Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 109

Tema: Vetėvrasja

  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Vetėvrasja

    Vite mė parė ėshtė diskutuar pėr vetėvrasjen. Fakti qė unė rihap sėrisht njė temė tė tillė pėr diskutim ėshtė se kohėt e fundit ėshtė shtuar ndjeshėm numri i vetėvrasjeve nė vendin tonė.

    Kush janė shkaqet qė pothuajse cdo ditė ndodhin vetėvrasje nė Shqiperi?
    Pse njė njeri kryen vetėvrasje?
    Cfarė mendimi keni ju nė lidhje me kėtė fenomen?


    Me vetvrasje do tė kuptojmė veprimin e njė personi pėr tė shkaktuar vdekjen e vet, pėr t’i shpėtuar njė situate tė gjykuar tė padėshirueshme pėr tė. Pėr herė tė parė termi vetėvrasje (suicid) ėshtė pėrdorur nė shekullin XIII. Mė parė quhej “vrasja” (homicid) e vetėvetes.
    Depressioni ėshtė paraprijės i shumicės sė vetėvrasjeve. Vetėvrasja ėshtė pasoja mė e tmershme e depresionit bipolar apo atij unipolar.
    Sot nė botė nga vetėvrasja vdesin rreth 1 milion njerėz pėr ēdo vit. Sipas Organizatės Botėrore tė shė ndetėsisė nė ēdo 40 sekonda nė botė dikush bėn vetėvrasje. Vetėvrasja tani zė vendin e tetė nė botė, nė mesin e shkaqeve kryesore tė vdekjes nė popullatėn e pėrgjithshme dhe madje ėshtė shkaku i tretė kryesor i vdekjes sė individėve tė moshave ndėrmjet 15 dhe 24 vjeē.
    Ndonjėherė, vetvrasja ėshtė menduar edhe si vepėr e arsyes sė lartė. Seneka, njė filozof romak ka thė nė: “Jeta nuk ėshtė e mirė, pėrveē jetės sė mirė. Prandaj, njeriu i menēur jeton mirė aq sa duhet, e jo aq gjatė sa mundet… Ai gjithmonė duhet ta mendojė jetėn nė kushtet e cilėsisė e jo nė tė sasisė … Vdekja e hershme apo e vonshme nuk ka rėndėsi, vdekja e mirė apo nga sėmundja ka”.
    Shumė vende tė botės kanė qėndrime nderuese apo lavdėruese rreth vetėvrasjes. Nė Japoni vetvrasja ėshtė njė akt i glorifikuar. Ata besojnė se vetėvrasja ėshtė “njė zgjidhje krenare e problemeve tė pazgjidhura”. Edhe pse shumė kultura e pranojnė vetėvrasjen, nė tė shumtėn e rasteve ajo konsiderohet si njė akt i mjerė pėr dalje nga situata. Vetėvrasja nė shumicėn e shoqėrive ėshtė e ndaluar. Shumica e religjoneve e konsiderojnė atė si mėkat, ndėrsa nė disa shtete ajo ėshtė edhe krim.
    Vetvrasja nuk ėshtė mishėrim i forcės dhe shpesh vjen pas njė periudhe tė gjatė depresioni. Vetėvrasja duket sikur tė jetė zgjidhja e problemeve kur personi mendon se tani nuk ka zgjidhje pėr problemet e tij.
    Nga pikė pamjajuridike, kryerja e vetėvrasjes nė shumicėn e vendeve tė botės nuk konsiderohet si krim. Ndėrsa, ndihma qė jepet pėr shkaktimin e vetėvrasjes, nė shumė vende konsiderohet si krim pėr tė cilin parashikohen dėnime deri me 15 vjet burgim. Hulumtimi i parė shkencor pėr vetėvrasjen ėshtė kryer nga Emil Dyrkemi (Emil Durkheim 1858-1917). Nė vitin 1897 ai botoi njėrin nga librat mė tė rėndėsishėm nė sociologi, “Vetėvrasja: njė studim nė sociologji”.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    mund ta shohim vetevrasjen edhe si marrjen ne dore te fatit tone,
    jemi gjithmone ne doren e fatit, pse mos ti japim fund jetes kur duam ne?

    Nejse, qendrimi im per vetvrasjen, nuk eshte diēka e mire, edhe pse mund te themi se fundja sejcili ka jeten e vete dhe ben me te ē'te doje, por nje njeri jeton dhe per te tjeret, jo vetem per vete, jeton per familjen, jeton per ata qe e duan, dhe ka pergjegjesi ndaj tyre.
    eshte me e lehte te japesh jeten per dike, se sa te jetosh per dike.

    Nese dikush nuk ka familje, asnjeri qe e do, apo qe ai do, nese do kishte deshire ti jepte fund jetes, do ishte e kuptueshme.

  3. #3
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Nuk mendoj qe nje njeri qe eshte ne rregull vret vehten. Te gjithe qe vrasin vehten mendoj qe bjen ne depresion apo stres.
    Eshte dhe kjo qe tha Xfiles me lart ka persona qe s'kan familje, shoqeri, te afert dhe kur ia bejn pyetjen vehtes "Pse jetoj" mbase ne vetevrasje e gjen pergjigjen sepse asnje njeri ne bote s'mund te jetoj vetem pa te tjeret.
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Se imagjinoj dot cfare shkon tek mendja e nje njeriu ne ato caste kur vret veten. Kam pasur rastin te njifja nje cun qe ishte shume ne depresion, edhe me cfare me thoshte ne ate koh ishte se u ndjente vetem ne bot, jeta s'kishte me kuptim per te.

    Nga disa libra qe kam lexuar, kto njerez nuk arrijn te shikojn driten, jan ne erresir. Personalisht, mendoj se ka te beje dhe low self-esteem edhe karakter i dobet.

    Megjithate, s'mund te rrij e gjykoj shume, se ne fakt as vet se di ca do boja po te me kishte ndodhur ndonje fatkeqsi e madhe si humbja e te gjitheve pjestareve te familjes ne te njejten koh?! Gjynah...

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Faktorėt kryesorė tė rrezikut pėr vetėvrasje

    Faktorė tė pėrgjithshėm tė rrezikut nga vetėvrasja

    1. Serioziteti mjeksorė i tentativave tė mėparshme
    2. E kaluara me tentativa vetvrasjeje
    3. Ideacioni akut suicidal
    4. Atraksioni/ngazėllimi ndaj vdekjes
    5. Ndjenja e humbjes sė shpresės
    6. Historia familjare e vetvrasjeve
    7. Mbidozimi me alkool
    8. Humbja/Ndarjet

    Faktorė tė rrezikut pėr vetėvrasje tek tė miturit

    1. Tentativat e mėparshme pėr vetėvrasje
    2. Depresioni ose abuzimi me substancat
    3. Prania e hershme e ēregullimeve mendore
    4. Situata stresuese apo humbja e dikujt
    5. Vetėvrasje nė familje
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  6. #6
    ka nje kohe te gjate, qe jam duke punuar per nje dokumantar me teme per vetvrasjet tek shqiptaret dhe njera nga materialet ineteresante eshe edhe kjo e Flori Bruqit, sidomos, kur flet per motivet e vetvrasjeve tek shqiptaret dhe ajo, vetvrasjet tek te miturit, qe jane te ndikuar nga sekte te ndryshm...ne pergjithesi shkrim, me komente interesant...
    Nese keni durim lexojeni!!





    Analiza dhe KomenteShkodrani Shkruan "Pse vrasim veten?Sipas nje sondazhi te realizuar nga Instituti i Statistikave dhe ai i Shendetit Publik te RSH, rreth 5 000 te intervistuarve ndjehen "te pashprese" te cilet bejne pjese ne kontigjentet e atyre qe mund ta veteflijojne jeten ne cdo kohe...

    Nje dukuri sociale kjo, me permasa alarmante per nje vend ne tranzicion, po te kemi parasysh se statistikat flasin per 200 vetevrasje ne vit dhe 400 tentativa te tjera, per tu veteflijuar. E thene ndryshe, numri i atyre qe vetevriten ne Shqiperi , tashme eshte me i larte se numri i te vrareve nga krimet e ndryshme. Po ti shtojme kesaj, edhe vetevrasjet e nxenseve nga 10- 13 vjec, ndonjera prej tyre nen ndikimin e sekteve fetare, dukuria behet me komplekse dhe alarmante. "E kush nga ne, pasi u be 30- vjec, nuk e vrau veten nja dy a tri here",- shkruan H. Balzaku ne nje nga romanet e tij. Dhe kjo eshte e vertete. Por, me shume se per aktin konkret te veteflijimit, shkrimtari i madh francez, e kishte fjalen ndofta per ate gjendje depresive qe i duhet cdo njeriu te kaloje ne periudhen dhe moshen me delikate te jetes, derisa ajo te hyje ne hulline e saj normale. "Paaftesia per zgjidhjen e konflikteve (te natyrave te ndryshme social- ekonomike) dhe presioni per te qene i suksesshem", konsiderohen si dy nga shkaqet qe me se shumti i cojne shqiptaret (femrat jane me te prekurat) drejt vetevrasjes, pasi kalojne me pare purgatorin e dhunes psikologjike e fizike nga prinderit, vellezerit apo bashkeshortet. Vetevrasje ka patur dhe do te kete ne cdo kohe, shtet dhe regjim (Suedia,Hungaria,Sllovenia,Vojvodina,Serbia)etj., jane keto shtete me nivelin me te larte te jeteses dhe vetevrasjeve njekohesisht, por dukuria atje nuk lidhet me shkaqe si ato ne Shqiperi dhe Kosove). Pasi, kur cereku i popullsise se nje vendi nga me te varferit ne kontinent, sheh si rrugedalje te vetme per problemet e tij, veteflijimin, atehere gjendja eshte vertete shume alarmante. Pavaresisht nga shkaqet qe kane nxjerre pyetesoret e sondazhit, fakt eshte se nje njeri me se shumti detyrohet t'i jape fund jetes me vullnetin e tij, atehere kur vendi dhe shoqeria, nuk i ofrojne asnje rrugezgjidhje dhe shprese tjeter, per te arritur qellimet dhe endrrat e jetes se tij. Pikerisht tek humbja e shpreses dhe paaftesia e klases politike shqiptare per te ofruar alternativa serioze dhe te shpejta ne kete situate, duket se duhen kerkuar pergjigjet, per pyetjen qe po behet kaq shpesh keto dite: Perse e vrasin veten shqiptaret?! Shume njerez, nga veshtiresite e jetes se perditshme behen pesimiste,jeten e kane te pa kuptimt,bile edhe te pashprese. Dhe ne kete gjendje psikologjike te stresuar dhe te skajshme ata e shohin zgjidhjen e vetme ne vetevrasje. Keta njerez kane nevoje per ndihme,qe te kapercejne kete gjendje psikologjike te renduar dhe jemi ne ,familja e tyre ,ata qe duhet tu japim nje arsye me teper per te jetuar,tu tregojme se shume njerez kane nevoje per ta dhe te gjithe i duam.Dhe pervec familjes ndikon edhe feja me idete e saj per jeten,qe jeta eshte e shenjte,eshte dhurate e Perendise dhe se eshte mekat te besh vetevrasje. Me te tilla ide besimet fetare ndikojne ne gjendjen psikologjike te njerezve,i ngushellojne per te perballuar dhimbjet e shkaktuara nga fatkeqesite,veshtiresite e jetes.Ne nje gjendje depresive truri punon vetem per vetevrasjen dhe nuk eshte per tu habitur ,sepse eshte realitet.Megjithate shume studime provojne se ne vendet qe ka ndikim nga aspekti I besimi fetar ,numri i vetevrasjeve eshte pergjithesisht me i vogel. Eshtė njė fakt i pa mohueshėm tashmė, qė nė dekadėn e tranzicionit, pasluftes etj., pėr shkak tė njė vakuumi shpirtėror, ideologjik moral dhe ekonomik fenomeni i vetėvrasjes ėshtė bėrė pjesė e jetės sė pėrditshme tė shqiptarėve ne Kosove dhe Shqiperi. Ekzistojne faktore te ndryshem te cilet mund ta nxisin kete fenomen . Me i rendesishmi eshte ai ekonomik.Jeta e re moderne po ka kerkesa te shumta te cilat nje njeri i rendomte shume veshtire t' i arrije prandaj edhe krijohet ndjenja e disfates dhe mosdeshira per te luftuar metujte. Ka edhe shkaqe tjera si crregullimet e ndryshm emocionale… Vetėvrasjet, e pėrcjellin njerėzimin qė nga paraqitja e tij mbi dhe. Ato kanė ndodhur edhe nė oborre mbretėrore dhe ndodhin edhe sot e tėrė ditėn rezidencave tė hierarkive tė larta politike apo shtetėrore. Kane ndodhur dhe ndodhin edhe nė mesin e tė varfėrve e edhe nė mesin e tė pasurve. Ndodhin, siē kane ndodhur nė vazhdimėsi, edhe te tė dashuruarit e edhe te ata qė nuk ishin apo nuk janė tė dashuruar... Dhe, megjithė shpjegimet (nga ana shkencore) tė kėti fenomeni, megjithate akoma nuk ėshtė arritur zbėrthimi tėrėsor dhe komplet, nė kuptimin e definimt matematikore, tė shkaqeve qė shpijne deri nė aktin makabėr tė vetėvrasjes.Vetėvrasja si akt i mohimit dhe mospajtimit me gjendjen egzistuese; Vetėvrasja si protestė ndaj gjendjes egzistuese; Vetėvrasjet si akt dėshmie ndaj njė pėrkushtueshmėrie tė caktuar (nė kėtė rang bėjnė pjesė edhe vetėvrasjet pėr shkaqe dashurie); Vetėvrasjet si akt i shprehjes sė pamundėsisė pėr arritjen e objektivave tė caktuara... Por, nė kėtė rastė, do ta potencoja edhe aktin e vetėvrasjeve qė ndodhin nė shenjė solidariteti (vetėvrasjet pėr ideale tė pėrbashkėta etj), qė, pėr mendimin tim, janė akte shumė interesante etj… Vetevrasjet jane pasqyrja e societetit,ato tregojn gjendjen ekonomike te nje popullit, shtetit, grupit… Ne Zvicer fjala vjene ka vetevrasje te shumta te tė rinjte.Pra, pse ndodhe nje gje e tille ne shtetin Zvicer? Pra shkaku i nje vetevrasjes s'eshte cdo here te parate por ka dhe shume faktore te tjera qe mund te bejn nje njeri te mendoj te leshoj jeten. Sidoqofte faktoret jane te perditsheme, shume here komplekse dhe njerzit qe mendojn ne vetevrasje duhet te jene shume sensitive..Nqs qendrimi ekonomike eshte nje shkaktar per vetevrasje atehere mendoj se eshte nje gje shume e keqe per nje popull, sepse qendrimi ekonomik do te vleje per nje shumice te popullit, keshtu egzistone rreziku qe mund te kete me shume vetevrasje. Nqs eshte gjendja emocionale nje faktor, atehere sigurisht gjitheashtu do te jete keqe, por jo te gjithe jane ne te njejten gjendje emocionale edhe jo te gjithe jane njejte sensitive..Nqs eshte psikologjia e njeriut nje faktor, psh depresivet, atehere mund te ndihmoj nje psikolog.. Nqs eshte nje dashuri e humbur a po jo e lumtur shkaktar, atehere duhet te them se jane shume dramatike ata njerz..Disa faktore mendoj se jane me te rrezikshme dhe shume veshtire per te zgjedhur...sidomos faktori ekonomik, sepse nje shtet smund te permisoj ekonomine per nje kohe te shkurter.. Vetevrasja eshte rrallehere menyra inpulsive. Zakonisht,personi i cili deshiron te beje vetvrasje,kalon nje kohe te gjate duke menduar per te,duke u matur ata beje ate,duke planifikuar: si,kur,dhe ku.Shume me rendesi eshte te dihen shenjat e ketij procesit - per te kerkuar dhe ofruar ndihmen. Hulumtimet kane treguar qe rreth 80% te personave ,te cilet e bejne vetevrasjen,nje kohe para vdekjes tregojne disa prej ketyre simptomeve: - NDRYSHIMET TE PERSONI : jane te pikelluar,te mbyllur ne vetveten,tejet te ndishem,nervoz,te lodhun,te pavendost, pa vullnet,ndonjehere te shqetesuar, hiperaktiv....- NDRYSHIMET E SJELLJEVE : s' munden m'u koncentrue ne pune,shkolle,obligimet e rendomta, painteresuar jane per dukurijen e tyre....- NDRYSHIMET NE SISTEMIN E NGRENJES : nuk kan oreks dhe dobesohen,ose teper e konsumojne ushqimin, numbin interesim per shoqeri,sex,hobit,humbja e deshires per aktivitetet ne te cilat kan gjejtur gjithmone kenaqesine me heret,merziten shume per parat,semundjet ( te verteta ose te paramenduara ), frikohen nga humbja e kontrollit qe " tranohen ", qe do t'i lendojne tjeret ose vetvetin,ndihen fajtor,marres,veteurrejtjes,nuk kan shprese per ardhmeri -: " kurre nuk do te mbese me mire,gjithemone do te ndjehem keshtu " ;i keq perdorin drogat dhe alkoholin,para nje kohe te shkurte e kan humbur personin e dashur ( vdekja,shkurorezimi, ndarja...),i kryejne punet e veta,borxhet,pershendeten me shoket,familjen,te afermit,falin gjerat personale te qmueshme,kan : INPULSAT SUICIDALE ( VETEVRASESE), IDE, DEKLARATA,PLANET,TENTIMET E MEHERSHME TE VETVRASJEVE.Sjelljet ne menyren e cila mund te jet e rrezikshme ( jane te pa kujdesshem ne komunikacion ,e drejtojne veturen nen ndikimin e alkoholit....);kan qene ose jan viktimat e maltretimit seksual. Normal,secila nga ketyre karakteristikave nuk dmth asgje,mirepo,kombinimi i disa prej tyre shpeshhere trgon se personi deshiron ose ekziston mundesia qe te beje vetvrasje.....Viteve '80,ne trevat e ish- YU- ( prej Zagrebit e deri ne Shkup ),ka qene e njofshme sekta e ashtuquajtur - DARKERAT - ,anetaret e se ciles kan qene te obliguar te bejne vetvrasje pa i mbushur 20 vjet. Ashtu ka bere vetvrasje '80 ( ne Shkup ) nje femer ne lulen e rinise,duke kercyer prej nderteses akoma te pa peruruar e Radio Telivizionit te Shkupit( Maqedinise) .....Vetvrasjet jane gjithashtu dukuria shume e zgjeruar ne shtetet Skandinavike,a si nje arsye te shkencetareve,mirret mungesa e madhe e diellit gjat vitit ne ato treva.... Ballkani dhe shtetet e tij,kan disfate qe gjithmone te luftojne ( ne 100 vjet te fundit jane zhvilluar mesatarisht lufterat ēdo 20 vjet ),dhe populli ashtu te jete edhe me i vujshem ne shume drejtime te jetes,ashtu dhe ne kete drejtim te vetevrasjeve. Vetvrasjet jane ne shumicen e rasteve pasqyra e gjendjes momentale ( krizes ne shoqeri ),gjendjes shpirterore me pakenaqesite akceptuara,mirepo,asnje send e as problem nuk krahasohet e as qe eshte i vlefshem te behet per te vetevrasja.Ne kriminalistike, vetevrasesit jane kategorizuar si njerzit me trima mu per kete arsye se me se veshtiri eshte te ngritet dora mbi vetveten.Eksperte nderkombetare te shendetit te te miturve, kane zbuluar se kur nisin per here te pare mendimet tek njeriu per t'u vetevrare. Qellimi i studimit ne fjale, i cili u publikua ne Asamblene e Ministrive te Shendetesise se Shqiperise, ishte te zbulonte sjelljet e rrezikshme qe kishin femijet qysh ne moshe te hershme, me qellim qe te parandalonin nje sere semundjesh. Studimi ne fjale tregon se shume probleme shendetesore dhe psikologjike qe shfaqen ne moshe te rritur e kane zanafillen tek femijeria, ne kete grup sjelljesh te rrezikshme perfshihet edhe vetevrasja. Kjo nuk mund te konsiderohet nje semundje mendore, pasi behet fjale per sjellje te cilat e kane origjinen nga femijeria, kur kjo grupmoshe piketon per here te pare ne tru sjellje me rrezik karshi vetvetes dhe ketu ndikojne shume faktore, mes te cileve jane ato shoqerore dhe familjare, shpjegojne specialistet. Nderkohe qe studimi ka nxjerre ne pah se edhe semundje te tilla si obeziteti apo probleme te tjera mendore, e kane origjinen ne kete pike referimi, e cila ka nje ndikim shume te madh tek keta persona ne te ardhmen e tyre… Me daten 8 shkurt 2006 vetevrasja e 5 (nese nuk gaboj) e nje te mituri i cili pak dite me pare Deshmitaret e Jehovait (DJ)kane qene ne shkollen e tij . Femijeve te shkolles DJ ju kane dhe ca broshura duke I ftuar ata qe ti lexojne shkrimet ne ato broshura. Sipas deshmive ne broshurat e dhena kishte dhe rrjeshta ku thuhej se "Nese zgjedh vetvarjen do te ringjadhesh" . Te gjithe viktimat jane vetevrare dhe te gjithe kane qene ndermjet 11- 14 vjec. Kohet e funit eshte bere mode qe cdofemije qe var veten thuhet se perpara kane lexur broshurat e Deshmitareve te Jehovait. Nje 12 vjecar nuk e di sa eshte ne gjendje te asimiloje aq thelle kuptimin e vdekjes dhe te ringjalljes se perndryshe Deshmitaret e Jehovait do kishin vdek te gjithe…. Shembull: Ja edhe disa artikuj te gazetes Korrieri qe kane te bejne me kete sekt te mallkuar: M 13 Shkurt 2005 u be nje Vetevrasje e trishte ne qytetin e Fierit. Esmeralda Cenaj vetem 11 vjece, i dha fund jetes pas qortimeve te shumta te prinderve, se ne vend te studionte lendet shkollore, lexonte literature, te ofruar nga Deshmitaret e Jehovait". Policia: "Vajza u vetevar pas grindjes ne familje, per frekuentimin e besimit Jehovaj". Akuza e te afermve: "Fajtore bejme keta persona, te cilet propagandojne se veteflijimi te con ne parajse". Ditari mister i vogelushes Vetem 11 vjece, vetevaret ne banjon e shtepise dhe gjendet e vdekur, nje nxenese e klases se peste ne qytetin e Fierit. Ngjarja e trishte, sipas prinderve te 11 vjecares Esmeralda Cenaj dhe policise qe kreu hetimet, erdhi si rrjedhoje se grindjeve ne familje, per shkak te frekuentimit nga vajza te literatures se ofruar nga Deshmitaret e Jehovajt ne kete qytet. Viktima duke u ndaluar prere nga prinderit qe te lexonte kete literature, kishte lene menjane mesimet dhe fshehtas familjareve, merrej me studimin e librave te ketij besimi, thane per gazeten, burime policore qe i referohen hetimeve te para. Policia sqaroi pas ngjarjes, se 11 vjecarja eshte vetevarur pas nje grindjeje familjare pasi ka qene lexuese e rregullt e literaturave fetare te besimit Jehovaj. Ngjarja Alda, keshtu e therrisnin te ndjeren Esmerlada Cenaj, ishte banore banore e lagjes "1 Maj" te qytetit te Fierit. Ajo eshte gjendur nga prinderit, e vetevarur ne banjen e shtepise ku banonte. Nxenesja e klases se peste te nje shkolle tetevjecare te qytetit, aktin e vetevarjes e kish kryer rreth ores 8.30 te mengjesit te djeshem, nderkohe qe trupi i saj eshte gjendur nga familjaret, rreth ores 09.00. Burimet policore te cilat kryen kqyrjen e vendit te ngjarjes pohuan se 11 vjecarja ishte varur ne banjen e baneses ku ajo jetonte, me shallin e saj te cilin e kishte kapur tek varesja e peshqireve. Kur familjaret kishin pikasur mungesen e saj ne banese, kishin filluar qe ta kerkonin. Deren e banjes e kishin pare te mbyllur, nderkohe qe nga ana e brendeshme nuk pergjigjej njeri. Pasi kishin dyshuar sepse kishin pare hije nga pas deres, kane thyer xhamin dhe jane shtangur kur kane pare vajzen e tyre, te vetevarur me shallin e saj, pohuan per gazeten, burimet policore fierake. Ne vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i cili pasi ka derguar trupin e pajete te vogelushes ne morgun e spitalit te qytetit, ka kqyrur vendin e ngjarjes por dhe ka marre ne pyetje prinderit dhe familjaret e tjere te viktimes. Policia Burimet policore pohuan per "Korrierin", se 11 vjecarja Cenaj ka qene lexuese e rregullt e literaturave fetare qe ndajne neper banesa, Deshmitaret e Jehovait. Prinderit e Esmeraldes, kishin pohuar ne polici kur u moren ne pyetje, se vajza e tyre nuk kishin te dhena se ishte anetaresuar si Deshmitare e Jehovait, por literature te tyre ka lexuar sistenatikisht edhe pse ata nuk kishin qene asnjehere dakort qe e mitura, te shfletonte kete lloj literature. Ata vleresonin se Alda ishte e mitur dhe nuk kishte kohe te merrej me studimin e nje literature te tille. "Alda ne nje kohe qe duhej te merrej me mesimet, duke ditur qe ne nuk ishim dakort qe ajo te shfletonte te tille literature e lexote ate ne menyre te fshehte", kane pohuar prinderit e saj ne polici. Familja Arbeni 35 vjecar, djali i xhaxhait te Yllit, babait te Aldes se vetevarur, tha dje per "Korrierin", se shkaku qe e coi vajzen ne veteflijim, sipas tij, jane revistat e Jehovait. "Une fajtor bej ata persona te cilet marrin leke prej drejtuesve te tyre te cilet ndajne revista dhe propogandojne se veteflijimi te con ne parajse". Mesuesja Mesuesja e matematikes Tefta, tregon se Alda ishte nxenese ne klasen e peste ne shkollen tetevjecare "Jani bakalli". Tefta thote se 11 vjecarja, ishte nje vajze inteligjente, kishte pasion letersine por mbante edhe ditar. "Tani se cfare shkruante ne ditar, nuk e di pasi nuk ia kam lexuar, por shoqet e saj me kishin thene se mbante ditar. Ishte e respektueshme, frekuentonte jo vetem shkollen por edhe mesimet rregullisht", pohon mesuesja. Fqinjet Fqinjet e familjes Cenaj ishin grumbulluar dje ne banese, per te ndare dhimbjen me ta. Hyseni, nje burre rreth te gjashtedhjetave, pohon se babai i vogelushes, Ylli, eshte nje biznesmen i respektuar. Ai ka nje pike karburanti. Cifti Cenaj kishte tre femije, dy vajza dhe nje djale. I pyetur nese ka qene shkaku i leximit te literatures fetare, xha Hyseni vlereson se vajza "ishte femije dhe prinderit e saj nuk besojne aq shume e jo me ajo qe nuk di se eshte femije". Altini, cili eshte fqinje dhe shok me babain e te ndjeres, pohon: "Jane nje familje punetore dhe kane pare problemet e tyre. Jane njerez te respektuar". Altini tregon edhe castet kur mesuan lajmin e rende. "Degjuam klithma dhe te thirrura. Shkova menjehere pasi njihemi, por cdo gje kishte mbaruar". Rasti i dyte Ky eshte rasti i dyte ne qarkun e Fierit, kur afro nje vit me pare (2005)ne nje fshat te Lushnjes, nje vajze tjeter, gjimnaziste, u veteflijua me ciften e te atit, per shkak sipas te afermve, te leximit te literatures fetare te Jehovait. Nga drejtues te kesaj shoqate, u tha qe vajza nuk kishte qene Deshmitare e Jehovait, por thjeshte simpatizante e kesaj shoqate. Deshmitaret e Jehovait Per te vertetuar nese vajza ka qene e regjistruar si besimtare e Jehovait apo vetem frekuentuese e rregullt e literaturave te ketij besimi, kerkuam te dhena ne seline e tyre por pa mundur t'i kontaktojme as ne linje telefonike. Nga banoret mesohet se Deshmitaret e Jehovait, ne fundjave, vijne vetem ne mengjes dhe pbasdite nuk duken me. …Nje nder kusherinjte me te afert te Aldes, Arbeni, tregon se sipas tij, besimi jehovaj ka sjelle pasoja ne jeten familjare te qytetareve ne Fier. "Une, - deklaron Arbeni, - sjell nje rast teper te fresket. Para tre ditesh nje burre nga Fieri ndau gruan e tij sepse ajo frekuentonte Deshmitaret e Jehovait. Ai i kish thene gruas: "Ose me mua dhe familjen, ose me ate fene", dhe ajo i ishte pergjigjur se do te shkonte te frekuentonte Deshmitaret e Jehovait. Keshtu qe bashkeshorti i kishte thene: "Atehere shko me Deshmitaret. Nuk ke me pune as me mua dhe as me familjen". Xh.B Me daten 13 Shkurt 2005 Silvana Hoxha vdiq pasi refuzoi te merrte gjak per te spetuar Nje vajze tiranase 24 vjecare, e semure rende dhe e shtruar ne spitalin e Tiranes, vdiq rreth dy vjet me pare, duke refuzuar sipas familjes se saj, te shkele besimin Jehovaj. Silvana Hoxha, e lindur ne Burrel, ishte Deshmitare e Jehovait dhe bente pjese ne kete mision prej te pakten 9 vjetesh. E ndjera qendroi nje vit ne dhomen 18 te katit te gjashte ne spitalin nr. 1 te Qendres Universitare "Nene Tereza". Ajo nuk i lejoi bluzat e bardha t'i jepnin gjak, edhe pse ishte shume rende. Veshkat i ishin shkaterruar dhe ndodhej ne dialize. Familjaret treguan atehere se besimi ne kete fe iu rrenjos thelle dhe ajo merrte pjese ne te gjitha veprimtarite fetare qe organizonin Deshmitaret. Madje thirri ne kete fe edhe mjaft te tjere perreth edhe pse shume pak e perkrahen. Familja tregonte se vajza ishte ne koma por sa here permendej, thoshte: "Ju lutem mos, mos me futni gjak". e afermit jane grindur me Deshmitaret, vecanerisht Hyseni, babai 58-vjecar pasi sipas tij, ata vinin ne spital duke i kerkuar te mos beje transfuzion gjaku. Pak jave me vone, ne maj 2002, Silvana nderroi jete. Me daten 13 Shkurt 2005 sipas citimeve te deshmitareve te Jehovait, ne faqen e tyre ne internet ne gjuhen shqipe, "eshte gabim qe gjaku te hahet". Ketu, duke u shtruar pyetja: "A eshte gabim te pranohet transfuzioni i gjakut", jepet kjo pergjigje: "Mos harro, Jehovai kerkon qe te permbahemi nga gjaku. Kjo do te thote qe ne asnje menyre te mos fusim ne trup gjakun e nje personi tjeter, madje edhe gjakun tone qe eshte ruajtur menjane. (Veprat 21:25) Per kete arsye, te krishteret e vertete nuk pranojne transfuzion gjaku. Ata pranojne menyra te tjera trajtimi mjekesor, te tilla si transfuzionin e produkteve pa gjak. Megjithese e duan jeten, ata nuk perpiqen ta shpetojne ate, duke thyer ligjet e Perendise. Mateu 16:25.". M daten 13 Shkurt 2005 perkushtimi pas "Deshmitareve te Jehovait" ne Tirane ka sjelle probleme edhe ne jeten e disa cifteve. Ne Gjykaten e Faktit te Tiranes numerohen disa raste ku shkak i divorcit ka qene perkushtimi i njerit prej bashkeshorteve dhe kryesisht bashkeshortes, ne kete besim. Vetem pak kohe me pare juristet e Zyres se Permbarimit ne kryeqytet jane befasuar pas nje fakti trondites per ta. Nje vajze gjashte vjece nuk deshironte te shkonte te jetonte me nenen e saj, e cila kishte tre vjet qe e kishte braktisur. Por pas divorcit te kerkuar nga bashkeshorti i besimtares, gjykata kishte vendosur qe njera prej dy vajzave te ciftit, me e vogla te qendronte me te emen. Por femija madje nuk e njihte fare nenen, e cila e perkushtuar pas fese, kishte tre vjet qe e kishte braktisur, duke jetuar tre vjet ne komunitet. Nje fakt qe i kishte habitur juristet e Permbarimit, kishte qene edhe paraqitja e juristit te vene ne dispozicion nga vete "Deshmitaret e Jehovait", i cili i ndiqte te gjitha procedurat qe kryente bashkeshortja e divorcuar dhe besimtare e kesaj feje. Ndersa i ati i vajzave, eshte shprehur se jeta e tij bashkeshortore kishte qene mese normale deri kur bashkeshortja e tij i ishte perkushtuar kesaj feje, e cila e kishte shnedrruar ne tjeter njeri DJ nje sekt te mallkuar. Bibla tregon se keshtu i quanin edhe te krishteret e pare (shek I) - Veprat 24:5. Megjithate koha tregoi se keta persona qe mallkonin dhe persekutonin "sektin e Nazirejve" ishin te keqinformuar dhe ndoshta te shtyre nga Djalli.Me sa di une DJ predikojne per jeten dhe jo per vdekjen. Ketu ne Shqiperi ka shume keqinformime per ta por jashte i njohin mire si qytetare shembullore. Ka dhe shume nga ata qe dikur kane qene DJ dhe tani nga inati perhapin shpifje. Por a nuk eshte kjo qe duhet te presim qe te beje Djalli me njerezit e Perendise?Personalisht mendoj se nese te gjithe do ishin DJ nuk do kishte me nevoje per polici, ushtri apo edhe dyer per shtepite tona. DJ nuk predikojne as vdekje, as dhune, e as vetevrasje. Shpeshhere m'e vijne te shtepia, e meqe jam i hapur per me degjuar mendimet e tjereve, gjithmone i degjoje me interes se cka kane me thane. Mesazhi i tyne asht gjithmone pozitiv e paqesor, bile shpeshhere paqesor i tepruem per mue,thote 20 vjecarja S.F Eshte e dhimbshme qi fmijte morren jeten e tyre, por mendoj se jane faktore tjere qe kane ndikue ne vetevrasje. Na jena gjithmone te shpejte me drejtue gishta.,thote vajza 18 vjecare D.H. Dėshmitarėt e Jehovait: Sfondi HistorikDoktrina e Dėshmitarėve tė Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeēari Ēarlls Teiz Rasėll (Charles Taze Russell) filloi njė studim biblik i cili fokusohej nė kronologjinė biblike dhe nė ardhjen e dytė tė Krishtit. Si rezultat i kėtyre studimeve, Rasėll (Russell) publikoi disa libra and prezantoi lektorata formale pėrgjatė 1870-tave. Nė vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojės sė Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmėruesi i Prezencės sė Krishtit (Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojės sė Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht nė 1884-ėn, nė tė cilėn Rasėll qėndroi si president deri nė vdekjen e tij nė 1916-ėn. Pėrgjatė kėsaj periudhe, Rasėll shkroi njė seri librash me titullin “Studime nė Shkrimet,” tė cilat u bėnė bazat e teologjisė sė Dėshmitarėve tė Jehovait. Sot, organizata ‘teokratike’ e Dėshmitarėve tė Jehovait, Bibla e Kullės sė Rojės dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), e cila drejtohet nga disa burra nė Bruklin tė Nju Jork-ut (Brooklyn, New York).Dėshmitarėt e Jehovait: Teologjia ThemeloreTeologjia e Dėshmitarėve tė Jehovait ka shumė nuanca delikate (dhe disa jo aq delikate). Kėto janė themelet e doktrinės sė Kullės sė Rojės: Perėndia ėshtė njė qėnie unike, pra nuk ėshtė Trini. Perėndia nuk ėshtė i gjithėditur apo i kudogjendur. (Njėherė e njėkohė, BKRShT-ja shpalli qė Perėndia e sundonte universin nga diku nė sistemin yjor tė Pleiadės (Pleiades) por qysh prej disa kohėsh ata kanė hequr dorė nga ky mėsim). Krijesa e parė e Perėndisė ishte Kryeėngjėlli Mikael (Michael the Archangel), nėpėrmjet tė cilit mė vonė Perėndia krijoi “gjithēka tjetėr”, si p.sh. universin, tokėn, dhe njerėzimin. Proēesi krijues i Perėndisė zgjati saktėsisht 42,000 vjet. Kur erdhi koha pėr njė shpėtimtar qė tė lindej, Kryeėngjėlli Mikael u bė njeri, nė formėn e Jezus Krishtit. Jezusi (Mikaeli) ishte i pamėkatshėm dhe i mbante tė gjitha ligjet e Perėndisė. Ai vdiq nė njė “trung torturash,” nė tė cilin ai mbajti tė gjitha mėkatet e njerėzimit, pėrveē atyre tė Adamit. Jezusi u ngrit nga tė vdekurit nė frymė, pra jo nė formė trupore. Dėshmitarėt e Jehovait tė cilėt e ndjekin organizatėn e Perėndisė nė tokė (BKRSHT) me besnikėri, do tė shpėtohen nga asgjesimi i pėrjetshėm dhe do tė jetojėn pėrjetėsisht nė Parajsėn nė Tokė. Qielli (parajsa nė qiell) ėshtė e rezervuar pėr njė grup tė veēantė prej 144,000 Dėshmitarėsh tė Jehovait, tė cilėt janė pėrcaktuar si “tė rilindur” nga BKRShT-ja dhe qė lejohen qė tė marrin kungimin vjetor. Zakonisht, Dėshmitarėt e Jehovait ndjekin rreth 3 deri nė 5 takime nė javė, ku mėsojnė nga literaturat e BKRShT-sė. Pjestarėt e ri mbasi i kanė studjuar materialet pėr tė paktėn gjashtė muaj, i pėrgjigjen njė serie pyetjesh pėrpara njė paneli pleqsh (drejtuesh tė respektuar), dhe mbas aprovimit, ata pagėzohen nė organizatė (d.m.th. bėhen pjesė e organizatės). Pastaj atyre u kėrkohet qė mbajnė njė veshje dhe sjellje modeste, tė mos votojnė gjatė kohės sė votimeve, tė mos ta pėrshėndesin dhe kėndojnė kėngėn e flamurit, tė ta bėjnė ushtrinė, dhe qė tė mos ti festojnė ditėlindjet dhe Krishtlindjen. Ēdo antar ėshtė i kėrkuar qė tė pėrmbushi njė kohė tė caktuar (zakonisht disa orė nė javė) gjatė tė cilės duhet tė shpėrndajė literaturėn e BKRShT-it dhe tė mbledhi dhurata financiare pėr kryeqėndrėn e BKRShT-it nė Nju Jork. Nėse njė Dėshmitar i Jehovait e le organizatėn, ai apo ajo si rezultat mohoet nė tė gjitha mėnyrat. Jashtė organizatės sė BKRShT-it, “Krishterimi” konsiderohet si “demoniak”. Krishterimi nė pėrgjithėsi konsiderohet si i rėnė nga besimi, dhe i mbushur me pastorė tė cilėt janė antikrishta, nė kisha tė cilat drejtohen nga Satani, dhe qė mbėshtesin qeveritė tokėsore.Dėshmitarėt e Jehovait: Doktrina e Kullės sė Rojės nė krahasim me Doktrinėn e Krishterė Dėshmitarėt e Jehovait dhe teologjia e Krishterė kanė disa ngjasi themelore. Pėrgjithėsisht, ato tė dyja mėsojnė qė Perėndia ėshtė Krijuesi i gjithēkaje, nė kundėrshtim me evolucionin natyror, dhe qė tė dyja i pėrmbahen besimit qė Jezus Krishti do tė kthehet nė tokė pėr tė shkatėrruar Satanin dhe pėr tė vendosur mbretėrinė e pėrjetshme tė Perėndisė. Sidoqoftė, ky ėshtė fundi i ngjasive tė pėrgjithshme midis kėtyre dy teologjive. E vėrteta ėshtė qė teologjia e Dėshmitarėve tė Jehovait dhe ajo e tė Krishterėve ungjillorė ka shumė ndryshime, nga tė cilat mė e rėndėsishmja ėshtė ajo nė lidhje me personin dhe natyrėn e Jezus Krishtit. Hyjnia e Krishtit ėshtė pika kryesore e tė gjithė Biblės. Shkrimet me shumė qartėsi na mėsojnė qė Jezus Krishti ėshtė Perėndia. Dhe mėsimet e Dėshmitarėve tė Jehovait nė lidhje me Jezus Krishtin i kundėrshtojnė qartėsisht mėsimet e Biblės. Shumė pasazhe biblike na tregojnė qė Jezus Krishti, i cili ekzistonte si Perėndi, mori formėn fizike (trupore) tė njė shėrbėtori tė pėrulur nė mėnyrė qė Ai tė vdiste nė kryq nė vendin tonė.Doktrina e Dėshmitarėve tė Jehovait i konsideron 66 librat e “Pėrkthimit tė Botės sė Re” tė Shkrimeve tė Shenjta (PBR) si e vetmja e vėrtetė e frymėzuara Fjalė e Perėndisė. PBR-ja ėshtė e prodhuar dhe e publikuar nga njė komitet “anonim” i BKRSHT-sė. PBR-ja (Pėrkthimi i Botės sė Re) konsiderohet prej tyre si pėrkthimi i vetėm dhe mė i mirė i Biblės, pasi “pėrkthyesit iu pėrmbajtėn shumė afėr asaj qė gjendet nė gjuhėt origjinale tė Biblės.” Si shtesė, “trupi drejtues” i BKRShT-sė konsiderohet kanali i vetėm i vėrtetė i Perėndisė pėr interpretimin e saktė tė Biblės. Si rezultat, doktrina e Dėshmitarėve tė Jehovait kėrkon qė ne “tė bashkohemi me kanalin e Perėndisė – organizatėn e tij” nė mėnyrė qė tė jemi ndjekės tė vėrtetė tė Perėndisė. Kjo nėnkupton qė nuk ka shpėtim tjetėr jashtė BKRSHT-sė (organizatės). Doktrina e Krishterė thotė qė Bibla ėshtė me tė vėrtetė e pėrbėrė nga 66 libra tė Dhjatės sė Vjetėr dhe asaj tė Re, dhe qė ajo ėshtė me tė vėrtetė Fjala e frymėzuar dhe e padėshtueshme e Perėndisė. Por, PBR-ja (Pėrkthimi i Botės sė Re) nuk ėshtė njė pėrkthim i ligjshėm, pasi ai reflekton teologjine e Dėshmitarėve tė Jehovait, dhe sidomos anshmėrinė e tyre kundra hyjnisė sė Jezus Krishtit dhe doktrinės sė Krishterė tė Trinisė. P.sh., Gjoni 1:1 nė PBR-nė lexon kėshtu, “dhe Fjala [Jezusi] ishte perėndi.” Por tė gjithė pėrkthimet e ligjshme tė Biblės thonė, “dhe Fjala [Jezusi] ishte Perėndi.”Dėshmitarėt e Jehovait: Pėrgjigja e Duhur Pėrsa i pėrket pretendimeve tė Dėshmitarėve tė Jehovait qė PBR-sė ėshtė i vetmi interpretim i saktė i Biblės, pėrgjigja e Krishterė ėshtė qė asnjė drejtues fetar apo organizatė fetare nuk mund tė ketė kontroll apo zotėrim ekskluziv tė interpretimit tė Biblės. Nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė tė gjithė tė Krishterėt janė nė gjendje qė tė interpretojnė dhe kuptojnė Biblėn e Shenjtė. Dhe pėrsa i pėrket pretendimit tė Dėshmitarėve tė Jehovait qė BKRShT-ja ėshtė e vetmja rrugė shpėtimi pėr tek Perėndia, pėrgjigja e Krishterė ėshtė qė tė gjithė ata njerėz tė cilėt e kanė pranuar dhuratėn e lirė tė Jezus Krishtit, si Zotin dhe Shpėtimtarin e tyre, shpėtohen. Shpėtimi ėshtė “me anė tė hirit nėpėrmjet besimit” nė Jezus Krishtin (Efesianėve 2:8-9). Dhe asnjė sasi veprash apo antarėsimi nė ndonjė grup fetar nuk kėrkohen pėr tė filluar jetėn e pėrjetshme me Perėndinė.Shėnim I Flori Bruqit : Ky material u morr dhe u pėrkthye nga faqja Jehovah Witness – Watch (Tower) Out! http://www.jehovah-witness.com/ Megjithate para disa ditesh me ra ne dore numri i fundit i revistes "Kulla e Rojes"...vendosa t'i hedh nje sy edhe pashe qe te gjitha artikujt ne kete reviste ishin per ringjalljen... Nuk e di pse deshmitaret e Jehovait kane filluar t'i vene nje theks kaq te vecante pikerisht kesaj teme. Ringjallja eshte nje teme e rendesishme por nuk mendoj se eshte thelbi i Krishterimit...a nuk eshte Krishti thelbi Krishterimit?Megjithate nuk mendoj se Deshmitaret e Jehovait jane 100% pergjegjes per vetevrasjet e fundit qe kane ndodhur ne Shiqeri. Nuk besoj se ata ju kane thene atyre femmijeve te vrasin veten... Ka shume faktore qe ndikojne ne vetvrasje: deshperimi i thelle, varferia, vetmia, divorcet etj, por asnjehere keta faktore nuk jane theksuar kaq shume sa ndikimi qe ka pasur sekti i Deshmitareve te Jehovait... Njerezit papritur u bene te ndjeshem... Mos me keqkuptoni, nuk po mbroj Deshmitaret e Jehovait ketu...nuk kam as pse t'i akuzoj. Ndoshta theksi qe ata i kane vene ringjalljes ose parajses ne predikimet e tyre plus deshperimi i madh dhe problemet e shumta qe ata femije kane pasur ne familjet e tyre, i ka shtyre ata femije te bejne dicka te tille. Pra faji per mendimin tim nuk eshte 100% i Deshmitareve te Jehovait... Vetevrasjet ndodhin po thuajse perdite, per arsye nga me te ndryshmet. Duket sikur vetevrasjet janė kthyer tashme ne pjese te jetes se shqiptareve, te percjella fort edhe me zhurmen e medias.Arsyet qe i shtyjne shqiptaret(nga Shqiperia,Kosova etj) te vrasin veten jane dy llojesh: sociale dhe individuale.Shteti Shqiptar (Shqiperi ,Kosove)nuk siguron me asgje, as jeten, vendin e punes e as te ardhurat . Te mesuar per te mos marre pergjegjesi, njerezit nuk dine nga t’ia mbajne. E natyrisht te gjitha keto kushtezohen me se miri nga varferia e madhe qe kalojn shqiptaret ne Shqiperine Etnike . Ne keto kushte, disa njerez zgjedhin rrugen me te shkurter dhe te gabuar, duke vrare veten.Menyrat e vetvrasjes: vetehelmim ,vetevrasje me arme zjarri , hedhje nga lartesite , shtypje nga treni ,automobile,motocikleta,vetembytje ,vetevarje ne litare ,vetedjegie me lende djegese(benzin etj). Vetėvrasjet, 2.5 herė mė shumė viktima se vrasjet Njė vajzė 23-vjeēare me inicialet A.M, banore e lagjes “Kombinat” tė kryeqytetit, ka simuluar pėr tė tretėn herė njė vetėvrasje pėr arsye se prindėrit e saj nuk e lejojnė tė ndjekė besimin fetar qė ajo dėshiron. Me anė tė njė shiringe ka marrė gjak nė krah dhe e ka hedhur atė nė hundė duke e bėrė tė dukej si njė tentativė pėr t’i dhėnė fund jetės. Pėr fat, kėsaj radhe ka qenė vetėm njė “trillim”, ndryshe nga dy herėt e tjera kur ajo ka provuar me tė vėrtetė t’i japė fund jetės, por i ka kėrcėnuar prindėrit se herėn tjetėr do ta bėjė seriozisht. Mjekėt e urgjencės e njohin tashmė rastin e 23-vjeēares dhe pohojnė se ajo duhet t’i nėnshtrohet njė trajtimi psikologjik. Pas dy tentativave ajo vazhdon tė jetė sėrish e gjallė, por shumė tė tjerė nuk kanė qenė me kaq fat. Fenomeni Vetėvrasja konsiderohet si shkaku i dytė pėr vdekjet nė Shqipėri dhe Kosove , pas aksidenteve rrugore (121 raste nė gjashtė muaj 2006 ne Shqiperi.Nuk kam shenime per Kosove). Rastet e vetėvrasjeve janė tė pranishme nė tė gjitha kronikat javore tė mediave. Shifrat e kėtij fenomeni marrin gati tre herė mė shumė jetė njerėzish se krimi i vrasjes. Gjatė 6 muajve tė parė tė kėtij viti numri i vetėvrasjeve ka qenė plot 108 raste, ose 2.5 herė mė shumė se sa vrasjet, tė cilat po pėr tė njėjtėn periudhė kanė shėnuar vetėm 44 viktima(2006). Fenomeni i frikshėm nuk njeh moshė apo kufij gjeografikė, pasi raste tė reja regjistrohen ēdo ditė dhe nga tė gjitha zonat e vendit. Sociologėt, analistėt dhe psikologėt ia hedhin fajin pėr kėtė rritje tė frikshme tė fenomenit, problemeve ekonomike dhe ngarkesės psikologjike qė mbart me vete ‘urbanizimi’ i vendit, ndėrkohė qė nismat pėr krijimin e njė rrjeti midis uniformave blu, institucioneve arsimore, psikologėve dhe prokurorėve pėr studimin dhe parandalimin e fenomenit, kanė mbetur vetėm nisma tė mira. Shifrat bėhen akoma mė alarmante nėse do tė llogarisim edhe rastet pėr tentativa, megjithėse kėto janė vetėm njė dėshtim i rastėsishėm i vetėvrasjes. Mungesa e njė trajtimi nga familjet apo dhe e shoqėrive tė kėtyre rasteve, ka bėrė qė edhe pse fati i ka shpėtuar mė parė nga vetėvrasja, tė tentojnė pėrsėri derisa ta realizojnė. Motivet Nga anketimet, por edhe analizat e shumta tė kryera rasteve tė vetėvrasjeve, shkaqet e kėtyre vetekzekutimeve nuk janė tė njėjtat pėr zonat, por edhe pėr grupmoshat e ndryshme. Nė zonat rurale ndeshim kryesisht me raste vetėvrasjesh pėr shkak tė borxheve dhe pamundėsisė pėr tė mbajtur familjen. Si dhe pėr shkak tė kontradiktave nė familje. Nė mjaft raste motivet janė edhe lidhjet e dashurisė mes tė rinjve, tė cilat nuk aprovohen nga familjet. Statistikat tregojnė se numri i vetėvrasjeve ka shėnuar njė rritje tė ndjeshme nė zonat mė tė varfra, ku banorėt fitojnė mė pak sesa njė pagė minimale mujore e administratės, qė ėshtė rreth 12.000 lekė tė reja. Nėse u besojmė tė dhėnave zyrtare, si tė papunė figurojnė vetėm 150.000 persona (72.7 mijė femra dhe 77.3 mijė meshkuj), nė njė popullsi prej 1.700.000 njerėz tė aftė pėr punė. Por numri real i tė papunėve mendohet tė jetė shumė mė i madh, ndėrsa edhe ata tė cilėt e kanė tashmė njė vend pune nuk janė shumė mė mirė, sepse njė pjesė e tyre e marrin pagėn disa muaj me vonesė. Nė tė njėjtėn ‘grackė ekonomike’ janė edhe pjesa mė e madhe e popullsisė qė jeton nė fshat. Kurse nė zonat urbane, ndeshemi mė tepėr me rastet e vetėvrasjeve pėr shkak tė depresioneve tė thella tė shkaktuara nga sėmundje tė pashėrueshme. Per"shqip.dk"Shkodrani"

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    vettrasje bejn vetem njerezit e dobet qe skan fuqi te shohin para dhe te perballojn realitetin

  8. #8
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Situatat e renduara dhe mos fuksionimi i llogjikes per disa momente(mungesa e horizontit te individit) shume njerez i con ne vetvrasje
    Shqiptaret kan nevoj per psikolog ,duan ndihme te erpasereshme nga psikologu .
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  9. #9
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Dallimet gjinore dhe vetėvrasja

    Femrat bėjnė pėrafėrsisht tri herė mė shumė tentativa tė vetėvrasjes se sa meshkujt, mirėpo meshkujt aktualisht arrijnė tė vrasin veten tri herė mė shumė se sa femrat.
    Kėto dallime/divergjenca duket se janė zvogėluar paksa viteve tė fundit. Shkalla e lartė e tentativave tė vetėvrasjes tek femrat ėshtė e lidhur me faktin se depresioni ato i godet mė shumė se burrat, pėrderisa shkalla e vetėvrasjeve tė “suksesshme” tek meshkujt ndoshta ka tė bėjė me metodat tė cilat ata i zgjedhin pėr tė bėrė vetėvrasje; gratė zgjedhin metoda mė pak vdekjeprurėse, siē janė: prerja e nyjes sė dorės dhe marrja e sasisė sė tepėrt tė pilulave tė gjumit; pėr ndryshim nga meshkujt tė cilėt zgjedhin tė vrasin me armė veten ose tė hidhen nga ndėrtesat. Shkalla mė e lartė e vetėvrasjeve si tek meshkujt apo tek femrat paraqitet tek tė shkurorėzuarit dhe tė vejat; vetmia ashtu si dhe mėnyra e tė kuptuarit tė dėmtimit tė ēėshtjes personale sigurisht se kontribuon nė kėtė statistikė. Mashkulli i cili vret veten ėshtė i prirė qė tė motivohet nė dėshtimin e tij nė punė kurse femra e cila vret veten ėshtė e prirė qė motivin pėr njė gjė tė tillė ta gjejė nė dėshtimin e saj nė dashuri.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  10. #10
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Mosha dhe Vetėvrasja

    Tek fėmijėt nėn moshėn 14 vjeēare, rastet e vetėvrasjes janė tė rralla. Mirėpo, fėmijėt mbi kėtė moshė tė cilėt janė vetėvrasės, kanė njė personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnė pak dhembje dhe kanė prindėr qė i abuzojė dhe i neglizhojnė.
    Vetėvrasja tek tė rinjtė ėshtė nė rritje e sipėr. Nė 35 vitet e fundit vetėvrasja tek studentėt ėshtė trefishuar. Meshkujt ndėrmjet moshės 20 dhe 24 vjeē janė mė tė goditurit. Dy studime tė autopsive psikologjike tė vetėvrasjeve te kjo moshė kanė bėrė tė ditur pėrfshirjen e pėrdorimit tė drogės dhe depresionit si paraprijės tė vetėvrasjes.
    Nė njė studim tė bėrė nga David Shaffer nga Universiteti i Kolumbias ishin analizuar 160 tė rinjė qė kishin vrarė veten nė Nju Jork nga viti 1984 deri nė 1986. Ai kishte gjetur shtrirje/mbizotėrim tė njėjtė tė substancave narkotike, por mė pak ērregullime depresive. Shumica e vetėvrasjeve ishin bėrė nga meshkujt; ata dominonin si nė zgjedhjen e armėve vdekjeprurėse pėr tė bėrė vetėvrasje, po ashtu edhe nė numrin e tentativave pėr vetėvrasje.
    Shkalla e vetėvrasjeve nė mėnyrė dramatike shėnon rritje nga mosha e mesme deri nė atė tė pleqėrisė. Shtimi i depresionit, vetmia, shpėrngulja nė lokalitete tė panjohura, humbja e kuptimit tė familjes dhe shoqėrisė si dhe humbja e personave qė i do janė sigurisht disa prej faktorėve qė ndikojnė nė shkallėn e lartė tė vetėvrasjeve tek mosha e vjetėr. Nė kulturat dhe komunitetet nė tė cilat tė moshuarit janė tė respektuar dhe mbesin persona tė rėndėsishėm nė jetėn e familjes, vetėvrasjet janė shumė tė rralla.
    Percy Brigdman, fitues i ēmimit Nobel nė fizikė dhe pozitivist i njohur amerikan, qėlloi pėr vdekje veten nė moshėn 80 vjeēare. Ai ishte i sėmurė nga kanceri dhe kishte dhembje tė mėdha. Njė ditė para se ta vriste veten, ai ua kishte postuar Universitetit tė Harvardit indeksin e veprave tė tij tė pėrmbledhura.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  11. #11
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    vetevrasja eshte zgjidhja me e lehte, por nje zgjidhje qe nuk duhet ta beje askush
    sepse
    Kur jeta behet me e veshtire se vdekja, atehere del vlera e vertete..te guxosh te jetosh.
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkurt ti biem, vetvrasja eshte zgjidhja me e keqe qe njeriu mund te zgjedh, dhe sdo ia preferoja kujt te veproj ne kete menyre.

    Kur shohim qe jeta sipas mendimit tone ska zgjidhje direkt duhet te shkojme tek vetvrasja?
    Jo une smendoj keshtu, pse valle egziston psikologu, me cka meret ai , me mire se te besh terapi qetesuese ne keto raste ska.

    Vetvrasja ne njeren ane eshte mekat me i madh qe mund te besh ne jete dhe ne anen tjeter zgjidhja me e keqe qe mund te kesh bere ndonjeher ne jete.

    Don't kill ourself, because life is too beautiful.
    Sui generis

  13. #13
    Jashtezakonisht shume analitike shkrimet e tua J@mes_Douglas, nuk di se a jane punime tua apo te dikujt tejter, por te uroj dhe te falenderoj per keto postime "fantastike"!

  14. #14
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Vetevrasja eshte himn i vdekjes,nje menyre qe ka gjetur natyra per te asgjesuar elementet e dobet,qe nuk sherbejne per permiresimin e races njerezore.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  15. #15
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Vetevrasje do te thote te kesh humbur te gjitha shpresat,ai qe ben vetvrasje nuk eshte i ēmendur,as depresiv asgje,thjesht ai/ajo nuk gjen me asnje lloj motivi per te jetuar,kjo eshte e kuptueshme,la vita non e bella,la vita e una merda.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  16. #16
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    Vetevrasje do te thote te kesh humbur te gjitha shpresat,ai qe ben vetvrasje nuk eshte i ēmendur,as depresiv asgje,thjesht ai/ajo nuk gjen me asnje lloj motivi per te jetuar,kjo eshte e kuptueshme,la vita non e bella,la vita e una merda.
    Pikerisht ky eshte nje nga elementet e dobet qe natyra asgjeson,ate qe nuk gjen asnje motiv per te jetuar...

    Mos harro se natyra te ka ofruar pervec te mires edhe te keqen...S'ja dole me te miren,dilja me te keqen....Ne shqiptaret ne europe e kemi perdorur shpesh kete ligjin e se keqes...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  17. #17
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pikerisht ky eshte nje nga elementet e dobet qe natyra asgjeson,ate qe nuk gjen asnje motiv per te jetuar...

    Mos harro se natyra te ka ofruar pervec te mires edhe te keqen...S'ja dole me te miren,dilja me te keqen....Ne shqiptaret ne europe e kemi perdorur shpesh kete ligjin e se keqes...
    Nuk duket bindėse kjo qė thu, se pėr ashtu sot nuk do kishim fare vetėvrasje duke pasur parasysh gjithė ato vetėvrasje gjatė historisė, deri mė tash raca njerėzore do tė duhej tė ishte pastruar nga gjenet e vetėvrasėsve dhe nuk do duhej tė kishte fare vetėvrasės.

    Vetėvrasje bėn pikėrisht i madhėrishmi, i forti, dhe kjo ėshtė mallkimi qė hedhim ne mbi vete.
    A bė vetėvrasje qeni? Po ujku? Miu? Derri?
    Po a bėn vetėvrasje robi? JO.

  18. #18
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Nuk duket bindėse kjo qė thu, se pėr ashtu sot nuk do kishim fare vetėvrasje duke pasur parasysh gjithė ato vetėvrasje gjatė historisė, deri mė tash raca njerėzore do tė duhej tė ishte pastruar nga gjenet e vetėvrasėsve dhe nuk do duhej tė kishte fare vetėvrasės.

    Vetėvrasje bėn pikėrisht i madhėrishmi, i forti, dhe kjo ėshtė mallkimi qė hedhim ne mbi vete.
    A bė vetėvrasje qeni? Po ujku? Miu? Derri?
    Po a bėn vetėvrasje robi? JO.
    Elementet e dobet lindin gjithmone,eshte rregull i natyres ,sidomos nder popullsite qe shtohen me ritem te larte,prandaj fara e vetevrasesve nuk do zhduket kurre...

    I forti nuk ben vetevrasje,i forti te vret...i dobeti eshte aq i pafuqishem sa i drejtohet vetes....I Forti kur do te vdese,ai qe permend ti si te madherishem,ben qe ta vrasin...Krishti e Sokrati jane 2 shembuj te ketij lloji....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  19. #19
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Elementet e dobet lindin gjithmone,eshte rregull i natyres ,sidomos nder popullsite qe shtohen me ritem te larte,prandaj fara e vetevrasesve nuk do zhduket kurre...
    Atėherė nuk ka tė bėjė fare me gjenet, dhe qenka kryekėput e varur nga rrethanat jetėsore.
    E pashpjegueshme qė i forti tė lind tė dobėtin, ndėrsa i dobėti tė fortin jo. A lind vetėvrasėsi, njerėz tė fortė?

    Sipas njė raporti qė pata lexu, Zvicėra ka vendin e parė pėr kah numri i vetvrasjeve kurse vendet islamike, pothuajse fare nuk kan vetvrasje.

    I forti nuk ben vetevrasje,i forti te vret...i dobeti eshte aq i pafuqishem sa i drejtohet vetes....I Forti kur do te vdese,ai qe permend ti si te madherishem,ben qe ta vrasin...Krishti e Sokrati jane 2 shembuj te ketij lloji....
    I forti nuk mund tė adaptohet, nė mesin e kafshėve qė e quajnė veten njeri, prandaj vret veten, por nė mijėra raste, njėri ka fat. Ai qė di t'a farkojė atė. Dhe ky bėn kthesa tė mėdha.

    Megjithatė vetėvrasja ėshtė diēka e keqe. Por vetėvrasėsit nuk janė tė kėqij.

  20. #20
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Atėherė nuk ka tė bėjė fare me gjenet, dhe qenka kryekėput e varur nga rrethanat jetėsore.
    E pashpjegueshme qė i forti tė lind tė dobėtin, ndėrsa i dobėti tė fortin jo. A lind vetėvrasėsi, njerėz tė fortė?


    Te kujtoj Burrin me te mencur Shqiptar te te gjitha koherave,Leke Dukagjinin:

    Nga i miri lind i keqi e nga i keqi i miri...

    Sipas njė raporti qė pata lexu, Zvicėra ka vendin e parė pėr kah numri i vetvrasjeve kurse vendet islamike, pothuajse fare nuk kan vetvrasje.

    Sepse Islami eshte me i forte shpirterisht sesa perendimi....

    I forti nuk mund tė adaptohet, nė mesin e kafshėve qė e quajnė veten njeri, prandaj vret veten, por nė mijėra raste, njėri ka fat. Ai qė di t'a farkojė atė. Dhe ky bėn kthesa tė mėdha.
    Ai qe sdi te adaptohet nuk eshte i Forte...Karakteristike e te Fortit eshte adaptimi ndaj te gjitha situatave...

    Megjithatė vetėvrasja ėshtė diēka e keqe. Por vetėvrasėsit nuk janė tė kėqij.
    Nuk jane te keqinj,jane te dobet....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse po vetėvriten njerėzit nė Shqipėri?
    Nga EdiR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 07-11-2011, 08:09
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  3. Vetevrasja !
    Nga phyro nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-04-2007, 20:19
  4. Vetevrasja
    Nga rabija nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 10:00
  5. Vetevrasja per dashurine
    Nga Dito nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •