Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 122
  1. #81
    FC INTERNAZIONALE Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,115
    ANKTHI QË NUK PËRFUNDON.

    R.S. që ishte strukur në parkun e qytetit assesi nuk donte të fliste. Vazhdonte ta gërrithte me duarë fytyrën, ndërsa thikën që mbante afër vehtës e merrte në dorë vetëm kur i afrohej dikush.
    ”Mos mu afro, unë jam e turpëruar, unë jam e turpëruar sa askush, jam e dhunuar nga kriminelët serbë dhe, këtë më duhet ta pranoj para burrit, para fëmijëve, para të gjithëve”, thoshte ajo dhe qante e dëneste pandërprerë sapo vërente tek i afrohej njeri!
    ”Po mirë, pse ikë nga unë, nga fëmijët, ne nuk themi asgjë”, i fliste ngadalë burri, ndërsa dy vajzat binjake që ishin tani në klasën e gjashtë dhe tashmë e kuptonin çka ishte dhunimi dhe e kuptonin poashtu se, pse nëna e tyre sillej ashtu çuditshëm. “Do të doja të zhdukëm! Do të doja të mos jetoj, te mos kurrë më shohin shqiptarët. Nuk mund ta imagjinosh se si është të të mbajnë të lidhur për dy muaj e të luajnë me ty si të duanë kriminelët! Nuk e di se si ua shkulnin thonjtë grave dhe vajzave, se si rrahnin e torturonin. Ashtu bënë edhe me mua, ashtu bënë me të gjitha. Ishin njëmbëdhjetë të gjitha nën moshën 35 vjeçare. Dy vdiqën, i pashë me sytë e mij tek ua prenë gjinjtë! I pashë me sytë e mi, se si pinin gjakun e tyre. I pashë se si e detyruan njërën prej vajzave që të vallëzonte lakuriq që të mos e prisnin, por prapë e prenë se e prenë.
    ”Zot,zot”, thërriste R.S. dhe nuk pranonte të hynte në shtëpinë e saj edhepse e gjetën njerëzit tri ditë pasi kishin shkuar forcat serbe. Ajo mbeti ashtu për ditë me radhë, sepse nuk donte të ndjehej viktimë, të jetonte me turp, por fati deshti, që ajo pas disa ditëve të qetësohet, por jo plotësisht, ajo ende jeton me shpirtin e lënduar, me plagën-dhembjet e se cilës kurrë nuk pushojnë, me turpin që e shoqëron apo siç thoshte vetë: “Unë jetoj e vdekur dhe më marrin për të gjallë! Unë jam vetëm njëra, vetëm njëra nga ato që kriminelët u tallën me mua! Më s’dua të jetoj! A nuk e sheh se ato kujtime të hidhura po më cmendin dhe se jeta më është bërë ferr! Pse po më mundoni? Pse nuk po më vrisni? Ju lutëm mos më mundoni, unë më nuk kam forcë të jetoj, unë më nuk mund të sillem sikur asgjë nuk ka ndodhur: Për të treguar përjetimet tona të hidhura, më duhet edhe një jetë e tërë” -fliste ajo në ankth, dhe ankthi vazhdonte ta ndrydhte jetën e saj…

  2. #82
    FC INTERNAZIONALE Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,115
    Cilat janë shifrat e vrasjeve dhe dhunimeve?

    Në Kosovë, numri i femrave të dhunuara sipas statistikave kap shifra të ndryshme varësisht nga organizatat e ndryshme të cilat kanë bërë hulumtime në këtë drejtim. Ato shifra sillen nga dymijë deri në dhjetëra mijëra! Unë, gjatë punës sime me Organizatën Joqeveritare “Jeta në Kastriot” mund të flasim për 2018 femra të dhunuara për të cilat përveq dëshmive gojore, videogjirimeve, dëshmive me shkrim dhe fotografive kemi edhe raportet e mjekëve: gjinekologë, infektologë, neoropsikiatër, si dhe raportet mujore të të gjithave së bashku për ta konstatuar gjenedjen e tyre momemntale si dhe diagnozat e secilës veq e veq bashkë me tërapinë e përdorur. Mosha e këtyre femrave është kryesisht e re duke filluar nga 14 e deri të 44 vjeq. Ne, përveq se i vizitojmë së paku një herë në muaj dhe kontrollojmë gjendjën momentale te tyre, vazhdimisht kujdesemi që 209 prej tyre të cilat janë në gjendje më të rëndë shëndetësore t`iu sigurojmë barna dhe ilaqe të nevojshme. Poashtu saherë na jipet rasti ushtrojmë ndikimin tonë mbi organizatat e ndryshme qofshin ato të huaja apo vendase, qeveritare apo joqeveritare në mënyrë që të kuptohet domosdoshmëria e ndihmimit dhe trajtimit të kësaj kategorie të braktisur nga shoqëria! Prej rreth 24.000 të vrarëve gjatë luftës në Kosovë 31.2 për qind janë femra të të gjitha moshave dhe në bazë të të dhënave tona vetëm 1,3 për qind nga numri i përgjithshëm kanë qenë në moshë të shtyer. Ndërsa tek ata që kanë përjetuar trauma të të gjitha llojeve, problemet e shëndetit mental janë tejet aktuale. Sipas hulumtimeve tona të bëra pas luftës, del se 62 për qind të të hulumtuarëve kanë qenë buzë vdekjes, 49 për qind viktima të torturave apo abuzimit, 42 për qind të ndarë nga familjet e tyre, 26 për qind kanë përjetuar vrasjën e ndonjë anëtari të familjes apo farefisit, 10 për qind kanë qenë të burgosur dhe 4 për qind të abuzuar seksualisht. OJQ-ja jonë ka ndihmuar aq sa ka patur mundësi megjithatë jemi të vetëdijshëm së nuk kemi mundur as për së afërmi t´i përmbushim nevojat e të dhunuarave. Projektet tona për të bërë më tepër në këtë drejtim shpesh injorohen prandaj edhe njëherë shfrytëzojmë rastin t`i thërrasim të gjitha shoqatat dhe individët që kanë mundësi dhe vullnet të mirë që në të gjitha format e mundëshme t`iu dalin në ndihmë këtyre femrave në mënyrë që t`ua rikëthejmë kuptimin e jetës me gjithë bukurinë e saj. Me duhet të them se përveq punës sime, një ndihmesë shumë të madhe e ka dhënë edhe bashkëdrejtuesja Myrvete Morina si dhe stafi ynë mjekësor dhe profesional. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër gjendjën e rëndë shpirtërore të të dhunuarave! Ato shpesh, duke ngurruar të tregojnë, i ndryjnë në shpirt brengat dhe vuajtjet derisa u keqësohet aq shumë gjendja saqë edhe ndihma dhe trajtimi mjekësor është i vështirë. Prandaj ato duhet hapur zemrën sepse në këtë mënyrë më së shumti e sherojnë vetvehtën por edhe ndihmojnë të tjerët që t`iu ofrojnë ndihmë atyre. Gjatë punës sonë me këto femra por edhe gjatë punës sime si gazetare kamë mundur të konstatoj se përveq femrave të dhunuara dhe atyre të vrara ekziston edhe një numër i madh i atyre që konsiderohen të zhdukura! Fatkeqësisht të dhënat flasin se shumica e femrave të vrara së pari janë dhunuar e më pas janë vrarë, prandaj ndërkombëtarët kur gjykojnë për krimet e luftës në Kosovë duhet ta kenë parasyesh se plagët e vdekjës së shumicës se femrave bartin me vete edhe plagët e dhunimit. Dhe prandaj gjenocidi dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosovës ka përmasa shumë më të mëdha sesa që japin të dhënat dhe hulumtimet tona...

    Autorja: Luljeta Selimi...

  3. #83
    FC INTERNAZIONALE Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,115
    Rrëfime që të mbulojnë me trishtim e pikëllim.

    Këtij libri specifik të këtyre rrëfimeve tronditëse, s’duhet shtuar absolutisht, kurrfarë parathënie e as pasthënie. Këto rëfime flasin vetë. Me gjuhën më të pastër , me argumentin më të vrazhdtë, flasin me shpirtin e vrarë të një femre,të një nëneje,të një motreje, të një të fejuareje, të një nuseje. “ Fytyrën e zotit do ta shohësh , kur të mos jesh më në jetë “ po shkuante në Bibël. Edhe këto femra më s’kanë çka të fshehin. I kanë përjetuar të gjitha të ligat që mund ti bëjë qenja apo antiqenja njerëzore.Kanë prekur fundin e detit dhe kulmin e qiellit. I kanë parë të gjitha, i kanë dëgjuar të gjitha. Ua kanë vrarë shpirtin , prandaj s’është rastësi kur me ngulm kërkojnë që ti lëmë të qeta në bërjen edhe të gjysmës së rrugës tjetër, vdekjen e trupit. Ato, më mirë e kërkojnë vdekjen komplete se gjysma-gjysma. Dhe absolutisht nuk kanë të drejtë. Sepse, a jeton njeriu vetëm për vete? A nuk kanë shumica e tyre fëmijë , për të cilët vlen secila sakrificë? A s’është ky shkrim (libër)shkrim shërim për to, vuajtje jona, e turpi ynë lehtësim për to? A s’jemi dhunuar të gjithë me dhunimin e tyre? Edhe nënat tona , edhe motrat tona edhe nuset tona? Edhe ne vëllezërit e tyre, edhe ne bijtë e tyre, edhe ne burrat apo burrecat e tyre? Dhe ato e dinë këtë ,dhe janë të forta, sikurse i dinë dhe sakrificat e atykëtushme të njerëzve tanë, të njerëzve të thjeshtë, burra e gra për ndihmën e dhënë atyre në fotografinë e familjes nga Peja, fytyrën e “mjekes së re” që sakrifikon çdo gjë për ti ndihmuar fatëkeqes së lënduar (edhe fizikisht). Prandaj, ylberi është shumëngjyrësh. Edhe jeta. Edhe njerëzit,edhe këto rrëfime të cilat marrë veç e veç secili e përballon peshën e një skenari filmik, për t’mos u harruar. Ky libër dëshmon se këto qenie të lënduara, nuk janë edhe të lëna terësisht në harresë. Borgjet janë të shumëta të secilit prej nesh. Pa dyshim vlen të përmendet me këtë rast, puna e palodhshme, por edhe inventive e gazetares së vyeshme, autores së librit, Luljeta Selimi, e cila edhe në rastet e tjera ka dëshmuar përkushtim në hulumtimin e fateve (tragjike) njerëzore sidomos të femrës. Bie në sy një sintaksë e rrjedhëshme në rekonstruimin e rrëfimeve me një gjuhë të pastër me plot variacione letrare –artistike. Por medet,vetëm kur të bie ndërmend se fatkeqësia e treguar nuk është krijuar nga mendja e krijueses, por nga dora (gjakatare) e (anti)njeriut. Të rrokë trishtimi për fatet e këtyre njerëzve dhe të rrokë pikëllimi dhe brenga për fatet e të dhunuarave. A thua çfarë përfundime do të kenë ato si njerëz dhe si kolektivitet? Prandaj nevoja që ndërgjegjja njerëzore të jetë e zgjuar gjithmonë, sikurse rojtari –ushtari, sepse e keqja është gjithmonë permanente,
    gjithnjë e ke afër si jakën e këmishës.

    Azem Azemi...

  4. #84
    FC INTERNAZIONALE Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,115
    DHUNIMET

    Dhunimet sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Statutit të Tribunalit të Hagës, janë vepra penale, të cilat radhitën në Krime kundër njerëzimit. Sipas Statutit të Tribunalit të Hagës (neni 5) dhunimet janë krime kundër popullsisë civile të cilat kryhen në konfliktet e armatosura, qofshin ato ndërkombëtare apo të karakterit të brendshëm. Një ndër format më të rënda të krimit kundër njerëzimit, të cilën e ka përdorur regjimi serb ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare. Kjo formë e dhunës është përdorur si mjet lufte dhe ka qenë e planifikuar nga vetë shteti serb, si dhe është kryer në forma të ndryshme. Në këto raste nuk mund të flitet vetëm për cenim të integritetit fizik dhe psiqik të femrës, por para së gjithash edhe për cenim direkt të integritetit moral dhe shpirtëror të popullit, për këtë edhe kjo formë e dhunës dënohet me të gjitha rregullat ndërkombëtare. Dhunimet seksuale të cilat forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe i bënë kundër femrave shqiptare, kanë pasur karakter poshtrues, politik, hakmarrës, si dhe kanë pasur karakter të thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, si dhe ka qenë një ndër format më të rënda të krimeve të luftës në Kosovë, para dhe gjatë luftës në Kosovë.Në bazë të të dhënave nga tereni, intervistave të ndryshme, dëshmive të vetë viktimave por edhe nga dëshmitarët e rastit shihet se, dhunimet seksuale kanë qenë të përhapura në krejt Kosovën. Ato kanë qenë të organizuara dhe të planifikuara nga regjimi serb, kanë qenë mjaft masive dhe kanë atakuar femrat e të gjitha moshave. Shumica e viktimave kanë qenë të moshës prej 12-13 deri 40-45 vjeçare. Ndërsa struktura e të dhunuarave ka qenë e shumllojshme, kështu në mesin e të
    përdhunuarave ka pasur të mitura, nuse, gra shtatzëna, gra të moshuara, fshatare, qytetare, studente etj.Karakteristikë e këtyre dhunimeve është se ato janë bërë:
    1. Në mënyrë masovike.
    2. Se ato janë bërë në prezencën e të afërmve të të dhunuarave.
    3. Se ato janë bërë në objekte dhe kampe të ndryshme.
    4. Se ato kanë qenë të programuara nga regjimi serb, dhe të kryera nga
    forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, për qëllime politike,
    hakmarrëse, dhe thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar.
    5. Se këto akte janë manifestuar me sadizëm, bizariteti, mizori dhe me vrazhdësi të paspjegueshme.
    6. Ka pasur raste kur viktimat mbas kryerjes së aktit të dhunimit janë vrarë për fshehjen e gjurmëve.
    7. Dhunimet janë bërë ndaj të gjitha shtresave të femrave shqiptare.
    Edhe pse përmenden shifra të ndryshme të të dhunuarave, prap se prap është vështirë të dihet numri i saktë i të dhunuarave, për shkak të pasojave që mund ti kenë viktimat në të ardhmën, si dhe për shkak të turpit që e ndjejnë ato nga familjarët etj. Nga të dhënat e mia nga tereni kam mbledhur shënime për 857 femra të dhunuara: 126 prej tyre iu dihet identiteti, vendi, koha, dhe në disa raste edhe emrat e dhunuesve të tyre.
    1. 28 femra pasi janë dhunuar janë vrarë.
    2. 8 femra pasi janë dhunuar, janë marrë nga dhunuesit dhe nuk dihet më për fatin e tyre.
    Në fund duhet theksuar se një pjesë e madhe e femrave të dhunuara janë në gjendje të rëndë psiqike, materiale, sociale etj. fati i tyre në të ardhshëm është vështirë të prognozohet…

  5. #85
    tăl'ithu kyOO'mI Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,549
    Regjisori Agim Sopi, në Fier për xhirimet e një filmi dramatik

    “Breaking News”, një histori për 10 mijë të përdhunuarat


    Elsa Demo

    Fier - UNMIK nuk ka lejuar që skenat e luftës, edhe aq pak sa janë, çerek ore, madje as pushkët rekuizitë të mos përdoren në sheshin e xhirimit. Kjo është arsyeja që regjisori kosovar Agim Sopi po xhiron në Shqipëri, në Azotikun e shkretë të Fierit kryesisht dhe më tej, pak ditë në Tiranë. E nëse mund t’i quash skena lufte këto tek Azotiku. Erë lufte përhap vetëm ajo tymosja ushtarake me pak barut. “Breaking news-Edicion i jashtëzakonshëm” është një film për pasojat pasluftës në Kosovë, konkretisht tek ajo pjesë e pambrojtur e vajzave dhe grave të përdhunura nga paramilitarë sërbë, që më pas u gjendën në mes të hiçit e të braktisura nga të vetët.
    Ky është një produksion i shtëpisë filmike “AsFilm Production” dhe i Ministrisë së Kulturës së Kosovës, që po realizohet me një buxhet 600 mijë euro. Skenari është shkruar nga regjisori Agim Sopi i mbështetur në veprën “Muzgu i Lirisë” i Teki Dervishit. Në rolet kryesore interpretojnë Lumnije Sopi në rolin e Emës, aktori amerikan Douglas Berroë si dhe Deivid Shvorc, Enver Petrovcki në rolin e gjeneralit Llilliç, Blerim Gjoci si komandant Shpati, Blerta Syla gazetare etj.
    “Breaking news” do të jetë gati në vjeshtë.

    Çfarë është “Breaking News” që ju ka sjellë për xhirime në Shqipëri?
    Është një dramë që flet për fatin e një gazetareje shqiptare dhe një gazetari amerikan. Motivet janë marrë nga lufta, ndërsa drama në të vërtetë zhvillohet pas lufte, pra merret me pasojat e luftës. “Breaking news” është marrë nga raportet e drejtpërdrejta të luftës së gazetarëve amerikanë. Me pak fjalë subjekti është ky: Dy gazetarë amerikanë dhe një gazetare shqiptare që shërben njëherësh si përkthyese, raportojnë nga linjat e frontit gjatë luftës së Kosovës. Kur ashpërsohen bombardimet e NATO-s, amerikanëve iu vjen urdhri që të tërhiqen, ndërsa shqiptarja mbetet me familjen e vet. Kthehet në Prishtinën e zbrazur nga forcat sërbe, ikën në një kamp refugjatësh që nuk vonon dhe rrethohet nga sërbët. E zënë bashkë me të tjerët. Ata e njohin vajzën, pasi ajo ka qenë gazetare e shquar që ka punuar për shumë agjenci të huaja dhe në shenjë hakmarrjeje e përdhunojnë.
    Jeni nxitur nga ndonjë histori reale?
    Kanë ndodhur shumë gjëra në Kosovë dhe në këtë film ka episode që kanë ndodhur vërtet, ndërsa personazhet janë imagjinarë. Protagonistja është Ema Berisha që nuk ka të bëjë me ndonjë emër real, ndërsa protagonisti amerikan Deivid Shvorc. Ky është një gazetar, hebre në origjinë. E lidh një dramë e veçantë me Kosovën. Prindërit e tij kanë qenë të burgosur në një kamp nazistësh në Prishtinë, gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe babai i tij për ta shpëtuar të ëmën shtatzënë, është dorëzuar vullnetarisht. Babai i vritet në Kosovë. Kështu që e lidh një motiv emocional që e detyron të kapërcejë rreziqet gjatë raportimit nga Kosova.
    Atëherë është një film për luftën?
    Filmi prek një temë delikate, fatin e femrës së përdhunurar aksidentalisht dhe pasojat që i shkakton shoqëria jonë e cila në vend që t’i shërojë plagët, i hap plagë të reja. Vajza ka mbetur shtatzënë me të dashurin e saj, të gjithë i kthejnë shpinën, sepse mendojnë se fëmija është një “bastard sërbi”. Kështu nga një gazetare idhull i njerëzve gjatë luftës, Ema shndërrohet në një krijesë të urryer, të lënë, të braktisur.
    Është një edhe film akuzë?
    Këtu nuk akuzohet asnjëra palë. Thjesht tregohet një histori. Akuzohet moralisht një realitet i vrazhdë që ne nuk jemi të gatshëm ta perceptojmë. Nëse ndodh një fatkeqësi pa dashjen tënde, njeriu duhet të shtrijë dorën për të ndihmuar dhe jo të kthejë shpinën. Filmi është një shenjë respekti për më shumë se 10 mijë femra të përdhunuara dhe shumë fate të tilla në Kosovë që tani vuajnë larg syve të njerëzve, larg syve të botës. Dhe realisht për këto askush nuk është përgjigjur deri tani.
    Kineastët nga ish-Jugosllavia po tentojnë ta shohin realitetin pas lufte edhe si një situatë rehabilitimi. Keni bërë më parë një film për luftën? Po me “Breaking news” çfarë tentoni të thoni?
    Nuk e di. Është diçka krejt subjektive. Unë thuajse gjatë gjithë luftës kam qenë në Kosovë, në të gjitha anët e Kosovës, gjithnjë në ikje e sipër. Kam parë shumë tmerre me sy që as nuk mund të përshkruhen.
    E vërteta pse nuk kam bërë më parë një film për luftën është e thjeshtë: më është dashur një distancë kohore që të shkarkohem emotivisht që të mos i bëj gjërat me emocion. Shpresoj se tani është krijuar ajo distancë kohore, duke i parë gjërat ashtu siç janë dhe jo bardhë e zi. Nuk jam i prirur për t’u tallur me një realitet tepër të hidhur siç ka qenë, po as për ta dramatizuar më shumë se ç’duhet. Filmi nuk flet për luftën, por për fatin e njeriu të përdhunuar dhe të braktisur nga të gjithë.
    Mësuam se në Kosovë nuk ju kanë lejuar të xhironi disa skena lufte…
    Ne, siç e dini jemi nën një administratë ndërkombëtare që megjithatë përpiqet t’i retushojë gjërat sipas dëshirës së vet dhe t’i shohë me një dioptri jo fort realiste. Madje kam përshtypjen se i sheh me një dioptri socrealiste, do t’i zbukurojë me çdo kusht. Dhe fatkeqësisht me këtë logjikë dioptrie ne na është ndaluar të përdorim armë, qoftë edhe si rekuizitë në film. Kemi disa skena lufte, janë shumë pak, 15 minuta.
    Ju ka vonuar kjo burokraci?
    Më shumë se tre muaj. Kam trokitur derë më derë, nga instanca në instancë, por nuk gjetëm mirëkuptim. Unë do t’i falenderoj, megjithatë, të gjithë ata që kanë qenë të gatshëm për të mos e ndihmuar këtë projekt dhe për ta penguar në mënyra të ndryshme.
    Kur përfundon realizimi i filmit?
    Shpresoj në vjeshtë filmi të jetë gati.
    Në vazhdim…
    Kam edhe një projekt për luftën. Kam bërë një film të vogël po për luftën, para tre vjetësh, “Vjeshta e trëndafilave”. Ky është i dyti dhe kështu pritet të mbyll një triologji për plagët e luftës. Më nuk do të merrem me këto filma, me siguri.
    Më pas do të jetë një temë që më preokupton shumë, që prek fushën e mitologjisë. Është fati i një ushtari që e detyrojnë të luftojë. Duke ikur nga tmerret e trashëguara në familjen e vetë, ai në të vërtetë futet në udhët e krimit. Është histori e një Edipi të vërtetë. Ky Edip i Kosovës do ta ketë titullin “Maria e bukur”. Është vërtet e habitshme se si pas tre mijë vjetësh në këtë gadishullin tonë, në Ballkan mitet i gjen të gjalla, të prekshme. Për botën është e papërceptueshme, por janë tepër reale, të vrazhda, jetojnë me ne, janë hijet tona.




    "Shekulli" 29/05/2005
    KATEGORIA: Kulture

  6. #86
    tăl'ithu kyOO'mI Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,549
    DHUNIMI PLAGË QË VËSHTIRË SHËROHET



    Wed Apr 26 - 2000

    · Ndikimi i mediave vendase e të huaja në zhvillimin e hetimeve të rasteve të dhunimeve të femrave shqiptare gjatë luftës në Kosovë
    · Femrat e dhunuara duhet të garantohen se nuk do të fyhen e kritikohen nga rrethi kur flasin për fatkeqësitë e tyre (HRW- Martina Vandenberg)
    · Shkrime skandaloze në mediat tona e të huaja – shkelje imediate e së drejtës së femrës për ruajtjen e dinjitetit dhe indivudalitetit të saj

    Si trajtohet nga mediat tona çështja e dhunimit të femrës shqiptare nga pjesëtarët e forcave të armatosura serbe para dhe gjatë luftës në Kosovë? Sa hapësirë i jepet nga shtypi ditor, revista javore, dyjavore apo mujore kësaj kaptine të dhimbshme dhe shumë të ndjeshme nga lufta e porsapërfunduar? A ka trajtime adekuate të kësaj problematike dhe a shkohet nga ajo që sa më shumë raste që përshkruhen bëhen me qëllim të senzibilizimit të problematikës? Sa rëndësi i kushtohet rikthimit në jetë dhe integrimit në shoqërinë tonë të femrave të dhunuara duke i shfrytëzur mundësitë e këtyre mediave? A kemi ne si shoqëri përvojë të mirëfilltë në trajtimin e rasteve të tilla dhe rehabilitimin e femrave që plagën e dhunimit do ta bartin të ndryrë në shpirt deri në fund të jetës? Sa janë në gjendje familjet e femrave të dhunuara të ballafaqohen me realitetin dhe t’u ndihmojnë vajzave apo nuseve të tyre në tejkalimin e thyerjes shpirtërore që ato e kanë përjetuar?
    Janë këto disa nga pyetjet që ne çdo ditë duhet t’ia bëjmë vetes dhe t’u rikthehemi ditëve që po kalojnë, të vështrojmë prapa se çfarë kemi bërë dhe sa kemi bërë deri më tani për ta lehtësuar gjendjen në këtë drejtim. Janë publikuar rrëfime të ndryshme, natyrisht, pa të dhëna konkrete të rasteve, janë publikuar shumë raporte të organizatave qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare e shumë pak ose fare pak raporte të organizatave vendase.


    Cilat janë shkrimet që e kanë trajtuar këtë temë?

    Në vazhdim do të shënojmë disa nga publikimet më të rëndësishme që janë dhënë nga shtypi. Thënë më konkretisht, deri më tani është shkruar për disa raporte që kanë publikuar OKB, OSBE, FNUAP, HWR etj. Gjatë periudhës së sulmeve ajrore të NATO-s mbi forcat serbe, atëherë kur në Kosovë nuk është botuar asnjë gazetë ditore apo revistë tjetër, në shtypin ditor të shqiptarëve në Maqedoni është publikuar raporti i Stejt Departamentit Amerikan, ku, sekretarja e shtetit, Medlin Olbrajt, pastrimin etnik të forcave serbe në Kosovë e ka quajtur “… fushatë të rrezikshme”. Në këtë raport thuhet se “forcat serbe po e përdorin dhunimin si pjesë të pastrimit etnik, se numri i dhunimeve është shtuar në vazhdimësi, kështu që, kur bëhet fjalë për dhunimet, mund të flitet për një fushatë të organizuar. Brenda këtij raporti thuhet se shqiptaret e reja janë ndaluar në një hotel në Pejë, ku pa mëshirë janë dhunuar nga ushtarët serbë”, (e përditshmja shqiptare e Shkupit “Fakti”, 12.05.1999, faqe 4). Po në “Fakti”, më 12 dhe 13 maj 1999, në faqen e fundit të gazetës, është dhënë një analizë e shkurtër e ekspertëve të Tribunalit Ndërkombëtar (shkruar në gjuhën angleze), që merren me hetimin e krimit të dhunimit. Shkrimi titullohet “Dhuna seksuale si krim ndërkombëtar” dhe është një analizë shumë e rëndësishme. E përditshmja “Flaka”, gjithashtu e Shkupit, e datës 24 maj 1999, ka shkruar për raportin e publikuar nga OSBE, për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, ku thuhet se janë grumbulluar mbi 1400 dëshmi për krime lufte e dhunime në Kosovë. Në raport thuhet se dëshmitë janë grumbulluar nga gratë dhe vajzat e reja shqiptare, të cilat rrëfejnë për veten e tyre (anonime) apo për shoqet e tyre dhe të afërmet që kanë përjetuar dhunimin nga pjesëtarët e forcave serbe. Në “Fakti” më 26 maj 1999 është shkruar edhe për raportin e FNUAP (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popujt e Rrezikuar), të publikuar një ditë më parë. Në këtë raport të publikuar nga OKB në Gjenevë thuhet – “Ushtarët serbë për çdo ditë ngarkonin me kamionë nga 30-50 femra të reja shqiptare të cilat i dërgonin në drejtime të panjohura dhe mbylleshin me to për disa ditë me radhë në ndërtesa ushtarake apo vendbanime të tjera të ushtarëve serbë.- Nëse ato refuzonin t’i nënshtroheshin seksit - ose vriteshin ose digjeshin nga policët dhe ushtarët serbë “. Për dhunimet gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka folur edhe Komisionarja e OKB për të Drejtat e Njeriut z. Mery Robinson. Ajo, në raportin e saj, ka thënë: “Dhunimet e femrave shqiptare në shumë qendra të Kosovës janë kryer kryesisht nga paramilitarët e Arkanit dhe nga policët serbë”. Në vazhdim ajo përmend një rast në Ponesh të Gjilanit ku pjesëtarët e forcave të armatosura serbe kanë dhunuar në shtëpinë e saj një vajzë 20 vjeçare në prani të nënës së saj (“Bota sot”, 7.3.2000,faq. 3). Në prag të njëvjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, përkatësisht më 21 mars 2000, organizata joqeveritare humanitare amerikane Human Rights Watch ka publikuar një raport prej 37 faqesh, ku janë përshkruar 96 raste të dhunimeve të femrave në Kosovë. Lidhur me këtë raport (i pari i këtij lloji) kanë shkruar “Koha ditore”, “Zëri ditor” e “Kosova sot”, kurse e përditshmja “Dita” e ka publikuar këtë raport me vazhdime për disa ditë me radhë.
    Po ashtu, për këtë raport ka shkruar edhe ekspertja e HRW Martina Vandenberg, (shkrim ky i botuar në tërësi në revistën mujore për femra “Teuta” me titull “Krimet mbi bazë të gjinisë”, (revista nr. 61, prill 2000, faqe 11). Martina Vandenberg, ndër të tjera, thotë “… nëse gratë e dhunuara nuk flasin (nuk dëshmojnë), kriminelët që kryen dhunën seksuale, do të shpëtojnë pa u ndëshkuar! Gratë e dhunuara duhet të garantohen se nuk do të kritikohen nga rrethi kur të flasin për këto tortura”. Autorja e raportit M. Vanderberg deklaron se, në saje të dëshmive që HRW ka grumbulluar, forcat e armatosura të Jugosllavisë dhe të Serbisë janë përgjegjëse direkte për dhunimin sistematik të grave dhe të vajzave shqiptare në Kosovë gjatë sulmeve ajrore të NATO-s . Kurse zonja Zylfie Hundozi – Pallaska, neuropsikiatre, në shtojcën “Extra” të revistës “Teuta” - të shtatorit 1999, ka shkruar një vështrim shkencor për pasojat psikologjike të dhunimit të femrave, të titulluar “Kthimi në jetën normale”, faqe 16 – 17, ku, në mënyrë shkencore, flet për pasojat psikologjike të të dhunuarave dhe mënyrën se si duhet të trajtohen ato nga rrethi që të rikthehen në jetën normale. Po kjo revistë, në numrin e saj të tetorit 1999, ka organizuar një tryezë të rrumbullakët ku kanë marrë pjesë psikologë, neuropsikiatër, përfaqësues të Qendrës për Mbrojtjen e Grave e të Fëmijëve dhe të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut. Temë diskutimi ishin raste të shumta të femrave të dhunuara dhe fenomenin e dhunimit të femrës sonë nga pjesëtarët e forcave të armatosura serbe. Në të përditshmen “Zëri” është publikuar në tërësi shkrimi i botuar në të përditshmen londineze “THE OBSERVER”, titulluar “Nënat e dhunuara mallkojnë fëmijët e lindur, luftën, serbët dhunues…” (19 prill 2000, faqe 11) dhe “Foshnjat e dhunimit presin adaptuesit” (20 prill 2000, faqe 11), në të cilin shkrim, ndër të tjera, thuhet se grupet lokale humanitare kanë konstatuar se vetëm në janar të vitit 2000, në Kosovë, kanë lindur rreth 100 foshnja, etërit e të cilëve janë dhunuesit serbë?! Kjo gazetë rrëfen për vështirësitë që hasin ekspertët dhe hulumtuesit ndërkombëtarë dhe vendas në evidencimin e këtyre rasteve për shkak se shumica e femrave të dhunuara nuk pranojnë se kanë qenë të dhunuara, mirëpo, për to më tepër mund të mësohet nga rrethi dhe dëshmitarët eventualë, që i kanë parë në momentet kur ato janë marrë nga forcat serbe. Lidhur me këtë shkrim menjëherë kanë reaguar autoritetet udhëheqëse të Klinikës Obstetrike – Gjinekologjike në Prishtinë. Ky reagim është botuar në të përditshmet “Koha ditore” dhe “Zëri” më 20 prill 2000 dhe në të thuhet se nuk është e vërtetë se kohëve të fundit kanë lindur shumë fëmijë të dhunuesve serbë, sepse nuk do të thotë që çdo dhunim ka përfunduar me shtatzënësi. Ata dëshmojnë, po ashtu, se shumë raste të shtatzënësive të tilla janë paraqitur para disa muajve dhe janë parandaluar në këtë spital.

    Dhunimi seksual – krim kundër njerëzimit

    Në vështrimin “Dhuna seksuale si krim ndërkombëtar” (“Fakti”, 12 e 13 maj 1999) ekspertët e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të Luftës theksojnë se aktet e dhunës seksuale trajtohen në kuadër të juridiksionit të ICTY (Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Jugosllavi) dhe të ICTR (Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Ruandë). Ata, me shembuj të ndryshëm të dhunimeve, e elaborojnë këtë çështje në mënyrë shkencore dhe juridike. Këto Tribunale e specifikojnë dhunimin seksual deri në shkallën e definicionit të akteve, të cilat mund t’i konstituojnë krimet kundër njerëzimit. Këta ekspertë potencojnë disa segmente të juridiksionit të të dy Tribunaleve Ndërkombëtare për Krime të Luftës, të cilat, në statutet e tyre, dhunimin seksual e konsiderojnë si:
    - krim kundër njerëzimit,
    - gjenocid,
    - shkelje të ligjeve të luftës,
    - torturë,
    - krim të luftës në konfliktet e armatosura midis dy vendeve,
    - krim të luftës në konfliktet e armatosura interne,
    - krim i luftës konsiderohet edhe përgjegjësia për dhunim, kurse
    - shtatzënsia e dhunshme konsiderohet krim potencial.

    Në këtë vështrim janë marrë disa shembuj të personave të akuzuar nga këto Tribunale për abuzime seksuale të civilëve të pafajshëm në Ruandë dhe në ish-Jugosllavi (Bosnjë, Kroaci e Serbi), kurse vetëm është potencuar se ICTY e ka zgjeruar juridikisionin e vet për hetimin e abuzimeve seksuale të kryera nga forcat e armatosura serbe mbi popullatën civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

    Sa ndihmojnë rrëfimet anonime të publikuara në shtypin tonë e të huaj?

    A ndihmojnë dhe sa ndihmojnë rrëfimet anonime të viktimave të dhunuara apo të dëshmitarëve të dhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, që herë pas here po publikohen në shtypin tonë? Po të shtrohet çështja se sa kanë ndikim mediat në zhvillimin e hetimeve mbi rastet e dhunimit të femrave gjatë luftës në Kosovë dhe çfarë ndikimi ushtrojnë ato, atëherë kalojmë në një rrafsh krejt tjetër, terren ky që më shumë do t’u takonte organizatave e institucioneve përkatëse, psikologëve dhe hetuesve që merren me trajtimin dhe hetimin e krimeve të kësaj natyre. Duke marrë parasysh vështirësitë që hasim ne si institucion në ndriçimin e këtyre rasteve, vështërsitë me të cilat ballafaqohemi gjatë zbulimit të tyre, deklarimit të viktimave apo të dëshmitarëve dhe duke pasur parasysh ndjeshmërinë e hetimit mund të konkludojmë se puna që është bërë deri më tani në këtë drejtim është e vogël dhe e pamjaftueshme. Themi kështu për arsye se kemi të bëjmë me një problematikë shumë të ndërlikuar, e cila kërkon një tempo më të shpejtë të zgjidhjes së problemve, sepse është në pyetje e ardhmja e një pjese shumë të rëndësishme të shoqërisë sonë, e ardhmja e qindra e mijëra femrave tona (kryesisht të reja), të cilat, po nuk u ndihmuan, do të mbesin në mëshirën e fatit dhe do të gjenden para situatave shumë të rënda, prej të cilave vështirë do të arrijnë të dalin vet.
    Në bazë të përvojës që kanë bashkëpunëtorët tanë në hetimin e rasteve, shumica e viktimave apo e dëshmitarëve që kanë dhënë deklarata për KMDLNJ, kategorikisht janë kundër publikimit të rasteve të tyre për media edhe atëherë kur atyre u është premtuar se rasti vetëm do të përshkruhet pa emra apo me iniciale (sipas dëshirës së tyre) dhe se të dhënat e tjera do të mbahen sekrete. Megjithatë, kemi pasur raste kur viktimat kanë deklaruar haptazi se nuk dëshirojnë të flasin për përjetimet e tyre të tmerrshme mu për shkak të frikës se rasti do të publikohet për media. Viktimat e shfaqin çdo herë këtë mosbesim dhe refuzojnë çdo bisedë që do t’u hapte rrugë rrëfimeve të tyre.
    Skandaloz ka qenë shkrimi i botuar në “Koha ditore” me titull ”Fëmijët e turpit”, shkrim ky që ngjalli reagime të ndryshme edhe në shtypin tonë. Marrë në përgjithësi, për mendimin tonë, ky shkrim dhe shkrime të tilla e të ngjashme kanë pasur ndikim shumë negativ në hulumtimin e rasteve të dhunimeve për shkak se shumë femra të dhunuara, që kanë pasur rastin t’i lexojnë këto shkrime, e kanë ndierë veten të nënçmuar dhe, edhe nëse do ta kishin pasur mendjen që ndonjëherë të rrëfehen, e kanë mbyllur përgjithmonë këtë kaptinë të hidhur të jetës së tyre.

    Cila është evidenca e KMDLNJ lidhur me rastet e dhunimeve të femrave?

    Lidhur me këtë kategori të dhunës dhe për këtë krim është folur para dhe gjatë gjithë periudhës së luftës në Kosovë. Në bazë të të dhënave nga terreni, kemi dyshime të bazuara se femrat shqiptare janë dhunuar nga forcat serbe që nga fillimi i luftës në Kosovë, kryesisht në pjesët që gradualisht janë përfshirë nga lufta. Mirëpo, intensiteti i dhunimeve është shtuar me fillimin e bombardimeve dhe është rritur në vazhdimësi gjatë tërë periudhës së sulmeve ajrore. Shumë organizata ndërkombëtare joqeveritare dhe ekspertë të ndryshëm kalkulojnë me shifrën se afër 20.000 femra shqiptare janë dhunuar nga pjesëtarët e forcave serbe në ditët e luftës. Të dhënat nga terreni dhe dëshmitë e mbledhura në kampe të refugjatëve në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, dhe në vende të ndryshme, ku kanë qenë të vendosur shqiptarët e dëbuar e të deportuar nga Kosova dhe të gjitha dëshmitë e mbledhura pas përfundimit të luftës, dëshmojnë se numri i femrave të dhunuara mund jetë shumë i madh me qindra e mija. Por ne, si institucion, kemi shënime për:

    - 126 femra shqiptare të dhunuara nga forcat serbe, të cilave ua dimë identitetin, vendin dhe kohën kur janë dhunuar, e në disa raste, kemi identifikuar edhe dhunuesit e tyre;
    - prej tyre 28, pasi janë dhunuar, janë vrarë nga dhunuesit serbë, kurse
    - 8 femra, pasi janë dhunuar, janë marrë nga dhunuesit, janë dërguar në drejtime të panjohura dhe ende llogariten si të zhdukura.
    Nga ana tjetër, kemi të shënuara edhe disa lokacione, ku femrat shqiptare janë dhunuar në grupe, por identitetin e tyre nuk kemi arritur ta konstatojmë. Këto dëshmi janë marrë nga personat që kanë qenë prezentë kur nga kolonat e të dëbuarve janë nxjerrë dhe janë dërguar në drejtime të panjohura për t’u dhunuar nga 20, 30 e 50 femra shqiptare. Ka për të mbetur enigmatike se cilat kanë qenë këto femra, sepse karakteristike ka qenë se ato nuk janë njohur nga rrethi ku janë marrë, për shkak se popullata, gjatë dëbimeve, ka qenë e zhvendosur. P.sh., në Prishtinë janë marrë femra të rretheve të tjera; në Gjakovë janë marrë dhe janë dhunuar femra të Mitrovicës apo të fshatrave të Drenicës. Po ashtu, kemi shënime se pjesëtarët e forcave serbe, në disa fshatra, që për arsye objektive nuk po i përmendim, kanë dhunuar sistematikisht 50, 70, 80 e më shumë femra të reja. Ne kemi shënime për dhunimin e 857 femrave shqiptare, identitetin e të cilave nuk e dimë, por jemi duke i gjurmuar këto raste.

    Çka do të ndihmonte rikthimin e femrave të dhunuara në binarët e jetës normale?

    Këto ishin disa nga shkrimet që kanë alarmuar opinionin për ndriçimin e krimit më makabër që është kryer nga forcat serbe në Kosovë. Më lart cekëm se janë publikuar edhe disa rrëfime të viktimave apo të dëshmitarëve të dhunimeve, të cilat, veç e veç, janë rrëfime rrëqethëse të të mbijetuarave, që kanë arritur të shpëtojnë gjallë, por që plagën e dhunimit vështirë do ta shërojnë. Ne nuk mund ta konstatojmë vërtetësinë e këtyre shkrimeve dhe objektivitetin e tyre, sepse ne e dimë fare mirë reagimin e viktimave e të dëshmitarëve, por nuk e përjashtojmë mundësinë që ndonjëri prej rasteve të jetë i vërtetë, megjithëse e dimë se kjo mënyrë e qasjes kësaj problematike nuk është krejtësisht e qëlluar. Mirëpo, ne, si instucion, e shohim të arsyeshme t’ua përkujtojmë autorëve të shkrimeve të tilla se në gazetari nuk është çdoherë i preferuar senzacioni që do ta rrisë tirazhin e gazetës , por përherë duhet t’i jepet përparësi vërtetësisë. Nëse ne, si shoqëri, përpiqemi t’u ndihmojmë në të gjitha format këtyre femrave të lënduara, atëherë ndihmën tonë duhet ta orientojmë në kahje të tjera, përpjekjet tona duhet t’i kanalizojmë në forma të tjera. Këto femra më së tepërmi do t’i ndihmojmë duke organizuar tryeza të rrumbullakëta, seminare, trajnime për media, ku ekspertë të kësaj fushe, psikologë, veprimtarë për të drejtat e njeriut, përfaqësues eminentë të të gjitha konfesioneve fetare të Kosovës, veprimtarë lokalë dhe qytetarë të vullnetit të mirë do të diskutonin lidhur me këto probleme dhe do të kërkonin rrugë e mënyra për të ndihmuar që këtyre femrave të mos u cenohet dinjiteti i tyre moral e njerëzor. Duhet të organizohen anketa me shtresa të ndryshme të popullsisë, këshillime dhe emisione kontakti në radio e TV, kurse femrave të dhunuara t’u bëhet thirrje që dhunimin e tyre të mos e konsiderojnë turp të tyre personal, të mos e mohojnë veten e tyre nga çdo gjë në jetë, sepse ky edhe ka qenë qëllimi i fundit i dhunuesve të tyre. Dhunimin e tyre duhet ta marrim edhe ne si pjesë të luftës së përlyer që ka bërë armiku, luftë kjo në të cilën ato nuk janë fajtore, por viktima ndër më të rëndat.
    Gjatë luftës në Kosovë dikë e ka qëlluar plumbi, dikë e ka qëlluar granata, dikush është vrarë e masakruar, dikush është gjymtuar e dikush është zhdukuar apo është arrestuar dhe ende mbahet në burgje, dikujt i është djegur shtëpia, dikujt i është plaçkitur pasuria e dikush është dhunuar. Këto nuk janë vepra e veprime turpi të shoqërisë sonë, por viktima të kësaj lufte të pabarabartë. U bëhet apel familjarëve se fshehja e krimit të dhunuesve të femrave tona është përkrahje e krimit dhe ndihmë që iu bëhet dhunuesve serbë. Getoizimi familjar i këtyre femrave, nënçmimi dhe mospërfillja e problemeve shëndetësore të tyre është krim i dyfishtë.

    Braktisja e femrave të dhunuara, aq më tepër dëbimi i nënave të dhunuara nga shtëpitë dhe familjet e tyre, do të ishte krim mbi krimet.


    Prishtinë, më 20 prill
    Naime Maçastena – Sherifi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-02-2008 më 18:09

  7. #87
    tăl'ithu kyOO'mI Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,549
    Dhunime te femrave shqiptare/Raporti OKB



    M.T: OKB publikoi raportin mbi dhunimet e femrave shqipotare në Kosovë nga
    policia dhe ushtria serbe

    T: Policia dhe ushtria serbe ka dhunuar mijëra femra shqiptare-70 mijë femra
    kosovare shtatëzëna ?!


    M.T: " Ushtarët për cdo ditë nga 30-50 femra shqiptare kanë ngarkuar me
    kamion dhe ato i dërgonin në drejtime
    sekrete dhe ato ishin mbyllur për disa ditë në ndërtesa ushtarake apo
    vendbanime tjera të ushtarëve serbë. Nëse
    ato refuzonin ti nënshkrtiheshin seskit ato ose vriteshin ose dhezeshin nga
    policia e ushtraët serbë.." thuhet
    në raportin e Kombeve të Bashkuara (FNUAP)i cili sa po është publikuar në
    Gjenevë.

    Gjenevë-OKB, 25 maj-Nefail MALIQI

    Sot në Pallatin e Kombeve të Bashkuara iu shpërnda përfa¨qesuesve të
    mediumeve botërore raporti më i ri i
    përfaqësuesve të kësja organoizate botërore mbi dhnën serbe në Kosovë. Për
    dallim ngra raportet e mëparshme të
    OKB-së, rapprti në fjalë dallon shumë jo vetëm për shkak dhunës së
    intesifikuar të forcae militare dhe
    paramilitare kundër popullatës civile, por edhe për shkak dhunimit të mijëra
    femrave kosovare nga forcat serbe,
    skenra ky i përsëritur nga ai në Bosnjë, thuehet në fillim të raporti dëshmi
    këto të mbledhura nga Fondi i
    Kombeve të Bashkuara për Popujt (FNUAP)

    Rapoprti në fjalë i OKB-së i është tejet shqetësues dhe për alarm, i cili
    flet kryesisht për dhunimet e femrave
    shqiptare në Kosovë, jep dëshmi dhe rrëfime temruese të femrave të reja dhe
    grave kosovare se si ishin dhunuar
    dhe abuzuar seksualisht nga forcat serbe gjatë fushatës së spastrimeve
    etnike në Kosovë.

    Në vazhdim të këtij raporti të OKB-së publikuar sot në Gjenevë mbi dhunimet
    e femrave kosovare thuhet veq
    tjerash se " femrta e dhunuara kanë konfirmuan se ishin të dhunuara nga
    ushtarë e meshkuj tjerë serbë për disa
    orë pandërprere e të shumtën e rasteve për disa ditë rreshtë..". Burimet e
    njejta konformojnë se në trupin e
    femrave të liruara vërehen qartë gjurmët e dhunimeve. Këto shenja shifen
    sidomos në këmbë dhe në duar të cilat
    edhe më tutje qëndrojnë vijat e litarëve të cilat ishin lidhur dhe dhunuar
    mizorisht ?!...

    Sipas burimeve të Kombeve të Bashkuara ( FNUAP) "agersori serbë ka
    keqtrajtuar brutalisht femrat e dhunuara prej
    të cilave edhe shumë sih janë likuiduar.." . Dëshmtië e dhunimeve të femrave
    shqiptare nga polici serbe në
    Kosovë i dëshmuan zyrtarëve të lartë të OKB-së në Shqipëri e Maqedoni. Nga
    viktimat e dhunimeve OKB ka sjellur
    35 dëshmi, ferma këto të cilat kanë kërkuar të jenë anonime duke u rrefyer
    vëzhguesve të OKB-së pa praninë e
    gauzetarëve mbi atë s ecfarë kishin përjetuar gjatë dhunimeve nga forcat
    serbe në Kosovë.

    Zyrtarët e FNUAP duke ftuar femrat e dhunuara për bashkëpunim duke i dhnë
    dëshmi rreth abuzimeve seksuale të
    forcave serbe në Kosovë, në terren ku gjenden të sztrehuara fmerta viktimë e
    keqtzrjetimeve nga policia serbe iu
    janë dhënë barna për sqhetësim dhe rehabilitim.

    Burimet e e njejta konformojnë se shqetësues është tejet fenomeni se këta
    muajt e fundit mbi 70.000 femra janë
    shtatëzëna dhe shtrohet pyetja prej nga ?!...



    RAPORT I OSBE-SË MBI GJENOCIDIN SERBË NË KOSOVË

    1.400 DËSHMI TË KRIMEVE SERBE NË DUAR TË OSBE-SË

    *Sipas zëdhnëses së OSBE-sëznj. Melisa Fleming, dëshmitë e vëzhguesve të
    kësaj organizate evropiane janë mbledhur jo vetëm bnga viktimat e dhunës por
    edhe nga NATO, raport ky i cili do t'i dorëzohet TPI-së në Hagë.

    Gjenevë-OKB, 25 maj (ENTER)

    Raporti i OSBE-së mbi dhunën dhe terrorin serb në Kosovë është raport i
    pestë me radhë nga fillimi i luftës në kosovë ( para një viti ) pas atij të
    Medcens sans Frontiers, Amenesty Intrenational, Steit Departamentit Amerikan
    dhe OKB-së (FNUAP), ku jepen në hollësi pësimet e popullatës civile nga
    dhuna serbe në Kosovë.

    Këso dëshmish të freskëtasjell edhe raporti më i ri i vëzhguesve të OSBE-së,
    vëzhguesit e të së cilës organizatë gjenden në rajon ( Shqipëri, maqedoni e
    Mal të Zi), sipas së cilës organizatë për siguri evropaine përmes 1.400
    dosjeve dëshmohet për dhunën dhe terrorit serbë udhëhequr nga poltika
    fashiste e Millosheviqit, kundër popullatës civile në Kosovë.

    Shih për këtë raporti në fdjalë në dëshmitë e veta mbi dhunën eper¨sërtitu
    rnë Kosovë i mbështet në dy taborre. Dëshmitarët e parë janë gratë dhe
    femrat shqiptare të cilat rrëfejnë tmerreshëm për dhunime dhe abuzime
    seskuale nga forcat militare dhe paramilitare në Kosovë gjatë fushatës së
    spastrimeve etnike. Ndërsa dëshmkitarët tjerë janë meshkujt të cilkët u
    përdorën si mjet lufte. mburojë e gjallë nga sulemte NATO-s dhe uCK-së në
    Kosovë..

    Sipas fjalëve të përfaqësuesit të OSBE-së në FYROM znj. SDandy BLYTH"ne kemi
    arritur të grumbillojmë 1.400 dosje me dëshmi nga viktimat e dhunës dh
    etrreorit serbë në Kosovë, të cilët rrëfjenë cfarë kanë përjetuar nga
    trortuart serbe nga vendi i nghjarjes deri në vendin e strehimit në Maqedoni
    apo Shqipëri..".

    ndërsa për zëdhnësen e oSBE-së znj. Melisa Fleming , në këtë raport shprehet
    se " dëshmitë e dhunës dhe krimeve serbe në Kosovë janë mbledhur jo vetëm
    nga viktimat të cilat kishin përjetuar pereskutimet e forcave serbe por
    edhe nga dëshmni të NATO-s dhe të asociacioneve tjera ndërkombëatre që
    veporjnë në rajon..". Sipas zyrtares së Organizatës për Sigrui dhe
    Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raporti i kësajmorganizate do t'i dorëzohet si
    dëshmi në Hgaë, rrespketivisht shefes së Tribunalit Penal Ndërkombëtar (TPI)
    znj. Luiz Arbur.

    Konferencë shtypi në gjenevë e Agjencive Humaniatre të OKB-së për krizën në
    Kosovë

    Policia serbe në miellin e magjes shqiptare në Kosovë
    ka hedhur detergjent

    * Njoftuan sot në Gjenevë përfaqësuesje e PAM-it znj. Chtrisitian Berthium,
    duke folur për sjelljet shtarzarake të policisë serbe me civilët shqiptarë.
    *Një BUZKË brenda një ditë për një familje.

    Gjenevë-OKB, 25 maj/ENTER/

    Më shumë se njëzet mijë refugjatë shqiptarë më tepër kanë arritur ditëve të
    fundit në Maqedoni, duke iu bashkangjiutur edhe 8.500 refughatë të rinjë të
    arritur këto 24 orët e fundit. Ndërsa në Shqipëro arritën të depërtojnë
    vetëm 1.500 sish..tha në konfrencën e rregullt zëdhnësi i HCRNU-së z. Kris
    Janowski.

    Mijëra refugjatë tjerë janë dëbuar me dhunë nga fporcat policore serbe nga
    Prishtina dhe nga Ferizaj..tha Janowski duke shtura se gjendja tejet
    kritike e refugjatëve kosovarë po mbretëron në Maqedoni për shkak mungesës
    së vendeve në kampe. Sipas tij deri tash në këtë repubilkë numri i
    depërtuarve ka arritur mbi 246 mijë refugjatë, ndërsa në shqipëri 440 mijë.

    Gjendjen e tejet dramtike të refugfhatëve dhe të zhvendosurve, sidomos
    atyre brenda Kosovës e prezentoi sot në Gjenevë edhe znj. KChristian
    Berthium, zëdhnëse e PAM-it, sipas së cilës për shkak dhunës ë vazhdueshme
    policore serbe dhe në mungesë të ushqimit si dhe kushteve tjera elementare
    për jetesë, mijëra të zhvendsour kosovarë janë të detyruar të lëshojnë
    Kosovën.

    Sipas përfaqësuesies së PAM-it, kësaj organizate ndërkombëtare refugjatët i
    kishin dëshmuar për keqtrajtimet e policisë serbe gjatë rrugës deri në
    vendin e strehimit ( në Shqipëri e Maqedoni ). Sipas saj policia serbe me
    rastin e dëbimit nga shtëpitë e tyre me dhunë në magjet e shqiptarëve , në
    miell është hedhur detergjent.." ?!, tha znj. Berthium e cila shokoi
    gazetarër e OKB-së në Gjenevë kjo sjelljeve shtarazarake, primitive e
    serbëve. Ajo po ashtu pohoi se një familje shqiptare në Kosovë, në ditë
    posedon vetëm një BUKË ?!...

    Nefail MALIQI

  8. #88
    tăl'ithu kyOO'mI Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,549
    Ajo do të mbetet e çmendur pëgjithmonë

    Atë mengjes, Drita nuk vërehej se a rrinte e heshtur apo e kishte zënë gjumi, pas natës së rëndë që kishte kaluar. Ndonëse e motra i rrinte te koka, ajo nuk i hapi sytë edhe për disa orë. Edhe kur i qeli sytë më nuk fliste ajo. Shikimin e kishte drejtuar përtej dritares, dhe sikur po e analizonte lojën e zogjëve që po luanin afër dritares së saj. Atë ditë ajo as nuk provoi të lëvizte, se, ndoshta kishte nevojë të pushonte. Një medikament që e kishte gëlltitur në mëngjes, besonte se mund të ketë ndikuar kaq shpejt, sepse një natë më parë e kishte marrë të njejtin ilaç, por kishte pasur një natë të rëndë dhe me shumë dhembje. Mjeku, i alarmuar, i kishte thirrur edhe familjarët e saj. Mendonte se pas atij ankthi vështirë e kishte të ringjallej edhe një herë. Ajo që binte në sy në shikim të parë ishte gërvishja e fytyrës dhe një plagë që nuk mund ti hiqej kurrë, pastaj flokët e prera në mënyrë të çuditshme. Edhe plagët në kokën e saj, sikur ia bënin më të vrazhdtë sytë e saj të kaltër si dy burime. Ajo, tani e ndjente veten si një figurë që luhatej në mes jetës dhe vdekjes, prandaj edhe fjalët e saj ishin të tilla. Ajo fliste për jetën, për atë që kishte përjetuar, por edhe për vdekjen, si dhe për shumë gjëra të paqarta të cilat ne nuk i kishim parë e përjetuar si ajo. Derisa mjekja nuk u afrua që t’ia përkëdhelte dorën, ajo vetëm shikonte dhe një gurrë lotësh ia kishte mbuluar fytyrën. Kur e pa e motra, vetëm kafshoi buzën dhe iku nga aty, në mënyrë që ajo të mos e shihte duke qarë. Unë, kurrë më nuk do të mund të bëhem nënë, nuk do të mund të lindi fëmijë, nuk do ta kem familjen time, s’do të kem mundësi ta dij se ç’është dashuria dhe jeta e lumtur, kurrë më...E tëra me çka do të përballem do të jetë vetëm zbraztësia shpirtërore, jeta pa njerëz përreth, gjithmonë do të jem si e lidhur me litar si tani, me duar në pranga. Duart nuk mund ti lëvizë,- dhe ti mjeke kërkon që unë të qetësohem! Dhe ti kërkon që unë të jetoj. “Kjo është e pamundur”, fliste ajo sikur të ishte ndonjë njeri tjetër e jo ajo që një natë më parë qante e klithte, thërriste e bërtiste aq, sa jo vetëm në spitalin neuropsikiatrik, por dëgjohej edhe më tej. Nuk ishte e vështirë ta dëgjosh vetëm vajin e saj, por edhe fjalët. Më e tmerrshmja ishte kur fliste për fëmijën që ia kishin mbytur gjatë dhunimit. Ajo, ndonëse dihej që tashmë ishte çmendur, asgjë nuk kishte arritur t’ia largoj dhimbjen e ëmësisë. Dhe, kur askush nuk e priste një gjë të tillë, ajo e filloi rrëfimin e saj të trishtë: “Kur na ndalën, na nxorën të gjithave nga vetura. Vjehrra që priste nipin e saj të parë, më pëshpëriste ngadalë që të mos frikësohesha, dhe kur ata më vërejtën se jam shtatëzanë më thanë:
    “Të gjitha stolitë e arit nëse don të jetosh”. Natyrisht, ua dhashë të gjitha, e kur nuk më mbetën më, njëri prej tyre më tha:
    ”Ky fëmijë, është edhe i imi, jo vetëm i burrit tënd”. Nuk thashë asgjë që të mos i nxisja edhe më. Kur njeri nga ata erdhi dhe tha se do të më ketë, sepse nuk paska patur kurrë në dorë grua shtatëzane, e aq më parë një shqiptare shtatëzanë. Kur e pashë se ai i zhveshur po më afrohej, më lëshoi fuqia dhe po mbahesha për vjehrrën. Dua ta kem, briti ai dhe i urdhëroi dy ushtarë të më mbajnë. Ma shploi barkun dhe më tha se ose duhej të shtrihesha, ose do ma vriste fëmiun në bark. Kjo ishte e tmerrshme dhe shumë-shumë e rëndë. Isha në muajin e tetë të shtatzënisë! E luta në gjuhën e vet, duke thënë se, zoti është mbi të gjitha dhe se për hir të tij të ketë mëshirë, por ai më ra fort në gjoks, e pastaj në bark dhe u alivanosa. Kur u këndella pak, pashë se
    ai po më dhunonte, në prezencën e vjehrrës dhe burrit tim! Ndërsa kunatin e kishin vrarë, dhe kunata po qante vajtonte për të! Ai më pështyu, dhe kur desha të ngritesha, katili serb më ra fort me kondak në bark! Nuk di ta përshkruaj si u ndjeva, dhe se a matet ajo dhembje me ndonjë dhembje në botë. Që nga ajo ditë dhembja dhe tmerri nuk mu ndanë kurrë. Disa ditë më vonë linda në Luginën e Bllacës por fëmija im ishte i vdekur. Gjakderdhja nuk mu ndal, ndërkaq, kur më dërguan në Shkup më kishin operuar dhe ma kishin hequr mitrën, me arsyetimin se ajo ishte e vetmja mënyrë që unë të mund të jetoja. Burri im kishte thënë që jeta ime vlen më shumë, por e di se ai më nuk do të mund të jetoj me mua dhe as të më dojë! Nuk kam më pse të jetoj, nuk kam pse të qetësohem, andaj mos më thoni të jem e qetë, ju lutëm,- tha ajo dhe prapë filloi të shqetësohet, dhe sikur ta mirrte magjia ajo filloi ta kërkonte fëmiun e vdekur, i cili vdiç për shkak të dhunimit që iu nënshtrua e ëma nga ushtarët dhe policët serbë. Dhe, asnjë ngushëllim asnjë fjalë nuk kishte kuptim përballë dhembjes së saj.

    Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”

  9. #89
    tăl'ithu kyOO'mI Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,549
    Më braktisi mua dhe fëmijët


    Kur filluan bombardimet, prishtinasitë filluan të ikin. Unë nuk kisha para, dhe më mungonte edhe guximi. Edhe gruaja e shtëpisë ku banoja nuk iku, ngase ishte e shtyrë në moshë. Djalin dhe nusen i kishte dërguar disa muaj më parë në Turqi. Ditët e para të bombardimeve frikësohesha shumë nga bombat. Ndërsa për atë se çfarë po ndodhte në qytet, se si po ikte populli, se si njerëzit po dëboheshin e detyroheshin t’i lëshonin shtëpitë dhe se çka po ndodhte në Prishtinë dhe gjithë Kosovën, nuk isha e informuar ngase nuk kisha as televizor e as radio. Ushqim kisha pak, kurse në atë shtëpi ku isha unë kishte edhe qiraxhi të tjerë. Ata, një ditë para bombardimeve, kur kishin vendosur të ikin, më thanë:
    “Në kuzhinë i ke të gjitha, shërbehu, si të ishin tuajat”. Aty kah mesi i prillit mu hargjuan thuajse të gjitha ushqimet dhe u detyrova të hyjë shtëpi më shtëpi që të mos më vdisnin fëmijët nga uria. Atje i gjeta të gjitha, por, pas disa ditëve, filloi ankthi i vërtetë. Atë mëngjes po i dëgjoja klithmat e zonjës së shtëpisë dhe çirrjet e policëve. Sa çel e mbyll sytë, ata ma thyen derën dhe u futën brenda. Fëmijët morën vajin dhe njëri nga policët serb i mbylli në banjo. Fëmijët qanin, kurse dy nga barbarët më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb. O Zot, sa herë iu luta zotit të vdes në ato qaste tragjike. Më mbyste vetvetiu turpi, nënçmimi. Isha nënë e pesë fëmijëve, grua e burrit, e ata loznin me mua. Pas afër një ore ata shkuan, kurse unë ua hapa derën fëmijëve. Ata nuk më pyetën asgjë, sadoqë fëmiu i madh ishte 9 vjeç. Por, të gjithë shikonin plagën në krahërorin tim. Pak më vonë erdhi edhe zonja e shtëpisë dhe në praninë e fëmijëve, më pyeti: “a të kanë dhunuar?”. Unë nuk iu përgjigja, por ia tregova plagën. “Mirë keni shpëtuar”, më tha ajo, “dy fqinjët tanë i pushkatuan”. Policët serbë erdhën prap të nesërmen. Këtë herë, përveq dhunimit, më rrahën mua dhe fëmijët. E mora sopatën dhe provova ta vras nëjrin prej tyre, por kot. Ishin katër dhe njëri prej tyre më ra me kondak të pushkës në kokë. Kur më erdhi vetëdija, fëmijët po qanin mbi mua duke menduar se kam vdekur. Pas disa orëve mblodha fuqinë dhe kaluam në një lagje tjetër. Një plak e një plakë më strehuan dhe m’i mjekuan plagët. Aty qëndrova derisa forcat serbe u larguan nga Kosova. E mora vetën pak a shumë por në shpirt kurrë s’munda t’i harroj ato që më kishin ndodhur. Kah fundi i qershorit u këtheva në Deçan. Tani, çdo gjë që kisha patur, ishte djegur e bërë shkrum, ndaj ngrita një tendë në oborr. Kur më erdhi burri, ia tregova të gjitha. Fillimisht nuk më tha asgjë, por pas disa ditëve kur vërejti ankthet e mia në gjumë, më tha: “Grua, ti duhet të shërohesh te psikologu. Ndoshta ti edhe je mësuar pa mua, por unë nuk jam më burri yt i dikurshëm. Ajo që të ka ndodhur e di se ka ndodhë pa dëshirën tënde, por ankthet e tua në gjumë më përkujtojnë çdo gjë që të ka ndodhur dhe e kam vështirë të pajtohem me jetën”. Deshti të thotë edhe diçka, por të dy u shkrehëm në vajë me orë të tëra. Të nesërmen muk ishte në shtrat, s’më kishte lënë as letër, as fjalë. Iku duke na braktisur edhe mua edhe fëmijët dhe vetëm zoti mund ta dijë a i ka shëruar ai plagët. “Unë do të jetoj me ato kujtime të hidhura që më plagojnë më shumë se plumbi që vret”, tha në fund deqanasja, e cila edhe pse me shumë probleme, nuk ua ktheu shpinën fëmijëve.

    Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”

  10. #90
    tăl'ithu kyOO'mI Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,549
    Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini

    Ajo ishte ulur në sheshin “Skënderbeu” dhe shikonte lëvizjet e njerëzve. Ndonëse dita ishte e nxehtë, ato lëvizje sa vinin e shtoheshin. Ajo shikonte sikur përpiqej të shihte përtej maleve e kodrave, sikur donte ta shifte Kosovën e saj. Ai shikim do të vazhdonte ashtu në pafundësi, sikur të mos i afrohej e ëma e ta luste për të ngrënë diçka. “Nuk dua të ha, mos më mundo të lutem, jeta ime më s’ka kuptim”- tha ajo dhe kafshoi buzën, ndërsa lotët i rrodhën faqeve.
    E ëma e shikoi dhëmbshëm ndërkohëqe edhe ajo dukej e përlotur. Nënëzeza po e shikonte të bijën që ndrydhte vehtën mes jetës dhe vdekjës. Trupi i saj qëkurë kishte kaluar nëpër duartë e kriminelëve serbë dhjetë ditë me radhë, e më pas tri javë në spitalin e Tiranës, nuk dukej më i freskët. Së paku asaj i dukej ashtu. Natyrisht, ajo kishte nevojë për trajtim psikiatrik por ngulte këmbë të dilte dhe të rrinte me orë të tëra duke i vështruar njerëzit. Nuk ishte vetëm vështrimi i njerëzve, ajo që i bënte kalimtarët ta vërenin, por edhe bukuria e saj përrallore. Mjekët, e këshillonin që të mos shqetësohej, të ushqehej dhe ta merrte terapinë me rregull. Të kota ishin përpjekjet e mjekëve ta bindnin të flasë për atë qe I kishte ndodhur, por atë ditë të nxehtë në mesditë kur dy vajza të vogla iu afruan dhe po ia përkëdhelnin flokët e saja të gjata sikur gjithçka ndryshoi. Asaj sikur iu këthye për një çast buzëqeshja e humbur. E përkëdheli kokën e njërës, pastaj tjetrës ia kapi dorën dhe e puthi në faqe. I shikoi disa minuta e pastaj nga sytë e saj të kaltër filluan ti rrjedhin lotët si nga dy burime. Vajzat e vogla u strukën, dhe asnjëra nuk u largua. Kur njëra nga vogëlushet po ia fshinte lotët, mjekja që kishte ardhur nga spitali vetëm u ul afër tyre dhe po e shikonte.
    “E di pse ke ardhur doktoreshë. Çka do të fitoni nga unë, nga ajo që unë do të flas me ju? Pse po më mundoni? A nuk ju mjafton ajo që në të njejtën tavolinë ku u dhunova unë, vdiqën edhe tri vajza të tjera që u dhunuan si unë?”… “Unë e kam humbur shpresën se ndoshta ka diku shkëndija jete për mua! E vetmja shkëndi është të bëjë diçka për atdheun, për ato që vdiqën nga dora e fëlliqur e shkaut. Kur e tha fjalën “shka”, ajo u shtang, dhe nofullat iu shtangën, shtrëngoi grushtat e vegjël e të dobët… Lotët që i rridhnin si shi, sikur e bënin edhe më të mjerë vogëlushen nga Dukagjini siç e quanin të gjithë vajzën e bukur dukagjinase. “Dua të më thuash, se si ndodhi që ratë në duartë e kriminelëve, kur ndodhi saktësisht dhe sa veta ishin me ty atje”- i tha doktoresha, e cila më parë kishte aktivizuar aparatin për inqizim.
    Vogëlushja prapë shikoi kah malet e Kosovës, sikur atje të shihte atë që ndodhi, apo vetëm ashtu deshi ti rikujtonte të gjitha ato të zeza që i kishin ndodhur dhe tha: “Shikoni, po flas, por më premtoni se do të më ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi, “Kur na e dogjën fshatin, ato ditë të ftohta janari e tërë popullata filluan të ikin. Megjithëse UÇK-ja insistonte të rrinim atje, dhe të ishim nën mbrojtjen e saj, ne femrat e fshatit që nuk ishim mobilizuar vendosëm të niseshim për në Shqipëri. Në afërsi të Smolicës na ndalën ushtarë e paramilitarë serbë dhe pasi na plaçkitën ne nëntë femrave na ndanë nga kolona. Tri ishin më të reja se unë, kurse tri ishin më të vjetra, në mesin e atyre edhe një nuse shtatëzënë. Kur na morën me vete, na thanë se do të na pyesin për UÇK-në. Disa minuta më vonë, pasi na futën në bodrumin e errët, e morën nusen dhe ne dëgjonim vetëm klithjet e saj pa e ditur se cfarë po ndodhte. Klithjet u dëgjuan edhe disa minuta më pas, dhe në fund u dëgjua vetëm një rafal i shkurtër automatiku. Aty kishte përfunduar edhe jeta e saj, dhe këtë e kuptova pas tri ditësh, vetëm atëherë kur më erdhi radha edhe mua të hyjë në bodrumin ku ishin dhunuar edhe të tjerat para meje. Pasi më futën aty, mi shkyen rrobat, më shtrinë dhe më lidhën në atë tavolinë të mallëkuar dhe ashtu, me duar e këmbë të lidhura, më ç’nderoi njëfarë gjeneral Vujiq sa munda të lexoj në uniformën e tij. Ditën e pestë arrita ti zgjidh duartë, dhe me sopatën që kisha me vete, arrita ta lëndoj pak në dorë atëfarë “gjenerali” të fëlliqur, që luftonte me gra, dhe si denim, më derguan të lidhur jashtë dhe më lanë në shi, derisa erdhën edhe shumë të tjerë për t’më ç’nderuar. Ditën e parë që më dhunuan mua mbi tavolinën e bukës, përballë meje i çnderonin edhe tri vajza të tjera dhe atyre ua prenë edhe organet gjenitale të cilat më vonë vdiqën. As mua nuk më kujtohet kur më lanë, kush më solli në Tiranë, por e di se e kam shumë të vështirë të jetojë. Ndoshta, më lehtë e kam të vdes dhe të zhdukëm nga faqja e dheut. Më thuaj, si ta ngushëlloj vetën, si ti dal përpara të dashurit tim, familjes , miqëve. Ata e dinë çka ka ndodhur me mua. Unë e di se do ta kem përkrahjen e tyre, por tani trupi im është i ndotur, i fëlliqur. Dhe, jeta ime në këtë mënyrë më duket më e vështirë se çdo vdekje” - tha vajza e Dukagjinit, e cila shikimin prapë e drejtoi kah horizontet e Kosovës ku mbrohej nderi i shqiptarëve dhe nderi i Kosovës .

    Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”

  11. #91
    tăl'ithu kyOO'mI Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,549
    Ankthi që nuk po përfundon


    R.S. që ishte strukur në parkun e qytetit assesi nuk donte të fliste. Vazhdonte ta gërrithte me duarë fytyrën, ndërsa thikën që mbante afër vehtës e merrte në dorë vetëm kur i afrohej dikush.
    ”Mos mu afro, unë jam e turpëruar, unë jam e turpëruar sa askush, jam e dhunuar nga kriminelët serbë dhe, këtë më duhet ta pranoj para burrit, para fëmijëve, para të gjithëve”, thoshte ajo dhe qante e dëneste pandërprerë sapo vërente tek i afrohej njeri!
    ”Po mirë, pse ikë nga unë, nga fëmijët, ne nuk themi asgjë”, i fliste ngadalë burri, ndërsa dy vajzat binjake që ishin tani në klasën e gjashtë dhe tashmë e kuptonin çka ishte dhunimi dhe e kuptonin poashtu se, pse nëna e tyre sillej ashtu çuditshëm. “Do të doja të zhdukëm! Do të doja të mos jetoj, te mos kurrë më shohin shqiptarët. Nuk mund ta imagjinosh se si është të të mbajnë të lidhur për dy muaj e të luajnë me ty si të duanë kriminelët! Nuk e di se si ua shkulnin thonjtë grave dhe vajzave, se si rrahnin e torturonin. Ashtu bënë edhe me mua, ashtu bënë me të gjitha. Ishin njëmbëdhjetë të gjitha nën moshën 35 vjeçare. Dy vdiqën, i pashë me sytë e mij tek ua prenë gjinjtë! I pashë me sytë e mi, se si pinin gjakun e tyre. I pashë se si e detyruan njërën prej vajzave që të vallëzonte lakuriq që të mos e prisnin, por prapë e prenë se e prenë.
    ”Zot,zot”, thërriste R.S. dhe nuk pranonte të hynte në shtëpinë e saj edhepse e gjetën njerëzit tri ditë pasi kishin shkuar forcat serbe. Ajo mbeti ashtu për ditë me radhë, sepse nuk donte të ndjehej viktimë, të jetonte me turp, por fati deshti, që ajo pas disa ditëve të qetësohet, por jo plotësisht, ajo ende jeton me shpirtin e lënduar, me plagën-dhembjet e se cilës kurrë nuk pushojnë, me turpin që e shoqëron apo siç thoshte vetë: “Unë jetoj e vdekur dhe më marrin për të gjallë! Unë jam vetëm njëra, vetëm njëra nga ato që kriminelët u tallën me mua! Më s’dua të jetoj! A nuk e sheh se ato kujtime të hidhura po më cmendin dhe se jeta më është bërë ferr! Pse po më mundoni? Pse nuk po më vrisni? Ju lutëm mos më mundoni, unë më nuk kam forcë të jetoj, unë më nuk mund të sillem sikur asgjë nuk ka ndodhur: Për të treguar përjetimet tona të hidhura, më duhet edhe një jetë e tërë” -fliste ajo në ankth, dhe ankthi vazhdonte ta ndrydhte jetën e saj…


    Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”

  12. #92

  13. #93
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    302

    Disa rrëfime te femrave të dhunuara ne luften e Kosoves

    Në vend të parathënjës
    Pse u detyrova që t’i botoj rrëfimet e femrave të dhunuara?
    Njëra nga arsyet kryesore është se e vërteta mbi këtë kapitull mbase më të dhëmbshmin dhe më të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme dhe e rëndë të jetë ajo. Zaten e vërteta gjithmonë është e dhimbshme dhe e rëndë, e posaçëisht kur flitet për plagën më të madhe të çdo lufte, për dhunimet. Dhunimet ndodhin në çdo luftë dhe çdokund konsiderohen si krimi më i rëndë i saj. Edhe në te tri luftërat e fundit që ndodhen ne rajon, barbarët serbë ushtruan dhunime të papara, në Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.Pra edhe në Kosovë përveq vrasjeve, dëbimeve, djegieve, rrënimeve,plackitjeve,kidnapimeve e burgosjeve ata bënë edhe dhunime.Dhunimet janë të rënda për çdo popull në botë e posaçerisht për popullin tonë sepse morali është pjesa më e ndieshme e qenjes së tij. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër se sa të renda janë përjetimet e të dhunuarave, sa e rëndë është kjo për familjet e tyre, për rrethin dhe për çdo shqiptar.
    Njerëzit në Kosovë, nga më të rendomtët e deri tek pushtetarët e saj, iu shmangen dhe bishtërojnë bisedave rreth dhunimeve! Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin, nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët që veprojnë ne Kosovë dhe e di se marrin donacione te majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e dhunuara.
    Arsyeja tjetër që me shtyri ta botoj këtë libër me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie e plackitje as dhunime, as asgjë prej gjëjë. Ose edhe më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjeter, e jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!!
    Sot në Kosovë ka femra te cilat pas përjetimit të dhunimit ndodhën në gjendje shumë të vështirë psiko-fizike dhe materjale! Këto femra kanë nevojë për përkrahje, qoftë morale dhe materjale. Ato duan trajtim të vazhdueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Askush nuk bën asgjë për To. Asgjë për këto femra nuk ndërmerr as Tribunali i Hagës punën e të cilit në Prishtinë “e kryen” hetuesja ndërkombëtare e cila ka vetëm një detyrë: ti zbuloi dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.
    Ajo që kosovarët do te duhej ta dinin është se në Hagë kanë dëshmuar dhe do të dëshmojnë edhe shumë boshnjake të tjera të dhunuara gjatë luftës në Bosnjë. Një gjë të tillë do të duhej bërë të mundur edhe femrave kosovare. Atyre pra duhet dhënë rasti që para Tribunalit të Hagës t`i denoncojnë kriminelët serbë. E di dhe i kuptoj femrat që e kanë të vështirë ta bëjnë këtë, por një gjë duhet ta kenë të qartë: se krimi nuk mund dhe nuk duhet të fshehet sepse ato do të detyrohen një ditë që vetë ta thonë të vërtetën, sepse kjo nuk mund të mbahet e fshehur përgjithmonë. Është në të mirën dhe interesin e tyre dhe prandaj ato duhet të rrëfehën sepse vetëm në atë mënyrë mund ta nxjerrin helmin që mbajnë në shpirt.Për ato plagë që i bartin më vete, të dhunuarat, duhet që, në radhë të parë, vetvetiu të përpiqën të gjejnë sherim sepse gjendja e tyre shëndetësore dhe shpirtërore mund të mbetet me pasoja aq më pare kur dihet se atyre u mungon edhe perkujdesja më elementare profesionale dhe institucionale! Dhe vërtetë; si do sherohet një 14 vjeçare e dhunuar dhe ta dojë sërish jetën?
    Si të pajtohet me fatin një e re të cilën e ka braktisur i fejuari vetëm pse e dhunuan barbarët serbë? Si do të pajtohet me fatin e hidhur një nënë e re e cila pas përjetimit të dhunimit ka dështuar së linduri dhe nuk do të mund të lind kurrë më fëmijë? Si do të sherohet nëna e cila nuk mund të këthehet tek fëmijët e sajë sepse barbarët e dhunuan në sytë e tyre dhe të anëtarëve të tjerë të familjes? Si mund t’i harrojnë të gjitha këto femrat e dhunuara pa ndihmën e gjithmbarshme të shoqërisë kosovare? Si, si…???
    Ndoshta kurrë nuk do t’i botoja këto rrëfime sikur të mos më thoshte një e dhunuar në një mëngjes se ato përveq së janë të dhunura janë edhe të braktisura dhe të fyera. Kur unë u përpoqa ta ngushëlloj, ajo më pëshpëriti:” ne që jemi dhunuar dhe sot vuajmë jemi morali dhe pamorali i të gjithë kosovarëve! Edhe kur jemi në mesin e të gjallëve, ne, sërish ndjehemi te vdekura! Edhe kur ecim rrugës, e ndjejmë peshën e dhunimit, e shofim atë në sytë e njerëzve, të cilët, ndoshta, kurrë nuk do të mund ta imagjinojnë së çfarë kemi perjetuar. Ne jemi plaga e çdo njeriu , vuajtja dhe mungesa e çdo fëmiu. Edhe kur njerëzit qeshin, pa kujtuar fare së ne ekzistojmë, ne mendojmë së ata qeshin dhe tallën me tragjedinë tonë. Edhe kur lotojnë, shajnë e pështyjnë edhe atëherë ne jemi pjesa më e dhëmbëshme dhe më tragjike… Ne sot jemi të braktisura, dhe pesha e çdo gjëje që po ndërtohet në Kosovë rëndon mbi ne! Ne jemi gjaku, pluhuri dhe pështyma e djeshme e sotme dhe e nesërme e Kosovës andaj dikush duhet ta ngre zërin për ne. Po ta them, ngase ti mund ta bësh këtë, sepse ti cdo ditë mjekon plagët tona. Dhëmbja jonë do të ishte akoma më e madhe po ta bëntë dikush për tallje apo përfitime…”
    me tha duke dashur që plagët e saja dhe të të tjerave të jenë ndërgjegjësim për ne të gjithë. Duhet ta dimë të gjithë se liria e ka çmimin e lartë dhe se nje hise të madhe të atij çmimi e kanë paguar edhe viktimat e dhunimit. Ata që sot shkelin mbi varret e tyre (sepse shumë nga të dhunuarat mëpastaj edhe janë vrarë e masakruar ) ,ata që sot shkelin mbi plagët, dhembjet, lotët dhe tragjedinë e këtyre femrave, duhet ta dinë mirë se ato janë pasqyra dhe fytyra e vërtetë e kosovarëve, duhet ta dinë se shkelin mbi pjesën më të dhëmbëshme të lirisë së Kosovës. Turpi iu mbetet vetëm atyre që e shkelin dhe përbuzin viktimat e kësaj tragjedie të hidhur. Le të kujtojnë vetëm njëherë se si do t`iu dukej sikur kjo t`iu kishte ndodhur atyre më të dashurave, nënave, motrave, grave apo vajzave të tyre të cilat i duan më shumë se sytë e ballit! Duhet ta dimë të gjithë së ato kërkojnë ndihmë, përkrahje dhe trajtim të përditshëm mjekësor, profesional dhe institucional. Le të jetë ky libër vetëm një përpjekje modeste për të zgjuar interesimin dhe përkushtimin më të madh jo vetëm në zbardhjën e të gjitha rasteve të dhunimit por edhe në trajtimin adekuat të viktimave. Mbase do ndeshëm në thumb të kritikave të llojeve e natyrave të ndryshme por konsideroj së e vërteta sado e hidhur të jetë duhet të dalë në dritë në mënyrë që të mos harrohet as përseritet kurrë më.
    E bashkëndjejë dhembjën me të gjitha ato motra të mia nëse sadopak ua kamë lënduar shpirtin duke ua rikujtuar sërish të kaluarën e hidhur për çka paraprakisht iu kërkoi falje dhe mirkuptim.

    Autorja
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  14. #94
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    302
    S'KAM FUQI TË KTHEHEM NË VENDLINDJE



    " - Edhe sot e kësaj dite nuk e di se sa ditë kishin kaluar kur policia serbe na hyri brenda. Aq shumë u frikësova por, shpëtova,nuk na ndodhi asgjë. Na i dhanë tre minuta të dilnim nga shtëpia, dhe dolëm. Kur arritëm në Pejë, policia na ndalën përsëri, na kërkuan nga 50 DM për person nëse donim të vazhdonim për në Shqipëri. Ne kishim vetëm 200 DM, e ishim nentë veta. "Kush do të shpëtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim në heshtje, ndërkaq babai ua dorëzoi paratë dhe u tregoi se ishim nëntë veta. Na shikuan dhe pasi ia morën nënës dhe mua unazat nga duart, na lëshuan. Në dalje të Pejës, na ndali grupi tjetër i policisë. Edhe ata na kërkuan para dhe nuk do t'na lëshonin sikur një familje nga Gllogjani të mos i jipte 200 DM. U nisëm. Disa metra më larg, policia kishte ndalur kolonën që ishte e gjatë deri në kufi. Ata ishin banorë nga fshatrat e Ferizajit, Suharekës, Rahovecit, Prizrenit, Malishevës e ndoshta edhe të Gjakovës. Policia nuk lëshonte askë pa e kontrolluar dhe ne duhej të prisnim në rrugë. Edhe pse nuk bënte shumë vapë, ishte vështirë të rrije e të prisje aty. Nuk kishim as ujë e as bukë. Policia nuk na lejonte as të ktheheshim por as të vazhdonim, madje as të uleshim. Ashtu në këmbë, të mbështetur në njëri-tjetrin, qëndruam mbi 11 orë. Kishte rënë errësira e parë kur kolona filloi të lëvizë ndagalë. Ishim aq të lodhurë, por, megjithatë, shpresonim se do të arrinim të gjallë në Shqipëri. Rruga ishte e gjatë por, ajo u vështirësua edhe më shumë kur gjatë natës filloi një shi i madh dhe mëngjesi gëdhiu i ftohtë. Fëmijët të lodhur filluan të qanin, e policët ishin egërsuar shumë. Si dukej, ata kishin humbur shokët e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra për të arritur deri te kufiri,dhe në momentin kur arritëm tek vendi ku bëhej pengesa për vazhdimin e rrugës, policët filluan të na kontrollonin sërish. Na preknin trupit, kurse meshkujtë i rrahnin dhe i detyronin t'u jepnin para. Ne nuk kishim, edhe herën e fundit na ndihmuan të tjerët. Kur vëllanë tim 12 vjeçar filluan ta rrahnin, unë i ika nga dora e policit që po më kontrollonte dhe u hodha mbi vëllanë. Doja që, së paku, një të rame t'ia marrë unë. Eshtë vëllau i vetëm pas nëntë motrave. Polici që po e rrahte, më tërhoqi për flokët e gjata dhe më drejtoi kah kryepolici i cili, në prani të kolonës, me majën e thikës filloi t'mi zhvishte rrobat. Mi hoqi të gjitha në prani të babës, nënës, vëllaut,burrit dhe fëmijëve të mij. Fëmijët filluan të qajnë me të madhe, por aq u bënte atyre, dhe kryepolici më tërhoqi deri tek strehimorja e tyre e improvizuar që ishte në afërsi të rrugës. Më hodhën mbi tavolinë, mi lidhën duart për të, të cilën siç duket e kishin përgatitur enkas për t'i dhunuar femrat shqiptare. E di që pasi filloi të më ç'nderojë, me kokë i rashë tavolinës, kurse ata qeshnin e flisnin sikur të ishin në spektakël. Tërë këtë e shihnin edhe të afërmit e mi, e shihnin edhe qytetarët e tjerë dhe tërë kolona e gjatë që po lëvizte andej. Si në ëndërr më kujtohet kur i urdhëruan familjarët e mi të ecin. Edhe sot më tingëllon në kokë zëri i nënës sime, e cila nuk kishte dashur të vazhdojë pa mua. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është. Më kujtohet se përveç dhunimit, më goditën disa herë me kondak në kokë. Nuk më kujtohet si, dhe kush më ka dërguar deri në Kukës, por e di se aty kam dëgjuar edhe shumë klithma, dhe shumë gjëmë, shumë thirrje për ndihmë nga shumë femra të tjera që i dhunuan. Në spitalin e Tiranës qëndrova e shtrirë 19 ditë. Gjashtë ditë me radhë më kishte qëndruar burri tek koka, e unë nuk e njihja. Nga goditja në kokë kisha harruar çdo gjë.Vetëm zëri i bijës sime 5 vjeçare që më thërriste e qante pse nuk i flisja, më nxorri nga ajo komë, që edhe mjekët u befasuan. Sot nuk kam fuqi të shkojë e të jetojë në vendin ku kam jetuar më herët me burrin dhe fëmijët. Nuk mund të kthehem as në vendlindjen time, sepse nuk kam fuqi. Më vjen turp për atë që më ka ndodhur. E kanë parë edhe qindra bashkëfshatarë të mi. Unë kam pasur fatin të më kuptojë burri, por jetoj me dy plagë që nuk do të më shërohen kurrë. Jetoj me plagën që ma morën nënën, dhe me plagën e dhunimit, që është më e rëndë se vdekja", - theksoi, në fund të rrëfimit, D.R. nga një fshat i Pejës
    Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë

    Bedrija jeton e vetmuar, dhe çdo ditë heq të zitë e ullirit për të siguruar kafshatën e gojës. Banesa ku ishte strehuar ajo ishte një banesë e improvizuar mbi kulmin e një ndërtese në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Banesa gjysëm e errët, me mobile shumë të vjetra, toka pa mbulojë dhe banjo, e parregulluar, ngjanin me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë komuna të varfëra në Kosovë . Në një nga dollapët e pakët që kishte improvizuar në afërsi të shtratit, ajo kishte lënë rrobat e saja të pakëta, disa libra, dhe pothuajse hapësirën më të madhe e kishte lënë për disa fotografi që ishin gjysmë të grisura dhe të përlyera. Ajo që binte në sy mbi të gjitha, ishte një nga fotografitë e saj gjysëm e djegur të cilën ajo e kishte futur në një kornizë të vlefshme. Fytyra e saj ndonëse e bukur, që larg të jepte të kuptosh se ishte e mërzitur. Edhe gjatë përshëndetjes dhe fjalëve të zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mënyra se si vështronte njerëzit të jepte të kuptosh, se ajo ishte e shqetësuar. Bedrija derisa po i largonte mbulojat e shtratit, dhe bënte një vend të ulej, lëshoi një ofshamë dhe fshehurazi kafshoi buzën sikur donte të fshihte diçka .
    U ul në shtratin e vjetër që mezi i ngjante një shtrati, dhe pa pasur nevojë t’a pyesësh asgjë me sytë e përlotur foli:“ e sheh këtë banesë? Këtu jetoj tani dy vite. Do të pajtohesha për skamjen dhe mobilet e vjetra, sikur të kisha një çmim më të lirë për qiranë. Unë për këtë qymez detyrohem të paguaj çdo muaj nga 100 DM . Kështu kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po kur bie shi, detyrohem ta tërheq shtratin në mes të dhomës, dhe në katër vende në këtë dhomë, nëse mund ta quaj dhomë, detyrohem të vendosi enë që ta presin shiun . Kështu e kisha edhe gjatë gjithë dimrit të kaluar. Merre me mend si mund të ngrohet njeriu në këtë banesë, kur ka vrima, dhe të ftohtit depërton brenda. Zot si po qëndroj....po ky nuk është halli im i vetëm. Nuk vuaj pse nuk kam banesë më të mirë, pse jetoj me 240 DM aq i marrë nga puna si infermjere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukën thatë, edhe pa kripë.....halli im është i madh, shumë i madh, e unë duhet të bëhem si të gjithë, të punoj, të jetoj dhe aktroj për të mos u dhënë mundësinë njerëzve të kënaqen me fatkeqësinë time“. Deshti të vazhdoj të flas edhe më Bedrija, por me duar mbuloi fytyrën e saj të bukur që sa vinte e zverdhej edhe më dhe ashtu në heshtje qau për disa minuta. Qante dhe herë pas here shtrëngonte duart e saj që i dridheshin dhe ajo përpiqej ti fshihte duke i shtrënguar në mes vete, e herë duke i futur në mes të gjunjve që i dridheshin. Në dhomën gjysëm të errët dënesja e saj behej edhe më e rëndë, dhe lotët që i bashkoheshin në mjekërr sikur tërë botën e kthenin në epokën e rëndë të luftës, e cila ende nuk ka marrë fund për të gjithë njerëzit. Bedrija shikoi disa sekonda kah fotografia në kornizë , e mori atë në dorë dhe pasi mori frymë thellë tha “ I sheh këta njerëz, janë njerëzit e mi më të dashur që kam pasur. Është babai, nëna, vëllau im i vetëm dhe unë. Janë këto ditët kur unë isha fëmijë, kur nuk kuptoja se çka po ndodhte rreth meje, kur unë me vëllanë merresha me lojërat fëmijërore, dhe nuk kuptoja pse babai e kishte të rëndësishme ti dëgjonte lajmet, të dinte çka po ndodhte rreth nesh dhe me ne . Ai e dinte se koha që po vinte, për ne ishte e tmerrshme , se lufta ishte e pashmangshme dhe, se për liri duhej sakrifica që për të ardhmen duhej punuar. E unë si çdo fëmijë përpiqesha të kënaqesha me ato që kisha, pa e kuptuar se policët që endeshin e plaçkinin çdo ditë në qytetin tonë, një ditë do të jenë ata që do të ma marrin lumturinë mua, dhe njerëzve të qytetit tim. Babai nganjëherë si në mahi na thoshte: nëse mua më ndodh diçka apo ndonjërit nga ne, ata që mbesin duhet të vazhdojnë të jetojnë me lirinë që vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrënjët në gjak. Unë ato i shihja si fjalë të urta të popullit pa e kuptuar se ato ishin udhërrëfim i vërtetë dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato ditë ishin shumë, shumë afër. Kur serbët bënë masakër mbi Jasharajtë, babai na tha “ kjo është ajo që jam përpjekur të ua sqaroj me vite , serbët janë të tillë, ata për ta mbajtur Kosovën të pushtuar, bëjnë çdo gjë dhe po i njejti fat do ti ndjek edhe shumë familje kosovare.Derisa të mbaroj lufta, Kosovës do ti bëhen edhe shumë familje dëshmore, do ti kushtoj shumë shtrenjtë liria, por ajo duhet të vij me çdo çmim, sepse është koha e fundit që ne kosovarët duhet të zgjohemi dhe ta marrim pushkën e lirisë në dorë. Atëherë e kuptova se babai fliste tërë kohën për një luftë të afërt, por që edhe unë si të gjithë fëmijët, frikën e mbaja por nuk guxoja të besoja se ajo do të më ndodhte mua , mua që isha rritur e përkëdhelur nga familja dhe një ditë do të mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa askënd në këtë botë… “ dhe vaji prap ia ndali fjalët në fyt dhe këtë herë ajo u ngrit në këmbë dhe sillej nëpër dhomë e trishtuar duke i fërkuar duartë mes tyre .
    Pas masakres së Prekazit, babai nuk e fshihte më nga ne fëmijët se ishte i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se po punonte me komandën e tyre. Kishte edhe me nga dhjetë ditë që nuk vinte në shtëpi. Kur vinte nuk i hiqeshim nga prehëri, edhepse as unë e as vëllai im nuk ishim më fëmijë. Në shtator u vra dhe botën e shihja si të rrënuar, si ferri vetë. Atë kohë mendoja se nuk ka asgjë në botë që do të më bënte më të mërzitur. Muaj më vonë njerëzit e UÇK-së, na u lutën që ta lëshojmë shtëpinë dhe të shkojmë në një vend më të sigurt, por nëna tha “ do të rrimë të presim edhe ne, le të bëhet me ne çka të bëhet me gjithë Gjakovën” dhe aty mbetëm.Kur filluan bombardimet dhe filluan ti vrasin njerëzit, nëna nuk fliste asgjë , ndoshta atëherë e kuptoi pse duhej të vendoseshim në vend më të sigurt. Ditën e katërt kur ushtarët serbë na erdhën në shtëpi pushkatuan nënën dhe vëllanë. Mua më morën me vete, më dhunuan, dhe trupin tim e masakruan, për së gjalli, e dogjen me cigare sa më nuk kam forcë ta kujtoj. Sa herë e zbuloj trupin tim dhe shoh gjurmët e dhunimit sikur vdes diçka në mua dhe tani jeta ime është shkatërruar përgjithmonë.
    Tani, jetoj pa asnjë ndihmë edhpse do të duhej dikush të mendoj pëe mua.
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  15. #95
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    302
    "JU LUTEM, ME LINI TE VDES!"



    Kur ushtarët e sollën H.N. në spitalin ushtarak, ajo ishte në mes jetës dhe vdekjes. Ndonëse mjekët ushtarakë nuk dinin si ta ndihmonin, pasiqë ajo ishte e dhunuar, ata ftuan një mjeke femër që ishte në zonën tjetër. E tëra ç`po bënìn ata ishte se po i jepnin gjak, ndonëse gjaku nga plagët vazhdonte t'i rridhte. Mjekët donin ta shpëtonin me çdo kusht. Kur erdhi mjekja, ndonëse gjinekologe e padiplomuar, vendosi që, edhe në ato kushte çfarë ishin, ta bënte intervenimin kirurgjik. Mjekja tjetër ndërkaq, gjinekologe e diplomuar, kur i pa plagët e vajzës, i tha: "mos e mundo, lëre të vdes. E sheh se kanë filluar t'i dalin organet jashtë, unë nuk do t'i hyja një pune të tillë". Mjekja e re, e shqetësuar, fshiu djersët dhe iu drejtua koleges: "Do t'më ndihmosh apo jo". "Unë mendoj se është rrezik, ajo mund të vdesë", foli prapë mjekja. Por, megjithatë, filloi të përgatitet. "Ajo edhe ashtu do të vdesë, nëse nuk qepet shumë shpejtë, prandaj, të lutëm më ndihmo, mos të humbim kohë", - foli mjekja e re e cila kërkoi ndihmën nga infermieret. Të gjithë në atë zonë tani ishin të informuar për atë që po ndodhte! Mjekja e re ishte mike gati me të gjithë, por ajo që e bënte të çmohej me tepër nga të gjithë ishte këmbëngulësia e saj. Minutat ishin të gjata, jo vetëm për H.N. por edhe për mjeken, edhe për ndihmësit... Më e rënda ishte se kur po mbushej një orë punë në atë sallë operacioni, mbi atë zonë filluan granatimet. Tani mund të vinte ndonjë i plagosur! Salla e vetme ndërkaq, ishte e zënë. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarët filluan mbrojtjen. Dy granata ranë në afërsi të spitalit. Mjekja e re për një moment u tremb, por prapë vazhdoi punën. Çdo sekondë ishte luftë në shumë fronte për te dhe për të tjerët. Ajo pa se mitra e vajzës ishte e shqyer dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, andaj vështirë e kishte ta qepte, pa e pastruar mirë çdo pjesë të plagës. Kur e përfundoi qepjen e brendshme, asaj iu duk se puna përfundoi, por po aq u shqetësua kur pa se edhe në stomak kishte një plagë tjetër. Ndonëse e shqetësuar, mjekja përfundoi punën me sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi t'i qëndronte te koka. Pasi e vështroi disa minuta, mjekja e re prapë e zbuloi trupin e saj dhe filloi t'ia pastronte plagët e tjera. Ajo filloi nga këmbët e gërvishura, pastaj u ndal në gjoks, ku në mes të dy gjinjëve kishte të vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vërejti një copë xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirë dhe i vuri sipër një fashë. Pastaj prapë ia mbuloi trupin. Dhe, kur në ditarin e saj filloi të shkruante diçka, H.N., me gjithë zërin e humbur, filloi të gjëmonte. "Mos lëviz, të lutem, je e operuar!", - i tha mjekja e re, e cila nuk e ndante shikimin e trishtuar nga sytë e saj të zverdhur. "Pse?", - pyeti ajo dhe dy lot i ranë nga sytë. "ke qenë në rrezik, por tani gjithçka ka përfunduar. Të duhet forca, ndaj të lutem, mos u mundo t'i kujtosh gjërat që të kanë lënduar, tani vetëm mbylli sytë dhe përpiqu të pushosh", - i foli mjekja, duke menduar se ajo nuk e dinte që ishte operuar. "Pse ma bëre këtë, pse më shpëtove? Të lutëm më le të vdes! Të lutem, ma bëj këtë shërbim! Te lutëm…", - i tha ajo dhe lotët vazhdonin t'i binin në flokë, e buza i dridhej pandërprerë.
    Dëgjo: mos mendo por vetëm pusho tani! i tha mjekja, ndërsa ajo, duke kafshuar buzën, tundi kokën në shenjë mohimi.
    "E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët"

    Disa ditë, pasi filluan bombardimet, burri im më tha: "Grua, njerëzit po vijnë nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe po shkojnë në Maqedoni e ne po rrimë këtu. Po, sikur të na zënë të gjallë policët?". E shikoja dhe sikur e parandjeja fatkeqësinë që do vinte. Jeta me dukej si diçka e përfunduar dhe e shkuar. I tërë trupi filloi të më dridhej. I përgatita fëmijët, mora ca ushqime me vete dhe, kur po dilnim nga dera e oborrit, shikova edhe një herë nga shtëpia dhe i thashë burrit: "Diçka më të vështirë nuk kam përjetuar, a do të mund të kthehemi prapë në këtë shtëpi, t'i kthehemi jetës sonë?” Ai më shikoi, por nuk m'u përgjigj, ndërsa unë qaja në heshtje që të mos i shqetësoja fëmijët. Pak metra para se t'i bashkangjitemi kolonës që vinte nga mesi i Kosovës, na ndaloi ushtria e policia serbe dhe e nxorën burrin nga vetura, duke e goditur me kondak të pushkës. Fëmijët filluan të qajnë, qaja edhe unë. Por, kur m'u afruan mua e më nxorën nga vetura, fëmijët filluan të qajnë edhe më shumë. Mua nuk më goditnin, por më vështronin dhe silleshin vërdallë rreth meje. Pas pak e thirrën dikë nga larg që të vinte. "E ke një peshk", - i thanë. Nuk vonoi as dy minuta dhe erdhi një me mjekër të gjatë dhe me sy të skuqur, të cilit, që nga larg, i vinte era raki. Ai, duke e folur një shqipe të bastarduar, më tha: "Ti je shqiptarja më e bukur që kam pare, dhe do të jesh shqiptarja më e bukur që do ta kem në shtrat". Unë fillova ti lutëm, qaja dhe nuk i ndaja sytë nga burri, ai ishte para meje. Aty i kisha edhe fëmijët. "I dua ditët kur më luten e më përulen shqiptarët, më vjen çdo gjë si ëmbëlsirë. Ti më je ëmbëlsira më e ëmbël që kam pasur nga shqiptarët". "Kjo është mësuese, ndaj ta shohim çka i mëson shqiptarët", - i foli një tjetër. "Aq më mirë. Merre kamerën se më nuk mund të pres. Dua ta kem menjëherë", - foli ai me mjekër dhe filloi t'i zhveshë pantallonat. Dy nga ata m'i mbanin duart, kurse ai filloi të më zhveshë. "Do të jap para dhe ari, vetëm këtë mos e bëni", - u thashë unë dhe njëri ma lëshoi dorën. "Shko dhe sillmi", -tha, e unë shkova nga vetura t'i sjell. I mora dhe ua dhashë, por qëndrimi i tyre nuk ndryshoi. As nuk ma lëshuan burrin e as mua. Ai që e mori kamerën iu tha të startonin. Burri dridhej i tëri. Njëri prej tyre filloi të më zhveshë e të tjerët qeshnin rreth meje. Kur ai filloi të më ç'nderojë, burri provoi t'u ikë e t'më ndihmojë, por një tjetër, që kishte qenë pas shpine, me automatik shkrepi në trupin e tij tërë karikatorin e automatikut. Aq shumë klitha, klithën edhe fëmijët, provoja t'u ik, të bëj diçka, por ata vetëm argëtoheshin me përpjekjen time. Nga vetura dolën edhe fëmijët. Ata u hodhën mbi trupin e përgjakur të babait të tyre, e mua më çnderonin vetëm disa metra më tej. Nuk ka fjalë, e as shprehje ta përshkruaj atë dhimbje e atë nënçmim që ndjeja unë në ato çaste. Disa minuta më vonë, ai që mbante kamerën, e drejtoi kah fëmijët mbi babanë e vrarë, për t'i regjistruar lotët e vajin e tyre aty. "Edhe kjo na duhet, do të jetë skenë e mrekullueshme për stimulim të të rinjëve", - fliste njëri. Më vonë, fëmijët i futën në veturën e dikujt, kurse veturën tonë e morën në oborrin ku ishin strehuar. Me mua lozën edhe disa të tjerë dhe së fundi më mbyllën në bodrumin e një shtëpie aty afër. Aty më mbajtën disa ditë, e kisha humbur edhe drejtëpeshimin, edhe fuqinë. Nuk gjasoja në një njeri normal,më çnderuan prapë, nuk më kujtohet sa, por një gjë që e di, është se kur më kanë hedhur në rrugë, më mori një familje, e cila më ndihmoi shumë. Kurrë nuk ia harroj gruas që m'i lante plagët, kur unë flisja për dhunimin, ajo më ngushëllonte. Ajo më ngushëllonte edhe për fëmijët, më premtonte se do t'i gjente, edhe kur nuk dihej a i kisha fëmijët e gjallë. Ajo familje nga Ferizaj më ka përkrahur e më ka ndihmuar shumë. Ata më ndihmuan edhe kur i gjeta fëmijët, edhe kur u nisëm për në Kosovë. Në oborr gjeta vetëm rrënojat, dhe tani jam edhe pa burrë, edhe pa shtëpi, edhe e çnderuar. Në jetë më mbajnë vetëm fëmijët", - tha me lot në sy mësuesja nga rrethi i Kaçanikut.
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  16. #96
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    302
    Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut



    Ditën që ishin dëbuar nga shtëpia, ajo kishte qarë aq shumë, sa të gjithë të pranishmit kishin thënë se do t'i pëlciste zemra.
    "A do t'i takoj më vëllezërit, a do bëhemi bashkë ndonjëherë më në tokën e Kosovës", - kishte pyetur ajo dhjetëra herë. Kur iu kishin afruar kufirit maqedon, e kishte ndalur veturën dhe iu kishte bashkangjitur kolonës. Edhe kur të gjithë po flinin në veturë, ajo rrinte zgjuar dhe herë pas here dilte të tymoste cigare. Të nesërmen e ëma e kishte qortuar pse dilte jashtë e vetmuar dhe ajo vetëm e kishte shikuar, pastaj me zërin e qetë i kishte thënë:
    "Moj nënë, kjo ikje po më duket si vdekje, andaj s'është gjë edhe po të më marrë ndonjë plumb". I ati, që ishte i plagosur, i thoshte:
    "Bija ime, unë nuk do të qëndroj edhe gjatë. Ti duhet të kujdesesh për familjen. Mos rri jashtë shumë, se po të panë shkijet, vaj halli. Do të të marrin. Je aq e bukur dhe u bie në sy". Edhe ditën e dytë prapë H.S. nuk futi gjë në gojë. Ishte buzëmbrëmje. Policët serbë filluan t'ua grabisin veturat shqiptarëve. H.S., nuk brengosej për veturën, por për babanë e plagosur. Kur asaj i erdhi radha t'i nxirrte njerëzit jashtë, sikur u trimërua. "Nuk e jap veturën, kam njeriun e sëmurë brenda", - tha ajo. Kurse njëri nga policët urdhëroi: "merreni bashkë me veturë". E kotë ishte tani përpjekja e saj që të dilte jashtë. Aty hynë dy policë që ia nxorrën familjarët jashtë. Derisa familjarët mbetën jashtë, atë e dërguan në një shtëpi në Kaçanik, dhe ia lidhën duart e këmbët. Të nesërmen në mëngjes ajo pa si i vranë dy të rinjë mu në atë oborr. "Së paku nuk do të përfundoj në duart e tyre", - tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumë dhe i erdhën po ata të dy që e morën me veturë. "Do të lindësh fëmijë serbi, moj shqiptare", - i kishte thënë njëri nga policët. Ndërsa tjetri filloi t'ia prekë flokët që iu kishin shprishur në atë dhomë të ftohtë. Ajo deshi t'i ikë, por dora e tij e fortë e tërhoqi për flokë afër vetes dhe, si gjarpër i ftohtë, filloi t'ia prekë trupin e njomë. Kot u përpoq t'i bëjë rezistencë. Ata ishin dy, ndërsa kjo duart i kishte të lidhura me pranga. Ata e çnderuan derisa u ngopën, kurse ajo fytyrën e kishte të përgjakur, sepse e kishin grushtuar disaherë në kokë dhe nga hundët i rridhte gjak. Kur policët po dilnin nga dhoma, ajo i pështyu, por njëri nga ata e tërhoqi zvarrë dhe i tha: "Kështu do ta kesh çdo natë, derisa të ma lindësh fëmijën. Mos provo të bësh diçka, se familjen tënde e kam në dorë, a e ke harruar këtë". Ishte dita e pestë që ajo s'kishte futur asgjë në gojë dhe shpresonte të vdiste sa më shpejtë. Kur po errësohej, barbarët i erdhën prapë. Ajo e luste zotin të vdiste. Ata prapë e dhunuan. Dhe sërish, para se të dilnin, i thanë se do të lindë fëmijën e serbit. "Ndoshta edhe do ta lindi, por ai do t'më ngjajë mua, e do t'ju vrasë juve", - u kishte thënë ajo. Njëri nga ata ishte këthyer me rrëmbim dhe thikën e tij ia kishte futur në bark. Asaj i kishte humbur vetëdija, por nuk kishte vdekur. Më vonë e hetoi se ishte e zhveshur dhe e mbështjellë me një batanije. Vetëm pasi i hapi sytë disa herë, dikush i tha se ishin në autobus dhe se udhëtonrin për në Shqipëri. Kur kishin hyrë në Shqipëri, me helikopter e kishin dërguar në spitalin e Tiranës. Pasiqë e kishte të lënduar shumë pjesën e barkut, ku ia kishin ngulur thikën, ajo duhej të dërgohej për shërim në Itali. Atë natë, kur e dërguan në Durrës prej nga duhej të nisej për në Itali, ajo nuk fjeti. Të nesërmen e gjetën të vdekur në valët e Adriatikut.
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  17. #97
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    302
    Tragjedi në një familje



    Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë, sa s'di si nuk u shembën malet. Djali ra përtokë dhe vdiq duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. “Ato ditë kur nisi lufta, aq shumë isha e shqetësuar, sa kishte ditë të tëra që i kaloja me lotë e vajë. Burri im, as nuk shkonte t’u bashkangjitej radhëve të ushtrisë sonë, as nuk na nxirrte nga fshati. Fëmijët si fëmijët, kur dëgjoheshin të shtëna nga armët e rënda frikësoheshin, se shkrepjet automatike më nuk u bënin përshtypje, luanin si të mos ndodhte asgjë. Unë, si nënë që isha, përveç frikës nga ajo që dihej e shihej, frikësoshesha për fëmijët. Kishte netë që, kur fillonin luftimet dhe dëgjoheshin të shtënat, detyroheshim t’i merrnin fëmijët ashtu fjetur sic ishin ata e të iknim në malin më të afërt. Nuk më hiqeshin lotët nga fytyra. O zot, sa lotë që derdha dhe lutja ime e vetme ishte që të mos shoh kurrë të mu ndodhë ndonjë e keqe fëmijëve të mi. Kur m’u plagos Nora, vajza e vetme, s'di si nuk vdiqa nga dhembja, ndërsa motra ime me thoshte: Tani e ke vajzën trembëdhjetë vjeçe dhe më mirë një plumb se të ta dhunojnë serbët, prandaj ki mendjën, kujdesu që, për të gjallë kurrë të mos bie në dorë të armikut. Madje, ia pata parë për të madhe nënës sime, kur më tha: “Unë e dëshiroj vdekjen e fëmijëve të mi, e jo të më bijnë në dorë të shkaut, se unë e di çka bën shkau”. Dhe, derisa unë po ballafaqohesha me problemet e vajzës, ditët iknin e burri im, si grua e ligë, kishte ditë që nuk dilte as për dru. Kisha katërmbëdhjetë vjetë martesë me të dhe kurrë nuk më ishte dukur më i marrë. Kur e nxorën vajzën e plagosur nga Kosova, qeshë liruar dhe djalit nëntëvjeçar i thashë, para burrit: “Biri im, sikur të ishe pak më i madh e të rreshtoheshim në radhët e UÇK-së, atje do të ishim më të sigurtë dhe vetëm atje do të mund t’i shërbenim atdheut’. Djali ia kishte thënë të jatit, ndërsa ai më tha: “Ti mund të shkosh, unë dua të vdes këtu, unë s’jam i pushkës, do të rrij të vritëm si qyqar, e ti nëse shkon, nuk je më gruaja ime”. Që nga ajo ditë, aq shumë më kanë munduar fjalët e tij. Janari i 99-tës, filloi me luftime të rrepta. Ne mbetëm në fshat me dy tri familje tjera edhe kur policët na u afruan disa kilometra, e luta të tërhiqeshim, por ai tha: „Unë e djali do të mbesim këtu.Nuk ta lëshoj djalin të ma marrësh, për shkak tëndin që po lëvizje të merrje dru, m’u plagos edhe vajza“. „Po kush do të duhej t’i sillte drutë, çka do të haje ti dhe fëmijët“, e pyeta ashpër dhe u shkreha në vaj. Mendova disa orë se ndoshta është më mirë që mos t’i kundërshtoj, jam grua dhe pika e fundit, nuk mund ta diktoj burrin, ndaj edhe heshta. Në mbrëmje, plumbat na vinin nga të gjitha anët, nuk mbeti asnjë mur pa u shpuar, por zoti ndoshta deshi të mos vdisnim aty. Kur u qetësuan pak gjuajtjet, mendova se po shpëtojmë, por ata na kishin rrethuar.Burri im, kur i vërejti shkoi dhe hyri në kotec të pulave, ndërsa unë e djali vetëm po rrinim të heshtur. Kur njeri nga ata erdhi dhe i ra derës me këmbë, e kapa djalin për dore dhe i thashë: “Bir, çka do që të ndodhë, përpiqu që të shpëtosh, unë mjaft kam jetuar”. Ai qante dhe nuk ma lëshonte dorën, policia na nxori të dyve në mes të oborrit e brenda po kontrollonin mos po gjenin gjëra të vlefshme. –“Ku e ke burrin? Nëse nuk na jep para dhe ar, do të ta vrasim djalin. U përpoqa ta gjej pak ar, që e kisha, për ta shpëtuar djalin, por burri i kishte marrë të gjitha me vete, edhe paratë edhe arin. I ke edhe dy minuta, o arin, o djalin, më kërcënoheshin policët. Ai (burri), në kotec, nuk bënte zë, e donte shpirtin e vet më shumë se djalin. Unë mbeta në mes të oborrit, të shkoja te ai frikësohesha se do të ma vrasin djalin, të mbetesha s'kisha para. Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë sa s'di si nuk u shembën malet. Djali ra përtokë dhe vdiq, duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. Dhe, kur mendova se do të shkojnë, njëri nga ata erdhi dhe m’i lidhi duart prapa. E pashë burrin tim tek po shikonte dhe ende qëndronte pa lëvizur aty. U ngrita pak dhe e mallkova, por polici që nuk po kuptonte çka thashë më ra me këmbë, e unë u rrokullisa disa metra më poshtë. Ata folën diçka, që unë nuk e kuptova dhe njëri nga ata u vërsul mbi mua. M’i shqeu të gjitha rrobat që të më çnderonte. Burri im ende vazhdonte të shikonte herëpashere, e unë nga dhembjet s'kisha më zë as të qaja. Më kujtohet që kur m’i zgjidhën duart, me një copë druri i rashë njërit nga policët, por nga aty munda të ikë, vetëm disa metra më tutje ngase aty kishte pasur edhe shumë policë të tjerë. Edhe disa nga ata, me radhë, kanë luajtur me trupin tim derisa e kam humbur vetëdijen. Disa ditë më vonë, më kishin marrë disa banorë të një fshati të afërm për t`mi mjekuar plagët që m’i kishin shkaktuar me thika në trupin tim. Gjatë gjithë kohës së bombardimeve vëllai dhe nusja e vëllait më bartën nga mali në mal për t`me shpëtuar të gjallë. Katër ditë pasi përfundoi lufta, vëllai tjetër, i cili kishte dëgjuar se me kanë vrarë, erdhi bashkë me burrin tim dhe pasi më shikoi, më tha: “Më mirë të kishe vdekur, tani je pa fëmijë dhe pa burrë, është dashur ta vrasësh veten, je fajtore që të dhunuan serbët”. “Unë fajtore! Ngase ti i more paratë dhe nuk ua dhe barbarëve ta shpëtosh djalin tënd, unë fajtore që ti nuk na le të dalim nga fshati edhe atëherë kur të gjithë e shifnim rrezikun”,-pyesja dhe qaja. –“Motrën tënde e dhunuan ushtarët serbë dhe unë s'mund ta kem më grua”, -i tha ai vëllait tim dhe eci, për të mos u kthyer kurrë më, -përfundon rrëfimin e vet R.R., nga një fshat i Therandës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga titi-a : 08-09-2008 më 06:53
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  18. #98
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    302
    Tmerri në ditën e “gënjeshtrave”



    S. S. nuk dëshironte ta fillonte rrëfimin para nënës së saj.Por kur e ëma doli,S.S. e filloi rrëfimin …: “Nuk kam menduar kurrë se njeriu mundet të duroj kaq shumë. Edhe për vete, por edhe për të tjerët, në raste të tilla kam menduar se do t’i dorëzohenshin vdekjes. Unë në duartë e shkijeve rashë më 1 prill, në ditën kur shqiptarët po dëboheshin masovikisht. Kur me ndanë nga familja, mendoja vetëm për ata po kur më dërguan në vendin ku ishin strehuar policët dhe në tavolinën e përgjakur pashë flokë femrash, thonjë dhe veshje femrash, e dita se çka do të më ndodhte. Më nuk shpresoja se e kam dikë në botë, dhe çka do të ndodhte me të afërmit e mij. E kisha vetëm hallin tim. Dhe, kur unë po mendoja dhe po frikësohesha se çka do të ndodhë me mua, më thirri një nga ata që e udhëhiqte atë grup kriminelësh. Aty, mbi tavolinën e tij, kishte raki dhe sytë e tij të skuqur e të qartur i tregonin të gjitha. Në gjoks kishte një zinxhir me plot stoli dhe më tej në një qoshe të strehimores kishte përplot veshje femrash. ‘Këtu duhet të zhveshesh e pastaj ta shoh a je për mua, për eprorët ose për ushtarët’, më tha ai në gjuhën serbe derisa po pinte raki. Unë po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu këtë urdhër në shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikësuar i thashë “jo”. Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit si i tërbuar. “Mua askush s’guxon të ma thej urdhërin, unë jam Dragan Spasiq, unë jam njeriu që me dorën time kam prerë mbi 50 shqiptarë e ti, kuçkë!”- klithte ai si i marrë. “Qenka rruga e vdekjes kjo”, mendova me vete dhe kur ai më goditi me kondak pushke nuk qava.
    E shihja gjakun që me rridhte nga hundët por s’më dhimbsej jeta, doja të vdisja e jo të bija në dorën e tij. Por, pas pak, ai u qetësua dhe i urdhëroi ushtarët e tij të më zhveshin. O zot, nuk mund ta marrësh me mend se si ndihesh. “Duhet të vallëzosh, ec vallëzo”,-më thoshte, e unë isha kërrusur e ulur, që të mos shihej trupi lakuriq . “E sheh atë trup atje, do të ta bëj më zi”,- më thoshte ai e unë nuk e kisha vërejtur trupin e një vajze të bërë copë-copë, në afërsi të rrobave të viktimave, të cilave ata ua kishin bërë si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhën dhe me lidhën për tavolinën e përgjakur. M’i lidhën këmbë e duar dhe më shikonin si bisha. Dikur ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi të më ç`nderoj, të tjerët qeshnin e flisnin çka u tekej, shikonin e talleshin, derisa unë përpëlitesha me vdekjen. Ai u largua vetëm kur u ngop, për të vazhduar më tej edhe disa të tjerë. E njëjta gjë më ndodhi disa ditë me radhë dhe pas disa ditësh më hodhën ashtu lakuriqe buzë rrugës, ku kishte edhe shumë kosovarë të tjerë, që po iknin për në Shqipëri. Vetëm kur vërejta se një grua po më mbulonte, pashë se trupi im ishte i prerë me thika në shumë vende dhe se në trupin tim kishte të vizatuara disa kryqe dhe shenjat e simbolit të kryekriminelit Milosheviq. “Mos më merr, më le të vdes, të lutëm”,- i thashë asaj, por ajo më pëshpëriti ngadalë. Edhe pak rrugë kemi deri në tokën nënë, ja e sheh rrugën”, përpiqej ajo të më ndihmonte, kurse unë e shikoja rrugën që më dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se po vdisja, sepse për mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  19. #99
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    302
    Nënës i plasi zemra



    Kishte ditë që ishim në mal, ishte ofenziva më e madhe deri atëherë në malet e Çiçavicës.Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Ne vetëm nga familja jonë ishim 14 veta kurse në të gjithë fshatin rreth 70 njerëz. Nga të gjitha anët na rrethuan, nuk kishim asnjë mundësi të iknim dikah e as të siguronim ushqim. Ditën e tretë më nuk bënin punë pemët e egra me të cilat u ushqyem. Fëmijët morën vajë e shumë sish u sëmurën rëndë dhe s’kishin asnjë shpresë të mbeteshin gjallë sepse trupi po u vdiste pa ushqim dhe shpirtin ua mbyste frika.
    Ishte mesditë kur paramilitarët me koka të lidhura me shamia na grumbulluan të gjithëve. Edhe fytyrat i kishin të ngjyrosura. I morën të gjithë meshkujtë një nga një dhe i lidhën për drunjë. Më vonë, e sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Mandej i morën të gjitha gjërat me vlerë dhe disa fëmijë që ne të thyheshim dhe të tregonim së mos kishim fshehur diçka të vlefshme. Një grua e cila kishte provuar t`ua rrembej automatikun atyre, ia morën djalin 2 vjeçar, ia prenë veshin dhe tre gishtrinjë. Vëllau im provoi të reagoi edhepse me duarë të lidhura. E morën, e vendosën para të gjithë të pranishmëve, e zhveshën dhe ia prenë organet gjenitale. Zot, si nuk vdiça në atë çast. Nëna dhe nusja nuk lëvizën e unë u nisa drejt tyre, por vëllau im si duket vdiç nga dhemmbjet dhe më nuk e pashë tek ai as lëvizjën më të vogël. “Do të dhunoj me organin e tij!-” më tha njëri nga policët, dhe dy të tjerët mi lidhën duart e më lidhën për kamioni. E di se u përpoqa të bëj rezistencë por një goditje e fortë në kokë ma humbi vetëdijen, dhe e di se kur më ka ardhur vetëdija kam qenë e tëra e zveshur dhe e lidhur edhe më tej. Disa metra më tej po e dhunonin një grua a vajzë tjetër të cilën nuk e njoha dhe para këmbëve të mija pashë nënën që po rrinte duke qajtur. “Ta vranë vëllaun me gjithë nusen e tij”, më tha ajo në vend se të më jipte kurajo! Ndoshta, këtë, ajo e bënte nga zemra e plasur. “Ndoshta është më mirë që edhe ti të vdesësh”, se: “do ta kem më lehtë e vetmuar” -më tha nëna. Ajo mandej filloi të mi thoshte disa gjëra që më dukeshin aq të parëndësishme për momentin, dhe unë dridhësha, nuk di a kisha të ftohtë, frikë, apo trupi më dridhej nga dhimbjet. Rreth nesh kishte plot njerëz të vdekurë e të pavarrosurë, kishte aq shumë copa të gishtërinjëve, duarëve, veshëve saqë nuk e kuptoj edhe sot e kësaj dite se si mund të flas për të gjitha këto dhe të jetoj. Më pas aty erdhi një polic i cili më tha – “Pasi kishe qenë e virgjër do të të marrë për grua, do vish me mua në Serbi, dhe atje do ta ngrehim një fole siç ka menduar kryetari ynë, Millosheviq. Që djemtë serbë ti martojmë me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë dhe të gjithë meshkujtë në Kosovë t`i vrasim. Do ta lindësh një djalë, më thuaj”- më thoshte dhe para syve të nënës filloi prapë të më dhunoi.
    Nuk di sa më ka maltertuar, por e di se kur i hapa sytë e kishte tërë trupin gjak.Nëna këtë herë kishte qenë duke qajtur pranë meje . Më tej disa nga gratë kishin renditur kufomat njërën pas tjetrës . Një grua u afrua dhe përpiqej të më vishte diçka, nuk e kuptoja si nuk mërzitesha pse isha e zhveshur dhe rreth meje kishte plot gra e fëmijë . Ndoshta nuk më punonte truri, ndoshta isha e çmendur në atë kohë, por e di se më mundonin vetëm dhimbjet e barkurt dhe turpi dhe ndjenja se isha aq e ndotur dhe e thyer nga dhunimi që ma bënë serbët.
    Dikush më dha pak ujë. U ula dhe u vesha e tëra. Më nuk kisha asnjë ndjenjë. Shikoja trupat e vdekur andej dhe nuk e kupoj pse kaq shumë e doja vdekjën . Kisha më shumë dëshirë të vdes se çdo gjë tjetër. Nëna vetëm qëndronte afër meje dhe qante, asnjë fjalë nuk e foli këtë herë. Një grua mu afrua dhe më tha që t’ia lidhi plagët të birit gjashtë vjeçar që ia kishin këputur gishtrinjët. U afrova por duart nuk më bënin punë. Mezi ia lidha me një copë këmishe që e ëma e kishte gjetur diku . Më vonë i varrosëm të 18 trupat e vdekur. Nënën e kapi temperaturë e lartë dhe krejt çka gjetëm në atë mal që t’ia ndalim temperaturën, ishte një aspirin dhe një gotë ujë. Pasi e piu tha
    “ gabova që e piva atë ilaq, ndoshta do t’i gjindej dikujt, mua më plasi zemra dhe më s’më duhet asgjë. Unë po vdes dhe po vdes zemërplasur më shumë për ty se sa për vëllanë e kunatën tënde. Bija ime mbaj mend dhe trego nëse shpëton si duket do të jetosh gjatë, i trego të gjitha, asgjë mos mbaj të fshehur” pas këtyre fjalëve edhe nëna më vdiç dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur.-tha në fund vajza nga malet e
    Çiçavicës.
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  20. #100
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    302
    Prova e burrërisë



    Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa unë e burri vetëm e
    ngushëllonim njeri-tjetrin dhe para fëmijëve bëheshim se nuk kishim frikë. Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës që i kishim strehuar nuk jepeshin para fëmijëve tanë dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra ushtarë, policë e paramilitarë. Me 29 mars, ata filluan të arrestojnë meshkujë në lagjën tonë. E unë vetëm sa s'vdiqa nga frika. “Ç`të bëjmë? e kemi edhe djalin 12-vjeçar”, i thashë burrit. “
    Të presim çka do të ndodhë, ushtarët tanë nuk janë shumë larg, ndoshta po vëzhgojnë çka po ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes”
    Atë ditë buzë mbrëmjës, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte pasur ushqim aspak. Dolëm unë e burri dhe kërkuam në një familje aty afër dhe gjatë natës u bëmë bashkë katër familje. Kah mëngjesi, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e kishte thyer derën, dhe të gjithë kishim mbetur të hutuar. “Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t’ju lëmë që të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni kurrë më”. ‘
    “Do të shkojmë, në mënyrë që t’i shpëtojmë fëmijët gjallë”, pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj, ne të gjithë që kishim para, ua dhamë të gjitha që kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën duke menduar se në to mund kishim diçka të vlefshme.
    “Nisuni ju gratë, burrat do të nisen pas gjysmë ore, pasi të bindemi se nuk janë ushtarë të UÇK-së’. “Nuk ndahemi”, u thashë unë dhe e ndala hapin. Një djalë i një familjeje që ishte strehuar tek ne kishte provuar të arratisej, por policët, pasi e shohin shtijnë në të dhe e vrasin.
    E ëma iu hodh në trup, por plumbi që e mori i depërtoi prapë në trupin e djalit të saj. Dënesjet dhe klithjet filluan të rriten dhe gruaja e plagosur nuk donte t’i shkëputej trupit të vdekur të të birit. Barbarët serbë, të revoltuarë, i lidhën të gjithë meshkujtë ndërsa neve, të gjitha grave na zveshi. Fëmijët, njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qajnë, e në ndërkohë vdiç edhe gruaja e plagosur.
    “Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm sepse na duhet për programin e natës të TV Prishtinës“, tha njëri nga policët dhe mori në shtrat ta ç’nderoi një vajzë 15-vjeçare. Do të doja të isha e vdekur, dua edhe tani kur më kujtohet se si vdiç vajza e re pas gjysmë ore dhunimi, kur e dhunuan tre veta e tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata e dhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur ma prenë gjirin e lusja zotin të ma merrte shpirtin, me gjithë zërin që kisha, por vdekja s’më dëgjonte. E di se kur më hodhën në tokë, në atë shtrat e vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithë e të kërkojë ndihmë, ia hiqnin edhe thonjtë! Në fund, pasi e dhunuan e morën me vete. Edhe meshkujt i morën me vete. Unë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë se si më ç’nderuan. Djalin ma morën dhe as sot e asaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan katër muaj pasi përfundoi lufta. U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta mirrja në përqafim. Ai kishte parë se si më kishin ç’nderuar, kishte parë se si ata po loznin me trupin tim, dhe unë ndjehesha e turpëruar, ndjehëm edhe sot. Ai me përqafoi duke qarë, me ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori edhe vajzat në përqafim. Të gjithë qanim, qanin edhe të gjithë të pranishmit në oborr. Kur u qetësuam pak, unë, prapë duke qajtur, i thashë: “Burrë, u bë mirë që u këtheve, ky është gëzim i madh dhe e di se kulmi i kësaj shtëpie s'mbetet pa zot. E di se vajzat tani kanë ku të mbështeten, janë shumë, gjashtë, dhe u duhet një zë burri në shtëpi, e unë si grua e ç’nderuar duhet të shkoj, kam turp të të shikoj në sy, kam turp të flas, kam turp të jetoj dhe tani që u ktheve ti, dhe vajzat kanë mbështetje, mund të shkoj në gjini, që t’i të mos ndjehesh i turpëruar”. Desha të flas edhe më, por lotët dhe dënesjet e mia, të vajzave dhe të burrit, me ndalën.
    ”Jo grua, ti nuk do të shkosh askund, ti je nderi i familjes, dhe nëse dikush është i turpëruar në këtë shtëpi, atëherë ai jam unë. Nderin e familjes është dashur ta mbrojë unë e jo ti. Ti je e pafajshme, ti ishe dhe je gruaja ime. Ti do të jeshë mburrja dhe krenaria ime, sepse ti nuk deshe të ikësh pa mua, dhe unë, bashkë me të gjithë ata burra të tjerë të Kosovës, që nuk e morëm pushkën, jemi të turpëruar, e jo ju, nënat që Kosovës ditët t’i falni dhe t’i lindni djemë që ditën dhe guxuan t’i dalin zot Kosovës” më tha burri im.
    Unë B.B. nga Gjakova, edhe sot ndjehem e turpëruar dhe e ndotur që më ç’nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, duke shpresuar se një ditë do të më këthehet edhe djali im i vetëm…
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    By Arbushi in forum Historia shqiptare
    Përgjigje: 429
    Postimi i Fundit: 16-05-2013, 22:37
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    By Nice_Boy in forum Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    By BARAT in forum Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Rexhep Mitrovica
    By Llapi in forum Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-10-2007, 11:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •