Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 224
  1. #161
    Procedurë e re për heqjen e dhjamit pa operacion

    Numri i njerëzve që përjetonë gurë në veshka ka ardhur duke u rritur në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa mjekët nuk janë të sigurt përse ndodh kjo rritje, një studim i ri ka gjetur se një dietë e njohur për të ulur presionin e gjakut duket se zvogëlon edhe rrezikun ndaj gurëve në veshka. Ndërkohë, agjencia për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave miratoi kohët e fundit një mënyrë të re, jo kirurgjike, për heqjen e dhjamit nga trupi. Ekspertët thonë se kjo mënyrë nuk është për uljen e peshës trupore, por vetëm për heqjen e dhjamit nga pjesë të trupit të cilat nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike.
    Nick Katinazzo i është nënshtruar kësaj procedure. Ai është tepër i kënaqur me rezultatin. Procedura quhet Zeltiq dhe vepron në këtë mënyrë: specialisti lyen pjesën e caktuar me një lloj vazeline. Vazelina ka aftësi depërtuese e ftohëse dhe arrin të ngrijë qelizat yndyrore duke shkaktuar shpërbërjen a shkatërrimin e tyre.

    Për të njëtin qëllim, ekziston edhe një tjetër procedurë e quajtur Zerona, që përdor rreze lazer me energji të ulët. Doktor Lawrence Bass i kirurgjisë plastike thotë, se është hera e parë që agjencia e ushqimeve dhe barnave miraton përdorimin e një teknologjie të tillë e cila synon pakësimin e yndyrnave në trup pa ndërhyrje kirugjike.

    Ish balerina Lisa Pittonyak ka shpenzuar rreth 1 mijë e 500 dollarë për të hequr dhjamin e tepërt. Ajo thotë se në fillimn ndjen një dhimbje të lehtë e cila pas 5 minutash zhduket sepse vendi mpihet plotësisht. Lisa është e kënaqur me rezultatin, dhjami në bark i është pakësuar.

    Zeltiq u miratua fillimisht për t'u përdorur si mjet anastezie gjatë procedurave në dermatologji. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se pacientët mbipeshë nuk duhet të presim shumë prej kësaj metode. Dr Mathew Avram i Spitalit të Përgjithshëm në Masaçusets thotë se kjo mënyrë mund të përdoret vetëm për disa pjesë të trupit që nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Disa ekspertë tregohen edhe më të kujdesshëm kur thonë se ndërkohë që procedura e re ka si objektiv vetëm yndyrën në sipërfaqe, ajo lë pa prekur dhjamin e dëmshëm në thellësi të trupit.

    Dieta kundër hipertensionit, parandalon gurët në veshka
    Numri i njerëzve që përjetonë gurë në veshka ka ardhur duke u rritur në Shtetet e Bashkuara gjatë 30 viteve të fundit. Ndërsa mjekët nuk janë të sigurt përse ka ndodhur kjo rritje, një studim i ri ka gjetur se një dietë e njohur për të ulur presionin e gjakut duket se zvogëlon edhe rrezikun ndaj gurëve në veshka.

    Dieta kundër hipertensionit është e pasur me fruta, perime, arra e bulmet, dhe përmban pak mish dhe pak pije të ëmbla. Të dhënat e mëparëshme kanë treguar se kjo lloj diete ndihmon në uljen e tensionit, ndërsa studimi i tanishëm tregon se ky kombinim ushqimesh mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga gurët në veshka. Guri i veshkave është një grumbull grimcash kristalore dhe i shkatojnë pacientit dhimbje mjaft të mëdha.

    Në studim morrën pjesë mbi 3 mijë e 400 persona me dhe pa histori gurësh në veshka. Gjatë studimit u vu re se megjithëse të gjithë pjesmarrësit kishin pirë të njëjtën sasi lëngjesh, ata që ndoqën dietën kundër hipertesnionit, urinuan më shumë dhe kishin më shumë përqëndrime citrati. Citrati është një lloj kripe që parandalon formimin e gurëve në veshka. Autorët e studimit mendojnë se shkalla e ulët e gurëve në veshka mund të jetë rrjedhojë e ditetës kundër hipertensionit. Ushqimet e kësaj diete kanë përmbajtje të lartë uji.

    VOA
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Pihe kafen,me sheqer dietik.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    po ju ve nje regjim dobesimi qe ju garantoj se ka sukses, ne punen time e kane bere te gjithe, madje edhe mamase ja rekomandova dhe u dobesua 5 kile ne 10 dite dhe duke pare suksesin kane nisur edhe kushot ta bejne
    Regjimi eshte na baze te proteinave, ka disa faza , faza e atakut eshte me delikatja
    per 10 dite hahet vetm mish vici , ose pule i zjere , veze te zjera,qumesht, ose kos mengjez, dreke , darke,
    pa fruta , pa embelsira, pa brumera

    rezultati eshte i garantuar
    ja regjimi me te gjitha fazat e saj

    http://www.zero-complexe.com/regime-dukan.php

  4. #164
    barcelona Maska e shpresa-gazi
    Anëtarësuar
    28-09-2010
    Vendndodhja
    NE TOKE
    Postime
    128
    ne mengjes esell ose pa ngren azgje fare te pijesh nje got me uj te ngroht............
    BARCA IS DIE BESSTE!!!

  5. #165
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    po ju ve nje regjim dobesimi qe ju garantoj se ka sukses, ne punen time e kane bere te gjithe, madje edhe mamase ja rekomandova dhe u dobesua 5 kile ne 10 dite dhe duke pare suksesin kane nisur edhe kushot ta bejne
    Regjimi eshte na baze te proteinave, ka disa faza , faza e atakut eshte me delikatja
    per 10 dite hahet vetm mish vici , ose pule i zjere , veze te zjera,qumesht, ose kos mengjez, dreke , darke,
    pa fruta , pa embelsira, pa brumera

    rezultati eshte i garantuar
    ja regjimi me te gjitha fazat e saj

    http://www.zero-complexe.com/regime-dukan.php
    dhe sa kohe do rezistoni ne kete menyre te ngrenit ju?? kjo s'eshte menyre komplete.
    trupi do hakmerret heret ose vone, karbohidratet jan themelore per trupin.
    5 kile s'jan gje nqs personi peshon mbi 80 kg, ato jan vetem ujra qe humbet.

    eshte provuar shkencerisht praktitisht isht isht qe dieta " vetem" me proteina ose "vetem" me nje gje nuk funksionon,

    me kete diet e keni melcin dhe veshkat per nje vit jashte perdorimit....

    e vetmja diet e mire eshte ajo mediterranea qe i ha te gjitha me kriter dhe me masa te caktuara , rezultatet vijne avash avash po te pakten e di qe po jeton pa shume sakrifica.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    Vetem shume sport dhe not..............
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  7. #167
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    dhe sa kohe do rezistoni ne kete menyre te ngrenit ju?? kjo s'eshte menyre komplete.
    trupi do hakmerret heret ose vone, karbohidratet jan themelore per trupin.
    5 kile s'jan gje nqs personi peshon mbi 80 kg, ato jan vetem ujra qe humbet.

    eshte provuar shkencerisht praktitisht isht isht qe dieta " vetem" me proteina ose "vetem" me nje gje nuk funksionon,

    me kete diet e keni melcin dhe veshkat per nje vit jashte perdorimit....

    e vetmja diet e mire eshte ajo mediterranea qe i ha te gjitha me kriter dhe me masa te caktuara , rezultatet vijne avash avash po te pakten e di qe po jeton pa shume sakrifica.

    Shume dakort .

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2006
    Postime
    20
    pershendetje te gjitheve.disa dite me pare kam pare ne tv me sakte ne kanalin ktv qe me sa di eshte i kosoves reklamen e nje lloj caji bimor per dobesim.me la pershtypje te mira dhe thashe ta gjej e ta provoj por nuk arita ta shenoj emrin.ju lutem nqs e di dikush nga ju le ta shkruaje.flm.

  9. #169
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Vollkorn produkte jane shume te mira per diet, trupi merr vitaminat e duhura dhe nuk ve peshe.
    Nuk kane shume shije , por shiheni si nje denim per ngrenien pa mase
    Sa me shume perime dhe pak fruta .


    Njekohesisht sport , fitness , not, vrap , kam degjuar se edhe kur perdor fshesen me korent (kur pastron shtepin ) humb ca g. Duhet te konsumosh minimim 2 kg uje ne dite .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #170
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    te hame 3 meals edhe 2 snack

    te bejme te pakten 1 ore ne dite ushtrime

    3 meals ti hame rregullisht edhe te mos e teprojme ne sasi

    no soda, pak bread, pak pasta, NO SWEETS, pini shume uje pa e tepruar kuptohet trupi eshte termostat kur behet fjale per ujin dmth pini sa iu kerkon trupi. mundohu te hash me shume te ziera se te skuqura edhe sa me pak kripe me mire.

    asnjeher te mos e beni veten te uritur sepse do hani me shume edhe do jete me keq. dancing djeg me shume calori se nje cardio klas.
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #171
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    profesori i dietikes ne te njeten pyetje nga studentet tha:

    po Hitleri ne kampet e tij nuk perdori noj rexhim dietik ,qe i vuri ne at pesh te gjithe te burgosurit,vetem se ju zvogloi rracionet ditore,

    keshtuu qe,po te doni te humbni pesh,duhet filluar nga truri juaj,njehere aty te bindet njeriu se do te dobesohet,pastaja e gjitha shkon per mrekulli.
    Ca jane ato budallalleqe te hiqet ky ose ai ushqim,te vuhet ky ose ai ushqim,ne natyre eshte asi lloj barazpeshe e materieve ushqyese qe secila nga ato,ndihmojn ne funkcionimin normal te organizmit,
    te konsumohen te gjitha,por masa te jete e caktuar.!
    plus qe preferohet te hahen 3 racionet,dhee ne mes tyre te mos konsumohet asigje,sepse vlerat energjetike te marra te shpenzohen deri te racioni tjeter,nese ne mes rracionesh konsumon qoft edhe nje cop qokollad ,ti shkakton shtim te vlerave energjetike,dhe kjo do ishte ne tepric deri te racioni tjeter dhe kshu grumbullohen dhe shendrohen ne pesh.

    pra ,3 racionet ,me doze te zvogluar,pa u kursy nga asnje lloj ushqimi,dhe mes racioneve asigje
    Ndryshuar për herë të fundit nga teta : 13-07-2011 më 07:14

  12. #172
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Pihe kafen,me sheqer dietik.
    Cfare ju rekomandon ti ketyre eshte ASPARATAME ose thene ne shqip vrima ne qelizat e trurit ...ahahaha . Ka me e keqe se sheqeri dietik apo diet cola ?!
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  13. #173
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    nje kusheri imi ka humb peshen e tepert vetem duke vrapu , ka pas brakun e madh, sot esht krejt ndryshe nuk verehet se ka pas mbipesh. Por duhet te jesh i vendosur qe te humbesh pesh , ata qe skan inati dhe vendosshmeri veshtir se dot dobsohen.
    Nga vrapi gjeja e pare qe humbet eshte dhjami i nenlekures (good fat), prandaj sa dobesohesh nga vrapi te varet lekura si plenc vici . Kjo eshte arsyeja qe sportistet e futbollit kane kategorine 4 ne group food , plus vitaminave dhe mineraleve qe marrin si suplemente per te plotesuar ato qe humbasin gjate djersitjes .
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  14. #174
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Talking

    ky site eshte shume interesant , po te dini frengjisht
    tregon sa kalori duhet te merrni dhe tregon listen e ushqimeve me permbajten e tyre ne kalori
    duke bere nje meny te personalizuar mund te bini ne peshe

    http://www.mesregimes.com/calcul-calories.htm

    eshte per tu habitur, ushqimet baze , buka, gjalpi, djathi, makaronat, patatet e skuqyra, le pastaj byreqet sa kalori permbajne
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 19-08-2011 më 04:33

  15. #175
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    sekreti eshte te hash 3 vakte, por gjithmon te cohesh nga tavolina i/e pangopur.

  16. #176
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga suada dr Lexo Postimin
    sekreti eshte te hash 3 vakte, por gjithmon te cohesh nga tavolina i/e pangopur.


    Sekreti eshte te hash 5 vakte dhe sasi te vogel ku perfshihen shume fruta ne dite , nje veze e zier ( vetem te bardhen) , nje here ne jave makarona me salce te kuqe , tre here ne jave pule , tre here ne jave peshk ( varet darke ose dreke ) 2 here ne jave fasule , bamje, fierza , revithia dhe nje here ne jave mish vici i pjekur .Shume sallata te kohes ose perime te ziera.

  17. #177
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Sekreti eshte te hash 5 vakte dhe sasi te vogel ku perfshihen shume fruta ne dite , nje veze e zier ( vetem te bardhen) , nje here ne jave makarona me salce te kuqe , tre here ne jave pule , tre here ne jave peshk ( varet darke ose dreke ) 2 here ne jave fasule , bamje, fierza , revithia dhe nje here ne jave mish vici i pjekur .Shume sallata te kohes ose perime te ziera.
    po do shtoja edhe aktivitetin fizik qe eshte shume i rendesishem: vrap nga 1 ore- 1ore e gjysem te pakten 3 here ne jave ose shetitje te gjata me ecje me ritem te shpejte perdite.

  18. #178
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Sekreti eshte te hash 5 vakte dhe sasi te vogel ku perfshihen shume fruta ne dite , nje veze e zier ( vetem te bardhen) , nje here ne jave makarona me salce te kuqe , tre here ne jave pule , tre here ne jave peshk ( varet darke ose dreke ) 2 here ne jave fasule , bamje, fierza , revithia dhe nje here ne jave mish vici i pjekur .Shume sallata te kohes ose perime te ziera.
    3 vakte e kisha fjalen per ushqim dmth mish peshk etj, pjesa tjeter dmth ato 2 vaktet qe ti permend mund te hash fruta kos, te pish lengje etj.
    Kjo eshte diet per njerezit qe nuk i menjanojne dot ushqimet me yndyrna apo proteina, tani ato hajn qe hajn ushqime qe te shendoshin por sekreti eshte qe mos ta mbushin barkun plot.Ama nese hajn sallat fruta perime, le te hajn gjith diten po deshen nuk shendoshen.

  19. #179
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    sa me iku mami e mbylla kapitullin e byreckave, kekrave, kadaifrave dhe hyra ne regjim vetem me prodhime me baze pule , te bardha vezesh, kos pa yndyrna, perime te pa perpunuara ,uje , uje mbi 1, 5 l , pa brumera, pa embelsira, nuk para beja vrap dhe rashe 5 kile ne nje muaj tash per tash , vazhdoj akoma......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 20-08-2011 më 15:51

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2012
    Postime
    3
    kush mund te na thote,llojet e frutave dhe sasit e lejuara qe mund te perdor nje diabetik.asekush nuk e ka specifikuar deri me sot.

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Uji ne dietat qe perdoren !
    Nga inter_forever në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 07:12
  2. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  3. Përmbledhja e recetave
    Nga [Perla] në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  4. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •