Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 279
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    371
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga Don't Lexo Postimin
    Kanuni dhe studimet mbi tė


    Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune: "kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.

    Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala "kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.

    Tradita vendėse e zgjidhjes sė problemeve tė sė drejtės ėshtė dėshmi lashtėsie e qytetėrimi. Vetėm njė popull i ngulitur prej kohėsh mund tė arrinte tė pėrpunonte nė atė shkallė me tė vėrtetė tė lartė elementėt e vetėdisiplinės dhe tė autopėrgjegjėsisė. Njė popull qė arrin tė krijojė njė kod tė normuar bashkėjetese duhet tė ketė zotėruar mė parė njė kulturė tė ngulitur etnike. Njė mėnyrė bashkėjetese e pranuar pa kushte nga tė gjithė do shekuj tė tėrė tė rregullohet me norma tė njėsuara. Kanuni shpreh ekzistencėn e njė jetė urbane qytetare dhe tė njė ndėrgjegjeje bashkėsie tė hershme.

    Kanuni i malėsisė, qė lidhet me emrin e Lekė Dukagjinit, por nė shumė elementė mund tė jetė edhe mė i vjetėr se kjo figurė e njohur e historisė, ėshtė njė univers juridik i lashtė, nėnshtresa tė tė cilit, pėr nga burimi, shkojnė deri nė antikitet. Formulat e betimit nuk zėnė nė gojė hyjnitė me emėr. Betimi "pėr qiell e dhe", "pėr kėt' gur", "pėr kėt' peshė", "pėr kėt' bukė", shpreh njė besim mitologjik. Vetėm njė gjė me tė vėrtetė shumė e vyer mund tė kapėrcente shekuj tė tėrė pėr tė ardhur gjer nė ditėt tona. Kėto betime janė tė njėjta me ato tė grekėve tė vjetėr: Pėr Uranin (pėr qiellin), pėr Demetrėn (pėr tokėn) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit tė njeriut tė betohet pėr to. Kurse betimi pėr bukėn tė kujton kultin hebraik pėr "manna-n", ushqimin e shenjtė hyjnor.

    Ishte ky kanun jo vetėm e drejta e rregullimit tė bashkėjetesės (convente), por edhe e drejtė familjeje, e drejtė civile, e drejtė pune e procedure, njė ansambėl i vėrtetė drejtėsie, ku pėrcaktoheshin nė mėnyrėn mė tė sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqėsinė, me flamurin e me atdheun.
    Dihet se normat morale, rregullat e ndėrtimit tė jetesės sė pėrbashkėt, nė popuj tė ndryshėm, sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare, janė identifikuar shpesh me pėrcaktimet e librave tė shenjtė. Tek shqiptarėt nuk vihet re njė gjė e tillė. Kategori tė tilla themelore tė etikės popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirėsjellja, mikpritja etj. ndėr shqiptarėt janė pėrcaktuar nga "nomet e tė parėve".
    Nuk dua te dal nga tema, por cjan kto qe thua i kem marr nga greket e vjeter a mos ishin pellazget greket e vjeter qe flisnin nje gjuh barbare dhe jo greke, vet kanuni kallxon (tregon) se sa i vjeter eshte ky popull dhe nuk i kem marr nga greket ato qe thua ti se pellazget para ardhesit e shqiptareve na trasheguan brez pas brezi, me falni qe dola nga tema por nuk mund te nigjoj kur flitet per gjera te vjetra gjoja greke qe ne greqishte nuk kan anje kuptim.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Mosha
    55
    Postime
    1,129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fjala kanun nuk eshte aspak fjale e huazuar nga greqishtja por eshte fjale e gjuhes Shqipe.


    KANUN
    KA -NUE

    Pra kuptimi kesaj fjale tregon se Dukagjinasit me thjeshte populli Shqiptare i perkiste nje shoqrie me nje juridiksion te organizuar ,kete e shpjegon me se miri morfologjia e fjales Ka-nue kanu'ni per pjesen e pare te emrit ska koment e kuptojm te gjithe ndersa pjesa e dyte e emrit nue kuptohet v'nue= vendos = vendim=ligj dhe me ne fund si ligj i gjithmbarshem juridiksional i jetes dhe organizimit te Shqiptarvet .
    Shiqojeni korrespondimin e perafet te fjaleve kanun-kange
    Folja kandoi kendoj mos edhe kjo fjale nga greqishtja eshte huazuar.
    Kanarina kur kendon themi se po ligjeron.
    Edhe Leke Dukagjini ka ligjerue me Kanun.
    Pse nuk u publikue asnje here nje veper e Aristotelit ?
    Apo kush e zhduku kete veper te Aristotelit .
    Ligjet, organizimi ,traditat dhe jeta e Barbarve .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 24-08-2009 mė 11:10

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    1. Semantika e fjalės kanun

    Kanuni, sipas Fjalorit tė Gjuhės sė sotme Shqipe[1] ėshtė pėrmbledhje ligjesh e normash tė pashkruara, tė trashėguara brez pas brezi, qė pasqyrojnė gjendjen ekonomike-shoqėrore tė periudhave tė kaluara dhe qė nė kohėn e vet mbronin interesat e klasave tė shtresave tė caktuara shoqėrore; ėshtė tėrėsia e normave tė sė drejtės zakonore. Pėr mė tepėr fjala kanun ėshtė marrė nga gjuha sumeriane (gi, Rohr), dhe ajo akadiane (qanu, Rohr) pėr t`arritur deri tek gjuha hebraike (qane, Rohr) dhe qė andej ėshtė marrė nga greqishtja (kanna, Rohr) dhe kėshtu ėshtė zhvilluar mė tutje nė kanon, me kuptimin “regull, normė”.[2] Termi kanun, sipas historianit Kristo Frashėri, ėshtė me origjinė bizantine, rrjedh nga kanon “vizuar”, me kuptimin metaforik “vijė e drejtė” dhe mė tej “normė qė dikton rrugėn e tė vepruarit drejt”.

    Pra kanun nė veri, ashtu si venom nė jug, kishte kuptimin e njė norme juridike, tė cilėn bizantinėt e quanin quanii “sindagma” (kod) dhe turqisht “kanun-name”.

    Shqiptarėt kanė disa kanune, si pėr shembull, Kanuni i Skėnderbeut, Kanuni i Malėsisė sė Madhe, Kanuni i Labėrisė, Kanuni i Lekė Dukagjinit[3] dhe me fjalėn kanun ata kuptojnė edhe sot korpusin e sė drejtės sė pashkruar. Mirėpo kėtu, nė 600-vjetorin e lindjes sė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, do shqyrtojmė KANUNIN E SKĖNDERBEUT, qė nė njė formė tė shkruar, nga forma gojore e zgjeruar e tij, ėshtė bėrė pėr herė tė parė nga Dom Frano ILIA.[4]

    2. Kanuni i Skėnderbeut dhe i Arbėrit

    Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve tė sė drejtės zakonore skėnderbegiane ishin marrė studiues tė ndryshėm si: Marin Sirdani[5], Qemal Haxhihasani[6], Zef Valentini[7], Rrok Zojzi[8], Kristo Frashėri[9], etj.. Mirėpo punėn e tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri mė sot, Dom Frano ILIA, i cili materialin e grumbulluar e ka sistemuar nė trajtėn e njė kodi monumental, tė cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive tė mėdha e tė shumta, mė 1993, e jo mė 1996 siē shkruan historiani ynė i nderuar Kristo Frashėri.[10] Ndryshe nga etnografėt e tjerė, materialet e sė drejtės zakonore, qė Dom Frano ILIA e grumbulloi, jo vetėm nė Krahinėn e Kurbinit, por edhe nė krahinat pėr rreth, tė Shqipėrisė Qendrore, i pagėzoi me tė drejtė me emrin: KANUNI I SKčNDERBEUT. Veprova keshtu, shkruan nė Paradhanje Dom ILIA[11], mbasi vėrtetova mirė se tė gjitha kėto krahina kishin njė “kanun” tė gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Heroit kombėtar. Kėto norma tė sė drejtės sė pashkruar, qė janė regjistruar me njė pedantėri tė rrallė nga etnografi ynė i madh kanė qenė nė fuqi jo vetėm nė periudhėn e Motit tė Madh, por edhe mė pas. Qė Kanuni i Skėnderbeut vepronte edhe nė shek. XIX, pėr shembull, nė Malėsinė e Dibrės, kemi dėshmi jovetėm nga Hahn-i por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili, ndėr tė tjera, ka shėnuar se nė Dibrėn e Poshtme ishte ende nė fuqi “njė farė kanuni i lashtė, i trashėguar gojarisht brez pas brezi, qė i atribuohet prijėsit tė lavdishėm shqiptar, Gjergj Katriotit, i cili njihet me emrin e Kanunit tė Skėndėrbeut”[12] mirėpo e drejta qėndron nė faktin se Kanuni i Skėnderbeut, sipas materialit dhe dėshmisė konkrete[13], shtrihej nė Shqipėrinė Qendrore ndėr krahinat e Principatės sė Kastriotėve e tė ndikimit tė tyre: Krujė, Mat, Dibėr, Valm (Elbasan), prej lumejve Mat-Fand nė veri e deri poshtė lumit Shkumbim (Librazhd) nė jug, dhe prej Detit Adriatik nė perėndim e deri nė kufijt mė lindorė tė Dibrės e tė Ohrit nė lindje.

    Ky kanun themelet i ka tė pėrbashkėt me kanunet e maleve shqiptare. Thirrėt i Skėnderbeut, pse ky (Skėnderbeu) bėri disa ligje kanunore tė veēanta pėr krahinat e veta dhe tė ndikimit tė vet. Prandaj mund tė quhet edhe Kanuni i Arbėrit.[14] ‚`ėshtė e vėrteta, edhe tradita popullore e paraqet Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun si ligjvėnės, kur thotė “Skėnderbeu vuri kanun se gjaku nuk ngel pėr faj”. Madje nga normat kanunore tė pleqėruara nga Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, tradita popullore e ka ruajtur kujtimin e disave prej tyre. Kėshtu, pėr shembull, dy etnografėt tanė tė shquar, Marin Sirdani dhe Qemal Haxhihasani kanė regjistruar, nė viset e dikurshme tė Kastriotėve, gjashtė norma kanunore qė lidhen drejtpėrsėdrejt me emrin e Gjergj Kastriotit. Pėr shembull, Skėndėrbeu, ku pa se po bėheshin shumė gjaqe, la nė kanun “gjaku nuk ngelet pėr faj”. Nė prakrikė, sipas kėtij kanuni, nė rast se faji shpaguhet me vrasje, kjo vrasje nuk mund tė bėhet objekt i gjakmarrjes.[15] Rėndėsia e normave tė Skėndėrbeut, sipas K. Frashėrit,[16] mund tė kuptohet nėse kemi parasysh regjimin shoqėrorė qė sundonte nė malėsitė e trevės sė Kastriotėve nė shek. XV dhe nevoja qė kishte pėr ta lufta pėr ēlirimtare skėnderbegiane‚ “ėshtė e vėrteta, normat kanunore apo pleqėrimet e mirėfillta tė Gjergj Kastriotit, siē ka vėrejtur edhe K. Frashėri,[17] kanė shėnuar njė hap pėrpara nė krahasim me parimet e lashta tė sė drejtės sė pashkruar, qė sundonin akoma nė shek e XV. Me zbatimin e tyre, organizimi shoqėrorė i malėsoreve i shėrbeu mė mirė se me normat e mėparshme, luftės antiosmane. Karakteri i tyre progresiv dhe zulmi i pavdekshėm i Gjergj Kastriotit-Skėndėrbeut janė dy arsye tė forta qė shpjegojnė pėrse emri i tij iu vesh mbarė sė drejtės kanunore qė sundonte nė Shqipėrinė e Mesme.

    3. Struktura e Kanunit tė Skėndėrbeut

    Vepra Kanuni i Skėnderbeut, mbleshė dhe kodifikuar nga Dom F. Ilia dhe botuar mė 1993, nga autori, me ndihmėn materiale jo nga Atdheu i tij (?!), por nga Italia,[18] ėshtė vepėr monumentale, qė pėrmban njė material tė pasur, i cili ka njė rėndėsi tė shumėfisht pėr studime shkencore jo vetėm nė lėmin juridik, por edhe nė disiplinat e tjera tė shkencės. Sepse Kanuni i Skėnderbeut nuk ėshtė vetėm njė pėrmbledhje e thjeshtė e zakoneve, traditave dhe normale tė rralla tė njė qytetėrimi tė caktuar, por edhe njė vepėr monumentale ku spikasin vlerat e larta etike dhe shoqėrore nė sajė tė tė cilave ai (shqiptari) ka mbijetuar shekujt e robėrisė. Pėr mė tepėr, nė Kanunin e Skėnderbeut, pėrmblidhet normativa qė ka tė bėj me: familjen, shtėpinė, detyrimet, qeverimi, ndėshkimet, fajet e damet dhe kishėn. Pra siē shihet edhe nga kjo pėrmbajtje, ky kanun pėrbėhet nga shtatė pjesė, nga shtatė libra do thoshim. Pėrveē kėtyre pjesėve, Kanuni i Skėnderbeut ka edhe Hymjen, qė pėrbėhet prej tre artikujve: Art. I - Shtrimja (1-7), Art. II, Kanuni e autori i tij (8-9), dhe Art. III, E drejta dhe fuqia me ba ligje tė reja kanunore (2049). Ndėrkaq i tėrė Kanuni pėrmban gjithsejt 3534 nene. Secili nen dhe artikull ėshtė interesant, rregullon, normon dhe pėrcakton aspektet mė tė ndryshme tė jetės shoqėrore shqiptare.

    Duke u marrė me shqyrtimin dhe vlerėsimin e Kanunit tė Skėnderbeut ėshtė me rėndėsi tė vlerėsohet edhe njėherė, ashtu siē ka vlersuar edhe kodifikuesi i tij Dom Ilia,[19] se ai, pra Kanuni i Skėnderbeut, sot ėshtė historik, por “jeton si i mbuluem prej kohės dhe qet kryet dhe vepon nė ēdo rrethanė anarkie. Ai asht rrajė e drejtėsisė, e parimet e tija qė nė thellėsi tė shekujve mbeten themel pėr ēdo legjislacion shqiptar tė gjitha kohve, nė ma tė ndryshmet rethana. Ai asht fryt i njij mendehollėsie tė vazhdueshme e tė mahnitshme tė popullit tonė”.

    Pėr mė tepėr, duke e vėshtruar nė tėrėsi veprėn, problematikėn qė ajo pėrfshin, gjėrėsinė e ēėshtjeve qė normon dhe trajton, mund tė themi se Kanuni i cekun nuk ėshtė vetėm njė pėrmbledhje e thjeshtė e zakoneve, traditave, psikologjisė dhe urtėsisė sė malėsorėve, por ajo ėshtė njė vepėr me permasa shumė tė gjėra. Si vepėr monumentale na ofron njė materie shumė mė tė gjėrė e tė pasur tė jetės shqiptare tė viseve ku shtrihej dikur sundimi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Vepra nė fjalė, pos si material juridik duhet vėshtrohet edhe si vepėr qė prekė edhe sferėn e letėrisė popullore, sepse nėpėr faqet e Kanunit kemi edhe vlera latrare, fraza dhe proverba popullore, nė tė cilat shohim tė kondensuar urtėsinė e malėsorėve, formėn koncize e lapidare tė shprehjes sė mendimeve qė aq shumė ēmohej dhe ēmohet nga populli shqiptar. Aty kemi njė tė folme, siē e thotė nė Parathanje edhe kodifikuesi,[20] ėshtė e tė gjitha popullsive tė kanunit dhe e shumicės sė shkrimtareve mė tė rėndėsishėm tė vjetėr e tė rinjė tė kulturės shqiptare. Kjo vepėr, siē e ka vėnė re edhe Zejnullah Rrahmani,[21] mund tė konsiderohet e rėndėsishme pėr shkrimet e letėrisė nė tė ardhmen, sidomos pėr prozėn shqipe. Me njė fjalė, kjo vepėr do tė jetė burim i rėndėsishėm pėr shkrimin letrar shqip.[22]

    Ėshtė e vėrteta, nė veprėn e kodifikuar tė Dom Franos qėllimi kryesor ishte qė nė formėn e njė KODI MONUMENTAL tė shėnoheshin e tė ruheshin jo vetėm zakone e norma juridike tė vjetra, qė lidheshin pėr emrin e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, por njėkohėsisht tė viheshin nė pah edhe tiparet e cilėsitė themelore tė psikologjisė e tė shpirtit tė shqiptarit, vyrtyti i tij, ēiltėria, bujaria, krenaria, drejtėsia, urtėsia, dashuria, nderi, besa, burrėria, mikpritja, dialogu pleqėrues, toleranca etj. Pėrveē kėsaj ky Kanun ka edhe vlerėn historike, qytetėruese, patriotike, dokesore, dhoqėrore dhe etike.

    4. Pėrmbyllje

    Nė pėrmbyllje tė kėtij shkrimi le tė theksojmė nė mėnyrė tė veēantė se Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu e ka pas kanunin fort tė mirė “qi pa gjikue nuk ka ba burg as nuk ka ba syrgin”.[23] Nė pėrgjithėsi, edhe pse Gjergj Kstrioti krijoi njė shtet tė pėrqendruar, edhe pse mori tiparet e njė shteti absolut, ai kurrė nuk veproi si, pėr shembul, Stefan Dushani. Pėrkundrazi, ai ndoqi shembullin e Perandorisė Bizantine, e cila edhe pse e qeverisi vendin sipas ligjeve (nomos) tė lėshuara nga pushteti qendror, nuk i preku normat e lashta qė gezonin bashkėsitė krahinore, pra tė drejtėn vetėqeverisėse tė brendshme. Ai ndėrhyri vetėm nė disa raste tė veēanta nė kėtė fushė.[24]



    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Fjalori i Gjuhės sė sotme Shqipe, A-M, Rilindja, 1981, fq. 780; krhs. poashtu Fjalor i Shqipės sė Sotme, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė-Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrisė, bot. i dytė, Toena, Tiranė 2002, fq. 548.
    [2] Michael SCHMIDT-NEKE, Der Kanun der albanischen Berge, nė: Dardania, Zeitschrift fŸr Geschichte, Kultur, Literatur und Politik, nr. 5/1996, fq. 183-184.
    [3] Zef AHMETI, E drejta penale nė “Kanunin e Lekė Dukagjinit, nė Urtia, nr. 1-2 (16), Zagreb 2003, fq.37-50. Mbi burimet kryesore tė sė drejtės zakonore shqiptare shiko poashtu: Ismet ELEZI, Mendimi juridik shqiptar, albin, Tiranė 1999, fq. 89-110. Sipas kėtij autori e drejta zakonore shqiptare pėrmban norma tė rendit patriarkal fisnor (nga Iliria), patriarkal-feudal (tė mesjetės- nė njė masė tė kufizuar, sepse nė mjaft zona malore ku ajo ka vepruar nuk u vendos feudalizmi), si dhe norma tė reja, nė pėrshtatje me zhvillimin e marrėdhėnieve ekonomiko-shoqėrore nė shek. XIX e nė fillimet e shek. XX. Kjo e drejtė, me tė drejt konstaton autori, nuk ka qenė statike, por ėshtė ndryshuar duke lėnė nė harresė norma tė vjetra dhe duke i pasuruar me norma tė reja, por qė nuk u asimiluan nga ligjet e shteteve pushtuese.
    [4] Dom Frano ILIA (1918-2000), meshtar i devotshėm. Ka qėndruar nė burg 20 vite. Papa Gjon Pali i II-tė, mė 25 dhjetor 1992 e kishte emruar arqipeshk tė Shkodrės. Ėshtė autor i disa veprave si dhe veprės Kanuni i Skėnderbeiut, pėr cka Komisioni i Kualifikimit Shkencor i dha titullin Professor.
    [5] Marin SIRDANI, Skanderbegu mbas gojėdhanash, Shkodėr 1926, fq.71-73.
    [6] Qemal HAXHIHASANI, Tregime dhe kėngė popullore pėr Skėnderbeun, Tiranė 1957.
    [7] G. VALENTINI, Skanderbeg ed il kanun, nė “Studia Albanica Monacensia”, München, 1969, fq. 11-22.
    [8] Rr. ZOJZI, Apspekte tė kanunin tė Skėnderbeut, Studime historike, Tiranė, nr. 1/67.
    [9] K. FRASHčRI, Skėnderbeu, ASHSH, Toena Tiranė 2002, 217-228.
    [10] Kristo FRASHčRI, vep. e cit. fq. 219.
    [11] Dom F. ILIA, vep. e cit. fq. 219.
    [12] Sipas K. Frashėrit, vep. e cit. fq. 222.
    [13] Dom F. IILIA, Kanuni I Skėnderbeut, fq. 10-224.
    [14] Kanuni i Skėnderbeut, neni 2, fq. 15.
    [15] K. Frashėri, vep. e cit. fq. 227. Ėshtė me rėndėsi se pėrveq nė dibėr kujtimi i kėsaj norme ėshtė ruajtur edhe nė Krujė, khs. Q. Haxhihasani, vep. e cit. fq.34.
    [16] K. Frashėri, vep. e cit. fq.228.
    [17] Po aty, fq. 228.
    [18] Kanuni i Skėnderbeut, Parathanje, fq. 11.
    [19] Kanuni i Skėnderbeut, Parathanje, fq.11.
    [20] Po aty.
    [21] Krhs. Isak AHMETI, Kleri Katolik shqiptar dhe lėtėrisa, Freizaj-Bergamo 1994, fq. 207.
    [22] Po aty.
    [23] Sipas K. Frashėrit, vep. e cit., fq. 228.
    [24] Po aty, fq. 217.
    http://shkoder.net/fjala/2005/iahmeti.htm

  4. #164
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    696
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kjo qi po sjell a teme nvedi por qi e ka vendin ktu.



    53 nenet e pabotuara te Familjes e Gjomarkut
    Nga: Tom Mrijaj New York
    Ismail Kadare: "Kulla e Gjomarkut s'kish as polici as zyrtarė"
    Ja 53 nenet e pabotuara deri sot tė familjes sė Gjomarkut
    Kryevepra kombėtare "Kanuni i Lekė Dukagjinit", i kodifikuar pėr 30 vjet nga Atė Shtjefėn Gjeēovi, me 1263 nene, u botua pėr herė tė parė Kuvendi Franēeskan i Shkodrės nė vitin 1933, katėr vjet pas vrasjes sė Atė Gjeēovit.
    Poeti ynė kombėtar Atė Gjergj Fishta nė parathėnie, e vlerėsoi kanunin si thesarin mė tė ēmuar kombėtar, i cili u ruajt me shekuj nė kullėn e Gjomarkut nė Orosh tė Mirditės. Gjithashtu shkrimtari Ismail Kadare nė veprėn "Prilli i thyer" thotė: "Kulla vetė s'kishte as polici, as zyrtarė e megjithatė, krejt krahina ishte nėn zotėrimin e saj".
    Pėrveē Kanunit tė Lek Dukagjinit dera e Gjomarkut kishte edhe rregulloren e saj, qė i takonte familjes sė Gjomarkut, me 53 nene tė pabotuara gjer mė sot e qė u dhanė nga vetė Kapedan Ndue Gjomarku. Edhe kėto nene janė tė ruajtura nė shekuj nė kullėn e Gjomarkut.
    Mirdita ka 25 krenė tė para,tė cillt n'ushtim tė kanunit quhen pleq:
    Kėtu po rreshtojmė shpijat e krenėve tė parė me Gjomarkun nė krye:
    Oroshi: Shpija e Bushit, e Kolės, Gjatė e Gjergj Dodės (Gegė Dodės), e Kokės.
    Bajraktar, shpija e Mark Prengės.
    Fani: Shpija e Tuē Dodės, E Gjok Boēit, e Shkurt Prengė Ndrecės dhe e Gjegj Dodės (Gegė Dodės).
    Bajraktar, shpija e Nikoll Ndrecės.
    Dibrri: Shpija e Mark Zef Ndocit, Paluc Preng Gjonit, Llesh Kol Dedės, Kel Ndoc Dedushit, Pal Gjin Gjokės, Bardhok Tokrrit, Mark Boēit, Dod Llesh Bicės.
    Bajraktar, Jak Frroku.
    Spaēi: Shpija e Ndoc Ndrecės, Gjok Dodė Lleshit, Pal Gjon Laskės, Per Ded Ndojit.
    Bajraktar, Gjetė Bajraktari.
    Kushneni: Shpija e Frrok Preng Nikollit, Mark Ēup Nikollit, Ndue Preng Nikollit.
    Bajraktar, Ndue Bajraktari.
    Dera e Gjomarkut me Kanu
    1. Dera e Gjomarkut asht Reza e Knanunit. Pėrtej saj s'ka pėvetje.
    2. Gjomarku nuk shkon kurrė pėr plak. Pleq janė krenėt tė trashėguem djalė mbas djali.
    3. Gjomarku nuk i pėrzihet me Kanu krenvet, vetėm atėherė kur shef se krenėt e kapėrcejnė kufinin e drejtėsisė.
    4. Nė tė premė tė gjyqit, palėt ngatėrruese i thonė Gjomarkut: "Sa qofsh, pleqnofsh!"
    5. Zabitnamėn (tė pajtuemit e gjaqeve) s'munden me e ba as tė gjithė krenėt bashkė, vetėm Gjomarku.
    6. Popullin nga nji pėr shpi tė Mirditės, s'munden me e mbledhė krenėt, vetėm Gjomarku.
    7. Po s'ranė pleqt dakort (n'ujdi), shkojnė te Gjomarku me u gjykue.
    8. Po s'pranuan gjyqin e pleqve, palėt ngatėrruese shkojnė te Gjomarku, por bashkė me pleqtė.
    9. Me e pa Gjomarku gjyqin e pleqve tė drejtė, nuk e prek gjyqin e tyre. Po s'qe i drejtė atėherė vendos Gjomarku.
    10. Gjomarku nuk merr kurr gjoba sepse nuk e lanė krenėt.
    11. Gjomarku ka tė drejtė me nderue krenėt, por kurrė pa arsye e mos me e kalue vllaznin as fisin, vetėm nė rasa jashtėzakonisht tė rėndėsishme (nevojshme).
    12. Nė zabitnamė Gjomarku ka pėr roje personale 25 djelm tė gjithė oroshas.
    13. Nė luftė ka 50 djem roje personale.
    14. Nė rasė rreziku Gjomarku shpėrndan kasnecėt (lajmdhanėsat) me lajmue bajraktarėt pėr tė mbledhė popullin, burrė pėr shpi e me u gjetė nė Sh'Pal.
    15. Pengu i Gjomarkut asht nė dorė tė krenvet.
    16. Me ra krenėt nė kundėrshtim me Gjomarkun, Gjomarku mbledh popullin, burrė pėr shpi, e vendimit tė popullit Gjomarku i rrin.
    17. Itifakun (lidhjen e besės) e pėrgjithshėm s'munden me e vu as krenėt tė gjithė bashkė, vetėm Gjomarku.
    18. Kanuni ka lidhjen e besės, e cila vehet pėr nji vjet deri me tri vjet me sanksione tė rrebta: deri nė batare (pushkatim).
    19. Me i hjekė kanunit lidhjen e besės, kanu s'ka. Besa e gjasė dhe e ēobanit nuk ekziston me Kanu.
    20. Mirdita thotė: Gjomarkut nuk i kam kurrfarė borxhi, vetėm nji kaptinė (nji burrė pėr shpi).
    21. Mirdita ka 25 krenė tė mėdhaja e 25 krenė tė vogla e quhen nė tė premė gjyqi, pleq e strapleq.
    22. Bajraktari vjen mbas krenėvet por prin nė luftė.
    23. Nė kohė lufte, bajraktari ka 50 djelm roje personale e quhen roja e bajrakut. Me u ligshtue ose me ikė bajraktari, cilido qė ta kapė bajrakun e prin, mbetet bajraktar.
    Me u shitue (plagosė randė) ose me mbetė (dekė) nė luftė, kushdo kapė bajrakun e prin, nuk mbetet bajraktar, se nera asht e bajraktarit tė shituem ose tė dekun.
    24. Pasunia e patundshme (prona) e Gjomarkut asht e caktueme me gur e kufi, si ēdo pronė tjetėr.
    25. Gjomarku ka hyse (pjesė) nė kojri tė katundit e nė bjeshkė tė Bajrakut.
    26. Damit tė bamė, Gjomarku do t'i pėrgjigjet. Dami ēmohet.
    27. Gjomarku ka tė drejtė nė rend tė mullinit, tė farkės e tė valanicės. Ujemin e hakun e farkatarit e tė valanicės do ta paguej.
    28. Gjomarku do tė qesė puntorin pėr punė angarije.
    29. Ka hyse nė vade. Rendi i vades caktohet nė prandverė simbas tokės sė punueme prej tė lemit tė diellit e nė perėndim tė diellit.
    30. Fejesėn me marrė ose me dhanė, Gjomarku e lidh me shej, 5 groshė e unaza (me pare tė reja unaza e nji napolon ari tingllues).
    31. Darsmen, me marrė nusen, me krushqė; 12 krushq e i zoti i shpisė me kalin e nuses e dashin e krushqvet mbrapa.
    32. Nana e cucės (vajzės) pėrcjell cucėn nuse pėr nė shpi tė dhandrrit e quhet krushkė. Kruhska flen me tė bijėn dy net e mandej kthehet nė shpi tė vet.
    33. Gjobat e mbledhuna nė Zabitnam, Gjomarku i ndan pėr gjysėm me krenėt, e krenėt i ndajnė ndėr veti. Me gjysmėn qi merr Gjomarku ai do tė shpėrblejė djelmt qi ka me vete, do tė paguej sa kafe harxhohet dhe tagjinė e kalit ose kuajve.
    34. Paria e Derės Gjomarkut dhe e Mirditės i pėrket djalit tė parė tė vllaut tė parė me tė leme, por krenėt zgjedhin ma tė zotin pėr urti, matuni enjohės tė Kanunit.
    35. Gjaku i Gjomarkut baraz me ēdo gjak. Shpirt pėr shpirt, se duken e ka falė Zoti, thotė Kanuni.
    36. Me iu shėnue beja Gjomarkut njehet pėr 24 poronikė, kurse krent njehen pėr 12 poronikė, ashtu edhe prifti.
    37. Nė ēdo vned e kuvend, Gjomarkut i pėrket kryet e vendit.
    38. Fetarėve, priftit e hoxhės, u lėshohet kryet e vendit pėr nderim tė misionit tė tyre, por jo sepse u pėrket.
    39. Auktoriteti ma i naltė me Kanu, asht zani i popullit (vox populi vox dei) ka njė pėr shpi (ka nji zot shpie) e mund tė rrxojė edhe vendimin e krenvet. Djelmnija e Shalės - nuk ekziston me kanu.
    40. Secili bajrak ka krent e veta. Krent e bajrakve tjerė nuk mund t'i pėrzihen nė punėt mbrendėshme nji Bajraku, sepse marrin kėt pėrgjigje: "Krenė pėr krenė jemi vetė, na mungon vetėm Gjomarku". Nė rast se del Gjomarku e len nji djalė nė moshė tė mitun (fėmi), nė kuvendin e krenvet ata ēojnė njė pėrfaqėsi nė saraj me marrė kapidanin e vogėl pėr tė kryesue mbledhjen. Me tė do tė shkojė e ama (nana) e do t'i ēindrojė djalit pėrbri me ndigjue kuvendin e krenvet. Nana e kapidanit tė vogėl asht dishmitarja e saktė pėr djalin pr ēka asht bisedue e vendosė n'at kuvend. Kjo bahet pėr arsye:
    a) Pėr mos tė futė sherrin nė Derė tė Gjomarkut d.m.th. me pre hovin e ēdo kėrkese tė Gjomarkajve pėr t'u ba tė parė.
    41. Me u thirrė Gjomarku pėr tė shqyrtue nji ngatėrresė qi nuk kanė mujtė me e zgjidhė krentė e pėr arsyena tė ndryshme nuk mund tė shkojė, ka tė drejtė me dėrgue nmji veqil 8zėvendės) e ai do tė pranohet.
    42. Dera e Gjomarkut nuk asht shpi pleqsh, pse nuk shkon kurrė pėr plak, Shpi pleqsh janė krentė tė trashiguem dajl mbas djali.
    43. Nė Zbitnamė, me kundėrshtue ndokush d.m.th. mos me prandue vendimin e Zabitnamės e me iu shtrue gjyqit, Kanuni nuk e prek, por Zabiti rraset mbrendė (nė shpi) dhe urdhnon me ba ēdo shpenzim pa kursim (darka dhe dreka) deri sa t'i mbarohet malli. Me pa Zabiti se nuk bindet, atėhere hyn nė fuqi Kanuni: digjet e piqet e qitet prej vendit e toka i mbetė shkretė. Por kurrkush nuk kundėrshton, sepse i dhimet malli.
    44. Nė martesė (nė darzėm) Gjomarku fton tanė katunin. Nė rase morti (vdekje) fton tanė katunin, burrė pėr shpi. Kėto janė rregulla tė Kanunit qi Gjomarku duhet t'i rispektojė.
    45. Nė rast se ndodh nji ngatėrresė ndėrmjet Gjomarkut e ndokujt nė katund ose nė Bajrak, Gjomarku do tė caktojė plakun e vet, sepse nuk mund tė shkojė vetė pėr plak, pse s'e lanė krentė. Vendimit tė pleqve do t'i rrijė.
    46. Me Kanu nuk ekzistojnė gjobarė, vetėm ēmuesat nejrėz tė cillsuem e tė caktuem simbas rasės prej pleqvet ose prej Gjomarkut, ai do taė pranojė.
    47. Udhėn e madhe (shtegtarėsh) edhe pse kalon nėpėr tokė tė Gjomarkut, ai do ta pranojė.
    48. Vaden, uji pėr ara, edhe pse kalon nėpėr tokė tė Gjomarkut ai do ta pranojė.
    49. Me u thirrė (ftue) nė darzėm Gjomarku do tė shkojė me dash.
    50. Nė mort do tė shkojė me okė tė kafes.
    51. Me u thirrė krushk nė Bajrak (Orosh), Gjomarku vehet krushk i parė, kurse nė bajrakė tė tjerė, krushk i dytė, sepse mbas Kanunit, do tė prijė nji i Bajrakut tė dhandrit, por shpi e parė. I zoti i shpisė, mbrendė nė shpi, Gjomarkun e ven nė krye tė vendit (n'anė t'oxhakut).
    52. Me ra nė gjak Gjomarku, nė pajtim tė gjaqevet, gjakun do ta paguajė.
    53. Kuer del pėr pajtim tė dheut (pajtim tė gjaqevet) ka tagėr mbė Rrazogj (dy hae buk), tė cillat pėrballohen katundisht e jo nji shpi e vetme.

  5. #165
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,687
    Faleminderit
    10
    50 falenderime nė 35 postime

    o gjelosh...

    asnjehere nuk e kam kuptuar se si disa njerez ne mirdite apo gjetiu thirreshin me nofkat '' kapedan '' ''bajraktar '' apo te tjera te aferta me keto...me duket se jua kan pas vene vetes vete keto nofka...me kujton gjeneral enver hoxhen apo shume gjenerala te dale pas luftes ne kosove...

  6. #166
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    696
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Tashti a ban me na shtjellu pak pyetjen tande, po ashtu me mkallzue se prej ka je.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 02-10-2009 mė 18:09

  7. #167
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,687
    Faleminderit
    10
    50 falenderime nė 35 postime

    o gjelosh prekaj...

    Citim Postuar mė parė nga Gjelosh PRekaj Lexo Postimin
    Prej ka je se po t'kallzoj?
    jam nga nje krahine majft e degjuar ne shqiperine veriore..krahina e LUMES ne kukes ..qe ne fund te vitit 1989 kur shtyllat e komunizmit kishin filluar rrenimin une e kam pase ne dore kanunin e famshem te lek dukagjinit.bash botimin e pare te tij ne vitin 1933..me kapake te ndrruar per te mos e marre vesh tjeterkush se cka ishte ai liber ne te vertete...i ruajtur per mrekulli nga nje plak i menqur i fshatit tim..dhe i kam pas veq 21 vjet por besimi qe ky plak ( rahmet paste ) kishte tek une beri qe ta kem ne dore.dhe e kam lexuar me shume vemendje ..jam mahnitur nga forca e tij force qe e kisha mesuar ne familjen time,fisin tim e ne krahinen time...ka qene pjese perberese e jetes sime qe nga dita kur kam linde e deri me sot...kam studiuar ne shkoder dhe njohja e mjaftueshme e gegerishtes se shkodres me ka bere qe ta kuptoj pothuajse mire..megjithese kan kaluar 20 vjet e ndoshta i ka ardhe koha per ta rilexuar edhe nje here...
    o gjelosh nuk te pyeta kot pasi vertete me bejne pershtypje ..nuk ka ndodhe veq ne mirdite qe njerezit i vene grada vehtes...mund tja keni degjuar zerin muharrem bajraktarit...eshte bash nga krahina ime..nuk ka asnje lidhje me bajraqet..por duke qene nje funksionar i zogut e thirrte vehten bajraktar...arriti deri aty sa qe nderroi edhe mbiemrin nga DOMI ne BAJRAKTARI...edhe sot pasardhesit e tij nuk denjojne te thirren me mbiemrin e tyre historik por me mbiemrin e ri....po keshtu KAPIDAN Xhem Ahmeti i Ujmishtit te Lumes i thoshte vehtes KAPIDAN vetem pse ishte xhandar i zogut...duke qene se paguheshin mjaft mire tipa te tille kishin mundesi te ngrinin shtepi te medha te rrethuara me avlli dhe te kishin oda miqsh me te mira se te tjeret..dhe i shfrytezonin odat e tyre vetem per te ngrite emrin e tyre...Kapidan Xhema nuk kishte asnje klase shkolle dhe asnje kontribut te veqante te pakten per krahinen tone...por duke perdorur parane krijonte rreth vehtes servila te cilet ju rrinin para dhe mbrapa....
    apo siq thirren sot mbreterit dhe princat e Zogolleve....pa kurrfar baze...
    ja pra qe ne shqiptaret e kemi pak ne gjak te mburremi ...sikur keta te mesipermit...

  8. #168
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    368
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Gjelosh PRekaj Lexo Postimin
    Kjo qi po sjell a teme nvedi por qi e ka vendin ktu.



    53 nenet e pabotuara te Familjes e Gjomarkut
    Nga: Tom Mrijaj New York
    Ismail Kadare: "Kulla e Gjomarkut s'kish as polici as zyrtarė"
    Ja 53 nenet e pabotuara deri sot tė familjes sė Gjomarkut
    Kryevepra kombėtare "Kanuni i Lekė Dukagjinit", i kodifikuar pėr 30 vjet nga Atė Shtjefėn Gjeēovi, me 1263 nene, u botua pėr herė tė parė Kuvendi Franēeskan i Shkodrės nė vitin 1933, katėr vjet pas vrasjes sė Atė Gjeēovit.
    Poeti ynė kombėtar Atė Gjergj Fishta nė parathėnie, e vlerėsoi kanunin si thesarin mė tė ēmuar kombėtar, i cili u ruajt me shekuj nė kullėn e Gjomarkut nė Orosh tė Mirditės. Gjithashtu shkrimtari Ismail Kadare nė veprėn "Prilli i thyer" thotė: "Kulla vetė s'kishte as polici, as zyrtarė e megjithatė, krejt krahina ishte nėn zotėrimin e saj".
    Pėrveē Kanunit tė Lek Dukagjinit dera e Gjomarkut kishte edhe rregulloren e saj, qė i takonte familjes sė Gjomarkut, me 53 nene tė pabotuara gjer mė sot e qė u dhanė nga vetė Kapedan Ndue Gjomarku. Edhe kėto nene janė tė ruajtura nė shekuj nė kullėn e Gjomarkut.
    Mirdita ka 25 krenė tė para,tė cillt n'ushtim tė kanunit quhen pleq:
    Kėtu po rreshtojmė shpijat e krenėve tė parė me Gjomarkun nė krye:
    Oroshi: Shpija e Bushit, e Kolės, Gjatė e Gjergj Dodės (Gegė Dodės), e Kokės.
    Bajraktar, shpija e Mark Prengės.
    Fani: Shpija e Tuē Dodės, E Gjok Boēit, e Shkurt Prengė Ndrecės dhe e Gjegj Dodės (Gegė Dodės).
    Bajraktar, shpija e Nikoll Ndrecės.
    Dibrri: Shpija e Mark Zef Ndocit, Paluc Preng Gjonit, Llesh Kol Dedės, Kel Ndoc Dedushit, Pal Gjin Gjokės, Bardhok Tokrrit, Mark Boēit, Dod Llesh Bicės.
    Bajraktar, Jak Frroku.
    Spaēi: Shpija e Ndoc Ndrecės, Gjok Dodė Lleshit, Pal Gjon Laskės, Per Ded Ndojit.
    Bajraktar, Gjetė Bajraktari.
    Kushneni: Shpija e Frrok Preng Nikollit, Mark Ēup Nikollit, Ndue Preng Nikollit.
    Bajraktar, Ndue Bajraktari.
    Dera e Gjomarkut me Kanu
    1. Dera e Gjomarkut asht Reza e Knanunit. Pėrtej saj s'ka pėvetje.
    2. Gjomarku nuk shkon kurrė pėr plak. Pleq janė krenėt tė trashėguem djalė mbas djali.
    3. Gjomarku nuk i pėrzihet me Kanu krenvet, vetėm atėherė kur shef se krenėt e kapėrcejnė kufinin e drejtėsisė.
    4. Nė tė premė tė gjyqit, palėt ngatėrruese i thonė Gjomarkut: "Sa qofsh, pleqnofsh!"
    5. Zabitnamėn (tė pajtuemit e gjaqeve) s'munden me e ba as tė gjithė krenėt bashkė, vetėm Gjomarku.
    6. Popullin nga nji pėr shpi tė Mirditės, s'munden me e mbledhė krenėt, vetėm Gjomarku.
    7. Po s'ranė pleqt dakort (n'ujdi), shkojnė te Gjomarku me u gjykue.
    8. Po s'pranuan gjyqin e pleqve, palėt ngatėrruese shkojnė te Gjomarku, por bashkė me pleqtė.
    9. Me e pa Gjomarku gjyqin e pleqve tė drejtė, nuk e prek gjyqin e tyre. Po s'qe i drejtė atėherė vendos Gjomarku.
    10. Gjomarku nuk merr kurr gjoba sepse nuk e lanė krenėt.
    11. Gjomarku ka tė drejtė me nderue krenėt, por kurrė pa arsye e mos me e kalue vllaznin as fisin, vetėm nė rasa jashtėzakonisht tė rėndėsishme (nevojshme).
    12. Nė zabitnamė Gjomarku ka pėr roje personale 25 djelm tė gjithė oroshas.
    13. Nė luftė ka 50 djem roje personale.
    14. Nė rasė rreziku Gjomarku shpėrndan kasnecėt (lajmdhanėsat) me lajmue bajraktarėt pėr tė mbledhė popullin, burrė pėr shpi e me u gjetė nė Sh'Pal.
    15. Pengu i Gjomarkut asht nė dorė tė krenvet.
    16. Me ra krenėt nė kundėrshtim me Gjomarkun, Gjomarku mbledh popullin, burrė pėr shpi, e vendimit tė popullit Gjomarku i rrin.
    17. Itifakun (lidhjen e besės) e pėrgjithshėm s'munden me e vu as krenėt tė gjithė bashkė, vetėm Gjomarku.
    18. Kanuni ka lidhjen e besės, e cila vehet pėr nji vjet deri me tri vjet me sanksione tė rrebta: deri nė batare (pushkatim).
    19. Me i hjekė kanunit lidhjen e besės, kanu s'ka. Besa e gjasė dhe e ēobanit nuk ekziston me Kanu.
    20. Mirdita thotė: Gjomarkut nuk i kam kurrfarė borxhi, vetėm nji kaptinė (nji burrė pėr shpi).
    21. Mirdita ka 25 krenė tė mėdhaja e 25 krenė tė vogla e quhen nė tė premė gjyqi, pleq e strapleq.
    22. Bajraktari vjen mbas krenėvet por prin nė luftė.
    23. Nė kohė lufte, bajraktari ka 50 djelm roje personale e quhen roja e bajrakut. Me u ligshtue ose me ikė bajraktari, cilido qė ta kapė bajrakun e prin, mbetet bajraktar.
    Me u shitue (plagosė randė) ose me mbetė (dekė) nė luftė, kushdo kapė bajrakun e prin, nuk mbetet bajraktar, se nera asht e bajraktarit tė shituem ose tė dekun.
    24. Pasunia e patundshme (prona) e Gjomarkut asht e caktueme me gur e kufi, si ēdo pronė tjetėr.
    25. Gjomarku ka hyse (pjesė) nė kojri tė katundit e nė bjeshkė tė Bajrakut.
    26. Damit tė bamė, Gjomarku do t'i pėrgjigjet. Dami ēmohet.
    27. Gjomarku ka tė drejtė nė rend tė mullinit, tė farkės e tė valanicės. Ujemin e hakun e farkatarit e tė valanicės do ta paguej.
    28. Gjomarku do tė qesė puntorin pėr punė angarije.
    29. Ka hyse nė vade. Rendi i vades caktohet nė prandverė simbas tokės sė punueme prej tė lemit tė diellit e nė perėndim tė diellit.
    30. Fejesėn me marrė ose me dhanė, Gjomarku e lidh me shej, 5 groshė e unaza (me pare tė reja unaza e nji napolon ari tingllues).
    31. Darsmen, me marrė nusen, me krushqė; 12 krushq e i zoti i shpisė me kalin e nuses e dashin e krushqvet mbrapa.
    32. Nana e cucės (vajzės) pėrcjell cucėn nuse pėr nė shpi tė dhandrrit e quhet krushkė. Kruhska flen me tė bijėn dy net e mandej kthehet nė shpi tė vet.
    33. Gjobat e mbledhuna nė Zabitnam, Gjomarku i ndan pėr gjysėm me krenėt, e krenėt i ndajnė ndėr veti. Me gjysmėn qi merr Gjomarku ai do tė shpėrblejė djelmt qi ka me vete, do tė paguej sa kafe harxhohet dhe tagjinė e kalit ose kuajve.
    34. Paria e Derės Gjomarkut dhe e Mirditės i pėrket djalit tė parė tė vllaut tė parė me tė leme, por krenėt zgjedhin ma tė zotin pėr urti, matuni enjohės tė Kanunit.
    35. Gjaku i Gjomarkut baraz me ēdo gjak. Shpirt pėr shpirt, se duken e ka falė Zoti, thotė Kanuni.
    36. Me iu shėnue beja Gjomarkut njehet pėr 24 poronikė, kurse krent njehen pėr 12 poronikė, ashtu edhe prifti.
    37. Nė ēdo vned e kuvend, Gjomarkut i pėrket kryet e vendit.
    38. Fetarėve, priftit e hoxhės, u lėshohet kryet e vendit pėr nderim tė misionit tė tyre, por jo sepse u pėrket.
    39. Auktoriteti ma i naltė me Kanu, asht zani i popullit (vox populi vox dei) ka njė pėr shpi (ka nji zot shpie) e mund tė rrxojė edhe vendimin e krenvet. Djelmnija e Shalės - nuk ekziston me kanu.
    40. Secili bajrak ka krent e veta. Krent e bajrakve tjerė nuk mund t'i pėrzihen nė punėt mbrendėshme nji Bajraku, sepse marrin kėt pėrgjigje: "Krenė pėr krenė jemi vetė, na mungon vetėm Gjomarku". Nė rast se del Gjomarku e len nji djalė nė moshė tė mitun (fėmi), nė kuvendin e krenvet ata ēojnė njė pėrfaqėsi nė saraj me marrė kapidanin e vogėl pėr tė kryesue mbledhjen. Me tė do tė shkojė e ama (nana) e do t'i ēindrojė djalit pėrbri me ndigjue kuvendin e krenvet. Nana e kapidanit tė vogėl asht dishmitarja e saktė pėr djalin pr ēka asht bisedue e vendosė n'at kuvend. Kjo bahet pėr arsye:
    a) Pėr mos tė futė sherrin nė Derė tė Gjomarkut d.m.th. me pre hovin e ēdo kėrkese tė Gjomarkajve pėr t'u ba tė parė.
    41. Me u thirrė Gjomarku pėr tė shqyrtue nji ngatėrresė qi nuk kanė mujtė me e zgjidhė krentė e pėr arsyena tė ndryshme nuk mund tė shkojė, ka tė drejtė me dėrgue nmji veqil 8zėvendės) e ai do tė pranohet.
    42. Dera e Gjomarkut nuk asht shpi pleqsh, pse nuk shkon kurrė pėr plak, Shpi pleqsh janė krentė tė trashiguem dajl mbas djali.
    43. Nė Zbitnamė, me kundėrshtue ndokush d.m.th. mos me prandue vendimin e Zabitnamės e me iu shtrue gjyqit, Kanuni nuk e prek, por Zabiti rraset mbrendė (nė shpi) dhe urdhnon me ba ēdo shpenzim pa kursim (darka dhe dreka) deri sa t'i mbarohet malli. Me pa Zabiti se nuk bindet, atėhere hyn nė fuqi Kanuni: digjet e piqet e qitet prej vendit e toka i mbetė shkretė. Por kurrkush nuk kundėrshton, sepse i dhimet malli.
    44. Nė martesė (nė darzėm) Gjomarku fton tanė katunin. Nė rase morti (vdekje) fton tanė katunin, burrė pėr shpi. Kėto janė rregulla tė Kanunit qi Gjomarku duhet t'i rispektojė.
    45. Nė rast se ndodh nji ngatėrresė ndėrmjet Gjomarkut e ndokujt nė katund ose nė Bajrak, Gjomarku do tė caktojė plakun e vet, sepse nuk mund tė shkojė vetė pėr plak, pse s'e lanė krentė. Vendimit tė pleqve do t'i rrijė.
    46. Me Kanu nuk ekzistojnė gjobarė, vetėm ēmuesat nejrėz tė cillsuem e tė caktuem simbas rasės prej pleqvet ose prej Gjomarkut, ai do taė pranojė.
    47. Udhėn e madhe (shtegtarėsh) edhe pse kalon nėpėr tokė tė Gjomarkut, ai do ta pranojė.
    48. Vaden, uji pėr ara, edhe pse kalon nėpėr tokė tė Gjomarkut ai do ta pranojė.
    49. Me u thirrė (ftue) nė darzėm Gjomarku do tė shkojė me dash.
    50. Nė mort do tė shkojė me okė tė kafes.
    51. Me u thirrė krushk nė Bajrak (Orosh), Gjomarku vehet krushk i parė, kurse nė bajrakė tė tjerė, krushk i dytė, sepse mbas Kanunit, do tė prijė nji i Bajrakut tė dhandrit, por shpi e parė. I zoti i shpisė, mbrendė nė shpi, Gjomarkun e ven nė krye tė vendit (n'anė t'oxhakut).
    52. Me ra nė gjak Gjomarku, nė pajtim tė gjaqevet, gjakun do ta paguajė.
    53. Kuer del pėr pajtim tė dheut (pajtim tė gjaqevet) ka tagėr mbė Rrazogj (dy hae buk), tė cillat pėrballohen katundisht e jo nji shpi e vetme.
    Pėrfshirja e Derės sė Gjomarkajve si pikė referenciale e zbatimit tė kanunit tė Lekės e kompromiton punėn e madhe qė e ka bėrė Gjeēovi me grumbullimin dhe sistematizimin e asaj lėnde. Vetė fryma e kanunit qė bazohet nė lirinė dhe barazinė e pasuesve tė tij e pėrjashton mundėsinė e ekzistencės sė kujtdo individi apo familjeje si arbitra tė kanunit. Nė kėtė pikė Gjeēovi nėse nuk ka qenė oportunist ia ka futė kot,

  9. #169
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    696
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Je ka pyet pse ju vehen emna gjeneral, kapedan, e diktatore sllavo perbindesh etj.

    Po a nuk duhet nje emen per ni njeri qe thote se e ka lexu Kanunin nji here dhe nuk po dijka ndertimin familjar qi tpart tone kan pase ne baze te Kanunit, e si familja shtohet e bahet flamur.
    Mire t'tha baptoja turk se nuk ka se si nje """Kuksjan""" mos me did per Kanu e me ba nji pyetje te tille.

  10. #170
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    696
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    lexo Kanunin e msoje vet e mos merr mendime per Kanunin nga filani e fisneku.

    Neser tesh pyet pse quhet prindi mashkull Bab e prindi femen Nane se pse kto duhen me u rrespektu kur zhfrytesojne fmite e tyne tuj i ba me kry punte e shpise e me la bytht e tyne.

  11. #171
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,687
    Faleminderit
    10
    50 falenderime nė 35 postime
    Citim Postuar mė parė nga Gjelosh PRekaj Lexo Postimin
    Je ka pyet pse ju vehen emna gjeneral, kapedan, e diktatore sllavo perbindesh etj.

    Po a nuk duhet nje emen per ni njeri qe thote se e ka lexu Kanunin nji here dhe nuk po dijka ndertimin familjar qi tpart tone kan pase ne baze te Kanunit, e si familja shtohet e bahet flamur.
    Mire t'tha baptoja turk se nuk ka se si nje """Kuksjan""" mos me did per Kanu e me ba nji pyetje te tille.
    nga e nxore perfundimin se te gjithe kuksianet dine per kanun...ja qe njeri jam une qe nuk di...dhe vertete nuk e di per kete te ashtuquajtur ndertim familjar qe te paret tane e paskan pas brez pas brezi..hera e pare po degjoj qe nje familje behet flamur...dhe qe familjes i jep vete nje emer...jo i dashur nga sa mbaj mend une nuk kam lexuar ne kanun se dikush ka te drejte ti ve emer vehtes kapidan apo bajraktar...dhe a e di i dashur se keto emra jane perdore pas botimit te kanunit...dhe kryesisht kan qene sherbetoret e Zogut...
    mos u trego arrogant i dashur dhe epitetet si ti dhe si baptoja mbajini diku ne traste e mos i hidhni majtas e djathtas....nese ti do kishe nje shqarim adekuat beje mire ta shprehje ketu dhe jo te na mesoje cka jemi dhe pse nuk dime.....

  12. #172
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    696
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fakt qi nuk e ke lexu Kanunin as adhe nji here. ^

    Mos e ke ngattrru Kanunin me kuranin ? Ndryshe nuk ke se si me e lexu e mos me dit ndertimin familjar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 02-10-2009 mė 18:42

  13. #173
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,687
    Faleminderit
    10
    50 falenderime nė 35 postime

    perkundrazi...

    Citim Postuar mė parė nga Gjelosh PRekaj Lexo Postimin
    Mos e ke ngattrru Kanunin me kuranin ? Ndryshe nuk ke se si me e lexu e mos me dit ndertimin familjar.
    perkundrazi gjelosh...nuk jam nga ato qe i ngaterrojne gjerat...jam musliman por realisht nuk e kam lexuar kuranin...megjithese duhej ta lexoja edhe ate...e di mjaft mire ndertimin e familjes o gjelosh por nuk di se me cte drejte dikush i ve vehtes grada..asnjehere nuk pretendoj te di gjithcka dhe mundohem te mesoj cdo here...anjehere nuk me vjen turp te pyes dhe kete e shoh si nje mundesi per te zgjeruar dijet e mija...une e kam lexuar kanunin para 20 vitesh dhe mos harro se koha e ben te veten...dhe jo me kot te pyeta per keta emra dhe po te pyes perseri...dhe po te bej edhe nje pyetje tjeter se cfare lidhje kishte shtepia e gjon marka gjonit me kanunin e leke dukagjinit pasi me duket pa kuptim...nese ke dicka per te sqaruar na e sqaro dhe mos u fsheh pas epiteteve deri diku ofenduese...para se te jem turk apo musliman une jam shqiptar i dashur...nese ke urrejtje fetare nuk eshte vendi ketu ta shprehesh

  14. #174
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,672
    Faleminderit
    20
    200 falenderime nė 145 postime
    Lerini keto karagjozlliqe se ky nenforum e ka historia dhe jo gallata apo llomotitja. Po patet gje konkrete per temen, bujrum. Perndryshe me mire lexoni.

  15. #175
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    696
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ato peytje mund ti perkthej vetum tuj t'citu Kanunin por kjo do te ishte e kote kur shoqi, lumte dora, ta ka pru falas me mundin e djersen e tije. Merre lexoje.

    Kur ta lexosh nqoftese ke gja kundra tij atehere hajde baim debat.

    Ki parasysh, Kanuni a per nji shoqeri te lire me morale te larta hyjnore ku njerezit jane te barabarte dhe padrejtesia ndershkohet rreptas.
    Nqoftese ti je kundra ksaj shoqnie athere dihet se ke me pas kundershtime.


    Prap se prap a e kote me fol kur nuk e ke lexu, e pa e lexu.

  16. #176
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1263728490
    Takime me Studiusin Japonez ne NJU Jork
    Prof.Kazuhiko Yamamoto.Lek Dukagjini Ngjan Me Mitoshin Japonez
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 17-01-2010 mė 06:45

  17. #177
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1263728889
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #178
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anėtarėsuar
    18-04-2005
    Postime
    902
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sa e di un KANUK , nga gjuha ARAME me perkthy , i bjen ligj , ne SHQIP

    Nga rrjedh kjo fjal nuk e di , nese ju itereson lypeni.

  19. #179
    SHQIPTAR Maska e GrimReaper
    Anėtarėsuar
    09-06-2010
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    87
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Njė citim nga " Kanuni i Lekė Dukagjinit "

    Krye i tejembdhetet
    Ndera shoqnore
    ----------------------
    Nye i nandedhetegjashtet
    MIKU

    602. "Shpija e Shqyptarit asht e Zotit e e mikut.
    603. Miku nuk mund tė hijė nė shpi pa ba za n'oborr.
    604. Si tė bajė za miku , izoti i shpis a kush i shpis i pergjigjet e i del perpara.
    605. Falet me mik , armen i a merr, a i prin ne shpi.
    606. Armen i a varė nė krrabė, edhe e ēon nė krye tė vendit ke votra.
    607. Perpushet zjarmi ,lypen edhe dru. "Miku don dru".
    608. Mikut do t'u bahet nderė : "Bukė e krypė e zemer".
    609. Buka e krypa e zemra, zjarmi e trungu e do firi per shtroje do te gjindet gati per mik nė ēdo kohė te natės e tė ditės.

    Une medoj qė hala pėrdoren disa nga kėto '' nene '' ne shtepite tona te shqipėtarve.
    SHQIPĖRIA ETNIKE

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Postime
    34
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    KANUNI I lEKES DHE JO I lEKE dUKAGJINIT
    Kanuni eshte sistem ligjesh tradicionale shqiptare, me te cilin iene rregulluar jeta e perditdhme dhe marredheniet nder vellazerore, fisnore e krahinore.
    Rrjedh qe nga koha e Lekes se Madh dhe jo i Leke Dukagjinit, sepse shqiptaret kane punuar me kanun edhe para Leke Dukagjinit.
    Kanunin e Lekes se Madh e ka perdorur edhe Pirro, pastaj Skenderbeu dhe te gjith shqiptaret deri ne ditet tona. Kanuni eshte sistem rregullash i perpiluar nga grup me i madh njerzish te kohes se Lekes e te Pirros, qe sot ne do ti quanim si eksperte te asaje kohe dhe assesi nuk ka shanse qe ai te jete veper e Leke Dukagjinit. Shqiptaret e kane perdorur Kanunin edhe para se te ishte lindur Leke Dukagjini. Nuk me premton koha qe te jap detale tjera por sa per fillim mjafton edhe kjo qe te informoheni se Kanuni shqiptare eshte i vjeter sa edhe vete shqiptaret, pra i kohes ilire e pellazge. Fal me shendet, Ilmi Veliu

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 15-05-2012, 22:03
  2. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 06-10-2010, 08:32
  3. A eshte i vleshem Kanuni i Lek Dukagjinit apo jo?
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 21:42
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 21:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •