Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Mbece more shoke mbece!

    Kënga e Nizamit


    Mbeçe more shokë mbeçe
    Përtej Urës së Qabesë
    Të fala i bëni nënëse
    Kaun e zi le ta shesë


    Në pyestë nënëja për mua
    I thoni që u martua
    Në pyeste se ç'nuse mori
    Tre plumba te kraharori
    Në pyeste se ç'krushq i vanë
    Sorrat e korbat e hanë



    Shenim:
    Ura e Qabese gjendet ne shkretetirat e Azise. Kenga kendohet ne nje kor lab (lab quhen shqipetaret e disa krahinave te Jugut te Shqiperise si Vlora, Gjirokastra, Mallakastra etj,) qe ngjan me koret antike greke te tipit te Eskilit. Zerat qe rrjedhin e njekohesisht vajtojne jane kaq prekes saqe lotet cdokujt qe kete e degjon i dalin vetvetiut. Absolutisht nje nga perlat e folklorit shqiptar e cila ne thjeshtesine e vet mbart nje peshe tmerrsisht te madhe dhimbjeje. Shiko edhe "Autobiografia e popullit ne vargje", Ismail Kadare.

  2. #2
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Denku

    i di gje fjalet e kenges "Janines çi panë sytë" ?

    pls. kush i di, i lutem t'i shkruaje ketu.

  3. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Janines ci pane syte
    Ja-Janino' (refreni perseritet pas cdo vargu)
    Ish e premte ajo dite.
    Te Pese puset ne gryke
    Zenel Celua vet i dyte.
    Zeneli me te Velcione
    Dhe trimi Jace Mavrone.
    Cau mespermes tabore
    E shtriu pashane e gjore.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #4
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Janinës çi panë sytë !

    Belami faleminderit,
    per mundesine qe me dhe te lexoja fjalet e kesaj kenge qe me ka pelqyer gjithmone dhe me ka bere te me dridhet mishi per nga forca qe percjell.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e luani bardhe
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    france
    Postime
    21

    Bravo denku

    Kenga (mbeçe more shoke mbeçe) nuk eshte kenge labe.Eshte kenge
    skraparliote.Kenduar nga grupi i gjerbesit.Solist eshte artisti i popullit
    (i quajturi bilbili i skraparit)DEMIR ZYKO.Dhe laberia nuk eshte ajo qe th ti.
    Interesohu dhe gjeje se ku fillon laberia dhe ku mbaron.




    Erresira dhe drita cikel i natures
    1m72 76kg brun me sy te zinj

  6. #6
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Bravo luani i bardhe!

    A thua e ka kenduar i pari Demir Zyko kete kenge?Interesohu njehere se mbase je gabim.Sa per shenimin nuk e kam bere une mor cun por nje kerkues folklori dhe e kishte bashkangjitur ne faqen e internetit nga e mora une.
    Pershendetje!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  7. #7
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Mendimi im eshte qe kengeve popullore shqiptare apo folklorit gojor ne pergjithesi nuk mund t'i percaktohet origjina ne pergjithesi ashtu sic nuk mund te thuash se ky apo ai version eshte kenga origjinale. Kjo per vete faktin se eshte i transmetuar gojarisht nga njeri brez ne tjetrin dhe nuk ka parametra te caktuara apo stereotipe.
    Une besoj se kenga "Mbece more shoke, mbece" duhet ta kete origjinen nga nje zone prej nga turqit merrnin shume ushtare. Laberia ka qene njera prej ketyre krahinave (sepse turqit perpiqeshin t'i mbanin nene kontroll). Se kush e ka bere te njohur kete kenge eshte ceshtje tjeter.Po ashtu une kam degjuar nje version tjeter te kesaj kenge qe thote:
    "...te dy qete e zeze t'i shese
    te me shese kalin, te me rrise djalin
    te me shese mushken, te me rrise cupen."
    Edhe pak me poshte shtohen vargjet:
    "ne pyette ne c'kale hipi
    ne dy-tri dhoga meiti"
    Une kisha nje pyetje per kedo qe mund te dije dicka me teper se une rreth kesaj ceshtjeje:
    Emri Laberi nga e ka origjinen? Varianti qe di une dhe qe detyrimisht i besoj sepse eshte i vetmi qe njoh eshte se ne zonen e Laberise perfshihen gjithe ato krahina ne jug te Shqiperise te cilat ne kohen e Turqise nderruan fene duke u shnderruar ne myslimane, per shkak te lehtesimeve qe u bente Porta e larte myslimaneve. Prej ketej ka zanafillen dhe fjala "Laberi" apo "lab" qe eshte shkurtim i togfjaleshit "la besen" (fene ortodokse apo katolike). Nese dikush di ndonje variant tjeter ju lutem ta shkruani.
    Faleminderit
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  8. #8
    labja Maska e klaudia
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    66
    nga joniani.

    Emri Laberi nga e ka origjinen? Varianti qe di une dhe qe detyrimisht i besoj sepse eshte i vetmi qe njoh eshte se ne zonen e Laberise perfshihen gjithe ato krahina ne jug te Shqiperise te cilat ne kohen e Turqise nderruan fene duke u shnderruar ne myslimane, per shkak te lehtesimeve qe u bente Porta e larte myslimaneve. Prej ketej ka zanafillen dhe fjala "Laberi" apo "lab" qe eshte shkurtim i togfjaleshit "la besen" (fene ortodokse apo katolike). Nese dikush di ndonje variant tjeter ju lutem ta shkruani.


    nje pyetje per jonianin?
    Pse myslymanet e shqiperis se mesme , dhe te veriut nuk quhen leber ? Simbas shpjegimit qe ke dhene me siper te gjithe myslymanet e SHqiperis duhet te quhen leber,sepse te gjithe myslymanet e kane nderuar fene me ardhjen e Turkut .

    ME RESPEKTE NGA KLAUDIA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga klaudia : 21-11-2002 më 00:03
    labe jam labe keni gje ju?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Mbeçe more shokë mbeçe
    Përtej Urës së Qabesë

    Fale me shendet nenese
    Te me shese te dy qete

    Te me shese te dy qete
    T'i jape niqa serese

    Ne pyete nenja per mua
    Ju ti thoni se u martua

    Ne pyete sec nuse mori
    Shtate plumba te krahori

    Ne pyete sec krushq i vane
    Dy dervish tre hoxhallare

    Keshtu e kendojme ne Prespe ne maqedoni
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •