Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Njerzit të konvertuar në fenë Islame

    Rev. Ann Holmes Redding, a Muslim - Christian?
    Rev. Ann Holmes Redding, 55, graduated from Brown University, earned master's degrees from two seminaries, and received her Ph.D. in New Testament from Union Theological Seminary in New York City, NY. She felt called to the priesthood; in 1984, she was ordained a priest in the Episcopal Church, USA. She will teach the New Testament as a visiting assistant professor at Seattle University in the fall of 2007. She has a life goal to create an institute to study the three largest monotheistic religions: Judaism, Christianity and Islam.

    In 2005-Fall, a Muslim leader gave a talk at St. Mark's Cathedral where Redding worked. She was moved by his prayer. During 2006-Spring, another Muslim leader taught a chanted prayer to God at a cathedral's inter-faith class. She began reciting the prayer daily. She began to study Islam intensely. in 2006-March, she became a Muslim by reciting the shahada -- "There is no god but God (Allah), and Muhammad is his prophet."

    She says that:

    "Coming to Islam was like coming into a family with whom I'd been estranged. We have not only the same God, but the same ancestor with Abraham."

    She attends Friday services at a mosque, prays five times a day, and identifies herself as following two religions. She said:

    "I am both Muslim and Christian, just like I'm both an American of African descent and a woman. I'm 100 percent both." 1

    The Associated Press reports that:

    "She says she felt an inexplicable call to become Muslim, and to surrender to God - the meaning of the word 'Islam'."

    Redding describes her acceptance of her additional faith:

    "It wasn't about intellect. All I know is the calling of my heart to Islam was very much something about my identity and who I am supposed to be. I could not not be a Muslim. ... I think this thing that's happened to me can be a sign of hope."
    Reactions by theologians to her religious inclusion/conversion:
    Her friends generally support her. But religious authorities hold mixed opinions. Many of the latter feel that beliefs taught by Islam and Christianity make the two religions mutually exclusive. Others believe that it is possible to interpret the tenets of the two faiths in such a way that a person can accept both faiths simultaneously:

    Kurt Fredrickson, director of the doctor of ministry program at Fuller Theological Seminary in Pasadena, CA, said:


    "There are tenets of the faiths that are very, very different. The most basic would be: What do you do with Jesus? I don't think it's possible [to be both, just like] ... you can't be a Republican and a Democrat."

    Referring to one person being both a Muslim and a Christian, Hisham Farajallah, president of the Islamic Center of Washington said: "I don't know how that works."
    Leaders at the Al-Islam Center of Seattle where she prays, believe differently. Programming director Ayesha Anderson said:
    "Islam doesn't say if you're a Christian, you're not a Muslim. Islam doesn't lay it out like that."

    Officials at the Episcopal Church, USA do not know of any other of their priests who believes in a second faith along with Christianity. They indicated that it is the local bishop's responsibility to decide whether she can continue performing the functions of a priest.

    Eugene Webb, professor emeritus of comparative religion at the University of Washington, said that it is possible to be both Muslim and Christian: He said:

    "It's a matter of interpretation. But a lot of people on both sides do not believe in interpretation. "

    Ihsan Bagby is an associate professor of Islamic studies at the University of Kentucky. He notes that Islam tends to be a little more flexible on matters of belief. Muslims can have faith in Jesus, he said, as long as they believe in Mohammad's message.
    Mahmoud Ayoub, professor of Islamic studies and comparative religion at Temple University in Philadelphia, PA, notes that in Islam, God is one an indivisible and unique. He said:

    "The theological beliefs are irreconcilable. For Muslims to say Jesus is God would be blasphemy."

    Most Muslims believe that belief in the Trinity is belief in polytheism 2 and is the most serious type of blasphemy against God.

    Frank Spina, an Episcopal priest and professor of Old Testament and biblical theology at Seattle Pacific University, states:

    "I just do not think this sort of thing works. I think you have to give up what is essential to Christianity to make the moves that she has done. ... The essence of Christianity was not that Jesus was a great rabbi or even a great prophet, but that he is the very incarnation of the God that created the world.... Christianity stands or falls on who Jesus is."

    He also notes that Episcopal priests have taken vows of commitment to the doctrines of the church: "That means none of us get to work out what we think all by ourselves."

    Reactions from non-theologians:
    Doug Thorpe was a member of St. Mark's faith-formation committee with Redding. He has noted how her decision has deepened her spirituality. He feels that Redding is being called:

    "... by her very presence, [to be] a bridge person. And we desperately need those bridge persons."

    "mOok" at mOokblog writes:

    "Surely, given Christianity and Islam’s opposite positions on Jesus’ humanity, his Son-ship, his divinity, his crucifixion and his resurrection, if the way you 'understand Jesus is compatible with Islam', then by definition the way you understand Jesus is incompatible with the Christian faith."

    "Honestly, this is the sort of stuff that I’d have expected to hear from Jade Goody or Helen Adams on Big Brother, not from a priest in the Christian Church who has a PhD! ..."

    "And news just in: it's possible for a fish to be a spaceship, a pizza to be a bicycle, a frog to be a sky scraper, a tomato to be an aqualung and a potato to be prime minister of Bulgaria." 3

    Michael P.F. van der Galiën wrote on the Moderate Blog Network:

    "I think, from a theological perspective, that it is quite an interesting question: can one be both Muslim and Christian (at the same time)? My initial reaction is 'of course not.' However, when I thought about it for a while, I thought 'well, the way she explains it makes me think it is possible, in so far that it is all a matter of interpretation.' Redding has a somewhat different definition of what it means to be a Christian than I do, but I would not dismiss her views too easily. For one thing, many, many European Christians probably share her views."

    "You could say that she has found a ‘middleground’ which makes it possible for her to say that she is both. Of course, this does not mean that Christians and Muslims who interpret their respective Holy Books a bit more literally than Redding does, cannot disagree with her and say that she is not a Christian / Muslim; it does, however, mean that she can defend her position. ..."

    "It is a very interesting thought process. The result is, I guess, that more strict Christians will consider Redding to be Muslim, and stricter Muslims will consider her to be Christian. Then we have the group who are less strict and believe she can be both, and, lastly, some people will consider her to be neither." 5



    Personalisht mendoj qe kjo grua eshte konvertuar 100% ne muslimane , ndoshta ne fillim ka pasur hamendje dhe ka besuar ne te dyja fete , por me vone me pranimin dhe kuptimin e plote te fese islame jam i sigurte qe me nuk e quan veten kristijane.

    Gostivari_usa
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    e para e punes respekte.ktu vlla esht forumi shqiptar dhe jo ai anglez .keshtu qe shkruj shqip se ne nxefemi shpejt hahahahahaha.secili ka te drejt te zgjedhi fene qe ai menon se i perket shpirterisht dhe moralisht dhe sna takon ne te gjykojm.gjyqin e ben vetem allahu kur te na vij koha te japim llogari

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Përfaqësuesja gjermane (SPD) kaloi në Islam

    Emri:  2016.jpg

Shikime: 1018

Madhësia:  30.3 KB

    Elisabeth Muller që nga viti 1985 i ka takuar parties Socialdemokrate. Në rajonin Rhein-Sieg ishte nënkryetare e SPD-së lokale. Para do kohe u largua nga partia. Shkaku, kalimi i saj nga krishterimi në islam.
    13.11.2007 10:43

    "Më kanë akuzuar se totalisht jam e marrë, veçanërisht më 2002-in kur kalova në islam. Në një moment nuk munda t'i duroj më kritikat, hodha librezën dhe u tërhoqa nga partia Socialdemokrate. "

    Elisabeth Muller, e cila 26 vite ishte përfaqësuese në parlamentin e qytetit Niederkassela, nëpërmjet Bonnit i ka kritikuar kolegët e vet partiak se janë të stërmbushur me paragjykime dhe se nuk dinë asgjë për islamin.

    "Njerëzit, të cilët nuk janë lidhje të ngushta me islamin, thjeshtë duhet që të lirohen nga paragjykimet. E kur dikush teton që t'ua qartësoj se çfarë feja islame, ata të tallin dhe madje as që dëshirojnë të dëgjojnë", ka thënë Elisabeth Muller.

    Ajo vazhdon dhe thotë: "Vij nga një familje katolike konservatore. Unë më nuk mund të njësohem me kishën katolike. Ajo që po ndodh në të nuk ka asnjë lidhje me Krishtin dhe Zotin."

    E shqetësuar me kishën katolike dhe me mënyrën me të cilën mediat e paraqesin islamin, Elisabethi shpjegon shkaqet të cilët e kanë çuar që të kaloj në islam:

    "E lexova Kur'anin dhe në të njëjtën kohë e krahasova me Biblen. Mendova, kjo është feja e vërtetë. Kur'ani është shpallja e fundit e Zotit dhe është gabim
    total që mediat gjermane ta interpretojnë në këtë mënyrë."

    Në kontrast me krishterimin, ish përfaqësuesja e SPD-së Elisabeth Muller, në islam e sheh lidhjen direkte të besimtarit me Krijuesin e tij.

    burimi: Mesazhi.com
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Edhe futbollisti i njohur ANELKA ka konvertuar ne islam.
    Kete edegjova para disa dite ne nje emision sportiv te nje kanal gjerman.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tregime

    FEMIJE QE U BE SHKAK TE HYJE NE ISLAM NJE I KRISHTER?


    U ftuam në një darke unë, gruaja dhe fëmijët e mi. Djali im i vogël pa një shërbëtor që shërbente aty dhe e pyeti: A je musliman apo jo? Jo, nuk jam- iu përgjigj shërbëtori. Fëmija im e mori shërbëtorin për dore dhe e dërgoi tek stufa që ndizej zjarre ngase ishte kohe vjeshte dhe i tha: Nëse nuk bëhesh musliman Allahu do të fus ne një kësi zjarri te nxehte. Thuaj: La ilahe il-la Allah!- i tha fëmija disa here.
    Fatbardhësisht prezent ishte një hoxhe, qe dinte mire anglishten, i cili u afrua pranë këtij shërbëtori dhe filloi t'i flas për Islam dhe t'i përgjigjet pyetjeve te tij deri kah ora 1:30 pas mesnate deri atëherë kur shërbëtori i bindur për vërtetësinë e Islamit dëshmoi deklaratën hyjnore: La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah!
    &&&
    Të gjithë muslimanët duhet te thërrasin ne fe qofte me gjuhe, pasuri, dituri, kulture, moral, pozite, fame, apo me te gjitha se bashku. Le te jete çdo musliman kureshtar për udhëzimin e tjetrit ngase për këtë gjë ka shpërblim te madh. Thotë Muhammedi, alejhi's selam:
    "Që Allahu të udhëzojë vetëm një njeri nëpërmjet teje është me mire për ty se sa pasuria më me vlerë". (Transmetim unanim)
    Le ta dije çdo musliman se ai ose do te ftoje për tek Allahu ose do te ftoje për tek e kota andaj le te zgjedhe i mençuri atë qe duhet zgjedhur!
    Dobitë e tregimit:-
    Ftimi ne Islam nuk ka kohe dhe vend te caktuar; musliman fton kudo dhe kurdo qe i jepet rasti.
    Ke e ka begatuar Allahu me përvetësimin e ndonjë gjuhe te huaj le ta falënderojë Allahun dhe le ta shfrytëzojë atë për shërbim te fesë.
    Fjale e fëmijëve te vegjël kane ndikim ne zemra andaj perse te mos i përgatisim për ftim ne rrugën e Allahut?
    Obligimi ynë i pare ndaj te gjithë jomyslimanëve qe vijnë ne trevat tona është qe t'i ftojmë ne Islam.
    Marre nga libri: Texharubun da'uijjetun naxhihatun
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tregim

    IMAM AHMEDI DHE BUKEPJEKESI!

    Imam Ahmedi deshi ta kalonte një natë në xhami por roja e xhamisë e pengoi.
    Do të flejë tek vendi i këmbëve të mia- kërkoi Imam Ahmedi, dhe vërtetë, ashtu edhe bëri, por roja e xhamisë u ngrit dhe e largoi-tërhoqi prej xhamie. Imam Ahmedi atëbotë ishte në moshë të shtyrë dhe në fytyrë i dukeshin rrudhat e pleqërisë.
    Derisa ishte në këtë gjendje e pa atë një bukëpjekës i cili i ofroi konak. Imami shkoi dhe ai vërtetë, edhe pse nuk e njohu, ia bëri një mikpritje islame shumë të madhe.
    Bukëpjekësi pas pak shkoi tek dhoma e tij që t'ia fillonte punës për gatimin e bukëve. Imami e dëgjoi bukëbërësin gjatë tërë kohës duke kërkuar falje të mëkateve -duke bërë istigfar-. U mahnit Imami kështu që të nesërmen e pyeti për këtë gjë.
    Gjatë tërë kohës sa e bëj gati brumin kërkoj falje të mëkateve- tha bukëbërësi.
    Imami duke qenë se dinte mirë vlerën dhe të mirat e istigfarit (kërkimit falje) e pyeti nëse kishte gjetur të mirat e tij?
    Po, çdo gjë ma ka plotësuar Allahun i madhërishëm përveç një lutjeje të kamotshme- tha bukëbërësi.
    E cila është ajo?- pyeti Imami.
    Ta shoh Imam Ahmed b. Hanbelin- tha bukëbërësi.
    Po unë jam Ahmed b. Hanbeli dhe pasha Allahun mbrëmë unë pakam qene tërhequr zvarrë për të ardhur tek ti(1).
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tregim

    JA SE CFARE BERI PLAKU ME KUR'AN

    Ky plak në të 80-tatë filloi ta mësonte Kur'anin përmendësh. Tregimi i tij fillon me shkuarjen e tij në Xhaminë e Pejgamberit, alejhi's selam me kërkesën: Dua ta mësoj Kur'anin përmendësh! Një mësues në xhami, i ngarkuar me këtë detyre iu drejtua me butësi dhe respekt për moshën e tij: O prindi im, ti je i shtyrë në moshë dhe nuk mund ta mbash mend atë por ulu dhe dëgjoje.
    Unë dua te mësoj përmendësh- insistoi plaku.
    Atëherë lexo- tha mësuesi i Kur'anit.
    Unë nuk di te lexoj por fillo se pari e m'i mëso shkronjat- tha plaku.
    Mësuesi filloi t'ia mësonte shkronjat nga e para dhe, siç rrëfen autori i tregimit, ai mësonte shkronjat sikur fëmija ne klasën e pare por cili ishte rezultati? Pas pese vitesh pune te palodhshme plaku 85 vjeçar mësoi tërë Kur'anin përmendësh.
    Ja kështu kur dashuria për adhurim ta përshkojë zemrën e muslimanit atëherë zhduken të gjitha pengesat në rrugën e tij. Ky plak jo vetëm që ua dha një mësim pleqve të kohës së tij por ua dha edhe të rinjve se mësimi përmendësh i Kur'anit i lehtësohet çdokujt që i qaset kësaj pune, dhe: A ka kush që garon këtë plak bujar?
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anëtarësuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    Shume sportist te njohur si : Abidal , Ribery , Anelka , Tyson jane kthyer ne islam.
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Elena Safiyaah Shromova : USHQIM PËR SHPIRTIN TIM


    ... dhe kur Jurij Gagarini solemnisht ateroi në Tokë, iu afrua një plakë e pyeti: Biro, a e pe Zotin në qiell?”
    Atëherë i kisha 8 apo 9 vjet dhe më kujtohet sikur të kishte ndodhur dje. Më kujtohet se si nëna ime në kuzhinë me buzëqeshje më rrëfente këtë tregim të njohur për një plakë të thjeshtë, të parëndësishme, e cila nuk ka mundur ta dijë se ai i cili ka besuar në Zotin nuk ka pasur të drejtë të bëhet pionier apo komsomol. Çfarë turpi për ushtrinë!
    Kështu jam rritur në atë frymë mosbesimtare. Pionierët, flamujt e kuq, ateizmi, baba Stalini, baba Lenini, një zinxhir i pafund i lloj-lloj “baballarëve” .
    Hëm, e pashkët... po kishim një lloj pashkësh. Me mahnitje ngjyrosnim vezët e pashkëve, megjithatë, nuk kemi guxuar t’i përmendim ato në shkollë. Arsyeja ka qenë gjithmonë e njëjtë - do të ishte vështirë të arrihet deri te titulli i pionierit. Kurse pastaj gjithçka u ndryshua... “Baballarët” me kohë u bënë të parëndësishëm, ndërsa mbarë vendi filloi të kërkojë idhuj të rinj. Fitimi i shpejtë i parave, jeta afariste, malli perëndimor... Liri, liri dhe përsëri liri... Kishës dalëngadalë i rritej autoriteti dhe fuqia. Mafiozi me zinxhir të trashë në qafë, të gjithë politikanët e mundshëm, madje edhe presidenti i shtetit, nuk shmangeshin nga kisha me rastin e tubimeve më të rëndësishme.
    Për këtë periudhë mundem vetëm të them se në mua nuk ka ndikuar kjo eufori masive kishtare. Kuptohet se fasada, ajo e jashtmja, linte përshtypje për diç më të bukur, më atraktive, më moderne, por kjo prapë nuk kënaqte çështjet e thjeshta, esenciale, të domosdoshme për jetën.
    Logjika ime nuk ka pranuar idenë për Zotin i cili ka djalë, megjithatë nuk kam parë ndonjë zgjidhje tjetër përveç krishterizmit. Më preokuponin pyetjet për ekzistimin e jetës pas vdekjes, për arsyen e qenësisë, kuptimin e jetës dhe kuptimin tim në përgjithësi.
    Këto pyetje ishin fillimi im i pavetëdijshëm në kërkimin e Zotit. Pa ndonjë qëllim ekzistues nuk mundesha të bashkëjetoj me përditshmërinë. Kishte momente kur më mundte një frikë e tmerrshme nga vdekja. Kjo frikë më sillte deri te kufiri i depresionit. Në këto momente të vështira, gjithmonë prej fillimit ia parashtroja vetes pyetjet: Të supozojmë se sipas disa standardeve të vendosura do të jetosh e lumtur; do të kesh burrë të mirë, rroba të bukura, vend përkatës të punës, miq të mirë... e pastaj vdes. A do ketë kuptim bile diçka nga jeta jote? Fëmijët dhe nipat tu po ashtu një ditë do të vdesin. Planeti Tokë, kozmosi, gjithçka, një ditë do të bëhet histori. Atëherë për çka jetoj? Për çka duhet të mundohem? Ku është kufiri ndërmjet të drejtës dhe të gabuarës? Për çka duhet të jem person i mirë? Për çka duhet të jem person i keq?
    Është interesant se prapëseprapë asnjëherë nuk kam mundur të shqiptoj fjalët: “Unë nuk besoj Zotin”.
    Thjesht nuk mundesha. Ndjeja se prapë besoj. Kur dikush më pyeste diçka për fenë, në panik refuzoja të përgjigjem, duke u arsyetuar se pyetja është shumë personale. Megjithatë kjo pyetje sillte me vete pyetje tjera. Koncepti i besimit të verbër, pa pasur mundësi për pyetje dhe përgjigje, nuk më kënaqte. Nuk mundesha ta ndjejë fenë, po qe se pyetjet e mia ngelnin pa përgjigje. Tash e kuptoj se sa kam pasur dëshirë atëherë ta dua Zotin, kam pasur dëshirë të besoj dhe të jem e sigurt, kam pasur dëshirë të jetoj në paqe...
    Gjatë studimeve të mia pesëvjeçare erdha në kontakt me nocionin “Islam”. Kishim lëndën e cila quhej “Historia e religjionit”. Njëri nga librat shkollor në vete përmbante fjalinë në vijim: “... dhe në Kur’an qëndron: Mbyti mosbesimtarët...” Akoma më kujtohet se sa kam qenë e shokuar dhe se vetvetes i kam thënë: “Nëse ndonjëherë vendos për ndonjë fe, kjo me siguri nuk do të jetë Islami”.
    Por, All-llahu e di më miri.
    Pas absolvimit të studimeve në Rusi, u shpërngula në Gjermani në mënyrë që atje të vazhdoj studimet. El-hamdulil-lah.
    Përndryshe, unë vij nga një vend i largët rus në Lindjen e Largët. Kufizohemi me Kinën e cila bashkë me Japoninë dhe Korenë është më afër vendlindjes sime se sa Moska.
    Deri në Hannover udhëtova 10.000 km... kurse ato 10.000 km më dërguan drejt dashurisë ndaj All-llahut dhe Islamit. A nuk është kjo mrekulli? A nuk është kjo mëshira e madhe e All-llahut. Subhanallah!
    Kur shikoj të kaluarën, ballafaqohem me shumë imtësira të cilat në këtë rrugëtim tim përputhen njëra me tjetrën dhe kështu bëjnë fotografinë e plotë.
    Gjatë vitit të parë të qëndrimit në Hannover isha e preokupuar me studimet, me mësimin e gjuhës gjermane, adaptimin në mjedisin e ri, aq sa nuk kam arritur të mendoj për çështjet e qenësisë. Megjithatë, edhe përskaj preokupimit të përditshëm me mësime, më ngeli në kujtesë biseda me një student nga Turqia, i cili nuk ishte ndonjë praktikues i fesë. Duhet të përmendi se edhe sot e kësaj dite më mahnit ky fenomen te muslimanët, që madje edhe ata që nuk janë praktikues të fesë mbajnë në vete karakteristikat e muslimanit të mirë, qoftë fjala për zemërgjerësinë, mikpritjen, sinqeritetin apo besimin e fuqishëm se Zoti ekziston, i Mëshirshmi, Mëshiruesi. Kjo bindje në shoqërinë materialisht të ngarkuar perëndimore është dukuri shumë e rrallë.
    Një ditë po bisedonim për fetë. Parashtroja pyetjet e mia të zakonshme, deri atëherë akoma të papërgjigjura, të cilat gati çdoherë bllokonin çdo diskutim të mëtejmë. Nuk mundesha ta kuptoj konceptin e mëkatit në krishterizëm. Si është e mundur që prifti të falë mëkatet? Si mund ta dijë ai se pendimi im ka qenë i sinqertë? Kështu shumë praktikisht do të mundesha për çdo ditë të gaboj dhe për çdo ditë të shkoj te prifti të më falë. Mes tjerash, nëse Jezusi ka vdekur për shkak të mëkateve tona, atëherë përse të mos gabojmë?
    Studenti turk dëgjonte i qetë dhe me vëmendje, e pastaj më tha: “Ne në Islam themi se çdo njeri lindet i pastër sikur fleta e bardhë e letrës. Gjithçka që bën në jetë, shkruhet në atë letër, kurse vetëm All-llahu vendos se a do t’i falë mëkatet e tua”.
    U mahnita. Për herë të parë përjetova që diskutimi në këtë temë të mos humbet në qorrsokak. E gjeta përgjigjen. Para kësaj kam qenë aq e hutuar, kurse vetëm një fjalë bëri që gjërat të bëhen të qarta dhe logjike, thjeshtë të pranueshme për arsyen dhe ndjenjën.
    Ç’është e vërteta, nuk u interesova më shumë për Islamin. Një vit më vonë u dashurova në një musliman. Nuk mund të flas me krenari për atë lidhje, sepse nuk ishte edhe aq e lumtur. Ai nuk ishte musliman “perfekt”, nuk ishte i përpiktë në kryerjen e obligimeve fetare dhe fatkeqësisht jetonte sikur shumica e studentëve muslimanë të cilët vijnë në Perëndim. Por, krahas tërë kësaj, ai kishte diç të brendshme, një fuqi, besimin në Zotin, besimin në Shpalljen e Zotit dhe nuk i frikohej vdekjes. Ndërsa mua e tërë kjo më mungonte.
    Prapëseprapë, unë isha studente e kujdesshme, shoqe e mirë dhe gjithnjë përpiqesha të jem njeri i mirë, të cilit i mungonte fuqia; kurse ajo fuqi vjen vetëm me njohjen se Zoti me të vërtetë ekziston.
    E shikoja se si agjëronte në muajin e Ramazanit, megjithatë nuk mendoja shumë për rëndësinë e atij agjërimi. Interesant, unë fillova të interesohem për rëndësinë e gjithë asaj vetëm pas prishjes së lidhjes me të. Thjeshtë, nuk pajtoheshim në shumë aspekte, gjë të cilën unë nuk mund ta përballoja më. Doja ta braktisi, por njëkohësisht të kuptoj se për çka e bëj këtë. A është për shkak të fesë? A është për shkak të traditës? A është për shkak të edukatës? Apo problemi qëndron te unë?
    Bleva një libër për jetën e të Dërguarit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe udhëtova në Francë për shkak të kursit të gjuhës frënge. Kursi ishte i mirë, kurse libri edhe më i mirë. Dëshiroja që sa më shumë ta lexoj dhe mësoj... Por ai vit për mua qe shumë i vështirë. U sëmura, për çka edhe u desh të operohem. Por, këtu qëndron urtësia e madhe e All-llahut. Ndjehesha e vetmuar, e frikësuar për shkak të operacionit, andaj edhe fillova të mendoj për Zotin. Duke iu falënderuar All-llahut, gjithçka kaloi mirë, pas çkahit u bëra tjetër njeri. Gjithçka që ndodhi pas kësaj periudhe, e ka kuptimin e vet. Mendoj se qysh në atë muaj sprovash me zemër u bëra muslimane.
    Gjatë studimeve një kohë kisha mësues privat të gjuhës italishte, me të cilin për shkak të problemeve shëndetësore e humba kontaktin. Kur u shërova plotësisht, vendosa të vazhdoj me orët nga gjuha italishte dhe u dhashë pas kërkimit të një mësuesi të ri. Një ditë regjistrova një numër telefoni nga tabela e shpalljeve në fakultet. Thirra në atë numër, në të cilin mu përgjigj një femër italiane e cila menjëherë dhe me çmim të ulët pranoi të më mësojë. Caktuam një takim, kurse ajo më tha se nuk do të jetë vështirë ta njoh, sepse ajo mban shami.
    Shami?! Sa u befasova. Por mendova se ajo sigurisht është italiane me prejardhje arabe apo diç të ngjashme. Deri në atë moment asnjëherë në jetë nuk kisha biseduar me një grua që mban shami. Më ranë ndërmend gratë me shami të cilat nganjëherë i takoj në rrugë. Nuk i konsideroja ato gra si të rëndësishme, sepse mendoja se janë të paarsimuara dhe bëjnë vetëm atë që i urdhërojnë burrat e tyre. Deri atëherë nuk kam ditur edhe aq shumë për Islamin, kurse kisha idetë e mia personale perëndimore se si duhet të duket gruaja.
    Dhe më në fund u takova me Nurën, el-hamdulil-lah. Ky takim ma ndryshoi tërë jetën. E pashë se kjo italiane, konvertuese në Islam, është shumë e shkolluar, inteligjente, e bukur dhe mbi të gjitha mbante hixhab. Fytyra e saj frymonte me dritë dhe freski, të cilat buronin nga brendësia. Masha’All-llah.
    Bota ime u ndryshua. E pashë se sa paragjykime të gabuara ekzistojnë në veten time.
    Filluam me orët në të cilat më shumë bisedonim për Islamin se sa për italishten, el-hamdulil-lah.
    Pastaj fillova të lexoj Kur’anin. Pyetja ime e parë ishte: përse nuk e kam bërë këtë më herët?! Kjo duhej qysh moti të jetë hapi im i parë.
    Sa e lumtur isha kur pas leximit të faqes së parë e pashë se ai Libër është e Vërteta të cilën aq gjatë e kam kërkuar, se ai është përgjigje dhe udhëzim dhe se më nuk duhet të frikohem. Ato fjalë që i lexova depërtuan thellë në zemrën time e cila ndjente qetësi dhe kënaqësi. Kjo jetë ka kuptim dhe unë, insha’All-llah, mundem shumëçka të bëj për ta plotësuar atë kuptim.
    Më kujtohet se si një ditë rrija ulur në vendin e punës dhe ndjeja kënaqësi dhe lumturi të plotë, saqë koleget e mia të punës menduan se jam e dashuruar. Vërtetë, unë ndjeja dashuri të thellë ndaj All-llahut, Islamit dhe mënyrës së jetës të cilën Ai e kishte caktuar. Për All-llahun, asgjë në botë nuk mund ta gëzojë kështu njeriun, sikur që këtë e bën dashuria ndaj All-llahut dhe njohja e Vullnetit të Tij.
    Sot unë fali namazin, mbaj hixhabin, agjëroj dhe assesi nuk kuptoj se si kam mundur të jetoj përpara pa këtë fe.
    Gjithçka vjen nga All-llahu. Ne duhet që vetëm t’i bëjmë hapat e parë kah Ai, e Ai do të na pranojë nën hijen e mëshirës së Tij të pafund.
    Isha e vetmuar dhe Ai më dha Ummetin e shkëlqyeshëm. Isha e sëmurë dhe Ai ma pastroi zemrën dhe shpirtin tim. Isha e humbur dhe Ai më dha udhëzim dhe kënaqësi. Shpirti im kërkoi ushqim e Ai ma dha.
    El-hamdulil-lah. Të gjitha falënderimet i takojnë All-llahut.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    HIXHABI PËR MUA ËSHTË MË TEPËR SE PËLHURË - ËSHTË PERSONALITETI IM


    Para se të largohem nga shtëpia ime, çdo mëngjes kur nisem për në punë, i lidhi flokët e mia me një copë pëlhurë, duke mbuluar çdo pjesë prej ballit deri në qafë. Ajo copë e veshjes për mua është më tepër se pëlhurë - është personaliteti im. Unë jam britaneze muslimane, ndërsa para dy vitesh vendosa që të mbaj hixhabin. Sikur edhe mijëra muslimaneve nëpër botë - hixhabi është bërë pjesë e imja, e mbaj me krenari dhe bindje.
    Vendosa të mbulohem me hixhab pas udhëtimit tim personal përmes të mësuarit të fesë sime, Islamit.
    Ai udhëtim imi personal ka filluar një vit para sulmit në Qendrën Botërore Tregtare në Nju-Jork, por kërkimi im për dituri edhe më shumë është shtuar pas 11 shtatorit, kur bashkësia islame në botë dhe Britani të Madhe filloi të jetë nën presion të vëzhgimit intensiv nga ana e politikanëve dhe mediumeve.

    Solidariteti
    Kjo filloi atëherë kur vendosa që tek unë të shihet se jam muslimane. Dëshiroja që njerëzit të cilët kalojnë pranë meje në rrugë të vërejnë se jam muslimane dhe se jam krenare për besimin, guximin dhe kulturën time.
    Në shumë mënyra në mbajtjen e hixhabit kam gjetur aktin e solidaritetit me të gjitha muslimanet në tërë rruzullin tokësor. Ja, unë jam muslimane e shkolluar nga Perëndimi, por prap, edhe krahas tërë kësaj, nuk mund të paramendoj se si është të jeshë irakiane, palestineze apo grua nga Somalia. Megjithatë, ne ndajmë identitetin e njëjtë përmes Islamit dhe përmes mbajtjes së hixhabit. Kam gjetur fuqi të plotë personale në mbajtjen e hixhabit.

    Gruaja dhe Islami: pyetni ekspertët
    Pas 11 shtatorit erdhi deri te rritja e numrit të grave, praktikisht grave të reja, të cilat janë mbuluar me hixhab. Dhe si më thonë disa prej tyre, deri te kjo kanë ardhur sipas zgjedhjes së tyre.
    Duke u shëtitur rrugëve kryesore në Britani të Madhe keni mundësi të takoni mjaft muslimane të reja të mbuluara me hixhab. Këtë e vërej edhe gjatë shkuarjes sime për në punë, kur hetoj shumë motra muslimane me shamitë e tyre të vendosura në kokë.
    Fuqi të madhe kam gjetur duke mbajtur hixhabin (shaminë) dhe tani sa i përket flokëve, çdo ditë është e mirë, aq sa jam e interesuar.
    Kur të takohem me ndonjë muslimane në rrugë, ne buzëqeshemi njëra me tjetrën. Nganjëherë edhe vetëm bëjmë me shenjë me kokë, e shpesh edhe këmbejmë përshëndetjen: Esselamu Alejkum! - Alejkumusselam!

    Reagimet
    Kam hetuar se reagimi më i fuqishëm për mbajtjen e hixhabit nga ana ime është atëherë kur jam jashtë Britanisë së Madhe.
    Jomoti isha në Kajro, ku pata caktuar një takim me një mikeshë të një shoqeje timen.
    E thirra në celular dhe u morëm vesh që të takohemi para oborrit të hotelit ku qëndronim.
    Kur u ofrova ta përshëndes, ajo u shtang nga habia.
    Reagimi i saj m’u duk i çuditshëm, pavarësisht se kisha dëgjuar se ekzistojnë probleme të mëdha në shtetet muslimane. Më vonë, derisa pinim kafe, ajo mori guximin të më pyesë përse jam e mbuluar me hixhab.
    Mendova se sa është kjo qesharake: një muslimane egjiptiane, e cila jeton në botën arabe, pyet një muslimane të lindur në Perëndim se përse e mban hixhabin.
    Kur ia sqarova arsyet e mia, filloi të veprojë më lirshëm dhe atëherë e nxori kutinë e vet të cigareve nga çanta dhe nisi të tregojë për pikëpamjet e saj rreth hixhabit, si diçka të demoduar dhe se ajo si një udhëheqëse e lajmeve televizive nuk mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë.

    Vrojtimet
    Me të vërtetë mendoj se Perëndimi është tepër i preokupuar duke iu frikësuar hixhabit. Pranoj se ekzistojnë probleme të mëdha në vendet muslimane nga aspekti i barazisë dhe të drejtave të grave. Por gratë ballafaqohen me probleme që kanë të bëjnë me gjininë e tyre në tërë botën, dallimi është vetëm në nivelet e atyre problemeve. Përbrenda Islamit ekzistojnë adaptime të bollshme - mënyra se si muslimanja vishet dallohet prej shteti në shtet, gjithashtu edhe mënyra e mbajtjes së hixhabit është e ndryshme.
    Islami tejkalon të gjithë kufijtë e shteteve, kontinenteve, kulturave, gjuhëve dhe bindjeve.
    Përmes Islamit ndjehem më e lartësuar, jam e orientuar me bukurinë, modestinë e mbajtjes së hixhabit dhe kahjes që i është dhënë jetës time.

    Shaista Aziz
    Londër

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Si E Pranoi Islamin Prifti Katolik

    Ndoshta dikujt ky rrëfim i duket i pabesueshëm, por është i vërtetë. Kjo ndodhi në vitin 1996. Rrëfen Abdulaziz Ahmed Serhan, drejtor i Institutit për mësues në Mekke. Ai thotë: “U takuam në zyrën e Organizatës Botërore Islame “Rabita” (Në Afrikën e Jugut). Ishte njeri modest, me shikim të butë dhe sjellje të qetë. E pyeta: “Vëlla Sejli, mund të na rrëfesh tregimin tënd për pranimin e Islamit?” Sejli u përgjigj: “Gjith*sesi, me kënaqësi”. Pastaj vazhdoi: “Isha prift aktiv, i shërbeva kishës mе angazhim të plotë, madje isha prej misionarëve më emi*nentë krishterë në Afrikën e Jugut. Për shkak të përpjekjeve të mia dhe suksesit të lartë, Vatikani më zgjodhi që të më ofrojë mbë*shtetje materiale për rolin tim në krishte*rizim. Në atë mënyrë, i ndihmuar nga Vati*kani, shfrytëzova të gjitha potencialet e mun*dshme që të realizojë qëllimin tim. Fillova të shetis nëpër të gjitha provincat, institucionet, shkollat, spitalet dhe t’u jap mbështetje materiale dhe kontribute bamirëse për ekzis*timin dhe funksionimin e tyre. Tërë kjo me qëllim të vetëm që të hyjnë në krishte*rizëm. Gjithashtu edhe perso*nalisht u pasu*rova, kisha shtëpi të bukur, veturë, pagë të majme dhe vend të posaçëm në rrethin klerik. Një ditë shkova në qendrën tregtare të blejë dhurata. Dhe atje ndodhi befasia!! Atje takova një njeri i cili mbante një kapelë në kokë, kurse unë mbaja veshje të bardhë prifti për t’u dalluar nga të tjerët. Duke bërë tregti, kuptova se ai është musliman. Pasi që bleva atë që desha, tregtari musliman më pyeti: “Ju jeni prift, apo jo?” Thashë: “Po”. “Cili është Zoti yt?”, më pyeti. I thashë: “Mesihu (Jezusi) është zoti im”. Tregtari ma ktheu: “Do të të kisha lutur që të më sjellish një citat nga Bibla ku Jezusi personalisht thotë: Unë jam Zot, apo unë jam biri i Zotit. Më adhuroni mua!”
    Këto fjalë më erdhën në kokë si bubullima nga qielli. Nuk munda t’i përgjigjem. U mundova që të përkujtohem në të gjitha librat krishtere që të gjej përgjigjen e vërtetë dhe nuk e gjeta! Nuk ekzistonte citat për një gjë të tillë. Ndjeva ngushtim dhe barrë në gjoks. Si është e mundur që të kem lëshuar një çështje aq të madhe dhe të rëndësishme! Prej këtu fillova të hulumtoj, por prapëseprapë pa sukses, pasi që në thelb nuk ekzistonte citat i tillë. Shkova deri te kuvendi kishtar dhe kërkova që të tubohen të gjithë anëtarët, në çka edhe u pajtuan. I lajmërova për atë që më interesonte. Ata u habitën dhe filluan të më sulmojnë. “Të ka magjepsur një musliman! Ai don të të mashtrojë për të hyrë në Islam”, më thanë. U thashë atyre: “Atëherë përgjigjuni!?” Dhe askush nuk mu përgjigj.
    Të dielën, kur duhej të mbahet fjalim dhe ligjëratë në kishë, u ndala që të mbaj ligjëratën, por u stepita pa mundur të flasë asnjë fjalë. U tërhoqa dhe e luta shokun tim që të më zëvendësojë. U drejtova për në shtëpi i tëri i tmerruar, i humbur dhe shumë i pikëlluar. Por kujt t’i lutem? Gjatë lutjes thashë: “O Zot, Krijuesi im, të gjitha dyert i kam të mbyllura përveç derës Tënde. Mos më pengo që ta kuptoj të vërtetën. Mos më le në mëdyshje, më udhëzo në të vërtetën?” Pastaj fjeta. Në gjumë pashë një ëndërr se si jam vetëm në një sallë të madhe. Në mes të kësaj hapësire u paraqit një njeri, atë nuk mund ta shihja nga drita e cila rrezatonte nga ai. Mendova mos është Zoti, të cilit iu drejtova. Por pastaj kuptova se është njeri i ndritshëm, i cili më thirri: “O Ibrahim!” U solla përreth që të shoh se kush është ai Ibrahimi! Nuk pashë askë. Njeriu përsëri më tha: “Ti je Ibrahimi… emri yt është Ibrahim… A nuk kërkoje prej Zotit që ta kuptosh të vërtetën”. Thashë: “Po”. Tha: “Shiko nga ana e djathtë”. Shikova dhe pashë një grup njerëzish si mbajnë valixhe në supe dhe kanë tesha të bardha dhe çallmë të bardhë në kokë. “Ndjeki ata nëse dëshiron ta kuptosh të vërtetën!” U zgjova dhe ndjeva gëzim të madh, por prap nuk isha mjaft i qetë: Ku do ta gjej atë grup të cilin e pashë në ëndërr?
    Kështu fillova ta kërkoj grupin sipas cilësive që i pashë në ëndërr. Kuptova se krejt kjo ishte përcaktim i All-llahut. Mora pushimin dhe fillova një udhëtim të gjatë. Arrita në Johanesburg dhe shkova në zyrën e muslimanëve të Afrikës. Në atë ndërtesë e pyeta punëtorin në sallën e pranimit për atë grup. Ku është vendi ku luteni? Me dorë ma tregoi xhaminë e afërt… Kur arrita në derë, u befasova. Në derë qëndronte një njeri me tesha të bardha dhe në kokë mbante një çallmë. U gëzova, sepse ishte njëri prej atij grupi të cilin e pashë në ëndërr. Njeriu papritmas më tha: “Mirëserdhe o Ibrahim!” U habita prej këtyre fjalëve! Njeriu ma dinte emrin ende pa iu prezentuar. Më tha: “Të pashë në ëndërr se si na kërkon neve, don ta kuptosh të vërtetën. E vërteta është në Islamin”. I thashë: “Po, e gjurmoj të vërtetën, më udhëzoi njeriu me dritë të cilin e pashë në ëndërr. A mund të më tregosh kush ishte ai njeri të cilin e pashë në ëndërr”. Njeriu tha: “Ai ishte pejgamberi ynë, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]!!” Nuk munda të besoj se ç’po ndodhë me mua, nxitova dhe e përqafova duke i thënë: “A ishte me të vërtetë ai Pejgamberi juaj?” Tha: “Po”. Filloi të më urojë për udhëzimin e All-llahut. Pastaj kur erdhi koha e namazit të drekës, u ula në në një skaj të xhamisë. Ata filluan të falen dhe përafërsisht të gjithë kishin veshje të njëjtë, dhe binin në sexhde me kokë. Thashë: “Kjo është feja e vërtetë, sepse lexova se të gjithë të dërguarit e Zotit i kanë vënë ballët e tyre në tokë duke iu lutur Zotit”. Pas namazit u qetësova. Pastaj e publikova pranimin e Islamit me deklarimin e shehadetit. Mbeta me ta që ta studjoj Islamin dhe pastaj fillova të shetisim bashkë me ta që të thërras në Islam. I mësova dispozitat islame: namazin, zekatin, haxhxhin, agjërimin, etj. Pas disa muajsh u ktheva në qytetin tim. Kur më panë shokët, miqtë, kolegët, familja ime me veshje islame, më refuzuan. Gjithashtu edhe kuvendi kishtar më thirri dhe tentoi të më bindë, por megjithatë unë fillova që ata t’i thërrasë në Islam. Ata filluan të më ofrojnë pozitë, të holla dhe mjete. Më thanë se Vatikani më thërret që të qëndroj gjashtë muaj atje dhe të më blejë shtëpi dhe veshmbathje të re. Tërë këtë e refuzova dhe u thashë: “Vallë, pasi që më udhëzoi Zoti, ta pranoj të kotën. Betohem në All-llahun, këtë asnjëherë nuk do ta pranoj”. Prap i këshillova edhe dy priftërinj që të pranojnë Islamin.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Prej Prifti E Deri Në Thirrës

    Abdullah Muhammed Faruk

    Si fëmijë i vogël jam edukuar me frikë të thellë ndaj Zotit. Që atëherë kisha u bë pjesë e jetës sime; pjesërisht jam edukuar nga gjyshja ime, e cila ishte fundamentaliste protestante. Qysh në moshën gjashtëvjeçare i kam njohur të gjitha dhuntitë të cilat do të më presin në Xhennet nëse bëhem fëmijë i mirë, dhe dënimet në Xhehennem të cilat i pritnin fëmijët e padëgjueshëm. Gjyshja ime më mësonte se të gjithë gënjeshtarët do të shkojnë në zjarrin e Xhehennemit ku përgjithmonë do të digjen.
    Nëna ime punonte dy punë. Me vetë këtë nuk ka pasur shumë kohë për ne, por gjithmonë na ka përkujtuar për atë çka më ka mësuar gjyshja ime. Vëllai im më i vogël dhe motra më e vjetër nuk i merrnin me seriozitet fjalët që kishin të bëjnë me ahiretin, ashtu siç ishte rasti me mua. Më kujtohet se kur shihja hënën e plotë, e cila kishte ngjyrë të kuqe, filloja të qajë, sepse kjo është një prej shenjave të Ditës së Gjykimit, që hëna do të jetë e kuqe si gjaku.
    Si tetëvjeçar kisha një frikë të thellë prej atyre shenjave të Ditës së Gjykimit, saqë shihja ëndrra të këqija. Shtëpia jonë ishte pranë rrugës nëpër të cilën kalonin kamionë. As stacioni hekurudhor nuk ishte aq larg. Më kujtohet se zhurma dhe sirena e lokomotivave shpesh më zgjonin, andaj shpesh mendoja se tani më kam vdekur dhe se sërish jam ringjallur, pasi që të jetë fryrë në buri.
    Këto mësime janë skalitur në kokën time, me kombinimin e mësimeve gojore dhe leximin e librave biblikë.
    Çdo të diele shkonim në kishë, të veshur me rrobat tona më të bukura. Gjyshi ynë na çonte me makinë deri te kisha. Në kishë gjithmonë qëndronim gjatë, arrinim rreth orës 11 paradite kurse në shtëpi shkonim rreth orës 3 pasdite. Më kujtohet se ngandonjëherë nga lodhja më zinte në gjumë në krah të gjyshes. Gjyshi im nuk shkonte në kishë, ai ishte pjesërisht i palëvizshëm nga infarkti të cilin e kishte përjetuar. Kjo periudhë kohore ishte prej më të rëndësishmeve në zhvillimin tim.


    Kthimi në krishterizëm

    Fakti se nuk duhej shkuar në kishë për mua paraqiste lehtësim, por kohë pas kohe ndjeja nevojë për të shkuar atje. Si 16 vjeçar fillova të shkoj në kishë, në të cilën babai i shokut tim ishte prift. Kjo ishte një kishë e vogël, në të cilën anëtarët e vetëm ishin familja e shokut tim, unë dhe ndonjë shok shkolle. Pas disa muajve kisha u mbyll. Pasi që mbarova gjimnazin dhe nisa studimet, fillova përsëri me aktivitete fetare. Në mënyrë intensive u thellova në mësimet protestante. Pas disa kohëve përsëri u pagëzova dhe “u mbusha me Shpirtin e Shenjtë”, siç quhej kjo atëherë. Në universitet shpejt u bëra “krenaria e kishës”. Të gjithë shpresonin te unë, kurse edhe unë isha i lumtur që përsëri jam “në rrugë të shpëtimit”.
    Në kishë shkoja sapo hapeshin dyert. Ngandonjëherë me ditë dhe javë nuk ngritja kokën nga studimi i Biblës. Shkoja në ligjërata të cilat i mbanin dijetarë të krishterë. Në moshën njëzetvjeçare u bëra prift.
    Fillova të mbaj mesha dhe u bëra shumë i njohur. Në qëndrimet e mia isha shumë ekskluziv: kisha bindjen se askush nuk mund të jetë i shpëtuar nëse nuk i bashkëngjitet bashkësisë sime kishtare. E llogaritja për të humbur secilin që nuk shkon shtigjeve të njëjta sikur unë. Kisha bindjen se Jezu Krishti (Paqja e All-llahut qoftë mbi të) dhe All-llahu i Gjithëfuqishëm janë një. Bashkësia e atëhershme kishtare në të cilën isha unë nuk besonte në trini, por se Jezusi (Paqja e All-llahut qoftë mbi të) ishte edhe Ati edhe Biri edhe Shpirti. Këtë mësim as vet asnjëherë nuk e kuptova.
    Respektoja veshjen e grave dhe sjelljen e devotshme të njerëzve. Më pëlqente ajo se gratë duhej të visheshin me rroba që mbulonin trupin. Gratë nuk “lyenin” fytyrat e tyre me makijazh dhe mbaheshin si përfaqësuese të vërteta të Krishtit. Pa kurrfarë dyshimi, kisha bindjen se përfundimisht kisha gjetur rrugën e vërtetë deri te lumturia e përhershme.
    Isha i gatshëm që të debatoj me këdo qoftë tjetër nga sektet tjera krishtere, të cilat kishin botëkuptime tjera, dhe me diturinë time nga Bibla mundesha “t’ua mbyllë gojët”. Edhe pse ndjehesha i sigurt në rrugën e vërtetë, një pjesë e imja edhe më tej e kërkonte atë. Ndjeja se duhet të jetë e vërtetë më e madhe se kjo.
    Kur isha vetë, lutja Zotin që të shpie drejt fesë së vërtetë dhe të më falë nëse kam gabuar.
    Asnjëherë nuk kisha kontakte me muslimanët. Njerëzit e vetëm që për vete pohonin se janë muslimanë ishin pasuesit e Elijah Muhammedit, të ashtuquajturit “Muslimanët e zi”. Në periudhën e viteve të vonshme të shtatëdhjeta të shekullit 20 prijësi i këtij grupi, Louis Farrakhan, deshi të përforcojë lëvizjen. Njëherë shkova ta dëgjoj, ishte ky një përjetim i cili plotësisht ma ndryshoi jetën. Asnjëherë në jetë nuk kisha dëgjuar ndonjë zezak tjetër se si flet në mënyrën sikur e bënte ky. Menjëherë desha të caktoj një takim me të dhe të mundohem ta kthej në fenë time. Misionarizmin e doja, me shpresë se do të mund të gjej njerëz të cilët duan të shpëtojnë nga zjarri i Xhehennemit - pa marrë parasysh se kush janë.
    Pasuesit e Elijah Muhammedit i shikoja me respekt, sepse mundoheshin ta çlirojnë njeriun e zi nga e keqja që e shkatërronte. Fillova ta blejë literaturën e tyre, me qëllim që në këtë mënyrë t’u ndihmoj dhe me shpresë që me ta të filloj bisedë. I vizitoja ligjëratat e tyre që të kuptoj se në çka besojnë ata. Sado që ata të jenë të sinqertë, nuk mundesha ta pranoj idenë se Zoti është zezak - ajo në çka ata besonin. Nuk pajtohesha me ta, mënyrën se si shtrembëronin Biblën që t’i vërtetojnë disa mendime të tyre. Biblën e njihja shumë mirë, më pengonte se si ata e interpretonin në mënyrë të tyren. Unë i vizitoja shkollat ku mësohej Bibla dhe u bëra mjaft i njohur në ato qarqe.
    Pas gjashtë viteve u shpërngula në Texas. Atje u bëra anëtar i dy kishave. Prifti i njërës kishë ishte i ri, pa përvojë dhe nuk kishte njohuri të mëdha. Dituria ime për librat krishtere në atë kohë ishte e pamasë, thjesht isha i pasionuar me mësimet e Biblës. Dituria ime ishte më e madhe se dituria e atij prifti, por në shenjë respekti iu bashkëngjita kishës në një qytet tjetër, ku mundesha të mësoj më shumë. Ky prifti tjetër kishte dituri mjaft të madhe. Ai ishte mësues i shkëlqyeshëm, po kishte disa ide të cilat nuk ishin në pajtim me mësimet e grupit tim. Gjithashtu ai përfaqësonte disa pikëpamje më liberale, por edhe më tej dëshiroja të vijoj ligjëratat e tij. Së shpejti e mësova leksionin më të rëndësishëm të jetës sime të krishterë, e kjo është se “nuk është ar gjithçka që shkëlqen”. Përkundër pamjes së jashtme, e keqja kishte zënë vend në vendin në të cilin assesi nuk mundja ta supozoj - kishën. Këto të këqija më nxitën që për disa gjëra të mendoj mirë dhe atëherë fillova të shqyrtoj mësimet të cilave u isha përkushtuar.


    Mirë se erdhët në botën e vërtetë të kishës

    Së shpejti kuptova se përbrenda hierarkisë së kishës mbretëron një xhelozi e madhe. Gjërat ishin më ndryshe se sa ato me të cilat isha mësuar. Gratë visheshin në mënyrë për të cilën mendoja se është e turpshme. Njerëzit visheshin me qëllim që vetëm të tërheqin vëmendjen e gjinisë tjetër. Pashë se në vend të parë të aktiviteteve kishtare gjithmonë qëndronin paratë dhe lakmia. Më është thënë se nëse kisha nuk ka numër të caktuar anëtarësh, nuk duhet të humbi kohë me mesha, sepse nuk do të marrë kompensim të mjaftueshëm financiar për atë. U përgjigja se nuk punoj për para dhe se do të vazhdoj së mbajturi mesha, madje edhe nëse kam vetëm një anëtar të pranishëm që do të më dëgjojë. Kjo shkaktoi tollovi. M’u bë e qartë se të hollat, fuqia dhe pozita për ta ishin më të rëndësishme se të mësuarit për Biblën. Meqë Biblën e kisha studiuar mirë, e dija se në të ka gabime, kundërthënie dhe gjëra të shpikura. Mendoja se është koha që njerëzve t’u thuhet e vërteta për Biblën. Por kjo nxjerrje e të vërtetës konsiderohej si punë e shejtanit. Përkundër kësaj, fillova që publikisht mësuesve të mi t’u parashtroj pyetje, të cilave asnjëri prej tyre nuk mund t’u përgjigjej. Asnjëri prej tyre nuk mund të sqaronte se si Jezusi në të njëjtën kohë mund të jetë edhe At edhe Bir edhe Shpirt i Shenjtë. Si ashtu që të tretë në të njëjtën kohë mund të jenë edhe tre edhe një. Disa priftërinj ma pranuan se as ata vetë nuk kanë mundur ta kuptojnë atë, por thanë se prej neve kërkohet që thjeshtë të besojmë në të. Rastet e amoralitetit asnjëherë nuk janë sanksionuar. Disa priftërinj kanë konsumuar drogë, duke shkatërruar kështu jetët e tyre dhe jetët e familjeve të tyre. Prijësit e disa kishave kanë qenë homoseksualë. Madje ka pasur të tillë të cilët kanë bërë amoralitet me vajzat më të reja anëtare të kishës. Kur krejt kjo të merret parasysh, atëherë nuk është për t’u habitur se përpjekjet e mia që të marr përgjigje të vërteta ishin gjykuar në humbje. Kjo u ndryshua atëherë kur pranova një punë në Arabinë Saudite.


    Fillimi i ri

    Një kohë të shkurtër pasi që erdha në Arabinë Saudite, pashë dallimin në mënyrën e jetës së muslimanëve. Ata dallonin nga pasuesit e Elijah Muhammedit, në atë masë saqë muslimanët ishin të të gjitha ngjyrave të lëkurës dhe nacionaliteteve të ndryshme. Së shpejti tek unë u zgjua dëshira që sa më shumë të mësoj për këtë fé.
    Isha i mahnitur nga jeta e të Dërguarit të Zotit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kërkova libra nga një musliman i cili ishte aktiv në da’vet. Sa libra që dëshiroja, aq edhe më jepte. Secilën prej tyre e kam lexuar. Kur mora Kur’anin, e lexova disa herë për katër muaj. Sa herë që kisha ndonjë pyetje, merrja përgjigje përkatëse.
    Më pëlqente edhe ajo se askush prej muslimanëve nuk lavdërohej me diturinë e vet. Nëse dikush prej tyre nuk e dinte përgjigjen, më thoshte thjeshtë se tani nuk e di dhe se do të pyesë dikë që e di. Ditën e ardhshme çdoherë më sillnin përgjigjet e dëshiruara. Hetova se si modestia luan një rol të madh në jetën e këtyre njerëzve.
    Në Islam më pëlqente edhe ajo se gratë duhet të jenë të mbuluara “nga koka deri në thembër”, si dhe fakti se nuk ka kurrfarë hierarkie, dhe ajo se askush nuk luftonte për kurrfarë “karrige”. Krejt kjo ishte mirë, por si ta hedhi poshtë besimin që e kisha që nga fëmijëria? Ç’është me Biblën?
    E dija se në të ka edhe të vërteta, edhe pse shumë herë është ndryshuar dhe përmirësuar.
    Atëherë mora video kasetën me një debat ndërmjet Shejh Ahmed Didatit dhe priftit Jimmy Swaggarta.
    Pasi që e shikova deri në fund, menjëherë u bëra musliman.
    Shkova te Shejh Abdullah ibn Abdulaziz bin Bazi që haptazi të kumtoj përkatësinë time në fenë islame. Atje mora këshilla, se si të përgatitem në rrugën e mëtejme të Islamit. Atë e përjetova si lindje të vërtetë nga errësira në dritë. Pyetesha se si krishterët të cilët i njihja do të reagojnë ndaj kalimit tim në Islam. Nuk zgjati shumë, edhe këtë e kuptova. Pasi që u ktheva në SHBA, isha i kritikuar për “jopërhershmërinë time në fé”. Më ngjitën shumë etiketa - prej “renegat” e deri në “tradhtar”.
    Të ashtuquajturit “krerë kishtarë” ua ndaluan anëtarëve të vet që të më përmendin në lutjet e tyre. Edhe pse më vinte pak çudi, kjo aspak nuk pengonte. Isha tejet i lumtur se All-llahu i Gjithëfuqishëm ma tregoi rrugën e vërtetë, e të tjerat nuk ishin me rëndësi.
    Tani dëshiroja të jem musliman besnik dhe i mirë, sikur që isha i tillë edhe si i krishterë. Në rend të parë ishte të mësuarit. Në Islam askush nuk ka monopol ndaj diturisë - secili që ka vullnet dhe qëndrueshmëri është në gjendje të mësojë aq sa dëshiron. Mora përkthimin e Sahihul Muslimit si dhuratë nga mësuesi im i Kur’anit. Atëherë kuptova domosdoshmërinë e mësimit mbi jetën, fjalët dhe veprat e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Sa hadithe që gjeja në anglisht, unë menjëherë i mësoja ato. E kuptova se diturinë time mbi Biblën mund ta shfrytëzoj për thirrje në Islam të krishterëve.
    Për mua jeta kishte marrë kuptim të ri. Një nga njohuritë qendrore të jetës sime të re si musliman ishte që jeta në këtë botë duhet të shfrytëzohet si përgatitje për botën e ardhshme. Risi për mua ishte që njeriu do të jetë i shpërblyer madje edhe për qëllimet e veta. Kjo është në kundërshtim me mësimet e krishtera, ku thuhet se “rruga deri në ferr është e shtruar nga qëllimet e mira”. Sipas kësaj gjithmonë je në humbje. Nëse bën mëkat, atëherë duhet t’i rrëfehesh priftit, sidomos në bëhet fjalë për ndonjë mëkat të madh, siç është amoraliteti. Në krishterizëm njeriu gjykohet sipas veprave të tij.


    E tashmja dhe e ardhmja

    Në një bisedë që e bëra me gazetën Al-Madinah, më pyetën për aktivitetet e mia të tanishme dhe planet për të ardhmen. Tash për tash kam një qëllim, ta mësoj gjuhën arabe dhe të vazhdoj me kërkimin e diturisë, që sa më shumë të mësoj për Islamin. Jam i kyçur në fushën da’vetit. Në veçanti u drejtohem jomuslimanëve të cilët kanë prapavijë krishtere. Nëse më jep jetë All-llahu i Madhërishëm, shpresoj se do të shkruaj më tepër rreth temës për fetë krahasuese.
    Obligim i çdo muslimani është që ta zgjerojë diturinë mbi Islamin. Si një njeri i cili ka investuar mjaft kohë në të mësuarit e Biblës, ndjehem i obliguar që t’ua transmetoj njerëzve diturinë për gabimet, përrallat dhe shpikjet të cilat gjenden në atë libër në të cilën besojnë miliona njerëz.
    Një nga kënaqësitë më të mëdha për mua është fakti se nuk duhet të mundohem shumë rreth diskutimit me krishterët, sepse vetë isha mësues i cili i mësonte metodat e diskutimit të cilat tani i përdorin ata. Në të njëjtën kohë njoh shumë argumente të cilat neve, priftërinjve, na ishin të ndaluara t’i shfrytëzojmë dhe përhapim.
    Lutjet e mia ia drejtoj All-llahut, që të na falë për mosdijen tonë dhe të na udhëzojë në rrugën e cila shpie në Xhennet. Falënderimi i takon All-llahu. Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin e Tij të fundit, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen e tij të ndershme, as’habët e tij dhe atyre që e ndjekin udhëzimin.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Intervistë me ish moderatoren e kanalit muzikor MTV

    Intervistë me ish moderatoren e kanalit muzikor MTV

    e martë, tetor 30, 2007

    Kristiane Backer është një prezantuese evropiane. Ajo flet rrjedhshëm gjermanisht dhe anglisht dhe zotëron edhe frëngjishten. Ajo jeton në Mbretërinë e Bashkuar.
    E njohur më shumë në Evropë si prezantuese në MTV Europe, Kristiane Backer ka punuar në shfaqje të ndryshme si COCA COLA REPORT, EUROPEAN TOP 20 dhe MTV AT THE MOVIES. Ajo a qenë prezantuese e The Ticket for NBC Europe, ka mbuluar dasmën e Princit të Uellsit dhe Kamila për televizionin ZDF dhe ka fituar çmime për shfaqjet e saj televizive në Gjermani. Kristiane Backer është nderuar me çmimin Golden Camera dhe me dy çmime Golden Otto. Ajo ka marrë pjesë dhe ka organizuar edhe aktivitete bamirësie, si Learning for Life, me qëllimin e mbledhjes së fondeve për shkollat në Afganistan etj..
    Kristiane Backer është konvertuar në Islam në vitin 1995. Është e martuar me gazetarin televiziv Rashid Xhafar. Kristiane ka pasur fatin të bëjë umren dhe haxhin dhe tani po shkruan një libër për këtë udhëtim të veçantë të sajin.
    Unë i bëra asaj disa pyetje:

    1. N.B) Ju lutem, na e përmblidhni pak jetën tuaj përpara Islamit.
    K.B. Xhahiliet, në industrinë e zbavitjes.

    2. N.B) Cili është formimi juaj arsimor dhe profesional?

    K.B. Gazetare televizive, prezantuese televizive dhe tani edhe homeopate.

    3. N.B) Kur dhe si e nisët udhëtimin tuaj drejt Islamit?
    K.B. Në vitin 1992, takova disa miq muslimanë dhe nisa të udhëtoja në vende muslimane. Mënyra e jetesës dhe sjellja islame më la mbresa të thella. Por ishin librat që lexova ata që më bindën.

    4. N.B) Cilat ishin ndjenjat tuaja pasi deklaruat se ishit muslimane?
    K.B. Jo shumë ndryshe nga më parë, sepse procesi i transformimit kishte nisur vite më herët, por në atë moment isha e prirë të thellohesha në kryerjen e adhurimeve, si për shembull namazi, agjërimi, etj..

    5. N.B) Cili qe reagimi i familjes suaj, i miqve dhe i stafit të MTV-së?
    K.B. Respekt dhe përkrahje, por edhe mungesë të kuptuari, duke qenë se imazhi i Islamit është kaq i keq në media.

    6. N.B)Cilat janë ndjenjat tuaja spontane kur vështroni shoqërinë muslimane?
    K.B. Të ndryshme... Ka shumë shembuj të njerëzve të devotshëm me sjellje shembullore, e cila mishëron cilësitë e të Dërguarit alejhi selam. Do të doja që çdokush të kthehej në origjinën e Islamit dhe ta praktikonte atë ashtu siç na kërkohet...

    7. N.B) A keni takuar ndonjë muzikant të njohur që është konvertuar në Islam?
    K.B. Po. Por në fund të fundit, ky është një komunitet i vogël.

    8 .N.B) Çfarë ju ka dhënë Islami?
    K.B. Një rrugë drejt parajsës.

    9 .N.B) Çfarë problemesh shpirtërore ose jetike keni tejkaluar që prej konvertimit tuaj në Islami e më tej?
    K.B. Probleme personale. Kjo është një përpjekje për të qenë pjesëtare e një besimi fetar pakicë në një shoqëri dhe në të njëjtën kohë, si muslimane e re, të jem pjesë e një pakice të rëndësishme brenda atij komuniteti.

    10. N.B) A i shtyp Islami gratë?
    K.B. Aspak! Janë burrat ata që shtypin gratë!

    11. N.B) Ju keni bërë haxhin dhe umren, cilat ishin mbresat tuaja më të veçanta?
    K.B. Uniteti dhe barazia para Zotit pa marrë parasysh racën, kulturën, gjininë ose statusin e njeriut.

    12. N.B) Si e shihni situatën e muslimanëve në Evropë?
    K.B. Islami evropian është në evoluim. Një numër gjithnjë e më i madh muslimanësh do të jenë pjesë integrale e shoqërisë evropiane. Tani jemi ende në hapat e parë. Ne po përballemi me një larmi të madhe njerëzish; kemi muslimanët e Lindjes nga të gjitha kulturat, të cilët u vendosën në Evropë, shpesh me një bagazh të pasur kulturor, pastaj janë brezi i dytë dhe i tretë i muslimanëve të lindur e të arsimuar në Evropë, por ndonjëherë të ndrydhur midis kulturës së paraardhësve të tyre dhe kulturës së tyre dhe së treti janë evropianët e konvertuar në Islam, të cilët përpiqen të gjejnë identitetin e tyre si muslimanë evropianë.
    Ne duhet të fokusohemi në emërtuesit tanë të përbashkët dhe të punojmë së bashku për të arritur një komunitet islam të shëndetshëm, vibrant dhe të orientuar drejt besimit tonë. Këtu hyjnë edhe ekspertët ligjorë islamë, të cilët do të interpretojnë ligjet dhe do të nxjerrin norma e rregulla që i përshtaten situatës sonë unike si dhe imamët evropianë që flasin gjuhët e Evropës, imamë të cilët mund të merren më së miri me nevojat e muslimanëve evropianë dhe mund të marrin masa kundër elementëve ekstremistë. Në të njëjtën kohë, muslimanët duhet të gjejnë vendin që u takon në shoqërinë evropiane si qytetarë të mirë e zbatues të ligjeve, por gjithmonë si besimtarë të vërtetë islamë.


    Intervistoi: Naim Berisha

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Sidrit Bejleri musliman!

    Sidrit Bejleri musliman!

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Sheriati, xhihadi dhe shtetësia e muslimanit.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 05:32
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •