Une jam i mendimit se pavaresisht statistikave te gazetave apo atyre te forumisteve, tendenca e rinise se sotme shqiptare eshte drejt shthurrjes. Nuk mund te them se shumica jane te shthurrur, por mendoj se nje pjese e mire e rinise e ka arritur kete gje. Per mua informacionet ne gazeta kane sherbyer vetem si nje informacion suplementar per opinionin tim personal. Kryesisht jam bazuar ne eksperiencat e mia personale. Ne Shqiperi kam qene disa here (para nje viti ka qene hera e fundit). Kam pare me syte e mia edhe degjenerimin ne qoshet e shumta te Tiranes, por edhe ne qender (ish-Blloku). Te te vije nje femer 17-18 vjec ne tavoline dhe te propozoj per seks ne kembim te lekeve, ne mes te dites, per mua s'eshte normale. Kurre nuk e kisha menduar se Tirana, qyteti ku kam lindur, do te ishte bere si Manila(Filipine) ku minorenet ofrojne trupin e tyre per para. Serisht e perseris qe ende shoqeria aty ruan ne pjesen me te madhe moralin familjar dhe qytetar ne pjesen me te madhe te saj, por gjerat kam frike se po ecin ne drejtim te gabuar. Ashtu sikurse e permendi dhe nje forumist me lart, braktisja e shkollave ose vajtja ne to sikur te ishin vende kafenesh apo pubesh, perben nje bombe me sahat per te ardhmen e rinise se atij vendi. Vertet seksi vend e pavend dhe ne cdo lloj moshe nuk mund te cilesohet si problemi me i madh ne Shqiperi, por lenia pas dore e ketij problemi ose nenvleresimi i tij con vetem ne perkeqesim te fenomeneve negative shoqerore sic jane droga, prostitucioni, krimi etj. Fenomene keto qe shpeshhere jane shume te nderlidhura me njeri-tjetrin. Ne kete pike mendoj se ky problem duhet pare me sy me kritik sesa me liberal se c'duhet.
Krijoni Kontakt