Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 58
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Alma Papamihali

    Krijimet nė vazhdim i shkėputa nga libri 'Nėn tingujt e Natės' tė Alma Papamihalit.

    Redaktor: Viktor Canosinaj
    © Autori
    ISBN 978 - 99956 - 05 - 15 - 5
    Shtypur nė shtypshkronjėn 'Emal'



    Nėn Tingujt e Natės

    NĖNĖ

    Ēdo tė thotė nėnė vallė?
    Tė duash me zemėr jo me fjalė.

    Ēdo tė thotė nėnė tė jesh?
    Nė mbrėmje e fundit tė biesh tė flesh.

    Ēdo tė thotė nėnė tė quhesh?
    Asnjė lodhjeje mos i druhesh.

    Ēdo tė thotė nėnė tė thėrrasin?
    Lumturinė e botės ndėr duar tė zgjasin.



    MEGJITHATĖ...JETOJMĖ

    Njė natė pa gjumė,
    lind njė ditė tė vdekur...
    megjithatė jetojmė
    dhe ditėn pa e prekur...



    KORĒA

    Dashuria s“ka qenė "njė",
    Por prej kohėrash vetė i dytė,
    Ndaj nuk dua veē Tiranėn,
    Por dhe Korēėn kam si sytė.

    Degėzat e pemės sime,
    Tutje gjer nė Korēė vanė,
    Sythet tek ime mė
    Dhe rrėnjėt nė Tiranė.



    NDONJĖHERĖ...
    Bota mė duket e vogėl,
    Sa mundem t“a mbaj nė duar.
    Ėndrra mė duket pa vlerė,
    Sa mundem t“a shoh dhe zgjuar.


    Dita mė duket sekondė,
    Dhe orėve vlera i“u humb,
    Ndonjėherė kėrkoj tė pamundurėn,
    Por s“mundem t“a gjej kund.


    Ndonjėherė, bota duket e vogėl
    Dhe ti ecėn brenda saj.
    Unė botėn mbaj nė duar,
    Heshtur ndihem pa faj.

    Ndonjėherė, por vetėm ndonjėherė,
    Arrij tė mbaj botėn nė duar.
    E vėrteta ėshtė krejt ndryshe,
    Unė thjesht kam imagjinuar.



    GĖNJESHTRA

    Kush thotė kurrė s“ka gėnjyer,
    gėnjen!
    Kush pyet ē“ėshtė gėnjeshtra,
    gėnjen!
    Kush thotė gėnjeshtėr s“ka dėgjuar,
    gėnjen!
    Kush thotė gėnjeshtrėn ē“e dua,
    gėnjen!
    Derisa nė njė botė tė gėnjeshtėrt,
    rron,
    Dhe tė vėrtetėn brenda gėnjeshtrės,
    gjen.



    MORALI

    Mbeta njė njeri
    i moralshėm nė jetė,
    pėrderisa s“jetova,
    ashtu siē desha vetė...



    DIETAT

    Sa njerėz
    vuajnė nėpėr botė,
    me dieta lloje - llojesh...

    Tė mendosh hollė
    pėr njė problem,
    s“mjafton tė dobėsohesh...



    SHPIRT FEMĖR

    Nėse sė dyti do rilindja,
    Pyetur nga zoti mė parė,
    Nė doja te isha vajzė apo djalė,
    Pėrgjigje do shkruaja pritjeve,
    Me lotė jo me fjalė.

    Nėse sė dyti do rilindja,
    Pyetur nga zoti mė parė,
    Nė doja tė isha vajzė apo djalė,
    Pėrgjigje do shkruaja nė hėnė,
    Me puthje jo me fjalė.

    Nėse sė dyti do rilindja,
    Pyetur nga zoti mė parė,
    Nė doja tė isha vajzė apo djalė,
    Pėrgjigje mėngjeseve do shkruaja,
    E pakohė, ndaj s“do kuptohej fjalė.

    Nėse sė dyti do rilindja
    Pyetur nga zoti me parė,
    Nė doja tė isha vajzė apo djalė,
    Skuqja e purpurt do mė pėrshkonte.
    A skuqen meshkujt vallė?



    POETĖT

    Poetėt...ah...poetėt,
    ...............ē“njerėz qenkan,
    ...................................vallė?

    Lindin,
    ..........tė dashuruar,
    ..................dhe vdesin beqarė.



    EMIGRANTI

    Diku veē nė tavolinėn
    Me mbulesė tė bardhė shtruar,
    Birrė tė huaj ke pėrpara
    Dhe njė pamje tė menduar.


    Diku veē nė tavolinėn
    Nė njė qoshe tė lokalit,
    Shokun tėnd se ke pėrballė
    Pi vetmuar ti prej hallit.


    Diku veē nė tavolinėn
    Nė njė lagje tė panjohur,
    Gjithēka ėshtė akull e ftohtė
    Vetėm birra ėshtė e ngrohur.


    Diku veē nė tavolinėn,
    Qė tė bėn ty shoqėri
    Gotėn s“di ku t“a trokasėsh,
    Tavolina s“ėshtė njeri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Poezi nen tinguj, nga Alma Papamihali

    Xhelozi vjeshte

    Unė prisja vjeshtėn ndryshe pėr tu ndierė,
    Nėn fėshfėrimė tė flija pak lėkundur,
    Si nėpėr ėndėrr vėrdallė tė vija
    Dhe tė pėrgjoja, heshtur pa u dukur...

    Mė mori malli tė ndihem xheloze,
    Ndaj prisja vjeshtėn, ndryshe pėr tu ndierė,
    S“mė bie mendja pėr detin e fjetur,
    Pėr ngjyrėn e bronxtė, qė mora nė verė...

    Unė prisja vjeshtėn tė shtrihesha mbi gjethe,
    Aty-kėtu tė verdhesha dhe unė,
    Nuk thonė kot kur ndihesh xheloze,
    Je dashuruar mbase mė shumė...


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Shira te ēmendur


    E kush tė tha
    qė ēmenduritė,
    pėr tė paligjshmen
    botė krijohen,
    pėr atė, qė asnjėrės
    gjuhė si pėrket,
    e mes tė nxirash re jeton,
    heshtet,
    edhe kur flet ...

    E kush tė tha
    tė mbyllurat valixhe
    me vete t“i marrėsh,
    ashtu si unė...
    sa drynė-humbur
    paska kjo botė,
    qė ēmendur s“janė,
    por jetėn,
    quajnė punė...

    Ndaj mos mė thuaj
    qė s“tė pėlqen,
    dhe ty si unė
    e ēmendura botė,
    tė heshturit rrufekrisur
    le tė jemi,
    shirave pėrmbytės fjetur,
    qė dėshmitarė
    ēmendurie i kemi...



  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Tjeter - Njeri

    Me sa shoh,
    S“qenkam mė kush isha,
    E tėra kam ndryshuar.
    Dua, kė s“do doja
    Dhe ushqehem,
    Me ē“nuk kisha provuar...

    Tė ka qėlluar
    Dhe ty ndonjėherė,
    Qė veten mos ta njohėsh,
    E tjetėr-njeri shndėrrohesh,
    Dhe pse jo gjithmonė,
    Tjetrin mund ta shohėsh...?!

    Ndonjėherė, as ti se di,
    Qė je shndėrruar...tjetėr-njeri!



  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Ti grua

    Mė mirė pasqyrės mos u shih,
    kur ditės ndonjėherė
    tė mbushen sytė me lot,
    ti grua...
    qė shpesh,
    i thua "jo" mėshirės,
    dhe pėrflet me vete,
    mbylljen e njė dite kot...

    E tė nesermen
    kur zgjohesh pėrsėri,
    njė grusht qiell rrėmben,
    e fytyrės ia vesh shkujdesur,
    si vetė koha,
    kur humbet shenjat gri,
    dhe vrenjtėsirėn e saj,
    fsheh duke qeshur...

    Shpesh buzė-gjakur,
    por formė-tjetėrsuar
    ndaj e ērregullta hėnė
    tėnden gjini ka marrė,
    nga tė tuat duar,
    pelerinėn pret nata,
    qėndisur ėndėrryjesh,
    apo ėndėrr-vrarė...

    E mbyllet gjithēka,
    dhe nis pėrsėri,
    ashtu si vetė udhėtimet
    rezervuar mė parė,
    por ti ndonjėherė,
    pasqyrės mos u shih,
    nuk je e vetmja grua,
    qė njė ditė ka qarė.


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Lutjet e mia

    Nuk lutem pėr vete,
    por pėr ty,
    qė dashuria tė mungon...
    Ti, qė shpesh s“kupton
    se ē“ngjet me botėn,
    e shurdhėr je,
    dhe nėse dėgjon...

    Lutem pėr atė,
    qė dhimbjen e lindjes,
    se provoi kurrė...
    e nė zot s“u shnderrua,
    pėr t“i treguar botės,
    qė qielli ėshtė grua
    dhe aspak burrė...

    Lutem pėr ty,
    qė ėndrrash zilish fle
    dhe jo i qetė si tė tjerė...
    Sa e padrejtė
    tė duket jeta,
    ndaj per ty lutem,
    mos ndihesh mjerė...

    Pėr ty lutem,
    qė prej vitesh
    lotėt tė janė shteruar...
    Nėse dikur sytė
    tė bukur qenė,
    sot gjurmė-zhdukur pėrrenj,
    tokės harruar...


    Nuk lutem pėr vete...
    Jo!
    Unė,
    Dashuroj,
    Lind,
    Qaj,
    S“kam zili,
    por dashurohem pėrsėri...
    Pėr ty dua tė lutem,
    qė pasi tė kesh vdekur,
    tė kesh kuptuar
    artin e tė qėnit njeri


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Ne stolin e vjeshtes

    Nėse njė ditė do ndihesh ftohtė,
    Qilim i vjeshtės tė jetė zbuluar,
    Gjithēka pėrreth tė ndihet zhveshur,
    Aty do jem, s“tė kam harruar.

    Do marr me vete stolin e drunjtė,
    Aty-kėtu me gėrma gdhendur
    Ca data puthjesh zhgarravitur,
    Nuk skuqem mė, pėr ti pėrmendur.

    Nėse njė ditė do ndihesh ftohtė,
    Kur vera tradhėtisht ėshtė fshehur,
    Me stolin tonė do vi me vete,
    Pas ngjyrash vjeshte do jem dehur...


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Falenderim

    Falenderime "Think Different" per castet e bukura qe na dhurove. Eshte menyra me e mire per te plotesuar nje dite vjeshte me shi si kjo e sotmja.
    Ju uroj per profesionalizmin ne zgjedhjen e muzikes se perkryer ne sfonde po aq te persosura.
    Edhe nje here, faleminderit, nga Mciri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Faleminderit Mciri ! Me shume se sfondet dhe muzika eshte poezia e Alma Papamihalit ajo qe i jep bukuri dhe vlere ketyre videove. Poezia e saj eshte frymezim per mua dhe mendoj qe eshte nga penat me interesante qe shkruajne ne fushen e poezise. Per tu ndjekur patjeter.
    Pershendetje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Kur qesh me ty

    Nėse e nesėrmja pėr kafe,
    Mjergull do mė servirė,
    Dhe mėngjesin s“do mund,
    Ta shoh si mė parė,
    Me ty do vazhdoj tė qesh,
    Unė pėrsėri do qesh...
    Aspak s“do mė mbetet,
    Njė shije e vrarė...

    Do t“i them njė dite,
    Pėrseri "mirmėngjes",
    Tė gjithėve!
    Dhe nėse kėmbė njeriu s“do shoh,
    Ndodh shpesh qė boshe,
    Ditėt mė duken,
    E netėve,
    Fytyra tė dashura njoh...

    Me ty do vazhdoj
    Tė qesh pėrseri,
    Aq kohė,
    Sa mendimet lirshėm do shėtisin,
    Mos kujto se jetės,
    Gjithēka mund t“i thuash,
    Ndodh ndonjėherė qė,
    Ėndrra dhe guximi tė braktisin...

    Por unė do vazhdoj
    Tė qesh pėrsėri,
    Dhe jehonėn-zė,
    Do pres tė mė rikthehet,
    Kur me tėnden orė
    Tė kesh arritur ti,
    Njė ditė do ketė vdekur,
    Njė natė do nisė tė dehet...


  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Puthja e nates

    ...dhe e putha natėn mbi krye,
    ashtu si dikur,
    kisha dhėnė puthjen e parė.
    Je kaq e bukur o natė,
    sa keq qė prej teje,
    duhet tė jem e ndarė...

    Por kur tė largohem unė,
    ti nuk do tė jesh
    mė flakė e ndezur,
    thjesht do tė sillen
    ca yje vėrdallė,
    por tė pafjalė,
    pothuajse tė heshtur...

    E unė me kokėn pas
    veē duke parė
    do mbetem,
    si shuhet njė natė...
    Por ti qėnke ndryshe,
    fare ndryshe,
    pėrjetėsi, quajtur e gjatė...



  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Shtegetim pulebardhe

    Shtegetim pulebardhe

    Largohem pėr tė mos u kthyer mė,
    Ndaj iki tutje, fluturoj,
    Nė pulėbardhė etur bregut shndėrrohem,
    Duke dashur tė lėnit pas t“i harroj...
    Por tė harrosh s“mjafton gjithmonė,
    Drejt qiellit tė kaltėr njė fluturim,
    Dhe pse pulėbardhė shndėrruar jam,
    Ka dhe shtegtime me drejtim kthim...
    Drejtuar qiellit ti vazhdon sheh,
    Me tėndin shpirt ndjek shtegėtimin,
    Kur lartėsive nė pikė shndėrrohet,
    Oh sa i largėt tė duket kthimi.
    Larg fluturoj, pa frikė largohem,
    Sepse e ndiej qė ēdo shtegtim,
    Sado i largėt nė vetvete,
    Do mė riktheje pranė detit tim.
    Dhe pėr ēudi vazhdoj e ngjitem,
    Aspak s“kėrkoj tė shoh nga pas,
    E mjerė do mbetej ēdo pulbardhė,
    Tė huajat brigje po tė trokasė...
    Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj,
    Nė pupėl reje jam shndėrruar,
    Nėse ky qiell mbi det s“do flinte,
    I imi mall do ish“ harruar...


  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Perseri ne - Alma Papamihali

    Pėrsėri ne

    Lexoja prej ditėsh
    tė njėjtėn faqe,
    mbaja pėrthyer cepin
    e sė njėjtės fletė,
    lėkundesha tė njėjtit vend,
    si guaska prej valėsh,
    me shtėpizė nė det.

    Dėgjoja prej ditėsh
    tė njėjtėn muzikė,
    kėrceja tė njėjtin ritėm
    pėrsėri...pėrsėri...pėrsėri,
    ashtu si hėna me diellin,
    qė thonė prej vitesh
    bėjnė bashkė dashuri.

    Dhe ashtu muzikė-humbur,
    ktheva fletėn pas, kureshtare,
    tė lexoja nje faqe tė re...
    por pėrsėri iu riktheva
    tė pėrthyerės fletė.
    Zhubrosjes sė saj,
    gjendeshim ne...

    Pėrsėri ne!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Dy - Alma Papamihali

    Dy

    Dy,
    fillimi i gjithēkaje,
    Dy,
    pėrbejnė njė tė plotė,
    Dy,
    arrijnė ku njė s“mundet,
    Dy,
    pinė dhe nga njė gotė.
    Dy,
    krijojnė njė histori,
    Dy,
    pėrbėjnė nje ekstrem,
    Dy,
    zgjidhin njė fjalėkryq,
    Dy,
    shndėrrohen nė problem.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Besome - Alma Papamihali

    Nė u ftohshin
    pėshpėrimat e fjalėve,
    ndonjėherė,
    e ritme pulsi mos ndihesh mė...
    Diku,
    diēka do tė ketė ndodhur,
    dhe nėse nuk duket,
    a s“ndihet zė...


    E kur lėndinave,
    flutura mos duken,
    e ngjyra krahėsh,
    mos vjedhim pėr tonat netė...
    Diku,
    diēka do tė ketė ndodhur,
    ndaj as une s“do jem,
    e ti do ndihesh vetė...


    Por kur tutje,
    nė ndonjė qoshėzė,
    do shohėsh tė tharė,
    njė pikė lot...
    Vėrtetė,
    diēka do tė ketė ndodhur...
    Besomė ti,
    dhe nėse s“tė dukem si zot.

    * * *


    Ndaj dhe do vish siē vijnė mėngjezet,
    qė as pėr stinėt,s“duan t“ja dinė...
    Gjithēka ka ndodhur, s“ fle mė harruar,
    kur buzėve tė mia ringjalll melodinė...

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Deshira te zbathura - Alma Papamihali

    Mė pėlqen tė largohem,
    sa tė quhet qė kam shkuar,
    endur rrugėve tė mbetem,
    thjesht tė jem e harruar,
    bregut zbathur tė shėtis,
    tė ndihem njėherė vetmuar,
    tė vuaj netėve pėr ty,
    tė zgjohem dashuruar...
    Mė pėlqen tė largohem,
    si valė rikthyer pėrseri,
    shtyrė nga njė tjetėr ėndėrr,
    qė kurrė s'mė la, tė vija tek ti...


  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Mė shkruaj njė letėr - Alma Papamihali

    Dikur ishte ndryshe,
    kur letra-dashurie
    shkruheshin,
    e gėrmat pa kalorės,
    tė vinin ndėr duar
    dhe nėse ndonjė lot
    rrėshkiste faqeve,
    (ėmbėl shijonte)
    ndėrkohė qė mall ndihej,
    dhomės pėrshkuar...


    Ishte ndryshe atėherė,
    kur ēdo gėrmė,
    pėrkėdhelje trupash
    do sillte pranė...
    e dritaret gjysmė-hapur
    ndiheshin,
    (dhe pse mbyllur),
    e melodi flauti luhej,
    me erėn qė frynte,
    nga ēdo anė...


    Dikur letra dashurie
    shkruheshin,
    dhe pse ndonjė pikė-bojė,
    do derdhej nė te...
    s “pėrdorej gomė,
    as vrenjtej kush,
    ēdo gjurmė lėnė,
    lutje-nate ishte,
    pėr ndonjė puthje,
    a dėshirė pėr zė...


    Dikur e bardha letėr,
    (kjo drithėrimė dashurie)
    shndėrronte dy tė dashur
    nė poetė...
    por sot ėshtė ndryshe,
    fare ndryshe,
    mungojnė,
    tė bardhėt pėllumba,
    dhe nėse qiell ekziston,
    apo kudo, gjėndet fletė...


    Ndaj hesht njėherė
    dhe mos mė fol,
    por shkruamė njė letėr,
    ashtu, siē shkruhej dikur...
    dhe qiellit pėrsėri,
    do fluturojnė pėllumba,
    e unė nėn tinguj flauti,
    (e lumtur)
    gėrmave tė tua,
    do kem humbur...

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    28 Nentor, i dhe ngjyre atdheut - Alma Papamihali

    Afron ditė e madhe,
    ėndėrr shqipėtare,
    nuk sheh kund nė botė,
    shqiponjė dykrenare,
    askund s“mund tė gjesh,
    flamur qėndisur gjak,
    ndaj nuk zbehet ngjyra,
    ndizet bėhet flakė...

    Afron ditė e madhe,
    bij“ tė Skėnderbeut,
    "28 Nėntor",
    i dhe ngjyrė Atdheut,
    ngjyrose njė komb,
    kuq e zi valėvitur,
    nė ballkon tė Vlorės,
    pavarsia zbritur...

    Afron ditė e madhe,
    shqiptarizmi zgjuar,
    mė shumė se ngahera,
    ndihemi bashkuar,
    kishim qindra vite
    kėshtu pa u ndjerė,
    si shtėpi e madhe,
    me tė njejtėn derė...

    Afron ditė e madhe,
    fluturo shqiponjė,
    mbi malet shqiptare,
    mbi Kosovėn tonė,
    krahėt shtrive qiellit,
    u ndieve ēliruar,
    tė pavdekshėm jemi,
    veē kėshtu bashkuar!


  19. #19
    E dua letėrsinė Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,409
    Faleminderit
    2
    34 falenderime nė 32 postime
    Bukur,shum bukur suksese e nderuar Alma!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Think Different
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Besomė - Poezi nga Alma Papamihali

    Nė u ftohshin
    pėshpėrimat e fjalėve,
    ndonjėherė,
    e ritme pulsi mos ndihesh mė...
    Diku,
    diēka do tė ketė ndodhur,
    dhe nėse nuk duket,
    a s“ndihet zė...


    E kur lėndinave,
    flutura mos duken,
    e ngjyra krahėsh,
    mos vjedhim pėr tonat netė...
    Diku,
    diēka do tė ketė ndodhur,
    ndaj as une s“do jem,
    e ti do ndihesh vetė...


    Por kur tutje,
    nė ndonjė qoshėzė,
    do shohėsh tė tharė,
    njė pikė lot...
    Vėrtetė,
    diēka do tė ketė ndodhur...
    Besomė ti,
    dhe nėse s“tė dukem si zot


Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-01-2004, 16:26
  2. Tragjedia E Familjes "Papamihali"
    Nga shqiptari02 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-01-2004, 13:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •