Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 116
  1. #1

    Gjimnazistët, seks në klasa e banjo

    • Esmeralda Keta

    E nisin jetën seksuale që në moshën 15 vjeçe, ndërsa pohojnë se nuk lënë pa shfrytëzuar festat, mbrëmjet apo ekskursionet, për të kryer marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre. Madje, ata pohojnë se seks kryhet edhe në ambientet e shkollës, kryesisht në banjo dhe nëpër klasa. Ndërsa kanë deklaruar se nuk mungojnë as orgjitë, kryesisht në festa ku përdoret drogë. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga FORIS në 500 gjimnazistë të kryeqytetit. Parlamenti Rinor ka kërkuar që në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë të planifikojë një fond rezervë, me anën e të cilit të bëhet e mundur shpërndarja falas e kontraceptivëve në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
    Sondazhi
    Sondazh është zhvilluar nga qendra FORIS në periudhën tetor-nëntor 2007. U anketuan 500 të rinj nga 12 gjimnazet më të mëdha të Tiranës, të moshave 16–19 vjeç. Dhe përgjigjet e vetë gjimnazistëve vërtetojnë atë që përflitet, për një “shthurje” të të rinjve edhe në ambientet e shkollave. Sondazhi ka nxjerrë se rreth 68% e femrave shprehen se do të preferonin të qëndronin të virgjëra deri në moshën 18 vjeç, por mund të kryenin marrëdhënie edhe më herët, nëse do të gjenin partnerin e duhur. Ndërsa meshkujt duken se janë më konservatorë, pasi 82 % e tyre kanë thënë se do të preferonin që të martoheshin me një femër të virgjër. Ndërsa kanë renditur si ndër arsyet kryesore për të kryer marrëdhënie seksuale nevojën biologjike, për t’u ndjerë të rritur, për status (meshkujt), për një hap tjetër të raportit, për të forcuar lidhjen, por edhe për kuriozitet. Kështu, 75 % e femrave kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 15-16 vjeç, ndërsa 52% e meshkujve kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 17-18 vjeç. Vetëm 7 % deklaron se ka informacion që kryhet seks edhe në ambientet e shkollës. Në këto raste, ambientet janë banjot dhe klasat. Rreth 63 % shprehen se mbas festave/ballove të ndryshme, të rinjtë kryejnë marrëdhënie seksuale. Në këto raste, vendet më të shpeshta janë në motel ose në makinë. 87% e atyre që deklarojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale, pranojnë se kanë kryer marrëdhënie gjatë ekskursioneve shkollore. Rreth 73% e të rinjve u shprehen se nëse kanë besim tek partneri i tyre, nuk përdorin prezervativë. 10 % u shprehën se përdornin prezervativë, por jo në çdo rast. 92% u shprehën se blerja e prezervativëve ishte një problem për ta (paragjykimi dhe çmimi). Vetëm 3% e atyre që deklaruan se kryenin marrëdhënie, pohuan se përdornin pilulat si kontraceptivë.
    Parlamenti Rinor
    Sondazhi është bërë publik nga Parlamenti Rinor në Ditën Botërore të Luftës ndaj HIV/AIDS, i cili u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos mbyllin sytë ndaj fenomenit, por të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. “Motoja jonë është: JETO! Prandaj, ne i kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, pikërisht sot në Ditën Ndërkombëtare kundër SIDA-s, që të caktojë një fond rezervë për të pajisur me kondom të gjitha gjimnazet shqiptare, në mënyrë që të mbrojë jetën e të rinjve dhe të parandalojë përhapjen e HIV-it, në mënyrë që të rinjtë të jetojnë”, – ka deklaruar kryeparlamentarja e të rinjve, Julinda Gjika.

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=26033
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    lum si ata. ne ne kohen tom lam lesht ferrave dhe bunkerave.pastaj shohin ene shum telefilma dhe u duket gje e bukur qe pallohen sa anej knej

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Jane te dhena shqetesuese dhe aspak per te qeshur apo per te then batuta.U rrofte shkolla qe po ben ky brez sepse vetem qe per te mesuar nuk vene ,shumica, e shohin si alternative per te dale nga shtepia dhe per te qene te pavarur nga prinderit qe ua plotesojne tekat deri ne nje. hall tu japesh besim ketyre femijve sot e hall mos tu japesh. Gjithesesi mendoj se neper shkolla duhet te kene nje dinjitet per tu reuajtur dhe nje shkolla = night club. Ministria ne vend qe te flase kot se koti duhet ti shohi problemet qe ne zanafille e te kuptoje qe brezi qe po rritet eshte nje i deshtuar pa te ardhme,e pa kulture.... MOLLA E E KRIMBUR PRISHE GJITHE PEMEN e kjo nuk duhet harruar.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Cool

    Jetojme ne Tirone lol


    Pa qene nevoja te na japin stastika studiuesit fare,i kemi pare vete me syte tane keto 'fenomene'

    Keto gjimnazistet e sotme bejne gara me njera tjetren;Kush ka me shume dashnor,dashnori i kujt ka makinen apo motorrin me te bukur,etj lol


    Qeshu rini e shthurur qeshu,se qesh mire kush i ka dhembte e bardhe
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    seksi ne banjo ka qene i perhapur dhe vite me perpara, se mos eshte ndonje e re.
    nuk kane mendje per te mesuar kalamajt, duan te çiftezohen.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Jane te dhena shqetesuese dhe aspak per te qeshur apo per te then batuta.U rrofte shkolla qe po ben ky brez sepse vetem qe per te mesuar nuk vene ,shumica, e shohin si alternative per te dale nga shtepia dhe per te qene te pavarur nga prinderit qe ua plotesojne tekat deri ne nje. hall tu japesh besim ketyre femijve sot e hall mos tu japesh. Gjithesesi mendoj se neper shkolla duhet te kene nje dinjitet per tu reuajtur dhe nje shkolla = night club. Ministria ne vend qe te flase kot se koti duhet ti shohi problemet qe ne zanafille e te kuptoje qe brezi qe po rritet eshte nje i deshtuar pa te ardhme,e pa kulture.... MOLLA E E KRIMBUR PRISHE GJITHE PEMEN e kjo nuk duhet harruar.

    Femijes lejoj aq hapsire sa duhet jo me teper,duke e mbajtur dhe gjate gjthkohes ne vezhgim,me ke shoqerohet,ca bene ne oret e lira kur del per kafe,ku ka arritur me studimet!JO,ma plase djalin ose vajzen mua t'i ne shkolle edhe kujtone se aty ka mbaruar puna jote si prind!Jo mor vlla i dashur JO,puna e prindit eshte e veshtire dhe e gjate,keshtu qe keta prinderit e sotem,bejne mire t'ju perkushtojne pak me shume kohe se 'duhet' femijeve te tyre.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    Femijes lejoj aq hapsire sa duhet jo me teper,duke e mbajtur dhe gjate gjthkohes ne vezhgim,me ke shoqerohet,ca bene ne oret e lira kur del per kafe,ku ka arritur me studimet!JO,ma plase djalin ose vajzen mua t'i ne shkolle edhe kujtone se aty ka mbaruar puna jote si prind!Jo mor vlla i dashur JO,puna e prindit eshte e veshtire dhe e gjate,keshtu qe keta prinderit e sotem,bejne mire t'ju perkushtojne pak me shume kohe se 'duhet' femijeve te tyre.
    se pastaj behen vajza te mbara si te kenga vagabondit ene kur e gjejn vete mami qe 14 vjec si me qen gabele nga bregu lumit

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    Femijes lejoj aq hapsire sa duhet jo me teper,duke e mbajtur dhe gjate gjthkohes ne vezhgim,me ke shoqerohet,ca bene ne oret e lira kur del per kafe,ku ka arritur me studimet!JO,ma plase djalin ose vajzen mua t'i ne shkolle edhe kujtone se aty ka mbaruar puna jote si prind!Jo mor vlla i dashur JO,puna e prindit eshte e veshtire dhe e gjate,keshtu qe keta prinderit e sotem,bejne mire t'ju perkushtojne pak me shume kohe se 'duhet' femijeve te tyre.

    Endless une te jap shume te drejte dhe keshtu duhet te jete....
    Po jemi ne nje bote tjeter tani,brezat e kaluar kane vuajtur me teper dhe te respektonin me teper,tani brezat e rinj shumica jane shthurur sepse ne rradhe te pare jane teper te perkedhelur,dhe nga ana tjeter mundohen te kopjojne shoqen,tv,artistet....
    Civilizimi aty ne Shqiperi mesa pashe edhe une,nga shume femra te tilla ishte kuptuar si "degjenerim".
    E pastaj vjen problemi i materializmit pasi jane te terhequra prej tij,duan makina te bukura,kavaliere....duan burra te martuar mundesisht ose mund te arrijne edhe te shkojne me dike vetem per lek!
    Me vjen çudi sepse eshte bere nje brez i bukur por pa mend ne koke.
    Megjithate perjashtoj ketu vajzat dhe djemte e mire qe nuk jane drejt kesaj rruge,sigurisht qe ka edhe te mire....per fatin tone te keq pjesa e pare ka dal jashte kontrolli dhe as prindi nuk ka se ç'te beje me!

    respekte
    "Carpe Diem"

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    Femijes lejoj aq hapsire sa duhet jo me teper,duke e mbajtur dhe gjate gjthkohes ne vezhgim,me ke shoqerohet,ca bene ne oret e lira kur del per kafe,ku ka arritur me studimet!JO,ma plase djalin ose vajzen mua t'i ne shkolle edhe kujtone se aty ka mbaruar puna jote si prind!Jo mor vlla i dashur JO,puna e prindit eshte e veshtire dhe e gjate,keshtu qe keta prinderit e sotem,bejne mire t'ju perkushtojne pak me shume kohe se 'duhet' femijeve te tyre.
    jam dakort me ty,por kur prindi mendon se ka nje femije te pergjegjshem apo se shkolla eshte nje institucion dinjitoz,nuk i shkon mendja ne felliqesira te tilla.nder 1001 problemet qe ai has per ta rritur edukuar apo per ti siguruar nje te ardhme te mire femijes dhe keta te pacipe tja shperblejne ne kete menyre eshte gjynah dhe turp...nga hundet u dalcin ato te mira :@ se kur te rriten e ca do ti kuprojne aq me keq do te behen prinder vete dhe do shofin sesa do u dhimbsen femijet e tyre.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #10
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Mos i fusni te gjithe ne nje thes. Sepse familjet e mira dhe me dinjitet dine ti edukojne femijet.

  11. #11
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Po pse ju bon kaq pershtypje, me perpara 15 vjecaret ishin me femije ne kete moshe, tani per pak seks bejne sikur ca ka ndodh, i kruhet(dmth. jane nevoja fiziologjike) mor vella, ca ti besh, disave i kruhet shpejt disave pak me vone.. thjesht ceshtje kohe qe nuk eshte gjithmone ajo anagrafike... Problem. Thuaj qe eshte i cik turp per shkollat, qe nuk kane aftesite te parandalojne kryerjen e ketyre akteve brenda ambienteve shkollore, po pse bejne seks nuk eshte ndonje cudi dhe nuk eshte ndonje fenomen per tu ndaluar, thjesht mbase duhet pak me shume informacion ne punet e seksit..
    Prandaj une jam dakort dhe po te kisha ndonje pozite ne qeveri do propozoja ngritjen e nje Ministrie per kete pune dhe do ta quaja:MINISTRIA E SEKSIT ME MINISTRE BLEONA QERRETIN DHE ZV/MINISTRE CILJETEN... KJO DO TE ISHTE NJE ZGJIDHJE SHUME E MIRE PER KETE FENOMEN.. Po ju a jeni dakort??? haahahah
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Endless une te jap shume te drejte dhe keshtu duhet te jete....
    Po jemi ne nje bote tjeter tani,brezat e kaluar kane vuajtur me teper dhe te respektonin me teper,tani brezat e rinj shumica jane shthurur sepse ne rradhe te pare jane teper te perkedhelur,dhe nga ana tjeter mundohen te kopjojne shoqen,tv,artistet....
    Civilizimi aty ne Shqiperi mesa pashe edhe une,nga shume femra te tilla ishte kuptuar si "degjenerim".
    E pastaj vjen problemi i materializmit pasi jane te terhequra prej tij,duan makina te bukura,kavaliere....duan burra te martuar mundesisht ose mund te arrijne edhe te shkojne me dike vetem per lek!
    Me vjen çudi sepse eshte bere nje brez i bukur por pa mend ne koke.
    Megjithate perjashtoj ketu vajzat dhe djemte e mire qe nuk jane drejt kesaj rruge,sigurisht qe ka edhe te mire....per fatin tone te keq pjesa e pare ka dal jashte kontrolli dhe as prindi nuk ka se ç'te beje me!

    respekte
    Po ashtu eshte,shoqerija,ambjenti,tv, d.m.th influencat e jashtme ndikojne,por po te perkujdesesh ti s'i prind,se c'fare duhet te shikoje femija jote ne tv,se me ke shoke apo shoqe femija jote duhet te shoqerohet,edhe po ta keshillosh ate se cilat jane gjerat e mira apo te keqija,dhe per c'do gje qe nuk sheh rrugedalje ne nje rrethane te caktuar ai duhet ta bisedoje me ndonje nga prinderit!Atehere mundesit qe evlati jote te kaloje ne shthurje do te jene shume ta pakta!


    Keshtu qe do patur kujdes nga ane prnderit per femijen me keto kohe qe kane ardhe sot!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e samer
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Vendndodhja
    atje ku ka ere te paster dhe qiell te kalter
    Postime
    129
    Nje dicka te tille une e degjoj ne te gjithe boten, te pakten ne shtete evropiane.
    Nuk me pelqen qe e degjoj dhe ne Shqiperi por tani si ka ardhe koha arsimi,duhet te bej dicka qe mos te lejohen keto neper shkolla

  14. #14
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    U Ka Be E Modes Ne Shqiperi Ky Fakt
    Pa Kaluar Nje Muaj I Plote I Nje Ngjarje Nis Ngjarja E Dyte Lol...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  15. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    mungesa e edukates familjare.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Derisa ne vend te mbledhjeve me prinder tani bohen disko party neper shkolla domsdo do drogohen dhe bojne sex neper banjo e klasa.

    Po puna eshte se ne ate moshe ne gjithe e kemi "enderruar" pak a shume kete lloj shethurje por ishin prinderit me mesuesit qe e parandalonin.

    Noi her ene gocat e mira skane faj kur thojne qe na eshte merzit jeta.

    Sistemi shkollor ne Shqiperi eshte komplet i deshtuar.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Mos i fusni te gjithe ne nje thes. Sepse familjet e mira dhe me dinjitet dine ti edukojne femijet.
    askush ska fut ne thes te gjith , ku po shef ti thash ketu ?
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Derisa ne vend te mbledhjeve me prinder tani bohen disko party neper shkolla domsdo do drogohen dhe bojne sex neper banjo e klasa.

    Po puna eshte se ne ate moshe ne gjithe e kemi "enderruar" pak a shume kete lloj shethurje por ishin prinderit me mesuesit qe e parandalonin.

    Noi her ene gocat e mira skane faj kur thojne qe na eshte merzit jeta.

    Sistemi shkollor ne Shqiperi eshte komplet i deshtuar.
    shum shum shum e vertet kjo vlen edhe per kosoven !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  19. #19
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Nuk me cudisin aspak te tilla statistika...niveli i shumices prej tyre le shume per te deshiruar.

    Keshtu jane gjerat ne kete bote gjithsesi, shumica nuk mbush mire. Tamam si neper klasa, ku 2-3 veta shkelqejne ndersa pjesa tjeter shkon harbohet edhe pastaj perfundojne pa breke ne prapakolp.

    Le te bejne qejf sa te munden se do ja degjojne kengen po he.
    As qe du me dit!

  20. #20
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    te mkishin mu prof njata gjimnaziztes se ja u kisha rregullu un.

    mvje njoni i her nga kta roca pocat albanez ktu nusa me brekt e varme ene mthot what's up man. what's up satome po coji i her ato brek ene mshiji ato qure para se me fol me mu
    no glove no love

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •