Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 224
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    reaporti i shendetesise


    Nga të dhënat e OBSH, 22% e popullatës obeze


    Raporti: Shqiptarët, më të shëndoshët në të gjithë rajonin



    Zirina Llambro

    Në vendin tonë 24% e meshkujve dhe 19% e femrave janë obezë. Ndërkohë që pas moshës 55 vjeç pjesa më e madhe e këtyre personave kanë nevojë për trajtim klinik.

    Të dhënat kësaj radhe nuk vijnë nga statistikat e spitaleve, por nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas raportit të fundit të kësaj organizate në lidhje me shëndetin në vendet e Evropës, Shqipëria duket se ka popullin më të shëndoshë të të gjithë rajonit. Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Maqedonia, treguesit për obezitetin i kanë disa herë më të ulët. E ndërsa në vendin tonë meshkujt janë më të shëndoshë se femrat, ky raport përmbyset në Bosnje ky rreth 21% e femrave kundrejt 14% të meshkujve janë obezë dhe Maqedoni, ku 24% e femrave dhe 6% e meshkujve janë obezë. Gjithashtu, shkak për rritjen e numrit të personave të shëndoshë është ndryshimi i mënyrës së jetesës, ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik. Sipas raportit, rezulton se ***ërisht mbipesha është ndër faktorët kryesorë për shfaqjen e një sërë sëmundjesh, që nga ato të zemrës e deri te diabeti. Kjo sëmundje numëron në vendin tonë rreth 30 mijë persona, të cilët nivelin e sheqerit në gjak e kanë shumë të lartë. Për ta mbajtur nën kontroll, ata duhet t’i nënshtrohen një diete të rreptë ushqimore, por edhe të përdorin ilaçe. Por kohët e fundit mjekët kanë ngritur një tjetër alarm. Numri i fëmijëve obezë në vendin tonë sa vjen e rritet. Për këtë shpesh herë faj kanë prindërit e tyre, të cilët i dendin ata me patatina, çokollata e ushqime të tjera të thata, që jo vetëm që nuk kanë vitaminat e nevojshme për organizmin, por e dëmtojnë atë. Nga ana tjetër, konsumi i këtyre ushqimeve me superkalori shoqërohet edhe me mungesë të theksuar të çdo sporti apo aktiviteti tjetër fizik. Rritja e numrit të fëmijëve obezë, sipas mjekëve, mund të ndikojë në mbarëvajtjen e shëndetit të tyre, duke shkaktuar sëmundje të qarkullimit të gjakut e të llojeve të tjera. Madje në vitet e fundit është vënë re edhe shtim i fëmijëve me diabet që në moshë të vogël. Në pediatrinë e kryeqytetit janë rreth 300 fëmijë që trajtohen për sëmundjen e diabetit, por ky numër mendohet të jetë edhe më i madh, pasi jo shpesh kapet në kohë. Mosha mesatare e tyre është deri në 14 vjeç. Këta fëmijë duhet të ndjekin një dietë të detajuar ushqimore dhe nëse prindërit janë të kujdesshëm, fëmija i tyre do rritet normalisht. Por, nëse dieta dhe trajtimi me insulinë nuk ndiqen siç duhet, pasojat tek fëmijët do të ishin tragjike, pasi do të dëmtoheshin të gjitha organet.



    Sëmundjet infektive
    SIDA, sifilizi dhe gonorrea, sëmundje shumë të rrezikshme që transmetohen seksualisht, kanë shpeshti disa herë më të ulët në vendin tonë krahasuar me 25 vendet anëtare të BE. Por, ndërsa raporti i OBSH bën krahasimet në përqindje me këto vende, është për t’u përmendur fakti se shfaqja e këtyre sëmundjeve është rritur dukshëm 15 vitet e fundit, ndërkohë që më parë Shqipëria ishte thuajse e pastër prej tyre. Kjo në sajë të emigrimit në masë të popullsisë së re. Në vendin tonë numërohen rreth 156 raste të të prekurve nga virusi HIV, por mendohet që ky numër të jetë disa herë me i lartë, pasi për shkak të diskriminimit jo pak prej të infektuarve nuk drejtohen në spitale. Për 10 mijë banorë, çdo vit shfaqen rreth 18 raste të reja me tuberkuloz dhe 0.2 raste të prekurish nga sifilizi. Nga sëmundja e salmonelës raportohen çdo vit 8 raste.

    Aksidentet
    Numri i personave që humbasin jetën në aksidentet rrugore në 25 vendet anëtarë të BE, krahasuar me vendin tonë, është mbi 20 herë më i lartë. Sipas raportit, ndërsa në këto vende çdo vit për 100 mijë banorë humbasin jetën 297 persona, në Shqipëri ky tregues është 12 persona. Megjithatë këto të dhëna ndryshojnë vit pas viti. Një numër të konsiderueshëm vdekjesh ka në vendet e BE edhe nga aksidentet në punë, ndërsa sërish Shqipëria këto tregues i ka më të ulët. Por nga ana tjetër, si pasojë e amortizimit të rrugëve, të sigurisë teknike të dobët dhe shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtojnë automjetet, në Shqipëri numri i aksidenteve është gjithnjë e më në rritje. Një tjetër faktor që ndikon së tepërmi është edhe shtimi në masë i shoferëve të rinj, të cilët e marrin patentën për një kohë të shkurtër dhe bëhen shkaktar të aksidenteve.

    Risqet për shëndetin
    Duhanpirja në vendin tonë është në nivele alarmante e në të njëjtën kohë edhe risku për t’u sëmurur nga kanceri i mushkërive. Krahasuar me 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shqiptarët konsumojnë 10% më shumë duhan, edhe pse vendi ynë është ndër më të varfrit në Evropë. Ndërsa pijet alkoolike duket se nuk i joshin aq shumë shqiptarët. Mesatarisht e gjithë popullsia konsumon 2 litra alkool në vit, kurse në vendet e tjera të zhvilluara, duke marrë këtë metodë matjeje, konsumi i alkoolit arrin deri në 9.4 litra për preson në një vit. Krahasuar edhe me rajonin, të dhënat tregojnë se vendi ynë konsumon disa herë më pak alkool. Ndërsa numri i përdoruesve të drogës sa vjen e rritet. Droga që përdoret më shumë është kanabisi. Rreth 2.6% e personave, sipas raportit të OBSH, e kanë konsumuar atë gjatë vitit të kaluar.



    Vdekjet, 52% shkaktohen nga zemra

    Numri më i madh i vdekjeve në vendin tonë shkaktohet nga sëmundjet kardiovaskulare, që zënë 52% të këtyre rasteve. Ndërsa në vendet e tjera të Evropës kjo përqindje është disa herë më e ulët. Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë bën publike shifrat ku vdekjet nga kanceri zënë rreth 14% të numrit total të vdekjeve tek të rriturit. Shifrat e raportit tregojnë se numri i rasteve me tumor në kokë që zbulohen çdo vit në Shqipëri është me i lartë se vendet e BE, ndërsa për llojet e tjera këto vende kanë më shumë raste për 100 mijë banorë në raport me vendin tonë. Për sa i përket vdekshmërisë nga sëmundjet mendore, numri i personave që humbasin jetën çdo vit tek ne është më i ulët sesa në 25 vendet e BE. Në këto vende vdekshmëria arrin në masën 4%, ndërsa në vendin tonë 3%. Megjithatë, mënyra sesi trajtohen personat me probleme mendore në spitalet tona ka mungesa të mëdha.



    Vetëvrasjet, Shqipëria 3 herë më pak se BE

    Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri është tre herë më i ulët se në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas raportit të OBSH, ndërsa në Shqipëri vetëvriten 4 persona për 100 mijë banorë, në 25 vendet anëtare të listës Shengen ky numër arrin në 12 persona. Por ndërsa në këto vende mosha mesatare e personave që vetëvriten është rreth 27 vjeç, në vendin tonë ka filluar të shfaqet një tjetër fenomen. Fëmijë të cilët nuk kanë arritur akoma moshën e adoleshencës vendosin t’i japin fund jetës. Ende shkaqet kanë mbetur të pashpjeguara mirë, ndërsa faktorët socialë si varfëria apo keqkuptimet në familje janë përcaktuar nga sociologët si kryesoret. Vitin e kaluar rreth 10 fëmijë brenda një harku prej 4 muajsh u vetëvranë. Për këtë çështje dyshimet u hodh mbi disa sekte fetare, që predikojnë shtëpi më shtëpi për ringjalljen, megjithatë asgjë nuk është vërtetuar deri tani.



    Të dhënat e UNICEF tregojnë shifra 2 herë më të larta se rajoni

    Fëmijët shqiptarë, 1 në 7 është i kequshqyer

    Një në shtatë fëmijë shqiptarë është i kequshqyer. Të dhënat bëhen të ditura nga UNICEF.

    Sipas raportit të kësaj organizate, që merret me çështjet e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, rreth 14% e të vegjëlve deri në 5 vjeç janë nën peshën mesatare. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, të dhënat për Shqipërinë janë disa herë më të larta. Në Serbi e Maqedoni përqindja e fëmijëve të kequshqyer arrin në 6%, ndërsa në Bosnjë shkon deri në masën 4%. Shkak kryesor për këtë situatë janë kushtet e vështira ekonomike, në të cilat jetojnë shumë prej familjeve shqiptare. Rreth një e treta e fëmijëve shqiptarë jetojnë me 2 dollarë në ditë. Këto të dhëna dëshmojnë se niveli i jetesës është tepër i ulët. Sipas raportit, kequshqyerja e fëmijëve nën moshën 5 vjeç ka pasoja të rënda jo vetëm për zhvillimin e tyre fizik, por edhe për zhvillimin mendor. Këta fëmijë, të cilët gjatë viteve të para të jetës nuk marrin sasinë e nevojshme të ushqimit dhe të vitaminave që u duhen për organizmin, janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve të frymëmarrjes. Gjithashtu, sëmundje të tilla si diarreja merren më shpesh, madje jo pak prej tyre humbin jetën si pasojë e neglizhencës së vazhdueshme. Sipas të dhënave të OBSH, kequshqyerja dhe trajtimi jo i mirë shëndetësor mendohen të jenë ndër shkaqet kryesore që në vendin tonë vdesin 2 herë më shumë fëmijë se në vendet e tjera të Evropës. Për çdo 1 000 banorë probabiliteti i vdekshmërisë të fëmijëve deri në 5 vjeç është 24 vetë. Nga ana tjetër, niveli i edukimit për rritjen e fëmijëve nga prindërit është shumë i ulët. Më e rënduar paraqitet gjendja në zonat rurale, ku mungon kultura e nevojshme për t’i ushqyer dhe trajtuar siç duhet. Në këto zona, shërbimi shëndetësor ka mangësi të theksuara në personel, ambiente e medikamente. Fëmijët shqiptarë jo vetëm jetojnë në kushte të vështira ekonomike, por rriten nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike, çka ndikon së tepërmi në formimin e tyre. Shqetësues mbetet fakti i abuzimit me fëmijët, të cilët përdoren për përfitime materiale nga të rriturit. Ata trafikohen dhe detyrohen të lypin. Kjo gjë ndodh si brenda dhe jashtë vendit. Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve që prej disa vitesh në bashkëpunim edhe me strukturat qeveritare ka nisur një sërë programesh për të luftuar këto fenomene, por vetëm panorama në rrugët e kryeqytetit tregon se këto plagë janë më të hapura se kurrë. Fëmijët i sheh të lypin, të pastrojnë makina, të shesin paketa cigaresh dhe të kryejnë punë të tjera të rënda. Shumë prej tyre nuk kanë shkuar kurrë në shkollë, të tjerë e kanë braktisur atë.



    Puna e fëmijëve

    Shumë prej familjeve, në pamundësi për t’u plotësuar kushtet e jetesës, i detyrojnë ata të punojnë. Kështu, të miturit jo vetëm që sigurojnë vetë jetesën, por përgjigjen, edhe pse nuk duhet, edhe për bukën e prindërve të tyre. Rreth 50 mijë fëmijë në Shqipëri, që u përkasin grupmoshave dhe zonave të ndryshme janë të detyruar të punojnë. Vetëm në kryeqytet regjistrohen 700 fëmijë, që kanë braktisur shkollën dhe kanë nisur të punojnë. Fenomeni i lypjes në shumë vende të botës jo vetëm dënohet me ligj, por edhe me burgim,
    ndërsa tek ne kjo gjë nuk ndodh.

    Vdekshmëria foshnjore
    Në vendin tonë çdo vit vdesin 9 fëmijë për 1000 mijë lindje. Sipas raportit të OBSH, tek ne numri i vdekjeve të të porsalindurve është dy herë më i lartë se të gjitha vendet e BE. Ky numër pas viteve ‘90 është reduktuar në masën 50 %, shkak për këtë është bërë liberalizimi i aborteve dhe rritja e nivelit të shërbimit riprodhues. Edhe vdekshmëria e nënave ka shënuar ulje të ndjeshme. Vitet e fundit vihet re një ndërgjegjësim më i madh për të kryer kontrolle të vazhdueshme tek mjekët.

  2. #42
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Vitaminat më të mira për peshën tuaj

    Proceset e trupit qe jane te lidhura me peshen tuaj,si psh uria,oreksi,shpejtesia e metabolizmit,dhjami dhe sheqernat,djegia e kalorive e te gjitha keto,kane te bejne me sasine e vitaminave qe ju merrni.Te gjitha keto jane shume te rendesishme per te patur nje shendet sa me te mire e per te pasur nje peshe optimale..
    Shume dietologe thone se vitaminat jane shume shume te rendesishem per trupin tuaj..

    VITAMINAT ME TE MIRA PER TE REDUKTUAR PESHEN E TRUPIT..
    Vitaminat dhe mineralet me te rendesishme per te rene nga pesha jane,vitamina b2,b3,b5,b6,kolina pjese e vitamines b kompleks,inositoli dhe vitamina c...

    Vitamina B2...riboflavina
    vitamina b2 eshte shume e mire per funksionimin normal te tiroides dhe metabolizmit..Burimi me i mire per kete vitamine eshte qumeshti,melcite dhe veshkat,bajamet,djathi,vezet,zarzavatet jeshile...

    Vitamina B3...niacina
    Ashtu si vitamina b2,vitamina b3 eshte shume e rendesishme per funksionimin normal te hormonit te tiroides.Vitamina b3 eshte gjithashtu pjese e faktorit te glukozes GTF i cili clirohet sa here rritet niveli i sheqerit ne gjak...
    Ushqimet qe permbajne vitamine b3 jane ;melcite,peshku ton,gjeli detit,pula,mishi i vicit,vezet;salmoni,mishi i pates,djathi,frutat e thata....


    Cmendoni per vitaminat dhe vleren e tyre ne organizem????
    "Carpe Diem"

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Vitaminat qe jane fizike jo kimikate.Mendoj se vitaminat fizike jane me te mira.Te te them te verteten nuk i kam perdorur kurre vitaminat vetem nje here per 6 muaj.Celtrum me duket se quheshin nuk e mbaj mend.Ishin te mira edhe fizike.

  4. #44
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Celtrum po deshe per tu dobesuar!
    kortizon po deshe te shtosh ne peshe!
    keshilla keto ,fundi ti mos i merr per baze keto recetat tona!

  5. #45
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga BEHARI
    Celtrum po deshe per tu dobesuar!
    kortizon po deshe te shtosh ne peshe!
    keshilla keto ,fundi ti mos i merr per baze keto recetat tona!

    flm per pergjigjen...

    Eshte shume e vertete ajo qe ti thua per kortizonin sepse te shendosh dhe teper shume biles...
    Po fatkeqesisht ka plot njerez qe per arsye mjekesore dhe semundje te ndryshme jane te detyruar ta perdorin..

    respekte
    "Carpe Diem"

  6. #46
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Keshilla per tu dobesuar.........

    A e dini se mund te dobesoheni thjesht duke ndryshuar temperaturen e ujit qe pini?.......pini uje te ngrohte qe te dobesoheni...

    A e dini qe ushqimet si dritherat,ju bejne te ndjeheni me te ngopur,pasi trupi nuk mund ti tresi fibrat?

    A e dini qe ushqime si puna e orizit,bashkeveprojne shume mire me lengjet e ju bejne qe te ndjeheni te ngopur?

    A e dini qe nese evitoni 3 luge gjalpe ne dite nga dieta juaj,do te bini 300 grame cdo dite?

    Ne menyre qe te humbisni dhjame nga trûpi juaj,ju beni mire qe te merrni me pak kalori nga sa harxhon trupi juaj...Keshtu keshilla me e mire do te ishte....hani me pak....por kjo nuk do te thote qe te vdisni urie,pasi ne nje rast te tille,ai qe ju do te humbisni nuk do te jete dhjame,po muskul....
    "Carpe Diem"

  7. #47
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ushqime me pak kalori...

    Ushqimet e pjekura ose te ziera...

    Orizi apo makaronat e ziera...

    Frutat e fresketa ose sallatat...

    Ushqime me shume kalori...

    Ushqimet e skuqura e krokante...

    Ushqimet te skuqura e te thekura me teper nga sa duhet si psh pulat apo peshku..

    Orizi apo makaronat e skuqura...
    "Carpe Diem"

  8. #48
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Filloni duke ngrene 5-6 vakte ne dite dmth 1 ne cdo 3 ore.....kjo do te thote qe po hani me shpesh ,po nuk do te thote qe po hani me shume...

    Rrisni sasine e proteinave qe merrni.Pa proteina trupi juaj nuk mund te vere muskuj te rinj.Proteinat gjithashtu ju rrisin metabolizmin-gje qe ju ndihmon te digjni kalorite...

    Rrisni sasine e ujit qe pini...Formula me e pershtatshme eshte qe te shumezoni me 66 peshen e trupit tuaj qe te kuptoni sesa grame duhet te pini ne dite...

    Mos u ulni ne tryeze te uritur---hani ndonje frut apo zarzavat para,qe te mos hani me shume sesa duhet me pas...

    Beni kujdes me pijet alkolike___alkoli ju stimulon oreksin dhe ju shton menjehere kalorite...
    "Carpe Diem"

  9. #49
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pjesa me e madhe e ushqimeve keshillohet te gatuhen me vaj ulliri,i cili eshte i pasur ne yndyrna te nevojshme e te mira per trupin e nuk ka shume yndyrna te demshme per te...
    Zakonisht ne keto gatime,ai perdoret me permasa te medha,keshtu qe do te benit mire te provoni te reduktoni sasine e hedhur....
    Salca e beshameles,nje lloj salce me krem te bardhe,shume shpesh shoqerohet me ushqimet e tjera...do te ishte mire qe keto lloj ushqimi ta evitonim...

    Ushqime me pak kalori.....

    ___sallata greke
    ___gjethet e ziera te rrushit,dollma ose japraku
    ___qingji i pjekur
    ____peshku
    ____merluci i pjekur
    ____suflaqet shishqebapi
    ___orizi dhe spinaqi
    ___zarzavatet e pjekura

    Ushqimet me shume kalori.....

    ___brumerat
    ____te skuqurat si edhe peshku i skuqur
    ____byreku
    ____bakllavaja
    ____qumeshtori
    "Carpe Diem"

  10. #50
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kuzhina japoneze

    Kuzhina japoneze perdor me shume gatime te ziera,marinuara apo te pjekura te cilat kane me pak yndyre...
    Ato permbajne shume oriz apo makarona te ziera...
    Permbajtja e sodes mund te jete e larte pasi perdoren shume erezat...

    Ushqimet me pak kalori....

    __soja e fermentuar
    __supa e thjeshte
    __supa me makarona
    __sallata me turshi
    __sushi
    __sashimi
    ___makaronat
    __ushqimet e ziera apo te pjekura
    __pulat
    ___orizi i zier

    Ushqimet me shume kalori...

    __ushqimet e skuqura me gjalp
    ___mishi i vicit dhe i derrit me shume dhjame
    "Carpe Diem"

  11. #51
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ushqimi eshte ai qe ju ben te dukeni me te bukur...
    Kur jeni te ushqyer mire,ju dukeni me mire...kujdes!!!
    Kjo nuk do te thote qe ju dukeni mire kur jeni te shendoshe,por do te thote qe dukeni mire kur hani ushqimet e duhura...
    Bajamet kane permbajtje shume te pasura kunder rrudhave..
    Ato jo vetem qe permbajne shume vitamine E qe sic e dini eshte nje nga perberesit kryesore te kremave kunder rrudhave,por gjithashtu permbajne sasi te medha acidesh te cilat mbajne lekuren elastike...
    Githashtu ato permbajne edhe selenin,qe sic e dini eshte nje antioksidant shume i dobishem...
    Ne fakt kjo nuk do te thote se ju duhet ta teproni me ngrenien e ketyre frutave te thata..
    Ato vertet permbajne shume perberes te dobishem per bukurine tuaj,por gjithashtu jane dhe shume te pasur me kalori...
    Mjaftojne vetem disa kokrra!!
    "Carpe Diem"

  12. #52
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Cfare nuk e djeg dhjamin.

    Ka te ngjare qe diku te keni lexuar per nxitesit e metabolizmit,por si gjithmone pyetja e pare qe na vjen ne mend eshte...a bejne vertet efekt ato?
    Ja disa keshilla sesi ti perdorim;

    Thuhet qe eshte mire qe mengjesin tuaj ta nisni duke u djersitur,gje qe do te thote se eshte mire qe ne mengjes,gjeja e pare qe te beni te jete fizkultura.
    Kjo pasi ashtu ju mund te digjni sa me shume kalori.
    Nuk eshte e vertete!
    Te pakten keshtu pohon DEIL HAF,nje dietolog i shquar ne Amerike.
    Per te,nuk ka asnje ndryshim ,se ne cfare ore te dites ju i beni ushtrimet tuaja,e kjo nuk eshte se nuk ka rendesi per dietologun,po nuk ka rendesi per metabolizmin.
    Bejini ushtrimet tuaja atehere kur ato te jane me te leverdisshme per ju,qofte kjo ne mengjes,ne drekenapo ne darke.
    E rendesishme eshte qe ju ti beni ato,pasi peshen mund ta humbisni ne cdo moment te dites.

    Vitamina B12
    Ka disa gra qe mendojne se vitamina B12 ,do ti ndihmoje qe te tresin sa me shpejt ate qe kane ngrene,apo qe kane akumuluar.
    Ato mendojne se kjo vitamine do ti ndihmoje ato qe te hane sa te duan e me pas ta tresin ate qe hengren e keshtu te jene te dobeta e te ngopura,por faktet tregojne se nuk rezulton keshtu.
    "Vitamina B eshte shume e rendesishme per trupin.Ajo nuk jua shpejton metabolizmin"_pohon nje nga profesoret e nje universiteti ne Amerike,Xhef Hampl.

    Bikram joga...
    Grate ne Amerike te pakten kane filluar te praktikojne kete lloj te ri yoge,sipas te cilit stimulohet djersitja e trupit duke u futur ne dhoma te cilat nxehen me nje temperature te larte.
    Por ne fakt,mjeket kane rezerva en drejtim te kesaj metode te perdorur.
    Keshtu,Pamele Pik,thote se "qendrimi ne dhome te tilla te ngrohura ne nje temperature te larte,eshte shume e rrezikshme,pasi ju rrezikoheni te dehidratoheni,te humbisni balancen e elektroliteve,si edhe te pesoni probleme zemre".
    Keshtu qe mos u perpiqni te djersiteni ne kete menyre,pasi ne vend qe te humbisni dhjamin,mund te humbisni shendetin tuaj!

    Nuk duhet ngrene pas ores 6...
    Studimet kane treguar se ne te vertete nuk ekziston asnje lidhje mes ores ne te cilen hani dhe shtimit ne peshe.
    Me shume shance keni te shendosheni kur hani me shume nga sa duhet gjate dites,sesa kur hani ne darke.
    Keshtu pohon dietologu amerikan Hampl."Organizmi juaj,shton ai,e humb aftesine tretese pas ores 6".
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 15-02-2007 më 16:42
    "Carpe Diem"

  13. #53
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sekreti i metabolizmit dhe humbjes ne peshe...

    Ndjeheni te plogesht dhe pa energji?
    Ju duket se po mundoheni vertet shume,mos keni lene gje pa bere e perseri nuk po humbisni peshe?

    Atehere kjo do te thote qe dicka nuk shkon me metabolizmin tuaj,pasi eshte shume i ngadalte.
    Megjithate kjo nuk do te thote aspak qe ju duhet ti lini ne mes perpjekjet tuaja per te rene nga pesha,ju fare mire mund ta pershpejtoni metabolizmin tuaj te filloni te digjni sa me shume dhjamra e te harxhoni energji pa qene nevoja per gjara te tjera shtese.
    Metabolizmi juaj thjesht shnderron ushqimin qe ju merrni ne energji.
    Ky eshte nje proces biologjik nepermjet te ciles trupi yne djeg kalorite.
    Disa nga veprimet qe ju mund te beni per te permiresuar natyralisht metabolizmin tuaj jane;

    1__Pini uje te ftohte___Uji eshte shume i mire e ju duhet te pini shume uje gjate dites,te pakten 8_10 gota,edhe pse do te pinit me shume nuk do te ishte keq,perkundrazi do tju bente shume mire.
    Kjo gje do tju ndihmoje per te pershpejtuar metabolizmin tuaj e per te larguar nga trupi juaj toksinat dhe yndyrnat.
    Te pirit e ujit te ftohte e me akull para buke do te beje qe tju ngushtohet stomaku e ju do te ndiheni te ngopur shume shpejt.
    Pervec kesaj,uji i ftohte ben qe tju pershpejtohet metabolizmi.

    2___hani shpesh
    Vaktet qe ju hani ashtu sic thashe me siper cdo tre ore,duhet te jene te balancuara,qe do te thote te permbajne shume proteina,karbohidrate dhe yndyra natyrale.Nese ju do te hani shume rralle,nuk do te beni gje tjeter vetem se do te ngadalesoni metabolizmin tuaj e do te stimuloni grumbullimin e depozitimin e dhjamrave.Te lesh pa ngrene ndonje vakt gjithashtu ndikon ne ngadalesimin e metabolizmit.
    Gjithashtu ju duhet te kini kujdes edhe ne konsumimin e ushqimeve te duhura gjate dites ne nje menyre te balancuar.

    3__Asnjehere mos lini pa ngrene mengjesin
    Mengjesi eshte vakti me i rendesishem i tere dites,ai ben qe metabolizmi juaj te jete me i shpejte.Ju nuk duhet te dilni nga shtepia per ne pune me barkun bosh e kurrsesi nuk duhet te nisni diten tuaj pa u ushqyer qe ne zanafillen e saj.
    Eshte vakti i pare qe ndez kete metabolizem per tere diten dhe e mban ate te ndezur sa here ju hani,prandaj eshte e keshillueshme qe ju te hani cdo tre ore.
    Nese zgjoheni heret ne mengjes e hani shume vone,juve keni humbur disa ore per te djegur kalorite.

    4__Mos kini frike nga dhjami
    Shume njerez mendojne se po te hane yndyre do te dhjamosen.
    Kjo nuk eshte aspak e vertete.Loji edhe sasia e yndyres qe ju hani kane ndikimin e tyre ne kompozimin e yndyrnave te trupit tuaj.
    Mos harroni_trupi juaj ka nevoje per yndyrna!
    Ata qe mbajne nje diete me fare pak yndyrna duhet ta zgjasin sa me shume kohen e saj,ne menyre qe te heqin dhjamin e tepert dhe te dobesohen.Ju duhet te hani yndyrna,por beni kujdes kur te zgjidhni se cfare do te hani,pasi beni mire qe te zgjidhni yndyrna natyrale si psh,vaji i ullirit,avokado,arra apo gjalpe natyral kikiriku.

    5__Hani ushqime natyrale
    Dhjami quhet nje dhjame i keq kur eshte shkaktar per shtimin e peshes,debulesen e mungesen e energjise,depresionit,kancerit e semundjeve te zemres.Ju nuk do te arrini dot kurre te keni trupin qe dshironi duke ngrene ushqime te thata dhe te shpejta.Beni me mire qe te ushqeheni me gjera natyrale dhe jo te perpunuara nga njeriu.Keshtu ju do tja arrini me shpejt qellimit per tu dobesuar.

    6__Duhet te jeni aktive gjate dites
    Mundohuni te jeni ne levizje dhe te pakten 6 dite ne jave.Ju mund te beni ushtrime te lehta aerobike pa u sforcuar shume.Gjithashtu,nese keni mundesi,ju mund te ecni ne vend qe te shkoni kudo me makine apo te ngjisni shkallet ne vend qe te merrni gjithmone ashensorin.
    Keshtu do te mbani zemren dhe mushkerite ne menyren me optimale te mundshme.Studimet kane treguar se levizjet edhe pse te vogla,qofte edhe thjesht levizja e gishtave te kembes,ju ndihmon per te djegur kalorite.

    7__Beni ushtrime kardiovaskulare
    Ushtrimet kardiovaskulare do tju ndihmojne per zemren dhe mushkerite.Ato gjithashtu ju ndihmojne qe edhe te digjni kalorite.Ju mund ti beni ato heret ne mengjes e trupi juaj do te vazhdoje te djege kalorite edhe nje ore pasi ti keni mbaruar ushtrimet.Nese ju pastaj,nuk hani si duhet,nje gje e tille mund tju vihet kunder,qe do te thote qe ne vend qe te humbisni ju shtoni ne peshe.
    Duke bere ushtrime te tilla heret ne mengjes,kur ju mbani nje diete te varfer ne kalori,atehere ju do te digjni peshen e muskujve.Nje orar i pershtatshem per ushtrimet kardiovaskulare eshte edhe mbremja,pasi keni ngrene vaktin e fundit te ushqimit.Kjo ju ndihmon te digjni kalorite e te mos flini me to.
    Nuk eshte e thene qe ju te beni ushtrime ne mengjes dhe ne mbremje,pasi eshte e mjaftueshme vetem njera nga seancat,ne menyre qe edhe ju te mos merziteni.

    8__Ushtrimet fizike
    Gershtojini ushtrimet tuaja kardiovaskulare me ushtrime te tjera aerobike,ne menyre qe te zgjoni here pas here trupin dhe metabolizmin tuaj.

    9__Ushtrimet me pesha
    Ushtrimet ju bejne me muskuj,te cilet jane shume te rendesishem per metabolizmin.Sa me shume muskuj te keni,aq me i shpejte do te jete ai.Muskujt do tua rrumbullakosin format e trupit aty ku duhet e do tju japin mundesine qe ju te merrni me shume kalori gjate dites.

    10__Degjojeni trupin tuaj
    Ju nuk eshte e nevojshme te beheni copash e te semundoheni duke bere ushtrime,pasi kjo nuk eshte e vlefshme.Ju beni ushtrime per te qene me energjike e per te qene ne forme,jo per tu ndjere i lodhur.
    Degjojeni trupin tuaj kur ai ju thote qe eshte i lodhur.Atehere kur e ndieni te nevojshme mund te pushoni.Te besh ushtrime ne nje gjendje shume te lodhur mund tju hape me shume probleme sesa tjua reduktoje ato.
    Nese ju i provoni keshillat e dhena me siper dhe e shikoni qe ne 4_6 jave gjendja nuk ka ndryshuar,atehere do te thote se keni probleme te tjera,si psh ndonje lloj ushqimi qe ju shendosh,probleme me tiroiden,probleme hormonale......
    Nese ndodhe keshtu,atehere do te benit mire qe te kerkonit nje zgjidhje me natyrale,te mbani dieta me barera natyrale apo ushqime te tjera te shendetshme.
    "Carpe Diem"

  14. #54
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pse krijohet celuliti?

    Celuliti eshte nje valezim i qelizave te dhjamosura dhe gumbullim indesh nen lekure.Zakonisht ato gjenden ne pjesen e kofsheve dhe te vitheve,sidomos te grate.
    E ben lekuren qe te kete nje pamje si lekure portokalli.Kjo eshte nje forme qe shfaqet te femrat e shume me pak te meshkujt,kjo ndoshta edhe per faktin se qelizat e meshkujve dhe te femrave jane te ndryshme nga njera tjetra.

    Nga se shkaktohen celulitet?

    Ne te vertete nuk eshte se e dime saktesisht se nga se shkaktohet celuliti,por sipas disa studiusve te fushes ai shkaktohet nga nje anomali e qelizave te dhjamit.Disa te tjere mendojne se ajo shkaktohet edhe nga toksinat ne qeliza.
    Te tjere ende mendojne se hormoner jane pergjegjes per krijimin e celuliteteve.

    Nje shkak i vertete i celuliteve!
    Arsyeja pse grate vuajne me shume nga kjo gje shpjegohet me reagimin e qelizave te shendetit te femrat dhe indit lidhes qe i mban ato.
    Nje femer ka inde shume pak flexibel,keshtu,me shtimin e peshes,qelizat e saj te dhjamit,shendoshen e tentojne te zgjerohen ne drejtim te siperfaqes se lekures,duke i dhene asaj formen e lekures se portokallit.
    Te meshkujt ka me pak dhjamera te tilla ne siperfaqe,por gjithashtu edhe pjesa e jashtme e lekures se tyre eshte me e trashe dhe e fsheh mire ate qe po ndodh ne brendesi te saj.
    A bejne efekt dietat?
    Ndonjehere po,ndonjehere jo,por kjo nuk eshte menyra me e mire qe ju mund te veproni...

    Ushtrimet dhe menyra e te ushqyeri duhet te behet si me siper...
    Beni kujdes te kalorite qe merrni gjate dites....
    Vetebesimi...
    Shume studime tregojne se eshte shume e rendesishme te kesh deshire te besh ate qe po ben,vullnet e besim se do tja arrisesh te humbesh peshe,si me ushtrimet ashtu edhe me dietat.

    Por cila eshte menyra me e mire per te humbur peshe?

    Ne te vertete nuk mund te thuhet se ekziston nje menyre e vetme per te humbur peshe ne periudhe afatgjate.
    Sa per fillim,ju duhet ne rradhe te pare te harroni thujase gjithcka qe ka ndodhur me pare apo deshtimet qe keni patur ne dietat e tjera.

    Se dyti,perpiquni te harroni dieten dhe dietologun perfekt.
    Askush nuk eshte perfekt,te pakten kur vjen puna te humbja e peshes.Sido qe te vije puna nje gabim do ta beni patjeter!
    Se treti,mos mendoni aspak qe te mbash diete eshte e lodhshme,e merzitshme apo sakrifice e madhe,pasi nuk eshte aspak nje gje e tille.Mendoni se pas kesaj ju do te keni nje trup te bukur.Mundohuni qe te mos coni dem asnje moment.Mbi te gjitha,ajo qe eshte me kryesorja,eshte se ju duhet te filloni te mendoni se ne te vertete ju do te humbisni peshe.Mos harroni qe arritja e gjithckaje vjen me besim.
    Keshtu,sado mbipeshe qe te jeni apo sado mos ndihemi rehat,ju duhet te filloni te besoni se do tja dilni mbane e do te rifilloni nej jete te re.

    Sa kohe per te humbur peshe?
    Humbja e peshes ka te beje me dhjamin ,muskujt dhe ujin...
    Mbani mend se te humbasesh peshe nuk do te thote vetem te humbesh e te largosh vetem dhjamin e tepert.Ju humbisni dhjemin,nderthurur edhe me muskuj.
    Studimet kane treguar se nese ju humbisni peshe,ajo qe humbisni eshte 75% dhjame e 25% muskuj.
    Per me teper,renia ne nje sasi te madhe ka te ngjare qe te mos jete djegie dhjami,po thjesht humbje e sasise se ujit.
    Kini parasysh qe uji perben rreth 70% te peshes totale te trupit te nje person me trup normal.Madje edhe muskujt permbajne 75% uje,plus 20% proteina dhe 5% minerale.Dhjami i trupit permban mesatarisht 50% uje.

    Dieta ditore eshte shume e rendesishme per te kontrolluar peshen tuaj.
    Ne nuk jemi mbipeshe sepse ne hame nje here rende,por si pasoje e zakonit te te ngrenit jo ne menyren e duhur.
    Menyrat me te mira pra pra per te humbur peshe eshte te keni kujdes me ushqimin e te zgjidhni per te ngrene ushqime me pak kalori.
    Beni ushtrime e levizni.
    Kombinoni te ngrenin e shendetshem me ushtrimet..
    "Carpe Diem"

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Diana flm per te gjitha keshillat dhe informacionet e sjellura ne forum,

    nganjehere kemi nevoje te shtojme besimin ne ate qe bejme.

    flm dhe urime
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  16. #56
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga hope31
    Diana flm per te gjitha keshillat dhe informacionet e sjellura ne forum,

    nganjehere kemi nevoje te shtojme besimin ne ate qe bejme.

    flm dhe urime
    pershendetje Hope

    Shume flm edhe nga ty,edhe mua mendimet dhe miratimet tuaja me sjellin me shume besim ne vetevete..

    Respekte shume
    "Carpe Diem"

  17. #57
    Pasioni për shkencën Maska e rm_renald
    Anëtarësuar
    27-11-2006
    Postime
    170

    Question Si të humb në peshë ?

    Pershendetje! Doja te dija a ka ndonje produkt ketu ne Shqiperi qe te ndihmon ne uljen e peshes. Ne Internet kam pare per nje lloj caji kinez qe quhet Wu-Long(Vu long) dhe per Green Tea(Caj jeshil). Nqs keni mundesi me ndihmoni.

    Respekte

  18. #58
    ka plot produkte, mjafton te mos i fusesh ne goje vecse

  19. #59
    Pasioni për shkencën Maska e rm_renald
    Anëtarësuar
    27-11-2006
    Postime
    170
    Pikerisht po kerkoj nga ato produkte qe duhen fut ne goj. Megjithate Shume Faleminderit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 24-07-2007 më 07:34

  20. #60
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    E hënë

    Mëngjezi ( çdo ditë )

    1 Portokall apo grejpfrut
    1 Dvopek
    1 kafe /çaj pa sheqer

    Dreka – ora 12 00

    1 Portokall apo grejpfrut
    1 ve e zier
    2 gota jogurt
    2 Dvopeka

    Darka – 18 00

    2 domate
    2 ve të ziera
    1 gota jogurt
    2 Dvopeka
    Sallat e gjelbërt ( krip,uthull& pak vaj )

    E Martë

    Mëngjezi ( çdo ditë )

    1 Portokall apo grejpfrut
    1 Dvopek
    1 kafe /çaj pa sheqer

    Dreka – ora 12 00

    1 Portokall apo grejpfrut
    1 ve e zier
    2 gota jogurt
    2 Dvopeka

    Darka – 18 00

    1 Portokall apo grejpfrut
    1 domate
    1 gota jogurt
    1 Dvopek
    1 biftek tartar pa yndyrë

    E Mërkurë


    Mëngjezi ( çdo ditë )

    1 Portokall apo grejpfrut
    1 Dvopek
    1 kafe /çaj pa sheqer

    Dreka – ora 12 00

    1 Portokall apo grejpfrut
    1 ve e zier
    2 gota jogurt
    2 Dvopeka


    Darka – 18 00

    1 Portokall apo grejpfrut
    125 gr biftek në grill
    1 gota jogurt
    1 Dvopek


    E Enjte

    Mëngjezi ( çdo ditë )

    1 Portokall apo grejpfrut
    1 dvopek
    1 kafe /çaj pa sheqer

    Dreka – ora 12 00

    125 gr ajkë
    1 domate
    1 kastravecë turshi
    1 Dvopek

    Darka – 18 00

    1 mollë
    2 domate
    1 biftek tartar pa yndyrë
    1 Dvopek

    E Premte

    Mëngjezi ( çdo ditë )

    1 Portokall apo grejpfrut
    1 Dvopek
    1 kafe /çaj pa sheqer

    Dreka – ora 12 00

    200 gr. Tunë
    1 domate
    1 Dvopek

    Darka – 18 00

    1 ve e zier
    1 domate
    Sallatë e gjelbërt

    Të shtunave dhe të dielave ushqimi sipas dëshirës - FREE

    P.S. Kur kryhet dieta pas 3 javësh – çdo të hënë

    Mëngjesi 1 gotë ujë me 1 limon
    Dreka 1 mollë & 1 dvopek
    Darka gjysmë sallate, 1 ve e zier & 1 domate

    DIETA të mbahet 3 javë me rrathë = me humbje të 10 – 15 kg
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 24-07-2007 më 07:33
    What goes around, comes around

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Uji ne dietat qe perdoren !
    Nga inter_forever në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 07:12
  2. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  3. Përmbledhja e recetave
    Nga [Perla] në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  4. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •