Close

Rezultati i Sondazhit: Respektohen të drejtat e njeriut në vendin ku ju jetoni?

Votues
10. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    3 30.00%
  • JO

    7 70.00%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #-19
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Deklarata e përgjithshme mbi 'Të drejtat e njeriut'

    Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, tekstin e plotë të së cilës po e sjellim më poshtë.
    Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

    Teksti zyrtar i Deklaratës mund të gjindet në gjashtë gjuhë zyrtare të Kombeve të Bashkuara: angleze, frënge, kineze, ruse, spanjolle dhe arabe.


    DEKLARATA E PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT

    HYRJE

    Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;

    mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

    mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t'i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

    mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

    mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë;

    mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

    mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi;

    ASAMBLEJA E PERGJITHSHME shpall Këtë DEKLARATE TE PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare , ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

    Neni 1.
    Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.

    Neni 2.
    Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.

    Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

    Neni 3.
    Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.

    Neni 4.
    Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

    Neni 5.
    Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.

    Neni 6.
    Gjithkush ka të drejtë që t'i njihet kudo personaliteti juridik.

    Neni 7.
    Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

    Neni 8.
    Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

    Neni 9.
    Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

    Neni 10.
    Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

    Neni 11.
    Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajsia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet.
    Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. Gjithashtu nuk mund të vendoset një dënim më i rëndë nga ai që ka qenë zbatuar në kohën kur është kryer vepra penale.

    Neni 12.
    Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

    Neni 13.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti.
    Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

    Neni 14.
    Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në vende të tjera azil nga ndjekjet.
    Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast se ndiqet për krime jopolitike ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

    Neni 15.
    Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie.
    Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.

    Neni 16.
    Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi.
    Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen.
    Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

    Neni 17.
    Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në bashkësi me të tjerët.
    Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

    Neni 18.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

    Neni 19.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

    Neni 20.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.
    Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

    Neni 21.
    Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqsuesve të zgjedhur lirisht.
    Gjithkush ka njëlloj të drejtë të hyjë në shërbimet publike në vendin e vet.
    Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

    Neni 22.
    Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.

    Neni 23.
    Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.
    Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë.
    Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror.
    Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë and të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta.

    Neni 24.
    Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.

    Neni 25.
    Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.
    Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.

    Neni 26.
    Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.
    Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.
    Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në rradhë të parë prindërit.

    Neni 27.
    Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.
    Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

    Neni 28.
    Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.


    Neni 29.
    Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të cilën është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij.
    Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t'u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshëm i të drejtave dhe lirive të të tjerëve e që të plotësohen kërkesat e drejta të moralit, rendit publik dhe mirëqenies së përgjithshme në shoqërinë demokratike.
    (3)Këto të drejta dhe liri nuk mund të zbatohen në asnjë rast kundër qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara.

    Neni 30.
    Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë.

    Universal Declaration of Human Rights
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #-18
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Sic e keni pare, siper kam sjellur deklaraten e pergjithshme mbi te drejtat e njeriut te OKB-se, te nenshkruar nga pjesa me e madhe e shteteve evropiane e boterore.

    Te drejtat i keni para syve.
    U shkelen ato? Si?
    Cfare keni bere per te ndryshuar gjendjen?
    Cfare u sugjeroni te bejne atyre qe u jane shkelur te drejtat e qe s'kane mundur te reagojne per te kerkuar drejtesi?

    Ju ftoj ne diskutim!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #-17
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Ne Maqedoni...


    PRONONCIM I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR


    MAQEDONIA DESTABILIZON BALLKANIN!

    Të gjitha Institucioneve ndërkombëtar,
    Opinionit demokratik ndërkombëtar,
    Opinionit demokratik në Maqedoni,
    Organizatave demokratikE në Maqedoni,


    Më 10 dhjetor 1948, 56 shtete të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nënshkruan Deklaratën Universale të të drejtave të njeriut.
    Në fund të dekadës së gjashtë nga data e nënshkrimit të saj rikujtojmë përpjekjet për realizimin e këtij misioni politik dhe human. Rikujtojmë luftërat politike dhe mobilizimet shoqërore që shtetet të sillen në përputhje me normat dhe standardet që garantojnë jetë dinjitoze për çdo individ, pa dallim të racës, ngjyrës, gjinisë, moshës, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë ose çfardo forme tjetër të dallimeve ekzistuese.
    Përkundër rezultateve të mëdha në përfshirjen e kësaj Deklarate Universale në legjislacionet e të gjitha shteteve të komunitetit ndërkombëtar dhe zgjerimit të tyre me të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, realizimi praktik i këtyre të drejtave mbetet në rrafshin e idealeve që duhet të arrijnë të gjitha shtetet dhe kombet.
    Maqedonia, me praktikat e veta të diskriminimit është shteti ku më së shumti shkelen të drejtat e njeriut në Evropë.
    Edhe pse Maqedonia ka nënshkruar dhe ratifikuar Kartën Evropiane për gjuhët (25 korrik 1996) dhe me 1 gusht të vitit 2001 u angazhua që të zbatojë marrëveshjen që do t’i jepte fund diskriminimit etnik në këtë fushë, sot e kësaj ditë gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare dhe shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen si më parë.
    Edhe pse Maqedonia ka nënshkruar dhe ratifikuar, si anëtare e Këshillit të Evropës, protokollet nr. 7 e 8 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut (10 prill 1997) dhe Konventat tjera kundër diskriminimit, diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomike dhe politike….

    Nëse bëjmë një pasqyrim të të dhënave do të shohim se asnjë nga parimet e kësaj Deklarate Universale nuk është zbatuar në praktikë nga autoritetet e Maqedonisë.
    Në bazë të Deklaratës Universale të gjithë duhet të realizojnë të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, të domosdoshme për të ruajtur dinjitetin e vet. Në Maqedoni kjo nuk vlen për shqiptarët. Kemi një disparitet të madh në zhvillime sa i përket aspektit etnik.
    Në të gjitha strategjitë zhvillimore, territoret e banuara me shumicë shqiptare lihen anash. Shqiptarët janë jashtë çdo projekti ndihme për bujqësi, vreshtari dhe blektori.
    Diskriminimi bëhët në investimet infrastrukturore të shërbimeve publike, në çështjet banesore dhe në të gjitha fushat që janë kompetencë e drejtpërsëdrejtë apo indirekte e autoriteteve qendrore.Edhe pse të gjithë duhet të sigurojnë një nivel të jetës që u përgjigjet nevojave të shëndetit dhe jetës së tyre dhe të familjeve të tyre, mbi gjysma e popullsisë së Maqedonisë jetojnë në varfëri të thellë. Në mesin e tyre dominojnë shqiptarët.
    Shifrat reale të papunësisë flasin për krizë të përgjithshme, ku mbi 50 % e fuqisë punëtore është e papunë. Papunësia është duke bërë kërdi në vendet me shumicë shqiptare. Sidomos gratë dhe rinia janë dy kategoritë shoqërore më të goditura nga papunësia. Madje, të dekurajuar nga situata e vështirë as që shkojnë të evidencohen në entin e papunësisë.
    Nga papunësia e lartë dhe niveli i pabarabartë i të ardhurave kemi një trend alarmant të rritjes se varfërisë në mesin e familjeve me fëmijë. Nga 49.3 % sa ishin me 2002 rritet në 66.6 % në vitin 2005. Tani rreth 50 % e familjeve me fëmijë jetojnë në varfëri.
    Edhe në mesin e të punësuarve, shqiptarët janë të diskriminuar në aspektin e niveleve të funksioneve që ushtrojnë. Me 10 shtator 2007 u dërguam institucioneve ndërkombëtare raportin prej 237 faqesh që pasqyronte diskriminimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe ndërmarrjet publike. Që nga ajo datë gjendja është rënduar edhe më shumë. Kjo situatë do të përfshihet në një raport tjetër që do t’ua përcjellim së shpejti institucioneve ndërkombëtare.
    Një nga parimet themelore të kësaj Deklarate Universale konsiston në atë që asnjë njeri nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, veprimeve dhe dënimeve mizore, trajtimeve çnjerëzore dhe poshtëruese...
    Realiteti në Maqedoni dëshmon të kundërtën : shqiptarët rrihen, poshtërohen, çnjerëzohen, maltretohen, torturohen, dënohen, vriten, masakrohen me bekimin e autoriteteve politike të Shkupit ;

    - Sopoti, Bllaca, Breza etj. janë dëshmitë e politikës antishqiptare të mandatit të kaluar të LSDM-BDI-së;
    - Tanusha, Vaksinca, masakra e Brodecit, janë kulmi i të gjitha shkeljeve në këtë mandat diktatorial të VMRO-PDSH-së


    Me një fjalë, tërësia e politikës shtetërore ndaj shqiptarëve dëshmon se konventat e ndryshme lidhur me qasjen demokratike ndaj diversitetit etnik janë bërë sa për sy e faqe nga Maqedonia.

    Edhe apelet aktuale që Maqedonia t’i përmbushë të gjitha kushtet paraprake për integrimit në NATO dhe ne BE janë apele të kota nëse nuk shoqërohen me një ndërmjetësim urgjent ndërkombëtar.

    Autoritetet politike të njëpasnjëshme të Shkupit kanë bërë praktikë strategjinë e blerjes së kohës. Ata mund t’i miratojnë të gjitha ligjet që u nevoiten për të hyrë në strukturat euro-atlantike.Dhe në të njëjtën kohë t’ua dorëzojnë dosjet e përgatitura Gjykatës Kushtetuese që në një moment të përshtatshëm, pasi të kenë realizuar projektet e tyre, kjo gjykatë t’i shpall si antikushtetutare dhe veprojë njësoj si me ligjin për përdorimin e flamurit.
    Integrimi i konventave dhe normave demokratike në legjislacionin e vendit duhet të bëhet për hir të stabilitetit të vendit e jo sa për të bërë rendin. Situata është tepër dramatike.
    Diskriminimi ka marrë përmasa shqetësuese dhe situata është tejet e rrezikshme.
    Lufta kundër diskriminimit racor, kundër diskriminimit etnik, kundër diskriminimit gjinor dhe kundër të gjitha formave të diskriminimit kërkon një angazhim kolektiv të të gjithë demokratëve të mirfilltë. Këtu dhe në botë !
    Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kjo luftë merr formën e kërkesës urgjente:

    - për lirimin e menjëhershëm të gjithë civilëve të pafajshëm të Brodecit ;
    - për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar tragjedinë e Brodecit.
    - për rishikimin e të gjitha proceseve të montuara politikisht kundër shqiptarëve ;
    - për sjelljen para drejtësisë të të gjithë fajtorëve të implikuar në tragjedinë e Brodecit;


    Të nderuar demokratë,
    Kohëve të fundit, sidomos kur gjërat lidhen me statusin politik të Kosovës, ballafaqohemi me pyetjen se a e destabilizon Kosova Maqedoninë ? Kjo pyetje është rezultat i një konstruksioni mediatik që synon të tërheqë vëmendjen atje ku nuk është problemi.
    Pavarësia e Kosovës dhe njohja e vullnetit politik të Kosovës është faktor stabilizimi për tërë rajonin. Përkundrazi, Maqedonia, e cila ballafaqohet me shumë probleme të cilave duhet t’ju japim përgjegje adekuate, në mënyrë analogjike siç veprojnë vendet e demokracive perëndimore, luan një rol negativ. Vazhdimi i politikës antishqiptare nga koalicioni qeveritar VMRO-PDSH ka destabilizuar tejmase vendin dhe rrezikon të destabilizojë tërë Ballkanin.
    Prandaj, Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon intervenimin energjik të demokracive perëndimore për t’i thënë NDAL DHUNËS DHE DISKRIMINIMIT TË SHQIPTARËVE NE MAQEDONI !
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #-16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jo, jo dhe jo, nuk shoh respektim te drejtash ketu ku jetoj, ketu trajtohen te drejtat e njeriut si te shtazeve!!!
    Sui generis

  5. #-15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Definitivisht nuk rrespektohen kete nene ,vetem po e shfrytezove Avokatin ateher i ke punet me mire dhe vie deri tek zbatimi ne praktik i ketyre neneve...Perndryshe je viktimë...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #-14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Post Koment satirik mbi shkeljen e perseritur te Kartes nga ana e Policise gjermane!

    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Sic e keni pare, siper kam sjellur deklaraten e pergjithshme mbi te drejtat e njeriut te OKB-se, te nenshkruar nga pjesa me e madhe e shteteve evropiane e boterore.

    Te drejtat i keni para syve.
    U shkelen ato? Si?
    Cfare keni bere per te ndryshuar gjendjen?
    Cfare u sugjeroni te bejne atyre qe u jane shkelur te drejtat e qe s'kane mundur te reagojne per te kerkuar drejtesi?

    Ju ftoj ne diskutim!
    Aha dmth qe ne 1948 jane shkruar keto te drejta?Jo more.Sa bukur duken ne Karte.Kam menduar e e kam thene gjithmone une i shkreti qe njerrezit dekada me pare kane qene me romantik por nuk m'a kane vene veshin njeri.
    Dmth paska qene nje kohe kur ende flitesh per dinjitetin e njeriut,per familjen njerrezore.Fjale te bukura shume.Dhe paskan pare se barbaria ka ofenduar njerrezimin.Me siguri do t'a kene patur fjalen per barbarine masive te dukshme per te gjithe.Se barbarine po e denoncoj dhe une qe prej kaq vitesh por nuk po ofendohet njeri.Shih shih.Bera nje zbulim:Aftesia e njerrezimit per t'u ofenduar nga aktet e barbarise qenka matematikisht e varur nga 0(zerot) qe barbaret i shtojne njeshit prapa.Por nuk po mund te zbuloj akoma sa zero do njerrezimi prapa 1(njeshit)per t'u ofenduar.Nje njeri i torturuar barbarisht nuk arrin t'a ofendoj njerrezimin,te pakten jo ne kohen tone,sic e shihni.Por po t'i shtojme njeshit nje zero,10 njerrez te torturuar barbarisht a arrijne t'a ofendojne njerrezimin.Po?Jo? kush ma thote.Po hajde gjeji 10 njerrez qe pasi te jene trajtuar barbarisht te dalin e te deshmojne kundra barbarizmave.Pa le 100,1000,10000.Njerrezit mbyllin gojen,ulin koken,dhe karvani ecen perpara.
    Shoh qe flitet edhe per dispozita juridike ketu,per mbrojtjen e te drejtave te njeriut,me siguri qe qe ne 1948 deri me sot po perpiqen juristet e shkrete e po perpiqen e duket se nuk kane arritur ende te vendosin dispozita juridike qe te funksionojne automatikisht,se nuk po shoh ndonje automatizem te tille ketu ne Gjermani e ne Europe,automatizma te tjera ka boll...

    Karta na thote:
    "mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi"=
    Koment i Wittstar: Kane kaluar vetem 60 vjete shteti gjerman ka kohe ende per t'i kuptuar keto te drejta sepse me sa duket nuk i ka kuptuar dot akoma.Dhe nuk e ben dot fajtor tjetrin pse nuk ka kuptuar dicka akoma.

    Neni 1.
    Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta.
    Koment i Wittstar: Me siguri duhet te kete ndonje klauzole qe mungon ketu ku thuhet se kjo nuk vlen per cdo shqiptar ne Gjermani.

    Neni 2.
    Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.
    Koment i Wittstar: Perralla me mbret,kufizime qe c'ke me te.Je shqiptar.Minoritar ne Gjermani,te torturoj dhe nuk du me ja dit..

    Neni 5.
    Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.
    Koment i Wittstar: Jam denuar pa faje si nje njeri ne kamp perqendrimi kam njoftuar Gjeneven e UN nuk kam marre asnje pergjigje.

    Neni 6.
    Gjithkush ka të drejtë që t'i njihet kudo personaliteti juridik.
    Koment i Wittstar: Si i behet hallit kur ai tjetri te shperfytyron personalitetin deri ne ate mase sa mos te te njohe dot me as familja jote nepermjet shpifjes e intriges qe shteti gjerman praktikon kundra teje.Ne kete rast duket se nuk ka jurist qe te te mare seriozisht dhe nuk i ve dot as faj.
    Pra shteti gjerman kur do behet nje kriminel i persosur,hedh gurin fsheh doren,te keput edhe nje stampim "i marrosur",dhe s'ka jurist qe te te mari seriozisht,je ne pozitat e ati At Farias tek Kont i Monte Kristos,qe thosh gjithe jeten te verteta ne burg por nuk e merrte njeri seriozisht.Ndryshimi ketu eshte se ai fliste per thesare,kurse ti flet per kusure qe ke hequr.
    Shpesh mendoj se Putini eshte nje arrogant injorant qe nuk do te mesoj.Po te ish me modest e te pranonte te dergonte ato kalecat e tij per eksperience ne Gjermani,nuk do kish nevoje te therte nje dyzine gazetaresh ne vit.Shpalle tjetrin "te marrosur" dhe zgjidhet problemi.Ai tjetri po te doje le te shpike edhe nje teori moderne ne ekonomi,fizike apo ku ta di une,nuk ka asnje shans me te meret seriozisht.

    Neni 7.
    Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.
    Koment i Wittstar: Duket se nga ky nen bej perjashtim vetem une.C'rendesi ka njeshi.Kemi te bejme me shtetin gjerman qe me sa duket ashtu si Majakovski ruan nje mentalitet kolektivist: Njeshi nuk ka rendesi.Qerohu.Te shkel e nuk dua t'ja di per ty.Nuk te them as me fal.Jemi nje komb i madh i bashkuar,e shkelim minoritarin,dhe po u ankua,i leshojme ca qener policie,qe t'a ndjeje veten ai kriminel dhe jo ne.Shteti gjerman ka gjithmone te drejte!

    Neni 8.
    Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.
    Koment i Wittstar: Si me lart.

    Neni 11.

    Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. .
    Koment i Wittstar:Zyrtaret gjermane qeshin: Ne nuk jemi idiot ta denojme haptazi tjetrin ne keto raste.Kemi ca forma denimi ne qe nuk ka viktime qe te mundet t'i provoje,e nuk ka gjykate nderkombetare qe te mund t'i besoje.

    Neni 12.
    Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.
    Koment i Wittstar: Perderisa ky ligj egzistoka si ligj nderkombetare qe ne 1948 shteti gjerman per shkak te shkeljes me te dyja kembet e tij prej elefanti qe i ka bere ketij ligji ne rastin tim eshte nje kriminel i pandreqshem veprimet e te cilit ndaj te huajve ne token e vet duhet te ndiqen me shume vemendje nga organizmat nderkombetare.

    Neni 13.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti.
    Koment i Wittstar: Po-ne rast se policia gjermane e sheh te aresyeshme te mos i krijoj stres ne rruge(Hadleyburg) apo ne banesen e tij(Landhausstr.2B)

    Neni 14.
    Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në vende të tjera azil nga ndjekjet.
    Koment i Wittstar: Dhe cdo shtet qe i ofron dikujt azil ka te drejte qe per hir te interesave te veta apo per ca verdhushka nga shteti i origjines,ka te drejte t'i jape nje leksion azilantit qe ai mos harroj gjithe jeten cfare do te thote: Te biesh nga shiu ne bresher.

    Neni 16.

    Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.
    Koment i Wittstar: Per te rruajtur kete unitet te familjes se minoritarit shteti ka te drejte te ndermare raprezalje qe nuk prekin vetem nje pjesetare te familjes por gjithe pjesetaret e saj.Ndryshe do kishim shkelje te ketij neni.


    Neni 18.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit;.
    Koment i Wittstar: Per t'a shijuar individi mire kete te drejte policia gjermane shprehjes se nje mendimi te lire nga minoritari i pergjigjet me nje ekspozim te tij intensiv ndaj prezences se policeve ne uniforme.Kjo vetem me qellimin e mire qe minoritari mos vuaj nga pershtypja se mbase nuk e lexon askush.Neqoftese minoritari kete e sheh si mase frenuese te praktikimit te lirise se mendimit nga ana e tij,vete e ka fajin.Policia gjermane ashtu si gjandaret turk ne vakt ka gjithmone te drejte.

    Neni 19.
    Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.
    Koment i Wittstar: Sic e kemi thene dhe kety lart,reagimet e policise gjermane ndaj paturpsise se denoncimit te krimeve shteterore nga ana e ndonje minoritari nuk mund te quhen nderhyrje.


    Neni 22.
    Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.
    Koment i Wittstar: Perjashtim bejne ato raste kur policia e shteti azildhenes e sheh te arsyeshme ti shtypi me kembe e me duar keto te drejta.Dhe policia gjermane ka gjithmone te drejte.

    Neni 23.
    Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.
    Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë.
    Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror.
    Koment i Wittstar: Policia gjermane ruan te drejten te te shkaterroje cdo premise per nje jete profesionale normale tenden,nepermjet shpifjeve ne shtypin e vendit me artikuj qe zhdukin cdo shans tendin qofte edhe per nje klient te vetem,me shkaterrim psikologjik tendin ne vendin e punes nepermjet imitimit te perndjekjeve ne vendin e origjines(pse i kemi pohimet e azilantit para komisionit te azilit?Kot jemi shtet i organizuar?)

    Neni 24.
    Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë..
    Koment i Wittstar: Jo kur policia gjermane vendos te ta nxije jeten madje dhe ne klubin sportiv ku ke paturpesine te kalosh kohen e lire.
    Neni 25.
    Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.
    Koment i Wittstar: Perjashtim bejne invalidet te cilet kane pesuar demtime nga presioni policor i shtetit azildhenes.Edhe pse cdo invalid ne Gjermani ka te drejte pensioni nga shteti,shteti gjerman ne keto raste ka te drejte te nderhyje ne jeten e invalidit dhe t'i beje presion bashkshortes se tij,qe ajo te punoje me teper se sa i lejon shendeti dhe ligji,qe shteti gjerman mos paguaj per nje krim qe e ka bere me kembet e tij prej elefanti.Ku jemi ketu.Edhe ta bejme bajgen edhe t'a paguajme?Kjo nuk lejohet.T'ja nxijme jeten dhe bashkeshortes,qe ta mare vesh edhe ajo se cdo te thote nderhyrje arbitrare e shtetit ne jeten e individit.Dhe kete e bejme per mire.Qe invalidi te kuptohet me mire nga rrethi i tij familjar.

    Neni 26.
    Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet ...Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.
    Koment i Wittstar: Pavaresisht nga ky nen,ne nuk dum me ja dite.Ne ja nxijme jeten minoritarit gjate perpjekjeve te tija te pacipa per arsimim profesional me sulme ne dinjitetin e tij nga mesuesit dhe koleget,deri sa ta nxjerrim ne knockout.


    Neni 30.
    Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë.
    Koment i Wittstar: Perjashtim bene policia gjermane.Kjo me siguri duhet te jete e shkruar diku ne Karten Universale te te Drejtave te Njeriut,por duhet te jete shkruar me boje simpatike,te padukshme.Dhe policia gjermane ka nje zgjidhje policore per kete:Po te vihet mbi sobe Karta Universale,mbase behen te dukshme ato perjashtime nga ajo Karte,te cilat policia e Gjermanise i mer for granted dhe i zbaton prej dekadash.C'faj kemi ne se shume njerrez nuk dine te lexojne bojen e padukshme.Ku dume me ja dite ne per Karta Universale qe ende nuk jane vene mbi zjarr!

    Konkluzioni: Europa dhe UNO duhet t'i heq Gjermanise te drejten per te patur nje polici te veten!

    Ne kohen e Luftes se Ftohte qarkullonin ne te gjitha vendet e Lindjes anekdota satirike mbi shkeljen e te Drejtave te Njeriut ne ato vende.Ato anekdota i atribuoheshin nje stacioni radio te quajtur Radio Eriwan,i cili stacion si i tille nuk ka egzistuar ndonje here.Komentet e mija ketu larte jane shkruar ne frymen e atyre anekdotave,nje permbledhje te te cilave e kam ne biblioteken time dhe i lexoj here pas here.

    -----------------------------------------------

    An die Folter!

    Folter,schon uns deutsches Funken
    Tortur aus Berlinium,
    Wir betraten feuertrunken
    finsteres dein Heidentum
    Deine Schmerzen werfen nieder
    Was das Leben streng bewahrt
    Alle Menschen werden müder
    Wo dein drückender Flügel weilt!

    Author Wittstar
    Hadleyburg 15.Dezember 2007

    Beethoven,Mozart,List,Chopin,Brahms,Panties,Kohl, Hitler,Schuman,Schubert,Mendelson,Bach,
    Eisenbahnwagen,racist german policemen,Guten abend human rights bitte,Tribunal,Schönen Danke,Constitutional,human rights of Ulm-Humor
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 15-12-2007 më 22:54

Tema të Ngjashme

  1. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  2. Shqipëria dhe pakicat etnike
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 08:00
  3. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  4. Feja apo sekularizmi në shoqëri
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-05-2005, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •