Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Historia e Kosovės 1912

    Me rastin e 95 vjetorit tė kryengritjes shqiptare – 1912


    KOSOVA MIDIS ĒLIRIMIT NGA TURQIA DHE PUSHTIMIT NGA SERBIA, JANAR - NĖNTOR 1912

    Shkruan: Sheradin BERISHA

    PĖRMBAJTJA E LĖNDĖS

    - Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare e vitit 1912;

    - Memorandumi prej 14 kėrkesash i Hasan Prishtinės;

    - Ultimatumi i Fuqive tė Mėdha pėr demobilizimin e kryengritėsve shqiptarė dhe braktisjen e tyre nga Shkupi;

    - Krijimi i “aleancės ballkanike” pėr pushtimin e tokave shqiptare;

    - Dhėnia e alarmit pėr rrezikun nga coptimi i tokave shqiptare;

    - Lufta e parė ballkanike-pushtimi dhe coptimi i tokave shqiptare

    - Qėndresa shqiptare pėrballė ushtrisė pushtuese serbo – malazeze

    - Luftrat e pėrgjakshme nė Rrafshin e Dukagjinit;


    Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare e vitit 1912


    Dihet mirėfilli se sundimi pesė shekullor i Perandorisė Osmane nė Ballkan, pėrfundoi me kryengritjen e pėrgjithshme shqiptare tė vitit 1912. Nisma pėr organizimin e kėsaj kryengritjeje tė pėrgjithshme u morė pas kėshillimeve qė u zhvilluan ndėrmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinės, tė cilėt mė 12 janar 1912 thirrėn nė Pera Palace (Stamboll) njė takim me disa personalitete shqiptare si: Myfid bej Libohovėn, Aziz pashė Vrionin, Sylejman bej Vlorėn dhe Esat pashė Toptanin.


    Ismail Qemali – Hasan Prishtina

    Tė pranishmit u morėn vesh dhe thirrėn njė mbledhje mė tė zgjeruar nė shtėpinė e Syrja bej Vlorės, nė lagjen ”Taksim” tė Stambollit. Nė kėtė mbledhje pėrveē tė lartėpėrmendurve morėn pjesė edhe Bedri Pejani si procesmbajtės, Mustafė Asim Kruja dhe dy - tre tė tjerė, qė asokohe punonin nė Stamboll.

    Mbledhja e Taksimit nxori vendimin se shqiptarėt, pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare e politike, nuk u kishte mbetur rrugė tjetėr pėrveē organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Aty u vendos qė kryengritja tė fillonte nė Kosovė dhe pastaj tė pėrhapet nė krahinat tjera tė Shqipėrisė. Hasan Prishtina u ngarkua nga mbledhja, qė tė organizonte kryengritjen fillimisht nė Kosovė, E.Toptani u zotua se do tė ngrihte nė kryengritje Shqipėrinė e mesme dhe Mirėditėn,ndėrsa S.Vlora, M.Libohova dhe A.Vrioni, Shqipėrinė e jugut. Ndėrkaq Ismail Qemali u caktua tė siguronte armė dhe pėrkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane.

    Njėkohėsisht me pėrgaditjen e kryengritjes shqiptare filloi edhe fushata e zgjedhjeve parlamentare nė Turqi, sepse xhonturqit e shpėrndanė parlamentin, mė 18 janar 1912, pėr shkak tė opozitės sė fortė qė ishte krijuar nė tė. Masat e marra nga xhonturqit dhe zgjedhjet e fituara me manipulim e acaruan edhe mė shumė gjendjen nė Shqipėri.

    Tė shtyrė nga gjendja e rėndė nė Shqipėri, autoritetet xhonturke do tė dėrgonin nė viset shqiptare njė komision qeveritar, tė kryesuar nga ministri i Brendshėm Haxhi Adil beu, kinse pėr tė pėrgaditur reforma administrative, por detyra e tij kryesore ishte t“i bindė shqiptarėt qė tė heqin dorė nga lėvizja kryengritėse. Ky komision nė Kosovė nuk u mirėpritė dhe mė 7 mars derisa karvani i ministrit turk, po kalonte nė rrugėn Pejė-Gjakovė i shoqėruar nga dy batalione, nė afėrsi tė fshatit Strellc u sulmua nga forcat kryengritėse shqiptare. Edhe forcat e shumta qė u dėrguan nė drejtim tė Prizrenit pėr t“i hapur rrugėn komisionit, u sulmuan fuqishėm nga kryengritėsit dhe vetėm me pėrdorimin e artilerisė sė rėndė, pas tri ditė luftimesh,arritėn tė hapin rrugėn deri nė Prizren. Po ashtu sulme tė fuqishme kundėr misionarit turk, u kryen edhe nė Lumė, gjatė udhėtimit tė tij nga Prizreni nė Shkodėr. Sulmet e forcave kryengritėse kundėr ushtrisė osmane, vazhduan gjatė krejt rrugėtimit tė Haxhi Adil beut, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut, deri nė Manastir e Janinė. Situata e acaruar edhe mė shumė pas vizitės sė ministrit turk, bėri qė udhėheqėsit shqiptarė t“i bashkėrendojnė veprimet pėr zgjerimin e kryengritjes dhe pėr kėtė qėllim u mbajtėn shumė takime tė krerėve shqiptar.

    Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina nga Shkupi shkoi nė Drenicė dhe nė kullėn e Ahmet Delisė nė Prekaz mbajti njė tubim me gjithė parinė e Drenicės. Nė njė letėr tė drejtuar krenėve tė Kosovės Hasan Prishtina do tė shkruaj:”Tue u bind se politika Jeni turke po vijon mizorisht nė Shqipni, ashtu si pata deklarue nė parlament(nė parlamentin turk – Sh.B), po e ngrehi sot flamurin e kryengritjes kundra sundimit tė Turkisė”.(Njė shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 – H.Prishtina)

    Tubime tė besė-lidhjes ato ditė u mbajtėn edhe nė rrethet e Llapushės (Pėrkorubės), tė Podgurit, tė Rekės sė Gjakovės, tė Rekės sė Allagjes, Pozharit etj. Nė tė gjitha kuvendet e besėlidhjes u bė betimi pėr luftė mbi bazė tė tekstit tė betimit tė hartuar nga vet Hasan Prishtina: ”Bajmė be e japim besėn e burravet, se kemi me ba ēfarėdo flije e nė kjoftė nevoja kemi me ba kurban me duer t“ona robėt e femit t“anė”.

    Nė kėto kuvende u lidhė besa pėr tė bashkėvepruar nė kryengritjen e pėrgjithshme qė kishte nisur kundėr Turqisė. Udhėheqėsit e kryengritjes nė Malėsi tė Gjakovės si: Bajram Curri, Zefi i Vogėl, Ali Binaku, Qerim Binaku, Bajram Mani, Zog Abdyli, Miftar Syla etj, ndonėse qysh nė prill 1912 ishin pėrballur me forcat turke nė malėsi, pas njė organizimi tė mirėfillt, mė 11 maj i sulmuan kėto forca edhe nė Gjakovė. Qysh nė prill 1912 edhe lumjanėt tė udhėhequr nga Ramadan Zaskoci e Islam Spahiu kryen njė aksion, duke vrarė kryetarin e Klubit Xhonturk, dhe liruan tė gjithė tė burgosurit nė Prizren, ndėrsa nė Has u spraps njė ekspeditė ushtarake e ardhur nga Gjakova. Mė 10-11 maj kryengritja shpėrtheu edhe nė rrethinat e Pejės, ndėrsa me 17-19 maj ajo u zgjerua nė Drenicė, Mitrovicė, Llap, Prishtinė e Gjilanė nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės, Isa Boletinit, Sadik Rama-Gjurgjevikut, Ahmet Delisė, Zejnullah Vuēiternės, Xhemail Prishtinės, Idriz Seferit etj.

    Zgjerimi i kryengritjes shqiptare nė Kosovė e gjithandej Shqipėrisė, shtroi si detyrė tė ngutshme bashkimin e tė gjitha forcave shqiptare rreth njė programi politik kombėtar. Pėr kėtė qėllim me nismėn e Hasan Prishtinės, nga 21 deri mė 25 maj 1912 nė Junik u mbajt njė Kuvend i madh, ku u mblodhėn 250 pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e Kosovės, nga nga krahina e Lumės si dhe pėrfaqėsues nga sanxhaku i Dibrės, i Shkodrės, i Elbasanit dhe nga krahinat e jugut. Nė kuvend morėn pjesė mjaftė elementė turkomanė, qė mbronin interesat e xhonturqėve, si dhe pėrkrahės tė partisė turke ”Hyriet ve Itilaf”(Liri e Marrėveshje)e qė quheshin itilafistė, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė programit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr autonominė e Shqipėrisė.

    Megjithė kundėrshtimet e turkomanėve, Hasan Prishtina i pėrkrahur nga Bajram Curri e shumė tė tjerė, pėrcaktoi masat organizative dhe hartoi njė program politik tė kryengritjes, i cili u miratua nga Kuvendi (krahu patriotik) dhe pastaj iu dorėzua qeverisė sė Stambollit. Programi pėrmbante 6 pika, tė cilat ishin tė njejta me kėrkesat e Gėrēės tė 23 qershorit tė vitit 1911.

    Kėrkesat ishin, qė:

    1. T“i ipet Shqipėrisė autonomi.

    2 .Nė tėrė shqipėrinė tė ngrihet flamuri i Shqipėrisė.

    3.Gjeneral guvernatori i Shqipėrisė tė zgjidhet nga stėrnipėrit e pronėsorėve/princėrve/shqiptarė.

    4. Nėnpunėsit, tė cilėt nuk janė shqiptarė tė nxiren nga buka/nga puna/dhe tė kėmbehen me shqiptarė.

    5. Gjuha zyrtare tė jetė shqipja me shkrimin kombiar.

    6. Mbarimi i kėtyre kėrkimeve tė sigurohet prej Fuqive tė Mėdha.

    Vendimet e Kuvendit tė Junikut i dhanė njė shtytje tė mėtejshme kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare. Kėto vendime u pėrkrahėn edhe nga kuvendet dhe komitetet e viseve tjera tė Shqipėrisė. Pas Kuvendit tė Junikut qeveria turke mori masa tė reja ushtarake pėr tė penguar shtrirjen e mėtejshme tė kryengritjes. Ajo nė Kosovė angazhoi forca tė shumta ushtarake nė krye me Fadil Pashėn. Nė Ferizaj solli tri regjimente tė Divizionit I tė Stambollit; nė Mitrovicė njė regjiment tė plotė, njė batalion pushkatarėsh dhe dy bateri artilerie; nė Prishtinė njė regjiment kalorėsie dhe njė bateri artilerie; nė Prizren njė regjiment kalorėsie dhe nė Pejė njė regjiment tjetėr kėmbėsorie. Nė Gjakovė kishte njė regjiment kėmbėsorie, njė regjiment artilerie fushore dhe njė batalion pushkatarėsh; nė pazar tė Ri, nė Senicė, nė Beranė e nė Guci kishte nga dy batalione dhe nė Plavė njė regjiment nizamėsh e njė kompani mitralozėsh... Nė fundin e majit 1912 kryengritėsit shqiptar filluan veprimet e organizuara luftarake kundėr trupave ushtarake turke.

    Sipas planit luftarak tė Kuvendit tė Junikut u vendos tė hapeshin katėr fronte kryesore kundėr forcave turke.

    1.Grupi i Rrafshit tė Dukagjinit pėrfshinte kryengritėsit e Plavės, Gucisė, Rugovės, Tropojės, Pejės, Gjakovės, Rahovecit dhe kryesohej nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hasan Ferri i Plavės, Bajram Daklani, Zefi i Vogėl etj.

    2.Grupi Drenicė – Vuēitern, udhėhiqet nga atdhetari Ahmet Prekazi, Xhemal Berisha, Zejtullah Vuēiterni etj.

    3.Grupi verilindor i Kosovės kryesohej nga Isa Boletini dhe patriotėt, si: Xhemal Prishtina, Beqir Vuēiterni, Nazmi Gafurri, Tahir Uka, Salih Emini, Shahin Prapashtica, i Llapit etj.

    4.Dhe grupi i katėrt i kryengritėsve, kryesohej nga : Idriz Seferi, Hasan Hysen Budakova, Islam Spahiu i Lumės, Ramė Pira, Islam Pira, Tahir Berisha, Sefė Reēica, Isuf Mirashi, Ive Marku, Ismail Bishku, nga Kamenica, Durrajt e Kaēanikut, Mehmet derralla e tjerė.

    Udhėheqėsi i Kryengritjes sė pėrgjithshme, Hasan Prishtina me 7 qershor 1912 edhe njė herė do t“i drejtohet me njė thirrje, tė gjithė shqiptarėve atdhedashės dhe botės sė qytetėruar, nė tė cilėn theksonte, se: ”Sot Shqipėria Veriore dhe Jugore i kanė rrokur armėt, qė me anė tė kryengritjes t“i fitojnė tė drejtat e natyrshme dhe tė siguruara me ligjė, tė cilat iu janė mohuar. Ajo dėshiron dhe pret ndihmėn nga tė tė gjithė bashkėatdhetarėt dhe nga bota e kulturuar. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Janė afruar ēastet kur do tė vendoset fati i Shqipėrisė: vdekja ose liria e saj”.

    Nė qershor-gusht 1912 shtypi bullgar njoftonte gjerėsisht pėr zhvillimet e ngjarjeve dhe masovizimin e kryengritjes nė Kosovė... Ato shkruanin se ”si rezultat i masovizimit tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme Shqiptare, ato ditė kishte filluar dezertimi i ushtarėve, oficerėve, xhandarėve dhe nėnpunėsve tė mesėm e tė lartė shqiptar tė cilėt u bashkuan me forcat kryengritėse. Me kryengritėsit kishin filluar tė bashkohen edhe bejlerėt dhe agallarėt shqiptar. “

    Nė qershor-korrik 1912 kryengritja shqiptare u shtri nė tėrė Kosovėn deri nė Lumė e nė Tetovė. Luftime tė ashpra mė 9 korrik pati sidomos nė Qafėn e Prushit(nė jugperėndim tė Gjakovės), ku malėsorėt kryengritės tė Krasniqes, Gashit, Hasit dhe Bytyqit, tė udhėhequr nga Bajram Curri, sulmuan dhe shpartalluan 4 batalione turke qė ishin pėrqėndruar aty. Pas luftimeve tė vazhdueshme, mė 17 korrik kryengritėsit hynė nė Gjakovė pa bėrė rezistencė forcat armike. Nė fund tė qershorit kryengritėsit shqiptar,tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Sadik Rama-Gjurgjeviku, Isa Boletini, Ahmet Delia-Prekazi, Zejnullah Vuēiterna, Xhemail Prishtina etj, u hodhėn nė sulm nė zonėn Drenicė-Mitrovicė, Podujevė-Prishtinė. Pas sukseseve tė para nė rrugėn Mitrovicė-Pejė dhe Podujevė-Prishtinė kryengritėsit e Shalės, tė Llapit e tė Gollakut, tė mbledhur afėr Vuēitėrnės, lidhėn besėn pėr ta ēuar luftėn deri nė fund. Mė 28-29 qershor kryengritėsit e kėtyre rretheve tė udhėhequr nga Hasan Prishtina shpartalluan tek Ura e Sitnicės, dy batalione ushtarėsh osmanė. Nga data 30 qershor deri mė 3 korrik1912, Isa Boletini nė fshatin Boletinė e rrethinė pėrballoi me sukses njė sulmė tė trupave osmane, tė pajisur me artileri tė rėndė. Njė betejė tjetėr e pėrgjakshme u zhvillua mė 12 korrik nė hyrje tė Fushės sė Llapit,nė “Grykė tė Kulinės”. Me kėtė rast forcat osmane nė krye me Fadil Pashėn nga Prishtina u nisėn drejt kėsaj zone nga dy drejtime pėr t“i futur kryengritėsit shqiptar nė mes dy zjarresh. Mirėpo kryengritėsit, tė pėrbėrė nga 2000 veta, rezistuan fuqishėm, pėr gjashtė orė rresht dhe nė kėto luftime forcat turke patėn humbje tė konsiderueshme. Njė betejė tjetėr e pėrgjakshme u zhvillua edhe nė fshatin Brabaniq, mė 19 korrik 1912 ku kryengritėsit shqiptar fituan kundėr regjimenteve turke, tė cilat u detyruan tė kthehen nė Mitrovicė. Nė flakėn e luftės numri i kryengritėsve u shtua nė mijėra veta. Nė kėtė kohė kryengritėsit kishin formuar 3 gjini ushtarake: kėmbėsorinė-me 4 regjimente; kalorėsinė-me 1 regjiment dhe artilerinė-me 1 regjiment, ndėrkohė qė formohen edhe 4 regjimente nė Mitrovicė, 2 regjimente nė Vushtrri, 2 regjimente nė Llap, 2 regjimente nė Drenic dhe nga 1 regjiment nė Artakoll dhe Gallap.

    Forcat kryengritėse pasi ēliruan Gjakovėn..., gjatė pjesės sė dytė tė korrikut do tė ēlirojnė tė gjitha qytetet tjera tė Kosovės. Kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri etj, nga Rrafshi i Dukagjinit kalojnė nėpėr Drenicė dhe ia mėsyjnė Prishtinės, dhe mė 21 korrik futen nė Prishtinė pa rezistencė, sepse komandanti i ushtrisė turke nė Prishtinė Ismajl Fadil Pasha, nė momentin e fundit(pėrkundėr pėrgaditjeve pėr mbrojtjen e qytetit)u tėrhoq nga pozicionet mbrojtėse dhe qytetin e dorėzoi pa luftė. Mė 22 korrik u ēlirua Pazari i Ri dhe prej aty forcat e komanduara nga Isa Boletini mė 27 korrik u futėn nė Mitrovicė pa luftė. Pas Mitrovicės u ēlirua Vuēiterna dhe kryengritėsit mė pastaj marshuan pėr Prishtinė. Nė viset juglindore tė Kosovės rreth 2 mijė kryengritės tė drejtuar nga Idriz Seferi e Bejtullah Aga, pas vendimit qė morėn nė Kuvendin e Pozharanit, nisėn sulmet kundėr forcave osmane dhe ēliruan Gjilanin e Bujanovcin me rrethinė dhe qė kėtej ata mė 29 korrik iu bashkuan forcave kryengritėse tė pėrqėndruar nė Prishtinė. Asokohe afėr 30 mijė kryengritės, me gjithė mungesėn e ushqimeve, tė veshmbathjeve e sidomos tė materieleve luftarake,po marshonin nė tė gjitha anėt e Kosovės, edhe pse kishin pėrballė rreth 70 mijė ushtarė osman tė armatosur mirė dhe tė pėrforcuar me reparte artilerie e kalorėsie. Kryengritėsit shqiptar kudo ku hynė u pritėn me gėzim tė madh nga popullsia vendėse dhe menjėherė ngritnin organet e pushtetit lokal pėr vendosjen e rendit .

    Kryengritja shqiptare nė korrik 1912 u shtri pjesėrisht edhe nė viset tjera tė Shqipėrisė, por jo sipas marreveshjes sė bėrė nė takimin e Taksimit nė Stamboll, sepse pashallarėt Toptani e Vrioni dhe bejlerėt Libohova e Vlora, jo vetėm qė e shkelėn fjalėn e betimin e dhėnė, por pėr mė keq filluan tė propagandojnė kundėr kryengritjes. Asokohe luftime sporadike u zhvilluan kryesisht nė zonėn Lezhė – Mirditė - Breg i Matit, tė drejtuar nga Gjeto Coku, Zef Arapi etj, dhe nė zonėn Tiranė – Shijak - Krujė, tė udhėhequr nga Abdi Toptani. Nė Shqipėrinė jugore u formuan ēeta tė udhėhequra nga Spiro Bellkameni, Themistokli Gėrmenji, Sali Gjuka, Dervish Hima, Muharrem Rushiti etj. Pra nė korrik tė atij viti mund tė themi se kryengritja ishte shtrirė pothuajse nė tė gjitha trevat shqiptare, qė nga Mitrovica nė veri e deri nė Ēamėri nė jug tė Shqipėrisė.

    Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare, portėn e lartė dhe pallatin sulltanor e futi nė njė krizė tė rėndė, sepse tė gjitha masat qė i morėn pėr ta shtypur kryengritjen dėshtuan. Nė kėto rrethana, kur Turqia ishte nė luftė/qė nga fundi i shtatorit 1911/ edhe me Italinė, qeveria xhonturke nė krye me Said Pashėn u detyrua tė jepte dorėheqje dhe me 22 korrik u formua qeveria e re e kryesuar nga Ahmet Myftar Pasha. Kjo qeveri pėr tė ulė tensionet, dha urdhėr qė tė ndėrpriten tė gjitha operacionet ushtarake kundėr kryengritėsve nė Kosovė dhe vendosi qė tė hynte nė bisedime me udhėheqėsit shqiptarė. Kėshilli i Ministrave i Qeverisė turke mė 24 korrik e caktoi njė komision qeveritar nė krye me Ibrahim Pashėn dhe e dėrgoi nė Kosovė. Nė kėto rrethana tė reja, pėr tė gjithė udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare, nė Veri e nė Jug tė vendit, u bė edhe mė e domosdoshme nevoja qė tė krijonin njė unitet brenda vetvetes dhe tė dilnin me njė qėndrim tė pėrbashkėt, pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.

    Pėr kėtė qėllim mė 30 korrik udhėheqėsi i kryengritjes Hasan Prishtina lėshoi njė thirrje mė titullin ”Vėllazėn tė dashtun” dhe tė nėnshkruar nga ”Atdhetarėt e vėrtet tė Kosovės”. Nė kėtė dokument u bėhej thirrje qarēeve atdhetare tė tė katėr vilajeteve shqiptare qė tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre, ”njerėz atdhetarė e me randėsi”, nė njė mbledhje, ku do tė vendosej pėr kėrkesat politike - kombėtare, qė do t“i paraqiteshin komisionit qeveritar turk, nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve. Kjo thirrje u pėrkrah fuqimisht nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, tė cilėt edhe porositėn komitetet e Shqipėrisė sė Mesme qė t“i nisin pėr Kosovė pėrfaqėsuesit nga tė gjitha krahinat, por pėr fat tė keq pėrfaqėsuesit nga kėto vise shqiptare nuk arritėn tė vinin nė Prishtinė.

    Mė 1 gusht Ibrahim Pasha, nė Prishtinė zhvilloi bisedime me udhėheqėsit e kryengritjes. Qysh nė fillim Hasan Prishtina, para komisionit qeveritar turk dėnoi ashpėr barbarizmat e ushtrisė turke dhe parashtroi kėto kėrkesa:

    1.Tė njifen zyrtarisht kufijtė e Shqypnis;

    2.Autoritetet civile e ushtarake tė ken kombsinė shqyptare;

    3.Ushtria shqyptare tė shėrbejė nė Shqypni e tė jetė komanda prej officirvet shqyptarė dhe

    4.Veprimet zyrtare nė Shqypni tė bahen nė gjuhėn shqype.

    Ibrahim Pasha kėto kėrkesa i quajti tė papranueshme dhe i cilėsoi si hap pėr t“u shkėputur nga Perandoria Osmane. Ai punoi nė pėrēarjen e udhėheqjes sė kryengritėsve dhe si rezultat i kėsaj, platforma kombėtare e shtruar nga Hasan Prishtina, nuk u pėrkrah nga elementėt e lėkundur, si Riza bej Kryeziu..., si edhe nga paria turkomane e Prishtinės. Pėr ta pėrēarė kreun e kryengritėsve shqiptar, punonin natė e ditė jo vetėm agjentura serbe, por edhe agjenturat e shteteve tė tjera ballkanike dhe evropiane. Pėrkundėr mospranimit tė kėrkesave, si pasojė e kaosit, qė ishte shkaktuar nė Stamboll, edhe nga kryengritja shqiptare, mė 5 gusht qeveria u detyrua ta shpėrndaj parlamentin turk.

    Nė kėto rrethana udhėheqėsit shqiptar Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi etj, pėr t“iu shmangur ndikimit tė elementėve turkomanė mė 4 gusht, do tė marshojnė me 30 mijė kryengritės nė drejtim tė Shkupit dhe do tė pėrqėndrohen nė Ferizaj.

    Mė 6 gusht nė Ferizaj pėrfaqėsuesit e kryengritjes mbajtėn edhe njė Kuvend, ku edhe njė herė aty u kundėrshtua ideja e Hasan Prishtinės, nga Riza bej Kryeziu, Isa Boletini..., pėr mėvetėsinė e Shqipėrisė nga Perandoria osmane, e cila veē po i numronte ditėt e fundit nė Ballkan. Pėr tė mėnjanuar pėrēarjen nė udhėheqjen shqiptare, Hasan Prishtina mori njė hap jo avansues, nė tė vėrtet i zbuti vendimet e Kuvendit tė Junikut, duke hartuar njė memorandum me 14 kėrkesa tė modifikuara, tė ashtuquajtura si ”14 kėrkesat e Hasan Prishtinės”.

    Nė memorandum kėrkohej, qė:

    1.Me pėrdorue nė Shqypni nėnpunės tė praktikuem qė dijnė gjuhėn e zakonet e vendit.

    2.Me ba shėrbimin ushtarak vetėm nė Shqypni e Makedoni, pėrjashta kohės sė luftės.

    3.Me ba me vu nė zbatim ligje, tue bazue nė ligjet e maleve pėr disa krahina nė tė cilat asht forcue me fakte se nuk mund tė nxirret kurrnji fryt prej organizimit tė drejtėsisė.

    4.Me i dhanė shqiptarėve armėt e nevojshme e moderne,mėnyra e tė damit tė cilave do t“i pėrkiste qeveris. (Do t“u bajshin ndėr vende tė randėsishme deposita armėsh, tė cilat,nė rast tė nevojės, do tė mund t“i merrshin shqyptarėt).

    5. Me themelue e me hap shkolla reale nė tė gjitha prefekturat e qendrave tė Kosovės, tė Manastirit,tė Shkodrės, e tė Janinės qė numrojnė ka nji popullsi ma se 300 000 frymėsh; me hap edhe shkolla bujqėsie si dhe me shti nė program tė mėsimeve gjuhėn e vendit.

    6. Me hapė shkolla theologjike moderne ndėr vende ku asht nevoja.

    7. Me kenė i lirshėm nė Shqypni e tė themeluemit e shkollave private.

    8. Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat fillestare, qytetse e nė gjimnaze.

    9. Me i dhanė randėsi tė posaēme tregėtisė, bujqėsisė e punėve botore si dhe me plotėsue e me pėrhap udhėt e hekurit.

    10. Me vu nė veprim organizimin e krahinave.

    11. Me u kujdesue me ruejt ma fort se pėrpara zakonet e tradicionet kombėtare.

    12. Me shpallė amnistinė (faljen e pėrgjithshme), pa veshtrue klasė e racė, pėr tė gjithė othomanėt qė kanė marrė pjesė nė kryengritje pėr komandantat, oficjerat, nėnpunėsit ushtarėt qė kanė lanė ushtrinė e vendet e veta si edhe pėr tė liruemit e t“ikunit prej burgut nė kohėn e kryengritjes.

    13. Me u dhanė ēdamin mbas ēmimit tė vėrtetė, prej Qeverisė Turke pėr tė gjithė ato shpija qė u prishėn ma para e nuk u kje dhanė tė zotve ēdamimi si edhe pėr ata qė u prishėn e u rrėnuen kėsaj here.

    14. Me i marrė nė gjyqė tė naltė pjestarėt e kabinetit tė Haki e tė Seit pashės.

    Mė 9 gusht, me rastin e dorėzimit tė Memorandumit, komisionit turk iu dha ultimatum qė brenda 48 orėsh tė pranohen kėrkesat e shtruara, nė tė kundėrtėn forcat kryengritėse do tė marshonin nė drejtim tė kryeqendrės sė Vilajetit tė Kosovės - Shkupit.
    Me kėto kėrkesa, edhe pse nuk kėrkohej drejtėpėrdrejtė shkėputja nga Turqia, megjithatė Ibrahim Pasha nuk dha pėrgjigje. Prandaj, edhe kryengritėsit shqiptar nga Ferizaji dhe rrethinat e tij marshuan nė drejtim tė Shkupit, nėpėr Grykėn e Kaēanikut, nga Mali i Zi i Shkupit.

    Sė kėndejmi Grupi i parė i udhėhequr nga Zefi i Vogėl dhe Bajram Daklani mė 11 gusht u nisėn me tren dhe brenda ditės hynė nė Shkup; mė 13 gusht hyri njė grup tjetėr; ndėrsa njė ditė mė vonė(14 gusht) hynė edhe 6 mijė forca qė drejtoheshin nga Bajram Curri.

    Sipas gazetės ”Shkupi” tė datės 19 shtator 1912 forcat kryengritėse shqiptare nė Shkup u futėn me kėtė renditje: ”Bajram Daklani me 200 pushkė, Bajram Curri e Halim bej Gjakova me 5000 pushkė; Riza Beu me 700 pushkė; Sali Gjilani me 1000 pushkė; Halim bej Tetova me 2000 pushkė; Shani bej e Islam Spahija(nga Luma)me 4000 pushkė; Isa Boletini e Mendu Beu nga Shkupi me 3000 pushkė; Qerim Beu e Bahri Beu me 2000 pushkė; Ahmet beu nga Kumanova me 1000 pushkė; Mė 18 gusht 1912 njė ditė pasi qeveria turke i kishte pranuar kėrkesat e memorandumit, nė Shkup hyri edhe delegacioni nga Vilajeti i Shkodrės: Avdi be toptani, Marka Gjoni, Riza dani, Mane be lezha e Mustafė Hasimi me 100 pushkė”. Bajram Curri sapo hyri nė Shkup, hapi dyert e burgut dhe liroi 960 tė burgosurit qė ishin aty, pastaj hapi depot e armėve dhe i armatosi tė gjithė ata kryengritės qė kishin shkuar vullnetarisht nė Shkup. Ato ditė nga Shkupi grupe kryengritėsish marshuan edhe drejt Tetovės, Kumanovės e Preshevės dhe kėshtu u ēliruan tė gjitha tokat e Vilajetit tė Kosovės nga sundimi osman.

    Ultimatumi i Fuqive tė Mėdha pėr demobilizimin e kryengritėsve shqiptarė dhe braktisjen e tyre nga Shkupi

    Kryengritėsit shqiptar ndonėse arritėn ta ēlirojnė Kosovė nga perandoria osmane, Fuqitė e Mėdha: Rusia,Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Italia... duke qenė kundėr interesave shqiptare, intensifikuan fuqishėm aktivitetet e tyre diplomatike, pėr tė penguar realizimin e formimit tė njė shtetit shqiptar(me kufij etnik) nė Ballkan. Kjo diplomaci ato ditė i sugjeroj edhe qeverisė turke, qė ta bėjė sa mė parė njė marrėveshje formale me shqiptarėt, nė mėnyrė qė ta zbehin vendosshmėrinė e tyre pėr luftė nė tė ardhmen.

    Dhe qeveria e Stambollit mė 18 gusht 1912 njoftoi publikisht(pėrmes njė deklarate-tė pafirmosur) se i pranonte 12 nga 14 kėrkesat e shqiptarėve, por edhe disa ndryshime tjera jo pa rėndėsi. Kėshtu, pėrveē qė nuk u pranuan dy pikat: kthimi i armėve dhe nxjerrjen para gjyqit tė Haki dhe Said Pashės, nuk pėrmendeshin as emrat Shqipėri e shqiptar, dhe koncesionet do tė zbatoheshin vetėm nė tri vilajete, nė vilajetin e Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės,por jo edhe nė atė tė Shkodrės. Porta e Lartė madje s“dha asnjė garanci pėr zbatimin edhe tė atyre kėrkesave, qė u shpallėn si tė pranuara prej saj.

    Nė kontekst tė kėtyre zhvillimeve politike,nė prapaskenė vepronte aktivisht edhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha. Pėr t“i dekurajuar plotėsisht kryengritėsit shqiptar, ato ditė gushti dy diplomatė, njėri rus e tjetri austrohungarez, do t“i komunikojnė Hasan Prishtinės se repartet ushtarake shqiptare duhet tė demobilizohen, sepse ēfardo rezultati tė ketė lufta ndėrrim tė kufijėve tė perandorisė osmane(Turqisė evropiane)nuk ka!!” Me kėtė ultimatum tė Fuqive tė Mėdha u dėshmua qartė se kur janė nė pyetje tė drejtat e shqiptarėve, ēdo marrėveshje nė mes tė shqiptarėve dhe Turqisė nuk do tė pranohet pa u inkuadruar edhe pala e tretė

    Dhe nė kėto rrjedha dramatike, pėr t“i larguar sa mė shpejtė kryengritėsit shqiptar nga Shkupi e gjetiu, u aktivizuan agjentė tė ndryshėm tė cilėt pėrhapnin kudo panik, duke lansuar madje edhe shpifje tė llojllojshme, si: Shkau na ra nė shpia e na ēka bajmė kėtu; se Mali i Zi ka arritur deri nė Beranė; ushtria bullgare ėshtė pėrqėndruar nė kufi etj. Sipas tė dhėnave sekrete, udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare nė fund tė gushtit 1912 me lot nė sy do tė urdhėronin demobilizimin e forcave tė armatosura shqiptare dhe largimin e tyre nga Shkupi pėr nė shtėpitė e tyre.

    Gazeta”Liria e Shqipėrisė” mė 29 gusht 1912 pėr kėtė akt, tė pamenduar mirė tė krerėve shqiptar shkruante: ”Dalja e shqiptarėve nga Shkupi me kondita dhe me premtime tė pasiguruara, vėrtet mund tė quhej nisja e fundit, meqė nga kjo dalje vareshin shumė gjėra me rėndėsi... ”Para se tė largoheshin, kryengritėsit shqiptarė miratuan njė deklaratė, nė tė cilėn thuhet: ”Nevej ikim nga qyteti duke i zėnė besė fjalės sė qeverisė. Do tė presim gjer mė 5 tė shtatorit. Po tė mos mbarohen premtimet, neve sado qė nuk lėmė ndonjė tė besuar nga ana jonė, do tė urdhėrojmė pėrsėri dhe do tė mos kėrkojmė autonomi, po do tė ndahemi pėrgjithmonė nga sundimi i Imperatorisė Otomane!” Kėtė deklaratė e nėnshkruan: Isa Boletini i Mitrovicės, Sali Aga dhe Idriz Seferi i Gjalanit, Bajram Curri dhe Riza Begu i Gjakovės, Islam Spahija i Lumės dhe Musa e Jahja Prizreni.

    Pas disa javėsh qielli i Kosovės do tė nxihej nga njė agresion i ri, madje shumė mė i rrezikshėm se ai turk, nga agresioni i shteteve ortodokse-sllave tė Ballkanit.

    Krijimi i “aleancės ballkanike” pėr pushtimin e tokave shqiptare

    Pas sukseseve tė kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare, tani mė Ballkani u shndėrrua nė njėrėn nga pikat mė tė nxehta tė Evropės. Pėr faktin se aty gėrshetoheshin interesat e Fuqive tė Mėdha,si tė: Rusisė, Francės, Austro-Hungarisė, Anglisė, Gjermanisė, Italisė, por gjithėsesi edhe tė shteteve sllave tė kėsaj siujdhese ballkanike. Dhe pikėrisht ishin teritoret shqiptare, qė nxitėn diplomacinė e kėtyre shteteve pėr tė punuar nė rrugė tė ndryshme rreth ndryshimit tė kufijve(duke i coptuar ato)nė dobi tė shteteve sllave tė Ballkanit, edhe pse ju kishin deklaruar udhėheqėsve tė kryengritjes shqiptare nė Shkup, se nuk do tė ketė ndryshim tė kufijve ”tė turqisė evropiane”. Nė tė vėrtet disa shtete si Rusia dhe austro-hungaria qysh nė shekullin XIX kishin bėrė marrėveshje reciproke por edhe konventa sekrete me Serbinė nė dėmė tė interesave tė shqiptarėve. Asokohe bartėse e veprimeve politike e diplomatike antishqiptare ishte diplomacia ruse.Ministria e Punėve tė jashtme tė Rusisė, si ēėshtje parėsore kishte pėrfitimin e Fuqive tjera tė Mėdha, nė pėrpjekjet e saj pėr tė bashkėrenduar veprimet politike tė tyre, nė Ballkanin e trazuar. Nė fund tė shtatorit dhe nė fillim tė tetorit 1912 diplomati rus Sazanov qėndroi nė Angli ku zhvilloi bisedime me diplomatin Eduard Grei kryesisht pėr Ballkanin, dhe z.Grei pasi mori miratimin nga Sazanovi, pėr paprekshmėrinė e interesave jetike tė Anglisė, nė Gjirin Persik... dha pėlqimin qė ta ndihmojė politikėn pansllaviste ruse nė Ballkan.

    Pėr tė penguar realizimin e aspiratave shqiptare, Rusia cariste edhe pėrmes ambasadorit tė vet nė Beograd Nikollaj Hartvig, zhvilloi njė aktivitet tė gjithanshėm antishqiptar, ndėrkohė qė ndihmesėn mė tė madhe, synimeve sllave ua bėri edhe vet Stambolli-duke i ndryshuar kėrkesat e memorandumit tė shqiptarėve me 18 gusht nė Shkup. Gjithashtu disa muaj mė herėt, nė mėnyrė tė koordinuar nė prapaskenė,diplomatėt serbė, bullgarė, grekė etj, me ndihmėn e Rusisė e tė Francės punuan parreshtur kundėr ēėshtjes shqiptare.

    Kėto marifetllėqe i hapėn rrugė formimit tė aleancave tė shteteve ballkanike(Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė)pėr pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Nė tė vėrtet planet serbe pėr njė luftė kundėr Portės sė Lartė kishin filluar qė nė fillim tė vitit 1912. Mė 13 mars tė atij viti, Serbia, me ndėrmjetėsimin e ambasadorit rus ne Beograd Nikollaj H.Hartvig, lidhi njė aleancė “Traktat miqėsie” me Bullgarinė, qė si qėllim parėsor kishte coptimin e tokave shqiptare dhe pengimin e formimit tė ēfardo shteti shqiptar nė Ballkan. Sė kėndejmi sipas nenit 2 tė njė aneksi sekret tė kėtij traktati, Bullgaria i njihte tė drejtėn Serbisė mbi territoret shqiptare nė veriperėndim tė bjeshkėve tė Sharrit, kurse serbia i njihte Bullgarisė tė drejtėn mbi territoret nė lindje tė Rodopeve dhe tė lumit Struma. Ndėrkaq, territori midis kėtyre viseve si dhe arqipelagut tė Ohrit, tė lumit Drin dhe Masivit tė Karadakut mbetej pėr njė kohė tė pacaktuar tė organizohej mbi parimin e autonomisė nėn mbikqyrjen e carit tė Rusisė.

    Nė maj tė vitit 1912 u bė afrimi midis qeverive bullgaro-greke dhe asaj serbo-greke dhe sė fundi, pas bisedimeve tė carit rus me Kral Nikollėn nė kėtė aleancė u fut edhe Mali i Zi. Kėto shtete ortodokse tė ”aleancės...” nė emėr tė luftės kundėr ”robėrisė osmane” nė tetor 1912 do tė nisin luftėn e parė ballkanike pėr pushtimin dhe coptimin e tėrėsisė sė tokave shqiptare. Sė kėndejmi, mund tė konkludojmė se Diplomacia evropiane derisa mė 18 gusht 1912, nuk e pranoj rezultatin e luftės ēlirimtare tė shqiptarėve dhe vėnjen e kufijve, pas disa muajsh nė konferencėn e Londrės, po ajo diplomaci do tė pranojė ndėrrimin e kufijve nė dobi tė shteteve ortodokse tė Ballkanit.

    Dhėnia e alarmit pėr rrezikun nga coptimi i tokave shqiptare

    Pėr ta alarmuar popullin shqiptar dhe tė gjitha kancelaritė e Evropės, pėr rrezikun qė po i kanoset trojeve etnike shqiptare, mė 14 tetor 1912 nė Shkup(nė shtėpinė e atdhetarit Sali Gjuka), Komiteti “Shpėtimi” qė nė popull njihej edhe si ”Komiteti i Shpėtimit Kombėtar” dhe organizata ”Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim” mbajtėn njė mbledhje tė jashtėzakonshme. Nė kėtė mbledhje, tė kryesuar nga Nexhip Draga, e ku morėn pjesė: Mithat Frashėri, Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani etj, pasi u konkludua se ”Turqia po i numėronte ditėt e fundit nė Ballkan...” u morėn kėto vendime:

    1. Me ia drejtue njė proklamacion Fuqive tė Mėdha.

    2. Me formue njė delegacion pėr mi shkėputė Malet e Shkodrės prej lidhnisė qė patėn ba me Malin e Zi (Malėsia e Shkodrės ishte lidhur me Malin e Zi pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr forcave osmane nė Shkodėr).

    3. Ky delegacion ka me pas edhe njė kompetencė tė plotė pėr t“u marrė vesh me krahinat e tjera tė Shqipnisė pėr tė shpėtue atė prej rrezikut tė coptimit.”

    Nė zbatim tė kėtyre vendimeve, mė 16 tetor 1912 nė Shkup konsullatės austro-hungareze dhe gjermane iu dorėzua njė proklamat, ku thuhet: ”...Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kanė shpallur luftė me qėllim zgjerimi tokėsore ose pėr pėrhapjen e ndikimit politik, prandaj edhe ne shqiptaret po rrokim armėt pėr tė mbrojtur tokėn tonė. Pėrveē kėsaj vemė nė dijeni Fuqitė e Mėdha se nuk do tė njohim emėrtime tė tilla si ”Stara Serbija” (“Serbia e vjetėr”dhe “Epir”, ose forma politike dhe administrative tė posaēme lidhur me disa pjesė pėrbėrėse tė atdheut tonė”. Ndėrkohė edhe pėrfaqėsuesve diplomatik rus, francez, anglez dhe atyre italianė u ėshtė dorėzuar njė proklamatė me vulė tė ”Shoqėrisė sė Zezė pėr Shpėtim”, nė tė cilėn thuhet: ”Shqipnia i ka rrokur armėt jo pėr me forcue dominacionin e Turqisė nė Ballkan, por pėr me i dalė zot tanėsisė tokėsore e lirisė sė Shqipnisė. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmė se sido qė tė jetė fati i armėve, shqiptarėt nuk kanė me pranue pėr katėr vilajete veē se njė formė politike e njė formė sundimi, dmth njė formė tė vetme qeverisjeje”.

    Pas kėtyre aktiviteteve, mė 18 tetor 1912(nė ditėn e sulmit tė Serbisė nė Pėrpallac e Merdar)anėtarėt e delegacionit tė zgjedhur nė mbledhjen e Shkupit: Mithat Frashėri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, e lanė Shkupin dhe duke shkuar nėpėr Mitrovicė, Pejė, Gjakovė, Has, Tejdrin, Guci, Plavė, Kurbin, Mirditė, Durrės, Tiranė, nė Elbasan e gjetiu, i dhanė frymė idesė pėr thirrjen e njė Kuvendi Gjithėshqiptar. Madje nė Pejė, Gjakovė, Has, Guci, Plavė... kishin marrė nėnshkrime nga paria, duke i autorizuar qė tė vendosnin pėr tė mirėn e Shqipėrisė nė emėr tė Kosovės. Kėtij delegacioni prej katėr vetėsh, nė Durrės iu bashkua Dom Nikollė Kaēorri, nė Krujė-Mustafė Asimi(Kruja), nė Tiranė Abdi bej Toptani e Syreja Vlora. Kėta tetė(8)atdhetarė tashti pėrbėnin Komitetin e Pėrkohshėm tė Shqipėrisė, pėr pėrgaditjen e Kuvendit pėr Shpalljen e Pavarėsisė, para se tė shkilej Shqipėria nga forcat e aleancės ballkanike. Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi do tė udhėtojnė nė shtetet perėndimore. Kuvendi do tė mbahet mė 28 nėntor 1912 nė qytetin e Vlorės.

    Lufta e parė ballkanike-pushtimi dhe coptimi i tokave shqiptare

    Shtetet ortodokse tė "Aleancės Ballkanike" sipas njė marrėveshjeje tė fshehtė, nė tetor 1912 nisėn operacionet pushtuese, ndaj trojeve shqiptare. Luftėn i pari e nisi Mali i Zi ,mė 8 tetor 1912 dhe angazhoi 34 mijė ushtarė tė komanduar nga mbreti Nikolla I. Efektivat ushtarake tė tij pėrbėheshin prej 4 divizioneve me 11 brigada kėmbėsorie(52 batalione) dhe 322 ēeta territoriale. Kjo ushtri pėr pushtimin e Shqipėrisė u nda nė tri grupime:

    - Grupimi Veri-Lindje u komandua nga gjenerali Janko Vukotiē dhe kishte pėr detyrė tė marshonte mbi pjesėn perėndimore tė Sanxhakut, tė kryente veprime luftarake sidomos nė zonėn e Novi Pazarit dhe pastaj tė marshonte nė drejtim tė Pejės e Gjakovės. Repartet e kėtyre njėsive do tė pushtonin edhe Plavėn e Gucinė.

    - Grupimi i Qendrės u komandua nga princi Danillo,i pėrbėrė nga divizioni i dytė dhe i tretė me 6 brigada kėmbėsorie dhe veprimi ushtarak pushtues ishte drejtimi Tuz-Koplik-Shkodėr.

    - Grupimi i Jugut, ose i Bregdetit pėrbėhej nga divizioni i parė kishte 3 brigada kėmbėsorie me 11 mijė ushtarė dhe misioni i tij ishte pushtimi i portės sė Shėngjinit, tė Lezhės dhe tė Shkodrės. Pas disa ditėsh, pikėrisht mė 14 tetor edhe Serbia marshoi nė drejtim tė Kosovės dhe Maqedonisė, ndėrsa pėrkrah saj mė 17 tetor Bullgaria angazhoi njė divizion prej rreth 40 mijė ushtarėsh nė drejtim tė Maqedonisė, duke synuar Kumanovėn, Shkupin e Luginėn e Vardarit. Ndėrkaq njė ditė mė vonė/18 tetor/ Greqia me njė forcė mobilizuese prej 115 mijė vetash, sulmon Shqipėrinė Jugore pėr tė pushtuar Ēamėrinė.

    Nė operacionet pėr pushtimin e Kosovės Serbia angazhoi 286 mijė forca operative me 550 armė artilerike. Kjo forcė operative ishte e strukturuar nė katėr armata.

    - A) - Armata e parė qė numronte 126 mijė forca, komandohej nga princi trashėgimtar-Aleksandėr Karagjorgjeviē, me qendėr nė Vranjė dhe kjo armatė kishte 6 njėsi tė mėdha qė udhėhiqeshin nga shefi i shtabit Petar Bojoviqi. Nė kuadėr tė kėsaj armate ishin: Divizioni I i Moravės, Divizioni II i Timokut, Divizioni I dhe II i Drinės etj. Nė Armatėn e parė ishin kėto efektiva: 76 batalione, 30 eskadrone, 40 batari etj.

    - B) - Armata e dytė numėronte 75 mijė forca dhe komandohej nga gjenerali Stepan Stefanoviq. Qendra e kėsaj armate e kishte zgjedhur vendkomandimin nė Qystendil. Nė efektivat e saj ishin: 40 bastalione, 5 eskadrone dhe 24 batari.

    - C) - Armata e tretė pėrbėhej prej 63 mijė forcash, tė komanduar nga gjenerali Bozhidar Jankoviē (udhėheqės i organizatės ēetnike serbe "Narodna Odbrana") dhe nga shefi i shtabit koloneli Dushan Peshiq. Kjo armatė vendomandimin e kishte nė Kurshumli. Efektivat e kėsaj armate ishin: 44 batalione, 9 eskadrone dhe 25 bateri...

    - D) - Pėrveē kėtyre forcave, vepronin edhe repartet ushtarake tė Ibrit e Javorit dhe ato tė Malit tė Zi, qė nė fakt pėrbėnin armatėn e katėrt, me njė efektivė prej 35 mijė forcash, me komandant-gjeneralin Mihajlo Zhivkoviē. Ky grupim ushtarak vendkomandėn e kishin nė Rashkė. Nė kėtė armatė pėrfshiheshin: 16 bateri dhe 2 eskadrone me 8 bateri tė divizionit "Shumadia" me 23-mijė veta dhe brigada "Javori" e komanduar nga kolonel M.Angjellkoviq, qė pėrbėhej nga 8 bateri, 1 eskadron dhe 3 bateri me gjithsej 12 mijė ushtarė. Komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė serbe ishte vetė mbreti Pjetėr Karagjorgjeviqi, ndėrsa shef i Shtatmadhorisė gjenerali Radomir Putnik.

    Armata e I dhe II serbe, me urdhėr tė shefit tė Shtatmadhorisė gjeneralit Radomir Putnik, ndėrmori mėsymjen nė drejtimin: Vranjė-Kumanovė-Manastir-Elbasan(pėr tė kapur luginėn e Shkumbinit), si dhe nė drejtimin: Nish-Manastir-Selanik, tė ndihmuar nga njė divizion bullgarė, qė operonte nė kuadėr tė armatės sė II serbe. Ndėrkohė Armata e III kaloi nė mėsymje-nė drejtimin Kurshumli - Prishtinė - Prizren - Orosh(Mirditė) - Durrės, ndėrsa grupimi i IV nė drejtimet Rashkė – Sanxhak – Mitrovicė - Pejė dhe Javor-Selenicė-Prijepojė. Objektivi i afėrt i armatės sė tretė dhe grupimit tė katėrt ishte kapja e luginės sė Drinit, ndėrsa objektivi i largėt ishte lugina e Shkumbinit dhe dalja nė detin Adriatik. E tėrė kjo strategji e koncentrimit ushtarak ishte pėrcjellur me ndihmė logjistike dhe mjekėsore nga Rusia dhe Franca si dhe prej disa shteteve tė tjera evropiane.

    Sipas planeve strategjike, forcat serbe nė drejtim tė Kosovės operuan nė dy etapa.

    1.Etapa e parė e ndarė nė dy faza, pėrfshiu operacionet pėr pushtimin e Rrafshit tė Kosovės dhe mė pas Rrafshin e Dukagjinit deri nė Luginėn e Drinit.

    2.Ndėrkaq etapa e dytė nis me mėsymjen e forcave serbe nė drejtim tė Lumės pėr tė dalur nė Adriatik.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Kosova 1912

    VIJON NGA Afishimi paraprak

    Qėndresa shqiptare pėrballė ushtrisė pushtuese serbo - malazeze

    Pėrballė ushtrisė pushtuese serbe u gjendėn forcat kryengritėse shqiptare dhe disa efektiva tė vogla turke. Kryengritėsit shqiptarė ishin dislokuar nė kėto pozicione:

    1. Nė veriperėndim tė Shqipėrisė nė gjerėsinė frontale tė qėndresės: derdhja e lumit Bunė – Hot - Kelmend, forcat shqiptare drejtoheshin nga Ded Gjo Luli;

    2. Nė veri, nė drejtimet kryesore: Pejė – Beranė - Bjellopojė me thellėsi mbrojtjeje nga Berana deri nė Gjakovė dhe nė gjerėsi frontale tė mbrojtjes: Guci – Beranė - Plavė, forcat e qėndresės shqiptare udhėhiqeshin nga Bajram Curri, ndėrsa nė vijim-drejtimin e Sanxhakut, Pazarit tė Ri, me thellėsi mbrojtjeje nga Senica deri nė Mitrovicė dhe me gjerėsi frontale: Selenicė - Jenipazar e mbulonte Isa Boletini.

    3. Nė verilindje, drejtimet Llap-Gollak me thellėsi nga Merdari nė Prishtinė dhe me gjerėsi frontale: Permalinė-Bujanovc i mbronin forcat shqiptare nė krye me Idriz Seferin.

    4. Nė Lindje, nga Presheva deri nė thellėsi tė Shkupit me gjerėsi frontale: Bujanovc - Gjystendil... flamurin e qėndresės e mbanin Hasan Prishtina, Mehmet Deralla i Tetovės dhe Elez Isufi i Dibrės.

    5. Ndėrkaq me kuadrin e njė mbrojtjeje tė shkallėzuar brenda territorit, ngrihej grupimi luftarak qė mbulonte hapsirėn e bashkimit tė Drinit tė Bardhė e tė Zi (Lumė). Kėto forca vullnetare udhėhiqeshin nga patriotėt Ramadan Zaskoci ,Islam Spahija e shumė tė tjerė.

    Mė 14 tetor 1912 forcat e Armatės III serbe ishin koncentruar nė kėto zona: Zona e Toplicės pėrfshinte Divizionin e Shumadisė nė sipėrfaqen Kurshumli - Bajė e Kurshumlisė; Divizioni i dytė i Moravės ishte i stacionuar nė terenin Merdar – Raqė; Divizioni 2 dhe 3 i artilerisė ishte i koncentruar nė zonėn: Kurshumli - Bllacė. Nė kėtė teritor ishin pėrqėndruar edhe njė bateri e rėndė topash dhe bateria 3 e tė ashtuquajturave ”haubica” qė kishin mundėsi tė gjuajnė me frekuenca tė gjata. Ndėrkaq,nė zonėn e Medvegjės ishin koncentruar: Brigada e parė e Moravės dhe Divizioni i dytė i Drinės nė territorin Ratkocer – Merkonjė - Medvegjė; brigada e parė e Moravės ishte koncentruar nė terenin Dukat - Maja e Topallės - Tullar, ndėrsa divizioni i parė malor dhe bateria e 4-t e haubicave ishte e koncentruar nė sipėrfaqen Medvegjė - Lebanė.

    Nga grupi i Toplicės ishin koncentruar kėto forca serbe: Divizioni I i Shumadisė nėpėr Lumin e Bajės deri nė Perpalac, me qėllim tė depėrtimit kah Podujeva dhe Prishtina. Regjimenti 11(batalioni 1 dhe 2 me baterinė e 6 fushore)ishin pėrqėndruar nė shkrepat e Dabishevcit; Regjimenti 12 ishte vendosur nė nyjėn strategjike Perpallac(batalioni 1 dhe 2)nė Shushnjakė dhe Erėlishtė deri te Kėrtoku(batalionet 3 dhe 4 me bateritė 4 dhe 5 fushore)duke marrė pozicione vrojtuese nė lidhje me njėsitė ushtarake nė Dabinoc... Tė gjitha kėto forca vetėm e pritnin urdhėrinė pėr tė sulmuar forcat kufitare shqiptare dhe pėr tė depėrtuar brenda nė Kosovė.

    Beteja e parė e pėrgjakshme nė mes forcave kryengritėse shqiptare dhe forcave serbe u zhvillua nga 14/15 tetor 1912, nė zonėn kufitare tė Merdares pėr t“u shtrirė mėpastaj nė tė gjitha hapsirat frontale. Nė tė vėrtet nė teritorin e Merdarit, sipas tė dhėnave serbe, aradhat ēetnike pa lejen e Komandantit tė Armatės III dhe Divizionit II tė Moravės i sulmuan forcat kufitare shqiptare, mirėpo nė kėto luftime forcat shqiptare dolėn fitues. Ndėrkohė, komanda serbe mori masa mobilizuese, por megjithatė, njė krahė tė ushtrisė e pėrfshiu paniku dhe u larguan nga fronti. Deri mė 18 tetor, me urdhėr tė komandės serbe, me qėllim tė shkaktimit tė konflikteve tė vogla, krijimit tė frikės nė popull dhe depėrtimit sa mė lehtė nė Kosovė, nė brendėsi tė Kosovės(fshehtas) u futėn katėr aradha ēetnike, si:

    1. Aradhėn Ēetnike tė Llapit, nėn komandėn e kapiten Vojisllav Tankosiqit,

    2.Aradhėn Ēetnike tė Lisicės, nėn komandėn e kapiten D.Sekuliqit,

    3. Aradhėn Ēetnike tė Llukovės, nėn komandėn e kapiten P.Bllazhariqit dhe

    4. Aradhėn Ēetnike tė Gjilanit nėn komandėn e kapiten B.Simiqit."

    Dhe, mė 18 tetor nė tė gjitha vijat e frontit u pėrhap zjarri i luftės. Gjatė kėtyre luftimeve tė pėrgjakshme, ushtria pushtuese serbe pėsoi humbje tė mėdha, ku pati 1400 tė vrarė e tė plagosur. Pas disa ditė luftimesh tė pėrgjakshme, forcat e qėndresės shqiptare nėn presionin shkatrrimtar tė zjarrit artilerik tė trupave pushtuese serbe, u tėrhoqėn nė drejtim tė Podujevės. Nė afėrsi tė Podujevės (te Merēezi) divizioni i Shumadisė - hasi nė rezistencė tė forcave shqiptare, mirėpo pėr shkak tė epėrsisė ushtarake dhe artilerisė sė rėndė, kėto forca detyrohen sėrish tė tėrhiqen. Gjatė kėtij operacioni, forcat serbe duke e pėrdorur tėrė artilerinė e rėndė, dogjėn e rrafshuan me tokė shumė fshatra tė Llapit.

    Pėrkundėr rezistencės shqiptare, natėn e 20/21 tetorit 1912 ushtria serbe e pushtoi Podujevėn dhe menjėherė vendoset regjimi ushtarako-policor nė tėrė regjionin e Llapit. Komandanti i Armatės sė tretė serbe gjenerali Bozhidar Jankoviq me qėllim tė depėrtimit sa mė tė lehtė nė drejtim tė Prishtinės dhe gjetiu, lėshoi njė proklamatė tė shkruar me germa ēirilike nė gjuhėn shqipe tė titulluar: "T Tona Fiseve n`Shqipni, or vllazni", nė tė cilėn i ftonte shqiptarėt qė tė mos i bėjnė rezistencė ushtrisė serbe, sepse ajo kishte ardhur si "mike e shqiptarėve" pėr "tė pėrzėnė ushtrinė turke nga Ballkani"! Nė fund tė proklamatės porositen shqiptarėt, qė nėse do tė shtinin nė ushtrinė serbe "pushk n kemi me qit m qato, qi qetė nė ne, elle na lasht Zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kthen pushk n,e qato qi na pret vllaznisht, kemi me perqaf vllanisht, sikur vllau vllaun, se po bim m nji dor: Bes n e Zotit, dretėn e njerzin, e nė qetrėn po bajim arm e zjarm..."

    Gjatė kėsaj faze bie nė sy tėrheqja dhe shmangia e efektivave turke nga ballafaqimet e armatosura me ushtrinė serbe... Kjo tėrheqje pa qėndresė (e turqėve) sidomos e reparteve tė Baftjar Pashės nga Mitrovica nėpėr Drenicė pėr nė Gostivar dhe e 12 reparteve tė divizionit 21 tė Xhavit Pashės nga Sanxhaku, nėpėr Has e Lumė pėr nė Dibėr, dėshmojnė qartė, pėr arritjen e njė marrėveshjeje serbo-turke: qė kėto forca tė tėrhiqen pa gjakderdhje nga tokat shqiptare.

    Mė 22 tetor 1912, Divizioni i Shumadisė dhe ai i Moravės tė armatės III e sulmuan Prishtinėn dhe pas njė lufte tė pėrgjakshme nė grykėn e Teneshdollit, pėr munges municionesh Prishtina ra nė duar tė tyre. Menjėherė pas hyrjes sė ushtrisė serbe nė Prishtinė, filloi aksioni pėr ēarmatimin e shqiptarėve nga kufiri deri nė Prishtinė. Mė 24 tetor pa u ndalur fare, ushtria serbe nis njė operacion me pėrmasa shfarosėse nė drejtim tė Ferizajit dhe Kaēanikut. Pas luftimeve tė pėrgjakshme, forcat serbe me pėrdorimin e gjithė arsenalit tė artilerisė sė rėndė, mė 25 tetor futen nė Ferizaj, ndėrsa njė ditė mė vonė marrin nėn kontroll edhe Kaēanikun.

    Krahas kėtyre operacioneve (tė armatės sė III), nė krahun lindor operonin 126 mijė trupa tė armatės sė parė(I). Kėto forca gjatė marshimit nė drejtim tė Shkupit, hasėn nė rezistencė tė forcave kryengritėse shqiptare dhe nga 22-24 tetor 1912 nė Kumanovė u zhvillua beteja mė e madhe deri atė kohė. Beteja e Kumanovės u zhvillua midis malit Kozjak nė lindje, Malit tė Zi tė Shkupit nė perėndim, midis lumenjve Pqinje dhe Lumit tė Madh nė jug, si dhe nė veri tė fshatrave Llojan, Karabiqan, Nikulan dhe Strezovc. Nė Betejėn e Kumanovės, e cila mendohet se ishte vendimtare pėr fatin e luftės sė vitit 1912, armata serbe pati 21 oficerė dhe 702 ushtarė tė vrarė. Qėndresa heroike e forcave shqiptare qė drejtoheshin nga Hasan Prishtina, gjeneral Mehmet Deralla, Elez Isufi dhe Idriz Seferi, nė saje tė forcave serbe shumėfish mė tė mėdha dhe pėrdorimit tė armėve artilerike, u thye mė 24 tetor. Ato ditė, tė gjitha fshatrat shqiptare mbetėn tė boshatisura dhe afėr 150 mijė tė ikur u pėrqėndruan nė Shkup.

    Pas betejės sė Kumanovės dhe pushtimit tė qytetit, mė 26 tetor 1912 ushtria serbe pushton pa luftė edhe Shkupin. Gjatė rrugėtimit pėr nė Shkup ushtria serbe vrau e masakroi pa mėshirė rreth 2 mijė shqiptarė. Ato ditė, pas rėnjes sė Shkupit, ushtria serbe i kap tė gjallė, 13 krerė Kryengritjes Kombėtare Shqiptare si:
    1. Hasan Prishtinėn (ai u kap nė rrethinėn e Shkupit derisa po bėnte pėrpjekje mbinjerėzore tė rezistencės dhe me tėrė qenien pėrpiqej tė pengonte tėrheqjen dhe shpėrnguljen e popullit shqiptar nga friga e barbarisė serbe);

    2. Nexhip Dragėn nga Mitrovica;

    3. Seid Efendin nga Shkupi;

    4. Shaban Pashėn nga Prishtina;

    5. Qemajl Beun nga Shkupi;

    6. Hurshid Omerin nga Prishtina;

    7. Rushit Beun nga Dobratini i Prishtinės;

    8. Muharrem Efendin nga Prishtina;

    9. Xhemajl beun nga Prishtina;

    10. Jashar Pashėn nga Peja;

    11. Ibrahim bej Kokola nga Prishtina;

    12. Idriz Seferin nga Gjilani;

    13. Kasum Seferin nga Gjilani;

    14. Mustafė Muhsinin nga Stambolli, profesor i Gjimnazit nė Shkup. Tė arrestuarit internohen dhe izolohen nė Kėshtjellėn e Beogradit

    Duke qenė nė burg, komandanti i armatės sė III (B.Jankoviē) me qėllim tė "qetėsimit" tė gjendjes nė Kosovėn e pushtuar, kėrkoj ekzekutimin e kėtyre prijėsve, ndėrsa qeveria serbe pėr shkak tė famės qė kishin ata nė popull, iu shmang njė veprimi tė kėtillė. Pas qėndrimit disa muajsh, mė 16 maj 1913 ata do tė lirohen nga burgu me kusht "se do tė bėhen qytetarė lojalė tė mbretėrisė sė Serbisė". Nė ngjarjet e mėvonshme, ndonėse emrat e disave nga tė liruarit nuk do tė pėrmenden kurrėnjėherė(ndoshta pėr shkak tė lojalitetit ndaj pushtuesve), tė tjerėt nė krye me atdhetarin Hasan Prishtina do t'i bashkangjiten qėndresės shqiptare deri nė vdekje.

    Me betejėn e Kumanovės gjegjėsisht me pushtimin e Shkupit dhe pėrgjithėsisht tė Rrafshit tė Kosovės, pėrfundon faza e parė e luftrave pushtuese serbe nė Kosovė dhe fillon faza e dytė (e etapės sė parė) pėr pushtimin e Rafshit tė Dukagjinit.

    Luftrat e pėrgjakshme nė Rrafshin e Dukagjinit

    Operacionet pushtuese tė ushtrisė serbo-malazeze nė drejtim tė Rrafshit tė Dukagjinit, filluan qysh mė 30 tetor 1912, kur shėrbimi i zbulimit tė armatės sė III njoftoj komandėn supreme tė saj "se prijėsit shqiptarė po thėrrisnin nėn armė lumjanėt dhe fiset pėrqark" nė Dukagjin. Nė operacionet mėsymėse drejt Prizrenit dhe Gjakovės u angazhuan divizionet "Shumadia-1" dhe "Drina-2", ndėrsa Brigada "Morava" operonte drejt Tetovės, nė krahun e majt tė kėtyre dy divizioneve.
    Pėrleshjet e para me forcat e qėndresės shqiptare nisėn nė rrethinat e Ferizajit, nė fshatin Skullupovė dhe nė Hanin e Zborcit pėr tė vazhduar mė pas nė Shtimje e nė Duhėl-Grykė tė Carralevės. Nė pozicionet: Gryka e Carralevės - Qafa e Duhlės - Llapushė, qė nga 21 tetori ishin rreshtuar forcat shqiptare tė ardhur nga Luma, bajraku i Pėrdrinit e tė Ostrozupit. Nė krye tė kėtyre forcave ishin: Ramadan Zaskoci, Sali Spahija, Qazim Lika, Ahmet Qehaja, Cen Daci, Ramadan Ēejku - nga Luma; Abaz Bajraktari nga Ostrozupi; Rexhė Bardhi e Ramadan Shabani nga Kijeva; Hasan Hyseni, Dostan Kabashi nga Suhareka, Rexhė Ali Mehmeti nga Hasi e shumė tė tjerė.


    Njėkohėsisht me kėto beteja tė pėrgjakshme, nė pjesėn veriperėndimore dhe verilindore tė Kosovės, (nė drejtim tė Rrafshit tė Dukagjinit), pasi e kishin pushtuar Beranėn (Ivangradin), Plavėn, Gucinė, Jeni Pazarin, Rozhajėn, Javorin... ia mėsynė forcat e grupimit lindor-malazez dhe ato tė grupimit tė katėrt serb (njėsia e Ibrit). Forcat serbo-malazeze pas thyerjes sė qėndresės shqiptare nė rrethinat malore tė Pejės, me 30 tetor u futėn nė kėtė qytet pa luftė. Nė tė vėrtet qyteti i Pejės iu dorėzua forcave pushtuese, nga paria bashibozuke e prirė nga Sefedin Mahmut Begolli, pasi nėnshkroi aktin e tradhtisė njė ditė pėrpara (29 tetor) nė Ēafė tė Paklenit - me gjeneralin e grupimit lindor malazez Janko Vukotiqin. Pėr kėtė shėrbim, me rastin e formimit tė administratės "krahinore" nė Pejė (mė 3 nėntor 1912), Sefedin M.Begolli do tė emrohet kryetar i gjykatės.

    Nė operacionet pushtuese, drejt Deēanit e Gjakovės, gjatė datės 1-3 nėntor 1912, forcat serbo-malazeze, nė malet e Junikut dhe te "Kėrrshi i Mergegės" u pėrballėn me forcat shqiptare tė udhėhequra nga Bajram Curri, Bajram Daklani etj. Mirėpo pėr shkak tė epėrsisė numerike dhe pėrdorimit tė artilerisė sė rėndė, forcat e qėndresės shqiptare tėrhiqen nė vijėn strategjike pėrgjatė Qafės sė Morinės. Ndėrmjet 5/6 nėntorit 1912, trupat serbe dhe malazeze pushtuan Gjakovėn, dhe pas njė grindjeje ndėrmjet tyre, kėtė qytet e ndanė nė dy pjesė, sipas pėrroit tė Taphanės(lumit Krena)qė kalon mespėrmes qytetit. Kjo grindje nė mes tė ushtrisė serbe e malazeze u bė se kush do ta zotėronte Gjakovėn. Gjakova ndoshta ishte i vetmi qytet qė atėkohė u nda nga forcat aleate, tė cilat pushtonin bashkarisht tokat shqiptare. Forcat e Grupimit tė gjeneral J.Vukotiēit nga 20 nėntori, do t“i shkojnė nė ndihmė Grupimit tė Qendrės, me rreth 5500 trupa nė pėrforcim tė rrethimit tė Shkodrės.

    Derisa zhvilloheshin luftime tė pėrgjakshme pėr mbrojtjen e Gjakovės, Divizionet "Shumadia-1" dhe "Drina-2" duke e pėrdorur tėrė arsenalin e armatimit tė rėndė ndaj fshatrave shqiptare nė Shtimje e Grykė tė Carralevės, synonin pushtimin e Prizrenit. Mė 25 tetor 1912, ndonėse nė Grykė tė Carralevės ishin fortifikuar rreth 3-4 mijė kryengritės shqiptarė, nė njė pėrleshje triumfuan mbi forcat serbe, tė cilat u detyruan tė tėrhiqen pėrkohėsisht. Ndėrkaq nė sulmin e dytė ajo arriti t“i thejė forcat shqiptare. Pas thyerjes sė qėndresės nė Carralevė e nė Qafė tė Duhlės, forcat shqiptare tėrhiqen drejt jugut, pėr t“u pėrqėndruar nė zonat malore tė Pashtrikut, Koretnikut, Gjallicės(Pikllimės) e tė Sharrit.

    Nė mėngjesin e 3 nėntorit1912, ushtria serbe hyri nė Prizren pa hasur nė rezistencė nga shqiptarėt, duke marshuar nėpėr qytet, me qėllim tė demonstrimit tė forcės para popullsisė sė paarmatosur shqiptare. Vetėm ditėn e parė, ushtria serbe rrugėve tė qytetit dhe nėpėr shtėpitė e tyre vrau rreth 400 shqiptarė tė pafajshėm. Mė 5 nėntor, nė Prizren u vendos edhe komanda e armatės sė III serbe nė krye me komandantin famkeq gjeneralin Bozhidar Jankoviq.

    Forcat e ushtrisė serbe (armata III dhe grupimi i katėrt) dhe forcat e grupimit lindor malazeze, pas tri jave luftimesh tė pėrgjakshme, tė shoqėruara me vrasje e masakrime tė shumta nė gra, pleqė e fėmijė dhe shkatėrrime e djegje tė qindra fshatrave shqiptare, arriti ta pushtojė Kosovėn.

    Forcat pushtuese serbe, nė javėn e parė tė nėntorit 1912 qenė pozicionuar nė gjerėsinė frontale :"nga rrėza e qytetit tė Shkodrės - Plavės e Gucisė - Rrėzė Qafės sė Morinės nė Malėsi tė Gjakovės - rrėzė Qafės sė Prushit nė Has - rrėzė Qafės sė Zhurit nė Lumė dhe rrėzė Gurit tė Zi (Sharr) - Tetovė. Ndėrkaq nė gjerėsinė e ngushtė frontale nė drejtim tė Lumės, dy divizionet e eskalionit tė parė (Shumadia-1 dhe Drina-2) tė armatės sė III, shtriheshin nė vijėn "... Gjakovė - Ura e Fshejtė – Planejė – Kobajė – Leskovec - Guri i Zi nė Sharr (pjerrėsia perėndimore). Kėtu mbyllet faza e dytė e etapės sė parė tė luftimeve pushtuese dhe nis pėrgaditja e etapės sė dytė tė operacioneve serbe pėr pushtimin e Lumės dhe daljen e saj nė Detin Adriatik, synim ky i kahmotshėm i saj.


    Botuar ne :

    http://www.neneshqiperi.info/751.htm

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102
    Me rastin e 95 vjetorit tė Betejės sė Lumės (15 -18 nėntor 1912)

    LUMA - PĖRBALLĖ USHTRISĖ PUSHTUESE SERBE NĖ NĖNTOR 1912

    Shkruan: Sheradin BERISHA

    Dihet mirėfilli se Lufta e Parė Ballkanike shpėrtheu nė tetor 1912 nga shtetet e “Aleancės Ballkanike” qė e pėrbėnin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia. Nė kėtė luftė Shqipėria akoma pa u ēlirua pėrfundimisht nga pushtimi pesė shekullor i perandorisė osmane, u detyrua t“ia kthente armėt pushtuesve tė ri edhe pse pėr shqiptarėt ishte njė periudhė jashtėzakonisht e disfavorshme, pas kryengritjes sė pėrgjithshme tė verės 1912.

    Mobilizimi i shqiptarėve kundėr synimeve serbe pėr dalje nė detin adriatik

    Nė gjysmėn e dytė tė tetorit 1912, ndėrsa vazhdonin operacionet pushtuese tė ushtrisė serbe mbi tokat shqiptare, nė Kosovė e gjetiu, nė krahinėn e Lumės, tė Opojės, Vėrrinit, Gorės, Hasit, Dibrės... u organizuan kuvende tė shumta dhe nė saje tė kushtrimit tė lėshuar nga mbledhja e jashtėzakonshme e komitetit ”Shpėtimi” tė mbajtur nė Shkup, me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi i pėrgjithshėm pėr ta pėrballuar agresionin pushtues serb. Nė javėn e parė tė nėntorit, armata e III serbe pasi pushtoi Rrafshin e Kosovės dhe atė tė Dukagjinit, synonte pushtimin e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme pėr tė dalur nė brigjet e detit Adriatik.

    Qysh mė 5 nėntor 1912 kur gjenerali famėkeq Bozhidar Jankoviq hyri nė Prizren me regjimentet e Divizionit ”Shumadia-1”, nisi rigrupimin e forcave tė tij, pėr operacionet drejt Adriatikut. Pėr tė realizuar kėtė plan ushtarak, komanda serbe, kishte krijuar dy njėsi tė veēanta, qė morėn emrin si ”njėsitė e bregdetit” dhe repartet e kėtyre njėsive u pėrzgjodhėn nga divizionet ”Shumadia-1” dhe “Drina-2” tė dislokuara nė Prizren e Gjakovė.

    Krijimi i reparteve serbe pėr nėnshtrimin e Lumės me rrethinė

    Pėr tė evituar ēdo rrezik qė mund tė kėrcėnonte tė ashtuquajturit ”njėsitė e bregdetit”, qė do tė operonin nė drejtim tė Adriatikut, nėpėrmjet Luginės sė Drinit (Lumės), komanda e armatės sė tretė krijoi ”repartin e Lumės”, i cili mori pėr detyrė tė pushtonte kėtė krahinė dhe krahinėn e Hasit, Vėrrinit, Opojės, Gorės…, tė ēarmatoste shqiptarėt dhe tė godiste pa mėshirė ēdo rezistencė tė tyre.1

    Nė repartet ushtarake pėr pushtimin e Lumės u angazhuan rreth 16 mijė trupa, pasi sipas tė dhėnave tė komandės serbe, pa “pėruljen e Lumės” dhe zotrimin e brigjeve tė Drinit nuk mund tė realizoheshin planet strategjike tė proklamuara nga qeveria serbe e Nikolla Pashiqit.

    Pėr kėtė qėllim gjenerali Jankoviq, iu drejtua popullit tė Lumės me njė letėr ku kėrkonte tė plotėsohen kėto kėrkesa:

    - Qė paria, hoxhallarėt dhe tė pasurit tė vijnė nė bisedime pa armė;

    - Paria tė garantojė dorėzimin e pushkėve nga fshatrat e veta, nėse duan tė jetojnė nė ”rehati” me ne, e ky ėshtė kushti kryesor;

    - T“i ēarmatosin shqiptarėt e ardhur nga Kosova, llapjanėt, hasjanėt, prizrenasit, dukagjinasit etj, tė cilėt ndodhen nė mesin e tyre dhe ata qė kanė luftuar kundėr nesh;

    - Ta dorėzojnė, ose sė paku tė tregojnė ku ndodhet Isa Boletini, ta dorėzojnė Ramadan Zaskocin, Riza Beun, Islam Spahiun nga Kolesjani dhe Bajram Daklanin;

    - Qė parija t“i prijė ushtrisė serbe dhe tė informojnė pėr lėvizjen e rezistencės pėrreth, dhe

    - Qė ēdo fshatė t“i japė nga 5 vet peng e tė qėndrojnė nė Prizren, qė tė jemi mė tė sigurt. Nėse kėto kushte nuk plotėsohen, tėrė pasuria dhe fshatrat kanė pėr t“u bombarduar.2


    Kėto kushte ultimative nė asnjė mėnyrė s“u pranuan nga populli dhe paria e Lumės dhe trevat tjera pėrreth, andaj si rrjedhim soldateska serbe nisi operacionet ushtarake pėr pushtimin e Lumės dhe tė krahinave tjera pėrreth.


    Qėndresa shqiptare pėrballė operacioneve pushtuese serbe

    Pėrballė operacioneve pushtuese tė ushtrisė serbe, u gjendėn mijėra luftėtarė shqiptarė tė krahinave tė Lumės, Hasit, Vėrrinit, Opojės e Gorės, si dhe tė atyre qė ishin tėrhequr nga thellėsitė e Kosovės, pas pushtimit tė saj. Me kėtė rast malet e larta tė Pashtrikut, ( ku shtrihej krahina e Hasit dhe Malėsia e Gjakovės), si dhe degėzimet natyrore tė Sharrit - /(malet e Gjalicės (Pikllimės) dhe tė Koretnikut, matanė Drinit tė Bardhė), ku gravitojnė fshatrat e trevės sė Vėrrinit, tė Opojės dhe tė Gorės/, nga fortesa natyrore u shndėrruan nė fortesa lufte.


    Shih njė pamje nga rrafshi i Opojės, Koretniku - Pashtriku etj:


    Duke pas parasysh kėto pozita gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan nė vijėn frontale: Malėsia e Gjakovės (Qafa e Morinės - Qafa e Prushit) – Has (Planej-Gorozhup) - Qafa e Zhurit – Vėrri (Billushė – Jeshkovė – Lybeqevė - Lez) – Sharr (pjerrėsit perėndimore tė “Gurit tė Zi” – Opojė (Gryka e Llapushnikut).

    Nė organizimin e qėndresės shqiptare u shquan krerėt:

    - Ramadan Zaskoci,

    - Ramadan Ēejku,

    - Qazim Lika,

    - Islam e Sali Spahia,

    - Hoxhė Mehmeti,

    - Osman Lita,

    - Cen Daci,

    - Bajram Gjana,

    - Dervish e Nezir Bajraktari,

    - Myftar Nika,

    - Nexhip agė Bilali,

    - Sylė Elezi,

    - Ahmet Ilaz Qehaja,

    - Jemin Gjana tė gjithė nga Luma,

    - Elez Isufi,

    - Cuf Xhelili e

    - Xhafer Doda nga Dibra,

    - Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės,

    - Rexhė Ali Bajraktari nga Hasi,

    - sheh Hasani nga Prizreni,

    - Jahja Sait Sahiti nga Kuki i Opojės,

    - Kapllan Opoja,

    - Nail Hyseni - Dani i Rapēės sė Gorės,

    - Esat Berisha,

    - Abdyl Osmani,

    - Arif Krusha e shumė tė tjerė.3



    Qendrat komanduese tė luftės u vendosėn:

    1. Nė Llapushnik (Brezne) tė Opojės, nė krye me Qazim Likėn;

    2. Nė Krumė tė Hasit, nė krye me Rexhė Ali Bajraktarin; dhe

    3. Kėshilli Qėndror i Luftės nė krye me Ramadan Zaskocin u vendos nė Qafė tė Kolesjanit, nė majėn e quajtur Tabe, nga ku shihej qartė Rrafshi i Lumės.



    Pėr tė mos lejuar kalimin e trupave serbe matan lumit, pėrgjatė Drinit tė Bardhė, kėshilli i luftės, organizoi me kohė prita nė fshatrat: Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit... Prita tė tilla u ngritėn edhe nė brigjet perėndimore tė Drinit tė Zi si: nė Kolsh, Mamėz, Surroj, Tejdrinė...4 Nė kėto pozicione ishin forcat mbrojtėse shqiptare, kur mė 9 e 10 nėntor 1912 filluan operacionet e armatės III serbe nė drejtim tė Lumės.



    Beteja e parė e pėrgjakshme nė “Qafė tė Zhurit”

    Beteja e parė e pėrgjakshme nė kufijtė e Lumės u zhvillua nė “Qafė tė Zhurit” dhe vijoi deri nė grykėn e Morinės. Nė kėtė lokalitet ushtria serbe pėr 2-3 ditė rresht pėsoi goditje tė rėndė, duke lėnė nė fushėbeteja shumė tė vrarė e tė plagosur dhe armė. Pas kėtij dėshtimi, ushtria pushtuese serbe nė shenjė hakmarrje, nė fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarė, tė cilėt mė pas i dėrguan nė Prizren me qėllim qė tė ushtrohet presion nė popull, pėr tė mos e pėrkrahur edhe mėtutje kryengritjen.


    Ushtria serbe pas njė riorganizimi me reparte tė reja u nisė sėrish nė drejtim tė Lumės. Forcat shqiptare, tani pėrballė reparteve tė divizionit ”Shumadia-1”, pėr tė mos u dėmtuar u tėrhoqėn duke zhvilluar luftime sporadike, pėrgjatė brigjeve tė Drinit tė Bardhė dhe shpateve tė Koretnikut e tė Gjallicės, nė mėnyrė qė tė bėhej njė pėrgatitje sa mė e mirė pėr njė qėndresė mė tė fuqishme. Repartet serbe me goditjet e vazhdueshme qė i bėnin luftėtarėve lumjanė, nga fusha e Morinės e deri nė Pėrbreg, hap pas hapi u futėn nė brendėsi tė Lumės, deri nė Bicaj dhe u dislokuan nė hapsirat fushore tė kėtij fshati.


    Terheqja taktike e luftėtarėve shqiptare dhe pozicionimi i tyre nė vendet kyqe pėr goditjen e forcave serbe

    Tėrheqja e luftėtarėve shqiptarė u bė jo vetėm pėr shkak tė epėrsisė serbe nė numėr tė ushtarėve dhe nė armatim tė rėndė, por me kėtė rast u pėrdorė procesi luftarak taktik: qėndresa – thyerja - tėrheqja, si ligje objektive tė luftės, pėr ta futur armikun nėpėr kurthe, nė mėnyrė qė ta ndėshkonin mė pas me mėnyrat e tyre origjinale tė luftimit 5.


    Kėshilli komandues i luftės i pėrqėndruar nė Tabe (Qafė tė Kolesjanit), me kohė kishte siguruar prapavijėn edhe nė tėrthoren: Pėrbreg – Gjegjėn – Bardhoc – Morinė – Vėrmicė – Shkozė – Dobrusht – Zhur – Vėrri (Billushė - Jeshkovė-Lez...), e cila njėkohsisht luante rol tė dyfishtė:


    1. mbėshtetje tė sulmit mbi forcat armike dhe

    2. mbrojtje e prapavijės - tė shpinės sė luftėtarėve nė Lumė, ndėrsa fshatrat e Dollovishtit e tė Opojės siguruan krahėt e mbėshtetėn veprimet nė Grykėn e Vanjave, nė Qafėn e Zbinecit e tė Llapushnikut. 6


    Nė mėngjesin e 15 nėntorit 1912, Kėshilli i Luftės dha urdhėr pėr tė sulmuar repartet serbe nga disa drejtime tė frontit. Falė konfiguracionit tė terrenit malor, motit tė keq (me shi e bubullim) edhe pse tė varfėr nė mjete lufte, lumjanėt tė lėshuar si ortek mbi forcat armike, nė kodrat e Kolesjanit arritėn t'i asgjėsojnė qindra ushtarė serbė, ndėrsa nga radhėt e tyre ranė dėshmorė: Ibrahim H. Zeqiri - bajraktar i Radomirės, Nexhip Dullė Visha nga Kolesjani, Rexhep Jonuz Taci, Selman Asllan Nėrguti, Halim Shehu e Daut Basha nga Shtiqni etj.7

    Ndėrkohė pėr shkak tė rezistencės sė fuqishme, forcat serbe u tėrhoqėn nga Kolesjani dhe kodrat e Gabricės dhe u pozicionuan nė brigjet jugore tė Shejės dhe nė brigjet lindore tė Drinit tė Zi, ndėrsa forcat shqiptare kaluan nė vijėn: fshati Mustafaj – Osmanaj – Bushat (Kodra e Bushatit).


    Rigrupimi i forcave shqiptare

    Kėshilli i luftės, pas njė rigrupimi tė forcave shqiptare nė teren, mė 16 nėntor pa ndėrpre vazhdoi mėsymjen drejt forcave serbe dhe pėrleshjet gjakosėse u zhvilluan kryesisht nė krahun e majtė tė pėrroit tė Shejės. Pikėrisht nė kėto ēaste kritike pėr kurorėzimin e suksesit, nė Lumė arritėn qindra dibranė nė krye me udhėheqėsit e shquar Elez Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodėn etj, tė cilėt nė fushat e betejės sollėn edhe 2 - 3 topa qė dikur ua kishin zėnė turqve. 8

    Ushtria serbe e qėlluar (sulmuar) nga tė gjitha anėt, nė panik braktisi fushėbetejėn, duke lėnė edhe shumė tė vrarė e tė mbytur nė Dri dhe nė pėrroin e Shejės. Pėr tė pėrfituar nga situata e krijuar, Kėshilli i luftės tashmė nga Kolesjani ishte zhvendosur nė fushėn e Zborit - Nangė, dhe aty pėrcaktoi dy drejtime sulmuese (me 3 grupe) pėr ndjekjen e mėtejshme tė pushtuesve serbė:

    - Grupi i parė: u drejtua, nė krahun e majtė nėpėr rrugėn kėmbėsore qė tė shpiente nga Nanga nė Gostilė - pėr nė Kullė tė Lumės;

    - Grupi i dytė: nė rrugėn kėmbėsore qė tė ēonte nga Nanga nė Shtiqėn, Pėrbreg e deri nė Morinė,

    - Grupi i tretė: (nė rolin e rezervės) u pėrdorė si mbėshtetje pėr tė dy krahėt (grupet) e sulmit. 9

    - Ndėrkaq forca tjetėr goditėse qė kishte tė bėnte me fatin e Betejės sė Lumės, ishte organizimi i qendresės nė tė dy krahėt e Drinit tė Bardhė:

    - a. Nė tėrthoren Pėrbreg – Gjegjėn – Bardhoc – Morinė - Qafa e Zhurit – Vėrri (Billushė) - Guri i Zi (Opojė) - Sharr dhe

    - b. nė krahun tjetėr Has (Pashtrik) - Malėsi e Gjakovės.



    Pėr tė penguar shkuarjen e forcave tė reja serbe nga Prizreni nė drejtim tė Lumės, luftime tė ashpra u zhvilluan edhe nė trevėn e Vėrrinit. Nė vijėn Dobrusht - Qafa e Zhurit – Billushė – Lez - Leskovec, pati luftime ballore dhe anėsore. Repartet serbe nė kėto luftime pėrpiqeshin qė tė shpėrthejn vijėn frontale nė Vėrri, me qėllim tė depėrtimit nė Opojė e Gorė prej nga mendohej tė sulmoheshin nga prapa lumjanėt, mirėpo nuk patėn sukses.



    Vendimi i Kėshillit Komandues pėr tė goditur armikun nė tė gjitha frontet e luftės


    Nė kulmin e qėndresės pėr vdekje a liri, Kėshilli Komandues i Luftės qė pėrbėhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Hoxhė Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan Ēejku, Ramadan Kovaēi, Kadri Shahini, Jemin Gjana etj, sipas vendimeve tė marra nė njė mbledhje, mė 17 nėntor 1912 nisėn operacionet goditėse nė tė gjitha frontet e luftės. Malėsorėt lumjanė, tė ngujuar nėpėr kullat e fshatrave: Nangė, Gostil, Shtiqėn, Pėrbreg dhe nė shpatet lindore tė Gjallicės e Koretnikut (Pikllimės) si dhe nė brigjet e tė dy Drinave (tė Ziut e tė Bardhit), e tė ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafės sė Kolesjanit, forcat e armikut u sulmuan nga tė dy krahėt (lindje-perėndim) dhe u ndoqėn kėmba kėmbės.

    Repartet ushtarake serbe u pėrpoqėn tė rigrupohen e tė pozicionohen sėrish nė Kodrėn e Galipės e nė Zbor tė Nangėve, por kėto pėrpjekje gjithashtu dėshtuan keq. Repartet shpartalluese serbe pasi humbėn edhe nė kėtė fushėbetejė qindra ushtarė tė tjerė, braktisėn edhe vijėn mbrojtėse Shtiqėn - Drini i Zi.

    Nė kėto sulme lumjanėt trima veprojnė rrufeshėm, dhe gjatė luftimeve bien dėshmorė: Abaz Zezi, Baftjar Tahiraj, Baki Maliq Domi, Bektash Gjoka, Dervish Trota, Dullė Dema, Halil Dema, Halil Himaj, Hasan Shabani, Ismail Neziri, Jashar Shehu, Mehmet Allaraj, Mehmet Limani, Muharrem Mema, Mustafė Dogjani, Ramadan Koldashi, Rrustem Shehu, Shaqir Basha, Shaqir Dauti, Tahir Smajli, Zenel Mema, Haziz Xhaferi, e shumė tė tjerė.10


    Luftimet pėrfundimtare u zhvilluan nė brigjet e lumenjve Drini i Bardhė - Drini i Zi, ndėrsa ato me tė pėrgjakshmet nė Kullė Lumė.

    Mbeturinat e reparteve serbe qė i shpėtuan asgjėsimit nė rajonin e Bicajt, sė bashku me repartet e rajonit tė Kullės sė Lumės, kishin arritur tė dilnin nė bregun e kundėrt tė lumit Luma, poshtė Pėrbregut, dhe tė pozicionohen nė vijėn: Pėrbreg - Kulla e Lumės. Pėr kėto ngjarje, burimet serbe thonė se “gjatė tėrė ditės sė 17 nėntorit 1912 u zhvilluan luftime tė rėnda midis aradhave serbe e shqiptarėve, qė sulmonin nga tė gjitha anėt, veēanėrisht nga bregu i majtė i lumit Luma, duke rrezikuar forcat serbe qė tė hidhen nė Dri e tė shkėputeshin nga Prizreni. Mė i forti qe zjarri i shqiptarėve nga bregu i djathtė i Drinit tė Bardhė. Edhe togjet gjuajtėse qė u dėrguan nė atė krah nuk mundėn t“i largojnė prej andej lumjanėt e hasjanėt, tė cilėt me njė zjarrė anėsor tė fuqishėm, u shkaktuan humbje tė rėnda forcave serbe. Nė kėto rrethana, bateria e gjymtuar e topave malorė nuk mundi tė zinte pozicione e tė aktivizohej nė luftime”.11


    Fitorja e kryengritėsve shqiptarė nė Lumė


    Kapja e Kullės sė Lumės me luftime tė pėrgjakshme shėnonte pragun e fitores sė betejės. Forcat shqiptare, nė mbrėmjen e ditės sė 17 nėntorit, pasi arritėn tė pozicionohen nė vijėn: Drini i Bardhė - Uki i Vjerrė – Gjegjėn - Shpati perėndimor i Koretnikut - Bardhoc, sulmuan karvanin me qerre, me kafsh tėrheqėse tė mbeturinave serbe qė tentonin tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Prizrenit.

    Nė kėto luftime tė pėrgjakshme kur hordhitė barbare serbe vėrtet patėn humbje tė mėdha nė ushtarė e nė materiale lufte, u martirizuan edhe shumė lumjanė, si: Halil Taci (Gjegjėn), Hamza Dema (Morinė), Hazir Mhola (Bicaj), Isuf Ramadani (Morin), Jemin Dema (Bardhoc), Jakup Tota (Barruē), Liman Ēejku (Lusėn), Ramadan Nerguti (Gjegjė), Rrahman Duraku (Morin), Selim Gėrmizi (Bardhoc), Sinan Ēejku (Lusėn), Shaban Coka (Ujmisht), Shaqir Nerguti (Gjegjėn), Zenel Nerguti (Gjegjėn), Bajram Ramadani (Pėrbreg) e shumė tė tjerė. Nė Betejėn te vendi i quajtur “Uki i Vjerrė” u plagos edhe udhėheqėsi i moshuar lumjan Islam Spahia, i cili nuk iu nda luftės qė nga Qafa e Kolesjanit e deri nė Bardhoc.12

    Me luftėn te „Uki i vjerrė“ mbaron seria e betejave tė pėrgjakshme nė Lumė, ku rezultoi me shkatėrrimin e forcave serbe dhe dėbimin e atyre pak mbeturinave ( njėsive serbe) deri afėr Prizrenit. Humbjen e madhe tė ushtrisė serbe, nė Lumė mė qartė e ka shprehur nė kujtimet e veta Kosta Novakoviq, pjesėmarrės nė ato luftime.

    Novakoviq ka shkruar: ”Unė nuk do tė zė nė gojė detyrėn e parė tė repartit tonė tė Lumės - ēarmatimin e Lumės, qė ai nuk arriti ta kryejė, kėshtu qė nė rastin tjetėr do tė kthehem nė punėn e tij dhe tė komandantėve, punė tė cilėn e paguam me jetėn e njerėzve, duke humbur shumė municione, ushqim dhe kafsh... pas disfatės sė plotė nė Lumė, pas katėr netėve tė pandėrprera pa gjumė, pas tėrheqjes nga pozita afėr fshatit Bicaj, pas kalimit nė ujė deri nė brez, reparti i Lumės, i cili u pėrforcua edhe me njė batalion, mė 18 nėntor u detyrua tė tėrhiqet i shpartalluar e rraskapitur deri nė pikėn e fundit dhe mbėrriti nė fshatin Zhur, 8 km larg Prizrenit...” 13


    12 mijė ushtarė serbė kockat e tyre i lanė nė Lumė!


    Sukseset e arritura nė kėto ditė luftimesh nxorėn nė pah aftėsitė dhe taktikėn e zgjuar tė luftėtarėve shqiptarė, tė cilėt duke u mbėshtetur nė kushtet konkrete tė vendit dhe nė traditat e tė parėve tanė, shpartalluan pushtuesit serbė, tė shumtė nė numėr dhe tė armatosur me armė mė moderne tė kohės. Po kėshtu studimet e bėra, tradita gojore, por edhe folklori ynė popullor (kėngėt historike), japin disa tė dhėna pėr numrin e ushtarėve serbė tė vrarė nė Lumė.

    - Sipas opinionit tė lumjanėve numri i serbėve tė humbur ka qenė 16 mijė.

    - Sipas tė dhėnave nga historia ushtarake serbe, ky numėr shkon deri nė 18 mijė.

    - Sipas studiuesit Essat Bilali, nė revistėn ”Shqiptari i Lirė” dhe shumė studiuesve tjerė shqiptarė, shifra sillet nė 12 mijė ushtarė serbė qė i lanė kockat e tyre nė Kullė Lumė .14



    Pėrjetėsimi i Betejės sė Lumės nga rapsodi popullor


    Rapsodi popullor kėtė ngjarje historike e pėrjetėsojė edhe pėrmes vargjeve si:

    ”Ka hi serbi n“at“Prizren,

    po i thot`Lumės: ”Lirom ven!”

    Nuk jam mbreti, po jam Luma,

    t“mushi gjiksin plot me plumba!”



    Kur vikati Islam spahija:

    ”Bini djem, se shkoi Shipnija!”

    “Bini djem-thrret Ramadani

    -bini djem se shkoi vatani!”



    Gryka e Shejės po rredh gjak,

    po i thot Drinit: ”Ndihmom pak

    Ndihmom pak, n“dash me m“ndihmue,

    kllade t“mdhaja jam tuj ēue”.



    Krajli i serbit ban: ”Medet,

    m“faroi Luma askerin krejt!

    ma faroi askerin e ngrat

    burrat me pushk`e grat me spatė”.



    “Kadal, krajl u mlofsh me morre,

    dymdhetmi t`metėn pa vorre!”

    Djemt“e Lumės hiq s“kan dert,

    ka ni luftė bajn“vjet pėr vjet,

    luft“ me krajl e luft“ me mbret...”



    (...)



    Hasi shpat e gur e kep

    vend pėr vend pushka kėrset

    shkoj kukuja shpi pėr shpi

    I preu Hasi 3 mijė shkijė...”



    (...)



    Krejt Opoja u mlu n`zi

    Prej Prizrenit ter n“Dri

    Tre ditė luftė e tre ditė zi

    u vranė shkije pėrmi tre mijė...” 15



    Pėrfundim

    Ndonėse nė mėngjesin e 18 nėntorit 1912, mori fund beteja e Lumės, ku forcat shqiptare triumfuan kundėr armatės III serbe, nė Manastir zhvillohej njė betejė tjetėr ndėrmjet forcave shqiptare dhe reparteve tė armatės I-rė serbe, qė nė histori njihet si Beteja e Manastirit. Nė kėtė kuadėr vlerėsojmė se Beteja e Lumės, Beteja e Manastirit si dhe rezistenca shqiptare nė veri (Shkodėr) dhe nė jug (Janin) kanė rėndėsi tė madhe historike, pėr faktin sepse nė njė mėnyrė a tjetėr, krijuan rrethana tė favorshme pėr mbajtjen e Kuvendit Kombėtar nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912, ku u shpallė Pavarėsia e Shqipėrisė.


    (Lapidari nė Qafė tė Kolesjanit, nė pėrkujtim tė Betejės sė Lumės 1912)



    ------------------------------------------------



    R e f e r e n c a t



    1. Th.Muzaku: Politika e serbisė Kundrejt Shqipėrisė gjatė Luftės Ballkanike, Tiranė 1987, fq.145; /K.Novakoviq: Nėpėr Shqipėri (Kujtime)

    ”Dy Drinat”,1 ,1998, fq.32; /B.Ratkoviq: Prvi Ballkanski rat, Beograd 1978, fq.261. Sh.Hoxha: Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq.173.

    2. Dr.Xh.Shala: Marrėdhėniet shqiptaro - serbe 1912-1918, Prishtinė 1990, fq.64

    3. Sh.Hoxha:Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq182; /Sh.Braha: Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare (1884-1990), Gjakovė 1991, fq.148

    4. Dr.V.Kasapi: Mrekulli e natyrės, Kėshtjellė e historisė, Tiranė 1998, fq.69

    5. Po aty

    6. Xh.Martini: Elez Isufi, Tiranė 1994, fq.29

    7.Dr.V.Kasapi, vepėr e cituar, fq.72

    8. Xh.Martini, vep.e cit. fq. 29/Q.Mataj: Hoxhė Mehmeti 1867-1927, Kukės 2002, fq.135

    9. Dr.V.Kasapi; vepėr e cituar, fq.74. Q.Mataj:vepėr e cituar, fq.114

    10. Sh.Hoxha: Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq.187.

    11. Borivoje Ratkoviq: Prvi Ballkanski Rat 1912-1913, Beograd 1978, fq. 262-275. Sh.Hoxha: vepėr e cit. fq.188

    12. Sh.Hoxha: vepėr e cituar, fq.188

    13. K.Novakoviq: Nėpėr Shqipėri ”Dy Drinat”, 1 , 1999, fq.32 /Sh.Hoxha: vep. e cit. fq.189.

    14. T.Kolgjini: Luma dhe luftat e saj, Tiranė 1993, fq.38; Sh.Braha: Beteja e Drinit kundėr agresionit serbė (nėntor 1912), Prizren

    2000, fq.108.

    15. Sh.Hoxha: vepėr e cituar, fq.3. Sh.Braha: vepėr e cituar, fq.151
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-11-2007 mė 15:26

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •