Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102

    Bregedeti shqipetar vend pushim apo vend semundje

    Velipoja, Shengjini, Durresi, Vlora... vendet ku rekomandojn pushim (plazh) deti

    Stafillokoku, streptokoku, gonokoku krijesa qe me bollesi gjenden ne keto ujera..

    Rinofaringiti, semundjet e veshit, lekures e deri tek meningjiti i trurit dhurata nga keto krijesa

    Problemet e para e deri tek pasojat per jete dhurata jetesore qe njeriu mund ti fitoj nga nje plazh ne bregdetin shqipetar.

    A jane apo jo te verteta keto pohime? Nese jane si mund ti bindim pushuesit e ketyre hapsirave qe te 'devijojn" drejt hapsirave me te pasterta seq mund ti hasin ne bregdetin shipetar

    Qka mund te bejm ne si diskutues te kesaj forme qe gjerat te ndryshojn per se mbari, qe spitalet dhe klinikat tona te mos mbushen me pacient te "rastit"

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Nė bregdetin shqiptarė janė pikat turistike tė cilat ndihmojnė shumė shėndetin e njeriut, sidomos ėshtė Plazhi i Durrėsit .... Nė Shqipėri duhet zhvilluar industrin e turizmit sepse pėrmes kėtijė zhvillimi ndihmojmė edhe punsimin. Bukurit natyrore dhe ekologjia e cila ėshtė nė Shqipėri janė pėrparėsit tė cilat i lejon tė gjitha llojet e turizmit .....

    Pritet qė nė tė ardhmen tė bėhen investime nė tė gjitha pikat turistike kryesore nėpėr Shqipėri pėr mė tepėr lexone kėtė shkrim nė vijim.


    ZONA BREGDETARE, kryesisht zona midis Velipojės ne veri dhe Karavastasė nė qender dhe zona nga Gjiri i Vlorės dhe bregdeti jonian deri nė kufirin grek nė jug.

    ZONA E BRENDSHME, kryesisht zonat pranė liqeneve dhe lumenjve.

    Projektet nė kėto zona monitorohen nga Ministria e Turizmit dhe e Rregullimit tė Territorit.

    Sipas strategjisė sė Bankės Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, parashikohet qė tė shtohen rreth 100 000 shtretėr deri nė vitin 2010.


    Idetė pėr Investime

    - Peshkimi dhe Gjuetia

    - Qendrat kulturore pėr festivale muzike dhe folklorike

    - Zonat turistike, hotelet, fshatrat turistike dhe qendrat e konferencave

    - Qendrat e kampingjeve nė zonat malore

    - Vizitat nė zonat arkeologjike

    - Mundėsitė pėr tė udhėtuar me anije dhe jahte

    - Qendra golfi dhe tenisi

    - Krijimi i zonave turistike malore dhe pranė liqeneve, veēanėrisht nė zonėn perėndimore dhe jugore tė vendit.


    Gjatė viteve tė ardhshme do tė zhvillohet njė infrastrukturė e pėrshtatshme nė bashkėpunim me investitorėt.


    "Turizmi elitar" ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme pėr planifikimin kombėtar. Synimi kryesor ėshtė krijimi i njė turizmi tė klasit tė parė qė tė mund tė konkurojė me vendet e zhvilluara mesdhetare. Investimi total arrin nė 150 milionė dollarė, qė pėrfshin edhe Europapark Hotel (me katėr yje) ndėrtuar nga Rogner (Austri) dhe rindėrtimin e Hotel Tiranės nga D.V Alba (Itali), njė motel nė Linzė, pranė Tiranės dhe 20 vila nė kryeqytetet tė ndėrtuara nga Mak Albania, degė e M.A Kharafi. Tė tjera projekte pėr hotele do tė pėrfundojnė sė shpejti nė Golem nė Adriatik, nė Drilon tė Ohrit dhe nė Llogara. Disa projekte kanė nisur, pėrfshi kėtu edhe njė projekt pėr ndėrtimin e dy fshatrave turistike nė Ksamil, nė jug tė vendit me vlerė 43 milionė dollarė dhe 10 milionė dollarė. Mak-Albanian do tė ndėrtojė dy fshatra turistike Ksamil dhe Golem. Ndėrsa pritet tė realizohet edhe njė projekt prej 2 milionė dollarėsh pėr njė zonė turistike nė Orikum tė Vlorės.

    Nė afėrsi tė Vlorės ndodhet njė nga zonat mė tė bukura nė Shqipėri. Bregdeti Llogara-Qeparo ka njė plazh tė pastėr, ujė tė pastėr si dhe male e pemė ullinjsh nė afėsi tė tyre. Pas zhvillimit, nė kėtė zonė mund tė pushojnė 6 150, pa pėrfshirė kėtu vizitorėt e ditės. Rreth 4 650 persona mund tė qėndrojnė nė komplekset e akomodimit dhe tė tjerėt nė hotele mė tė vogla. Komplekset e hoteleve nė Palasė do tė kenė 1 300 dhoma, ndėrsa nė Dhėrmi rreth 300 tė tilla. Nė zonėn e Jalės dhe Vunoit do tė ketė 210 dhoma, ndėrsa nė Himarė 350.


    Teatri i Butrintit

    Nė zonėn e Qeparosė do tė ketė 320 dhoma, por menaxherėt planifikojnė njė kalim gradual tė turizmit sipas kėrkesave tė banorėve. Projekti do tė ketė edhe mundėsi tė tjera pėr turistėt krahas banjos sė diellit dhe notit nė plazh. Turistėt do tė kenė mundėsi tė vizitojnė fshatrat pėrreth, tė provojnė gatimet dhe pijet karakteristike nė restorante. Nė zonat si Palasa, Dhėrmiu, Ilias, Vunoi, Himara, Piluri, Kudhėsi dhe Qeparoja do tė ketė mundėsi mė tė mira akomodimi.

    Nė procesin e ndėrtimit tė strukturave tė plota turistike pėrfshi kėtu edhe zhvillimin e qendrave tė golfit, tenisit, diskove, pishinave dhe kazinove parashikohet edhe rindėrtimi i portit tė Himarės me njė kosto minimale prej tė paktėn 1-2 milionė dollarėsh, ku do tė ankorohen anije tė mėdha. Alternativa tjetėr pėr tė shkuar nė Himarė do tė jetė nga ajri, nėpėrmjet ndėrtimit tė aeroporteve nė Sarandė, Vlorė apo Gjirokastėr. Zona ėshtė e pasur me ullinj, portokalle, mjaltė dhe burime natyrore. Nė tė njėjtėn kohė, natyra e mrekullueshme, flora dhe fauna krijojnė bazat pėr zhvillimin e turizmit nė veri tė Shqipėrisė. Thethi, Lura, liqenet, Alpet, veēanėrisht fshati Valbonė, nė rrethin e Tropojės, si dhe njė serė vendesh piktoreske janė shumė tėrheqėse pėr turistėt

    http://www.tetova.de/modules/myalbum/photo.php?lid=709

    http://www.tetova.de/modules/myalbum/photo.php?lid=708



    Sarandė, ja si e pėrjetojnė tė huajt turizmin shqiptar

    Turistė nga Italia, tė mahnitur jo vetėm nga bukuria e Sarandės, por edhe nga mikpritja e shqiptarėve

    Ata kanė dėgjuar shumė tė flitet pėr Shqipėrinė, pėr hiret qė zotėron natyra shqiptare. Disa i kanė shijuar dhe janė rikthyer sėrish pėr t'i parė, ndėrsa tė tjerė vijnė pėr herė tė parė, pėr t'i vėrtetuar me sytė e tyre fjalėt qė u kanė thėnė. Tė huajt e pėlqejnė shumė Shqipėrinė, po, mund ta themi me plot gojėn: natyra shqiptare i ka mahnitur. Rrugėve tė Sarandės, njė prej qyteteve turistike mė nė zė, tė sheh syri shumė tė huaj me ēanta nė krah, tė veshur me pantallona tė shkurtra qė ecin nė grup dhe duket sikur duan tė nuhasin ēdo gjė qė u del pėrpara. Ka nga ata qė vijnė ēdo vit pėr tė bėrė pushimet nė Shqipėri. Massimo Fogagnolo, nga Veneto e Italisė, ka ardhur sė bashku me familjen pėr pushime nė Sarandė. Ėshtė viti i dytė qė ai ka zgjedhur tė pushojė nė Shqipėri. Ai thotė: "Nė Shqipėri kemi gjetur vende qė meritojnė tė shikohen, qė nuk mund t'i krahasosh me vende tė tjera, si pėr shembull Syri i Kaltėr. Ka qytete karakteristike dhe kemi vizituar disa kala, tė cilat na kanė impresionuar". Fabio Scire dhe bashkėshortja e tij, Tania, banues nė Breshia tė Italisė, vizitojnė pėr herė tė parė Shqipėrinė. Fabio thotė se ato qė i kishin thėnė pėr Shqipėrinė ishin tė vėrteta, sepse ka parė vende shumė tė bukura. "Mė pėlqen natyra, kam vizituar shumė vende, por nuk ishin kaq tė bukura. Natyra kėtu ėshtė ashtu siē e ka krijuar Zoti, ende nuk ėshtė vėnė dora e njeriut",- shprehet ai. Ndėrsa Tania tregon se duhej tė vinte nė Shqipėri, qė tė shikonte pėr herė tė parė njė qiell me kaq shumė yje, qė shihen kaq qartė nga toka.

    Nė mediat e huaja qarkullojnė lajme tė kėqija nė adresė tė shqiptarėve, pėr kėtė arsye, ka tė huaj qė dyshojnė nėse Shqipėria ėshtė vėrtet njė vend i bukur dhe me njerėz tė mirė. Njė ndėr ta ėshtė edhe Antonella Palmitessa, nga Bari i Italisė. "Isha shumė kurioze ta shihja. Miqtė e mi flisnin shumė mirė pėr Shqipėrinė, por unė nuk e besoja. Prandaj, doja ta shihja me sytė e mi. Kam parė mė shumė nga ē'mė kishin treguar. Kur tė shkoj nė Itali, do t'u them se Shqipėria nuk ėshtė ajo qė mendojnė ata. Duhet ta shikojnė mė sytė e tyre. Unė jam njė dėshmitare e gjallė, qė Shqipėria ėshtė shumė e bukur",- tregon. Natyra shqiptare ėshtė e egėr, por mbi tė gjitha ėshtė e sinqertė. Kėshtu e vlerėson Maria-Rosa Salla, nga Veneto e Italisė. Ajo thotė: "Mua mė pėlqen shumė deti. S'mė pėlqejnė vendet ku ndėrtohen shumė pallate. Mė pėlqen Shqipėria, me stilin e saj antik. Kur shoh njerėz me veshje tradicionale, mė pėlqen shumė. Ėshtė bukur tė shohėsh se si njė popull ka ruajtur kulturėn dhe traditat e veta, pavarėsisht nga evoluimi i kohės". Gjuha shqipe, krejt e ndryshme nga gjuhėt e tjera tė Evropės u pėlqen turistėve. Maria-Rosa, e pėrmendur mė sipėr, thotė se i pėlqen shumė kjo gjuhė, pasi ka njė tingull tė ėmbėl.

    "Nė fillim, kur e dėgjoja thosha s'kam pėr ta kuptuar kurrė, por sa mė shumė thellohem, aq mė shumė mė pėlqen". Mikpritja, ky virtyt i ēmuar, i bėn tė huajt tė ndihen rehat nė shoqėrinė e shqiptarėve. Kur i pyet se ēfarė tė pėlqen mė shumė nga kultura shqiptare, gjėja e parė qė thonė ėshtė mikpritja. E pra, jo mė kot qarkullon shprehja se "shqiptarėt vdesin pėr tė huajt". Muzika popullore dhe vallet tradicionale, alegria dhe gjallėria e shqiptarėve nė kėto ditė tė nxehta i ka lėnė mė gojė hapur turistėt. Michele Palmitessa, nga Puglia e Italisė tregon se: "Shqiptarėt janė njerėz tė mirė, janė shumė mikpritės tė gjallė, shumė alegro. Kur kėrcejnė e shkarkojnė gjithė alegrinė e tyre dhe kjo ėshtė njė gjė e mahnitshme". Ndėrsa Antonella e pėrmendur mė sipėr, qesh, dhe me habi thotė se shqiptarėt nuk lodhen kurrė se kėrcyeri. Kurse Fabio premton se kur tė kthehet nė Itali, do t'u mėsojė miqve tė tij Vallen e Katjushkės. Italianėt i duan vallet tona, shumica prej tyre kanė blerė disqe me muzikė popullore shqiptare, veēanėrisht kėngėt e Jugut, qė tė kenė mundėsi t'i kėrcejnė kur tė kthehen nė vendin e tyre. Qeshin me tė madhe dhe provojnė t'i kėrcejnė kėto valle, ndėrkohė qė janė nė breg tė detit, edhe kur gabojnė, provojnė sėrish.

    Jetojnė matanė detit, kanė njė stil jetese tė ndryshėm nga i yni, pa rrugė tė prishura dhe pluhur, por, ata i vlerėsojnė ngjyrat, shijet, ndjenjat e forta qė tė ngjall kjo tokė, toka shqiptare, duke i quajtur ato tė pakrahasueshme.

Tema tė Ngjashme

  1. Kanceri i gjirit, pse shkaktohet
    Nga s0ni nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 20-03-2010, 11:29
  2. Kur dashuria bėhet sėmundje?!
    Nga Gimi3 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-09-2007, 17:17
  3. Disa sėmundje dhe ilaēi pėr to
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 13:09
  4. Kur dashuria bėhet sėmundje ?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 16:42
  5. Sėmundjet me vdekjeprurese ne bote...
    Nga Fiori nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-11-2004, 17:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •