Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te ngrihet ne Shqiperi nje reaktor berthamor per prodhim energjie?

Votues
49. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po! Sepse nuk ka mundesi te tjera per te sotmen dhe per te ardhmen!

    24 48.98%
  • Jo! Sepse ka mundesi te tjera me te mira se sa energjia berthamore.

    25 51.02%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #-19

    Një reaktor bërthamor për prodhim energjie në Shqipëri?

    Kryeministri Berisha ka paraqitur keto dite nje kerkese te biznesit italian per te ndertuar ne Shqiperi nje central berthamor per prodhimin e energjise.

    Energjia berthamore ndoshta nuk eshte zgjidhja, mirepo nuk ka nje zgjidhje tjeter me te mire per te ardhmen e energjise ne te gjithe boten.

    Cilat jane te mirat dhe te keqiat e shfrytezimit te reaktoreve berthamore per prodhimin e energjise?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-11-2007 më 17:07

  2. #-18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku eshte kjo informate..o dydrins..

    a ben te na e sjelles te shkoqitur..

  3. #-17
    Personalisht jam kunder ndertimit te nje reaktori berthamor per prodhimin e energjise elektrike ne Shqiperi.
    Vendi yne me te vertete ndodhet ne nje krize te thelle energjitike, por kjo nuk do te thote qe per hir te saj te pranohet cdo oferte qe behet.
    Edhe kthim i Shqiperise ne nje vend eksportues i energjise elektrike nuk me pelqen fare, sepse ne kemi nje vend me siperfaqe te vogel dhe zenja e tij me ndertime TEC, reaktoresh, linjash gazi etj do t'ja shtonte ndoshta vendit fuqine energjitike, por nga ana tjeter do t'ja ulte vleren vendit per qellime te tjera.
    Shqiperia ka burime natyrore energjitike, qe po te perdoren me efektivitet do te ishin nje burim i mjaftueshem energjitik.
    Shqiperise i nevojitet:

    - nje perdorim efektiv i prodhimit aktual te energjise,
    - nje politike e disiplinimit te marredhenieve prodhues dhe konsumator,
    - krijimit te nje vetedije te larte tek konsumatori, per perdorim efektiv te energjise dhe kursimit te saj, sepse ekzistojne gjithe ato mundesi ne kete drejtim,
    - lidhjen me rrjetet e gazsjellesave, ne menyre qe gazi te perdoret si burim per ngrohje, gatim dhe per industri,
    - shfrytezimin maksimal te energjise diellore, sepse ajo eshte bere tashme nje gje shume normale dhe ne Europen Veriore,
    - vendosjen e kushteve teknike te rrepta sa i perket termoizolimit te ndertesave,
    - etj.

  4. #-16
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ku eshte kjo informate..o dydrins..

    a ben te na e sjelles te shkoqitur..
    Kryeministri Berisha: Projekti për centralin bërthamor, projekt i realizueshëm në një periudhë afatgjatë


    Kryeministri Berisha u shpreh sot se qëndrimi i Shqipërisë për ndërtimin e një centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike ka bazë të plotë reale, por një projekt i tillë mund të realizohet në një periudhë afatgjatë.

    Duke shpjeguar qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë çështje, Kryeministri i cilësoi këto si përpjekje serioze, të cilat kërkojnë një kuadër ligjor shumë të hollësishëm, negociata me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Vjenë dhe ndihmën e kësaj agjencie.

    “Unë në asnjë lloj rrethane nuk mund të marr përsipër që të privoj Shqipërinë nga ky burim energjetik kaq të rëndësishëm, siç është energjia nukleare”, deklaroi Kryeministri Berisha.

    Kryeministri sqaroi se për realizimin e këtyre projekteve nuk do të ketë angazhim të fondeve publike, por nënvizoi se në rast se kompania Ëestinghouse apo kompani të tjera e gjykojnë të arsyeshëm investimin në një central nuklear në Shqipëri janë plotësisht të mirëpritur duke respektuar të gjitha standardet ndërkombëtare.

    Më tej Kryeministri duke iu referuar kundërshtimit të opozitës ndaj një projekti të tillë theksoi se opozita kundërshton gjithçka, por shprehu besimin se ajo nuk ka bërë zgjedhjen e duhur.



    10/11/2007

    Marre nga faqja zyrtare e Kryeministrit te Shqiperise

  5. #-15
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Te mirat jane qe gjate proçesit te perpunimit nuk prodhohet CO2.
    Kushton me pak dhe ka me shume stabilitet,duke pare si po shkon merkato e naftes keto kohet e fundit.
    Stabilitet politik.
    Tensionet ne vendet prodhuese te naftes,shume lehte mund te transmetohen ne vendet qe kane me shume kerkese.

    Kunder
    Ne rast aksidenti e dijme te gjithe çfare mund te ndodhi.
    Mbeturinat berthamore nuk mund te eliminohen per momentin,por magazinohen per mijera vite.
    Rreziqet e trasportit,aksidente,akte terroriste etj.

    Pak a shume keto jane pro e kunder,dhe ne kete moment mund te jete nje zgjidhje e mire per Shqiperine.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #-14
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Per te mos folur per (pa)mundesite e zhvillimit te infrastruktures deri ne ate fare mase, per te mos folur per rrezikun, mirembajtjen dhe per me teper ku do cohet lenda mbetese e centralit, duhet te kemi parasysh dicka (ta zeme se marrin "hov" keto plane:
    Bullgaria i mbylli reaktoret si kusht per t'u bere anetare e BE. Nga 2002-2006 mori 550 milione euro ndihme per pastrimin dhe mbylljen e 6 njesive. Ne dhjetor u mbyllen, ne janar 2007 u bene anetare te BE. Duke pasur parasysh kushtet strikte per anetaresim ne BE nuk e di nese kryeministri eshte konsultur me organizaten ne fjale per planet e tij.

    Per te mirat e centralit berthamor, nga njera ane shkencerisht eshte energjia me e paster, por, dhe nje "POR" e madhe, shkenca nuk eshte e zhvilluar akoma ne ate mase, per te gjetur menyren me efikase te shperberjes se mbetjeve. Gjeopolitikisht gjithashtu ky ndertim do te krijoj problemin e marrjes se lendes se pare. Bullgaria e merrte nga Rusia, gje qe binte ndesh me interesat e BE dhe US. Nejse, dmth po diskutoj ketu sikur kjo ide vertete te merret seriozisht nga qeveria. (Sipas gazetes La Stampa, apo dhe shtypit shqiptar Berisha eshte shprehur se do ta bej Shqiperine "Superfuqi te Energjitikes".)

    Nga ana tjeter, mbetem e mendimit se burimet alternative (hidro, te diellit dhe eres) duhet te jene zgjidhja e problemit te energjitikes per Shqiperine. Burime keto qe i kemi me bollek.

  7. #-13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    votoj per jo.
    kemi shume alternativa te tjera qe do ishin me te sigurta dhe me pak te kushtuesheme.
    Energjia e eres, dhe hidrocentralet. Shqiperia ka nje rrjet mjaft te pasur ujor.

    Centrali ne nje shtet aq te vogel sa i joni, do ishte nje bombe me kurdisje ne mes te vendit.
    Ku i dihet, rasti qe fqinjet tane presin te na zhdukin mund te jepet nepermjet ketij centrali berthamor.
    Noshta sot, nivelet e sigurise jane shume here me superiore se ato te kohes se cernobilit, por une nuk do luaja me fatin.

  8. #-12
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    PS per temen, brenda mundesive anetaret qe votojne a ka mundesi te shkruajne nja dy fjale rreth votes se tyre?! Qe te ndricohen te dyja palet per pro-te dhe kondrat.

  9. #-11
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Une votoj kundra !
    nese ne te ardhmen zgjerohet europa, patjeter se do instalohen edhe largeperquesit ku nga franca dhe tere europa e bashkuar do te vie rryma elektrike edhe ne shqiperi e trojet shqiptare ku per 8milion banore sot e mbrenda 50 vitesh do behemi gati 20 milion, besoje se nuke do kete problem. ne kroaci vjen gjithashtu rryma nga europa e pse mos te vije edhe 100 kilometra me teje ?
    Si kroacia qe pati dhe provoj kete energji nukleare si dhe bullgaria eshte provuar qe nuke kane fuqi per mirembajtje se per te ndertuar nje central nuklear eshte aqe lehte si te montojsh nje biciklete por pasojat pastaje jane te renda....

  10. #-10
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Sot e 100 vjet ne Shqiperi nuk behet kjo.

  11. #-9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Votova per JO, se pari duke mar parasysh rrezikun, se dyti do te duhen njerz qe te mirmbajn at central berthamor sepse ne shqiptaret skemi kuadrot tona (se paku kshtu jam i informuar), kshtu duhet te marrim njerz nga shtetet tjera ti paguajm me para te majme per mirmbajtjen e centralit berthamor, me kete para te mirmbajtjes te krijojm kushte tjera per prodhimin e energjis qe nuk jan te rrezikshme.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  12. #-8
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Super esht vetem te para , Shqiperia ska tjera mundesi , me hidrocentrale e shofim sa jan mundesit, Termocentralet jan ndotes i madh dhe je i nvarur prej thengjillit , mazutit ....
    Sjam ekspert mirpo me duket ide e mir . Ndersa tja lejm Kosoves ta ndertoj Termocentralin ashtu si e kan parapa , termocentral gjigant ( plus e ka edhe landen e par )

  13. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    14
    Disa shoqeri te huaja shumekombeshe po kerkojne me insistim ndertimin e nje Qendre Berthamore ne Shqiperi. Kryeminstri shqiptar z.Berisha theksoi per median se eshte konsultuar me kompanine italiane Camozzi Holding spa per ndertimin e kesaj qendre berthamore ne Durres.

    A ka nevoje Shqiperia per nje qender vdekjeje ne zemren e saj?

    Shqiperia, nje nga vendet me pasurite me te medha ujore ne Evrope, ne te cilen mund te ndertohen hidrocentrale te panumerta? Shqiperia, vendi i alpeve, maleve dhe lartesive, nga mund te perfitohet energjia e eres? Shqiperia, vendi i diellit mesdhetar qe ngroh te katra stinet, nga i cili mund te perfitohet energjia diellore?

    A ka nevoje Shqiperia per nje qender vdekjeprurse? Mos valle na kane lene pa drita ne gjithe keto kohe, si ne mesjeten e larget, qe kur te vinte lajmi i ndertimit te nje qendre nukleare, njerzit nga stresi i perditshem i erresires, te mos pyesin me as per radioaktivitet, as per tumore e as per kancera, per pak energji me shume?

    Pse pikerisht nje kompani italiane ofrohet per ndertimin e kesaj qendre te vdekjes? Mos ndoshta sepse ne Itali nuk lejohet me ndertimi dhe perdorimi i qendrave nukleare qe nga viti 1987, kur ne baze te nje referendumi mbarepopullor u mor vendimi per mbylljen e tyre, pasi konsiderohen si qendra te nje rezikshmerie te larte per shendetin e njeriut? Pra mos valle kompania italiane mund te beje ne Shqiperi ate qe nuk ben dot ne Itali?

    Pse pikerisht ne Durres do te ndertohet kjo qender berthamore? Mos valle mbetjet nukleare qe jane faktori me i demshem per ambjetin dhe sidomos per njeriun dhe qe shkenca e kohes nuk ka gjetur akoma nje menyre per ti eliminuar ato, kjo kompani ka menduar ti shperndaje ne ujrat e bregdetit Durrsak? Investimi me i kushtueshem per nje qender nukleare nuk eshte ndertimi i saj por eshte pikersht izolimi i mbetjeve nukleare ne disa faza te ndryshme perpunimi qe megjithate humbin radioaktivitetin e tyre vetem pas me shume se 1000 ( njemije) vjetesh. A eshte kjo dhurata qe duam ti bejme femijeve dhe niperve tane? T?ju leme amanet mbetje nukleare qe shkenca me e perparuar perendimore nuk ka arritur akoma sot ti eliminoje?

    Mos valle shtetet fqinje shohin tek ne vendin e varfer dhe te korruptuar, ku mund te ndertojne qendra nukleare, te marrin energjine e paster te ketyre qendrave ne shtetet e tyre dhe te na lene neve bakshish mbetjet nukleare?

    Mos valle keto vende nuk duan ti ndertojne keto qendra nukleare ne vendet e tyre pasi sot qendrat nukleare jane shenjestra numer nje e terroristeve per atentate terroriste. Pasi shperthimi i nje bombe ne nje qender nukleare eshte ekuivalente e nje Hiroshime te dyte?

    Mos valle ketyre vendeve, ndertimi i nje qendre berthamore ne Shqiperi nuk ju dhimbset shume pasi, nuk do te vdesin nga leucemia, tumori apo kanceri femijet e tyre, por femijet e shqipetareve te varfer dhe te urte?

    Vendet e Komuniteti Europian kane mbi nje dekade qe po diskutojne mbi ceshtjen e mbetjeve te tyre nukleare, duke kerkuar nje vend ideal per depozitimin e tyre... Mos ndoshta jemi ne vendi fatlum?

    Neqoftese nuk do qe ne Shqiperi te kete nje Chernobyl te ri, neqoftese nuk do te te marri dheu nga leucemia, tumori apo kanceri, neqoftese nuk do qe femija te te lindi me dy koke dhe nje kembe, dhe qe te afermit dhe familjaret te te lene nje nga nje per shkaqe ?misterioze te natyres? atehere thuaji:

    JO VDEKJES! JO NDERTIMIT TE NJE QENDRE NUKLEARE NE SHQIPERI!

    PO JETES! PO NDERTIMIT TE QENDRAVE EKOLOGJIKE TE ENERGJISE NE SHQIPERI

  14. #-6
    Eshte pyetje e veshtire per t'i dhene pergjigje duke ditur situaten e energjise elektrike ne Shqiperi. Eshte kollaj te thuash -Jo, mos ndertohet - kur ke drita, por nuk mund te thuash dot as -Po, kur mendon anet negative qe sjell kjo menyre zgjidhjeje problemi per energjine.

    Duke menduar efektet negative dhe opsionet e tjera qe vendi yne ka per zgjidhjen e ketij problemi, votova per JO.

    Ka zgjidhje te tjera te ketij problemi. Nuk kam shume per t'i shtuar opsioneve qe ka parashtruar Dydrinasi. Do theksoja edhe nje here shfrytezimin e energjise diellore. Vendet nordike, Gjermania etj jane shembuj ne kete drejtim, pse jo ne, duke konsideruar poziten gjeografike qe kemi. Mund te jete nje investim i kushtueshem si fillim, por nje zgjidhje mjaft e mire qe po konsiderohet gjithmone e me shume ne bote. Cdo njeri mund ta shoh fare lehte se si po ecin kompanite e paneleve diellore ne stock market.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  15. #-5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Duke marur parasysh ndikimet negative, mendova se do te jete me mire pa rryme se sa me disa probleme tjera me te renda se ajo e rrymes , keshtu qe votova per JO!
    Sui generis

  16. #-4
    Skenderbeu Maska e Optimus
    Anëtarësuar
    31-10-2007
    Vendndodhja
    Shqipëri, Tiranë
    Postime
    13
    Mendoj se centrali berthamor per nje vend te vogel si Shqiperia do te ishte shume here me i demshem se sa i dobishem. Do te kishte nje ndotje shume te madhe dhe gjithashtu mendoj se nuk do te ishte energjia qellimi kryesor, por ndonje tjeter qellim Amerikan per baza ushtarake ne Shqiperi, pasi dihet, jemi vend me pozita mjaft te mira gjeografike, nga mund te kontrollosh gjith ballkanin dhe shume vende te tjera te Europes.
    "Sang Real"

  17. #-3
    Votova PO. Me duket ide e madhe, ambicioze dhe patriotike. Edhe pse te gjitheve fjala "Central Berthamor" na kujton ne rradhe te pare Cernobilin apo aksidente te tjera, prape mendoj se teknologjia me te cilen do te ndertohet i perket asaj te pas viteve 2000. Besoj se ka shume me teper siguri teknike dhe do te siguronte energji te mjaftueshme per Shqiperine per te pakten nja 60-70 vjet. Pastaj mendoni per stabilitetin politik dhe ekonomik qe do te krijonte automatikisht per vendin tone. Askush nuk do hidhte miliarda $ ne Shqiperi dhe te injoronte me pas situaten politike te vendit. Pra e ben vendin tone me nje objekt te nje rendesie te vecante dhe shume strategjik. Vendet e punes qe do hapeshin ne sektorin energjitik, teknik dhe menaxhues ne 10 vitet e ndertimit dhe pas tyre, jane komplet nje tjeter aspekt pozitiv i kesaj ceshtjeje. Si perfundim dhe njehere i shpreh urimet e perzemerta kryeministrit shqiptar per kete iniciative.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  18. #-2
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Centrali atomik, arsyetime pro e kundër

    Dy ditë pasi kryeministri Berisha shpalli synimin për të lejuar ndërtimin në Durrës të një centrali elektrik me energji bërthamore, ka pasuar një debat në politikë e media lidhur me aspektet pozitive apo negative të këtij projekti. Prodhimi i energjisë elektrike nga reaktorët bërthamorë, në rast se miratohet nga parlamenti shqiptar, do të shënojë hapin e parë të vendit tonë në përdorimin e një procesi teknologjik, i cili ka epërsi në disa drejtime, por paraqet edhe vështirësi, madje rreziqe.
    Duke folur për “Gazetën”, jo në cilësinë e politikanit të opozitës, por të ish-drejtorit të KESH-it dhe ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti ve në dukje se ky projekt është orjentuar dukshëm drejt eksportit të energjisë. Së pari, thekson ai, kostoja e investimit për ndërtimin e një centrali bërthamor është e konsiderueshme. Për një megavat fuqi të instaluar, gjatë ndërtimit të një TEC-i kërkohen 1 milion USD. Shifër që dyfishohet për ndërtimin e një hidrocentrali. Por, një central bërthamor kërkon 5 milionë dollarë për çdo megavat fuqi të instaluar. Kuptohet që vepra, e ndërtuar me koncension, nuk do të ishte në dispozicion të shtetit shqiptar, por të kompanive investitore. Pasi ato janë të interesuara të nxjerrin sa më parë shpenzimet e tyre, të cilat mund t’i sigurojnë më shpejt, jo duke e shitur energjinë në tregun e brendshëm, ku ajo është me çmim tepër të lirë, por në drejtim të Perëndimit, ku shitet shumë më shtrenjtë.
    Por, sikurse vuri dje përsëri në dukje kryeministri shqiptar, nga një central bërthamor, që do të ndërtohej jo me fonde nga shteti, por do të jepej me koncension, duket se do të kërkohej lënia e një kuote energjie elektrike në Shqipëri, si çmim për të drejtën koncensionare. Përqindja e të cilit mbetet për t’u përcaktuar me marrëveshje që në fillim nga të dy palët kontraktore. Përsa i përket rrugës së transmetimit të energjisë, ka shumë mundësi që të përdoret kablloja nënujore, në projektim e sipër, që lidh brigjet e Shqipërisë dhe Italisë.


    Rreziqet

    Problemet më të mëdha vendit, ku ndërtohet një central bërthamor, i përkasin sigurisë. Në dy drejtime kryesore: ato që lidhen me terrorizmin ndërkombëtar dhe ato që lidhen me aksidente të mundshme. Përsa u përket këtyre të fundit, sado masa sigurie të ndërmerren, asnjëherë nuk mund të shmangen aksidente, me pasoja shumë të rënda, çka ka ndodhur në shumë vende më të zhvilluara se Shqipëria. Por, prania e lëndës së parë për prodhimin e bombave bërthamore në vendin tonë, mund të përbënte një joshje edhe për terrorizmin ndërkombëtar, që do të gjente një kontroll të dobët nga shteti dhe korrupsion të përhapur. Këto janë rreziqe potenciale, por që nuk mund të përjashtohen thjesht me euforinë karakteristike të kryeministrit shqiptar.
    Ndërkohë, do të kërkonte një kohë shumë të gjatë miratimi i lejes nga ana e Agjencisë Atomike të Vjenës, që arrin edhe deri në 10 vjet, deri sa të ofrohen garanci sigurie të mjaftueshme.


    Ndotja

    Një problem tepër të mprehtë do të përbënte çështja e mbetjeve radioaktive nga procesi i prodhimit të energjisë nga uraniumi. Ka vende si Rusia apo Gjermania që ofrojnë vende për stokimin e këtyre mbetjeve, por kostoja është tepër e lartë dhe ekziston mundësia që këto mbetje të qendrojnë në vend, duke krijuar probleme shumë të mëdha për mjedisin, shëndetin e njerëzve dhe natyrën.


    Përhapja e centraleve me energji bërthamore lejohet në Lindje

    Bashkimi Europian është shprehur kohët e fundit pro ndërtimit të kapaciteteve bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike, sidomos në vendet që kanë hyrë së fundmi në gjirin e BE. Norvegjia, Portugalia, Irlanda, Greqia, Danimarka, Italia etj. nuk kanë në përdorim asnjë central bërthamor. Holanda, Slovenia apo Lituania kanë në përdorim vetëm nga një central bërthamor, por me teknologji të konsideruar si të sigurtë. Bullgaria u fut në BE me kushtin e mbylljes së centralit bërthamor të Kozloduit, por për arsye se ai ishte me teknologji ruse, pa siguri të lartë. Së fundmi, ky vend ka marrë lejen për të ndërtuar një central tjetër të këtij lloji, me teknologji perëndimore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 11-11-2007 më 16:25
    Liberté, égalité, fraternité

  19. #-1
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Nuk besoj qe Shqiperia mund te nderteoje nje rrepart nuclear per shfytezim elektrik....e pa mundur besoj une, ka shume barriera.

  20. #0
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    jo.
    Jemi nje vedn shume i vogel, pak i zhvilluar per kete central, qe sic e tha dhe hapesi i temes, paraqet ndotje radioaktive te mjedisit si dhe rrezik aksidentesh, ose shenjester te terrorizmit nderkombetar.

    Ka me shume kunder se sa pro.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •