BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA



Dr. Maurice Bucaille

Pėrktheu nga frėngjishtja

Azra Begiē, Pėrktheu nga boshnjakishtja
Nazim Juniku, ecc, Bashkėpuntorė: Prof. Agim Jaka ,
Pėrshtati: Nazim Juniku, ecc, Korrektor dhe lektor: Admir Banaj, Kėshilltarė tė pėrkthimit:

Dr. Prof. Rasim Bejtullahu

- Kur'ani dhe shkenca bashkėkohore, - Krijimi i qiejve dhe i tokės, - Astronomia nė Kur'an, - Toka ,

Bota bimore dhe shtazore, Prim. Dr. Sci. Med. Ali Iljazi, - Riprodhimi i njeriut nė Kur'an. Tregimet e Kur'anit dhe tė Biblės,- Kur'ani, hadithet dhe shkenca bashkėkohore. Mexhit Yvejsi: - Besėlidhja e vjetėr. - Ungjijtė, - Origjinaliteti i Kur'anit






KUSHTIM





Kėtė pėrkthim ua kushtoj lexuesve shqiptarė tė cilėt e ēmojnė lart urtėsinė, arsimin dhe diturinė, studentėve, profesorėve, shkencėtarėve dhe intelektualėve tė tjerė tė sotėm dhe tė ardhshėm duke mbajtur parasysh gjithnjė porosinė e Zotit tė Gjithėsisė nga Kur'ani famėlartė:

"Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm".

(El-Asr, 1-3)





Ky libėr meriton tė botohet pėr shumė arsye. Ėshtė pėrkthyer dhe pėrshtatur nė gjuhėn shqipe me shumė kujdes, duke i qėndruar besnik nocioneve shkencore. Ėshtė kėrkuar njė punė e veēantė qė me pėrpikmėri tė zbatohen termat shkencore nga shumė fusha tė shkencave nartyrore. Nė kėtė drejtim pėrkthyesi ja ka arritur plotėsisht qėllimit. Stili i gjuhės sė pėrkthimit ėshtė i lehtė dhe shumė i afėrt pėr lexuesin dhe pėr kėtė arsye libri fiton njė vlerė tė veēantė. Kėshtu njė material shumė i ndėrlikuar qė trajtohet nė kėtė libėr bėhet mjaft i qartė dhe i kuptueshėm pėr lexuesin.







Prof. Dr. Rasim Bejtullahu

- Mėsimdhėnės i elektrodinamikės

dhe astronomisė pranė FSHMN nė Prishtinė.







PARATHĖNIE









Veprėn "Bibla Kur'ani dhe shkenca" e ka shkruar shkencėtari Dr. Maurice Bucaille kirurgu dhe profesori i Universitetit tė Parisit dhe bėn fjalė pėr studimin e tij qė ka bėrė mbi Librat Hyjnorė, shikuar nga aspekti i njohurive shkencore bashkėkohore. Ky ėshtė njė studim objektiv i liruar nga ēdo paragjykim lidhur me botėkuptimet qė pėrmbajnė kėto libra. Autori duke u pėrpjekur t'i korrigjojė qėndrimet jo tė drejta tė botės Perėndimore ndaj Kur'anit dhe Islamit, njėherazi bėn thirrje pėr afrimin e Islamit dhe Krishtėrimit, ashtu siē e kishte filluar dhe Papa Shėn Pali i VI, respektivisht rezoluta e Vatikanit e vitit 1970.

Shkencėtari nė fjalė nė kėtė vepėr nuk ka gjurmuar anėn poetike dhe ligjore fetare, por ėshtė thelluar nė thellėsinė e Librave Hyjnorė (Biblės dhe Kur'anit) nė dritėn e zbulimeve shkencore bashkėkohore.

Dr. Maurice Bucaille, ose Mubarak Bucaille, si autor i kėsaj vepre, pasi e studioi me objektivizėm tė plotė ishte mahnitur me Kur'anin dhe ligjet e Islamit. Me qėllim tė studimit sa mė objektiv ai e mėsoi gjuhėn arabe burimore tė Kur'anit dhe ishte habitur kur dalloi dėshmi tė panumėrta qė rrjedhin nga Kur'ani mbi tė gjitha dukuritė e Gjithėsisė, dukuri tė cilat i ka vėrtetuar dhe po i vėrteton pėr ēdo ditė shkenca bashkėkohore.

Gjatė katėrmbėdhjetė shekujve, qė nga koha e Shpalljes sė Kur'anit famėlartė, e gjer mė sot, Islami dhe vendosja e tij nė rrjedhat bashkėkohore ėshtė paraqitur gabim. Paraqitja e Islamit dhe shpjegimi i Kur'anit nė opinionin botėror ėshtė bėrė nė mėnyrė sipėrfaqėsore dhe konservative, duke u shtrembėruar thelbi i tij, jo vetėm nė Europė dhe Amerikė, por edhe nė disa vende Islamike. Shtrembėrimet e Islamit dhe tė Kur'anit nga ana e Perėndimorėve, kishin pėr qėllim zhvlerėsimin e realitetit tė Kur'anit si Libėr Hyjnor, duke e paraqitur nė mėnyrė jo objektive pėrmes metodave tė pandershme, ndėrsa nė vendet Islamike si pasojė e mungesės sė studimit dhe tė zbatimit tė mirėfilltė tė Kur'anit. Pėr antiIslamin nė Europė dhe Amerikė, autori nė fjalė tha : "Gjykimet krejtėsisht tė gabuara mbi Islamin qė janė pėrhapur dhe akoma pėrhapen nė Perėndim janė pasojė e mosnjohjes sė tij dhe shpifjeve sistematike. Por mė e rėnda nga tė gjitha gėnjeshtrat e pėrhapura janė tė pavėrtetat nė raport me faktet, sepse nėse mashtrimet nė gjykim janė tė falshme, paraqitja e "fakteve" kundėr tė vėrtetės nuk ėshtė e falshme... . Pikėpamjet shkencore mjaft tė theksuara tė Kur'anit, nė fazėn fillestare mė kanė habitur thellė, sepse gjerė atėherė nuk kisha besuar se ėshtė e mundur qė nė njė tekst tė shkruar 14 shekuj mė parė tė gjejė aq dėshmi qė u pėrkasin tematikave tė shumėllojshme dhe absolutisht tė mbėshtetura nė indikacionet e shkencės bashkėkohore. Nė fillim nuk kisha kurrėfarė besimi nė Islam. Ju afrova kėtij studimi tė teksteve (Biblės dhe Kur'anit) pa asnjė paragjykim dhe me objektivitet tė plotė... . Sikur shumica e njerėzve nė Perėndim, dhe unė kam mundur t'i ruaj tė njėjtat ide tė gabuara dhe aq shumė tė pėrhapura mbi Islamin deri nė ditėt tona. Kėshtu, pra, e pranoj se isha injorant i madh para se tė krijoja pėr Islamin pikėpamje tė cilat i kam sot, tė drejta dhe objektive. Nėse kam pasur pak ndikim apo kam hezituar nė lidhje me Kur'anin, atėherė ka qenė ajo tė cilėn mė kishin mėsuar nė rininė time; kurrė nuk mė flisnin pėr muslimanėt por vetėm pėr muhamedanėt, duke e theksuar posaēėrisht atė se ėshtė fjala pėr fenė tė cilin e ka themeluar njė njeri dhe njė besim i cili nuk ka kurrėfarė vlere karshi Zotit... . Nė asnjė rast nuk ekziston as mė i vogli kundėrshtim nė mes tekstit kur'anor dhe njohurive shkencore bashkėkohore mbi krijimin e Gjithėsisė. Unė e pėrsėris vlerėsimin tim se qėndrimet shkencore tė Kur'anit janė dėshmi se nė tekstin e tij nuk ėshtė futur dora e njeriut, por ai tekst ėshtė Shpallje Hyjnore pėr tė cilin s'ka dyshim".

Zoti i tė gjitha botėve e porositi tėrė njerėzimin me kėto fjalė tė shenjta qė i gjejmė nė Kur'anin famėlartė:

"Pra, Unė betohem nė atė qė e shihni !"

"Edhe nė atė qė nuk e shihni!"

"Se me tė vėrtetė ai (Kur'ani) ėshtė fjalė (e Zotit) qė e lexon i dėrguari i ndershėm (Muhammedi a.s.)"

"Ai (Kur'ani) nuk ėshtė fjalė e ndonjė poeti, po ju nuk besoni"

"Nuk as fjalė e ndonjė magjistari po ju nuk pėrkujtoheni."

"(Kur'ani) Ėshtė zbritje prej Zotit tė botėve!"

"Sikur tė trillonte ai (Muhammedi a.s.) pėr Ne ndonjė fjalė!"

"Ne do ta kapnim atė me fuqinė Tonė"

"E pastaj do t'ja kėputnim atij arterien e zemrės."

"Dhe askush prej jush nuk do tė mund tė ndėrhynte pėr mbrojtjen e tij."

(El-Hakka, 38-4l)

Zoti i botėve njeriun e krijoi nė formėn mė tė bukur dhe mė tė pėrsosur, duke e dalluar nga krijesat e tjera. Ju dha zgjuarsinė, vetėdijen dhe ndėrgjegjen nė mėnyrė qė ta zotėrojė natyrėn pėr nevojat e veta. Pėr kėtė gjė njeriut i nevojitet dituria, arsimimi, dhe urtėsia, duke bashkėpunuar me njėri-tjetrin nė tėrė rruzullin tokėsor pa marrė parasysh si e quan ai veten: musliman apo i krishterė, europian apo amerikan, arab apo hebre. Ky bashkėpunim kėrkon prej njerėzimit mirėkuptim, tolerancė, urtėsi dhe dashuri, dhe jo persekutime, luftra, gjakderdhje, padrejtėsi, varfėri, degjenerim moral dhe urrejtje shkatėrrimtare.

Shkencėtari nė fjalė e tha edhe kėtė: "Nė Islam feja dhe shkenca gjithnjė janė trajtuar si motra binjake... . Zbatimi i kėtij parimi ka rezultuar me zhvillimin e hovshėm tė shkencės me tė cilėn dhe vetė Perėndimi ėshtė frymėzuar (prej shek. VIII - XII erės sonė). Asgjė nuk ėshtė mė qartė se mendimi i famshėm i Profetit (Muhammed a.s.:

"Kėrkoje shkencėn qoftė edhe nė Kinė" pėrfundon autori.

Zoti Fuqiplotė i tha mbarė njerėzimit :

"Nuk janė tė barabartė i verbėri dhe ai qė sheh"

"Po Allahut ia kanė frikėn nga robėrit e Tij, vetėm dijetarėt".

(Fatir, 19,28)

Shkencėtari ateist i brumosur me dituri ėshtė mė i paditur se i padituri qė i beson Krijuesit tė vet. Shkencėtari ateist me tėrė diturinė e tij prodhon dhe ndėrton mjete pėr shkatėrrimin e njerėzimit, pra i shėrben djallit pėr karierizmin e tij, ndėrsa besimtari nuk e ka atė forcė mendore tė bėjė shkatėrrimin e masės sė gjerė. Duke e pasur kėtė parasysh autori thotė: "Sa mė shumė tė ecim pėrpara me zhvillimin e diturisė, posaēėrisht tė asaj qė i pėrket pafundėsisė sė vogėl, aq mė tė theksuara janė argumentet nė favor tė ekzistimit tė Krijuesit. Por nė vend se para fakteve ekzistuese njeriu tė pendohet dhe tė pėrulet, ai, pėrkundrazi, mburret me kryelartėsi. Ai beson se ėshtė i autorizuar tė pėrdhosė tėrė popujt e botės, dhe tė tallė ēdo ide mbi Zotin, sikurse i nėnēmon tė gjitha ato vėrejtje me tė cilat ndeshet nė rrugėn e vet (djallėzore), nėse ato i janė pengesė nė kėnaqėsitė e tij (shtazarake) dhe nė dėshirėn e tij pėr dėshmi. E kėtillė ėshtė shoqėria materialiste, e cila tani ėshtė nė pėrhapje tė gjerė nė Perėndim... . Njė fitues i Ēmimit "Nobel" pėr mjeksi nė njė libėr dedikuar publiku tė gjerė, ka paraqitur idenė se materia e gjallė rastėsisht dhe vetvetiu ėshtė krijuar prej disa pjesėve pėrbėrėse elementare, dhe se duke u nisur nga kjo materie e gjallė primitive, nė ndikimin e rrethanave tė ndryshme atmosferike, janė formuar gjallesa tė ndryshme pėr tė arritur gjer te tėrėsia e ēuditshme e cila ėshtė njeriu". Vėrtet ky fitues i Ēmimit "Nobel", qė i takon shoqėrisė materialiste, nuk ėshtė hiē mė tepėr se "materie e gjallė primitive". Ja pra, ky ėshtė shkencėtari ateist!

Kur'ani si Libėr Hyjnor zbriti pėr njerėzimin si mrekulli me hipotezat e pėrsosura tė ligjeve tė Gjithėsisė pėr brezat e ardhshėm, qė ta besojnė Kur'anin si fjalė absolute tė Gjithėkrijuesit. Pėrndryshe Gjithėkrijuesi nė Kur'an tėrheq vėrejtjen me kėto fjalė :

"Ne do t'u bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre derisa t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė..."

(Fussilet, 53)

Me kėto fjalė Zoti i botėve sikur deshi tė thotė se do t'i pajisė me dituri (posaēėrisht shkencėtarėt) duke ua treguar shenjat e Tij nė horizonte, si argumente pėr ata qė mendojnė thellė nė zbulimin e fenomeneve tė shumėllojshme, por duke mos qenė nė gjendje tė krijojnė as edhe njė mizė. Me kėtė Gjithėkrijuesi e provokoi gjithė njerėzimin deri nė Ditėn e Kijametit, duke porositur:

Shkenca, tė cilėn ju do ta adhuroni pėrveē Gjithėkrijuesit e nė tė cilėn do tė besoni, si edhe tė gjithė ata qė do tė merren me tė, nuk do tė jenė nė gjendje ta krijojnė as edhe njė mizė edhe nėse pėr kėtė qėllim bashkohen tė gjithė shkencėtarėt e mbarė botės nė tė gjitha epokat qė do tė vijnė. Nė Kur'an Gjithėkrijuesi la porosi kėto fjalė tė shenjta:

"...Vėrtet ata qė po i adhuroni nė vend tė All-llahut, ata nuk mund ta krijojnė asnjė mizė, edhe nėse tubohen tė gjithė pėr tė (krijimin e mizės)..."

(Haxhxh, 73)

Me tė vėrtetė njeriu ėshtė i pafuqishėm nė krahasim me fuqinė absolute tė Gjithėkrijuesit, sepse nuk ėshtė nė gjendje ta krijojė qoftė edhe njė mizė me njė krah.

Studimi i Kur'anit famėlartė ėshtė studim shumėdisiplinor dhe enciklopedik, prandaj ėshtė e kuptueshme qė gjatė shekujve tė kaluar, komentues tė ndryshėm tė Kur'anit bėnin gabime tė pashmangshme nė interpretimin e ajeteve kur'anore qė kanė tė bėjnė me shkencėn, si pasojė e mos njohjes sė shkencės. Nė kohėn bashkėkohore, me zhvillimin e njohurive shkencore u bė e mundshme qė t'i pėrkthejmė dhe komentojmė me korrektėsi e saktėsi fragmentet e Kur'anit. Pėr kuptueshmėrinė dhe domethėnien e ajeteve qė i pėrkasin shkencės bashkėkohore, pėveē njohjes sė thellė tė gjuhės arabe, patjetėr nevojitet dhe dituria universale shkencore. Dallimet nė pėrkthimet e Kur'anit nė mes pėrkthyesve janė tė dukshme, si nė pikėpamjen gjuhėsore, ashtu dhe nė pikėpamjen shkencore. Shpeshherė ka ndodhur tė shtrembėrohet porosia e vėrtetė e fragmentit kur'anor, edhe pse pėrkthimet e pėrkthyesve patėn dhe kanė vlerė kapitale pėr ta pėrkujtuar fjalėn e Zotit.

Autori francez pohon se atė qė e lexojmė sot nė Bibėl ėshtė befasuese dhe e habitshme, qė para aq shumė kundėrthėnieve dhe papajtushmėrive, ekspertėt e studimit tė kėtyre teksteve biblike, si dhe njohėsit e argumenteve shkencore tė Perėndimit, ose shtiren se nuk dinė pėr ato kundėrthėnie, ose i zbulojnė ato mangėsi e provojnė t'i fshehin me ndihmėn e akrobacive dialektike, pra formulave apologjetike. Prandaj njė vlerė e posaēme e veprės "Bibla, Kur'ani dhe shkenca" ėshtė ajo me tė cilėn autori bėn thirrje pėr mbarė njerėzimin e botės, pa dallim feje qofshin ata muslimanė, tė krishterė apo hebrej pėr bashkėpunim. Nga ana tjetėr ju bėn thirrje dhe shkencėtarėve tė mbarė botės qė tė heqin dorė nga rruga materialiste qė ėshtė fatale pėr shoqėrinė dhe njerėzimin nė pėrgjithėsi.

Kjo vepėr ėshtė studim objektiv i Librave Hyjnorė, pra i Biblės dhe Kur'anit, me ndihmėn e treguesve tė shkencės bashkėkohore me qėllim qė tė kėrkohet vėrtetėsia e Biblės dhe e Kur'anit, por njėherazi dhe tė bėhet ndarja e asaj qė i takon Shpalljes Hyjnore nga ajo qė ėshtė prodhim i njerėzimit.

Vepra "Bibla, Kur'ani dhe shkenca" paraqet pėr tė gjithė besimtarėt e Zotit Fuqiplotė pėrjetimin e mendimtarit tė Perėndimit, si shkencėtar i mjekėsisė. Nė kohėn tonė, duket se po ndodhin ndryshime tė mėdha nė nivelin mė tė lartė tė botės sė krishterė nė favor tė unitetit me muslimanėt. Dokumenti i Vatikanit i vitit 1970 "Orientimi pėr dialog nė mes krishterėve dhe muslimanėve" i lėshuar pas Kėshillit tė Dytė tė Vatikanit, dėshmoi ndryshimin thelbėsor tė opinionit pėr muslimanėt. Ky dokument nė formė tė rezolutės e mori pėrgjegjėsinė e pranimit qė i ėshtė bėrė Islamit nė tė kaluarėn me mesazh tė qartė: "tė lirohemi nga paragjykimet ndaj Islamit."

Motivi mė i fuqishėm qė mė shtyu ta bėj pėrkthimin e shkencėtarit francez Maurice Bucaille "Bibla, Kur'ani dhe shkenca" ishte pa dyshim dėshira ime e flaktė qė edhe lexuesit shqiptar, tė kenė njė libėr tė tillė nė gjuhėn shqipe.

Nė fund po e pėrmendim kontributin e ēmueshėm tė atyre qė na ndihmuan nė realizimin e kėtij pėrkthimi tė kėsaj vepre kapitale nė rradhė tė parė Prof. Dr. Rasim Bejtullahut, pastaj Prim. Dr. Sci. Med. Ali Iliazi, Mexhit Yvejsit dhe Prof. Agim Jakės. Kontributi i tyre ndikoi nė ngritjen e nivelit tė cilėsisė sė pėrkthimit si nė pamjen shkencore, teologjike dhe atė gjuhėsore.



Pėrkthyesi

Nazim Juniku