Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 107
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Babai përdhunon të bijën 15 vjecare, lindin një vajzë

    • Babai i foshnjës është njëherazi edhe babai i nënës që e ka lindur atë. Nën kërcënimin e armës, Ferit Jaupi e ka përdhunuar të bijën më 14 gusht 2006

    Një ngjarje e pazakontë ka tronditur fshatin Gjerë në Gramsh. Familjes Jaupi i është shtuar një anëtar tjetër, por pjesa dërrmuese e familjarëve nuk kishin dijeni për ardhjen në jetë të foshnjës. Vajza e madhe A.J. 15 vjeçe, kishte lindur bebin në muajin qershor të këtij viti. Nëse do deshifrohej e gjithë ngjarja me pak nota “emancipuese”, mbase gjithçka do të kalonte me atë shprehjen: “Çudia më e madhe tri ditë zgjat”. Por, ngjarja në fjalë mbart akoma dhimbje e perversitet brenda saj. Babai i foshnjës është njëherazi edhe babai i nënës që e ka lindur atë. Nën kërcënimin e armës, Ferit Jaupi e ka përdhunuar të bijën më 14 gusht 2006. Më 13 qershor 2007, e bija vetëm 15 vjeçe, ka lindur në maternitetin e Elbasanit foshnjën e seksit vajzë. Ngjarja ka mbetur e pazbuluar për gjithë këto kohë, derisa e zonja e shtëpisë (gruaja e përdhunuesit dhe nëna e viktimës) ka mësuar të vërtetën. Për nëntë muaj, e bija dhe i shoqi arritën t’i fshehin krijesën që rritej në barkun e vajzës. Shëndeti i saj, trupi pak i kërrusur dhe gjoksi i madh, i kanë dhënë 15- vjeçares shanset për të kaluar gjithë shtatzëninë pa rënë në sy të askujt. Datën e lindjes e ka çuar vetë i ati në maternitetin e Elbasanit. Vajza është regjistruar me gjenealitetet e sakta. Fëmijën e ka justifikuar tek infermieret si një shtatzëni jashtë martese, duke mos pasur më dëshirën ta rrisë vetë. Pas procedurave përkatëse, materniteti i Elbasanit e ka çuar foshnjën në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës. Policia e Gramshit ka arrestuar babain “monstër”, pasi në dyert e saj kanë behur nënë e bijë. Ato kanë denoncuar 42-vjeçarin për incestin brenda familjes, fryt i së cilës ishte dhe vajza e vogël. 15 vjeçarja, në gjendje të rëndë psikologjike ka deponuar ngjarjen në polici, ndërsa ka shfaqur urrejtje për babain, që e detyronte të kryente vepra perverse nën kërcënimin e armës prej më shumë se një viti.
    Si ka ndodhur ngjarja?
    Babai më kërcënoi me armë, kur nuk ishte nëna në shtëpi. Më përdhunoi dhe më ka detyruar edhe më vonë për marrëdhënie.
    Çfarë ndodhi më pas?
    Pas disa muajsh kuptova se kisha mbetur shtatzënë. Babai më kërcënoi të mos i tregoja askujt. E kam mbajtur të fshehur për nëntë muaj, derisa e linda. Edhe në fshat askush nuk e dinte.
    Si mundët t’ia mbani të fshehur nënës suaj?
    Rrija shumë larg saj, në dhomë e ku mundja. Mbase dhe shëndeti im dhe trupi pak i kërrusur më dhanë mundësinë t’ia fshehja…
    Kur lindët dhe si u regjistruat në maternitet?
    Më çoi babai në maternitetin e Elbasanit. U regjistrova me emrin e saktë. Infermiereve u thamë se lindja ime ishte jashtë martese dhe nuk pranuam ta merrnim me vete. Linda vajzë. E lashë në spital dhe u largova. Që atëherë nuk e kam parë më fëmijën tim.
    Si u zbulua e vërteta, kur i treguat nënës?
    Nuk ia mbaja dot më të fshehtë, i tregova gjithçka kishte ndodhur, pasi kisha frikë se e njëjta gjë mund të m’i ndodhte edhe motrës tjetër. I kam treguar 10 ditë më parë nënës dhe vendosëm ta denoncoj tim atë.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    e mor vlla keto gjera ndodhin prandaj sduhej heq denimi me vdekje tani po shkon vellai me motren/babai me vajzen etj kta dun plumbin kokes po ca te besh

  3. #3
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Wink

    Denimi me vdekje eshte me makaber sesa krimi qe ka ndodhur ne kete familje ne Gramsh.

    Taksapaguesit nuk mund te gjakosin duart e tyre me nje person si babai i kesaj vajzes.
    As qe du me dit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    kto nuk jane baballare kto jan mostra kto nuk duhet me i len me jetu prandaj duhet denimi me vdekje ne shqiperi per kto raste

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une sdi pse lodhemi kot me komente
    eshte e tmerrshme sinqerisht
    le te me shaje kushdo po ama them enveri te ngrihet vetem per nje muaj nga varri
    e tju tregoj vendin ketyre monstrave
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sa per info ne Serbi rastet e incestit te ketij lloji arrijn shifren mbi 60% (statistik kriminologjike)
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Dënim Me Vdekje.
    Eshte Vetem një Pler.
    Veç Një Pler mund te bëj ate veprim ordiner.
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ky eshte kulmi, nuk duhen lene gjalle te tille persona, qe shkaterrojne jeten e dikujt, i lene shenje perjet. edhe kjo na kishte ngelur mangut te degjonim.

  9. #9
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    vdekje Monstrave
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga _FlorI_ Lexo Postimin
    Ferit Jaupi e ka përdhunuar të bijën më 14 gusht 2006. Më 13 qershor 2007, e bija vetëm 15 vjeçe, ka lindur në maternitetin e Elbasanit foshnjën e seksit vajzë. .
    More si kjo e bija dhe i jati Ferri se paska dhe emrin e njejteFERR qenkan mostra te verteta .
    Po mire heren e pare e perdhunoIpo te dyten????!!!!Se me sa lexova une ajo eshte perdhunuar ne 14 gushte 2006 dhe ka lindur ne 13 qereshor 2007?Se bebja qe te lind do 9 muaj me sa di une !
    Me nje fjale ajo paska dashur te kryente marredhenie
    vete me mbrapa heres se pare ku paska ngelur dhe shtatezane .
    Se ska mundesi per hire se mos e marrin vesh te durosh kete shtazeri qe ja ben i ati vete ???!!
    Kulmi ,mizerje jane keta njerez ose gazetat bejne tu shitet materiali .
    S'di si te besh ti besosh apo jo ?
    Po ky i jati ,jo vdekje se eshte pak ,por zvarr te miret .
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 29-11-2007 më 08:39

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Po qe se nuk janë bërë analizat e duhura e të vërtetohet shkencërisht me fakte, unë dyshoj vajza këtë "babain" e ka vërtet baba. Mund të ndodh që bashkëshortja ia ka sjellë në jetë këtë vajzë me dikë tjetër, andaj edhe nuk e ka ndier se pjesë të gjakut të vet. Them kështu nga se duket i pabesueshëm incesti në relacionin baba-bijë.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin
    Po qe se nuk janë bërë analizat e duhura e të vërtetohet shkencërisht me fakte, unë dyshoj vajza këtë "babain" e ka vërtet baba. Mund të ndodh që bashkëshortja ia ka sjellë në jetë këtë vajzë me dikë tjetër, andaj edhe nuk e ka ndier se pjesë të gjakut të vet. Them kështu nga se duket i pabesueshëm incesti në relacionin baba-bijë.
    dmth sipas teje, paska sajuar historine me te bijen , per te fshehur tradhetine e gruas?????
    po a krahasohen te dyja keto raste.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    xfiles

    Me duket nuk me keni kuptuar drejt.
    Aq e pabesueshme me duket, ( kjo ngjarje) sa qe une po them mos vajza, kjo 15 vjeqarja, nuk eshte fryt i ketij babait.

  14. #14
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Tmerr

    Ka ardhur nje kohe qe smund ti besohet askujt, rasti me lart tregon shum gjera dhe duhet mbushur mend gjith njerzit,ne shoqerine tone kan filluar te ndodhin shum gjera te flliqta, Zoti e beft mire

  15. #15
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin
    xfiles

    Me duket nuk me keni kuptuar drejt.
    Aq e pabesueshme me duket, ( kjo ngjarje) sa qe une po them mos vajza, kjo 15 vjeqarja, nuk eshte fryt i ketij babait.
    Pa mare parasysh eshte apo nuk eshte kjo nuk eshte dukuri e mire per gjith, duhet denuar ky person qe mos ndodhin raste tjera..

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Taulant_it
    Anëtarësuar
    20-08-2007
    Postime
    31

    me vdekje

    per mendimin tim ,vdekje pa diskutim
    por vdekje e llahtarisur
    ti hapin mishin me gershere dhe tja mbushin me kripe
    ta masakrojne ,seksualisht me nje cope dru me gunga ,qe te marri vesh çdo te thote te perdhunosh
    jam shume ekstremist per keto gjera

  17. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vetem nje pyetje kisha.

    Cka te perbashket ky person me nje baba te nje familje?
    Sui generis

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    xfiles, Jek e Jek

    Shqiptari gjithëherë ka ditur ta mbrojë nderin edhe kur i është cënuar nga të tjerët, e lëre më të bije në një shkallë kaq të ulët. Ka ditur ta mbrojë edhe nderin e farefisit e të mikut e lëre më të familjes. Ky "baba" më mirë ka qenë të mbytet diku e të mos bie në sy të njerëzve, se për dënimin nga ligji, nuk besoj se del avokat ta mbrojë.

  19. #19
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Pushkatim ne publik....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-09-2006
    Postime
    30
    Vdekja eshte pake per ket MONSTER...Duhet vare ne mes te qytetit,qe mos ti shkoje mendja askuj qe ta beje nje gje te tille.
    Maskarallok.turp....OOOOO po cfare prindi osht ky ...Na ruj o Zot prej ketyre MONSTRA.
    Pershendetje...dhe uroj qe ky te jete lajmi i fundit i keti lloji...per ne Shqipetaret.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fekondimi artificial, lindin për herë të parë katërnjakë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 08:05
  2. Ndjenjat që lindin ngadalë, rrojnë më gjatë???
    Nga elda në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 19:20
  3. Vigouroux : 'Gjeninjtë, lindin apo bëhen"
    Nga StormAngel në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 00:08
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •