Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    I nderuar Hajrush !

    Kam pak dite qe kam perfunduar se lexuari romanin tuaj ,kam perjetu emocione te veqanta gjate lexmit te ditarit tuaj,ditar qe vlen te lexohet dhe te rikujtohet e te mos harrohet kurr gjithe ai tmerr qe populli shqiptare i Kosoves e perjetoi,jam ndjer i prekur ne rastin e nxenesve tuaj dhe hutise se atyre engjujve te Kosoves qe perjetuan gjera te tilla!.
    Pergezime per ditarin e nje realiteti tone te perbashket.

    Me respekt
    Caushi
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2
    Citim Postuar mė parė nga Hajrush Lexo Postimin
    ---------------------------------------------------------------------------------------------

    Zotri desaparacidos ;
    Po ua bėj me dije se jam kokėfortė [ndonjėri mund tė mė quajė kokėbosh], kam unin tim tė cilin mė sė shumti e respektoj dhė veproj sipas tij[UNIT]. Disa kolegė mė quajnė edhe militant e rrebel por disa tė tjerė mė kanė thėnė se jam edhe telepat. Unė pajtohem pothuaja se ma tė gjitha pėrpos me kete tė fundit,telepat-bahhh.
    Deri mė sot thuaja se perherė kam vepruar me kokėn time dhe akoma asnjėherė nuk jam ndarė i zhgėnjyer.Natyrisht se kam kolegė por edhe miq me tė cilėt pajtohem. Njėri prej tyre jeni JU, qė pėr mua jeni paksa majik. Ndonėse nuk njihemi mes vedi, madje duket se edhe nė moshė kemi dallime goxha shumė,ēuditėrisht, kemi tė njėjtin tru. Gjėrat nuk i kapim pėr "qime" use "lėkurė". Gjėrave u futemi brenda dhe nga brendėsia vėzhgojmė fenomenet e botės qė na rrethon
    Ja pra identika jonė, kjo ėshtė ore i nderuuar.
    Jum shumė i bindur se ia vlen tė qėndrojmė tė pamposhtur edhe pse duket se jemi sikur tė humburit nė Sahara.
    --------------------------------------------------------------------------------------------
    Me kėrkesėn tuaj qė tėshkruaj diēka pėr librin, unė u pėrpoqa ta kryej porosinė, mirėpo, se a ia kam arritur tė shkruaj sipas shijes suaj, nuk di.
    Nėqoftėse nuk ju pėlqen, LIRISHT shkruane ju ate ēfarė mendoni.
    HADI
    ----------------------------------------------------------------------------------------------

    GJUMĖ MBI VARRE(!)
    Lexues tė dashur, shpeshėherė bėj pyetje: Kush e porositi Albanėn tė m’a dhurojė fletorėn dhe lapsin mė 15 mars tė vitit 1999?! Kush i tha asaj engjėllushe tė m’ė thotė: ” Shkruaj o mėsues, shkruaj,ti di gjithėēka!”?! Pse bash mė 15 mars tė vitit 1999?! Pse unė i premtova se do tė shkruaj,ndonėse nuk jam njeri i pendės?! Si qe e mundur tė zhvillohen ngjarjet nė mėnyrė aq dramatike pikėrisht nga kjo datė, e sidomos, kush m’a dha atė energji e koncentrim pėr t’i renditur ngjarjet shokante e aq trishtuese nė kėtė DITAR?!
    Pėrgjigjja ėshtė vetėm njė:Perėndia dhe vetėm Perėndia. Pikė.
    E di se ndonjėri prej lexuesve nuk do pajtohet me kėtė konstatim timin, po. Por, po e sugjeroj lexuesin: Ja zotėrote, DITARIN e keni nė disponim, shpaloseni me ngadalė, lexojeni poashtu ngadalė e me kujdes dhe do e shohish por edhe do bindesh se unė kam tė drejtė nė gjykimin tim,po,kam tė drejtė.
    Ditarin SIGURISHT se nuk do ta mbaja po tė mos m’a kishte dhuruar Albana ,nxėnėsja ime e klasės sė parė f l e t o r ė n dhe lapsin. Pastaj, sikur tė ishja hamendur pakėz, me siguri se nuk do t’i kishja premtuar se do tė shkruaj. Se, menjėherė, nė mbrėmjen e 15 prillit jam ballafaquar me vėshtirėsitė e p r e m t i m i t tė dhėnė.
    Tashti,unė u pėrqėndrova tek porosia e Albanės, tek urdhėri i saj- ”Shkruaj o mėsues, shkruaj!”
    Falė ndihmės sė Perėndisė, unė jo vetėm qė s’u dorėzova por fitova forcėn, guximin dhe pikėrisht nė mbrėmjen e 15 marsi qita shkronjat e para nė FLETOREN E ALBANES.
    Humbja e shpresės pėr jetė
    Njė citim i vockėl:
    ” Lufta o mėsues, lufta! Shkiet do tė na vrasin, do tė na masakrojnė sikurse ata nė Prekaz e Reēak! E, si mund tė bėhemi pleq e plaka kur ne do tė jemi tė vdekur?!”-thanė.
    Tasht,unė e ndrrova pozitėn, u futa nė botėn e brendshme tė nxėnėsve dhe jo vetėm tė tyre por edhe tė tjerėve, dhe nga ajo brendi, nga ajo botė e brenshme fillova ta vėshtroj luftėn, tė shkruaj pėr tė, pėr pasojat e saj, tė cilat nė shumė raste janė mė tė mėdha se sa vet bombat, granatat e plumbat.
    Koha nuk ndalej pėr tė na vėshtruar se ēfarė po ngjet me neve.Ajo ecte, ecte. Edhe ngjarjet rridhnin paralel me kohėn. Secila ditė ishte mė dramatike se tjetra.
    Unė e kishja mė sė vėshtiri. Ishja i detyruar t’i vėzhgoj kėto ngjarje marramendėse qė po paraqiteshin prej ēasti nė ēast e prej ditės nė ditė.Obligimi im ishte i qartė: Tė shkruaj drejtpėrdrejt dramėn qė po zhvillohej para syve tanė pa anjė zbukurim.
    Fenomeni i mbijetesės
    Natė.Terr. Kėmbėt mė ngatrrohen nė njė objek tė fortė. Preka nė te,sėpatė na ishte. Eu!,-thash.
    ”Po buq po, sėpata janė,dy. Do t’i kapim sakicat dhe do tė luftojmė(!) me ta . Nuk bėn tė shkojmė gjakhupės,- mė thanė fėmijėt. Pse, shkive me u rėnė nė dorė, ė?! Jo, kurrė jo!”
    Vini re! Shihni se ē ’u sillet fėmijėve nė kokė! Tė luftojnė me sakica(!). Po pra!. Edhe kjo ėshtė luftė(!). Edhe kjo ėshtė rezistencė(!). Edhe kėsaj i thėnkan jetė(!).
    Eu ē’na qenka jeta, ē’na qenka jeta!!!
    Kėsaj i them luftė pėr ta mundur vdekjen. Me sėpata pra(!), nė mos nagdhnjim,biles fifti-fifti.
    Varret banesa(!)
    Tė gjithė e dini se ēdo njeri,i vogėl e i madh, nėse kalon natėn pėrmes varreve ndjen frikė. Ky konstatim s’ishte i sakt,rrenė na ishte. Nė Bllacė, bashkėqytetarėt e mi varret i shndėrruan nė banesa (nuk duhen thonjėzat).
    Citim:
    -Aty hanė,aty pinė, aty luajnė, aty bisedojnė, aty qeshin, aty qajnė, aty bėjnė zhurmė, aty flenė, aty edhe pshurrin (fėmijėt ). -“ Axha Hajrė, u kėnaqėm”,- m ’ė thonė .(m.c)
    Krejtė kjo bėhet mbi varre. Ju lutem mos dyshoni se asgjė nuk ėshtė e trilluar, pėr Zotin jo.
    Paraja s’bėn para!
    Njė pareli ofroi tridhjetė mijė marka gjermane vetėm pėr tė dal nga ferri i quajtur Bllacė. Dhe, nė fund kur pa se paraja nuk i bėn para tha:
    --T ’pshurrsha nė to!,-i ra xhepit tė pasmė bukur tė fryrė me dojē marka.
    -Jo!,- ia prita.- Mos i lag se na duhen . I kallim e me flakėn e tyre ua ngrohim duart fėmijėve! ! ! (m.c)
    E kuptoni apo jo? Nėse jo,lexo!
    Ku ėshtė Bllaca?
    Kjo fushė, nė kėto ditė prilli te vitit 1999 ėshtė shndėrruar nė ferr, ose “poligon” (unė e pagėzova kėshtu) ku demonstrohet ferri vet.
    Provat bėhen me shqiptarėt e Kosovės. Ata (shqiptarėt) janė future nė sandviē, nė mes kullės e ēekiēit, si thonė,-(serbėve nga ana e siperme dhe maqedonėve nga ana e poshtme ). Provohen (shqiptarėt) sa janė tė qėndrueshėm nėn qiellin e hapur, nė shi e pse jo edhe nė bore; si reagojnė nė situate kaotike; si sillen nė “karantinė” (ma merr mendja se karantina s’ka brirė); sa janė tė orientuar nė hapėsirė por edhe nė kohė; sa janė imun ndaj etjes,urisė, pagjumėsisė, ndaj pisllėkut; ēfarė virusesh po pėrhapen; ēfarė epidemi po i pėrlan kėto krijesa nė kėso rrethanash tė pazakonshme,abnormale; sa prej tyre po i pėrballojnė kėsaj prove e sa jo, pse po vdesin njerėzit, cilėt janė shkaktarėt e kėtyre vdekjeve; sa, sa, sa e si, si dhe si?!
    Ultimatumi
    -Pamjet e tilla janė tė papėrballueshme pėr botėn e civilizuar.
    -Tė mos ua prishim qetėsinė familjeve nė botė!
    -Tė mos ua ndalim rriten fėmijėve tė botės!
    Kjo ėshtė Fusha e Bllacės.
    Se, mos po u duket pak, ė?!
    [ Kapitullin pėr Bllacėn mos e lėshoni pa e lexuar tė terin]
    Korēa
    Ėshtė shtatė prilli. Mėngjes i ftohtė. Zbresin dymbėdhjetė mijė(!) tė dėbuar. Afrohen njėri pranė tjetrit pėr tu ngrohur. Qajnė, rėnkojnė por edhe mallkojnė.
    Po e citoj :
    ” Sikur tė ishim kafshė, do tė ishim shumė mė tė lumtur, do tė trajtoheshim mė mirė, fatkeqėsia qėndron(!) se ne jemi njerėz plus shqiptarė nga Kosova! “
    A keni nevojė tė bėj farė komenti? Nuk besoj.
    Spektakli nė palestėr
    Kush jemi ne?!
    Jemi tė dėbuar nga vatrat tona. Atje ( O Zot, sa tmerr ! Kosovės i them “Atje”!) lindėn tė parėt tanė,Atje vdiqėn, Atje pushojnė, Atje u lindėm edhe ne, Atje u rritėm, por ja, tash nuk jemi Atje. Jemi nė pallatin e sporteve “Skėnderbeu” tė Korēės. Spektatorė tė pazakonshėm. Shikojmė njėri tjetrin. Frikėsohemi nga njėri tjetri. E tutim shoqi- shoin : Fytyra tė prishura, tė zverdhura, tė nxira, tė ėnjtura, burra tė parruar, me leshra tė hapareshura,fėmijė tė zhytur, pleq e plaka tė shtrira nė dysheme tė palestrės, me rroba tė flliēta. Duken sikurse kufoma me tė vetmin dallim se kėto, kėtu nė sallė, po lėvizin, pra, janė kufoma tė gjalla( ! ).
    Progėri
    Kėtu na u rrit shpresa pėr tė vazhduar jetėn. E dinim se nuk e meritonim gjithė atė respekt qė na e bėnin. Nė kėtė rast i falėneroj progarėt e sidomos progaret. S’di se si do ua kthejmė kėtė mirėsi, nuk di. Jo, insh’Allah kurrė nuk kanė nevojė pėr t’ua kthyr,kurrė.
    Pogradeci
    Larg , shumė larg bregurt tė Liqenit tė Ohrit,nė njė varkė, mbi sipėrfaqen e ujit,djali im Enveri qė akoma s’i ka mbushur tetėmbėdhjetė vjeē, mė mbajti njė ligjeratė ( ligjeratė-pa thonjėza).
    Citim:
    -Pra, tash dėgjo!-ia nisi.
    Unė, Enveri i bacit Zymer edhe Avdyli i axhės Kadri kemi vendosur definitivisht pėr t’iu bashkuar ushtrisė sonė. Sot edhe nesėr do ta presim Fatonin e bacit Nazmi i cili ėshtė nė Kumanovė. Erdhi Fatoni, mirė, s’erdhi ne ecėm. Do tė shkojmė sikurse Culi i bacit Sokol, si Kila e Hajra tė Bacit Bedri, Ymeri i bacit Nazmi e shumė tė tjerė tė cilėt tanimė janė future nė Kosovė dhe po luftojnė me armiqtė serbė.( Nuk e ndėrpreva asnjėherė). -Ama dorėn,- mė tha.
    Ia zgjata. M’a kapi dhe m’ u hodh nė pėrqafim. Mė shtrėngoi sikurse edhe unė atė.
    Varka filloi tė luhatet. Rreth saj filluan tė pėrhapėn valė nė rrathė koncentrik nė tė gjitha anėt.
    Ia plasa vajit, diku, mbi sipėrfaqen e Liqenit tė Ohrit.
    Lotėt u pėrzien me ujėt e liqenit.
    Kini parasysh sa ujė ka liqeni i Ohrit!.
    Mė duket se kaq lot derdhėm gjatė kėtyre ditėve, kaq !!!
    Sot, mė 23 maj, ditė e diele, Enveri im,Enveri i Zymerit dhe Avdyli i Kadriut u nisėn pėr Tiranė, Feken ose Burrel dhe, po e dini se ku.
    Mė duhet tė jem i sinqert: Mua mė rrodhėn lotėt, ndėrsa gruas jo. Nuk di,u ruajt prej meje apo prej Enverit, nuk di”. (Mbaron citimi).
    ***
    Maratonės sonė po e afrohej fundi, natyrisht se edhe ne po i afroheshim cakut. Pra,qė ta merrni vesh epilogun e maratones nė detaje, lexojeni librin ”LUFTA, O MĖSUES, LUFTA!” Besoj se ia vlen tė ”humbasni” aq kohė sa pėr ta kuptuar dramėn tuaj.
    E tėrė mburrja ime me kėtė DITAR ėshtė- (shikojeni mirė citimin!):
    ” Me ndihmėn e Tij, nxėnėsit e mi do tė bėhen pleq (djemtė) edhe plaka (vajzat). Patjetėr!,-bėrtita
    Ferizaj, 19 mars, 1999, ora 24.00. Hajrush IDRIZI,
    Autor
    Besoj se ia vlen tė ”humbasni” aq kohė sa pėr ta kuptuar dramėn tuaj .

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2
    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi Lexo Postimin
    I nderuar Hajrush !

    Kam pak dite qe kam perfunduar se lexuari romanin tuaj ,kam perjetu emocione te veqanta gjate lexmit te ditarit tuaj,ditar qe vlen te lexohet dhe te rikujtohet e te mos harrohet kurr gjithe ai tmerr qe populli shqiptare i Kosoves e perjetoi,jam ndjer i prekur ne rastin e nxenesve tuaj dhe hutise se atyre engjujve te Kosoves qe perjetuan gjera te tilla!.
    Pergezime per ditarin e nje realiteti tone te perbashket.

    Me respekt
    Caushi
    Lexues i nderuar, Ēaushi,
    Ndonėse ditarin e kam shkruar ne ditet qė janė tė shėnuara nė ditar, unė , fill pas mbarimit[pėrfundimit te ditarit] pashė se ditari e ka njėfarė vlere dhe desha ta botoj nė ndonjė shtėpi botuese, ama nuk hasa nė mirėkuptim.
    Pastaj, menjėherė nė verėn e vitit 1999, disa fragmente i lėshova nė internet.
    Dhe, sipas letrave qė merrja, pashė se ditari mirėpritet nga lexuesit e shumtė.
    Nė nėntorin e kaluar, siq e paskeni vėrejtur edhe ju, rastėsisht e postova tere librin nė faqen e forumishqiptar.com
    Kėtu me sa po e shoh eshte mirepritur nga lexuesit e shumt ,
    Me kete rast i pershendes te gjithė lexuesit por edhe Ty i dashuri ēaushi.
    Fjalet e juaja janė satisfaksion,
    Hadi

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2

    Pėr: Hajrush Idrizi - Roman

    ROMAN I PABOTUAR

    Fundi i muajit gusht.Tezja Zylė, e qė tė gjithė e thėrrasim Ylė, dje pati gėzimin mė tė madh nė jetėn e saj. Ajo e martoi sugarin e saj, Nurėn, djalin e vetėm pas pesė vajzave .
    Dasma ishte njėra ndėr mė tė mirat nė Kashkallė. Pati tri tupane , tri zurla, plot vallėtarė, kėngėtarė e me qindėra krushq. Tė gjthė ishin tė gėzuar e mė sė shumti ne fėmijėt e fshatit. Ishim, sepse, asnjėherė nuk kishim patur rastin tė shohim njė shfaqje kaq tė madhe dhe tė organizuar kaq mirė. Pėr herė tė parė edhe ne fėmijėt iu ngjitėm vargut tė vallėtarėve tė shumtė.
    Lugina e Kashkallės bubullonte, e neve na dridhej barku nga jehona e tupaneve. Biles, kur pėrfundoi dasma, tė dielėn pas mesnate, disi, tė gjithėve na erdhi keq qė nuk zgjati kjo ceremoni edhe ca ditė.
    Por, ē’tė bėjmė, ēdo fillim ka edhe fundin e vet. Shumica e dasmorėve u nisėn andej nga kishin ardhur. Edhe ne vajtėm nėpėr shtipitė tona pėr tė pushuar nga dasma e sapo mbaruar.
    Fshatin e mbuloi errėsira cep mė cep. Qetėsi. S’ka as lehje qenėsh e as kėngė gjelash. Po dihet, tė gjithė i kaplo njė gjumė i shijshėm dhe me plot ėndrra tė dasmės qė zgjati thuaja se plot tri ditė.
    Me sa kam marrė vesh, vetėm Tezja Ylė nuk fjeti fare. Ajo ishte e brengosur pėr fatin e djalit dhe nusės, se, mos dikush nga dashakqinjtė u ka bėrė far magjie e po ua prishė lumturinė. Priti gjersa ia dha ferku i sabahut. E, kur e pa Nurėn se doli nga xherdeku dhe ishte fort i disponuar,Yla e pėrqafoi shumė- shumė. Pa u vonuar hyri nė dhomėn e nusės. Ajo iu duk sikurse njė engjėllushė, shumė e bukur,shumė e relaksuar, me njė buzėqeshje tė kėdshme dhe tejet e kėnaqur. Menjėherė e pėrqafoi Ylėn dhe , tė parėn fjalė qė ia tha ishte : “ Nėnė,tė lumtė ēfarė djeli kishe rritė!”.
    Kjo ishte dhurata mė e madhe pėr Teten Ylė. Ajo desh fluturoi nga gėzimi. Vajti nėpėr dhoma dhe qė tė gjithė i zgjoi nga gjumi i rėndė. I udhėzoi se si tė veprojnė edhe pak kohė gjersa te “ thehej kulaqi”.
    Pas mbarimit tė kėtij riti, i pėrcollėn dhėnuert, miqtė, dajallarėt, nipėrit dhe terė farefisin pėr nė shtėpitė e tyre.
    Tash, Tetja e ka edhe njė detyrė fort tė rėndė dhe bukur tė ndėrlikuar.
    Sot ėshtė dita e grave. Duke e ditur se dasma ishte me nam, dhe se ishte pėrhapur lajmi se Yla paska marrė njė nuse tė paparė nė kėtė nahi, dita e grave do tė jetė masovike, jo qė do tė vijnė tė gjitha gratė, vashat dhe nuset e Kashkallės por edhe ato tė katundeve tė afėrta, nga Vjehrica dhe Rrezja.
    Pra, duhet rregulluar vėndin ku do tė mbahej kjo ceremoni, ndonėse, kjo, pak a shumė dihej se do tė zhvillohej nė lamėn e oborrit, njė rrafshirė nė formė rrethi poshtė shtėpisė e cila dukej sikur njė amfiteatėr natyral. Gjysma e vijės sė rrethit, pėrballė shtėpisė, ishte bukur e gjerė e me njė pjerrtėsirė tė vogėl prej ku shikuasit mund ta shihin terė shfaqjen pa u penguar nga askushi. Vashat bashkė me ca bija tė zellshme, pastruan lamėn, kurse nė pjesėn ku do tė uleshin plakat, shtruan shtroja tė ndnryshme dhe ēdo gjė ishte gati pėr fillimin e ahengut.
    Kėshtu, tė gjitha femrat nga kėto katunde, u pastruan, u krehėn, u veshėn me rrobat solemne,vunė arin,qaforet,kordelet me lira e pesėlirėsha, bylyzykėt, unazat e shumta,dhe aty, pas dreke, filluan tė tubohėn nė oborrin e Tetės Ylė.
    Yla, edhe nė ditėt e rendomta ishte tejet bujare. Sot po jep gjithēka vetėm e vetėm pėr t’i kėnaqur vizitoret e shumta sa mė mirė. Tė gjitha i pėrqafonte dhe i drejtonte tek dhoma e nusės pėr ta parė qejzin, i cili i fasciononte tė gjitha femrat.
    Nuset e shumta, shkonin nė njė dhomė tė posaēme ku vishnin rrobat, thuaja se identike, kėpucė tė bardha me take, dimija e jelekė tė mėndafshėta,tė quajtura kumashe tė bardha si bora, kollana tė stolisur me sprinka ngjyrė ari, kėmisha tė dredhta tė tejdukshme e tė teleisura me lloj-lloj ojme formash tė ndryshme. Lyheshin e ngjyheshin, parfumoseshin dhe, duke u krekosur kush mė shumė e kush mė pak, njėra pas tjetrės shkonin drejtė e nė lamė tė gatėshme pėr tė “dalė nė ren”.
    E fundit doli nusja e Nurės e pėrcjellur nga pesė kunatat e saj. Gjithė tė pranishmit drejtuan shkimin drejtė saj. Filluan duartrokitje frenetike, fishkėllima e qirrje tė shfrenuara. Mė shumė se dhjetė defatore e plot kėngėtare dalldisen pėrnjėherė. Fillojnė ta kėndojnė nusėn duke e lavdėruar me ” po na vjen, bajrak ner nuse”. Nusja ecė lirshėm, krejtė natyrshėm, pa mburrje, me njė buzėqeshje simpaitike, duke i pėrshėndetur, fillimisht plakat, me te dyja duart, fėmijėt, pastaj defatoret dhe, sė fundėmi, nuset qė ishin radhitur nė qendėr tė lamės karshi grave tė shumta.
    Ate e vendosėn ne mesin e radhės sė nuseve tė cilat janė tė detyruara tė qėndrojnė nė kėmbė, prapa sė cilės ngelėn dy motra tė Nurės pėr t’u kujdesur pėr te.
    Pamje e hijėshme. Nusja e Nurės ua mori pahėn tė gjitha nuseve tė radhitura. Tash, tė gjitha nuset, pa dallim, nusėn e Nurės po e vidhnin me bisht tė syrit e me shumė zili. Nė fakt, ato ishin terėsisht tė pafajshme ngase asnjėra nuk ngjasonin me te.
    Ėshtė pak mė e gjatė se tė tjerat, pakėz si esmere, qafėgjatė,belhollė, hundė tė drejtė,sy tė zi e faqe rrumbullake, gojėvogėl e me buzė paksa tė fryera, gjithnjė,vet nga natyra, duket sikur po qeshet.
    Kėtu ėshtė edhe nusja e Limit e cila i afrohet pak nusės sė Ylės, por, kėsaj tė gjore i mungon, hareja, buzėqeshja. Qėndron pranė Hanės,njė moshatareje te saj, ama duket sikur rri nėn faj, e brengosur dhe tejet e mrrolur. Nuk ndien kurrėfarė kėnaqėsie. Nuk ėshtė e barabartė me shoqet me tė cilat ėshtė nė garė.Se, qe tė tėrat i kanė burrat pranė vehtės, nė shtrat. Kjo, jo. Limi qe pesė vjetė ėshtė nė Sedi* duke punuar atje por vetėm njėherė brenda pesė viteve ishte pėr pushime nja dhjetė ditė dhe kurrė mė. Ajo me tė drejtė po dyshon nė Limin.Mbase, mund tė jetė martuar atje me ndonjė femėr, mund tė ketė edhe fėmijė, andaj nuk i vihet nė Kashkallė.
    Pėrndryshe, nusja e Limit, pėr nga salltaneti ua kalon tė tgjithave si me veshje, mbathje e sidomos me stolira ari. Edhe vjehrra e saj, aty nė mesin e grave, vėrehet se ėshtė plot mėrzi.
    ------------------
    *Sedi-Suedi: E ėma e Limit nuk mund ta shqiptojė fjalėn Suedi.

    Vajzat u bien defeve dhe kėndojnė sa ē’munden. Nusėn e Nurės, pėrmes kėngėve e lartėsojnė gjer nė qiell, “Edhe diellit i ndihmon, kur nuk munet tė rrezon!” Kėto epitete, kėto lavdėrata, nusėn e detyruan qė t’ua kthejė disi vashave. Ecėn tre katėr hapa, bėn njė prapakthim, kthehet me fytyrė drejtė vashave, dhe , si zanė mali , nė shenjė falėnderimi, bėn njė temena tė paparė ndonjėherė nė kėto anė. Ky gjest i nusės i mahniti gjithė tė pranishmit, dhe, qė tė gjitha gratė, madje edhe plakat u ngritėn nė kėmbė duke duartrokitur gjatė, gjatė.
    Vajzat, nga gėzimi qė ua dhuroi nusja e Ylės e kallin krejtė.Nisėn t’i kėndojnė nuset njė nga njė dhe t’i detyrojnė tė dalin e tė bejnė temenara, ditėn - s’ditėn.Ato, ndonėse kishin pėrvojė nė kėto rite, nga trema e madhe, disa nga to edhe hutoheshin. Tashti, shpėrthenin tė qeshura tė shfrenuara.Vashat, nė rastet e tilla, pėrmes kėngėve tė sajuara aty-pėraty, me njė humor tė lehtė, i fyenin nuset,ama, pa tė keq.
    Gazmendi vazhdon me vallėzim. Nuset kanė edhe njė sprovė. Patjetėr janė tė obliguqara t’ia marrin valles dijnė apo jo. Vallėzimi i tyre zgjatė bukur shumė. Vjehrrat, gjyshet por edhe bijat e shumta, vėshtrojnė vallėzimin e secilės nuse veē e veē dhe thuaja se sikurse anėtarėt e ndonjė jurie te keqe, japin vlerėsimin kush e si vallėzoi. Natyrisht se nė rastet e tilla ka nuse por edhe vjehrra qė krekosėn, ama ka edhe tė tilla qė ngelin goxha tė dėshpruara. Kjo vie edhe nga njė vlersim joreal, sepse, ka raste kur nuset janė tė bukura, vallėzojnė poashtu bukur, por ju mungon veshja, salltanėti,nuk flakėrojnė nė ar. Kjo, pėr mentalitetin e vendit dhe tė kohės mund tė jetė edhe e arsyeshme.
    Me ngadalė i erdhi radha nusės sė Nurės pėr tė terguar aftėsitė e saja nė vallėzim. Defatoret presin momentin e duhur pėr t’i dalldisur defet. Nusės iu krijua njė hapsirė e lirė mu nė mesin e lames. Ajo, me elegancė, si flutur lozonjare, doli para masės, u drejtua drejtė Ylės dhe shumė plakave, i pėrshėndeti me njė temena magjepse, u kthye pėrballė pesė motrave tė Nurės, i pėrqafoi qė tė pestat, nga tė cilat mori dy shamija tė kuqe nė duar, i shikoi defatoret dhe sikur u tha “tash!”.
    Defet bubullojnė sikurse tupana. Nusja kap ritmin e defeve dhe nis vallėzimin. Duket sikur flutur. Herė here i ngjason shqiponjės nė fluturim. Vallėzon bash si balerinė.Nuk dihet,ėshtė duke shkelur nė tokė apo po qėndron nė ajėr.
    Tė gjitha, palkat e gratė, nuset e bijat, vashat e fėmijėt e shumtė, ēohėn nė kėmbė, bėrtasin, duartrokasin, urojnė ,urojnė.
    Vallėzoi deri sa e pamundėsuan djersėt.
    Mbrėmja po afrohej.Vetėm maja e Kodrės se Madhe dėshmonte se akoma nuk ka perėnduar dielli.
    Tė pranishmit u drejtuan andej nga kishin ardhur.
    Kadal-dale filloi tė bie njė qetėsi e lezetshme.
    -vijon-

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Enver Idrizi - kush ėshtė?!
    Nga Beni_The_Great nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-04-2017, 14:39
  3. Hajrush Idrizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-12-2013, 18:01
  4. Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...
    Nga Zana e malit nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 00:19
  5. PS publikon emrat e kandidatėve tė saj nė zgjedhje
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •