Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Këngë për natyrën

    Nje pjese e folklorit shqiptar permbledh kenge per zogjte, per malin, fushen, diellin, henen, shiun, boren etj. Ne shume prej tyre gjejme element te besimit pagan. Ato tregojne se si njerezit i perceptonin kafshet, natyren dhe dukurite e saj. Keto kenge kane nje interes te veçant, per vete tematiken qe trajtojne e cila tregon lashtesine e tyre.

    O ti diell e ti hene

    - O ti diell e ti hënë *
    që ndriçoni gjithë vëndë
    mo'** e patë babën tënë?
    - E pamë, qysh nuk e pamë:
    në Skelë të Nartës ***
    ja kish hipur varkës
    dhe udhën ka marrë
    për Prevezë e Pargë
    - O ti diell e ti hënë
    që ndriçoni gjithë vëndë
    t'u pyesim për xhain tënë
    andeja nga shkuat
    e patë, e takuat?
    - E pamë, qysh nuk e pamë:
    e pam' në Janinë
    xëgjaste florinë
    dhe u nis tërthoreve
    prapa Bregut Morrave****

    Kallarat - Vlore, 1947

    Shenim :
    *Sipas tradites gojore ne Laberi, thuhet se dielli e hena, vella e moter, udhetonin bashke. Nje dite hena mbeti prapa. Dielli mori inat dhe i dha nje pellembe te forte, saqe ajo u zbeh ne fytyre, te cilen e kishte aq te ndritshme sa edhe dielli. Qe ate dite, - thuhet - hena s'u takua më me vellane dhe kur del dielli s'del hena, kur del hena nuk del dielli
    ** Mos: mos valle, mos nuk
    *** Skelen e Salahore prane Artes (Çameri)
    **** Bregu i jgate ne perendim te qytetit te Janines


    Vjen dielli i lodhur

    Më saba e më të mukur
    na vjen dielli i këputur
    vjen dielli i lodhur*
    i del nëna përpara:
    - Hajde djalë, se u dogje
    u dogje e u poqe!
    - Ik moj nënë se do të ha
    se jam lodhë e kam uri
    dua të ha e të pi
    Nëna fshihet prapa derës
    Kur hyn dielli brenda
    hysmeti bërë nga nëna:
    Shtatë furrë bukë të bardhë
    shtatë telërë me djathë.
    Ha dielli e pi mirë
    dhe të jëmën e kërkon
    del nëna e përqafon
    dhe dielli s'e xhugit
    me dore fare s'e nget
    se e ka nënë e i bën hysmet

    Kallarat - Vlore, 1960

    *Ende ne zonen e Laberise ka te moshuar qe betohen per diellin duke thene - "Per ate diell qe vete i lodhur"


    Keto kenge jane mbledhur, botuar dhe shoqeruar me shenime nga mbledhesi i njohur i folklorit, Fatos Mero Rrapaj, ne librin "Kenge popullore te Laberise"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Cila është m'e bukur-o

    - Diell-o, diell-o *
    çila është m'e bukur-o
    që na prishi vallen-o
    theu këmbëçalen-o**
    - Të tria të mira jini
    po si motra e vogël s'jini
    shtatin e saj nuk e kini

    Luzat - Tepelenë, 1948

    *Recitohej nga femijet e vegjel duke iu drejtuar diellit; por e ndeshim edhe ne perrallat popullore
    ** Motra e vogel, me kercimin e saj te jashtezakonshem, i ndezi ziline edhe vete "kembeçales" (zërës se malit) e cila nga inati qe u "thye" (u mund) prej motres se vogel, behet shkak i padukshem per prishjen e valles se tri motrave.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    Dolla në majë të malit

    Dolla në majë të malit,
    zheva në buzë të marsit;
    - Dërc, o dimër, se ta hodha!
    tha plaka buzës së marsit,
    edhe shtëllungat i torri,
    kopenë nga dimri e nxorri.
    Po marsi u zemërua
    edhe shkurtit iu ankua;
    - More shkurt; more vëlla;
    më jep tri ditë hua,
    ta bëj plakënë siç dua?!
    Shkurti tri ditë ia fali:
    plot me borë ç'u mbush mali,
    borë, breshër e furtunë...
    Stani e plaka u bënë gurë*

    Muzinë - Sarandë, 1980

    * Sië thuhet, plakat e marsit jane: tri ne fillim te muajit (ne ditet 1-3 mars), tri ne mes dhe tri ne fund. Per plakat e para kur bente dimer, thoshnin: "Nje plake e madhe qenka grindur me nusen se nuk do t'i kete bere kafe, apo si ka dhene te haje e te pije mire etj. Nga mesi i ketij muaji, mund te beje dimer, mund te beje edhe kohe e mire. Po te bente kohe e mire, plaka ishte e ngrene dhe e pire mire. Po keshtu ne fund te marsit gjendja e kohes varej nga gjendja e plakes.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Ti moj kukumjaçe

    Ti, moj kukumjaçe,
    ti moj kukëmaçe
    më març këto paçe
    shko në Maj' të Bigës*
    ha kukën e shtrigës!**

    Gumenicë - Vlorë, 1947

    * Maja me e lartë në malin e Gumenicës - Vlorë
    ** Tregojnë se dikur shpendët kanë pasur një të parë. Ky i pari i tyre kishte vetëm të shoqen, por me të s'kishte lindur femijë. Një ditë gruaja i thotë të shoqit: Burrë, neve duhet të ndërtojmë një shtëpi me kocka shpendësh. Ky iu bind të shoqes dhe i ftoi të gjitha shpendët të grumbullohen. Në këtë grumbullim nuk shkoi kukumjaçka. I pari i shpendëve merr inat dhe shkon të kukumjaçka e i thotë: "Pse ti kukumjaçkë nuk vjen në mbledhje si gjithë të tjerët? -Nuk vij dot - thotë ajo - se kocka ime nuk të vlen per asnjë punë, as për tra, as për petavër...as për gjë." Edhe ky u bind nga fjalët e kukumjaçes dhe i dha të drejtë kësaj që për çdo ditë të hante nga një zog fluturak.



    Kam menduar qe fjala "kukumjaçke" (kukuvajka) vjen me shume nga tingulli qe leshon (ku ku vajton). Por ndersa po lexoja vargun : ti moj kukëmaçe mund te kete edhe shpjegimin "kokë mace", kete te fundit e gjejme si simbol ne besimet e lashta...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    Dallandushe buzburbuqe

    Dallandushe, buzburbuqe
    na këtë gjalmën e kuqe*
    shpjere në det,
    bjena shëndet,
    hidhna gjalpë në dibek!

    Lazarat - Gjirokaster, 1947

    *Marset apo veroret, i lyejne me gjakun e kurbanit qe theret diten e veres dhe i varin ne deget e trendafilit etj., duke besuar se aty do te vije t'i marre dallendyshja, t'i çoje ne det, qe t'u sjelle shendet. Diten e veres, vajzat ne moshe martese shkonin shetitje ne pyll ose ne lendine. Aty kendonin e luanin. Me ne fund benin edhe "prerjen e kembes"; vendosnin kemben ne toke, gervishtnin nje vije rreth shputes dhe ne madhesine e saj, prisnin plisin dhe e nxirrnin nga toka. Shikohej gropa; Ne qofte se ajo apo plisi do te kishte krimb, vajza do te kishte fat te mire; do te merrte nje djale siç e enderronte.

    Mbledhur nga Fatos Mero Rrapaj - "Kenge popullore te Laberise" 1991
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Tema të Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. VetËperceptimet E QytetËrimeve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 16:36
  3. Perseri mbi natyren e Orthodoksise
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 178
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 09:06
  4. Sheriati, xhihadi dhe shtetësia e muslimanit.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 05:32
  5. Debati mbi natyrën e autoqefalisë së Ortodoksëve të Shqipërisë
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 23:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •