Kënga e Nizamit
Mbeçe more shokë mbeçe
Përtej Urës së Qabesë
Të fala i bëni nënëse
Kaun e zi le ta shesë
Në pyestë nënëja për mua
I thoni që u martua
Në pyeste se ç'nuse mori
Tre plumba te kraharori
Në pyeste se ç'krushq i vanë
Sorrat e korbat e hanë
Shenim:
Ura e Qabese gjendet ne shkretetirat e Azise. Kenga kendohet ne nje kor lab (lab quhen shqipetaret e disa krahinave te Jugut te Shqiperise si Vlora, Gjirokastra, Mallakastra etj,) qe ngjan me koret antike greke te tipit te Eskilit. Zerat qe rrjedhin e njekohesisht vajtojne jane kaq prekes saqe lotet cdokujt qe kete e degjon i dalin vetvetiut. Absolutisht nje nga perlat e folklorit shqiptar e cila ne thjeshtesine e vet mbart nje peshe tmerrsisht te madhe dhimbjeje. Shiko edhe "Autobiografia e popullit ne vargje", Ismail Kadare.
Krijoni Kontakt