Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 279
  1. #141
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    696
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si a kriju Kanuni ne Shekullin e 15-te ?
    Nga e moren?
    Si ju lindi idea per ligje te tilla ?
    Pse ja vune emnin Kanu?
    Pse Leka nuk e lejoi Gjergjin me vu privilegje por i tha qe ne Kanu njri a i barabarte, gja qe kallzon se Kanuni paska ken ma perpara.
    Pse flitni per gjana kaq te mdhaja kur lexoheni nga te tjeret dhe mund te shperndani informacion te rreme tek rinia e ster mashtruar dhe mendjeshplare dhe nuk dini gja?
    Ku e din ti se nuk ke ka shkru?
    Pse beson genjeshtrat sklavokumonistegreke qe tparet tone nuk kan shkrue kurre deri sa e shporrme turkun?
    Si mundesh me krijue ligje kaq njerezore te shejta nga goja e Zotit vete, po nuk pate arsim? si mundet i arsimuemi mos me shkrue?

  2. #142
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    696
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po At Shtjefen Kostandin Gjecovi c'ka bani a nuk e shkruevi? e pagoi me jete te vet.

    Nuk jeni te denje per Kanu jo, se as ato qe thoni nuk i mendoni lema per gjana ma te mdhaja.

  3. #143
    Albanian Maska e OROSHI
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    496
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kanuni nuk asht shkru,ose te pakten deri tani nuk asht vertetu e kunderta e kesaj!
    Shekulli i XV jane vitet 1400,,,,
    Kanuni nuk zbatohet ashtu siē asht,te pakten keto 20 vitet e fundit!
    Nuk ka ma gjakmarrje,ka eleminime,vrasje makaber,masakra,munges respekti per te vrarin dhe familjen e tij!
    Shkaqet e vrasjeve jane nga ma te ndryshmet,por jo sipas rregullave kanunore!
    Edhe menyrat e vrasjeve jane nga ma te ndryshmet,por jo sipas rregullave te Kanunit!
    Sikur te respektoheshin rregullat e kanunit,do kishte ma pak vrasje,e me shume respekt!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  4. #144
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    667
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI Lexo Postimin
    Kanuni nuk asht shkru,ose te pakten deri tani nuk asht vertetu e kunderta e kesaj!
    Shekulli i XV jane vitet 1400,,,,
    Kanuni nuk zbatohet ashtu siē asht,te pakten keto 20 vitet e fundit!
    Nuk ka ma gjakmarrje,ka eleminime,vrasje makaber,masakra,munges respekti per te vrarin dhe familjen e tij!
    Shkaqet e vrasjeve jane nga ma te ndryshmet,por jo sipas rregullave kanunore!
    Edhe menyrat e vrasjeve jane nga ma te ndryshmet,por jo sipas rregullave te Kanunit!
    Sikur te respektoheshin rregullat e kanunit,do kishte ma pak vrasje,e me shume respekt!
    Cfar jane keto vrasje me rregulla ?Vrasja eshte vrasje, mer jet njeriu, me faj apo pa faj qofte ai.Jeta e njeriut eshte me e shtrenjte se cdo gje, pasuria e vetme e njeriut eshte jeta qe i eshte dhene ,dhe nuk ka te drejte asnje tja mari,dhe as ta cenoj.Persa i perket kanunit ne pergjithesi, as nuk me ka interesuar, dhe as me intereson.Por doja te dija se cfar thuhet ne kanun, per pronen private ne rast cenimi apo shkelie nga dikush tjeter, te shkelur nga shqiptaret vet e kam llafin, jo nga te huajt. Se me sa kam degjuar jane shume nga ata qe e kan jetuar kanunin dhe kane zbarkuar neper qytete duke pushtuar tokat e te tjereve apo te shtetit.Nuk e di cfar thote kanuni ne keto raste persa i perket pronesis.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oliver55 : 19-08-2009 mė 16:49
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  5. #145
    Religjion = Politikė Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,682
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga oliver55 Lexo Postimin
    Cfar jane keto vrasje me rregulla ?Vrasja eshte vrasje, mer jet njeriu, me faj apo pa faj qofte ai.Jeta e njeriut eshte me e shtrenjte se cdo gje, pasuria e vetme e njeriut eshte jeta qe i eshte dhene ,dhe nuk ka te drejte asnje tja mari,dhe as ta cenoj.Persa i perket kanunit ne pergjithesi, as nuk me ka interesuar, dhe as me intereson.Por doja te dija se cfar thuhet ne kanun, per pronen private ne rast cenimi apo shkelie nga dikush tjeter, te shkelur nga shqiptaret vet e kam llafin, jo nga te huajt. Se me sa kam degjuar jane shume nga ata qe e kan jetuar kanunin dhe kane zbarkuar neper qytete duke pushtuar tokat e te tjereve apo te shtetit.Nuk e di cfar thote kanuni ne keto raste persa i perket pronesis.
    Per ate arsye qe jeta e njeriut eshte me e shtrenjet se ēdo gje, duhet te vritet kafsha me trup te njeriut.

    Kush e ka jetuar Kanunin ne kohen e komunizmit ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 19-08-2009 mė 17:07
    Oculus non vidit, nec auris audivit

  6. #146
    Religjion = Politikė Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,682
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Edhe per tragjedine e Gerdecit ka faj Kanuni. Po ashtu Kanuni i ka fajet pse nuk po pjell dhija e Kostas Bylykbashit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 19-08-2009 mė 17:14
    Oculus non vidit, nec auris audivit

  7. #147
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    667
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s Lexo Postimin
    Per ate arsye qe jeta e njeriut eshte me e shtrenjet se ēdo gje, duhet te vritet kafsha me trup te njeriut.

    Kush e ka jetuar Kanunin ne kohen e komunizmit ?
    Cilen kafshe do te zgjidhje kryeminister ne kete pyll qe preferon?
    Nuk po te kuptoj? je me njerezit, apo me kafshe te tjera.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  8. #148
    Cursum Perficio
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,869
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga oliver55 Lexo Postimin
    Cilen kafshe do te zgjidhje kryeminister ne kete pyll qe preferon?
    Nuk po te kuptoj? je me njerezit, apo me kafshe te tjera.
    Oliver55, vendi per kryeminister te burgosurish eshte i hap. Tek ai pylli dmth.

  9. #149
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,015
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Cfar jane keto vrasje me rregulla ?Vrasja eshte vrasje, mer jet njeriu, me faj apo pa faj qofte ai
    E ēfarė ėshtė burgu me ligj? Burgu ėshtė burg, merr jetė njeriu, kur del nga aty tashmė je plak, me faj apo pa faj qoftė.

  10. #150
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    667
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Testim Lexo Postimin
    E ēfarė ėshtė burgu me ligj? Burgu ėshtė burg, merr jetė njeriu, kur del nga aty tashmė je plak, me faj apo pa faj qoftė.
    Te uroj qe mos ti provosh,as njeren dhe as tjetren.
    Zgjiuarsia eshte tek ai qe e jeton jeten,dhe jo tek ai qe zgjedh burgun apo vdekjen.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  11. #151
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,100
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Tema e diskutimit ishin "menyrat e ndeshkimit qe perdor shoqeria", nuk ishte "zgjedhjet tuaja ne jete".
    Ti sulmove masat ndeshkimore te Kanunit, Testim te solli masat ndeshkimore "demokratike". Ti pse hudhesh nga dega ne dege? C`hyjne zgjedhjet ketu?
    -

  12. #152
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,015
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Tema e diskutimit ishin "menyrat e ndeshkimit qe perdor shoqeria", nuk ishte "zgjedhjet tuaja ne jete".
    Ti sulmove masat ndeshkimore te Kanunit, Testim te solli masat ndeshkimore "demokratike". Ti pse hudhesh nga dega ne dege? C`hyjne zgjedhjet ketu?
    ahahahha, pėr besė tė ēuditshėm janė robtė. Duhet t'i kundėrshtosh me fakte nga pika 1 deri tek pika 10 nė mėnyrė qė pėrsėri tė kthehemi tek pika njė.

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,784
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Kanuni dhe studimet mbi tė


    Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune: "kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.

    Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala "kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.

    Tradita vendėse e zgjidhjes sė problemeve tė sė drejtės ėshtė dėshmi lashtėsie e qytetėrimi. Vetėm njė popull i ngulitur prej kohėsh mund tė arrinte tė pėrpunonte nė atė shkallė me tė vėrtetė tė lartė elementėt e vetėdisiplinės dhe tė autopėrgjegjėsisė. Njė popull qė arrin tė krijojė njė kod tė normuar bashkėjetese duhet tė ketė zotėruar mė parė njė kulturė tė ngulitur etnike. Njė mėnyrė bashkėjetese e pranuar pa kushte nga tė gjithė do shekuj tė tėrė tė rregullohet me norma tė njėsuara. Kanuni shpreh ekzistencėn e njė jetė urbane qytetare dhe tė njė ndėrgjegjeje bashkėsie tė hershme.

    Kanuni i malėsisė, qė lidhet me emrin e Lekė Dukagjinit, por nė shumė elementė mund tė jetė edhe mė i vjetėr se kjo figurė e njohur e historisė, ėshtė njė univers juridik i lashtė, nėnshtresa tė tė cilit, pėr nga burimi, shkojnė deri nė antikitet. Formulat e betimit nuk zėnė nė gojė hyjnitė me emėr. Betimi "pėr qiell e dhe", "pėr kėt' gur", "pėr kėt' peshė", "pėr kėt' bukė", shpreh njė besim mitologjik. Vetėm njė gjė me tė vėrtetė shumė e vyer mund tė kapėrcente shekuj tė tėrė pėr tė ardhur gjer nė ditėt tona. Kėto betime janė tė njėjta me ato tė grekėve tė vjetėr: Pėr Uranin (pėr qiellin), pėr Demetrėn (pėr tokėn) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit tė njeriut tė betohet pėr to. Kurse betimi pėr bukėn tė kujton kultin hebraik pėr "manna-n", ushqimin e shenjtė hyjnor.

    Ishte ky kanun jo vetėm e drejta e rregullimit tė bashkėjetesės (convente), por edhe e drejtė familjeje, e drejtė civile, e drejtė pune e procedure, njė ansambėl i vėrtetė drejtėsie, ku pėrcaktoheshin nė mėnyrėn mė tė sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqėsinė, me flamurin e me atdheun.
    Dihet se normat morale, rregullat e ndėrtimit tė jetesės sė pėrbashkėt, nė popuj tė ndryshėm, sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare, janė identifikuar shpesh me pėrcaktimet e librave tė shenjtė. Tek shqiptarėt nuk vihet re njė gjė e tillė. Kategori tė tilla themelore tė etikės popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirėsjellja, mikpritja etj. ndėr shqiptarėt janė pėrcaktuar nga "nomet e tė parėve".

  14. #154
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,784
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    1. Barazia dhe Pabarazia nė Kanun


    Me gjithė ashpėrsinė e tij, Kanuni ka mundur t'i mbajė shqiptarėt nė kushte tė njė barazie tė rreptė ndaj rregullit, "qoftė edhe i Gjomark", qė do tė thotė, qoftė dhe i shtėpisė qė kishte pėr detyrė mbikėqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e tė mirit ėshtė nji me jetėn e tė keqit", dhe "gjaku shkon pėr gisht", qė do tė thotė tė njėjtėn gjė.

    Shkrimtari I. Kadare ka folur pėr hapėsirėn juridike tradicionale tė popullit tonė, tė ruajtur nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, duke vėnė nė dukje njė gjymtim tė saj, pėrjashtimin e gruas nga ēdo lloj veprimtarie qė kishte tė bėnte me pėrcaktimin, ndarjen, dhėnien apo fitimin e sė drejtės, duke pėrfshirė edhe kuvendin nė odėn e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe nė njė pėrcaktim tjetėr: tė pozitės sė privilegjuar tė klerit nė kuvend. Kanuni sanksionon qė "prifti nuk bjen mė gjak e nuk ēohet nė be" (nyje 4, Ā§ 10). Edhe "me ndodhė q* meshtari tė ēohet nė be, a pėr me dlirė vendin a pėr porotnik (dėshmitar), ky vetėm do tė njihet e do tė zehet pėr 24 vetė" (po aty). Po kėshtu, sanksionohen edhe favoret e kishės si institucion. Ajo "nuk giobitet e s'ka peng mė kend" (nyje 1, & 2), pra, qėndron mbi kanun.

    Kanuni i Lekė Dukagjinit, sikurse tė gjithė kanunet, ėshtė produkt dhe pasqyrė e sė drejtės feudale. Dy pėrjashtimet prej barazisė: pėrjashtimi i kishės prej detyrimit ndaj bashkėsisė (krahinės, flamurit) dhe pozita jashtėkanunore e gruas, janė gjurmė tė kohėrave mesjetare. Tė tjerėt, "me qenė edhe i kullės sė bajrakut", i nėnshtrohen njėsoj tė njėjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t'a lėshojė n'dorė tė pleqve e t'vogjlis, po bani kush vaj me tė"- nyje 141 Ā§ 1014). Paragrafė tė tillė, si "ēmimi i jetės sė nierit ėshtė nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katėrqind derhem nė kandar (nė okė) tė vet" (Ā§ 889); pėrmbajnė njė barazi tė ashpėr tė njerėzve.

    Mund tė pohohet pa druajtje se barazia e rreptė qė ka sanksionuar e marrė nė mbrojtje kanuni ėshtė njė vlerė e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
    Nė anėn tjetėr, edhe privilegjet e pabarazitė e kanunit janė relative. Sepse nė traditėn shqiptare kanuni nuk mund tė ndahej nga kuvendi. ēfarė e ndalonte njėri mund ta lejonte tjetri. ēfarė e lejonte njėri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonėse kanuni e nėnēmonte e nuk e lejonte gruan tė rrinte nė odėn e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atė, duke i vlerėsuar menēurinė dhe zotėsinė pėr tė ndarė tė drejtėn.

  15. #155
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,784
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    2. Mikpritja nė Kanun


    Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe tė mikpritjes tek shqiptarėt. Kulti i mikut shėnjohet nė pėrkufizimin e shtėpisė, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtėpia e shqiptarit ėshtė e zotit dhe e mikut"). Nė kanun zoti dhe miku para shtėpisė barazohen. Nuk mund tė ketė hyjnizim mė tė madh se ky pėr mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe nė formulime tė tilla, si: "shtėpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisė i hapet kujdo qė ia msyen, me kenė edhe pėrdersi" (lypsi), pėrmban njė mendėsi tė lashtė, parakristiane, judaike, biblike, qė vjen prej kohėrash profetėt mund tė shfaqeshin nė dyer besimtarėsh me rrobėn e njė shtegtari tė mjerė. Nė mendėsinė e shqiptarit, miku qė troket nė portė duhet pritur me tė gjitha nderet qė i takojnė, sepse "nuk dihet a ėshtė lypsi a shenjti".

    Nė traditėn shqiptare miku nuk kėrkon leje pėr tė hyrė nė njė shtėpi, por "ia mėsyn", qė do tė thotė se i zoti i shtėpisė ėshtė i detyruar t'ia hapė portėn me dėshirė tė vet, sepse, pėr ndryshe, miku ka tė drejtėn e vet "me hy".
    Privilegji mė i madh i mikut nė kanun ėshtė ndorja. Kjo do tė thotė se miku nuk bjen nė gjak dhe ėshtė i mbrojtur prej hasmit sa kohė qė "ėshtė me bukė tė tė zotit tė shtėpisė". Nėse miku binte nė pusinė e hasmit, mjafton tė thėrriste: "jam me bukė tė filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethėnė e tė zotit tė shtėpisė qė e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpėtonte jetėn, i hapte rrugėn.

  16. #156
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,784
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    3. Nderi nė Kanun


    Nga kohėra shumė tė hershme vjen pėrmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarėt ndryshon nga kodet e kalorėsisė europiane tė pragut tė Rilindjes. Bėhet fjalė pėr njė nder tė ashpėr, por dinjitoz e madhėshtor nė ashpėrsinė e tij. Nderi nė kanun nuk ėshtė njė kategori morale nė kuptimin e ngushtė. Pėr kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime tė tjera. Njė familje shqiptare, para se tė vendoste pranimin e njė krushqie tė re, duhej tė hetonte nėse largėsia midis brezave tė gjakut e tė tamblit (nė linjė mashkullore dhe femėrore), ishte mė shumė se shtatė breza. Kishte rajone qė duhej tė kalonin 12 breza.
    Pėr vendin qė i ka dhėnė popullsia malėsore nderit, qė shkrinte dy kulte, atė tė bujarisė (tė mikut) dhe tė urtėsisė (tė pleqve), mjafton t'u referohemi dy paragrafėve tė njėpasnjėshėm tė kodit:

    "Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, Ā§ 598);
    "Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave nė kuvend".

    Vetė kuvendi i burrave ka etikėn e vet tė mbipushtetshme, qė pėrbėn kodin e spektaklit, tė njė spektakli qė shfaqet gjithnjė vetėm njė herė dhe nuk pėrsėritet mė, tė njė spektakli qė nuk njeh provė gjenerale. Eshtė kjo etikė qė ka krijuar atė dendėsi tė mendimit pėrherė tė pranishėm nė bisedėn malėsore, atė mirėsjellje fisnike, atė dialog aq tė kulturuar, qė vė nė peshė urtėsitė dhe mban nė eficiencė tė plotė mekanizmin e kėrkimit tė sė vėrtetės.
    "Shqiptari rron pėr dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhė", janė dy pėrcaktime themelore pėr nderin nė kanun.

    Nderi nė tė drejtėn zakonore shqiptare ėshtė e kundėrta e turpit. Po tė krahasohen "zonat" e nderit dhe tė turpit nė kanun, del se hapėsira e nderit ka qenė shumė e ngushtė dhe brenda kėsaj hapėsire njeriu shqiptar duhej tė krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni pėrmban njė varg tė gjatė ndalimesh e tabush, qė e mbronin njeriun prej "zonės sė turpit".
    Nderi bėn shtėpinė, thuhet nė kanun, por shtėpia nuk bėhet me njė brez. Pėr tė ngritur njė shtėpi duhet njė faqe, domethėnė tre breza nder radhazi.
    Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe tė shtetit.

  17. #157
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,784
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    4. Besa nė Kanun


    Me kultin e nderit ėshtė i lidhur kulti i fjalės sė dhėnė, ose, siē njihet ndėr shqiptarėt, "kulti i besės". Kjo ėshtė njė fjalė qė nuk ekziston nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Nė gjuhėt ballkanike ekziston si fjalė e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, nė pėrkthime prej shqipes, fjala "besė", duke mos pasur barazi kuptimore me njė fjalė a frazeologjizėm tė gjuhės tjetėr, jepet nė formė shėnimesh shpjeguese, si njė dukuri e botės shqiptare, si albanizėm.

    Besa, ose kulti i fjalės sė dhėnė, lidhet nė burim me mitin biblik tė fjalės: "Nė fillim qe fjala!". Mė parė se tė ishte shkrimi, kontrata, marrėveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetė, ishte fjala. Ky kult madhėshtor, i cili, nė popujt euro-perėndimorė, pak nga pak mori karakterin e njė idiome fetare kishtare, tek shqiptarėt ruajti gjurmėn e burimit.

    Lidhja nė fjalė (pėr fjale) pėrbėnte pėr kanunin autoritetin mė tė lartė. Tė gjitha marrėdhėniet: nė gjini, nė fis, nė famulli, nė bajrak dhe nė nivelin e bashkėsisė etnike, madje edhe marrėdhėnie ndėretnike, mbaheshin nė fjalė.

    Besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė ure dhe ngritja e vėllait nga varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.
    Nė kanun thuhet se "e folmja ėshtė e falme": ēfarė premtohet, duhet tė kryhet.
    Besa shqiptare, e njohur tek bullgarėt dhe rumunėt pikėrisht me emrin "besa", kurse tek sllavėt e jugut si "arbanaska vjera" (fj. pėr fj. "ajo qė besojnė shqiptarėt") ėshtė virtyt themelor i tyre, trashėguar prej tė parėve.

  18. #158
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,784
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    5. Kanuni ose "Jus Albanicae"


    Shqipėria qe e pushtuar pėr pesė shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nėnshtrojė. Nė shekullin e 19-tė nė Shkodėr funksiononte njė zyrė e veēantė, qė njihej me emrin "Xhibali", dhe qė kishte pėr detyrė tė hetonte se ku nuk pėrputheshin ligjet e perandorisė dhe tė sheriatit me kanunin, pėr t'u tėrhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund tė jetė e vetmja ndėr ato tė popujve ballkanikė qė mbeti si e drejtė paralele. I. Kadare, nė njė ese tė tij, figurativisht kėtė e ka quajtur "jus albanicae".

    Sot kanuni ėshtė njė "opus finita" njė herė e pėrgjithnjė, ėshtė "njė botė e mbyllur". E. Ēabej, qysh nė vitin 1935, nė veprėn "Elemente tė literaturės dhe tė gjuhės shqipe", e pėrfshiu Kanunin nė antologjinė e vlerave letrare tė pėrzgjedhura pėr nevojat e shkollės. Nė kėtė parashtresė Kanuni gjithashtu do tė shihet si njė botė juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u pėrcoll nga brezi nė brez me tė njėjtin mekanizėm si gjuha apo folklori, si njė traditė orale, nė qarkullim tė shumėfishtė gojor.

    Kanuni nuk u botua dot deri nė dekadat e para tė shekullit qė jetojmė. Kjo ka shpjegimin e vet. Nė radhė tė parė, nuk duhet harruar qė e drejta zakonore e malėsisė pothuajse gjithnjė ka qenė njė e drejtė ilegale, qė nuk njihej nga pushtetet zyrtarė, sado kalimtare qė kanė qenė. Pėrveē kėsaj, kanuni mėsohej pėrmendėsh si njė trashėgim kulturor i madh, njėsoj siē mėsoheshin rapsoditė, legjendat, rrėfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndėrgjegjja juridike e malėsorėve, zgjedhja e pėrbashkėt e mėnyrės sė jetesės. Mbi bazėn e tij ndėrtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehėse tė bisedės nė odėn e miqve, i frymės sė pėrcaktuar tė procedurės dhe rregullave tė saj tė brendshme, duke dėshmuar qytetėrimin e popullit tonė, mbron historinė e sulmuar tė tij, pra, mbron tė drejtėn e ekzistencės dhe tė zhvillimit tė lirė tė tij.

    Njė popull qė e ka rregulluar me norma tė njėsuar bashkėjetesėn qė sė lashti, njė "popull me aftėsi tė shquara ligjvėnėse", siē do tė shprehej Kadareja; tregon se ai di tė vetėqeveriset, pa pasur nevojė tė marrė mėsime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizės. Shansi i tij mund tė jetė pėrpara.

    Vepėr e pėrbashkėt e njė populli tė tėrė, e pėrvojės historike shumėshekullore tė tij, kanuni ėshtė lidhur ngushtė me emrin e njė duke tė pėrmendur tė arbėrve tė shekullit tė 15-tė, me emrin e Lekė Dukagjinit. Kronikat e kanė treguar atė si njė nga figurat e shquara tė qėndresės antiosmane, prijės e komandant tė malėsorėve, bashkėluftėtar tė Skėnderbeut. Por edhe pa kėto cilėsi, pa trimėrinė dhe titujt e fisnikėrisė qė i atribuon historia, pa pjesėmarrjen nė luftėrat pėr mbrojtjen e trojeve arbėrore dhe vetėdijen e tė qenit arbėr, Lekė Dukagjini do tė mbetej njėsoj i lavdishėm nėpėr kohėra vetėm me atė nder qė i bėri populli duke preferuar nė vend tė anonimatit emrin e tij si autor pėr kanunin e malėsisė.

    S'ka dyshim qė as Lekė Dukagjini dhe as ndonjė individ tjetėr nuk mund tė kishte njė aftėsi tė tillė prej ligjvėnėsi, sa tė hartonte njė - asnjė fjalė tjetėr nuk do tė ishte kuptimisht e mjaftueshme - njė univers tė tėrė juridik, lakonik e tė kompletuar, siē ėshtė kanuni i malėsisė. Shumė-shumė, ai mund tė ishte njė Gjėēov i pesė shekuj tė shkuar, por njė Gjėēov qė e sistemoi me gojė e jo me shkrim tė drejtėn arbėrore. Ajo u pėrcoll nga njė shekull nė tjetrin si njė testament juridik. Nė mesjetė, nė epokėn e qėndresės sė madhe ndaj perandorisė otomane, ndoshta u bė normimi i parė i saj, duke e ngritur atė mbi kanunet me pėrdorim tė ngushtė krahinor. Integrimi politik i arbėrve pėrballė rrezikut tė pėrbashkėt sigurisht e lehtėsoi kėtė proces.

    Njė karakterizim lakonik i ka bėrė kanunit gjuhėtari i shquar E. Ēabej, nė njė nga punimet e tij mė tė hershme, pikėrisht nė tekstin "Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe", botuar mė 1935. Nė kėtė libėr ai thekson shprehimisht:
    "I ndjeri baron Nopsca ka lėnė edhe ky njė vepėr dorėshkrim mbi kanunin. Pas kėtij dijetari burimi i kanunit duhet kėrkuar nė ligjet gjermane tė Langbardėve, tė cilat hyjtėn nė Shqipėri me anėn e Venetikut. Mirėpo ne jemi tė mendimit se nga ekzistenca e gjurmėve tė forta tė kanunit nė Labėri na del njė vatėr e re e kėtij ligji nė Shqipėrinė Jugore. Me kėtė del i besueshėm njė burim mjaft i vjetėr dhe shqiptar i kėtij kanuni. Pėrveē kėsaj ky kanun duhet krahasuar, besojmė, jo vetėm me ligjet gjermane tė Italisė, por edhe me ligjet e popujve tė Ballkanit".

    Pėr herė tė parė kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua nė shqip prej at Shtjefėn Gjeēovit nė vitin 1933. Gjeēovi ishte njė prelat i shquar i kishės romane, prift i urdhrit franēeskan, qė jetoi midis malėsive tė veriut dhe ishte nė kontakt me veprimin e sė drejtės sė kanunit mbi marrėdhėniet nė shoqėri. Kanuni kishte pushtet jo vetėm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishėn, sido qė tė pjesshėm. Gjeēovi kishte kulturė tė shėndoshė filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai pėrktheu vepra tė letėrsisė botėrore nė shqip dhe shkroi letėrsi origjinale vetė. Ishte njė prej koleksionistėve tė parė tė gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit tė tij nuk dihet. Kanuni i Lekė Dukagjinit u pėrkthye fillimisht nė gjuhėn italiane, pastaj serbisht, frėngjisht, rusisht, anglisht dhe nė ndonjė gjuhė tjetėr.

  19. #159
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,784
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

  20. #160
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    696
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE]
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI Lexo Postimin
    Kanuni nuk asht shkru,ose te pakten deri tani nuk asht vertetu e kunderta e kesaj!
    Kanuni a shkru o njiri po pse po tallesh me jeten e At Shtjefen Kostandin Gjecovit.
    "Mos prania e fakteve nuk do te thote se ato nuk ekzistoin"
    Shekulli i XV jane vitet 1400,,,,
    E popo por ka nja 100 vite ndryshim.


    /QUOTE]

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 15-05-2012, 22:03
  2. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 06-10-2010, 08:32
  3. A eshte i vleshem Kanuni i Lek Dukagjinit apo jo?
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 21:42
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 21:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •