Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 107
  1. #41
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044
    Urrej drogen, s'e kam perdorur asnjehere dhe as qe me shkon ne mendje...dhe s'do ndihmoja nje person qe drogohet sepse as qe i afrohem njerezve te tille.

    Sa e marr vesh, sikur edhe 1 here...1 cope te lehte fare fare fare te kene provuar, une largohem urgjentisht.

    Fakti qe kane eksperimentuar ose qe perdorin nje substance te tille me tregon mjaftueshem se cfare karakteri kane, dhe ky karakter nuk pershtatet me kerkesat qe kam une. E leme me kaq.

    E s'me intereson nqs kane ndryshuar apo jo, mbas pilafit s'i du robt un.
    As qe du me dit!

  2. #42
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ne Diten Boterore kunder Droges

    Droga dhe realiteti post MSA

    Leke SOKOLI

    Pėr tė njėzetin vit me radhė, 26 Qershori "festohet" si Dita Botėrore Kundėr Drogės. Kjo ditė, e caktuar si e tillė nga OKB-ja, pėrfaqėson njė moment reflektimi pėr cilindo qė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ndikon apo ndikohet nga ky fenomen: pėr prindėr e fėmijė; adoleshentė e tė rinj; pėr familjarė e tė afėrt tė atyre qė fatkeqėsisht kanė hyrė nė rrugėn e drogės, apo qė bėjnė pjesė nė "grupet e rrezikuara" prej saj; pėr politikanė, ligjvėnės e ligjzbatues; pedagogė, mėsues e edukatorė; mjekė, terapistė e farmacistė; studiues socialė, psikologė, sociologė, psikofarmakologė, psikanalistė; individė, qytetarė apo shtetarė; policė, prokurorė, gjyqtarė; pėr kultivues, pėrpunues e trafikues (tė mėdhenj apo tė vegjėl), tė drogės, krijues apo edhe pastrues parash tė ndotura me drogė… Kush mbeti jashtė kėsaj liste? Thuajse askush. Sepse, drejtpėrdrejt apo tėrthorazi, tė gjithė ndikohemi prej saj. Droga depėrton kudo, deri te ēmimi i apartamenteve qė shesim e blejmė, deri te ēmimi i karotave apo specave qė konsumojmė. Jetojmė nė njė botė ku ēdonjėri nga ne ėshtė i lidhur me njėmijė fije, tė dukshme e tė padukshme, me gjithė tė tjerėt. Ne, tė gjithė, thithim ajėr tė ndotur edhe nga droga.
    Unė jam njėri nga studiuesit dhe monitoruesit e drogės, nga koha kur ajo 15-16 vjet mė parė "trokiti", madje me njėfarė prepotence, edhe nė Shqipėri. Pėrvojėn "shqiptare" tė gjysmės sė parė tė kėsaj periudhe e kam sistemuar nė librin tim "Droga…", botuar mė 1998. Si i pari botim shqiptar, ky libėr ishte, gjithsesi, njėlloj "enciklopedie", tė paktėn njė abetare mbi drogėn, sikurse edhe njė fjalorth i terminologjisė sė njė fushe tė panjohur pėr ne. Ndėr zhurmat e atyre viteve pakkush do tė dėgjonte njė mesazh sensibilizues ndaj drogės. Por u provua se sa mė shumė shoqėria jonė shkon drejt zgjidhjes sė problemeve tė mėdha, ekonomike e sociale, aq mė shumė droga del nė pah si njė problem i vėrtetė. Le tė rendisim disa ēėshtje qė lidhen me fenomenin drogė, i parė nė evoluimin e tij, sidomos nė gjysmėn e dytė tė tranzicionit shqiptar.
    1. E para, lidhet me Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit. Kemi nėnshkruar njė kontratė me Evropėn, me njė kusht tė qartė: Shqipėria duhet tė fshihet nga harta e vendeve problematike, lidhur me krimin, sidomos krimin e organizuar, objekt kryesor i tė cilit ėshtė trafikimi i drogės. I lidhur edhe me shtimin e kultivimit e tė pėrdorimit tė saj. Pra kemi hyrė nė njė fazė tė re tė trajtimit tė problemit drogė. Kjo, natyrisht, ėshtė e lidhur mė shumė me trafikimin dhe kultivimin e drogės se me pėrdorimin e saj. Sepse ndėr shtete tė ndryshme tė Evropės pėrvojat, sidomos ato qė lidhen me legjislacionin antidrogė, ndryshojnė shumė. Nė kėtė kuptim nuk pritet tė ketė politika standarde pėr tė zbatuar.
    2. Shqipėria ėshtė tanimė njė vend nė tė cilin pėrdorimi vetjak i drogės nuk konsiderohet mė krim. Debateve tė studiuesve, apo edhe tė opinionit publik, mbi legalizimin ose jo tė pėrdorimit tė drogės, u vuri kapak ligjvėnėsi ynė. Me njė amendament qė i bėri nenit 283 tė Kodit Penal. Ky ėshtė, tanimė, njė fakt i kryer, por qė reflekton njė varg problemesh, madje edhe dyshimesh. Njė prej tyre lidhet me licencimin zyrtar tė pėrdorimit tė drogave (legalizimi), pa bėrė njė diferencim midis drogave tė lehta dhe tė rėnda. Legalizimi tek ne u bė nė mungesė tė njė debati publik dhe akademik paraprak. Nė botė ndodh gjithnjė ndryshe. Nė SHBA, pėr shembull, ky debat ėshtė bėrė vetėm ose kryesisht pėr legalizimin e njė droge tė lehtė, marijuanės. Madje qė nga viti 1937, kohė nė tė cilėn pėrdorimi i saj u konsiderua si i paligjshėm. Megjithėse janė investuar miliarda dollarė pėr tė hulumtuar se nė ē'masė kjo substancė ėshtė toksike, ende, me pėrjashtim tė Alaskės, nuk ėshtė arritur nė legalizimin e saj. Ndėrsa nė Itali kjo ėshtė vendosur me referendum popullor, madje pas debatesh tė pafundme etj. Ne, pėrkundrazi, me njė lehtėsi tė habitshme, legalizojmė pėrdorimin vetjak tė drogave, pa bėrė asnjė diferencim, pėr nga shkalla e rrezikshmėrisė sė tyre. Madje me propozim tė njė OJF-je qė merret me tė drejtat e njeriut. Por, ja qė tė drejtat e njeriut nuk shkelen vetėm nga njeriu, dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, por edhe nė mėnyrė tė tėrthortė, siē ėshtė ajo pėrmes drogės e cila gjithsesi dhunon. Madje deri tė drejtėn pėr tė qenė apo pėr tė mos qenė.
    3. Ne kemi legalizuar pėrdorimin vetjak, por nuk kemi legalizuar ende shitjen, apo edhe marrjen (pėrdorimin) e kontrolluar tė drogave. Ca mė shumė kur ne nuk kemi kapacitete terapeutike apo kuruese. Duket sikur shteti dhe shoqėria "i kanė larė duart" me drogė-pėrdoruesit. Mua personalisht mė janė drejtuar pėr ndihmė shumė prindėr, fėmijėt e tė cilėve kishin arritur nė fazat e fundit tė pėrdorimit tė drogės. Kujtoj me kėtė rast njė ēift, tė dy miq tė mi tė rinisė, nga Shkodra. Djali njėzetvjeēar i tyre ishte "bėrė shoshė" nga shiringat. Nga pikėpamja e telasheve qė u ishin krijuar, siē mė rrėfenin, dukej sikur kishin nė shtėpi njė eksploziv. Por, nuk dija ēfarė t'u rekomandoja. Ishte tepėr vonė dhe ajo ēfarė mund tė ofrohej nė Shqipėri ishte krejt e pamjaftueshme. U vura me pėrkushtim nė kėrkim tė njė mundėsie shpėtimi, diku gjetkė, por nuk vonoi e mė njoftuan se mbidoza kish bėrė tė vetėn. Ai iku, si shumė tė tjerė.
    Mė ka bėrė pėrshtypje perceptimi i kėsaj "sėmundje", nga njerėz tė tjerė me tė cilėt kam komunikuar. Konsiderohej gati-gati si njė lloj kanceri. "Epo i droguar, atė fund do tė kishte…". Pra kam konstatuar se njerėzit, familjarėt, tė afėrmit, miqtė, njerėzit me mundėsi apo ndikim etj., "dorėzohen" shumė shpejt. Gjė qė nuk duhet tė ndodhė. Sepse gjithnjė ka shpresė.
    4. Por a mund tė legalizohet marrja e kontrolluar e substancave narkotike? Disa mjekė tė njohur kanė filluar tė argumentojnė nevojėn e vėnies nėn mbikėqyrje tė pėrdorimit tė substancave narkotike. Disa, syresh, sugjerojnė nevojėn e licencimit tė disa farmacive tė posaēme, sidomos nė qytetet e mėdha, qė tė merren vetėm me ekzaminimin e recetave pėr substanca narkotike. Kjo bazuar nė gjendjen e vartėsisė, psikologjike apo fizike, nga droga. Pėr "harmonizimin" e marrėdhėnieve mjek-klient-farmacist, sugjerohet qė nė pėrbėrje tė stafit tė kėtyre farmacive tė ishte edhe mjeku specialist.
    Pra mjekėt sjellin edhe argumentet e tyre: do tė evidencoheshin shumica e pėrdoruesve tė drogės, gjendja e tyre, drogat qė pėrdorin etj.; do tė kontrolloheshin dozat, pra do tė evitoheshin mbidozat; duke gjykuar rast pas rasti, si pėr ēdo sėmundje tjetėr, do tė mundėsohej zbatimi i njė programi rikuperimi tė kombinuar, mjekėsor e psikologjik. Kėto janė, gjithsesi, ēėshtje tė debatueshme. Duket se koha e kėtij debati ka ardhur.
    5. Nė ēėshtjen "i sėmurė apo i inkriminuar", lidhur me drogė-pėrdoruesit, duket se po fiton terren mendimi qė e konsideron atė si njė tė sėmurė. Pra ka njė prirje tė drejtė pėr tė diferencuar viktimėn pėrdorues, nga trafikanti apo shpėrndarėsi i inkriminuar. Dhe, jashtė tė gjitha diskutimeve, ai duhet tė jetė objekt trajtimi mjekėsor. Por ku dhe si? Kjo ėshtė ēėshtja. Derisa nė Shqipėri nuk ka njė qendėr terapie pėr drog-pėrdoruesit; derisa shėrbimi i toksikologjisė nė Tiranė (pa folur pėr rrethet), me gjithė pėrkushtimin e mjekėve tė veēantė, ėshtė njė shėrbim emergjence dhe jo mė shumė.
    6. Vitet e fundit ka ndryshuar, disi, perceptimi lidhur me profilin e rrezikshmėrisė sė pėrdorimit tė drogave. Kjo sepse gjithnjė e mė shumė shqiptarėt po bėhen pėrdorues tė drogave tė rėnda, sidomos tė heroinės e kokainės. Nė kėtė kuadėr ka filluar nė Tiranė projekti i parė pilot i trajtimit tė njėqind pėrdoruesve tė heroinės me njė substancė (medikament) tė quajtur methadone. Kjo metodė nė vende tė tjera ėshtė pėrdorur qė para 40 vjetėsh. Por, pavarėsisht debateve "pro" dhe "kundėr", duhet thėnė se gjithēka kanalizohet nė kuadrin e "zvogėlimit tė dėmit". As mė shumė, as mė pak. Pra kjo nuk do tė thotė se u gjend "ilaēi" i drogės. Dhe i vetmi ilaē i vėrtetė antidrogė ėshtė mospėrdorimi i saj.
    7. Njė problem i vėrtetė qė lidhet me drogėn ėshtė trafikimi. Nė dosjet e grupeve tė mėdha tė kapura deri tani janė depozituar edhe harta ose planimetri shpėrndarjeje nė Tiranė e nė qytete tė tjera, shoqėruar me objektiva konkrete pėr rritjen e tė ardhurave nga konsumi i brendshėm i drogės. Trafikantėt pėrfaqėsojnė njė grup njerėzish ekonomikisht tė interesuar pėr shtimin e numrit tė drogė-pėrdoruesve.
    8. Mė pas vjen trafikimi pėr nė vende tė tjera. Kam patur rastin tė flas, me letra hapur, me njė trafikant tė madh droge. Kishte transportuar njė sasi tė madhe droge nė Itali. U ndoq nga policia dhe arriti, gjithsesi, tė hynte nė njė pusetė, diametri i sė cilės ishte pak a shumė sa diametri i trupit tė tij. Atje kishte qėndruar pėr rreth 40 orė. Pa ngrėnė, pa pirė, madje edhe pa lėvizur. Kishte dalė qė andej thuajse i vdekur. Kishte arritur tė kridhej nė det dhe, si i mbytur, kishte arritur tė varej nė njė anije, nė hambarėt e sė cilės kishte rritur nė Mal tė Zi. Tani kishte hequr dorė nga trafikimi. Mė ėshtė lutur qė, nėse do tė shkruaja sėrish pėr drogėn, tė transmetoja kėtė mesazh: "Nga ata qė merren me drogėn nuk ka tė fituar. Askush, as trafikantėt". Droga ka edhe njė kosto tė tmerrshme trafikimi.
    9. Shqipėria ėshtė njė vend prodhues i drogės. Kjo sepse, nga njėra anė, vetė Cannabis Sativa mund tė prodhohet kudo, falė njė pėrshtatshmėrie tė jashtėzakonshme ekologjike. Terreni malor i Shqipėrisė, nga ana tjetėr, bėn qė ajo tė mbillet nė zona tė thella, madje "nė prona tė askujt". Mė pas korrupsioni apo "kapja e shtetit", siē thuhet rėndom. Por lufta kundėr drogės nuk ėshtė ēėshtje vetėm e rendit publik. Ajo ėshtė edhe luftė alternativash. A mund tė shmanget kultivimi i drogės, pėr shembull, nė kushtet kur Cannabis Sativa ėshtė thuajse e vetmja kulturė rentabėl, ndėr kulturat e prodhuara pėr treg? Pra, ēėshtjet qė lidhen me drogėn nuk mund tė zgjidhen vetėm me luftė. Njerėzit duan (duhet) tė jetojnė. Ato zgjidhen me alternativa. Tė njėjtėn gjė mund tė themi edhe pėr trafikimin e drogės. Le tė flasim mė troē. Sot deficiti nė bilancin import-eksport ėshtė mbi njė miliard euro nė vit. Diferenca plotėsohet nga remitancat, pra prurjet nga jashtė. Mė saktė, nga jashtė skemave ekonomike. Dhe shumica nga trafiku. Ēfarė mund tė themi kur nuk ka ndryshe? Ēfarė duhet tė bėjmė? Pak gjė, nė mos hiēgjė. Tė paktėn pa ndryshuar gjėrat pėr mirė, nė rrafshin ekonomik.
    10. Lufta kundėr drogės mund tė jetė vetėm njė luftė institucionale. Domethėnė qė tė ketė legjitimitet. Madje "guerile", e pėrditshme, jo me fushata, jo me aksione pompoze apo me ligje tė dyshimta apo dėmsjellėse. Ligjvėnėsi ynė ka miratuar, sė fundi, njė ligj sipas tė cilit nė rastet e kultivimit tė drogės nė njė zonė tė dhėnė, dėnohen qeverisėsit vendorė. Pra ē'ndodh? Dėnohet ai qė nuk ėshtė fajtor drejtpėrdrejt. Pushteti vendor, tanimė nomenklaturė e Ministrisė sė Brendshme, mund tė cilėsohet nė ēdo rast i inkriminuar. Tre policė mund tė arrestojnė kurdo kryetarin e komunės (si nė Shllak tė Shkodrės). Prishet, kėshtu, ekuilibri i pushteteve. Pushteti sundon, tanimė, pushtetin. Nė emėr tė antidrogės, fundoset mė thellė vetė demokracia. Nė emėr tė antikorrupsionit korruptohet sistemi. Njėsoj sikurse me nxjerrjen jashtė ligjit tė skafeve, u fundosėn disa nga liritė tona. Kėto janė, nė gjykimin tim, lajthitje "demokratike" e kartonmbajtėsve tė sotėm.
    Sidoqoftė droga meriton mė shumė vėmendje. Sepse, siē thotė Maradona, "nuk je ti qė merr drogė, ėshtė droga qė tė merr ty". Individualisht, por edhe kolektivisht, nėse nuk do tė dimė apo nuk do tė mundim tė zgjidhim problemet e lidhura me tė.
    "Carpe Diem"

  3. #43
    CG Artist,Skenograf Maska e gerland
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    35
    HMMM teme interesante interesante vertet
    Droga...dhe efektet e saj ne familje ne trup etj etj etj
    po na jepni ndonje mendim nga dorae pare e jo nga e dyta dhe e treta
    te na/te ju hapin diapazone shpirterore te tjera, akoma te papara o njerez.
    duket qe te gjitha jane artikuj te mare ketej e andej ...
    Bravo kshu
    Gishtat larg nga Drogat... se ju ben dem

  4. #44
    CG Artist,Skenograf Maska e gerland
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    35
    Ah po ai projerkti se dija qe ishte PILOT.
    Duhet te hapen me shume pika methadoni e polamedoni se ja moret frymen mallistave te shkret kur sgjejn dozen e dites
    ashtu te pakten zevendesojn njeren me tjetren.
    pra mer drog per te lene drogen, gje qe sjam hic dakort sepse smundta quash ilac.
    Kendej nga ana tjeter ky trajtim quhet Substitucion dhe behet te pakten per ti larguar mallistat nga rruga e dreqit qe te mos vjedhin etj etj ah edhe sida hepatiti etj jane arsye shume te forta qe favorizojne keto projekte.
    Kshu qe hapni me shume pika per te shkretet qe te heqin sikletet kur jane ne pike te hallit.

    G.

  5. #45
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Droga dhe parandalimi i saj !

    Ėshtė njė rrjet aq mirė i organizuar i prodhimit, pėrpunimit, distribuimit dhe pėrdorimit tė drogės, saqė edhe masat mė tė rrepta legale nuk kanė gjasa pėr njė kohė tė gjatė ta zhdukin. Mbetet qė tė kufizohen kėto kanale tė thella, qė tė ndėrgjegjėsohet rinia jonė dhe sė paku deklarativisht tė potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese qė ēojnė nė njė ekspansion masovik tė kėsaj shprehie ogurzezė. Kjo pėr vetė faktin se deri mė sot nuk kemi njė program nacional kundėr narkomanisė, nė tė cilin rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē janė shėrbimi shėndetėsor, organet e rendit e tė pėrndjekjes, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e tė ngjashme. Sugjerimet e mėsipėrme nuk janė ndonjė parafrazim megaloman, por njė pėrvojė mjaft dobiprurėse qė vite me radhė po zbatohet nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe SHBA.


    Nė kuptimin gjithpėrfshirės droga paraqet njė varg materiesh psiko-aktive, tė cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanė aftėsi qė tė ndryshojnė dhe dėmtojnė seriozisht integritetin psiko-fizik tė subjektit i cili i pėrdorė, gjegjėsisht i keqpėrdorė ato. Thuhet me tė drejtė se abuzimi me kėto substanca psikotrope ėshtė njė problem i madh shoqėror dhe shėndetėsor mbarėbotėror, ngase pasojat qė dalin nga efektet e drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janė shumėfish tė dėmshme pėr vetė individin qė ėshtė bėrė rob i marrjes pa masė i materieve dehėse, si dhe pėr rrethin mė tė gjerė social ku jeton dhe vepron ky ose njė grup mė i madh abuzuesish tė drogave.

    Qė tė kemi njė ide mė tė qartė mbi kėtė fenomen tė rrezikshėm mediko-social, dhe jo vetėm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmėrinė nga droga qė kohėve tė fundit e ka dhėnė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH), nė tė cilin tekstualisht thuhet: Vartėsia nga droga paraqet njė gjendje tė intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmėsintetike, dhe e cila karakterizohet me njė dėshirė dhe apasion tė prafrenueshėm qė tė merret me ēdo kusht, prirje pėr tė rritur dozėn (toleranca), varshmėri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se ėshtė edhe mė i mprehtė kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne mė sė shumti prek rininė, ardhmėrinė e ēdo komuniteti, nė tėrė globin, duke mos kursyer asnjė shtreė sociale dhe pėrkatėsi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme qė shoqėron ēdo abuzim me kėto lėndė shkundulitėse ėshtė shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndėrprerjes sė konsumimit tė drogės, shpeshherė edhe me simptome dhe komplikime mė tė rėnda se substanca qė ka shkaktuar kėtė varshmėri kėmbėngulėse.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    ktu ne turqi ku jetoj , para disa muajsh nje vajze 12 vjeē mori ēmim te veēante nga ministria e arsimit, sepse kishte shkruar nje liber ku heroi imagjinar ishte 1 narkoman qe lufton per te fituar ndaj perbindeshit droga, nuk eshte shaka!!
    tani kudo ne bote te gjithe e dine perbindeshin droga llojet e saj dhe pasojat por e dine qe kto gjera nuk mund te ndalojne dot ose me mire ka me shekuj qe droga konsumohet sepse gjeja me natyrale ne bote tek qeniet e ''gjalla'' eshte tundimi per te provuar diēka te re, sidomos kur behet fjale per fluturime me te arrira se te DaVincit.
    Mendoj seirozisht qe duhen hapur kurse per njerez qe duhen te drogohen siē jan auto shkollat per patente .
    klasat e patentes psh :
    a - motor , a - per heroinen e paster
    b - autoveture , b - per barin
    c - traktor me rimorkio c - tutkall , heroine e perzime
    e - Kamyon e - Kokaine
    Shteti merr taksa dhe nuk te lejon te ngasesh pa patente, per te parandaluar aksidentet, diēka shume e bukur po aq sa efikase, sikur nje gje e tille te behej per perdoruesit e droges mendoni sa e bukur do ishte bota.
    P.S. dhashe shembullin e botes se automobilave sepse jan shume te ngjashem me boten e droges. si droga edhe makinat jane vdekje prures , ka lloje te ndryshme dhe ēmimet ndryshojne sipas cilesise , perdoren nga te 2 sekset , duan gjithmone moni, etj.

    Ndoshta nuk mund ta pranojme qe ekziston nje realitet i tille por te pakten te ruajme rinine ose kureshataret nga aksidentet e padeshiruara.
    Money Makes Man act Funny

  7. #47
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Droga dhe parandalimi i saj



    Dr. med. Musli Ferati



    Ėshtė njė rrjet aq mirė i organizuar i prodhimit, pėrpunimit, distribuimit dhe pėrdorimit tė drogės, saqė edhe masat mė tė rrepta legale nuk kanė gjasa pėr njė kohė tė gjatė ta zhdukin. Mbetet qė tė kufizohen kėto kanale tė thella, qė tė ndėrgjegjėsohet rinia jonė dhe sė paku deklarativisht tė potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese qė ēojnė nė njė ekspansion masovik tė kėsaj shprehie ogurzezė. Kjo pėr vetė faktin se deri mė sot nuk kemi njė program nacional kundėr narkomanisė, nė tė cilin rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē janė shėrbimi shėndetėsor, organet e rendit e tė pėrndjekjes, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e tė ngjashme. Sugjerimet e mėsipėrme nuk janė ndonjė parafrazim megaloman, por njė pėrvojė mjaft dobiprurėse qė vite me radhė po zbatohet nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe SHBA.


    Nė kuptimin gjithpėrfshirės droga paraqet njė varg materiesh psiko-aktive, tė cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanė aftėsi qė tė ndryshojnė dhe dėmtojnė seriozisht integritetin psiko-fizik tė subjektit i cili i pėrdorė, gjegjėsisht i keqpėrdorė ato. Thuhet me tė drejtė se abuzimi me kėto substanca psikotrope ėshtė njė problem i madh shoqėror dhe shėndetėsor mbarėbotėror, ngase pasojat qė dalin nga efektet e drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janė shumėfish tė dėmshme pėr vetė individin qė ėshtė bėrė rob i marrjes pa masė i materieve dehėse, si dhe pėr rrethin mė tė gjerė social ku jeton dhe vepron ky ose njė grup mė i madh abuzuesish tė drogave.

    Qė tė kemi njė ide mė tė qartė mbi kėtė fenomen tė rrezikshėm mediko-social, dhe jo vetėm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmėrinė nga droga qė kohėve tė fundit e ka dhėnė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH), nė tė cilin tekstualisht thuhet: Vartėsia nga droga paraqet njė gjendje tė intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmėsintetike, dhe e cila karakterizohet me njė dėshirė dhe apasion tė prafrenueshėm qė tė merret me ēdo kusht, prirje pėr tė rritur dozėn (toleranca), varshmėri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se ėshtė edhe mė i mprehtė kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne mė sė shumti prek rininė, ardhmėrinė e ēdo komuniteti, nė tėrė globin, duke mos kursyer asnjė shtreė sociale dhe pėrkatėsi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme qė shoqėron ēdo abuzim me kėto lėndė shkundulitėse ėshtė shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndėrprerjes sė konsumimit tė drogės, shpeshherė edhe me simptome dhe komplikime mė tė rėnda se substanca qė ka shkaktuar kėtė varshmėri kėmbėngulėse.

    Nė kėtė grup materiesh nootropike, para sė gjithash, sipas klasifikimit mė tė ri tė ērregulliomeve mentale, qė vijnė si rezultat i pėrdorimit kompulsiv, bėjnė pjesė kėto nėngrupe substancash distimike:

    *
    alkooli
    *
    opiatet
    *
    kanabinoidet
    *
    sedativet dhe hipnotikė
    *
    kokaina
    *
    kofeina dhe stimulues tė tjerė tė sistemit qendror nervor
    *
    halucinogjenėt
    *
    duhani
    *
    tretėsit qė avullohen
    *
    adikcioni me mė shumė lloje drogash njėkohėsisht.

    Duke patur parasysh objektivin e kėtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik tė kėsaj materie kaq voluminoze, do tė shqyrtojmė pėrciptazi shkaqet dhe faktorėt qė sjellin deri tek paraqitja dhe pėrhapja me pėrmasa kėrcėnuese tė kėtij vesi kompleks qė me njė shpejtėsi marramendėse dėmton dukshėm mirėqenien e mbarė njerėzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonė vulnerabil. Pėrkundėr ligjeve dhe konventave antidrogė qė ka miratuar ēdo shtet, dukuria e narkomanisė sa vjen e po bėhet mė aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve tė rinj, bile edhe ndėr nxėnėsit e shkollave fillore.

    Ėshtė njė rrjet aq mirė i organizuar i prodhimit, pėrpunimit, distribuimit dhe pėrdorimit tė drogės, saqė edhe masat mė tė rrepta legale nuk kanė gjasa pėr njė kohė tė gjatė ta zhdukin. Mbetet qė tė kufizohen kėto kanale tė thella, qė tė ndėrgjegjėsohet rinia jonė dhe sė paku deklarativisht tė potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese qė ēojnė nė njė ekspansion masovik tė kėsaj shprehie ogurzezė. Kjo pėr vetė faktin se deri mė sot nuk kemi njė program nacional kundėr narkomanisė, nė tė cilin rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē janė shėrbimi shėndetėsor, organet e rendit e tė pėrndjekjes, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e tė ngjashme. Sugjerimet e mėsipėrme nuk janė ndonjė parafrazim megaloman, por njė pėrvojė mjaft dobiprurėse qė vite me radhė po zbatohet nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe SHBA.

    Meqė momentet etiologjike janė tė shumta, faktorėt dhe rrethanat qė shpien deri nė pėrhapjen e narkomanisė do t’i klasifikojmė nė tre grupe, edhe atė: faktorėt qė pėrcaktojnė personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetė substanca psikoaktive si faktor provokues.



    1.
    Pėr sa i takon veēorive qė karakterizojnė tiparet e personit qė konsumon drogė, mund tė thuhet se nė rastet tipike kėto subjekte janė adoleshentė psiko-labil tė cilėt pėrveē tjerash janė intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakė me teke tė ēuditshme, psikopatė latentė qė janė personalisht tė papjekur, neurotikė dhe individė qė i pėrkasin grupit “border line”, si dhe njė dyzinė delikuentėsh qė i ka inaktivizuar pėr punė kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.



    1.
    Mė tė akuzuar dhe njėherit mė tė prevenueshėm janė konditat socio-ekonomike, nė tė cilin rolin dominant e ka funksionimi i shėndoshė i mjedisit familjar me tė gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe nė shumė raste negativisht nė paraqitjen e kėsaj dukurie tė mbrapshtė. Raportet e kėqija ndėrnjerėzore qė ekzistojnė dhe nė mėnyrė perfide maskohen nga udhėheqėsit lokalė irritojnė tė rinjtė, tė cilėt janė mė tė ndjeshėm ndaj padrejtėsive, edhe ashtu zhgėnjyese, papunėsia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj tė rinjve kontribuon nė shtimin e numrit tė narkomanėve.



    1.
    Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilėsitė e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, pėrbėjnė njė moment tjetėr inicues dhe favorizues qė tė rritet pa ndalė aradha e atyre qė shpėtimin idilik e kėrkojnė dhe gjenė tek droga, ose siē shprehet njė psikiatėr i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.

    Pėr sa u pėrket tė dhėnave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e pėrgjithshėm tė narkomanėve nėpėr vendet e ndryshme tė botės, duhet tė jetė i rezervuar mbi saktėsinė dhe prezentimin real tė gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se pėr ēdo tė regjistruar si viktimė e lėndėve tė ndryshme qė e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtėrore vinė sė paku edhe 10 individė qė fshehtas e pėrdorin drogėn, d.m.th. as edhe mė tė afėrmit nuk e dinė se i pikasuri ėshtė narkoman.

    Megjithėkėtė, sot llogaritet se nė pėrmasa botėrore ka mė se 200 milionė narkomanė aktiv, nga tė cilėt dy tė tretat e pėrbėjnė grupmoshėn deri nė 28 vjeē, kurse nga numri i mėsipėrm rritet pėrqindja e atyre 12-13 vjeē, qė sigurisht duhet tė na brengosė tė gjithėve. Ajo qė duhet tė theksohet kėtu ėshtė se, nė dy dekadat e fundit ėshtė dyfishuar numri absolut dhe relativ i pėrdoruesve tė drogės si rezultat i rėnies sė bllokut socialist. Vlen tė pėrmendim se toksikomania i pėrngjet njė sėmundje infektive, ngase ēdo konsumues droge patjetėr nė kėtė lojė tė rrezikshme e fut herėt a vonė shokun e vet mė tė ngushtė. Ajo qė i shtyn tė rinjtė tanė, sidomos, qė tė provojnė njėherė drogė dhe mė pas tė mos ndahen kurrė nga ajo, qėndron nė tė dhėnėn qė ēdokush mė e din, se pėrfitimet nga kontrabanda me drogė janė astronomike dhe brenda natės.

    Duhet tė na shqetėsojė fakti se, edhe pėrdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, qė arsyetohet fare lehtė nga mjekėt me anė tė recetave, indirekt shton kuotėn e narkomanėve. Duke analizuar tė dhėnat komparative statistikore mbi pėrmasat e narkomanisė nėpėr vendet e ndryshme tė botės, mund tė thuhet se nė trevat tona Narkomania nuk ėshtė edhe aq e pėrhapur dhe pikėrisht gjendet nė stadiumet fillestare, qė nuk pėrjashton mundėsinė e njė vale tė madhe qė mund tė pllakos nė njė tė ardhme tė afėrt. Kjo para sė gjithash kur dihet mentaliteti ynė patologjik pėr tė fituar para me batakēillėqe alla kollumbiane.

    Derisa jemi tek shkoqitja e faktorėve stimulues dhe inhibues tė kėsaj dukurie me pasoja tė rėnda shėndetėsore dhe implikime tė parenovueshme socio-ekonomike, ėshtė e udhės tė pranojmė si tepėr inkurajuese studimet e shumta nėpėr SHBA, tė kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogė (NIDA), nė tė cilat ėshtė konstatuar se masat e ndryshme preventive deri nė 50% kanė ulur numrin e narkomanėve ndėr adoleshentė pėr njė periudhė kohore 10 vjeēare. Mė tutje nė kėtė raport vihet nė dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve pėr 4 herė nė mjekimin dhe shėrimin definitiv tė njė narkomani. Cilat janė, pra, kėto masa profilaktike qė mundėsojnė njė efikasitet tė tillė kundėr kėsaj sėmundje sociale? Para sė gjithash, duhet punuar mė tepėr me prindėrit dhe arsimtarėt tė cilėt rrisin dhe edukojnė brezin e ri, gjė tė cilėn nė rend tė parė duhet ta bėjė personeli mjekėsor nė krye me mjekėt familjar, psikiatrėt, psikologėt, sociologėt dhe pedagogėt.

    Vuajtjet e shumta jetėsore na kanė mėsuar se njė e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dėfrim” rrėnues pėrcillet me rritjen e numrit tė tė sėmuarve nga Hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit nė formė vjedhjesh, dhunės, prostitucionit dhe vrasjeve. Njė gabim tjetėr ndėr ne bėhet kur i stigmatizojmė narkomanėt, tė cilėt edhe mė tepėr mbyllen nė botėn e tyre tė pashpresė, duke i ēuar tė njėjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet tė dijmė se edhe ata janė njerėz tė cilėve u duhet ndihmė jo vetėm mjekėsore, por edhe mbėshtetje morale e materiale pėr njė risocializim sa mė human, qėndrim ky i cili shumė do tė rriste numrin e atyre qė do tė heqin dorė nga ky aktivitet keqbėrės.



    marrė nga: Revista Vepra
    "Carpe Diem"

  8. #48
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Pergezime per temen dhe per ata qe kane kontribuar ne kete teme. Ndonese kjo teme duhet te trajtohet ndryshe. Si t’ju ndihmojme!? Si ti shpallim lufte ndaj kesaj dukurie te dhimbshme shoqerore!?

    Sa Kot
    Urrej drogen, s'e kam perdorur asnjehere dhe as qe me shkon ne mendje...dhe s'do ndihmoja nje person qe drogohet sepse as qe i afrohem njerezve te tille.
    Me erdhi shume keq e dashur kur e lexova kete postim. Te te them ke qene nen ndikim te droges, nuk mundem ngaqe ti e urren ate!

    Kam humbur dy miq. Tani ndjehem shume fajtore. Fajtore ngaqe nuk j’u ndihmova sepse familja e tyre i mbanin te izoluar, tabu makabre te shoqerise tone te ndyre. Nuk me merrte mendja se do te ikin ne rrugen e pakthim dhe te beja cmos per t'ju ndihmuar. Tani eshte shume vone! Por, kam dhe nje mik qe shpetoi, jo se jetonte ne Zvicer dhe kishte kushte te mira per rehabilitim, por shpetoi nga qe kishte perkrahjen e familjes dhe shoqerise, shpetoi sepse e mbanin edhe te lidhur.Tani ai jeton, punon dhe ka krijuar familje.
    Te jesh i varur nga droga do te thote se jeta te ka afruar kete rruge. Por, edhe ai qe eshte semure nga kanceri e ka kete “peshqesh” nga jeta, dhe kjo nuk do te thote qe ne t’i nencmojme e paragjykojme—Ej o kanceraxhi! Sic po bejme me te varurit nga droga. Ne duke i nencmuar, ofenduar dhe duke i larguar nga shoqeria jemi fajtoret kryesore. S’ka institucion me te fuqishem se dashuria, familja dhe shoqeria per te ndihmuar rastet e tilla. Aq shume kushton nje fjale embel?!
    • The rest is silence.


  9. #49
    i/e regjistruar Maska e kingune
    Anėtarėsuar
    04-10-2007
    Vendndodhja
    n'labirint
    Postime
    7

    Eksperienca ime me drogen

    Per te perjetu ni experience me drogen duhet me pas predispozita me eksperimentu me to. Shum e shum shembuj jepen per ta pershkru arsyen pse dikush perdore droge! Qe po ja u tregoj une timen:
    Lirisht muj me thon se qysh si femi, kur per heren e pare kam degju per drogen se si ajo te ben me u ndi shum mir, shum tfort etj. etj. mua mu ka duk si ide e mir me provu edhe vet si te me ipet rasti. Per hesap temin ni njeri ndihet mir vetem kur ndjen mjaf dashuri, dhe duke pare se ne kete bot nuk mundesh me u ndi gjodoher mir, se ritemi me shum komplekse dhe dyshime sa qe edhe kur na ofrohet dashnija na jemi ne dyshim a ta pranojm apo jo. Cka po du me thon osht se deri kur I kam mbush 23 vjet une nuk kam mujt me gjet ni dashni e cila dikur nuk kishte me u shu edhe me hup at intenzitetin e vet. Edhe nese e kam perjetu ate ne nje menyre prap dicka mungonte – nuk ishte ajo – ajo- te cilen ma donte shpirti. Ktu vjen edhe pervoja ime e pare me heroinin. Jo cdo kush e perjeton njejt. Ata qe kan ndi ndonjeher ndjenjen e mir e tpaster qe ta jep dashnija, mujn me mkuptu per kete qe do ta them: ndjenja qe kam perjetu kur kam provu heroin ka qene pothuajse e njeta ndjejnje me ate qe ndjen kur dashurohesh. Per ni moment isha I lumtun – I gzum – entuziast – I dojsha krejt afer vetes, isha ne gjendje tja plotsoj cdokujt deshirat (normal ato qe kisha mundsi). Krejt kto ndjenja tmira me ben te mendoj se kjo ishte ajo cfar kam kerku gjethmon. Me kohe e kuptova qe krejt kjo ishte vetem mashtrim, se une kam nevoje per dashni te vertet jo iluzion. Jo dicka qe zgjat vetem disa ore por dicka qe nuk perfundon po shkon duke u rrit. Fakti se e kuptova gabimin nuk e beri ate zgjidhje te problemit = aty duhej te fillonte rruga e permirsimit. Per kete duhet motivim – shum motivim, ne menyre qe me u zgju vullneti.
    Njeri edhe pa marr droge ndihet jo komplet, vetem ne rastin kur qon dashni ose ma mir me thon ne qastin kur perjeton orgazem ndihet I kompletum. Asnjeher tjeter, perjashtim bojn rastet e mistikve, ata munden me perjetu dashnin hyjnore per ate edhe ndihen te kompletum. Droga pas perdorimit, pasi e kryen efektin e vet prej disa oresh e len njeriun shum te zbrazur shpirtnisht – emocionalisht. Per me qene ne gjendje mos me marr mo, athere kur trupi e kerkon perseri duhet me pas nje qellim per ta arrit. Qellimi I vetem qe duhet plotsuar eshte te dashurosh. Jo vetem te dashurohesh ne ni person, se nga kjo dikur vjen edhe ēdashurimi, po flas per dashurin ndaj cdo gjeje te gjalle – te dashurosh pa pas dyshim se a do te kthehet ajo.
    une per vete ende nuk e kam at motivim sa per me thon - kurr mo nuk e marr!
    heroini eshte seni ma i mir dhe ma i keq qe ekziston.
    nese nuk besoni - provojeni vet - po ma mir e keni me mbesu!!!
    NUK JA VLEN

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e kingune
    Anėtarėsuar
    04-10-2007
    Vendndodhja
    n'labirint
    Postime
    7
    ni kshill per ata qe kan problem me heroin:
    e vetmja rruge per me dal (nese jom pergjeth bile per ni kohe) osht me gjet ni dashni! jo veq me gjet ni femen /(m) per sex - jo jo, ni femen /(m) qe me u dashuru nte - shum! kjo funksionon 99% - e sa zgjate - ajo mvaret prej asaj sa i rrin gati! kur e kupton se kjo dashni tqon n'rrugen e shpetimit, athere ja vlen edhe mir me i ndejt gati.
    vlen edhe per ata qe skan problem me droge po ndihen tshprast!

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e kingune
    Anėtarėsuar
    04-10-2007
    Vendndodhja
    n'labirint
    Postime
    7
    ndoshta keni me thon: po bjen ne kundershtim me vetvete: niher po thom me u dashuru ne gjdogje te gjall mandej me gjet ni f/m.
    ama qe pse e thash: ni njeri qe ka provu heroin fshtir se ka me mujt mu dashuru perniher ne krejt cka osht e gjall - duhet me ja nis niher ne ni person, qe me pa sa mir osht - e me ket shkendi ndoshta edhe ndezet ajo flaka qe duhet.

  12. #52
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763

    Ēfarė i shtyn tė rinjtė e sotėm qė tė bien nė kthetrat e drogės?

    Kesaj pyetjeje asnjehere nuk kam mundur ti pergjigjem.
    Perse te rinjte hedhin ne plehra jeten e tyre dhe helmojne trupin me lende narkotike?
    Ku qendron kenqesia ?Perse ju pelqen te vuajne ?Cfare i shtyn drejt asaj rruge?

    Disa thone se shume njerez kane karakter te dobet dhe bien me shpejt pre e abuzuesve.Disa thone se ashtu harrojne problemet ,etj.....


    Ju si mendoni????

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Nje jete kemi. Se dije pse nuk e kalojme per te mire.
    Rregullat jane. Duje te afermin tened, pastroju, ushqeju ne menyre te rregullt.
    Dhe nje mos te harrojme DUJE DHE FALENDEROJE ZOTIN QE TE KA SJELL NE KETE JETE.
    KESHTU NUK GABON NJERI.
    PO .... FATET E NJEREZVE.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  14. #54
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    C'fare i shtyn te rejat/ te rinjte te bien ne kthetrat e droges?

    e njejta qe i shtyne te bien ne kthetrat e duhanit... identike.
    ata qe fillojne duhanin ne moshe te re jane njerez me karakter te dobet.
    dmth nqs ne nje shoqeri jane 5 vete dhe 4 qe pijne duhan, ai i 5-ti fillon duhanin per t'u mos dukur i shkeputur nga grupi.... pra karakter i dobet.
    e njejta gje ndodhe me drogen.

    pastaj jane edhe ato individet qe e bejne te paret, per t'u dukur si tipa "wild". gjoja sikur po bejne ndonje gje te madhe...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  15. #55
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Zhgenjimi dhe deshtimi eshte qe i shtyn.Sigurisht qe jane shume edhe te suksesshmit,por ne kete rast,eshte frika e renies ne deshtim.Ne te gjithe rastet,nje karakter i dobet,ndikon teper negativisht.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  16. #56
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Kesaj pyetjeje asnjehere nuk kam mundur ti pergjigjem.
    Perse te rinjte hedhin ne plehra jeten e tyre dhe helmojne trupin me lende narkotike?
    Ku qendron kenqesia ?Perse ju pelqen te vuajne ?Cfare i shtyn drejt asaj rruge?

    Disa thone se shume njerez kane karakter te dobet dhe bien me shpejt pre e abuzuesve.Disa thone se ashtu harrojne problemet ,etj.....


    Ju si mendoni????
    mendimi personal mbi kete ceshtje eshte , depresioni faktori nr1
    pa siguria,dhe falimentimi ne objektiva plus stresi qe sjelle kapitalizmi dhe perballja me jeten ..keto jan rethanat qe shtyn te rrinjte te drogohen.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e fabioanna
    Anėtarėsuar
    19-06-2009
    Postime
    64
    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Kesaj pyetjeje asnjehere nuk kam mundur ti pergjigjem.
    Perse te rinjte hedhin ne plehra jeten e tyre dhe helmojne trupin me lende narkotike?
    Ku qendron kenqesia ?Perse ju pelqen te vuajne ?Cfare i shtyn drejt asaj rruge?

    Disa thone se shume njerez kane karakter te dobet dhe bien me shpejt pre e abuzuesve.Disa thone se ashtu harrojne problemet ,etj.....


    Ju si mendoni????
    Ciao,, ndodh per arsye te ndrushme,, dhe shum her nuk ka lidhje me karakterin e dobet,, por nga rrethanat,nga situatat qe i krijohen ne aspekte te ndryshme te jetes,, po te duash te trregoj historin e nji shokut tim se si u be perdordorues i droges,,tani ka kater vjet qe nuk perdor me dhe eshte mir,,me ndimet e te gjith ne shokve qe i donim te miren,,arritem ta nxjerrim nga ky realitet i erret i ksaj jete,,

  18. #58
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga fabioanna Lexo Postimin
    mirdita,, , te biesh ne kthetrat e duhenit zdo te thot te kesh karakter te dobet,, un e pi duhanin dhe kam karakter te fort,, pastaj duhani dhe droga ja dy gjera krejt te ndryshme,,,
    kush te tha qe duhani dhe droga jane dy gjera te ndryshme????
    te dy krijojne vartesi. te dy jane te demshem.
    ndryshimi eshte vetem madhesia e demit qe shkaktohet dhe ēmimi...
    duhani droge eshte. droge e legalizuar.

    nje pyetje: kur e ke filluar duhainin dhe pse????
    Vasudhaiva Kutumbakam

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e fabioanna
    Anėtarėsuar
    19-06-2009
    Postime
    64
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    kush te tha qe duhani dhe droga jane dy gjera te ndryshme????
    te dy krijojne vartesi. te dy jane te demshem.
    ndryshimi eshte vetem madhesia e demit qe shkaktohet dhe ēmimi...
    duhani droge eshte. droge e legalizuar.

    nje pyetje: kur e ke filluar duhainin dhe pse????
    OK te dy krijojn vartesi,,por po te shikojm demet jan te ndryshme,, psh, un sot du te pi 5 cigare,dhe pi 5 cigare,,por po te perdoresh drogen nuk mund te thuash sot jo nuk pi drog,, droga ka nji vartesi pothujse 90% me te madhe e me te rend se duhani,, un kam qe ne 97 qe fillova te pi duhanin,dhe arsyja qe fillova te cigaren ishte vllai im 24 vjec qe vdiq naten e viti ri ne milano,,kur ishim bashk me thoshte nize nji me lalin tat,mu bo fiksim ky kujtim dhe fillova cigaren,,,
    JETA MIZUROET NGA VEPRAT,DHE JO NGA DITET.

  20. #60
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga fabioanna Lexo Postimin
    OK te dy krijojn vartesi,,por po te shikojm demet jan te ndryshme,, psh, un sot du te pi 5 cigare,dhe pi 5 cigare,,por po te perdoresh drogen nuk mund te thuash sot jo nuk pi drog,, droga ka nji vartesi pothujse 90% me te madhe e me te rend se duhani,, un kam qe ne 97 qe fillova te pi duhanin,dhe arsyja qe fillova te cigaren ishte vllai im 24 vjec qe vdiq naten e viti ri ne milano,,kur ishim bashk me thoshte nize nji me lalin tat,mu bo fiksim ky kujtim dhe fillova cigaren,,,
    me vjen keq qe paske nje histori te dhimbshme ne lidhje me fillimin e duhanit...
    sdq eshte fakt qe te rinjte kur e fillojne, e bejne per ato arsyet qe te thashe me lart.
    ose per t'u dukur tipa snob ose per te mos mbetur jashte shoqerise nese te gjithe e pijne...

    sa per vartesine:
    e di ti qe vartesia qe krijon duhani eshte shume me e madhe se ajo qe krijon mariuana????
    ti pi 5 cigare ēdo dite. e ke te veshtire te rrish 2-3 dite pa pire asnje.
    per mariuanen eshte ndryshe. krijon shume me pak vartesi...
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •