Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Hajrush Idrizi - Roman

    D I T A R





    “ LUFTA, O MĖSUES, LUFTA! ”




    O njerėz, shpaloseni kėtė d i t a r
    pėr tė mos e harruar Dramėn e juaj, e ju,
    pasardhės , pėr tė mėsuar Dramėn e tė
    parėve tuaj!

    Autori






    PARATHĖNJE

    Rrėfime rrėnqethėse.
    Ishte kohėlufte.Kundėrmonte erė shkrumbi,erė baroti, erė gjaku.
    Ankth.
    Mė 15 mars tė vitit 1999, njė nxėnėse ime, e klasės sė parė, m’a dha njė
    detyrė tė pazakonshme:
    "Merre kėtė fletore dhe kėtė laps! Shkruaj o mėsues,shkruaj! Ti din ēdo
    gjė(!),"-sikur m’ė detyroi, apo mos ėshtė mė mirė me thėnė, m'ė
    urdhėroi.Po-po, me siguri m’ė urdhėroi!
    Unė, ndonėse hetova diēka tė ēuditshme, nuk u hamenda shumė, ia mora
    fletoren me laps dhe i premtova se do tė pėrpiqem pėr tė shkrur diēka.
    Po dtyrė tė rėndė kish pas marrė!
    Tash, pėr hirė tė sinqeritetit tė saj edhe premtimit qė ia dhashė,
    pikėrisht, nė mbrėmjen e 15 marsit tėvitit 1999, e hapa fletoren e Albanes
    dhe ia fillova tė shkruaj, fillimisht, nė formėn ditarit, tė cilin, pas pak
    ditėsh e titullova: "LUFTA O MĖSUES, LUFTA!"
    Nga vet titulli po e kuptoni se bėhet fjalė pėr luftėn e Kosovės, ama,
    lufta ėshtė e vėshtruar nga njė kėnd krejtėsisht tjetėr : NGA PĖRJETIMI I
    SAJ .
    Stili i rrėfimit ėshtė shumė specific, jamė i bindur se keni pėr ta lexuar
    me njė frymė,siē thuhet, dhe do ta kuptoni fare lehtė. Natyrisht se ėshtė
    shumė tronditės.
    Nė ditar apo edhe roman (dramatik), si tė doni quani, janė pėrfshirė
    momentet mė dramatike qė pėrjetova unė, ti, ai, ajo , ne, ju, ata edhe
    ato.
    Ditari ka shtatė kapituj, nė tė cilėt flitet pėr Marrėveshjen e
    Rambujesė, masakrėn e Prekazit, masakrėn e Reēakut, largimin e
    verifikuesve tė OSBE-sė nga Kosova, bombardimet e NATO- s, dėbimin tonė
    nga vatrat tona e shumė e shumė peripeci tjera .
    Kapitull i veēantė ėshtė B LL A C A .
    Pėr Bllacėn ėshtė shkruar bukur shumė por tėrėsisht nė formė
    informuese. Kėtu, nė kėtė kapitull, ka diēka mė shumė se sa informim.
    Porosia ėshtė: Lexojeni ! Jam shumė i bindur se nuk do tė jeni tė
    zhgėnjyer. Pėrkundrazi, do tė hasni nė njė befasi tė pazakonshme, ngase,
    njė numėr i madh prej jush do ta gjeni vetėn nė tė, thėnė mė mirė, jeni
    personazhe nė kėto shėnime .
    Sepse, rrėfimet pėr katrahurėn e Bllacės, i kam shkruar aty, nė
    Bllacė , drejtpėrdrejt , nė fletoren e Albanės. (Pėr Albanėn do tė kuptoni
    gjatė leximit ).
    Do tė lexoni edhe: Udhėtimi pa cak, Hyrja nė Shqipėri, “Spektakli’’ nė
    pallatin e sporteve “Skėnderbeu” tė Korēės, Progėri, Pogradeci dhe sė
    fundit, kthimi ynė nė Kosovė mė helikopterėt transportues tė NATO-s
    mu sikurse nė aventurat e Alajdinit , nė pėrrallat e “Njė mijė e
    njė net ”.

    Autori




    Kapitulli i parė

    FLETORJA E ALBANĖS


    E hėnė, 15 mars 1999.
    Sapo ua thash nxėnėsve lamtumirėn pėr sot, Albana u ngrit nė kėmbė dhe
    paksa e emocionuar mė tha:
    -Mėsues, na, merre kėtė fletore edhe kėtė laps!
    I befasuar, shkova pranė saj dhe:
    -Mirė Albanė, po, a bėn ta di pėrse po m’i jep?,- e pyeta pa tė keq.
    -Shkruaj o mėsues, shkruaj! Ti din gjithēka.
    -Po mė jep detyrė shtėpie, ė?- bėra shaka.
    -Po,-m’a priti duke qeshur.
    Kini kujdes! Mėsuesi, sipas nxėnėsit, din ēdo gjė(!). Nxėnėsi
    e detyron, ,bile edhe e urdhėron(!) mėsuesin pėr tė shkruar.
    Po pra!
    Pėr njė moment mbeta pa frymė. S’di se kush pat thėnė :” Ardhmėria e
    botės ėshtė nė duart e mėsuesit”. Tash e kuptove peshėn e punės qė bėj.
    Qenka tepėr-tepėr e rėndė. Vallė, kush jam unė?! A mund ta kryej detyrėn qė
    m’ a dha Albana?! Mė duket se kurrė jo. Por ama s’kam se nga t’ia mbajė.
    -Albanė, mėsuesi nuk merret me shkrime, megjithatė po tė
    premtoj se do tė mundohem tė shkruaj diēka,- i thash me njė tremė tė
    pashpjegueshme. Si zakonisht, u pėrshėndetėm dhe u ndamė mjaft tė
    disponuar.
    Mbrėmje.
    Jam nė shtėpi. Para vete kam fletoren e Albanės. E marr nė dorė
    dhe e shfletoj faqe pėr faqe. Ėshtė e bukur edhe e trashė. Sa e rėndė po mė
    duket!!!
    Si t’ia filloj?! Ēfarė tė shkruaj?!
    Asnjėherė nuk kam tentuar tė merrem me shkrime serioze. Sot mė duhet
    t’ia nisi kėsaj pune. Albana m’ė ka obliguar, m’ė ka dhėnė detyrė, m’ė ka
    urdhėruar.Unė ia kam dhėnė fjalėn, i kam premtuar, ama, nuk e paskam ditur
    peshėn e premtimit .
    Nejse!
    Albanė, ti m’ė nxite,ti m’ė inspirove, ti m’ė detyrove, mė mirė po them,
    ti m’ė urdhėrove pėr tė shkruar.
    Mori Albanė, po detyrė tė rėndė m’ė paske dhėnė! ! !
    Mirė- mirė, po ia filloj tė shkruaj, ama , s’di, pėr Zotin s’di se si do
    t’ia dal!
    *
    Quhet Albanė Dushku. Ėshtė lindur mė 2 maj tė vitit 1992, nė Prishtinė.
    Me dėshirėn e prindėrve tė saj, mė njė shtator tė vitit 1998, regjistrohet
    nė klasėn e parė tek mėsuesi Hajrush Idrizi, nė Prelezin e Muhaxhirėve .
    Albana ėshtė vajzushė shumė simpatike, e vogėl, e pastėr, shumė e
    zgjuar, tepėr ambicioze, inteligjente, ėshtė njė robot i gjallė. Ėshtė e
    shkėlqyeshme nė ēdo lėndė. Lexon dhe reciton sikurse njė artiste. Duhemi
    sikur at e bijė. Nga Albana pritet shumė.
    Albanė, tash pėr tash, kaq pėr ty .
    Zoti tė ruajt!
    *

    Sot filloi Konferenca e Parisit rreth Marrėveshjes sė Rambujesė pėr
    Kosovėn. Jemi shndėrruar nė sy e veshė . Nga atje (Parisi) arrijnė
    lajme shprese, lajme inkurajuese. Delegacioni Shqiptar i Kosovės i tha
    Po-Marrėveshjes. Duhet tė bėhen vetėm edhe disa pėrgatitje teknike e do tė
    firmoset Marrėveshja .
    Insh’Allah!
    U luta, sepse, lufta nuk ka tė ndalur, madje ka marrė hov edhe mė shumė.
    Edhe mė tutje vazhdojnė granatimet e katundeve tė Podujevės,Vushtrrisė,
    Mitrovicės, tė Drenicės, Prizrenit e Kaēanikut. Edhe mė tej
    vrasje, rrėmbime, dėbime vetėm e vetėm pse jemi shqiptarė. Edhe mė tej
    ankth, erė baroti, erė shkrumbi, vajė, trishtime, erė gjaku.
    Popullata ėshtė e rraskapitur. Shpresa jonė ėshtė Parisi. Do tė ndodhė
    diēka
    shumė e rėndėsishme, shumė e madhe: Kosova do ta fitojė Lirinė, nė Kosovė
    do tė ketė Paqe, Kosova do ta ketė Vetadministrimin, qė unė e kuptoj
    Pavarėsinė.
    I nėnvizova sepse qė tė tria janė shumė madhore.
    Tė presim ditėn e nesėrme, risitė.





    E martė, 16 mars 1999.
    Dje u dha lajmi se Delegacioni ynė e tha Po-nė nė Paris. Pritej vetėm
    firmosja e Draftit. Kjo s’u bė as sot. Psehu nuk dihet me saktėsi. Kėsaj i
    thonė ngreh e mos e kėput, ose: edhe lojė nervash.
    Pohohet se ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtarė nuk insistojnė edhe aq
    shumė tek pala Shqiptare pėr vėnien e nėnshkrimit, sepse, pala serbe nuk
    ėshtė e gatshme ta bėjė njė gjė tė tillė. Bile, Milutinoviqi paska pyetur :
    “Ē ’Marrėveshje?”. Ajo nuk ekziston (!) sipas tij.
    Ēfarė ironie! Njė Milutin luan me botėn si macja me miun, siē thuhet.
    Vallė, edhe sa do tė zgjasė kjo lojė?!
    Botė, ku e ke kufirin durimit , ju lutem?! Shqiptarėt po zhduken .
    Intensiteti i luftės sa vjen e po rritet. Sot ka me dhjetėra tė vrarė e tė
    rrėmbyer, me mijėra tė dėbuar nga shtėpitė e veta, tė shkapėrderdhur
    brigjeve e pėrrenjve. Nė katundet e Podujevės,
    Vushtrrisė,Mitrovicės,Drenicės, Kaēanikut e Hanit tė Elezit po vazhdojnė
    granatimet papra. Me dhjetėra mijėra banorė kanė ngelur pa kulm mbi kokė,
    janė shpėrndarė maleve dhe, nė kėtė ēast, kur unė po i shkruaj kėta
    rreshta, ata janė nėn qiellin e hapur.
    Momentalisht po bie borė. Ku do tė strehohen kėta tė gjorė?!
    Shihet ashiqare: Shtrat do ta kenė borėn e bardhė e pėr jorgan po ashtu
    borėn. Borė pėrmbi e borė pėrfund(!).
    Haj, haj!!!
    Shtrohet pyetja: A janė shqiptarėt e Kosovės njerėz apo bimė?!
    Pėrgjigjen po e jap unė:
    Po. Shqiptarėt e Kosovės shumė mė fatlumė do tė ishin sikur tė
    ishin qenie tė botės bimore(!). Sonte ata do tė ngroheshin nga tė ftohtit
    nėn borėn e bardhė. Por, mjerisht(!) qė s’janė bimė, kėta fatkėqinj janė
    racė njeriu e me komb shqiptarė.
    Botė, hapi sytė e vėshtro me kujdes!
    Ėshtė Dikush qė u sheh si shihni!
    Zgjohu nga agonia!
    Po i frikėsohem vonesės.
    Nėse dikush, ndonjėherė i lexon kėto pohime, do tė mė quan
    gėnjeshtar. Nuk ka mundėsi tė mė besojė, se pikėrisht, tash kur unė po i
    shkruaj kėta pak rreshta, shumė njerėz tanimė i ka mbuluar bora. Po ē’ ti
    bėsh?! Kjo ėshtė kėshtu, tepėr e saktė, e dhimbshme dhe shumė trishtuese.
    Si dhe sa praj tyre do tė dalin nė mėngjes, nuk dihet, por e di
    njė: me siguri tė gjithė nuk do ta presin ditėn e re. Edhe diēka: Dėshira e
    tyre ėshtė - tė mos ishin fare.
    Botė, pėr Zotin po tė kanoset rreziku!







    E mėrkurė, 17 mars, 1999.
    Popullata e cila po kalon ditė dhe net nėpėr shpatina e pėrrenj, nuk dimė
    se si doli nė mėngjes. S’kemi lajme pėr ta. Ju mund ta merrni me mend se ēka
    po pėrjetojnė ata nė kėto ēaste.
    Bora bie, vetėm bie.
    Po flitet se UĒK-ja po mundohet t’iu ndihmojė kėtyre hallexhinjve. Por ajo
    ka punė e telashe tjera. Ajo ėshtė nė luftė me shkuan, shumėfish mė tė
    fortė si nė numėr,veshmbathje,ushqim e tė mos flasim pėr armatim. Ushtria
    serbe ka nė disponim armėt mė moderne tė kohės, kurse ushtarėt tanė kanė
    disa pushkė e shumė pak municion. Pėrparėsitė e ushtarėve tanė janė :
    ndihma e Perėndisė ( sepse mbrohet pragu i shtėpisė), morali i tyre shumė
    i fortė dhe ideali,motivi pėr ēlirim.
    Zoti e bekoftė UĒK-nė!

    *
    Nga Konferenca e Parisit s’ka asnjė risi. Delegacioni ynė akoma s’e firmosi
    Marrėveshjen. Delegacioni serb ka propozuar amendamente tjera, draft tė
    ri, tė cilin e kanė hartuar vet. Kėrkesat e tyre janė refuzuar
    kategorikisht si nga pala Shqiptare ashtu edhe nga Grupi i Kontaktit.
    Propozimet serbe janė tė papranueshme dhe as qė do tė humbėset koha pėr to.
    Bėhet trysni nė palėn serbe pėr ta nėnshkruar Marrėveshjene cila ėshtė
    hartuar nga ekspertėt ndėrkombėtarė nė Rambuje, pėrndryshe pasojat pėr ta
    do tė jenė tepėr tė rėnda. Megjithatė, serbėt s’e qajnė kokėn fare. Bėhen
    sikur ata janė superiorė, sikur ata vendosin dhe vulosin pėr fatin e
    Konferencės sė Rambujesė nė Paris.
    Arrogancė totale. E gjithė kjo kokėfortėsi e serbėve buron nga pėrkrahja
    qė po ua bėn Rusia. Tė shohim se sa do tė zgjas njė arrogancė e tillė.
    Burimet e informuara mirė nga bota, bėjnė me dije se Serbia ėshtė duke e
    pėrgatitur njė ofensivė tė madhe kundėr UĒK-sė dhe popullatės civile, e
    cila ėshtė e lidhur si mishi e thoni. Caku kryesor i serbėve ėshtė: vrasja
    e sa mė shumė shqiptarėve, dėbimi i njė numri sa mė tė madh tė tyre jashtė
    Kosovės,djegja dhe shkatėrrimi i shtėpive tė tyre nė mėnyrė qė tė mos kenė
    mundėsi dhe pse tė kthehen kurrė mė nė vatrat e tyre, dhe si finale e tėrė
    kėsaj, Kosova t’u mbetet serbėve njėherė e pėrgjithmonė. Kėshtu, do tė
    realizohet plani famėkeq i Ēubriloviqit dhe i akadem (ykėve)istėve tė
    Beogradit pėr pastrimin etnik tė Kosovės.
    Thuhet me saktėsi se momentalisht nė Kosovė ka 45000-50000 ushtarė, tė
    cilėt janė tė armatosur me armatim tepėr tė pėrsosur, si bie fjala tanke,
    topa kalibrash tė ndryshėm, minahedhės shumėtytėshe, praga , mjete tė
    blinduara, helikopterė, aeroplanė, madje edhe “Mig-29”. Nė kėtė numėr nuk
    janė tė pėrfshirė policia, e cila po ashtu ka edhe armatim tė rėndė e tė mos
    flasim pėr tė lehtin. Pastaj nuk janė tė pėrfshira as bandat kriminele tė
    Sheshelit e as tė Arkanit si dhe as banorėt vendas serbė, romė e malazezė,
    tė cilėt janė ēuar peshė, sikurse tė ēartur po kidnapojnė e po likuidojnė
    pa gjurmė aktivistė tė dalluar, po plaēkitin pasuritė e fqinjėve
    shqiptarė dhe nė fund po ua futin zjarrin shtėpive. Thjesht, e terė Kosova
    ėshtė mbushur me lloj-lloj bandash e uniformash tė cilat po bėjnė kėrdi dhe
    askujt s’po i japin kurrfarė llogarie. Pėrkundrazi, kriminelėt po lavdėrohen
    madje edhe po gradohen nga regjimi i kriminelit Milosheviq.
    Prandaj, nėse nuk arrihet Marrėveshja nė Paris brenda kėsaj jave, (edhe
    tri ditė), mund tė ndodhė mė e keqjauftė totale. Tė sulmohen edhe qytetet
    e mėdha e tė mos i dihet mbarimi kėsaj tragjedie, e cila shumė shpejtė
    mund tė shtrihet nė tėrė Ballkanin e edhe mė gjerė.
    Jo insh’Allah, jo!



    *
    Sot ekspertėt finlandezė tė obduksionit e dhanė mendimin e tyre
    lidhur me masakrėn e Reēakut, ku barbarėt serbė, nė mėnyrėn mė
    mizore masakruan 44 civilė tė pafajshėm:
    “Kjo ėshtė njė masakėr kundėr njerėzimit qė s’ėshtė parė gjer mė sot”,
    (mbarim i citatit).Kėshtu, ata vėrtetuan pohimin e Viliam Vokerit, i cili
    tė njėjtat fjalė i pat thėnė mė 15 janar tė vitit 1999, ditėn e krimit,
    nė vendin e ngjarjes, nė Qest tė Reēakut.
    Lajmi mė i ri nė orėn 23:
    Delegacioni Shqiptar i Kosovės nesėr do ta nėnshkruajė Marrėveshjen e
    Rambujesė nė Paris. Sihariq i mirė.
    Ditėn e nesėrme po e presim me shumė shpresė .






    E enjte, 18 mars, 1999.
    Ashtu sikurse u tha mbrėmė nė lajmet e orės 23, se Delegacioni Shqiptar do
    ta firmosė Marrėveshjen e Rambujesė nė Paris, ashtu edhe u bė.
    Sot, mė 18 mars tė vitit 1999, nė orėn tetėmbėdhjetė e tridhjetė e
    gjashtė minuta, firmoset Marrėveshja e Rambujesė nė Paris.
    Nė pallat pamje impozante. Janė prezent numėr i madh burrėshtetas botėror,
    gazetarė, kameramanė, fotoreporterė, e plot kureshtarė . Ulen nė katėr
    karrige:
    Hashim Thaēi, kryetar i Delegacionit,
    Dr. Ibrahim Rugova, nėnkryetar i Delegacionit,
    Ak.Rexhep Qosja, anėtar i Delegacionit dhe
    Veton Surroi, zėdhėnės i Delegacionit.
    Sipas radhės, njėri pas tjetrit vejnė nėnshkrimin nė Marrėveshje. Duken
    shumė tė disponuar. Kanė arsye tė jenė tė tillė sepse ėshtė moment historik
    pėr Kosovėn, Ballkanin madje edhe pėr Evropėn. I tėrė ceremoniali i
    nėnshkrimit transmetohet drejtpėrdrejt nė kanalet televizive mė tė njohura
    nė botė.
    Pas Delegacionit tonė u vjen radha Grupit tė Kontaktit: Hil, Vedrin e
    Petriē tė cilėt po ashtu tė disponuar firmosin Marrėveshjen pėrpos Boris
    Majorski, rus, (edhe pse ėshtė prezent) nuk e vuri gishtin, e, pėrse nuk
    e bėri atė, e din ai vet.
    Pala serbe nuk u paraqit fare.
    Fundi i fundit, Delegacioni ynė e kreu punėn e vet ashtu si duhet.
    Pėrmbushi kėrkesat e ndėrmjetėsuesve, tė Grupit tė Kontaktit e sidomos
    tė SHBA-ve. Shqiptarėt i treguan botės se janė tė civilizuar, janė
    kooperativė, se s’e adhurojnė luftėn, janė paqedashės, se ata (shqiptarėt)
    donė barazi, donė liri e hiq, ama bash hiq mė shumė se sa tė tjerėt.
    Edhe shqiptarėt janė banorė tė kėtij planeti. Edhe ata kanė h i s e
    nė tė, pra, ėshtė krejtėsisht normale ta kėrkojnė hisen qė u takon.
    Tashti shpresojmė se Evropa, mė nė fund, i korrigjoi gabimet e bėra nė tė
    kaluarėn jo fort tė largėt nė dėm tė shqiptarėve. Tani presim me padurim
    zbatimin e vendimeve tė Marrėveshjes nė praktikė me pėrpikėri. Po
    shpresojmė njė tė ardhme mė tė qetė, mė tė ndritur, mė tė lumtur.
    Pale?!
    Pala serbe nuk e nėnshkroi Marrėveshjen. Pse? - shtrohet
    pyetja: Shovinizėm i verbuar serb e asgjė tjetėr.
    Bota demokratike nuk ėshtė e befasuar me kokėfortėsinė e
    militantėve serbė. Secili njeri i qytetėruar tanimė i njeh serbėt se
    kush janė. Synimet e tyre veē janė bėrė tė njohura: gjenocid ndaj popullit
    shqiptar por jo vetėm ndaj tij.
    Merreni me mend, vetėm brenda kėsaj dekade tė fundit tė shekullit njėzet,
    serbėt shkaktuan katėr(!) lufta: Sė pari me Slloveninė, me Kroacinė,
    pastaj me Bosnjen e tash edhe me Kosovėn. S’mund ta nėnshkruajnė serbėt
    Marrėveshjen e cila parasheh ndėrprerje tė luftės, parasheh paqe, liri e
    barazi. Militantėt donė granatime, djegje, hajni, plaēkė, vrasje,
    masakrime, pėrdhunime, gjak-gjak donė.
    S’e firmosin burrat e botės jo, s’e firmosin!
    Pėrse e firmosi pala jonė Marrėveshjen?
    Sepse: Kosova do ta ketė Kushtetutėn, Kuvendin, Qeverinė, Presidentin,
    Policinė, Gjykatėn (Supreme) por edhe institucionet tjera qė do tė
    administrohen nga popullata shumicė. Edhe pakicat do tė jenė tė
    barabarta dhe assesi nuk do tė jenė tė diskriminuara nga shumica
    shqiptare. Se, ne shqiptarėt e dimė mė sė miri ē’ ėshtė
    diskriminim,pra, na dhimbėsen tė diskriminuarit, kushdo qofshin ata.
    Dashtė Zoti e u bėftė sikurse parashihet nė Marrėveshje!
    Lufta d u h e t tė ndalet m e nj ė h e r ė. Se, edhe sot u
    zhvilluan luftime tė ashpra anembanė Kosovės. Si zakonisht, nė kėto ditė, u
    granatuan dhe u dogjėn shumė shtėpi nė Llap e Drenicė. Madje u hap edhe njė
    front i ri nė Kabash tė Prizrenit, Korishė dhe Lubizhdė. Bėhet e ditur se
    mbi tetė mijė banorė tė kėtyre katundeve janė dėbuar nga shtėpitė e tyre.
    Tė dėbuarit shihen (pėrmes TVSh-sė) nė kolona qerresh e traktorėsh duke
    lėvizur nė drejtim tė pacak. Nuk dihet se ku do tė vendosen dhe si do ta
    kalojnė natėn. As numri i tė vrarėve, tė plagosurve dhe i atyre tė
    rrėmbyerve nuk dihet, madje ndoshta nuk do tė dihet asnjėherė.
    Bora s’ka tė ndalur, bie vetėm bie. E pėrcjell kolonėn nė rrugė tė
    parrugė.




    “LUFTA O MĖSUES, LUFTA! ”


    E premte, 19 mars, 1999.
    Sot shkova nė shkollė tepėr i rraskapitur. Mirėpo, obligimin ndaj nxėnėsve
    duhesha ta kryej patjetėr. Me plan kisha pėr ta zhvilluar tingullin zh ,
    tė katėr format.
    Kjo ditė pėr nxėnėsit e klasės sė parė ėshtė e paharrueshme.
    Zilja na fton pėr nė mėsim. Nisem .
    Drama nė klasė
    PAMJA: ( Klasa. Nxėnės tė ulur nėpėr vendet e tyre. Nė ndėrkohė, futem
    brenda. Jam tepėr i lodhur, po, pėr hir tė nxėnėsve paraqitem shumė i
    disponuar. Nxėnėsit ēohen nė kėmbė ).
    NXĖNĖSIT: Mirėditaaa! (Mė pėrshėndetin ).
    UNĖ: Mirėdita ! ( U them ) Uluni! ( Mbi tryezė vė
    mjetet e konkretizimit dhe ulem. Hapi ditarin pėr ta shėnuar
    njėsinė mėsimore por me qėllim tė caktuar vonohem. Nxėnėsit
    shushuritin,bėjnė zhurmė tė madhe. Mbylla ditarin, ēohem nė kėmbė dhe
    paksa i “nevrikosur” bėrtas kėrcėnueshėm). Ē’ ėshtė kjo zhurmė?!
    NXĖNĖSIT : (Heshtin goxha tė frikėsuar).
    UNĖ Ha-ha-haaa!) (Qeshem ).
    NXĖNĖSIT: Ha- ha-haaa! (Qeshin edhe ata).
    UNĖ: Et-hi-a! (Teshtij . Nxjerr njė salvete pėr ta fshirė
    gojėn por ajo mė “bie” pranė stufės me hi qymyri. Zhytet. Kėrrusem, marr
    palomėn pėr ta fshirė gojėn).
    NXĖNĖSIT: Jooo! Paloma ėshtė zhytur! (Thėrrasin).
    UNĖ: Ashtu ėshtė, qenka zhytur. (Nxjerr njė tjetėr palomė,
    “pastroj” gojėn dhe e hedh nė shportė. Nė tavolinė kam njė vizatim ku kam tė
    vizatuar zhapinin. Marr pėr ta demonstruar para nxėnėsve por
    “zbulohet ” zhapini).
    NXĖNĖSIT: Zhapiniii! (Bėrtasin njėzėri)
    UNĖ: Ju lumtė! (I uroj. Shkoj te tabela, ngjis vizatimin dhe
    pyes). Ēka po shihni nė vizatim?
    NĖNĖSIT: Zhapinin dhe germat A P I N I! ( Pėrgjigjen nė kor ).
    UNĖ : Me cilėn germė fillon fjala Zhapini?
    NXĖNĖSIT: Me Zhzhzh. (Thonė)
    UNĖ: Ēka po mungon para zanores A?
    NXĖNĖSIT: Germa Zhzhzhzh .
    UNĖ: Doni ta shihni se si duket tingulli Zh?
    NXĖNĖSIT: E dimė, e dimė! Njė Z dhe njė H . (Pohojnė me zė tė lartė ).
    UNĖ: Ju lumtė! ( E zbuloj tingullin Zh). Ashtu si thatė
    edhe ju, shkronja ZH pėrbėhet prej dy germave Z dhe H qė kur kėto
    bashkohen lexohet ZH. Pra, ėshtė shkronjė ēifte, a po? (Tash tingullin
    Zh e vė para zanores A ku formohet fjala normale ZHAPINI. Bashkė me nxėnės
    e lexojmė tri –katėr herė duke e ndarė nė rrokje. Gjejnė edhe fjalė tjera qė
    fillojnė me tingullin Zh si zhaba, zhavorri zhytja, zhagitja etj.
    Konstatoj se ora po ecėn me sukses tė plotė). Pra,nxėnės tė dashur, siē
    po e shihni edhe ju, sot mėsuam germėn e fundit tė abetares, germėn e fundit
    tė gjuhės sonė tė bukur, germėn ZH. Ju, tash e tutje, mund tė lexoni jo
    vetėm a b e t a r e n por edhe libra, gazeta e edhe revista tė
    ndryshme. Ju, asnjėherė nuk do ta harroni kėtė shkronjė deri sa tė bėheni
    pleq e ju ēupėzat plaka. ( Bėj pakėz shaka me ta).
    ALBANA: Joo, o mėsues, ne nuk bėhemi as pleq e as plaka!
    UNĖ: Pse oj ēupėzė?! (Supozoj se nuk i pėlqen pleqėria).
    ALBANA: Lufta o mėsues, lufta! Shkiet do tė na vrasin, do tė na
    masakrojnė sikurse ata nė Prekaz e Reēak! E, si mund tė bėhemi pleq e plaka
    kur ne do tė jemi tė vdekur?!
    NXĖNĖSIT: Mirė e ka Albana, o mėsues, mirė e ka . (Pohuan).
    UNĖ: Po kush tė tha mori vajzė?! (Nxitova).
    ALBANA: Gjyshja.
    UNĖ: (Bobo, ēfarė zbulova!!! Nxėnėsit e paskan humbur shpresėn pėr
    jetė (!) Koka nisi tė mė ushtojė,ritmi i zemrės nisi tė mė shpejtohet, sytė
    m’ u errėsuan. Nuk i shoh as nxėnėsit. Fillova tė luhatem nėpėr klasė. Me tė
    shpejtė shkova pranė dritares,asgjė nuk shoh, afrohem pranė tavolinės dhe
    nisa t’i lutem Perėndisė qė tė mė ndihmojė nė kėto ēaste dramatike,tė mos
    plandosem nė dysheme para nxėnėsve e tė mos i trishtoj kėta engjėj. Po.
    Perėndia mė pa,mė ndjeu dhe mė kuptoi. Aty-pėr aty , menjėherė mė erdhi nė
    ndihmė. Koka mė pushoi sė ushtuari, zemra nisi ritmin normal tė punės, pashė
    nxėnėsit dhe i ndjeva duke pėshpėritur : ”Ēka ka mėsuesi,ēka ka
    mėsuesi?! ” Shpejt mora vetėn nėn kontroll): Albanė, por edhe ju tjerėt, a
    rren mėsuesi?
    ALBANA ME NXĖNĖS: Jooo! Mėsuesi nuk rrenė.
    UNĖ: Pra, ti Albanė, por edhe ju tė tjerėt mua dhe vetėm mua duhet tė mė
    besoni. Betohem se tė gjithė do tė rriteni. Ju do tė bėheni mėsues e
    profesorė, ju do tė bėheni inxhinierė e doktorė, ju do tė bėheni policė e
    kėngėtarė, ju do tė bėheni oficerė e ushtarė, ju do tė bėheni pilotė e
    shoferė, ju do tė bėheni artistė e spikerė, ju do tė bėheni piktorė e
    drejtorė, ju do tė bėheni gazetarė e shkrimtarė, ju do tė bėheni
    deputetė e kryetarė. Ta dini mirė e mirė: Juve askush nuk guxon tė ju prek
    me dorė!. Me ndihmėn e Zotit, tė gjithė,ama bash tė gjithė do tė bėheni
    pleq e ju ēupėzat plaka! PATJETĖR! (Bėrtas)
    NXĖNĖSIT: Uaaaa! Uaaaa! Uaaaa! (Bėrtasin)
    -Ejani tė lozim! (e ndėrrova metodėn e punės sipas rastit qė m ’ u
    paraqit) -u thash.
    U kapėm dorė-pėrdore dhe formuam njė rreth ku filluam tė vallėzojmė duke
    kėnduar: “ O Lirak, zhytarak, futėsh nė baltė zhukė e zhakė! ” Kėshtu
    veprova disa minuta dhe vėrejta se edhe nxėnėsit u disponuan mjaft mirė.
    Pėr tė mos e humbur vazhdimėsinė e orės mėsimore, bėmė edhe disa detyra nė
    klasė. Sė fundit pėrsėritėm shkronjėn e mėsuar dhe konstatova, ndonėse nė
    rrethana tė jashtėzakonshme, ora qe plotėsisht e suksesshme. Ua dhashė
    edhe disa detyra pėr nė shtėpi dhe u premtova se ato do t’ua kontrollojė
    dhe do t’ua notojė me nga njė pese shuuumė tė madhe.U pėrshėndetėm dhe u
    ndamė shumė tė kėnaqur qė pėrfunduam Abetaren.
    *
    Edhe pse Delegacioni ynė e firmosi Marrėveshjen e Rambujesė nė Paris, ne
    nuk po vėrejmė kurrfarė ndryshimi. Pala serbe paraqitet fare e shurdhėr.
    Sipas serbėve, Marrėveshja qenka hartuar nga ekspertė shqiptarė e
    amerikanė. Serbėt “ nuk e paskan tė njohur” pėrmbajtjen e
    Marrėveshjes. Madje ata paskan hartuar njė tekst krejtėsisht tjetėr,
    natyrisht sipas tekeve tė tyre , bile e paskan nėnshkruar kėtė farė
    “drafti” duke ia uruar “suksesin” njėri tjetrit.
    Hajde, hajde!!!
    Pasi Grupi i Kontaktit vėrejti tė gjitha pishanet e palės serbe, u
    detyrua ta bėjė njė rezyme tė tėrė asaj pune tė gjatė e tė mundimshme qė
    nga Rambueja e gjer mė sot nė Paris.
    Konstatimi:
    Bisedimet nė Rambuje dhe Paris shpallen tė pėrfunduara.
    Delegacioni ynė ēmohet shumė lart : shumė civilizues, kooperativė dhe
    paqedashės. Faji bie mbi palėn serbe: tepėr arrogant, jo kooperativ, aspak
    konstruktiv dhe shumė luftėnxitės. E bartėshin me shėndet Milosheviqi,
    Milutinoviqi dhe bashkėmendimtarėt e tyre [po them unė].
    Thuhet: “Tani do tė shikohen forma tjera tė veprimit”,- (
    mbarim citati nga rezymeja) Me kėtė, padyshim, mendohet nė ndėrhyrjen
    ushtarake.
    Nė kėto ēaste situate nė Kosovė ėshtė dramatizuar tepėr shumė. Knut
    Volejbek urdhėroi qė brenda njėzetekatėr orėve tė tėrhiqen tė gjithė
    verifikuesit e OSBE-sė nga Kosova.
    “Mė vjen shumė keq qė po e lėmė Kosovėn nėn mėshirėn e askujt”-tha
    Viliam Vokeri -dhe shtoi :-“Nėse kthehemi nė Kosovė, do tė kthehemi nė
    formė tjetėr” (citat), i intervistės para mediumeve botėrore nė
    Prishtinė.
    Demek ne mbetėm nėn mėshirėn e askujt,ė? ! .
    Jo. Ne e kemi pėrkrahjen nga Zotit. Ai mundet, Ai din si, Ai do tė na
    shpėtojė. Me ndihmėn e Tij, nxėnėsit e mi do tė bėhen pleq edhe plaka.
    Patjetėr!


    Ferizaj, 19 mars, 1999, ora
    24.00.


    E shtunė,20 mar,1999
    Ishte ora dy pas mesnate. U shtriva nė shtrat pėr tė fjetur por me kot,
    gjumi nuk mė zinte. Sapo kotesha, Albana mė dilte para sysh dhe “…
    mėsues, ne nuk do tė bėhemi as pleq e as plaka. Shkiet do tė na vrasin,…”
    Trembesha. Nė kokė mė silleshin lloj-lloj mendimesh tė tmerrshme.
    U bė ora shtatė e ditės. Desha tė ēohem nga shtrati dhe tė vishem por nuk
    pata fuqi. Tėrė ditėn qėndrova nė shtrat. I shqetėsova edhe anėtarėt e
    familjes. Pėr ēudi, sot s’piku askush. Edhe lajmet s’i dėgjova fare. Kėtė
    nuk e bėra me pahir. Desha tė largohem nga to sepse jam tepėr i shqetėsuar.
    Dėshiroja tė pushoja ngase e dija ē’ lajme kam pėr tė dėgjuar. Darkė
    s’hėngra fare. Uji mė pihet shumė. Kam zjarrmi, ethe. Diku, rreth mesnatės,
    i shėnova kėta rreshta dhe do tė tentoj tė fle me shpresė se Albana nuk
    do tė mė trazojė.




    E diele, 21 mars, 1999.
    Ėshtė ora dymbėdhjetė, mesditė. Jam shumė i sėmurė. Djemtė dhe gruaja janė
    tepėr tė brengosur. Insistojnė tė mė dėrgojnė te mjeku. S’pajtohem. U
    pėrpoqa t’i bind se nuk jam aq i sėmurė. U thash se jam ftohur pakėz,
    asgjė tjetėr s’kam. Piva ca ēaja dhe prapė u shtriva nė shtrat.
    Edhe ditėn e sotme e kalova nė kllapi. Disi, fjalėt e Albanės m’ u kanė
    bėrė kompleks, fare s’ mė lėnė tė qetė. Lajme s’di a kam dėgjuar. Ndoshta
    po, por nuk isha nė gjendje tė kuptoja kurrgjė.
    S’di se si i shėnova kėto fjalė , s’di !





    E hėnė, 22 mars, 1999.
    Ėshtė ora dhjetė e ditės. Ndonėse jam tepėr i rraskapitur, prapėseprapė
    vendosa pėr tė shkuar nė punė. Mblodha fuēinė e fundit dhe u nisa duke u
    pėrshėndetur me gruan dhe djalin e vogėl, Ylberin. Pak pa dalė te
    hekurudha, kėmbėt filluan tė mė dridhen e shtėpitė tė “luhaten”. Desha tė
    mbahem pėr njė mur, aty afėr, por u rrėzova pranė tij.Papritmas m’u afrua
    Brahimi dhe pa mė pyetur fare mė futi nė kombibusin e tij. I dha gas dhe mė
    solli nė ordinancėn e Dr. Shyqes.
    -Prapė ndezje, ė?- mė pyeti.
    -S’ e di doktor,- i thash.
    Mė kontrolloi nė detaje dhe u nda fort i kėnaqur.
    -Dėgjo! Asgjė s’ke nė mushkėrinė . Krejtėsisht je i shėndoshė. Ēka po tė
    mundon?- mė pyeti.
    Desha t’i tregoj pėr Albanėn por nuk guxova. “Do tė tallet me mua”,
    –mendova. Hiq s’i fola. E lash tė flasė ai.
    Mė tha se duhet tė pushojė sė pakut nja njė javė ditė. Mė porositi tė
    pėrdori sa mė shumė lėngje dhe tė ha ushqim klorik. M’i dha edhe disa
    barėra. Rreth orės dy pasdite u ktheva nė shtėpi paksa mė i relaksuar.
    Piva ca vitamine dhe , interesant, hėngra bash mirė.
    Mbrėmja po afrohet. Bėhem gati pėr ta pėrcjellė TVSh-n (programin
    satelitor) me shumė interesim sepse qė nga e premtja nuk di se ē’ ėshtė
    duke ndodhur me ne e rreth nesh .



    YMERI NĖ TELEFON


    Ora ėshtė nėntėmbėdhjetė.
    Me vėmendje tė veēantė e pėrcolla ditarin e TVSh. Lajme qė shqetėsojnė.
    Mė mirė sikur tė mos i kisha dėgjuar fare. Megjithatė nė mes tė rreshtave,
    siē thuhet, janė disa shenja optimiste, ama na u zgjatėn veshėt me fjalė tė
    stilit “duhet”, “do tė bėhet kėshtu”, “do tė bėhet ashtu”, “pritet
    sulmi i forcave tė NATO-s” e tė tjera tė ngjashme.
    Papritmas dėgjova njė bisedė. Dera e dhomės u hap me vrull. Hyri Sinaverja
    me telefon celular nė dorė.
    -Po, kėtu qenka. Ja, bisedo me tė!-dhe ma lėshoi telefonin .
    -Ymeri, baci Hajrush, fol!- mė tha.
    “Alo!”
    “Mirėmbrėma buq!”-mė pėrshėndeti djali matanė telit nga
    Gjermania.
    “Mirėmbrėma, bir!”- ia ktheva.
    “Buq,si jeni, a jeni tė gjithė shėndosh?”- mė pyeti.
    “Po djali im, tė gjithė jemi mirė. Ty, si tė kam?
    “Mirė o buq, mirė, por ju s’jeni mirė!”
    “Ymer, tė betohem nė kokėn tėnde se qė tė gjithė jemi si ėshtė mė sė miri.”
    “Prapė po tė them se nuk jeni mirė! A po e shihni se ēka u bė?! Viliam
    Vokeri i tėrhoqi verifikuesit e OSBE-s nga Kosova. Ky hap ėshtė fatal
    pėr Kosovėn, pėr juve. NATO-ja do ta sulmojė Serbinė. Buq ikni sa mė
    shpejtė! Nuk po tallem. Pasha Kur’ anin nuk i keni punėt mirė! Jeni nė
    rrezik shumė tė madh!. Sapo i pėrcolla lajmet nė DV nė gjuhėn gjermane.
    Buq, NATO-ja e ka pėrnjėmend. Sulmi vetėm qė s’ka filluar. Dėgjo mirė!
    Sapo tė fillon sulmi i NATO-s mbi Jugosllavinė, shkiet do tė nisin sulmin
    kundėr jush. Ata s’kanė ēka t’i bėjnė NATO-s por do tė hakmerren nė juve.
    Do t’ ju bėjnė hi e pluhur. A more vesh? Tė gjithėve do tė ju vrasin,
    do tė ju masakrojnė. Aman buq, shpėtomi vėllezėrit, nėnėn, shpėto edhe ti!
    Ēka mė duhet jeta nėse u ndodh diēka e tmerrshme? Hiq. Madje e ke
    edhe obligim t’i shpėtosh , sepse, je kryefamiljar. Dėgjo! Pėr tė ikur
    do tė ikni patjetėr, por ikni sa s’ėshtė bėrė vonė! Se, nėse ngulni kėmbė
    pėr tė mbetur aty, mė vonė nuk do tė ketė kush tė ik, do tė jeni tė zhdukur
    qė tė gjithė”.
    “Mjaft mė!,- i bėrtita,-S’kemi ku tė shkojmė. Kėtu u lindėm, u rritėm,
    kėtu edhe do tė vdesim, kuptove?! Shiko! NATO-ja s’ka punė me neve. Ajo do
    ta godasė Serbinė, forcat dhe objektet ushtarake. Qytetet e mėdha nuk janė
    aq nė rrezik. Lufta po zhvillohet kryesisht nėpėr katundet malore. Por, nėse
    zbret lufta nė qytete, ne kėtu jemi. Besoj se mė kuptove,ė?”-i thash.
    “S’thashė se NATO-ja do t’ ju sulmon juve, jo! Serbėt-seeerbėt!”-
    bėrtiti.
    “Ymer, kėso muhabetesh nuk bėhen pėrmes telefonit, por mė trego si po e
    kalon atje? A i more dokumentet pėr kurorėzim dhe a kishin qenė nė
    rregull?”,- e pyeta pėr t’i ikur temės sė bisedės.
    “Ore buq, hiqmu dokumenteve! A m’ ė kuptove se ēka fola deri tash?! – m’ a
    ktheu me ton bukur tė prishur.-Buq, mos bėn shaka tė lutem!”,-shtoi, por
    tashti me zė tjetėr, tė prishur e shumė tė dobėt.
    Ndjeva dėnesje prapa telit. Qante. Unė u shtanga. Ėshtė hera e parė pas
    pesė viteve qė qan nė telefon. Ai qante e unė dėgjoja vajin e tij. M’ u
    duk sikur mu lagėn faqet me lotėt e tij. Po po, faqet m’ u lagėn, por
    me lotėt e mi. Mblodha fuqinė e fundit dhe bėrtiata me zė tė lartė:
    “Ymer, mos u trego aq i dobėt! S’jemi vetėm ne kėtu. Janė krejt mėhalla,
    qyteti, tėrė Kosova. Ēka bėhet, bėhet pėr tė gjithė. Po, meqė po flet me
    telefon mobil, po e mbyllim bisedėn sepse do tė kushtojė shtrenjtė”.
    “Buq, unė ua thash atė qė duhesha t’ua them. Dashtė Zoti e tė mos jetė
    kėshtu si u thash, ama,…(!)”
    “Natėn e mire, biro!”
    “Natėn e mire, buq!”-U shkėput lidhja.
    Sinaverja mė shikonte dhe dridhej para meje si thupėr.
    -Baci Hajrush, ēka tė tha Ymeri?! Pse tė rrodhėn lotėt?! Ēka bėrtite?
    -Asgjė mori. Duket se i frikėsohet luftės.
    -Ndoshta din diēka ai atje ?!
    -Jo mori ēikė, jo. Ēka din ai, dimė edhe ne kėtu. Mos u frikėso edhe ti
    tash. Tė faleminderit qė ma solle telefonin dhe mė mundėsove tė flasė me
    tė!. Mė paska pas marrė malli pėr zėrin e tij. U flladita pak,- i thash.
    Ndoshta sonte do tė fle mė i qetė, ndoshta?!





    E martė, 23 mars, 1999.
    Diku rreth orės shtatė u zgjova nga gjumi. Isha shumė mė i relaksuar.
    Gjumin e paskam bėrė tė mirė. Albana ,ēuditėrisht,nuk mė trazoi gjatė
    natės. Ymeri po.
    Disi, nė ėndėrr, mė thanė: “Erdhi Ymeri nga Gjermania”. I dola pėrpara
    dhe e pėrqafova shumė- shumė. Mė tha troq: “Buq, s’kam shumė kohė por
    erdha tė ta bėj njė lutje me gojė pasi nuk munda tė te marr nė telefon:
    Ikni, ju lutem ikni! Se , nėse nuk largoheni, tė gjithėve do tė ju vrasin,
    tė gjithėve. Ikni sa s’ėshtė bėrė vonė!”,- dhe u zhduk .
    Tash Ymeri mė rri parasysh. Mė bėhet sikur i dėgjoj fjalėt: “Ikni sa
    s’ėshtė bė bėrė vonė!,…”. “ Me siguri, fjalėt e telefonatės sė mbrėmėshme
    po mė paraqiten”-mendova. Djemtė pastrohen dhe ulemi pėr tė ngrėnė mėngjes.
    Hėngra bash mirė. Me padurim prisja kohėn pėr tė shkuar nė punė.
    Ėshtė ora dymbėdhjetė. Bėhem gati pėr punė. Edhe Enveri me Ylberin janė
    gati pėr nė shkollė. Muharremi kishte dalė nė qytet pėr t’i blerė ca
    qirinj. Pak pa u nisur pėr nė punė , hyri Muharremi. Pashė se ėshtė bukur i
    trembur.
    -Mos u nisni pėr nė shkollė! Ato ishin tė mbyllura. Nuk kishte mėsim.
    Kishte luajtur puna. Qyteti ishte mbushur pėrplot me policė dhe ushtarė.
    Dukeshin si bisha tė ēartura. Mė mirė ėshtė tė mos dilni fare nė qytet,-
    tha dhe e lėshoi radion pėr tė marrė vesh ndonjė lajm.
    Unė nuk e pėrfilla kėshillėn e tij. Dola nė qytet me qėllim qė tė shkojė nė
    punė, edhe pse isha kėshilluar nga mjeku pėr tė pushuar disa ditė.
    Tash, edhe unė e pashė se s’ishte puna pėr punė. Nė qytet ishte
    gjendje e jashtėzakonshme. Policė e ushtarė kishin zėnė ēdo udhėkryq.
    Kontrollonin ēdo veturė por edhe kalimtarė. Dėnonin faj e pa te. Marr vesh
    se shkollat janė tė mbyllura. Takohem me miq, kolegė. Bisedojmė. Temė
    kryesore e bisedės ėshtė NATO-ja. Duket se sulmi ėshtė i
    paevitueshėm,vetėm qė s’ka filluar. Tė gjitha pėrgatitjet janė bėrė,
    vendimet janė marrė nga shumė faktorė, me pėrjashtim tė Kėshillit tė
    Sigurimit tė OKB-s. Por,NATO-ja nuk e ka ndėrmend ta pyes KS tė OKB-s
    fare. Serbinė duhet sulmuar patjetėr. Kėtė mendim e kanė edhe amerikanėt
    nė krye mė presidentin Bil Klinton. Klintoni me njė rast pat thėnė se
    rreziku mė i madh do tė jetė nėse Amerika tani qėndron duarkryq. Do tė
    trimėrohen regjimet kriminele siē ėshtė ai i Milosheviqit. S’ka mundėsi
    tė tolerohet gjenocidi serb ndaj popullsisė civile nė Kosovė, s’ka.
    Ēarshia nisi tė boshatiset nga popullata shqiptare. Mbyllen edhe dyqanet.
    Vjen erė lufte. Kthehem nė shtėpi me frikė .
    Mbrėmje.
    Dėgjojmė lajme trishtuese. Lufta ka marrė pėrmasa katastrofale gati se nė
    tėrė Kosovėn. Tė vrarėt, tė plagosurit dhe tė rrėmbyerit mė nuk dihen. Tė
    dėbuar janė me qindra mijėra njerėz. Me dhjetėra fshatra tanimė nuk
    ekzistojnė.
    Ankth.
    Djemtė heshtin. Mė shikojnė dhe mė duket sikur mė fajėsojnė.
    -Dikur, bukur moti, kėndohej njė kėngė, nė tė cilėn thuhej :
    “Prit me mujė e prit me vjet, pushka e Lilės s’po kėrset !”- u thash
    djemve pak si me shaka,- dhe vazhdova :- Mė duket se pushka e NATO-s do
    tė kėrset-u dhash kurajo .
    Kėtė bisedė e nisa me qėllim, sepse, po i vėrej vuajtjet e fėmijėve. Disi
    tepėr janė politizuar. Vazhdimisht mė pyesin : “Ēka tha Solana, ēka tha
    Kofi Anin, ēka tha Vesli Klark, ēka tha Riēard Holbruku, ēka tha Robin
    Kuk, ēka tha Viliam Vokeri , ēka Olbrajt, ēka tha Toni Bler, ēka tha Bil
    Klinton “ etj. Kėto personalitete janė bėrė tė njohura pėr fėmijėt tanė,
    sikurse tė ishin banorė tė mėhallės sonė.
    – Flini!,- u thash fėmijėve,- se NATO-ja me siguri do tė na ndihmojė kėsaj
    here, kurse unė po shkruaj diēka nė fletoren e Albanės.Nuk dihet,
    ndoshta ndonjėherė do tė jenė shėnime interesante pėr dikė tjetėr, edhe pse
    s’jam njeri i pendės, diēka do tė lė nė letėr, do te lė.
    Ėshtė ora dymbėdhjetė. Ata ranė kurse unė po shkruaj, po mundohem ta kryej
    detyrėn tepėr tė rėndė qė mora nga Albana. S’di se a do tė ma pranojė
    Albana,nuk di.






    Kapitulli i dytė

    BOMBARDIMI



    E mėrkurė, 24 mars, 1999.
    Faktorėt ndėrkombėtarė, tė indinjuar me veprimet barbare tė serbėve ndaj
    shumė popujve e nė veēanti ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė, tė
    mllefosur me arrogancėn e Milosheviqit, pėr kokėfortėsinė e tij e
    posaēėrisht pėr mos firmosjen e Marrėveshjes sė Rambujesė nė Paris, e tė
    tjera pishane serbe, Kėshilli i NATO-s vendos pėr ta sulmuar tė
    ashtuquajturėn Jugosllavi , u bė ē’ u bė.
    Dhe, sot, mė 24 mars tė vitit 1999, ditė e mėrkurė, NATO-ja nis
    fushatėn e bombardimeve tė caqeve tė ushtrisė serbe.
    Kurrkush nuk u befasua me sulmet e NATO-s, pėrveē serbėve. Kėta
    (serbėt) ishin tė bindur se askush nuk do tė marr guximin ta sulmojė
    soldateskėn e tyre. Se, sipas serbėve, ushtria e tyre ėshtė mė e forta nė
    botė. Por ja, mu kjo ushtri u zu nė gjumė, nuk tregoi kurrfarė efikasiteti
    ndaj avionėve tė NATO-s.
    Kėtu, nė Kosovė forcat ushtarake, policore, paramilitare dhe bandat ēetnike
    fillojnė bashkėveprimin e tyre. Serbijanėt, tė paaftė pėr t’iu kundėrvėnė
    NATO-s, u vėrsulen shqiptarėve tė pambrojtur. Me tanke, topa kalibrash tė
    ndryshėm, me minahedhės tė pėrsosur, me tė ashtuquajtura praga, me mjete
    tė blinduara , me mitraloza tė rėndė e tė lehtė nė mėnyrėn mė barbare
    sulmojnė fshatra tė tėra. Plaēkisin tėmirat materiale,granatojnė, djegin ,
    vrasin, plagosin,pėrdhunojnė femra dhe dėbojnė shqiptarė nga vatrat e
    veta.. Tmerr. Kolonat e tankeve, topave dhe automjeteve tė blinduara
    lėvizin si pa kokė. Shtiejnė nė tė gjitha drejtimet pa kurrėfarė arsye.
    Shihet ashiqare se i ka kapur paniku,shihet.
    Natė.
    Dėgjohet zhurma e avionėve tė NATO-s . Pasojnė detonime e shpėrthime tė
    fuqishme. Edhe artileria serbe futet nė veprim. Shtiejnė drejtė qiellit me
    tahmin . Gjuajtjet i bėjnė pėr tė na frikėsuar neve por edhe pėr t’i
    trimėruar banorėt serbė e malazez. Edhe civilėt serbė aktivizojnė armėt
    e tyre. Plumbat bien mbi ēatitė tona si breshėr.
    Natyrisht se frikėsohemi. Ngujojmė portat dhe futemi brenda.
    Ndalet edhe korrenti.
    Burg.


    “ PO BUQ , ME SAKICA DO TĖ LUFTOJMĖ(!)”

    Ka kaluar mesnata.
    Ora ėshtė 00. 20 minuta, e enjte, 25 mars, 1999.
    Dal nė oborr.
    M’u duk sikur do tė pushojnė tė shtėnat, por nuk doli ashtu.Nuk kaluan as
    tre minutė prapė u ndie zhurma e avionėve tė NATO-s. Serish bombardime,
    detonime e shpėrthime. Edhe artileria serbe riaktivizohet me terė arsenalin
    e saj. Drejtė qiellit fishkėllejnė predha kalibrash tė ndryshėm. Shumė prej
    tyre janė predha ndriēuese. Skuqet qielli . Edhe civilėt serbė me armė
    qė kanė bashkėveprojnė me artilerinė. Shtiejnė si tė ēartur. Kėtė e bėjnė jo
    pėr ta goditur NATO-n po pėr t’i frikėsuar fqinjtė e tyre shqiptarė, pėr
    tė treguar superioritet, pėr tė treguar fuqinė.
    Vetėtimė dhe bubullimė armėsh. Duket se qyteti do tė pėrmbyset.
    Qetas hapa portėn e oborrit dhe dola nė rrugė. Dėshiroj tė shoh nga
    afėrsia se ēka po ndodh nė qytet. Dėgjoj ēirrje bandash, thyerje xhamash
    dhe kėngė ēetnike. Zbres deri tek hekurudha por nuk guxova tė shkoj
    matanė saj . Vėrejta tym e flake nėpėr dyqane. Plumbat filluan tė bien rreth
    meje. I frikėsuar nga fėrshėllima e predhave tė shumta, ktheva prapa dheu
    futa brenda. Nė ēastin kur po ulem u dridh toka, shtėpia. Pėr pak s’u thyen
    xhamat. Na u duk sikur tavani do tė na bie mbi kokė.
    -Shumė afėr ėshtė,-foli Muharremi.
    -Po. Mė duket se u qėlluan kazermat e ushtrisė serbe. Andej erdhi
    bubullima,- pohova.
    U ndie edhe njė seri shpėrthimesh por kėsaj radhe larg Ferizajt. Artileria
    serbe gradualisht nisi tė pushojė. Pushuan edhe tė shtėnat e civilėve serbė.
    Ora ėshtė tre pas mesnate. Ra njė heshtje trishtuese.
    -Duket se u qetėsua,- u thash djemve. Rregulloni vendet ! Duhet tė flemė.
    Gjumin do ta bėjmė tė gjithė sė bashku, kėtu, nė kuzhinė, - u thash.
    Ramė ashtu si ishim, tė veshur. E fikėm edhe qiriun. Dėgjohet vetėm
    tik-taku i orės sė murit. Ajo ecėn shumė ngadalė. Minuta ėshtė sa ora, ora
    sa nata.
    -Buq!,- mė thirri Muharremi, -A mund tė ndodh e tė na sulmojnė shkiet
    nėpėr shtėpi?
    -Jo bir, jo,- ia ktheva,- Edhe serbėt frikėsohen. Ata janė tė bindur se
    edhe ne jemi tė armatosur prandaj nuk ua ha tė futen nė njė aventurė tė
    tillė.
    -Ah sikur ta kisha njė pushkė me shumė fishekė, pėr Zotin tėrė mėhallėn do
    ta mbrojė kalli vet. Do ta zė pozitėn tek ēoshi i Hamitit , e nuk do ta
    lėshoj asnjė shka tė gjallė tė futet nė lagje,-mė tha me bindje tė plotė.
    -Lėri kėto llafe biro! Ėshtė koha pėr tė fjetur. Fli!
    -Jo, s’kam gjumė. Fli ti! Unė do tė bėj roje deri sa tė zbardhė dita e,
    nėse dėgjoj ndonjė rrapėllimė, tė thėrras. Do t’i kapim sakicat dhe do tė
    luftojmė me ta (!). Nuk bėn tė shkojmė gjakhupės,- mė tha Muharremi.
    U tremba nga fjalėt e djalit. “Ēka tha ,ēka?! Ku jam , ėndėrr apo
    zhgandėrr?!
    - pyes veten. Dhe, pata pėr t’ia plasur vajit po tė mos ndėrhynte Enveri.
    -Po buq po, me sakica do tė luftojmė(!). Ja ku i kemi, brenda janė dy
    sakicat. Pse, shkive me u rėnė nė dorė, ė?! Jo, kurrė jo! Derėn e oborrit e
    kemi tė hekurit. Tė ta thyejnė nuk munden. E, nėse tentojnė ta kapėrcejnė,
    do t’u biem sėpata dhe do t’i mbysim(!),-foli edhe Enveri.
    Vini re! Shihni se ē ’u sillet fėmijėve nė kokė! Tė luftojnė me sakica(!).
    Po pra!. Edhe kjo ėshtė luftė(!). Edhe kjo ėshtė rezistencė(!). Edhe kėsaj
    i thėnkan jetė(!).
    Eu ē’na qenka jeta, ē’na qenka jeta!!!
    -Flini o djem, flini! Nuk jemi vetėm ne kėtu! Tė gjithė fqinjėt janė kėtu,
    tėrė lagjja, i tėrė qyteti!-u qirra..
    Asnjėri s’e foli asnjė fjalė. Ndoshta u frikėsuan nga klithja ime e
    pazakonshme. Po po. Me siguri u tutėn!
    Ora ra pesė herė. Djemtė dhe gruaja tanimė flinin. Unė u futa nė
    mendime. Notoja si njė leckė e humbur nė valėt e oqeanit tė dallgėzuar.
    Serish m,u duk se mė flet Ymeri matanė telit : “Buq, pasha Kur’ anin s’i
    keni punėt hiq mirė. Serbėt do tė hakmerren nė juve. Ikni sa s’ėshtė bėrė
    vonė!” Albana nė anėn tjetėr me doli para sysh : “ Jo, o mėsues, ne nuk do
    tė bėhemi as pleq e as plaka. Shkiet do tė na vrasin, do tė na masakrojnė
    sikurse ata nė Reēak,…”
    O njerėz! A flihet kėshtu?!
    Ymeri ka tė drejt . Ai bazohet nė deklaratėn e kryeēetnikut Sheshel, i
    cili kohė mė parė pat deklaruar haptazi: “ Nėse na sulmon NATO-ja neve, ne
    (serbėt) nuk do tė qėndrojmė duarkryq; NATO neve, ne shqiptarėve, pa tė
    shohim”.
    Dhe kjo tani veē po ndodh. Thjesht, hakmarrja po shkon sipas
    thėnies sė ēetnikut.
    Shumė fshatra u bėnė rrafsh me tokė, shumė njerėz u vranė,
    shumė janė zhdukur pa gjurmė , njė numėr i madh i tyre u dėbuan matanė
    Bjeshkėve tė Nemuna “preko Prokletije”- (citat i Sheshelit ). Tash edhe
    qytetet e mėdha janė nė rrezik.
    Pale se ēka do tė bėhet?!
    Isha shumė i vogėl. Baba im, rahmet i pastė shpirti, shpesh e pėrdorte
    njė thėnie : “Kosova hashėr e neshėr”. Atėherė nuk e kuptoja domethėnien e
    kėsaj thėnje. Tash e kam tė qartė. Po. Kosovės i doli flaka nė tė katėr
    anėt. Kosova u ndez. Nė Kosovė po provohen armėt mė moderne tė kohės, ėshtė
    bėrė poligon, shėnjestėr,cak sulmi.
    Kosova po rrėnohet.
    Kosova po pėrpėlitet.
    Kjo na qenka “Kosova hashėr e neshėr”, kjo!
    I veshur dhe i shtrirė nė shtrat, pashė pėr dritare se zbardhi dita e re.
    U mbėshtolla me njė batanije, mbylla sytė me dhunė dhe po mundohem ta bėj
    njė sy gjumė.
    *
    Gruaja ishte zgjuar mė herėt. Kishte bėrė gati mėngjesin dhe me kujdes na
    zgjoi nga gjumi. Ora ishte nėntė pa njė ēerek. Zgjohen edhe djemtė. Janė
    tepėr tė lodhur dhe tė brengosur. Duken sikurse tė jenė tė sėmurė nga
    verdhėza. Marrim vesh se situate pėr momentin ėshtė e qetė. Ulemi pranė
    njėri tjetrit pėr tė ngrėnė bukė. Hamė sa pėr t’ia bėrė adetin, si thuhet.
    Nė sokak dėgjojmė llafosje tė fqinjėve. Dalim edhe ne. Pėrshėndetemi me
    njėri tjetrin sikur tė mos ishim parė me muaj tė tėrė. Tė gjithė janė tė
    prishur nė pamje. Bisedohet kryesisht pėr natėn e shkuar. Dėshmitarėt flasin
    pėr tmerret qė kishin parė gjatė natės
    -Shihnim me sytė tanė serbė tė uniformuar, me maska e pa to, me rafalė
    automatikėsh “vritnin” dyer e vitrina tė dyqaneve pastaj futeshin nė to,
    plaēkitnin mallin, e ngarkonin nėpėr makina dhe zhdukeshin nė drejtime tė
    ndryshme,pastaj, dyqaneve ua vinin zjarrin, i digjnin. Lokalet e serbėve dhe
    ato shoqėrore shėnjoheshin me kryq dhe kurseheshin nga plaēkitėsit,- tregon
    Hysniu i cili banon nė njė ndėrtesė nė qendėr tė qytetit.
    Kėtu, nė rrugėn tonė, pėr fat tė mirė, nuk kemi asnjė banorė serb. Situata
    nė kėto ēaste ėshtė e qetė.
    S’ mė rrihet. Marr njė qeskė najloni dhe nisem pėr nė ēarshi. Me kujdes
    kalova hekurudhėn . Eca teposhtė pranė Xhamisė sė Madhe.
    Ē’ pamje!
    Tmerr. Copa xhamash tė shpėrndarė trotuareve, lokale tė nxira nga djegia,
    dyer (tė hekurit) tė deformuara nga zjarri.
    Vjen erė shkrumbi.
    Eci, kthehem nė tė majtė nė drejtim tė postės. Pothuajse tė gjitha lokalet
    pėrballė parkut ishin tė demoluara dhe tė plaēkitura.
    Disa romė qėndrojnė para njė kėpucarie qė nuk di se si paska shpėtuar.
    Romėt janė kureshtarė. Pranė tyre kalon njė grup ushtarėsh tė armatosur
    gjerė nė dhėmbė. Panė romėt duke qėndruar para dyqanit. U llafosėn diēka me
    ta, dhe, njėri nga ushtarėt i ra vitrinės me kėmbė me tėrė fuēinė. Xhami u
    bė spirrė mė spirrė.
    -Hyni!,- i urdhėroi ushtari,- merrni ēka tė doni.
    Romėt tė gėzuar u futėn nė dyqan. Me siguri merrnin kėpucė, puma e patike.
    Bashkė me romė u futėn edhe ca ushtarė . Pa dyshim, edhe ata po marrin ato
    qė u pėlqejnė.
    Unė i kėrrusur gjoja se po e lidh njė tojė kėpuce, me bisht tė syrit
    shikoj tėrė kėtė plaēkitje nė pike tė ditės. Nė ndonjė vend tjetėr, nė
    situata tė tilla hajnat do tė ekzekutoheshin aty-pėr aty, para dyqanit,
    kurse kėtu ata (hajnat) ndihmohen nga ushtarėt(!). Bah!
    I tmerruar nga kjo pamje u nisa drejtė komunės. Nuk pata fuqi tė vazhdoj
    mė tutje. Ktheva nė tė majtė pranė stacionit hekurudhor, dola tek piceria
    “Gurina”. Edhe nė kėtė bllok pashė tė njėjtėn pamje: vitrina tė thyera,
    lokale tė demoluara , tė djegura dhe tė plaēkitura. Ula kokėn sikurse i
    plagosur dhe u nisa drejtė shtėpisė me frikė se nuk do tė mund ta gjejė
    shtėpinė time. Pėr fat u gjeta para portės sime ku ishin tubuar disa fqinjė.
    U tregova pėr ato qė pashė nė qytet.
    Krejt spontanisht, futen brenda tek unė. U bė njėfarė mbledhimi. Ky tubim
    rasti u shndėrrua nė njė mbledhje me vlerė pune. U folėn fjalė tė rėnda pėr
    LDK-n por nuk u kursye as UĒK-ja. Pėr LDK-n u tha se ajo nė momentin mė tė
    duhur-dėshtoi, kurse pėr UĒK-n , pse ajo nuk ėshtė aktive nė qytete kur
    dihet se sa djem janė tė gatshėm pėr luftė. Kėto dy subjekte, nėse mund tė
    quhen kėshtu, nė momentin mė dramatik na kanė lėnė si zogjtė pa pulėn
    klloēkė
    U konstatua se asnjė familje nuk disponon kurrfarė armėsh,madje as
    revole (!) Patjetėr duhet tė ndėrmarrim diēka, disi duhet tė
    vetorganizohemi. Menjėherė vendosėm tė organizojmė njėfarė roje, pa armė-pa
    armė, por qė do ta vėzhgojė situatėn, sidomos gjatė orėve tė natės.
    Pėrpiluam edhe orarin, ku, kur, dhe kush me kė do tė bėjė roje. Morėm vendim
    pėr t’i shpėrthyer muret e oborreve nė mėnyrė qė nė rast nevoje ta tėrheqim
    popullatėn prej oborrit nė oborr dhe prej andej edhe jashtė qytetit. Ky
    takim pati sukses tė plotė. Menjėherė nisėm punėn ashtu siē u mor vendimi.
    Shpuam muret e oborreve dhe pothuaj se tė gjitha shtėpitė i lidhėm nė mes
    veti por edhe me rrugėt “Emin Duraku” dhe “Ganimete Tėrbeshi”.
    Derisa ne i bėnim kėto punė pati edhe bombardime tė NATO-s dhe veprim tė
    artilerisė serbe. Mirėpo ata bėnin punėn e tyre, ne tonėn. Duket se do tė
    mėsohemi me detonime, rafalė armėsh e shpėrthime, po duket.
    Pak para mbrėmjes erdhėn tek unė Lutfi Berisha dhe Zeqir Alidema tė
    cilėt janė anėtarė tė Kryesisė sė Aktivit tė Parė tė LDK-s. Janė tė zbehur.
    Shoh se kanė pėr tė mė thėnė diēka, ama mendova se do tė ma sjellin ndonjė
    lajm nga Dega e LDK-s.
    -Folni burra!,-u thash.
    -Po Hajrush, erdhėm pak me punė,-foli Luti.- Patjetėr duhesh tė veprosh
    ashtu siē do tė themi ne!
    -Demek, mė urdhėroni, ė?- u mahita.
    -Merre si tė duash,- ma ktheu. Ti e di,-vazhdoi Luta,- ke qenė kryetar i
    LDK-s nė aktivin tonė, qe dhjetė vite nė shtėpinė tėnde janė mbajtur tė
    gjitha mbledhjet e Kryesisė sė aktivit por edhe tė Nėndegės sė Katėrt, tash
    je sekretar i aktivit, je kryetar i Nėnkėshillit pėr Financa. Thjesht, qe
    dhjetė vite merresh me kėto punė…
    -Lutfi, mos mbaj fjalim mortor, po bjeri ma shkurt!,-i thash.
    -Po po, shkurt do ti bie. Nė shtėpi keni material tė shumtė, si bie
    fjala, listat e banorėve tė aktivit, listat e votuesve, faturat e
    Financave, regjistrin e obliguesve tė Tre Pėrqindėshit dhe tė gjitha
    procesverbalet e mbledhjeve. Shtėpia jote por edhe ti jeni nė shėnjestėr tė
    policisė serbe. Pra, duhesh ta fshehėsh tėrė materialin nė vend shumė tė
    sigurt. Asgjė nuk guxon tė bie nė duart e policisė, more vesh! Edhe diēka:
    Natėn nuk bėn tė qėndroni nė shtėpi as ti e as familja, sepse, ka mundėsi
    t‘ju kapin policia natėn. Mbrėmė kishin tentuar ta rrėmbejnė Sanije Aliun
    , Rrustem Sefedinin e disa tė tjerė. Pėr fat tė mirė, dikush i kishte
    sinjalizuar me kohė. Ata nuk paskan qėndruar nė shtėpi dhe i kishin
    shpėtuar mė tė keqes. Shtėpitė ua kishin djegur, por shtėpia me jetėn nuk
    krahasohet. Jeta ndėrton shtėpi, a, shtėpia s’ndėrton jetė. Sa pėr tė
    fjetur nuk do tė kesh kurrfarė problemi. Tė gjitha dyert e lagjes i ke tė
    hapura, prej shtėpisė sime e gjer te Zeqa. Zgjidh ku tė duash!,-gati sikur
    mė urdhėroi Lutfiu.
    -Kėshtu qenka puna,ė?! Mirė,do tė veproj sipas porosisė s’ uaj, -
    u thash.
    Folėm pak edhe pėr LDK-n, po, pėr fat tė keq, konstatuam se
    LDK-ja mu nė kėto momente-huqi(!). Mbetėt tė shohim se ku ėshtė faji .
    U pėrshėndetėm dhe shkuan.
    Unė, pa humbur kohė, tubova tėra dokumentet, i palova adhok dhe sipas meje
    i fsheha nė vend shumė tė sigurt .
    Duke e strehuar materialin, djemtė dhe gruaja mė panė. Insistuan tė marrin
    vesh pėrse po e bėj kėtė punė. Nuk e pata vėshtirė pėr t’i bindur. Edhe ata
    e dinin se materiali qė mbaja ėshtė i rrezikshėm. Po, kur morėn vesh se nga
    dita e nesėrme nuk do tė flemė nė shtėpinė tonė, reaguan shumė ashpėr.
    Assesi nuk pajtoheshin.
    -S’e lėshojmė shtėpinė dhe pikė,-mė thanė.
    -Nejse, e shohim mė vonė,- pohova.
    Mbrėmje.
    Ngujuam portėn e oborrit. Nė sokak s’ndihej zė njeriu. Ora ėshtė
    tetėmbėdhjetė e gjysmė. Ndalet rryma. Nuk kemi mundėsi ta pėrcjellim TVSh-n
    (programin satelitor),i cili ėshtė i vetmi burim i lajmeve pėr ne. Pritet
    mė keq. Bėhemi gati pėr tė ngrėnė darkė. Asnjėri nuk ha. E lėshojmė radion
    me bateri. Tiranėn s’e kap pėr tė dėgjuar ndonjė lajm, kėto serbe nuk
    dėgjohen;fillim e mbarim janė rrena. Zėmė njė stacion me muzikė anglisht.
    E lėmė aty; dėgjojmė muzikė tė huaj pėr ta mbytur heshtjen trishtuese.
    Ora bie dhjetė herė.
    -Tė biem,- u them djemve.
    -Jo buq, nuk na flihet fare,- mė thane djemtė .
    Mė mungon ideja pėr tė biseduar me djem. Tash po e kuptoj thėnien “mbeta
    pa tekst”. Vėrtetė mė mungon teksti. Nuk mė rrihet brenda. Hapa derėn e
    oborrit dhe me kujdes i afrohem rojės. Mė thanė se deri tani s’ka asnjė
    lėvizje nė rrugė dhe pėr momentin nuk ka asnjė rrezik. Ktheva tek djemtė
    dhe u tregova se situate ėshtė e qetė.
    -Prit edhe pak, sa tė vijnė avionėt e NATO-s, do ta shohėsh
    qetėsinė,-foli Muharremi si me shaka.
    Dhe si me porosi, nė kėtė moment u ndie zhurma e avionėve. Artileria serbe
    shpėrtheu vrullshėm. Shpėrthyen edhe rafalėt e armėve tė civilėve serbė.
    Zdritet qielli, tundet dheu, dridhen dyer,dritare, dridhet shtėpia.
    Strukemi. Mė sė shumti u frikėsohemi minahedhėsve.
    Mė shikojnė djemtė, gruaja. Sikur mė pyesin, ndoshta edhe mė qortojnė nė
    “gjuhėn” e tyre. S’di, s’di ēka t’u them! Dua t’i trimėroj disi. Dal nė
    oborr pėr t’u treguar “trim”. Fėmijėt tentojnė tė mė zmbrapsin por nuk i
    dėgjoj. Dalin edhe ata me mua. Nėpėr atė breshėri plumbash dalim nė sokak
    tek rojet. Ata janė nė vend dhe me vigjilencė pėrcjellin situatėn. Bubullima
    dhe rafalėt vazhdojnė pa pra. Nė drejtim tė shkollės “Gjon Serreēi” shohim
    njė re tymi tė pėrzier me flakė. Menduam se shkolla po digjet. Rojet
    tentojnė tė kuptojnė se cili objekt ėshtė nėn flakė. Aliu kishte hipur nė
    tavanin e shtėpisė sė tij dykatėshe dhe nga andej kishte identifikuar
    objektin e kallur.
    -Ėshtė ndezur pallati i Rahovicėve,- na tha,- jo shkolla.
    Po. Kjo ndėrtesė ėshtė afėr stacionit tė autobusėve, nė udhėkryqin
    Varosh-Gjilan. Ėshtė objekt shumė i madh nė tė cilin ka shumė shitore me
    mallra tė lloj-llojshėm. Kjo ndėrtesė banditėve serbė ua ka vrarė sytė, dhe
    ja, tani ia paskan vėnė zjarrin. Digjet pallati me krejt ēka ka brenda.
    Duket se po digjet ndonjė depo me municion. Kėto shpėrthime edhe mė shumė
    e shtojnė zhurmėn nė qytet.
    Qėndruam njė kohė tė gjatė duke pėrcjell situatėn. Gradualisht tė shtėnat
    filluan tė rrallohen. Edhe shpėrthimet nė pallat pushuan.
    Diku, rreth orės dy pas mesnate ra njė heshtje e ēuditshme. As qentė nuk
    lehin,as gjelat s’kėndojnė. Sigurisht se edhe ata janė tė frikėsuar.
    Bashkė me djem kthehemi nė shtėpi. Ramė pranė njėri tjetrit ashtu si
    ishim, tė veshur. Tani, meqė ėshtė roja nė sokak, ndihemi paksa mė tė
    sigurt.
    Ndoshta do tė adaptohemi nė kėto kushte, ndoshta?!




    Tash ėshtė e premte, 26 mars, 1999.
    Fėmijėt tanimė flinin. Prita edhe njė orė por nuk pati bombardime e as tė
    shtėna armėsh. Mbarova edhe shėnimet pėr ditėn qė sapo shkoi.
    Po bie, ndoshta mė kap gjumi.
    Nė orėn tetė e njė ēerek zgjohemi nga gjumi. Pastrohemi dhe ulemi pėr tė
    ngrėnė bukė. S’na hahet fare. Tė gjithė jemi tė zbehur. Pi ēaj dhe dal nė
    sokak ku kishin dalė edhe shumė fqinjė. Pati edhe tė atillė qė sapo erdhėn
    nga qyteti. Luanin kokėn nė shenjė habie.
    -Ēarshia mbaroi,- thanė dėshmitarėt. -Ajo po rrėnohet prej ēasti nė ēast.
    Romėt, tė ndihmuar nga banda tė uniformuara, me karroca tė tyre po bartin
    ēdo gjė me vlerė: frigoriferė, televizorė, orendi, kompjuterė, shporete,
    radio, videorekorderė, antena satelitore, gjėra ushqimore,veshmbathje e tė
    tjera tė ngjashme. Kėto po i bėjnė tani, nė pikė tė ditės. Policia vetėm po
    qeshin, -pohojnė dėshmitarėt.
    Ka lajme tė sigurta se paskan minuar e rrėnuar shtėpitė e
    dalluara tė shqiptarėve, sidomos ato shtėpi ku patėn qėndruar verifikuesit
    e OSBE-s, si atė tė “Sali Comercit” nė rrugėn “V .Gėrvalla”, tė Sylbekėve,
    afėr stacionit tė autobusėve dhe nė rrugėn “Z.Hajdini”, shtėpinė e Hyzri
    Varoshit nė rrugėn e “Pleshinės”. Kjo e fundit ishte pėr disa vite si
    qendėr komunale pėr Ferizajn me rrethinė. Nė tė ishte edhe Shkolla e
    Lartė Teknike dhe ordinance “Nėna Terezė”. Qytetit i vjen erė shkrumbi.
    Tash jemi totalisht tė bllokuar. Nuk po kemi mundėsi tė marrim vesh se ēka
    po ngjet nė anėt tjera tė qytetit e as nė katunde.
    Sirenat alarmojnė rrezikun e avionėve. Ne nuk brengosemi nga kėto
    fishkėllima, pėrkundrazi, gėzohemi kur i dėgjojmė ato. Dalim nėpėr oborre e
    sokaqe. Me kėrshėri vėshtrojmė avionėt e raketat e NATO-s.Sa shumė i
    duam[!].Po shini,raketat qė po vringėllojnė mbi kokat tona i adhurojmė.Mos u
    ēuditeni,ju lutem!
    Ėshtė ora tre pasdite.
    Sė pari u dėgjua njė fėrshėllimė.
    -Raketa, raketa!,-thirrėn ca tė rinj.
    Vėrtetė ashtu ishte. Njė raketė erdhi nga jugu me njė shpejtėsi jo edhe tė
    padukshme. Tė gjithė e kapėm me sy. Kaloi mbi qytet dhe si t’u them, sikur i
    pa kazermat e ushtrisė serbe, sikur u “hamend”, u ndal pakėz dhe pikėrisht
    aty u ngulit. Shpėrtheu aq fuqishėm sa edhe ne u dridhem bashkė me tokėn.
    S’vonoi pak, mbi kazerma u ngrit njė re e madhe tymi tė dendur. U dėgjua
    edhe njė varg shpėrthimesh tė tjera. Me siguri ishin detonimet e ndonjė
    depoje tė municionit tė goditur nga raketa .E, se ē ’dėme pėsuan kazermat
    nga raketa, kurrėn e kurrės nuk do ta mėsojmė. Pas pak edhe njė raketė e
    tillė u duk nė tė njėjtėn vijė, por kjo iku nė drejtim tė veriut , ku ta
    di unė se ku e kishte “mendjen” tė godasė.
    Mbrėmja po afrohej. Ankthi po bėhet i padurueshėm. Netėt po janė mė tė
    mundimshme se sa ditėt. Ditėn, sado-kudo, po takohemi me fqinjė, po shkojmė
    tek njėri tjetri dhe po e mbysim mėrzinė.
    Ditėn, kur po tubohemi nėpėr oda, po tregojmė disiplinė tė paparė. Asnjėri
    nuk flet pa rend. Secili qė pyetėt, rrudh supet dhe shton:”Vallahi nuk di
    ēka tė them, hiq s’di!” Plotėsisht ėshtė e saktė: Asnjėri nuk dimė se si tė
    veprojmė nė kėto ēaste kaotike. Jemi tė pafuqishėm pėr tė marrė ndonjė
    hap konkret.
    Ora tetėmbėdhjetė.
    -Ju, sonte do tė shkoni nė shtėpinė e Musliut kurse unė po shkoj te
    Brahimit. Kėshtu jam marrė vesh me tė dhe nuk dua ta thoni asnjė fjalė!
    Qartė!- i urdhėrova djemtė dhe gruan. Darkėn po e hamė qė tani,- u thash.
    Ngujuam dyert e shtėpisė dhe tė oborrit. Dolėm. Ia kthyem shpinėn shtėpisė.
    M’ u bė sikur mė thirri shtėpia: “Ku po shkoni?! Pse m’ ė leni tė
    boshatisur?! Kthehuni!”
    Ecėm. Futemi nė podrumin e Musliut. Podrumi ėshtė mjaft i pastėr por e
    meta e tij , ėshtė shumė i vogėl nė kėto rrethana. Merreni me mend,
    tetėmbėdhjetė frymė duhet tė vendosen nė njė hapėsirėn prej 12 metrash
    katrorė .Tė strehuarit, kryesish janė gra , pleq dhe fėmijė. I binda se ne
    burrat e terė lagjes, gjithė natėn do tė qėndrojmė tė zgjuar dhe
    vazhdimisht do tė jemi nė kontakt. U ndava prej tyre dhe dola nė rrugė.
    Roja e vėzhgonte tėrė rrugėn prej spitalit tė Qamilit e gjer nė dalje tė
    “Skėnderbeut”. Rreth orės njėzet shkova te Brahimi. Tek ai ishin tė
    vendosur njėzet banorė tė dėbuar nga Jezerci. Ata ishin mė tė shqetėsuar se
    sa ne. Shumica janė gra e fėmijė. Me ta njihesha edhe mė herėt dhe sapo
    mė panė u gėzuan. Sa pėr ta mbytur monotoninė fola, siē thuhet, prapė e
    mbarė. I bėra tė qeshin tė gjithė. Pa tė keq pyeta pėr luftėn e Jezercit.
    -O bir, atė luftė e harruam, - ma priti njė plakė e moēme,-tashti shka do
    tė bajmė se?!
    U zura pisk. Shpejt nisa tė flas pa lidhje, mos tė them tė gėnjej:
    -Loke, mos u merakos hiq. Kėtu ėshtė qytet. Qytetin nuk e granatojnė
    shkiet, sepse, kėtu ka edhe serbė . Nėpėr shpija s’guxojnė me na ngucė se
    na jemi shumė e ata janė pak, masanej, ata menojnė qė na kemi armė, tuten
    qė i vrasim,-i thash.
    -Tė lumtė goja o bir!,-me uroi plaka.- ama, kėta pisa janė tė pabesė. Po
    marr vesh qi po bajnė zullum tė madh, pe plaēkitin shehrin, po marrin
    njerėz, po kallin shpija.
    -Llafe janė ato oj loke, llafe. Hiqu tyne! – ia prita.
    -O bir,po ta kallxoj ni pėrrallė tė Nasradinit, nashta nuk t’ vjen mėrzi me
    m’ ngue.
    -Jo loke, jo. Lirisht fol.
    -I kish pas hupė magari Nasradinit. Shkoi me lypė. Tu hecė, tu hecė hini
    nė ni pėrrue. Aty e pa magarin copa-copa. Ja kishin coptue uqtė. Ju dhimt
    Nasradinit sa s’ bahet. Kthehet pi shpie. Tu hi n’ katun, zatetet me ni
    katunar t’ vetin.
    “Ku ke-e Nasradin?”- e veti katunari .
    “Kesh me lypė ni magar, mos e ke pa najkun?”- ja kthen Nasradini sa me fol
    dishka.
    “Po Nasradin. Shko te qato therra, qe sa e pashė tuj kullot,- ja maroi
    qefin Nasradinit.
    Nasradini foli vetmeveti:
    “Ishalla del qyshė po thue ti , ama qysh e pashė unė, hiq s`po ma merr
    menja”-e pėrfundoi lokja pėrrallėn dhe mė shikoi drejtė nė sy. Mu duk sikur
    mė tha: “Fol, fol!”
    Sa munda ta kuptoj, plakės iu dhimba, se, me tė shpejtė e ndėrroi temėn
    e bisedės. Foli pėr Luftėn e Dytė Botėrore e shumė peripeci tė tjera.
    Mirėpo prapė doli te lufta e sotme.
    -Biro, kėso lufte tė fėlliqtė kurrė s’kam pa. Tybe treqin tybe nuk po
    jau ha me luftue burri me burrė. Kėta s’ janė burra, pisa, qyqana janė
    pasha loken. Po luftojnė me shpija edhe ata pi s’ largėti, pa luejt venit.
    Po gjuejnė me ēeshit-ēeshit arme. Po vrasin thmi, gra, pleq e plaka pa fije
    faji. Edhe hajvanatin pi vrasin he Zoti i vraftė! Biro, kast kanė ba me na
    pėrzanė pi tokės tonė. Boll po tutna qi tashti kanė me ju ra shehreve. Zot
    nimona!
    Bisedėn e ndėrpreu zhurma e avionėve tė NATO-s. Artileria serbe shpėrtheu
    menjėherė. Dridhet toka. Skuqet qielli. Sikur vetėton. Tė gjithė mė
    shikojnė mua. Sikur kėrkojnė ndihmė prej meje. Tentoj t’i bind se nuk na
    kanoset kurrfarė rreziku. Dal nė sokak sikurse nė kushte normale. Shkoj tek
    shtėpia e Musliut ku kam tė strehuar familjen . I gjej tė strukur dhe tė
    frikėsuar. I qetėsoj duke u thėnė se kėtu jeni shumė tė sigurt ngase
    podrumi ėshtė shumė i fortė. Prapė dal nė sokak tek rojet. Mė tregojnė se
    nė rrugė nuk lėviz njeri. Shpėrthimet vazhdojnė.Zonat mė shpėrthyese janė
    kazermat e ushtrisė serbe, zona industriale dhe lagjja e Xhukanėve. Tė
    shtėnat u rralluan bukur shumė. Nė rrugė s’lėviz gjė e gjallė. Tė strehuarve
    nė podrum u them qė tė flenė pa frikė. Ktheva tek Brahimi. Plakėn e gjeta nė
    oborr.
    -Loke, u qetėsua. Po shihni, s’ka ma krisma. Si duket edhe shkiet po tuten.
    Shumė shpejtė do tė lypin edhe bira tė mijėve. Lirisht shkoni e flini,- i
    thash plakės.
    Tė gjithė shkuan pėr tė fjetur.
    Po shumė u gėzova!

    Ora ėshtė dy pas mesnate , e shtunė 27 mars 1999.
    Unė me Brahimin futemi nė kuzhinė. Bisedonim lidhje e pa te vetėm e vetėm
    pėr tė na kaluar koha disi. Edhe njėherė dolėm tek rojet. Avdyli me Blerimin
    zbritėn deri te hekurudha pėrballė Xhamisė sė Madhe, por as atje s’paskan
    parė njeri tė gjallė. Kthehemi brenda. Ishte ora pesė. Ramė pranė njėri
    tjetrit. Na kishte zėnė gjumi.
    *
    Zhurma e fėmijėve na e prishi gjumin. Ora paska kaluar numrin tetė. Shkova
    nė shtėpi. Djemtė dhe gruan i gjeta aty. M’ u duk sikur u gėzua edhe
    shtėpia me praninė tonė. U pastruam dhe ulemi pėr tė ngrėnė mėngjes. Fėmijėt
    janė tepėr tė zbehur. Duken sikur tė kishin dalė nga dheu. Kanė humbur
    edhe peshėn e trupit. Djemtė mė thanė se qėndrimi nė podrumin e Musliut
    ishte i pamundur.
    - Ishte tepėr ngushtė, fryma na zihej- mė thanė.
    -Pale?- ua prita.




    Festa e Bajramit tė Kurbanit
    Ėshtė hera e parė nė jetėn tonė qė nuk e festojmė kėtė festė.
    S’u bė as falja e namazit tė Bajramit(!).
    Merreni me mend! Edhe xhamitė janė tė mbyllura(!)
    Fėmijėt s’u pastruan e as qė i veshėn rrobat e reja. Nuk u gatua as
    bakllava tradicionale, s’u pėrgatit as silla (dreka), nuk ia uruam festėn
    njėri tjetrit, s’i vizituam fqinjėt e as farefisin , nuk i vizituam as
    varret e tė parėve tanė(!).Thjesht, e harruam se ē’ ditė ėshtė. Tjetėr
    vėrvele na ka kapur, tjetėr!
    Si zakonisht, edhe sot patėm takime me fqinjė. Pėr ēudi asnjėri nuk e
    pėrmendi festėn e Bajramit. Tė gjithė e kemi harruar(!).
    Eu, ēka s’po i ndodhka njeriut!.
    Dėgjojmė lloj-lloj rrėfimesh. Serbėt janė ēartur tėrėsisht. Gjatė natės
    paskan rrėmbyer aktivistė tė dalluar. Nė qytet paskan kidnapuar Haki
    Brahėn, publicist dhe aktivist i dalluar nė Ferizaj. Kidnapime paskan
    bėrė edhe nė katundin e Manastircit. Tani kanė filluar ti plaēkitin
    pasuritė e shqiptarėve anekėnd qytetit dhe atė nė pikė tė ditės nė mėnyrėn
    mė barbare.
    -Erdhėn tre “tigra” para punėtorisė sime,-nis rrėfimin Emrush
    Behluli.-Pashė se ishin krejtėsisht tė krisur. Pa njė-pa dy m’i rrasėn tytat
    e automatikėve nė gjoks: “Ēelėsat e kamionit!”- mė urdhėruan. Desha tė
    belbėzoj diēka por ma ndėrprenė fjalėn. Njėri ma vuri automatikun nė gropė
    tė fytit kurse nė birė tė veshit mė bėrtiti:-”Kluēeve ili gllavu!”
    (“Ēelėsat ose kokėn!”) . –S’pata nga t’ia mbaj. Ua dhashė ēelėsat. Menjėherė
    u futėn nė kamion, ndezėn makinėn dhe ikėn duke shtjer rafalė nė drejtim tė
    qytetit. S’di, si s’ mė lėshoi shpirti, s’di!-pėrfundoi Emrushi.
    Edhe gjatė ditės sė sotme pati bombardime tė NATO-s. Pati tė shtėna edhe
    nga pala serbe madje edhe kur nuk kishte avionė. Aty rreth orės tre pasdite
    , intensiteti i rafalėve shtohet sė tepėrmi. Dalim nė oborr bashkė me tė
    shoqen pėr tė parė se ēka po ngjet. Plumbat vringėllojnė trishtueshėm.
    Strukemi dhe vėshtrojmė. Para syve tanė u goditėn xhamat e dritareve tė
    shtėpisė sė Zeqir Sadikut, e cila ėshtė vetėm pesė metra larg nesh. Kėta
    plumba nuk ishin plumba “qorr” siē u thonė, ishin plumba snajperėsh, tė
    qėllimtė. Fatmirėsisht, Zeqa me familje nuk janė nė shtėpi. Me kohė janė
    larguar, ngase e bija e Zeqės, Sala , profesoreshė e anglishtes, pat
    punuar me verifikuesit e OSBE-s dhe si familje e tillė ishte nė shėnjestėr
    tė pushtetit serb. Tė frikėsuar nga plumbat, futemi brenda. Tė shtėnat nuk
    prajnė. Rafalėt dėgjohen nė tė gjitha anėt. Nuk dimė se ēka ėshtė kah
    bėhet.
    -A thau, mos kanė filluar sulmin nėpėr shtėpi?!- mė pyeti gruaja.
    -Jo moj grua, jooo!!! Sa herė me u thėnė?! Shkiet gjuajnė pėr tė na
    frikėsuar neve, pėr tė na bėrė presion. Sa kuptoj unė, kjo ėshtė fushatė
    e organizuar pėr tė na dėbuar, a kupton?!- i bėrtita gruas pa bėrė asnjė
    faj.
    -Hajrush, mė sė shumti po i tutna masakrės. Kemi tre djem . Mund tė ndodh
    tė na i marrin djemtė e ti masakrojnė para syve tanė, ose, neve tė na
    masakrojnė para fėmijėve. Se, sikur tė na vritnin tė gjithėve pėrnjėherė do
    tė gėzohem(!) qė tani.
    -Mjaft!- tashti u qirra,- Mos fol marrina po tė them!
    Nuk foli mė. Sigurisht u trishtua nga bėrtitma ime e pazakontė..
    Akoma ėshtė ditė, dritė. Natės po i druhemi . S’e dėshirojmė, por, ja, ajo
    s’po na pyet, pa dėshirėn tonė po vjen shumė shpejtė.
    Ra nata.
    Me urdhrin tim, gruaja dhe djemtė serish shkuan nė podrumin e Musliut .
    Pas tyre shkova edhe unė. Pashė se tek tė strehuarit mbretėron njė frikė e
    madhe. Detyrohem t’u jap kurajė, t’i trimėroj disi. M’ u duk se fjalėt e
    mija ndikuan pozitivisht tek ta, sidomos tek fėmijėt.
    -Unė po shkoj nė shtėpinė e Mehmetit, por vazhdimisht do tė jemi nė
    kontakt me juve, hiq mos u bėni merak,- u thash .
    Shkova te Mehmeti. Shtėpia e tij ėshtė mbushur spic. Burrat jemi nė njė odė
    tė madhe. Prej shumė lagjeve kanė ardhur kėtu pėr t’u strehuar. Bisedat
    janė tė lloj-llojshme.
    Agron Zeqa, vozitės i ndihmės sė shpejtė nė shtėpinė e shėndetit
    thotė:
    -Shtėpia e shėndetit por edhe ēerdhja e fėmijėve janė mbushur pėrplot me
    ushtarė. Kanė ikur nga kazermat dhe janė strehuar nė to duke e ditur se
    NATO-ja nuk i godet objektet e tilla. Sot,- tha shoferi,- na dėbuan tė
    gjithė shqiptarėve nga puna, prej pastruesve e deri e tek specialistėt:-
    “ Prej kėtij ēasti tė gjithė jeni tė lirė. Puna pėr juve mori fund.
    Gubitese! (Hupni!)”,- na urdhėroi drejtori. Ne, me lot nė sy, mblodhėm
    ēaklat tona dhe u larguam pa u pėrshėndetur me ta. Po vėshtirė ishte! Na u
    duk sikurse tė na dėbojnė nga shtėpitė tona . Poo, edhe kėtė e pritėm!- foli
    shoferi i brengosur.
    Rreth orės dymbėdhjetė u dėgjua zhurma e aeroplanėve . Edhe artileria serbe
    u aktivizua. Detonimet, tanimė te zakonshme, dėgjohen nė tė gjitha anėt e
    qytetit por edhe mė larg. Menjėherė dalim pėr tė vėzhguar situatėn. Djemtė
    janė nė vendroje. Nuk kanė vėrejtur gjė tė gjallė nė rrugė. E vizitova edhe
    familjen me tė strehuarit tjerė. Edhe ata dukeshin tė qetė.
    Pėr ēudi, pa e pritur fare, pushuan tė shtėnat.
    Qetėsiii (!)
    Shkova nė odė tė burrave, u ula pranė njė qiriu, ku po i shėnoj kėta
    rreshta. Po shoh se dikush po tallet me mua. Unė nuk po ua vė veshin, po e
    mbushi fletoren e Albanės me shėnime. Ku ta di, ndoshta dikush do t’i lexojė
    kėto tregime, nė mos askush, nėse Albana mbetet e gjallė ka pėr t’i
    lexuar me shumė ėndje.



    E diele, 28 mars, 1999.
    Nė orėn shtatė tė mėngjesit, tė gjithė zgjohemi nga gjumi. Unė menjėherė u
    nisa pėr nė shtėpi. Te porta e oborrit takova Muharremin duke e hapur atė.
    Futemi brenda, ndezim zjarrin dhe pastrojmė sytė. Erdhėn edhe dy djemtė
    tjerė me gruan.
    -Nuk shkojmė mė te Musliu! Kėtu do tė qėndrojmė, na gjeti ē’na gjeti!,-
    mė thanė fėmijėt me kėmbėngulje.
    Hėngrėm pak mėngjes . Djemtė por edhe e shoqja ranė pėr tė fjetur dhe
    menjėherė i zuri gjumi. Po shumė u gėzova!
    Diku rreth orės njėmbėdhjetė dėgjova njė zhurmė makinash. Dola pėr tė
    shikuar se ēfarė janė ato. Po. Ishin kamionėt e Bekimit tė Sefullahėve, e
    rreth tyre njė grup njerėzish kryesisht ashkalinjė. Me t’u afruar ngatė
    tyre , kuptova se paskan vendosur tė ikin drejtė Maqedonisė tė pesė shtėpitė
    qė gjenden nė fillim tė rrugės sonė. Morėn ca ēakla, ngarkuan kamionėt,
    hipėn fėmijė, gra, burra e pleq, u nisėn duke qarė. I lanė shtėpitė e
    boshatisura.
    Lajmi u pėrhap si rrufeja:”Shkuan Sefullahėt. Kufiri me Maqedoninė ishte
    hapur. Nuk po kėrkuakan asnjė dokument…”,-flitej. Kėtu kishte tė vėrteta,
    gjysme tė vėrteta, por mė shumė kishte rrena . Mirėpo, tani tė gjitha kėto
    thashetheme po i ”ha pazari “, siē thuhet.
    Nė kėto ēaste e pamė tė nevojshėm njė takim me burrat e lagjes sonė.
    Shumė shpejtė vijnė tek unė: Sokol Ahmeti, Bedri Elezi, Rizah Elezi,
    Zymer Hajdari, Isuf Avdyli,Azem Llugiēi, Beqir Ēorrolli,Mehmet Elezi,Nazmi
    Ymeri, Zeqir Alidema, Sabri Tėrstena, Kadri Sokoli,Bashkim Behluli, Lutfi
    Berisha, Isak Miftari, Brahim Papazi, Bashkim Agolli dhe baca Qemail
    Ratkoceri.
    Diskutuam rreth situatės qė sapo na u krijua –ikjes sė Sefullahėve dhe
    (dez)informatave tė sapo pėrhapura.
    Vendimet i morėm unanimisht dhe tė prera:
    Nuk do tė largohemi nė asnjė mėnyrė pėrveē asaj tė dhunshme. Ushqim dhe dru
    kemi pėr njė kohė relativisht tė gjatė. Mielli dhe drutė janė tė tė
    gjithėve. Rojet edhe mė tutje duhet tė jenė vigjilent si gjer mė tani.
    Gjatė natės do tė strehohemi nėpėr shtėpitė e forta- me pllaka betoni pėr
    ti ikur rrezikut tė minahedhėsve serb. Diten do tė qėndrojmė nėpėr
    shtėpitė tona (ata qė kanė mundėsinė).
    U shpėrndamė shumė tė kėnaqur pėr unitetin dhe solidaritetin qė treguam.
    Edhe gjatė ditė sė sotme pati bombardime e shpėrthime. Nuk na lejohet
    lėvizja jashtė lagjes. Nuk kemi kurrfarė haberi se si ėshtė situate nė
    pjesėt tjera tė qytetit e as nėpėr katunde.
    Erdhi nata.
    Unė me tėrė familjen shkuam nė shtėpinė e Bedriut.
    Kjo shtėpi ėshtė shumė e madhe, ka dy kate pėrveē katit pėrdhesė, ka shumė
    dhoma dhe ėshtė shumė e fortė. Kėtu u grumbullua njė numėr i madh i
    banorėve tė lagjes sonė por edhe ardhacakė. Fėmijėt, gratė por edhe ne
    burrat jemi shumė mė tė sigurt . Aty, rreth orės njėzetedy, vazhduan
    bombardimet. Edhe armėt e banorėve serbė nisėn tė vjellin zjarr. Ēatitė
    rrapėllojnė nga predhat e shumta. Dalim tek rojet. Ata ishin nė vendin e
    duhur dhe nuk ishin fare tė trazuar. Zhurma shurdhuese zgjati deri nė
    mesnatė. Pushuan tė shtėnat. Kthehemi brenda - fillon data e re.



    E hėnė, 29 mars,1999.
    Nė odėn e Bedriut ka shumė burra,djem por edhe pleq. Disa janė
    shtrirė kryq e tėrthorė dhe po flenė, tė tjerėt llafosim, bėjmė dert punėn
    tonė. Vėrej lodhje tė madhe, sidomos paqartėsi e huti.
    Para pak ditėsh qanim pėr Drenicėn, pėr Dukagjinin, pėr Llapin, pėr
    Jezercin, pėr Reēakun e Kaēanikun… Tash , kėto nuk i zėmė nė gojė fare.
    Kemi gajlen tonė. Lajme tė sakta nuk kemi. Rrethi sa vjen e po na
    ngushtohet. Jemi nė hall tė madh prej fėmijėve. Ata po na fusin tė
    gjallė nė tokė, si thonė . Me tė dėgjuar rafalėt e serbėve, ata po turren
    drejtė neve, ndihmė po kėrkojnė. Jemi bėrė sikur tė hendikepuar.
    Dredhim dhe thithim duhan. Nė odė duket sikur ka rėnė mjegull.
    Diku, rreth orės katėr u dėgjuan edhe disa detonime por artileria serbe nuk
    u aktivizua. Ka tė ngjarė tė jenė futur nėpėr birucat e tyre. Mbėshtetem
    pranė stufės pėr ta bėrė njė sy gjumė.
    *
    Bedriu mė lėkundi. Menjėherė hapa sytė, pashė, ora ishte shtatė. Zgjohen
    edhe tė tjerėt. Tė gjithė janė tė zbehur, mė flokė tė prishura, tė parruar.
    Dikush si me shaka urdhėroi : “Rresht nė rrojė!”. Qeshėm por urdhri ishte
    me vend.
    U shpėrndamė nėpėr shtėpitė tona.
    E shoqja pėrgatiti njė mėngjes tė mirė. Ulemi dhe hamė bash nam. Djemtė
    por edhe e shoqja mė thanė se kemi kaluar njė natė shumė tė mirė te
    Bedriu. Gratė dhe plakat paskan fjetur nė dhomė tė veēantė, fėmijėt pak mė
    tė rritur nė njė dhomė tjetėr, vajzat me nuse po ashtu nė dhomė tė posaēme.
    Duke pirė ēaj, papandehur dėgjova njėfarė zhurme nė sokak. Dola pėr tė
    parė.
    Shoh se bėhet fjalė pėr ikje. Familja e Sejdė Goranit, e Abdurrahimit veē
    kishin ecur. Bashkim Behluli fut ca ēakla nė veturėn e tij. Lulja (refugjate
    nga Deēani) me dy fėmijėt e saj dhe me vėllaun,Hzirin, futen nė veturėn e
    Bashkimit pa e pyetur fare. Bashkimi nuk mundi t’i nxjerrė nga vetura. I
    dha gas veturės dhe u nis me nėntė veta(!) . Pas tij, Zeqir Alidemaj
    kishte futur nė veturėn e tij familjen e vet, Ismet Zylfiqari po ashtu.
    Edhe Brahimi Papazi futi dy familje nė kombibusin e tij dhe u nisėn drejtė
    Maqedonisė. Tetė shtėpi u boshatisėn, ikėn, sepse, gjatė natės qė kaloi
    paska pasur shumė plaēkitje e maltretime, rrahje e kėrcėnime nga bandat
    serbe.
    Bajram Sopėn e paskan plaēkitur, e paskan rrahur brutalisht, dhe e paskan
    kėrcėnuar me likuidim po qese e zėnė edhe njėherė nė shtėpi, bile i paskan
    thėnė se “do tė prejmė si kingjin”.
    Ky lajm (i vėrtetė) bėri bum tė madh. Njerėzit janė tepėr tė shqetėsuar.
    Ata individualisht po
    vendosin pėr tė ikur. Disa familje ashkalinjė edhe shqiptare ikėn edhe me
    tren drejtė Hanit tė Elezit.
    Po pakohemiii!



    NISI ZBRAZJA

    Numri i banorėve tė lagjes u zvogėlua dukshėm. Tani po ndihemi mė tė pa
    sigurt. U boshatisėn pesėmbėdhjetė shtėpi.
    Dėgjojmė lloj-lloj (dez)informatash. Thuhet se tėrė popullata shqiptare
    ėshtė nisur drejtė Maqedonisė, se kolona e automjeteve ėshtė e gjatė me
    dhjetėra kilometra, se kufiri me Maqedoninė ėshtė i hapur, se kufiri po
    kalohet pa asnjė dokument tė udhėtimit,se netėt e ardhshme do te jenė tepėr
    tė tmerrshme, se do tė shpėrthejė lufta nėpėr qytete,se do tė bėhen masakra
    tė mėdha, se djemtė mė tė mėdhenj se pesėmbėdhjetė vjeē do tė ndahen dhe
    ekzekutohen, se femrat e reja do t’i dhunojnė e ēka jo , e ēka jo! Tani po
    e shoh konkretisht se sa e rrezikshme ėshtė lufta psikologjike. Ne po
    tentojmė ti demaskojmė kėto thashetheme por pa sukses, sepse, disa sosh,
    janė edhe tė sakta. Kėshtu u krijua njė panik tepėr i rėndė dhe shumė i
    rrezikshėm .
    Masakrat, vrasjet, djegiet e shtėpive, plaēkitjet, dhunimet e
    dėbimet po vazhdojnė me intensitet marramendės.
    Po. Plani famėkeq i Ēubriloviēit, i hartuar qysh moti, po jetėsohet me
    pėrpikėri.
    Ikja e disa familjeve tė lagjes sonė na vuri nė njė dilemė tė madhe. Ne qė
    ishim kėmbėngulės pėr tė mos ikur, s’e mbajtėm fjalėn. Katėr familje (qė
    ishin pėr tė mos ikur) veē shkuan. Ne, qė akoma jemi pėr tė ngelur kėtu duke
    rrezikuar edhe familjet, nuk po kemi mundėsi ta sigurojmė asnjėrin se nuk do
    tė pėsojė ndonjė tė keqe. Madje disa kanė filluar edhe tė na qortojnė qė u
    thamė pėr tė mos ikur. Disa dėshirojnė tė marrin mendimin tone: tė ngelin
    apo tė ikin. Ne nuk po kemi mundėsi t’u pėrgjigjemi. Se, nėse u themi tė
    qėndrojnė kėtu e pėsojnė ndonjė tragjedi, kjo donė tė thotė se ne jemi
    shkaktarė tė asaj tė tragjedie, ose, nėse u themi tė shkojnė
    (largohen) e u ndodh diēka e keqe rrugės, prapė na duket se ne qemė
    shkaktarė tė asaj tė keqeje .
    Pas njė bisede tė gjatė, konfuze e tė mundimshme, nė fund nxorėm njė
    vendim i cili na u duk mė i arsyeshėm:
    Secili kryefamiljarė tė vendos vet pėr fatin e familjes sė tij.
    Pėrgjegjėsinė edhe rrezikun le ta bartė secili veē e veē. Tė mos
    fajėsohet asnjėri prej nesh.
    Rreth orės katėr pasdite, u kthye treni nga Hani i Elezit pėrplot me tė
    ikur. Nuk i paskan lėnė tė futen nė Maqedoni. Njė numėr i banorėve tė rrugės
    sonė prapė u vendosėn nėpėr shtėpitė e tyre. Po shumė u gėzuam! Juve ju
    duket naive kjo thėnie. Neve jo. Tash jemi pak mė shumė, ndihemi mė tė
    fortė, mė tė sigurt .
    Megjithėse u kthyen disa banorė tė lagjes, rreziku ėshtė i pėrhershėm.
    Informata tė sakta s’kemi. Vetėm dezinformatat po plasohen dhe po bėjnė
    bume tė mėdha.
    Emine Ademaj , e ikur nga Shtimja, me pesė fėmijėt e saj dhe me vjehrrėn
    kthejnė tek unė. Ajo ėshtė e tmerruar.
    -Aga Lush (kėshtu mė thotė nga vegjėlia), ēka tė bėjmė?-mė pyeti.- Nuk
    guxojmė tė qėndrojmė mė nė podrumin e Musliut asnjė minutė. Shkiet kanė me
    na zanė tė gjallė nė tė.
    -Emine, nuk di ēka tė them. Nuk po di ēka tė bėj as me fėmijėt e mi. Por
    nėse do, ja ku ėshtė shtėpia ime,hyni, hani, rrini e flini sikurse nė
    shtėpinė t’ uaj. Unė natėn nuk jam duke qėndruar nė shtėpi. Vend keni sa
    tė doni. Uluni!-i thash.
    -Jo, aga Lush, jo! Nė shehėr nuk guxojmė tė rrimė mė as njė sekondė. Ēka
    s’po thonė. Kemi vendosur tė shkojmė nė Pojatė te motra Hanushe. Po nisemi
    sa s’ėshtė bėrė terr, ndoshta nuk mė ngucin rrugės me gjithė kėta fėmijė.
    S’pata mundėsi t’ a ndal por as t’i ndihmoj gjė. Vet vendosi dhe u nisėn
    duke qarė. Ku ta di, ndoshta kurrė mė nuk do tė shihemi.
    Ra muzgu. Hėngrėm darkė dhe prapė shkuam tek Bedriu pėr tė fjetur. Saloni
    ėshtė i mbushur pėrplot djem, burra dhe pleq. Kati i sipėrm pėrplot gra,
    vajza e fėmijė. Janė afėr njėqind banorė, ama jo tė gjithė tė lagjes sonė,
    ka edhe refugjatė. Edhe shtėpia e Azemit, e Mehmetit, e Zymerit janė spic
    tė mbushura. Shtėpitė tjera nė rrugė janė tė zbrazta. Jemi grumbulluar nė
    kėto shtėpi ngase e kemi hapur njė “korridor” pėr tė dalė (eventualisht)
    nė rrugėn “E. Duraku” e pale. Fėmijėt por edhe ne burrat disi po ndihemi
    shumė mė tė sigurt. Koha qė po kalojmė nė kėtė kolektiv po na duket mė
    dinamike , mė e gjallėrishme. Ē’ ėshtė mė e rėndėsishme, po tregohet njė
    humanitet i paparė deri me sot. Kjo po na inkurajon shumė. Bile, po
    diskutohet se nuk do tė largohemi (ne qė jemi kėtu) pa na dėbuar me forcė
    bandat serbe. Do tė jetojmė nė kėtė mėnyrė sa tė kemi mundėsi. Ushqim dhe
    dru kemi pėr njė kohė bukur tė gjatė. Kėtu s’ka-s’kam, kėtu kemi tė gjithė.
    Djemtė, si zakonisht, e mbajnė rojėn sipas orarit tė hartuar. Ėshtė pėr
    t’u ēuditur njė gjė : Qė nga fillimi i bombardimeve tė NATO-s, as gjatė
    natės por as gjatė ditės nuk ka hyrė asnjė polic apo ushtar nė rrugėn
    tonė. Kėtė nuk dimė se si ta shpjegojmė, pėrveē se, rruga jonė nuk e ka
    asnjė banor serb . Megjithatė nuk guxojmė tė lirohemi. Vigjilencėn dhe
    gatishmėrinė duhet ta kemi nė ēdo ēast.
    Ora ėshtė rrafsh njėzet e tre. NATO-ja fillon tė bombardojė caqet e
    planifikuara. Artileria serbe vepron shumė plogėsht. Edhe armėt e civilėve
    janė mė tė rralla. Nė qytet nuk ka thyerje xhamash. Ata tanimė tė gjithė
    janė tė thyer.
    Bombardimet pushuan. Ra heshtja.
    Disa djem por edhe burra tanimė kanė fjetur, disa tė tjerė po bisedojnė pėr
    ta kaluar natėn. Unė pranė stufės, me dritėn e njė qiriu shėnova kėta
    rreshta pėr ditėn qė sapo iku.





    Ėshtė e martė, 30 mars, 1999.
    Rreth orės katėr tė mėngjesit prapė pati njė valė tė bombardimeve. Ushtria
    serbe aktivizon minahedhėsit. Kėtyre po u frikėsohemi mė sė shumti, sepse,
    minat mund tė qėllojnė ndonjė shtėpi, e rrėnojnė dhe mund tė ketė viktima tė
    shumta. Merreni me mend sikur tė binte ndonjė minė nė kėtė shtėpi ku jemi
    ne.
    Zot , ruana!
    Rreth orės pesė u ndėrprenė tė shtėnat.
    Jam tepėr i rraskapitur. Ia ktheva shpinėn stufės, rashė pėr tė
    fjetur pakėz.
    Mėngjes.
    Zhurma e fėmijėve tė shumtė na e nxori gjumin. Po mė vjen mirė kur po
    idėgjoj kėta fėmijė duke qeshur bukur tė disponuar. Por edhe po prekėm. Po
    prekem sepse, kėta nuk janė tubuar kėtu nė ndonjė gazmend, por janė
    strehuar nga dhuna serbe. Kjo po m’ a brenė shpirtin. Tani po e kuptoj
    domethėnien e njė fjale tė urtė:”Toka e fortė e qielli lart”.
    Zgjohen tė gjithė, pastrohemi dhe duam tė shpėrndahemi nėpėr shtėpitė tona.
    Mirėpo, zonja e shtėpisė, Fatimja, nuk na lejoi. Kishte pėrgatitur njė
    mėngjes pėr tė gjithė. Hėngrėm me shumė oreks dhe u shpėrndamė ata qė
    kishim shtėpitė afėr.
    Rreth orės nėntė erdhėn disa lajme tepėr dėshpėruese : Ushtria bashkė me
    bandat e ndryshme serbe paskan filluar tė vejnė postblloqe nėpėr pjesė tė
    ndryshme tė qytetit ku paskan bllokuar shumė rrugė. Se, gjatė natės paskan
    gjuajtur me minahedhės dhe se njė minė e paska goditur shtėpinė e Kurtesh
    Selmanit nė rrugėn “V. Gėrvalla, se gjatė natės, banda tė maskuara paskan
    sulmuar shumė familje shqiptare, paskan rrėmbyer njerėz, paskan plaēkitur
    deviza, ari, e tjera gjėra me vlerė.
    Tani po shohim grupe njerėzish me ēakla ndėr duar duke shkuar drejtė
    stacionit tė trenit. Po ikin. Mua nuk po m’ ė rrihet,toka po mė ēon peshė,
    siē thuhet.
    Pėrmes njė labirinti edhe unė dola tek stacioni i trenit pėr tė pare mė
    pėr sė afėrmi se ēka ėshtė duke ndodhur. Njė turmė e madhe njerėzish po e
    pritnin trenin. Ndėrkohė vjen njė tren me dymbėdhjetė vagonė (mė parė vinin
    dy). Mbushet treni pėrplot dhe niset drejtė Hanit tė Elezit. Edhe ata qė
    kanė vetura tanimė po shkojnė, po shkojnė.
    Po fort u brengosa!
    Ktheva nė shtėpi sikurse i varruar.
    Rreth orės katėrmbėdhjetė kthehet treni nga Hani i Elezit pa asnjė njeri.
    Tė gjithė e paskan kaluar kufirin pa u penguar nga maqedonėt. Demek,
    “korridori” qė pat deklaruar Gligorovi qenka hapur(!
    Ky lajm u pėrhap si rrufeja. Po flitet pėr “korridorin” sikur ėshtė porta
    e shpėtimit.
    Nė sokak, disa tė rinj ishin afruar kokė mė kokė dhe po bisedonin pėr
    mundėsinė e kyējes sė tyre nė UĒK. -” S’po pranojnė . Armė nuk kanė”- u tha
    Culi qė kishte kontaktuar me njerėzit e UĒK-s. Bile, Muharremi mė qortoi
    para tė rinjve bukur ashpėr:
    -Buq, e di se ke lidhje me Lumin*, pse s’po na lidhė me tė pėrmes bacit
    Mustafė? ** Si arriti tė shkojė Enveri ? ***
    -Biro, Lumi ėshtė shumė larg. E din ti ku ėshtė Juniku? Nuk kemi asnjė
    lidhje me tė. S’kam mundėsi tė ndėrmarr kurrgjė. Po presim mos po lidhemi
    me Zonėn e Nerodimes. Kėtu jemi shumė mė afėr,tė shohim- u thash shkurt.
    ---------------------
    *Hajdin Abazi,
    **Dhėndrri i Hajdinit,
    ***Djali i Mustafės (nipi i Hajdinit).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 24-11-2007 mė 01:03

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    *
    Po afrohet nata. Bashkė me Muharremin futemi Brenda dhe ulemi pėr tė pushuar
    pak .
    -Buq, po mė intereson, si edhe pse erdhi deri te kjo luftė?-mė pyeti
    Muharremi, ama, po m’ė duket se e hapi kėtė temė vetėm sa pėr tambytur
    monotoninė..
    Unė, pa fije pėrtese vendosa t’i pėrgjigjem:
    -Po biri im, rrėfimi ėshtė njė histori shumė i gjatė, por, unė do tė
    mundohem tė tė tregoj pak si mė shkurt e mė qartė, nėse mundem, natyrisht,
    sipas fakteve qė ekzistojnė.
    Dėgjo!
    Pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, trojet shqiptare pėrgjysmohen.
    Kėshtu, gjysma e popullit shqiptar (kuptohet edhe tokat e tyre) mbetėn
    nėn sundimin e sllavėve serbė, malazias e grekė, se Maqedonia (si shtet)
    atėherė nuk ekzistonte. Pastaj, nė vitin 1939, fillon Lufta e Dytė
    Botėrore. Nė kėtė luftė futen tė gjitha shtetet e Ballkanit, kuptohet edhe
    Shqipėria. Nė Luftėn Antifashiste futen edhe shqiptarėt e Kosovės duke
    shpresuar se ėshtė momenti mė i volitshėm pėr bashkimin e popullit dhe
    trojeve shqiptare nė njė shtet. Mirėpo, as kėsaj here nuk u realizua dėshira
    e tyre. Prapė fuēitė e mėdha, pas mbarimit tė Luftės sė Dytė, na dėmtuan
    mu sikurse nė mbarim tė Luftės sė Parė Botėrore. Shqipėria mbeti po ajo
    gjysmė, madje pati tendenca edhe tė zhduket e tėra.
    Dhe,nė nėntor tė vitit 1945, nė vend tė sė ashtuquajturės
    Mbretėri Jugosllave, formohet Republika Federative Popullore e
    Jugosllavisė .
    Federatė, donė tė thotė bashkim i disa shteteve nė njė shtet. Kėshtu,
    Jugosllavia u krijua prej gjashtė republikave dhe dy krahinave. Kėto njėsi
    (republikat), ishin, si tė them, shtete nė shtet. Sipas Kushtetutės,ato
    ishin plotėsisht tė barabarta, madje,nė ndonjė rast eventual ato e kishin
    edhe tė drejtėn e shkėputjes. Edhe krahinat, nė bazė tė kushtetutės i kishin
    disa tė drejta por jo sikurse tė republikave. Krahinat ishin nė kuadėr tė
    Republikės sė Serbisė. Pėr shembull,ato nuk e kishin tė drejtėn e
    shkėputjes as nga Serbia e lere mė nga federata . Pastaj kishte edhe
    shumė pabarazi tė tjera qė nuk po i pėrmendi.
    Serbėt ishin populli me numėr mė tė madh nė Jugosllavi.
    Tash, ata dėshironin ta sundonin tėrė federatėn gjė qė edhe e bėnin
    haptazi. Kėshtu, ata u bėnin padrejtėsi tė mėdha popujve tjerė a nė veēanti
    shqiptarėve tė Kosovės. Ky zullum ishte i papėrballueshėm . Dhe, si
    rezultat i krejt kėtyre padrejtėsive tepėr tė mėdha, shqiptarėt e Kosovės
    , nė vitin 1968 organizojnė demonstrata nė tėrė Kosovėn. Nė to kėrkohen
    disa tė drejta elementare, si bie fjala, pėrdorimi i flamurit kombėtar,
    hapja e universitetit nė gjuhėn shqipe, u kėrkua qė Kosova tė bėhet me
    kushtetutė e edhe republikė. Duket se kėto demonstrate patėn njėfarė
    suksesi. Se, menjėherė pas tyre e sidomos pas vitit 1974, pozita e
    krahinave sipas kushtetutės sė re, avancohet bukur shumė: Gati-gati
    barazohen me republikat tjera. Mirėpo, nė praktikė punėt shkonin
    krejtėsisht ndryshe. Shqiptarėt prapėseprapė pėrbuzeshin e nėnēmoheshin
    totalisht.
    Nė fillim tė viteve tė tetėdhjeta u pa se Jugosllavia patjetėr do tė
    zhbėhet.
    Prishjen e saj, tė parėt e paralajmėruam ne, shqiptarėt e Kosovės. Nė atė
    kohė, mė konkretisht, nė pranverėn e vitit 1981 organizohen demonstrata
    gjithė popullore nė tėrė Kosovėn. Qėllimi i tyre ishte qė edhe Kosova ta
    ketė statusin e republikės, pra qė edhe shqiptarėt tė njihen si komb dhe
    tė kenė tė drejtėn e shkėputjes nga Jugosllavia, sepse, shihej ashiqare se
    Jugosllavisė i ka ardhur fundi, i ka ditėt e numėruara, pra,vetėm sa
    s’ėshtė zhbėrė. E,sapo tė zhbėhet Jugosllavia,Kosova ptajetėr duhet ta ketė
    statusin e republikes pėr tė mos pasur telashe,po e pėrsėris edhenjėherė,
    pėr shkėputjen e saj nga nga federate Jugosllave.
    Kėto ngjarje tepėr tė bujshme e tronditėn Federatėn nė themel. Serbia nuk
    jepej. Ajo ankohej para republikave tjera se gjoja Serbia qenka republika mė
    e dėmtuara nė Federatė, se nė Serbi paska “shtete nė shtet” ( mendohej
    pėr Kosovėn), se Serbia e paska humbur sovranitetin nė vet Serbinė e tė
    tjera marifetllėqe hegjemoniste serbe. Dhe , pėr ēudi, republikat tjera edhe
    Vojvodina (krahinė) i dolėn krah Serbisė. Kėshtu, nė fund tė marsit e
    sidomos me njė, dy dhe tre prill tė vitit 1981 Kosova sulmohet me tė
    gjitha forcat e ushtrisė dhe tė policisė jugosllave. Sulmet ishin tepėr
    brutale dhe tė pamėshirshme. Nė to pati shumė tė rrahur, tė plagosur me armė
    zjarri por edhe shumė tė vrarė. Vtėm nė Ferizaj tre demonstues u vranė e
    njėzt e shtatė tjerė u plagosėn rėndė.Numri i tė plagosurve lehtė, i tė
    rrahurve dhe i tė arrestuarve nuk dihet as sot. Demonstratat u shuan me
    dhunė, madje ato u cilėsuan edhe si demonstrate kundėrrevolucionare. Nė
    Kosovė shpallet gjendja e jashtėzakonshme. Aplikohet edhe ora policore[!]
    Thėnė mė troē: Pushtohet Kosova.
    Mirėpo, shqiptarėt kurrė nuk u pajtuan me kėtė akt. Rezistohet me vite tė
    tėra nė mėnyra tė ndryshme. Vjen viti 1989. Minatorėt e Trepēės organizojnė
    demonstrate edhe mė masovike se ato tė vitit 81 e 82. Qėllimi i kėtyre
    demonstratave ishte shumė i qartė dhe i arsyeshėm: Mbrojtja e
    Kushtetutės sė Kosovės e fituar nė vitin 1974 . Me minatorėt e Trepēės
    solidarizohet tėrė popullata shqiptare. Kėshtu, ato u shndėrruan nė
    demonstrata tepėr masovike,dhe tejet tė pėrgjakshme.
    Edhe pse republikat tjera e panė se shqiptarėt kanė tė drejtė nė kėrkesat
    e tyre, ato prapėseprapė i ndihmuan Serbisė. Serish demonstratat u shuan me
    forca tė shumta ushtarake dhe policore. Prapė ripushtohet Kosova. Dhe, edhe
    kėsaj here shpallet gjendje e jashtėzakonshme,prapė aplikohet ora
    policore. Po e sheh : Pushtim,pushtim pas pushtimi.
    Serbia nuk u kėnaq vetėm me kaq. Ajo , nėn ombrelen tytatave tė
    tankeve,nė kushte tėjashtėzakonshme heq Autonominė e Kosovės, suspendon
    Kushtetutėn e saj, suspendon organet shtetėrore tė Kosovės, dhe,
    Kosovėn e anekson, thėnė mė mirė e bashkon me Serbinė. Menjėherė nxjerr
    ligje diskriminuese, ligje raciste tė cilat i aplikon vetėm nė Kosovė.
    Ndėrpret financimin e arsimimit nė gjuhėn shqipe,ndalon botimin e gazetave
    nė gjuhėn shqipe, ndėrpret kanalin e RTV e Prishtinės, ndėrpret sigurimin
    shėndetėsor, ndėrpret pagesat e shtesave pėr fėmijėt shqiptarė,dėbon nga
    puna me dhjetėra mijėra punėtorė shqiptarė etj,etj. Thjesht, mbesim tė
    askujt.
    Dhe, si rrjedhojė e kėtij kaosi, trazirave e turbullirave,lind,krijohet
    nevoja si fenomen pėr tė mbijetuar disi e qė mund tė cilėsohet edhe si
    vetorganizim, normalisht, i prirė prej disa intelektualėve tanė. Kėshtu,
    krijohet partia e parė shqiptare nė Kosovė, e cila pagėzohet me emrin
    Lidhja Demokratike e Kosovės nė krye tė sė cilės emėrohet Dr. Ibrahim
    Rugova, i cili nė atė kohė ishte kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė
    Kosovės. Kėtė Parti e pėrkrahu tėrė popullata shqiptare nė Kosovė. Pėrkrahja
    e saj u bė jo pse kishte ndonjė program tė mirėfilltė sikurse partitė
    simotra nė vende tė ndryshme tė botės, por, se ishte partia e parė shqiptare
    qė i tha ashiqare- JO Serbisė.
    Qėllimi kryesor i LDK-s ishte shkėputja e Kosovės nga
    Jugosllavia, pra, PAVARĖSIA e saj. Kjo parti, ta quajmė, u shndėrrua nė njė
    lėvizje gjithėpopullore. Kjo lėvizje nisi tė veprojė nė dy drejtime:
    Njė, nė internacionalizimin e problemit tė Kosovės nė arenėn
    ndėrkombėtarė nė mėnyrė institucionale, legale,dhe
    Dy, rebelimin e popullatės pėr organizimin i luftės sė armatosur kundėr
    okupatorit serb nė mėnyrė ilegale. E dyta bėhej nė mėnyrė tė fshehur.Nė
    kėtė mėnyrė objektivat e LDK-sė( Lėvizjes) realizohen me plot sukses. Dhe,
    pas njė pune shumė tė madhe , tė gjatė e tė mundimshme, mė nė fund bota e
    kuptoi thelbin e problemit tė Kosovės, e, nė anėn tjetėr, rebelimi i
    popullatės u kurorėzua me krijimin e UĒK-sė, e cila fillon rezistencėn e
    armatosur kundėr pushtuesit serb. Kėto fakte ia hapėn rrugėn forcava tė
    NATO-s, dhe, ja, ajo tashti po vepron, siē po e sheh edhe ti vet. Tash,jam
    shumė i bindur se Milosheviqi do tė gjunjėzohet shumė shpejtė. Kam besim
    tek Zoti se ēėshtja e jonė do tė zgjidhet ashtu sikurse dėshirojmė ne.
    S’di a je i kėnaqur, por unė kėshtu i kam parė dhe po i shoh
    gjėrat,-iu pėrgjigja Muharremit nė pyetjen qė ma shtroi. Mu duk sikur e
    kuptoi shkakun e shpėrthimit tė kėsaj lufte tė pa kuptimtė, por nuk foli
    gjė. Hapi derėn dhe doli nė oborr. Pas pak dola edhe unė. Pashė Sinaveren
    duke biseduar me tė. Kuptova se Sinaverja paska vendosur tė largohet qė
    nesėr. E luttė Muharremin qė tė shkojė me tė, se, sipas saj, djemtė dhe
    vajzat janė mė tė rrezikuarit nga barbarėt serbė. Djemtė i ekzekutuakan
    kurse vajzat i dhunuakan . Kuptova se Muharremit iu mbush mendja pėr tė
    shkuar me tė. Sinaveren e qortova shumė ashpėr pėr fjalėt qė ia tha djalit.
    Mirėpo, ajo ma priti me njė ton shumė tė ashpėr :
    -Nuk jam ēika jote, baci Hajrush, pra, edhe s’e ke gajlen teme, se, sikur
    tė isha e jotja, ndryshe do tė ishe shprehur. Po tė mė ndodhė njė gjė e
    tillė, ēka mė duhet jeta, ēka?!-klithi dhe ia plasi vajit,- Po deshe , ama
    Muharremin ta kam njė mashkull me vete, se ti e din, unė jam jetime-pa babė,
    po s’deshe, bile mua mos mė pengo, mos mė merr nė qafė!-foli dhe u largua.
    Edhe Muharremi shkoi me tė.
    Po. Sinaverja ka tė drejtė tė frikėsohet. Ka kryer fakultetin ekonomik,
    disa vite punoi me nder, ishte shumė e respektuar nga kolegėt e punės, e
    sot, sot tė bie nė duart e bishave serbe kjo jetime nuk bėn, hiq s’bėn.
    Duhet tė ik, duhet ta shpėtojė nderin, edhe jetėn, pse jo.
    Edhe Muharremi mund tė jetė i frikėsuar. Kėtu nuk jemi tė organizuar si e
    sa duhet. Nė UĒK nuk arriti tė shkojė. Tė bie nė duart e kriminelėve serb e
    tė vritet duarlidhė, siē po ngjet me shumė tė rinj, nuk bėn, hiq nuk bėn.
    Edhe ky duhet tė largohet, tė gjejė rrugė dhe mėnyra tjera pėr tė hyrė nė
    UĒK , e, aty tė vdes si u ka hije burrave.
    Bie muzgu.
    Mbyllim dyert dhe serish shkojmė nė shtėpinė e Bedriut.
    Po shumė jemi!
    Vetėm nė odė numėrova tridhjetė e dy burra, djem e pleq. Nė dhomat tjera
    janė mbi njėqind fėmijė,vajza, gra dhe plaka. Jemi mbyllur nė kėtė shtėpi
    dhe po qėndrojmė sikurse tė robėruar. Qėndrojmė dhe presim, presim (jo
    insh’Allah) mė tė keqen. Presim ēka do tė ndodh me neve, jo vetėm nė kėtė
    shtėpi, ēka do tė ndodh me ata nėpėr shtėpitė tjera, ēka do tė ndodh me ata
    nėpėr qytete tjera, me ata maleve e pėrrenjve, ēka do tė ndodh me tėrė
    Kosovėn?!
    Ora ėshtė dhjetė e gjysmė. Vėshtroj burrat dhe djemtė . Tė gjithė, ama bash
    tė gjithė janė tė zbehur, tė dėrmuar e tė brengosur. Secili ka gajlen e
    vet: Baballarėt pėr fėmijė, fėmijėt pėr prindėr.
    Eu se ē’na gjeti! Po ditė tė vėshtira pritėm! Po u marrim lakmi
    tė vdekurve.Po pėr Zotin, lakmi po u marrim (!)
    Nė momentin kur po vėshtroj tė pranishmit se si duken dhe ē’ u sillet nė
    kokat e tyre u dėgjua njė shpėrthim tronditės. Tė gjithė, instinktivisht
    mbuluam kokat me duar sikur tė mbrohemi nga rrėnimi i shtėpisė. Pas pak
    qeshėm me njėri tjetrin pėr “reflekset” qė treguam. Kuptuam se kjo
    bubullimė erdhi nga raketa e NATO-s. Na u duk sikur u godit ndėrtesa e
    SPB-s. Por jo. Caku i goditur kishte qenė njė depo e ushtrisė serbe prapa
    ndėrtesės sė policisė. Dalim nė oborr pėr tė parė. Shohim njė re tymi tė
    zezė qė e mbuloi qytetin. Artileria serbe s’u ndie. Me siguri janė strehuar
    nėpėr strehimore. Mė pas u dėgjuan edhe aeroplanėt por kėsaj here nuk
    lėshuan bomba nė Ferizaj. Ora ėshtė njėzet e katėr. Nė kėtė kohė shtruam
    ēajin . Pimė tė gjithė por nuk flet asnjėri.
    Qetėsi jashtė , qetėsi brenda.




    Ka filluar
    dita e mėrkurė,31 mars, 1999.
    Disa tė rinj kanė filluar tė flenė, disa tė tjerė, duhanxhinj,
    dredhin duhan dhe ngjisin cigare me cigare. Mua s’ mė flihet. Dal tek rojet
    e rrugės. Ishin katėr: Aliu, Avdyli, Muharremi dhe Fatoni. Janė shumė tė
    qetė. Fare nuk frikėsohen. Kthehem brenda, gjej njė hapėsirė tė vogėl afėr
    stufės , bie pėr tė fjetur pak.
    *
    Nė orėn shtatė zgjohemi nga gjumi. Kthehen edhe rojet.
    -Pėr ēudi,- thanė rojtarėt,- ishte nata mė e qetė qė nga 24
    marsi. Asnjė plumb nuk u shkrep pas orės dymbėdhjetė.
    Mirėpo, rreth orės tetė e gjysmė situate tensionohet nė mėnyrė dramatike.
    Thonė se nė qytet ka forca tė shumta ushtarake, policore e paramilitare. Po
    vendosin postblloqe nėpėr rrugė tė ndryshme dhe po e bllokojnė popullatėn.
    Njė postbllok e vendosėn nė rrugėn tone, njė nė rrugėn “E .Duraku dhe njė nė
    “M. Popoviq”. Postblloqet i paskan ndėrtuar me thasė tė ēimentos. Ato
    qenkan nė formė tė gjysmė rrethit ku qėndruakan katėr deri nė gjashtė
    ushtarė tė armatosur gjer nė dhėmbė. Nuk lejohet asnjė dalje e as hyrje nė
    rrugė. Bllokohemi pėr sė gjalli. Futemi nė rrethim. Disa bėhen gati pėr tė
    ikur me ēdo kusht, sidomos refugjatėt qė ishin me ne. Me siguri, kėta nga
    pėrvoja qė kanė, dinė mė mirė se ēka po gatuhej.
    Sinaverja me Ibadetėn kishin vendosur pėr tė ikur. Ato m’ u lutėn t’ua jap
    Muharremin meqė nuk kanė asnjė mashkull pėr t’iu ndihmuar fėmijėve tė
    Ibadetės.
    Nuk pata guxim ta refuzoj kėrkesėn e tyre. Pėr dy minutė e bėmė gati djalin.
    Nisemi.Kalojmė prej oborrit nė oborr, dalim nė rrugėn “E. Duraku”, bėjmė
    njė cik-cak dhe dalim te stacioni i trenit. Turma e njerėzve mė trishtoi. Po
    shumė ishin! Rreth orės nėntė erdhi njė kompozicion shumė i gjatė. U ndal.
    Treni u mbush shumė shpejtė. Muharremi m’ u hodh nė qafė. Mė shtrėngoi
    sikurse unė atė. S’folėm asnjėri. Na mungonin fjalėt.
    Ka mundėsi tė mos takohemi kurrė mė, ka.
    Niset treni drejtė Hanit tė Elezit.
    Pale a do tė shkojnė tė gjithė?
    Zoti qoftė me ta!
    Disi arrita nė shtėpi por tepėr i dėshpėruar. Fqinjėt mė rrethuan nė tė
    gjitha anėt. Mė shtrojnė lloj-lloj pyetjesh. Disponimi i tyre ėshtė nėn
    minimum. Numri i banorėve po zvogėlohet prej ēasti nė ēast. Po dobėsohemi.
    Ėshtė ora dy pasdite. Njė grup ushtarėsh serbė (pėr here tė parė) futen nė
    rrugėn tonė. Dėbojnė tė gjithė banorėt e shtėpive deri tek shtėpia e Beqir
    Ēorrollit. Kjo pjesė e rrugės shpallet zonė ushtarake. Spitalin e
    kirurgjisė tė Ismet Bibės e uzurpojnė kurse personelin mjekėsor e dėbojnė me
    dhunė.
    -Unė, -thotė Ismeti- reagova tek njė epror ushtarak. I thash, spitali
    ėshtė pronė e imja, se disponoj leje pėr punė , se tė gjitha obligimet ndaj
    shtetit i kam kryer me rregull, prandaj ky veprim ėshtė i padrejtė. Shiheni
    se ē’ mė tha eprori: “Nėse jeni tė sėmurė, unė jam mjek, madje specialist,
    ju shėroj pėr njė minutė, e nėse jeni shėndosh, ik,ik! Kjo ėshtė pasuri e
    Serbisė, more vesh?! “- Pėr ēudi dola nga spitali im nė kėmbėt e mia. Po
    ēuditem me vetveten: Si ėshtė e mundur e tė mos jem i sėmurė?!- rrėfeu
    pronari i spitalit.
    Edhe barnatorja private qė ishte ngjit me spitalin, thyhet dhe tė gjitha
    barėrat i fusin nė spital. Sjellin edhe shtretėr nė katin e tretė. Tamam
    spital ushtarak. Nėpėr shtėpitė rreth spitalit si tė Hoxhės, Bekimit,
    Skėnderit ,tė Mustafės, vendoset ushtria serbe. Kjo ėshtė rruga jonė : me
    spital ushtarak, postbllok dhe pėrplot ushtarė tė armatosur gjer nė dhėmbė.
    Edhe kjo na gjeti!
    Nata po afrohet shumė shpejtė. Gjendemi nė rrethana edhe mė tė ndėrlikuara.
    Marrim vesh se treni qenka kthyer nga Hani i Elezit pa asnjė udhėtarė. Tė
    gjithė paskan dalė matanė pa kurrfarė problemi- “Pse s’dolėm edhe ne ?”-
    pyesin disa.
    Disa burra e djem qėndrojnė para derės sime dhe bisedojnė pėr situatėn nė
    kėto ēaste tė jashtėzakonshme.
    -Po vijnė, po vijnė!,-foli dikush.
    -Brenda! – i urdhėrova tė pranishmit.- Unė dhe Bedriu do tė flasim me ta.
    Erdhi njė veturė e kuqe pa targa .U ndal para nesh. Nga vetura dolėn pesė
    tigra tė armatosur. Njėri prej tyre,ndoshta ėshtė epror, shkėputet dhe na u
    drejtua:
    -Ē’ bėni kėtu!?
    -Po bisedojmė, fqinjė jemi,-foli Bedriu.
    -Pėr luftėn ,ė? Mos doni tė luftoni edhe ju?
    -Jo zotėri, jo,- i them me zė tė qetė.
    -E di, e di se pėr luftėn po bisedoni,-na tha.
    Pastaj na pyeti pėr emrin e rrugės, numrin e shtėpive, numrin e banorėve.
    I treguam se rruga quhet “S.Kovaēeviq”, se ka 96 shtėpi e numri i banorėve
    ėshtė pėrafėrsisht 800 frymė. Kėto tė dhėna janė shumė tė sakta, por ia
    bėmė me dije se disa banorė tė pjesės sė poshtme tė rrugės tanimė nuk
    janė nė shtėpitė e tyre. Ata janė tubuar nėpėr shtėpitė kėtu rreth nesh.
    Pėr banorėt e Jezercit,tė Shtimes e tė Deēanit qė kishim strehuar kaherė,
    nuk u treguam fare.
    -E di,- tha dhe vijoi- Ne nuk flasim shumė,-nisi ta ngrit zėrin,-Erdhėm
    t’ua bėjmė me dije: Nesėr tė mos u shohim kėtu. Shkoni ku tė doni. Edhe mė
    qartė: (Gubite se!) Hupni! (Razumete ?! ) Kuptuat ?!- na urdhėroi, u futėn
    nė veturė dhe shkuan drejtė postbllokut.
    Tė dy mbetėm pa fjalė.
    E pritėm edhe urdhrin pėr dėbim .
    Po pra!
    U futėmi nė odėn e Bedriut i cili duke hyrė nisi ta kėndojė njė kėngė:
    “Hajde - hajde mori vashė, po vjen puna tuj u trashė!”
    Nisėm bisedėn. Tema po dihet. Mundėsi pėr tė bėrė rezistencė s’kemi. Tė
    vritemi tok me fėmijė nuk bėn. Thėnė mė mire, nuk guxojmė tė bėjmė
    vetėvrasje kolektive. Fundi i fundit,detyrė parėsore e ēdo kryefamiljari
    ėshtė t’ a shpėtojė familjen e vet. Urdhrin e kemi marrė. Pėr t’u
    larguar po shihet se duhet tė largohemi patjetėr, po ku tė shkojmė, nė ē’
    drejtim, nė katunde apo drejtė Maqedonisė? Disa janė tė mendimit pėr tė
    shkuar nė Pojatė, Rahovicė, Mirosalė ose edhe nė Sllakovc, por shumica ishin
    pėr nė Maqedoni. Katundeve qė u pėrmendėn mund t’ju vjen radha sikurse na
    erdhi neve. Pra, mė mire tė ikim njėherė se sa disa herė, siē po u ndodhė
    banorėve tė Jezercit, tė Reēakut, Shtimes e tė tjerėve. Nė fund,
    vendosėm pėr tė shkuar drejtė Maqedonisė, qė nesėr, me trenin e parė.
    Vendimin qė morėm dikush ua pėrcolli fėmijėve matanė. Ndjeva njė zhurmė
    gazmore, jo vetėm tek fėmijėt(!).
    Nuk kanė fije faji. Me stoicizėm tė paparė pėrballuam rrahje, kidnapime,
    granatime , djegie, vrasje e masakra. Pėr njė kohė tė gjatė jetuam nėn
    ankthin e vdekjes, dhe ē’ vdekje se!- nga thika e shkaut!.
    Po, e pritėm edhe kėtė ditė, ditėn kur po duhet kthyer shpinėn shtėpisė,
    pasurisė, qytetit, Kosovės, ditėn kur po duhet kthyer shpinėn varreve tė
    parėve tanė, ditėn kur do tė nisemi nė drejtim tė panjohur, nė udhėtim tė pa
    cak(!)
    Po. Edhe kjo na ndodhi!

    *
    Ėshtė ora dy pas
    mesnate,e enjte, njė prill, 1999.
    Shumica tanimė kanė fjetur . Unė me ndihmėn e njė qiriu shėnova nė fletoren
    e Albanės ngjarjet kryesore tė ditės qė sapo iku. Gjeta njė zbrazėtirė tė
    vogėl, rashė pėr tė fjetur nėse mė merr gjumi, por s’po e besoj.




    Kapitulli i tretė

    IKJA E PARĖ


    Ora ėshtė gjashtė.
    Mėngjes i ftohtė i njė prillit tė vitit 1999.
    Tė gjithė janė zgjuar. Ne qė kemi shtėpitė kėtu shpėrndahemi,
    shkojmė nėpėr shtėpitė tona. Tubojmė ēakla tė nevojshme pėr rrugėtim tė
    panjohur. Vishemi me rroba tė trasha se, ku ta dimė, mund tė ndodhė tė
    kalojmė net tė tėra nėn qiellin e hapur nė shi apo edhe borė. Marrim edhe
    ushqim ngase ka mundėsi tė mos takohemi me bukėn me ditė tė tėra.
    Unė, gruaja dhe dy djemtė jemi nė kuzhinė, sikur duam tė pėrshėndetemi me
    tė,sikur dėshirojmė t’ia themi lamtumirėn, por nuk mundemi e as nuk
    dimė. Me mallėngjim vėshtrojmė tė gjitha orenditė nė kuzhinė, nė dhomėn e
    fjetjes dhe nė odėn e miqve. Tė gjitha janė pjesė e djersės dhe e shpirtit
    tonė. Na dhimbsėn. Mbi njė tavolinė shoh njė lule nė saksi, m’ u duk sikur
    lulja mė kėrkon ujė ( mė besoni i dhashė ujė ), ku ta di, ndoshta kurrė mė
    nuk do tė ujitet.
    Tė gjitha kėto tė mira materiale mė duken sikurse krijesa tė gjalla, sikur
    na luten tė mos i lėmė nė vetmi, sikur frikėsohen, sikur qajnė…,
    Ne qajmė. Qajmė sepse kėtu ishte ēerdhja jonė, kėtu u lindėm, kėtu u
    rritėm, kėtu qeshėm, kėtu u ngrohėm. Qajmė sepse kjo ishte pasuria jonė e
    arritur me mundin e tim at, me djersėn time, me djersėn e tim bir, Ymerit,
    i cili vajti nė Gjermani vetėm e vetėm pėr t’ a begatuar shtėpinė me kėto
    tė mira tė cilat, ja, mu tash po i lėmė nė vetmi, po ua kthejmė shpinėn, po
    i lėmė pa jetė. Tė tėrat mė duket se po vdesin.
    Dalim. Mbyllim dyert edhe portėn e oborrit. Jemi nė sokak. Kėmbėt na
    dridhen, na merren mendtė. Mu bė sikur thėrrasin shtėpitė, oborret, sikur
    na lusin: “Rrini, rrini ju lutemi! Mos na braktisni! Mos na i ktheni
    shpinėn! Ne ju rritėm, ju ruajtėm nga bora e shiu, nga dielli e vapa, ku po
    shkoni?! Edhe ne i urrejmė barbarėt . Ata do tė na djegin , do tė na
    masakrojnė(!) Kthehuniii (! ! !) “
    Sokaku ėshtė i mbushur pėrplot burra, gra, djem e vasha, fėmijė, plot. Tė
    rriturit janė tė ngarkuar me ēakla, disa kanė fėmijė nė krah, disa bartin
    tė sėmurėt madje edhe tė paralizuar.
    Pamje shokante.
    Qajnė gratė, qajnė vashat,qajnė nuset, qajnė djemtė , qajnė fėmijėt, ne
    burrat u ndihmojmė, kuptohet, nė vajė.
    Qenka e dhimbshme shtėpia,qenka e dhimbshme pasuria, qenka i dhimbshėm
    VENDI.
    Ora ėshtė tetė. Nisemi(!). Radhitemi nė kolonė sipas familjeve. Ecim si tė
    verbėr . Kokat na mbesin tė kthyera nga shtėpitė. I lėmė ato tė pa jetė.
    Ecė kolona.
    Dukemi sikur pėrcjellim funeralin e ndonjė tė vdekuri. Shkojmė drejtė
    postbllokut tė ushtrisė serbe. Na zmbrapsin.” Na drugu stranu!”(“Nė anėn
    tjetėr!”),-na urdhėrojnė.
    Kthehemi prapa.Vazhdojmė drejtė rrugės “Skėnderbeu”, nė “G . Terbeshi”, “E
    .. Duraku”, lakojmė nė tė majtė, dalim nė “V. Gėrvalla” dhe arrijmė para
    stacionit tė trenit.
    Hapėsira, para stacionit, i ngjason njė deti ku derdhėn njė mori
    lumenjsh .
    Nga tė gjitha anėt vijnė kolona njerėzish. Tubohen brenda binarėve tė
    hekurudhės.
    Po shumė janė!
    Padyshim njė e katėrta e numrit tė banorėve tė qytetit, beli po!
    Forcat ushtarake, policore e paramilitare me lloj-lloj uniformash bredhin
    nėpėr turmėn e njerėzve me shumė arrogancė. Njerėzit janė tepėr tė
    kujdesshme. Ua lirojnė kalimin me shumė kujdes nė mėnyrė qė tė mos nxitet
    ndonjė incident, se, nė kėtė moment na mungon vetėm ky. Presim . S’vjen
    treni, vonohet shumė. Thonė se akoma s’ėshtė nisur nga Fushė Kosova.
    Njerėzit ulen nėpėr binarė, nė tokė, nė rėrė, qėndrojnė ballė-pėrball me
    njėri tjetrin. Nuk bėjnė zhurmė. Presin, presin.
    Sirenat alarmojnė rrezikun nga avionėt e NATO-s. Forcat ushtarake, policore
    dhe civilėt serbė vrapojnė si pa kokė drejtė strehimoreve. Ne s’ua vėmė
    veshin kėtyre alarmeve. Kthejmė sytė drejtė qiellit. I pėrcjellim avionėt me
    dashamirėsi. Ata kalojnė mbi ne, shkojnė nė drejtim tė veriut. Kalon rreziku
    i bombave. Serbėt dalin nga birucat e tyre dhe futen nė turmė duke na
    provokuar serish. Ne s’u japim shkas , durojmė.
    Mė nė fund u duk lokomotiva e trenit. E hapėm binarin gjegjės. Treni
    fishkėlloi dhe me shpejtėsi tė madhe ēau masėn nė dysh por s’u ndal .Ishte
    tepėr i gjatė dhe i stėrmbushur me tė dėbuar. Iku drejtė jugut.
    Po tash?!
    Nė stacion pohojnė se pas pak do tė vjen tren special ose treni qė sapo
    shkoi do tė kthehet nga Hani i Elezit deri nė Ferizaj dhe do t’ i shpie
    ferizajasit drejtė Maqedonisė.
    Ora ka kaluar dymbėdhjetėn. Fėmijėt kanė filluar tė qajnė. Janė tė uritur
    por edhe tė lagur. Papritmas vjen njė kolonė autobusėsh. Parkohen aty, para
    stacionit tė trenit. Njerėzit turren drejtė tyre. Marrim vesh se ata janė tė
    dedikuar pėr tė dėbuarit. Kushti i pare pėr tė hyrė nė autobus ėshtė 30
    dem(!) pėr person.
    Shkaktohet rrėmujė e paparė bri autobusėve. Mbushen ding. Niset kolona e
    autobusėve drejtė Hanit tė Elezit. Shkojnė.
    Vini re shtetin “demokratik” tė Serbisė!e dhunė dėbon shqiptarėt nga
    vatrat e tyre dhe edhe nė kėtė moment i plaēkitė nė mėnyrėn mė perfide duke
    ua marrė nga 30 dem. Kjo i ngjason sikur tė vdekurit t’i merret qefini.
    Vijnė edhe katėr autobusė tjerė. Tollovi. Edhe kėta mbushen shumė shpejtė.
    Turma nuk pakohet fare. Sikur tė mbushėsh njė kove ujė nė pus.
    Presim, vetėm presim.
    Rreth orės katėrmbėdhjetė kthehet treni nga Hani i Elezit pa asnjė njeri.
    Ia lirojmė rrugėn. S’u ndal, shkoi drejtė Fushė Kosovės. Ku ta dimė ne se sa
    tė dėbuar presin atje siē presim ne kėtu. Marrim vesh se drejtė Ferizajt
    ėshtė duke ardhur treni i paralajmėruar (pa orar). Kemi durim, e presim.
    Rreth orės pesėmbėdhjetė, treni ndalet nė stacion. Ai ėshtė tepėr i gjatė:
    lokomotiva ėshtė te Xhamia e Re kurse fundi te Xhamia e Madhe. Tren kaq tė
    gjatė nuk kishim parė asnjėherė. Nė tė dyja anėt njerėzit i sulen trenit.
    Dyert nuk hapeshin, e nėse me forcė hapesh ndonjėra, brenda s’ke ku ta vesh
    as gjilpėrėn e lere mė tė futet njeri brenda. Pamė edhe njerėz mbi njerėz.
    Nuk hyri asnjė ferizajas. Treni niset shumė ngadalė me atė barrė tė
    pazakonshme nė drejtimin tanimė tė njohur.
    Mbetėm tė hutuar.
    Nė drejtim tė fabrikės se drurit u dėgjua njė zhurmė makinash. Vinte njė
    kolonė shleperėsh tė mėdhenj. Pėr ēudi edhe kėta u parkuan buzė masės sė
    njerėzve. Edhe kėta ishin tė porositur pėr tė na bartur gjer nė kufi.
    Mėsojmė se maunat po transportuakan gjerė nė Glloboēicė, e pėr nė Tetovė .
    Masa bėn yrysh drejtė maunave. Palohen njerėzit bri njėri tjetrit sikurse
    ndonjė mall pa vlerė. Nuk bėzajnė. Disa Jezercas tė cilėt ishin tė strehuar
    nė lagjen tonė m’ ė lusin tė nisem me ta. Unė refuzova njė gjė tė tillė. I
    porosita qė as ata tė mos shkojnė me maune . Ka mundėsi t’i ndajnė djemtė
    nga Jezerci e ti zhdukin pa gjurmė. Nuk mė pėrfillėn fare. Hipėn nė kamion
    disa familje. Edhe Azemi me familjen e vet, tė vėllait dhe disa tė ikurve
    qė qenė strehuar nė lagjen tone hipėn nė maune. Madje, Azemi u hidhėrua me
    mua pse nuk po shkoj edhe unė me ta.
    Dymbėdhjetė shleperė me barrė tė pazakonshme u nisėn drejtė Glloboēicės e
    badehu?.
    Ne ngelėm si nė mjegull. Mbrėmja po afrohej. Patjetėr duhet tė kthehemi nė
    shtėpitė tona nėse janė tė lira. Masa e njerėzve nis tė shpėrndahet nė
    drejtime tė ndryshme. Edhe ne drejtohemi drejtė shtėpive tona. Nė hyrje
    tė rrugės, te postblloku, ndalemi nga ushtria serbe. S’na lejojnė tė futemi
    nė lagjen tonė,nė shtėpitė tona. Sillemi rrotull e rrotull, rrugicave e
    mureve tė shpuara, disi futemi nėpėr shtėpi. Fatmirėsisht, shtėpitė i gjetėm
    ashtu siē i patėm lėnė, tė zbrazta.
    Ushtrėt serbė kishin kuptuar se jemi kthyer prapa. Ora ishte pesė e gjysmė.
    Katėr ushtarakė shkėputen nga postblloku dhe nisen drejtė nesh. I shohim dhe
    jemi tė detyruar t’i presim. Dikush patjetėr duhet biseduar me ta. Unė,
    Bedriu dhe Sokoli shtiremi sikur bisedojmė mes veti. Erdhėn fare pranė.
    Njėri, qė dukej si epror, na ftoi pėr tė biseduar , dy tė tjerė zunė pozita
    gatishmėrie nė dy drejtime kurse njė tjetėr na vuri nė shėnjestėr. Eprori u
    interesua pėr numrin e banorėve tė mbetur, pėr numrin e tė larguarve, pėr
    kthimin tonė. Dukej shumė nervoz, por nuk paraqitet i tillė. Na vėshtron por
    s’flet. Herė pas herė vė dorėn nė revole. Prapė na pėrcjell. Ndoshta bėn
    prova me ne. Ne qėndrojmė para tij si statuja. Ėshtė e mundur tė kemi
    ndryshuar nė pamje, ėshtė.
    -Pse nuk shkuat?- pyeti ashpėr.
    -S`patėm me ēka tė shkojmė. Treni i parė nuk u ndal fare, i dyti nuk pati
    vend kurse autobusėt dhe kamionėt u mbushėn pėrplot dhe shkuan. Ne qė nuk
    patėm mundėsinė tė shkojmė , u kthyem, ,- i thash.
    -Shikoni! Unė po u them shkurt: Ikni sa mė shpejtė, se, kur tė vijnė ata(!)
    nuk ju pyesin hiq. Ne jemi ushtri e rregullt, respektojmė ligjet, kurse ata
    janė tepėr tė rrezikshėm, s’njohin kurrfarė ligji, pra, mund tė pėsoni tepėr
    keq. Nesėr patjetėr duhet tė shkoni! Kuptuat?! –bėrtiti.
    -Po zotėri, kuptuam. Nė mėngjes do tė dalim te stacioni i trenit,- i thamė
    dhe sikur u liruam nga ankthi.
    Eprori ftoi ushtarėt dhe u konsultua diēka me ta.
    “Po, jemi gati ti kryejmė urdhėrin, zotėri kapiten!”-iu pėrgjigj njėri nga
    ushtarėt.
    Eprori na u drejtua:
    - Po tash?
    Ne rrudhim supet, nuk dimė ēka kėrkon.
    - Zashto ne govorite? [Pėrse nuk folni?]
    -S’ dimė, zotėri- i them.
    - Mi znamo [Dimė ne],- na tha me cinizėm dhe pėrcolli reagimin tone.
    Ne nuk folėm gjė. Paraqitemi sikur nuk kuptojmė. Edhe ai bėhet sikur nuk na
    kėrcėnohet. Hapi njė pako cigare dhe na ofroi tė marrim nga njė. E marrim
    ngase saktėsisht kuptonim provokimin e tij.
    -Po mė duket se jeni njerėz tė mire,- na tha.
    -Sigurisht se jemi,- ia kthejmė.
    -Po, ne ēfarė jemi?-na pyeti.
    -Tė mirė jeni.
    -Mė duket sikur dyshoni,-vazhdoi.
    -Jo jo, nuk dyshojmė,- ia pritėm njė zėrit.
    -Keni frikė se do t ’ju vrasim, ė?-pyeti.
    -Jo,- iu pėrgjigja,- Nuk kemi bėrė gjė pėr tė na vrarė.
    -Keni bėrė, kenė bėrė. Edhe shumė bile. Ju mbani terroristė nėpėr shtėpitė
    tuaja, i ushqeni, i shėroni dhe i armatosni . Por,-vazhdoi,- u thash se ne
    jemi ushtri e rregullt, nuk u vrasim pa ju kap nė vepėr, i kemi ne kasapėt
    tjerė. Ata , ata do t’i pastrojnė punėt me juve, se edhe ju jeni sikurse
    “ata”, (mendon nė “terroristėt”), tė gjithė ! Qysh dje ua kemi bėrė me dije
    pėr tė ikur kurse ju ende silleni kėtu pari.
    -Po, ne nuk patėm mundėsi tė shkojmė zotėri, pėrndryshe nuk do tė ishim
    kėtu,- i them.
    - Dosta vishe![Mjaft mė!]- klithi.
    Mė duhet ta pranoj: u frikėsova por jo tej mase,sepse e merrja me mėnd se
    shkau po bėn eksperimente me ne, po zbavitet. Gjakftohtėsia jonė e tėrboi
    eprorin edhe mė shumė.
    -Sllushajte dobro! [Dėgjoni mirė!] Nėse nesėr u gjejmė kėtu, shumė
    shtrenjtė do ta paguani. Kokat do t’u shkojnė jo vetėm juve treve por tė
    gjithėve. Ua tregova zanatin e atyre. Jasno![Qartė!] Gubitese! [Hupni!],-u
    ēirr si i marrė.
    Ngadalė filluam tė largohemi, natyrisht duke e mbajtur shikimin drejtė
    tyre.
    - Bėrzhe,bėrzhe! [Shpejtė, shpejtė!],-bėrtiti ashpėr.
    Ka mundėsi t’i kemi shpejtuar hapat, ka. Nuk po mė kujtohet. Vėmendjen e
    kisha tė pėrqendruar nė automatikėt e tyre tė drejtuar drejtė nesh tė cilėt
    mund tė shkrepnin nė ēdo ēast. Arritėm tė fshihemi krejtėsisht prej tyre.
    Edhe ata u nisėn drejtė postbllokut. Ku ta dimė, ndoshta kanė qeshur me ne
    ose edhe janė frikėsuar prej neve, prej gjakftohtėsisė sonė karshi tė
    gjitha atyre provokimeve qė na e bėnė.
    Banorėt qė pritnin me ankth pėrfundimin e bisedės me ushtarakėt serbė, u
    gėzuan kur na panė shėndosh e mirė. Futemi nė shtėpinė e Bedriut si
    zakonisht. Muzgu qė na ėshtė bėrė egjel si thuhet, vjen, s’na pyet fare.
    Gratė kishin bėrė njė darkė pėr tė gjithė. Hamė bukur mirė meqė nuk kemi
    ngrėnė tėrė ditėn. Ėshtė ora dhjetė. Njerėzit janė shtrirė pėr tė pushuar.
    Unė i vėshtroj me shumė kujdes. Tė gjithė janė tė lodhur, tė shqetėsuar, tė
    parruar dhe tepėr tė zbehur. “ O Zot, shumė ėndrra kam parė. Ato ishin tė
    lloj-llojshme. Kam parė nė ėndėrr gjarpėrinj. Mė sulmonin mua , unė ata,
    dilja fitues. Kam parė ujq e derra. Edhe ndaj tyre ngadhėnjeja. Mirėpo, kam
    parė edhe ėndrra kur nuk fitoja unė, zihesha pisk. Dhe, nė ėndėrr e dija
    se ėndėrr jam. Brof, mė dilte gjumi dhe gėzohesha qė paskam qenė nė ėndėrr.
    Kėto qė pashė gjatė kėtyre ditėve e qė po i shoh edhe tani janė shumė mė
    shumė se ėndėrr. Nuk paska thėnė populli kot: “Pėlcet shkėmbi, jo njeriu!”.
    Tamam kėshtu na qenka. Se, armiku tė mė tregojė zanatin e “atyre” prej
    kasapi, e unė ta vėshtroj si memec, duket shumė e pabesueshme, por ja, pėr
    fat tė keq, ėshtė e vėrtetė, bile shumė e hidhur.”
    Nejse!
    Nxora lapsin pėr t’i shėnuar disa ngjarje tė ditės sė sotme por papritmas
    u tund dheu. NATO-ja godet caqet e ushtrisė serbe. Artileri serbe sikur nuk
    ka. Hesht. Zhurma e avionėve pėrzihet me zhurmėn e shpėrthimeve. Goditet
    jugu i Ferizajt. Dy detonime u dėgjuan afėr ndėrtesės sė policisė.
    Shpėrthime dėgjohen edhe nė drejtim tė lindjes, si kah Gjilani por edhe kah
    Prishtina.
    Ėshtė mesi i natės. Bombardimet pushuan. Ra heshtja. Shumica filluan tė
    flenė. Unė zura njė vend afėr stufės dhe pa u penguar nga askush, shėnova
    kėto qė po i lexoni.
    Edhe unė rashė.
    Ka filluar dita e premte, 2 prill, 1999.
    Njė si furtunė mė zgjoi nga gjumi. Avionėt e NATO-s kishin filluar punėn e
    tyre. Bedriu nisi tė numėrojė: “Njė, dy, tre, katėr, pesė, gjashtė, shtatė.
    Hė! Ia *** nanėn!”,- tha me zė bukur tė lartė.
    -Asnjė gabim s’e bane,- i them.
    -Edhe ti i ndjeve , a?-mė pyeti
    -Vetėm Kadriu s’i ka ni se iu ka prish aparati i veshit,- ia ktheva.
    Qeshėm me zė tė lartė. Shumica u zgjuan nga gjumi.
    Po. Kėto ishin shtatė detonime tė njėpasnjėshme qė goditėn diku shumė
    afėr. Shikojmė orėn. Ajo ishte katėr e njė ēerek. Pikėrisht nė kėtė moment
    nisi njė valė shpėrthimesh tronditėse. Dalim jashtė pėr tė kuptuar shkakun e
    shpėrthimeve. Na duket se ato vinin nga tė gjitha drejtimet e qytetit. Ato
    nuk ishin as tė NATO-s e as tė artilerisė serbe. Na kap frika. Ē’ janė kėto
    shpėrthime?!
    Aliu hip nė katin e tretė tė shtėpisė sė tij pėr tė vrojtuar shpėrthimet.
    -Mos u bėni merak, eksplodimet janė nė kazermat e ushtrisė serbe. Ato
    qenkan goditur nga bombat e NATO-s. Shihet tymi e flaka qė po dalin sikur
    prej ndonjė vullkani. Sigurisht janė qėlluar depot e municionit.
    Bindemi edhe ne . Futemi nė odė.
    Zhurma e shpėrthimeve zgjati bukur shumė. Sigurisht ishin shpėrthime
    granatash,minash, predha topash, bomba e armėsh tjera tė shumta.
    Dita ėshtė fare afėr. Shpėrthimet tanimė pushuan.
    Ora ėshtė gjashtė e gjysmė. Tė gjithė u zgjuan nga gjumi, edhe fėmijėt.
    Cakun e dinim: Stacioni hekurudhor e pale.



    IKJA E DYTĖ


    Ėshtė ora shtatė. Ata qė kanė shtėpitė mė afėr, shkojnė edhe njėherė nė
    to. Mbyllin dyert, dritaret, portat e oborreve dhe dalin nė sokak.
    Reprizohet pamja e ditės sė djeshme. Vaje fėmijėsh, grash, vaje burrash.
    Kolona niset drejtė “S. Beut”. Ecim dhe qajmė. Kaluam nėpėr tė njėjtėn
    rrugė-si dje. Para stacionit hekurudhor e njėjta pamje, me njė ndryshim se
    sot ka akoma mė shumė tė dėbuar. Zėmė vend nė binarėt e trenit.
    Presim.
    Mėsojmė se njė tren paska shkuar pėrplot me tė dėbuar drejtė jugut qysh nė
    orėn gjashtė. Ky tren tani u kthye pa asnjė njeri, shkoi drejtė veriut.
    Ne presim.
    Disa njerėz ecin poshtė e lart nėpėr hekurudhė. Bėhem kureshtar dhe,
    edhe unė nisa tė shėtis si ata. Dola te Xhamia e Madhe. Jam pėrballė
    rrugės sime. E shoh. Ėshtė krejtėsisht e boshatisur pėrveē disa ushtarėve
    tė cilėt ecin poshtė e lart nėpėr katrorėt e rrugės qė tani mė duken sikur
    tė fildishtė. Kėta katrorė i patėm shtruar me duart tona , pėr veten tonė,
    pėr fėmijėt tanė , pėr fėmijėt e fėmijėve tanė. Tani rruga ėshtė e shkretė,
    pa banorėt e vet. Tash armiqtė po enden nėpėr tė sikur tė jetė e tyre.
    Mos o Zot!
    M’ u bė sikur mė thėrret rruga, sikur mė ftojnė shtėpitė. Ika drejtė e
    te familja. Mė kapluan djersė tė ftohta. Shpejtė piva pak ujė dhe e laga
    fytyrėn. I frikėsova ata qė ishin pranė meje sidomos gruan e djemtė . U
    arsyetova se pagjumėsia mė ka lodhur.
    Militarėt serbė endėn nėpėr turmėn e njerėzve me shumė arrogancė. Me qėllim
    ngacmojnė njerėzit pėr tė bėrė ndonjė kėrdi. Tė dėbuarit janė shumė
    vigjilent . U ikin provokimeve. Durojnė.
    Treni s’vjen.
    Njė kolonė autobusėsh radhitet pėrbri turmės . Turremi drejtė tyre. Nė
    momentin kur po tentojmė t’i afrohemi njė autobusi, para kėmbėve tona ndalet
    njė autobus tjetėr. Pėrfitojmė rastin dhe futemi nė tė. Si me qėllim,
    shumica e janė banorė tė lagjes sonė. Unė vet i katėrti, Bedriu vet i
    shtatėmbėdhjeti, Mehmeti vet i shtati, Rizahu vet i trembėdhjeti,Sabriu vet
    i pesti,Kadriu vet i shtati,Dema vet i dyti, Hajdini vet i teti, Nazmiu
    vet i pesti por pati edhe tė tjerė qė nuk i njihja. Autobusi mbushet pėr sė
    tepėrmi. Secili njeri ka nga njė njeri nė prehėr. Patėm edhe dy tė
    paralizuar, Asdrenin me karrocė dhe njė refugjate plakė nga Ivaja e
    Kaēanikut. Sigurish ka mė shumė se njėqind e njėzet njerėz. Shoferi me
    konduktorin janė serbė. Me kėnaqėsi fėrkojnė duart.
    -Bėni gati nga tridhjetė dojē marka pėr njeri!,- urdhėron konduktori.
    Disa nuk kanė. Mirėpo, ky problem zgjidhet menjėherė. Paguajnė ata qė
    kanė edhe pėr ata qė s’kanė.
    Vargu i autobusėve niset drejtė Hanit tė Elezit. Pėr ēudi asnjėri nuk qanė.
    Tjetėr gajle na kapi : Si dhe ku do tė shkojmė, ku do ta kalojmė natėn,
    netėt? Kolona e autobusėve ecė drejtė kufirit. E kalojmė Kaēanikun , edhe
    urėn (nėn Kaēanik) mbi Lepenc. Kėtu e teposhtė ėshtė kolona e automjeteve
    duke pritur pėr tė vazhduar rrugėn drejtė kufirit. Rruga ėshtė e zėnė,
    ėshtė ngushtuar. Autobusėt pėrbirohen nė anėn e majtė. Ecin tepėr ngadalė.
    Bri rrugės pamje trishtuese. Nė tė dy anėt ka zjarre tė ndezura, njerėz
    rreth zjarreve, drunj me pelena fėmijėsh duke u terė, gra duke punuar rreth
    zjarreve. Madje shoh njė grua duke gatuar bukė(!). Po pėr Zotin. Para vete
    ka miellin e derdhur mbi njė najlon, paska ulur brumin pėr bukė. E pėrzien
    brumin me dorė .E , se si do ta pjekė nuk mund ta di, e din ajo.Epo, edhe
    kėshtu u dashka mbijetuar!.
    Autobusėt zbresin drejtė Hanit tė Elezit. Te Uji i Thartė ėshtė kolona me
    vetura qė po pritkan, ku ta di unė se sa ditė. Ne jemi tė privilegjuar.
    Autobusėt ecin. Futemi nė Elez Han.Autobusėt ndalen. Zbresim. Kolona e
    njerėzve shkon teposhtė drejtė stacionit hekurudhor. Ecim edhe ne nė
    kolonė. Dalim mbi binarėt e trenit. Jemi shumė, shumė jemi. Informohemi:
    Kolona duhet tė ecė vetėm brenda binarėve tė trenit, nėpėr pregjė dy nga dy,
    sepse, hapėsira jashtė binarėve ėshtė e minuar nga soldateska serbe. Ecim
    siē na thonė. Vargu i njerėzve ėshtė shumė i gjatė, i ngjason Lepencit
    paralel tė cilit rrėshqet me ngadalė. Dalėngadalė, arrijmė te “porta” e
    Fushės sė Bllacės .




    Kapitulli i katėrt

    HYRJA NĖ BLLACĖ


    Dhe, siē u thash, me ngadalė i afrohemi Fushės sė Bllacės. Aty, nė hyrje tė
    fushės, presin njė numėr i madh gazetarėsh,fotoreporterėsh dhe kameramanė
    nga mbarė bota.
    Para meje ecė xha Sabriu me tė shoqen, e cila e mban pėr tė mos u rrėzuar.
    Sabriu dhe e shoqja e tij janė shumė “atraktivė” pėr njerėzit me objektiva.
    E rrethojnė nga tė gjitha anėt dhe e kapin nė tė gjitha profilet. Unė me tė
    shoqen dhe dy djemtė shkojmė pas tyre. Sigurisht se edhe unė po i plotėsoj
    disa kushte pėr ta. Pas meje vjen Aliu me njė plakė tė ngarkuar nė shpinė.
    Ajo ėshtė e paralizuar dhe tepėr e papėrshtatshme pėr bartje. Pas Aliut,
    Asdrenin e hendikepuar e bartin dy veta nė njė batanije. Kameramanėt bėjnė
    yrysh para dhe pas meje. Shumė shpesh objektivat e aparateve mė kapin edhe
    mua.
    Duke e pare kėtė shfaqje trishtuese, fillova ta humbas drejtpeshimin.
    Bahesha herė nė tė djathtė e herė nė tė majtė. Gruaja mė hetoi dhe mė mbajti
    pėr tė mos u pėrplasur pėr toke. M ’u afruan edhe dy djemtė. M ’a dhanė njė
    shishe ujė pėr t’u kėndellur. Desha ta pi njė pikė, por dora nuk mundi ta
    gjejė gojėn. Uji m ’u derdh nė fyt, trupit teposhtė. Nė kėtė ēast bėhem
    shumė “simpatik” pėr fotoreporterė e kameramanė. U bėra “mall pėr biznes(!)”
    Mė rrethuan nė tė gjitha anėt. Filluan tė mė kapin nė tė gjitha profilet. Mu
    bė sikur m’i drejtuan tytat e automatikėve, sikur mė vrasin. Ua bėj me dorė
    qė tė largohen. Pėrkundrazi, edhe mė shumė m ’ė “sulmojnė”. Edhe gruaja
    nisi tė “aktrojė” para tyre. Djemtė, Enveri dhe Ylberi m’ u lutėn qė edhe
    unė tė qėndrojė-durojė sikurse tė tjerėt se, pėrndryshe do tė bėhet edhe mė
    keq. Lutjet e tyre janė tepėr serioze, bile edhe kėrcėnuese. Obligohem si
    babė, si prindėr , si kryefamiljar ta pėrballoj traumėn qė pėrjetova.
    I binda djemtė edhe gruan se asgjė nuk kam, se krejtėsisht jam nė rregull,
    e, lodhja qė sapo e ndjeva ėshtė pasojė e pagjumėsisė . Fėmijėt kur m’ ė
    dėgjuan duke folur e sidomos kur panė se po eci drejtė, pa u luhatur, paksa
    u qetėsuan.
    Kjo “trullosje” duket se qe e mirėseardhur pėr mua. Pėr momentin isha i
    zėnė me vetveten. Kalova nėpėr atė turmė njerėzish pa i vėrejtur fare. Se,
    sikur t’i kisha parė siē i pashė mė vonė, tė shtrirė nė tė dy anėt e
    hekurudhės, arave, livadheve , shpatit buzė kaēubave, vėshtirė se do tė
    kisha qėndruar. Do tė isha plandosur pėr toke e ndoshta kurrė nuk do te
    isha ngritur mė nė kėmbėt e mia.
    Ecim teposhtė hekurudhės. Tash pa njerėzit me aparate. Ata ngelėn te
    “porta” pėr tė kapur sa mė shumė gjah. Zbresim nė fund tė turmės, pėrball
    ushtarėve maqedonė. Na ndalin dhe na urdhėrojnė tė zėmė vend. Detyrohemi tė
    veprojmė sipas urdhrave tė tyre. Zėmė njė vend tė mbushur pėrplot manaferra.
    Ėshtė paksa mė i ngritur, buzė hekurudhės dhe njė pėrroske qė derdhet nė
    Lepenc.
    Dalėngadalė tubohen shumica e fqinjėve tė mi. Ulemi pėr tu ēlodhur.
    Ora ėshtė dy pasdite. Nė ndėrkohė mėsojmė se pėr tu larguar nga ky vend as
    qė bėhet fjalė. Takojmė njerėz , tė cilėt paskan kaluar kėtu nga dy e edhe
    tri net .
    Paraprakisht u dashka tė merren do farė nėnshkrimesh nga maqedonėt nė njė
    tendė e pastaj tė dilet. Marrja e nėnshkrimeve qenka e pamundur pėr gjithė
    ata njerėz. Kuptojmė se edhe ne do tė kalojmė net tė tėra nė atė vend.
    Hapėsira ku ndodhemi ngushtohet prej ēasti nė ēast. Nė kėto rrethana,
    medoemos duhet tė ndėrmarrim diēka. Djemtė por edhe ne menjėherė i
    pėrvishemi punės. Disa pastrojmė manaferrat,disa tė tjerė shkuan pėr tė
    tubuar dru krane,rremba e cunga pėr tė ndezur zjarre, sepse, shihej, nata
    do tė jetė shumė e ftohtė.
    Pranė meje, Alberti provon njė telefon celular pėr tė biseduar me
    vėllezėrit e tij nė Francė. S’mundet me hy nė lidhje. E lus ta sjell
    numrin 9941413106573* helbete mos e marr lidhjen me Sevdinė nė Zvicėr. Pa
    pėrtesė Alberti sjell numrin e dhėnė dhe:
    -Fol bac, e kapi,- mė tha dhe ma lėshoi telefonin nė dorė.
    “Alo!”-them.
    “Mirėdita buq!”,-klithi Sevdija matanė telit , e cila pėrnjėherė ma njohu
    zėrin.-“O Zot!, edhe njėherė ua ndjeva zain! Gjallė qenkeni,a?!- dhe ia
    plasi vajit me zė tė lartė, atje nė Zvicėr.
    “Po bija ime tė gjithė jemi mirė. Shpėtuam. E kemi kaluar kufirin. Jemi nė
    Maqedoni. Tani jemi tė sigurt pėrpos Muharremit i cili para…”
    “Buq, buq,-ma ndėrpreu fjalėn,- Muharremi asht nė Gostivar. Ishte vendos
    tek nji familje. Shėnoje numrin e telefonit: 003897021586,* thirre!.
    Pėr ēudi, m’ u ndėrpre lidhja.
    “S`ka gajle-i thash vetės. Asgjė mė shumė nuk mė duhet nė kėto ēaste. Po
    minutė e hairit paska qenė!”
    I njoftova djemtė dhe gruan me lajmin qė sapo e mora.
    Po shumė u gėzuan!
    Ora ėshtė shtatėmbėdhjetė. Tanimė kishim pastruar pak hapėsirė nga
    manaferrat. Vendosemi nė tė. Tash kjo na duket si pronė e jona. Djemtė
    kanė sjell dru me bollėk. Ndezim katėr zjarre. Ngrohemi. Interesant,tash po
    ndihemi shumė mė tė sigurt se sa nė shtėpitė tona. Dimė se serbėt nuk kanė
    mundėsinė tė na bezdisin kėtu. Hamė edhe bukė qė kishim marrė nga shtėpitė.
    Bie muzgu. Njė zhurmė traktorėsh u ndie sipėr nesh. Njė grup
    djemsh
    (shqiptarė )nga Bllaca, katundet rreth Shkupit por edhe nga Shkupi ishin
    mobilizuar. Kishin mbushur disa traktorė me ushqim dhe filluan ta
    shpėrndajnė anekėnd kampit. Shpėrndanin gjitha tė mirat: bukė, tambėl,ujė
    mineral, lėngje pemėsh, konserva, mjete pėr higjienė e gjėsende tjera.
    Kishin sjell edhe njė rrotull najloni dhe ca batanije. Djemtė e lagjes
    pėrfituan rastin, grabitėn njė sasi najloni dhe pesė batanija. Me tė shpejtė
    ndėrtuan njė kasolle tė vogėl , shtruan batanijet dhe disa rroba tė trasha,
    kėshtu ua siguruan fėmijėve tė shumtė dhe tė sėmurėve njė strehė tė
    thjesht.
    Burrat, djemtė , gratė dhe vashat qėndrojmė rreth zjarreve. Tanimė kemi
    filluar t’a kalojmė njė natė shumė-shumė tė gjatė dhe tė ftohtė. Madje
    sikur tė ishte vetėm kjo natė,po, pale se sa net tė tilla?!
    ----------------------
    * Numrat e telefonave janė tė saktė .




    PA DITAR


    Kėtu, nė Fushėn e Bllacės nuk po kam mundėsi ta mbajė ditarin rregullisht.
    Jo pse mė mungojnė mjetet, se, fletoren dhe lapsin e Albanės ja ku i kam,
    por, po u them tė drejtėn, kam humbur edhe nė kohė e edhe nė hapėsirė. Kjo
    dukuri , tė gjithėve nė kėtė fushė, na ka pėrfshirė sikurse ndonjė
    epidemi e rrezikshme.
    Moti, nėpėr ndeja me pleq, me plaka mė ka pas rėnė tė dėgjoj lloj-lloj
    rrėfimesh, tregimesh ose edhe pėrrallash tė nryshme. Shumė sosh edhe i kam
    lexuar nėpėr libra apo edhe nė gazeta . Disave (ēudirave, ė?) u kam besuar,
    disa i kam pranuar me njė dozė dyshimi, kurse disa tė tjera i kam hedhur si
    tė pamundshme, tė pavėrteta, i kam cilėsuar si trillime tė njerėzve me
    inteligjencė dhe fantazi tepėr tė zhvilluar.
    Sot, kėtu nė kėtė fushė, shumė prej ēudirave po i vėrej, po i shoh, po i
    pėrjetoj konkretisht. Madje madje, po shoh ēudira qė kurrė s’i kam dėgjuar e
    as lexuar, por, as fantazia e njeriut me intelegjncė tė zhvilluar nuk i ka
    kapur (!).
    Kėto pra, ēudirat mė kanė preokupuar, mė kanė pushtuar dhe do tė mundohem
    t’ ju “zbavit” me disa sosh.



    TĖ HUMBUR NĖ KOHĖ DHE HAPĖSIRĖ

    I P A
    R I

    Vėshtroj turmėn e njerėzve. Mė duken sikurse buburrecat nė grumbull.
    Lėvizin, vetėm lėvizin. Shkojnė lart -poshtė, poshtė –lart. Sa shumė janė!
    Me siguri mė shumė se njėqind mijė.
    Ulem pranė zjarrit dhe dredh njė cigare duhan. Aty, pranė meje kalon njė
    mjekrosh. Zbriti teposhtė drejt Lepencit dhe prapė u kthye pėrpjetė. Ndaloi
    para meje dhe mė shikon dogri nė sy. Nė dorė ka 20dm. M’i ofron:
    -Ju lutem, ma jepni njė pako cigare!
    -S’kam pėr Zotin,-i them.
    -Po, duhan po shitėkit (!), thash mos shitni edhe cigare,-ma priti
    -Jo-jo, nuk shesim asnjėrėn, por nėse doni, ja, merre kutinė e dridheni njė
    cigare,- dhe ia zgjata kutinė.
    -Jo. Dridhmani ju se unė nuk di tė dredh , - mė tha.
    Duke ia dredhur cigaren e vėshtroj me keqardhje. Burrė i pashėm, i plotė,
    bukur shtatlartė, aty rreth tė pesėdhjetave,flet rrjedhshėm dhe shumė
    pastėr. Ka mjekėr tė lėshuar, besa i paska edhe hije. - “Mund tė jetė… mund
    tė jetė mjek, inxhinier, mund tė jetė piktor, shkrimtar, mund tė jetė
    artist, mund tė jetč edhe akademik pse jo”-mendova. Ia drodha cigaren dhe ia
    dhashė.
    E ndezi menjėherė. Aty, nė prush e ndezi. Nisi ta thithė tymin pėrpike.
    Po shumė e thithi!
    M’ u falėnderua disa herė por nuk u largua. E kuptova se e do edhe njė. Ia
    drodha tė dytėn dhe prapė ia dhashė. Edhe kėtė e thithi me shumė kėnaqėsi.
    S’e lėshoi, bre, fije tymi t’i shkojė huq.
    -O burra, fare nuk po u marr vesh. Unė dua tė blej cigare me para, kurse
    ju mė jepni falas. Pse bėni kėshtu?!-pyeti.
    Unė nuk u pėrmbajta. Sytė m’ u mbushėn me lot dhe me tė shpejtė ktheva kokėn
    drejtė njė kaēube .
    -Ē ’keni ?- mė pyeti i shqetėsuar mjekroshi.
    -Asgjė. Tymi i zjarrit mė hyri nė sy , pėr atė mė dolėn lotėt.
    -Ėhė,- bėri dhe shkoi dikah.

    I D
    Y T I

    Hapim njė konservė dhe ulemi pėr tė ngrėnė drekė. Pranė nesh
    kalon Bashkimi, djalė i mikut tim. S’na sheh fare.
    -Bashkim!,- e thėrras
    -O, mirėdita baci Hajrush!
    -Mirėdita! S’na vėrejte, ė?-e pyeta.
    -O, edhe ti dada Shukė qenke!. Sa mirė!
    -Po, Bashkim. Edhe djemtė i kemi kėtu,-i foli e shoqja e cila Bashkimin e
    ka djalė mixhe.
    -Bash mirė. Ejani tė hymė Brenda(!),ani pse s’ėshtė aga kėtu, bėn edhe pa
    tė.
    -? ! ? !
    E shoqja m’i zgurdulloi sytė me habi tė plotė.
    -Bashkim, ulu tė hamė pakėz bukė,-i them pėr ta qetėsuar nėse mundem.
    -Po valla se moti s’kam hangėr.
    Ulet. Han njė bukė pa prishė dhe dy konserva peshku. Piu edhe ujė.
    -Uh, tash me pas njė cigare!
    -Po Bashkim, merre kutinė , dridh e pi sa tė duash,-i thash.
    -Jaaa tybe, haber s’kam. Dridhmi ti!
    Edhe Bashkimit detyrohem t’i dredh duhan.
    Ndezi cigare pas cigare. Katėr radhazi.
    -Baci Hajrė, mė doket se krejt kam hup. Ni natė e qafa njanin se m’ u dok
    sikur daja Jupė. “ Hajt bre djalė se tybe as nuk tė njoh e as nuk mė
    njeh”-ma bani. Pėr Zotin mirė e kish pasė. S’ishte daja . Masanej m’ u
    kujtue qi daja Jupė ka dekė moti. Ni ditė tjetėr, nė njėfarė fushe, deshta
    me qafė ni grue se m’ u dok sikur nana Shehide. “Ik more hajvan! Kur t’u
    bana nanė?”- m,ė bėrtiti. Kur foli, nė za e hetova qi s’ishte nana. Diqysh
    mė ka hi ni tutė e madhe. Hiq nuk jam mirė,- mė tha.
    -Bashkim, kurrgjė nuk keni, mirė jeni, po ku i ke familjen, gruan dhe
    djalin?-e pyeta.
    -Aa, pėr ta mos mė vet. Krejt kanė hecė, kanė shkue dikah . Ku? veē Njė Zot
    e di. Qe tri ditė fill unė jam nė shpi (!). Shyqyr qi erdhėt ju sonte. Ma
    kini hjekė edhe tutėn.
    -! ! !
    E shoh se ėshtė tepėr i lodhur dhe fare i humbur.
    -Bashkim, eja me motrėn, bjer e fli pak se po mė doket po tė merr gjumi,- i
    tha e shoqja.
    -Po valla, dy sytė m’ u kanė mshelė,- i tha tė shoqes.
    Shukrija gjeti njė batanije dhe njė gėzof tė trashė, ia shtroi skaj njė
    kaēube afėr nesh dhe e vuri nė gjumė.
    Gjatė tėrė natės, herė unė, herė e shoqja por edhe djemtė e pėrcillnim ėshtė
    apo nuk ėshtė gjallė.




    I T
    R E T I

    Mesditė.
    Buzė varreve tė Bllacės bisedoj me njė fqinj timin. Bisedonim pikėrisht
    pėr kėto varre qė janė para nesh. Tash, mė shumė po flasim pėr njerėzit ( e
    gjallė) mbi to. ( Pėr kėto varreza do tė flas mė vonė.)
    Aty, ngatė njė varri shoh Nazizmin duke biseduar me dy djem. Biseda
    zhvillohej me zė shumė tė lart. M’ u dashtė tė ndėrhyj menjėherė. Lash
    fqiun dhe u afrohem :
    -Nazim!- e thėrras.
    -O, tungjatjeta dajė! Bash mirė u bė qė u zatetėm se kesh kah rrihna me
    kėta djem.
    -Pse, s’po mudeni me da Bllacėn, ė?- i them pak si me shaka.
    -Jo, por unė i veta dishka e kėta po bajnė hajgare me mue.
    -Ani Nazim, edhe hajgarja kaniherė hahet, po ku e ke familjen,-e pyes pėr
    ta qetėsuar.
    -Haliden (gruaja e Nazimit) e kanė marrė para tri ditėsh, se ti e di , ajo
    ishte nė dializė, e kanė ēue dikah, kurse nana edhe vajza, Egzona, mė kanė
    hupė(!).
    -Si ore “ mė kanė hupė?!”
    -Thash, para tri ditėsh e morėn Haliden. Unė bashkė me te shkova teri te
    qajo ēadra me kryq tė kuq. Aty u vonova koxha si shumė, e, kur u ktheva te
    veni ku i pata lanė, s’i gjeta.
    -Ku i pate lanė?!
    -Poshtė, qatje te Lepenci. More dajė, po tutna mos kanė ra nė Lepenc se!
    Hiq, bash hiq s’po di shka me ba. Bile nana u kanė edhe e smutė, ēika e
    vogėl, pesė vjet ma. Jaa, mos vet pėr mue!.
    -Po halli?-e pyeta pa dashje.
    -S’e di de, tė thash se s’e di! Tash po munohna me gjet konsullatėn e
    Maqedonisė (!) nashta ata m’ nimojnė .
    -Ēfarė konsullate more Nazim zeza?!-bėrtita.
    -E, edhe ti dajė sikur ata djemtė, hajgare po ban. Ani dajė, ani. Dajo,
    vetėm ata tė konsullatės mujnė me ma gjet Egzonėn dhe nanėn, por e kam
    harrue venin e saj. Lum daja, mos e din se ku asht konsullata?
    -Jo Nazim, jo. Kėtu s’ ka konsullatė. Kėtu i thonė Bllacė, more vesh?!
    -Mirė dajė, mirė. Mos piskat! S’e di pse t’ veta se!, -mė tha dhe u nis
    kah kordoni i policisė. -Qetash e gjajė unė ,- foli me vete.
    Unė pashė se sa ėshtė sahati, siē thotė populli, dhe pa u hamendur u nisa
    drejtė tendės me kryq tė kuq, e cila shėrben si ambulance. Desha tė shkoj
    tek ajo por policėt e shumtė nuk mė lejuan as tė afrohem ngatė saj. Prita
    bukur gjatė duke shikuar tendėn. Dikur, nga tenda doli njė mantilbardh.
    Shpėrtheu turmėn dhe nisi tė zbres drejtė varrezave. Me tė shpejtė dola para
    tij. Mjeku menjėherė vėrejti shqetėsimin tim:
    -Fol o burrė, ē’ hall keni?-mė tha.
    -Ju lutem zotėri mjek! Para tri ditėsh ka humbur njė plakė e sėmurė
    dhe invalide bashkė me njė ēupėzė pesė vjeēe. Vallė, mos janė nė atė
    tendėn e juaj?
    -Jo. Nė tendė s’ka njeri. Tė gjithė ata qė janė paraqitur aty, ua kemi dhėnė
    ndihmėn e duhur ndėrsa rastet e rėnda i kemi pėrcjellė pėr nė Shkup. Ma
    jepni emrin e plakės!
    -Po,- i them- Sylbije Shabani quhet.
    Mjeku vajti nė tendė dhe s’vonoi shumė u kthye tek unė:
    -Po. Sylbije Shabani ėshtė transferuar nė Shkup. Besoj se jeni tė kėnaqur.
    -Tė faleminderit shumė- shumė!
    -Me nder qofshi! Edhe unė jam i tė njėjtit gjak. Sot o kurrė,- mė tha
    mjeku dhe u fut nėpėr kaēuba pėr tė hulumtuar tė sėmurėt tanimė tė shumtė.





    I K A T Ė R T
    I

    Agim i ftohtė prilli.
    Edhe njėherė dolėm nė mėngjes ,ama jo tė gjithė, sepse, edhe
    gjatė natės qė lamė pas, vdiqėn disa. Kėto vdekje po na tmerrojnė tė
    gjithėve ngase nuk e kemi tė qartė pėrse po vdesin: Janė vdekje tė natyrshme
    apo, vallė, mos ėshtė pėrhapur ndonjė epidemi e po i merr kėta njerėz . Kjo
    e dyta ėshtė mė afėr mėndėsh. Se, hapėsira ku gjendemi kundėrmon sikurse
    tė jetė e mbushur me cofėtina (mėrsina) kafshėsh tė ngordhura.
    Tė huajt: gazetarėt, fotoreporterėt,kameramanėt ose mjekėt, tanimė nuk po
    futen nė mesin tonė pa maska goje. Sigurisht se po u zihet fryma, pastaj,
    druajnė edhe nga ndonjė virus vdekjeprurės. Nuk kanė faj,jo.
    E,ne jemi kėtu, nė kėtė flliēėhane, krejtėsisht tė
    pambrojtur.Qelbemi edhe ne.
    Jemi bėrė tamam qelbėsira. Po pėr Zotin!
    Nuk po flas mė shumė sepse kam filluar tė frikėsohem edhe nga fjalėt e mia.
    Hodha pak llomishta nė zjarr, i rrotullova djemtė (sipėr tė cilėve shihej
    bryma e bardh) qė po flinin rreth zjarrit dhe u nisa drejtė varreve pėr t’i
    vizituar disa fqinj. Buzė varreve takova Qemail Ratkocerin . Nė dorė
    kishte njė peshqir, njė kravatė dhe njė kuti rroje.
    -Hajro,( shpesh kėshtu mė quan), dua tė rruhem por s’po kam pasqyrė, mos
    ke mundėsinė tė ma gjesh njė?-mė pyeti.
    -Po,-i them, dhe menjėherė u nisa drejt zjarrit, tek Nerxhivanja , njė
    vajzė e vyer,e cila e mbante njė pasqyrė xhepi.
    Duke ma dhėnė pasqyrėn qeshi.
    -Pse po qeshė?!-e pyeta i befasuar.
    -Edhe nė Bllacė e paska ndėrmend tė rruhet!. Kėshtu bajnė burrat. I
    lumtė!-e uroi bacė Qemailin. - E ju, jeni ba sikur iriqė, po na tutni edhe
    neve. Marre duhet me ju ardhė !,-u bėrtiti disa burrave qė po tymoseshin
    rreth zjarrit. Vanėn e kuptova pse qeshi, ama, tėrthorazi edhe mua mė
    qortoi, se, edhe prej meje tutej. Lash Vanėn duke pastruar hapėsirėn rreth
    zjarrit. S’u vonova, shkova tek baca Qemail i cili kishte filluar tė dridhej
    sikurse tė ishte i prekur nga paraliza. M’ u dhimb tepėr shumė.
    -Baca Qemail, po ti nuk je edhe aq i parruar. Shikoji njerėzit rreth teje,
    tė gjithė janė mė tė parruar se ti, lere kėtė punė krejt,-iu luta
    sinqerisht.
    -Jo Hajro, ta dish njė gjėė kur i kam rėnė brisk fytyrės, mund tė ketė mė
    shumė se 50 vite, rregullisht jam rruar njė ditė po e njė ditė jo. Pastaj,
    sot, patjetėr mė duhet tė shkoj(!) nė Gjilan, sepse, ėshtė njė ngatėrresė
    shumė e ndėrlikuar, e, nėse nuk ndėrmarrim diēka urgjentisht, mund tė
    pėrfundojė edhe me ndonjė vrasje. E, unė, si kryetar i Kėshillit tė
    Pajtimit, nuk mund tė dal para njerėzve si harrubet,-mė tha.
    Fjalėt :” ...sot, patjetėr mė duhet tė shkoj nė Gjilan ” por edhe disa tė
    tjera mė tronditėn tepėr shumė. Pashė se paska humbur orientimin edhe nė
    kohė edhe nė hapėsirė.
    Vuri pasqyrėn nė njė gurė buzė pėrrockės dhe filloi tė laget pėr t’u
    rruar. Sapo e vuri brushėn nė fytyrė, tak, u ndal dhe mė shikoi drejtė nė
    sy.
    -Hajro, tash po tė shoh. Pėr Zotin paskam qenė nė gjumė, fjetur nė kėmbė.
    Merre me mend, qe njė javė nuk kam fjetur fare. Tash po e di se ku jam.
    More Hajrė, e kam ditur se pas vdekjes do tė dalim nė Ditėn e Gjykimit, po,
    ama, se do tė dalim pėr sė gjalli kėtė nuk kam mundur ta imagjinoj
    asnjėherė. Shiko,bash Ditė Gjykimi! .
    -Rruaju baca Qemė se ke filluar tė mėrdhish,- i thash pėr ta larguar nga
    kėto fjalė tepėr trishtuese.
    U rrua,pastroi fytyrėn , mori kravatėn ngjyrė blu dhe u
    pėrpoq pėr ta vėnė por nuk mundi.
    -Vėrma, se nuk po mė punuakan duart!,-mė urdhėroi.
    Kapa kravatėn dhe ia vura me kujdes .Veshi edhe setrėn me njė gėzof tė
    trashė .
    Po bukur i rri kravata!
    E vėshtroj pėr sė afėrmi. Tani nuk e di saktėsisht ėshtė i orientuar apo
    jo.
    -Baca Qemail, edhe nė Bllacė me kravatė ,ė?- e ngacmova.
    -Dėgjo mirė Hajro! Dyzet vjet kam punuar me nxėnės. Tė betohem
    se kurrnjėherė, ama bash asnjėherė nuk kam dalė para nxėnėsve pa te.
    Kravata ėshtė shoku mė i ngushtė nė jetėn time. Po tė them edhe diēka :Pa
    kravatė mė duket se jam lakuriq ose (po mė vjen turp tė them) cullak. E, sa
    pėr atė pjesėn tjetėr ”...edhe nė Bllacė me kravatė”, mė bėhet sikur mė
    ngacmove. Ani, mirė bėre. Unė edhe nga pamje por edhe nga shpirti jam
    optimist . Hajro, ne askujt asgjė s’ i kemi bėrė. Ne padrejtėsisht jemi
    dėbuar nga vatrat tona. Drejtėsia herėdo-kurdo do tė triumfojė. Ne p a
    t j e t ė r do tė dalim fitues . Kjo ėshtė kėshtu dhe ndryshe s’ bėhet.
    Prandaj, unė edhe nė kėtė plehane do tė mbaj kravatė, madje jo vetėm kėtu,
    kudo qė do tė shkojė ajo do tė mė shoqėrojė gjer nė vdekje. Besoj se mė
    kuptuat,ė?-m’ u pėrgjigj.
    -Tė lumtė baca Qemail! Kėtė e desha prej teje, asgjė mė tepėr.
    U fut nė njė kaēube manaferrash ku kishte familjen, ndėrsa unė eca drejtė
    varreve tek fqinjėt duke menduar pėr njeriun e vetėm me kravatė nė kėtė
    pisėhane.







    TĖ GJALLĖT U MARRIN LAKMI TĖ VDEKURVE (!)

    Kėtu , nė kėtė fushė, paska pasur edhe varreza. Ato janė po aty ku ishin.
    Tash, ato nuk janė ashtu sikurse ishin. Tė vdekurit qė preheshin nė
    qetėsinė e amshimit, tani janė tė trazuar nga vėllezėrit e tyre tė gjallė.
    Nė kėto momente dramatike, tė gjallėt duken mė tė pashpirt se sa tė
    vdekurit. Po e pėrsėris: mė tė pashpirt se tė vdekurit(!)
    Ju, kėtė thėnie kurrnjėherė nuk keni pasur rastin ta dėgjoni. Po unė, ku e
    mora, si guxova tė them diēka tė tillė?
    Thjesht, shumė thjeshtam nė vendin e ngjarjes, nė varret e Bllacės pėr tė
    cilat u pata premtuar se do tė flas mė vonė. Sot, kėto varreza janė tė
    “okupuara” nga shqiptarėt e Kosovės. Disa varre qenkan tė rrethuara me
    rrethojė betoni, disa me pllaka mermeri, e disa tė tjera, mė tė moēme,paskan
    vetėm dy gurė, njėrin te koka e tjetrin te kėmbėt. Tash, tė gjitha janė
    kthyer nė banesa. Po e them edhe njėherė: Varret janė shndėrruar nė
    b a n e s a (!) . Si?! -do tė pyesni me habi. Prapė po u them: tepėr
    thjesht :
    Nga njė dru mbi gurėt e varreve, qofshin tė vjetra ose te reja, nga njė
    copė najloni mbi dru , ndėrsa brenda nė varre, nėn najlon -familjet. Po
    pasha Perėndinė!
    Aty hanė,aty pinė, aty luajnė, aty bisedojnė, aty qeshin, aty qajnė, aty
    bėjnė zhurmė, aty flenė, aty edhe pshurrin (fėmijėt ). -“ Axha Hajrė, u
    kėnaqėm”,- m ’ė thonė.
    Kėta qė janė mbi varre u marrin lakmi atyre qė janė nėn ta(nė dhe). Kėta qė
    janė mbi varre ua kanė zili atyre atje poshtė, sepse ata janė tė qetė, pa
    brenga, pa halle e telashe. Kėta ua kanė shtruar zullumin atyre nė amshim,
    ua kanė zėnė edhe atė trohė vend e po i trazojnė pa fije mėshire, nuk po i
    lėnė tė prehen nė qetėsi .
    Mua nuk mė mbetet gjė tjetėr, pėrveē, nė emėr tė kėtyre “zullumqarėve” t’u
    kėrkoj falje:
    O ju tė vdekur, keni mėshirė e mos i mallkoni kėta hallexhinj qė po u
    trembin.
    Ta dini mirė e mirė se asnjėri s’kemi ardhur kėtu pėr vikend.
    Serbijanėt me dhunė na kanė dėbuar nga vatrat tona. Tani jemi kėtu, nė
    hisen t’ uaj, ku edhe po u bezdisim. Hapėsira ku jemi tė ngujuar ėshtė
    tepėr e ngushtė, e vogėl e nuk po na nxė tė gjithėve.
    Kėtu ėshtė shkaku i bezdisjes s’ uaj, o ju tė vdekur, kėtu!
    Zot, ke mėshirė e na i fal gjynahet tė dy palėve!
    Amin!



    PUSHTIMI I KOLONĖS

    Natė e ftohtė prilli.
    Ngjitem pėrpjetė drejtė kolonės sė njerėzve, tė cilėt janė radhitur para njė
    tende pėr t’i marrė do farė nėnshkrimesh famoze . Pa kėto nėnshkrime nuk po
    lejohet dalja nga Bllaca. Kolona ėshtė shumė e gjatė edhe e gjerė. Aty ka
    burra, djem , vasha, gra e besa edhe tė moshuar. Kolona nuk lėviz fare
    sepse ėshtė natė, e natėn nuk punohet. Rreth saj qėndrojnė policė tė shumtė
    tė cilėt gjoja se e mbajnė rendin.
    Diku nė kolonė ėshtė edhe djali im, Ylberi, qė akoma s’i ka mbushur
    gjashtėmbėdhjetė vjet. Edhe ai po pret pėr ta marrė “vizėn”. Sa shumė ėshtė
    lodhur! Qe pesėmbėdhjetė orė qė rrinė aty!. Mė duhet t’ia bėj disi: T’i
    sjell diēka pėr tė ngrėnė ose ta ndėrroj. Mė shumė mė pėlqen kjo e dyta por
    s’di se si.
    Me kujdes shpėrtheva turmėn nėn kolonė, se, turma dhe kolona janė tė ndara
    nga policėt. I afrohem kordonit tė policisė.
    -Prapa!-mė bėrtiti njė polic.
    -Ju lutem zotėri,- i them,-kam njė djalė, atje nė rresht, duke pritur qe
    pesėmbėdhjetė orė, a ka mundėsi ta zėvendėsoj se ėshtė lodhur tepėr shumė?
    Pėr ēudi, polici mė priti mirė.
    -Bėn,- tha,- por a mund ta gjeni nė atė grumbull njerėzish?
    -Po. Ja ku ėshtė, e shoh,- e gėnjeva policin.
    -Ec!,- mė urdhėroi.
    U nisa. Disa policė m ’u turrėn, por polici qė mė lėshoi u maur vesh me ta
    dhe nuk mė penguan. Eci pėrbri kolonės pėr ta gjetur Ylberin. Nuk mundem. Ai
    mė kishte parė lehtė, meqė hapėsira nė mes tė kolonės dhe turmės qė ishte
    nėn kolonė ishte e ndriēuar dhe e kontrolluar nga policėt. Vetėm unė lėvizja
    atypari.
    Papritmas, Ylberi doli para meje.
    -He buq, ēka ka?!- mė pyeti i befasuar.
    -Jo, kurrgjė s’ka por erdha tė tė ndėrroj ty. Ti, shko poshtė, ha, pusho
    kurse unė po hy nė rresht dhe po pres.
    Po mirė i erdhi!
    Menjėherė zbriti nė drejtim tė familjes ndėrsa unė u futa nė vend tė tij.
    Qėndrimi nė rresht qenka tepėr i mundimshėm. Herė pas herė ulemi por edhe
    ēohemi nė kėmbė. Tė ftohtin nuk e ndjejmė fare. Po e ngrohim shoqi shoin.
    Jemi tė ngjeshur njėri me tjetrin aq shumė sa qė po ndiej edhe zagushi.
    Zbardhė edhe dita. Bėhet ora tetė, nėntė. Puna nė tendė nuk fillon se
    s’fillon. Marrim vesh se sot nuk do tė punohet fare, sepse katėr prilli na
    qenka njėfarė feste nė Maqedoni.
    Po, S’punojnė herifat, s’punojnė! Se, mos po u dhimbsemi, ė?!
    Turma revoltohet pa masė. Tė gjithė kėrkojnė qė tė punohet.
    Rreth orės njėmbėdhjetė, nėpunėsit u futėn nė tendė,madje udk sikur ia
    nisėn tė punojnė, por tepėr-tepėr ngadalė. Kolonėn nisi ta kaplojė nervozi.
    Ajo ngjishej, trashej por edhe zgjatej. Herė-herė luhatej e tėra. Nė disa
    raste me minuta tė tėrė nuk mė preknin kėmbėt nė tokė. Habitesha edhe vet:
    Nė vend se ti afrohemsha tendės, gjithnjė largohesha nga ajo, sikur unė tė
    shkoja prapa. Nė njė moment u luhat tenda. Turma duke u shtyer , desh e
    nxori atė nga vendi. Nėpunėsit e ndėrprenė punėn, s’punojnė. Masa
    nxitet,hidhėrohet, humb durimin. Edhe policėt e humbin kontrollin.
    Shkaktohet rrėmujė e rrezikshme. Policėt fillojnė ta pėrdorin edhe forcėn, u
    mėshojnė njerėzve me shufra gome bukur shumė. Disi situate vihet nėn
    kontroll. Nė ndėrkohė vijnė pėrforcime tė reja policėsh. Nga sjellja e tyre
    dukej se nuk kanė ardhur pėr tė mirė.
    Njėri nga policėt e sapoardhur nisi tė flasė pėrmes njė megafoni. Shqip
    fliste.
    Kėrkoi nga njerėzit qė t’ a mbajnė rendin, tė presin tė qetė, tė mos shtyhen
    me njėri tjetrin se pėrndryshe “do tė mrizoni kėtu me ditė tė tėra”. Turma
    sikur e kuptoi rrezikun, u qetėsua bukur mirė. Edhe puna nė tendė filloi,
    ama shumė-shumė ngadalė. Nuk merrej vesh punohej apo jo, se, ne nuk lėviznim
    nga vendi asnjė hap.
    Rreth orės tre nėpunėsit e ndėrprenė punėn gjoja se paska mbaruar orari i
    punės.
    Masa nuk pajtohet. Situata nisi tė keqėsohej. Kolona fillon tė “fryhet”.Ajo
    luhatet si njė trup i tėrė. Policėt vihen nė gatishmėri tė plotė. Me tė
    shpejtė tė gjithė policėt aktivizohen. Jepet edhe urdhri pėr sulm.
    Fillon sulmi mbi kolonė.
    Pa fije faji u mėshojnė njerėzve ku munden, nė shpinė, nė krah, vitheve, nė
    kokė. Sjellin mė zi se nė shtazė. Para meje, njėrit i mėshojnė furishėm
    rrėzė veshit. Ky, i lėnduar rendė, humbė durimin, shkėputet nga turma dhe si
    vetėtima i vėrsulet policit qė sapo i ra. Dhe, me dy goditje tė forta,
    polici u plandos pėr toke pa frymė. Komentatorėt e boksit do tė thonin
    “shkoi nė botėn e ėndrrave”. Njė tjetėr polic i vėrsulet njeriut me vesh tė
    lėnduar, por edhe ky e pėsoi sikurse kolegu i parė, u shtri nė tok gjerė e
    gjatė. Turren tre -katėr policė tė tjerė dhe, natyrisht se e mposhtin
    “begallcin” (tė ikurin) e rrezikshėm qė nuk di se si quhej e as nga na
    ishte. Njė gjė e di: ishte i shkathėt dhe i guximshėm. I lumtė!
    Tė gjithė policėt ēarten. Fillojnė ofensivėn e dytė. E sulmojnė tėrė
    kolonėn pa dallim moshe apo gjinie. Sulmet janė tepėr brutale. Njerėzit i
    kap paniku. Tentojnė tė largohen tė gjithė pėrnjėherė. Kjo ishte e pamundur.
    Luhatet kolona si mur kalaje. Rrėzohet e tėrė kolona, shembet sikurse mur
    dige. Shkelin njerėzit nė njerėz. Bėrtasin, thėrrasin, gjėmojnė,mallkojnė.
    Policėt nuk e ndalin sulmin. Edhe pėr sė rėni u bien. Disi, ēohen
    njerėzit. Shumė prej tyre janė edhe tė lėnduar. Marrin arratinė teposhtė
    Fushės sė Bllacės .
    Kolona, qė nuk di se sa ditė e net ishte aty, tanimė nuk ėshtė. E
    pushtuan forcat speciale tė Maqedonisė. Nuk ka mė kolonė pėr tė marrė
    nėnshkrime. Ngelėn disa batanija tė ngjeshura, kėpucė tė lėna nga tė ikurit,
    tenda e demoluar dhe policė tė ēaraveshur.
    Tashti e kuptova pohimin e njė tė dituri, emri i tė cilit nuk po mė
    kujtohet nė kėto caste, kur pat thėnė: “ Mė vėshtirė ėshtė tė shpėtosh se
    sa tė luftosh”. Po pėr Zotin, bash kėshtu na qenka, topi s’e luan.
    Diqysh zbrita tek familja dhe fqinjėt . Tani vėrtetė po habitem: Si ėshtė
    e mundur t’i kem tė gjitha gjymtyrėt e pathyera nė atė rrėmujė qė askush
    asnjėherė nuk e ka parė as nė ėndėrr?!
    P S:
    Krejt kjo luftė nė mes tė policisė dhe kolonės ėshtė pėrcjellė
    drejtpėrdrejt nga shumė gazetarė, fotoreporterė e kameramanė nga tėrė bota.
    Edhe ata pėsuan diēka tė ngjashme sikurse ne. U rrethuan nga forcat speciale
    tė Maqedonisė, u hodhėn nė asfalt dhe u dėbuan nė drejtim tė Shkupit.
    Pale se si do t’i njoftojnė kompanitė e tyre. Besoj se nė favorin
    tonė,besoj.



    SI NĖ KOHĖN E GURIT

    Njerėzit qenkan mė tė fortė se sa elefantėt.
    “Ē’ filozofi?!,- do tė thoni.-Njerėzit kanė qenė, janė dhe do tė jenė
    pėrherė mė tė fortė se elefantėt.”
    Pakėz durim, ju lutem!
    Mė ka rėnė tė shoh filma arsimorė se si turma e elefantėve me zurlėn e tyre
    tė fuqishme dhe me forcėn prej elefanti shkatėrronin dhe shkretėronin botėn
    bimore nė ambientin ku silleshin. -“Po,- thosha,- elefantė janė,e kanė
    forcėn. Duhet tė mbijetojnė disi. Pastaj edhe film ėshtė. E hijeshojnė
    kamerat dhe regjisorėt”.
    E, se unė do tė jem pjesėmarrės nė njė shkatėrrim dhe shkretėrim edhe mė
    tė tmerrshėm se sa tė elefantėve, kėtė nuk kam pasur aftėsi e as
    inteligjencė ta fantazojė kurrnjėherė.
    Mė shumė se njėqindmijė frymė jemi tė ngujuar nė kėtė “karantinė” nga tė
    katėr anėt: Nga veriu soldateska serbe, nga perėndimi pengesė natyrore
    lumi Lepenc, nga jugu ushtria maqedone dhe telat me gjemba ndėrsa nga ana
    lindore kordoni i policisė speciale tė Maqedonisė.
    Jemi nėn qiellin e hapur, pa strehė, nė baltė, nė shi. Vegla pėr punė
    (sėpata, kazma e lopata) nuk kemi. Tė dorėzohemi nuk bėn assesi. Patjetėr na
    duhet tė mbijetojmė disi. Tė vetmet vegla pėr punė kemi kėmbėt dhe duart.
    Si nė Kohėn e Gurit .Tash kėto duhet ti vemi nė veprim. Po. I turremi
    natyrės. E sulmojmė nga tė gjitha anėt. Tubojmė rremba, degė e krane.
    Thyejmė gardhiēe e shkulim hunj, mbledhim ashkla e cunga. Ndėrtojmė
    kasolle, kallim edhe zjarre. Na duhen sepse fėmijėt e shumtė neve na
    shikojnė. Ata duhet ti shpėtojmė nga shiu e tė ftohtit e madh.
    Shumė shpejtė e pastrojmė hapėsirėn. Nisim sulmin e dytė: U sulemi pemėve,
    mollėve e dardhave, kajsive e pjeshkave, kumbullave e arrave , murrizave
    e kulumbrive, kaēave e manaferrave. U katrrisemi shelqeve edhe plepave,
    bash sikurse majmunė. Edhe ato i mposhtim. Pak nga pak, filiz pas filizi,
    rremb pas rrembi, degė pas dege qė tė gjitha i zhveshim. Tė gjitha i
    shndėrrojmė nė hi e pluhur. Vetėm pėr shtatė ditė, Fushėn e Bllacės e
    shndėrruam nė shkretėtirė. Ajo ngeli pa botėn e saj bimore qė e kishte
    ruajtur me shekuj. Edhe arave e livadheve ua prishėm mexhet. Lamė vetėm
    tokėn e ngjeshur qė po kundėrmon erė shurre e muti.
    Fusha e Bllacės kurrė, ama bash kurrė nuk pati kaq shumė zullumqarė.
    Sigurisht se elefantėt nuk do tė kishin kaq fuēi shkatėrruese.
    Pale se sa do tė dergjet kjo tokė, pale!




    KUR PARAJA S ’ BĖN PARA(!)

    Ulem buzė hekurudhės dhe vėshtroj lumin Lepenc. Ai shkon teposhtė
    rrėmbyeshėm, lirshėm dhe pa u penguar nga askush. I marr lakmi:
    “E Lepenc-Lepenc, i lumi ti!. Shkon drejtė cakut tėnd pa hasur nė asnjė
    pengesė”.-flas me veten time.
    Interesant, jam tepėr i mėrzitur. Po tutna se do tė vdes. E, bash tani
    nuk po mė vdiset . Dėshira ime ėshtė tė marr vesh se ēka do tė ndodh me
    neve kėtu, por jo vetėm kėtu, nė pėrgjithėsi, ēka do tė bėhet me neve
    shqiptarėve, ēka do tė bėhet me Kosovėn. Kjo po mė brengosė tepėr shumė.
    Se, vdekjes normale nuk i frikėsohem asnjėherė. Tė gjithė njerėzit kanė
    pėr tė vdekur e unė jam njėri prej tyre.
    “O Zot i Mėshirshėm, ma shto forcėn!”- i lutem tė Madhit.
    Kėtu afėr meje janė ushtarėt maqedonė. Njė ushtar erdhi drejtė meje, m’u
    afrua fare pranė, dhe:
    -Tungjatjeta plak!,- mė pėrshėndeti.
    -Tungjat djalosh!,-ia ktheva.
    -Si po kaloni kėtu?-mė pyeti.
    -Nuk di se si po kalojmė djalosh, nuk di tė tė tregoj,-i them.
    -Nga Maqedonia jeni?!- pyeti i befasuar.
    -Jo ēun, jo. Nga Ferizaj jam, kosovar.
    -Po e flisnit maqedonishten bukur, si kėshtu?- mė tha.
    -Paj kam pas punuar njė kohė nė Dojranin e Vjetėr, dhe ja, atje pata
    mėsuar pak sa pėr tė biseduar.
    -Nė Dojran?! Po unė jam pikėrisht nga Dojrani i Vjetėr,-ma priti ushtari.
    Dhe, si tė them, na pėlqeu muhabeti bash mirė. Biseduam bukur gjatė me te.
    E, nė bazė tė bisedės, po e shoh se ushtari ėshtė i bindur se ne kemi ikur
    nga bombat e NATO-s. Tashti, qėllimi im ėshtė pėr ta bindur ushtarin se
    ne, e tėrė ajo popullatė qė ėshtė para syve tė tij , me dhunė tė serbėve
    jemi dėbuar nga Kosova. Mė bėhet se ka filluar t’u besoj fjalėve tė mia.
    Me kujdes mė pėrcillte ama ruhej nga ushtarėt e sidomos nga eprorėt e vet.
    Nuk foli gjė. U nda duke mė pėrshėndetur me njė ditė tė mire.
    Njė bashkėvendės imi mė kishte parė duke biseduar me ushtarin.
    -More, shumė e zgjate muhabetin me atė ushtar, ēfarė biseduat?
    -Ee, dolėm si tė njohshėm me tė,- u mahita.
    -Pse s’i the tė na nxjerrė nga ky xhehenem?
    -Po s’mundet bre vėlla,- i ktheva
    -Mundet, mundet. Me pare. Paret e ēojnė Lepencin pėrpjetė, merr vesh ti!
    Ofroj atij pare, sa tė dojė, dhjetė mijė, njėzet e edhe tridhjetė mijė
    marka(!).Ja ku i kam. Edhe pėr ty paguaj. Vetėm tė dalim nga ky ferr. Jeta e
    familjeve ėshtė nė pyetje, hej! Thuaj, mos e le pa i thėnė!,- mė urdhėroi
    bashkėqytetari im.
    Asnjėherė nė jetėn time nuk jam futur nė kėso ēullesh. S’di si me i hyrė
    kėsaj pune. Por, “…jeta e familjeve ėshtė nė pyetje, hej!” mė reprizohet.
    Tash mė thotė mėndja ta bėj njė gjė tė tillė. “Sa ta shoh ushtarin do t’i
    them u bė ē’ u bė. Njėmend nuk durohet kėshtu. Pastaj mua s’ mė kushton
    gjė. Paratė janė tė kėtij, se sa pėr mua, pėr njėqind marka do tė ngeli
    kėtu pėr gjithmonė ”,-mendova.
    -Ani,do t,i them nesėr nėse e shoh ushtarin,- i thash bashkėqytetarit tim.
    Tė nesėrmen dola tek caku im, helbete, mos po e shoh ushtarin. Erdhi sikur
    tė ishim marrė vesh qė dje. Mė pėrshėndeti me ngrohtėsi.
    -Si e kaluat natėn, fjetėt apo hiq?- mė pyeti menjėherė.
    -Jo or djalė, si tė flemė! E patė, gjatė tėrė natės ra shi. As ulė s’jemi.
    Mbaruam ēuno, mbaruam. Pastaj edhe ushtarėt t’ uaj s’na lanė tė qetė.
    Tėrė natėn shtinin me armė sikurse “ata” atje lart. Na u frikėsuan fėmijėt,
    u trembėm edhe ne.
    -Po, kam dėgjuar se ka pasur tė shtėna,-ma priti ushtari,-por ato ishin tė
    domosdoshme, sepse njė grup njerėzish paskan tentuar tė ikin gjatė natės,
    prandaj ushtria detyrimisht ka gjuajtur mbi ta pėr t’i zmbrapsur. Se,
    merreni me mend,nėse fillojnė tė ikin njerėzit grupe- grupe nga ky vend, do
    tė bėhej sikur tė shpėrthente ndonjė digė, e as Shkupi nuk do tė mund tė ju
    ndalė,-foli ushtari si me keqardhje.
    Tashti humba shpresėn e planit qė kisha sajuar.
    -Po halli ynė?- e pyeta paksa i frikėsuar.
    -Mirė do tė bėhet, mirė,- tha.
    -Kur?!
    -Edhe pak ditė, me siguri,- u pėrgjigj.
    -Mė frik, mė frik!-i them.
    -Si po mendoni “mė frik?”,-pyeti .
    U hamenda t’ia them troē apo tė mos i them fare. Vendosa pėr variantin e
    parė.
    -Me para djalosh, me para,- thash trup e shkurt.
    -Si?!- m’i hapi sytė ushtari.
    -Dėgjo! Ne jemi nėntė shpirta (dushi,maqedonisht.). Do t’ju paguajmė sa tė
    doni, deri nė tridhjetė mijė marka gjermane. Kuptuat? Jeta e njerėzve
    ėshtė nė pyetje ēuno! Paraja s’ ėshtė gjė. Ajo fitohet ndėrsa jeta e njeriut
    nuk blihet as me paratė e krejt botės. Na e bėni tė mundur tė ikim…,
    -Stop!-bėrtiti,-Kjo punė nuk mund tė bėhet as me miliona marka! Dini ju sa
    ushtari ėshtė kėtu, sa postblloku?! Paj as vremēi nuk mund tė pėrbirohet pa
    u diktuar e lere mė nėntė veta!-tha bukur i nevrikosur dhe vijoi-Paratė
    ruani! Ato mund t’ ju bėjnė para ndonjė ditė tjetėr, sot paraja nuk u
    bėn para !,-bėrtiti dhe u largua pa u pėrshėndetur.
    Bashkėvendėsi im po priste epilogun e bisedės. Ia tregova fjalėt e mia dhe
    tė ushtarit pikė pėr pike.
    -T ’pshurrsha nė to!,-i ra xhepit tė pasmė bukur tė fryrė me dojē marka.
    -Jo!,- ia prita.- Mos i lag se na duhen . I kallim e me flakėn e tyre ua
    ngrohim duart fėmijėve! ! !



    NJĖ BEFASI E KĖNDSHME

    Dita e sotme ėshtė dukshėm mė e ngrohtė se sa ditėt qė lamė pas. Shoh, rreth
    zjarreve nuk ka njerėz. Bashkė me Sokolin ulemi skaj hekurudhės. Vėshtrojmė
    njerėzit duke shėtitur nėpėr pregjė tė rrugės sė hekurt sikurse nė korzo.
    Ecin poshtė e lart vetėm sa pėr ta kaluar kohėn. Matanė hekurudhės ėshtė
    lumi Lepenc.
    -E more Sokol, po mirė do tė kishte qenė sikur tė ishim ujė Lepenci. Kishim
    ecur drejtė cakut tonė pa u penguar nga askush. Neve na ndalėn. Ndoshta
    edhe do tė ecim po ku do tė shkojmė se?- i them.
    -More, u bė diēka!,- m ’a ndėrpreu fjalėn Sokoli.-Mos paska rėnė dikush nė
    lum ?!
    Ēohemi nė kėmbė pėr tė parė mė mirė.
    “Po, njeri ėshtė”, … “Jo- jo, nuk ėshtė njeri”! “Po- po, njeri i gjallė
    ėshtė! Po kėrkon ndihmė”. “Njeri, njeri qenka por i vdekur!”,- thonin
    njerėzit kush si ua merrte mendja.
    Po. Lepenci e paska rrėmbyer njė njeri dhe e bartė teposhtė si njė leckė.
    Afrohet gati drejtė nesh. Deshėm tė afrohemi afėr lumit por ushtarėt na
    zmbrapsėn me urdhėr tė prerė. Lepenci e ēon si kungull. Vala e ujit e
    sjell pėrballė ushtrisė. Njė grup ushtarėsh janė buzė lumit. E shohin.
    Njėri nga ushtarėt, pa u hamendur hedh armėn nė tokė dhe gjuhet nė lum .
    Vala e rrėmbyeshme e pėrlau ushtarin. Ai nuk epej. I afrohet viktimės, e
    kap. Njė valė tjetėr i fundos qė tė dy. Njė tjetėr ushtar vepron sikurse i
    pari. Hedhet nė ujė dhe ia ngjet kolegut tė vet. Ushtari i parė nuk e lėshon
    viktimėn. Luftojnė me stihinė e ujit. Shohim njė dramė tė vėrtetė. Ata nuk
    dorėzohen. Ngadhėnjejnė. Tok me viktimėn dalin nė breg tė lumit. Ushtarėt
    nuk hutohen. E kthejnė njeriun me kokė teposhtė, e shkundin. E kthejnė sė
    mbari dhe e lėshojnė nė kėmbė. Viktima ecė! Po pėr Zotin, ecė gati se
    normal!.
    Tubohemi me dhjetėra njerėz dhe dėshirojmė tė afrohemi sa mė afėr pėr ta
    parė njeriun e rilindur por ushtarėt na kėrcėnohen. Ushtarit tė parė i
    rrjedh gjak nga krahu, sigurisht se ėshtė prerė nė ndonjė hekurishte aty nė
    lumė. Ia lidhėn krahun dhe bashkė me viktimėn u nisėn pėr nė aksin rrugor,
    sigurisht nė ndonjė ordinancė mjekėsore.
    -Burra,- u them tė pranishmėve,- ne duhet ta pėrshėndesim kėtė gjest
    human,kėtė guxim tė ushtarėve. Mėnyra e vetme ėshtė tė duartrokasim tė
    gjithė.
    Duartrokitėm fort dhe gjatė.
    Eprorėt por edhe ushtarėt duken bukur tė disponuar. Edhe ata duartrokitėn
    bashkė me ne.
    Mė nė fund, ja, pamė edhe njė befasi shumė tė kėndshme.
    Bota ka nevojė pėr befasi tė tilla.

    PS:
    Njeriu qė shpėtoi nga vdekja e sigurt, thanė se ishte nga Prishtina. Ishte
    njė djalė rreth tė pesėmbėdhjetave, i cili paska rėnė nė lumė duke dashur
    t’i pastrojė sytė. Pėr te nuk di mė shumė.




    KU ĖSHTĖ BLLACA ?


    Po e shoh tė arsyeshme t’i them disa fjalė pėr Bllacėn.
    Bllaca ėshtė katund ngatė Hanit tė Elezit. Shtrihet nė kodra, nė anėn
    lindore tė lumit Lepenc. Momentalisht ėshtė i ndarė. Disa shtėpi kanė
    ngelur nė territorin e Kosovės e disa tė tjera kanė “shkuar” me Maqedoninė.
    Poshtė fshatit ėshtė ndėrtuar vendkalimi kufitar Maqedoni – Kosovė me krejt
    infrastrukturėn e nevojshme. Nėn kėtė vendkalim kufitar, nė anėn e poshtme
    tė aksit rrugor Elez Han- Shkup, shtrihen disa ara e livadhe, tė cilat
    kufizohen nga veriu me vijėn kufitare Maqedoni- Kosovė, nga ana perėndimore
    me lumin Lepenc, nga jugu me njė pėrroskė tė vogėl dhe nga ana e lindjes me
    magjistralen Shkup-Kosovė. Kjo hapėsirė e vogėl quhet Fusha e Bllacės.
    Kjo fushė, tash frik ėshtė bėrė e njohur. Se, Bllaca kurrė nuk do tė njihej
    si fshat por as si vendkalim kufitar. Bllacės i doli zani dhe nami mu nė
    kėto ditė prilli tė vitit 1999. Ky vend mu nė kėto ditė prilli tė vitit 1999
    ėshtė nė fokus tė mediave elektronike botėrore.
    Kjo fushė, nė kėto ditė prilli ėshtė shndėrruar nė ferr, ose “poligon” (unė
    e pagėzova kėshtu) ku demonstrohet ferri vet.
    Provat bėhen me shqiptarėt e Kosovės. Ata (shqiptarėt) janė future nė
    sandviē, nė mes kullės e ēekiēit, si thonė,-(serbėve nga ana e siperme dhe
    maqedonėve nga ana e poshtme ). Provohen (shqiptarėt) sa janė tė qėndrueshėm
    nėn qiellin e hapur, nė shi e pse jo edhe nė bore; si reagojnė nė situate
    kaotike; si sillen nė “karantinė” (ma merr mendja se karantina s’ka brirė);
    sa janė tė orientuar nė hapėsirė por edhe nė kohė; sa janė imun ndaj
    etjes,urisė, pagjumėsisė, ndaj pisllėkut; ēfarė virusesh po pėrhapen; ēfarė
    epidemi po i pėrlan nė kėso rrethanash tė pazakonshme,abnormale; sa prej
    tyre po i pėrballojnė kėsaj prove e sa jo, pse po vdesin njerėzit, cilėt
    janė shkaktarėt e kėtyre vdekjeve; sa, sa, sa e si, si dhe si?!
    Dhe, ē ’ėshtė mė interesante, e tėrė kjo katrahurė, i tėrė ky “eksperiment”
    po vėzhgohet-pėrcillet drejtpėrdrejt nga ekspertė tė ndryshėm . Kėtu, nė
    kėtė fushė janė tė pėrqendruara objektivat e shumė kamerave televizive nga i
    gjithė rruzulli tokėsor. Ato (kamerat) me besnikėri tė plotė gjirojnė por
    edhe transmetojnė pamje tmerruese, trishtuese dhe shokante nė ēdo skutė tė
    botės.
    Bota, me sa po duket, u befasua me “rezultatin e provave nė poligon”.
    Madje ato (provat,ė?) dolėn tepėr tė “suksesshme”.
    Dikush, i porositur nga Vet Zoti, dha urdhėr:
    -Tė ndėrpritet “eksperimenti” aty- pėr aty, pa asnjė kusht!
    -Pamjet e tilla janė tė papėrballueshme pėr botėn e civilizuar.
    -Tė mos ua prishim qetėsinė familjeve nė botė!
    -Tė mos ua ndalim rriten fėmijėve tė botės!
    Kjo ėshtė Fusha e Bllacės.
    Se, mos po u duket pak, ė?!

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kapitulli i pestė

    UDHĖTIMI PA CAK (!)


    E marte, 6 prill, 1999.
    Bota, e tmerruar me pamjet trishtuese tė “eksperimentit tė ferrit” , merr
    vendim pėr zbrazjen e Fushės sė Bllacės pa asnjė kusht.
    Dhe, qė nga orėt e hershme tė ditės sė sotme, kolona e autobusėve i ngjason
    lumit. Fusha e Bllacės me tė madhe nisi tė zbrazet.
    Tė rraskapitur, me trauma e strese,tė zverdhur, tė parruar, me flokė tė
    hapareshura, me rroba tė pista, me disa ēakla nė duar, duke u mbajtur njėri
    pėr tjetrin futemi nė njėrėn prej tri kolonave qė shkojnė thik pėrpjetė
    drejtė autobusėve qė po na presin. Me shumė ngadalė dalim nė rrugė. Aty
    janė autobusėt. Futemi nė ta. Ulemi mbi ēaklat tona, aty bri shoferit.
    Ora ėshtė pesėmbėdhjetė. Pranė meje ulet gruaja ime Shukrija, djemtė
    Enveri dhe Ylberi. Sapo u binda se nuk ngeli asnjėri, disi u qetėsova, mora
    frymė lirshėm madje edhe tė pamurit m’ u shtua. Menjėherė ktheva kokėn prapa
    dhe qė aty pashė Rizahun dhe Kadriun po ashtu me familje. Autobusi mbushet
    spic. Sigurish se ka mbi njėqind frymė. Ai niset drejtė Shkupit. Dėgjohet
    vetėm zhurma e makinės. Nuk flet asnjėri.
    Jemi udhėtarė tė pazakonshėm.
    Pėr ta thyer kėtė heshtje trishtuese, i drejtohem shoferit:
    -Zotėri, dini se ku do tė na ēojnė?
    -Ja, fare afėr. Kėtu ngatė Fushės sė Shkupit ėshtė njė kamp, aty do tė
    vendoseni,- m’u pėrgjigj maqedoni pa pėrtesė.
    Dhe s’vonoi shumė, autobusi u ndal afėr njė kampi. Para nesh janė edhe dy
    autobusė. Para kolonės sė autobusėve dalin policė tė shumtė. Ka edhe ushtarė
    tė huaj. Diēka llafosin. Marrim vesh se kampi ėshtė i stėrmbushur, s’ka
    vend pėr tė tjerė.
    -Po tash?! – i them shoferit.
    -Sa dini ju aq edhe unė,- mė tha.
    Presim,presim.
    Prapa nesh, kolonės sė autobusėve nuk i shihej fundi.
    Pas gati dy orė qėndrimi, shoferi na tha se do tė nisemi pėr nė aeroportin
    e Shkupit.
    Niset karvani . Futemi nė Shkup. S’ndalet asnjė ēast, pėrndryshe shumica e
    udhėtarėve do tė iknin . Shkojmė drejtė aeroportit. Ndalemi pranė tij.
    Presim edhe aty. Nuk ndodhi ajo qė kujtuam. Vargu i autobusėve doli nė njė
    magjistrale e cila ēonte nė drejtim tė jugut nėpėr Luginėn e Vardarit.
    Natė e qetė.
    Ecė karvani teposhtė.
    -Tani?- i them mjeshtrit.
    -S’di. Kjo rrugė na shpie drejtė Gjevgjelisė, ama ka mundėsi edhe pėr nė
    Bullgari e Turqi,-tha.
    Karvani ecė Luginės sė Vardarit. Policia me drita alarmi i prin kolonės.
    Udhėtojmė vetėm udhėtojmė e nuk dimė se ku shkojmė.
    Udhėtim pa cak(!).
    Lugina e Vardarit ushton nga gjėmimi i makinave tė shumta.
    Dikur shohim drita tė shumta tė qytetit tė Velesit. Mirėpo, nė afėrsi tė
    tij, kolona kthen nė tė djathtė. Tash e kuptova se po shkojmė drejtė
    perėndimit, do me thėnė se udhėtimi ynė nuk do tė pėrfundojė nė Turqi e
    ndoshta as nė Greqi. I drejtohem shoferit:
    -E lamė drejtimin e Gjevgjelisė, tani po shkojmė drejtė perėndimit. Kėndej
    ėshtė Manastiri e Ohri, por po ēuditem pse u sollėm kaq rrotull kur dihet se
    rruga nėpėr Pollog e Kėrēovė ėshtė shumė mė e shkurtėr?!
    -Po mė duket se kėtė hapėsirė po e njihkit mė mirė se sa unė. Seriozisht po
    them,-mė tha vozitėsi.- As unė nuk e di se ku po shkojmė, pėrpos, nėse ka
    ndonjė kamp kėtu nė Pellagoni. S’di, s’di,- i rrudhi krahėt mjeshtri.
    Rrugėtimi pa cak vazhdon. Udhėtarėt e molisur ankohen. Ėshtė zagushi e
    madhe. Disa kanė filluar edhe tė vjellin. Qeska najloni nuk ka. Autobusi
    kundėrmon erė tė keqe. Disa nga udhėtarėt kėrkojnė tė kryejnė nevojėn e
    vogėl por edhe tė madhen. Jo, nuk iu mundėsohet. Shoferi ndoshta do ta ndal
    autobusin por nuk guxon prej policisė. Ecė, ecė vargani.
    Nė njė vend tė vogėl shohim ca drita neoni. Autobusėt ndalojnė. Ėshtė njė
    pompė karburantesh. Secila makinė afrohet dhe mbushet me naftė. Disa nga
    udhėtarėt shfrytėzojnė rastin. Dalin nga autobusėt, shkojnė nė tualet, lajnė
    duar e faqe, freskohen. Edhe duhanxhinjtė shfrytzojnė rastin,furnizohen me
    cigare.
    -Brenda!,-urdhėroi njė polic.
    -Ju lutem, ta blej vetėm njė pako cigare!- iu lut njėri policit.
    -Brenda po them! Cigare mund tė blesh edhe nė doganė,- tha polici.
    Fjala “doganė” na dha tė kuptojmė se ne po dėbohemi jashtė Maqedonisė, po
    ku se?! Ndoshta do tė futemi nė Greqi, kėtu nė ndonjė vendkalim afėr
    Manastirit,ose nė Shqipėri, po, pėrse kėndejpari?!.
    Niset karvani. Ecim nė ankth. Futemi nė Manastir. Dalim. Vijojmė rrugėn.
    Udhėtim tepėr i mundimshėm. Udhėtarėt mbėshteten njėri nė tjetrin. Koten,
    disa edhe flenė. Shoferi kryen punėn e vet me shumė kujdes.
    -Vozis udhėtarė tė ēuditshėm. Mė keni befasuar. Si ėshtė e mundur tė jeni
    kaq tė sjellshėm?!-mė pyeti maqedoni.
    E shikova drejtė nė sy, vura buzėn nė gaz dhe ia ktheva:
    -Zotėri , ne nuk po vemi nė ekskursion. Po ecim, po ecim e nuk dimė se ku
    shkojmė. A i ka ndodhur ndonjė njeriut ndonjėherė tė ecė, tė ecė; tė ecė e
    tė ecė e tė mos e dijė cakun e udhėtimit?! Jo. Neve po! Vetėm neve! Zot,
    mos e provo askėnd me udhėtim si ky! I rėndė qenka, tepėr i rendė!- iu
    pėrgjigja.
    -Zotėri!-mė thirri vozitėsi,- Tash e kam tė qartė. Kėrkoj falje pėr pyetjen
    qė ua bėra por ta dini se ju pyeta pa tė keq. Mua, si shofer me njė pėrvojė
    tė gjatė, mė keni lėnė pėrshtypje tepėr tė mirė dhe tė jeni tė bindur, tani
    po mė dhimbseni shumė,- tha.
    Karvani nisi tė lėshohet njė tatėpjetėze tė gjatė.
    -Sikur zbresim drejtė Ohrit,- i them
    -Ju thash edhe mė parė, ju i ditkeni kėto anė mė mire se sa unė.
    Po. Pikėrisht ashtu. Shohim nė errėsirė dritat elektrike qė reflektojnė
    nė sipėrfaqen e liqenit tė Ohrit. Tash kuptova se caku ynė nuk ėshtė Greqia.
    Ku? Edhe kjo dilemė u sqarua shumė shpejtė. Futemi nė Ohėr. Kolona e
    autobusėve lakoi nė tė majtė. Ecim drejtė Shėn Naumit, vendkalim kufitar
    Maqedoni –Shqipėri.
    Udhėtimin tim pėr nė Shqipėri e kam ėndėrruar me dekada tė tėra.
    Bile,thosha , sapo tė zbres nė tokėn e Shqipėrisė, do tė kėrrusem, do tė bie
    nė gjunjė, do t’i mbush grushtet me dhe, dhe, dheun do ta puthė siē puthet
    nėna, ati, fėmija.



    HYRJA NĖ SHQIPĖRI

    Ora
    ėshtė 04 , e mėrkurė, 7 prill, 1999.
    Kolona e autobusėve ndalet nė Shėn Naum. Doganierėt nuk i kryejnė
    formalitetet e zakonshme kufitare. Nuk i kėrkojnė dokumentet e udhėtimit
    (s’kemi), s’i kontrollojnė as valixhet (s’kemi as valixhe). Njė doganiere
    shėnon numrat e targave tė makinave . Ajo i drejtohet shoferit:
    -Sa udhėtarė keni, pėrafėrsisht?
    Vozitėsi vėshtroi hapėsirėn e autobusit dhe iu pėrgjigj:
    -Njėqind deri njėqind e dhjetė. Po, a dini sa autobusė jemi nė kolonė?-u
    interesua shoferi.
    -Njėqind e dymbėdhjetė( !), mė thanė policia,- ia ktheu ajo.
    Bisedėn e bėnin me ton tepėr tė ulėt. Po, kur ndjeva numrin njėqind e
    dymbėdhjetė, u tremba. Shpejtė bėra njė llogari: Njėqind e dymbėdhjetė herė
    njėqind e dhjetė , barazi me dymbėdhjetė mijė e treqind e njerėz(!).
    Ngela pa frymė. Hej, dymbėdhjetė mijė njerėz tė futemi pėrnjėherė nė
    Shqipėri!!!
    -Po, kjo shifėr ėshtė shokante mor jahu! –S’di kujt i thash ma zė tėlat.
    Shėrbimi doganor s’e zvarrit punėn. Urdhėroi nisjen e kolonės. Dhe, futemi
    nė tokėn e Shqipėrisė. Tani nuk u pėrmbajta, m ’ė rrodhėn lotėt.
    Gruaja mė vėrejti:
    -Ē’ ke, s’je mirė, ė? Merre pakėz ujė!,- tha tepėr e shqetėsuar.
    -Jo grua, asgjė nuk kam por e din pse po qajė?
    -Ku ta di unė?!
    -Po qajė oj grua, po qajė sepse nuk e kam imagjinuar ardhjen time nė
    Shqipėri kėshtu siē erdhėm tash. Kėshtu as nė ėndėrr s’kam pasur rastin tė
    shoh. S’u gėzova oj grua, s’u gėzova, pėrkundrazi, jam tepėr i tronditur.
    Se, tani, Shqipėria ėshtė shumė e dobėt ekonomikisht,tash edhe ne kosovarėt
    qė hymė kėtu, ata qė kanė hyrė para neve dhe ata qė do tė hyjnė pas nesh, do
    tė bėhemi barrė tepėr e rėndė pėr Shqipėrinė. Dėgjo mirė! Vetėm nė kėtė
    kolonė jemi mbi dymbėdhjetė mijė njerėz, po ata qė kanė hyrė para e edhe
    ata qė do tė vijnė pas nesh , do tė bėhemi me qindra mijėra e ndoshta edhe
    milion! (Mos o Zot!) E, si do ta pėrballojė Shqipėria gjithė kėtė
    fluks?!. Kaq shumė refugjatė do ta gjunjėzojnė edhe shtetin mė tė fuqishėm e
    lere mė Shqipėrinė! Kjo mė brengos oj grua, kjo.
    -Hajrush, bota ėshtė me Shqipėrinė, vet na ke thėnė. Ajo do ta ndihmojė
    atė, ajo do tė na ndihmojė edhe neve, po, mė trego se ku jemi tash, s’i njoh
    unė kėto anė,-mė dha pakėz kurajė, ndoshta edhe me qėllim.
    -Tani veē jemi nė Shqipėri. Ja, i sheh ata policė, shqiptarė janė.
    Tushemisht i thėnka kėtij vendi. Sė shpejti do tė nisemi pėr nė Korēė`,
    kėshtu po thonė,- i them.
    Dhe, vėrtetė kėshtu edhe ndodhi.
    Karvani, tani i prirė nga policia shqiptare nisi rrugėtimin drejtė
    Pogradecit pėr nė Korēė. Futemi nė njė vendbanim buzė liqenit. Duket se
    ėshtė periferia apo Pogradeci vet, s’di. Karvani lakoi nė tė majtė pėrveē
    tre autobusėve qė u shkėputėn nga kolona. Autobusėt tjerė vijuan rrugėn
    pėr nė Korēė.
    Ora ėshtė pesė. Udhėtarėt janė tepėr tė lodhur. Nuk tregojnė kurrfarė
    interesimi se nė ē’ vend janė e as ku po shkojnė. Vargu ngjitet njė
    pėrpjetėze me plot lakesa. Makinat gjėmojnė trishtueshėm . Me ngadalė dalim
    nė breg. Lėshohemi njė tatėpjete tė gjatė. Lėvizja e makinave ėshtė bukur e
    ngadalshme dhe e sigurt . Edhe shoferi ynė ka lodhje. Mori njė shishe
    ujė,piu, lagu fytyrėn ,qafėn , u freskua.
    Nisi tė zbardh dita. Para nesh, si nėpėr mjegull u duk njė fushė e gjatė.
    Sa mbaj mend nga gjeografia, mund tė jetė Fusha e Maliqit ose e Korēės. Tani
    nė tė dy anėt e rrugės shoh bunkerėt e Enverit. Pėr kėto fortesa kishim
    dėgjuar shumė fjalė, e, ja , tani jemi fare pranė tyre!
    Lind dielli. Makina tė ndryshme lėvizin edhe nga drejtimi i kundėrt.
    Popullata vendėse pėrcjellin kolonėn me shumė kureshtje. Kolonė tė tillė nuk
    kishin pare as nėpėr filma, kurse tash ja,ajo parakalon para syve tė tyre.
    Karvani i afrohet Korēės. Ndoshta udhėtimi ynė po i afrohet cakut, ndoshta!.
    Po. Futemi nė Korēė. Autobusėt parkohen buzė trotuareve tė qytetit.
    Zbarkojnė barrėn e pazakonshme. Autobusi ynė ndalet afėr pallatit tė
    sporteve “Skėdrbeu”. Shoferi pėrshėndet udhėtarėt por asnjėrin s’e ndjeva
    duke ia kthyer pėrshėndetjen. Tjera halle kanė kėta njerėz,tjera.
    Ora ėshtė shtatė e gjysmė. Bėn shumė ftohtė. Udhėtarėt zbresin, zbresin.
    Shumė bėhen. Afrohen njėri pranė tjetrit, tentojnė tė ngrohen njėri me
    tjetrin. Disa edhe qajnė, disa mallkojnė. Po e shėnoj vetėm njė :” Sikur tė
    ishim kafshė, do tė ishim shumė mė tė lumtur, do tė trajtoheshim mė mirė,
    fatkeqėsia qėndron(!) se ne jemi njerėz plus shqiptarė nga Kosova! “.
    Korēarėt na vėshtrojnė me dhimbje. Edhe ata janė tė frikėsuar.
    Rreth orės nėntė paraqiten disa njerėz tė cilėt duket se janė tė angazhuar
    pėr pėrkujdesjen tonė. Njė burrė i pashėm me njė megafon nė dorė doli nė
    mes tė rrugės dhe nisi tė flasė:
    -Vėllezėr dhe motra kosovarė, mirė se na keni ardhur! Binduni vėllezėr, ne
    nuk patėm njohuri pėr ardhjen tuaj. Na keni zėnė nė befasi, tė papėrgatitur.
    Por mos u merakosni: shumė shpejtė do tė ju vendosim nė vende tė sigurta,-
    na dha kurajė burri me megafon. Pastaj na kėshilloi se si tė veprojmė nė
    kėto ēaste hutije.
    Dhe sipas udhėzimeve tė njeriut me megafon, turma niset drejtė palestrės sė
    sporteve. Nė mėnyrė tepėr tė disiplinuar njerėzit futen nė pallat i cili
    mbushet shumė shpejtė. Ne qė patėm fatin tė futemi brenda patėm njė ēikė
    privilegje, bile e kemi mė ngrohtė. Ata qė ngelėn pėr nė stadium, do ta
    kenė mė keq. Ne ulemi nė ulėset e simpatizuesve tė lojėrave, ama nuk jemi
    ithtarė tė asnjė sporti.
    Kush jemi ne?!
    Jemi tė dėbuar nga vatrat tona. Atje ( O Zot, sa tmerr ! Kosovės i them
    “Atje”!) lindėn tė parėt tanė,Atje vdiqėn, Atje pushojnė, Atje u lindėm
    edhe ne, Atje u rritėm, por ja, tash nuk jemi Atje. Jemi nė pallatin e
    sporteve “Skėnderbeu” tė Korēės. Spektatorė tė pazakonshėm. Shikojmė njėri
    tjetrin. Frikėsohemi nga njėri tjetri. E tutim shoqi- shoin : Fytyra tė
    prishura, tė zverdhura, tė nxira, tė ėnjtura, burra tė parruar, me leshra tė
    hapareshura,fėmijė tė zhytur, pleq e plaka tė shtrira nė dysheme tė
    palestrės, me rroba tė flliēta. Duken sikurse kufoma me tė vetmin dallim se
    kėto, kėtu nė sallė, po lėvizin, pra, janė kufoma tė gjalla( ! ).
    Spektakėl e jo mahi!
    Ky pallat, por as pallatet tjera nė gjithė rruzullin tokėsorė, kurrėnjėherė,
    ama bash asnjėherė nuk kanė parė spektakėl tė kėtillė, jam mė shumė se i
    bindur.
    Rri ulė, vėshtroj “publikun” dhe pyes: Vallė, ėshtė kėtu caku i maratonės
    sonė apo do tė vazhdojmė marshimin?!
    Nė dysheme tė palestrės njė burrė sillet rreth njė kazani tė madh. Nė
    dorė ka njė lloz me tė cilin po pėrzien sheqer, ēaj qenka duke pėrgatitur.
    Disa djem tė zhdėrvjelltė stivojnė bukė, disa tė tjerė presin me thika kurse
    disa ēupa nisen tė na shpėrndajnė bukė e ēaj . Dalėngadalė , tė gjithė
    “shkuesit” morėn bukė e ēaj.
    Ora ėshtė pesėmbėdhjetė. Njė burrė me megafon i drejtohet masės:
    -Vini re, vini re!
    Vėllezėr e motra, tani do tė dilni nga palestra. Para pallatit do tė vijnė
    mjetet e transportit me tė cilat do tė transportoheni nė vende tė caktuara.
    Kryefamiljarė! Tuboni anėtarėt e familjeve tuaja nė mėnyrė qė tė mos
    ndaheni. Ju faleminderit pėr mirėkuptim!
    Vepruam siē na tha kėshilluesi . Dolėm para sallės. Aty ka autobusė ,
    minibusė dhe shumė vetura. Kishte edhe policė tė cilėt na udhėzonin se si tė
    veprojmė. Urdhrat e tyre i respektojmė me pėrpikėri. Automjetet mbushen
    me njerėz dhe shpėrndahen nė drejtime tė ndryshme.
    Na vjen radha: unė me gruan dhe dy djemtė, Kadriu me grua, dy vajzat, djalin
    dhe reja me njė ēapėze, Agnesėn, e cila sot ka ditėlindjen e pestė , Rizahu
    me grua dhe dy vajzat, gjithsej pesėmbėdhjetė veta futemi nė njė kombi.
    Shoferi i dha zjarr makinės, dolėm nga Korēa.
    -Ku na ēoni zotėri?- e pyeta sapo dolėm nga qyteti.
    -Nė Progėr. Progėri ėshtė komunė e Prefekturės sė Korēės. Nuk ėshtė larg. Ka
    njėzet kilometra nga Korēa.
    Ecė makina drejtė Fushės sė Devollit.
    Para nesh, pak nė tė majtė, shoh njė kodėr shumė tė lartė, nė formė plisi
    me maje tė mbuluar me bore. Kodėr shumė karakteristike.
    -Si quhet kjo kodėr?- e pyes mjeshtrin.
    -Mali i Ivanit,- mė tha shkurt.
    -Ėhė!,- bėra me qėllim. Vozitėsi s’foli.
    Nuk vonoi shumė, kombi lėshoi rrugėn e asfaltuar, lakoi nė tė majtė nė njė
    rrugė tė shtruar me gurė. Para nesh u shfaq njė mal shkėmbor shumė i lartė
    dhe tėrėsisht i zhveshur. Rrėzė tij pamė njė fshat.
    -Ky ėshtė Progėri,- na njoftoi shoferi.
    Na solli para njė ndėrtese dhe e ndali makinėn.
    -Kjo ėshtė komuna e Progėrit. Ju do tė zbritni ndėrsa unė do tė kthehem nė
    Korēė.
    Zbritėm.
    Dhe, pėrnjėherė, ēupat, gratė por edhe djemtė ia plasėn vajit me zė. Sapo
    desha tė ndėrmarr diēka pėr t’i ndalur, para meje doli njė burrė i gjatė,
    afėr tė pesėdhjetave, thatak , flokėzi dhe bukur zeshkan ( mė vonė mėsova
    emrin e tij, Refat Agolli, kryetar i komunės ) dhe:
    -Mirė se na ardhėt ( mė duket se kėshtu u shpreh ) vėllezėr e motra!
    -Mirė se u gjetėm!- ia ktheva por nuk munda tė bisedoj mė shumė me
    mikpritėsin sepse isha i zėnė me fėmijėt, vajzat, djamtė dhe gratė,qė nuk
    po e ndalin vajin. Dramė e vėrtetė. Dalin edhe disa burra e gra pėr tė
    na pritur por edhe ata u zunė shumė ngushtė. Vendėsit shikonin njėri tjetrin
    tė hutuar. Ngela nė mes dy zjarreve. Nisi tė mė errėsohej, veshėt mė
    ushtonin. U turpėrova tepėr shumė por edhe u frikėsova. Mora guximin dhe me
    njė britmė tė pazakonshme klitha:
    -Mjaft mė! Mos t’ua ndiej zanin! Nė vend se tė gėzoheni, po qyrraveni kėtu!
    Ēap! Ēaaap! Mshilne gojen!,-u qirra .
    Duket se klithma ime u pagua mirė. Ajo e bėri efektin e vet. Tė gjithė e
    ndalėn vajin. Ndoshta ishte klithmė trishtuese ose shumė kėrcėnuese. Edhe
    zeshkani u step . Ka mundėsi tė jetė frikėsuar edhe ai. Eca drejtė tij dhe i
    thash:
    -Ju lutem zotėri, tė mė falni! Ndoshta u solla tepėr keq, ama kėtu mė
    erdhi. Zotėri, kini parasysh traumat dhe streset qė kemi, Ndoshta s’jemi
    edhe normal,ndoshta. Mos ua zini pėr tė madhe kėtyre njerėzve qė po qajnė.
    Zotėri, kanė tė drejtė.
    Zeshkani u zverdh. Mė shikon drejtė nė sy sikurse unė atė. Gjendemi
    ballė-pėr ballė. Ia shoh kokrrat e lotėve qė i rrokullisen teposhtė faqeve.
    Marr guximin:
    -Mbahu or burrė! Ju duhet tė na trimėroni e jo tė na lėndoni nė kėto
    ēaste. Po ani, mirė. Se, nė lotėt e tu shoh diēka shumė tė fuqishme, shoh
    shpresėn e kėtyre frymėve. Vaji yt na jep kurajė, forcė na jep.- i them.
    Ma shtriu dorėn. Kapemi dorė pėrdore, ia shtrėngojmė njėri tjetrit. Mė
    tėrhoqi dhe u pėrqafuam shumė, shumė. Nuk folėm asnjėri. Vetėm hukamat e
    ngrohta pėrziheshin e zemrat rrihnin me ritėm tepėr tė shpejtuar.
    -Do vemi brenda,- na tha esmeri me njė gjuhė tė lezetshme.
    Nisemi njėri pas tjetrit. Nė kėtė ēast, ndodhi edhe njė rrėmujė shokuese.
    Papritmas u dėgjuan dhjetė-dymbėdjetė eksplodime tė fuqishme shumė afėr.
    Fėmijėt, vajzat dhe gratė bėrtitėn trishtueshėm:
    -Kukuu, edhe kėtu po na gjuajnė!,-dhe instiktivisht u turrėn drejt meje,
    sikur e donė ndihmėn time. Unė, poashtu, jam i tmerruar. Nuk di ēfarė po
    ndodh .Tani nuk mė punon as goja as koka. Ngela si memec i rrethuar nga
    fėmijėt.
    Esmeri kuptoi panikun tonė dhe me tė shpejtė thirri me zė tėlartė:
    -Mos u trembni,mos keni merak! Kėto s’janė bomba jo. Janė eksplodime tė
    minave nė gurthyesin e fshatit. Pa panik! Qetėsohuni ju lutem, qetėsohuni!
    Kjo ėshtė punė e pėrditėshme,ama ju jeni zėnė nė befasi. S’ka asnjė
    rrezik,qetėsohuni!.
    Unė menjėherė e kuptova intervenimin e zeshkanit. Tash, fjalėt e kryetarit
    ua tregova fėmijėve,tė cilėt me mjaft vėshtirėsi mė kuptuan , por mė e
    rėndėsishmja ėshtė se u bindėn dhe u qetėsuan.
    Futemi nė njė dhomė bukur tė madhe ( ndoshta ėshtė sallė) ku paskan vėnė
    katėr shtretėr me nga njė syngjer pėrsipėr, disa karrige dhe njė tryezė.
    Ulemi kush ku mundet. Shikojmė njėri tjetrin dhe sikur pyesim: A thua, kah
    do tė vazhdojė maratona jonė?!
    Pas pak hyri zeshkani me pesė gjashtė gra dhe aq burra. Na pėrshėndetėn
    ngrohtėsisht. Nė sytė e tyre vėrej shqetėsim. Marrim vesh se tė gjithė janė
    nėpunės tė komunės. Mundohen tė jenė tė afėrt, sidomos gratė me gra.
    -Kėtu do tė pushoni njė ēikėz, do tė hani edhe darkėn, kurse ne po dalim nė
    zyrė tjetėr dhe do t’u shpėrndajmė nėpėr familjet e progarėve. Vendosja e
    juaj do tė jetė e pėrkohshme. Ne, brenda pak ditėsh do t’i adaptojmė disa
    lokale ku pastaj do tė qėndroni kohė tė pacaktuar. Ne, kėtu, jemi njerėz
    tė varfėr, ama strehė, bukė e kripė dhe zemėr kemi me bollėk, do tė bindeni
    edhe ju,- na tha kryetari i komunės.
    -Edhe ne nuk kėrkojmė asgjė mė tepėr. Po ti kemi kėto qė i numėruat do tė
    jemi tepėr tė lumtur,-ia prita.
    -Patjetėr!- pohoi.
    -Ju faleminderit pėr fjalėt e ngrohta!,- i them kryetarit.
    -Qofshi me nder!




    Kapitulli i gjashtė

    VENDOSJA NĖ PROGĖR


    E shtunė, 10 prill, 1999.
    Nė Progėr, siē u thash edhe mė parė, arritėm me shtatė prill tė vitit 1999.
    Atė natė, nė orėt e vona, na shpėrndanė nėpėr familjet e progarėve.
    Unė me tė shoqen dhe dy djemtė shkuam tek familja e
    Yllnor Dedesė.
    Me t’u futur nė shtėpinė e Yllnorit, kuptova se aty do tė
    qėndrojmė fare pak, sepse Yllnori nuk qenka i “ komun ” si u shpreh ai.
    Anėtarėt e familjes sė Yllnorit u frikėsuan kur na panė. Po , kanė arsye
    pėr frikė. Ne jemi tepėr tė lodhur, tė mėrzitur, tė pa disponuar, tė prishur
    nė pamje, me rroba tė fėlliqta, e me siguri edhe kundėrmojmė erė te keqe.
    Menjėherė na futėn nė njė dhomė ku gjetėm dy shtretėr hekuri.
    Dėshironim tė biem sa mė shpejtė nė gjumė, se, kemi harruar tė flemė si
    duhet. Edhe mikpritėsit nuk na pengojnė.
    Ramė nė gjumė si tė vdekur.
    Tė nesėrmen, afėr mesditės,zonja e shtėpisė,Ferdezja, na zgjoi nga gjumi.
    Ajo kishte ngrohur ujė tė shumtė pėr t’u pastruar. Lahemi njėri pas
    tjetrit, tė katėrtit. Tash, pas larjes dukemi paksa mė tė mirė, sado kudo,
    hoqėm zdralen por edhe erėn e keqe tė Bllacės. Tani familjarėt e Dedesė
    duken mė tė disponuar. Na afrohen shumė afėr dhe filluan tė interesohen se
    kush jemi, si quhemi dhe nga jemi. Edhe ne u interesuam pėr mikpritėsit
    njėsoj. Biseduam bukur shumė.
    Zonja e shtėpisė kishte pėrgatitur njė drekė me tė gjitha tė mirat. Ulemi
    tok me ta. Hamė bash mirė, ndonėse zonja Ferdeze nuk u nda e kėnaqur me “
    nazet “ tona.
    Pas dreke, bashkė me Yllnorin vajtėm nė komunė. Aty duhesh tė regjistrohemi
    kush nga ėshtė i ardhur si dhe tek kush ėshtė i vendosur. Momentalisht u
    regjistruam 64 kosovarė. Tė ardhurit janė nga vise tė ndryshme tė Kosovės,
    si nga Ferizaj, Prishtina, Podujeva, Malisheva, Sedllari (Shala) dhe
    Landovica.
    Pushtetarėt vendorė po pėrpiqen tė na sigurojnė strehim tė pėrshtatshėm
    pėr njė kohė tė pacaktuar. Mua m ’a ofruan njė lokal ( ish kafene ) tė
    lėnė pas dore, aty, nė afėrsi tė komunės. Lokali paska qenė pronė e dy
    vėllezėrve bineqė, tė cilėt para gjashtė viteve paskan vdekur nė njė
    aksident trafiku dhe qė atėherė kėmbė njeriu nuk paska hyrė brenda madje as
    motra e tyre, Elvira, qė tani po na shoqėron.
    Ndėrtesa qenka e ngritur rrėzė shkėmbit. Ana e poshtme duket si trekatėshe
    kurse ana e epėrme rrafsh me tokė. Rreth e pėrqark paska mbeturina tė
    shumta. Lokali mund tė adaptohet disi por pengesė e madhe mė duket se qenka
    jashtė fshatit, pa rrethojė, i pambrojtur nga bagėtia e fshatit e sidomos
    nga qentė e shumtė tė cilėt kėtė vend e paskan cak tė tyre. Pastaj nuk paska
    as vend pėr tu pastruar. Sa pėr pastrim ia bėjmė disi por ē’ ėshtė mė e
    keqja nuk paska WC ( kėtu po i thėnkan banjė) fare. Mirėpo, alternativė
    tjetėr nuk kam, doemos mė duhet tė vendosem nė te mė pėlqeu ose jo.
    Komunarėt m’i dhanė dy krevate hekuri, dy sfungjerė , dhjetė batanije
    (guverta u thėnkan kėta ), katėr karrige dhe njė tryezė. Ēaklat qė i morėm i
    vendosėm disi nė dhomė, bėmė disa meremetime tė vogla, e pastruam, ma lidhėn
    koretin dhe me dhjetė prill u vendosėm nė te.
    Natėn e parė thuaja se fare nuk fjetėm. Gruaja por edhe djemtė
    frikėsoheshin bukur shumė. Mė duhet tė them se kishin tė drejtė pėr tu
    frikėsuar sepse ishim nė periferi, tė vetmuar, rrėzė shkėmbit malor, i cili
    duket se do tė shembet nė ēdo moment mbi ndėrtesė. Dera e dhomės ėshtė
    totalisht e kalbur, nuk mbyllet fare. E mbyllim me njė batanije pėr ta
    penguar tė ftohtit .
    Diku para agimit fjetėn tė gjithė ndėrsa unė kujdestarova deri sa
    zbardhi dita. Kur pashė progarėt duke lėshuar bagėtinė dhe duke mbushur ujė
    poshtė tek burimi, rashė.



    PROFESIONI IM ĖSHTĖ MĖSUES,DHE VETĖM MĖSUES!

    E hėnė, 19 prill, 1999.
    Ėshtė ora nėntė. Njė kamion i ngarkuar me ndihma humanitare u parkua para
    komunės sė Progėrit. Disa njerėz filluan ta shkarkojnė, e, nė mesin e tyre
    ėshtė edhe kryetari i komunės, Refat Agolli. Unė jam shumė afėr dhe pa u
    hamendur shkova pranė tyre me qėllim tė caktuar.
    -Zotėri kryetar, mė vjen shumė rėndė kur ju shoh duke shkarkuar maunėn. A
    bėn ta bėjmė ne kėtė punė? Kemi katėr- pesė djem tė cilėt janė tė lirė dhe
    tė gatshėm ta bėjnė kėtė punė pa kurrfarė pėrtese, madje jo vetėm sot por sa
    herė tė ketė nevojė,- i thash seriozisht.
    Kryetari mė kuptoi fare mirė.
    Menjėherė ftova dy djemtė e mi, Enverin me Ylberin,Avdylin e Kadriut dhe
    njė tjetėr nga Landovica. Djemtė , shumė shpejtė e shkarkuan mallin, e
    palosėn nė vendin e duhur dhe me kėrkesėn e tyre shkuan pėr nė Maēurishtė
    (fshat afėr Progėrit) pėr ta shkarkuar mallin e destinuar pėr atje.
    Pasi u krye puna, kryetari mė ftoi nė zyrėn e tij. Shkova por pak si me dro
    .. Mė priti tepėr mire. Mė bėri respekt tė veēantė, mė uli nė kolltukun e
    tij, mė servoi pije dhe duhan.
    Pėr ēudi, zyra e kryetarit shumė shpejtė u mbush me nėpunės dhe nėpunėse tė
    komunės. Dhe, nė mėnyrė krejt spontane nisėm njė bisedė jo tė zakonshme,
    disi sikur mė intervistojnė. U tregova shumė gjėra pėr luftėn, masakrat ,
    pėr dėbimin, pėr Bllacėn. Tė pranishmit janė tepėr kureshtarė. Me
    vėmendje tė posaēme mė pėrcjellin ēka po flas por edhe si po shprehem. Mė
    duhet t’u them se kisha njėfarė treme, megjithatė maksimalisht isha i
    koncentruar si nė temė ashtu edhe nė tė folur.
    Dhe, pasuan pyetjet direkete:
    -Zotėri Ajrush ( s’e theksuakan tingullin h ) tani jeni nė Shqipėri, cili
    ėshtė mendimi juaj pėr Shqipėrinė?-mė pyeti kryetari .
    Pėr njė moment u hamenda tė pėrgjigjem apo jo. Se, m’ u duk pak si pyetje
    provokuese. Vendosa pėr variantin e parė.
    -Po, e kuptova thelbin e pyetjes. Do tė pėrgjigjem shumė lirshėm por me njė
    kusht: tė mos prekėt asnjėri prej jush,- i thash si me shaka.
    Gjatė kėtyre ditėve pata mundėsinė tė llafosem me shumė vendės moshash dhe
    shtresash tė ndryshme. Tė gjithė, ama bash tė gjithė mė folėn fjalė tepėr
    ofenduese pėr Enverin. Bile kisha pėrshtypjen se po mė ngacmojnė. Nejse,
    kėtė deri diku e kam tė qartė. Mirėpo, edhe pėr Berishėn nuk dėgjova
    asnjė fjalė tė mirė. Pastaj, ēka ėshtė edhe mė keq, nuk janė tė kėnaqur as
    me pushtetin aktual(!). Unė nuk pajtohem me ta, sepse nuk ėshtė e mundur qė
    tė gjithė tė jenė tė kėqij,nuk do tė pajtohesha as me juve nėse jeni nė
    taborin e tyre. Sipas mendimit tim, ju, nė Shqipėri, keni shumė tė
    mira, ama nuk ua dini vlerėn sa duhet. Kėtė e kam vėrejtur gjatė kėtyre pak
    ditėve. Pėr ta ilustruar kėtė qė thash, po marr dy shembuj konkret:
    Dini, ēdo ditė lind dielli, i cili na sjell dritė, ngrohtėsi , jetė.
    Por, ne, asnjėherė nuk bisedojmė pėr diellin. Ose:Njeriu pa ajėr nuk ka
    mundėsi tė jetojė hiq mė shumė se tre minutė. Po, meqė ka ajėr me bollėk,
    kurrėnjėherė nuk e zėmė nė gojė atė, sepse, nuk ia ēmojmė vlerėn fare .
    Kuptoni?
    Ju, keni shtetin tuaj, i keni tė gjitha institucionet, ashtu si janė, tė
    mira apo tė brishta . T’ uajat janė. E keni Lirinė , po e pėrsėris, e
    keni Lirinė, sė cilės, pėr fat tė keq, nuk ia dini vlerėn. Ju ,
    fatmirėsisht, nuk dini ēka donė tė thotė tė tė sundojė i huaji nė shtėpinė
    t’ uaj , ju, prapė po them pėr fat tė mirė, nuk dini ē`ėshtė okupatori, ju,
    nuk dini (praktikisht ,ė?) ē’ ėshtė armiku, ju, nuk dini ē ’ ėshtė
    robėria, ju, nuk dini kush janė ēetnikėt . (Mė vėshtrojnė me vėmendje ).
    Ja njė tė dhėnė shumė tė saktė pėr ēetnikėt:
    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, njė bandė ēetnikėsh hasin nė njė shtatzėnė.
    Njėri nga ēetnikėt thotė : “Kjo grua djalė ka nė bark”.Tjetri ia pret :”Jo,
    vajzė ka”. Jo djalė -jo vajzė, lidhen me kusht : Nėse gruaja ka djalė nė
    bark, ēetniku i parė do ta fitojė njė litėr raki,ose anasjelltas, do ta
    humbas njė litėr raki. Dhe, pa njė pa dy i bien gruas bajonetė, ia ēajnė
    barkun, ia nxjerrin foshnjėn nga barku, e ngulin nė bajonetė dhe e ēojnė
    lart. ” Djalė”-klithi ēetniku i parė dhe nisi tė mburret pėr fitimin e
    bastit , ndėrsa tė tjerėt filluan tė tallen me humbėsin e bastit . (Gratė
    klithėn me “bobooo!” ) .
    Vini re !
    Asnjėrit si vajti mėndja se kishin kryer dy krime makabre.
    Kėta, pra, janė ēetnikėt .
    Ne, me ta kemi punė.
    Prandaj, sikur ti dinin kėto qė ua numėrova, jam mė shumė se i bindur,
    ndryshe do tė shprehshin , - u thash dhe prita reagimin e tyre.
    Pėr ēudi, asnjėri nuk foli, vetėm shikuan njėri tjetrin dhe sikur pohuan
    “ashtu ėshtė”.
    Mbretėroi njė heshtje absolute.
    -Ēfarė mendimi keni pėr Nanon?- vijoi kryetari me pyetje ndoshta edhe pėr
    ta thyer heshtjen qė u krijua.
    Unė isha i vendosur tė pėrgjigjem ashtu si mendoj, u bė ē’ u bė.
    -Po. Nano nuk gėzon respekt nė Kosovė. Ai bisedoi nė Kretė me xhelatin
    Milosheviq, bile i dha dritėn jeshile kur Nano pohoi se ēėshtja e Kosovės
    ėshtė ēėshtje e brendshme e Serbisė. Ēfarė mjerani. Noli do tė
    thoshte: “Vaj vatani e mjerė mileti”! Kaq, besoj se s’ka nevojė tė them
    gjė mė tepėr. (Nuk reaguan).
    -Po, pėr Berishėn mund tė thoni gjė?- mė pyeti njė shkurtaq i cili mė
    duket se qenka nanoist.
    -Po . Edhe pėr Berishėn kam mendimin tim. Ai ( Berisha ) nuk flet por
    ēirret. E, demokracia dhe tė ēirrurit nuk shkojnė bashkė, ju thoni tok.
    Mė duket se jam mjaft i qartė, ė?- iu pėrgjigja shkurt.
    -Po Qosja ?- m ‘u drejtua njė i moshuar.
    -Qosja, nė momentin kur filloi tė merret me politikė-huqi. Ajo (politika) iu
    kthye si bumerang. Ai (Qosja ) nė vend se tė vajtojė pėr trazirat qė ndodhėn
    kėtu nė Shqipėri, ato (trazirat, ė? ) i quajti si revolucion, madje “
    revolucion i vonuar”. Epo, ja se ku na vajti i gjori Rexhė! Kaq. - i
    thash.
    -Mirė, po Majko? –mė pyeti njė bukuroshe.
    -Majko ėshtė njė bukurosh pėrplot me energji. Dėgjuam se ka marrė vendim tė
    prerė pėr tė mos lėshuar asnjė kosovarė tė largohet nga Shqipėria. Ky vendim
    i kryeministrit ėshtė shumėdimensional, domethėnės edhe largpamės. Njeri i
    duhur nė- kohė tė duhur. Njerėz tė kėtillė na duhen. I lumtė! -e urova
    -Mund tė na flisni diēka pėr Demaēin?, - m'u drejtua njė nėpunėse e postės.
    -Po vėrej se vazhdimisht mė ngacmoni. Megjithatė unė do tė flas edhe pėr
    te, natyrisht po flas nė emrin tim, ashtu si unė i shoh gjėrat, gjė qė nuk
    donė tė thotė tė jetė siē them unė,ė?. Ishte fjala pėr Demaēin. Ai ėshtė
    Nelsoni shqiptar . Dini, ishte zėdhėnės i UĒK-sė. Po, kur Delegacioni
    Shqiptar i Kosovės ishte nė Konferencėn e Rambujesė pėr Kosovėn, Ademi
    refuzoi tė firmoset Marrėveshja nė Paris. Duket se ėshtė njė rebel i madh. U
    grind edhe me UĒK-n. Do tė mė vinte shumė mirė sikur tė jem gabim.
    -Po pėr Mejdanin dini gjė?-mė pyeti njė djalė i ri.
    -Mejdanin nuk kam pasur mundėsi ta njoh. Dėgjo, nėse nuk e pėrkrah asnjė
    parti, qoftė majtiste ose djathtiste, pra, nėse ėshtė i paanshėm, do tė
    jetė njė president me perspektivė tė shkėlqyer. Tash ka rastin tė dėshmohet
    e tė afirmohet si nė vend ashtu edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Ka kohė tė
    dėshmohet, ka,- i them.
    -Pėr Rugovėn nuk thatė asnjė fjalė,-ndėrhyri kryetari i komunės pak si
    me tė qeshur.
    -Po, ju s ’mė pyetėt,- ia ktheva edhe unė nė mėnyrė tė njėjtė.
    -A bėn tė na thoni diē pėr te?- shtoi kryetari.
    -Bėn, pse jo. Rugova (sipas meje,ė?) ėshtė personalitet shumė enigmatik,
    tė mos them misterioz. Ndoshta ėshtė shumė i ditur, ndoshta, ...(!)
    -Po, ai (Rugova H .I.) para ca ditėsh pati njė takim me Milosheviqin,
    madje kėrkoi nga NATO-ja t’i ndalojė bombardimet ndaj Serbisė, si e
    komentoni ju kėtė veprim tė tij ?-mė ndėrpreu nanoisti me cinizėm.
    -Ashtu ėshtė thėnė. Edhe ne kemi dėgjuar pėr atė takim qė ėshtė
    “organizuar”, nė fund tė marsit. Ku, e nė ēfarė rrethanash ėshtė mbajtur
    nuk dihet asgjė. Njė gjė dihet me saktėsi: Rugova ėshtė zėnė rob. E, me
    robin, robėruesi , nė kėtė rast Milosheviqi, manipulon si tė dojė.
    Paraprakisht ėshtė shkruar skenari, ėshtė sjellė Rugova nė atė farė kthinėn
    e Milosheviqit, ia kanė vėnė tekstin pėrpara,ia kanė vėnė automatikun nė
    kokė dhe e kanė urdhėruar pėr ta nėnshkruar atė farė “deklarate”.
    Kameramanėt kanė gjiruar tėrė “ceremoninė ” e firmosjes sė asaj letre dhe
    e kanė plasuar para mediumeve vendore e botėrore, gjoja se, Rugova po
    kėrkon ndėrprerjen e bombardimeve(!) . Por e vėrteta ėshtė krejt ndryshe:
    Rugova me vite tė tėra ka kėrkuar nga NATO-ja qė tė intervenojė, tė na
    shpėtojė . E, sot, kur NATO-ja ėshtė nė veprim tė plotė,Rugova tė kėrkojė
    ndėrprerjen e bombardimeve, ėshtė absolutisht gėnjeshtėr, ėshtė njė skenar
    i pakripė, tek ne i themi rrenė e kulluar. Edhe njė gjė e di: Rugova
    mund tė jetė gjithēka, pėrveē kuisling (tradhtar) kurrėn e kurrės
    s’mund tė jetė. Pėr Rugovėn vetėm koha do tė na dėshmojė e pastaj do tė
    mėsojmė me saktėsi se kush (ėshtė ) ishte ai. Kam bindje se jeni viktimė e
    mediumeve sllave ,-iu pėrgjigja nanoistit pak si ashpėr.
    -Duket sikur jeni rugovist,- mė nxiti kryetari.
    -Po edhe jo. Nė fakt, unė jam vetėm njė spektator qė shikoj garuesit nė
    kėtė maratonė. Maratona ka filluar. Ndonjėri ka mundėsi tė ketė njė ēikėz
    pėrparėsi por varet se sa do tė ketė forcė pėr ta ruajtur atė avantazh.
    Maratona po vazhdon. Unė si tė gjithė shikuesit po i pėrkrah tė gjithė
    garuesit, e, ai qė del i pari, pra, e fiton garėn, natyrisht se do t’ia
    uroj fitoren. Fundi i fundit tė gjithė janė tanėt. Kjo ėshtė me shumė
    rėndėsi. Tė gjithėve do t’ua lė vetėn nė dispozicion dhe do tė kontribuoj
    aq sa mundem. Pra, unė jam ky qė u thash, nuk di sa dhe si mė keni
    kuptuar,-iu pėrgjigja.
    -Zotėri Ajrush, kemi shėnime se ju me profesion jeni mėsues, ama, neve na
    duket sikur nuk ėshtė e saktė kjo e dhėnė,-mė befasoi kryetari.
    U shtanga. Bile pėr njė ēast mbeta pa fjalė. Pandeha se gjatė gjithė kėsaj
    bisede paskam bėrė ndonjė gabim fatal, paskam ofenduar ndonjėrin, ose
    paskam bėrė ndonjė lapsus tė madh andaj edhe dyshojnė nė profesionin tim.
    Mendova pakėz dhe shpėrtheva:
    -Miq tė mi, ka mundėsi tė kem gabuar ndonjė gjė, ka. Ka mundėsi ta kem
    ofenduar ndonjėrin prej jush, ka. (Mos mė ndėrhyni ju lutem! ) Por,
    sinqerisht ju lus, kini parasysh momentet dramatike nėpėr tė cilat kaluam
    gjatė ditėve qė lamė pas, kini parasysh gjendjen momentale qė po kalojmė nė
    kėto ēaste ( Prit tė lutem!- i bėrtita kryetarit). Pėr momentin humbėm
    gjithēka qė patėm nė kėtė botė edhe si individė edhe si kolektivitet. Fati
    ynė akoma nuk po dihet . Jemi me strese dhe plotėsisht tė traumatizuar.
    Pra, nėse kam bėrė ndonjė gabim, ta dini miq tė dashur, se nuk e kam bėrė me
    vetėdije apo me qėllim pėr ta ofenduar ndonjėrin. Se, unė nė fillim u thash,
    po bisedojmė lirshėm, pa hidhėrim, ė? Pėrndryshe, unė, me profesion isha ,
    jam, dhe dashtė Zoti, do tė jem mėsues, dhe vetėm mėsues!,-fola me njė ton
    bukur tė lartė.
    -Njė minutė, njė minutė ju lutem!-foli kryetari me nxitim.-Unė, unė e bėra
    gabimin. Ju lutem vetėm njė sekondė durim, ta sqarojmė llafosjen gjer nė
    fund! Nuk qėndron fakti se ju keni gabuar, jo. Puna qėndron krejtėsisht
    gjetiu, nė favorin t’ uaj ėshtė,-mė tha.
    -Zotėri kryetar, seriozisht po u them, tanimė jam i hutuar tėrėsisht.
    -Pikėrisht kėtė, hutinė t’ uaj do ta sqarojmė. Ne,- vazhdoi kryetari,-kemi
    pasur kontakte edhe me kosovarė tė tjerė. Ata pohonin se kanė kryer shkolla
    tė larta e superiore (fakultete) , por jam i detyruar t’ua them troē :
    Bisedat e tyre ishin konfuze, me plot gabime tematike e edhe gjuhėsore;
    here-herė nuk i kuptonim ē’arė thoshin . Ju dalloni shumėēka prej tyre.
    Flisni me njė gjuhė shumė tė pastėr, sikurse tiranas , jeni shumė konkret
    dhe tė qartė nė pėrgjigjet qė i jepni , pastaj, ju dini shumė gjėra, pėr tė
    cilat ne progarėt nuk kemi aber ( kėshtu thėnkan.)
    -Ky kompliment tanimė ėshtė i tepruar,-ndėrhyra pa leje.
    -Prit, prit! Akoma s’kam mbaruar!- mė urdhėroi kryetari. Pėrshtypja ime por
    edhe e stafit tim ishte se ju keni arsimim superior madje edhe ndonjė
    pozitė, por nga modestia jeni paraqitur si mėsues. Kėtu ishte thelbi i
    atij “dyshimi ” qė ua ceka mė parė. Besoj se tani m’ė kuptuat. Tanimė nuk
    dyshojmė. Me argumente na bindėt. ( Desha tė flas por nuk mė lejoi). Njė
    sekondė! Edhe diēka kam pėr tė shtuarumė ata nxėnės qė kanė patur fatin tė
    qėndrojnė para teje e tė nxėnė me ty. Kaq,- mė tha dhe pėrcolli reagimin
    tim.
    Komplimenti nuk mė bėri pėrshtypje asnjė fije.
    Pėrmendja e nxėnėsve mė nxori nga tema krejtėsisht. Nė moment m’ u duk
    se jam nė klasė para nxėnėsve tė mi: Albanės, Edonės, Korabit, Valmirės,
    Kosovares, Flamurit,Teutės, Valonit, Agonit * … Fillova tė mos ndihem mirė.
    Sytė nuk qenė nė gjendje ti ndalin lotėt. Ata filluan tė zhagiten faqeve
    teposhtė.
    Nė zyrė ra njė heshtje trishtuese. Me tė shpejtė detyrohem ta mbys atė.
    -Miq tė mi, kryetari m’i pėrmendi nxėnėsit. Njė koincidence e vogėl:
    Sot njė muaj, pra, mė 19 mars, ua pata mėsuar nxėnėsve tė mi tingullin e
    fundit tė alfabetit tonė, shkronjėn Zh. Atė ditė , nxėnėsit dėshmuan se
    kishin humbur shpresėn pėr jetė(!). “Ne,- mė thanė,-kurrė nuk do tė
    bėhemi as pleq (djemtė) e as plaka (vajzat)! Shkiet do tė na vrasin, do tė
    na masakrojnė sikurse ata nė Prekaz e Reēak”. (Besoj se keni dėgjuar pėr
    masakrėn e Prekazit dhe tė Reēakut ). E unė, atė ditė (mė 19 mars) jam
    betuar para tyre, se askush nuk do tė guxojė t’i prekė as me dorė, dhe se,
    me ndihmėn e Zotit, tė gjithė do tė bėhen pleq (djemtė) dhe plaka (vajzat).
    Tani jam tepėr i shqetėsuar. Nuk di se ku i kam nxėnėsit, ku mė janė
    tretur. Vallė, mos ndonjėri ose shumica nuk do ta shijojnė pleqėrinė?!
    Kjo po mė frikėson, kjo.
    Disa filluan tė mė shoqėrojnė nė vajė.
    Kryetari u tremb. Brofi nė kėmbė, bėri disa hapa dhe m ’u afrua shumė afėr:
    -Zotėri Ajrush, Kosova gjithmonė ka bėrė gjithēka pėr Shqipėrinė;
    Shqipėria kurrėnjėherė nuk ka bėrė asgjė pėr Kosovėn. Kjo ėshtė kėshtu dhe
    pikė, them unė Refat Agolli, kryetar i komunės sė Progėrit.
    -Ne ku jemi, zotėri kryetar?,- e pyeta me njė ton tė ngritur.
    -Tanimė ėshtė vonė,- tha.
    Nuk pajtohem,- ia prita,-Shqipėria e dha provimin nė ēastin mė tė duhur.
    Sot, Ajo dha gjithēka pėr Kosovėn. Kjo ėshtė kėshtu dhe pikė, them unė
    Hajrush Idrizi, mėsues.
    ----------
    * Emrat e nxėnėsve janė tė saktė.



    NĖ XHAMI TĖ KORĒĖS

    E premte, 23 prill, 1999.
    -Buq , sot ėshtė ditė e Xhuma, ti e din, u bėnė mė shumė se dy muaj qė nuk
    kam falur asnjė namaz tė Xhumasė. Kėtu, nė Progėr nuk kishte xhami, por mė
    kanė thėnė se nė Korēė ka . A bėn tė shkojmė nė Korēė e ta falim Xhumanė?-
    mė pyeti Ylberi me njė ton tepėr lutės.
    -Bėn or bir, bėn, por ėshtė duke rėnė shi i madh e ēull do tė bėhemi,- ia
    prita.
    -Po, shiu do tė ndalet,- m’ a ktheu dhe filloi ti lutet diēka Zotit.
    Menjėherė pushoi shiu, rrezoi edhe dielli.
    Ora ėshtė njėmbėdhjetė e tre ēerekė.
    -Eja buq, po nisemi! E shihni, po nxenė dielli-mė tha.
    U nisėm nė kėmbė pėr nė aksin rrugor Bilisht-Korēė. Dolėm te lokali
    “Xixėllonja” ku ėshtė stacioni i autobusėve pėr nė Korēė. Menjėherė futemi
    nė njė minibus dhe shumė shpejtė arritėm nė qytet. Ne nuk i dėnim xhamitė
    nė atė vend. Disa qytetarė na orientuan pėr njė xhami afėr tregut tė
    ēaklave. E gjetėm. Xhamia ėshtė e vjetėr, me oborr tė parregulluar, pa
    shatėrvan pėr tė marrė abdesėt. Aty, fare pranė xhamisė, kėrkuam ujė tek njė
    shtėpi. Njė zonjė, me tė kuptuar qėllimin tonė, fluturoi dhe pa u vonuar na
    e solli njė shishe ujė. Morėm abdes dhe e falėnderuam zonjėn pėr shėrbimin
    qė na e bėri. Ajo u bė shumė kureshtare dhe:
    -Ju lutem, mos jeni kosovarė?
    -Po,- i themi.
    -Zoti qoftė me ju!,- na uroi.
    -Edhe me juve, zonjė! -ia kthyem.
    Futemi nė xhami. Ajo, pėr Brenda qenka shumė e rregulluar. Muret i paska tė
    stolisura me shumė arabeska, citate Kur’ anore. Qenka shumė e pastėr dhe
    mjaft mirė e shtruar. Nė xhami ka shumė faltorė moshash tė ndryshme madje
    edhe femra gjė qė nė Kosovė nuk praktikohet nė namazin e xhumasė.
    Ylberi ėshtė shumė i gėzuar qė gjendet nė mesin e xhematit. Me interesim
    vėshtron ēdo hapėsirė tė xhamisė.
    Po afrohet koha pėr faljen e namazit. Vjen edhe imami i xhamisė. Ėshtė njė
    burrė afėr tė gjashtėdhjetave. I veshur pedant, me fes tė kuq nė kokė, me
    shall tė bardh, me xhybe tė zezė e tė gjerė, i plotė, vital, thėnė shkurt,
    hije i paska pėr imam. Pranė tij ėshtė njė burrė rreth tė tridhjetave. Ka
    mjekėr tė lėshuar, i shėndetshėm, me kėmishė tė bardhė e xhemper tė
    blertė, pa kapuē. Imami i xhamisė ia dha fjalėn burrit qė ėshtė pranė tij.
    Ky, u ēua nė kėmbė, u kthye pėrballė nesh me:
    -Bismil-lahir-rahmanir-rahim!
    Vėllezėr e motra myslimanė, sot kam paraparė tė flas pėr “Abdesin”. E
    zgjodha kėtė temė sepse mė kanė rėnė nė sy disa njerėz, tė cilėt kur
    marrin abdes , nuk i pėrmbushin rregullat e caktuara dhe tė domosdoshme qė i
    kėrkon Allahu i Madhėrueshėm. Dhe nisi ta pėrpunojė temėn nė detaje. Edhe
    lutjet nga hudbeja i bėri ky i ri. Pasi mbaroi lutjet e zakonshme nė hudbe,
    na u drejtua nga lart:
    -Vėllezėr dhe motra shqiptarė! Sot, populli i Shqipėrisė, padyshim, ėshtė
    populli mė i dashur tek Allahu i Gjithėditur. Thėnė ndryshe, ne jemi fare
    pranė Tij. Pėrse po u them kėshtu?
    Po u pėrgjigjem qė tani:
    Ju hapėt zemrat tuaja, ju hapėt portat tuaja, ju bėtė edhe tė pamundurėn pėr
    vėllezėrit tanė nga Kosova. U siguruat strehė, bukė, kripė e ngrohtėsi, u
    treguat tė mėshirshėm, e Allahu i do mėshiruesit, mirėbėrėsit, i shpėrblen
    ata, ngase Ai ėshtė Mėshirues dhe Mirėbėrės. Ne, vėllezėr e motra por edhe
    vėllezėrit nga Kosova do shpėrblehemi nga i Madhi Zot. Pasha Kur’ anin
    Famėlartė, vėllezėrit tanė kosovarė shumė- shumė shpejtė do tė kthehen nė
    vatrat e tyre! Patjetėr!,-thirri hoxha me zė tė lartė.
    -Amiiin!,-thamė me zė.
    Pastaj imami vazhdoi faljen e namazit tė Xhumasė sipas rregullave tė
    caktuara.
    Dolėm nga xhamia tepėr tė kėnaqur ngase e kryem edhe njė obligim ndaj Zotit
    tė cilit i kemi tepėr borxh por edhe iu lutėm qė tė na ndihmojė nė kėto
    ēaste marramendėse nėpėr tė cilat po kalon populli ynė.
    -Buq, e ndjeve hoxhėn nė hudbe?-mė pyeti Ylberi
    -Po.
    -Ai u betua nė Kur’ an se ne shumė shpejtė do tė kthehemi nė shtėpitė tona.
    Buq, unė i besoj Allahut por edhe hoxhės. Padyshim, fjalėt e hoxhės janė tė
    vėrteta.
    Amin!- i thash Ylberit.



    DITĖLINDJA E YLBERIT

    E diele, 2 maj, 1999.
    Sot, Ylberi, djali im mė i vogėl e ka ditėlindjen e gjashtėmbėdhjetė. Disi
    nuk mė duket se ėshtė e vėrtetė. Merreni me mend si e feston , ku e kremton
    dhe pse mu nė Progėr. Por kjo ėshtė e saktė.
    Zgjohet nga gjumi. Nuk flet asgjė. Zbret tek burimi pėr tė marrė abdesėt.
    Merr abdes , kthehet prapė nė “banesė” dhe e falė namazin e sabahut. Nuk
    mund ta di se ēka po i lutet Zotit. E vėshtroj me shumė dhimbje . Pasi
    mbaroi faljen e namazit i them:
    -Allahu ta pranoftė lutjen biri im!
    -Amin!,-tha.
    -Ore, sot e paske edhe ditėlindjen. Urime!,- i them.
    Pėr ta thyer monotoninė, Enveri ia ngreh veshėt gjashtėmbėdhjetė herė. Edhe
    e ėma vepron si Enveri.
    -Hej, m’i bėtė veshėt sa tė gomarit tė xhaxhit Yllnor!,-u mahit Ylberi.
    Tė gjithė qeshėm.
    Unė nuk ndihesha mire. Pa dashje u ngrita nė kėmbė, eca nėpėr dhomė, dhe
    papritur u gjeta para njė pasqyre nė formė rrethi qė ėshtė e varur nė mur. U
    tmerrova nga vetvetja. Me tė shpejtė iu shmanga pasqyrės dhe dola nė
    terasė. Nga terasa hodha shikimin nė horizont. Duke soditur natyrėn, m’ u
    ndal shikimi nė majat e Malit Morava, emrin e tė cilit e kisha dėgjuar nė
    kėngėn popullore: ” E bardhė po m’ dukesh moj Hatixhe, si bora n’ Morav-e”.
    Ndonėse sot ėshtė dy maji, majat e Moravės shkėlqejnė nga bora, vėrtetė e
    bardhė. M’ u duk sikur jam nė Ferizaj e para meje kam Sharrin tim . Po
    shumė u pėrmallova!
    Mora njė karrige, u ula, mbėshtolla njė cigare me duhan “Tarabosh” dhe paksa
    u qetėsova. Poshtė, tek burimi shumė progare filluan tė lajnė petka, sidomos
    qilimė e tepihė. Po thuaj se tė gjitha mė pėrshėndesin :“Emo, keni gdhirė
    mirė!”
    Ndonėse akoma s’e kemi bėrė njė muaj qė kur u vendosėm kėtu, tė gjithė
    progarėt po na njohin, na i dinė edhe emrat por ēka ėshtė mė e rėndėsishme,
    na respektojnė tepėr shumė.
    Nė kėtė moment erdhi Avdyli pėr tė na vizituar. Sapo u pėrshėndet me mua
    pyeti:
    -Ku ėshtė Beka ?( Ylberit i thonė Bekė ). Dua t’ia zgjat veshėt.
    -Eu, po zavall tė madh paskan sot veshėt e mi!,-foli Beka brenda.
    Nė derė u pėrqafuan mes veti.
    -Baci Hajrush, a ta ka marrė mendja se Beka do ta festojė ditėlindjen nė
    Progėr?!-mė pyeti Avdyli i dėshpėruar.
    -Jo Avdyl, nuk e kam ditur . Ne jemi shumė tė vegjėl pėr tė ditur gjė. Kėto
    punė i udhėheq Tjetėrkush. Mos u brengosni aq shumė. Ne duhet tė sillemi
    sikurse tė jemi nė shtėpi, nė Ferizaj. Zoti ėshtė shumė i Madh. Ai qysh na
    solli kėtu mund tė na kthejė nė shtėpitė tona.
    -Kur ?!
    -Po. Kjo do tė ndodh atė ditė kur s’do tė kemi ujė pėr tė pirė nė burimin e
    Progėrit. E harxhojmė ujin tonė dhe do tė shkojmė atje ku do tė kemi pėr tė
    pirė. Kjo ėshtė vetėm kėshtu, dhe ndryshe nuk bėhet.
    Avdyli mė pėrcolli si me dyshim. Vetėm Ylberi u besoi fjalėve tė mia
    plotėsisht.
    *
    Pasdite erdhėn shumė tė rinjė e tė reja progare pėr t’ia uruar ditėlindjen
    Ylberit. I sollėn edhe dhurata modeste e gjėra ushqimore.
    Padyshim se kėtė ditėlindje tė Ylberit nuk do ta harroj pėr sė gjalli.



    “ BOBO, Ē’ E GJETI PROGĖRIN ! “


    Pasdite, e martė, 11 maj 1999.
    Kryeplaku i Progėrit, Petrika ėshtė njė burrė rreth tė pesėdhjetave. Ėshtė
    burrė me shumė autoritet nė tėrė komunėn e Progėrit. Shoh se pėrpos detyrave
    tė rėndomta tė komunės, tash ėshtė i angazhuar edhe me hallet e kosovarėve.
    Angazhohet pėr strehimin, ushqimin dhe shėndetin tonė.
    Sot erdhi tek unė. Duket shumė i disponuar. Fill pas pėrshėndetjes, pa u
    ulur, m’ u drejtua:
    -Dėgjo zotėri Ajrush, tė pata premtuar kohė mė parė se do tė bėj ēmos pėr
    tė vendosur nė njė shtėpi mė tė mirė. E zgjodhėm edhe kėtė problem. Qė nesėr
    do tė vendoseni nė shtėpinė e Bilbilit. Ėshtė shtėpi e shkėlqyer, bile kjo
    shtėpi na ishte ish shtėpia e Maēo Lakrorit, keni dėgjuar pėr tė. Jam shumė
    i bindur se edhe juve do tė ju pėlqejė dhe do tė jeni tė rehatuar nė
    tė,-foli me dashamirėsi dhe vijoi,- Mė besoni, sapo tė shihja, fshihesha nga
    ju, sepse turpėrohesha meqė s’ arrija tė ta sigurojė njė strehim tė duhur.
    Tani qė u zgjidh ky problem, jam shumė i gėzuar. Eja tė vemi tek shtėpia qė
    ta shohėsh! Kam bindjen se edhe ju do tė jeni tė kėnaqur.
    -Ju faleminderit zotėri Petrika, por edhe kėtu ku jemi, mirė ėshtė,- i
    them.
    -Lere tė lutem! Mirė i thua kėsaj?! Pijetore na ishte kjo dhomė. Jeni nė
    fushė tė hapur,s’keni as banjo (w .c.) e as ku tė bėni dush. Kam dėgjuar se
    po u pastruaki natėn jashtė. Portėn po e mbyllnit me guvertė pėr tė mos hyrė
    qentė. Mik, e dimė ne ē’ ėshtė mirė. Mos e zgjat mė shumė por ēohu e tė
    vemi tek Bilbili ngase ėshtė duke na pritur!- mė urdhėroi.
    Shkuam nė shtėpinė e Bilbilit. Ai ishte aty. Na priti ngrohtėsisht . Ishte
    i njohur me rastin tim. Na futi nė tė gjitha dhomat.
    -Ja, kėtu ėshtė kuzhina, keni sobėn (shporetit i thėnka sobė) e druve
    edhe tė korrentit. Kėtu mund tė gatuani, zieni e tė hani me komoditet. Lart
    keni dy dhoma pėr tė fjetur, keni edhe dhomėn e miqve. Besoj se kėto ju
    mjaftojnė meqė kam dėgjuar se jeni katėr frymė,-mė tha.
    Ma tregoi edhe tualetin, vendin pėr dush, disa ēakla nė njė dhomė, gjendjen
    e njehsorit tė rrymės elektrike etj.
    -Miku im kėto janė tė tėrat. Jam i bindur se do tė kaloni ēaste tė
    rehatshme nė kėtė shtėpi. Askush, asnjėherė nuk do tė ju trazojė,- m’ ė
    tha.
    -Tė faleminderit mik! Gjėrat qė m’i ofruat janė tė mrekullueshme. Njė
    gjė po ua them: Kjo shtėpi ėshtė shumėfish mė e mirė se sa shtėpia ime qė e
    kam lėnė nė Kosovė. Shumė, shumė po mė pėlqen, por mė duhet t’ua bėj me
    dije se shtėpinė duhet ta shfrytėzojmė nė kohė tė pacaktuar, se, fati ynė
    nuk dihet, mund tė qėndrojmė gjatė kėtu. Edhe njė gjė po u siguroj:
    Shtėpinė do ta ruaj edhe mė mire se sa shtėpinė time.
    Ulemi nė njėrėn dhomė ku na shtroi pije dhe llafosėm gjerė e gjatė. Petrika
    duket mė i gėzuar se unė. Pėr darkėn u morėm vesh, atė do ta hamė tek unė.
    Shkuam nė “banesėn” time ku qėndruam deri pas mesnate duke ngrėnė, pirė e
    biseduar me ta. Pėr ēelėsat u morėm vesh, ata do tė m’i dorėzojė nesėr nė
    orėn shtatė meqė po shkuaka herėt pėr nė Korēė.

    *

    E mėrkurė, 12 maj, 1999.
    Nė orėn gjashtė e gjysmė shkova tek Bilbili pėr t’i marrė ēelėsat. U
    pėrshėndetėm miqėsisht. Edhe njėherė mė futi nėpėr dhoma. Ma tregoi edhe
    oborrin, kopshtin m’i dha edhe disa kėshilla shumė tė dobishme.
    -Dėgjo vėlla,- mė tha,- shtėpinė e kam nė Korēė. Atje banoj me dy ēupka dhe
    gruan time. Kėtu, nė Progėr, pėrpos kėsaj shtėpie kam edhe ca dynymė tokė,
    tė cilėn e punoj, e , herė pas herė flemė edhe kėtu por jo rregullisht .
    Shtėpia duket paksa e shėmtuar, e papastėr, me baroja, por kam bindjen se
    ju do ta pėrterini e do t’i jepni jetė. Pra, tė rroni me shėndet dhe paēi
    fat e lumturi nė tė! Dashtė Zoti e nesėr tė ktheheni nė shtėpinė tėnde
    ama, pėr tė qėndruar-qėndroni sa tė doni, pa kufizim kohe,-mė tha dhe m’i
    dorėzoi ēelėsat.
    Ai vajti pėr nė Korēė kurse unė shkova nė banesė ku mė pritnin familja.
    Djemtė u gėzuan shumė kur m’i panė ēelėsat nė dorė. Me tė shpejtė ia bėmė
    adetin mėngjesit. Gjėsendet qė duheshim bartur i bėmė gati. Njė fqinjė sapo
    mėsoi pėr shpėrnguljen tonė, erdhi me njė karrocė kali pėr tė na ndihmuar nė
    bartjen e ēaklave. Pėr ēudi, paskemi pasur bukur shumė gjėra, njė karrocė
    pėrplot. I dėrguam gjėsendet nė shtėpinė e re.
    Djemtė dhe gruaja janė tepėr tė kėnaqur sepse dhomat janė tepėr tė mira,
    tė pajisura me orendi, me dyer e dritare tė bukura, me oborr tė rrethuar, me
    kopsht e gjelbėrim tė mrekullueshėm. Edhe familja e Rizahut dhe e Kudriut
    janė po ashtu tė kėnaqura. Qė tė gjithė kanė ardhur pėr tė na ndihmuar nė
    pastrimin e shtėpisė dhe tė oborrit. Erdhėn edhe disa vendas tė cilėt
    gjithashtu u angazhuan nė pastrimin e shtėpisė.
    Nė mesin e tyre, njė grua bukur e moshuar m’ ė ndau anash dhe me njė zė te
    ulėt m’ ė pėshpėriti:
    -Dėgjo vėlla! Bilbili ėshtė shumė burrė i mirė, madje nė Progėr s’ka si ay,
    ama, gruaja nuk i bėn fare, ėshtė shumė e ndyrė!
    Kėrceva sikurse tė mė kishte therur me thikė.
    -Zonjė,sė pari, unė as qė ju njoh se kush jeni, sė dyti, as qė u pyeta dhe
    sė treti,si keni guximin tė mė thoni fjalė tė tilla pėr njė grua qė unė
    nuk e njoh fare e as qė kam punė me tė?!-i thash me njė zė qortues.
    -Ta them mė plot mėnd. Mbani mėnd fjalėt qė ua thash!-mė tha dhe shkoi
    dikah, u zhduk si hije.
    Unė nuk ua vura veshin fjalėve tė zonjės. Tė pranishmit nuk morėn vesh pėr
    llafosje qė bėra me gruan, punonin pa u lodhur . Disa pastronin dyshemetė,
    ca tė tjerė fshinin dyer e dritare, disa shkundnin qilima e batanije, disa
    pastronin shkallėt e ēka jo.
    Unė, Kadriu dhe Rizahu qėndrojmė nėn hije tė njė qershie tė sapoēelur,
    pinim duhan dhe kėnaqeshim me punėn qė bėhej, se, mė nė fund edhe familja
    ime u vendos nė njė shtėpi tė pėrshtatshme.
    Papritmas u fut njė grua nė oborr. Vjen me nxitim drejtė nesh. Ėshtė rreth
    tė pesėdhjetave, me fytyrė shumė tė shėmtuar, thatake, me leshra tė
    shprishura, e verdhė si limoni dhe shumė e shqetėsuar. Mendova mos ėshtė
    ndonjė vendėse e sėmurė e qė erdhi pėr tė na vizituar. M’ u afrua fare
    afėr. U ngrita nė kėmbė dhe e pėrshėndeta miqėsisht. I tregova se unė jam
    kryefamiljari kosovar qė sapo u vendosėm nė kėtė shtėpi.
    -Unė jam zonja e shtėpisė!- mė tha me ters.
    -Aq mė mire zonjė,-ia prita pa e lėnė ta pėrfundojė fjalinė.
    -Gabim zotėri, gabim! Ju s’mund tė hyni nė shtėpinė time!
    -? !
    -Ē ėshtė e vėrteta,shtėpia s’ėshtė imja, ėshtė e tim vėlla, e Agimit. Ay
    ėshtė nė Tiranė. Kėtė shtėpi m’ a ka lėnė mua, si motėr qė mė ka,-foli me
    njė shqetėsim tė papėrshkrueshėm.
    -Zonjė, ē’e keni Bilbilin?-e pyeta.
    -Bilbili ėshtė im shoq, burrė e kam.
    -Zonjė, fare s’po ju kuptoj! Pohoni se shtėpia ėshtė e juaja, s’ėshtė e
    juaja! Thoni se Bilbili ėshtė bashkėshorti juaj. Pikėrisht ai, Bilbili m’i
    ka dhėnė ēelėsat e kėsaj shtėpie. Me te jemi marrė vesh. Mbrėmė ishte tek
    unė nė darkė. Zonjė, unė nuk u futa me dhunė nė kėtė shtėpi, jo,- i thash.
    Ajo nisi tė flasė pa lidhje: Kinse unė paskam ardhur nga Kosova dhe ia
    paskam uzurpuar shtėpinė e saj(!) Duart dhe koka i dridheshin tmerrėsisht
    por ku ta di unė pėrse dridhej ashtu.
    Nuk e zgjata mė shumė. Dhashė urdhėr pėr ndėrprerjen e punės. Tė gjithė u
    befasuan. Gruaja, djemtė por edhe vendėsit mbetėn tė shtangur. Disa ia
    filluan edhe tė qajnė. U krijua njė atmosferė e zymtė. I tubuam ēaklat pėr
    t’i kthyer nė vendin e mėparshėm, nė lokalin e zonjės Elvirė.
    Shumė progarė, me tė kuptuar ndodhinė tonė u tronditėn thellė. Qan Lela me
    motrėn e saj, qan Yllnori me tė shoqen , qan Elvira me Eminen e Maēos,
    qanin edhe dy pleq, emrat e tė cilėve nuk arrita t’ua mėsoj. Dėgjova edhe
    kėto fjalė prej tyre:
    “Bobo, ē’e gjeti Progėrin! I dėboi vėllezėrit nga shtėpia. Kėshtu ua beri
    edhe serbi. Progėrin e mbuloi turpi”.
    -Jo o burra. Pėrkundrazi, le tė mburret Progėri. Individi nuk paraqet
    terėsinė. Nuk e di amorėn vesh ēka u thash, nuk di.


    *

    P R O G Ė R I

    Nė Progėr, siē u kam thėnė mė herėt, u vendosėm mė shtatė prill
    tėvitit 1999.Progarėt na pritėn siē priten vėllezėrit. Na siguruan strehė, bukė, kripė e zemėr. Po tė mrekullueshėm qenkan kėta njerėz! Na shoqėrojnė edhe kur qajmė. Kaloi afėr njė muaj qė kur u vendosėm kėtu. Disi kemi rilindur,
    sikur na shtohet edhe fuēia, na ėshtė rikthyer shpresa pėr tė jetuar.
    I vėshtroj kėta njerėz pėr sė afėrmi, drejtpėrdrejt , por jo vetėm
    njerėzit, edhe fshatin edhe hapėsirėn rreth e rrotull. Dashurohem nė
    njerėz, nė fshat e edhe nė hapėsirėn mė tė gjerė. Mė duken sikur
    shpėtimtarė. Po veprojnė si shpėtimtarė.
    Falė angazhimit tė tyre, kėtu i kemi tė gjitha tė mirat, e kam fjalėn pėr
    ushqim. Disa organizata humanitare na sjellin thuaja se ēdo ditė ndihma nė
    ushqim, mjete pėr higjienė personale, besa edhe veshmbathje. Bile kemi
    krijuar edhe rezerva(!).
    Nė anėn tjetėr, fshatarėt na sjellin tė mira nga shtėpitė e tyre, si bie
    fjala, tambėl, djathė, perime tė freskėta e madje edhe tėlyen bagėtie. Sa
    herė zgjohemi nga gjumi, para derės gjejmė nga tri-katėr shishe (bidonka po
    u thėnkan kėtu ) qumėsht por edhe kos. Nuk dimė se kush e ka sjellė. Po
    ndodhė qė qumėshti edhe po na prishet.
    Vet fshati qenka i ngritur rrėzė Malit tė Thatė, mal shumė i lartė,
    shkėmbor, me gurė gėlqeror, tėrėsisht i zhveshur. Progėri, buzė kėtij mali,
    shtrihet nė drejtimin juglindje- veriperėndim. Pranė tij, nė tė njėjtin
    drejtim rrjedh lumi Devoll, e gati paralel me tė (lumin) shtrihet aksi
    rrugor Kapshticė-Bilisht-Korēė. Lumi por edhe rruga ēajnė Fushėn e Devollit
    nė dysh.
    Shtėpitė e fshatit qenkan tė ndėrtuara kryesisht me gurė tė gdhendur. Kjo
    nuk ėshtė pėr t’u habitur, sepse,gurėt janė aty, krejt pranė shtėpive.
    Shtėpitė, shumica qenkan pėrdhese por paska edhe njėkatėshe. Dyert dhe
    dritaret i paskan tė kthyera nga jugu. Muret i kanė shumė tė trasha e
    dritaret tė vogla. Tė mbuluara qenkan me qeremide tė tipit klasik, me
    pėrjashtim tė ndonjė shtėpie fort tė re.
    Shtėpitė qenkan tė ndėrtuara me njė planimetri mjaft tė mirė. Pėr sė gjati,
    fshatin e pėrshkuakan dy rrugė anėsore tė cilat qenkan tė lidhura me
    rrugica, kėshtu qė hapėsira qenka e ndarė nė katėrkėndėsha. Nėpėr kėto
    hapėsira nė formė katėrkėndėshash, qenkan ndėrtuar tetė deri nė dhjetė
    shtėpi. Oborret qenkan bukur tė vogla dhe qė tė gjithė qenkan tė rrethuara
    me mure guri dhe qenkan bukur tė larta. Portat e oborreve i paskan shumė tė
    forta. Ndoshta kjo dukuri ka ndonjė traditė apo ka domethėnie tjetėr
    (preventivė) ngase fshati ėshtė afėr Greqisė e Maqedonisė. Oborret paskan
    edhe pemė, sidomos nuk paska shtėpi pa hardhi rrushi. Rrugėt dhe rrugicat
    qenkan tė shtruara me kalldrėm. Balta kėtu nuk paska vend fare.
    Progėri paska edhe infrastrukturė mjaft tė zhvilluar: Paska shkollėn
    fillore dhe atė tė mesme (gjimnazin), ambulancėn, postėn( me sistem teli),
    ujėsjellėsin ( pa kanalizim), disa pijetore e shitore. Kėtu paska pasur edhe
    sallė tė kinemasė por tani po u shfrytėzuaka pėr tubime tė ndryshme dhe
    dasma e gazmende tė fshatit. Paska edhe dy gurėthyes pranė tė cilėve qenkan
    furrat pėr prodhimin e gėlqeres (pėr ēudi, kėta po i thėnkan k ė r q e l e)
    Popullsia qenkan dykonfesionale: myslimanė dhe tė krishterė(ortodoks) por
    tė gjithė qenkan shqiptarė. Feja nuk po i penguaka fare. Martesat i paskan
    tė pėrziera sikurse edhe varret. Asnjėra palė nuk paskan njohuri pėr fenė e
    vet. Si banorė fshati qė janė, mė duket se janė tė arsimuar mjaft
    (njėanshmėrisht) dhe qenkan tė civilizuar. Gjuhėn e folkan tepėr
    rrjedhshėm, kėndshėm me njė toskėrishte fort tė lezetshme.
    Natalitetin e paskan shumė tė ulėt. Paskan nga njė ose dy fėmijė, fėmija i
    tretė qenka rast tepėr i rrallė. Qenkan ithtarė tė pijeve alkoolike por jo
    edhe tė duhanit.
    Nė shikim tė parė duken shumė tė vuajtur por nuk janė mu siē thonė.
    Shumica ankohen nė regjimin e Enverit, mirėpo, nuk qenkan tė kėnaqur as me
    pushtetin aktual. Qenkan tepėr tė politizuar. Pleqtė, plakat por edhe
    fėmijėt folkan pėr politikė. Duket se po dominuaka PD e Berishės meqė
    kryetari i komunės sė Progėrit ( Progėri qenka komunė e prefekturės sė
    Korēės) qenka i PD-sė.
    Pas rėnies sė diktaturės komuniste, tokėn e kooperativave e paskan ndarė.
    Ndarjen e tokės e paskan bėrė nė mėnyrė tė barabartė: Njė dynym (dhjetė ari
    nė mos gabofsha) pėr kokė. Kjo ndarje dikėn e paska dėmtuar rendė kurse
    dikėn e paska favorizuar. Tash toka qenka copėzuar tepėr shumė. Merreni me
    mend, Yllnori, tek i cili qesh vendosur pėrkohėsisht, pėr shtatė anėtarė tė
    familjes paska marrė shtatė dynymė tokė dhe atė nė shtatė vende tė ndryshme.
    Banorėt po u marrkan kryesisht me blegtori por edhe me bujqėsi. Secila
    familje paskan lopė(dy ose tri) nga njė gomar ose kalė samari me tė cilėt
    po bartkan dru pėr vete dhe pėr shitje.
    Sigurimi i druve qenka shumė interesant.
    Njė ditė i pyeta ca druvarė:
    -Ku po i merrni kėto dru kaq tė mira kur shoh se nė kėto male nuk ka asnjė
    dru?
    -Nė malet e Greqisė,- u pėrgjigjėn druvarėt njėzėri .
    -Bėni shaka me mua,-u them.
    -Nuk bėjmė shaka,- betohen - Vemi atje lart, matanė majave, futemi nė
    territorin e Greqisė, ngarkojmė gomarkat ose kuajt dhe kthehemi prapė. Nė
    kufi s’ka njeri as nga tanėt e as nga ata. Atje ka dru pėr tėrė Korēėn,
    -thonė.
    Ēudi e vėrtetė!
    Bujqėsia qenka ekstensive. Toka akoma po u punuaka me mjete primitive.
    Lėrimin po e bėkan me gomarka (kėshtu u thėnkan) e shumė rrallė me
    traktorė. Mbillkan grurė, patate, fasule panxharsheqeri( pėr bagėti), pak
    misėr sepse “kėrkon tepėr punė”-pohojnė.
    Toka qenka shumė e pėlleshme. Ajo shtrihet nė tė dy anėt e lumit Devoll.
    Kjo fushė paska mundėsinė tė ujitet e tėra. Nė kohėn e Enverit e tėrė
    sipėrfaqja e kėsaj fushe paska qenė e mbuluar me sistemin e vaditjes. Tani
    ky rrjet nuk po ekzistuaka fare. I tėri qenka shkatėrruar krejtėsisht.
    Pėr t’ a aktivizuar rishtas u dashkan shumė lekė, e, shteti pėr momentin
    nuk e ka mundėsinė. Fshatarėt po e mallkuakan veten pėr kėtė shkatėrrim por
    tani ėshtė vonė.
    Lakmia e progarėve qenka paksa e tepruar. Tė gjithė, ama bash tė gjithė
    paskan dėshirė tė pasurohen brenda njė nate, me shkop magjik, si thuhet. Tė
    shkojnė nė botėn e jashtme, tė fitojnė lekė tė shumtė,tė kthehen, tė blejnė
    “benza”e tė bėjnė gara nė ngasjen e tyre. Kėtė uri e paskan sidomos tė
    rinjtė, ama edhe pleqve po u pėlqyeka kjo garė. Poseduesit e “benzave”
    lėvizkan nėpėr kalldrėmin e fshatit me dhjetėra herė duke rrapėlluar pa
    kurrfarė nevoje, thuati se kėta lėvizkan me ujė. Kam bindjen se nuk ditkan
    t’i shfrytėzojnė lekėt si duhet. Dėshiroj qė pohimi im tė jetė i gabuar.


    E PABESUESHME , POR E VĖRTETĖ(!)


    E enjte, 13 maj, 1999.
    Mesditė.
    Tė gjithė jemi brenda. E shoqja pėrgatit drekėn. Me ne ėshtė edhe Avdyli.
    Bisedojmė pėr hallet tona.
    Dėshirojmė tė shkojmė nė Pogradec pėr t’i vizituar fqinjėt tanė , se, kemi
    marrė vesh se njė numėr i madh i banorėve tė lagjes sonė janė tė vendosur nė
    Pogradec,diku buzė Liqenit tė Ohrit, por s`kemi me ēka tė shkojmė, nuk e
    kemi asnjė lekė.
    S’di pse doli Enveri nė oborr. Dėgjova duke biseduar me dikė.
    -Po. Po-po, unė jam,-tha.
    -Unė jam shoqe e Sevdisė, e motrės sate nė Zvicėr, -u dėgjua njė zė femre.
    M’u duk sikur shoh ėndėrr. Po pėrmendet emri i ēupės sime, Sevdisė nė
    Zvicėr. Ku jam unė e ku ajo! Nuk u besova veshėve. “Halucinacionet”
    ,-mendova.
    Mirėpo, tė gjithė brofėn nė kėmbė dhe dolėn jashtė. Dola edhe unė. Shoh dy
    gra dhe njė ēapėze. Njėra ishte bukur e moshuar kurse kjo e dyta qė po
    bisedonte me Enverin, e re. Ėshtė ezmere, e gjatė, flokė tė gjata e tė
    zeza korb. Nė dorė ka njė fotografi tė cilėn e shikon herė fotografinė e
    herė neve. Enveri i buzėqeshi dhe e pėrshėndet me ngrohtėsi. Edhe unė i
    afrohem dhe i dėshiroj mirėseardhje ndėrsa nė dorėn e saj pashė fotografinė
    time(!)
    -Anila, shoqe e Sevdisė, ēupės sate nė Zvicėr,-mė tha.
    -Hajrushi, i ati i Sevdisė,- ia ktheva.
    U kapėm dorė pėrdore. Mu duk sikurse dora e Sevdisė, aroma e saj. E
    pėrshėndeta edhe gruan e moshuar po ashtu edhe ēupėn e vogėl. Edhe Shukrija
    i pėrqafoi qė tė tria dhe pa i pyetur fare i futėm brenda. Shukrija dridhej
    sikurse edhe unė kėndej.
    E shikoj Anilėn dhe parafytyroj Sevdinė, atje, nė Zvicėr,dhėndrin Bejten,
    mikun Mustafėn, mbesėn time tė vockėl, Blertėn qė akoma s’e kam parė, s’e
    njoh e as zėrin s’ia di se si e ka. I drejtohem mysafires:
    -Ju lutem zonjė, a bėn tė njihemi mė mirė?
    - Po. Unė quhem Anila Laraku-Lika. Jam, siē u thash, shoqe e Sevdisė, vajzės
    sate nė Zvicėr. Jam e martuar me njė kushuri (kėshtu thėnkan) tė dhėndrit
    tėnd, Behlul Lika, pėrndryshe , e lindur jam nė Pogradec. Kjo ėshtė nėna
    ime, Shpresa, kurse kjo ēupka ėshtė njė progare qė na solli tek ju. Me
    Sevdinė jemi shoqe tė pandara. I ndihmojmė njėra tjetrės dhe respektohemi.
    Ajo ishte nė gjendje tė vėshtirė shpirtėrore gjersa mori vesh se ju shpėtuat
    nga lufta. Tani, kur kuptoi se jeni vendosur nė Shqipėri, ėshtė shumė mirė,
    ėshtė stabilizuar plotėsisht. Erdha tek prindėrit e mi nė Pogradec pėr tė
    pushuar ca ditė, por i kam premtuar Sevdisė se unė patjetėr do tė takohem me
    prindėrit e saj (me ju ) kudo qofshin nė Shqipėri, dhe ja erdha, e kreva
    zotimin tim,-mė tha.
    -Zonjė, ju faleminderit shumė! Tepėr na keni befasuar. Si t’u them, akoma
    nuk po besoj se ėshtė e vėrtetė ardhja e juaj, po mė duket si njė ėndėrr e
    mirė . Por fatmirėsisht, ardhja e juaj ėshtė e vėrtetė, zhgandėrr ėshtė.
    Mė bėhet sikur shoh Sevdinė time para vetės,-i them.
    Pas kėsaj bisede, Anila nxori ca fotografi tė mbesės sime dhe tė Sevdisė.
    Nuk ngopeshim sė shikuari ato. Pastaj nxori edhe njė zarf tjetėr :
    -Ja edhe kėtė zarf ku keni njė mijė marka, pesėqind ua ka dėrguar
    vėllai, Besimi, nga Australia kurse pesėqind i keni nga dhėndri,
    Bejtullahu, nga Zvicra, - i tha tė shoqes.
    Nė kėtė moment tek unė u shfaqėn dy ndjenja:dėshpėrimi dhe gėzimi.
    Shikoni se ēka na gjeti!
    Me dekada pa liri, tash edhe pa atdhe, pa shtėpi, jashtė vendlindjes, pa
    punė, pa… , pa... , pa lekė,… Lypsa hej, lypsa! Kėshtu po i bie, hiq
    s’ke se si i thua ndryshe, hiq!
    Kėta qė na i dėrguan kėto para, nuk i kanė gjetur nė baltė, i kanė ndarė
    nga kafshata e gojės sė tyre pėr tė na e njomur gojėn tonė. Po, po!
    Dėshpėrim edhe i madh bile!
    Po ku ėshtė gėzimi im?!
    Ėshtė more, si jo! Anekėnd rruzullit kemi miq qė kujdesen pėr mua, familjen
    time , dashamirėt e mi dhe gjithė neve. Sa bukur!
    “O Perėndi e Madhėruar, ndihmoju tė gjithė kėtyre mėshiruesve , se Ti je
    mė i Madhi Mėshirues! “-u luta nė heshtje.
    Nė kėto momente mė qan zemra, ama lot nuk nxjerr. Se, nėse mė dalin
    vetėm dy pika loti, kėtu do tė shpėrthente vaji si nė ndonjė vdekje tė
    papritur. U pėrmbajta. Pa etje piva njė gotė ujė dhe paksa u stabilizova.
    Mysafirėt kėrkuan leje pėr tė shkuar. Deshėm t’i ndalim pėr drekė por nuk
    arritėm. Duke i pėrcjellė, Anila m’ ė luti t’ia jap djemtė pėr ta marrė njė
    valixhe me rroba nė njė veturė qė qenka duke i pritur nė qendėr tė
    Progėrit. I pėrcollėm me shumė dashamirėsi. Edhe djemtė shkuan me to. S’u
    vonuan shumė, erdhėn. Sollėn njė valixhe tė madhe dhe bukur tė rendė. E
    hapėn menjėherė. Djemtė desh fluturuan nga gėzimi. Mund ta merrni me mend
    pėrse. Megjithatė po u tregoj: Valixhja ishte pėrplot rroba tė reja dhe fort
    tė bukura. Djemtė u veshėn pėrnjėherė dhe m’ u dukėn tjerė djem, mė tė
    bukur, mė tė gjatė, mė vital, mė krenarė. Edhe pėr gruan ka plot rroba tė
    ndryshme. Nė njė qeskė najloni shohim njė palė rroba pėr mua. Edhe unė u
    gėzova mu sikurse fėmijėt. Sa tė bukura! Sikur t’i hulumtoja tė gjitha
    shitoret e botės nuk do t’i gjeja aq tė bukura! Tė bukura, sepse, m’i
    dhuroi bija ime , dhėndri im, miku im Mustafa. Kjo ishte bukuria e kėtyre
    rrobave, kjo.
    Nė qeskėn e najlonit gjetėm edhe njė copė letėr, tė cilėn e paska shkruar
    Sevdija me dorėn e saj.
    Nė mes tjerash lexova edhe kėto fjalė:
    “Buq, e di se aga Rizė dhe axha Kadri s’kanė pare. Parėt qė ua dėrguam,
    harxhoni bashkėrisht!”
    Tani nuk munda tė pėrmbahem. Ia plas vajit si fėmijė. Mė
    ndihmuan djemtė,
    Avdyli edhe gruaja.
    Besoj se po e kuptoni se ē’ lot ishin .
    Bukuria e jetės qė pat filluar tė venitet tani po pėrtėrihet .
    Kjo ėshtė Sevdija ime, tė cilėn ma ka dhuruar Zoti, kjo .




    Kapituulli i shtatė

    P O G R A D E C I


    Njė kapitull tė tėrė e kam shkruar nė Pogradec, por jo nė
    fletoren e Albanės, ngase atė e pata mbushur tėrėsisht. Shėnimet i
    mbajta nė ca fleta. Mirėpo, rastėsisht, disa tregime mė janė dėmtuar tepėr
    shumė dhe gati-gati janė tė palexueshme, pra ky kapitull ėshtė i mangėt.
    Tani, sikur tė shkruaj diēka tė tillė, mė duket se nuk ėshtė origjinale,
    nuk janė shėnime besnike, nuk janė shėnime tė vėrejtura drejtpėrdrejt dhe
    tė shkruara aty-pėr aty, por do tė jenė shėnime kujtimesh, [memoare] e qė mė
    duken si krijime artificiale,tė cilat unė nuk i adhuroj. Te gjitha
    tregimet e kėtij ditari janė tė vėrejtura drejtpėdrejt dhe janė tė
    shkruara nė ditėn dhe datėn e cekur.
    Kėtu e tutje po i shkruaj disa prej shenimeve qė i
    “deshifrova” me mund tė madh.



    SHKUARJA NĖ POGRADEC


    E diele, 16 maj, 1999.
    Mė 15 maj tė vitit 1999, diku rreth orės shtatėmbėdhjetė, Yllnor Dede
    erdhi tek unė. Menjėherė vėrejta se ėshtė goxha i brengosur.
    -Z. Ajrush, pak mė parė isha nė komunė. Aty patėm njė takim urgjent lidhur
    me kėrkesėn tuaj pėr t’u larguar nga Progėri. I terė stafi i komunės tok me
    kryetarin janė shumė-shumė tė brengosur.
    Pėrse po ikni ? Ku ėshtė shkaku i largimit tuaj?! Vallė, mos po u trazon
    ndonjė progarė, apo, ndoshta ju provokojnė njerėz tė pandėrgjegjshėm, ose,
    nuk i keni kushtet elementare pėr tė jetuar?! Pėrse?! ..., Pėrse?! ...,e
    pėrse?!
    Unė s’i ndėrhyra fare. Kur mbaroi, mora fjalėn:
    -Zotėri Yllnor, po vėreni sa me vėmendje u pėrcolla, sa durova. Unė kam
    vetėm ca pyetje:
    -E keni parė kėrkesėn e shkruar nė komunė?
    -Po.
    -E keni lexuar?
    -Po, posi.
    -Ishte e qartė?
    -Fare.
    -Keni diskutuar lidhur me tė?
    -Patjetėr.
    -Pati reagime ndonjėri nė komunė?
    -Jo. Kėrkesa ishte shumė bindėse. Pranohet.
    -Pra, z.Yllnor, unė asgjė nuk kam se ēka tė shtoj mė shumė se nė atė
    kėrkesė, bash asnjė fjalė. Dėgjo mirė! Dje ishim nė Pogradec pėr vizitė tek
    fqinjėt tanė. Merreni me mend, mbi nėntėdhjetė banorė ( si e pa
    besueshme,ė?) tė atij kampi ishin tė lagjes sonė. Aty na u duk sikur
    jemi nė Ferizaj, nė mėhallėn tonė. Fqinjėt kėrkuan qė edhe ne tė vemi
    atje. Atė kamp po e mbikėqyrte njė italiane. Ajo na pranoi me kėnaqėsi
    sidomos kur mėsoi se ne jemi fqinjė. Yllnor, me ta jemi rritur, me ta
    kemi ndarė gėzimin e hidhėrimin, me ta jemi dėbuar nga vatrat tona dhe me ta
    dėshirojmė tė bashkohemi e t’i kalojmė kėto ēaste dramatike tė jetės sonė
    tė pazakonshme. Pra, kjo ėshtė arsyeja e kėrkesės pėr tė shkuar nė Pogradec.
    Kuptoni tani? Besoj se nuk ka nevojė tė llafosemi mė shumė pėr kėtė punė.
    Ju, progarėt por edhe pushteti lokal keni bėrė edhe tė pamundurėn pėr ne.
    Ju s’keni arsye pėr shqetėsim, pėrkundrazi, mburruni. Unė, nė emrin e tri
    familjeve ferizajase kam pėr tė thėnė vetėm njė fjali:
    Ju lumtė progarė e progare!
    U ndamė duke u pėrqafuar pėrzemėrsisht.
    Yllnori fshiu lotėt e tij ndėrsa unė lotėt e mi .
    E?
    Po. Sot, mė 16 maj tė vitit 1999, u larguam nga Progėri pėr ta vazhduar
    maratonėn tonė, tash pėr tash pėr nė Pogradec e pale. Autobusi ndaloi para
    kampit “Qendra Stėrvitore”, tri kazerma tė ushtrisė , buzė liqenit tė
    Pogradecit nė afėrsi tė Starovės. Futemi nė oborrin e kazermave. Na u duk
    sikur jemi nė lagjen tonė,nė Ferizaj. Fqinjėt e sidomos ne jemi shumė tė
    gėzuar. Pėrqafohemi sikur tė mos ishim parė me dekada tė tėra. Gratė,
    nuset dhe vajzat qanin por edhe ne u dolėm nė ndihmė.
    Pėrgjegjėsja e kampit, italiania, sapo mori vesh, na pėrshėndeti dhe na
    solli nė dhomėn ku kishte vendosur pesėmbėdhjetė krevate. Krevatet ishin
    tė rinj dhe tė rregulluar tepėr mirė. Ishin tė vendosur njėri mbi tjetrin,
    dy nga dy .
    -Ja, kėtu do tė flini kurse pėr ushqim s’keni ēka tė brengoseni , atė do
    ta hani nė kuzhinė si tė gjithė tė tjerėt. Pastėrtinė, rendin dhe qetėsinė
    duhet ta mbani vet. Besoj se do tė jeni tė kėnaqur, sidomos tani kur jeni
    bashkė me fqinjėt tuaj. Kalofshi bukur!,- na tha dhe shkoi nė punėn e
    vet.
    Mbrėmje.
    Ne, tri familjet u vendosėm nė anėn e majtė tė dhomės. Hapėsirėn tonė e
    kemi ndarė me perde pėr tė mos i bezdisur banorėt e mėparshėm qė ishin nga
    Hasi i Prizrenit.
    Ora ka kaluar pėrtej numrit njėzet e dy. Neve nuk na flihej.
    Bisedonim por edhe qeshnim me zė bukur tė lartė. Roja e kampit, njė
    polic, na qortoi pėr zhurmė. Na urdhėroi pėr tė rėnė dhe fikur dritat
    menjėherė.
    Ramė pėr tė fjetur si asnjėherė mė parė. Unė me tė shoqen ramė nė
    krevatet e poshtėm ndėrsa dy djemtė sipėr nesh, nė “katin e dytė”. Nė
    anėn e kundėrt, Kadriu me tė shoqen e sipėr tyre nusja Hanushe me Agnesen e
    vogėl, kurse sipėr nuses , nė “katin e tretė” dy vajzat. Avdyli ngeli pėr
    tė fjetur nė njė dyshek skaj derės meqė krevatet po e pengojnė pėr tu
    hapur. Nė anėn time tė majtė, fare pranė, ėshtė Rizahu me tė shoqen e
    pėrmbi ta dy vajzat e tij, Merita me Afėrditėn.
    Terr.
    Hapėsira nė mes meje dhe Kadriut ėshtė shumė e vogėl. Po tė jemi
    pak mė shtatgjatė, shumė lehtė mund ti pėrziejmė kėmbėt me njėri tjetrin.
    Kjo afėrsi po i “konvenon ” Kadriut pėr tė shkaktuar tė qeshura tė pa
    djallėzore.
    -Hej, kush po ma ngucė Gruen?!-bėrtiti Kadriu.
    Tė gjithė ia plasėm gazit, madje edhe hasjanėt qė janė matanė
    perdeve.
    - Eu, po plak zavrak koka,- tha dikush andej perdes,- paska
    me na lanė pa gjumė sonte.
    Nė tė vėrtetė ashtu edhe ndodhi. Gati tėrė nata e parė kaloi
    duke qeshur me shakat e Kadriut.
    Kam shpresė se edhe ne do tė ambientohemi nė kėtė jetė
    kolektive, kam .



    FRIKA NGA GAZETAT

    E enjte,
    20 maj, 1999.
    Nė Pogradec u adaptuam shumė shpejtė. U mėsuam me mėnyrėn e jetės
    kolektive, me kryerjen e obligimeve dhe detyrave tė pėrditshme nė kamp, me
    orarin e gjumit, tė ushqimit, tė larjes sė rrobave dhe tė pastrimit (bėrje
    dush thėnkan ). Kėtu jemi shumė tė sigurt: Natė e ditė jemi tė
    siguruar nga policia dhe ushtria shqiptare. Askush nuk mund tė hyjė nė
    kamp por edhe tė dalė pa u verifikuar mirė. Urdhrat e tyre i zbatojmė me
    pėrpikėri. Nė krahasim me Progėrin, kėtu jemi mjaftė mirė tė informuar
    rreth ngjarjeve nė Kosovė. Drejtpėrdrejt kemi kontakte me ushtarė tė
    UĒK-sė. Ata po na njoftojnė hollėsisht me situatėn nė front , me trimėrinė
    e ushtarėve tanė, me mėnyrėn e mobilizimit tė tė rinjve pėr
    luftė, etj.
    Tjetėr?
    Po, ēdo ditė marr plot gazeta ditore (gratis). Ēuditėrisht, kėto
    gazeta mė shumė po mė dezinformojnė se sa po mė informojnė(!). Sigurisht
    se do tė habiteni edhe ju. Thash se marr shumė sosh si:,”Albania”,
    “Shekulli”, “Zėri i Popullit”, “Rilindja”, “ Rilindja Demokratike” por edhe
    ndonjė tjetėr dhe pothuaj se tė gjitha i lexoj me ėndje. E, kur analizoj
    artikujt e lexuar, trembem, humbėm, hutohem tėrėsisht. Po pėr Zotin !
    Janė tepėr kontradiktore, polarizuese, diametralisht tė kundėrta, e ēka
    ėshtė edhe mė keq, janė shumė armiqėsore njėra me tjetrėn. Cilės t’i
    besoj? Ku ta gjej tė vėrtetėn ?! E vėrteta nuk ėshtė nė tė gjitha.
    Megjithatė secila prej tyre ka ithtarėt e vet. Tashti, ithtarėt janė nė
    pėrplasje me njėri tjetrin mu sikurse gazetat. Dhe, ēka pastaj?! Thjesht:
    grindje nė mes popullit, armiqėsi, anarki. Kėsaj dukurie po i frikėsohem
    tepėr shumė. S’di ku do ta shpijnė popullin kėto gazeta kontradiktore, nuk
    di.
    Jo mirė !
    Po rehat paskam qenė nė Progėr pa to!



    “ LUFTA E JONĖ ĖSHTĖ LUFTĖ E DREJTĖ “


    E premte, 21 maj,1999.
    Ylberi u pastrua, veshi rrobat e pastra dhe shkoi nė Pogradec pėr ta falė
    namazin e Xhumasė, gruaja ime, Shukrija, tuboi petkat e palara, i futi nė
    njė koritė plastike dhe vajti buzė liqenit pėr t’i larė, unė me Enverin,
    morėm njė varkė pėr tė lundruar nėpėr liqe. U nisėm. U befasova kur pashė
    Enverin duke e drejtuar varkėn. Vepronte sikurse tė ishte rritur pranė saj,
    me tė. Krahėt dhe lopatat u ngjasonin krahėve tė shqiponjės nė fluturim.
    Shkuam bukur larg bregut tė liqenit.
    Pamje magjepse. Liqeni mė duket si njė pasqyrė gjigante. Uji shumė i
    kthjellėt dhe tepėr i qetė. Mė bėhet sikur notojmė nėpėr gjithėsi. Peshq,
    llojesh tė ndryshėm lozin rreth e rrotull varkės. Shkojmė tepėr larg. E
    urdhėroj djalin pėr t’u ndalur. E ndalon lundrėn.
    Vėshtroj hapėsirėn rreth e pėrqark liqenit. Nė juglindje,Shėn Naumi, nė
    veri lindje, qyteti i Ohrit, nė veriperėndim Struga, ndėrsa nė anėn
    jugore, prej pikės ku ne gjendemi, ėshtė Pogradeci i bukur i cili mė
    duket sikur njė amfiteatėr gjigant.
    Papritmas Enveri zhvishet dhe pa u hamendur, nga maja e varkės kėrcen nė
    ujė. Zhytet thellė. Larg varkės del mbi sipėrfaqe. Noton herė nė bark e
    herė nė shpinė. Duket si delfin. I afrohet varkės, kapet pėr tė dhe
    prapė pėrplaset nė ujė. Kėnaqet. Tash edhe unė po kėnaqem me shkathtėsinė
    dhe guximin e tij. Vjen drejtė lundrės, kapet pėr tė dhe futet brenda.
    Fillon ta luhatė atė bukur shumė. E luhati sa qė m’ u duk se do tė
    pėrmbysemi tok me tė. Ai qeshi me mua kur vėrejti se po frikėsohem. E
    qetėson fare. Merr njė peshqir,fshiu fytyrėn, flokėt dhe trupin. Teret. Ulet
    ballė-pėrball me mua. Mė vėshtron drejtė nė sy. Ka njėfarė treme. Shoh se
    ka pėr tė mė thėnė diēka me shumė rėndėsi. Nuk flet. E nxis pėr tė folur.
    -Po buq, po flas,-ia filloi bisedės me njė dozė frike,- kam vendosur tė
    shkoj nė UĒK, dhe s’ka bir nėne qė mund tė mė ndalojė.
    -As unė, ė?
    -Jo, s’e pata mendjen tek ti, por njėri mė tha se nuk do tė mė pranojnė,
    sepse akoma s’i kam mbushur tetėmbėdhjetė vjet. Kjo ėshtė e vėrtetė, por
    ku e dinė ata se s’i kam tetėmbėdhjetė. Unė do t’u them se i kam kaluar tė
    tetėmbėdhjetat dhe pikė. Buq, s’kemi kohė pėr tė pritur mė shumė. Nė
    Progėr nuk e kishim mundėsinė tė kontaktonim me njerėzit e UĒK-sė. Atje
    ishte fshat, ishim tė izoluar. Kėtu, nė Pogradec, menjėherė kemi rėnė nė
    lidhje me ta, jemi marrė vesh, dhe, shumė shpejtė do tė shkojmė atje ku e
    kemi pėr detyrė tė shkojmė. Se, ne, djemtė e Kosovės, para tė gjithėve,
    duhet tė luftojmė pėr ta ēliruar Kosovėn nga serbėt. Unė, Enveri i bacit
    Zymer dhe Avdyli i axhės Kadri kemi vendosur definitivisht pėr t’iu bashkuar
    ushtrisė sonė. Sot edhe nesėr do ta presim Fatonin e bacit Nazmi i cili
    ėshtė nė Kumanovė. Erdhi Fatoni, mirė, s’erdhi ne ecėm. Do tė shkojmė
    sikurse Culi i bacit Sokol, si Kila e Hajra tė Bacit Bedri, Ymeri i bacit
    Nazmi e shumė tė tjerė tė cilėt tanimė janė future nė Kosovė dhe po
    luftojnė me armiqtė serbė.
    Buq, Zoti ėshtė me ne. Padyshim, Ai do tė na ndihmojė dhe ne do
    tė dalim fitues. Lufta e jonė ėshtė luftė e drejtė.
    Gjatė kėtyre ditėve kam lexuar nė Kur’an diēka shumė konkrete mu pėr
    luftėn. Sipas Kur’anit, secili njeri ishte i obliguar, i detyruar tė
    luftojė me armiq pėr ta mbrojtur familjen, pėr ta mbrojtur pragun e
    shtėpisė, pėr ta mbrojtur vendin. Pra, ne kemi tė drejtė t’i vrasim ata qė
    na vranė, ne kemi tė drejtė t’i vrasim ata qė masakruan vėllezėrit e motrat
    tona, kemi tė drejtė t’i vrasim ata qė rrėnuan shtėpitė tona, kemi tė drejtė
    t’i vrasim ata qė okupuan katundet tona, kemi tė drejtė t’i vrasim ata qė
    rrėmbyen qytetet tona , kemi tė drejtė t’i vrasim ata qė na dėbuan nga
    vatrat tona, kemi tė drejtė t’i vrasim ata qė na e more Kosovėn tonė.
    Pastaj, vdekja nė luftė ėshtė vdekje e lavdėrueshme. Epo, njėherė kemi pėr
    tė vdekur. Mė mire tė vdes sikurse duhet tė vdiset. Fuqinė dhe guximin m’i
    ka dhuruar Zoti me bollėk. Kėto mirėsi dua t’i shfrytėzoj sot o kurrė, pra,
    nė kohėn dhe vendin mė tė duhur. Stėrvitjet luftarake do t’i bėjmė kėtu
    diku, nė Shqipėri, dhe shumė shpejtė do tė futemi nė luftė. Njė gjė e di tė
    sigurt: Ti do tė mė pėrkrahėsh, edhe vėllezėrit po ashtu, pėrpos nėnės sė
    cilės po ia kam dronė. Ajo ėshtė e sėmurė nga zemra e po kam frikė mos po
    sėmuret. Por, buq, ty po tė ngarkoj: gjeje mėnyrėn pėr ta bindur nėnėn, qė,
    edhe ajo tė m ’a japė bekimin, siē thuhet,-mė foli me njė ton tepėr tė
    pazakonshėm.
    Asnjėherė nuk i ndėrhyra. Vetėm e vėshtroja dhe befasohesha me ato qė m’i
    thoshte.
    -Po biri im, pėr nėnėn mos u merakos fare. Kėtė punė e kryej pa kurrfarė
    vėshtirėsie. Unė, por, sa e di edhe nėna, jemi shumė tė kėnaqur me
    qėllimin dhe guximin tėnd. Jemi krenarė qė tė rritėm, tė edukuam dhe u bėre
    i gatshėm pėr t’u flijuar pėr tokėn tonė. Zoti ju ndihmoftė!
    -Ma jep dorėn,- mė tha.
    Ia zgjata. M’ a kapi dhe m’ u hodh nė pėrqafim. Mė shtrėngoi sikurse edhe
    unė atė.
    Varka filloi tė luhatet. Rreth saj filluan tė pėrhapėn valė nė rrathė
    koncentrik nė tė gjitha anėt.
    Ia plasa vajit, diku, mbi sipėrfaqen e Liqenit tė Ohrit.
    Lotėt u pėrzien me ujėt e liqenit.
    Kini parasysh sa ujė ka liqeni i Ohrit!.
    Mė duket se kaq lot derdhėm gjatė kėtyre ditėve, kaq !!!.



    “ LUMJA UNĖ !”

    Dhe, kur u kthyem nė bregun e liqenit, Shukrijen e gjetėm duke
    qarė. Ishte bėrė si limoni. E pamė se ishte frikėsuar tepėr shumė.
    S’kishte faj. Vėrtetė patėm shkuar tepėr larg.
    Enveri la lundrėn nė vendin e duhur,bėri pak shaka me t’ ėmėn, e pėrqafoi
    dhe shkoi tek shokėt e tij. Buzė plazhit, nė oborrin e njė kafeneje tė
    vogėl, pashė Sokolin e vetmuar duke ndenjur nė njė tavolinė . Me qėllim tė
    caktuar bashkė me tė shoqen shkuam dhe u ulėm pranė tij. Pėr herė tė
    parė porosita edhe pije.
    -Paska krisė dishka,a?-pyeti Sokoli.
    -Fakt,-ia ktheva.
    -Ndonjė lajm tė mirė?
    -Shumė, sidomos pėr Shukrijen.
    -He?!,-nxitoi Shukrija.
    -Qėlloja vet,- i them.
    -Jo, nuk di.
    - E moj grue, po tė kallėzoj dishka qi s’ta merr menja: Enveri ynė,
    Avdyli i Kadriut dhe Enveri i Zymerit kishin vendosė me shkue nė UĒK
    ..
    -Boll mirė.
    -Paj i ri bre grue, hala s’i ka mushė vjetėt e munet me i nodhė naj e
    keqe. Nuk kanė me shkue n’darsėm po nė luftė, munet edhe me u vra,- e
    provokova me qėllim.
    -Po, mirė bre Hajrush, ata djel qi po luftojnė, lopėt i kanė ba, a? Edhe
    ata kanė nana e baba, kanė motra e vllazėn, kanė nuse e thmi. Janė vra e po
    vriten, bile hala kanė me u vra. Pa u vra dikush s’ka qare. E ke ni :”
    Darsėm pa mish s’ka”. Pra edhe luftė pa tė vramė s’ka. Ku asht vėllai i
    Mirvetės* Hajdini,poashtu edhe djali i saj-Enveri,Culi i Sokolit, Hajra e
    Kila tė axhės Bedri, Ymeri i Nazmiut, e shumė e shumė tė tjerė, he , ku
    janė? Bile, ndash me ditė , ti mė gėzove me kėtė lajm. Gajle s’e kam. Udha
    e marė ju koftė e Zoti u nimoftė! Egjelitė do tė shkojnė e ymėrlitė do tė
    kthehen. Ndryshe s’mujna me u kthye nė Kosovė kurrė.
    Sokoli nisi e po fshinė lotėt.
    -Grue, boll ma! Kėqyre Sokolin, po kanė.
    -Jo, Hajrush nuk po kajė pėr Culin tem, pasha Culin jo! Po kajė prej
    fjalėve tė grues tane. Kurrė nuk ma ka marrė menja qi asht kaq burrneshė.
    Mėsim po na ma, hej!,- ma priti Sokoli.
    -Edhe ti Sokol, e teprove tash. Ku muj unė me ju mėsue juve?!
    -Mėsim edhe tė madh bile.
    -Nejse, kur po u niskan?,-mė pyeti Shukrija.
    -Sot edhe nesėr po e pritkan Fatonin e Nazmiut me ardhė prej Kumanove. Ha
    erdhi, ha s’erdhi Fatoni, kysmet masnesėr nė orėn katėr tė mėngjesit po u
    niskan pėr Tiranė. Prej Tirane paskan me shkue nė Feken apo Burrel pėr
    ushtrime nja pesėmbėdhetė ditė, e prej atyhi nė front.
    -E lumja unė! Zoti i ruejt! Kofshin nė dorėn e Tij!
    -Amin!,- thamė.

    PS:
    Sot, mė 23 maj, ditė e diele, nė orėn katėr tė mėngjesit, Enveri
    im,Enveri i Zymerit dhe Avdyli i Kadriut u nisėn pėr Tiranė, Feken ose
    Burrel e, ...?
    Mė duhet tė jem i sinqertė: Mua mė rrodhėn lotėt, ndėrsa gruas jo. Nuk
    di,u ruajt prej meje apo prej Enverit, nuk di.
    Banorėt e mėhallės,tė cilėt dolėn pėr t’i pėrcjellė djemtė pėr nė ushtri, u
    kthyen pėr ta vazhduar gjumin, kurse unė, Kadriu dhe Sokoli nuk ramė. Shkuam
    buzė liqenit tė dallgėzuar dhe pritnim lindjen e diellit.
    ---------------------------------------
    * Ėshtė fjala pėr motrėn e Lum Haxhiut,alias,Hajdin Abazit.



    I N T E R V I S T A


    E enjte, 27 maj 1999.
    Pasdite e ngrohtė.
    Mora katėr pesė gazeta dhe shkova afėr liqenit nė hije tė njė bliri pėr
    t’i lexuar. Mė sė shumti po mė interesojnė lajmet pėr Kosovėn. Po u them tė
    drejtėn, ėshtė hera e parė qė lexoj lajme mjaft shpresėdhėnėse.
    NATO-ja po vazhdon sulmet ndaj objekteve vitale tė ekonomisė serbe. Serbia e
    Milosheviqit ėshtė dobėsuar tepėr rėndė. Edhe morali i ushtarėve serbė
    ka rėnė dukshėm. Mė nė fund, edhe kriminelėt mė tė mėdhenj si
    Milosheviqi, Shesheli dhe ortakėt e tyre shihet se e kanė kuptuar se ėshtė
    e pamundur tė luftohet me tėrė botėn.
    E, sa unė marr vesh, kapitullimi i tyre s’ėshtė larg.
    Mund tė ndodhin mrekullira, mund.
    Papritmas dėgjova njė bisedė pranė meje.
    -Ja, ky ėshtė,-u tha Gjeva dy burrave, tė cilėt nuk i
    njihja,-dhe iku.
    -Zotėri, ne jemi gazetarė, jemi tė interesuar tė grumbullojmė
    sa mė shumė dėshmi pėr Gjykatėn e Hagės, bėn ta bėjmė njė intervistė tė
    shkurtėr me juve?,-foli njėri prej tyre, qė mė vonė e kuptova se ishte
    pėrkthyes.
    -Bėn, pse jo.
    -Sė pari, duhet t’ua bėjmė me dije se tė dhėnat qė do tė na i jepni duhet
    tė jenė patjetėr tė sakta, sepse, ka mundėsi qė pastaj tė ftoheni nė Hagė
    pėr tė dėshmuar pėr to. Pra, nėse thoni diēka tė pa qenė e nuk mund ta
    argumentoni, mund tė jepni edhe llogari pėr dėshmi tė rreme.
    -Natyrisht se do t’ua them tė vėrtetėn,-u thash.
    -Kush jeni ju?
    -Quhem Hajrush Idrizi. Jam i lindur mė 25. 06. 1945. I martuar,babė i pesė
    fėmijėve, me profesion jam (isha) mėsues , banor i Ferizajt, rruga “S.
    Kovaēeviq” nr. 66, Kosovė.
    -Ju faleminderit!
    M’i shtruan disa pyetje, tė cilave iu pėrgjigja saktėsisht.
    -Pse jeni larguar nga Kosova? Jeni dėbuar me dhunė apo jeni
    frikėsuar nga NATO-ja?
    -Kėtė pyetje e kam pritur. Unė po ua tregoj dy raste e ju
    konstatojeni pse e lamė Kosovėn:
    Rruga ime ėshtė afėr qendrės sė qytetit.Nė hyrje tė saj gjendej njė spital
    privat, kuptohet, pronari i tij ishte shqiptar. Spitali ishte i paisur me
    teknologjinė mė moderne tė kirurgjisė . Me 31 mars,forcat e ushtrisė serbe e
    uzurpuan. Pronarin dhe ekipin mjeksor por edhe pacientėt i dėbojnė pa
    asnjė arsye apo vendim , vetėm me njė fjali urdhėruese: ”Gubite,dok ste
    zhivi!” (“Hupni, deri sa jeni gjallė!”). Kėtė spital,ushtria serbe e
    shndėrron menjėherė nė spital ushtarak,kurse rrugėn e shpallin “zone
    ushtarake” e banorėt e shumė shtėpive nė afėrsi tė spitalit i dėbojnė
    duke i urdhėruar pashtu me “bezhite odavde!”(“hupni nga kėtu!”)
    E keni tė qartė pėrse jemi kėtu ku jemi?
    Ose:
    Ėshtė njė fshat ku unė kam farefisin e gjerė. Surēinė quhet.
    Ėshtė i ngjitur me Babushin Serb. Nė Babush ka pasė forca tė mėdha
    ushtarake, policore e paramilitare. Kishte edhe tanke e topa kalibrash tė
    ndryshėm. Kėto forca, nė pamundėsi pėr t’iu kundėrvėnė forcave tė NATO-s,
    tėrė mllefin e shfrynin nėpėr katundet shqiptare rreth Babushit. (Pėr
    viset tjera tė Kosovės nuk po flas. Me siguri tė intervistuarit tjerė do tė
    flasin me faktet e tyre).
    Kėshtu, mė pesė prill , ditė e hėnė na ishte, dy tanke tė ushtrisė
    serbe futen nė Surēinė me zhurmė e shpejtėsi tmerruese. Me qėllim tė
    caktuar disa herė bredhin nėpėr fshat. Nė fund tė fshatit njėri tank ia
    kthen tytėn shtėpisė sė Tefik Kastratit. Tanku gjėmon dhe shtėpia shpohet
    anė e pėrtej. Ngrihet re pluhuri mbi fshat. Fshatarėt pėrgatitin qerre e
    traktorė dhe presin mė tė keqen por nuk largohen. Ushtarėt tremben nga
    “kokėfortėsia” e banorėve shqiptarė. Serish nisen me tanke drejtė fshatit
    por tani duke gjuajtur me minahedhės e mitraloza tė rėndė mbi ēatitė e
    shtėpive. Tashti, fshatarėt duarthatė nuk kanė ēka tė bėjnė, marrin
    familjet e tyre,disa ēakla dhe me qerre kuajsh, traktorė,vetura e kamionė
    nisin karvanin drejtė Mirashit e pale se ku. Nė fshat ngelėn katėr shtėpi
    mė tė mira nėn flakė, bagėtia, qentė dhe pulat.
    Po ju pyes: A ėshtė ky dėbim apo frikė nga NATO-ja?
    -No coment,- thirri gazetari. - Ky ėshtė dėbim klasik.
    -Krejt nė fund, kemi vetėm edhe njė pyetje:
    -Urdhėroni!
    - Sikur t’ju epet mundėsia pėr t’u kthyer nė Kosovė, do ta bėni kėtė?
    -Mė falni zotėri,- i them;- kjo pyetje po mė duket tepėr provokuese. S’di
    pse ma bėtė, po nejse, kjo ėshtė punė e juaj! Tashti unė po ju pyes juve:
    Ēfarė do tė thoshte njė i verbėr sikur ta pyetshim: “ A dėshironi tė shihni
    me sytė e tu ? ”. Pėrkthyesi i befasuar iu drejtua gazetarit dhe ia
    shtroi pyetjen time.
    -Zotėri,-foli gazetari i turpėruar,- mė falni pėr pyetjen qė ua shtrova.
    Unė nuk e kam shkruar kėtė pyetje. Kėshtu e kam marrė pyetėsorin. Vėrtetė,
    tani mė vjen keq qė ua bėra kėtė pyetje ,-tha dhe mė luti pėr ta firmosur
    intervistėn, tė cilėn e nėnshkrova me kėnaqėsi.



    LIQENI DEPONI HEDHURINASH
    E premte, 28
    maj 1999.
    Kėtu po zgjohem mė herėt se zakonisht. Edhe sot u zgjova goxha herėt.
    Pastrova sytė dhe u nisa drejtė liqenit pėr tu ngopur me ajėr tė pastėr.
    Ktheva nė tė djathtė drejtė Drilonit. Eca bukur shumė dhe dola pėrballė
    Shėn Naumit, nė Maqedoni tė cilin e shoh si nė pėllėmbė tė dorės, siē
    thuhet.
    Kėtė manastir e kam pas vizituar disa herė. Herėn e fundit, para
    nėntėmbėdhjetė viteve e patėm vizituar bashkė me arsimtarė dhe nxėnės tė
    klasave tė teta. Atėbotė, nga oborri i manastirit vėshtronim vendin
    pikėrisht ku unė jam tashti. Na dukej sikurse njė pjesė parajse, por e
    largėt sikur nė ndonjė planet tjetėr.
    E sot, unė jam kėtu, mu nė atė pjesėn e parajsės tė cilėn e pata parė nga
    oborri i manastirit, nė atė planetin tjetėr. Tashti ,unė, nga ajo pjesa e
    parajses, ai planeti tjetėr, e vėshtroj Manastirin e Shėn Naumit. Tani
    parajsa mė doli atje, tek Shėn Naumi, mė iku sikurse ik ylberi.
    Kėtu, ajo parajsa e dikurshme, paska filluar tė shndėrrohet nė ferr.
    Fortesat e shumta tė Enverit paskan filluar tė “ikin” nga bregu i liqenit.
    Ato qenkan futur nė ujė dhe duken si breshka gjigante qė donė ti pėrpijnė
    njerėzit tė cilėt kalojnė aty pari. Bregu i liqenit qenka shndėrruar nė
    d e p o n i mbeturinash.
    Vazhdoj tė ecė drejtė Drilonit, por pengohem nga mbeturinat e shumta: dhe e
    gurė, tjegulla e tulla, tenxhere e pjata, shporete e stufa tė prishura,
    tepsia e kusia, xhama e tela tė llojllojshėm, eshtra tė kafshėve prej
    kasaphanave, pula, derra, mace e qenė tė ngordhur. Madje, shoh edhe dy
    gomarė e njė kalė tė ngordhur, tė cilėt valėt e liqenit po i shtyjnė
    kah bregu, por, cofėtinat si pėr inat tė liqenit, prapė po kthehen nė ujė.
    Kundėrmo erė kėrmash. Po mė duket se kjo pjesė e liqenit paska mbetur nėn
    mėshirėn e askujt. Mė bėhet sikur pėrpėlitet liqeni,sikur po kėrkon ndihmėn
    SOS. Nėse vazhdon kjo pakujdesi edhe pak ditė, liqeni do ti ketė ditėt e
    numėruara.


    “DASHURIĒKA” BUZĖ LIQENIT

    U nisa drejtė kampit pėr tė ngrėnė mėngjesin. Nė drejtim tė Starovės, jo
    larg kampit hasa njė burrė duke e hapur njė gropė pėr njė shtyllė
    elektrike.
    -Puna e mbarė burrė!,-i them .
    Starovasi nuk mė foli. Mendova se nuk mė ndjeu nga zhurma e valėve tė
    liqenit tė trazuar. Iu afrova fare afėr. Ngriti kokėn dhe mė shikoi
    mrrolshėm.
    -Kosovarė jeni, a po?-mė pyeti.
    -Ashtu ėshtė,- i pėrgjigjem.
    -Jeni nė “Qendrė nė Stėrvitore”?
    -Po, aty jemi.
    -Turp,turp! Keni lėnė Kosovėn e keni ardhur kėtu pėr tė bėrė
    dashuriēka. Turp!
    Po rėndė mė erdhi!
    -Ju lutem, mik i dashur, keni mundėsi tė jeni mė konkret?
    -Po,- ma priti me ters. Sot, njė ēift nga kampi i juaj kishin ardhur
    pėrballė shtėpisė sime dhe bėnin dashuriēka.
    -Nė ē‘ vend ishin, ju lutem?
    -Atje, tek ai bunkeri buzė liqenit .
    -Shihet nga shtėpia e juaj ai vend ?
    -Nga shtėpia jo por nga ara shihet.
    -Ishte herėt apo ?
    -Aty, duke gdhirė dita.
    -Zotėri, a keni durim tė mė dėgjoni vetėm pak? –e lus.
    -Fol!,-tha.
    -Dini ju se nga sa frymė flemė nė njė dhomė? Nėse jo, unė po tė tregoj.
    Aty flemė nga gjashtėdhjetė e mė shumė njerėz. Aty ka pleq e plaka, ka djem
    e vajza, ka nuse me burra, pra ēifte bashkėshortėsh, ka edhe fėmijė e
    foshnje. Aty , tė rinjtė e martuar nuk kanė mundėsi tė bėjnė “dashuriēka”,
    siē thoni ju. Ka mundėsi, ndonjė ēift bashkėshortėsh tė kenė dalė atje ku
    thoni ju pėr tė kryer punė, ka. Dhe, sipas meje asgjė tė keqe nuk kanė
    bėrė. Pėrkundrazi, kanė kryer punėn nė fshehtėsi. Nuk bėn t’ua zini pėr tė
    madhe, janė tė rinj e kanė nevojė, zotėrote.
    -Do tė thotė se ju i arsyetoni?
    -Patjetėr.
    -Unė assesi nuk pajtohem,- mė tha starovasi.
    -Doni tua them emrat e tyre?!- i bėrtita
    Starovasi i zbuti fjalėt.
    Bisedėn na i ndėrpreu Muhamedi, njė pensionist i menēur nga Pogradeci, i
    cili pėr ēdo ditė na viziton.
    -Avash, avash Hajrush!,- mė tha pak si me shaka,- E paskeni marrė punėn me
    ters!.
    -Keni tė drejtė, zotėri. Ky, bashkėvendėsi i juaj mė rėndoi goxha si
    shumė. Sipas tij, ne paskemi ardhur kėtu pėr tė bėrė dashuriēka,- i thash
    pa i analizuar pasojat e mundshme.
    -Si thua, si?!-klithi Muhamedi.
    -Mirėpo, tani e sqaruam kėtė punė mė mirė. Nuk ka nevojė tė llafosemi
    mė shumė pėr tė ,-i thash pėr ta qetėsuar.
    -Ore bythpalarė, dini ju se kush janė kosovarėt?! Si keni guxim t’i
    fyeni?! Mblidhni mendjen ore kokėbosh, se pėr Zotin ju vras sikurse rrfeja!.
    -Zotėri, tė lutem mos e bėni tė madhe kėtė punė. Fajin e kam unė, sepse
    e arsyetova gjestin e pahijshėm tė atij ēifti kosovar,-thash .
    Starovasi na kėrkoi falje si mua ashtu edhe Muhamedit. Ai vazhdoi punėn e
    tij nė mihjen e gropės kurse unė me Muhamedin shkuam ne njė kafene ku
    qėndruam deri nė drekė duke biseduar pėr situatėn nė Kosovė.



    GAZI I DHEUT



    E diele, 30 maj, 1999.
    Tyli e pėrplasi derėn me rrėmbim dhe doli jashtė. Pothuajse tė gjithė i
    zgjoi nga gjumi, madje, disa edhe u trembėn. Me tė shpejtė u vesha dhe dola
    pas tij. Dielli ende nuk kishte lindur por ishte gati pėr tė dalė. Ecte
    drejtė liqenit. Unė i shkova pas. E hetova se ėshtė tepėr i hidhėruar,
    por nuk e dija pse. Fliste vet me veti, shante dhe pėshtynte.
    -He Tyl, ēka je hallakatė kėshtu?!,- e pyeta me zė bukur tė lartė, por
    nuk mė foli gjė. Sharjet s’i ndalte fare.
    “Pis bre, pis! Tuh nanėn e pisit ia q…”!
    -Kadale bre burrė, ēka nami u ba?!,- i them.
    -Qysh bre “ēka nami u ba”?! Kiameti, kiameti u ba!
    -Kiameti i madh a i vogėl?
    -O, i madhi, i madhi se i vogli u ba ma moti!,-mė tha.
    -Pėr hair na koftė! Ēka paska krisė?!
    -Mos mė nguc po t’ thamė se Vallahi t’ a mėshova!
    -Ani-ani, mėshoma, por fol se m’ kupe!,- i bėrtita me zė tė lartė.
    -E bre, edhe ti je sikur rriēna. Jo! Ma mirė s’po foli, hiq s’po foli
    se ma merr ftyrėn.
    -Pse more?! Qysh ta marr ftyrėn?! Pėr ēka?!
    -Qe bre burrė, po t ‘ kallxoj, edhe pse e di qi ki me m’ koritė. Po
    nashtė, le ta di edhe ai pisi, he nanėn e nanės!
    Tash edhe mė shumė u bėra kureshtar. Pashė se ka pėr tė mė treguar diēka
    tė pazakonshme , ama nuk e dija se ku “do t’i dalė tymi”.
    -Ishte terr,- ia nisi rrėfimit,- ju, tetanė flejshi. Lakmi u marrsha. Mue
    nuk mė merrte gjumi. Dikur u zdrit. U pashė edhe juve, dikush mlutė e
    dikush shplutė. Pėrballė meje pashė krevetin e Canit – thatė!. Menova se
    ka dalė pėrjashta. Prit-prit, s’ashtė me ardh Cani. Kur u zdrit ma mirė, e
    pashė pisin, i kishte hypė grues pėrmi. Niherė thash mos po m’ rrejnė
    sytė, po, kur i pashė katėr kamė tė kthyeme me gishta teposhtė e po
    shpurthin, u binda se sytė i kam nė rregull. Pupė, kceva pi krevetit e iu
    afrova ngat . Dashta me kapė pėr kamė po nuk guxova, thash, mos po ia
    ngjes pėr kamė tė grues e po bahna rezil. Pi sikletit, s’dita shka me ba, u
    vesha, e ēela derėn, e pėrplasa me pikė tė kastit dhe dola jashtė. De ta din
    pisi qi po e sheh dikush e le t’i zhdrypė asaj pele, bre t’ amėn e s’
    amės ja q…!
    -Po, e kujt ishte ajo pelė?,- e pyeta duke qeshur nė mėnyrė tė
    shfrenuar.
    -E tij more, e kujt kujtove?!
    -E po, s’paska ba gja tė keqe lum Tyli. Pse po e merr kaq me hez?
    -Qysh bre s’ka ba gja t’ keqe?! Nė midis shtatėdhetė vetėve, ashiqare
    me i kcye grues si tarak , mirė po tė doket, a? Boll ma se m’ a plase
    mullanin!
    -A qyky koka kanė kiameti i madh, a?
    -Po pra!
    -E, pėr kiametin e vogėl p’ e di unė.
    -He ?,- mė pyeti me nxitim.
    -Ti e paske provue para Canit, ama derėn s’ta ka pėrplasė kurrkush.
    -Tuh, t’ gjet e zeza, t’ gjet , po haram i madh je!,- tha dhe qė tė dy ia
    plasėm gazit.
    -Mos ma merr ftyrėn allahile!
    -Jo Tyl, jo, pa u tubue krejt burrat, nuk ju kallėzoj.
    - Ēfarė hallalli je, edhe ktahen m’ a ban !,- mė tha duke
    qeshur.




    GJUNJĖZIMI MILOSHEVIQIT


    E mėrkurė, 9 qershor,1999.
    Bombardimet e NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe ekonomike tė Serbisė, nuk u
    ndalėn plot shtatėdhjetė e tetė ditė. Infrastruktura ushtarake dhe
    ekonomike e Serbisė pėsoi humbje katastrofale. Dhe, mė 9 qershor tė vitit
    1999, Milosheviqi dhe ortakėt e tij, mė nė fund, u gjunjėzuan para
    bashkėsisė ndėrkombėtare, para NATO-s por edhe para UĒK-sė.
    Serbia e nėnshkroi kapitullimin nė Kumanovė
    Ky ishte lajmi mė prituri dhe mė i dėshiruari pėr popullin shqiptar , a
    nė veēanti pėr popullin shqiptar tė Kosovės. Kėtė lajm e pritėn me gėzim
    edhe popujt tjerė tė botė sė qytetėruar, madje, me siguri edhe vet serbėt.
    Lajmin e morėm pėrmes mediumeve elektronike shqiptare nė orėt e vona tė
    mbrėmjes. Ndonėse nuk ishte lajm befasues, disi nuk na dukej sihariq i
    vėrtetė. Sepse, asnjėherė nuk kemi dėgjuar lajme tė mira pėr fatin tone,
    po, pėrherė, zi e mė zi. E, tashti na duket sikur na mashtrojnė veshėt,
    sikur shohim ėndėrr. Po, fatmirėsisht, lajmi ėshtė shumė i saktė.
    Soldateska serbe, forcat paramilitare dhe bandat e ndryshme menjėherė dhe
    pa asnjė kusht do tė largohen nga Kosova pėrgjithmonė. Ushtarėt e NATO-s do
    tė futen nė Kosovė. Ato, tok me ushtarėt e UĒK-sė do tė kujdesėn pėr
    sigurinė dhe qetėsinė e qytetarėve tė Kosovės pėr njė kohė tė pacaktuar.
    Gėzimi ėshtė i papėrshkrueshėm. Natė e hareshme. Festė. Oborri i
    kazermave nė “Qendrėn Stėrvitore” tė Pogradecit gumėzhinė sikur bleta kur
    lėshon. Nuk merret vesh kush ēka thotė. Tė gjithė nxitojnė pėr tė folur
    diēka. Tollovi, urime, urime,vetėm urime. Klithje, por edhe lot, natyrisht
    se kėsaj here janė lot gėzimi.
    Shmangem pak nga turma dhe i vėshtroj kėta njerėz krejtėsisht tė dalldisur.
    Nė mesin e tyre jam edhe unė(!). Po po, edhe unė jam me ta(!).
    Dhe nė kėtė ēast mė vajti mendje nė Bllacė. Atje iu pata frikėsuar vdekjes.
    Jo se kam frikė nga ajo, se atė , patjetėr do ta shijojmė qė tė gjithė, por
    nuk dija se si do tė pėrfundojė puna e jonė, ku do tė shkojnė gjithė ata
    njerėz, nė duar tė kujt do tė bien, ēka do tė bėhet me Kosovėn. Atėbotė (
    nė Bllacė) iu pata lutur Zotit tė mos ma merr shpirtin pa e marrė vesh
    epilogun e DRAMĖS sė quajtur KOSOVĖ.
    E falėnderoj Zotin qė m’a mundėsoj tė kuptoj pėrfundimin e kėsaj Drame;
    m’ė lejoi ta shoh armikun e gjunjėzuar dhe kam bindje tė plotė se unė dhe
    bashkėkombėsit e mi do tė kthehemi nė Dheun tonė, nė mos nė shtėpitė tona (
    se shumica e tyre tanimė janė shkatėrruar), nė oborre, po. E, nė oborret
    tona me gėrmadha do tė bėjmė strehė, do tė thithim ajrin tonė, do tė
    ngrohemi me Diellin tonė dhe do tė flemė nėn qiellin tonė tė lirė,
    njėherė, e insh’Allah pėrgjithmonė!



    HYRJA E NATO-s NĖ KOSOVĖ


    E shtunė, 12 qershor, 1999.
    Serbėt detyrohen ta respektojnė ultimatumin. Ushtria, policia dhe forcat
    paramilitare serbe me gjithė hajdutėt e tyre gllabėruan ēka patėn
    mundėsinė tė gllabėrojnė dhe o shporrėn nga Kosova.
    Forcat e shumta tė NATO-s, por jo vetėm tė saj , se, ka edhe ushtarė tė
    shteteve qė s’janė anėtarė tė NATO-s, tani tė grumbulluara nė Fushėn
    Shkupit presin dritėn jeshile pėr tė hyrė nė Kosovė.
    Urdhėrohen pėr marshim drejtė Saj.
    Kolona e tankeve dhe e automjeteve tė shumta tė blinduara nisen drejtė
    Hanit tė Elezit. Sipėr kolonės, helikopterėt mė tė pėrsosur tė NATO-s
    pėrcjellin kolonėn e vet dhe vėzhgojnė terrenin pėllėmbė pėr pėllėmbė.
    Gjėmon lugina e Lepencit . Kolona marshon. Tanket i afrohen Hanit tė
    Elezit. Ato janė tė gatshme pėr tu pėrballė me ēdo forcė eventuale.
    Kameramanėt dhe gazetarėt nga i gjithė rruzulli tokėsor janė pėrqendruar nė
    pikėn kufitare. Ata kanė pėrgatitur objektivat e aparateve tė tyre pėr
    tė kapur pamjen madhėshtore tė futjes sė NATO-s nė Kosovė. Po. Tanket i
    afrohen vijės sė kufirit, e kalojnė atė pa asnjė pengesė, futen nė tokėn e
    Kosovės. Xhiruesit bėjnė punėn e tyre nė mėnyrė tepėr profesionale:
    Shėnojnė pamje atraktive tė marshimit tė tankeve nė tokė dhe tė
    helikopterėve nė ajėr drejtė Kaēanikut. Tundet dheu, ushton
    gryka,dridhen kodrat.
    Kėto pamje i pa tėrė bota, i pashė edhe unė , kėtu, nė Pogradec i pashė, se
    kėtu isha dhe ende jam fizikisht, me trup, por me shpirt e mendje jam nė
    kolonė. Edhe unė po marshoj(!) bashkė me kolonėn drejt Kaēanikut,
    Ferizajt, Prishtinės,...
    Meqė, m’ u krua,mender me thėnė ,tė merrem me kėtė temė, jam i obliguar
    t’ ju shpjegoj se pėr ēfarė arsye ndėrhyri NATO-ja nė Kosovė.
    O lexues tė mi, kudo qofshi dhe kushdo qofshi: NATO, nuk e invadoi
    Kosovėn, nuk e pushtoi atė. Ajo nuk pati qare as derman pa e marrė kėtė
    hap. Se, ishin nė pyetje jetėrat e afėr tre milionė njerėzve, hej! Merreni
    me mend , nė kėtė ēast kur unė po i shkruaj kėta pak rreshta, afėr njė
    milion shqiptarė ( tė dėbuar tashti frik) tė Kosovės janė tė shkapėrderdhur
    nėpėr katėr kontinentet e botės(!) : nė Evropė, nė Amerikė, nė Australi dhe
    nė Azi (Turqi). Pra, NATO nuk e okupoi Kosovėn pėr hatrin e dikujt. Ajo e
    shpėtoi atė, shpėtoi afėr tre milionė njerėz qė ishin buzė shfarosjes nga
    krimineli Milosheviq dhe bandat e tij. E keni tė ēartė tani?!
    Kjo ėshtė arsyeja e ndėrhyrjes , kjo!



    KTHIMI NĖ KOSOVĖ

    Menjėherė pas futje sė forcave tė NATO-s nė Kosovė, shqiptarėt e
    strehuar nė Maqedoni e Shqipėri vėrsulen drejt trojeve tė tyre . Fluksi
    ėshtė aq i madh sa qė bllokohen edhe rrugėt si ajo drejtė Hanit tė Elezit,
    Glloboēicės e sidomos ajo Morinė - Vėrmnicė. Edhe kolonat e NATO-s
    pengohen. Krijohet rrėmujė e paparė. Ndėrkombėtarėt sugjerojnė popullatėn
    qė tė jenė shumė tė kujdesshėm nė kėto ēaste . Dihet, ushtria serbe ka
    minuar fusha tė tėra , vendkalime kyēe, oborre madje edhe shtėpi, pra,
    mund tė pėsojnė tragjedi tė papritura.
    “Kujdes nga minat! Kujdes nga minat! Kujdes nga minat!,’’- thuhet nė ēdo
    anė.
    Pėr ēudi popullata s’ua vė veshin kėtyre vėrejtjeve. Ajo
    vėrshon si lumi pas stuhisė.
    Me autobusė, minibusė, maune, vetura e traktorė marshojnė, marshojė drejt
    vendlindjes sė tyre. Duket sikur bėjnė gara se cili do tė kthehet i pari.
    Po magnetike qenka vendlindja!
    S’kanė faj mileti, s’kanė!
    Kėtu, nė kampin tonė, matrapazėt e mjeteve tė transportit fėrkojnė duart.
    -Emo, njėqind marka pėr frymė,s’janė shumė pėr t’ju shpjerė nė
    shtėpi,-thonė.
    E, ata qė kanė para, s’bėjnė fjalė. Marrin minibusė, autobusė shkojnė,
    shkojnė. Pėr pak ditė , banorėt e kampit u pėrgjysmuan. Ne u marrim lakmi
    atyre qė po ecin. Neve qė ngelėm pėr shkak tė mungesės sė parave na duket se
    kurrė nuk do tė vemi nė shtėpitė tona, ndonėse e dimė se dhe ne njė
    ditė patjetėr do tė kthehemi, por si.

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    FATI NĖ FATKEQĖSI


    E diele, 20 qershor, 1999.
    Se, edhe ne do tė kthehemi nė shtėpitė tona, e dinim, ama, se do tė
    kthehemi nė mėnyrė pėrrallore sikurse nė pėrrallat e “Njė mijė e njė net”,
    bash si Alajdini me qilimin e tij fluturues, kėtė as optimistėt mė tė
    mėdhenj nuk kanė mundur ta imagjinojė.
    Sot, nė kamp erdhėn tre nėpunės vendorė dhe njė gjerman. Kėrkesa e tyre
    ishte qė ta mbajmė njė takim urgjent dhe shumė tė rėndėsishėm. Tubimin
    e organizuam nė sallėn e kuzhinės. Pa u vonuar, gjermani e mori fjalėn :
    -Miq tė mi, e di se jeni tepėr tė lumtur me pėrfundimin e gjithė kėsaj
    drame qė pėrjetuat ju por edhe ne. Lufta mė nė fund mori fund. Fitoi
    Kosova, fituat ju por fitoi edhe tėrė bota. Ju, tė gjithė do tė ktheheni
    nėpėr vendet e juaja, shtėpitė e juaja, qė ndoshta shumica prej jush
    edhe s’i kenė. Unė jam i bindur se me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare do
    t’i ndėrtoni edhe mė tė mira. (Duartrokasim gjatė). Pėr tė mos e zgjatur mė
    shumė po flas pėr qėllimin e ardhjes sonė kėtu. Jam i njoftuar se njė numėr
    bukur i madh i tė dėbuarve tani veē janė kthyerėn nė Kosovė. Nuk ka qenė
    dashur tė nguten e tė shkojnė nė mėnyrė tė paorganizuar. Nejse, ajo ėshtė
    punė e tyre!. Ju qė jeni kėtu, mos gaboni!Ju do tė ktheheni nė mėnyrė tė
    organizuar. Deri nė Kukės do tė shkoni me helikopterėt e NATO-s, e prej
    andej me autobusė tė UNCHR-sė deri nė vendbanimet tuaja. (Ne tė
    kthehemi me helikopterėt e NATO-s(!), e pabesueshme hej!. Prapė duartrokasim
    nė mėnyrė frenetike).
    Sė pari do tė shkojnė banorėt qė janė nėn tenda matanė Pogradecit, ata tė
    kampit tė “Tekstilit”, pastaj kėta tė Ēatromit, afėr jush, ndėrsa ju do
    tė shkoni tė fundit. Besoj se do tė hasi nė mirėkuptimin tuaj. Kjo radhitje
    ėshtė bėrė sipas kushteve tė banimit e jo pėr ndonjė arsye tjetėr. (Sėrish
    duartrokasim).
    Ju keni njė detyrė precize pėr ta kryer: Duhet ta bėni regjistrimin e
    banorėve tė kampit pėr ēdo familje, emrin dhe mbiemrin e kryefamiljarit,
    emrat dhe mbiemrat e anėtarėve tė familjes dhe numrin e tyre veē e veē.
    Kėtė punė duhet kryer mė sė largėti deri nesėr nė orėn dymbėdhjetė.
    Qartė?-na pyeti.
    -Si urdhėroni zotėri!,- i thamė.- Kjo punė ka pėr tu kryer menjėherė.
    Ata shkuan nė punėn e tyre kurse ne dolėm mė shumė se tė gėzuar. Na u
    duk sikur pamė njė ėndėrr tė bukur. Por fati e deshi qė kjo tė mos jetė
    ėndėrr. Lajmi gazmor menjėherė u pėrhap nė tėrė kampin.
    “D tė fluturojmė,do tėfluturojmė! Me helikopterėt e NATO-s do tė kthehemi nė
    Kosovė!-thirrnin fėmijėt. Ne, tė rriturit po u ndihmojmė fėmijėve. Po pėr
    Zotin,jemi bėrė tamam sikurse fėmijė.

















    KTHI ME HELIKOPTERĖ TĖ NATO-s



    E martė, 6 korrik 1999.
    Qe dhjetė ditė, stadiumi i Pogradecit ėshtė shndėrruar nė pistė
    helikopterėsh transportues tė NATO-s. Aty zbresin, mbushen me udhėtarė tė
    pazakonshėm, ngritėn nė ajėr duke gjėmuar dhe shkojnė drejtė Kukėsit,
    zbresin, zbrazen dhe prapė kthehen nė Pogradec. Qarkullojnė pandėrprerė.
    Sipas planit, ne duheshim larguar tė fundit.
    Po, na erdhi radha.
    Asnjėherė nė jetėn tonė nuk kemi pėrjetuar kėnaqėsi mė tė madhe.
    Arsyeja e parė ėshtė se po kthehemi nė vendin tonė, nė shtėpitė tona. E
    dyta se po kthehemi me fitore. E treta, ėshtė dallimi se si jemi dėbuar e
    si po kthehemi. E katėrta, gjatė dėbimit jemi torturuar e plaēkitur nga
    bandat serbe, kurse tashti po kthehemi me helikopterė, nėn mbikėqyrje tė
    ushtarėve tė NATO-s, madje duke i marrė edhe nga pesėdhjetė marka gjermane
    pėr kokė njeriu. Dhe, sė fundi, po fluturojmė me helikopterė tė NATO-s gjė
    tė cilėn kurrė as nė ėndrra nuk e kemi parė. Pra, kemi arsye pėr tė qenė tė
    gėzuar, apo?
    Helikopteri i caktuar pėr ne ateron nė stadium. Edhe plepat rreth stadiumit
    lakohen nga fryma qė shkaktojnė dy palė flatra tė helikopterit. Qetėsohet
    helikopteri. Ne, tridhjetė e shtatė banorė tė lagjes sonė, tė gjithė fqinjė,
    nisemi drejtė tij. Me vete kemi edhe ca ēakla. Ne nuk brengosemi pėr to.
    Ushtarėt janė ata qė me kujdes i ngarkojnė . Neve na radhitin dhe secilit
    na i mbyllin veshėt me njėfarė mjeti tė panjohur. Vetėm Kdriu nuk pranoi ti
    mbyll veshėt. Po, kur ushtarėt morėn vesh se ai ėshtė i shurdhėr, qeshėn tė
    gjithė. Futemi brenda dhe tė gjithėve na lidhin me rripa sigurie. Derėn e
    pasme se mbyllėn fare. Piloti ndez makinėn. Bubullima ėshtė trishtuese.
    Rreth e pėrqark pluhur, luhatje plepash. Ngadalė, gati se pa u diktua
    shkėputet nga toka dhe ngritėt pėrpjetė drejtė qiellit. Ne nuk bėzajmė.
    Helikopteri shpejt doli mbi sipėrfaqen e Liqenit tė Ohrit. Pėr njė moment,
    u ndal mbi liqen. Ktheva kokėn nė dritare dhe pashė valėt e liqenit tė
    trazuara nga forca e ajri tė dy palė flatrave. Nė kėtė ēast u tremba bukur
    shumė.
    Se, shumė vite mė parė pata parė njė ėndėrr identike me kėtė pamjen qė pashė
    tani mbi liqe.
    Disi udhėtonim me njė aeroplan mbi njė det tė hapur. Papritmas aeroplanit i
    hargjohet kerozina . Aeroplani sikur u ndal. Udhėtarėt i kap paniku. Por ,
    piloti i urtė, i qetėson udhėtarėt qė tė mos brengosen fare se aeroplani ka
    pėr tė rėnė nė ujė dhe se nuk do tė pėsojė asnjė udhėtarė. Atėbotė mė pati
    dalė gjumi nga frika dhe qesh gėzuar qė kisha qenė nė ėndėrr.
    Tashti nuk jam nė ėndėrr. Jam vet i pesti (se edhe Muharremi ka ardhur nga
    Gostivari, kurse Enveri me 26 qershor ėshtė demobilizuar nga UĒK-ja) me
    tridhjetė e dy fqinjė, e sikur tė ndodhte njė e keqe, do tė zhdukeshim disa
    familje tė njė lagjeje pėrnjėherė.
    Po, pėr fat tė mirė, helikopteri u ngrit mė lart, bėri njė gjysmė harku dhe
    u drejtua drejt Strugės. Fluturojmė nėpėr luginėn e Drinit tė Zi bash
    sikurse Alajdini me qilimin e tij fluturues, por me njė dallim, se, ai
    ishte fluturim pėrrallor, kurse ky i yni ėshtė fluturim i vėrtetė.
    Kėshtu, pėr tridhjetė e shtatė minutė ateruam nė Kukės.
    Natėn e kaluam nė njė tendė nė afėrsi tė Kukėsit. Tė nesėrmen, mė shtatė
    korrik, njė autobus, njė kamion, njė veturė e kryqit tė kuq dhe dy makina
    karabinierėsh italianė na pritnin pėr tė vazhduar maratonėn tonė pėr nė
    cakun definitiv. Nė autobus futen pesėdhjetė e katėr banorė tė mėhallės
    sime, e, nė kamionė fusim ato pak sende qė kishim sjellė nga Pogradeci.
    Nisim rrugėtimin drejtė Morinės. Sė pari njė makinė karabinierėsh, autobusi,
    kamioni, vetura e ambulancės dhe nė fund prapė njė makinė karabinierėsh. Nė
    dalje tė Kukėsit marrim gjėra ushqimore, mjete pėr higjienė personale sė
    pakut pėr njė muaj, pastaj nga njė sasi bukur tė madhe najloni pėr tė
    ndėrtuar strehė po qe e nevojshme.
    Karabinierėt nisėn makinėn drejt Kosovės , pas saj autobusi, kamioni,...
    Kufirin e kalojmė pa asnjė problem. Vazhdojmė drejt Prizrenit, Suharekės
    sė shkrumbuar e tė rrėnuar krejtėsisht. Trishtohen fėmijėt me pamjet e
    gėrmadhave. Makinat s’ndalen askund. Vazhdojnė drejtė Grykės sė
    Carralevės , Shtimes, Ferizajt- cakut tė maratonės sonė nėntėdhjetė e katėr
    ditėshe. Po. Futemi nė Ferizaj. Tani,disa nuk mund pėrballojnė. Qajnė.
    Qajnė por jo sikurse me njė e dy prill. Tjerė lot janė kėta, tjerė.
    Futemi nė lagjen tonė. Mė duket se po na pėrshėndetin shtėpitė e mbetura
    por edhe gėrmadhat. Tė gjitha na njohin: edhe shtėpitė, edhe gėrmadhat,
    edhe rruga. Futemi nė oborr. Ne s’e njohim oborrin tone. Qenka bėrė
    tebdil.Barojet paskan mbuluar gjithēka. Megjithate, jemi tepėr tė gėzuzr.
    Kėtu, ja, mu kėtu ėshtė caku i maratonės sonė nėntėdhjetė e katėr ditėshe..
    Me germadhat e shtėpisė sonė bėmė njė strehė tė vogėl, e mbuluam me najlon,
    shtruam disa shilte tė vjetra qė nuk i paskan marrė hajdutėt. Ramė njėri
    pranė tjetrit pėr tė fjetur.
    Sa bukuuur!
    Thithim ajrin tonė, shikojmė hėnėn tonė, sodisim qiellin tonė , kėnaqemi me
    yjet tona. Edhe mė shumė do tė kėnaqemi me Diellin tonė.
    Tash, edhe nė vdeksha , mos mė qani!

    FUND .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Rrofshi Fiori, na keni sjellur nje liber te mrekullueshem por na keni mbytur edhe me lotė !

    E pergezoj autorin edhe pse nuk kam adres te tij, i deshiroj sukses e neve lexuesve na ka dhuruar nje rrefim mahnites e te pasur me deshmi permes ketij ditari.
    Si e shofim bota shqiptare mban ne vete talenta te fshehur ende...
    Po e shkeputi vetem nje paragraf te shkelqyer ku tregohet mjeshtrija prej nje talenti e pikturimit te nje rrefimi origjinal nga autori Hajrush Idrizi;


    Asnjėherė nė jetėn tonė nuk kemi pėrjetuar kėnaqėsi mė tė madhe.
    Arsyeja e parė ėshtė se po kthehemi nė vendin tonė, nė shtėpitė tona. E
    dyta se po kthehemi me fitore. E treta, ėshtė dallimi se si jemi dėbuar e
    si po kthehemi. E katėrta, gjatė dėbimit jemi torturuar e plaēkitur nga
    bandat serbe, kurse tashti po kthehemi me helikopterė, nėn mbikėqyrje tė
    ushtarėve tė NATO-s, madje duke i marrė edhe nga pesėdhjetė marka gjermane
    pėr kokė njeriu. Dhe, sė fundi, po fluturojmė me helikopterė tė NATO-s gjė
    tė cilėn kurrė as nė ėndrra nuk e kemi parė. Pra, kemi arsye pėr tė qenė tė
    gėzuar, apo?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 25-11-2007 mė 07:57

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kreksi pėr postimin:

    Hajrush (19-11-2018)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2

    Pak tė dhėna

    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Rrofshi Fiori, na keni sjellur nje liber te mrekullueshem por na keni mbytur edhe me lotė !

    E pergezoj autorin edhe pse nuk kam adres te tij, i deshiroj sukses e neve lexuesve na ka dhuruar nje rrefim mahnites e te pasur me deshmi permes ketij ditari.
    Si e shofim bota shqiptare mban ne vete talenta te fshehur ende...
    Po e shkeputi vetem nje paragraf te shkelqyer ku tregohet mjeshtrija prej nje talenti e pikturimit te nje rrefimi origjinal nga autori Hajrush Idrizi;


    Asnjėherė nė jetėn tonė nuk kemi pėrjetuar kėnaqėsi mė tė madhe.
    Arsyeja e parė ėshtė se po kthehemi nė vendin tonė, nė shtėpitė tona. E
    dyta se po kthehemi me fitore. E treta, ėshtė dallimi se si jemi dėbuar e
    si po kthehemi. E katėrta, gjatė dėbimit jemi torturuar e plaēkitur nga
    bandat serbe, kurse tashti po kthehemi me helikopterė, nėn mbikėqyrje tė
    ushtarėve tė NATO-s, madje duke i marrė edhe nga pesėdhjetė marka gjermane
    pėr kokė njeriu. Dhe, sė fundi, po fluturojmė me helikopterė tė NATO-s gjė
    tė cilėn kurrė as nė ėndrra nuk e kemi parė. Pra, kemi arsye pėr tė qenė tė
    gėzuar, apo?

    Zonjushja Fioralba dhe z.kreksi,

    Unė, ta dini fare mirė se nuk jam njeri i pendės-"kalemxhinj". Pra, don tė thotė se nuk jam marrė me shkrime serioze . Herėpasherė [jo shumė] kam botuar disa tregime tė shkurtėra nėpėr ndonjė tė pėrditshme.
    Kėtė d i t a r e kam shkruar nė vėndin dhe momentin mė TĖ DUHUR, pra,atėherė kur njerėzit nuk dinin se a do jenė tė gjallė deri nė mbrėmje apo nėse ishte natė a do dalin tė gjallė nė mėngjes. Ēuditėrisht, nė ato momente mė dramatike, mua mė porositi PERĖNDIA tė merrem me kėtė punė aspak tė lehtė. Ta dini mirė e mirė se ēdo shkrim [tregim]e kam shkruar aty-pėraty, pra,drejtpėrdrejt nė vendin e ngjarjes nė fletoren e ALBANĖS.
    Asnjė rrėfim nuk ėshtė i trilluar apo i fantazuar. Sot,sikur tė tentoj tė shkruaj diēka tė tillė, binduni ore tė nderuar se NUK DI. Tash, kur e shfletoj fletoren, ēuditem edhe vet : Si ishte e mundur ta posedoja TERE atė energji e atė koncentrim pėr t'i radhitur ngjarjet njėrėn pas tjetrės me aq mjeshtri. Por, po ua them edhe njė gjė qė pak kush mė beson.
    Jam besimtarė i madh nė Zot. Tek AI isha mbėshtetur dhe me ndihmėn e TIJ arrita tė lė diēka nė letėr.
    Jam shumė i bindur se gjeneratat e ardhshme do mėsojnė diēka nga ky DOKUMENTAR, sado qė ēshtė i thjesht dhe duket se ėshtė AUTOBIOGRAFIK. Disa njerėz qė kanė patur rastin t'i lexojnė disa kapituj nė internet, e zhvlerėsojnė kėtė dorėshkrim duke pohuar se,gjoja, unė e paskam shkruar pėr vehten time. Shiquar fluturimthi, pa analizė tė mirėfillt,ashtu duket. Mirėpo, ky pohim ėsht njė mashtrim "optik".
    Duhet ditur njė gjė shumė tė sigurt:
    NJĖ NUMĖR SHUMĖ I MADH I BANORĖVE TĖ KOSOVĖS ,AFĖR NJĖ MILION,E KANĖ PERJETUAR TĖ NJĖJTIN FAT,MADJE EDHE SHUMĖ MĖ TRAGJIK se sa timin. Pra, nuk ėshtė fjala se unė e shkrova kėtė libėr pėr vehten time,JO. Unė isha njėri prej
    asaj turme tė madhe njerėzish qė pėrjetuan vuajtje tė papara ndonjėherė nė botėn njerėzore. Dhe me sa duket unė pata "privilegjėn".
    I falem Perėndisė qė ma dha forcėn, ma dha mendjen pėr ta rrumbullaksuar "maratonėn" tonė, tė cilėn as njerėzit me fantasinė mė tė zhvilluar nuk kanė mundur ta marrin me mėnd.Pra, falė Perėdisė, mė duket se ia dola.
    Kjo ėshtė e tėra, tė nderuarit e mi .
    Tani, o ju tė nderuar,mė duket se ky dorėshkrim, ndoshta rastėsisht, u gjet nė duart Tuaja.Njė thėnje e kreksit mė inkurajoi pa masė kur thotė se vlera e kėtij libri ėshtė UNIVERSALE. Ky vlerėsim i Juaji ėshtė saktėsia vet. Kėtė universalitet kam tentuar ta paraqes nė letėr e tė thėrras botėn e civilizuar qė KY TMERR TĖ MOS PERSERITET A S NJ Ė H E R Ė NDAJ ASKUJT PAMARRĖ PARASYSH PĖRKATĖSINĖ FETARE APO RACORE. Pėrndryshe, universaliteti i kėtij libri nuk qėndron nė mjeshtrinė e tė rrėfyerit.
    Kaq pėr sot.
    Kalofshi ēaste tė kėdshme!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 30-11-2007 mė 18:32

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Nuk e di se kush jane keta njerez qe te akuzojne bace, por ideja ime eshte qe ashtu si ne qytetin tend mund te gjesh trapa injorante, mund ti gjesh fare mire edhe ne internet. Ata qe te akuzojne jane te njejtet qe skuptojne nga letersia, qe shohin ēdo gje nga kendveshtrimi i tyre i ngushte personal, qe nuk dine e nuk kuptojne e nuk lexojne, jane te njejten qe thone qe " Kosova s'do te bashkohet me Shqiperine..." apo " Shqiperia s'do te bashkohet me Kosoven..." Jane te njejtet qe tradhetuan Jezus Krishtin ne kopsht, ata qe flasin rehatshem nga kolltuqet e shtepise se tyre e mendojne se dine gjithēka vetem sepse informohen nga Top Channel...leri, nuk ja vlen te merremi fare me ta.

    Nese dikush nuk arrin t'a kuptoje vleren e ketej libri ky nyuk eshte problemi jot, eshte problemi i atyre. PErsonalisht besoj se ka vlera te shkelqyera, do bej gjithēka qe kam ne dore qe t'a perhap dhe besoj se me pak fat do arrij te zevendosoje apo te krahasohet me "Ditarin e Anna Frank " ...

    Sa per mendimin tim, dua te ta them kur t'a mbaroj. Por lotet jane po ato te Kreksit, ato qe duan te dalin e qe me mundin i shtyj poshte deri ne gjak.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2
    Citim Postuar mė parė nga desaparacidos Lexo Postimin
    Nuk e di se kush jane keta njerez qe te akuzojne bace, por ideja ime eshte qe ashtu si ne qytetin tend mund te gjesh trapa injorante, mund ti gjesh fare mire edhe ne internet. Ata qe te akuzojne jane te njejtet qe skuptojne nga letersia, qe shohin ēdo gje nga kendveshtrimi i tyre i ngushte personal, qe nuk dine e nuk kuptojne e nuk lexojne, jane te njejten qe thone qe " Kosova s'do te bashkohet me Shqiperine..." apo " Shqiperia s'do te bashkohet me Kosoven..." Jane te njejtet qe tradhetuan Jezus Krishtin ne kopsht, ata qe flasin rehatshem nga kolltuqet e shtepise se tyre e mendojne se dine gjithēka vetem sepse informohen nga Top Channel...leri, nuk ja vlen te merremi fare me ta.

    Nese dikush nuk arrin t'a kuptoje vleren e ketej libri ky nyuk eshte problemi jot, eshte problemi i atyre. PErsonalisht besoj se ka vlera te shkelqyera, do bej gjithēka qe kam ne dore qe t'a perhap dhe besoj se me pak fat do arrij te zevendosoje apo te krahasohet me "Ditarin e Anna Frank " ...

    Sa per mendimin tim, dua te ta them kur t'a mbaroj. Por lotet jane po ato te Kreksit, ato qe duan te dalin e qe me mundin i shtyj poshte deri ne gjak.
    PĖRSHĖDETJE
    I respektuar Darien,
    Po ua bėj te ditur se gjatė katėr ditėve qė sapo ikėn nuk pata qasje nė internet.Tash ,sapo u rregullua sinjali,gjeta letren tėnde tė shkurtėr por me domethėnje shumė tė gjatė. Fjalėt tua mė japin kurajo, mė trimėrojnė . Them kėshtu se janė fjalė tė njė njeriu qė e kupton me saktėsi vlerėn e njė pune tepėr tė mundimshme, si ishte kjo imja me librin.
    E di se do e teproj pak, por e shoh tė arsyeshme tė tė njftoj pak mė gjatė me historinė e kėtij dorshkrimi.
    Siē e dini, libri ėshtė i shkruar pikėrisht ashtu sikurse ceket nė te-nė diten e shėnuar,drejpėrdrejt.Asgjė e imagjinuar.
    Dhe,kur e mbarova, fletoren ia dhash njė gazatari [kėtu nė Ferizaj] pėr tė shikuar ka ndonjė vlerė apo jo. Gazetari,gjoja se ėshtė i zėnė me shumė punė,herėpasherė mė takonte por, disi shmangej.
    Pas shumė muajsh,ishte njėvjetori i golgotės sė quajtur BLLACĖ,vajta te gazetari pėr ta kėrkuar biles[siē thoni ju] fletoren. Ky dai, nuk m'a dha -"Nuk di ku mė ka mbetur",-mė tha[!]
    Megjithatė, ne qershorin e vitit 2000, arrita t'ia marr fletoren , fatmirėsisht, tė padėmtuar.
    Tashti u bėra kurreshtar. Dėshiroja ta njhja ndonjė dashamirė tė fjalės sė shkruar me ditarin.
    Nuk mund tėthem se mė inkurajonin, pėrkundrazi.
    Pas njė njė kohe,arrita [falė Prėdisė] ta blej compjuterin, tė mėsoj pėrdorimin e tij[nė moshė goxha tė shtyer], u lidha edhe nė internet. Me ngadalė, ditarin e futa nė compjuter[pa snjė ndryshim],dhe disa fragmente tė tij i lė shova edhe nė internet. Pėr fat tė mirė,mora shumė fjalė tė mira nga lexuesit e shumtė.Madje njė numėr prej tyre e kerkonin tė kompletuar.
    Mirėpo, kjo botė,kjo jetė ėshtė pėrplot batica e zbatica. Dhe, pata ca probleme shėdetsore[infarkt].
    Me siguri si pasojė e pėrjatimit tė TMERRIT TĖ BLLACĖS. Kėshtuqė nuk mė binte nė mend se kam shkruar gjė ndonjėherė. Tanimė nuk kishja as internet e as gjė. Thjesht, u shkėputa nga bota.
    Mirėpo, prap Zoti mė doli nė ndihmė. Mė kėndelli si nga shėndeti ashtu edhe ekonomikisht. Si t'u them u ririlinda. Dhe, njė ditė tė vitit tė kaluar[2006],hasa nė njė konkurs letrar,kėtu nė qytetin tim ku kerkohej tė marrin pjesė gjithė tė interesuarit me ndonjė dorėshkrim tė papublikuar.Unė nuk hezitova, po dihet, konkurova.
    Por ēngjau aty ore i nderuar!
    Merreni me mėnd,anėtarėt e jurisė vlerėsuese kishin pas konkuruar poashtu nė at konkurs,biles, sa kam marrė vesh, akoma pa i lexuar dorėshkrimet, ishin pėrcaktuar se cili tekst do e zė vendin e parė,tė dytė...
    Pastaj, kulmin e marrisė e bėnė kur tė gjithė konkuruesit[perpos meje] na qenkan ftuar nė shpalljen e rezultateve tė konkursit.Bah!
    Mbas ca ditėsh mora vesh se kush ishte fitues. Tani paksa irevoltuar,kerkova sqarim se kush na ishin anėtarėt e jurisė. E dini more i nderuar ēfarė mėsova?!
    Njėri prej anėtarėve kryesor tė jurisė paska qenė Bardh Frangu,po ai gazetari i pari qė e pati rastin ta ketė Fletoren e Albanes nė dorėn e tij. Dhe, dini ēfarėarsyetimi na paska dhėnė:
    -"Ky tekst ndoshta ka far vlere, por nuk vjen nė konsiderim sepse autori i kėtij ditari ėshtė i njohur. E nė konkurs duhet marrn shpėrblimin vetė autorė tė panjohur"-qenka arsyetuar burri i botės. E,une ore i nderuar isha po ky qe jam tasht me shifrėn Hadi.
    Ky pra ėshtė injorimi, kėta pra janė injorantėt ,nėduatr e tėcilėve, pėr fat tė keq po bien edhe vlerat e kulturės sonė. Medet!

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Te kuptoj, te kuptoj mjaft mire.

    Ajo qe ndodh shpesh eshte qe 3-4 veta vendosin te shpallin nje konkurs sipas qejfit te tyre, i japin ndonje emer te famshem, bje fjala konkursi Marin Barleti dhe shpesh bejne edhe qe pjesemarrja te jete me lek. Pastaj, normalisht, leket e mbledhura i shkojne vendit te pare dhe ai qe fiton eshte vete nje nga ata 3-4.

    Ah e mjera Shqiperi!

    Per fat te keq eshte keshtu.

    Sa per ata njerez qe mund te mos e kene pritur mire shkrimin tend : leri, jane si kuajt te cileve u vene dy rrecka afer syve qe te mos hohin as majtas edhe as djathtas, shikojne vetem para.

    PO NE JEMI ME TE FORTE SE ATA AMA, DHE TE TILLE DO NGELEMI GJITHMONE

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2
    Ju falemnderit z. Darien!
    hadi.

  12. #11
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Z. Hajrush ,

    te falenderoj shpirterisht per kete ditar te shkruar dhe mundesine qe na ofruat te e lexojme. Them qe eshte mekat qe ky ditar te mos perkthehet ne shume gjuhe boterore , dhe lutem qe edhe kjo mundesi te arrihet shume shpejt.

    Miqesisht : Foleja_

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2

    pershendetje

    E respektuara Foleja,
    Edhe nė ēastet mė dramatike tė jetės sime (gjatė shkrimit tė d i t a r i t) qė e paskeni lexuar, kam gjetur forcė(falė Perėndisė,ė?) pėr tė shkruar fjalė por edhe fjali. Dua tė them, nuk kam ngelur pa tekst, siē thuhet. Sot po. Pėr njė moment u bllokova i teri. Thjesht,mė humbėn fjalėt e edhe fjalitė.Nuk dija as tė flas por as tė shkruaj.Teksti i letrės tuaj mė fascionoi.
    Pėr njė kohė tė gjatė ngela para komjuterit pa frymė. Po, Foleja, po.
    I terė teksti ėshtė i pėrshkuar me njė sinqeritet tė paparė ndonjėherė.
    Foleja,askush asnjėherė nuk mė ka dhuruar shpėrblim kaq tė MADH. Asnkush asnjėherė nuk mė ka terimėruar si JU me familjen Tuaj fisnike,kuptohet pa asnjė interes. Vlerėsimi i mundit tim tė madh tanimė m’u pagua. Ky ėshtė kompensimi,z Foleja,ky.
    Nė fund tė takstit keni edhe dy fjali tė shkurtėra por me domethėnje titanike. Jam i obligur t’ua citoj:- ”Keni respektin maksimal timin dhe te familjes sime ”(m.c) .
    Patjetėr mė duhet t’i lutem tė Madhit:
    O perėndi,kėnaqu me kėto krijesa TUAJA qė nuk kanė punė me djallin! Ua bėn jetėn e begatshme nė kėtė botė por edhe nė Amshim!
    Ose,fjalia e fundit: -
    ”Ju pershendes Ju dhe familejn tuaj te shenjet” (m.c).
    E po, kėtu ėsht zeniti i kėnaqėsisė sime, gjithashtu edhe i anėtarėve tė familjes sime,tė cilėt nė kėtė moment po e shikojnė njeri tjetrin dhe po e shoh fare mirė se janė shumė- shumė krenar.
    Sa bukur po jehon thėnja ”...familjen tuaj te shenjt,tė shenjt, tė shenjt,...”
    Rrini me shėndet!
    HADI

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Bashkevendasi im i nderuar,

    Me keni bere te ndjehem krenar per faktin qe afer meje qenka nje njeri me ndjenja kaq te forta dhe kaq te shprehura. Uroj qe ne te ardhmen te sjellesh edhe gjera te tjera te vlefshem sikur ky ditar.
    Respekt te thelle nga ana ime - Poeti
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2
    Tė falemnderit poet pėr fjalėt e ngrohta dhe shumė tė sinqerta.
    Ta dini se kohėn e fundit gjithnjė po ndihem mė i relaksuar,mė krenar.
    Po bindem se puna ime nuk vajti huq. Pėrkundrazi, unė po marr dhurata tė shtrenjta nga lexuesit e shumtė tė forumit. Se, dhuratė mė tė ēmueshme se fjalėt Tua mua nuk mė duhen.
    Jam shum i lumtur qė bashkėvėndasit po e vlerėsojnė mundin tim.
    Ndihem shumė krenar qė qyteti im ka njerėz si TI.
    Po e parafrazoj njė thėnje tė njė shkrimtari tė forumit kur thotė:PO NE JEMI ME TE FORTE SE ATA AMA, DHE TE TILLE DO NGELEMI GJITHMONE.(Darien , autor i njė romani tė mrekullueshėm me titull"Vrasėsi i qymyrit", tė cilin po e lexoj por vetėm duke shkarkuar permes programit Acrobat)
    Besoj se edhe ti do tė pajtohesh me kėtė pohim.
    Kalofshi ēaste tė kendshme gjatė tėrė jetės!

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2

    Pėr lexuesit e nderuar

    Citim Postuar mė parė nga Foleja_ Lexo Postimin
    Z. Hajrush ,

    te falenderoj shpirterisht per kete ditar te shkruar dhe mundesine qe na ofruat te e lexojme. Them qe eshte mekat qe ky ditar te mos perkthehet ne shume gjuhe boterore , dhe lutem qe edhe kjo mundesi te arrihet shume shpejt.

    Miqesisht : Foleja_


    Lexues tė nderuar,
    Pėr ēdo ditė po marr letra tė shumta nga lexuesit. Tė gjithė mė falenderojnė dhe mė urojnė shėndet tė mirė.Poashtu,tė gjithė shprehin mendimin e tyre lidhur me romanin tim tė publikuar nė forumishqiptar.com dhe .net.
    Kuptohet,edhe unė dėshiroj madje e kam edhe obligim qė ti pėrshėndes pėr fjalėt e ngrohta dhe shumė inkurajuese.
    Romani, si duket i ka befasuar shumė lexues. Ėshtė, i lexueshėm,i kuptueshėm, dramatik ,faktik dhe shumė prekės-tronditės. Shumė lexues pohojnė se kanė qarė gjatė leximit tė librit. Ju besoj.
    Ka edhe lexues[njė] qė pohon se libri ka edhe mėngėsi.
    Pajtoham tėrėsisht me mendimin e tij
    Mirėpo, pėr ti kuptuar ”mėngėsitė” e kėtij libri, duhet patur parasysh njė varg argumentesh shumė tė forta, tė cilat fakte kan diktuar, kanė imponuar qė romani tė duket kėshtu sikurse ėshtė tashti. Po i shėnoj disa prej tyre:
    E para: Unė nuk kam synuar, nuk kam pretenduar,nuk kam patur pėr qėllim tė sajoj vepėr artistike. Kjo as qė mė ka rėnė ndėr mend. Sė dyti : Asnjėherė nuk mė ka vajtur mėndja se kėto shėnime do dalin para lexuesve dhe se do tė vlerėsohen janė apo s’jan tė nivelit artistik, jo. Sė treti: Tė gjitha shėnimet,rrėfimet i kam shkruar drejtpėrdrejt nė fletorėn e Albanės ditėn dhe datėn e shėnuar nė ditar, ashtu sikurse i kam parė me sytė e mi e pėrjetuar me shpirtin tim. Kurrnjėherė nuk kam bėrė pėrpjekje pėr tė gjetur shprehje tė nivelit tė lartė letrar,jo. Sė katėrti keni vėrejtur se ka perzierje tė dialekteve tė gjuhės shqipe, po ka. Ama, unė i kam shėnuar mu ashtu sikurse i kam dėgjuar,pra, vetėm i kam bartur nė letėr pa e bėrė asnjė ndėrhyrje, sepse, ashtu m’u ka dukur shumė mė e natyrshme, madje edhe shumė mė origjinale, mė besnike, marr guximin tė them edhe shumė mė dramatike. Pastaj,dikush mund tė befasohet edhe me njė fakt: Besomėni, o lexues tė nderuar, as unė vet nuk kam ditur ēfarė jam duke bėrė. Edhe unė kam qenė i humbur edhe nė kohė por edhe nė hapsirė, po pėr Zotin.
    Siē po e vėreni, kėto janė disa prej fakteve,argomenteve tė cilat kanė ndikuar qė ky roman ”tė hidhet nė qarkullim pa arritur maksimalen e mundshme”,[citim i njė lexuesi]
    ....
    Dhe,fill pas pėrfundimit tė dramės, nisa ta shfletoj fletorėn e Albanės, por edhe disa fleta tė tjera (se fletorėn e pata mbushur). Eu! I lexova disa herė.Dhe-dhe u befasova me shėnimet e mia. Ēuditėrisht,disa herė kishja dalur jasht lėkurės sime, disa herė e kisha mundur vehten time[!].
    Shpresoj se po m’ė kuptoni ēfarė po them.
    Pas pak ditėsh shėnimet i barta nė kompjuter pa e bėrė as mė tė voglėn ndėrhyrje, pa shtuar apo hequr asnjė fjali. Redaktimin e bėra kalli vet, pa ndihmėn e asnjė redaktori apo lektori.
    Pra, jam shumė i bindur se ka gabime drejtshkrimore edhe sintaksore, natyrisht, ka edhe gabime teknike. Ama brumi ėshtė kėtu. Me ndihmėn e juaj, tė dashamirėve tė fjalės sė shkruar, por edhe me ndihmėn e ndonjė shtėpie botuese besoj se kjo vepėr do tė botohet, do tė bie nė duart e njerėzve tė civilizuar e do tė zbardhet DRAMA e quajtur KOSOVĖ. Pstaj, nė bazė tė argumenteve qė ka ky libėr, fare lehtė do tė kuptohet mesazhi, i cili ka vlerė universale: Qė, gjėra tė tilla tė mos ndodhin kurrė, nė asnjė vėnd dhe ndaj asnjė populli pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare apo racore.
    E di se libri ėshtė rrėnqethės. E di se shumė zemra do tė lėndohen, shumė faqe do tė lagen me lot.
    Po, ē’tė bėjmė? Ta fshehim kėtė tė vėrtetė?
    Po pėrgjigjem unė:
    Jo kurrėn e kurrės. E vėrteta ptjetėr duhet tė thuhet haptazi , i pėlqeu dikujt apo jo.
    Unė, nė kėtė libėr e kam thėnė timen.
    Se, a e kam thėnė nė mėnyrė artistike apo jo, kėtė de ta vlersojnė lexuesit por edhe kritikėt e letėrsisė si dhe analistėt e historisė.
    Fletorėn e Albanės e kam pėrherė pranė vetes dhe e ruaj me gjelozi. Sikur tė ndėrhyj , tė ”gdhendi” nėpėr tė,m’ė duket se ia prishi origjinalitetin, sikur e lėndoj. Atė do e lė nė disponim tek ndonjė bibliotekė si dokumentar i gjallė i njė kohe tė tėrbuar.

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2
    Citim Postuar mė parė nga Poeti Lexo Postimin
    Bashkevendasi im i nderuar,

    Me keni bere te ndjehem krenar per faktin qe afer meje qenka nje njeri me ndjenja kaq te forta dhe kaq te shprehura. Uroj qe ne te ardhmen te sjellesh edhe gjera te tjera te vlefshem sikur ky ditar.
    Respekt te thelle nga ana ime - Poeti
    Tė jetosh don tė thotė tė luftosh, ta ndalėsh luftėn, don tė thotė nuk jeton.Pra, ia vlen tė lufojmė,ė?

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2
    Citim Postuar mė parė nga Foleja_ Lexo Postimin
    Z. Hajrush ,

    te falenderoj shpirterisht per kete ditar te shkruar dhe mundesine qe na ofruat te e lexojme. Them qe eshte mekat qe ky ditar te mos perkthehet ne shume gjuhe boterore , dhe lutem qe edhe kjo mundesi te arrihet shume shpejt.

    Miqesisht : Foleja_
    Tė jetosh don tė thotė tė luftosh, ta ndalėsh luftėn, don tė thotė nuk jeton.Pra, ia vlen tė lufojmė,ė?

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Cfare te them?

    Per te filluar, dua vetem te them qe nuk jam i afte per te komentuar kete liber, nuk arrij dot, shkon pertej fuqive te mia shprehese. Ndihem, si intelektual dhe si njeri, apo me thjesht si shqiptar, shume i pafuqishem per te shgtuar qofte edhe nje presje vuajtjes se popullit tone - dhe kur them tone them Shqiperi e Kosove, le te thoja ēa te doje gjeografia apo Onu apo caret rus - dhe rrefimit te Hajrushit.

    Ka njerez qe per arsye te ndryshme, ne kete rast arsye te dhimbshme, behen pjese e ngjarjeve historike, edhe pse nuk duan, nuk e zgjedhin. Ka shume menyre se si mund te sillesh ne kete rast, dhe ato me te lehtat jane zakonisht ato me te gabuarat. Por nje njeri qe e di qe historia eshte kurve, qe te shperdoron dhe qe e modifikon realitetin, pra nje njeri qe e kupton kete, kupton edhe detyren historike qe ka. Deshmon, shkruan, tregon, rrefen, ku me lot e ku me te qeshur, ku me dhimbje e ku me gezim, sepse shkruan gjithmone me zemer. Ndoshta Marin Barleti ka qene nja nga ta. Valle ky e kuptonte rendesine e asaj qe po shkruante per ne, rendesine e deshmise historike qe sot ngelet nje nga deshmite e pakta ndoshta te jetuara ne ate kohe? Nuk e di.

    Por besoj se Baca e di. Dhe, edhe pse eshte pak, e falenderoj per gjithēka. Me ka dhene me shume se sa mund ta mendoja, dhe ka e do kete gjithmone respektin tim!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga desaparacidos : 18-01-2008 mė 11:08
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2
    DARIEN, JU E KENI THĖNĖ TĖ TĖRĖN,
    Z. Darien,e vėrteta ėshtė se ju e keni thėnė tė tėrėn, pra, praktikisht kam njė inhibicion, mė mungojnė fjalėt, fjalitė pėr ta komentuar pohimin tuaj. Ky [teksti i juaj] ėshtė shpėrblim i tėrė punės sime tepėr tė mundimshme dhe, ēka ėshtė edhe mė keq, kam qenė edhe i pėrbuzur nga disa "intelektual".Se, sipas tyre unė paskam shkruar njė biografi timen, madje ate me njė romantizėm tė stilit tė rilindasėve tanė[!].
    Ēfarė mjeranė!
    Ju, po ua them tė drejtėn, keni aftėsi gjeniu,sepse, Ju, vetėm nė bazė tė shėnimeve tė mia keni arritur ta kuptoni krejtė domethėnjen e shėnimeve, ta kuptoni KREJT vlerėn e kėtij dokumentari, i cili njė ditė patjetėr se do ti sherbejė historisė SONĖ por ndoshta edhe tė tjerėve, deshėn apo s'deshėn injorantėt.
    U jam mirėnjohės pėr pėrkarhjen tuaj.

    Tė jetosh don tė thotė tė luftosh, ta ndalėsh luftėn, don tė thotė nuk jeton.Pra, ia vlen tė lufojmė,ė?

    Rrini me shėndet!
    Hadi e ka kėtė dėshirė.

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2

    Pėr:a je,si je ?1, a je si je?2

    Citim Postuar mė parė nga desaparacidos Lexo Postimin
    Cfare te them?

    Per te filluar, dua vetem te them qe nuk jam i afte per te komentuar kete liber, nuk arrij dot, shkon pertej fuqive te mia shprehese. Ndihem, si intelektual dhe si njeri, apo me thjesht si shqiptar, shume i pafuqishem per te shgtuar qofte edhe nje presje vuajtjes se popullit tone - dhe kur them tone them Shqiperi e Kosove, le te thoja ēa te doje gjeografia apo Onu apo caret rus - dhe rrefimit te Hajrushit.

    Ka njerez qe per arsye te ndryshme, ne kete rast arsye te dhimbshme, behen pjese e ngjarjeve historike, edhe pse nuk duan, nuk e zgjedhin. Ka shume menyre se si mund te sillesh ne kete rast, dhe ato me te lehtat jane zakonisht ato me te gabuarat. Por nje njeri qe e di qe historia eshte kurve, qe te shperdoron dhe qe e modifikon realitetin, pra nje njeri qe e kupton kete, kupton edhe detyren historike qe ka. Deshmon, shkruan, tregon, rrefen, ku me lot e ku me te qeshur, ku me dhimbje e ku me gezim, sepse shkruan gjithmone me zemer. Ndoshta Marin Barleti ka qene nja nga ta. Valle ky e kuptonte rendesine e asaj qe po shkruante per ne, rendesine e deshmise historike qe sot ngelet nje nga deshmite e pakta ndoshta te jetuara ne ate kohe? Nuk e di.

    Por besoj se Baca e di. Dhe, edhe pse eshte pak, e falenderoj per gjithēka. Me ka dhene me shume se sa mund ta mendoja, dhe ka e do kete gjithmone respektin tim!
    ---------------------------------------------------------------------------------------------

    Zotri desaparacidos ;
    Po ua bėj me dije se jam kokėfortė [ndonjėri mund tė mė quajė kokėbosh], kam unin tim tė cilin mė sė shumti e respektoj dhė veproj sipas tij[UNIT]. Disa kolegė mė quajnė edhe militant e rrebel por disa tė tjerė mė kanė thėnė se jam edhe telepat. Unė pajtohem pothuaja se ma tė gjitha pėrpos me kete tė fundit,telepat-bahhh.
    Deri mė sot thuaja se perherė kam vepruar me kokėn time dhe akoma asnjėherė nuk jam ndarė i zhgėnjyer.Natyrisht se kam kolegė por edhe miq me tė cilėt pajtohem. Njėri prej tyre jeni JU, qė pėr mua jeni paksa majik. Ndonėse nuk njihemi mes vedi, madje duket se edhe nė moshė kemi dallime goxha shumė,ēuditėrisht, kemi tė njėjtin tru. Gjėrat nuk i kapim pėr "qime" use "lėkurė". Gjėrave u futemi brenda dhe nga brendėsia vėzhgojmė fenomenet e botės qė na rrethon
    Ja pra identika jonė, kjo ėshtė ore i nderuuar.
    Jum shumė i bindur se ia vlen tė qėndrojmė tė pamposhtur edhe pse duket se jemi sikur tė humburit nė Sahara.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Enver Idrizi - kush ėshtė?!
    Nga Beni_The_Great nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-04-2017, 14:39
  3. Hajrush Idrizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-12-2013, 18:01
  4. Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...
    Nga Zana e malit nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 00:19
  5. PS publikon emrat e kandidatėve tė saj nė zgjedhje
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •