Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 16 prej 16

Tema: Osteoporoza

  1. #1
    ų
    Anėtarėsuar
    19-05-2007
    Postime
    8,326
    Faleminderit
    5
    29 falenderime nė 22 postime

    Osteoporoza

    Kam nje problem me nje mikun tim i cili vuan nga semundja e OSTEOPOROZES.Rastesisht e degjova te fliste me nje te afermin tim per kete problem dhe ma tha mua me gjej ndonje informacion per kete semundje...
    Une me miresi ju kerkoje te me ndihmoni ne lidhje me kete teme.
    Mu me nevojiten se si shfaqet kjo semundja,si e dallojme ne kete semundje dhe kush jane simptomat e saj,me nevojiten gjithashtu disa keshilla se si mund te sherohet kjo semundje e cila sot ka prekur nje numer te konsiderueshem personash.
    PLZ me ndihmoni...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Si fillim lexo kete teme:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...84#post1761684

    Temen e mesiperme stampoje dhe jepje ta lexoje miku jot njerezit kur jane te semure kuptojne me mire dhe perqendrohen me shume ne ate qe lexojne sepse eshte ne interesin e tyre,dhe kunderta ndodh kur nuk ka asnje semundje ne dukje, pra qe nuk i bie mendja te lexoj dicka per shendetin ose edhe kur lexon nuk i kupton prandaj mendoj qe eshte me mire ta lexoj vete ate teme i interesuari

    Nderkohe une po ju pregatis meterialin per osteoporozen.

    Me jep disa informazione per mikun tuaj.

    C'far moshe ka ?
    Sa peshon ?
    C'far shenjash ka vetem dhimbje te shtylles, te kyceve ,te legenit dhe kembeve, apo ka edhe shtremberime apo thyerje te vogla .
    A pi alcool ?
    A pi duhan ?
    Dhe me cfar ushqehet , pra menyra si ushqehet tani dhe si eshte ushqyer me pare.
    Ku banon ?
    C'far seksi eshte ?
    A ka probleme me dhembet ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 03-12-2007 mė 16:16
    larguar forever

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,664
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dardajan, si thua jane te keshillueshme calcium suplemente per dhembet?

  4. #4
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,631
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    un kom pas lind me kock te dobet. ene i docktor i thot momes teme. coje nmal ene nxire heret mjes ne ajer tpaster prej ores 5 deri 8. ene moma mka cu nmal te dajtit per 2 muj ke vila kinezve kishim i dhom ene mxirte mjes per mjes sepse rezet e djellit aktivizoj vitaminen d
    no glove no love

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime

    Osteoporozi

    Osteoporozi

    Osteoporozi eshte ( semundje ) e kockave, ose me mire te themi qe nuk eshte semundje, por nje ēregullim i metabolizmit dhe i organizmit ne pergjithesi, prandaj menyra me e mire per tu sheruar eshte duke vene rregull ne organizmin tuaj, megjithese kjo nuk do te thote qe cdo gje do kthehet si me pare por do te ndaloje semundjen dhe do filloj te permiresoj ekuilibrin ne trup dhe metabolizmin ne pergjithsi.

    Pse ndodh crregullimi ?
    C'rregullimi ndodh kur inteligjenca jorganike nuk bashkepunon me inteligjncen organike dmth, kur ustai i ben me shenje ndihmesit ti jap ēekicin, ndersa ky i jep gozhden,ose kur i ben me shenje qe kerkon nje cope derrase dhe ndihmesi i jep nje shufer hekuri.
    Keshtu qe ustai detyrohet qe te punoje me mjetet qe ka aty rrotull, dhe qe duhen me vone per tjeter gje , por duke menduar gjithmon se nje dite ndihmesi i tij do ta kuptoje dhe do ti jape veglat qe i duhen per te punuar.
    Me kete dua te them se organizmi yne komunikon me ne por jemi ne qe nuk e kuptojme ate dhe ne shume raste e detyrojme te punoje ashtu sic duam ne,psh te gjithe e dime qe gjaku ka nevoje per oksigjen por ne me deshire i japim tym duhani me gjith pislliqet qe ka brenda,ne e dime qe droga, alkoli,ushqimi i tepruar na demtojne por perseri ja japim organizmit.
    Pastaj nje dite te bukur me diell, kur je duke marre rreze dielli ne hije, se ne diell nuk rrin dot se te shkrihet dhjami, kupton se te dhemb ketu e te dhemb aty,te djeg majtas e te cpon djathtas, por eshte pak vone sepse kur semundja behet e dukshme nepermjet shenjave eshte ne nje stad te perparuar dhe vetem bashkepunimi ndermjet inteligjences organike me ate jo-organike mund te sherojne, prandaj shkojme tek doktori qe supozohet se ka inteligjence jo-organike per vete dhe per te tjeret.
    Por fatkeqesisht nuk eshte keshtu sepse sot ka shume menyra per te njohur dhe kuruar nje semudje pra ka edhe shume teori dhe mjek te cilet sipas njohurive te japin ilacet dhe udhezimet e duhura.
    Ketu qendron edhe pika me e rrezikshme e te semurit sepse nese mjeku qe ai ka besuar eshte ne gjendje ti jape kuren e sakte, apo jo , dhe nese jo, atehere pacienti ne vend te sherohet keqesohet dhe humbet kohen me te ēmuar per tu permiresuar pasi cdo semundje ka nje pike vdekje nje pike nga ku nuk kthesh dot me mbrapa per te riparuar.
    Te gjitha semundjet fillojne ne intestino prandaj edhe te gjitha kurat duhet te fillojne qe aty, sepse nje intestino i bllokuar nuk eshte ne gjendje te thithe ushqimin apo ilacet e ndryshme dhe si rrjedhim cdo gje qe marrim nga goja perfundon ne jashtqitje.

    C'far eshte Osteoporosi ?

    Osteoporosi eshte dobesim, hollim i mases kockore ne organizem duke e bere kocken te thyeshme .

    C'fare eshte kocka ?

    Cdo shtepi ka kollona betoni me hekur brenda qe perben costruktin kryesor te shtepise keshtu edhe me trupin kockat jane si kollonat e betonit ku ,mineralet zevendesojne hekurin,dhe proteinat cimenton, te dyja se bashku perbjne lidhjen qe formon kockat dhe kur mungon njera ose tjetra lindin ērregullimet.

    Pse mungojne keto elemente ?

    1-Sepse shpesh marrim ushqime qe nuk i permbajne ato elemente per nje kohe relativisht te gjate dmth hame shpesh te njejtat gjera.
    2-Ne mund ti marrim ato ushqime por intestino jone nuk eshte ne gjendje ti thithe ato pasi eshte i bllokuar nga muco.
    3-Ne marrim ushqime te gabuara te cilat ne vend qe te na furnizojne me keto elemente ja vjedhin organizmit tone keto elemente per te tretur pikerisht keto ushqime te gabuara,dhe keto elemente merren pikerisht nga kockat dhembet dhe te gjitha qelezat e trupit duke i varferuar ato.
    4-Sepse nuk shkojme ne plazh per te marre kripen edetit dhe vitaminen D nga dielli qe eshte e domosdoshme per kockat.

    Cilat jane keto elemente ?

    Te gjitha kriprat mineraledhe ne veēanti Calcio,Magnezio,Boro,Silicio, vitamina D dhe nje seri proteinash.
    Por kjo nuk do te thote, qe tani dime cilat elemente mungojne dhe ti marrim nepermjet ilaceve , sepse ne radhe te pare duhet ditur qe shume ilace jane ne forme inorganike forme te cilen trupi yne nuk e asimilon apo thith dhe perpunon por e nxjerre jashte megjithse ti kujton se po merr ilace prandaj edhe ilacet duhen zgjedhur dhe duhen marre ato organike prej bimeve qe nuk e kane prishur strukturen e tyre fillestare, dhe nepermjet ushqimit, tek bimet dhe frutat ne forme organike te paperpunuar industrialisht.

    Mbasi te kthesh pergjigje pyetjeve te mia ne postimin e meparshem do te jap disa keshilla .

    Ndersa ne keto dy foto do kuptosh me mire ē'far eshte osteoporozi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 03-12-2007 mė 17:59
    larguar forever

  6. #6
    ų
    Anėtarėsuar
    19-05-2007
    Postime
    8,326
    Faleminderit
    5
    29 falenderime nė 22 postime
    MOSHA:39 Vjec
    Pesha:65 KG
    DHIMBJETegeni dhe kembet...
    DUHAN dhe Alkool JO
    SEKSIemer
    DHEMBET:Pa probleme
    BANIMIivjake LUSHNJE
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    920
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga MorDor Lexo Postimin
    MOSHA:39 Vjec
    Pesha:65 KG
    DHIMBJETegeni dhe kembet...
    DUHAN dhe Alkool JO
    SEKSIemer
    DHEMBET:Pa probleme
    BANIMIivjake LUSHNJE
    Gjynaf qenka shume e re(ka raste qe fillojne dhe 25 vjec) po ti jete bere diagnoza sakte.
    Ka ilace per Osteoporosin po nuk sherojne, vec largojne symptomat ose dhumbjet.
    Kure te sakte nuk ka.
    Kjo me siguri ka trashegimi familjare.
    Te mos ngreje pesha ne asnje menyre
    te beje gjimnastike me pesha te lehta, aerobic,ecje.
    te humbi peshe po eshte mbi peshe.
    Te kete kujdes se kocat pesojne frakture shpejt(thyhen).
    Te marri Kalcium 1200 deri ne 1500 mg ne dite dhe te pije shume qumesht.Vitamina d ndihmon ne tretjen e Kalciumit. Te mos pije shume kafe.

    Disa nga ilacet jane:

    Bisphosphanates (Fosamax)
    Calcitonin (Miacalcin)
    Raloxifene
    Estrogen


    Keto me pak fjale jane gjithcka qe mund te beje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga elen : 04-12-2007 mė 08:40
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,640
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    elen ti ka thene te gjitha,dhe te gjitha jan te sakta.Une vetem do te shtoja edhe detin dhe diellin.

    Me vie keq te te them por kjo semundje nuk mund te sherohet.Ajo mund te ngadalsohet me ato qe tha elen dhe ato qe te thash une.


    Pershendetje
    Daja-GONI

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga MorDor Lexo Postimin
    MOSHA:39 Vjec
    Pesha:65 KG
    DHIMBJETegeni dhe kembet...
    DUHAN dhe Alkool JO
    SEKSIemer
    DHEMBET:Pa probleme
    BANIMIivjake LUSHNJE
    Sa eshte e gjate ?
    Nese eshte e martuar dhe ka femi sa femi ka lindur ?
    Ushqimin nuk ma tregove , eshte me i rendesishmi nga te gjithe por meqense qenka ne Shqiperi e marr me mend si ushqehet dmth si te gjith shqiptaret , kap fut ne tenxhere ziji dhe haji ose skuq me vaj etj...
    Pres dy pergjigjet e mesiperme .
    larguar forever

  10. #10
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,631
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ja ku jom un top ene kocken e kom si gur. sme ka dhim naiher nai gjo. deri msot nuk kom thy as i gisht jo mo dor a kom. ene kom qen kalama i prap. lujsha si harakat. i here jom perplas me njonin kur po lujshim futboll atij ju ca kaptina mu vetem mu enjt balli e mdoli i alamet xhunge hahahahaha

    po vallaj kur kom qen kalama jom trajtu mir. kom honger ushqim me vitamina ene kom pas pir vaj peshku yack mo gjo e cpifur po ka qen gjo e mir per organizmin. i gjo tkeqe kom pas hajsha shum mish ene omelsina kur kom qen kalama. se tani gjasme kom ndryshu hic mo llups kam met
    no glove no love

  11. #11
    ų
    Anėtarėsuar
    19-05-2007
    Postime
    8,326
    Faleminderit
    5
    29 falenderime nė 22 postime
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Sa eshte e gjate ?
    Nese eshte e martuar dhe ka femi sa femi ka lindur ?
    Ushqimin nuk ma tregove , eshte me i rendesishmi nga te gjithe por meqense qenka ne Shqiperi e marr me mend si ushqehet dmth si te gjith shqiptaret , kap fut ne tenxhere ziji dhe haji ose skuq me vaj etj...
    Pres dy pergjigjet e mesiperme .

    Eshte e martuar ka dy femije nje vajze ne moshen 9 vjecare dhe nje djal ne moshen 13 vjecare.
    E gjate eshte 1m e 65 cm.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Keshilla :

    1-Kjo grua nuk duhet te ngelet me shtatzane, sepse do rrezikoje veten e vet, dhe te femijes, pasi femija per tu rritur gjate 9 muajve kerkon pikerisht ato kripera qe asaj i mungojne, ose i ka me pakice, dhe ne nje rast te tille ato do shkojne tek femija, qe ne fund mund te lind shum i dobet dhe me probleme, prandaj duhet ti kushtoje shum kujdes ketij prolemi.

    2-Nuk duhet te haje me ushqime te ziera ose shqip i thone gjelle pra perime dhe zarzavate te ziera ne tenxhere me mish etj...

    3-Nuk duhet te haje me mish te kuq (lope,vici,dele,qingji,keci, etj )

    4-Nuk duhet te perdori me kripen e gjelles normale dhe te thjesht NACL, por kripe kristaline himalaje.

    5-Nuk duhet te ushqehet me qumesht djath gjalp.

    6-Nuk duhet te haje me buke alla Shqiptarēe, as piza,petulla,makarona, oriz.

    7-Nuk duhet te pije kafe

    8-Nuk duhet te haje sheqer te bardhe as ne gjendje te perpunuar ne embelsira.

    9-Nuk duhet te pije uje cesme apo uje ne shishe plastike qe permbajne shum minerale.

    10-Nuk duhet te pije asnje lloj pije alkolike, apo duhan , dhe nuk duhet te qendroje ne ambiente ku pihet duhan.

    11- Nuk duhet te ushqehet me ushqime te conservuara .

    12-Ushqimet nuk duhet te jene as te nxeta e as te ftota, por ne temp nga 15°deri 35°

    Ne qoftese respekton 12 pikat e mesiperme gjendja e saj do tentoje te mos keqesohet pra mund te ngelet ne nivelin e sotem te semundjes.

    Dhe tani po ju jap ato, se me c'fare duhet te ushqehet.

    1- Duhet te haje perime dhe zarzavate te bera me avull. cfare do te thote kjo ?
    Kjo do te thote qe perimet dhe zarzavatet futen ne nje kosh i cili pastaj futet ne tenxhere me presion, kjo tenxhere duhet te jete e mbushur me uje rreth 2 cm ku ne fund te saj ndodhet nje si tip perustie dhe ben te mundur qe koshi te mos preki ujin pastaj mbyllet tenxherja dhe lihet ne zjarr rreth 15 min, gje qe mvaret nga cfar ka brenda , kungulli, preshi,karrota psh jane te mjaftueshme 10 min pastaj hidhen pjate ku u hidhet pak vaj ulliri dhe kripe himalaje.
    Kjo lloj tenxhere me presion gjendet ne Tirane tek UNIVERS por mund te kete edhe ne dyqane te tjera, nje nga keto dite do te ve edhe foton ketu qe ta shofesh.

    2-Duhet te haje sa me shume perime ,zarzavate te gjalla, psh karota,sallat,lakra,presh,ullinj, pra cdo gje qe mund te haet pa u perpunuar ne zjarr.

    3-Duhet te haje fruta te bera me shumice.

    4-Mund te hash peshkun ose me mire te ziesh sardele te freskta dhe ti pish lengun nga nje gote cdo mengjes,Zierja nuk duhet ti kaloje te 100° por te jete me zjarr te avashte ne menyre qe uji te mos zieje por vetem te ngrohet dhe peshku te shkrij ne te proteinat dhe gjithcka tjeter.

    5-Kripen himalaje kristaline ta sjell une ne 7-9 janar do jeme ne Fier.

    6-Ne qoftese nuk shkeputesh dot nga buka ule ndjeshem sasine e saj dhe perdor vetem buke te thekur mire.
    Ose akoma me mire buke thekre te thekur.

    7-Si embelsire mund te perdoresh mjaltin

    8-Ujin eshte mire te pish uje burimi uje mali dhe jo fushe apo uj pusi, por nese nuk do ushqehesh si me pare por sic te them une do kesh shum pak nevoje te pish uje pasi do ta marresh nepermjet frutave, dhe trupi nuk do kete nevoje per shum uje.

    9-Duhet te hash shume fruta te fresketa, nga te gjitha llojet.

    10-Gjate kesaj diete do bjerre rreth 5-7 kg brenda nje muaji por kjo eshte mbi peshe e saj nga te dhenat qe postove keshtu qe nuk perben asnje problem.

    11-Mund te haje arra, bajame,lajthia,pistaki,kikirika,geshtenja,dateri,e shum fruta te ketij lloji, mund te haje gjithashtu edhe te gjitha frutat e thata.

    12-Kur ti shkoje mendja per mish, eshte mire te fuse ne goje nje cope mishi te thate apo pasterma sic i thone, por vetem ndonjeher sa per te genjyer trurin qe po ja ploteson deshiren .

    13- Per ushqimet qe kane me shume kripera shiko keto dy link
    http://www.maas.ccr.it/agrital/indice.html
    http://www.saluteoffresi.it/Utilita/...ivi/Frutta.htm

    Konkluzion:

    Ne qoftese nuk do hash ato qe kam thene me siper do te thote qe trupi jot nuk do perdore me kriprat e brendshme per te tretur ushqimet, pra nuk do preke rezervat e trupit dhe ne qoftese do hash dhe ushqehesh sic kame thene ne pikat e tjera trupi jot do filloje te rrise keto rezerva dhe mund te riparoje demet .

    Problem:
    Qe keto ushqime te thithen nga organizmi yne pra nga intestino duhet qe ky i fundit te funksionoje 100% pra si fillim duhet rregulluar ky organ duke u pastruar nga ushqimet e teperta dhe skorjet e tyre .Pastrimi nepermjet ushqimit eshte qe te hani shume mandarina, portokalle, limona pra te gjitha agrumet e fresketa ,keto shkrijne dhe pastrojne intestinon.
    Por ky mund te pastrohet edhe me menyrat qe kam pershkruar ne temen qe ju thash te lexoni.
    Pa u pastruar mire intestino c'fardo qe te hani do kete efekt te vogel ne organizem pasi nuk thithet dhe del jashte .

    Ja u shpjegova gjate pak me lart sepse ne radhe te pare duhet te jete organizmi dhe ushqimi ne rolin kryesor pastaj ilacet sepse ne nje organizem te cregulluar edhe ilacet bejne pak efekt , pastaj ilacet nuk sherojne por bllokojne semundjen ndersa riorganizimi i gjith procesve dhe sistemeve te trupit sherojne trupin gje qe behet vetem nepermjet nje ushqimi te fresket origjinal dhe te pa perpunuar sic jane ato qe ju thash me siper.

    Ilacet ka shume lloj ilacesh me shume lloj kriprash, por problemi qendron se keto lloj ilacesh jane pothuajse te gjithe inorganike, dhe qe vetem nje pjese shum e vogel e tyre hyn realisht deri atje ku duam ne ato hyjne ne gjak por jo deri ne qelize pasi qeliza ato nuk i metabolizon.

    Megjithate ka edhe ilace organike per te ndihmuar organizmin ne kete drejtim qe do jete objek i nje postimi tjeter.

    Mund te pyesesh nese nuk kupton dicka, pasi shpesh une shkruaj ato qe di por jo te gjithe i dine dhe kuptojne ato qe shkruaj, mvaret sa njohuri ke ne kete fushe.
    Prandaj eshte mire te lexosh dhe kuptosh temen qe te kam keshilluar ne postimin e pare.

    Ki parasysh qe une nuk jam doktor prandaj merr mendimin edhe te doktorit megjithate keshillat e mia nuk permbajne ilace por ushqime .

    Dardajan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 04-12-2007 mė 18:06
    larguar forever

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    920
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga MorDor Lexo Postimin
    Kam nje problem me nje mikun tim i cili vuan nga semundja e OSTEOPOROZES.Rastesisht e degjova te fliste me nje te afermin tim per kete problem dhe ma tha mua me gjej ndonje informacion per kete semundje...
    PLZ me ndihmoni...

    MOSHA:39 Vjec
    Pesha:65 KG
    DHIMBJET legeni dhe kembet...
    DUHAN dhe Alkool JO
    SEKSI femer
    DHEMBET:Pa probleme
    BANIMI Divjake LUSHNJE
    cik ngaterruar na i the gjerat po nejse
    Dardajani ti shpjegoi bukuri ushqimet edhe pse nuk besoj se ka njeri qe mund ti mbaje keto dieta..
    Duan vullnet.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga elen Lexo Postimin
    cik ngaterruar na i the gjerat po nejse
    Dardajani ti shpjegoi bukuri ushqimet edhe pse nuk besoj se ka njeri qe mund ti mbaje keto dieta..
    Duan vullnet.

    Kjo eshte e vertet megjithse kam bere gabim qe kam thene DIET sepse kjo nuk eshte diet por menyra origjinale e te ushqyerit e cila ben qe ne te mos semuremi kurre.Ne ditet e sotme njeriu "Modern eshte larguar shume nga nytyra dhe kete e paguan me shendetin dhe jeten e tij.
    Eshte shum e veshtire te heqesh dore nga ushqimet dhe menyra qe ka perdorur gjith jeten eshte nje problem psiqik ne radhe te pare dhe problem fizik ne ane te dyte .
    1-Problem psiqik sepse shijet e ushqimeve i ke ne koke dhe vetem nje mendim per ato shije te ben qe ti gatuash dhe ti hash.

    2-Eshte edhe problem fizik sepse e ke mesuar trupin me ate lloj ushqimi pra ke krijuar nje memorje dhe nje program ne tru dhe organizem per te tretur ate lloj ushqimi keshtu qe kur e ndryshon ushqimin edhe truri juaj duhet te ndryshoje programet e tij per tretjen e ketij lloj ushqimi.
    Dhe pikerisht programi i ri qe do hartoje truri do kurseje rezervat e brendshme dhe do perdore ato qe ka vet ushqimi.

    Prandaj ditet dhe javet e para jane te veshtira por kur truri ka vendosur programin e tij te ri nuk ka me probleme fizike por ngelet vetem ai psikologjik i ushqimeve.

    Problemi psikologjik hiqet vetem duke rritur inteligjencen jo-organike pra duke lexuar sa me shume ne kete fushe qe ta bindesh vet-veten se ky eshte ushqimi qe duhet te marr .
    Pastaj duhet te zevendesohen edhe shijet nese dikur e shuaje etjen me nje birre te ftohte tani mesohu ta shuash me 3 portokalle te shtrydhura.

    Pastaj ne fund te fundit eshte si te zgjedhesh te sherohesh apo te semuresh dhe kete e ka ne dore vet cdo njeri me menyren e tij te jeteses.


    Shenim:
    Ne postimin e meparshem kam harruar te them se duhet te beje banjo dielli pra te shkoj ne plazh uji i detit,dielli, dhe ajri i paster i detit por edhe i malit jane ilaci me i mire.
    larguar forever

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Disa antare hapin tema per te shuar kureshtjen me duket , prandaj per sa i perket ofertes time per kripen nuk eshte ne fuqi.

    Keshilla tjeter do ishte nje kontroll i pergjithshem i gojes dhe eliminimi i te gjith atyre dhembeve qe u eshte hequr nervi, dhe zevendesimi i mbushjeve te dhembeve qe jane me AMALGAM por duhet bere shume kujdes heqja dhe zevendesimi i tyre ne studio te specializuara dentistesh.

    Duhet te shkoje ne farmaci dhe te marre MAGNEZ dhe te pije cdo dite 3g magnez te tretur ne uje , Tre gram jane te = me nje luge kafeje, do vazhdoje te marre magnez per rreth 2 muaj .

    Pra nje here ne dite 3g per 2 muaj.
    Ne qoftese mbas marrjes se magnezit ka diarre duhet ulur pak dosa, pra nje gjysem luge kafeje, por kjo kure nuk ka shum efekt nese nuk shoqerohet me ndryshimin e ushqimit dhe pastrimin e intestinos pasi eshte ky i fundit qe do thithe magnesin dhe kur eshte i bllokuar nuk thith asgje.

    Po te praktikosh ato qe kam shkruar ne fillim per ushqimin dhe te shoqeruar me keto keshillat ketu ,Osteoporozi do ndalet dhe pacienti do permirsohet ndjeshem deri ne shrim pothuajse te plote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 14-12-2007 mė 16:17
    larguar forever

  16. #16
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Ja kush preket nga osteoporoza dhe simptomat!

    Osteoporoza ėshtė njė sėmundje joneoplastike e kockės, qė nė heshtje cilėsohet edhe si patologjia e shekullit. Sipas statistikave nė vendin tonė, njė nė tre meshkuj mbi tė 50-at vuan nga kjo sėmundje. Por edhe femrat vuajnė nga kjo sėmundje e kockave. Treguesit thonė se 1 nė 5 gra vuan nga osteoporoza. Por nga vjen kjo sėmundje dhe cilat janė shkaqet qė ēojnė nė shfaqjen e saj? Osteoporoza ėshtė njė sėmundje qė prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Si pasojė e kėtij veprimi kocka bėhet e brishtė dhe lehtėsisht e thyeshme. Prandaj kjo sėmundje quhet edhe patologjia e frakturave tė kockave. Kjo sėmundje shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatė menopauzės te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit tė hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Pėrgjithėsisht osteoporoza nuk shfaq asnjė shenjė apo simptomė nė trupin e njeriut. E vetmja simptomė ėshtė thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh quhet sėmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerėzit ndoshta nuk e dine se janė prekur prej saj derisa fillojnė tė ndjejnė dhimbje nė kurriz ose pėsojnė ndonjė frakture nė kockė. Zakonisht kockat qė thyhen janė ato tė shtyllės kurrizore ēka e bėn edhe mė vdekjeprurėse kėtė sėmundje. Kjo bėhet shkak pėr dhimbje nė gju dhe kofshė.
    Kush preket nga osteoporoza
    Shumė nga mjekėt dhe specialistėt thonė se vetėm gratė preken prej kėsaj sėmundjeje. Por e vėrteta ėshtė se edhe burrat mund tė preken prej saj, madje edhe tė rinjtė. Por osteoporoza ėshtė e trajtueshme dhe sė shpejti pritet tė dalė njė ilaē i ri i cili i jepet pacientit vetėm njė herė nė vit. Instituti kombėtar amerikan i shėndetit pėrllogarit se gratė 30 – 40 vjeēare pėsojnė njė humbje tė dukshme tė densitetit tė kockės. Dhe kur kocka me densitet tė ulėt krahasohet me njė kockė normale dallimi duket qartė. Ndėrkohė qė 80 pėrqind e atyre qė preken nga osteoporoza janė gra dhe shpesh tė moshuara, edhe burrat mund tė preken nga kjo sėmundje. Njerėz tė racės sė bardhė dhe aziatike janė mė nė rrezik prej osteoporozės, por edhe njerėz tė racave tė tjera mund tė preken prej saj.
    Trajtimi i osteoporozės
    Pėr trajtimin e sėmundjes ekzistojnė trajtime tė ndryshme, por shumė njerėz e ndėrpresin marrjen e ilaēeve pas njė viti. Trajtimi i osteoporozės kryhet me estrogjen, njė lloj terapie mjekėsore e pėrsėritur me hormone. Por pėrdorimi i estrogjenit me kalimin e viteve ėshtė shoqėruar me rritjen e rrezikut tė kancerit tė gjirit te femrat dhe me rritje tė rrezikut tė trombozės. Pėr kurimin e osteoporozes perdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nėpėrmjet hundės dhe nuk ka efekte anėsore, por qė sipas mjekėve ortoped nuk ėshtė ilaē shumė efektiv. Kohėt e fundit kėto terapi janė zėvendėsuar me Bifosfonate, alendronate, etidronate, pamidronate, tė cilat janė barna me efekte anėsore tė pakta dhe qė ulin ndjeshėm incidencėn e thyerjes tė kockave. Kėshilla pėr tė gjithė meshkujt dhe femrat qė i afrohen ose jo moshės sė tė 50-tave ėshtė tė kenė sa mė shumė aktivitet fizik. Vetėm kėshtu ata mund tė luftojnė osteroporozėn dhe pasojat e saj fatale nė trup.

    Shenjat dhe simptomat mė tė cilat shfaqet osteoporoza

    1. Artriti reumatoid ėshtė simetrik, prek gjunjėt, kėmbėt dhe kyēet
    2. Simptomat janė mė tė forta nė mėngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka tė vėshtirė tė lahet, tė vishet, dhe tė krihet nė mėngjes
    3. Shoqėrohet edhe me serozit, qė do tė thotė efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nėn lėkurė.
    4. Kur sėmundja pėrparon, ajo shkakton shformime karakteristike tė gjymtyrėve: gishtėrinjtė e duarve zhvendosen lateralisht pėr nga ulna, gishtėrinjtė pėsojnė kontrakturė etj.
    5. Pėrparimi i sėmundjes shoqėrohet me shkatėrrim tė kėrcit tė kyēeve dhe me ankilozė tė kockave

    Sėmundja e kockave, osteoporoza
    Osteoporoza ėshtė njė sėmundje kockash. Kėto tė fundit dobėsohen dhe humbin fuqinė e tyre, prandaj dhe kanė tendencė tė thyhen. Njerėz me kėtė sėmundje kanė njė rrezok pėr plasaritje edhe nė lėvizje tė pėrditshme, si pėr shembull duke u pėrkulur, por dhe duke u kollitur. Zhvillimi i kėsaj sėmundje mund tė shfaqet pėr shkak tė ndryshimeve tė hormoneve te gratė, mungesa e kalciumit, prezenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit. Kjo sėmundje nga statistikat ėshtė mė e pėrhapur tek grate e racės sė bardhė dhe tė verdhė ,aziatike. Ėshtė mė e rralle tek gratė e racės sė zezė. Mjekimi i pėrshtatshėm I osteoporozės mund tė japė pėrparime nė mirėmbajtjen e sasisė sė kockave dhe tė pakėsojė simptomat qė mund tė shfaqen. Por sasia e kockave nuk kthehet nė normalitet, por me mjekime risku ulet nė mėnyrė drastike.

    Efektet e sojės mbi kockat
    Shkencėtarėt kanė pasur arsye tė mendonin se soja mund tė ndihmonte gratė pėr tė luftuar shenjat e plakjes siē janė humbja e kujtesės, dobėsia e kockave dhe shtimin e kolesterinės. Mjekja Lampe, nė bashkėpunim me tre institute mjekėsore nė Holandė, studiuan efektet e sojės tek gratė mes moshave 60 - 75 vjeē. Shkencėtarėt analizuan tė dhėnat mjekėsore tė 100 grave pėr njė vit, duke matur densitetin e kockave tė tyre dhe nivelin e kolesterinės. Nė moshėn 60 vjeē, mund tė jetė shumė vonė pėr proteinėn soja qė tė ketė ndonjė efekt pozitiv nė kėtė drejtim. Mjekja Lampe thotė se nuk ka ndonjė tė dhėnė qė tė tregojė se pėrdorimi i sojės ėshtė i dėmshėm, nė fakt soja ėshtė njė burim i plotė proteinash. Tek soja gjendet edhe njė element i ngjashėm me estrogjenin, qė quhet Isoflavones.

    Sėmundja e kockave dhe depresioni
    Shkencėtarėt thonė se sėmundjet mendore ndikojnė rrezikshėm nė zhvillimin e sėmundjeve fizike. Sipas tyre, dobėsimi i kockave ose osteoporoza, ėshtė pasojė e depresionit. Shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se depresioni nė moshė tė re ndikon nė dobėsimin e kockave kur njeriu arrin moshėn mbi 40 vjeē. Doktor Philip Gold thotė se gratė para periudhės sė menopauzės qė kanė kaluar depresion, kanė 30 pėrqind gjasa tė preken nga dobėsimi i kockave. Mjekėt rekomandojnė qė gratė tė cilat kanė kaluar periudha depresioni duhet tė bėjnė analizat pėr matjen e densitetit tė kockave. Kjo pėr arsye se tani ekzistojnė ilaēe jo vetėm pėr tė ndalur procesin e dobėsimit tė kockave, por edhe pėr t’i regjeneruar ato, duke pakėsuar kėshtu rrezikun e frakturave.

    Vitamina K shmang osteoporozėn
    Njė mėnyrė pėr tė shmangur osteoporozėn ėshtė duke marrė vitaminė K. Osteoporoza shfaqet nė njė nė ēdo tre gra tė moshės mbi 50 vjeē nė Britani dhe faktorėt qė e shkaktojnė janė menopauza e hershme, anoreksia si dhe pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndėrkombėtare e Osteoporozės, rekomandon ngrėnien e luleshtrydheve gjatė sezonit tė tyre tė prodhimit. Kėto janė produkte tė pasura me vitamina K, e cila ėshtė identifikuar si njė trajtues i efektshėm i osteoporozės. Kėrkimet kanė treguar se vitamina K, kontribuon nė eliminimin e problemeve tė kockave. Pėrveē ilaēeve metoda mė e mire e zėvendėsimit tė estrogjenit ėshtė ajo dietike, duke pirė sa mė shumė produkte qumėshti si dhe ēdo karota, portokalle, tė cilat pėrmbajnė ė vitaminėn D.

    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •