Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Paul Verlaine

    Pol Verlen 1844 - 1896


    Njė gjumė i thellė i zi

    Njė gjumė i thellė i zi
    Mė ka rėnė nė jetė
    Fli, moj shpresė, fli
    Fli, dėshirė e shkretė!

    Nuk shoh mė gjėsend
    Tė lig a tė mirė
    Gjėsend nuk mbaj mend…
    O histori e nxirė!

    Jam djepi qė gjithmonė
    Njė dorė tek pėrkund
    Te varri posi hon…
    Qetėsi, qetėsi pafund!


    Spleen

    Trėndafilat qenė tė kuqe flakė
    Lerdhi qe i zi, i zi

    Shpirt, kur lėviz ti sadopak
    Mė mbyt dėshpėrimi s’di se si

    Qielli qe blu i butė si shpresė
    Deti i blertė, ajri i qetė

    O, sa kam frikė – dhe ri e pres
    Se mos njė ditė mė len vėrtetė

    Mė lodh beronja dhe pylli i tėrė
    Bushi qė ndrin me degė e fletė

    Asgjė me s’dua as fush’n e gjerė
    Asgjė veē teje, asgjė medet!


    perkthyer nga Mihal Hanxhari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Shigjeta te falenderoj per keto poezi nga Verlaine !
    Nje mrekulli vertet. Te lutem te postosh edhe te tjera nese ke nga ky, ose nga Arthur Rimbaud. Nga i dyti une kam kerkuar ne gjithe Tiranen dhe nuk kam gjetur dot asgje !

    Pratolini

  3. #3
    Bisedė sentimentale

    Te parku i vjetėr i ngrirė, i qetė
    Posi dy hije kaluan dy vetė

    Me sy tė shuar me buzėt vrare
    Mezi dėgjohen si me tė qarė

    Te parku i vjetėr i ngrirė, i qetė
    Dy hije kujtojnė tė shkuarėn jetė

    - Tė kujtohet malli qė na pushtoi?
    - Pėrse don’, vallė, qė ta kujtoj?

    - Pėr emrin tim zemra tė rreh, sikur mė do?
    Tim shpirt nė ėndėrr gjithmon’ e sheh? – Jo

    - Oh! Tė lumturat ditė, s’kanė tė treguar
    Buzė mė buzė, tė pėrqafuar! – Zjarr i shuar.

    - Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!
    - Shpresa mėrgoi tek qielli i zi

    Kėshtu ecnin mbi tėrshėrėn e kreshpuar
    Dhe fjalėt vetėm nata i pat’ dėgjuar

    pėrkthyer nga Mihal Hanxhari
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 04-11-2012 mė 03:15
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (29-03-2018)

  5. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nje tjeter version

    Nje i thelle gjume i zi

    Njė i thellė gjumė i zi
    Mbi jetėn time bie :
    Fli ti shpresė, fli,
    Dhe ti xixė lakmie !

    E vėshtirė pa sy tėrheqja
    E kujtesa ėshtė e brishtė
    Ku ėshtė e mira dhe e keqja
    Ēfarė histori e trishtė !

    Jam ende njė djep
    Qė njė dorė e pėrkund
    Nė varr nėn njė plep
    Heshtje e pafund !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-03-2008 mė 18:24

  6. #5
    Kalorės i ndjerė...

    Kalorės i ndjerė maskuar qė heshtur shkon kaluar,
    Mjerimi me ushtėn e tij zemrėn ma ka shpuar.

    Nga zemra e plakur gjaku ēurkė mė vėrshoi
    Pastaj nė diell mbi lulet u tret e avulloi

    Dhe m'u veshėn sytė njė klithmė mė erdh nė gojė
    Dhe zemra ime e plakur m'u drodh edhe mbaroi

    Kalorėsi i Mjerimit atėherė m'u afrua
    Me kėmbėt zuri dhe, me dorė mė preku mua

    Gishtin veshur hekur e shkoi te plaga ime
    Tek numuronte nomet, gjėmim pas vetėtime

    Dhe si mė preku gishti akull edhe hekur
    Krenare e pėrtėrirė m'u ngjall zemra e vdekur

    E me afsh tė ri e me hir hyjnor
    E mirė, e dlirė mė rrahu, si nė gji rinor

    Dhe dridhesha i dehur s'arrija tė besoja
    Sikur pėrpara meje perėndinė shikoja

    Por kalorėsi i ndjerė sėrish hipi kaluar
    Njė shenjė me kokė ma bėri ashtu duke u larguar

    E mė thirri (sikur shpirti ma dėgjon)
    "Kujdes, tashti! Njė herė nė jetė mjafton"


    pėrktheu Mihal Hanxhari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (29-03-2018)

  8. #6

    POEZI NGA POL VERLEN (Paul Verlaine)

    (1844-1896)

    Shqipėroi: Fan Noli

    ĖNDĖRRA IME E ZAKONTĖ

    Shpesh natėn mė ēudit njė ėndėrr, mė sėmbon,
    Njė grua qė s’e njoh, q’e dua dhe mė do,
    Qė s’ėshtė kurdoher’ as fare gjithajo
    As fare tjatėr, dhe mė do, mė kupėton.

    Mė kupėton, dhe zemrėn si kristal tė kjartė
    Ma di vetėm ajo, edhe ma zgjidh problemn’ e saj
    Vetėm ajo; ballin e zbet’ e dirsur valė
    Vetėm ajo ma alladit me lot’ e saj.

    A ėsht’ e zeshk’ a blonde ruse? Nukė e di!
    Ē’i thonė? Emr’ i saj i ėmbėl tingėllin
    I dashur dhe syrgjyn prej jetės plot me zi.

    Ka sy si tė statujės, edhe zėn’ e ka
    Tė larkmė dhe tė qetė, plot me rėndėsi
    Dhe me lezet, si zė qė s’bėn mė shamata.

    JETIMI

    Kam ardhur unė, njė jetim,
    zengjin prej syve dhe belave
    Nė njerėzit e kasabave*
    S’ma varrnė, s’mė gjetnė qesqin**.

    Kur isha trim njėzetvjeēar,
    U-pėrvėlova nga sevdatė,
    I desha qė tė gjitha gratė;
    S’mė deshnė, mė lanė beqar.

    Pa patur mbret, vatan, a gjak,
    Pa patur zėmėr qė tė vrisnja,
    Nė luftė vajta qė tė vdisnja,
    Po vdekja s’mė pėrfilli aspak.

    Kam ardhur von’ a tepėr shpejtė?
    Ēpo bėnj nė botėn un’ i mjeri?
    O shokė, mė mbyti qederi;
    Pėr mua lutuni, o tė drejtė.

    ----------------------
    *Kasaba - fj. arabe., qytet i vogėl, qytezė.
    **Qesqin - fj. turq., i shkathėt, hollak.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Askusho pėr postimin:

    bili99 (29-03-2018)

Tema tė Ngjashme

  1. A Marie, la Franēaise
    Nga marinI nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 11-08-2008, 15:43
  2. Nga Jacques Prévert!
    Nga Dita nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 12:51
  3. Poete te famshem dhe poezite e tyre
    Nga StormAngel nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:22
  4. Nga Paul Verlaine
    Nga Dita nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-05-2002, 11:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •