Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 224
  1. #141
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Fiksimet e të ngrënit

    Fiksimet e të ngrënit, nga mëkati në sëmundje

    Të mendosh gjithmonë për të ngrënët: sapo të jesh zgjuar, pasi të kesh ngrënë, në mes të natës. Një Mani kjo që mund të fillojë me një dietë për t’u shndërruar në një nga shqetësimet një të rëndësishme të ditës. Zbulimet e fundit? Pasojat e varësisë psikologjike ndaj të ngrënit. et e të ngrënit, nga mëkati në sëmundje


    Lili është një vajzë simpatike dhe e sjellshme. E lumtur deri në momentin kur burri i jetës së saj e la për një vajzë “ perfekte”, shumë e bukur, e zonja në profesionin e saj dhe pa asnjë kilogram të tepërt në peshë. Dhe ç’bën për ta rifituar? E thjeshtë. Fillon dietën. Ky është subjekti i dramës franceze në filmin “Che Fame” me Alesandra Martines në rolin e gruas “perfekte”. Një komedi mbi dietën,- kështu e përshkruan filmin regjisori Florenz Kuintin duke shpjeguar se si lindi ideja e këtij filmit. “Në ditët e sotme, kur dy persona takohen nuk pyesin më si je, por mos je dobësuar gjë. Kjo më ngjalli dëshirën për të shkruajtur për diktaturën e dietave”,- thotë regjisori. Revistat e femrave, propozojnë në të njëjtin numër, dieta për të humbur 5 kg dhe receta të gënjeshtërta për pane dhe vajin. Duket se ekziston një skizofreni midis thirrjes së kënaqësisë që të jep tavolina dhe detyrimit social të dobësimit dhe Alesandra Martinez e di mirë se çfarë do të thotë një gjë e tilë. Që në momentin e daljes së filmit ajo deklaroi se: “Kur isha adoleshente isha e fiksuar nga frika, ankthi i humbjes së bukurisë, prishjes së linjave të trupit. Kam rrezikuar disa herë në kufinjtë e anoreksisë”

    Ushqimi, një terren përballjesh
    Të ngrënit është sipas shijes dhe kjo ka bërë që vitet e fundit disa kuzhinierë të jenë bërë të famshëm për “guston” e tyre, për faktin se shumë persona “vip” frekuentojnë rregullisht “kuzhinën” e tyre. Por ushqimi është fiksim, mendim konstant gjatë ditës, tundim të cilit nuk duhet t’i dorëzohesh, një Ankth në vetvete apo një burim kënaqësie që nuk mund t'ia lejosh vetes.


    Të ngrënit dhe fiksacioni
    Asnjë element ushqyes nuk krijon varësi biologjike ndikuar nga instikti i mbijetesës por krijon një varësi psikologjike në të cilën ushqimi herë – herë është armik dhe herë aleat. Një luftë me “gjuajtje pirunjsh”, ku në mes të viktimave të saj ka edhe mjaft emra të njerëzve të famshëm si Santa Katerina da Sena, anoreksike. Princesha Diana, e cila, siç ka treguar edhe vetë, ka vuajtur nga bulimia. Në rastin e parë, refuzimi i ushqimit, në rastin e dytë, ndjenja e ekzagjerimit të të ngrënit. Pra, anoreksia dhe bulimia janë shqetësimet kryesore të krijuara nga çrregullimet e të ngrënit. Ekzistojnë dhe shumë disfunksionime të tjera shëndetësore. Mani të vogla lidhur me ushqimin mund të çojnë në krijimin e shumë e shumë problemeve shëndetësore të cilat mund të mbeten për gjithë jetën apo të transformohen dalëngadalë në patologji të rrezikshme. Anoreksia dhe bulimia shkaktojnë dhe probleme serioze psikologjike, varësi psikologjike të njeriut, e njohur ndryshe si “ortoreksia nervore” që si pasojë ka ndiesinë e të ushqyerit me ushqime të pastra, ushqime natyrale apo gjenetikisht të përpunuara. Shumë nga yjet e Hollivudit duket se janë “ goditur” prej saj. Dhe Winona Rajder pi vetëm Organic- Cola, prodhim american,. Xhulia Roberts pi kafe vetëm me shumë qumësht soia. Kim Katrall, artistja e njohur e “Seksi dhe Qyteti” bën ekskluzivisht shoping në supermarkete ku tregtohen vetëm ushqime natyrale. Nga përdorimi i ushqimeve të ndryshme, një shqetësim i gjeneratës së fundit është dhe çekuilibrimi i peshës së trupit, rënie dhe ngritje të menjëhershme. Zgjidhja më e preferuar mbi këtë problem, është dieta.

    Këshilla për të ruajtur linjat
    Nëse gjatë kohëve të fundit keni mbajtur rregull në të ngrënë dhe tashmë jeni në formë perfekte, ruajeni atë. Nëse ndiqni këto këshilla, ju do të mund të ruani linjat tuaja të arritura pas një diete të mundimshme.Bëni pak kujdes në konsumin e ushqimeve të përditshme. Ushqimet me yndyrna dhe kalori gjithmonë duhet t’i zgjidhni me kujdes dhe gjithashtu mos lini asnjë vakt pa ngrënë sepse organizmi juaj do t’i dyfishojë yndyrnat e vaktit tjetër. Sidomos, mos lini pa ngrënë mëngjesin, sepse pas gjumit, trupi ka nevojë për ushqim për të përballuar mirë ditën. Evitoni medikamentet e dobësimit sepse përdorimi i tyre për një kohë të gjatë dëmton shëndetin. Evitoni ushqimet pikante sepse janë ato që ju hapin oreksin. Ndër sheqernat mund të përdorni mjaltin. Pini çdo ditë afër 1 kg ujë, dy gota në drekë e në darkë. Mos u peshoni dy herë në javë sepse e rëndësishme është një rënie jo e menjëhershme.Gjatë periudhës së menstruacioneve mund të shtoni deri në 2 kg por, mos u frikësoni. Nuk është asgjë. Përdorni ushqime të ziera të cilat nuk përmbajnë shumë yndyrna. Për gatimin e tyre përdorni vaj ulliri dhe vaj soje. Nëse jeni të ftuar në një darkë, mundësisht evitoni alkoolin dhe ëmbëlsirat. Hani nga pak në çdo asortiment por mos e humbni kontrollin. Praktikoni një sport sepse falë tij humbisni lehtësisht nga pesha juaj. Kur jeni me dietë, e rëndësishme është të hani ngadalë, gjë që ju jep përshtypjen sikur hani më shumë dhe ndihmon tretjen në stomak.Stresi ndikon në shtimin në peshë dhe frenon funksionimin e rregullt të organizmit. Sporti më i mirë është noti sepse të zgjat këmbët, të tendos lëkurën, djeg shumë kalori, por edhe vrapi,- atletika ndikon jo më pak.
    _________
    marrë nga revista spekter
    "Carpe Diem"

  2. #142
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lidhja mes pubertetit të hershëm dhe mbipeshës tek vajzat

    Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ekziston një lidhje mes pubertetit të hershëm dhe mbipeshës tek vajzat në moshën e fëmjërisë. Në vazhdim do t’ju njohim me përfundimet e një studimi, ku morën pjesë 350 vajza që nga vitet e para të fëmijërisë, e deri në periudhën e adoleshencës.

    Shkencëtarët kanë vënë re se shumë vajza e fillojnë tani periudhën e pubertetit shumë më shpejt se 30 vjet më parë. Në të njëjtën kohë, ritmet e mbipeshës tek fëmijët amerikanë vazhdojnë të jenë në rritje. Prandaj, studjuesit kanë arritur në përfundimin se rritja e peshës tek vajzat mund të kontribuojë në fillimin më herët të pubertetit. Kjo periudhë tek vajzat shoqërohet me një sërë ndryshimesh fiziologjike e psikologjike.

    Doktoresha Xhois Li, profesore e pediatrisë në Universitetin e Miçiganit, analizoi të dhënat e studimeve qeveritare, që i kanë vëzhguar vajzat që nga vitet e para të fëmijërisë, deri në adoleshencë. Doktoresha Li dhe kolegët e saj studiuan indeksin e masës trupore të 350 vajzave që nga mosha 3 vjeçare. Indeksi ka të bëjë me masën e dhjamit në përpjestim me peshën dhe gjatësinë.

    "Ne arritëm në përfundimin se vajzat që kishin indeksin e masës trupore më të madhe në moshë 3 vjeçe, kishin më tepër prirje për pubertet të hershëm."

    Doktoresha Li thotë se studimi të bën të besosh se pesha e madhe në vitet e vegjëlisë, ndikon në fillimin më shpejt të periudhës së pubertetit tek vajzat. Megjithatë, shton ajo, nuk është e qartë ende në se moslejimi i shtimit në peshë i vajzave në moshë të vogël do ta vononte pubertetin. Por doktoresha thotë se vonimi i pubertetit tek vajzat do të ishte diçka e mirë, sepse fillimi para kohe i kësaj periudhe ka efekte psikologjike dhe shëndetësore afatgjatë tek vajzat.

    "Nga studime të mëparshme e dimë se fillimi para kohe i pubertetit mund të shoqërohet me shtimin e problemeve të sjelljes tek vajzat dhe me vështirësi psikologjike, me fillimin para kohe të përdorimit të alkoholit, dhe të marrëdhënieve seksuale, si dhe me shtimin e mbipeshës në moshë madhore dhe të kancerit të gjirit."

    Doktoresha Lee thotë se është mirë të merren masa për moslejimin e mbipeshës tek vajzat, sepse kjo mund të shkaktojë diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë që në vitet e fëmijërisë.

    "Zeri i Amerikes"
    "Carpe Diem"

  3. #143
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Roli i peshës trupore

    Shpesh është thënë që mbipesha e tepruar nuk i bën mirë shëndetit, por sa shpesh bëhet ajo shkaktare e vdekjes? Dhe ç’mund të thuhet rreth mbipeshës, sa mbipeshë duhet të jetë njeriu që të rrezikohet nga vdekja?

    Me këto pyetje u mor kohët e fundit një grup ekspertësh dhe rezultatet e studimit të tyre ata i botuan në një revistë të njohur mjekësore këtu në Shtetete Bashkuara.

    Një tjetër fakt i theksuar në studim është se megjithëse numri i amerikanëve me mbipeshë të tepruar trupore po rritet, numri i vdekjeve të shkaktuara nga mbipesha po bie, si rezultat i përmirësimeve në shërbimet e shëndetit publik dhe kujdesit mjekësor.

    Mjekja Katherin Flegal pranë qëndrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe kolegët e saj, analizuan të dhënat e grumbulluara nëpërmjet një ankete me pjesmarrjen e 30 mijë amerikanëve në mbarë vendin.

    Ekspertja Flegal thotë se ata krahasuan numrin e vdekjeve mes personave nënpeshë, mbipeshë, tejet mbipeshë, e me peshë normale. Gjatë studimit u vu re se numri i vdekjeve ishte më i lartë mes personave nënpeshë dhe me mbipeshë të tepruar në krahasim me personat me peshë trupore normale. Rezultatet e studimit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë.

    Autorët e studimit arritën në përfundimin se në vitin 2000, krahasuar me peshën normale trupore, mbipesha e tepruar ishte bërë shkak për rreth 112 mijë vekje më shumë, ndërsa në krahasim me peshën normale, nënpesha trupore ishte bërë shkak për vdekjen e rreth 34 mijë personave më shumë.

    Ekspertët u befasuan nga një numër çështjesh, thotë mjekja Flegal. Një prej këtyre çështjeve ishte se nënpesha trupore ishte bërë shkak për një numër relativisht të lartë vdekjesh, veçanërisht mes njerëzve të moshuar. Ekspertët gjithashtu u befasuan nga fakti se mbipesha trupore nuk ishte bërë shkak për shtimin e numrit të vdekjeve.

    Por nuk mund të thuhet kështu për mbipeshën e tepruar. Në fakt studimi tregoi se mbipesha, në krahasim me peshën normale, pati një farë ndikimi në uljen e numrit të vdekjeve. Por ekspertja Katherin Flegal pohon se duhet patur kujdes kur thuhet se mbipesha është mbrojtëse nga çfardo këndvështrimi. Kjo është një çështje përtej kufijve të këtij studimi, thotë mjekja Flegal. Ajo shton se për të kuptuar ndikimin e mbipeshës mbi vdekjen, nevojiten kërkime të tjera.

    Ndërkohë, nuk është keq që çdo njeri të interesohet për të njohur se cila është pesha e tij normale. Për të përcaktuar kategoritë e peshës; nënpeshën, mbipeshën, peshën e tepruar dhe peshën normale e trupit, ekspertët morën peshën trupore e shrehur në Kilogram dhe pjestuan atë me gjatësinë trupore në katrorë, e shprehur në metra.

    Zonja Flegal thotë se një person mund të hyjë në kategorinë e nënpeshës trupore kur treguesi i masës së trupit është më pak se 18. 5; në kategorinë e mbipeshës atëherë kur ky tregues është më i lartë se 25 por më i ulët se 30; me peshë të tepruar kur treguesi i masës trupore është mbi 30.

    "Zeri I Amerikes"
    "Carpe Diem"

  4. #144
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dilema qe peshojne ose ç'është obeziteti

    Kilet e teperta rrezikojne jeten. Megjithate rezultatet e studimeve te fundit nuk ndihmojne per qartesimin e gjerave. Te gjesh rrugen e mesme mes ofertave tw industrise farmaceutike dhe asaj te produkteve ushqimore, eshte gjithnje e veshtire
    Pak shendet duket se nuk ben edhe aq keq. Perkundrazi. Ata qe jetojne me gjate, jane pikerisht personat qe jane paksa obeze. Pa e zbukuruar aspak, keto jane perfundimet e analizes se botuar ne revisten prestigjioze mjekesore “Lancet”. Te jete e mundur valle? Dyshimet nuk mund te zhduken plotesisht, po te kihet parasysh fakti se kjo eshte krejt e kunderta e asaj qe besohej deri me sot. Dhe kjo u pa qarte vetem nje jave pas botimit te “Lancet”. Revista amerikane “New England Journal of Medicine” botoi rezultatet e dy studimeve te tjera qe flasin krejt ndryshe: Mbipesha te shkurton jeten. “Edhe fare pak kile te teperta mund te nenkuptojne disa vite jete me pak”, shkruante “Washington Post” ne faqen e pare, vetem disa dite te shkuara. Dhe ne mes te kesaj morie lajmesh krejt te kundert me njeri-tjetrin mbi pasojat qe sjell mbipesha, tabelat e rezultateve sjellin te verteten. Madje edhe me shume se kaq. Shifrat katastrofike jane bere publike vetem shtate vjet me pare, edhe pse duket sikur ka nje jete qe i degjojme. Ne kete periudhe u publikua raporti i pare i rendesishem, sipas te cilit rreth 300 mije njerez kane humbur jeten nga mbipesha ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. U fol per nje epidemi globale: Per ‘globezitetin’, si per te vene ne dukje “shendoshjen progresive te kombeve”. Nje perspektive qe e mori ne konsiderate edhe Organizata Boterore e Shendetesise. “Nese do te marrim ne konsiderate cdo lloj epidemie, qofte grip apo dicka tjeter, asnje nuk eshte me e rende sesa epidemia e obezitetit, ne termin e impaktit shendetesor per vendin dhe shoqerine tone”, ka deklaruar ne vitin 2003 Julie Gerberding, drejtoreshe e “Qendres per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve”, ne SHBA. Parashikimet (te dala ne kongresin e fundit mbi obezitetin, i zhvilluar ne Sidnej, Australi), thone qe brenda pak vitesh, perhapja e ketij fenomeni mund te kompromentoje jetegjatesine e njeriut. Ne nje raport te koheve te fundit eshte bere publike shifra e 1 miliard obezeve ne te gjithe boten, qe si per paradoks e ka kapercyer me kohe numrin prej 800 milione te paushqyerve qe llogariten ne bote. Nuk eshte hera e pare, si ne rastin e dy raporteve te “Lancet” dhe “New England”, qe te dhenat epidemiologjike flasin per pasoja te ndryshme qe vijne nga obeziteti. Madje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka jo pak opinioniste qe kane dale kunder perfundimeve te ketyre te dhenave, duke e argumentuar se raportet qe flasin per pasojat negative qe vijne nga obeziteti jane te frymezuara nga industria farmaceutike, per te reklamuar produktet qe ndihmojne per dobesim. Por nese hidhet nje veshtrim me i vemendshem, edhe levizjet e konsumatoreve qe mundohen te “shfryjne” mitin e mbipeshes duket se jane te sponsorizuara nga restorante dhe idustrite e prodhimit te produkteve ushqimore. Dhe ne kete lemsh interesash nuk eshte e lehte te gjendet e verteta. Tendenca per te terhequr shifrat sa nga nje ane ne tjetren, eshte e pashmangshme. Ashtu sic eshte po kaq e veshtire qe te dhenat epidemiologjike te hedhin drite mbi rreziqe te tjera qe i kanosen njeriut, sic mund te jete duhani per shembull. Por si perfundim, disa kile me shume bejne mire apo keq? “Me shume bejne keq”, eshte pergjigja e eksperteve. Madje po te shikohen mire studimet e viteve te fundit, edhe perfundimet e eksperteve nuk jane me kontradiktore sa me pare. “Personat me peshe normale jane me pak te ekspozuar ndaj rrezikut te semundjeve apo vdekjes se parakohshme”, ka pohuar Maria Grazia Franzosi, epidemiologe e institutit Mario Negri. Rreziku vjen e rritet rreth 40 per qind me shume tek personat nenpeshe. Ndersa per njerezit obeze ky rrezik zmadhohet dy ose tre here me teper. Dhe per kete nuk ka me pike dyshimi. Tre raporte te ndryshme kane dale me te njejtin perfundim. Dyshimet tanime mbeten vetem tek personat me nje mbipeshe te lehte ose te arsyeshme. Edhe pse ne kete rast realiteti eshte i ndryshem nga ai qe duket. Kete mendim mbron edhe nje prej studiuesve qe mundohet te zvogeloje pasojat e kileve te teperta. Pjese e fajit duket se eshte edhe njesia matese e shendetit. Ne te gjitha te dhenat e mbledhura, si meter referues ose si etalon perdoret masa trupore (Imc), e llogaritur nga raporti i peshes me gjatesine. Por me nje Imc me te larte se norma jane edhe personat trupmedhenj dhe te shendoshe, te cilet ne fakt, peshojne teper por dhjamin e kane zevendesuar me muskuj. Per kete arsye, sot preferohet qe ne vend te indeksit Imc, per masat qe paralajmerojne rreziqet, sidomos ato kardiovaskulare, te perdoren si meter masat e dhjamit ne pjesen e barkut, qe jane edhe tregues i rrezikut te semundjeve te zemres dhe diabetit. “Mesazhi yne nuk do te thote qe shendeti i tepert nuk eshte i demshem. Ajo cka ne veme ne dyhsim, eshte fakti se masa trupore (Imc) mund te jape te dhena te gabuara per ata persona te dobet, por qe kane muskuj (gje qe eshte e mire per shendetin), dhe per ata njerez qe kane akumuluar dhjamin e vertete dhe te rrezikshem”, ngul kembe Francisco Lopez-Jimenez, nje prej autoreve te studimit te botuar ne revisten “Lancet”. Nga ana tjeter ekziston edhe nje faktor qe shpjegon diversitetin e perfundimeve. “Ka mundesi qe persona mbipeshe, te semure nderkohe nga semundje kardiovaskulare, si ata te perfshire ne studimin e “Lancet”, te jene kuruar ne menyre me agresive, per patologjine te ciles i perkasin. Prandaj dhe numri i vdekjeve te tyre eshte me i vogel”, shpjegon Paolo Vineis, epidemiolog ne Universitetin e Torinos dhe ne Imperial College ne Londer. “Gjithsesi studimi i “Lancet” i referohet vdekshmerise tek pacientet e prekur qe me pare nga semundjet koronare. Te dhena keto qe sigurisht jane te ndryshme, po t’i referohen njerezve te shendetshem”. Megjithate te dhenat dhe publikimet epidemiologjike kane ndikimin e tyre. “Nuk mund ta lejojme kalimin e mesazheve qe thone se mbipesha ben mire”, thote studiuesja Franzosi. Por ne te njejten kohe edhe pse ka nje kosto te larte ne termat e shendetit publik, rreziku individual i lidhur me obezitetin nuk eshte i madh. “Kush pi duhan eshte dy deri ne tre here me shume i ekspozuar ndaj semundjeve vdekjeprurese; per ata qe jane mbipeshe, rreziku rritet 20-30 per qind dhe eshte analog me ate te duhanpiresve, vetem ne rastet e obezitetit te theksuar, cka perben raste te rralla”, thote Carlo La Vecchia, epidemiolog ne Fakultetin e Mjeksise ne Universitetin e Milanos. Gjithsesi rreziku zvogelohet serish, po te kihet parasysh numri i vogel i njerezve qe futen ne kete kategori. Pavaresisht kesaj, ne nje studim te publikuar ne “European journal clinical nutrition” thuhet qe numri i njerezve obeze nuk eshte ne rritje qofte tek te rriturit, qofte tek femijet. Ndersa vetem 10 per qind e te rinjve duken te predispozuar te preken nga ky fenomen. Cka do te thote se tonet drastike per “epidemine e obezistetit” duken ende larg.

    Pergatiti.B
    "Carpe Diem"

  5. #145
    Fitore Partia Demokratike Maska e amela1
    Anëtarësuar
    03-07-2008
    Vendndodhja
    tra la la world
    Postime
    172
    dieta pa demtuar shendetin tend:

    shko ne farmaci bli nje caj dietik i quajtur DIETER'S DRINK (cmimi 500 leke te reja)
    pi nje bustin ne mengjes dhe nje bustin ne darke,vazhdoje per nje ose dy muaj,gjate kesaj periudhe duhet qe te eliminosh mengjesin,ne dreke te konsumosh gjell me pak buke,ne mbasdite fruta,ne mbremje nje gote kos.
    vazhdoje kte per nje ose dy muaj rresht dhe do shikosh se do biesh nga pesha pa demtuar shendetin tend.

    ps. keshilluar nga nje dietologe.

  6. #146
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    nje kusheri imi ka humb peshen e tepert vetem duke vrapu , ka pas brakun e madh, sot esht krejt ndryshe nuk verehet se ka pas mbipesh. Por duhet te jesh i vendosur qe te humbesh pesh , ata qe skan inati dhe vendosshmeri veshtir se dot dobsohen.

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2008
    Postime
    68
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    nje kusheri imi ka humb peshen e tepert vetem duke vrapu , ka pas brakun e madh, sot esht krejt ndryshe nuk verehet se ka pas mbipesh. Por duhet te jesh i vendosur qe te humbesh pesh , ata qe skan inati dhe vendosshmeri veshtir se dot dobsohen.
    Shume e sakte...dietat jane iluzore.Vetem aktivitet fizik

  8. #148
    komjuter expert
    Anëtarësuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    skandinavi
    Postime
    94
    Perdhendetje të gjithve anëtarëve me duhet nje recept dijeti per renien e peshes

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2009
    Postime
    3
    po ca te them une o fejzi ha ca te dush shendoshu se nuk do kesh me kohe per te henger

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2009
    Postime
    3
    o lale po ca jane keto dieta me hani me sa te doni se kush eshte i shendoshe eshte i bukur

  11. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    edhe une kam nevoje per diete
    a mund te me ndihmoni
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e Marilo
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    7
    ci dona kto me mire te bojme stervitje

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Per mua dieta me e mire eshte : Eliminimi i embelsirave,lengjeve te gazuara apo te frutave jo te shtrydhura vet.Brumerat e teperta.Kur ha makarona pjaten mbushe me pak se nje mase.Buken jo me shume se nje fete ne vakt.Te skuqurat.Yndyren e tepert .Leviz sa me shume.Per mua ka patur shume efekt.

  14. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-03-2008
    Postime
    1
    Tung Mbreta deshta te di vetem a ka drjt gjat ksaj diete te pihet qaji dhe kafja pa sheqer me teper se qe eshte e shenuar ne diete FLM.
    Dhe sqarim per ata qe nuk e kuptojne fjalen dvopek(nga serbishtja) dmth-buke dyher e pjekur ose pjekore tung nga myrja

  15. #155
    Jeta esht e bukur zbuloje Maska e eriola17
    Anëtarësuar
    25-07-2008
    Postime
    76

    Mbipesha

    iitek mbi pesha uhhh problem esht edhe per shendetin e njeriut vajza gra burra njerez ka jeni e ka sjeni hani ma pak bre edhe ecni ma shum fitnes ka pak edhe pini uj kat sillmni lar indyrnave dhe emblsirave dhe brumit lengjet definitivisht evitoni une pervete kam qen 57 kg tani jam 65 dhe per nja 2 muaj dot humb gjith qysh se ua mbipeshen hiqq uff trashesia e shpifur eshtt

  16. #156
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga eriola17 Lexo Postimin
    iitek mbi pesha uhhh problem esht edhe per shendetin e njeriut vajza gra burra njerez ka jeni e ka sjeni hani ma pak bre edhe ecni ma shum fitnes ka pak edhe pini uj kat sillmni lar indyrnave dhe emblsirave dhe brumit lengjet definitivisht evitoni une pervete kam qen 57 kg tani jam 65 dhe per nja 2 muaj dot humb gjith qysh se ua mbipeshen hiqq uff trashesia e shpifur eshtt
    po yndyrnat e ndryshme ndikojne ne shendet shume , ndersa sallatat jan per eliminimin , dhe vrapimi , uj i thjesht .

  17. #157
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    OBEZITETI-semundje psikike

    Gjate dhjetëvjeçarëve të fundit mbishëndoshja është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo në botë. Më shumë se 1 miliard njërës në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milion të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obez është rritur 3 herë.

    Alarmi është se ai po rritet edhe tek fëmijët. Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë.

    Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re që po pushton heshturazi pandalshmerisht planetin. Prandaj e quajnë ndryshe “GLOBEZITET”.

    Prej padijes, nënvlerësimit, naivitetit shëndetësor dhe pasivitetit shoqëror po shtohen me ritme te frikshme bashkë me të, problemet shëndetësore dhe shoqërore që ai krijon.



    Shkencetaret kane zbuluar se fundi se obeziteti eshte nje problem mendor. Truri luan nje rol te rendesishem per kontrollin e oreksit dhe per kete fajin nuk mund t’ia hedhim metabolizmit.

    Dy studime nderkombetare te publikuara ne “Nature Genetics”, treguan se shumica nga shtate variantet e reja te nje gjeni jane aktive ne tru. Por ky nuk mund te jete shpjegimi per epidemine e fundit te obezitetit, pasi gjenet kane qene te pranishme prej vitesh dhe kjo epidemi eshte nje fenomen i ri.

    Sipas studimit, impakti i trurit tek oreksi mund te jete me i rendesishem se cdo variacion gjenetik, qe ndryshon aftesine e trupit per t’u shendoshur apo dobesuar.

    Secili nga variantet e gjenit ka nje ndikim te vogel tek obeziteti, por nje person qe i ka te gjitha ato peshon 2 kg me shume se mesatarja.

    Raporto nëse ky postim i then rregullat
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  18. #158
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    OBSH: Obeziteti në botë vazhdon të jetë drejt rritjes

    Zëri i Amerikës
    28-07-2009

    Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se obeziteti në botë vazhdon të jetë drejt rritjes, një prirje që ajo e quan "globezitet".

    Obeziteti ka bërë që njerëzit në botë të shpenzojnë shumë për t'u dobësuar. 360 miliard dollarë shpenzohen çdo vit në botë për metodat e ndryshme të dobësimit si dieta ushqimore, ilaçe apo ushtrime fizike.

    Megjithë përpjekjet e zyrtarëve të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, amerikanët vazhdojnë të shëndoshen. Dy të tretat e amerikanëve të rritur janë ose obezë ose mbi peshë. Disa thonë se obeziteti në Amerikë është si një farë epidemie që është përhapur pa u vënë re gjatë viteve.

    Kohët e fundit, shkencëtarët në Universitetin e Indianës dhe të Cincinatit thonë se kanë gjetur një zgjidhje, e cila nuk është aq drastike sa operacionet për humbjen e peshës si zvogëlimi i stomakut.

    Fjala është për një ilaç i cili ul oreksin dhe përmirëson metabolizmin por që deri tani është provuar me sukses vetëm te minjtë. Hapi tjetër është që ilaçi të provohet edhe te njerëzit.

    Zeri i Amerikes

  19. #159
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Obeziteti rrit rrezikun e ridështimit të fëmijës

    Gratë të cilat kanë pësuar një dështim të fëmijës janë më të rrezikuara për ta përsëritur një gjë të tillë kur janë obeze, shprehen kërkuesit. Një grup në spitalin e Shën Marisë në Londër ndoqën zhvillimet e 696 grave, dështimet e fëmijëve të të cilave ishin cilësuar si të “pashpjegueshme” nga specialistët klinikë. Grupi tha në një konferencë në Kanada se rreziqet për një dështim tjetër rriteshin me 73% kur gruaja ishte obeze.
    Megjithëse lidhjet mes obezitetit dhe problemeve për të mbetur shtatzënë, si dhe ndërlikimeve gjatë shtatzënisë janë të njohura, ky studim bën thirrje për një përkujdesje më të madhe kundrejt një dështimi të përsëritur, për të cilin nuk janë dhënë shkaqe.Nga 696 gratë rastet e të cilave u ndoqën, më shumë se gjysma kishin një peshë “normale”, 20% ishin mbipeshë, 15% ishin obeze, duke nënkuptuar se indeksi trupor i peshës së tyre ishte mbi 30.

    Sa më të mëdha në moshë të ishin gratë, aq më i madh ishte rreziku i dështimit të fëmijës, por kur të gjithë faktorët viheshin pranë njëri-tjetrit, rezultonte se obeziteti ishte një tjetër faktor i mundshëm.Ndërsa nuk kishte ndonjë diferencë të madhe mes rasteve të dështimit tek gratë mbipeshë, me peshë normale apo nën peshë, rreziku për të dështuar sërish fëmijën rritej ndjeshëm tek gratë obeze.

    Deformime të fetuesit
    Uini Lo, infermiere në spitalin e Shën Marisë, e cila prezantoi kërkimin në një takim në Montreal, u shpreh: “ Ky është i pari studim që shikon një lidhje mes peshës trupore dhe dështimeve të përsëritura. Ky studim tregon se gratë obeze të cilat kanë pësuar disa dështime janë më të rrezikuara për të dështuar sërish. Të gjitha gratë që kanë pasur dështime të fëmijës duhet që të peshohen menjëherë që në konsultën e parë. Ato që janë obeze duhet të shohin të mirat e humbjes së peshës”.

    Dr. Nik Finer, një endokrinolog me një interes të madh mbi obezitetin, u shpreh se rezultatet e kërkimeve ishin të pritshme. “Ne tashmë e dimë se mundësitë e fertilitetit ulen me rritjen e peshës, rreziqet e deformimeve të fetusit rriten, si rrjedhojë edhe problemet me shtatzëninë do të jenë të pranishme”. Gjithsesi, ai tha se dietat gjatë shtatzënisë nuk ishin aspak të këshillueshme. “Ka shumë arsye për t’u përpjekur për të rënë në peshë para se të ngelesh shtatzënë, por nuk rekomandohet që gratë ta bëjnë një gjë të tillë pasi të kenë mbetur shtatzënë, pasi kjo do të shkaktonte shumë probleme”.

    Shekulli

  20. #160
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    Gjate dhjetëvjeçarëve të fundit mbishëndoshja është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo në botë. Më shumë se 1 miliard njërës në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milion të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obez është rritur 3 herë.

    Alarmi është se ai po rritet edhe tek fëmijët. Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë.

    Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re që po pushton heshturazi pandalshmerisht planetin. Prandaj e quajnë ndryshe “GLOBEZITET”.

    Prej padijes, nënvlerësimit, naivitetit shëndetësor dhe pasivitetit shoqëror po shtohen me ritme te frikshme bashkë me të, problemet shëndetësore dhe shoqërore që ai krijon.



    Shkencetaret kane zbuluar se fundi se obeziteti eshte nje problem mendor. Truri luan nje rol te rendesishem per kontrollin e oreksit dhe per kete fajin nuk mund t’ia hedhim metabolizmit.

    Dy studime nderkombetare te publikuara ne “Nature Genetics”, treguan se shumica nga shtate variantet e reja te nje gjeni jane aktive ne tru. Por ky nuk mund te jete shpjegimi per epidemine e fundit te obezitetit, pasi gjenet kane qene te pranishme prej vitesh dhe kjo epidemi eshte nje fenomen i ri.

    Sipas studimit, impakti i trurit tek oreksi mund te jete me i rendesishem se cdo variacion gjenetik, qe ndryshon aftesine e trupit per t’u shendoshur apo dobesuar.

    Secili nga variantet e gjenit ka nje ndikim te vogel tek obeziteti, por nje person qe i ka te gjitha ato peshon 2 kg me shume se mesatarja.

    Raporto nëse ky postim i then rregullat
    Shume e verrtete. Doktorret e dietave jane vetem mashtrues. Njerezit me obezitet duhet ne rradhe te pare te shkojne te psikologu per psiko-terapi.
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Uji ne dietat qe perdoren !
    Nga inter_forever në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 07:12
  2. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  3. Përmbledhja e recetave
    Nga [Perla] në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  4. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •