQINDEPESËDHETESHTATËT.
    Zjarmi, të sodumt e të grimunt.

    §.1194. Digjet, sodumet, grihet katundisht xieret prej vendit me lang e plang:

    a) aj, i cilli i shpifet në pûnë të randë a vên dorë a vret Priftin;
    b) kush vret mikun në besë, grihet, giobitet, digjet e xieret prej vendit:
    c) kush vret per fis, digjet, giobitet e xieret prej vendit
    d) kush vret mbas pajtimit të gjakut, digjet, giobitet e xieret prej vendit,
    e) kush vret "Vra e hup". digjet, giobitet e xieret prej vendit;
    f) kush vret gjaksin në besë të vet.. grihet,digjet, giobitet e xieret vendit,
    g) kush vret të kushrinin, per me u bâ i zoti î pasunis së tij, grihet, digjet, giobitet e xieret prej vendit,
    h) kush t’i lajë mbrendë fajtorët e Flamurit, digjet, giobitet e xjeret,
    i) aj fis, qi nuk prin mbë fajtorët, giobitet e leçitet.

    §.1195. Po râ kush në ndonji këso fajesh, grihet katundisht, giobitet, digjet, pernët i prehen, kopshti e veshta i sodumen e xieret prej vendit me lang e plang.

    §.1196. Per Prift të vràm gjaksi xieret prej vendit per gjithherë e per faje tiera, qi i permendem, xieret per 5 15 vjetë.

    §.1197. Unen e zjarmit e spaten nuk mùnd t’i qesë kush në pûnë (as katundi, as Flamuri e as Dera e Gjomarkut) per posë doret të zot't të shpis, qi rà në faj.

    §.1198. Dora e fajtorit do të bajë shêj në të djegun e në të sodumun, tuj i shqyptue flalët e dokshme: "I mârrsha të ligat katundit e Flamurit".

    §.1199. Po s'u gjegj ky me bâ shêj me zjarm e askush tjeter i shpis së fajtorit. Plaktu i fisit do t’i thotë ndokuej, qi e kà fajtorin mâ ngiat e detyra e këtij âsht me mârrë unen e spaten e me i pri katundit e Flamurit në rrênim, permbas të cilit katundi e Flamuri marë do të vêjë dorë n'at rrênirn.

    Oroe

    E djegmja e shpis per çdo vrasë nuk kà kênë: kjo pûnë kà hi në veprim vonë. Qeverija tyrke e qiti ne veprim e kasnecija e sa shpijave të forta, me të zi qi e priti két pûnë. E kerkuemja e giakut prej shpis së dorërasit marë nuk kà kênë; két e dishmon edhè fjala e kanûnit "Giaku per gisht": por, per me mârrë gjakun mâ letas, e pershin mashkullimin e shpis marë deri të damët zjarmit n'ato 24 orë. Vende vende qiten në pûnë edhè "LEÇIN" e gjakut, tuj pershi vllaznin marë. Per çdo vrasë shpija e dorërasit do të late giobë, do t'u epte bukë djelmve e Flamurit e në Mirditë do të late dorërasi 500 grosh Derës së Gjomarkut.
    Lakmimi i pares i disà krenve e djelmve të Flamurit në shoqni të Pleqvet i shtuem edhè i rriten disà pûnë, sà per me mbushë kuleten e mullen.

    NYE I NJIQINDEPESËDHETETETËT.
    Lajmtari.

    §.1200. "Laimtari nuk bân faj, nuk xêhet.

    §.1201. Lajrntar thirret aj, i cilli çon ne vend porosin e derguesit.

    §.1202. Lajrntari dergohet:

    a) pre' n» shpije të veçanët tê tietra;
    b) prei nj ii katundi tê tjetri,
    c) prej niij flamuri tê tjetri.

    §.1203. Laimtari bân flalen e niij shpije, të njii katundi a të nij flamuri.

    §.1204. Lajmtari nuk e mêrr pergjegjen mbi vedi as tê lagja, qi e dargon, as tê lagia, së cillës i dergohet; âsht bajsi i fjalvet të porosituna.

    §.1205. Lajrntari do të jét i lirë n'udhë të vet.

    §.1206. Lajmtarit nuk i xêhet per faj flala e folun, sepsé flet n'emen t'atij, qi e dergon.

    §.1207. Lajmtari âsht miku i derguesit e, po e gjet gjâ sà të jét në két zyre, i pritet mik derguesit.

    §.1208. Me u pré lajmtari i njij shpije, pretari bien në gjak me shpi, qi e dergon.

    §.1209. Me u pré lajmtari i njij katundi, pretari bjen në gjak me katund.

    §.1210. Me u pré lajmtari i njij flamuri, pretari bien në gjak me flamur, qi e dergon.

    §.1211. Me u pré lajmtari permbas fjalës së njij flamurit tjeter, bien në glak flamuri me flamur.

    §.1212. Me e pré laimtarin nji 1 katundit të tij, pretari grihet katundisht.

    NYE I NJIQINDEPESËDHETENANDËT.
    Kasneci.

    §.1213. Kasnec a i lajm thirret aj, i cilli hapë e lajmon urdhnat e Kretu të fisit a per derë, a prej njij patalokut të caktuem prej Kreut, prej Pleqsis e prej Vogjlijet.

    §.1214. Zyra e kasnecis âsht plangçore e trashiguese.

    §.1215. Kasneci i fisit do t’i a derdhë zanin e ftimit mârrë fisit prej Patalokut të caktuem.

    §.1216. Kasnecat e katundevet do të shkojn per derë, kùr të lypen "burrë per shpi".

    §.1217. Në çdo rrezik a kercnim kasneci do të gjindet gati me i dhânë "kushtrim" fisit.

    §.1218. Kasneci me gjithë shpi âsht i perjashtûem prej ushtrijet.

    §.1219. Kasneci 'nuk mùnd t’u mnjanohet punvet e zyrevet të perbashkta të katundit të vet.

    §.1220. Edhè në ndollët Kasneci i xânun nder zyre të fisit a të katundit, gjindja e shpis së tij do të dalin në pûnë të katundit.

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe shqiptarët
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 18:54
  3. A eshte i vleshem Kanuni i Lek Dukagjinit apo jo?
    Nga Kallmeti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 22:42
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 22:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_në_TR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •