1- Gjinia e emrave nė shumicėn e rasteve mund tė dallohet morfologjikisht nga mbaresat qė marrin ata nė trajtėn e shquar tė rasės emėrore tė njėjėsit:
Emrat mashkullorė marrin mbaresėn -i ose -u: plep-i, mendim-i, vėlla-i, burr-i (burrė), gjum-i (gjumė),
zog-u, dhč-u etj.;

Emrat femėrorė marrin mbaresėn -a ose -ja (kėtu ėshtė fjala pėr nė radhė tė parė pėr emrat e pėrgjithshėm).

Gjinia gramatikore e emrave tė pėrveēėm tė njerėzve pėrcaktohen nga seksi i personit pėrkatės, p.sh. Lekė-Leka, Dedė-Deda, Kolė-Kola, Koēo-Koēoja janė emra mashkullorė, megjithėse shkojnė sipas lakimit tė emrave femėrorė, nga ana tjetėr, emra si Nermin-i, Antigoni etj., janė emra femėrorė, megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave mashkullorė. Po kėshtu disa emra si axhė-axha, dajė-daja, gegė-gega, toskė-toska, qė shėnojnė frymorė tė seksit mashkullor, megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave femėrorė, i pėrkasin gjinisė mashkullore, janė emra mashkullorė tė lakimit tė tretė).

Gjinia gramatikore e emrave tė mėsipėrm, tė pėrveēėm e tė pėrgjithshėm, shprehet sintaktikisht:
Fjalėt pėrcaktuese edhe fjalėt e tjera qė pėrshtaten me kėta emra, vihen nė trajtėn e gjinisė mashkullore p.sh.: Leka i Madh; Kola ėshtė punėtor i dalluar; Nermini ėshtė punėtore e dalluar; axha im; daja i vogėl etj.

2- Ka njė numėr emrash, tė cilėt dikur pėrdoreshin nė tėrė gjuhėn si asnjėanės dhe e formonin trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -t, p.sh,: drithė-t, gjalpė-t etj. Kjo formė dėgjohet ende sot nėpėr dialektet e nė tė folurit tė brezit tė vjetėr. Nė gjuhėn letrare tė sotme kėta emra pėrdoren si mashkullorė, d.m.th. e formojnė trajtėn e shquar tė emėrores sė njėjėsit me mbaresėn -j dhe formojnė trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -in.
Emrat nė fjalė janė:
ballė - balli - ballin
brumė - brumi - brumin
djathė - djathi - djathin
drithė - drithi - drithin
dyllė - dylli - dyllin
dhallė - dhalli - dhallin
dhjamė - dhjami - dhjamin
grurė - gruri - grurin
gjalpė - gjalpi - gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltė - mjalti - mjaltin
ujė - uji - ujin
vaj - vaji - vajin

trajtat asnjėanėse tė kėtyre emrave mund tė pėrdoren nė vepra letrare pėr tė individualizuar ndonjė personazh me anė tė gjuhės ose pėr tė karakterizuar gjuhėn e njė epoke tė kaluar. Ato mund tė pėrdoren gjithashtu edhe nė shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth mishtė, ose kur kanė marrė njė kuptim tė veēantė, p.sh.: ujėt (nė kuptimin "ujėt e hollė„ ), dhjamėt (nė mjeksi, p.sh.: operoi dhjamėt).

Emri krye, kur pėrdoret me kuptimin "kokė", nė rasėn emėrore ose kallzore, ėshtė kurdoherė asnjėanės dhe formon trajtėn e shquar me mbaresėn -t, p.sh.: mė dhemb kryet, ndėrsa, kur pėrdoret me kuptimin "kryetar, i parė„ ose "kapitull" (libri) ėshtė kurdoherė mashkullor dhe e formon trajtėn e shquar me mbaresėn -u, p.sh.: kreu i vendit, kreu i tretė etj.

3- Njė numėr emrash, tė cilėt janė pėrdorur mė parė edhe si mashkullorė, edhe si femėrorė ose pėrdoren ende keshtu nėpėr tė folme tė ndryshme, kanė kaluar sot pėrfundimisht nė gjininė mashkullore, p.sh.:
borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (pėr kėtė arsye duhet thėnė faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderės, falemnderės), pyll-i, qiell-i, shėndet-i, turp-i etj.; Po kėshtu edhe: problem-i, program-i, komunizm-i, marksizm-i, organizm-i, reumatizm-i, sarkazm-i, etj.

Trajtat femėrore tė tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera, problema, komunizma, reumatizma, sarkazma etj, kanė dalė jashtė normės sė sotme letrare dhe nuk duhen pėrdorur. Emri "furrė" ėshtė i gjinisė femėrore: furra (dhe jo furri).