Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    kosova Maska e xhati
    Anëtarësuar
    09-12-2006
    Vendndodhja
    n`T.B.A
    Postime
    22

    Angry [Ndihmë] Më duhet informacion për klonimin e deleve

    [Ndihem] Urgjente kush din naj literatur per klonimin e delve osht ka me vyn shumm per sonte ja di per nder kush ma gjen literatu shqip mu kon osht ka me vynn shum plzzzz

  2. #2
    kosova Maska e xhati
    Anëtarësuar
    09-12-2006
    Vendndodhja
    n`T.B.A
    Postime
    22
    ndihem se osht ka me vyn shumm let jep naj kush pergjigjje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Klonim i njeriut....A është e Vërtetë?
    31 Dhjetor 2002, 15:14 UTC

    Kompania Cloniaid pretendon se ka klonuar një qenie njerëzore. Nga një hotel i Floridës, Brigitte Boisellier që drejton kompaninë Clonaid bëri deklaratën e saj por pa paraqitur ndonjë fotografi të asaj që ajo tha se ishte një foshnje klonuar.

    Kompania Clonaid thotë se foshnja është vajzë e riprodhuar nga ADN ja e nënës së vet. Kjo kompani e quan këtë lindje si historike, ndërsa shkencëtarë të tjerë shprehen me fjalë më pak të mira. Ata mendojnë deklarata të tilla bëhen vetëm për publicitet dhe bujë Shkencëtarët kanë arritur të klonojnë dele, mace e lopë, por jo pa rrezikun e lartë për deformime fatale.

    Kjo është pikërisht arsyeja që agjencia amerikane e ilaçeve ka ndaluar klonimin. Po ashtu shumë shkencëtarë besojnë se klonimi është i rrezikshëm dhe në kundërshtim me etikën.

    Profesor Alta Charo thotë se nëse lajmi mbi klonimin e njeriut është i vërtetë dhe nëse foshnja duket se është e shëndetëshme, kjo do të përbënte një mesazh të rrezikshëm se teknologjia e klonimit është efektive dhe pa rrezik.

    Megjithatë, disa shkencëtarë janë hedhur në përpjekje për të realizuar klonimin. Një prej tyre, mjeku italian Severino Antinori, pretendon se muajin tjetër një grua do të lindë vajzën e saj të klonuar.
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    *********************************
    Klonimi i njeriut: ngjashmëritë dhe dallimet me binjakët e natyrshëm
    8 janar 2003; 14:40 UTC


    Njoftimi i një sekti kanadez kohët e fundit se kishte krijuar klonin e parë njerëzor, u pasua nga një debat i gjerë etik. Disa thonin se prodhimi i kopieve identike gjenetikisht të njeriut është njësoj si të luash rolin e Zotit. Të tjerët përgjigjeshin se klonimi, i cili ndeshet në binjakët e lindur natyrshëm, do të ishte një zgjidhje e vlefshme për çiftet që nuk bëjnë fëmijë. Por, çfarë është klonimi gjenetik, çfarë ofron ai dhe cilat janë kufizimet e tij. Megjithëse ende nuk është gjetur përgjigja e dilemës për të klonuar ose jo qenie njerëzore, mënyra shkencore e klonimit është e qartë, thotë Jan Witkovski, biokimist në një laborator në Long Island: “Klonimi është teknikisht një proces relativisht i qartë, i përbërë nga dy komponente: së pari është personi që klonohet, të cilit i merret material gjenetik. Për këtë mjafton të merren disa qeliza të cilat përmbajnë gjithë informacionin e nevojshëm gjenetik. Komponenti tjetër është një qelizë riprodhuese, pra veza. Vezës së një gruaje i hiqet materiali gjenetik dhe zëvendësohet me materialin e marrë nga personi që do të klonohet. Pasi qeliza ndahet dhe krijon 4-5 qeliza të tjera, e vendos atë në mitrën e një gruaje ku fillon zhvillimin normal,” thotë biokimisti Witkowski.

    Por Jan Witkovski thekson se, megjithëse individët e klonuar mund të jenë gjenetikisht të njejtë me personin nga u mor materiali gjenetik, ata mund të jenë krejt të ndryshëm nga pikëpamja psikologjike dhe nga sjellja. Ky fenomen shihet aktualisht edhe tek binjakët identikë, megjithëse ata kanë të njëjtën ADN. “Edhe binjakët identikë mund të ndryshojnë nga njëri-tjetri. Vetë procesi i rritjes mund t’i ndryshojë binjakët. Nëse i ndan dy binjakë identikë që në lindje dhe njëri prej tyre rritet në një familje ku ka ushqim të bollshëm, përkujdesje, higjenë dhe kujdes shëndetsor, ai mund të ketë tipare fizike të ndryshme nga binjaku tjetër të cilit mund t’i kenë munguar shumë gjëra,” thotë zoti Witkovski.

    Përveç këtyre dallimeve, mund të ketë edhe të tjera jo aq të dukshme ndërmjet binjakëve identikë dhe individëve të klonuar, të cilat ende nuk dallohen nga shkenca. Debbie dhe Lisa Ganz janë binjake identike dhe bashkë-themeluese të Twinsworld - pikë-com një organizatë për të ndihmuar binjakët. “Klonimi nuk është i natyrshëm, kurse binjakët identikë janë. Ne nuk jemi thjeshtë kopie të njëra-tjetrës fizikisht, por edhe nga ana emocionale dhe psikologjike. Ne jemi rritur në të njëjtin mjedis në të njëjtën periudhë kohore dhe nën të njëjtat ndikime. Vëllai apo motra binjake është një mik i ngushtë zemre. Njohim shumë binjakë që s’janë martuar kurrë, janë 80 vjeç dhe ende jetojnë bashkë. Ata e pohojnë se kishin dëshirë të martoheshin, por e ndjenin se nuk do ta kishin kurrë të mundur të gjenin një marrëdhënie të ngjashme me atë që kanë krijuar me binjakun,” thotë Debbie Ganz.

    Motrat Ganz kanë një moto për binjakët, që mund të përdoret në një farë mënyre edhe për klonët. Ata thonë “shumë njerëz kanë aftësinë të lënë një përshtypje të parë vetëm një herë në jetë, kurse ne mund ta bëjmë një gjë të tillë dy herë!”
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Uashington
    27-12-2005

    Gjatë vitit 2005, në fushën e shkencës dhe mjekësisë u arritën shumë rezultate, por edhe disa objektiva mbetën të pa realizuara. Për shembull, u arrit klonimi i qenit, sëmundja e poliomelitit në shumë vende u zhduk dhe vaksina kundër malaries u provua me sukses. Por shkencëtarët nuk mundën të parashikonin me saktësi vërshimin e uraganëve, organizatat shëndetsore nuk i përmbushën premtimet e tyre për trajtimin me ilaçe kundër virusit të gjithë personat e prekur nga Sida, ndërsa gripi i shpendëve pritet të jetë një nga sfidat më të mëdha për vitin 2006 në fushën e mjekësisë.

    Klonimi i kafshëve

    Qeni Snupi doli për herë të parë gjatë një konference shtypi në Seul gushtin e kaluar. Edhe pse kafshë të tjera janë klonuar më parë, klonimi i qenëve ka qenë më i vështiri. Meqenëse qentë vuajnë nga një numër sëmundjesh që prekin edhe njerëzit, shkencëtarët shpresojnë se kërkimet gjenetike tek qentë do të rezultojnë në përmirësimin e shëndetit për të dy palët. Biologu amerikan, Gerald Schatten, ka punuar me professorin Huang Uoo Suk në këtë eksperiment: “A nuk do të ishte e mrekullueshme që miku më i ngushtë i njeriut të përfitojë nga mjekësia e qelizave embrionale. Po të zbulojmë nëse këto metoda janë të sigurta dhe të efektshme tek qentë, ne gjithashtu mund të kuptojmë nëse janë të sigurta dhe të efektshme për njeriun”. Profesori Huang, kërkimet e të cilit rezultuan në klonimin e Snupit, ka njoftuar gjithashtu se ka arritur të krijojë koloni qelizash embrionale nga pacientë përmes klonimit; arritje që konsiderohet një hap më afër objektivit për riparimin e indeve të dëmtuara. Por nga fundi i vitit pati pretendime se një pjesë e kësaj pune ishte e falsifikuar. Këto zëra janë hedhur poshtë, por një studim mbi këtë çështje u tërhoq nga qarkullimi deri sa profesori Huang të mund të riprodhojë eksperimentet e tij.
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    kaq kam djali, po deshe kerko ne google per delen dolly edhe do gjesh shume informacion ne shqip. shpresoj te te hyjne ne pune postimet e me siperme qe bera.
    Bye
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  7. #7
    kosova Maska e xhati
    Anëtarësuar
    09-12-2006
    Vendndodhja
    n`T.B.A
    Postime
    22
    ok faliminderit shumm boll qe je mundu per ta di per nder faliminderit edhe niher shumm

Tema të Ngjashme

  1. Anglia lejon klonimin
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-08-2004, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •