Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 13 prej 13

Tema: Aida Dizdari

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Postime
    81
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Aida Dizdari

    Mbame...


    se jam shkume e te shkrij ne duar,

    mbame kur jam e dashur,

    kur jam vete-mohuar;

    mbame kur lind per ty

    e kur jam rrezuar,

    mbame kur jam e rritur,

    mbame kur jam leshuar...

    Mbame se vdes

    kur jam larg teje,

    se me je si dielli pas nje rrufeje;

    mbame te gjalle e te praruar,

    se s'dua te vdes larg teje,

    po s'dua te te vdes nder duar...

    Korrik 2002




    Mbi zjarrin



    Tretem ne flaken time

    e ti se kupton

    se zjarri eshte i imi

    e ndizet me urdhera te mi.

    Nuk kupton

    se me urdherat e tu

    s'ka flake,

    por hi...

    Tetor 2002

    Aida Dizdari

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ReA_8
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    79
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Aida ,poezia e bukur ,kisha nevoje te lexoja nje poezi dhe lexova vertet dicka te bukur .
    .....Mesoni dicka per cdo gje dhe gjithcka per nje gje .....!!
    .....Kujdes nga duartrokitjet !Kenaquni me to ,por asnjehere mos u besoni......!

  3. #3
    lysien Maska e EDVIR
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Mosha
    33
    Postime
    99
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    lulja !!!
    lulja e jote me eshte thare
    me kujtimin qe kam pase
    une me lot po e ujis
    emrin tend e peshperis
    kete poezi e shkruj me vaj
    aty i shoh syt e saj
    sikur dojne te me tregojne
    se prap me dashurojne
    dua te bertas me ze te qaj
    e di se une kam bere shum faj
    dua ti vras brengat pak
    me shishe skenderbe konjak .....
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  4. #4
    lysien Maska e EDVIR
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Mosha
    33
    Postime
    99
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    atdheu !!!
    qe diten qe ika
    qe kur ste kam pare
    nga lotet qe kam derdhur
    shamia s'eshte thare
    shume dite kaluan
    sot u bene tre muj
    qe une vuj
    vuj ne dhe te huj ......
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  5. #5
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Heq kapelen per kete te Atdheut!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #6
    lysien Maska e EDVIR
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Mosha
    33
    Postime
    99
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    ve doren ne zemer kur kalon !!!
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,015
    Faleminderit
    2
    110 falenderime nė 101 postime
    Marini eshte cun - pra ai vetem sa prezanton nje shkrimtare shqiptare ketu nuk po hedh shkrimet e tij...

    Edvir dy poezite e fundit ishin te tuat apo te Aides ?

    (nq se nuk jane poezite e saj do te lutesha te ishe me i vemendshem se ku je duke shkruar, nuk eshte forumi i krijimeve personale por forumi i krijimeve te shkrimtareve shqiptare)


    Pershendetje!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Postime
    81
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    "dua te bertas me ze te qaj
    e di se une kam bere shum faj
    dua ti vras brengat pak
    me shishe skenderbe konjak ....."

    pershendetje Edvir

    kjo, ne s'gabohem, eshte kenge kosovare

    ne s'te vjen keq, te propozoj ta shkruash ne temen perkatese, mbasi fatkeqesisht nuk ka lidhje me temen...

    pa te keq

    marinI

  9. #9
    lysien Maska e EDVIR
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Mosha
    33
    Postime
    99
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    asnjeri nga postimet e mia nukj eshte krijim i imi as nuk pretendova se jane te tille une i shkruajta vetem se me prelqejne si tekste , nese juve ju shqetesojne edhe i fshijme fare ok,
    hajt shnet dhe gjithe te mirat !!!
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Postime
    81
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    NJE LUGE MJALTE


    Lulen e brishte me petlen roze

    qe kryet ul me turp para rrezes se ngrohte e te bardhe,

    polenin prej thekes delikate,

    e lengun prej pistilit kryelarte...



    ...gumezhimen e ujit qe shpertheu prej rrenjes

    e gjethen ia drejtoi diellit,

    kripen e shpirtin e tokes

    e more, dhe lotin e qiellit...



    ...muziken e barit vallezonjes

    e perkedheljen e eres,

    enderren e fares, fjetjen e botes,

    ringjalljen, jeten...



    ...zemren e celur qe rrjedh njesh me gjakun

    ne trupin e vockel

    dhe krahun e tejdukshem te bletes,

    zhurmen e punes ne zgjua,

    hojin e embel e gjumin e mbretereshes,



    larezimin me ar

    e njeriun nga te erdh' ngrohtesia,

    e ke ti parajseza ime e vogel ne toke...

    lugeza e mjaltit ne buzet e mia.



    Aida Dizdari

    Janar 2003

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Postime
    81
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E PANJOHURA


    Per ty kam pyetur nje fije diell

    e panjohura lekure-qelibar.

    Me feshferiu, me pshehretiu

    se as te njihte e as te kishte pare.



    Per ty moj zonjeze buzekuqe

    me floke e faqe te perskuqur

    kam pyetur nje blete dhe nje lule,

    nje yll, nje krua edhe nje flutur.



    Per ty moj pyeta e bukur

    se desha te te them nje fjale,

    qeshjen kur e leshove ashtu kot

    edhe veshtrimin tend te arte,



    dicka me dhembi thelle ne shpirt,

    ne gisht unaza me perveloi,

    se pshehretima e djalit tim

    thelle ne shpirt me semboi...



    Ti erdhe e ike si nje vegim,

    ne ate tren me shume pasagjere

    ne koridor e ne kabine

    sec le nje ere, sec le nje ere...



    Krahesh te mia ai erdhi

    buzen me buze ma takoi,

    po heneze, s'di pse me dhembi

    kur shtat me shtat ai me pushtoi.



    S'di pse me dhembi kur tha "Te dua"

    e me veshtroi porsi kaprolli,

    ne syte e tij deshire dhe faj,

    nje gjysme prekjeje, ne shpirt me drodhi.



    Aida Dizdari

    Janar 2003

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Postime
    81
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pese caste

    I

    Cdokush vdes mbi nje rreze dielli

    sic mbi nje rreze dielli mbin...

    Nje cast shkelqejme te flakeruar

    pastaj bijme ne harrim.

    II

    Ti me vjen me yllin e mengjesit

    e s'shkon nje cast nga mendja ime

    dhe gjumin ma ke rrembyer

    ndaj nates humb ne enderrime...

    III

    Kokrrize rere je ti per mua,

    kokrrize rere jam une per ty...

    ...ne shkretetire u kerkuam,

    u gjetem e u beme dy.

    IV

    Pellumb i bardhe me syte e shkruar

    ne mos qofsh bere per shume lartime,

    eja me mua te fluturosh dashurise,

    pellumb i bardhe i paqes sime.

    V

    Uji i nxehte me rodhi trupit

    e te harrova per nje cast,

    po e largove lehtas perden

    e uji na mbuloi bashke..._

    _

    Aida Dizdari

    Janar 2003

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Larg...
    Mosha
    39
    Postime
    26
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Aida!Jeni e fresket dhe e sinqerte ne vargjet e tuaja.
    Do deshiroja te jeni kaq e kendeshme, sikurse rreshtat qe shkruani.
    Urime!!!
    Blu*

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikės
    Nga shigjeta nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 02-01-2016, 10:21
  2. Lajme nga bota e muzikės shqiptare!
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-01-2013, 08:35
  3. Kush e fiton superligën shqiptare?
    Nga Davius nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 646
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 10:58
  4. Nė Angli ndodhen 300 SHIK-as azilantė.
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 08:08
  5. Besnik DIZDARI mbi historine e Futbollit
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2003, 17:49

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •