Sa herė qė shoh njė pamje tė tillė, zė e mendoj pėr dikė.
Nga Umm Rashid
Qytet i madh, drita tė ndezura, makina qė ecin me shpejtėsi dhe muslimanė qė po pėrgatiten tė dalin nė skenėn e natės. Me kėpucė dhe rroba tė firmave tė njohura, me celularėt e modės sė fundit dhe me orėt mė trendi, parfumet e tyre mbi tė gjitha- mbajnė aromė paraje.
I sheh teksa ecin vėrdallė kot sė koti nė grupe, duke shėtitur e duke hyrė e dalė nėpėr dyqane dhe duke blerė diēka pėr tė ngrėnė pėr tė larguar mėrzitjen, qoftė edhe pėr njė sekondė. Mund ti shohėsh teksa pinė kapuēino nė Starbucks kafe duke parė njerėzit qė kalojnė, bėjnė shaka dhe qeshin pa kujdes, pa ua ndarė sytė televizorėve tė mėdhenj qė japin rezultatet e fundit tė ndeshjeve tė futbollit.
Sa herė qė shoh njė pamje tė tillė, zė e mendoj pėr dikė. Pėr dikė qė gjendet i varrosur nė tokėn e pėrgjakur tė Uhudit, me kėmbėt e mbuluara nga bari dhe me trupin e mbuluar me njė mbėshtjellėse prej leshi, e cila nuk mjaftoi pėr ta mbuluar tė gjithin. Mendja mė shkon te dikush qė ishte i pėrkėdheluri i nėnės sė vet, qė vishte rrobat mė tė mira qė nėna e tij e pasur mund tė blinte, parfumi i tė cilit parfumonte rrugėt nėpėr tė cilat ecte. Ai ishte objekti i bisedės sė zonjave dhe vajzave idhujtare mekase nė dhomat e tyre, ishte ajka e bashkėmoshatarėve tė vet, djaloshi mė i shquar i kurjeshėve, i cili la jetėn e tė kėnaqurit tė nefsit (vetes) pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut: ai ėshtė Musab bin Umejr bin Hashim bin Abdul Munaf, i cili njihej ndryshe si Musab el Khajri.
Musabi ishte ende i ri kur dėgjoi pėr njė tė Dėrguar tė Zotit dhe pėr mesazhin e tij tė monoteizmit, i cili kishte dalė nė mesin e kurejshėve; nė Mekė ato ditė nuk bėhej bisedė tjetėr. Kureshtja e tij e ngacmuar nga fjalėt e shumta e shtyu ti afrohej tė Dėrguarit alejhi selam dhe tė shihte se a ishte i vėrtetė mesazhi qė ai kishte sjellė.
Njė natė, nė vend qė tė shkonte me shokėt e vet nė festat e tyre tė zakonshme, Musabi shkoi nė shtėpinė e Erkam Ibn el-Erkamit, qė u quajt mė vonė Dar el Erkam nga muslimanėt. Ky ishte vendi ku i Dėrguari alejhi selam takohej me bashkėsinė nė rritje tė muslimanėve, larg nga sytė e kurejshėve. Nė kėtė shtėpi sahabėt flisnin pėr tė ardhmen e besimit tė tyre, dėgjonin dhe recitonin ajetet e sapozbritura tė Kuranit Fisnik dhe faleshin pas tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė.
Atė natė, Musabi u ul nė mesin e besimtarėve dhe dėgjoi tė Dėrguarin e Allahut alejhi selam teksa recitonte ajetet e Kuranit. Qė nga ai moment, ai harroi pėrgjithmonė jetėn e tij tė luksit dhe tė dembelisė, pasi zbuloi ēelėsin pėr nė jetėn e amshueshme.
Rruga e Musabit drejt besimit nuk ishte e lehtė. Nėna e tij, Khnas bint Malik, njė grua me vullnet tė fortė, e njohur pėr temperamentin e saj tė mprehtė dhe pėr gjuhėn e saj edhe mė tė mprehtė, ishte kundėrshtarja e tij mė e madhe.
Me qėllim qė tė shmangte pėrplasjen e pakėndshme me tė ėmėn, Musabi nuk i tregoi asaj nė fillim pėr fenė e tij. Megjithatė, njerėzit e pikasėn se ai frekuentonte Dar el-Erkamin dhe e panė se ishte nėn ndikimin e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja qoftė mbi tė. Nuk kaloi shumė dhe nėna e tij e mori vesh se ai kishte pranuar Islamin.Duke reaguar sipas natyrės sė saj komanduese, me krenarinė e saj fisnore dhe besnikėrinė e vjetėr ndaj zotave, ajo e urdhėroi Musabin tė kthehej e tė pendohej para zotave qė kishte braktisur pėr shkak tė idiotėsisė sė tij. E kur ai refuzoi, ajo e prangosi dhe e burgosi nė njė cep tė shtėpisė.
Lajmi pėr emigrimin e parė tė muslimanėve drejt Abisinisė arriti edhe te Musabi, tė cilit i qante zemra pėr tu bashkuar me vėllezėrit e tij muslimanė. Duke pėrdorur zgjuarsinė e tij, ai arriti tė arratiset dhe tė niset pėr nė Abisini bashkė me emigrantėt e tjerė. Mė vonė, ai u rikthye nė Mekė pėr pak kohė dhe emigroi pėr tė dytėn herė, kėtė herė si ambasadori i tė Dėrguarit tė Allahut pėr tė pėrhapur Islamin nė qendrėn e re tė Islamit: nė Jethrib (Medina e Ndritur).
Kur Musabi u kthye nga Abisinia, nėna e tij u pėrpoq ta prangoste sėrish, por ai u betua se do tė vriste kėdo qė do tė ndihmonte nėnėn e tij pėr ta lidhur atė. Ajo e njihte vendosmėrinė e tij mė mirė se kushdo tjetėr, prandaj i dha lamtumirėn atij duke i thėnė me mėri: -Largohu, nuk jam mė nėna jote!Nė atė ēast, Musabi iu afrua dhe i tha: -O nėnė, tė kėshilloj me gjithė zemėr, dėshmo se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i robi dhe i Dėrguari i Tij! E zemėruar, ajo u betua: -Pasha yjet, kurrė nuk do tė hyj nė fenė tėnde, qė tė ul veten dhe tė shkatėrroj ndjenjat e mia!Por, Musabi hyri nė Islam plotėsisht, sipas porosisė kuranore. Ai braktisi ēdo kėnaqėsi pėr hir tė fitimit tė kėnaqėsisė sė Allahut; rrobat e tij ishin tė vjetra, ushqimi i tij ishte i thjeshtė, toka ishte shtrati i tij.
Njė ditė ai shkoi pėr tė takuar disa muslimanė qė ishin ulur pranė tė Dėrguarit tė Allahut dhe kur ata e panė Musabin, ulėn kokat dhe nė heshtje u dolėn lot kur kujtuan sa i pasur kishte qenė nė rini e tani e shihnin me rroba me arna, tė cilat mezi e mbulonin. Pasi Musabi u largua nga ai tubim, i Dėrguari i Allahut u tha: E kam parė Musabin (mė parė) dhe nuk ka pasur Meka djalosh mė tė pėrkėdhelur nga prindėrit sesa ai. Por ai braktisi gjithēka pėr hir tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij.Duke e njohur edukatėn dhe durimin e shquar tė Musabit, i Dėrguari i Allahut, paqja qoftė mbi tė, e dėrgoi Musabin nė Jethrib, qė tua mėsonte Islamin atyre banorėve tė atij qyteti, tė cilėt ishin betuar para tė Dėrguarit alejhi selam nė besėlidhjen e Akabasė, qė ti ftonte tė tjerėt nė Islam dhe qė ta pėrgatiste qytetin e Jethribit pėr shpėrnguljen e mundshme tė tė Dėrguarit tė Allahut, paqja qoftė mbi tė.Nė atė kohė, nė mesin e sahabėve gjeje burra tė shquar, me karakter tė lartė dhe me nerva ēeliku, mė tė vjetėr e tė rrahur shumė nga jeta, por i Dėrguari i Allahut alejhi selam zgjodhi Musab bin Umejrin si pėrfaqėsues tė tijin. Dhe Musabi e shpagoi plotėsisht besimin e tė Dėrguari tė Allahut alejhi selam, duke vepruar me durim dhe aftėsi.
Musabi u fut nė Jethrib si musafir i Sad ibn Zurarah i fisit Hazrexh. Ata filluan tu shpjegonin banorėve tė Jethribit mesazhin e monoteizmit islam dhe tu lexonin atyre Kuran. Njė ditė, Musabi dhe Sadi po rrinin ulur pranė njė pusi nė kopshtin e Beni Zafarėve, kur pranė tyre u afrua Usejd ibn Hudejri, i cili mbante nė dorė njė heshtė dhe turfullonte nga zemėrimi. Sadi i pėshpėriti Musabit: -Ky ėshtė kryetari i popullit tė vet. Allahu ia haptė zemrėn pėr tė vėrtetėn.
Musabi i tha qetėsisht: -Nėse ulet, unė do ti flas.
Usejdi ishte i inatosur me suksesin e Musabit dhe i bėrtiti: -Pse keni ardhur, qė tu prishni mendjen tė dobėtėve nė mesin tonė? Largohuni prej nesh, nėse doni tė mbeteni gjallė.
Pas kėtyre fjalėve, Musabi buzėqeshi dhe i tha me butėsi: -Pse nuk ulesh tė na dėgjosh? Nėse tė pėlqen misioni ynė, pranoje dhe nėse nuk e pėlqen, ne do tė ndalim sė thėni atė qė ti nuk dėshiron ta dėgjosh dhe do tė largohemi.
Duke ngulur heshtėn e tij nė tokė, Usejdi u ul pėr tė dėgjuar. Teksa Musabi po i tregonte atij pėr Islamin dhe ti lexonte ajete nga Kurani, ēehrja e Usejdit nisi tė ndryshonte. Fjalėt e para qė ai shqiptoi ishin: -Sa tė bukura dhe sa tė vėrteta qenkan kėto fjalė! Ēfarė duhet tė bėjė dikush qė tė hyjė nė kėtė fe?
Musabi i shpjegoi: -Lahu, pastroje veten dhe rrobat e tua. Pastaj thuaj dėshminė e sė vėrtetės (shehadetin) dhe fal namaz.
Mė pas, Usejdi bėri si tha Musabi; u la, tha dėshminė dhe fali dy rekate namaz. Usejdi u pasua nga njė tjetėr burrė me influencė: Sad ibn Muadhi.
Kur i Dėrguari i Zotit emigroi pėr nė Medinė, ēdo shtėpi e Medinės kishte dėgjuar pėr Islamin. Nė haxhin pasardhės, ai ishte nė krye tė 70 burrave nga Jethribi, tė cilėt i dhanė besėn tė Dėrguarit Muhamed, paqja qoftė mbi tė.
Pas betejės sė Bedrit, muslimanėt kapėn njė numėr mekasish jobesimtarė robėr dhe kishin ndėrmend tė kėrkonin shpagim financiar pėr ta. Duke kaluar pranė robėrve, Musabi pa tė vėllanė, Ebu Aziz ibn Umjerin. Nė vend qė tė ndėrhynte qė tia lironin tė vėllanė, ai i udhėzoi robėruesit e tij qė tė kėrkonin njė shpagim tė majmė, pasi nėna e tij ishte shumė e pasur. Kur i vėllai u pėrpoq ti kujtonte lidhjen e gjakut, Musabi ia ktheu: -Unė njoh vetėm vėllazėrinė pėr shkak tė fesė (e jo tė gjakut). Ky njeri kėtu ėshtė vėllai im e jo ti!
Nė Uhud, i Dėrguari i Allahut alejhi selam e zgjodhi Musabin si flamurtar. Pasi harkėtarėt muslimanė u larguan nga kodra, duke thyer urdhrin e tė Dėrguarit alejhi selam, mekasit u kundėrpėrgjigjėn fuqishėm. Tė zėnė nė befasi nga furia e kalorėsisė mekase, radhėt e muslimanėve u shpėrndanė tė paorganizuara. Duke dashur tė vrisnin tė Dėrguarin e Zotit, paqja qoftė mbi tė, mekasit po e kėrkonin, ndėrkohė qė ai mbrohej vetėm nga njė grup sahabėsh. Papritmas, njė njeri bėrtiti e tha se i Dėrguari i Zotit nuk jetonte mė. Aty doli mė shumė nė pah karakteri i Musab ibn Umejrit. Ibrahim ibn Muhamedi tregon nga i ati, i cili ka thėnė: Musab ibn Umejri mbante flamurin nė Ditėn e Uhudit. Kur muslimanėt u shpėrndanė, ai qėndroi burrėrisht derisa takoi Ibn Kamian, i cili qėndronte mbi kalė. Ai e goditi Musabin me shpatė dhe ia preu dorėn, por Musabi tha: Dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Zotit, edhe tė Dėrguar tė tjerė kanė vdekur para tij.
Pastaj e mbajti flamurin me dorėn e tij tė majtė, por kur ia prenė dhe dorėn e majtė, ai u shtri mbi heshtėn e flamurit dhe e mbajti atė me pjesėn e sipėrme tė krahėve nė gjoksin e tij, duke vazhduar tė thotė: Dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Zotit, edhe tė Dėrguar tė tjerė kanė vdekur para tij. Njė ushtar tjetėr mė pas e goditi Musabin me heshtė dhe heshta i doli tejpėrtej. Pas betejės, i Dėrguari alejhi selam dhe shokėt shkuan nė luginėn e Uhudit pėr tė varrosur dėshmorėt, trupat e disa prej tė cilėve ishin sakatuar rėndė nga gratė e kurejshėve. Kur pa Musabin, i Dėrguari i Allahu recitoi ajetin: Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė Allahut... (Kuran, Ahzab:23)
Pastaj ai pa trupat e dėshmorėve dhe tha: I Dėrguari i Allahut dėshmon se ju jeni dėshmorė pėr Allahun.
Pėr tė mbuluar Musabin nuk kishte qefin tė mjaftueshėm. Habab ibn Al-Arati tregon: -Ne emigruam me tė Dėrguarin e Zotit alejhi selam pėr hir tė Zotit, duke shpresuar shpėrblimin e Tij. Disa prej nesh e lanė kėtė botė pa shijuar asgjė prej shpėrblimit tė Tij nė kėtė botė dhe njėri prej tyre ishte Musab ibn Umejri, i cili ra dėshmor nė betejėn e Uhudit. Ai nuk la pas asgjė pėrveē njė rrobe tė leshtė. Nėse ia mbulonim kėmbėt me tė, i dukej koka. I Dėrguari alejhi selam na tha: Mbulojani kokėn me tė dhe vendosni bar nė kėmbėt e tij.
Duke kujtuar Musabin dhe rėnien dėshmor tė tij, sahabė si Abdur Rahmaan ibn Aufi qanin nga frika se nuk do tė kishin hise nė xhenet, pasi Allahu u kishte dhėnė njė jetė plot bollėk dhe rehati nė kėtė botė. Njė ditė, shėrbėtori i tij i solli atij ushqimin pėr tė prishur agjėrimin, por i shpėrthyen lotėt kur iu kujtua se Musabi e kishte lėnė kėtė botė pa i provuar tė mirat e kėsaj bote pėr hir tė kėnaqėsisė sė pėrjetshme nė xhenet.
Teksa bie nata, mendoj pėr hijet qė zgjaten nė Uhud, aty ku dėshmorėt prehen tė varrosur. Unė mendoj pėr varet e shehidėve, tė ndriēuara nga drita e fatlumėsisė sė vėrtetė: Ata qė janė tė kėnaqur me Allahun dhe Allahu ėshtė i kėnaqur me ta.
Nė dritėn e neoneve tė qendrave tregtare, ku muslimanė tė shumtė kalojnė ditėt nė kėrkim tė kėnaqėsive, do tė bėnim mirė tė kujtonim Musabin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, qė tė mos humbim nė dritė.
Pėrktheu: Eglantina Muēa
www.pertymoter.net
Krijoni Kontakt