Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 116
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    jam per seks te lire ,e kam Holanden idol si shtet ekstra civiliziues qe e lejon seksin ne qdo vend si publik natyre ne plazhe gjithkund ,fenomenal aaa

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e samer
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Vendndodhja
    atje ku ka ere te paster dhe qiell te kalter
    Postime
    129
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ec pra samer... femer apo mashkull je ti? E ke bere gjimnazin? Nuk je mbyllur ndonjehere ne klase per tu puthur me te dashuren/in? Po ne fund te korridoreve ne erresire... Shkolla eshte nje vend eksitues. Ca rendesie ka banjo...klase...apo poshte shkalleve...lol.
    Te gjithe e dine qe eshte e bukur.
    Femer jam,
    E kam bere gjimnazin dhe ne shqiperi, Edhe kam pasur te dashur ne ate kohe, por asnje here nuk kam dashur te beja dicka as ne klase as neper korridoret e shkolles, ka pasur dhe ka shume vende ku te shkosh
    Une nuk jam e kunder pse bejne, gati te gjithe kane bere, jam e kundert qe disa vende duhet ti respektojme.
    mund te tregoj nje histori qe me kishte ndodhur atehere
    Une kam qene ne gjimnastike te klubi partizanit, kur e mbarova 8vjecaren doja te shkoja ne shkollen e mesme te gjimnastikes ne durres. kur arritem atje ato qe na thonin mesusit atje ishte se cfare benin ne shkolle,
    keshtu qe babi im vendosi me mire te beja gjimnas ne Tirane....
    Perse ne tirane nuk benin?
    NuK e di a e kupton se cfare dua te them.....
    jo edhe ne shkolle

  3. #83
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Pas debatit ...

    Seks i manipuluar

    Si në shumë vende të tjera, edhe në Shqipëri, rinia shikohet nga opinioni publik si e “shthurur”. Ditë pas dite ka artikuj në gazeta e kronika në edicione lajmesh që vendosin alarmin për degradimin shoqëror të brezit të ri. Tranzicioni dhe eksperiencat krejtësisht të ndryshme të brezave vetëm sa e rrisin kontrastin mes adoleshentëve dhe të rriturve të sotëm. E kështu, në këtë atmosferë moraliste, Gazeta Shqiptare sot ka titull kryesor: “Gjimnazistët, seks në klasa e banjo”, një shkrim i bazuar mbi një sondazh nga FORIS (që shkrimi nuk e shpjegon kurrë cfarë është…) i bërë me 500 gjimnazistë të kryeqytetit.

    Sic ndodh shpesh me shkrimet në një gazetë, artikulli konfirmon paragjykimet e audiencës, packa se ky artikull e bën këtë duke shtrembëruar të dhënat mbi të cilat ai bazohet. Lexuesit e GSH janë shumica mbi 20 (apo edhe 30) vjec, dhe, supozoj unë, ata janë të gjithë të bindur se rinia sot është e shthurur. Ky artikull vetëm rrit tendencat e tyre konservatore dhe zgjeron vakuumin mes nevojave të rinisë sot dhe moralit të shoqërisë.

    E parë nga një këndvështrim më liberal, artikulli është jo vetëm mashtrues, por edhe kondrapedal. T’a marrim secilin problem më vete.

    Mashtrimi është titulli dhe paragrafi hapës i artikullit, sipas të cilit gjimnazistët “pohojnë se seks kryhet edhe në ambientet e shkollës, kryesisht në banjo dhe nëpër klasa”. Më poshtë në artikull thuhet se “vetëm 7 % deklaron se ka informacion që kryhet seks edhe në ambientet e shkollës”. Duket qartë që sensacionalizmi i artikullit është bazuar në pohimet e 7% të të anketuarve. Eshtë si të vendosësh një titull “Partia X fiton zgjedhjet” kur Partia X fiton vetëm 7% të votave. Dhe ai 7% nuk është aktiv në bërjen e seksit në ambiente shkolle, por thjesht deklaron se ka informacion. (Redaktorët e GSH janë të mirëpritur të kundërshtojnë, por vështirë se mund të shpjegojnë se si 7% e të anketuarve përbëjnë titull alarmues.)

    Më tej, interpretimi i të dhënavë është i cuditshëm. Në paragrafin e dytë thuhet:

    Dhe përgjigjet e vetë gjimnazistëve vërtetojnë atë që përflitet, për një “shthurje” të të rinjve edhe në ambientet e shkollave. Sondazhi ka nxjerrë se rreth 68% e femrave shprehen se do të preferonin të qëndronin të virgjëra deri në moshën 18 vjeç, por mund të kryenin marrëdhënie edhe më herët, nëse do të gjenin partnerin e duhur.

    Interesante që fjalia e dytë kundërshtonin të parën, që vetë fjalët e gjimnazistëve kundërshtojnë interpretimin e gazetës se ata janë shthurur. Ku qëndron shthurja kur rreth 70% e vemrave deklarojnë se do presin deri në 18 vjec per të bërë seks po të mos dilte partneri i duhur më herët? Mua, përgjigja e gjimnazisteve më duket jashtëzakonisht e matur, sic eshte dhe kerkesa per te patur partnerin e duhur.

    Më tej, artikulli është kondrapedal sepse nuk arrin të jetë i qartë përsa i përket problemeve që ngre sondazhi, sic janë kontracepsioni dhe llogjistika e seksit në Shqipëri. Për shembull, në artikull thuhet “rreth 73% e të rinjve u shprehen se nëse kanë besim tek partneri i tyre, nuk përdorin prezervativë”. Kjo statistikë mund të interpretohet në dy mënyra: a) shumica e të rinjve nuk përdorin prezervativë, gjë që përbën rrezik përsa i përket shpërndarjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ose b) shumica e të rinjë bëjnë seks vetëm me partnerë të besuar, dhe në ato raste nuk përdornin kontracepsion. Kjo e dyta, megjithëse disi shqetësuese, nuk është dhe aq alarmuese sa e para, sepse sugjeron që të rinjtë janë më të kujdesshëm sesa c’duket.

    Fakti është që megjithëse nuk thuhet hapur në shkrim, seksi si aktivitet shikohet me shumë antagonizëm, si dicka që duhet ndaluar dhe represionuar. Ajo që shkrimi quan “shthurje” nuk është gjë tjetër vecse paragjykimi i shoqërisë ndaj brezit të ri. Paragjykim që fatkeqësisht ndodh edhe gjetkë.

  4. #84
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ah moj Lionesse!... Po kujt ia thua keto moj. Jane mediat qe veprojne ne menyre krejtesisht ilegale dhe me qellime subverzive te te huajve qe deshirojne ta shkaterrojne shoqerine e shendoshe shqiptare; qe nuk i paguajne askujt asgje, se jo me te japin llogari per thyerje te kodit primar moral te njerezimit - gazetaresk, atij civil, ekmr., qe nuk guxon shteti t'ua kerkoj as parate e tatimit te obliguar me ligj. -Jo me t'ua terheq verejtjen per cfare shkruajne dhe si degjenerojne rinine tone duke genjyer haptas per amoralitet me qellim qe te krijojne presedan tek rinija jone dhe shembul per te keq per ta nxitur ate drejt veprave te tilla...

    Se as djalli nuk eshte aq i zi si e nxijne - 'ah, Enver Hoxha bre, cohu i her prej vorrit!' t'e shohim si dridhen kollaboracionistat qe veprojne hapur e kokelarte ne keto dite te sotme. Duhet ligj i rrebte dhe monitorim 24/7 i mediave nga njerez te pergjegjshem kunder ketij mekanizmi corodites te instaluar tash shume vjete neper redaksite e dyshimta te ketyre matrapazeve.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Cool

    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Pas debatit ...

    Seks i manipuluar

    Si në shumë vende të tjera, edhe në Shqipëri, rinia shikohet nga opinioni publik si e “shthurur”. Ditë pas dite ka artikuj në gazeta e kronika në edicione lajmesh që vendosin alarmin për degradimin shoqëror të brezit të ri. Tranzicioni dhe eksperiencat krejtësisht të ndryshme të brezave vetëm sa e rrisin kontrastin mes adoleshentëve dhe të rriturve të sotëm. E kështu, në këtë atmosferë moraliste, Gazeta Shqiptare sot ka titull kryesor: “Gjimnazistët, seks në klasa e banjo”, një shkrim i bazuar mbi një sondazh nga FORIS (që shkrimi nuk e shpjegon kurrë cfarë është…) i bërë me 500 gjimnazistë të kryeqytetit.

    Sic ndodh shpesh me shkrimet në një gazetë, artikulli konfirmon paragjykimet e audiencës, packa se ky artikull e bën këtë duke shtrembëruar të dhënat mbi të cilat ai bazohet. Lexuesit e GSH janë shumica mbi 20 (apo edhe 30) vjec, dhe, supozoj unë, ata janë të gjithë të bindur se rinia sot është e shthurur. Ky artikull vetëm rrit tendencat e tyre konservatore dhe zgjeron vakuumin mes nevojave të rinisë sot dhe moralit të shoqërisë.

    E parë nga një këndvështrim më liberal, artikulli është jo vetëm mashtrues, por edhe kondrapedal. T’a marrim secilin problem më vete.

    Mashtrimi është titulli dhe paragrafi hapës i artikullit, sipas të cilit gjimnazistët “pohojnë se seks kryhet edhe në ambientet e shkollës, kryesisht në banjo dhe nëpër klasa”. Më poshtë në artikull thuhet se “vetëm 7 % deklaron se ka informacion që kryhet seks edhe në ambientet e shkollës”. Duket qartë që sensacionalizmi i artikullit është bazuar në pohimet e 7% të të anketuarve. Eshtë si të vendosësh një titull “Partia X fiton zgjedhjet” kur Partia X fiton vetëm 7% të votave. Dhe ai 7% nuk është aktiv në bërjen e seksit në ambiente shkolle, por thjesht deklaron se ka informacion. (Redaktorët e GSH janë të mirëpritur të kundërshtojnë, por vështirë se mund të shpjegojnë se si 7% e të anketuarve përbëjnë titull alarmues.)

    Më tej, interpretimi i të dhënavë është i cuditshëm. Në paragrafin e dytë thuhet:

    Dhe përgjigjet e vetë gjimnazistëve vërtetojnë atë që përflitet, për një “shthurje” të të rinjve edhe në ambientet e shkollave. Sondazhi ka nxjerrë se rreth 68% e femrave shprehen se do të preferonin të qëndronin të virgjëra deri në moshën 18 vjeç, por mund të kryenin marrëdhënie edhe më herët, nëse do të gjenin partnerin e duhur.

    Interesante që fjalia e dytë kundërshtonin të parën, që vetë fjalët e gjimnazistëve kundërshtojnë interpretimin e gazetës se ata janë shthurur. Ku qëndron shthurja kur rreth 70% e vemrave deklarojnë se do presin deri në 18 vjec per të bërë seks po të mos dilte partneri i duhur më herët? Mua, përgjigja e gjimnazisteve më duket jashtëzakonisht e matur, sic eshte dhe kerkesa per te patur partnerin e duhur.

    Më tej, artikulli është kondrapedal sepse nuk arrin të jetë i qartë përsa i përket problemeve që ngre sondazhi, sic janë kontracepsioni dhe llogjistika e seksit në Shqipëri. Për shembull, në artikull thuhet “rreth 73% e të rinjve u shprehen se nëse kanë besim tek partneri i tyre, nuk përdorin prezervativë”. Kjo statistikë mund të interpretohet në dy mënyra: a) shumica e të rinjve nuk përdorin prezervativë, gjë që përbën rrezik përsa i përket shpërndarjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ose b) shumica e të rinjë bëjnë seks vetëm me partnerë të besuar, dhe në ato raste nuk përdornin kontracepsion. Kjo e dyta, megjithëse disi shqetësuese, nuk është dhe aq alarmuese sa e para, sepse sugjeron që të rinjtë janë më të kujdesshëm sesa c’duket.

    Fakti është që megjithëse nuk thuhet hapur në shkrim, seksi si aktivitet shikohet me shumë antagonizëm, si dicka që duhet ndaluar dhe represionuar. Ajo që shkrimi quan “shthurje” nuk është gjë tjetër vecse paragjykimi i shoqërisë ndaj brezit të ri. Paragjykim që fatkeqësisht ndodh edhe gjetkë.

    Per mendimin tim,ke qene shume e vemendshme ne leximin e artikullit dhe ke kapur nja ca pika te forta aty(dhe te them te drejeten ato pikat e ''sondazhit'' qe i ke vene re qe bien ne kontradit me njera tjetren pak a shume i vura re dhe une) ,por une jetoje vete ne Tirane dhe e shikoje perdite sjelljen e gjimnazisteve ketu,nuk dua as qe te paragjykoje njeri,as te ule vlerat e brezit te ri(se edhe une pak a shume aty futem),por thjesht te them te verteten,se si jane gjerat,dhe e verteta eshte; se keta kolopucat e sotem jane shthurur me ter mend,kete nuk eshte e thene te na e vertetoje nje sondazh i shkruajtur ne menyre amatoreske,por vete realiteti,tek i shikojme keto goca dhe cuna qe pine hashash...tek i shikojme keto goca qe vene ne shkolle jo per tu arsimuar,por per te lene oret e mesimit pa te keq dhe te bredhin me dashnoret e tyre,dhe te jesh e bindur se po flasim per nje perqindje goxha te larte te ketyre adoleshenteve qe veprojne ne kete menyre,e mos te them se disa nga ato munde te kene shkuar dhe me large se aq...!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Gjimnazistët, seks në klasa e banjo

    Seshte nai cudi e madhe gjera qe kan ndodhur dhe vite me pare .
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Ja kan nis mu rrespillav Shqiptart me te madhe. Kjo eshte shqetesuese.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  8. #88
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Raste Te Tilla Ma Veshtirsojnë Punen ,Per Ti Dalluar Njerzit Prej Kafsheve
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #89
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Turp, njerz te pamoralshem... skan faj, shembujt i kan me te mire, per ate... profesoreshat e profesoret e sotit, jan katastrof... turp me te vertet
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Ata qe jane irrituar me duket se lexuan vetem titullin e jo artikullin. Artikulli bie komplet ne kundeshtim me titullin e tij:
    -"68% e femrave shprehen se do të preferonin të qëndronin të virgjëra deri në moshën 18 vjeç, por mund të kryenin marrëdhënie edhe më herët, nëse do të gjenin partnerin e duhur". Pra shumica jo vetem qe nuk kane kryer mardhenie, por kane dhe maturine per te kuptuar se duhet pritur deri sa ke gjetur personin qe te pershtatet. C'ka ketu per cudi? Nuk na tha pastaj se c'beri ajo pjesa tjeter. Te le te supozosh se ka mendim ndryshe, por ky mendim mund te jete qe te presin deri ne martese. Fjalia vetem te thote se 68% shprehen se do preferonin pjesa tjeter mbase jo vetem qe do preferonte por dhe do priste ne te vertete.

    - "Vetëm 7 % deklaron se ka informacion që kryhet seks edhe në ambientet e shkollës" Kete fjali a nuk e lexoi njeri? Pra titulli eshte komplet i pabaze. 93% thone qe s'behet seks ne shkoll me ca te drejte i vendos ti titullin artikullit pastaj "Seks ne banja e klase?". Edhe kjo 7% qe thote ndryshe pohon se ka "informacion", as e ka bere vete dhe as e ka pare vete, por e ka degjuar. Nuk kam pare ndonjehere sondazh qe te nxjeri statistika me te degjuar.

    - 87% e atyre që deklarojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale, pranojnë se kanë kryer marrëdhënie gjatë ekskursioneve shkollore Prape fjalor i paqarte (qellimisht). Pjesa kryesore eshte "87% e atyre qe kane kryer mardhenie seksuale". Por kjo gazetarja nuk na tha se sa veta nga keta 500 te intervistuar kane kryer mardhenie seksuale. Ata mund te kene qene vetem 13 e nga keta 11 jane thurur pas marshimit. Nga 500 gjithesej, 11 veta nuk eshte ndonje numer per te vene duart ne koke.

    -Kështu, 75 % e femrave kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 15-16 vjeç, ndërsa 52% e meshkujve kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 17-18 vjeç. Me ngadale se na i bene trurin katrahure. A nuk ishte ky sondazh midis kalamajve nga 16-19 vjec, c'ne 15-vjecaret ne kete mes pastaj? Pastaj mire qe na i the statistiken se sa femra qe kane bere seks e kane bere ne 15 vjec, por nuk na the ate qe eshte me e rendesishmja, sa % e femrave gjithsej kane bere seks. Se keto mund te kene qene vetem 10 e nga keto 10, 7 e kane bere qe 15 vjec. Po 10 femra nga 500 qe interviztove nuk eshte fundi i botes.

    - Sondazhi eshte kryer nga firma FORIS, e padegjuar ndonjehere... shpikje e gazetares? 90% e statistikave shpiken ne moment, pa bere kurre vertet sondazh.

    Si gjithmone, gazetaret e paafte Shqiptare, gjejne ndonje shqetesim te publikut dhe e perdorin me pas kete shqetesim per te shitur gazetat e tyre pacavure me ndonje titull pompoz e me artikull qe nuk permban asnje ide konkrete brenda. Gjynaf turmat qe marin kot e tremben pa arsye e pa pare vertet se ca shkruhet brenda.
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 10-12-2007 më 12:14
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  11. #91
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    87% e gazetarëve bëjnë seks gjatë kohës kur janë duke shkruar artikuj.

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e Eda64
    Anëtarësuar
    01-09-2006
    Vendndodhja
    eda_19642000
    Postime
    104
    ska shtet ne shqiperi jooooooo ,kush ti organizojn kur jan ato pertok per vehte ,se jetoj ketu ne americ por ato pun nuk ndodhin kurr ka rregulla ka disiplin e ke femin e sigurt ,kurse shqiperia nje grusht po mbarojn rinia fare ,hajde shqiperi hajde se lat nam mbajeni vehten aman mos ashtu o rini se do beheni mjaft gra e do ju dal per hundesh ,por ruani karakterin tuaj edhe beheni dikushi dhe jo askushi flm.

  13. #93
    King Tirone Maska e Mr_Tironci
    Anëtarësuar
    05-04-2004
    Vendndodhja
    gjithanej
    Postime
    154
    Une rrall kom pa gjimnaziste qe vijn me libra ne gjimnaz, kshuqe duhet qujt vend takimi me pi kafe jo vend ku mund te studiohet. Jam dakort te frekuentohen disa festa qe jan serioze po jo cdo muj sic nodh neper gjimnaze . Parregullsia fillon qy nga mesuesit deri tek nxensit kshuqe skemi ca te presim noi gjo te modhe.

    Mos harrojm masnej se shume gjona ekzagjerohen nga gazetat.
    Mr_Tironci

  14. #94
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Mr_Tironci Lexo Postimin
    Une rrall kom pa gjimnaziste qe vijn me libra ne gjimnaz, kshuqe duhet qujt vend takimi me pi kafe jo vend ku mund te studiohet..
    Me konkret "Vendkerkim per kismet"....
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. #95
    King Tirone Maska e Mr_Tironci
    Anëtarësuar
    05-04-2004
    Vendndodhja
    gjithanej
    Postime
    154
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Me konkret "Vendkerkim per kismet"....
    Tashi me emra si maj men po zakonisht vene qe jan afer gjimnazit
    Mr_Tironci

  16. #96
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ou sa moralista dolen forumistet...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  17. #97
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Mr_Tironci Lexo Postimin
    Tashi me emra si maj men po zakonisht vene qe jan afer gjimnazit
    Jo me keqkuptove ,une desha qe atij shkrimit te meparshme qe shkrove ,qe ceke se gjimnazistet vijn ne shkollë per cafe dhe jo per te studjuar,dhe une mbeshteta kete fakt duke thene se gjimnazistet shkollen po e shfrytezojn si vend kerkim per kismet apo per ta gjetur fatin e jetes....

    kalo mire...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  18. #98
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pak nga ju e kanë kapur vërtet problemin që nxjerr artikulli dhe besoj ata që jetojnë në Shqipëri e dinë mirë ku 'dhëmb dhëmbi'.

    Tani që shumica e gazetave dhe gazetarëve atje në Shqipëri flasin kot, e kemi diskutuar një herë. Por mos kujtoni se këtej nga Perëndimi nuk ka plot gazeta që vetëm harxhojnë bojë e letër. Fakti është se këtu kemi mundësinë e zgjedhjes dhe këtë mundësi atje duhet ta krijojnë shkrimtarët, publicistët, njeriu i lirë në përgjithsi që është lodhur së lexuari budallallëqe.

    Sa për shthurrjen e të rinjve, duhet parë kush i mban të thurur në fillim. Nuk eshte problem fakti qe te rinjte po bejne seks, sepse kjo nuk eshte cudi. Une do e shikoja si problem sikur mos u shkonte mendja per seks me gjithe hormonet e moshes. Por eshte problem nenvleresimi i sistemit shkollor. Mendoj se sistemi publik shkollor duhet të ketë rregulla të drejtuara me ligj nga qeveria. Disa qe me vijne ne mendje tani nga pervoja ime ne US jane :

    1. Studenti mund te beje vetem nje numer te caktuar mungesazh
    2. Nq se studenti i tejkalon mungesat duhet te perserise vitin
    3. Nje vit mund te perseritet vetem nje here
    4. Nq se femija nuk mbaron studimet 8vjecare dhe te mesme ne nje moshe te caktuar, prindi ose kujdestarii i femijes duhet te paguaje nje gjobe te caktuar.
    5. Kur individi kalon moshen 25 vjecare kjo gjobe duhet paguar prej tij nq se prindi nuk e ka paguar akoma.
    6 Nq se gjoba nuk paguhet pas nje afati te caktuar, personi mund te beje burg.
    7. Nq se studentet veshin pluza me bark te nxjerr (shembull) apo minifunde, dergohen ne shtepi (e si rrjedhoje i heqin vetes nje dite nga ato ditet e mungesave).

    etj

    Ne gjimnazin ku shkova une ketu rregullat ishin teper te rrepta edhe pse ishte shkolle publike. Por dhe qe te pergatisin per jeten, sepse ashtu si ne shkolle na dergonin ne shtepi po te visheshim ne nje menyre te caktuar apo po te thoshim/benim dicka qe ishte kunder rregullave te shkolles, ashtu dhe ne pune te dergojne ne shtepi po mos u veshe sipas rregullores se kompanise. E po te derguan ne shtepi keta te punes ngele pa rroge ate dite. E ne fund ngelesh dhe pa ngrene po te hyri vetja ne qejf.

    "Pasoja" eshte pergjigja! Nq se studenti nuk shikon nje arsye per te vepruar ndryshe, sigurisht do shkoje ne shkolle per te pire kafe. Por eshte skandal te mendosh qe shkollat perdoren si klube e pub. Studentet jane e ardhmja, e nq se kjo e ardhme nuk po merr as njohurite me elementare, cfare mund te presesh nga shteti i ardhshem shqiptar?!

    Do te me vinte keq sikur Shqiperia te katandisej si Rusia (besoj shume e dine cfare dua te them ketu)...

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin

    Mire keta "katastrofe-dashesit" qe benzine per zjar presin, po dhe ti o Fior se kuptove qe ky artikull vetem "zhurme per shitje gazete" eshte. Nuk e shef se c'thote titulli nuk permban artikulli?

    (marre nga peshku)

    Nje cike statistike:

    Numuri i te intervistuarve = 500;

    Supozimi 1: keta perfaqesojne gjithe popullaten e gjimnazisteve (te Tiranes).

    Supozimi i dyte: Keta nuk rrejne (nuk ja “zhysin kot”, pra )

    Hipoteza1: 7 % deklaron se ka informacion që kryhet seks edhe në ambientet e shkollës; Marim te mirqene qe per cdo njeri qe ben seks, e dine 3.5 veta (llafi “i keq” perhapet shume ); pra, mqse per ate pune duhen 2 veta, derivojme 2% kryejne seks ne ambientet e shkolles; 98% qe mbetet nuk kryejne seks.

    Rezultati: perqindja e pritshme e atyre qe bejne seks ne ambientet e shkolles luhatet ne intervalin nga 0.8% ne 3.2%.

    Hipoteza2: 73% e të rinjve nuk përdorin prezervativë nëse kanë besim tek partneri i tyre; 27% qe mbetet e perdorin gjithmone.

    Rezultati: perqindja e pritshme e atyre qe perdorin prezervative eshte midis 69.1% dhe 76.9%.

    Shenim : Supozimi i dyte eshte shume i diskutueshem!
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  20. #100
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    R2T unë në fakt vendosa ta anashkoj fare artikullin. Nuk ja vlen të analizojmë artikullin, por problemin e shkollave në Shqipëri. Numrat që artikulli ka perdorur mund te jene te verteta ose jo, por problemi i shkollave eshte shume i vertete. Te pakten me aq sa komunikoj me njerzit atje, apo dhe me sa lexoj ketu ne forum.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •