Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 96
  1. #61
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Dum vidjon, dum vidjon!


    Edhe ne, edhe ne

    Ajo mesuesja me ate fundin e shkurter - te vinte i her ka shkolla ime se ia tregoja une asaj qejfin. Do ia shperndaja videon gjith forumit pastaj.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #62
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ku eshte klipi ta shofim edh ene mesuesen se a ka qen e veshur ne menyre provokative apo jo.
    Sui generis

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    vec ne shqiperi degjon gjera te tilla...ishalla technologjia nuk permisohet ne shqiperi se ku dihet ca do ju punoj mendja njerzis
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Zysha duhet te ruaje B*****dhe krahet se ketu t`a FUSIN!!!!

  5. #65
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Mesa di une nga zyrat e qeverise ne Shqiperi e kane vene si kusht veshjen serioze, per femrat psh.:
    fundi deri tek gjuri,

    Dita, ti e di mire qe fundi deri tek gjuri, kur ulesh ngrihet ...nje pellembe ...po njehere.
    Ndodhin edhe aksidente...
    Mbaj mend ne tetevjecare mesuesja e gjuhes ishte 50 e kusur e vishte fund poshte gjurit, te gjere, nga ato fundet e asaj kohe mo..lol
    Por kishte zakon te keq qe ulej pa teklif, me kembe hap, dmth rehatohej ne karrike. Kushedi ishte e lodhur...kishte probleme me shtyllen kurrizore ( nuk e di ). Por ama c'kishte nen fund i dukej sikur ne TV. Ne na kapte e qeshura aq shume sa ska. Pastaj ti e di, qe kur fillon e qesh ndonjehere edhe kot, s'pushon dot. Ajo e ngrinte zerin e kerkonte qetesi se ishte mesuese autoritare, por mbathjet e kofshet e shendosha ia shihnim e shkriheshim se qeshuri. Jo se ishim sick, por se dukej funny per moshen tone.
    Ndersa tek gjuhet e huaja, kishim mesuese te bukura, qe minifundet i vishnin shpesh. Madje shume here, pasi shpjegonin mesimin uleshin tek tavolinat tona, tek pjesa ku ne vinim fletoret, kembe permbi kembe e diskutonim per gjithshka. Fare s'na bente pershtypje. I respektonim dhe i donim shume mesueset . Po ashtu edhe ato ne.
    Po flas per eksperiencen time ne ate shkolle, ne ate moshe.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #66
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    ja ne vend te videos artikullin

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Video ishte ne youtube para disa ditesh por e kane hequr (mesa duket me kerkesen e vete mesueses ose ndonje tjetri). Dhe me te vertete ishte skandal. Skishin lene detaj pa kapur (dhe ca te kapure). Skandal me ata femije qe shkojne ne shkolle me kete mendje por po aq skandal dhe ajo mesuese me ate lloj veshje.
    Mesuesja me tanga dhe degradimi i shkolles
    Mentor Kikia


    Pak ditë më parë, gazeta "Korrieri" botonte në faqe të parë disa foto intime të një gruaje. Ato ishin marrë përmes telefonit celular dhe të tilla rinia shkollore qarkullon me dhjetëra. Por ato foto nuk ishin imazhe erotike të importuara apo të prodhuara në ndonjë orgji adoleshentësh, ato ishin bërë nga një nxënës në shkollën e mesme teknologjike, "Harry Fulltz" në Tiranë dhe prapanica ishte pikërisht e një mësueseje të kësaj shkolle. Ajo ishte përkulur t‘i shpjegonte një nxënësi diçka mbi libër, ndërsa një tjetër nxënës, në rreshtin tjetër, kishte futur telefonin poshtë fundit të mësues dhe kishte fiksuar…

    Më pas, autori nuk kishte ngurruar që "gëzimin" e hakmarrjes ndaj mësueses ta ndajë me dhjetëra të tjerë. Me ndihmën e teknologjisë, fotot u shpërndanë rrufeshëm në gjithë shkollën, kaluan dyert e saj dhe mbërritën deri në redaksinë e gazetës që i publikoi ato. Të nesërmen e botimit, ngjarja kishte marrë vëmendjen publike dhe njerëz të ndryshëm diskutonin mbi rininë e shthurur, duke e krahasuar me kohën e tyre, kur fëmijët nuk guxonin të flisnin pa leje në klasë. Kishte edhe nga ata që kritikonin mësuesen, e cila poshtë fundit të saj nuk kishte veshur ndonjë palë benevrekë, apo të mbathura basmaje, por tanga. Për ta lënë pas këtë debat, çështja që ia vjen ta diskutosh është pikërisht cilësia e shkollës, niveli i njohurive, disiplina dhe edukimi i brezit të ri në këto institucione.

    Përtej një rasti të shkëputur fshihet fenomeni i degradimit moral të një brezi, i cili stimulohet dukshëm nga një nivel në rënie i cilësisë së arsimimit dhe edukimit në shkolla. Me nga 40, 50 apo më shumë nxënës në një klasë, më së shumti shkollat janë shndërruar në vende argëtimi, ku shkohet "për një dorë gallatë". Është normale që sot nuk mund të mendosh një disiplinë ku nxënësi ka frikë të shikojë në sy mësuesin, por të fotografosh prapanicën e mësueses me telefon tejkalon çdo kufi të tolerancës. Ndaj minimumi që prisnim pas këtij akti ishte që Ministria e Arsimit të urdhëronte që asnjë nxënës të mos lejohet të përdorë telefonin në mjediset e shkollës. Kjo masë disiplinore duhej të ishte në fuqi aforfe, por ky ishte një rast flagrant që meritonte reflektimin e autoriteteve të arsimit. Thuajse në të gjitha nivelet e shkollave, nga fillorja deri në universitet, nxënës e studentë futen në klasa me telefona celularë të ndezur. Të gjithë ata që drejtojnë shkolla e universitete, apo edhe më keq, ata që drejtojnë Ministrinë e Arsimit, kanë vizituar institucione arsimore në vende të tjera dhe kanë parë që atje askush, as mësuesi e as nxënësit, nuk i përdorin telefonat gjatë orës së mësimit. Ky mjet është bërë sot shkaktari më i madh i shthurjes së disiplinës në shkollë, përmes të cilëve nxënësit qarkullojnë imazhe e foto pornografike dhe së fundmi edhe foton e mësueses.

    Të nesërmen e publikimit të këtyre fotove, ministri i Arsimit, Genc Pollo, fliste gjithë krenari në një të përditshme se si ai dhe qeveria arritën t‘i mundin rektorët e universiteteve, të cilët Pollo po i hiqte se ishin produkt i vitit 1997. Por ai nuk thoshte asnjë fjalë për shembullin e fundit të degradimit të shkollës dhe masat që duhen marrë për ta bërë shkollën një vatër mësimi dhe edukimi, mision për të cilin edhe është krijuar.

    Në fakt, niveli i edukimit që demonstrohet në shkollë nuk mund të jetë i shkëputur nga niveli në përgjithësi i rinisë. Brezi i sotëm fatkeqësisht ka pika të tjera referimi. Idhujt dhe simbolet e tij nuk janë njerëz me kontribut në histori, shkrimtarë të mëdhenj, njerëz të shquar të artit dhe sportit, apo personalitete të shoqërisë. Tani idhujt janë ca femra që këndojnë në ekrane të dorës së tretë këngë greke në gjuhën shqipe dhe që e kanë për krenari të pranojnë se një herë në javë përfundojnë të dehura në polici, të cilat mediat i etiketojnë si VIP.

    Kjo tendencë, në fakt, nuk është tipike shqiptare. Në të gjithë botën demonstrohen deviacione serioze dhe idhuj fals të prodhuar përgjithësisht nga media. Në SHBA, gazetarët vrapojnë si të çmendur pas një vajze që quhet Paris Hilton. Ajo spërdridhet nën blicet e qindra aparateve fotografike, edhe pse në jetën e saj nuk ka dhënë asnjë kontribut për të merituar këtë vëmendje. E vetmja punë që ajo ka bërë dhe bën, është se po shpërdoron paratë e gjyshit Hilton, i cili punoi tërë jetën për t‘u bërë miliarderi Hilton. E gjendur tapë në timon, ajo përfundoi një herë në burg dhe pas disa ditësh një tjetër vajzë kërkonte të shkonte në burg për t‘u futur pikërisht në dhomën ku qëndroi "idhulli" i saj. Mediat, për fat të keq, u bëjnë jehonë këtyre dukurive duke i bërë idhujt e rremë edhe më të falshëm. Duke njohur këtë tendencë, Breatny Spears i njoftoi fotoreporterët se do të zbriste nga makina dhe do t‘u jepte mundësi atyre ta fotografonin pa të mbathura. E harruar për pak kohë, ajo u kthye në vëmendjen e opinionit pikërisht pse nuk kishte veshur të mbathura.

    Në gjuhën e të rinjve kjo është një tendencë e kohës, është ‘trendy‘ dhe në këtë kuadër edhe të rinjtë shqiptarë kanë idhuj ca Paris Hilton shqiptare, të cilat ndryshojnë vetëm nga shkalla e pasurisë. Kjo është një krizë e madhe morale, që përkthehet si tendencë brezash dhe ta ndryshosh atë është thuajse e pamundur. Por të vendosësh disiplinë në shkollë është jo vetëm e domosdoshme, por edhe e mundur. Duke u rikthyer sërish te skandali i shkollës "Harry Fulltz", mendojmë se ai është një argument i mirë që Ministria e Arsimit ta shfrytëzojë për të urdhëruar ndalimin total të përdorimit të telefonave në shkolla. Dhe këtë duhet ta nisë së pari nga vetë mësuesit. Kompanitë celulare paguajnë miliona për të reklamuar teknologjinë e re, e cila mundëson që në çast një foto ta dërgosh ku dhe kujt të duash. Ky është biznes, ndërsa shkolla është qendër mësimi dhe edukimi. Shoqëria pretendon që shkolla të fusë në rrugë të mbarë fëmijë apo të rinj që reflektojnë deficenca në edukim. Por shkolla jonë, edhe atë që mund të jetë në rrugë të mbarë e nxjerr nga binarët. Është alarmuese që një fëmijë në klasë të tretë të shqetësohet që telefonin e ka pa kamera, pasi ndjehet keq që shokët e klasës bëjnë fotografi dhe filmime, ndërsa ai jo. Faji buron te familja, por në pamundësi për të mbyllur këtë burim me ujë të ndotur, ai nuk duhet lejuar të derdhet në depozitën e shkollës.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #67
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Ndersa tek gjuhet e huaja, kishim mesuese te bukura, qe minifundet i vishnin shpesh. Madje shume here, pasi shpjegonin mesimin uleshin tek tavolinat tona, tek pjesa ku ne vinim fletoret, kembe permbi kembe e diskutonim per gjithshka. Fare s'na bente pershtypje. I respektonim dhe i donim shume mesueset . Po ashtu edhe ato ne.
    Po flas per eksperiencen time ne ate shkolle, ne ate moshe.
    pse mi ke asim vokshi ke qen ti. e ke past njoft doracin
    no glove no love

  8. #68
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    e c'a filmoi aty poshte? Kishte ndonje gje te re , qe femrat e tjera se kane kshu ose se kane pare ndonjehere keto ?

    kalamaj te ndyre qe jane bere sot . Ka faj zysha qe u shpjegon mesimin nga 2 here . loool

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    qe thu ti Pink,

    Jon ca femra qe nje e dy, megjithse kane minifund e ngrejne prapanicen dhe e ngrohin ne diell ate te shkrete si ajo cupa qe po e thante tek filmi "Mengjese lufte".

    Te kane faj kalamojte pastaj

    pale ne burrave, qe na thone ca ka pse sheh? s'ke pare nojhere brk
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #70
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    alla alla qeke prish dynjoja. un mir ju losh juve mtiron hahahahahahaha
    no glove no love

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    tiko,

    s'ka me te shenjes se Virgjereshes, me asnje vend. Do e heqin ene nga roskopi si shenje. Do fusim shenjen e ARIUT :d
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #72
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Mesonjesja eshte figure e shquar , kalamajte ne asnje menyre nuk duhet te abuzojne me to .. gjatesine e fundit. C'u duhet atyre njehere se kuptoj . Mendjen ne mesim , aty ta kene ato . lool

    dhe mire thone Xhuxh , brek skeni pa ndonjehere ? lool

  13. #73
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    pse mi ke asim vokshi ke qen ti. e ke past njoft doracin
    Sa i pameshirshem je ! Luftar...shkon me shume .

    E di ke ka moter ai ? He, gjeje !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #74
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    po duksh ndonje gje apo kot...fantazi te adoleshenteve
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin

    dhe mire thone Xhuxh , brek skeni pa ndonjehere ? lool
    Problemi o, se ne per te pare ku jon breket shohim

    se kshu ne siperfaqe s'duken mo
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #76
    jeta eshte pasion
    Anëtarësuar
    25-11-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    4
    po mire ja beri se do te duhej mesuesja te vishej ne menyre me pak provokative.

  17. #77
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nuk me habit incidenti, duke pasur parasysh demin, shkaterrimin e fibres sociale ne Shqiperi.
    Plus ne shkolla tani vetem shkollim qe nuk behet. Te gjitha te tjerat po.

  18. #78
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    drejt ke ti liones duhet me vu me detyrim me honger cdo mjes chereal me shum fibra
    no glove no love

  19. #79
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    drejt ke ti liones duhet me vu me detyrim me honger cdo mjes chereal me shum fibra
    Yeap, edhe me "2% milk" jo "whole" .

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    donna76
    po duksh ndonje gje apo kot...fantazi te adoleshenteve
    Po te jesh donna e vertet dhe jo si ai qe ke ne foto...merr nje celular dhe filmo veten. Nuk do kesh shume ndryshime.
    Videoja per te cilen ju beni gjithe keto llogje dhe qe idiotlleku ia atyre qe e nxorren ne gazete tregon nje pale breke. Nese jeni te gjithe talebane apo iraniane qe laheni me pallto ne plazh, atehere hallall diskutimi.

    Nuk eshte faji i budallait, por budallalleku i normaleve ai qe te habit...
    a thua sikur Sali Berisha u be si Bill Klintoni.... epo hajde do habiteshim ca, po jane adoleshente o milet virtual...kane deshire te shohin

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •