Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 224
  1. #101
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102

    Si mund të humbasim peshë pa dëmtuar veten

    Dieta e gjelles me laker, versioni mediterran:
    500 g Laker e bardhe
    1 Spec i madh i kuq
    1 Spec i madh i verdhe
    250 g Karrota
    3 dege selleri
    250g Bishtaja
    1 Qepe e madhe e thate
    2 Thelpinj hudhre
    4 luge gjelle vaj ulliri
    2 Speca djeges te thate
    Kripe,
    1 liter leng perimesh (instant)
    Ereza si borzilok dhe koper
    3 sardelle (1 dose)
    4 Domate ose nje doze domatesh pa lekure
    75 gr ullinj te zinj pa berthama
    2 luge gjelle uthull balsamico

    Per salcen e ullirit:
    200g ullinj te zinj
    3 Sardelle
    2 dege koper
    Lekura e nje limori (priteni me qeruesen e patateve)
    50 gr kapern (verini ne uje nje nate me perpara qe tu iki kripa e tepert)
    0,2l vaj ulliri
    kripe, piper nga mulliri

    Specat lerini te piqen ne furren e nxehte 175°C per 30 minuta. Futini ne nje qese plastmasi per akullin dhe lidheni qesen. Mbas gjysem ore qerojeni specin nga lekura. (Alternative, Ne Gjermani shiten ne kavanoza speca te kuq te pjekur ne furre dhe te qeruar.
    me
    Pastroni karrotat, sellerine dhe bishtajat (mund te merrni edhe bishatja ne konserva dhe pritini ne rrathe. Lakren pastrojeni dhe priteni ne madhesine qe ju pelqen. Qeper qerojini dhe ndajini ne 8-tsh.
    Qepen dhe thelpinjte e hudhrave te paqeruara skuqini ne vaj ullori. Pastaj hidhini me radhe karrotat, sellerine dhe bishtajat duke i skuqur secilen nga nje minute. Ne fund hidhni edhe kalren. Hidhini kripe dhe specin djeges te therrmuar. Hidhini lengun e perimeve dhe lereni te marre nje vale. Kopren dhe borzilokun lidhini bashke dhe varini siper tenxheres qe gjella te marre aromen por jo vete erezat. Tenxheren mbulojeni me kapak dhe lereni ashtu per 5 minuta. Tashme mund te hiqni edhe thelpinjte e hudhrave nga gjella.

    Sardelet lajini mire dhe pritini ne feta te volga. Domatet verini per dy minuta te uje te nxehte, pastaj me uje te ftohte qe tu hiqet lekura me mire. Pastaj pritini ne copa te vogla (Mund te merrni edhe domate ne konserva).
    Specat pa lekure pritini ne copa te vogla dhe se bashku me ullinjte hidhini ne gjelle.
    Hidhini kripe dhe uthull balsamiko sipas deshires. Lerini ne zjarr te avashem per 5 minuta te tjera.

    Per salcen e ullirit:
    Ullinjte, sardellet te copetuara, koper, lekuren e limorit, dhe kapern perzijini se bashku dhe bejini si puré. Hidhini vaj ulliri dhe sipas deshires kripe e piper nga mulliri. Ne cdo pjate gjelle hidhni nje luge caji nga kjo salce.

    Kjo lloj supe te garanton brenda nje jave renie ne peshe deri ne 7 kile. Absolut tabu eshte buka, Gjerat e skuqura, alkoholi ose limonada. Pini kafe, caj, leng frutash pa sheqer ose qumesht pa yndyre. Ne vend te mishit, merrni mish pule pa dhjame.
    Kjo lloj gjelle do me shume kalori te perpunohet nga stomaku sesa kalori permban vete. Per kete arsye edhe fillon te biesh nga pesha. Sa me shume te hani nga kjo gjelle, aq me shume do te bini nga pesha

    Gjelle me laker: Dita e pare
    Hani gjellen dhe fruta sa te doni pervec bananeve, shalqina apo pjepra. Pini uje pa gas leng bromber (se di si i thojne ne shqip).

    Gjelle me laker: Dita e dyte
    Hani perime jeshile sa te doni (te konservuara apo te fresketa). Mos hani fasule te kuqe, bizele apo misra. Ne darke mund te hani nje patate te pjekur me margarine. Perimet te jene te gjitha pa yndyre. Sot mos hani fruta. Mos harroni te hani gjellen me laker

    Gjelle me laker: Dita e trete
    Hani me gjellen fruta dhe perime sa te doni. Sot mos hani patate. Nese e keni mbajtur dieten pa bere hile, duhet te keni rene 2-3 kile nga pesha.

    Gjelle me laker: Dita e katert
    Hani sot 3 banane me qumesh pa yndyre dhe pini shume uje, aq sa te mundni. Shoqerojeni menune me gjellen me laker. Bananet dhe qumeshti kane shume kalori dhe trupi juaj ka nevoje per proteina dhe kalcium qe te hiqet deshira per embelsira

    Gjelle me laker: Dita e peste
    Mish dhe domate: Sot mund te hani 6 domate te fresketa (ose nje doze konserve) dhe 6 kg mish (mish pule apo peshk). Mundohuni te pini 6-8 gota uji qe te mund te shplahen te gjitha acidrat nga trupi. Mos harroni te hani gjellen me laker

    Gjelle me laker: Dita e gjashte
    Mish dhe perime sa te doni. Perimet duhet te jene jeshile. Mos harroni gjellen.

    Gjelle me laker: Dita e shtate
    Oriz, perime, leng frutash dhe gjalle me laker
    Sot duhet te peshoni 5-7 kile me pak. Nese peshoni 8 kile me pak, duhet te beni nje jave pause para se te vazhdoni dieten perseri.

    p.s Shpresoj Te Ju Ndihmoj Kjo Diqka
    Qendi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qendi : 28-11-2007 më 12:39

  2. #102
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Dietat vegjetariane dëmtojnë fëmijëtSipas Lindsay Allen, kërkuese në Agricultural Research Service e Departamentit të Agrikulturës në SHBA, prindërit që detyrojnë fëmijët e tyre të ndjekin dietat të rrepta vegjetariane, duke mos i lejuar të hanë produktet e mishit, kryejnë një akt të pamoralshëm ndaj shëndetit të fëmijëve, që bëhet pengesë për zhvillimin e kësaj grupmoshe. Ushqimet me origjinë shtazore përmbajnë disa substanca ushqyese që nuk gjenden tek asnjë produkt tjetër ushqimor. “Ka shumë studime të cilat tregojnë se fëmijët që detyrohen të mbajnë dieta vegjetariane, rriten shumë më ngadalë krahasuar me moshatarët e tyre, që ushqehen me produkte që kanë bazë mishin dhe peshkun. Kur flitet për fëmijët e vegjël, për gratë shtatzana ose nëna me dietë, është e pamoralshme që këtë dietë ta ndjekin edhe fëmijët e tyre”-shpjegon Allen. Sipas kësaj të fundit mbeten kritike rastet kur prindërit bëhen shkak që fëmijët të ushehen me produkte që u pëlqejnë atyre dhe jo fëmijëve, gjë e cila bie ndesh edhe me të drejtat e fëmijëve, që parashikon se fëmijët duhet te rriten brenda të gjitha normave, duke marrë të gjitha bazat ushqimore. Një studim tregon se fëmijët afrikanë që hanë një përqindje të vogël produktesh mishi, marrin vitaminën B12, zingun dhe hekurin e nevojshëm, kundrejt mungesës së tepruar të këtyre elementëve që vihet re tek fëmijët e vendeve të zhvilluara të cilët edhe pse kanë mundësi ekonomike, nuk ushqehen brenda normave.
    Qendi

  3. #103
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Dietat dhe kalorit
    Kush mban dietë ?

    Përpara se te filloni një aktivitet fizik diete ose diete qofte kjo dhe elementare , duhet te konsultoheni me mjekun përkates. Aty duhet të bëni të gjitha analizat e mundshme për të parë nesë vuani nga sëmundje të ndryshme. Në të njëjten kohë për të parë nesë sistemi metabolik është aq i aftë për të përballuar një diete të tillë.

    Një pakujdesi e vogel mund të shkaktoj dëme serioze në shëndetin tuaj!

    Shfarë janë dietat ?

    Ato janë te shumellojshme si , për të rënë nga pesha, por dhe për të shtuar peshë , për mbajtje ekuilibri , për kurimin e sëmundjeve dhe shumë të tjera. Pra dieta është një regjim i caktuar i të ushqyerit ,që sjell në një rezultat të caktuar! Me dietë kuptojm privimin e një ose shume grupeve ushqimore ,sipas dietës që ne do te zbatojme. Zakonisht në të gjitha dietat nuk këshillohen të jenë strikte ose të ekzagjerohet me atë që paraqet ajo.Privimi ekstrem i ushqimit ju sjell në shkatërrimin e plot të organizmit. Kalimi i organeve tuaj ne gjendje anoreksie është forma më torturuese e trupit e cila sjell dëme të pa riparueshme ne organizmin tuaj.

    Diet apo aktivitet fizik ?

    Dieta pa stërvitje është si bima pa diell (diçka artificiale pa ngjyrë). Për te rënë nga pesha bëni këtë program 3 muajt e parë 30% dietë e 70% aktivitet aerobik ,dhe kështu duke e rralluar plotësiaht dietën por duke bër 100% aktivitet fizik. Mos u gënjeni se dietat e vazhdojne efektin përherë ,ato zakonisht e kanë efektin më të madh gjat javëve të para. Më pas ato nuk kanë efekt shumë të madh dobësimi dhe mund të bëhen shumë të rrezikshme. Ju këshillojm që në fillim të zgjidhni palestren ose vendin për të bërë ushtrimet fizike dhe më pas dietën.

    Cilat janë ushqime më shumë kalori ?

    Ushqimet më me shumë kalori janë ato grupe ushqimesh të cilat kanë përqindje të lartë indyre ,sidomos ato me prejardhje shtazore si djathi , gjalpi ,veza dhe mishi i dhjamur, të gjithe drithrat dhe derivatet e tyre si mielli me të cilin bëjme bukën e makaronat më pas vjen sheqeri dhe në gjithshka që ky është brenda ,si çokollata ëmbelsirat më shërbet ,biskotat e plot të tjera. Pastaj vijnë lyrnat me prejardhje biologjike si vaji i ullirit ose i misrit,..etjer . Nesë trupi nuk është në gjëndje ti djeg të gjitha ato kalori që merr ,atëhere me siguri që ato do të shndërrohen në depozita dhjamore. Bëni aktivitet fizik , vetëm aty mund të çlironi ate që konsumoni. Ju bëj të ditur se vetem 1 lug vaj ulliri është e parabarte me rreth 90 kalori për një njeri që bën jetë jo aktive do rreth 80 minuta për ti djegur , ndërsa në palestër me biçikletë profesionale , me puls 75-80% MHR mund edhe ti digjni per 10 min. Bëjeni vetë diferencën e të berit aktivitet fizik.

    Mos i besoni shum dietave , nesë keni vullnet dhe kohe për aktivitete fizike nuk keni pse te zbatoni dieta te ndryshme
    Qendi

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Dieta me emire dhe me efikase ne bote!


    Hani cfare te doni,por mos hani me teper se sa qe keni nevoje!

    Hani vetem atehere kur keni uri dhe jo atehere kur keni monotoni!






    Daja-GONI

  5. #105
    i/e larguar Maska e Eliron
    Anëtarësuar
    14-06-2007
    Vendndodhja
    Ne Shqiptari
    Postime
    91
    hahahahah E Vertet Eshte

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399

    Si të humbasim peshë?

    Si te humbet peshe ?
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  7. #107
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Meritaaa Lexo Postimin
    Si te humbet peshe ?


    Pershendetje Meritaaa ,

    Une mendoj se humbja e peshes nuk eshte nje proces misterioz. Ne fakt humbja e peshes nuk duhet te jete me dieta te çuditshme , ushtrime te renda ose permes medikamenteve " magjike " ! Cili eshte sekreti i humbjes se peshes ?!

    Duhet bere ndryshime ( ushtrime ) te vogla cdo dite me qellim qe pesha te normalizohet .
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Ushqimet te haen me kufij, pra me kontroll.
    te behen ne mengjes disa ushtrime, dhe disa ushtrime ne darke (madje ushtrimet ne darke te ndihmojne dhe qe te te zere gjumi me lehte).
    Keshillohen shume sallatrat, perimet e ziera, supat, dhe jo embelsirat, jo ushqime te thata, apo brumra me shumice.
    Nje kuriozitet te vogel per ata qe do e lexojne kete teme : Gin Tonic keshillohet si pije dietike :d .
    Gjithsesi nese te duhet nje djete jo e forte dhe me efekt jo te menjehershem, te keshilloj te flasesh me nje dietolog qe te te beje nje diete te pershtatshme.
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  9. #109
    Teuta Shabani Towler
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga Glamorous Lexo Postimin
    Ushqimet te haen me kufij, pra me kontroll.
    te behen ne mengjes disa ushtrime, dhe disa ushtrime ne darke (madje ushtrimet ne darke te ndihmojne dhe qe te te zere gjumi me lehte).
    Keshillohen shume sallatrat, perimet e ziera, supat, dhe jo embelsirat, jo ushqime te thata, apo brumra me shumice.
    Nje kuriozitet te vogel per ata qe do e lexojne kete teme : Gin Tonic keshillohet si pije dietike :d .
    Gjithsesi nese te duhet nje djete jo e forte dhe me efekt jo te menjehershem, te keshilloj te flasesh me nje dietolog qe te te beje nje diete te pershtatshme.
    Me falni qe fshiva citimin ketu sepse gabimisht postova dy here.
    Ndryshuar për herë të fundit nga OBX : 11-12-2007 më 12:38
    War does not determine who is right, it determines who is left.

  10. #110
    Teuta Shabani Towler
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga Meritaaa Lexo Postimin
    Si te humbet peshe ?
    Per mua kan ndikuar vrapimet. Tri here ne jave nga 45 minuta. Ne fillim nuk mund te vrapoja as nje mile, por cdo jave e shtoja nga nje qerek mile, deri sa arrita ne tri. Mandej fillova ta rris shpejtesine.

    Ece 5-10 minuta sa te ngoh muskujt.
    Vrapon 20-30 minuta
    Ece per te ftohur muskujt 5-10 minuta.

    Duhet te filosh ngadal sepse mund te marresh ndezje muskujsh. Nese nuk mund te vraposh per 20-30 minuta, nderroje strategjine, 5 minuta ecje, 10 vrapim derisa te hysh ne loje te vrapimit. Merr fryme thelle nga hunda dhe liroje nga goja. Nese fiton therrje ne bark, mundohu te marresh fryme kur ta vesh kemben e djathte ne toke, dhe ta lirosh frymen me venjen e kembes se majt ne toke. Eshte korrdinim i mire i frymarrjes. Kete e kam mesuar nga klubi i vrapuesve ketu ne SHBA sepse une kisha probleme me dhimbje barku, ishte sikur therrje me thike dhe me duhej te nderpreja. Duhet te kesh kujdes ku vrapon sepse mund te te dhembin gjymtyret. Veres, une vrapoj ne stadium kur toka eshte shtruar me nje mase qe eshte pakez e bute per vrapim. Kurse dimrit apo kur eshte ftoht ne klub fitnesi. Shpresoj se jeton ne qytet ku ka stadium apo hark vrapimi. Perndryshe duhet te shkoshe ne klub pasi nuk te kisha preferuar te vraposh ne rruget e Kosoves, ku je e rrezikuar nga automjetet dhe pluhuri.

    Ushqimi:
    Eshte shume me rendesi te pish uje, se paku 1.5 - 2 litra uje ne dite. Por jo gjate vrapimit, perndryshe barku do te ben klluk-klluk dhe do te fitosh therrje. Nese te thahet goja, mund te mbash camcakez.
    Sa me pak kafeine
    Jo duhan

    Proteina, (mish, fasule etj.)
    Sallata dhe perime.
    Sa me pak embelsira dhe buke.

    Une kam dhene ushtrime aerobike ne Skenderaj dhe Mitrovice brenda vitit 2003-2004. Kur erdha ne SHBA shkoja ne klub dhe ushtroja dhe pata arritur ta mbaj peshen e njejt. Por kur erdhi puna te humb 26 pound pas lindjes se vajzes, ushtrimet e aerobike nuk me ndihmonin aspak. Keshtu qe nderrova strategjine dhe fillova te vrapoj dhe arrita sukses brenda dy muajve. Kjo per asryen se me vrapime djeg kalorit me shume sepse eshte ushtrim kardio. Sa me shume te ngritet plulsi, aq me shume do te djeg kalori. Mesatarja, 160 te pulse ne nje minute. Me se miri eshte ta kontrollosh ne fund te vrapimit, kur te fillosh ecjen per ftohjen e muskujve. Vere gishtin tregues ne qafe, gjeje pulsin, numeroi pasi te kesh filluar ta mbash oren, per nje minute.

    Nese fillojne te merren mendet, ndalu menjehere dhe pi uje sepse sigurisht qe jeni dehidruar pa uje. Nese veq je lodhur dhe fillon ligeshti, mos ndale menjehere, mund te te bie te fiket. Me rendesi eshte te ecesh.

    Shpresoj se keshilla nga pervoja ime do te ndihmojne. Nese jo, mos u brengos dhe mos u dorezo. Cdo person eshte ndryshe dhe cdo aktivitet ndikon ndryshe.

    Good luck,
    Teuta
    Ndryshuar për herë të fundit nga OBX : 11-12-2007 më 12:38
    War does not determine who is right, it determines who is left.

  11. #111
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Meritaaa Lexo Postimin
    Si te humbet peshe ?

    E vetmja menyre per te hequr "oreksin e tepert" dhe te humbasesh peshe eshte vullneti,mundohu ta reduktosh gradualisht sasine e ushqimeve qe konsumon dhe mundesisht te besh pak sport..

    Respekte
    "Carpe Diem"

  12. #112
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ushqimet

    1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.
    2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.
    3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.
    4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.
    5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.
    6- (Beli frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.
    7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.
    8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një dite të lodhshme pune.
    9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.
    10- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
    11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.
    12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karoten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
    13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
    14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
    15- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t'i bëni një "shpëlarje" sistemit tuaj të tretjes.
    16- Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.
    17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.
    18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë.
    19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t'i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
    20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.
    21- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj.
    22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese.
    23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe.
    24- Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore.
    25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
    26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin.
    27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.
    28- Soja përmban 9 lloje vitaminash.
    29- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.
    30- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

    Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

    1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
    2- Biokimiket në kombinim - nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.
    3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
    4- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t'i shmangni ato.
    5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

    Stërvitje dhe joga
    1- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jetë gjithmonë në lëvizje.
    2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit, zmadhimi i tyre rrit qarkullimin dhe lakueshmërinë.
    3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë lëvizjes.
    4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit.
    5- Lëndë djegëse- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë dhe drita e diellit shërbejnë si karburant për trupin.
    6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.
    7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta.
    8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë, sepse ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.
    9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.
    10- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesës rritet.
    11- Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e saj për pak kohë ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së një personi.
    12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë, p.sh. frymëmarrja, mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jetë 1:4:2
    13- Mbajeni trupin drejt.
    14- Përpiquni të merrni frymë me anën e majtë të hundës gjatë ditës dhe më anën e djathtë të hundës gjatë natës.
    15- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshëm, kështu që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme, ecja e përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.
    16- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrënë perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe duke bërë një jetë pa strese.
    17- E rëndësishme është mendja, temperamenti dhe mënyra e jetesës.
    18- S'ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.
    19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike.
    20- Jini të lumtur dhe të qetë, shmangeni zemërimin dhe temperamentin shpërthyes.
    21- Tensioni i lartë, harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet nga meditimi.
    22- Vazhdoni të kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.
    23- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar, kini besim, punoni shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.
    24- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

    Shumëllojshmëria
    1- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.
    2- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.
    3- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.
    4- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
    5- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
    6- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
    7- Mbaj ujë magnetik- Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në mëngjes.
    8- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë ¼ e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. (Merri vetëm me porosi të mjekut).
    9- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.
    10- Çdo ditë shpërnda vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.
    11- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
    12- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur "Lichigian", e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.

    Jonida Gashi
    "Carpe Diem"

  13. #113
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Thjesht duhet te besh Vrap Dhe Palester.
    Te mbash djet mos hash shum ushqim.
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    hey edhe sa me pak ushqime te perpunuara... pra ushqime natyrale
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  15. #115
    chacha Maska e diviner
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    Dibra F*** City ; Dibra e Madhe
    Postime
    353

    Vitamina C te zgjat jeten

    Portokajtë konsiderohen si thesar i vërtetë i vitaminës C, e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit ndaj sëmundjeve. Vitamina C është më e njohura nga të gjitha vitaminat. Në 100 ml lëng portokalli ka 56 mg vitaminë C dhe 1 gotë e tillë në ditë ndihmon në plotësimin e nevojave tona të përditshme për të.

    Është pikërisht ajo që ndihmon në formimin e indit lidhor që i mban së bashku qelizat dhe formon pejzën (ligamentin), kërcin dhe muret e enëve të gjakut dhe në qoftë se ajo mungon, muret e enëve të gjakut dobësohen, duke e lejuar atë të rrjedhë në inde dhe për pasojë trupi mavijoset lehtë, gingivat nxjerrin gjak, dhëmbët rrezikojnë të prishen dhe shpesh ka dhimbje në kyçe. Të gjitha këto janë shenja të mungesës së vitaminës C.

    Në të vërtetë, shumë prej simptomave të moshës së vjetër - rrudhat, dhëmbët që lëvizin e bien, kocka të dobëta - janë simptoma të mungesës së saj. Gjithashtu, ajo ndihmon për përthithjen dhe përdorimin e lëndëve të tjera ushqyese, veçanërisht hekurit. Njerëzit që janë anemikë mund të kenë hekur me bollëk, por jo mjaftueshëm vitaminë C për ta përdorur atë siç duhet.

    Kjo vitaminë është e përqendruar në kokërdhokët e syrit dhe si pasojë ndihmon për një shikim të mirë; dozat e mëdha të saj mund të përmirësojnë infeksionin e syrit dhe kataraktin (perden). Por funksioni më i rëndësishëm i vitaminës C, sipas studimeve, është dezintoksikimi i gjakut. Ajo kombinohet me çdo substancë helmuese ose toksike që hyn në trup duke i zhdukur ato, si rrjedhim, pastron trupin.

    Çdo substancë e huaj, madje edhe ilaçet që hyjnë në gjak, janë pak a shumë helmuese për trupin. Kështu, vitamina C eliminon helmin, por shkatërrohet edhe vetë në këtë proces. Gjatë infeksionit dhe sëmundjeve, sa më shumë vitaminë C që merret (ndonjëherë madje 20-40 herë më shumë se sa sasia normale), aq më shpejt e merr veten pacienti.

    Janë studiuar infeksione dhe sëmundje të panumërta, përfshi këtu meningjitin, pneumoninë, të ftohtit, infeksionet e syrit, alergjitë, dhimbjet e shpinës, artriti (pezmatimi i kyçeve) dhe është zbuluar se vitamina C i ka lehtësuar të gjitha ato. Ajo, gjithashtu, detoksifikon dhe eliminon produktet e tepërta metabolike, toksike të vetë trupit (të tilla si acidi laktik) që shkaktojnë lodhje, veçanërisht pas ushtrimeve ekstreme.

    Eksperimentet me ushtarët treguan që kur atyre që transportonin pajisje të rënda në marshime të gjata dhe të vështira u jepej vitaminë C, ata ndiheshin më pak të lodhur, e merrnin veten më shpejt dhe nuk vuanin nga ngërçet e këmbës. Ata ushtarë, të cilëve nuk u jepej vitaminë C, vuanin nga lodhja e madhe dhe ngërçe të forta në këmbë dhe nuk e merrnin veten për ditë të tëra. Si rrjedhim, shumë ushtarëve u jepen doza të mëdha me vitaminë C, përpara se të shkojnë në një mision të vështirë.

    Gjithashtu, kjo vitaminë efektive është gjithashtu e vlefshme për të lehtësuar stresin mendor, për emocionet e forta, veçanërisht ata me stres shumë negativ, të cilat prodhojnë shumë toksina në trup. Personat me çrregullime nervore ose emocionale janë lehtësuar shumë duke marrë vitaminë C. Shumë mjekë tani rekomandojnë doza të mjaftueshme të vitaminës C tek ata pacientë të cilët duhet të përjetojnë situata të vështira.

    Burimi më i mirë i vitaminës C janë frutat e agrumeve (portokajtë, limonët, qitrot, mandarinat etj.) Specat jeshilë kanë një përmbajtje të lartë me vitaminë C, domatet dhe perimet e gjelbra janë burime të tjera të mira; por ajo në përgjithësi ndodhet në të gjitha gjërat e pagatuara, frutat dhe perimet e freskëta.

    Sasitë relativisht të vogla të kësaj vitamine nevojiten në jetën e përditshme nga personat e shëndetshëm dhe këto sasi shumë lehtë mund të merren nga burimet natyrale, pa iu drejtuar shtesave të vitaminave.

    Kërkesa e përditshme minimale është rreth 50 mg, ose një gotë me limonadë apo lëng portokalli të freskët. Lëngu i limonit me mjaltë ose kripë rekomandohet veçanërisht për të pastruar trupin dhe për të çlodhur mendjen.

    Vitamina C është një vitaminë shumë delikate, e cila shkatërrohet lehtësisht nga nxehtësia, oksigjeni, drita dhe substancat bazike. Shpejt, pasi një frut është qëruar ose ndarë, vitamina C shkatërrohet, kështu që është mirë t‘i konsumojmë frutat dhe perimet shumë shpejt pasi ato janë prerë.

    Me gjithë këto cilësi dhe veti magjike që i atribuohen asaj, a nuk është më mirë që të përdorim çdo ditë portokaj, limonë dhe mandarina nëse duam të ndihemi më mirë, më në formë dhe të mos sëmuremi asnjëherë.

  16. #116
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    24 ditë – 20 kg të humbura


    shënime të vlefshme – vëzhgime –këshilla – informacione.



    1. Kafeja gjatë kësaj dite lejohet me qumësht por pa sheqer. Qumështi është mirë të jetë skremuar dhe pa yndyrë.



    1. Mund të përdoren lloje të ndryshme çajrash dhe mund të hahet aq sasi dhe aq herë sa të keni dëshirë.



    1. Nuk duhet të përdoren pije me sheqer.



    1. M.q.s. dieta është e njëjtë brenda një dite, mund të hahet aq sasi dhe aq herë sa të keni dëshirë.



    1. Dieta është kimike. ajo bazohet në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimeve, si p.sh.: proteinave, karbohidrateve, dhjamërave, albuminës etj.



    1. Studioje dietën dhe shiko se çfarë shkon dhe nuk shkon. kujdes! duhet durim dhe vullnet.



    1. Gjithnjë ki parasysh se mosbindja qoftë edhe një ditë të vetme, sjell shume probleme në humbjen e peshës.



    1. Ki kujdes, në mënyrë që të humbasësh peshë duhet ta kesh atë! mos e bej këtë dietë nëse nuk mund të humbasësh më shumë se 8 kg!



    1. Gjatë dietës rekomandohen multivitaminat.



    dita I makarona me djathë.



    dita I oriz me djathë të grirë



    dita III-IV-V qofte pa buke–sallatë mix (jeshile,domate,tranguj,qepë)



    dita VI-VII-VIII biftek viçi i pjekur – e njëjta sasi sallate si më lart



    dita IX-X-XI pulë e pjekur- e njëjtë sasi sallate si më lart



    dita XII-XIII patate të skuqura –perime të ziera (lakër,lulelakër,

    jeshillëqe, pak vaj, limon) djathë feta)

    dita XIV-XV biftek vici i pjekur – e njëjtë sasi sallate si me lart.



    dita XVI-XVII fruta sa të doni (jo rrush dhe fiq)



    dita XVIII-XIX sallatë, siç thamë, sa të doni



    dita XX-XXI bathë, zarzavate, sallatë mix, perime të ziera turli, pak vaj.

    dita XXII-XXIII oriz me kos



    dita XXIV një ditë feste gjithë ditën, nëse mundeni hani gjithçka!

    Revista Jeta
    "Carpe Diem"

  17. #117
    Perdor ushqim Dietal dhe Vrapo qdo mengjes

  18. #118
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Mbipesha eshte quajtur me te rejte semundja e kohes se sotme

    kush mund te sjelle materjale qe shpjegojne demet e mbipeshes?
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 29-05-2008 më 23:09
    sereno

  19. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Postime
    71
    TERAPIA E MAHNITSHME - PIRJA E UJIT
    Si të përdoret uji?
     Pini për çdo ditë nga gjashtë (6) gota ujë (1,5 litra), largojini barërat, tabletat, injeksionet, diagnozat dhe shqetësimet e mjekut.
     Kurrë nuk do të besoni pa e provuar.
    Lista e sëmundjeve:
     Shtypja e lartë gjakut
     Pagjakësia
     Reumatizmi (Dhembjet në nyja dhe muskuj)
     Paraliza e tërësishme
     Trashja (Pesha e tepërt trupore)
     Artriti
     Sinuset
     Tahikardia (Çrregullimi i ritmit të zemrës)
     Marramendja


     Kolla
     Leukemia
     Astma
     Bronkiti
     Tuberkulozi i mushkërive
     Meningjiti
     Gurët në veshkë
     Sëmurjet urogjenitale
     Aciditeti (Thartira në lukth)


     Dizenteria
     Gastroenteritet
     Kanceri në mitër
     Zhdjergia rektale
     Kapsllëku
     Hostorthobics
     Sëmurja e sheqerit
     Sëmurjet e syve


     Gjakderdhja në sy dhe skuqja e syve
     Çrregullimet menstruale
     Kanceri i gjirit
     Laringjiti
     Dhembja e kokës
     Leukemia

    Procedura e terapisë
     Herët në mëngjes si të ngriheni nga shtrati pini një litër e gjysmë ujë 5 deri gjashtë gota të mëdha të ujit (ende pa i larë dhëmbët). Kjo është e njohur te indianët e lashtë si terapia: “Usha Paana Chikitsa”. Më vonë mund t’i lani fytyrën dhe dhëmbët.
     Duhet ta dini se është shumë me rëndësi se nuk duhet të merrni asgjë tjetër pos ujit, kurrfarë lëngjesh apo ushqimi tjetër nuk guxoni të merrni një orë para dhe një orë pas terapisë.

     Gjithashtu duhet ta dini se nuk duhet të merrni kurrfarë pijesh alkoolike një natë më herët.
     Cilësia e ujit duhet të jetë e mirë. Nëse nuk jeni të sigurt për cilësinë e ujit ai duhet të vlohet më parë dhe të ftohet.

     Është vështirë të pihen një litër e gjysmë ujë përnjëherë, por ju mund ta pini atë gradualisht për një kohë më të gjatë.
     S’pari mund t’i pini katër gota e pas disa minutave mund t’i pini edhe dy të tjerat.
     Ju njëherë do të urinoni më shpesh brenda një apo dy orëve të ardhme por me kohë kjo do të normalizohet.

    Zgjatja e terapisë sipas hulumtimit dhe përvojës
     Për këto sëmurje sipas hulumtimeve duhet zbatuar terapinë në vazhdimësi për aq ditë si vijon:
    – Kapsllëku - 1 ditë
    – Aciditeti (thartira në lukth) - 2 ditë
    – Sëmurja e sheqerit (diabeti) - 7 ditë
    – Kanceri - 4 javë
    – Tuberkulozi i mushkërive - 3 muaj
    – Shtypja e lartë e gjakut - 4 javë

     Vërejtje:
    Këshillohen personat me sëmurje të artritit apo reumatizmit që këtë terapi duhet ta praktikojnë tri herë në ditë (nga 1,5 litra ujë) edhe atë, në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje një orë para ushqimit për një javë dhe dy herë në ditë deri të tërhiqen pasojat e sëmurjes.
    Si do të veprojë uji i pastër?
     Marrja e rregullt e sasisë së caktuar të ujit të pastër sipas kësaj metode do ta pastrojë trupin në tërësi. Me këtë rast uji do të nxitë prodhimin e gjakut të ri nëpër zorrë, proces i njohur në mjekësi si “Haematopaises”. Mbështjellësi mukozal i zorrëve do të aktivizohet me këtë metodë dhe qëllimisht do të mundësojë prodhimin e gjakut të të ri dhe të freskët – ky është fakt i padiskutueshëm edhe si teori se gjaku i freskët prodhohet nga mbështjellësi mukozal i zorrëve.

     Nëse zorrët janë të pastra atëherë përbërësit e ushqimit do të merren me më shumë lehtësi nga veprimi i mbështjellësit mukozal dhe do të futen në gjakun e pastër. Gjaku është shumë i rëndësishëm për të bërë shërimin dhe për të hequr atë gjendje të keqe dhe për ta kthyer shëndetin me përdorimin e rregullt të ujit.
    Jeta është e shkurtë, vraponi pas saj!
     Ju lutemi përcilleni këtë porosi te shokët, miqtë, te të afërmit dhe te fqinjët tuaj. Ky është një shërbim i madh drejt humanizmit.

  20. #120
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mbipesha: Më të rrezikuar personat që flenë më pak se 7 orë në natë

    • Nëse flini tepër ose pak, me kalimin e kohës, mund të kaloni në mbipeshë. Ndërsa nëse flini 7 orë në natë, ky është “sekreti” për të qenë në formë.

    Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh të “Laval University” të Kebekut, i publikuar në revistën “Sleep”. Për të arritur në këtë konkluzion studiuesit kanë vërejtur sjelljet e gjumit të 276 personave me moshë nga 21 deri 64 vjeç. Nga rezultatet e studimit ka rezultuar se nëse flini më pak se 7 orë në natë për 6 vjet shtoni 1,98 kg. Ndërsa ata që flinin më tepër se 7 orë, për të njëjtën periudhë kohore, shtonin 1,58 kg.
    Kjo shpjegohet me faktin se nëse flini pak ose tepër, shkaktoni ndryshime hormonale që mund të stimulojnë oreksin. Arsye tjetër mendohet të jetë fakti që mungesa e gjumit mund të dobësojë personin, duke neglizhuar aktivitetin fizik, i nevojshëm për të ruajtur formën fizike. “Nëse flini tepër ose shumë pak, për disa vjet do të shtoni në peshë. Këto rezultate nënvizojnë nevojën për të shtuar kohëzgjatjen e gjumit, në faktorët ambiental që ndikojnë në shfaqjen e mbipeshës”, ka nënvizuar Jean-Philippe Chaput, koordinator i studimit.

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Uji ne dietat qe perdoren !
    Nga inter_forever në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 07:12
  2. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  3. Përmbledhja e recetave
    Nga [Perla] në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  4. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •