Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 224
  1. #121
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Na tmerrove moj Sadete.

    Frika ime me e madhe eshte tensioni i larte. Nuk kam pare njeri mbipeshe qe mos te kete tension te larte e gjithe shoket mjeke qe kam jane qefuj, asnje mbipeshe.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #122
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mënyra të reja për të "djegur" dhjamin e tepërt

    Mjekët mendojnë se shkaqet kryesore të shtimit në peshë, janë katër: së pari, ushqimi joracional, lëvizjet e pakta, ekuilibri i çrregulluar në jetën e përditshme, d.m.th., një reagim jo adekuat ndaj streseve, gjumi i tepërt, sidomos gjate ditës dhe, marrja e preparateve hormonale. Po si mund të shpëtojmë nga pesha e tepërt? Ja disa mënyra të thjeshta.

    Mënyra e parë: Dhjami mund të “shkrihet” fare mirë nëpërmjet disa ushtrimeve që kanë si bazë frymëmarrjen: duhet të marrësh frymë thellë dhe aktivisht, gjithmonë me hundë. Filloni ngadalë dhe shtojeni ritmin vazhdimisht, duke i shëmbëllyer, si të thuash, një lokomotive kur niset për udhëtim. Pas një cikli prej tridhjetë frymëmarrjesh të tilla, pushoni pak. Këtë ushtrim duhet ta përsëritni pesë herë në mëngjes dhe në mbrëmje.

    Mënyra e dytë: Të pini ujë të ngrohtë: Sa herë që ndjeni uri, në vend të që të hani, pini një gotë me ujë të ngrohtë, ku keni hedhur paraprakisht një lugë mjaltë dhe disa pika lëng limoni ose uthull molle.

    Mënyra e tretë: Me anë të ushqimit. Ja thelbi i saj: në ditën e parë duhet të hani vetëm mish të zier, në të dytën të pini vetëm kos, në të tretën të hani vetëm mollë, në të katërtën të ushqeheni vetëm me peshk, në të pestën të hani vetëm oriz, në të gjashtën vetëm lakror me lakra, në të shtatën, pulë të zier.
    Pas një jave filloni përsëri nga e para. Kjo dietë nuk duhet të vazhdojë më shumë se dy javë, brenda të cilave ju do të bini 7 kilogramë.

    Këshilla e fundit: Mos u mundoni të hiqni menjëherë mbipeshën. Mbani parasysh së është më i mirë mjekimi gradual me metoda të natyrshme, sesa kurimi i menjëhershëm me mjete drastike


    "Telegrafi"
    "Carpe Diem"

  3. #123
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mbipesha nuk bazohet vetëm te ushqimi

    “Ç’ha goja tregon boja” – është një fjalë e urtë shqiptare e përdorur rëndom nga të gjithë. Por studime të reja tregojnë se kontrolli i peshës nuk varet vetëm nga ushqimi, por edhe nga sistemi nervor dhe reagimi që njeriu ka ndaj ushqimit.

    Teoria e re bazohet në sistemin nervor dhe reagimin që ka lënda serototinë në tru, substanca që kontrollon oreksin te njeriu. Rezulton se serototina e cila koordinon sistemin nervor nuk kontrollon vetëm urinë, por edhe metabolizmin.

    “Dua të jem i qartë se ushqyerja e mirë është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe aktivitetin e tij gjatë ditës dhe studimi është i lidhur me tjetër gjë”- tha Kaveh Ashrafi, udhëheqësi kryesor i studimit. “Por mendoj se është e rëndësishme të thuhet se nuk është vetëm ushqimi që ndikon në shëndoshjen e njeriut por një faktor tjetër më i madh që i ka rrënjët në gjenetikë”.

    Ashrafi dhe kolegët e tij bënë një studim te krimbat. Ata morën keto mikroorganizma per studim pasi krimbat megjithëse normalisht janë shumë të vegjël krahasuar me njeriun, kontrollojnë 20 mijë gene, afërsisht po aq gene sa trupi i njeriut, 25 mijë në total. Si njeriu ashtu edhe këto mikro organizma kanë evoluar gjenetikisht për të ruajtur dhe konservuar energji në varësi të ushqimit që konsumohet.

    Për shkak të këtyre ngjashmërive, studiuesit tentuan të shkatërronin pjesërisht sistemin nervor të krimbave duke prishur receptorët e qelizave që bashkoheshin në sajë të veprimit të serototinës. Ata prishnin vetëm ato rrugë që aktivizonte serototina kur krimbi hante.

    Shkencëtarët u çuditën kur zbuluan se rruga që bënte serototina ishte e ndryshme nga ajo që bënte ushqimi kur depozitohej. Të dy këto kanale vepronin secili më vete por në fund rezultonin në lidhjen e molekulave duke i dhënë formë depozitimit të ushqimit.

    Kështu kur ushqimi ishte i pakët, rezervat që trupi ruante ishin po aq sa “urdhëronte” serototina . Kështu në disa krimba që efekti i serototinës ishte i lartë rezervat ishin më të pakta, ndërkohë që në të tjerë më të mëdha.

    Por krimbat me njeriun kanë ndryshim sa i përket sistemit të veprimit. Shkencëtarët zbuluan se te krimbi rritja e serototinës ndikonte në rritjen e të ngrënës por në humbje të peshës pasi serototina e tepërt nuk lejonte krijimin e indeve dhjamore. Ndërsa te njeriu sasia e madhe e serototinës ndikon që njeriu të hajë më pak dhe shumë herë gjatë ditës dhe vetvetiu kjo gjë ndikon në uljen e indeve dhjamorë. Kjo pasi trupi nuk ruan shumë rezerva ushqimore.

    Kështu Ashrafi dhe skuadra e tij konkluduan pas shumë analizave te krimbat se, nëse një person është i shëndoshë ose i dobët kjo nuk është rezultat i kalorive që ai merr por shumë më komplekse. Aty futet sistemi nervor i cili bazohet si në faktorët gjenetik ashtu edhe në ato të mjedisit rrethues.

    “Faktet flasin se konsumimi i ushqimit është një proces shumë dinamik, i cili ka brenda faktorin gjenetik i cili shkon më larg se dietat” – tha Ashrafi.

    “Ne kemi zbuluar se sistemi nervor ndikon në sasinë e ushqimit që njeriu konsumon. Në fakt kjo është thënë edhe më parë por asnjëherë nuk është vërtetuar. Ky studim jep një dimension të ri në këtë çështje, dhe ndihmon njerëzit të kenë kujdes në dietat ushqimore që bëjnë”- përfundoi Ashrafi.

    Ai këshillon që njerëzit të hanë shpesh, shumë herë gjatë ditës dhe pak. Kjo bën që serototina të ‘japi urdhër’ që depozitat dhjamore të jenë më të vogla, pasi trupi përgatitet të hajë sërish shumë shpejt, dhe nuk ka nevojë për depozitim. Në rast se në mendjen e një njeriu ekziston ideja se do të hajë vonë, trupi ka efekt të depozitojë shumë më tepër inde dhjamore, duke bërë që njeriu të shtojë në peshë.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  4. #124
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Humbja në peshë dhe dobësimi i eshtrave

    Dihet se humbja në peshë rezulton edhe me dobësimin e eshtrave për shkak të zvogëlimit të ngarkesës. Po ashtu dihet se acidet omega-3-yndyrore kanë ndikim pozitiv në indin eshtëror.

    Shkencëtarët islandez kanë bërë një eksperiment i cili për bazë e ka pasur çështjen, nëse preparatet shtesë të acideve omega-3-yndyrore gjatë fazës së dobësimit mund ta parandalojnë humbjen e masës eshtërore.

    Disa vullnetarë me mbipeshë, brenda tetë javësh e kanë zvogëluar marrjen e energjisë në 30%, ndërsa kjo ka rezultuar me humbjen e peshës trupore për 5%.

    Gjatë kësaj periudhe të dobësimit, ata kanë marrë kapsula me vaj peshku ose ushqim peshku (losos) disa herë në javë, të cilët kanë qenë të pasur me acide omega-3-yndyrore.

    Rezultatet kanë treguar se preparatet shtesë të acideve omega-3-yndyrore nuk kanë arritur t’i ndalojnë ndryshimet e pritura në metabolizmin e indit eshtëror.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  5. #125
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sistemi nervor dhe trashja

    Studimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë sugjeron se niveli i neurotransmiterëve të serotoninës është kyç për apetitin dhe depozitimin e yndyrave në organizëm.

    Hulumtuesit në botimit e tyre në revistën, Cell Metabolism, shkruajnë se sistemi nervor ka ndikim më të madh në mbipeshën sesa shprehitë e veçanta ushqyese.

    Serotonina në mënyrë të pavarur nga faktorët tjerë kontrollon dëshirën për ushqim, ndërsa më vonë ndikon edhe tek organizmi pas marrjes së kalorive.

    Në bazë të mendimit të shkencëtarëve, sistemi nervor është rregulluesi kryesor i cili me anë të mekanizmave të veçantë molekular koordinon të gjitha proceset të cilat janë në lidhshmëri me energjinë.

    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  6. #126
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vitamina D dhe parat-hormoni të lidhur me depresionin

    Personat e moshuar me nivele të ulëta të vitaminës D dhe nivel të lartë të hormonit të paratiroidesë, janë të rrezikuar nga zhvillimi i depresionit.

    Nga studimi në të cilin janë përfshirë rreth 1.300 pjesëmarrës me moshë mbi 65-vjeçare, është zbuluar se personat me depresion kishin për 14% nivel më të ulët të vitaminës D në krahasim me vlerat normale.

    Te individët me depresion më të lehtë, niveli i hormonit të paratiroidesë ishte më i lartë për 5%, ndërsa te ata me depresion serioz, nivelet e këtij hormoni ishin 33% më të larta në krahasim me vlerat te personat normalë.

    Duke pasur parasysh se edhe niveli i ulët i vitaminës D edhe niveli i lartë i hormonit të paratiroidesë, mund të mjekohen me marrjen e sasive të mëdha të vitaminës D, kalciumit dhe rrezitjes në diell, ky studim mund t’u shërbejë personave të moshuar të cilët natyrshëm kanë një depresion të caktuar duke iu mundësuar përmirësimin e gjendjes së tyre depresive.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  7. #127
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mbipesha u falet më lehtë meshkujve se femrave

    Rritja mesatare e peshës trupore rezulton me diskriminim shoqëror ndaj femrave, mirëpo jo edhe ndaj meshkujve.

    Vlerat e dëshirueshme të indeksit të masës trupore (BMI) janë ndërmjet 18.5-25 kg/m2 (vlera optimale është 22 kg/m2).

    Një hulumtim nga Universiteti i Yale ka treguar se femrat me BMI nga 27 kg/m2 e më lartë janë të diskriminuara në punë ose kanë probleme në raportet me rrethin.

    Ndërsa meshkujve u ndodh e njëjta gjë kur e kanë indeksin e peshës trupore nga 35 kg/m2 e lartë.

    Autorët e studimit kanë zbuluar se diskriminimi për shkak të peshës trupore është shumë më i shpeshtë sesa diskriminimi gjinor.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  8. #128
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si të hiqni kilet e tepërta për një trup të shëndetshëm?!

    Trup i shëndetshëm. Cili është kuptimi i kësaj fraze? Idetë që të vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë, “është pak i shëndetshëm!” Kjo përkthehet mbipeshë dhe i shëndoshë. Pra, trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore shëndet kardiovaskular.

    Pini sasinë e nevojshme të ujit

    Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për çdo 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

    Ushqim me cilësi

    Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, madje karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni, por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe i japin më shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë aminoacide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është më se e mjaftueshme.

    Në drekë, vaj ulliri

    Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.

    Palestër, 3 herë në javë

    Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë, në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë!

    Not, patina, ski

    Stërvitje kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Pulsi duhet të jetë diçka si 120-150 rrahje për minutë, megjithatë ka një formulë të caktuar për këtë.

    Këshillat e nevojshme për të pasur shëndet të plotë

    1- Pini 8-10 gota ujë çdo ditë
    2- Hani 6-8 porcione ushqimi në ditë
    3- Mos u kufizoni me tre vaktet, ku sasia është edhe më madhe
    4- Pini një lugë vaj ulliri në drekë
    5- Pini një lugë vaj ulliri në darkë
    6- Bëni palestër 3 herë në javë
    7- Bëni not rreth 45 minuta, dy herë në javë
    8- Bëni gjumë çdo ditë jo më pak se 8 orë

    Obeziteti, shkaktar sëmundjesh

    Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare, probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin. Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë faktorë rreziku për shumë sëmundje si: veshkat, diabeti, sëmundje kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të gjithsecilit. Rënie e shëndetshme është rënia graduale 4 deri në 5 kile në muaj.

    Uji një komponent që shmang shëndoshjen

    Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pagatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve “të shpejta” e të skuqura, aktiviteti, etj. të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës. Si për meshkuj dhe për femra stërvitja ndihmon për të mos u shëndoshur. Është mënyrë më e mirë, që ndihmon në djegien më të shpejtë të kalorive.

    Dieta dhe roli i kripërave minerale

    Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe pse duhen në sasi të vogla ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale të rëndësishme janë: kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë dhe lëkurat e frutave.

    Varietetet dhe “kombinimet” e ushqimeve

    Ka disa lloje ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe marrjen e betakarrotinës që është shumë e dobishme për trupin. Viatamina A, sikurse vitaminat D, E, K; absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t’i shtosh llojeve të ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat këshillohet të mos konsumohen bashkë. Kështu kur djathi hahet bashkë me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    me shum sqarime rreth asaj se kur duhet te hajme ushqim ne mbremje a po gjat dites
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Ok ndikmet e tjera negative te ujit te ngrohte i paska shpjegu dhe Diana siper.



    P.S Diana do doja te me thoje ushqime qe ndikojn per te shtuar ne peshe,por qe mos krijojn celulit.

    Respekte

  11. #131
    Meqe jemi tek vitaminat, a jane te efektshme multivitaminat qe merren ne forme suplementi?!.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Mesa lexova behet fjale per vitamina qe dobesojne.
    Po vitaminat per shendoshje kush jane? Si mund te shtohen nja 4-5 kile, duke pas parasysh qe kam dhe stres provimesh nja 20-25 dit?

    Eh si eshte bota. Ca duan te heqin mish...ca duan te vene mish. Zoti na rujt!
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  13. #133
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga suada dr Lexo Postimin



    P.S Diana do doja te me thoje ushqime qe ndikojn per te shtuar ne peshe,por qe mos krijojn celulit.

    Respekte
    Çfarë ushqimesh të zgjidhni për të përballuar një problem që varet nga mënyra e të ushqyerit?

    Lufta kundër celulitit kalon edhe nëpërmjet tavolinës. Në të vërtetë mbipesha sjell në mënyrë të pashmangshme grumbullim të dhjamërave që e bëjnë më të vështirë qarkullimin e lëngjeve duke rënduar kësisoj problemin. Pra, dobësimi është hapi i parë drejt zgjidhjes së këtij problemi. Megjithatë, dhe një peshë normale s'do të thotë zgjidhje të problemit, pasi edhe femrat e dobëta kanë celulit. D.m.th., të arrish peshën ideale nuk do të thotë të reshtësh luftën, por kujdes dietën!

    Çfarë është celuliti
    Në fushën mjekësore celuliti konsiderohet një sëmundje e cila prek shtresat e lëkurës dhe qarkullimin e lëngjeve. Në të vërtetë provokohet nga shtimi i qelizave dhjamore, si pasojë vështirësohet qarkullimi i gjakut që është përgjegjës i oksigjenimit të pikave kritike. Të gjitha simptomat e celulitit si p.sh. "lëkura e portokallit", fryrjet, humbja e kompaktësisë së lëkurës, janë shprehje e ngadalësimit të qarkullimit dhe humbjes së tonalitetit të enëve të gjakut. Nëse venat janë pak elastike, gjaku e kryen më me vështirësi rrugën e kthimit nga zona e poshtme drejt zemrës. Pikërisht për këta arsye, është e rëndësishme futja në dietë e ushqimeve që favorizojnë dhe ruajnë tonalitetin e enëve të gjakut.

    USHQIMET E DUHURA
    Ushqimet që përmbajnë proteinat mund të jenë tej mase të dobishme në kuadrin e një strategjie anticeluliti.
    Këshillohet që të alternohen çdo ditë: orizi, thjerrëza, soja, mishi i peshkut, veza.
    Për të arritur maksimumin këshillohet gjithashtu kombinimi i proteinave shtazore me ushqime të tjera. Çereale dhe derivate të qumështit. Patate dhe derivatet e qumështit. Mishi dhe drithërat. Zarzavate dhe peshk. Bukë e peshk.


    Më shumë proteina, më pak yndyra
    * Në rastin e celulitit është shumë e rëndësishme pakësimi i përdorimit të sheqerit dhe eliminimi plotësisht i yndyrave. Më mirë preferohet konsumimi i proteinave përbërës të peshkut, vezës, mishit dhe në zarzavatet.
    * Këto substanca ruajnë tonifikimin dhe efikasitetin e muskujve si dhe favorizojnë eliminimin e mbeturinave likuide.
    * Në të vërtetë gjaku shkon në të gjitha enët e gjakut falë shtytjes së zemrës që e çon atë nëpër arterie e më pas në kapilarë. Nga këtu arrin në vena dhe prej andej kthehet në zemër.
    * Kthimi i tij mbrapsht bëhet i mundur dhe nga kontraktimi i muskujve që rrethojnë venat e arterieve. Në të vërtetë gjatë lëvizjeve, muskujt e krahut dhe të këmbëve shtypin venat duke e përcaktuar një presion që lehtëson ngjitjen e gjakut.
    Frutat dhe perimet tepër të nevojshme
    Një ushqim anticelulit duhet të përfshijë marrjen ditore të një sasie të mirë frutash dhe perimesh. Që të dyja ato përmbajnë vitaminat dhe kripërat minerale të nevojshme për proceset biokimike që garantojnë funksionimin e mirë të organizmit dhe për më tepër shkaktojnë sensacionin e ngopjes duke përmbajtur në të njëjtën kohë kalori të ulta. Ekzistojnë edhe fruta që veprojnë shumë në tonifikimin e venave. Ato duhet të konsumohen me bollëk. Përsa i përket kalorive në qoftë se nuk ekziston edhe nevoja e të dobësuarit mjaftojnë 2000-2500 kalori në ditë.

    Pa ekzagjerime
    Proteinat ndihmojnë për të luftuar celulitin, por megjithëse nuk duhet ekzagjeruar dhe as të përjashtohet totalisht nga dieta buka dhe brumërat. Ndërsa është mirë të pakësohet përdorimi i sheqerit dhe yndyrnave. Gjithashtu me kujdes duhet përdorur edhe kripa, marrja e tepërt e së cilës favorizon depozitimin e likuideve duke keqësuar kësisoj celulitin.

    Rëndësia e aktivitetit fizik
    Që një program anticeluliti të rezultojë vërtetë efikas, duhet patjetër të përfshijë aktivitetin fizik. Vetëm dieta nuk është e mjaftueshme për rregullimin e qarkullimit të lëngjeve, favorizimin e tonifikimit muskular si dhe për dobësim. Ideale do të ishte të paktën tre herë në javë ushtrimet me biçikletë ose thjesht dhe i një shëtitje me hap të shpejtuar. Që të dyja këto aktivitete duhet të zgjasin të paktën 45 minuta.

    Respkte gjithashtu
    "Carpe Diem"

  14. #134
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dieta me ananas, kundër celulitit.

    Guzhina.Gatimi.RecetaFrutat e pasura me kalium, si ananasi, por edhe kërcelli me frutin, ndihmojnë në eliminimin e ujit të tepërt në organizëm. Të përgjegjshëm për lëkurën, lëkurat e portokallit. Celulitië Fundi i dimrit është momenti i duhur për ta luftuar. Dhe mos mendoni se është shumë shpejt. Sa për të filluar, ky difekt nuk zhduket nga sot nesër. Kështu nëse në verë doni të shfaqeni me këmbë dhe vithe përfekte, ia vlen që të kujdeseni më përpara.. Por është edhe një tjetër arsye:ne kete muaj...

    ...gjenden kollaj dy fruta që mund të të ndihmojnë për ta luftuar në mënyrë të këndshme: ananasi dhe kërcelli. Jo vetëm që janë të varfër me kalori, por përmbajnë edhe substanca që përshpejtojnë humbjen e lëngjeve të tepërta tipikë të celulitit. Në veëanti tek ananasi gjendet bromelina që lehtëson tretjen, ndrësa kërcelli ka një funksion diuretik dhe ëintoksikues. Mos harrroni që celuliti nuk është shkaktuar vetëm nga tepëria e yndyrnave, por nga një mahisje e indeve. Pra nuk është një problem që i intereson vetëm atij që ka ndonjë kile më tepër: shpesh vuajnë edhe ato gra me formë dhe peshë të përkryer. Dhe ja pse për ta luftuar nuk është e nevojshme të ndiqni një dietë të rreptë dhe me pak kalori. E rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e duhura. Më të nevojshëm janë ato të pasura me kalium, që luftojnë mbajtjen hidrike: përveë ananasit dhe kërcellit me frutin vlejnë edhe bananet, patatet, dhe shumë perime. Pa harruar prodhimet e qumështit të freskët, peshkun dhe mishrat e dobëta të pjekura në mënyrë të thjeshtë. Të gjitha ushqimet që do të gjeni në dietën e kësaj jave. Për të cilat nuk ju këshillojmë kaloritë e zakonshme, sepse qëllimi juaj nuk është ai i humbjes në peshë , por eliminimi i celulitit.

    Substanca
    Instituti kombëtar i ushqimit rekomandon që ëdo ditë, një grua, të marrë 3.100 mg kalium dhe 60 mg vitamina C
    Në 100 g ananas janë: 40 kalori; 250mg kalium;17 mg vitamina C.
    Në 100 g pompelmo (kërcell dhe frut) janë: 26 kalori; 230 mg kalium; 40 mg vitaminë C.

    Mëngjesi: alternoni propozimet e mëposhtme. Një gotë lëng ananas i freskët: një fetë buke të zezë me 10 g mjaltë. Një pompelm të shtrydhur të freskët; dy feta biskota me 10 gr. marmalatë.
    ë Të hënënDrekë: 100 g bresaola me copa djathi parmixhan, limon dhe një lugë vaj ulliri; 150 g sallatë mikse me një lugë vaj ; 50 g bukë të zezë; 200 g ananas të freskët.

    Darkë: pure perimesh me ndonjë rriskë buke; 100 g mish, 30 g bukë e zezë; 200 g sallatë frutash të freskëta me feta pompelmi dhe ananasi natyral.

    ë Të martënDreka: 200 g peshk zgare me 50 g oriz të bardhë si garniturë; 100 g marule e përgatitur me një lugë vaj ulliri; 200 g ananas natyral. Darkë: dy vezë surbull; 200 g sallatë miks; 40 g bukë e zezë; një pomnpelm me feta me një lugë sheqer.

    ë Të mërkurën Dreka: 50 g oriz me kunguj; 150 g sallatë deti; 30 g bukë të zezë; një fetë ananas.

    Darka: 150 g gjoks pule; 200 g perime me një lugë vaj ulliri; 30 g bukë të zezë; një fetë ananas.

    ë Të enjtenDreka: 50 g makarona me domate; 100 g sallatë e përgatitur me një lugë vaj ulliri dhe limon; 30 g bukë e zezë, sallatë frutash të freskëta.

    Darka: 100 g gjizë, spinaq të zier dhe të përgatitur me një lugë vaj ulliri dhe djathë; 30 g bukë e zezë dhe një banane.

    ë Të premtenDreka: sallatë prej 100 g patatesh të ziera, 50 g misër, 150 g domate dhe një lugë vaj ulliri, 30 g bukë e zezë dhe 200 g ananas i freskët.

    Darka: 150 g peshk zgare, 200 g lakër të përgatitur me një lugë vaj ulliri, 30 g bukë e zezë dhe një sallatë frutash me portokall dhe pompelm.

    ë Të shtunën Dreka: 100 g roast beef; 200 g karrota me copa djathi, një lugë vaj dhe limon për kënaqësi; 30 g bukë e zezë dhe një banane.

    Darka: 100 g mozzarelë; një racion sallatë miks e përgatitur me një një lugë vaj ulliri dhe limon, 50 g bukë e zezë; 200g ananas natyral.

    Marre nga Gazeta "Shekulli"
    "Carpe Diem"

  15. #135
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Celuliti: çfarë është dhe si luftohet


    Lamtumirë celulitit

    Është një faktor që na shoqëron gjatë gjithë kohës, por mesa duket e vëmë re vetëm me ardhjen e stinës së mrekullueshme të verës. Ndoshta kjo ndodh, sepse veshja e rrobave të banjës do të na zbulojë të gjitha defektet? Po, sigurisht, por celuliti është një problem shumë i ndërlikuar dhe për t‘u "zhdukur" përfundimisht ka nevojë për kohë dhe kura konstante.


    Çfarë është?

    Le të shpjegojmë diçka. Zakonisht femrat kanë bel dhe vithe pak të rrumbullakosura, sepse në këto zona përqendrohet një numër i madh qelizash dhjamore, të cilat janë si një minierë rezervash energjie. Çrregullimet ushqimore dhe ndryshimet hormonale mund ta rrisin volumin e tyre, duke provokuar ndryshime në hapësirat ndërqelizore, të cilat sjellin një zvogëlim të qarkullimit të yndyrave dhe depërtueshmëri kapilare të madhe, duke formuar kështu edema dhe nyjet tipike të celulitit.

    Kujdesi në disa drejtime

    Për të shkatërruar celulitin është i nevojshëm rishikimi i të gjitha zakoneve tona jetësore:

    Për sa i përket të ushqyerit, nuk është e nevojshme me doemos një dietë hiperkalorike, aq më pak kur celuliti nuk shoqërohet me një rritje të peshës, por modifikimi i cilësisë së ushqimeve. Duhen eliminuar ushqimet e kripura dhe ëmbëlsirat, të cilat provokojnë ruajtjen hidrike dhe formimin e celulitit, gjithashtu armiq të tij janë edhe alkooli dhe duhani, ushqime e yndyrshme, që natyrisht "ushqejnë" qelizat dhjamore. Një rol të rëndësishëm luan edhe klasifikimi i ushqimeve, ku duhen shtuar ushqime jo helmuese të cilat ndihmojnë tretjen. Në këtë kategori hyjnë frutat dhe perimet, që përmbajnë shumë ujë, kripëra minerale dhe vitamina, të cilat ruajnë elasticitetin e lëkurës dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve. Perimet kanë një rol të rëndësishëm, veçanërisht ato me shije të hidhur, sepse rrisin vrerin dhe "fshijnë" lëndët toksike.

    Duhet të shmanget qëndrimi ulur, i cili sado që nuk ndikon në konsumimin e kalorive, zvogëlon qarkullin e yndyrave dhe ndihmon në ndalimin e rrjedhjes së lëngjeve. Për të stimuluar qarkullimin, si atë venoz e limfatik dhe rritjen e rrjedhjes së lëngjeve, janë të nevojshme të gjitha llojet e sporteve aerobike, si biçikleta, vrapi, noti. Është e këshillueshme që këto sporte të praktikohen të paktën tri herë në javë, për 45-60 minuta.

    · Në këtë kategori për mirëmbajtjen dhe kujdesin e trupit ndaj celulitit hyjnë edhe trajtimet estetike: masazhi kundër celulitit nxit qarkullimin, duke ndihmuar në tretjen e yndyrave si dhe injektimi i mjekimeve lipolitike (mjekime kundër celulitit) në zonat e tij.

    A ka trajtime të tjera efikase kundër celulitit?

    Endermologjia është një masazh i veçantë shumë efikas me një rul që masazhon pjesët me celulit, duke e aspiruar dhe liruar lëkurën.

    · Në fund, një ndihmë mund të na vijë edhe nga masazhi që mund të kryejmë vetë në kushtet e shtëpisë, me kremra anticelulit, të cilët përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe rimodelojnë pjesët delikate të trupit. I rëndësishëm është aplikimi me kujdes i tyre mbi lëkurë, duke masazhuar lëkurën me lëvizje rrotulluese nga lart poshtë.
    "Carpe Diem"

  16. #136
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vitamina

    Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve. Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A janë perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe gjalpi. Vitamina B redukton skuqjen e syve dhe mund të ndihmojë sytë që janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3, B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime të pasura me karoten janë karrotat, lakrat dhe bishtajat.


    "Shendeti"
    "Carpe Diem"

  17. #137
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    A marrim vitamina kur jemi me dietë?

    Ja disa nga shkaqet e mungesës së vitaminave dhe multivitaminave në organizmin e njeriut

    Pasi deri në njëfarë kohe e kemi tepruar me ushqimin dhe pesha e trupit është bërë paksa shqetësuese, kur vuajmë sëmundje të ndryshme, apo për të ruajtur një formë të mirë trupore, kërkojmë të mbajmë dietë.

    Megjithatë, ndodh që të jemi të painformuar nëse duhet të marrim vitamina në këtë periudhë apo jo. Specialistët dietologë këshillojnë që gjëja e parë që përcaktohet në fillimin e një formule diete është sasia ditore e kalorive që ju do të merrni për të përballuar këtë periudhë. Nga kjo varet dhe se do të duhet të merren vitamina shtesë apo jo.

    Shkencëtarët kanë parë një pamjaftueshmëri në vitamina dhe në minerale, kur dieta ka më pak se 1800 kalori. Po kështu, specialistët rekomandojnë se extra vitamina u duhen njerëzve që konsumojnë shumë alkool, duhanpirësve, grave që përdorin kontraceptivë apo dhe shtatzënave. Normalisht, njerëzit që përdorin pijet alkoolike kanë një rënie të thithjes dhe të përdorimit të vitaminës C, B6, B1 dhe të acidit folik.



    Nga ana tjetër, dihet se alkoolikët kanë oreks të rënë, po ashtu konsumojnë një dietë shumë të varfër. Por, duhet të theksojmë se marrja e vitaminave nuk i zgjidh problemet e shkaktuara nga pirja e alkoolit, por luan një rol në rehabilitimin e disa proceseve.

    Studimet kanë treguar se ata që pinë duhan kanë rënie të sasisë së vitaminës C në gjak, kështu që normalisht sasia e saj që duhet të marrin është 50 për qind më e lartë tek atë që pinë të paktën 20 cigare në ditë në krahasim me ata që nuk pinë fare.

    Të moshuarit

    Shumë të moshuar kanë një interes të vogël (janë pa pretendime) për atë çka ata hanë. Kjo do të thotë se konsumojnë një dietë të varfër. Disa kushte të tjera: probleme dentare, gjendja financiare, apo disa sëmundje shoqëruese, si dhe rënia e aftësisë thithëse të zorrëve në këtë moshë bëjnë që vitaminat të jenë të rekomandueshme në këtë moshë për të pasur një shëndet të mirë.



    Moshat e vjetra kanë një nivel të ulët të vitaminës D, pasi ato eliminojnë nga dieta disa ushqime që e kanë këtë vitaminë si qumështi, veza etj. Po kështu, mundësia që ta prodhojnë vetë vitaminën D në organizëm është e pakët, pasi dihet se rrezet e diellit janë një faktor i rëndësishëm në këtë proces dhe kjo moshë shpenzon shumë pak kohë në diell. Kështu që një shtim i vitaminës D është i nevojshëm për një shëndet të mirë.
    Meqenëse vitamina D është toksike në sasi të mëdha 400 UI në ditë nuk duhet kaluar.

    Gratë që përdorin kontraceptivë

    Duhet pasur parasysh se, sidomos, kur kontraceptivi përmban sasi të larta të estrogjenit, duhet të merren vitamina shtesë. Është provuar se estrogjeni atakon direkt metabolizmin e nutrientëve, veçanërisht të vitaminës B6 dhe të acidit folik. Në qoftë se shtatzënia do të vijë menjëherë pas ndërprerjes së kontraceptivëve, mungesa e acidit folik do të jetë e paevitueshme.



    Meqenëse bebi bën disa ndryshime në organizmin e nënës para dhe pas lindjes, gratë me barrë dhe ato lehona kërkojnë rritjen e sasisë së vitaminës A, C, B1, B6, B12 dhe acidit folik. Gjithashtu, ato kërkojnë extra minerale, si kalcium, fosfor, magnez, jod dhe zink. Kërkimet provojnë se veçanërisht acidi folik është i domosdoshëm për fetusin gjatë 30 - 60 ditëve pas konceptimit.

    Ai pakëson rrezikun e defekteve të lindjes përfshi spina bifida dhe anencephali. Madje që të parandalohen këto defekte ekspertët rekomandojnë marrjen e nutritientëve të paktën tre muaj përpara konceptimit. Gratë shtatzëna dhe fëmija i tyre janë veçanërisht të rrezikuara në ushqimet vegjetariane (pa mish, vezë, qumësht). Studimet e këtyre vegjetarianëve kanë parë se te dy, nëna dhe fëmija, shpesh vuajnë nga anemia dhe parritja e kockave, si anomalitet i vitaminës B12 që nuk e kanë marrë gjatë shtatzënisë.

    Pasojat e mungesës së vitaminave

    Mungesa vitaminoze klinikisht jep disa sëmundje specifike. Nëse mungon vitamina C shkaktohet skorbuti dhe kurimi i tij bëhet duke marrë sasira të kësaj vitamine.
    Mungesa e vitaminës B1 shkakton sëmundjen e beri-beri-t. Rakiti njihet se vjen nga mungesa e vitaminës D, pellagra nga mungesa e vitaminës B2. Duhet të theksohet se shkak për këto sëmundje bëhet mungesa e vitaminave për një kohë të gjatë.

    Zakonisht mungesat e vitaminave vijnë si pasojë e ushqyerjes së varfër dhe me kalori më pak se 1.800, zhbalancimi i ushqimit, sidomos nga dietat strikte vegjetariane, problemet dentare, depresioni e të tjera. Vihen re më shumë te të porsalindurit, adoleshentët në periudhën e rritjes së shpejtë, gratë shtatzëna dhe me ushqim në gji, në moshat mbi 55 vjeç, duhanpirësit, konsumuesit e alkoolit e të tjerë.

    "Telegrafi"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Faleminderit Diana por isha me shum e interesuar per ushqim qe te shtoj ne peshe.Se di po kohet e fundit me eshte bo fiksim.
    S`kam probleme me celulitin,por gjithsesi s`dua qe kur te shendoshem te me fomohet.Jo per ndonje gje por e urrej celulitin.Leqe kush eshte ajo goc qe e pelqen celulitin.hahhah

  19. #139
    £u & £i Maska e xlindax
    Anëtarësuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    733
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja Lexo Postimin
    kush me thote pse shendoshemi dhe si mund ta ndalojme shendetin e tepert
    Per te ndaluar shendetin duhet te hash me rregull jo c'do gjysem ore.. e perpiqu te besh ndonje sport.
    Pastaj, kjo gje varet dhe nga njeriu.
    Ogni xsona che passa nella mia vita è unica...
    Xkè lascia un poco di se..
    E prende un poco di me.

  20. #140
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ushqimi dhe shëndeti

    Nëse nuk je i sëmurë nuk do të thotë që ti je i shëndoshë. Shëndeti është më shumë se mungesa e sëmundjes.

    Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. Për ta sqaruar këtë mund ta krahasosh trupin me një makinë që nuk niset nëse nuk i është hedhur sasia e duhur e lëndës djegëse. Në të njëjtën mënyrë dhe trupi nuk funksionon mirë nëse nuk ka marrë sasinë e duhur të lëndës djegëse. Lënda djegëse për njerzit quhet lënda ushqyese- do me thënë lëndë nga të cilat ne ushqehemi. Ato mund të jenë pjesërisht lëndë që i japin trupit energji ose lëndë që e ndihmojnë trupin që të funksionojë më mirë.

    Do me thënë që një njeri duhet të marri lëndë ushqyese që të funksionojë regullisht. Këto ne i marrim nga ushqimi që hamë. Kur ushqimi ka kaluar nëpër aparatin tretës ai tretet. Trupi përdor pastaj lëndët ushqyese që janë në ushqim. Tretja fillon me coptimin e ushqimit në gojë nga dhëmbët, prej këtej kalon në stomak ku përzihet me lëngun e stomakut dhe coptohet më tej. Pasi ushqimi ka qëndruar për një farë kohë në stomak, kalon në zorrë, ku lëndët ushqyese thithen. Prej këtej lëndët ushqyese kalojnë në gjak dhe transportohen me anë të gjakut atje ku trupi ka nevojë për ato. Në qoftë se marrim shumë energji ajo rezervohet si dhjam. Nëse rezervohet shumë dhjam ne bëhemi të shëndoshë, gjë që bën që organizmi të mbingarkohet, sepse ne peshojmë shumë. Dhe pse nuk je i shëndoshë mund të jetosh jo shëndetshëm. Arsyeja mund të jetë kur ha gjëra që nuk duhet. Prandaj është e rëndësishme të jetosh dhe të hash shëndetshëm dhe mos të jesh mbi peshë.

    Lëndët ushqyese që i japin trupit energji janë, karbohidratet, proteina dhe indyrna, dhe lëndët që e ndihmojnë trupin që të funksionojë më mirë, janë vitaminat dhe mineralet. Këto lëndë të ndryshme janë përshkruar shkurtimisht më poshtë.


    Karbohidratet

    Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet dhe drithërat (në drithërat përfshihet buka, orizi, makaronat). Perimet, patatet dhe drithërat janë të shëndetshme sepse ato përmbajnë shumë karbohidrate në formë niseshteje, dhe njëkohësisht kanë përmbajtje të ulët dhjamore. Këto lloj karbohidratesh quhen prandaj karbohidratet “e mira”. Nga këto ne duhet të hamë shumë. Gjenden dhe karbohidrate “të këqija” nga të cilat nuk duhet të hamë shumë. Karbohidratet e “këqija” vijnë nga të gjitha produktet që përmbajnë sheqer, si ëmbëlsirat, çokollata, akullore, dhe pijet freskuese. Së bashku me sheqerin nga të gjitha këto ne marrim gjithashtu shumë lëndë ngjyruese dhe lëndë shijuese, për të cilat ne nuk kemi nevojë. Dhe pse ne nuk kemi nevojë për sheqerin nga këto produkte, ne hamë ose pijmë sasira shumë të mëdhaja ëmbësirash, çokollate, akullore dhe pije freskuese – sigurisht sepse shumë njerëz mendojnë se ato shijojnë më mirë se patatet.

    Ndryshimi midis karbohidrateve “të mira” (niseshteja) dhe “të këqija” (sheqeri), është se sa shpejt ato thithen nga zorra dhe kalojnë në gjak. Karbohidratet e “këqija” merren më shpejtë nga trupi, kjo bën që ato mos të kenë asnjë të mirë, sepse kjo pjesërisht shkakton luhatje të madhe të sheqerit në gjak (sheqeri në gjak duhet të qëndrojë kryesisht konstant), dhe gjithashtu nuk të japin ndjesinë e ngopjes. Në qoftë se nuk arrihet ndjesia e ngopjes atëherë njeriu ka tendencë të hajë përsëri, kjo bën që njeriu merr më shumë energji se sa ka nevojë dhe prandaj shëndoshet. Prandaj duhet të hamë ushqim ku një pjesë e madhe e energjisë vjen nga karbohidratet “e mira”, e ndërsa këtyre u duhet kohë më e gjatë për tu tretur në stomak dhe zorrë, në këtë mënyrë sheqeri në gjak është më konstant dhe jep një ndjesi ngopje më të gjatë.


    Proteina



    Proteina është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme, sepse ajo përdoret pjesërisht për të krijuar energji dhe pjesërisht për të ndërtuar gjithë organizmin. Për shkak të funksionit ndërtues të proteinave është shumë keq që të kesh mungesë proteinash ndërsa je në rritje e sipër. Proteina mund të jetë me prejardhje shtazore ose bimore. Proteina shtazore vjen nga kafshët dhe gjendet për shembull në vezë, qumësht, djath, mish dhe peshk. Proteina bimore vjen nga bimët dhe gjendet për shembull në bizele, fasule (fasule soje, fasule të bardhe dhe të errëta), oriz , miell e drithëra. Proteinat marrin pjesë në mirëmbajtjen e indeve të lëkurës. Prandaj është e rëndësishme që ato të përfshihen në të gjitha racionet tona ditore. Proteina nuk është e nevojshme që të përbëjë një pjesë të madhe të ushqimit sepse vetëm një sasi e vogël proteine e një cilësie të mirë siguron që cilësia e përbashkët proteinore e gjithë ushqimit të jetë e mirë. Nuk është e nevojshme që të hahen ushqime me prejardhje shtazore për të ngrënë mjaftueshëm proteina. Mund të jesh vegjetar dhe të marrësh mjaftueshëm protein, por kjo kërkon që të bësh kujdes në zgjedhjen e ushqimeve me prejardhje bimore me sasi të lartë proteine. Për më tepër mund të plotësosh me vezë, qumësht dhe djathë.


    Yndyrna



    Yndyrna është një lëndë ushqyese që përmban më shumë energji, në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Do me thënë që njerzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të hanë shumë yndyrna, sepse njeriu absorbon shumë energji shpejt dhe prandaj rezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim – vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë pothuajse yndyrna. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur , që është ai dhjam që nuk mund të shihet direkt me sy (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam ka në djath që mund të përmbaj nga 10% deri në 80% yndyrë). Prandaj është mirë që të lexohet përbërja sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës. Ushqimi i përpunuar industrialisht nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjam.

    Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave është shumë e pashëndetshme për enët e gjakut në trup të ekspozohen nga shumë yndyra, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllookimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdesi. Ndër të tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është mbipeshë kur merr më shumë energji, sesa ka nevojë, sepse trupi e e grumbullon këtë energji ekstra në formë dhjami rreth barkut ose vende të tjera në trup.


    Vitaminat dhe mineralet



    Vitaminat dhe mineralet janë lëndë që duhet ti marrë trupi nga ushqimi që ne hamë. Mund të përdoren vitamina ose minerale në formë të pilulave, por nëse ju hani ushqime të shëndetshme dhe të ndryshme gjatë gjithë vitit, nuk është e nevojshme.

    Vitaminat janë lëndë të vogla organike, që ne duhet ti marrim në doza shumë të vogla. Ato janë të rëndësishme për shumë funksione në trup, midis të tjerash, metabolizmin. Ne nuk mund të prodhojmë vetë vitamina në trup, prandaj duhet ti marrim ato nëpërmjet ushqimit. Vitaminat ndahen në ato që shkrihen në ujë si (Vitamina-B dhe Vitamina-C) dhe ato që shkrihen në yndyrna si (Vitamina-D, Vitamina-E dhe Vitamina-K). Mineralet janë lëndë bazë që janë me rëndësi jetësore për ne. Ashtu si vitaminat dhe mineralet ne i marrim nga ushqimi që hamë, sepse ato nuk krijohen në trupin tonë. Minerale janë për shembull natriumi, kaliumi, kalciumi, magneziumi, hekuri, jodi, mangani, bakri, zinku, kromi, fluori, seleni, dhe siliciumi. Është e vështirë për të përcaktuar nëse ne marrim mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Në qoftë se dyshon që nuk i merr mjaftueshëm me anë të ushqimit është mirë të kërkosh të bësh një vizitë te mjeku i familjes.



    Referenca: marrë nga www.finfo.dk
    "Carpe Diem"

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Uji ne dietat qe perdoren !
    Nga inter_forever në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 07:12
  2. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  3. Përmbledhja e recetave
    Nga [Perla] në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  4. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •