Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 107 prej 107
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Une nuk e di se a ka ndonje gje e mire ne histori qe ka ardh nga Rusia.

    Me te vertete e tmerrshme,vetshkatrrim.Me e lehte do ishte ti jap plumb kokes se vet sesa ta sheh mishin duke i rene.

  2. #102
    Fundi i njė varėsie? - Vaksina kundėr varėsisė nga kokaina

    Pėr ata qė janė tė varur nga pėrdorimi i kokainės deri tani nuk janė gjetur lėndė zėvendėsuese tė pėrshtatshme. Njė ekip shkencėtarėsh nga SHBA po punon nga ky shkak pėr tė krijuar njė vaksinė kundėr kokainės.

    Personat testues vijnė vullnetarisht nė qendrat eksperimentuese, nė Hjustėn (Houston) njėsoj si nė Filadelfia, nė Nju Jork njėsoj si nė Cincinati. Ata janė tė varur nga kokaina, qė prej gjashtė ose shtatė vjetėsh dhe duan qė ta testojnė atė patjetėr: vaksinėn kundėr kokainės.

    "Shumica e pacientėve ndodhen nėn presionin e familjeve ose tė punėdhėnėvsve tė tyre, sipas parimit: kokaina po e shkatėrron jetėn tėnde! Ti nuk duhet tė marrėsh mė kokainė! Shumė pacientė duan edhe vetė tė shpėtojnė nga kjo drogė. Ata janė pėrpjekur ta bėjnė kėtė punė disa herė, por nuk e kanė arritur kurrė."

    Thomas Kosten ėshtė psikiatėr nė Baylor College of Medicine nė Hjustėn (Houston). Ėshtė ai qė e ka zhvilluar lėndėn e vaksinės. Njerėz qė e bėjnė kėtė vaksinė krijojnė antikorpe kundėr kokainės. Dhe kėto antikorpe kujdesen qė kokaina tė mos ta ndikojė mė trurin. Ekstaza nuk ndodh. Kjo duhet t'i ndihmojnė pacientėt qė tė heqin dorė nga varėsia, sepse qendra e shpėrblimit, ajo qė mund ta quajmė qendėr e varėsisė nė tru nuk aktivizohet.Thomas Kosten:

    "Antikorpet e kokainės janė shumė tė mėdha. Kur pacienti merr kokainė, pra kur lėnda kalon nė gjak, atėherė antikorpet i ngjiten kokainės. Kompleksi i antikorpit tė kokainės atėherė nuk arrin tė depėrtojė mė nė tru dhe tė shpalosė efektin. Kokaina mbetet nė gjak, shpėrbėhet dhe nxirret jashtė me urinim."

    Nė vitet e shkuara shkencėtarėt vaksinuan rreth 400 persona tė varur nga kokaina. Nė tre prej katėr pacientėve vaksina zė. Ata krijojnė kaq shumė antikorpe, sa dozat mė tė larta tė kokainės nuk bėjnė asnjė efekt tek ata. Vaksina suportohet mirė nga trupi, thonė shkencėtarėt. Edhe Carl Hart nga Columbia University i New Yorkut kujdeset pėr ata qė janė tė varur nga droga. Shkencėtari ėshtė shumė i entuziazmur nga kjo vaksinė. Sepse deri tani nuk ekziston njė medikament kundėr varėsisė nga kokaina.

    "Unė jam i gėzuar qė shkencėtarėt ndjekin premisa tė tilla. Por pikėrisht tė varurit nga droga janė nganjėherė mė shumė entuziastė se duhet. Ata besojnė se me vaksinimin mund tė shėrohet varėsia nga kokaina. Por varėsia nga kokaina ėshtė njė parregullsi jashtėzakonisht komplekse e sjelljes. Dhe kjo nuk mund tė zgjidhet thjeshtė me njė gjilpėrė. Kjo ėshtė naive. Vaksinimi nuk ėshtė mjet ēudibėrės."

    Vaksinimi mund tė pengojė vėrtet kalimin nė ekstazė nga kokaina, por nevoja pėr kokainė mbetet. Javėt e para ėshtė veēanėrisht e vėshtirė. Por kur personat testues marrin kokainė dhe vėnė re se nuk ndodh gjė, atėherė nevoja pėr kokainė bie.

    Prandaj, mė e mira ėshtė qė pacientėt t'i marrin tė dyja: njė terapi tė sjelljes, nė tė cilėn tė mėsojnė si tė veprojnė me varėsinė dhe vaksinimin. Ky kombinim mund t'i ndihmojė pacientėt nė plan afatgjatė qė tė shkėputen nga droga, por kjo nuk ndodh prej sot nesėr. Dhe vaksinimi mban vetėm disa muaj, ai duhet ripėrtėrirė, thotė Thomas Kosten.

    Vaksina e kokainės nuk ėshtė licensuar ende. Shkencėtarėve do t'u duhet ndoshta qė tė bėjnė studime edhe mė tė mėdha, me njė mijė persona testues. Dhe ata kanė nevojė pėr njė firmė farmaceutike qė ta do tė dojė ta prodhojė dhe shesė vaksinėn. Megjithatė: radhėt e pritjes nė qendrat eksperimentuese janė tė gjata.

    Autor: Marieke Degen/ Auron Dodi Redaktoi: Aida Cama
    http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15490824,00.html
    DW
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #103
    Lende zvendesuese per kokainina eshte iroina edhe me mbas eshte methadhona
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    nuk ka ilaq qe te sheron nga droga,te gjitha keto qe flisni kishe ilaqe kto jane droga tjera,zavendsime te asaj qe perdor...i vetmi ilaq per te lene drogen eshte karakteri njeriut,nese don e le nese nuk do,vdes.kaq..
    une kam perdorur kanabis per 10 vite por sot as eren nuk ja dua.kam provuar kokaine,por nuk me terheq aspak.karakteri i njeriut dhe edukimi rreth drogave eshte i vetmi ilaq.

    mos provoni drogen ju rinia,asgje te mire prej saj nuk ka.!

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Duhet tė dimė se edhe ata janė njerėz tė cilėve u duhet ndihmė jo vetėm mjekėsore, por edhe mbėshtetje morale e materiale pėr njė risocializim sa mė human, qėndrim ky i cili shumė do tė rriste numrin e atyre qė do tė heqin dorė nga ky aktivitet keqbėrės.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #106
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga B.C.B Lexo Postimin
    nuk ka ilaq qe te sheron nga droga,te gjitha keto qe flisni kishe ilaqe kto jane droga tjera,zavendsime te asaj qe perdor...i vetmi ilaq per te lene drogen eshte karakteri njeriut,nese don e le nese nuk do,vdes.kaq..
    une kam perdorur kanabis per 10 vite por sot as eren nuk ja dua.kam provuar kokaine,por nuk me terheq aspak.karakteri i njeriut dhe edukimi rreth drogave eshte i vetmi ilaq.

    mos provoni drogen ju rinia,asgje te mire prej saj nuk ka.!
    kanabis nuk shkakton thuajse fare vartesi...
    shume here me e madhe eshte vartesia ndaj duhanit.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-11-2021
    Postime
    9

    Cool Pėr: Droga, pėrdorimi dhe pasojat

    A duhet legalizuar eshte pyetja ime... Eshte e pamundur te ndalem shkurtimisht ne kete teme, por ne kete link gjeta nje mendim ndryshe reth saj. Hidhini nje sy
    https://www.youtube.com/watch?v=Qm9VXiU9810

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •